Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2023
    Postime
    20

    Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. Ai lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.
    Si shkrimtar u shqua kryesisht për prozë, por kontributi i tij u shtri edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

    Në vitin 1996, Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princ i Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jeruzalem” më 2015. Viteve të fundit, ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

    Top Channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga E.V. : 01-07-2024 më 08:13

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2023
    Postime
    20

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Nje humbje e pazevendesueshme ajo e kolosit te letersise shqiptare, Ismail Kadare. Copeza te shpirtit te tij do te mbeten pergjithnje neper rreshtat qe ka shkruar nder vite. I paharrueshem kujtimi i tij.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Bota e letrave në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare kolosi i letërsisë, Ismail Kadare

    Emri:  ball.jpg

Shikime: 1144

Madhësia:  23.5 KB

    Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 88-vjeçare, shkrimtari i madh Ismail Kadare.

    Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

    Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

    VIDEO

    Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

    Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

    Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

    Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975).

    Në romanin “Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980).

    E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981).

    Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

    Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.

    Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

    Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

    Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias per Letersi”, nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi. Ismail Kadare shkroi edhe vepren e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013.

    Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-07-2024 më 10:17

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    “Nuk e imagjinoj jetën pa Helenën”/ Shkrimtari i madh u nda sot nga jeta, intervista e fundit për News24: Të rinjtë që lexojnë, ngjallin shpresë për të ardhmen

    Emri:  kadare.jpg

Shikime: 1116

Madhësia:  25.0 KB

    Letërsia shqiptare është sot në zi, me ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

    Në 85-vjetorin e lindjes, Kadare në një intervistë në News24 për gazetaren Fatmira Nikolli, ka rrëfyer emocionet që përjetonte kur takonte të rinjtë.

    Sipas tij, të rinjtë që lexojnë, janë ata që ngjallin shpresën për të ardhmen, pasi shtohen në shoqëri mendjet e lira.

    “Mora gëzimin që letërsinë e duan njerëzit dhe do ta duan gjithmonë”, tha ai.

    Kolosi i letrave shqipe Ka folur edhe në lidhje me bashkëshorten e tij Helena Kadare.

    “Roli i Helenës i pazëvendësueshëm nga asgjë tjetër. Pa atë e kam të vështirë ta përfytyroj jetën time”, u shpreh Kadare.
    Shkrimtari që i dha zë vendit në kohët e mbylljes së madhe, ka shënjuar epokën e tij, ndonëse jetoi në një luftë të vazhdueshme mes Lindjes që e ndalte e perëndimit që e grishte.

    VIDEO

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-07-2024 më 10:17

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Kolosi i letrave shqipe ndërroi jetë/ “S’e donte Shqipërinë për modë”, flet miku i Kadaresë: Ditët e fundit të shkrimtarit të madh, dëshira e tij ishte…

    Emri:  sadik-bejko-per-news-24.jpg

Shikime: 1138

Madhësia:  27.1 KB

    Poeti dhe pedagogu i Letërsisë, Sadik Bejko iu është bashkuar reagimeve për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

    Në një lidhje live për News24, miku i tij tregoi njohjen e çmuar me Kadarenë dhe ditët e fundit të jetës së shkrimtarit të madh.

    VIDEO

    “Në këtë shekull që kemi hyrë dhe në shekullin që shkoi, vdekja e Kadaresë është humbja më e madhe. Kemi humbur një shkrimtar të madh, një figurë botërore të letrave. Është quajtur një nga mendjet më të rëndësishme europiane. Kemi humbur njeriun tonë më të madh. Ne shkrimtarët kemi humbur personalitetin e madh, personalisht kam humbur një mik të madh. Më ka lidhur me të një dashur dhe miqësi gjysmë shekullore. Është një nga lajmet më pikëlluese për mua. Humbje të tilla të kthehen në mirësi, në mençuri, në mendime që mund t’i sjellim mbarësi këtij populli, që Kadare, nga të gjithë njerëzit, e bëri me lavdi. Vitet e fundit pranë tij ka qëndruar Bujar Hudhri. Ai e ka shoqëruar çdo ditë Kadarene, unë dhe shumë njerëz të tjerë. Dilnim me të. Ne që ishim miqtë e tij i jepnim forcë. Kadare ishte gjithmonë, kur binte fjala për të folur për gjërat me rëndësi, ishte i freskët. Gjykonte saktë dhe jepte mendime të shkëlqyera. Ai shprehej përherë me dashuri dhe shqetësim për gjërat që ndodhnin. Ishte një njeri që e kishte dashur vendin e tij jo për modë, por me thellësinë e një ati dhe një biri të mirë të tokës së tij të shëndetshëm. Ai gjithmonë na thoshte se kishte nevojë për njerëz, për miq, të dilte. Ai ishte kthyer nga mesi i pandemisë. Ai jetoi dy dimrat dhe verat e fundit pa ndarje nga Shqipëria. I kishte ‘kthyer’ shpinën vendeve të tjera.”, tha ai.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-07-2024 më 10:18

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    U nda nga jeta në moshën 88-vjeçare në QSUT, zbardhen detaje nga minutat e fundit të shkrimtarit Ismail Kadare

    Emri:  auto_ismail_kadare_V07_11501018316.jpg

Shikime: 1108

Madhësia:  25.2 KB

    Zbardhen të tjera detaje nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare. Shkrimtari me famë botërore u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare.

    BalkanWeb mëson se zemra e Kadaresë rrahu së punuari në QSUT, ndërsa ai kaloi gati 3 vitet e fundit në Tiranë.

    Pas pandemisë së COVID-19 Kadare kishte vendosur që të kthehej nga Franca, dhe të jetonte në atdhe. Mjeku i tij, që ishte dhe fqinj, tregoi për News24 edhe shkakun e vdekjes së Kadaresë, i cili kishte pësuar një arrest kardiak.

    (BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-07-2024 më 10:18

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    “Shkëlqeu te romani”, pedagogia Viola Isufaj: Ismail Kadare kontribuues i vlerave të gjuhës shqipe

    Emri:  petagogia-isufaj.jpg

Shikime: 1102

Madhësia:  27.6 KB

    Pedagogia Viola Isufaj, në një lidhje telefonike për News24 iu bashkua reagimeve për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare.

    Isufaj tha se Kadare është kontribuues dhe konceptues i vlerave të gjuhës shqipe.

    “Vlerësoj vlerësimin që Kadare kishte për gjuhën shqipe. Ai ka shfrytëzuar potencialet e shqipes. Ai mendonte se shqipja ka atë aftësi që të krijojë potenciale, të jetë e ëmbël dhe e qetë, të shprehë shumë. Me sintaksën që ka krijuar, është kontribuues dhe konceptues i vlerave të shqipes. Shkrimtar është ai që nxjerr në pah fuqinë e një gjuhe. Siç ishte dhe Dante Aligeri, që sanksioni gjuhën italiane. E vështirë të mendosh se nga do t’ia nisësh nga veprat e tij. Kadare ka lëvruar në disa zhanre, por shkëlqeu te romani. Romani e zgjodhi atë. E çmoj dhe e vlerësoj për kontributin e tij te romani.”, tha ajo.

    VIDEO


    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Gjeniu i letrave u nda sot nga jeta, Begaj për Ismail Kadarenë: Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, kolosi ynë i mendimit dhe i penës!

    Emri:  kadare.jpg

Shikime: 1144

Madhësia:  26.0 KB

    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të shrkimtarit të madh Ismail Kadare.

    Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror.

    “Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

    Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, shkroi kreu i shtetit.

    Balkanweb

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Ndarja nga jeta e Ismail Kadares, Vjosa Osmani: Populli shqiptar sot është në zi, humbi kolosin e dijetari më të njohur

    Emri:  soamni-kadare.jpg

Shikime: 1131

Madhësia:  52.9 KB

    Në moshën 88-vjeçare sot u nda nga jeta, shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare. Për vdekjen e Kadares, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani ku shpreh se Kadare ishte gjeniu shqiptar, i cili veprën e vet ia kushtoi vendit e kombit.

    “Në historinë njerëzore, shkrimtarët shpesh i kanë dhënë kahun kombeve në çastet më të vështira të historisë, duke artikuluar idenë e lirisë. Ismail Kadare ishte gjeniu shqiptar, njeriu e shkrimtari i cili tërë jetën dhe veprën e vet ia kushtoi dashurisë ndaj tokës, gjakut e vendit të shqiptarëve, duke krijuar një trashëgimi të pakundshoqe adhurimi e lavdie ndaj vendit e kombit të vet”, thotë ajo.

    Presidentja thotë se Kadare ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë.

    “Me këtë dashuri, të cilën ai e ka shprehur gjithandej veprave të tij, ai i ka paraqitur vlerat e popullit të tij nëpër botë, duke e lartuar gjithandej gjuhën, kulturën e letërsinë shqipe dhe vetë popullin shqiptar, ndërsa të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës për të jetuar i lirë e i mosvarmë e mbrojti gjithandej botës, në qarqe intelektuale e kulturore, në ambiente politike e në letërkëmbimin e tij me personalitete të shquara botërore”, ka theksuar ajo.

    Osmani në reagim ka shtuar se “Populli i Kosovës, sikur i gjithë populli shqiptar, sot është në zi”.

    “Ai humbi kolosin e dijetarin më të njohur shqiptar, humbi mbështetësin e pandalshëm të së drejtës së popullit shqiptar në Kosovë për të jetuar i lirë e i mosvarmë e promovuesin e pandalshëm të kësaj të drejte gjithandej botës. Humbi shkrimtarin e papërsëritshëm, të cilit si Presidente kisha nderin t’ia dorëzoja shtetësinë e Kosovës kohë më parë, sikurse edhe Urdhrin “Hasan Prishtina”. Për dhjetëvjetësha të tërë, ai e kultivoi artistikisht e intelektualisht ndjenjën e lirisë, duke na bërë edhe ne, shqiptarëve të Kosovës, ta kuptonim më mirë përmasën e lirisë e ta gjakonim atë përjetësisht”, nënvizoi ajo.

    Në reagim, Osmani thekson se “Kapërcimi i tij në jetën e përtejme shënjon ndarjen fizike nga ne, por ai do të mbetet përjetësisht në zemrat e në shpirtrat e miliona lexuesve e adhuruesve të veprës së tij, në zemrat e shpirtin e çdo shqiptari, kombit të cilit i shërbeu deri në frymën e fundit”.

    “Lavdi veprës e jetës së kolosit Ismail Kadare”, shkruan Osmani.

    Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare, mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Ismail Kadare është shkrimtar, personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe.

    Balkanweb

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

    Shtëpia Botuese ‘Onufri’ deklaratë zyrtare për vdekjen e Kadaresë: Ndërroi jetë në QSUT

    Emri:  ismaik-kadare-2-1536x1213.jpg

Shikime: 1119

Madhësia:  44.7 KB

    Shtëpia botuese ‘Onufri’ përmes një reagimi zyrtar ka treguar detaje nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.

    Shtëpia botuese konfirmon se Kadare humbi jetën mëngjesin e sotëm në QSUT, pasi pësoi një arrest kardiak.

    “Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë.”, thuhet në reagimin e shtëpisë botuese.

    (BalkanWeb)

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Zef Deda
    Nga Albo në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-08-2024, 22:17
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-09-2023, 17:09
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 20:19
  4. I.Kadare ose shkrimtari që i zgjati jetën Rregjimit komunist
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 02-08-2012, 12:30
  5. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 20:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •