Një ditë s’do jemi më
të tjerë pas nesh do vijnë
dhe ndoshta një grusht dhè
do mbetet për kujtim…
E munda vehten time
Që ty mos të urreja.
Një det me dallgë shpifjesh
I vetëm kapërceja…
Qytetet po rrënqethen
Morali struket vrimash
Ky shekull prap na gjeti
Pronarë psherëtimash…
Të gjithë thonë: - erdhi fundi!
Po vdes fjala NJERI!
I verbët mbet Virtuti
Ku je ti Perëndi!?…
Bekoje vehten time
Sa djajt seç më kafshuan
Bekoji shokët e mij
Të gjithë seç më harruan!
U fshehën s’di se ku
Të gjithë m’a kthyen shpinën
Por unë do prish legjendat
Do kthej mbrapsht Doruntinën!…
Sa shume denojme ne veten,te tjere justifikojme,
pse jemi kaq te ashper,pse shpirtin e germojme,
cfare krimi beme valle,pervec se dashuruam,
ku eshte ketu e keqja te lutem ti me thuam.....?!
Pse neper salla gjygji ne veten te denojme,
ku ish e keqja jone...sdo mundet ta kuptojme,
a eshte nje ndjenje e paster,e bukur dashuria,
me thuaj ti te lutem...mos jane vec fjalet e mija?!
Ket, salle kaq te erret shume frike e paskam sot,
me pranga neper duar spo mundem te rri dot,
smund te jem fajtore,jo smund te jem e tille,
cdo ndjenje e kam te paster,e fala me deshire!
Cfare jane gjithe keta njerez qe ulur sec po rrine,
po presin te ndershkohem,me shohin plot me cmire,
degjoj zerat e tyre...parashikojne denimin,
e vetme jam ne stol e mbytur me trishtimin!
Nuk mund ti shoh ne sy,lotet si lume me rrjedhin,
e fyer,e denuar....dhe zemren po ma vjedhin,
papritmas marr nje force dhe ngrihem me ngadale,
....I nderuar gjykates,jo vetes si ve faj!..........
"Carpe Diem"
Si gjithmone i paarritshem dhe frymezues per shume te tjere!
Respekte poeti Agim Doci,eshte nje nder te lexoj poezite e tua ne kete teme timen.
E munda vehten time,jo smundem te urreja,
sado qe shpirti im sot digjet nga rrufeja,
sado qe me perbuzje shume njerez fjale thane,
sado qe brenga ime jo smund te rri menjane.....
E di qe ti sot svuan,e di qe me sme njeh,
shume fjale ti degjove....me fute thelle ne dhe,
asgje nuk dua tjeter,nje dite do kesh pendimin,
me zemer shume te vrare nuk te uroj zhgenjimin....
"Carpe Diem"
Diana,kam lexuar ketu poezi te bukura,veq pak pesimiste,perpiquni me teper per optimizem.
ShCakolli dhe Di ANA ndoshta keto vargje mbajne pak optimizem
Kjo Mbretëri e Shenjtëruar
Që në çdo zemër e ka një Fron.
Në shpirtin tim të dashuruar
Ka ndenjur zgjuar dhe ngroht gjithmon.
Nuk ka nën qiell dhe mbi tokë
Që konkuron me dashurinë!!.
Kur dashuron sundon nji Botë!
Se ke me vehte dhe Perëndinë.
Të dashurosh, tek unë do të thotë
Që je njeri me shpirt trazuar
Që digjesh mall, bile derdh lotë
Në zjarr të saj të përvëluar...
Të dashurosh merr kuptim jeta
Të duken njerzit të gjith të mirë!
Tek dashurija përher unë gjeta
Një drit më shumë në errësirë.
Të dashurosh me shpirt e zemër
Do thotë që dhimbjen ta pranosh.
Se dashurija vjen si një endërr
Pa dashuri është jeta bosh!
AGIM DOCI
Sa shume e lodhim veten,me pyetje pakuptim,
kerkojme te gjejme arsyet aty ku ka zhgenjim,
e lodhim mendjen kot....Per cfare na vlen?.. mendoj..
asgje se kthejme dot prapa....dhe befas sec lotoj..
Jo sdua qe tja di se kush e pati fajin,
asgje sme ngushellon,asgje se shuan mallin,
nuk dua te kerkoj pergjigjet qe me vrasin,
nuk dua te ngarkoj,ket shpirtin tim te plasur...
Perse nuk te njoha?....cfare do te thote kjo fjale,
po ti si mendon...a me njohe valle?...
Kot e lodhim vetem,pse_te jane pakuptim,
dua ti nenshtrohem ketij fatit tim...!
"Carpe Diem"
Teper e bukur,pergezime!
Me shpirt e zemer kam dashuruar,
kerkova driten qe ti po flet,
asgje nuk gjeta te betohem,
ekziston kjo ne te vertete??
Dashurine me kot kerkova,
une per vete e kam dhene,
pse nuk munda ta fitoj,
ne vetmi pse sot kam rene?
Po une dhimbjen e pranoj,
e pranoj te me godase,
e urrej po skam cte bej,
dua qe ajo te flase....
Te me flase dhe te me thote,
ku gabova kaq shume,
te me thote pse u ndershkova,
dhe pse lotet rrjedhin lume...?!
Dashurise i kam besuar,
prane vetes e kam ftuar,
pse me la kaq ne zhgenjim,
pse denoj ket fatin tim?
Sdua me te dashuroj,
sdua me qe te besoj,
sdua dhimbjet me ti shtoj,
sdua kurre me te gaboj!
"Carpe Diem"
PËR TY QË S'ME DON!
Ti për sytë e mij, je i bukur Yll
Më dukesh i tillë, sepse vetë të zgjodha
Ndonse janë njëmijë, adhuresit e mij
Me ty që s'më don, unë u dashurova.
Më pëlqen kur hesht, dhe kur psherëtin.
Më pëlqen si vishesh dhe si buzëqesh
Me ty që s'me don, njerzit bëjnë çudi...
Ose je i verbër...ose nuk merr vesh!
Krijoni Kontakt