Close
Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 183
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Engjellorja di te fale, Land. Subkoshienca dhe koshienca nuk ndahen me murr kinez aty brenda trurit ku banojne. Cdo ngacmim te jashtem e marrin tak menjehere dhe bile haen me njera- tjetren, se kush ta pronesoje. Ketu qendron bukuria e nderthurrjes se logjikes me instiktet, per aq sa rruhet harmonia, ndryshe bubreci me dy kembe, por edhe bubrecja, marrin rolet donzhuane ne jete. Faleminderit, mik, per vleresimet dhe suksese ne shkrimet e tua. Engjellore, ti e ke fajin, me krijimin e vecante qe na solle. Te lumte!

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ne jeten time, sikurse dhe ne vargjet e mia, e gjen te nderthurur kete dualitet te fuqishem, i nderuar land. Bile perdor logjiken per ta ngacmuar me shume instiktin dhe le te veproje instiktin, duke shlodhur per nje cast logjiken. Dhe meqe tema eshte per poezi, kete rradhe po hedh nje, te pa marre nga temat e tjera, jo si vazhdim te dialogut tone te kendshem, por, si devijim prej tij, pas nje pike te madhe ne fund.

    Rreth vicioz

    Rrumbullakesi idiote
    Ku vetvetja humb
    Ne grimca shkermoqet
    Kudo dhe asgjekund'.

    Kush e krijoi?
    As Zoti s'e di
    Ndryshe e filloi
    Krijesen e tij.

    Ne rreth vicioz
    Rrumbullakesuar jeta
    Djallezuar ne bosht
    Kryqezim ne diametra!
    * * *
    Faleminderit dhe mirupafshim diku tjeter ne forum.

  3. #113
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Fantastike,po me surprizon me te vertete,ne ēfare teme i shkruan ti vargjet?
    PS.Poezi e pastert e mbushur me filozofi...........engjellore na fal ti e,por me duket se ja vlen,tek e fundit nuk po bejme chit-chat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 23-09-2007 mė 11:34
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Bukur Mondi ,e di si me duket nganjehere sikur jemi mbledhur rreth nje tavoline miq e mikesha ,sot po diskutujme poezine e engjellores qe me te vertete eshte e bukur,ndegjojme ate dhe flasim dhe per poezine e njeri tjetretit ,ky eshte klub letrar me miq[jo lidhja e shkrimtareve antagoniste shqiptar e kohes tjeter]Keshtu qe Engjellorja sot ishte mikpritesja dhe ne miq te saj ,nuk kemi prishur asnje gje a po jo?

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Qiell ne kornize.

    Ai e coi ate,
    ne nje dyqan kornizash…

    I bleu me te bukuren,
    me te shtrenjten,
    mjeshterisht;
    me te gdhenduren…

    Per dite te tera,
    me cekic e me gozhde,
    u mundua te “mbertheje” fytyren e saj atje..

    por korniza nuk e nxinte...

    floket e saj keputeshin..
    fytyra i gjakosej…
    krahet i shtypeshin,
    cepave te saj te mprehte...

    Derisa ne fund,
    nje dite,
    i lodhur ,
    ai hoqi dore…

    Cekicin dhe gozhdet,
    i hodhi tutje,
    dhe iku , e la...

    Neteve
    vajzen e perndiqnin
    endrat makth,
    mijra korniza te cmendura,
    qe rrekeshin
    ti mberthenin atje fytyren...
    ndersa ajo vraponte
    te mos e arrinin...

    Kaluan vite…

    Koha,
    i’a sheroi plaget vajzes…

    Nje dite te ngrohte me diell
    dikush i premtoi
    qiellin...
    qe ajo te fluturonte e lire...

    Ishte gjithcka perfekte...
    me perjashtim te nje detaji ...
    ...
    Ndersa i bente premtimin solemn;
    Ai,
    vazhdonte te fiksonte me sy;
    nje kornize...

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Bukur ,shume bukur,ate dyqan e shikoj gjithmone kur mar ndonje byrek ,e rruga cameve.Mrgjithese jam mare me pikture ,ato korniza me jane dukur mortore.............

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    Qiell ne kornize.

    Ai e coi ate,
    ne nje dyqan kornizash…

    I bleu me te bukuren,
    me te shtrenjten,
    mjeshterisht;
    me te gdhenduren…

    Per dite te tera,
    me cekic e me gozhde,
    u mundua te “mbertheje” fytyren e saj atje..

    por korniza nuk e nxinte...

    floket e saj keputeshin..
    fytyra i gjakosej…
    krahet i shtypeshin,
    cepave te saj te mprehte...

    Derisa ne fund,
    nje dite,
    i lodhur ,
    ai hoqi dore…

    Cekicin dhe gozhdet,
    i hodhi tutje,
    dhe iku , e la...

    Neteve
    vajzen e perndiqnin
    endrat makth,
    mijra korniza te cmendura,
    qe rrekeshin
    ti mberthenin atje fytyren...
    ndersa ajo vraponte
    te mos e arrinin...

    Kaluan vite…

    Koha,
    i’a sheroi plaget vajzes…

    Nje dite te ngrohte me diell
    dikush i premtoi
    qiellin...
    qe ajo te fluturonte e lire...

    Ishte gjithcka perfekte...
    me perjashtim te nje detaji ...
    ...
    Ndersa i bente premtimin solemn;
    Ai,
    vazhdonte te fiksonte me sy;
    nje kornize...


    Poezi e bukur , por ideja e cekicit e vjedhur.
    ehh
    iken e vane te drejtat e autorit ne kete vend.
    Ps
    Pse mi me gozhde kapen kornizat , apo objektet ne to?
    Tashme ka perparuar teknologjia.
    URIME PER TEMEN.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    hahahahahahahahha

    ska lidhje me partizanin e panjohur
    ky tipi i poezise do ta mebrthje mire ate femren ne kornize dhe kur sheh qe korniza nuk e nxen i bie me cekic hahahaahah
    po ka tipa qe nuk futen neper korniza, jo me cekic tu biesh por dhe me vare hahaha
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga engjellorja : 28-09-2007 mė 14:50

  9. #119
    Nje dite te ngrohte me diell
    dikush i premtoi
    qiellin...
    qe ajo te fluturonte e lire...

    Ishte gjithcka perfekte...
    me perjashtim te nje detaji ...
    ...
    Ndersa i bente premtimin solemn;
    Ai,
    vazhdonte te fiksonte me sy;
    nje kornize...
    je shume e kendshme

  10. #120
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Engjellore,
    Vertete, kjo poezia qe ka cituar ooooo-ja eshte vertete e kendshme.
    urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 12 prej 19 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •