Close
Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 125
  1. #31
    sabrina Maska e bijonda
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    6
    un mendoj se shteti nuk ka nevoj te beje ligje e rregulla per respektimin e feve por vet shqiptaret duhet ta respektojn fene e tjetrit dhe te mendoj se si e kishin ndier veten ne qofte se dikush kishte prekur per te keq ne fen e vet.
    pershendetje

  2. #32
    Me hyrjen e elementeve radikale- me kthimin e studenteve nga bota arabe,ose me hyrjen e sekteve nen-kristiane...toleranca fetare ne Shqiperi rrezikohet dhe mund te eskaloje!
    Le te mos i bajme qejfin vehtes por ta shihim rrezikun ne sy!
    Qyteti i Shkodres,i cili eshte me i varfer se ai i Lezhes,po ngrihen xhamija ne cdo lagje,ne nje kohe qe nuk kemi ndertime kishash te reja,pervec atyne qe kane qene dikur apo po rindertohen!
    Financimi i botes arabe ne Shqiperi eshte vetem ne aspektin fetar:
    Pse?
    Sepse me radikalizimin e Shqiptareve ne anen e fese islame,arabet do kishin nje gure te forte ne dore si balance per Perendimin!
    Mos te harrojme edhe Bosnjen dhe pjesen perendimore te Maqedinise gjithashtu edhe Kosoven,dhe Evropa(kshu mendojne arabet)do beje leshime icik nga nje cike derisa islami te futet thelle ne Evrope nepermjet shtimit te pa mase te banoreve te fese islame!
    Islamistet mendojne larg,por jane aq te trashe sa te shikojne afrimin e zhdukjes se islamizmit(te pakten te atij radikal)nga vete islamistet!
    Dhe Evropa rri e shikon me buze ne gaz!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e ONLY THE BRAVE
    Anëtarësuar
    04-03-2006
    Vendndodhja
    Atje ku te shpien te gjitha rruget.
    Postime
    6
    Toleranca fetare midis besimtareve te dogmave fetare,pra midis atyre qe pranojne papen si udheheqes te katolicizmit,sheriatin si kod ligjor qe te drejtoje boten si 1500 vjet para dhe atyre qe mburren me patriarkanen ortodokse e cila meqe ndertoi shtetin grek(se ajo e ndertoi se greket as gjuhe te tyren skishin)kujton se do mund te shkaterroje kombin shqiptar nuk mund te kete.Tolerance ka vetem midis atyre qe besojne ne nje zot qe na krijoi dhe na do te gjitheve.Po te arijme te kuptojme qe te gjithe jemi njerez si europiane,afrikane,arabe,kineze etj atehere duhet te zgjohemi se po enderrojme se nuk do ndodhe kurre.Pra si perfundim fale zotit shqiptaret nuk jane si keta besimtaret ketu se tolerance jo vetem nuk do kishte po gjaku do kish vajtur der ne gju.
    JETO E LER TE VDESIN

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e agim77
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    10

    une si pas mendimit tim

    secili t a mbaj fejen e vet dhe mos diskriminohet feja islami ne shqiperine

    nje po ju them se feja muslimane ne te gjitha viset shqiptare jan shumice dhe fete te tjera jan pakice ka tendenca se gjoja shqiparet kan qene katolik jo orthodokt dhe kshtu me rradh

    ajo koh ka kaluar sot eshte realiteti ndryshe


    dikur ne 1930 shkoder ishin 32 xhami dhe minare sot ato monomnte jan zhdukur


    babagjyshi im luftone atehere dhe i ka pa me sy e vet kan qene ato xhamite

    pytni shkodranet a ka qene ashty ajo me treguar dhe jam krenar qe jam shqiptare dhe musliman
    dhe lavdi deshmorve te kombit sikur qe ka ra heroikisht adem jashari me tere familjen
    dhe gjith te tjerve
    Ndryshuar për herë të fundit nga agim77 : 28-03-2006 më 19:21

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2005
    Vendndodhja
    Strugë
    Postime
    29
    Toleranca fetare ne Shqiperi do te forcohet kur te gjithe misionaret vendas dhe te huaj do debohen njeher e pergjithmone.

    Jane pikerisht keto misionare qe po tentojne te prishin gjene me te shtrejte qe kemi, Tolerancen Nderfetare.
    Albanian ForEver

  6. #36
    Nuk ka tolerance fetare!
    Ne asnji vend te botes!
    Vetem ju rre menja kot,me nji shkendije te vogel ne ceshtje fetare,ne Shqipni mund te plase lufta keq!
    Kjo u intereson vetem botes islamike fundamentaliste(pra jo asaj paqesore,sepse bota islamike ka dy grupime)!
    Shqiperia asht nji vend kyq ne Evrope!
    Muslimanet shqiptare jane ma fanatike fetare,si rrjedhoje mund te bine lehte pre e propagandes wahabiste radikale!
    Kjo vehet re shum kollaj ne Shkoder,qyteti me i madh verior me dy besime fetare,varferia e ka mjeru ket qytet,edhe Lushnja ia ka kalu!
    Nuk mund te kete tolerance fetare sepse feja asht kriju pikerisht per ngaterresa ne ato vende ku ka perzimje fetare!
    Gjithsesi,muslimanet shqiptare(jo te gjith) mendojne qe duke qene shumica,mund te luajne si mica me minin me fete e tjera,por harrojne keta muxhahedine me surrat evropiani,se Shqiperia eshte vend Evropian,ashtu sikur Bosnia,e cila u la te pergjysmohej vetem per fundamentalizmin e saj ne rritje!

    Rrini urte e mos i fryni zjarrit,se do digjeni vete brenda!Jena vllazen me mijra vite,por nuk jena ma ne kohen e Perandorise Osmane!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ismail Kadare: Prania e dy shteteve shqiptare në Ballkan do të jetë e mirë për vizionin e shqiptarëve
    Ilir Ikonomi
    22-04-2006



    Në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës gjatë qendrimit në Shtetet e Bashkuara, shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare tha se me zgjidhjen e statusit të Kosovës, prania shqiptare në Ballkan do të jetë e fuqishme. Duke folur për ato që ai i quajti “dilema” tek disa shqiptarë lidhur me përkatësinë e tyre, ai tha se kombi shqiptar e ka vendin në Evropë dhe jo në Lindje. Ismail Kadareja erdhi në Shtetet e Bashkuara për të mbajtur një ligjëratë në Institutin Harriman të Nju Jorkut mbi marrëdhëniet mes letërsisë dhe tiranisë.



    Zëri i Amerikës: Ka patur raste që në Shqipëri tensione ndërfetare janë rritur, përfaqësues të njërit besim fetar ankohen për veprime të besimtarëve të një feje tjetër, siç e kemi pare për shembull gjatë këtij viti. A është ende e vlefshme shprehja se marrëdhëniet ndërfetare në Shqipëri janë të shkëlqyera, apo kjo ka mbetur thjesht një formulë për t’u dukur mirë në sytë e botës.

    Ismail Kadare: Nuk mendoj se ka qenë një formulë e sajuar për propagandë të trandafiltë, pra për t’u dukur mirë. Jo. Kjo ka qenë një gjë e vërtetë. Nëqoftëse do të kishte patur dizarmoni fetare, Shqipëria do të ishte shpërbërë prej kohe ose do të ishte tani një grumbull krahinash që kush e di se si do të kishin përfunduar po të ishin ndarë sipas feve. Kështuqë harmonia fetare, marrëveshja midis feve ka qenë një realitet, një gjë për të cilën shqiptarët janë krenuar me të drejtë. Sepse, duke qenë një popull shumë energjik në grindje, siç janë për fat të keq, ata do ta gjenin fenë si një vjegë, si një pretekst për t’u shpërbërë. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka pse të ndodhë tani. Natyrisht, në liri shfaqen probleme që për arësye madhore të robërisë nuk janë dukur më parë. Shqiptarët kanë patur probleme të tjera. Kur gjysma e Shqipërisë ishte shtypur nga komunizmi shqiptar dhe gjysma tjetër nga komunizmi serb, sigurisht që problemet fetare dalin në plan të dytë. Kështuqë kur vjen liria – Shqipëria dhe kombi shqiptar përgjithësisht, në shumicën e strukturës së vet janë të lirë - natyrisht që do të dalin probleme më të sofistikuara dhe prandaj del edhe problemi i kësaj harmonie fetare e cila, për mendimin tim nuk ka pse të rishikohet. Ajo ka qenë një përvojë shumë e vlefshme për kombin shqiptar por ajo duhet mirëmbajtur dhe duhet riushqyer, asaj i duhet bërë meremetim ashtu si çdo ndërtesë në këtë botë që kërkon mirëmbajtje.

    Zëri i Amerikës: Sa rëndësi ka kërkimi i identitetit etnik apo fetar për shqiptarët në një botë ku kryefjala është globalizimi? Cfarë duhet harruar dhe çfarë duhet ruajtur në këtë identitet?

    Ismail Kadare: Unë mendoj se identiteti shqiptar nuk bie ndesh me atë që quhet identitet evropian. Absolutisht jo. Evropa, që në themelet dhe në frymën e saj është Evropë e kombeve. Nuk është Evropa e fshirjes së kombeve. Nuk ka ndonjë Evropë abstrakte, të përgjithshme. Nuk ka ndonjë Evropë siç ishte doktrina e komunizmit sipas të cilës “jemi në radhë të parë komunistë pastaj kemi edhe kombësitë tona, jemi sovjetikë pastaj jemi edhe lituanezë, gjeorgjianë apo armenë” siç thuhej për kombet në ish Bashkimin Sovjetik. Jo. Evropa po ndërtohet si një Evropë e kombeve dhe jo si një Evropë e fshirjes së identiteteve. Prandaj, identiteti shqiptar si identitet themelor në Ballkan, është po aq i fuqishëm sa edhe identiteti grek, identiteti i sllavëve të jugut dhe s’ka pse neve të na shqetësojë një gjë e tillë. Ne kështu do të bëjmë pjesë në mozaikun evropian dhe kështu është e gjithë Evropa: në veri janë identitetet e vendeve skandinave, në qendër janë të tjera identitete, në perëndim të tjerë dhe në lindje të tjerë.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Nje nga arsyet e intolerances jane konfliktet qe injektohen ne shoqeri.

    Ne shqiperi kemi 15 vjet me injektime te perditshme te konflikteve nga politika--qe keto do fshaqen kudo e dihet edhe babai me djalin jane zene e vellezrit jane zene e vrare nga klima e zenies e konfliktit.

    Ne kohen e pare qe nje klim tjeter ne shoqerine shqiptare, e nen kete klime e qe kjo qe nen kete qe toleranca.
    Ne cdo komunitet kishte pleqesi e nje urtesi ne zgjidhje te problemeve, plus degjonim njeri tjetrin e kure nuk ziheshim per probleme fetare, po respektonim fene e tjetrit e gjithnje me takt kur flisnim per te qe mos ofendonim tjetrin e me respekt.
    E prandaj ne komunitet ne shqiperi kishte harmoni.

    Pra duhet te krijome nje klime te tille.

    Plus dhe shteti duhet te ndihmoj komunitete e mos i lej ne duar te shoqatave e grupeve ekstreme fetare qe duan te mbjellin ne shqiperi ekstremizma e konflikte per axhendat e tyre.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Duhet qe njerezit te respektojne njeri-tjetrin dhe opinionet dhe deshirat e njeri-tjetrit, dhe te pranojne faktin qe nuk mund ti besh te gjithe njerezit si veten. Cdo fe ka zakonet e veta ato qofshin te mira apo te keqija, dhe ne nuk mund te gjykojme nje fe ne teresi nga veprimet e nje individi.
    Ignore List: Den Bossi

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Prej kesaj mpleksjeje shumefetare shqiptari modern, i cili ka jo pak mangesi e te meta, ka rezultuar sot nje qenie sociale shume me tolerante, mjaft me e pasur shpirterisht, madje per autorin e ketyre radheve edhe me atdhetare se kur etnia jone ishte vetem njefetare.



    Euromyslimani shqiptar
    E Marte, 16 Maj 2006
    Nga Ylli POLOVINA



    Kohet e fundit ka nje prirje te dukshme te nje pjese te opinionit tone, e vecanerisht te nje pararoje aktive te elites sone intelektuale e politike, per te ritheksuar here pas here faktin historik se rrenjet e qyteterimit shqiptar prej pothuaj dymije vjetesh kane qene te lidhura me krishterimin. Per shkak te nje regjimi te shkuar ateist, per nje gjysem shekulli rresht u krijua boshllek informativ ne kete te vertete dhe ritheksimi brenda vendit i ketij fakti nuk eshte gje tjeter, vec nevoje e detyrim ndaj nje te vertete historike. Nderkohe ka nje prirje ne rritje te nxjerrjes ne pah te kesaj te vertete, edhe per mjedisin informativ te kontinentit, c'ka nuk duket aspak pune qe parimisht perben ndonje faj, perkundrazi. Edhe Evropa duhet ta dije qe dymije vjet me pare populli ilir i arberve dhe te gjitha trojet shqipfolese kane qene nder te parat ne rajonin tone gadishullor qe bazonin shkolla dhe pergatisnin perhapes te krishterimit per te gjithe hapesiren qe me pas u quajt Ballkan. Opinioni i familjes se madhe te Bashkimit Evropian, mbi katerqind milione njerez, ka mungese te thekshme te dijenise per kete realitet dhe per pasoje, nen efektin e qarqeve te painformuara, te keqinformuara apo qellimisht dizinformative, po bluan prej kohesh ne makinen e vet te imazhit nje pamje te pasakte per shqiptaret. Duke qene se ky opinion, i cili voton shtateqind e me shume deputetet ne Parlamentin Evropian dhe me kete rast percakton edhe politiken e Brukselit akoma mendon se jemi nje kombesi dhe popull teresisht me besim mysliman e keshtu te paragjykuar si te infektueshem nga radikalizmi islamik, theksimi i te vertetes se rrenjeve tona te krishtera te pakten luan nje rol sqarues dhe ekuilibrues. Ne rast se evidentimi i kesaj te vertete behet edhe per nevoja utilitare ne ndihme te sinqerte te procesit tone te eurointegrimit serish jo vetem nuk behet gabim, por dobia eshte e pamate.

    Shqiptaret duan dhe kane te drejte te hyjne ne Bashkimin Evropian. Shume nga ata qe ne zemer te kontinentit jane ne komande te ketij aksioni kane nevoje jo te na lehtesojne detyrat qe kemi per te permbushur standardet e integrimit, por per te na kuptuar me mire. Pershembull u duhet te mirekuptojne perse duke cmuar rolin e madh miqesor me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne mbetemi ngultesisht nje kombesi filoevropiane. Behet fjale pra se ne kete vlere kane peshe, jo thjesht pozicioni gjeostrategjik, por edhe rrenjet tona te vjetra te krishtera.

    Mirepo ne kete perpjekje te madhe te nje pjese te elites tone aktive kombetare, si edhe nga te gjithe ne te tjeret, mund te ndodhe te kapercejme kufijte e kesaj te vertete te madhe te perkatesise te rrenjet e krishtera. Ne shekullin e katermbedhjete me pushtimin osman ne te gjithe Ballkanin e po ashtu ne hapesirat shqipfolese, ndodhi edhe perhapja e nje besimi te ri fetar, i cili vinte nga pertej lindja. Ai ishte myslimanizmi. Qe prej ketij casti, ne shqiptaret moderne pervec mases se laikeve e ndoshta edhe te nje segmenti ateist, ushtrojme e besojme gjithsecili nje nga tre fete tona kryesore: myslimanizmin, krishterimin ortodoks dhe ate katolik. Prej kesaj mpleksjeje shumefetare shqiptari modern, i cili ka jo pak mangesi e te meta, ka rezultuar sot nje qenie sociale shume me tolerante, mjaft me e pasur shpirterisht, madje per autorin e ketyre radheve edhe me atdhetare se kur etnia jone ishte vetem njefetare.

    Trojet shqipfolese ne Ballkan nese kane nje model njeriu qe mund t'ia paraqesin Bashkimit Evropian si pasuri te vertete origjinale eshte ky i sotmi, pluralisti yne fetar. Ne rast se ritheksimi i permbajtur i rrenjeve tona historike te krishtera do te shndrohet ne nje hile te sforcuar per "te bere per vete" Brukselin dhe bashkesine qe te na pranoje ne BE, kjo me e pakta eshte nje mendesi thellesisht provinciale. Realisht ajo mund te degjeneroje deri ne nje akt percares kombetarisht. Do te ishte shume keq qe tani kur ceshtja territoriale kombetare po merr nje zgjidhje sipas standardeve demokratike dhe ndarjes se dhunshme te shqiptareve ne tre-kater shtete iu dha fund, ndarja e re ne nje fe qe na bashkon me eurokontinentin (krishterimi) dhe ne nje tjeter qe nga pengon (myslimanizmi), do te ishte ringjallja e vitit 1913. Nje ndarje qe shtysen kesaj radhe mund ta kishte nga brenda, pa perjashtuar dot hamendjen se frymezohet edhe pertej kufijve te shqipfolesve. Nuk do te kishte pak pasoja ne rast se nje fushebeteje e tille, e krijuar gjithsesi artificialisht, po ashtu do te nismohej si nje menyre per te fituar, ushtruar e kontrolluar pushtet publik nga ky apo ai person, politikan, publicist, shkrimtar apo akademik.

    Duke ritheksuar me vetpermbajtje vetine e rendesishme kombetare se rrenjet i kemi, si edhe gjithe kontinenti yne, ne krishterim, nuk kemi pse heshtim dhe nuk e ngreme zerin edhe per nje fakt tjeter: qe kemi ne viset tona nje tradite, kulture dhe qyteterim te euromyslimanizmit. Myslimani shqiptar, ajo qenie moderne qe beson ne Zot (duke i thene Allah) dhe nderkohe mban kravate, berete apo kapele republike, shkon ne diskoteke dhe noton ne det me rroba banje, njeh shume gjuhe te huaja e mban ne biblioteke te gjitha llojet e librave serioze, ka qene prej shekujsh nje evropian. Kur nje pjese nga paraardhesit tane te krishtere u konvertuan ne besimin islam nuk u ndane nga Evropa, por ndodhi qe u bashkuan edhe me pandashem me te. Per kete dukuri lidhjeje perhere e me te forte me kontinentin ame flet vecanerisht e gjithe fryma, projektet, aksioni dhe emrat e elites kombetare te Rilindjes. Ajo pati si himn mobilizues devizen "feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Ne luften per pavaresi nga Perandoria Osmane nuk e perdori kete parulle bashkuese asnje nga popujt e tjere fqinj dhe kjo ndodhi, jo sepse ishin me pak memedhetare se ne, por pergjithesisht nga qe ishin bashkesi njefetare. "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria" nuk do te thote vetem se te krishteret dhe myslimanet u bashkuan per te formuar shtetin e tyre te lire, por edhe sepse shume nga personalitetet me te fuqishme te kohes, per shkaqe te kuptueshme historike, ishin myslimane. Ishin keta te fundit, shumica, qe bashke me te krishteret i dhane tonin dhe frytet levizjes per clirim kombetar. Me Rilindjen tone ndodhi njelloj si me Levizjen e Dhjetorit, ku masa kryesore nuk perbehej, njekohesisht edhe kjo per shkaqe te kuptueshme historike te momenteve te para te rrezimit te diktatures, nga te persekutuarit prej regjimit, por nga vete bijte e komunisteve.

    Euromyslimani shqiptar eshte nje pasuri qe ne, shqiptaret, e kemi dhe do te ishte driteshkurtesi te mos e bezanim, te vijonim ta thoshim me ze te ulet, ta shqiptonim me ndonje kompleks mangesie. Eurostandardet nuk kane te bejne fare me permbushjen e kartelave fetare te nje populli, por duke ditur se nxitesit e tanishem te fondamentalizmit islamik e luftojne qyteterimin evropian dhe ate perendimor me mjete te dhunshme e terrori, atehere keto caste ne kete kontinent, ne Bashkimin Evropian, fiton vlera shume te medha ky thesar qe shqiptaret prej me shume se gjashte shekujsh kane te formuar ne modelin me te mire se kudo ne kontinent: euromyslimanin. Ai do te sherbeje si neutralizues, cmobilizues e kurues i mentaliteteve radikale te fese islame. Tani kjo nevoje per euromyslimanet ende nuk kuptohet plotesisht perderisa vijojne brenda Bashkimit Evropian debatet nese duhet shtuar apo jo ne projektkushtetuten e tij paragrafi se kontinenti i ka rrenjet ne besimin e krishtere. Vec shume shpejt "antidoda" e re kunder fondamentalizmit islamik, euromyslimanizmi, do te fitoje nje rendesi dhe autoritet te dores se pare.

    Ne shqiptaret nuk plotesojme akoma shume standarde te tjera per t'u integruar shpejt ne Bashkimin Evropian, por persa i perket identitetit tone fetar me kohe jemi teper ne pararoje: jemi njeheresh nje popull qe rrenjet i kemi ne krishterim dhe zoterojme myslimanin filoevropian.
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Faqja 4 prej 13 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  3. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •