Close
Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 125
  1. #41
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    THIKA FETARE

    Gjergj Buxhuku

    Si për të treguar se hallet tona, që për hir të së vërtetës janë të shumta, ne i shtojmë vetë shikojmë të dalin nga errësira ose më mirë nga asgjëja edhe ndarjet fetare. Përsëri kemi shfaqjen e politikës në formën e thikës fetare. Përfaqësues të partive të ndryshme mundohen ti veshin kërkesat e tyre, mbase edhe të ligjshme, për poste qeveritare nën petkun fetar dhe rivalitetit ndërfetar. E njejta gjë, sipas disa të dhënave, po ndodh edhe në disa qytete, për më shumë të shqura dikur për qytetarinë e kulturën tyre. Nuk ja vlen të zgjatemi këtu për të vërtetuar sesa në të vërtetë përfaqësojnë individët ose forcat politke të mësipërme, institucionet fetare, që ata pretendojnë. Ajo, që është e rëndësishme është të ndërgjegjësohemi se në asnjë rast kërkesa të tilla nuk mund të shkojnë në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar, nëse pa asnjë doganë adresohen në media pa asnjë kufizim. Natyrshëm, brenda për brenda kancelarive politke ja vlen, që kërkesa të tilla të diskutohen dhe të merren parasysh, por në asnjë mënyrë nuk duhet të dilet në castin e parë të mos rënies dakort në media.

    Veprimi i kundërt, qoftë edhe nisur nga qëllimi i mirë dhe shprehur nga individë patriotë, në mënyrë direkte con ujë në mullirin e armiqve historikë të kombit shqiptar. Duke i veshur edhe formimit të qeverisë kërkesën për harmonizim fetar, ne pranojmë para gjithë botës se në Shqipëri paska një problem dhe përplasje të tillë. Nëse gjykimi vazhdon më tutje, duke ditur se në letra Shqipëria është vend me shumicë muslimane, del që komuniteti kristian paska probleme me shumicën. Në këtë luftë dhe me llogjikën e mësipërme del se mund të pranohet një aleancë për hir të kristianizmit ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve shqiptarë të përfaqësuar këta të fundit për ironi të fatit pas shkaktërrimit të kishës së shkëlqyer shqiptare të të madhit Fan Nolit, nga klerikët grekë! Si për ti vënë vulën disa mjeranë të paditur dhe të paguar nga gjithë Shqipëria por jo shqiptarë dhe as përmetarë, provokojnë sherr dhe ndërgjegjen e kombit me ngujime në një ndërtesë të ashtuquajtur kishë ortodokse në Përmet, duke sfiduar hapur ligjet e shtetit. Perëndimi nga ana e tij, në kushtet e luftës së hapur kundër fondamentalizmit musliman do të ishte shumë më i kënaqur, që në Shqipëri të kishte statukuonë e sotme, të mos lëvizej drejt shkundjes së pushtetit ekonomik të klaneve ortodokse greke. Përfundimisht me ndihmën e shqiptarëve, arsyetohet edhe në planin fetar sundimi ekonomik dhe politik grek në Shqipëri. Cka ka ndodhur dhe ndodh ne vazhdimësi me dashje apo pa dashje në politikën shqiptare është gatuar dhe gatuhet me mjeshtëri pikërisht nga përfituesit e drejtëpërdrejtë të kësaj gjendje: grupet ekonomike, politike dhe fetare të Athinës. Të gjitha ndodhin kur Kosova është në pragun e zgjidhejs dhe Shqipëria në rrugën e hyrjes në Be pas nënshkrimit të MSA.

    Një grumbull ngjarjesh, ashtu si rastësisht nga veriu në jug po mundohen të shkatërrojnë, atë cka është në thelb më e mrekullueshmja e vetë kombit shqiptar: mirëkuptimin ndërfetar. Si rrallë herë në historinë botërore, shqiptarët kanë ditur të ndajnë edhe në shekujt e erësirës mesjetare në mënyrë të shkëlqyer ndjenjën kombëtare nga ndjenja fetare individuale. E para, ka qenë përkatësia kombëtare e shqiptarëve, gjithcka tjetër vinte pas saj. Edhe vetë shteti shqiptar u ndërtua në dy themele bazë, pra në mbizotërimin e ndjenjës kombëtare mbi ndërgjegjen fetare dhe bashkëjetesën e mrekullueshme të shqiptarëve të feve të ndryshme. Pikërisht, atë cka armiqtë shekullorë të shqiptarëve nuk kanë mundur ta bëjnë në shekuj, po përpiqen ta bëjnë sot. Ata e dinë se nëse fusin fitilat e ndarjes fetare, rrënojnë njerin nga themelet shtetit të shqiptarëve, duke krijuar kushtet për ta mbajtur minimalisht në gjendje jo të qëndrueshme dhe për të patur më pas të gjitha kushtet për të ndalur zhvillimin ekonomik dhe social të tij. Ashtu si rastësisht, në mënyrë të përsëritur vidhen kishat ortodokse në jug, organizohen protesta për eshtra ushtarësh dhe kishash, në gazeta dhe fjalime të ndryshme politike hidhen dhe bëhen insinuata për emërime institucionale në baza fetare. Shto edhe kërkesat e sotme për ndarje postesh politike mbi baza fetare.Gjithcka ndodh në vendin, që kurrë nuk ka njohur diskreminime mbi baza fetare. As në vitet e para të pavarësisë, as në vitet 20 të luftës për konsolidimin e shtetit shqiptar, as në kohën e mbretërisë, për të mos diskutuar në periudhën e ateizmit të sforcuar deri në ekstrem të sistemit komunist. Nuk është aspak cudi, që dikujt i nevojiten këta elementë të përgatitjes së një lufte, që kurrë nuk ka ndodhur në tokat shqiptare.
    Dhe nuk ka si të mos na shkojë mendja, që fitilat e ndezjes së luftës fetare ndërmjet shqiptarëve, hidhen nga armiqtë tanë historikë në caste të tilla me rëndësi madhore të zgjidhjes së cështjes kombëtare, pavarësisë së Kosovës. Të mos harrojmë, se lufta e brendshme bazuar në ndarjen ndërfetare edhe pse për ne mund të duket si një përrallë e dëgjuar diku larg në kohë dhe distancë, është një nga elementët më të mirënjohur për kabinetet politike dhe qytetarët e thjeshtë të vendeve të zhvilluara, që vendosin për fatet e popujve dhe kombeve të vegjël. Të gjithë kanë parasysh luftën në Bosnje të zhvilluar pothuaj krejtësisht mbi baza fetare. Kështu mund të vazhdojmë më tej në Lindjen e Mesme, Pakistan, Indi, atentatet në Lonër dhe Nju Jork, etj.. Nuk ka argument më të thjeshtë për tu kuptuar për diplomacinë botërore për paaftësinë ose rrezikshmërinë e shqiptarëve për të ndërtuar shtet, sesa tu tregosh me fakte sado të vogla dhe të sajuara se në Shqipëri përvec krimit të organizur, mafias ndërkombëtare, korrupsionit, mungesës së zgjedhjeve të lira, varfërisë ka edhe probleme ndërfetare. Ata shumë më lehtë e kanë të pranojnë për konfliktet ndërfetare, sesa të kuptojnë realitetin pothuaj unik në botë përfshi edhe ata vetë, të tolerancës së jashtëzakonshme fetare të kombit të shqiptarëve.
    Ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe.Të gjitha klanet dhe grupet, që formohen në Shqipëri, kapin ose kërkojnë të marrin poste qeveritare dhe përfitime ekonomike nuk krijohen mbi baza të përkatësisë fetare, por vetëm mbi baza të përfitimeve materiale të ligjshme dhe të paligjshme, qofshin ato. Ka vetëm një përjashtim me rregullin e mësipërm dhe ky është pikërisht grupimi i politikanëve dhe biznesmenëve grekë së bashku dhe fatkeqësisht me kryepeshkopin e kishës ortodokse shqiptare të importuar nga Greqia. Sic duket është pikërisht ky grupim, për hir të së vërtetës mjaft homogjen, që mbase mund të jetë edhe krijuesi dhe përfituesi i drejtpërdrejtë i grumbullit të cuditshëm të ngjarjeve të rënda me karakter fetar, që kanë ndodhur kohët e fundit në vend. Ata nuk mund të pranojnë në asnjë mënyrë ndryshimin pozitiv të politikës vendimarrëse shqiptare, as fillimin e hyrjes së Shqipërisë në BE as edhe pavarësinë e gjysmës së kombit shqiptar. Ata e dinë se shumë shpejt pas kësaj do të humbi edhe parajsa ekonomike e sotme kua përfitojnë qindra e qindra milionë euro në shpinë të shqiptarëve. Në kushte të tilla politika shqiptare e cdo krahu të jetë shumë e kujdesshme në hedhjen e helmit fetar në cfarëdo forme. As edhe hija më e vogël nuk duhet lejuar ti hidhet diamantit të mrekullueshëm shqiptar në të gjitha trojet kombëtare: bashkjetesës shekullore ndërfetare.


    08/07/2006

  2. #42
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Nuk e kuptoj se kush e kishte këtë mendim se në Shqipëri ka ekzistuar Tolerancë Fetare. Nëse do të themi këtë, atëhere i bie që një pjesë e mirë e Historisë së Shqipërisë të hiqet. Nëse me Tolerancë Fetare nënkuptojmë mosekzistencën e një lufte të brendshme dmth civile kjo është temë tjetër.


    Po le ti kthehemi 'detyrës'.


    Jam dakort me mendimin e Manulaki. Nëse ka ekzistuar një 'harmoni fetare' në Shqipëri kjo ka qenë për vetë faktin se shqiptarët në të kaluarën, ose më mirë pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë analfabetë dhe askush nuk ishte në gjendje të lexonte apo edhe të studionte Shkrimet e Shenjta që ekzistojnë të çdo lloj feje.

    Kështu ishin të detyruar të ndiqnin verbërisht udhëzimet e udhëheqësve të tyre fetarë, qofshin ata të krishterë, qofshin myslimanë. Hidhini një sy gjendjes së sotme. Jemi në një Forum dhe jemi të gatshëm t'i hidhemi në fyt tjetrit për shkak të besimit dhe të mendimeve që ai ka për besimin tonë. Nuk besoj se është dikush që mund të thotë që ne kemi një harmoni midis besimeve fetare të këtushme sepse do të dilte gënjeshtar. Shqipëria është ende në fillimet e saj përsa i përket fesë, pasi kaloi një kohë e gjatë që të gjithë shqiptarët nuk u ushqyen me besimin fetar dhe besoj se kemi rrugë akoma për të bërë.



    Për mua kjo vlen më tepër:


    Duhet qe njerezit te mos mendojne me paragjykim per tjetrin. As shteti, as ligji nuk mund te krijojne apo imponojne tolerance. Toleranca vjen nga dashuria kush e ka, nga miresjellja kush e ka, nga pranimi i tjetrit ashtu sic eshte, kush mund ta beje nje gje te tille.



    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2005
    Postime
    47

    Kur moderatorët dështojnë

    Së pari, kërkoj ndjesë që ky shkrim nuk përkon me "detyrën e shtëpisë", porse, ia lejova vetit, pasiqë shumica e shkrimeve ishin jashtë kësaj detyre.

    E kam parasysh se të drejtosh një mori temash është problematike, prandaj, në një farë mënyre mund edhe të arsyetohet mungesa e "drejtimit" edhe të kësaj teme nga moderatori përkatës. Mirëpo, për këtë duhet të shtohet numri i moderatorëve (nuk po bëjë promocion për veten me këtë rast), e jo të mbeten temat pa kujdes.
    Nuk është puna vetëm për këtë temë, por për shumicën dhe atë posaçërisht në kuadër të pjesës: Toleranca Fetare.
    Nuk di si bëhet që pikërisht në këtë pjesë, ku duhet të rrezatoj toleranca, shpërndahen fjalë të rënda, fyerje dhe anatemime.

    Toleranca fetare tek shqipëtarët ekziston vetëm në fjalë dhe ekziston vetëm prej zorit. Me zhdukjen e problemeve tjera që rëndonin më tepër (komunizmi në Shqipëri, pushtimi serb/jugosllav në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi,...), çështja e tolerancës fetare do të paraqitet gjithnjë e më e rëndësishme. Dhe sa më vonë që zyrtarët shtetëror (dhe ata fetar) të fillojnë të merren me të, aq më i rëndë do të bëhet (dhashtë Zoti, e nuk arrinë deri në shkallë të luftës qytetare/vëllavrasëse).

    Duke thënë se kombi shqipëtar ka tolerancë të theksuar fetare, ndërsa arsye për këtë është vetëm fakti që "pleqtë" tanë nuk kanë pasur "nge" që t'ia fusin thikën njëri tjetrit, ndërsa "zogjtë" e tyre sot nxjerrin flakë për goje nëpër forume KOMBËTARE (pra, jo fetare), do të thotë, "t'ia lyesh kokën me akull" vetit.

    Në këtë temë, kishte edhe shkrime mjaftë pozitive, me propozime konkrete. Mirëpo, ato ishin mbetur në harresë, sepse, sytë t'i "ngulfasin" shkrimet të cilat brohorisin të kundërtën.

    Mua më kanë mësuar një parim shumë të thjeshtë: "Pastro së pari oborrin tënd, para se të shohësh oborrin e fqinjit". Kjo, natyrisht mund të zgjerohet edhe në lagje, fshat, e kështu me radhë. Dua të them: për të folur për tolerancë fetare, duhet së pari të pastrohet kjo temë, nga shkrimet që fare nuk përkojnë me të (përfshirë edhe këtë shkrimi), dhe të mbesin vetëm ato shkrime të cilat mbështesin TOLERANCËN (HARMONINË) FETARE, dhe jo vetëm në shoqërinë shqiptare, por në tërë kombin.
    Përshëndetje!

  4. #44
    Hipi Zhdripi Maska e Dan
    Anëtarësuar
    05-02-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    43
    Toleranca fetare për mua është kur unë si shqiptarë kamë të drejtë të mbajë fenë time. Feja nuk bie në kundërshim me interesat e shoqërive njerzore por përkundrazi ajo i ndihmonë. Këtë nuk mund ta kundërshtojë edhe ateisti më i madh në botë sepse çdo qetësim i shpirtërave i ndihmon shoqërisë (ty, mu, etj.) dhe njerzit kanë nevojë për shprehjen e rrespektit dhe ndjenjave ndaj krijuesit.

    Prishje e harmonisë për mua është kur besimtari i pa ditur i një komuniteti fetar përderisa gjendet në rrethinën e shoqëris shqiptare harron mësimet e dalura nga librat e shenjtë fetar për rrespektin dhe mirësjelljen. (Kjo ndodhë zakonisht tek besimtarët që nuk e kanë lexuar por e kanë me t´nine mësimin për rrespekt dhe mirësjellje)

    Në bazë të këtyre dy rradhëve më lartë harmonija forcohet duke lexuar librat e shenjtë fetar dhe duke rrespektuar udhëzimet që gjenden në to, udhëzimet tjera që vijnë nga njeriu duhet marrë me rezervë sepse njeriu nuk është përfekt dhe për këtë kanë përparsi njerzit e shoqëris shqiptare të cilët më së miri dinë se si krijohet dhe mbahet harmonia fetare në rrethinën shqiptare.
    Hipi Zhdripi nga Wiki

  5. #45
    Kjo "detyre shtepie"- mua me duket e lehte.

    Per te qene tolerant ne fe duhet thjesht te veme ne jete ate qe shkruajne
    Shkrimet e Shenjta, kjo vlen per tre komunitetet kryesore.
    Kur isha per here te fundit ne Tirane, mora vesh qe kishte edhe budiste por
    qe flisnin shqip, perpara se te jene budiste jane shqipetare.
    Toleranca ka qene gjithmone me fene por me pak me njeri-tjetrin- ky eshte fakt.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kjo teme nuk eshte hapur per diskutim!

    Kjo teme eshte hapur si nje detyre shtepie

    Albo
    sa thenie e bukur kjo ....
    vertet shqiptari duhet ta ket detyrê shtepie me then qdo dit:
    shqiptari asht shqiptar me shum fé !
    po kjo na mundeson ti njohin te gjitha fet, feja asht besim, qdo njeri ka nevoj te beson ne diçka e pse mos te njohim qka beson shqiptari , vetem te jet shqiptare e mos te na mesojn tjeret kujt duhet ti besojm .Me duket qe sot kemi fetar shqiptar teper te shkolluar qe na tregojn me mir qka duhet e mos te perzihen shtetet e huja qka don shqiptari, jemi te vetdijshem, fet i kemi nga e njeta kohê si te gjith europa!
    Nji dit te gjith ishim pagan ket askush mos te mohon !

    Une jam aq optimiste qe ska kush qe me biend ti mohoj fet shqiptare qe na solli historia qoft muslimane, katolike,ortodokse apo tjera qe jan.

    te gjith flasim nji gjuhê e kemi drejt te besojm zotin qe na ndihmon .
    MOs te jetê feja qe ndan njerzit mjaft kemi probleme tjera .
    Zoti ka then: ti mundohu une te ndihmoj , po Zoti i ciles fé tha ? ket se di apo kemi te gjith te njetin Zot .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #47
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Red face

    harmonia mahet duke kuptuar qe feja o ni gjo personale dhe individuale..........dhe askush nuk ka te drejt me nderhy n'fejen e askujt.........gjdo kush me fe t'vet dhe do kemi paqe per 10000000000000 vjet (kjo vlen per kejt ballkanin)

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    81
    Ateizmi eshte nje menyre tolerance e shkelqyer.
    Jeta eshte e shkuter dita eshte e gjate

  9. #49
    Për një Shqipëri ETNIKE Maska e Ylber_Experti
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Vendndodhja
    Në Enciklopedinë: alb.exp@hotmail.com
    Postime
    25
    Si te perforcohet toleranca?

    Te bojkotohen dhe te injorohen keta argatet e grekeve, qe marrin pune nga armiqt tane per te percare popullin (sikur shume ca ketu qe pash qe nga shkrimet e para te tyre).

    Ateizmi eshte shkaku i pare fatkeq per prishjen e tolerances dhe futjen e urrejtjes, perderisa ata qe ne fillim kane koncepte shtazarake, perderisa njeriun e llogarisin kafshe, e ku mbet kafsha te na mbaj leksione per mirejetese e bashkejetes e mirekuptim e tolerance?

    E ju greket qe jeni ketu, dhe ju qe e keni shitur kombin shqiptar per ca te holla qe ua kane ofruar greket, po ua kujtoj se nuk do arrini kurre te na percani neve shqiptareve, sic ka thene nje Mullai shqiptarise, teologu Molla Idriz Gjilani "Kemi tre fe, por kemi nje Atdhe te perbashket, nje gjak vellazeror, nje gjuhe, nje diell e nje Zot. Detyre, mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut..."

    Rroft Shqiptari i vertete, qe vdes urie, porse nuk e shet kombin per grekun e mallkuar!

    Experti!
    Personaliteti i njeriut vishet me moral, ndërgjegje, sinqeritet dhe karakter të fortë. © Ylberi

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    mua nuk me pelqen aspak qe shqiperia te jete nje vend fetar,si katok/kriststian. musliman dhe fete e tjera po ashtu.

    gjithmone eshte thene, feja e shqiptarit eshte shqiptaria,,,,,te duam njeri tjetrin,te ndihmojme njeri tjetrin dhe te respektojme njeritjetrin po ashtu.

    shqiperia nuk ka nevoj per fe.....feja per mendimin tim eshte si politika,,,,,,,,,, por politika lufton per qeveri dhe ligj...........gjersa Feja per fshirje truri,dhe pengese qe populli te eci ne diturine e kohes sic jane vendet e zhvilluara qe nuk para mendojne qe ekziston nje fe por ligji dhe shkenca.


    Feja it don't make sence per ate qe ka llogjike me e kuptuar kaq gje.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

Faqja 5 prej 13 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  3. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •