Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Kapitulli i premtuar - 'Deti pa dallgė'

    Me poshte nje pjese e kapitullit te premtuar,

    pjese nga kapitulli i shtate, faqe 174-180

    Lexim te kendshem, ky roman nuk permban vetem brenga emigrimi, por
    edhe gezim, dite te lumtura te jetes time dhe shoqerive shqiptaro-greke

    autori


    Rrugėn e gjatė tė cakullit, pėrbri autostradės qė lidh qytetin e Verias me Seleanikun po e pėrshkoja pėr tė shtatėn herė. Nė kėtė rrugė cakulli kam qeshur gjithmonė. Ishte pjesa e fundit e udhėtimit shtatėditor. Ai i ngjante finishit tė njė maratone vrapimi. Por buzėqeshja derdhej si dielli mbi njė pemė tė vyshkur, sepse pasi kisha kapėrxyer dhjetėra male tė thepisur, lumej tė thellė e pėrrenj zemėrakė, mė kishin mbetur dy grimca fuqije sa pėr tė pėrshėndetur fshatin me njė buzėqeshje tė kapitur.
    Ishte dhjetor. Bėnte acar. Ndėrsa i ktheva kurrizin rrugės sė cakullit dhe shkela mbi xhade nė qoshe tė fshatit pashė bahcetė midis shtėpive tė mbuluara me njė petė bryme tė trashė: curgu i cesmeve kishte ngrirė si thikė akulli,
    dhe toka e zhveshur e oborrit tė shtėpive ishte krisur si kore buke e pjekur keq..
    “Bėn ftohtė” mėrmėrita butė, duke lėshuar avull nga goja pėr tė ngrohur duart e pėrskuqura. Atėherė lėshoi trupi njė tė rrėqethur qė kutėrbonte era zift, apo byk i lagur. Hodha tutje thesin ngjyrė kaf prej lini, rregullova pak balluket me llum tė thara dhe u pėrpoqa tė harroja peripecitė e udhėtimit. Fillova tė thur ėndrrat e reja. Nuk doja tė mendoja se pas pesė minutash do tė gjendesha pėrballė njė magazine tė vjetėr drithi, me portė tė shaktėrruar, tė shkurtėr, nėn fundin e sė cilės fishkėllinte era magjistare. Pranė krevatit tim shkrutabiq, ndodhej kafazi i dalė jashtė mode i lepurave, dhe mbrapa tij ndodhej carku i ngrehur i mijve qė shpesh mė prishnin ėndrrat ose mė trembnin gjumin kur pėrpiqesha tė fleja nė krevat i lodhur. Nuk doja tė mendoja se papritur, nė kthesėn pranė fshatit, mund tė dėgjoja ulėrimėn e sirenės tė furgonit famėkeq tė policisė dhe pas timonit tė shihja shoferin ti rrotullonte sytė si urith etė me cirrej: “Ndalo! Policia!”.Kur ta degjonin banorėt e fshatit do tė nxjirrnin kokėn tė frikėsuardo , tė tėrhiqnin perdet e bardha dhe do tė gėlltisin aspirina pa ujė. Ishin castet e pakta kur njeriu arrin tė pėrqėndrojė veten pėr pak minuta, tė peshojė me vetėdije hapin mbi tokė, tė ndiejė gishtat e kėmbėve kur lėnė gjurmė mbi tokė, tė ndiejė akrepat e kohės sė jetės qė troket si njė orė me dinamit, dhe pre vetė castin kur tė vijė vdekja, qė ti heqeė siguresėn e tė shpėrthejė. Kur me vėshtirėsi ngrita kokėn dhe pashė diellin tė varej nė mes tė qiellit dhe veten nė mes tė fshatit, pyeta pėr herė vetveten: “Pėr jetoja? Cili ishte qėllimi qė kėrkoja tė realizoja nė jetė? Tė jetoj i lire” U pėrgjegja po vetė.”A jam i lirė kėtu? Jo, pėrgėnjeshtrova veten. Tė punoj kėtu njė kohė tė shkurtėr e ta ndėrtoj jetėn nė Shqipėri... Po po, a nuk tė duket kjo njė ėndėrr logjike shpirti im?”
    Por mesa duket shpirti im fluturoi sėbashku me kujtesėn nė Elbasan, kur pas dyjavėsh kthimi nga Greqia, i kisha pėshpėritur me njė zė tė nėmur: “Tani pėr tani kėtu nuk jetohet shpirti im...” Ti u rrėqethe kur fillova tė mendoj me skepticizėm sesi do t’i kapėrxejmė malet e larta greke, si mali i bukur i Gjinarit, tė cilin e vizitoje i veshur me kėmishėn e bukur tė mėndafshtė tė fėmijėrise. Atėherė me gufonte gjoksi nga pastėtia dhe lėkura e sapunisur me sapun “Nish Vaji”, ndėrsa tani ti kollitesh, tė vjen pėr tė vjellė, dhe po tė kishe gojė do tė mė cirreshe nė vesh: “Mė more frymėn katil! Lėkura tė kutėrbon erė llumi e lluce kurse djersa aromė margarine e djathi tė kripur”.
    Por pas dy javėsh qėndrimi nė Elbasan mė boshatisej xhepi, ata pak miq tė rremė largoheshin, bėnin sikur nuk mė shihnin nė rrugė, atėherė ndjehesha si njė djalosh qė shoqėria kur ia thithi edhe pikėn e fundit tė gjakun me pėshpėriste nė vesh: “C’bėn ti kėtu?” Zhduku! Nuk ke vend kėtu... Paratė t’u mbaruan. Vetėm Sheshi i Kambistėve prodhon lumturinė dhe krenarinė tėnde».
    –Erdhe, o i mjerė?—mė pyeti Anesti nga karroceria e lartė me pambuk.
    —Sic e sheh…—iu pėrgjigja i mekur.
    –Cdo bėsh kėtu nė pisk tė dimrit? Punė nuk ka, do thashė dhėmbėt nė haurin tim, budalla— ai qeshi me majė tė gjuhės dhe u ngjit pak mė lart tė kapė xhuflat e fundit tė pambukut, qė varenin nė kuadratet katrore tė hekurt tė karrocerisė sė zetorit.
    —Ke ndonjė kuvertė leshi?—e pyeta ndėrsa hapa derėn e haurit me zhurmė.
    –Dicka do tė bėhet, por po ta them prapė : je i marrė qė erdhe nė kėtė kohė.
    –Do tė sėmureni, o fatkeqė—tha ai dhe rrudhi buzėt me keqardhje, zbriti nga karroceria, mė pėrqafoi ngrohtė pa e carė kokėn se kėrrmoja erė xhungle, ngjiti shkallėt e gjata me kthesė qė tė conin nė katin e dytė, dhe pas pak minutash zbriti i ngarkuar me njė turrė teshash, i dukenin vetėm flokėt e bardha kur u fut nė haur dhe i la tė bien mbi krevatin tim qė kėrmonte era kakardhishė lepujsh.
    —Mbrėmjet mund ti kalosh nė kafenenė time, ėshtė ngrohtė atje, pėrndryshe do ngrishė nga tė ftohtit kėtu—mė tha dhe u largua.
    –Mirė mė pyeti kur nuk iu pėrgjigja? –Po, po, ashtu do bėj—i thashė teksa po vishja trikėn e devesė ngjyrė bezhė tė djalit tė tij tė shėndoshė, supet e saj u varėn si mėngėt e trikos tė varura nė telė. U vura ti jap formė jetesė dhomės. Zhvendova kafazin e lepurave nė cep tė dhomės, thasėt e plehut kimik nė cepin e djathtė, vaditėsen prej llamarine, kazmat e pambukut, sfurqet i vendosa mbrapa derės. Frezėn ngjyrėverdhė qė ndodhej mbrapa kokės sė krevatit, nuk arrita ta lėviz dot, ishte tepėr e rėndė. Siranė e lartė me thasė misri nė krah tė majtė tė krevatit nuk e luajta gjithashtu. Gjysma e haurit sikur fillojė tė ngjajė me njė dhomė fjetje, sidomos krevati kur shtrova cercafėt qė mė solli Anesti. Mė pas flaka pagurėn e shėrbetit qė pata marrė me vete dhe qesen me kotheret e fundit tė bukės.
    Kur tėrhoqa derėn dhe i vura cengelin mendja mė shkoi kur mė pėrqafoi Anesti, ndjeva njė dashuri prindėrore, sikur mė pėrqafoi babai. I shėmtuar hauri, por e ngrohtė mirėpritja—pėshpėrita me vete.
    Gjatė dimrit tė vitit 1995 pėrjetova mjaft netė monotone. Sidomos zhaurima e zarėve tė tavllit, nė kafenenė e Anestit, e cila frekuentohej nga burra tė moshės sė thyer. Burrat bėnin mjaft potere kur loznin tavėll, apo letra bixhozi.
    –Qup, Derr, Mbretėreshė, ulėrinin ata duke pėrplasur majat e gishtave fort mbi tavolinė. Mos e dridh bishtin, loz ndershėm—qortoi Anesti kundėrshtarin e tij, kur e pa n »pėrmjet cepit tė syzeve tė trasha t’i tregojė letrėn ortakut tė tij. Anesti mė propozoi ta ndihmoja gjatė orėve tė mbrėmjes nė kafene. Nuk kundėrshtova. Kaloriferėt e ngrohtė, aroma e birrės Amstel dhe era e qofteve me rigon qė vinte nga guzhina e vogėl, mė bėnin tė ndjehem si nė shtėpinė time. Kur Anesti bėnte kryqin i kėnaqur me xhiron e ditės, fikte neonet stėrgjatės dhe mė uronte gjumė tė ėmbėl, vrapoja si rrufe pėr nė krevat, qė tė mos mė ftohej trupi qė avullonte nga kaloriferėt dhe qoftet e ngrohta qė kishin rėnė si thėngjillė nė stomak. Pėr fat tė mirė hauri ku prehej krevati ndodhej vetėm tridhjete metra larg. Zhytesha poshtė kuvertave qė kishin filluar tė kėrmonin era qofte dhe birrė, shtryqesha si iriq dhe flija, vetėm, pėrballė
    frezės ngjyrėverdhė qė kur hėna ishte e plotė, shėrbente si neon prej hekuri. Minjtė e mallkuar, qė bėnin garė vrapi mbi thasėt e misrit mė kishin lėnė shpesh pa frymė, nė mes tė natės, kur tek merrnin vrull si ai atleti qė hidhet mbi rėrė, shkelnin mbi trupin ose kokėn time, si tė ishte trampolinė. Njė natė u tremba aq shumė saqė i ndoqa nė mes tė territ dhe i qėllova qorrthi me kėpucė, nė drejtim qė mė dukej se vinin. Po tė mos kisha problem me minjtė dhe haurin, mund tė them se atė dimėr pėrjetova mė shumė ditė tė lumtura, nė krahasim me vitet e kaluara
    —Po tė punosh njė vit rresht kėtu, do bėhesh me bark. Yndyra do tė ta lajė fytyrėn, dhe do tė ngjash si grek. Atėherė nuk do tė tė dalloje policia pėr shqiptar—mė tha Anesti njė natė kur mė pa tek kollofisja copat e mishit si i babėzitur.
    –Nuk do tė shėndoshėm kurrė, kam krimba nė bark—i thashė.
    –A tė pyes pėr dicka?
    –Cfarė?
    –Pėrse nuk e dėboni atė Belishėn, si i thonė…
    —Berisha e korrigjova? -Nuk e di. Pastaj cfarė tė bėn tė mendosh njė gjė tė tillė?—e pyeta.
    –Ėshtė agresiv me Greqinė—mė sqaroi ai.
    -Nuk marr vesh nga politika—i thashė.
    —As unė, por gazetarėt nuk ia filmojnė fytyrėn me gėzim—u pėrgjigj ai. Nxorri tufėn e celėsave tė kycte derėn dhe mė uroi si gjithnjė gjumė tė ėmbėl.
    Mendja me shkoi tė Shpėtimi, i cili e braktisi Shqipėrinė dy javė pas zhvillimit tė zgjedhjeve lokale tė 1992. “A thua tė ketė ndodhur ndonjė prapaskenė e tmerrshme nė ato zgjedhje, sa qė Shpėtimin ta kenė dekurajuar plotėsisht qė tė braktisė vėndin?”
    Para derės tė haurit pashė njė mace tė zezė me pulla tė bardha. Luante bishtin miqėsisht. Nuk u tremb kur iu afrova pranė dhe shtyva derėn e haurit fort, ngaqė cepi i djathtė zvarritej nė dysheme si njė kompas. Macja mė ndoqi nga mbrapa, bėri durim derisa u zhvesha dhe kėrceu si capckėne mbi kuvertat. Asaj i vinte era parfum La Coste. Menjėhere e mora mend se pak minuta mė parė atė e kishte pėrqafuar i zoti ose zonja e saj. Nuk po ngopesha me aromėn e vanilės qė kundėrmonte nga qimet e buta tė maces. Ajo e teproi aq shumė sa guxoi ta mbėshtesė kokėn mbi jastėkun tim, pranė veshit tė majtė. «Ėshtė mace apo ndonjė hije shejtani »thashė me vete, pa nxjerrė zė se mos trembja macen dhe tė mė gėrvishte veshin. Pas pak mė hipi mbi bark dhe fillojė tė gėrhasė lehtė. I rehatuar nga terapia e maces sa nuk m’u mbyllėn kapakėt e syve, kur minjtė mistrecė nisėn garėn e tyre tė vrapimit. Macja nuk bėri asnjė cap. Madje, nga tė gėrthiturat qė u shtuan tė tendosura ndjeva se macja iu tremb minjve.
    « Sa qullace kėto macet e aristokratėve » mendova. Kėshtu do tė strukesha edhe unė nga zhurmat e natės nėse do tė kisha lindur nė djep tė qendisur me fije ari dhe mėngjesin tė ma sillte shėrbėtori pranė krevatit plot salltanete,kurse unė t’ia bėja me shenjė si padishah :ik tani... . Gjumi si muzė e dhimbshme po ngurronte tė afrohet e tė mė mbyllė kapakėt e syve me nostalgji, tė mė stakonte kujtesėn si njė llampė e tejngarkuar nga rryma e lartė. Kur macja lėshojė mjaullimė pėrkėdhelėse dhe hapi gojėn tėrė ojna mendja me fluturoi tek dacoku zevzek. Teze Marika, shtatėdhjetėvjecare, e dėbonte kur e shihte qe ndiqte zogjtė krahėngjyrosur qė kėrcenin si gjethe pemėsh mbi buzėt e pusit tė vjetėr, kur ata shkonin atje tė freskoheshin me lagėshtinė qė avullonte nga brendėsia e pusit, gjatė ditėve gjaknxehta tė gushtit. I kundroja zogjtė me shpirt tė vrarė, tek hapnin sqepin e vogėl e tė mprehtė pėr tė thithur flluckat e avullit qė shpėrthenin nga pusi shtatėmetėrsh kur dielli kishte derdhur rrezet shtizė brėnda tij. Por teze Marika pretendonte se ato zogjtė pėrfaqėsonin shpritin e tė ndjerit Jorgo, tė shoqit tė saj, tė cilin, sipas Marikės, e varėn prej kėrcijve tė kėmbėve tė holla partizanėt e kuq dhe e lėshuan tė binte nė pus si njė gur mermeri. Sapo m’u kujtua se, njė ditė para se tė bėhenin zgjedhjet e parakohshme nė vjeshtėn e vitit 1993, teze Marika shkoi, si zakonisht, tė votojė nė pus. Herėt, nė mėngjesin me re ngjyrė kafe, hodhi njė copė letre tė zhubravitur nė pus e cila ra me finte si njė gjethe e vyshkur vjeshte, ku kishte shkruar:

    « Asnjėherė nuk kam arritur tė dalloj partizanėt nga ballistėt mė kthjellėt sesa gjakun tėndtėi kuq qė tė kulloi atė natė fytyrėzezė nga hunda e bėrė petullickė, dhe gjuha qė t’u var si corapet e sapolara mbi tel.
    Pėrse, xhanėm, zgjodhėn komunistėt ngjyrėn e kuqe tė gjakut? Gjaku i tyre ėshtė i zi. Nuk jam martuar qysh atėherė.
    Tė kam qėndruar besnike sado qė burra me barretė tė kuqe mė kanė kėrkuar ta puthin dorėn njė herė nė katėr vjet. Kėtė herė, ky Samara-Maskarai, qė hodhi vallen e fqinjėsisė sė mirė me shqiptarėt nė Konispol, na hėngri nė besė...
    E di qė mė do...Shpirtin tėnd e kundroj te zogjtė krahėbukur, teksa cicėrojne kaq ėmbėl rreth pusit. U hedh bajame dhe biskota me qumėsht dhe e dėboj me bishtin e fshesės macokun qimekuq zevzek, i cili i zgurdullon sytė si urith dhe ėndėrron t’i kullufisė nė barkun e tij. Nuk mė bėhet vonė nėse zonja e dacokut, Sofika, ulėrin kėtu e dyzet vjet si rrospije nga superlucja e banjos:
    “Edhe dacokėt e zinj, edhe dacokėt e kuq edhe dacokėt blu si dhe ata pa ngjyrė, janė tė gjithė dacokė grekė...

    Tė dua derisa shpirti tė mė arratiset nga trupi im i rrėgjuar...

    Marika...


    Dy ditė para se tė hapeshin dyert e shkollės fillore tė fshatit, e cila do shėrbente si salle votimi, i biri i Marikės doli nga dhoma e gjumit me pizhame tė pėrkthyera deri tek kupat e gjurit, rrėmbeu kutinė trelitėrshe me bojė blu, mė tė errėt se qielli dimėror, dhe vizatoi mbi asfaltin ngjyrė gri parrulla gjaknxehta si: “Demokracia e Re—Jeta e Re.” Pastaj u bėri pritė makinave tė rastit derisa grimacat e granitit tė asfaltit e pinė bojėn blu plotėsisht dhe atij i ngriu ***** nga tė ftohtit sikur ta kishte zėnė gjumi mbi kapakun e njė frigoriferi. Ardiani, i cili punonte nė furrėn e xhaxhait tė tij, mė tha njė ditė kur e takova te pronari i tij , se Kosta i kishte dhuruar dy milion dhrahmi zyrės elektorale tė Partisė Demokracia e Re,kur ata i premtuan se do ta publikonin nė gazetėn lokale, fotografinė e

    gjyshit tė tij, qė e hodhėn nė pus, pasi ky pati ky vetė mė parė pati hedhur atje tre djelmosha gjakngrohtė, me lėkurėn e fytyrės mė tė butė se niseshteja, dhe me barretė tė kuqe.
    Po nė atė rrugė tė gjatė, qė e ndante fshatin mes pėr mes si lumi Aliakmona myzeqenė e Verias, nja dyqind metra mė tutje, pashė tė vizatuara me bojė jeshile tė celėt, katėr shkronja : P A S O K tė cilat ishin tė lidhura me njė kėnd nė pjesėn e sipėrme. Dukej sikur kėndi shėrbente si njė kapele e shkronjave. Ndėrsa nė rrugicėn tjetėr, nė krahun lindor tė fshatit, pashė tė vizatuar me linja tė trasha nė ngjyrė tė kuqe, si vezėt e Krishtit, tri shkronja tė mėdha: K K E tė rrethuara nga njė drapėr me njė cekan tė ngjyrosur me pika tė kuqe.
    Anesti tre muaj para dhe mbrapa zgjedhjeve e frenonte me kujdes pasionin e tij politik; ishte i kujdesshėm si ajo nusja bythėluajtur, e cila e mban kokėn ulur muajt e pare, kur ecėn nė rrugėt e fshatit tė panjohur.
    –Le tė fitojė mė i miri—u pėrgjigjej ai me dinakėri klienteve tė tij kur ata pėrpiqeshin me pyetje acaruese tė zbulonin ngjyrėn e pasionit tė tij politik.
    Ai nuk donte tė zemėronte klientėt e tij qė, ose zihenin tė inatosur me njėri -tjetrin ose uleshin tė ndarė nė kafene: majtas gjethejeshilėt, djathtas qiellkaltrit dhe diku nė mesin e kafenesė, nė krye pranė banakut tė lartė, mollėkuqtė. Anesti, kur u shpinte mezetė oreksndjellėse nė tavolinė, ecte nė vijėn neutrale,sic e quante ai, ekuatori i kafenesė dhe zgjaste tabakanė prej druri verdhėkafe, duke e pėrkulur bythėn mbrapsht, qė tė mos i shmangej vijės neutrale.
    –Ti nuk ke pėrse ankohesh...”Pasoku” ta punėsojė vajzėn menjėherė—i tha Petraqi, kur Anesti vazhdojė ta mbajė gjuhėn tė lidhur si me pinca.
    –E mori lumin vajzėn time nėse Demokracia e Re fiton pėrsėri dhe e shkarkon nga puna—shtoi ai duke u ankuar me zė tė lartė.
    –Njerėzit e aftė nuk duhen zhveshur nga detyra pėr preferenca ngjyrash politike—i tha ai Petraqit kur ai u afrua nė banakun e lartė prej plepi pėr tė paguar mezenė dhe uzon.
    –Hė, mė tė lumtė goja!—u pėrgjigj ai dhe e pėrshėndeti pėrzėmėrisht Anestin.
    Dacoku dėnglaxhi u mbodh papritur si iriq. Ndjeva putrat e tij kur i palosi pėrbrėnda dhe veshėt qė i lėvizi disa herė mbi kėrthizėn time.
    Anesti nuk i kishte shumė pėr zemėr pulat dhe gjelat. Ai Ishte tepėr i zėnė me pėrkujdjesjen ndaj arave qė pėr tė kishin domethėnien e njė kalendari jetik. Kėshtu, atė dimėr nė mėngjes esėll nuk zgjohesha nga kėnga e gjelave, por nga uturima e traktorit plak Fiat qė kur...

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me pelqeu rrjedha e tregimit - nga Shqiperia, tek paraqitja tende shpirterore dhe fizike, ne magazina, fshati, politika, njerzit e thjeshte etj.

    Nuk e di nese e ke edituar para se ta shtypje si liber sepse vura re disa gabime ne menyren si ishin ndertuar fjalite. Ne pergjithsi do te sugjeroja, jo profesionalisht, ti mbaje fjalite e shkurtra. Edhe krahasimet ku perdoret fjala 'si' ti perdorje me rralle sepse perseritja e ben disi monoton tregimin. Me pelqyen krahasimet thjesht nuk e di pse me vriste veshin ajo 'si'...


    Suksese

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. E pėrbashkėta midis Islamit dhe Krishtėrimit
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 09:24
  3. Thomas Hopko: "Besimi Orthodhoks" (4 volume)
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-02-2009, 05:10
  4. Toka E Premtuar
    Nga sonnyinter nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •