Close
Faqja 39 prej 61 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 603
  1. #381
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    [QUOTE=e panjohura]
    I LIGU MENDON NE IKJE
    I FORTI MENDON NE JETE
    NESE DON TA GJESH TE HUMBUREN
    PER ATE TE DUHET JETE

    VAJTIMI ESHTE PER GRA
    BURRAT DUHET TE LUFTOJN
    TA GJEJN TE HUMBUREN
    NESE E DASHUROJN

    EDHE NESE SE GJEN E
    NUK ESHTE FUNDI I BOTES
    MOS FOL FJAL TE TILLA
    RENDE I VIJN DHE TOKES

    NE RINI GABOJM
    POR JO ME QELLIM
    MOS E AKUZO VETEN
    SE FAJI ESHTE JETIM

    PSE E NGARKON ZEMREN
    PSE KRIJON HUTI
    E SHKUR ESHTE QDO GJE
    KETE PRANOJE TI

    ME TE OSE PA TE
    JETA DO VAZHDON
    KOKEN LART TE LUTEM
    SE TI KETE MERITON

    e panjohura
    Kjo bote e tera eshte per njeriun
    e mbushur plot gezim dhe lot
    dikush arriti ne maje te malit
    ama dikush nuk ngjiti dot.

    Vaji e gazi jane per njeriun
    Mashkull a femer nuk ka rendesi
    burri vajton e qan me zemer
    E ndersa femra ka lot ne sy.

    Te pershendes.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #382
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ju Pershendes me disa vargje patriotike,sa per te dale pak nga provinca e dashurise, sepse e trashem dhe e beme rrap te shkreten

    Kosoves!

    Me zjarr te dogjen, me pushke e tanke
    Ah, mizorisht me kembe te shtypen
    Por ti durove c’do force barbare
    Fort te shternguan por dot s’te mbyten.

    Te stermunduan ty dite e nate
    Te shkaterruan, te bene germadhe
    Porsi vampire gjakun ta pine
    Te bene kurban si bagetine.

    Te dogjen fshatra e qytete
    Gjithcka te moren,edhe lirine
    Por ti krenare Kosove mbete
    Askush s’ta mori dot trimerine.

    Me arme ne dore, me gjak shqiptari…
    Kurre se humbe ti krenarine
    Me gjak e lave c’do fije bari
    Mbi gjakun tend lulekuqja mbin.

    ….

    Me zjarr te dogjen, me pushke e tanke
    Te handakosen, te stermunduan
    Por ti qendrove fortese krenare
    Krenarine tende dot nuk e shuan.

    Per liri, nder,me pushke ne dore
    Gjithmone krenare, Kosove luftove
    Perballe gjakpiresit su gjunjezove
    Moj mbretereshe me kurore.

    Me gjak shqiptari, me pushke ne dore
    Si kurdohere me koken lart
    Neper shterngata ,bresher,debore
    Lirine fitove me lot e gjak.

    Kosove e dashur,ti, o nena jone
    O vend i lare me gjak shqiptari dhe me lot…
    Shqiptare je,e do te mbetesh pergjithmone
    Sa te rroje shqipari i fundit ne k’te bote
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #383
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ...............Pershendetje INDRITI

    Capken ti zemren me kenaqe,
    Me lot mi mbushe sot ti syte.
    Jeta jote shpertheft si manushaqe,
    Shpresoj je be me vet i dyte(..lol)

    Se shume kendove per dashuri,
    vargje te mira ke shkruar shume,
    Mik ne bote ke hy ne cdo shpi,
    Jeta te shkoft si i pashterun lum.

    Dhe Ty qe te duam gjithe,
    kush mundet Ty mos te te hetoj,
    Kujt valle zemra i ish lidh,
    qe lumturi mos te shijoj.

    Dhe vargje zemre ti ke shkruar,
    Ngrohe zemrat anembane,
    Me dashuri o shpirt i kulluar,
    Kosova si gjerdan do ti mban.

    Dhe liria ne fund do te vi,
    Vargu yt do mbese perjete.
    Poet i dashurise je ti,
    Perkushtim nga zemer e vertete.

    Dhe lulet e majit i morrem ne,
    Nga vargu yt qe shendriti,
    Shpirtit tone i hoqe nje re,
    Poet i zemres INDRITI.


    Se s'ka c'te dale tjeter,
    Nga zemra plot dashuri.
    INDRIT poet i vjeter,
    INDRIT Romeo i Ri.


    Me nderime per INDRITI-n,
    U gezova qe shoh qe INDRITI je ketu..dhe shpresoj se vetem miresia te te percjelli..eshte interesant se une kam marre shume komplimente prej shokeve dhe miqve ketu...per dedikimin shume modest per INDRITin...dhe kete e permend per kuptimin e arsyesPse? nga ana ime...kjo ka ndodh se INDRITI..ka shkruar shume vargje shpirti per dashuri sa qe ka prekur zemrat e te gjitheve qe e kane lexuar..keshtu te gjithe jane mirnjohes per ato ngjenja qe INDRITI ndau ketu dhe kur kane pare dedikimin per INDRITIN jan gezuar...ka qene dedikim i lexuesve per "Poetin e Dashurise"......cdo germe e ka merituar..dhe keta vargjet qe lexova sot per Kosoven...jam i bindur se do te jene te perjetshme...ne nje Antologji te ardhshme me vargje kushtuar kosoves...do rri ne nje liber bashke me Kosoves te Asdrenit...
    Rrofsh INDRITI....
    bili99,USA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 27-05-2007 mė 12:02

  4. #384
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    [QUOTE=INDRITI]
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura

    Kjo bote e tera eshte per njeriun
    e mbushur plot gezim dhe lot
    dikush arriti ne maje te malit
    ama dikush nuk ngjiti dot.

    Vaji e gazi jane per njeriun
    Mashkull a femer nuk ka rendesi
    burri vajton e qan me zemer
    E ndersa femra ka lot ne sy.

    Te pershendes.
    INDRITI i nderuar do ta beje nje kritik edhe nese nuk e mirepret nuk te keqkuptoj!!!Pak shaka!!!!

    Loti eshte lote or miku im
    Si per mashkull si per femer
    Burim t'vetmin ai e ka
    Nga thellesia mu ne zemer
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  5. #385
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Ju Pershendes me disa vargje patriotike,sa per te dale pak nga provinca e dashurise, sepse e trashem dhe e beme rrap te shkreten

    Kosoves!

    Me zjarr te dogjen, me pushke e tanke
    Ah, mizorisht me kembe te shtypen
    Por ti durove c’do force barbare
    Fort te shternguan por dot s’te mbyten.

    Te stermunduan ty dite e nate
    Te shkaterruan, te bene germadhe
    Porsi vampire gjakun ta pine
    Te bene kurban si bagetine.

    Te dogjen fshatra e qytete
    Gjithcka te moren,edhe lirine
    Por ti krenare Kosove mbete
    Askush s’ta mori dot trimerine.

    Me arme ne dore, me gjak shqiptari…
    Kurre se humbe ti krenarine
    Me gjak e lave c’do fije bari
    Mbi gjakun tend lulekuqja mbin.

    ….

    Me zjarr te dogjen, me pushke e tanke
    Te handakosen, te stermunduan
    Por ti qendrove fortese krenare
    Krenarine tende dot nuk e shuan.

    Per liri, nder,me pushke ne dore
    Gjithmone krenare, Kosove luftove
    Perballe gjakpiresit su gjunjezove
    Moj mbretereshe me kurore.

    Me gjak shqiptari, me pushke ne dore
    Si kurdohere me koken lart
    Neper shterngata ,bresher,debore
    Lirine fitove me lot e gjak.

    Kosove e dashur,ti, o nena jone
    O vend i lare me gjak shqiptari dhe me lot…
    Shqiptare je,e do te mbetesh pergjithmone
    Sa te rroje shqipari i fundit ne k’te bote

    INDRIT I MADHI MIK....E MBAJTE PREMTIMIN !

    ME VARGJE TUJA PO MA KUJTON KUTELIN E MADHE .....MIKU IM !
    POEZIA KUSHTUAR GJYSMES SE ATDHEUT TE NDARE ....NGA TI, I JEP KENAQESI TE GJITHVE QE NDIHEN SHQIPTARE BRENDA KETIJ FORUMI ....UNE NUK KAM FJALE PERVEQ FALEMINDERIT DHE ME BESO E VOGEL FJALA IME PARA PARA NJE POETI SIQ JE TI MIKU IM .
    TE UROI PER POEZINE ...TE UROI EDHE NDJENJEN KOMBETARE QE MBANE TEK VETJA ...UROI QE NDJENJA JOTE TE PERTRIHET NE GJAKUN E ARDHSHEM N'FAMILJEN TUAJ ....!

    TE PERSHENDET MIKU YT NGA PJESA VERIORE E SHQIPERISE QE MBANE EMRIN KOSOVE .

    SHUME MIQESISHT I JUAJI ĒAUSHI"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ēaushi : 29-05-2007 mė 16:23
    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #386
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Ju pershendes qe te gjitheve me dy strofa te nje poezie te pa perfunduar dhe te pa rregulluar.
    Kjo qe po postoj eshte thjeshte nje ide e varfer qe do ta zhvilloj kur te kem me shume kohe dhe me shume ndjenja per ta bere.
    Nese keni ide rreth kesaj hidhini...


    Eja sot vella te dalim, te shetisim nga Kosova
    Ti biem truallit te saj me kembe,kryq e terthor
    Te vrapojme neper fusha me lulekuqe, trendelina
    Te shikojme gjithe lavdine e truallit stergjyshor.


    Eja sot vella te dalim, te shetisim nga Drenica
    Te shkojme te dy sebashku ne krahinen e Prekazit
    Ku nga gjaku i deshmoreve rriten lule, trendafila
    Ku qendron aq heroike kulla e Adem Jasharit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #387
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    [QUOTE=e panjohura]
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI

    ''Loti eshte lote or miku im
    Si per mashkull si per femer
    Burim t'vetmin ai e ka
    Nga (prej cerpikut bje)thellesia mu ne zemer
    Me nde ''E panjohur,,per nderhyrjen e vogel!(Indrit po lexoj me endje).Dicka ke nga une ne MP.

    Liridona
    Liridona

  8. #388
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ...Indriti,
    Kur kethehesh Ti ketu ne "kape castin"... eshte ngjarje e rendesishme ne "forum" per shume lexues- adhurues...dhe vargjet qe ke nisur per Kosoven..jane me ndjenja por per mos tu shtere ndjenjat dhe pasuruar dhe me shume ne poezine o poemen qe ke nisur s'do te ish keq Te vizitosh Kosoven, Drenicen...sigurisht qe poema do te ish e gjate...
    Per vargjet cte them Ti shkruan bukur ne dime kete dhe Ti e din.......
    Perhere eshte kenaqesi te te shohim rikethimin tend..shpresoj se jeta te trajton mire...dhe dashuria gjithashtu i dashur "Poet i dashurise",

    bili99

  9. #389
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Prej kohesh!

    Shikoj prej kohesh nje rrudhe ne balle
    ditet kalojne ajo thellohet
    Shikoj ne floke nje thinje te bardhe
    Sa here i kreh thinjat me shtohen.

    Prej kohesh shoh si transformohem
    Shpesh here pasqyren e bej me faj
    Shikoj si tretem si dobesohem
    Pasqyren thyej, fatin tim qaj.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #390
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Perendim

    I vetmuar buze detit me diellin ne perendim...
    Horizonti turbulluar, i tejskuqur ne c'do ckaj...
    Edhe dallget e furishme tashme kane humbur furine
    Si duket i mori gjumi, bashke me diellin rrezearte.

    Mbylli syte i arti diell,skuqi qiell edhe re
    Per te rilindur serish, kur ne kenge derdhet kendezi
    Kur hena ka zene dremitjen, eshte fshehur nen nje hije
    Kur te dashurit njeri-tjetrin kane zene mes per mezi.

    Shoh diellin tek perendon,rri e pres aty ne breg...
    Shkoj mbi reren e djersitur ku shikohen mijera gjurme
    Dielli lind e perendon,ndersa une te pres, te pres...
    Duke fshire gjurmet e mia, derisa perendoj dhe une.
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 39 prej 61 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nuk i trėmbem natės
    Nga riza2008 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 664
    Postimi i Fundit: 28-08-2014, 16:59
  2. Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  3. Miftar KRYEZIU, Udhėkryqet e njė maturanteje - roman
    Nga Agim Metbala nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 15:00
  4. Urtesia E Therjes Sipas Urdherava Hyjnore
    Nga fioreal nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2005, 01:41
  5. Mall, epsh dhe dashuri
    Nga Vala_79 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 10:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •