
Postuar më parë nga
DI_ANA
Perse...........?
Mendova nje dite qe shume ty te njihja,
mendova nje dite kur te ty po vija,
mendova qe gjysmen te ty une e gjeta,
me dhimbje kuptoj,qe seshte e verteta!
Mendova qe bashke te dy do te rrinim,
ne henen e bukur,afer zjarrit do flinim,
mendova qe endrrat me ty do ti shihja,
mendova qe dhimbjen me ty kurre sdo njihja!
Pse kaq shume verbon kjo ndjenje e mallkuar,
pse kaq shume me dhemb ky shpirt i copetuar,
pse kaq shume lotet sot me shoqerojne,
pse me mua zogjte lart ne qiell vajtojne?!
Perse me genjeu,vete kjo dashuria,
a nuk jeni mike,ti dhe lumturia?
A nuk sjell ti gezim te pafund ne jete,
me thuaj te lutem a s,eshte e vertete?!
Pse sme hape syte,te verber me le,
po me le te futem e gjalle nen ket dhe,
pse nuk me tregove qe ndjenja mashtron,
pse ti nuk me the...pse shpirti vajton?!
Mendojme ne te gjithe qe duam perjete,
mendojme te njohim ne bote ç,eshte e drejte,
gabojme si femijet dhe si pakuptuar,
ne te njejten klase jemi,dhe skemi kaluar!
Perse nuk te njoha,perse i tille dole,
cfare te bera valle,zemren pse ma more,
e hodhe ne varr dhe bashke me te dhe mua,
pse ishte gabim te thoja "te dua"?!
Krijoni Kontakt