nuk e kisha me ty po me ate tjetrin. protestantet e nderuar na thane qe shfaqja e shen marise nuk ishte e mirefillte. ne fillim sepse, ne bibel nuk shfaqen qeniet njerzore (dhe ketu dolen se ishin gabim). me vone thane o.k. mundet te shfaqen por nuk mundet te bejne mrekullira (edhe ketu dolen gabim). pastaj thone qe ne nuk duhet ti lutemi marise qe te lutet per ne sepse keshtu nenvlehtesojm fuqine e zotit, pra duhet ti lutemi jeuzusit. i thashe qe as ketu nuk kane te drejte se duke ndjekur kete llogjike i bie qe dhe vete lutjet te jene kundra zotit sepse nenvlehtesojne fuqine e tij (pse duhet ti themi zotit per cfare kemi deshire kur ai e di).
si perfundim, albani nuk mu pergjigj po me shkrujti nja njezet rreshta se si shpirti i shenjte na udhezon ne lutjet tona (shyqyr qe na e tha dhe kte se nuk e dija). atehere neqoftese shpirti i shenjte na udhezon ne lutjet cfare ka te keqe ti lutemi dikujt te lutet per ne?? mos valle ketu frymezohemi me ndonje shpirt te keq? neqoftese po, kush eshte ai qe duhet te kete autoritet ne berjen e dallimeve midis shpirtit te shenjte dhe atij te rreme? c'do kristjan i frymezuar me bibel ne dore???
I nderuar ashtu eshte, po ku i dihet se çfare dizenjo ka bere Perendia per protestantet? Asnje nuk mund te kuptoje qellimet e Atij...
Pershendetje.
I dashur malo me vjen vertet keq qe se ke kuptuar qe pergjigjen ta kam dhene , pra po ta perseris edhe njehere se ne nuk lutemi fare marise qe ajo te ndermjetesoje per ne sepse bibla thot se nese ke nevoje per sherim shko tek pleqte e kishes dhe ata do te vajosin me vaj dhe lutja e besimit do ta sheroje te semurin gjithashtu kur lutemi per gjera personale prsh per bekimet materiale thuhet se Perendia e di me perpara se cdo i kerkosh por gjithashtu Ai e di me mire se ty dhe se une se per cfare ke nevoje ti dhe prandaj ne i kerkojme Jezusit se per cfare te lutemi dhe fryma na ndihmon ne ne lutje dhe na jep fjale njohurie ose dhe fjale profetike apo dhe fjale diturie , gjuhe tjeter per te cilen na jep interpretimin dhe ne na tregohet pra ose na zbulohet nga Fryma se cfare kemi ne nevoje.Ne bibel shkruhet se lutuni papushim dhe gjithashtu kerkojini Atit tuaj qe eshte ne qiell dhe nese i kerkon buk Ai nuk do te japi gur dhe nese i kerkon peshk Ai nuk te jep gjarper sepse Ai ka premtuar se do tu japi Frymen e Shenjte atyre qe ia kerkojne kete. Dhe kur thuhet gjithashtu se Ai eshte bariu yne dhe ne jemi delet e Tij dhe keshtu pra tha Jezusi delet e mia e degjojne zerin tim .Une jam dele e Perendise dhe kjo nuk varet as nga ty dhe as nga askush dhe as nga doktrina jote por se Ai ka thene se ata qe besuan ne te u quajten bij te Perendise , dhe jam plotesisht i bindur se jo vetem une por dhe kushdo qofte qe i beson Jezusit , beson ne zemer se Ai eshte biri i Perendise dhe e rrefen me goje kete atehere eshte i shpetuar dhe eshte bir i Perendise dhe bijte e perendise e munden boten sepse nuk jane nga kjo bote por jane te zgjedhur ne kete bote dhe bota i urren sepse urren dhe Jezusin.Bijte e Perendise udhehiqen nga Fryma e Perendise Ata pra qe besuan edhe quhen bij te Tij dhe jane delet e Tij dhe e ndjekin Ate sepse e degjojne zerin e Tij.Dhe Jezusi tha kur Fryma te vij Ai do tju drejtoje ne cdo te vertete.Dhe kam shume vargje te tjera ku nuk permendet gjekundi se do te shfaqen njerezit e vdekur dhe do te sherojne apo do te flasin po deshe besoje po deshe jo .por dije se bibla eshte autoriteti suprem qe na ka dhene Perendia dhe jo prrallat e njerezve. Ne nuk i lutemi as engjejve as shenjtoreve qe jane ne qiell por vetem Jezusit dhe ne ne kishe mund te lutemi per njeri tjeterin por vetem ne qe jemi gjalle sepse ata qe vdiqen jane ne qiell me Krishtin ata qe i besuan atij kuptohet dhe ata nuk ndermjetesojne per ne .Dhe nje gabim tjeter qe bejne disa persona eshte qe luten per te vdekurit por FJALA E PERENDISE thot se ata qe vdiqen me Krishtin me Krishtin do te jetojne ne perjetesi dhe ata qe vdiqe4n pa Krishtin do te perfundojne ne ferr, kjo e vertete eshte e hidhur por ama eshte e vertete , e di cfare Perendia nuk ndryshon per shkak te nje mendjeje te mesuar gabim jane njerezit ata qe duhet te ndryshojne dhe te veshin mendjen e Krishtit. .Amen .
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Bibla thot Kthehuni nga une thot Zoti dhe une do te kthehem drejt jush . E shikon pra qe ne mund ti drejtohemi Perendise direkt madje thuhet edhe qe ne bsimtaret te lutemi keshtu pra lutja shembullore: Ati yne qe je ne qiell ......... . Pra ti drejtohemi Atit Perendi .Amen
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Qe lutesh ben shume mire, pasi edhe vet Krishti iu lut Atit te Tij.
Te thuash lutje eshte e njejta gje si te lutesh…, psh. mund te thuash “ Ati yne….”,
por mund te thuash edhe – “O Zoti Jesu Krisht, Biri i Perendise, meshirome mua mekatarin!”
Duhet kuptuar qe lutjet nuk jane gje tjeter veçse te na çojne tek Perendia, duke
na dhene fuqi, per te bere deshiren e Tij.
Pa te ndalemi pak te deshira o vullneti i Tij…, une do te keshilloja te lexoje pak nje liber te 1951,
titullin e kam ne frengjisht, La vie de Jésus et le culte de l’Egglise primitive. Ne kete liber
komunitet kristiane primitive, dhe ato te mepastajme ( shekujt e pare ), Eterit qe na kane
lene neve mesimet e tyre, pasi ato ishin mesimet e Apostujve te shenjte, pasi ishin mesimet
e vete Jesu Krishtit.Me Fjalen, Perendia ka folur, Perendia ka vepruar…!
Jesui, Fjala hyjnore e Perendise, erdhi ( ndenji ) nder ne, per te na mesuar, me pas dergoi Apostujt
qe do te thote “ te derguarit “, dhe keta te fundit pasi u frymezuan me Shpirtin e Shenjte ose
si e quan Sh Joani, “Shpirti i se Vertetes”, per te mesuar mesimet qe u kishte dhene Krishti,
siç thote Sh Matheu, “per te mesuar tere kombet.”Keshtu Kisha e pare ( komunitetet primitive ),
i mesonte popullit “ Doktrinen e Apostujve” shih Veprat 2:42, dhe pasi fjala doktrine do te thote
mesim o instruksion, i bie qe ne sot te vazhdojme te mesojme te njejten doktrine…
Pra ketu mesojme qe Eterit e Shenjte, qe na kane mesuar te bazuar ne themelet biblike dhe liturgjike te besimit te krishtere, me kryesorja, kane autoritet ne Kishe, pasi zbulojne kuptimin e Doktrines.
Me fal se u zgjata, por ketu ishte i tere kuptimi i lutjes, se si dhe se kujt duhet lutur…,
“ Tere shkelqim eshte brenda bija e mbretit; rrobat e saj jane qendisur me ar. Ate do ta çojne te mbreti me rroba te ndriteshme, te shoqeruar nga virgjeresha shoqe te saj, qe do te paraqiten ty….
Bijte e tu do te zene vendin e eterve te tu; ti do ti besh princa per tere dheun. Une do te shpall kujtimin e emrit tend per te gjithe brezat; prandaj popujt do te kremtojne ne perjetesim,perjete.( Psallmi 45:10-7) Pra eshte mese e natyreshme dhe e llogjikeshme, ti drejtojme lutje edhe Nenes se Zotit Krisht, por jo ne te njejten menyre si Personave te Trinise se Shenjte.
Keshtu na mesuan Eterit e Shenjte si Vasili i Madh, Ignati i Antiokise, Athanasi i Aleksandrise, Grigor Theologu, Maksim Konfesori, Johani i Damaskut, …. etj etj.
I drejtohemi Perendise ne menyre trinitare o nje nga nje personave te Trinise se Shenjte, por edhe engjejve, shenjtoreve, por mbi te gjithe shenjtoret, Shen Marise, Nenes se Zotit, e cila te ndermjetoje per ne, tek biri i saj i dashur…!
Pershendetje.
o alban, dhe njeher ku i nxjerr keto konkluzione ti? edhe sikur te marrim biblen si te vetmin shembull, prape del se je gabim. ne bibel nuk thuhet qe s'duhet te lutemi per te vdekurit. te thashe edhe njeher qe edhe pali i thoshte besimtareve qe te luteshin per te (na del qe ti dike kshu me shume se pali). edhe kristjanet ne periudhen e krishtit, shkonin e luteshin tek varri i shenjtoreve, mos valle kane bere gabim keta?
te kesh ndermjetes midis teje dhe zotit nuk do te thote qe nuk po i drejtohesh zotit.
Sa per dijeni ai psalmi q2e ke lexuar ti dhe e ke shkruajtur eshte shume bekim por ajo qe ti je duke thene me poshte eshte jashte kontekstit biblik sepse ne ate psalm nuk flitet fare per marian tani sdua te te shkruaj me gjate por mos merr vargje kot dhe i shkruan aty pastj dhe thua se bibla thot ate qe deshiron ti te thot sepse ben gabim shume te madh.Apostujt nuk na kane mesuar asnjehere qe kur ata te vdesin ne Krishtin tu lutemi atyre apo gjithashtu tu lutemi engjejve kjo eshte doktrina me kot qe ka egzistuar ndonjehere dhe shum djallezore keshtu qe ki kujdes per ty e kam .Tani ne kemi vetem mesimet e apostujve te cilet jane shkruar emrat ne bibel jo se ska apostuj qe emrat su jane shkrojtur ne bibel por i vetmi shkrim autoritar eshte bibla nese dikush te meson gabim pra ne kundershtim me biblen atehere vete bibla ate e quan profet te rreme.Ne i lutemi Jezus Krishtit sepse Ai eshte Perendi po aq sa edhe Ati , po aq sa edhe Fryma e Shenjte Keta kane nje mendje dhe jane ne unitet dhe kane te njejten autoritet e te njejten fuqi etj.Keshtu kur i drejtohemi Jezusit eshte njesoj sikur ti drejtohemi Atit ose Shpirtit te Shenjte dhe kur i drejtohesh Jezusit je duke ju drejtuar vete Perendise, keshtu qe prap bibla nuk le vend per te ashtuquajturen paraklisi ose lutje marise nuk egziston ne bibel asnje e tille.Zoti te bekofte.
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Nuk jam fare dakort qe Pali lutej per te vdekurit sepse ai vete nuk e thote kete asgjekundi ne bibel ne letrat e tij derguar kishave ,por eshte nje varg qe se mbaj mend mbase ti bazohesh aty po te jesh i sigurt qe nuk flet qe ai i lutet te vdekurve as per ndermjetesim as me u lut fare , do ta gjej ate vargun dhe do te shkruaj qe ta kuptojme te dy bashke qe nuk flitet fare per tu lutur te vdekurve.Tani kini kujdes se e beni si animistet qe u luten shpirtrave te te pareve te tyre dhe te jesh i sigurt qe u luten pa e ditur ata vete demoneve .Prandaj erdhi Krishti qe te clirohen njerezit nga keto gjera te kota dhe te kthehen tek Perendia i vertet e ti luten e ta adhurojne vetem ate ne emrin e Jezusit pra sepse nuk na eshte dhene asnje emer tjeter dhe ne asnje emer tjeter nuk gjejme shpetim.Sa per sqarim bibla eshte i vetmi shembul per besintarin dhe nuk ka sikur te meret ose duhet marre por eshte i vetmi shembull dhe pik. Zoti te bekofte.
Ndryshuar për herë të fundit nga albani1 : 09-10-2007 më 04:22
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
E shkrojta kete sepse kishte derguar seminaristi nje postim ku thoshte se ata qe jane larte jane akoma duke punuar me keta poshte nderkohe qe bibla thote se Perendia atyre u ka thene Ju lumte sherbetor te mire dhe besnik ejani hyni ne gezimin e Atit tim dhe keshtu qe ata e kane perfunduar detyren e tyre ketu ne toke .A i seminaristi duhet te filloje pune ne ndonje vend tjeter se per lektor dhe seminarist nuk beka fare Zoti ju bekofte.
Ndryshuar për herë të fundit nga albani1 : 09-10-2007 më 04:45
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Krijoni Kontakt