Urime INDRITI per poezite!
Po rradhis nje timen, nese pranon, ndryshe kerkoj une nderhyrjen e moderatorit per fshirje, pa kurfare keqkuptimi.
Dhe pse pak...
Pak det
Pak qiell
Vec dielli i plote.
E pakte
Kjo jete
Ne te madhen bote.
Pak larje
Dhe shplarje
Ne ujin e turbull.
Pak kohe
Frymemarrje
Ne qiellin e murmur.
Pak dite
Pa frike
Ne ankthin e jetes.
Vec dielli
Ben drite
Dhe kjo me jep zemer!
* * *
Alma, sigurisht shohim sesi tranformohemi cdo dite, dhe kete e shikon cdokush qe del te pakten nje here ne dite para pasqyres...
Ne fakt ende jam mjaft i ri e ndoshta nuk i takom noshes sime kjo pjesez qe citove por ama jam koshient qe nje dite do te vije edhe pleqeri mjarania.
Te pershendes.
mondishall flm per vargjet te pershendes edhe ty po aq ngohtesisht sa dhe mikun tim te shtrenjete Caushin qe e kam pike te dobet![]()
Injoranca nuk zhduket me top
Mos me kerkoni!
Mos me kerkoni,miq te nderuar
mos me kerkoni me mallengjim
tashme nga ju larg jam larguar
ne shteg te erret ne rruge pa kthim.
Mos me kerkoni me neper vargje
Me sjam aty kam ikur larg
Si lot jam tretur neper faqe
Nje lot i thare, as djeg as lag.
Mos me kerkoni, mos me kerkoni
si vese mengjesi jam tretur une
Me nuk vij pas, nuk mundem dot
kam ikur larg, pa name pa gjurme.
Injoranca nuk zhduket me top
Me shpirt do qaj...
Mund te dukem se shkelqej
Por ne zemer jam i djegur
Mund te dukem se defrej
Rrebelohem duke qeshur.
Dhe ne qesh s’jam i gezuar
Me ben te qesh dhe trishtimi
Ne lotoj s’jam i munduar
Shpesh me rrjedhin lot gezimi.
Ndonjehere qesh ironia
S’di ne ka tjeter si mua
Qaj e qesh nga xhelozia
Qaj e qesh dhe kur nuk dua.
Tjetergje fsheh brenda vetes
S’jam gjithmone ai qe ngjaj
Mund te qesh ne jete te jetes
Por perjete me shpirt do qaj.
Injoranca nuk zhduket me top
Lulja qe kerkoj!
Brodha kohe neper lendina
Neper fusha plot blerim
Pashe lule, trendelina
Gjithe ngjyra dhe shkelqim
Bie vesa e mengjesit
I vadit , i zbukuron
Me pas vjen i arti diell
Me buzeqeshje i mekon.
Mijera lule me pa syri
Neper fusha plot blerim
Ne zemer asnje s’me hyri
S’ka lule per shpirtin tim.
Nder lendina brodha shume
Ne mes lulesh per c’do dite
Por lulen qe kerkoj une
S’ka lulishte qe ta rrite.
Injoranca nuk zhduket me top
Hemm, akoma lendinave ti djali...Kujdes se mos rreshqasesh ne ndonje vese luleje..haha.
Poezia: Medituese!![]()
Kujtimi i lumturisė nuk tė sjell mė lumturi, kujtimi i dhimbjes tė sjell pėrsėri dhimbje
Me plagen lidhur!
Nga ketu ku u ndane zemrat, le te ndahen udhet tona
Ne k’te udhe te pakrye bej te eci me shket kemba
Nuk e di si e filluam kete shteg te erret burg
S’dua me te eci, s’dua, eshte me mire ti japim fund.
Jo nuk dua me te eci, neper rruge pa drite, pa krye
Do te gjej nje tjeter shteg, te ndricuar perplot yje
Nga ketu ku u ndane zemrat, rruget tona jane te ndara
Eshte e kote c’do gjurme te fshijme e ta nisim nga e para
Eshte e kote qe plogeshtuar te shkojne netet sypafjetur
S’dua me te zgjohem, s’dua, enderrprishur, zemerdjegur…
Do te doja tjeter rruge pa lendim, pa plage, pa lot…
Por me plagen qenkam lidhur e prej saj s’u shqitkam dot.
Injoranca nuk zhduket me top
Krijoni Kontakt