Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 148
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    duke ndjekur poezite dhe dialogjet tuaja...



    GJYQI I VETËVEHTES!.....



    M’u ka mërzitur vehtja...m’u ka mërzitur keq.
    Aq keq sa që nuk dua t’a shoh bile me sy...
    Me shpirtin tim nomad nuk mundem që t’a ndreq
    Dhe me kët’ zemër copë, që rreh vetëm për ty!

    Bile më janë mërzitur komplet ditët e javës
    Dhe muajt, edhe vitet që rendin pa kuptim.
    M’u ka mërzitur vehtja, që merr forcën e fjalës
    E fut atë në vargje…ngjyrosur me trishtim

    Sa shumë më është merzitur sivjet kjo vehtja ime
    Sa dua që t’a marr një ditë në hetuesi
    T’a pyes mirë e mirë, të heq mijra dyshime
    Dhe t’a dënoj vetvehten: - Me Kusht në Dashuri!

    Dhe ndoshta nuk do trëmbem kur t’i citoj dënimin.
    Pa çka që në gjykata, nuk ka një Kod Penal.
    që Mallin t’a cilsojë të barabartë me krimin(!)…
    ndaj vehtes do t’i jap Dënimin Maksimal!

    “Pa ngrihu i pandehur! Dhe fol, para ndërgjegjes!
    Si nuk të vjen pak turp, që bën njerzit të vuajn?!…
    Na thuaj sinqerisht, mos je virus i “zgjebes”…
    që quhet Dashuri ndaj njerzit vehten kruajn!?…”

    çudi me çfarë kurajo, u ngrit vetëvehtja ime
    dhe morri mikrofonin të fliste veç dy fjalë:
    “Dëgjoni njerz të mirë, mos shkoni me dyshime!
    Mallkimi im për ju është Vdekshi pa u çmallë!”
    Agim, kot vete-gjyqesohesh kaq ashper...
    degjo mua, korrupto ndonje gjyqtar

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Një ditë s’do jemi më
    të tjerë pas nesh do vijnë
    dhe ndoshta një grusht dhè
    do mbetet për kujtim…

    E munda vehten time
    Që ty mos të urreja.
    Një det me dallgë shpifjesh
    I vetëm kapërceja…

    Qytetet po rrënqethen
    Morali struket vrimash
    Ky shekull prap na gjeti
    Pronarë psherëtimash…

    Të gjithë thonë: - erdhi fundi!
    Po vdes fjala NJERI!
    I verbët mbet Virtuti
    Ku je ti Perëndi!?…

    Bekoje vehten time
    Sa djajt seç më kafshuan
    Bekoji shokët e mij
    Të gjithë seç më harruan!

    U fshehën s’di se ku
    Të gjithë m’a kthyen shpinën
    Por unë do prish legjendat
    Do kthej mbrapsht Doruntinën!…

  3. #83
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    duke ndjekur poezite dhe dialogjet tuaja...



    GJYQI I VETËVEHTES!.....




    ........................
    Dhe t’a dënoj vetvehten: - Me Kusht në Dashuri!

    Dhe ndoshta nuk do trëmbem kur t’i citoj dënimin.
    Pa çka që në gjykata, nuk ka një Kod Penal.
    që Mallin t’a cilsojë të barabartë me krimin(!)…
    ndaj vehtes do t’i jap Dënimin Maksimal!


    !”
    Sa shume denojme ne veten,te tjere justifikojme,
    pse jemi kaq te ashper,pse shpirtin e germojme,
    cfare krimi beme valle,pervec se dashuruam,
    ku eshte ketu e keqja te lutem ti me thuam.....?!

    Pse neper salla gjygji ne veten te denojme,
    ku ish e keqja jone...sdo mundet ta kuptojme,
    a eshte nje ndjenje e paster,e bukur dashuria,
    me thuaj ti te lutem...mos jane vec fjalet e mija?!

    Ket, salle kaq te erret shume frike e paskam sot,
    me pranga neper duar spo mundem te rri dot,
    smund te jem fajtore,jo smund te jem e tille,
    cdo ndjenje e kam te paster,e fala me deshire!

    Cfare jane gjithe keta njerez qe ulur sec po rrine,
    po presin te ndershkohem,me shohin plot me cmire,
    degjoj zerat e tyre...parashikojne denimin,
    e vetme jam ne stol e mbytur me trishtimin!

    Nuk mund ti shoh ne sy,lotet si lume me rrjedhin,
    e fyer,e denuar....dhe zemren po ma vjedhin,
    papritmas marr nje force dhe ngrihem me ngadale,
    ....I nderuar gjykates,jo vetes si ve faj!..........
    "Carpe Diem"

  4. #84
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin


    E munda vehten time
    Që ty mos të urreja.
    Një det me dallgë shpifjesh
    I vetëm kapërceja…



    Si gjithmone i paarritshem dhe frymezues per shume te tjere!
    Respekte poeti Agim Doci,eshte nje nder te lexoj poezite e tua ne kete teme timen.

    E munda vehten time,jo smundem te urreja,
    sado qe shpirti im sot digjet nga rrufeja,
    sado qe me perbuzje shume njerez fjale thane,
    sado qe brenga ime jo smund te rri menjane.....

    E di qe ti sot svuan,e di qe me sme njeh,
    shume fjale ti degjove....me fute thelle ne dhe,
    asgje nuk dua tjeter,nje dite do kesh pendimin,
    me zemer shume te vrare nuk te uroj zhgenjimin....
    "Carpe Diem"

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2007
    Postime
    117
    Diana,kam lexuar ketu poezi te bukura,veq pak pesimiste,perpiquni me teper per optimizem.

  6. #86
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga ShCakolli Lexo Postimin
    Diana,kam lexuar ketu poezi te bukura,veq pak pesimiste,perpiquni me teper per optimizem.

    Flm shume prej teje.....do mundohem nje dite te mos jem kaq pesimiste.


    Mendojme se dike njohim,po seshte e vertete,
    me teper se gjithkush te njeh dikush i trete,
    sa shume besojme te tjetri,sa shume te dobet jemi,
    akoma si femijet,veprimet ne i kemi!
    "Carpe Diem"

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ShCakolli dhe Di ANA ndoshta keto vargje mbajne pak optimizem

    Kjo Mbretëri e Shenjtëruar
    Që në çdo zemër e ka një Fron.
    Në shpirtin tim të dashuruar
    Ka ndenjur zgjuar dhe ngroht gjithmon.

    Nuk ka nën qiell dhe mbi tokë
    Që konkuron me dashurinë!!.
    Kur dashuron sundon nji Botë!
    Se ke me vehte dhe Perëndinë.

    Të dashurosh, tek unë do të thotë
    Që je njeri me shpirt trazuar
    Që digjesh mall, bile derdh lotë
    Në zjarr të saj të përvëluar...

    Të dashurosh merr kuptim jeta
    Të duken njerzit të gjith të mirë!
    Tek dashurija përher unë gjeta
    Një drit më shumë në errësirë.

    Të dashurosh me shpirt e zemër
    Do thotë që dhimbjen ta pranosh.
    Se dashurija vjen si një endërr
    Pa dashuri është jeta bosh!

    AGIM DOCI

  8. #88
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa shume e lodhim veten,me pyetje pakuptim,
    kerkojme te gjejme arsyet aty ku ka zhgenjim,
    e lodhim mendjen kot....Per cfare na vlen?.. mendoj..
    asgje se kthejme dot prapa....dhe befas sec lotoj..

    Jo sdua qe tja di se kush e pati fajin,
    asgje sme ngushellon,asgje se shuan mallin,
    nuk dua te kerkoj pergjigjet qe me vrasin,
    nuk dua te ngarkoj,ket shpirtin tim te plasur...

    Perse nuk te njoha?....cfare do te thote kjo fjale,
    po ti si mendon...a me njohe valle?...
    Kot e lodhim vetem,pse_te jane pakuptim,
    dua ti nenshtrohem ketij fatit tim...!
    "Carpe Diem"

  9. #89
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin


    Të dashurosh, tek unë do të thotë
    Që je njeri me shpirt trazuar
    Që digjesh mall, bile derdh lotë
    Në zjarr të saj të përvëluar...

    Të dashurosh merr kuptim jeta
    Të duken njerzit të gjith të mirë!
    Tek dashurija përher unë gjeta
    Një drit më shumë në errësirë.

    Të dashurosh me shpirt e zemër
    Do thotë që dhimbjen ta pranosh.
    Se dashurija vjen si një endërr
    Pa dashuri është jeta bosh!

    AGIM DOCI
    Teper e bukur,pergezime!

    Me shpirt e zemer kam dashuruar,
    kerkova driten qe ti po flet,
    asgje nuk gjeta te betohem,
    ekziston kjo ne te vertete??

    Dashurine me kot kerkova,
    une per vete e kam dhene,
    pse nuk munda ta fitoj,
    ne vetmi pse sot kam rene?

    Po une dhimbjen e pranoj,
    e pranoj te me godase,
    e urrej po skam cte bej,
    dua qe ajo te flase....

    Te me flase dhe te me thote,
    ku gabova kaq shume,
    te me thote pse u ndershkova,
    dhe pse lotet rrjedhin lume...?!

    Dashurise i kam besuar,
    prane vetes e kam ftuar,
    pse me la kaq ne zhgenjim,
    pse denoj ket fatin tim?

    Sdua me te dashuroj,
    sdua me qe te besoj,
    sdua dhimbjet me ti shtoj,
    sdua kurre me te gaboj!
    "Carpe Diem"

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    PËR TY QË S'ME DON!

    Ti për sytë e mij, je i bukur Yll
    Më dukesh i tillë, sepse vetë të zgjodha
    Ndonse janë njëmijë, adhuresit e mij
    Me ty që s'më don, unë u dashurova.

    Më pëlqen kur hesht, dhe kur psherëtin.
    Më pëlqen si vishesh dhe si buzëqesh
    Me ty që s'me don, njerzit bëjnë çudi...
    Ose je i verbër...ose nuk merr vesh!

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •