Close
Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 209
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Kur diskutonim per bashen qe sju jepte gazetarve dokumentacionin ishim ne fillimet e qeveris Berisha dhe te luftes se famshme antikorupsion

    Ja ku jemi pas gati dy vjetesh me nje qeveri edhe me te koruptuar se Qeveria Nano dhe njekohesisht me nje qeveri edhe me armike ndaj medias ne krahesim me qeverit e pas 97



    Basha, i pandehur për Rrëshen-Kalimash

    SHEKULLI
    Flamur Vezaj
    11-09-2007










    Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar ministrin Lulzim Basha përgjegjësin kryesor për shkeljet në rrugën Rrëshen-Kalimash

    Prokuroria e Tiranës: Të nisin procedurat për heqjen e imunitetit. Basha hrefuzoi 2-fletë-thirrje të akuzës

    TIRANË- Kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, është “de facto” i pandehur për abuzimet në rrugën Rrëshen-Kalimash, megjithëse juridikisht nuk cënohet ende prej imunitetit parlamentar. Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen me shpërdorimet marramendëse në këtë segment rrugor, duke i kërkuar njëherazi kreut të akuzës të bëjë gati kërkesën për heqjen e imunitetit të Bashës dhe dërgimin e tij para përgjegjësisë penale me akuzën e “shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim”. “Shekulli” ka siguruar një kopje të dosjes VIP, për të cilën Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë, megjithëse ka konstatuar si përgjegjës kryesor të 191 milionë eurove dëm ekonomik ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha.

    ***

    Sipas dosjes hetimore, ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, është thirrur dy herë në prokurori për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Por ai jo vetëm që nuk është treguar i gatshëm, por ka penguar hetimin duke hrefuzuar të dëshmojë.“Ministri Lulzim Basha është thirrur dy herë të dëshmojë, por është shmangur me pretendimin se është shumë i zënë me punë”,-thuhet në dosjen e mësipërme.Ndërkohë, është treguar i gatshëm të bëjë kallëzim penal për shpifje, ndaj ish-drejtorit të Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike, Arben Meçe, i cili denoncoi skandalin e ministrisë gjatë një interviste të dhënë në gazetën “Shekulli” kohë më parë,intervistë e cila i detyroi hetuesit të fillojnë çështjen penale. “Prokuroria ka thirrur për t’u paraqitur shtetasin Lulzim Basha me datë 29 maj 2007, në orën 14:00 për të dhënë deklarim për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, si dhe për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin e bërë nga ana e tij ndaj Meçes. Nëpërmjet sekretares së tij ka njoftuar organin e procedurës, nëpërmjet telefonit, se do të paraqitet në një datë tjetër për shkak të impenjimeve të punës së tij. Ky shtetas nuk ka marrë në telefon, edhe pse ka kaluar një javë nga thirrja në prokurori. Nga ana jonë në adresë të tij është dërguar një fletë- thirrje e dytë, por Lulzim Basha ka njoftuar po me telefon nëpërmjet sekretares se do të paraqitet në një datë tjetër për shkak të impenjimeve të punës së ministër i Jashtëm. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ky shtetas nuk ka marrë në telefon për t’u paraqitur për të dhënë dëshminë e tij”,-pohojnë prokurorët e çështjes.

    ***

    Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, duhet të hetohet, pasi rezulton si personi që ka iniciuar kryerjen e procedurave të tenderit dhe më pas miratimin e kontratës për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. “Aktualisht, Lulzim Basha është deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe sipas nenit 141 të Kushtetutës, për hetimin e deputetëve juridiksionin fillestar e ka Gjykata e Lartë. Prokuroria e Përgjithshme ushtron funksionet e prokurorit pranë Gjykatës së Lartë dhe është kjo prokurori kompetente që të hetojë ministrat, deputetet etj”,-thuhet në pjesën e fundit të dosjes. Në këto kushte, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të shpallë moskompetencën lëndore dhe aktet ia kaloi gjatë paradites së djeshme Prokurorisë së Përgjithshme, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

    AKUZAT

    Të akuzuarit VIP, për 20 shkelje

    TIRANË- Sipas hetimeve të deritanishme ka rezultuar se katër të pandehurit e kësaj dosjeje, Lulzim Basha, Armand Teliti, Andi Toma dhe drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraci, kanë kryer mëse 20 shkelje të rënda ligjore për të cilat pritet të japin llogari para gjykatës. Akuza zyrtare e ngritur për ta është ajo e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Megjithatë, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar disi Saraçin, pasi ajo vetëm sa ka zbatuar vendimet e Këshillit të Ministrave. “Dëmi i shkaktuar, i llogaritur në terma konkretë, vetëm për përfitimin në dëm të shtetit shqiptar nga manovrimi me çmimet për njësi, sipas aktit të ekspertimit teknik–vlerësues, kap shifrën 191.860.492 euro”,-thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.Dëm aktual i shtetit shqiptar është edhe lëvrimi i një shume mbi 100 milionë euro nga buxheti i shtetit shqiptar në kundërshtim me ligjin. F.V

    KOMPANITË

    “Bechtel-Enka”, dëshmia në prokurori

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje edhe përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel- Enka”, në prani të përkthyesit George R.Alsop dhe Ozger Inal, të cilët kanë shpjeguar se kanë si përfaqësues të tyre ligjor “Kalo&Associates”. Ata kanë paraqitur një dokument ku pasqyrojnë mjetet monetare të marra prej tyre nga buxheti i shtetit, të cilat sipas kursit valutor shkojnë në 103.101.242 euro.

    Përfaqësuesit e kompanive deklaruan se kanë vënë si letër- kredi në favor të Ministrisë së Transporteve shumën prej 69.284.284,300 euro. Nga deklarimi i tyre del se pagesat e bëra janë përdorur për mobilizimin e personelit, ndërtimin e kantiereve, pagesat për sigurimet, letër- kredite bankare. “Në lidhje me çmimet për njësi, të dy këta shtetas thonë se njësitë e vogla matëse dhe çmimet fikse për çdo njësi janë paraqitur nga BEJV në tender dhe janë pranuar nga Ecorys- Group (konsulente e Drejtorisë së Rrugëve). Megjithatë, kanë shtuar se këto çmime shërbejnë për të arritur tek projekti përfundimtar. F.V

  2. #62
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld Lexo Postimin
    O Brari hec he burre e na thuj dy llafe per Enverin e Lenka Cukot se kjo partia jote nuk i ka lene asgje mangut.

    O BRARIIIIIIIIIIIIIIIIIII Hec e burr e na fol per antikorrupsionin e atdhetarine berishiane. Hec mer kaqol, mer dy leksh e na fol per atdhetarine. Hec e na fl per klanet mafioze e per korrupsionin e Edi rames qe paska vjedhur leke m peme. Hec edhe na thuaj dy fjale per kete akuze te prokurorise.
    Me gjith nickun tjeter Brari ...bashke me Toke gegen... pastaj me shoke te tjere si Albon etc... Eja te lutem e na thoni dy fjale per luften kunder korrupsionit te qeverise Berisha.
    Ca u thrret kote keta jane bere si ne kohen e Dulles u jane errur syte dhe njohin nje njeri te ndershem, te forte, me karakter, te ndershem, te zgjuar etj,. Vetem Sal Berisha.
    Hajde popull derdo hajde. Ti nuk e shikon mo JestersWorld shqiptareve po u xx nena me kallam dhe prape e shikojne Salen si Jezu apo Mohamet,
    FLANGO MA NON FLECTO

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    GABOVE zEMRUSHE
    SE KISHTE FAJIN ARBEN MECE
    PO LULZIM BASHA, KOMISIONERI I ARGITA BERISHES QE MEGJITHSE MERR THESIN ME LEK TE LAGURA PERSERI I KA BER QINDRA MILION EURO

    TIRANË- Kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, është “de facto” i pandehur për abuzimet në rrugën Rrëshen-Kalimash, megjithëse juridikisht nuk cënohet ende prej imunitetit parlamentar. Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen me shpërdorimet marramendëse në këtë segment rrugor, duke i kërkuar njëherazi kreut të akuzës të bëjë gati kërkesën për heqjen e imunitetit të Bashës dhe dërgimin e tij para përgjegjësisë penale me akuzën e “shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim”. “Shekulli” ka siguruar një kopje të dosjes VIP, për të cilën Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë, megjithëse ka konstatuar si përgjegjës kryesor të 191 milionë eurove dëm ekonomik ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha.

  4. #64
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Basha, i pandehur për Rrëshen-Kalimash

    Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar ministrin Lulzim Basha përgjegjësin kryesor për shkeljet në rrugën Rrëshen-Kalimash

    Prokuroria e Tiranës: Të nisin procedurat për heqjen e imunitetit. Basha hrefuzoi 2-fletë-thirrje të akuzës

    TIRANË- Kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, është “de facto” i pandehur për abuzimet në rrugën Rrëshen-Kalimash, megjithëse juridikisht nuk cënohet ende prej imunitetit parlamentar. Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen me shpërdorimet marramendëse në këtë segment rrugor, duke i kërkuar njëherazi kreut të akuzës të bëjë gati kërkesën për heqjen e imunitetit të Bashës dhe dërgimin e tij para përgjegjësisë penale me akuzën e “shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim”. “Shekulli” ka siguruar një kopje të dosjes VIP, për të cilën Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë, megjithëse ka konstatuar si përgjegjës kryesor të 191 milionë eurove dëm ekonomik ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha.

    ***

    Sipas dosjes hetimore, ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, është thirrur dy herë në prokurori për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Por ai jo vetëm që nuk është treguar i gatshëm, por ka penguar hetimin duke hrefuzuar të dëshmojë.“Ministri Lulzim Basha është thirrur dy herë të dëshmojë, por është shmangur me pretendimin se është shumë i zënë me punë”,-thuhet në dosjen e mësipërme.Ndërkohë, është treguar i gatshëm të bëjë kallëzim penal për shpifje, ndaj ish-drejtorit të Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Punëve Publike, Arben Meçe, i cili denoncoi skandalin e ministrisë gjatë një interviste të dhënë në gazetën “Shekulli” kohë më parë,intervistë e cila i detyroi hetuesit të fillojnë çështjen penale. “Prokuroria ka thirrur për t’u paraqitur shtetasin Lulzim Basha me datë 29 maj 2007, në orën 14:00 për të dhënë deklarim për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, si dhe për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin e bërë nga ana e tij ndaj Meçes. Nëpërmjet sekretares së tij ka njoftuar organin e procedurës, nëpërmjet telefonit, se do të paraqitet në një datë tjetër për shkak të impenjimeve të punës së tij. Ky shtetas nuk ka marrë në telefon, edhe pse ka kaluar një javë nga thirrja në prokurori. Nga ana jonë në adresë të tij është dërguar një fletë- thirrje e dytë, por Lulzim Basha ka njoftuar po me telefon nëpërmjet sekretares se do të paraqitet në një datë tjetër për shkak të impenjimeve të punës së ministër i Jashtëm. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ky shtetas nuk ka marrë në telefon për t’u paraqitur për të dhënë dëshminë e tij”,-pohojnë prokurorët e çështjes.

    ***

    Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, duhet të hetohet, pasi rezulton si personi që ka iniciuar kryerjen e procedurave të tenderit dhe më pas miratimin e kontratës për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. “Aktualisht, Lulzim Basha është deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe sipas nenit 141 të Kushtetutës, për hetimin e deputetëve juridiksionin fillestar e ka Gjykata e Lartë. Prokuroria e Përgjithshme ushtron funksionet e prokurorit pranë Gjykatës së Lartë dhe është kjo prokurori kompetente që të hetojë ministrat, deputetet etj”,-thuhet në pjesën e fundit të dosjes. Në këto kushte, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të shpallë moskompetencën lëndore dhe aktet ia kaloi gjatë paradites së djeshme Prokurorisë së Përgjithshme, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

    AKUZAT

    Të akuzuarit VIP, për 20 shkelje

    TIRANË- Sipas hetimeve të deritanishme ka rezultuar se katër të pandehurit e kësaj dosjeje, Lulzim Basha, Armand Teliti, Andi Toma dhe drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraci, kanë kryer mëse 20 shkelje të rënda ligjore për të cilat pritet të japin llogari para gjykatës. Akuza zyrtare e ngritur për ta është ajo e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Megjithatë, Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar disi Saraçin, pasi ajo vetëm sa ka zbatuar vendimet e Këshillit të Ministrave. “Dëmi i shkaktuar, i llogaritur në terma konkretë, vetëm për përfitimin në dëm të shtetit shqiptar nga manovrimi me çmimet për njësi, sipas aktit të ekspertimit teknik–vlerësues, kap shifrën 191.860.492 euro”,-thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.Dëm aktual i shtetit shqiptar është edhe lëvrimi i një shume mbi 100 milionë euro nga buxheti i shtetit shqiptar në kundërshtim me ligjin. F.V

    KOMPANITË

    “Bechtel-Enka”, dëshmia në prokurori

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje edhe përfaqësuesit e shoqërisë “Bechtel- Enka”, në prani të përkthyesit George R.Alsop dhe Ozger Inal, të cilët kanë shpjeguar se kanë si përfaqësues të tyre ligjor “Kalo&Associates”. Ata kanë paraqitur një dokument ku pasqyrojnë mjetet monetare të marra prej tyre nga buxheti i shtetit, të cilat sipas kursit valutor shkojnë në 103.101.242 euro.

    Përfaqësuesit e kompanive deklaruan se kanë vënë si letër- kredi në favor të Ministrisë së Transporteve shumën prej 69.284.284,300 euro. Nga deklarimi i tyre del se pagesat e bëra janë përdorur për mobilizimin e personelit, ndërtimin e kantiereve, pagesat për sigurimet, letër- kredite bankare. “Në lidhje me çmimet për njësi, të dy këta shtetas thonë se njësitë e vogla matëse dhe çmimet fikse për çdo njësi janë paraqitur nga BEJV në tender dhe janë pranuar nga Ecorys- Group (konsulente e Drejtorisë së Rrugëve). Megjithatë, kanë shtuar se këto çmime shërbejnë për të arritur tek projekti përfundimtar. F.V

    Gazeta Shekulli
    Liberté, égalité, fraternité

  5. #65
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Rrëshen-Kalimash, qeveria miratoi 4 vendime të paligjshme

    Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për rrugën, megjithëse u kontestuan nga Financat, Drejtësia e APP

    TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar 4 vendime të paligjshme gjatë vitit 2006, për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash. Sipas dosjes së hetuar nga Prokuroria e Tiranës, VKM-të me numër 460, 481, 526 dhe 651 kanë “legjitimuar” të gjitha shkeljet ligjore të bëra në këtë segment rrugor, duke i shkaktuar pasoja të rënda financiare buxhetit të shtetit. Madje, në qeveri nuk janë marrë parasysh vërejtjet e bëra nga Ministria e Financave, ajo e Drejtësisë dhe Agjencia e Prokurimeve Publike, përballë së cilave duket se kanë dalë fituese relacionet e ministrit Lulzim Basha. VKM-ja me numër 460 ka lejuar drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve që të bëjë procedurat për prokurim të drejtpërdrejtëme konsorciumin Ecorys Group për shërbim konsulence. Për këtë vendim, Ministria e Financave i drejtohet Ministrisë së Transporteve se projektvendimi nuk plotëson kriteret ligjore. Ndërsa APP në relacionin e saj pohon se projektvendimit i mungon llogaritja e fondit limit, arsyet e përzgjedhjes së këtij konsorciumi dhe dokumentacioni i tij. Ecorys- Group është përzgjedhur nga një listë prej 5 kompanish konsulente, të sugjeruara nga ekspertë të Bankës Botërore. Grupi hetimor ka konstatuar që nuk është lejuar konkurrimi mes këtyre kompanive, por është zgjedhur Ecorys- Group në mënyrë të njëanshme. “Pra caktimi i Ecorys- Group pa tender, me prokurim të drejtpërdrejtë përbën një shkelje të ligjit për prokurimet publike dhe tregon mjaf qartë se kjo kompani ka qenë e preferuar nga M.P.P.T.T”,-thuhet në dosjen e Prokurorisë së Tiranës.

    ***

    “Gjatë diskutimit në Këshillin e Ministrave të vendimin nr.481, datë 14.06.2006, përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, zv.ministri Gjergj Bojaxhi ka kundërshtuar miratimin e këtij vendimi dhe ka bërë debat me ministrin Lulzim Basha dhe kryeministrin. Ky fakt konfirmohet nga protokolli i mbajtur në Këshillin e Ministrave, por nuk na është vënë në dispozicion nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave”,-thuhet në dosjen e prokurorisë. Për këtë vendim, ministri Basha ka relatuar para anëtarëve të tjerë të qeverisë, duke pohuar se segmenti Rrëshen-Kalimash është rreth 60 km, ku ndodhet edhe tuneli 5-6 km. Sipas tij, vlera e investimit në këtë segment pritej të ishte nga 400 deri në 600 milionë USD. Megjithatë, ai ka shtuar se shoqëria projektuese do të kontraktohej një muaj më pas dhe projekti i detajuar do të përfundonte në prill 2007( ende nuk ka një projekt përfundimtar). Megjithë parashikimet e ish-ministrit të Transporteve, vlera e rrugës deri më tani shkon mbi 600 milionë euro.Sipas prokurorisë, Basha në momentin e paraqitjes së relacionit e ka ditur se rruga Rrëshen - Kalimash nuk ka projekt perfundimtar, oponencë teknike, leje mjedisore, fond limit etj, por përsëri ka vazhduar me paraqitjen dhe me pas miratimin e një akti të paligjshëm dhe me pasoja të rënda për ekonominë e vendit.

    ***

    Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 526 është paraprirë nga një tjetër relacion i Lulzim Bashës. Ky i fundit ka pohuar asokohe se konsulenti Ecorys-Group ka propozuar që komisioni i vlerësimit të ofertave të përbëhej nga 4 specialistë të huaj dhe 1 vendas. Gjatë zhvillimit të tenderit, anëtari shqiptar Niko Naska ka dhënë dorëheqjen, por përsëri komisioni ka vazhduar punën e tij me 4 vetë, të gjithë të huaj. Ministri Basha ka qenë në dijeni të faktit të dorëheqjes së Niko Naskës nga tenderi, pasi ky i fundit ia kishte dorëzuar personalisht ministrit dorëheqjen, e megjithatë, ky fakt nuk është bërë me dije në Këshillin e Ministrave. Një tjetër VKM fort e debatueshme ka qenë ajo me nr.651: “për miratimin e projekt-kontratës nëpërmjet qeverisë shqiptare dhe shoqërisë së përbashkët “Bechtel Internacional, Inc-ENKA”. Ministria e Financave i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave që “vlera e paradhënies duhet të jetë jo më shumë sesa vlera e garancisë së kontratës”, si dhe ka kërkuar rishikimin e shumës së pagesës paraprake, e cila duhej të përbënte 9.5 % të kostos se planifikuar të shpenzimit për këtë segment. Ky propozim nuk është marrë parasysh, por janë dhënë me një dorë rreth 100milionë euro nga buxheti i shtetit në favor të shoqërisë “Bechtel- Enka”.
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    E Premte, 11 Gusht 2006


    KRYEMINISTRI GODET MENYREN SESI KA PUNUAR DERI TANI KRYEBASHKIAKU

    Berisha: Te shkaterrohet moduli Rama "Vjedh e puno"


    Koha Jone


    Mire e ka Sala shkaterro modulin Rama "vjedh e puno" instalo modulin e LuL Bashes "vjedh e mos puno".


    Kjo eshte pra qeverisje me duart e flliqta e Sali Ram Berishes. Vet hiqet si i ndershem ndersa ka ministrat qe vjedhin me milliona dollar. Vodhen KESH-in Berisha Hesht tani ene ne rrugen e Kosoves prape Berisha Hesht.


    Ti vjedhesh 300 million dollar shtetit eshte shume kolosale. Luli dihet sdo i ndynte duar me gjys million dollari ka gllaberruar qindra milliona hajduti dhe qeveria Hesht.

    Le te zgjohet Berisha le ti therras mendjes se nuk jane pare te babes vet po eshte djerrsa e popullit.

  7. #67
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    e keqja , nuk qendron ne disa individe por ne mentalitetin kolektiv. Sot eshte Basha neser Rama , pasneser x-person. Kushdo qe te hipe ne pushtet do joshet nga korupsioni. Nuk mund te gjesh nje njeri ne administraten shqipetare qe te mos jete i koruptuar, me dashje apo pa dashje (ne nivele te ndryshme) . Kjo tregon paftesine drejtuse te forcave politike shqipetare.

  8. #68
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    SHEKULLI

    TIRANË- Një kontratë e hetuar për abuzime të shumta, një tender i kontestuar që në krye të herës dhe çmime dyfish më të larta nga sa ofron tregu vendas. Rruga Kalimash- Morinë u ka kushtuar deri më sot mjaft shtrenjtë shqiptarëve, ndërkohë që vazhdon "të thithë" pjesën më të madhe parave që buxheti i shtetit ka planifikuar për investime. Analiza e çmimeve të aplikuara për këtë segment të rrugës Durrës-Morinë i ka çuar specialistët e kësaj fushe drejt zbulimit të një dëmi marramendës ekonomik, që kap thuajse gjysmën e shifrës që do të nevojitej realisht për ndërtimin e rrugës.

    Sipas analizës së botuar një ditë më parë në "Shekulli" e të vijuar sot, në investimin prej rreth 418 milionë eurosh, rreth 191 milionë euro rezulton të jetë abuzimi ekonomik, për shkak të çmimeve tejet të larta që po aplikohen në ndërtimin e këtij segmenti rrugor. *** Specialistë të fushës së ndërtimit kanë pohuar se volumet e paraqitura janë të pabazuara, pasi mungon projekti përkatës. Duke munguar projekti, këta specialistë kanë bërë një analizë të çmimeve që po aplikohen për ndërtimin e rrugës, krahasuar me çmimet sipas manualeve që janë aktualisht në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Sipas këtij raporti, zërat e punimeve me çmimet për njësi nuk përkojnë me analizat e manualeve shqiptare.

    Specialistët pohojnë se pagesa e infrastrukturës së rrugës ngasipërmarrësi është vlerësuar me 10 % të vlerës së përgjithshme, në një kohë që në praktikën shqiptare, kjo masë vlerësohet me 2.1 të vlerës sëpërgjithshme. Nga ana tjetër, vlerësimi i çmimeve të betoneve është afërsisht 2 herë më i lartë se çmimet e përdorura në betonime nga firmat shqiptare. Ndërkohë, të njëjtat punime përsëriten në emërtime të ndryshme, duke shtuar kësisoj zërat e shpenzimeve në buxhetin e përgjithshëm të rrugës apo ka raste, si psh. elementët e forcimit të tuneleve, ku nuk detajohen fare përmasat e tyre, ç'ka lë një tjetër hapësirë për abuzime financiare.

    Një tjetër shkelje e zbuluar prej specialistëve të fushës është edhe mungesa e pasqyrimit të t.v.sh-së prej 20%, si element i domosdoshëm, i vendosur nga ana e ligjit tatimor të Republikës së Shqipërisë. Të gjitha këto shkelje të konstatuara si dhe një aritmetikë e thjeshtë për çmimet e aplikuara për ndërtimin e rrugës Kalimash- Morinë dhe çmimet që janë aktualisht në tregun vendas bën që kostoja reale të ishte 226. 473.494 euro, ndërkohë që qeveria shqiptare ka paguar 418.333.986 euro, deri në momentin kur ka filluar studimi. Analiza e mësipërme nxjerr si dëm ekonomik 191.860.492 euro, shumë kjo që është e përafërt me koston e këtij segmenti rrugor.
    Qellimisht u ndala ne kete pseudoanalize te gazetes se Kokedhimes.

    Tregu vendas!? Kush perfaqeson tregu vendas? Cila nga kompanite shqiptare e ka pervojen e duhur qe te ndertoje vepra te tilla?
    Asnjera!

    Tregu vendas qe eshte nje treg krejtesisht informal, ku kostot levizin sipas kompromiseve neper tavolina dhe te tenderave qe bihen me 10% pagese ne dore anetareve te komisionit.

    Ndertime qe zbatohen duke shkelur me kembe te gjitha ligjet dhe standartet e ndertimit.

    Ndertime ne te cilat punetori paguhet ne te zeze dhe shtetit nuk i derdhet kontributi i sigurimeve shoqerore.

    Ndertime ne te cilat shitet dhe blihet pa fatura, me fshehje te TVSH dhe te detyrimeve te tjera.

    Ndertime ne te cilat nuk dihet se nga vjen materiali ndertimor, se cfare certifikate cilesie ka etj.

    Etj etj...

    Gazete qesharake dhe gazetare qesharake qe merren vetem me shpifje!
    Thirrini brigadat e xhenjos qe ta perfundojne rrugen ne vitin 2050 ose kurre!

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Une kujtoja se Shekulli ishte gazete, por me sa duket qenka kthyer ne GJYKATE dhe ia ka marre stafeten Gazetes Shqiptare qe ka prere edhe flete-arresti ne editorialet e veta para se kete gje ta bente prokuroria shqiptare.

    Tani une po pres te lexoj se cfare ka ministri Basha per te thene per akuzat, po pres qe ai te shkoje ne prokurori dhe te ndihmoje hetimet, po pres qe mundesisht te heqi edhe imunitetin e deputetit dhe ti shkoje deri ne fund perballjes me drejtesine. Nese gjykata e denon si te korruptuar ne kete afere, atehere ai nuk e ka vendin ne qeveri por ne burg. nese gjykata e nxjerr si te pafajshem, atehere te gjithe ata qe e akuzuan, perfshi ketu edhe gazeten e minoritarit Kokedhima dhe bashkefshatareve te tij qe kane shkruajtur me lart, duhet ti kerkojne nje falje publike ministrit te jashtem shqiptar.

    Pozitive eshte fakti qe pas 10 vjetesh edhe gazeta si Shekulli e kane marre seriozisht problemin e korrupsionit dhe po e denoncojne hapur ate ne faqet e gazetes se saj. U desh qe qeveria te nderronte duar qe edhe Kokedhima te fillonte te luftonte korrupsionin.

    Fjalen e fundit e thone gjykatat dhe cdo i akuzuar per mua eshte i pafajshem per aq kohe sa gjykata nuk e ka thene fjalen e saj te fundit. E aplikon gjithe bota e qyteteruar, nuk do te ishte keq ta aplikonit edhe ju, apo jo?!

    Albo

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    Ore di ndonjeri te na thoj ndonje shifer se kemi internet ne shtepi dhe mund ta gjykojme dhe vete nese cmimet jane abuzive, ndryshe do perfundojm te gjith te bejm analiza kafenesh si dydrinasi

    Albo mendoj se nuk ke te drejt per Shekullin pasi i kemi perdorur shum her shkrimet e kesaj Gazete per te akuzuar qeverin e Nanos
    Fatkeqsisht shum prej ketyre abuzimeve si Petrofera Albtelecomi apo aeroporti u perfunduan nga qeveria Berisha

Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  4. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •