Close

Rezultati i Sondazhit: Si mendoni, organizata "Deshmitaret e Jehovait" a perben rrezik per shoqerine?

Votues
35. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Jane nje organizate qe predikon gjera anti-humane dhe si e tille duhet ndaluar me ligj

    14 40.00%
  • Nuk perbejne rrezik per shoqerine sepse njerezit nuk ua vene veshin

    8 22.86%
  • Jane nje organizate qe ka gjera pozitive per t'i ofruar vendit tone

    3 8.57%
  • Nuk me intereson

    10 28.57%
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #-9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    A perbejne rrezikshmeri shoqerore "Deshmitaret e Jehovait"?

    Po hap kete sondazh per te analizuar se a perbejne rrezikshmeri per shoqerine shqiptare "Deshmitaret e Jehovait" dhe si e tille, a duhet te ndalohet me ligj kjo organizate?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #-8
    Larguar..
    Anėtarėsuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Aman o Matrix deri ku do te rrish rehat ti dhe vazhdon te shohesh punen e te tjereve, secili le te besoje ate qe do, pa bere paragjykime per tjetrin se cfare beson ai, me kete teme ti tregon vetem percarje, apo po i konsideron Deshmitaret e Jehovait madje dhe si terorriste.

    Nuk e di se sa do te vazhdoje kjo teme, pse nuk i le te tjeret ne paqe.

    Njerezit kane nje vullnet te lire ata besojne cfare te duan, si ashtu dhe ti qe je ortodoks ose katolik ose musliman ku e di une. Nqs je Moderator, te lutem mos me jep paralajmerime as nepermjet PM.
    Per mua me e mira eshte qe te gjithe ne te jetojme ne paqe me njeri tjetrin dhe jo te luftojme kunder njeri tjetrit, kur nuk kemi dyfeqe dhe fjalet vrasin.
    Kete e them me mirekuptim te te gjitha feve.

    Mirembeci.

  3. #-7
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nuk mendoje qe perben ndonje rrezik per shoqerin.
    Nje lloje sekti qe mundohet ti shpelaje trurin njerzve, varet se sa mbeshtetje gjen.
    Ligjerisht nuk e ndalon dot.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #-6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Une mendoj se shteti duhet te tregohet i kujdesshem me sektet e ndryshme dhe e ka per detyre t'i mbroje shtetasit e vet nga mesime qe mund te vijne ne emer te Zotit por qe jane ne kundershtim me gjerat humane.

    Keshtu psh, fakti qe ata predikojne se "dhenia apo marrja e gjakut ne rast semundjesh apo aksidentesh eshte mekat", eshte nje filozofi anti-humane qe ben qe jeta e njerezve te ndryshem te rrezikohet.
    Vetvrasjet e femijeve, qe lidhen me predikimet e tyre, nuk jane nje rastesi.
    Fakti qe predikojne "se nje i krishter nuk duhet te beje ushtrine", eshte nje akt anti-kombetar
    Kontrolli alla-komunist qe u bejne anetareve te sektit te tyre ne jeten private, eshte nje shkelje totale e te drejtave te njeriut, aq sa ata qe e kane braktisur kete sekt, kane qene gati te traumatizuar nga keto lloj kontrollesh!

    Une nuk them se ata duhet te burgosen etj... por shteti te pakten duhet t'i sensibilizoje shtetasit e vet per gjerat qe ky sekt predikon dhe per pasojat qe mund te kene. Pra shteti ka rol mbrojtes per popullin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 10-01-2010 mė 17:39
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #-5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Mas pari drejtuesit e tyre jane prijes te rreme. Keta u predikojne njerezve shume gjera te palogjikshme, jo humane dhe cka eshte me e keqja e bejne ne emer te Perendise se vertete Jehovait-Jahve (e me te Cilin nuk kane te bejne asgje) dhe te Bibles. Keta dalin neper rruge japin revista dhe e shfaqin pikepamjen e tyre, kjo eshte e drejta e tyre. Keta flasin kunder p.sh. shkuarjes ne ushtri se sipas tyre ushtria eshte gje e keqe, njerezimi nuk ka nevoje per ushtri, keta ende nuk e kane kuptu qe asnje shtet a shoqeri nuk mund te mbijetoje pa ushtri. S'kam q'te them per ta, pos qe jane me se shumti e zeza e vetes duke besuar lloj-lloj budallalleqesh, dhe e keqinterpretojne Biblen qellimisht (ndersa anetaret e thjeshte nuk e dijne). Bibla eshte e vertete qe e ndalon gjakun si ushqim (edhe ne Dhiaten e Vjeter), duke i larguar njerezit nga prakikat pagane, dhe me kete te gjithe te krishteret pajtohen, e kjo ska te beje me marrjen e gjakut per shpetimin e jetes, pra ne menyre medicionale.

  6. #-4
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Deshmitarėt e Jehovait kanė predikime tė ēuditshme, nė mesin e ketyre predikimeve ėshtė edhe zhdukja e nacionalizmit brenda njeriut dhe populli Shqiptar njihet si popull me nacionalizem fanatik andaj mendoj se pėrqafimi i kėsaj feje ose sekti fetar ėshtė krejtėsisht i gabueshėm dhe nė kundėrshtim me Atdhe-dashurinė, mirpo jo vetėm kjo kėta predikojnė se parajsa ėshtė nė tokė dhe gjindet kėtu. I keqinterpretojnė versetet Kur'anore dhe Biblike pėr t'ja pėrshtatur predikimeve tė tyre.

    Pėrshėndetje!

  7. #-3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne internet ka shume materiale informuese dhe paralajmeruese per kete sekt, dhe deshmi nga njerez qe e kane braktisur kete sekt. Problemi eshte qe jo cdokush eshte i afte te hyje ne internet dhe jo cdokush kupton anglisht. Prandaj shteti duhet te beje ate qe nuk e ben dot individi.

    Nje nga "mekanizmat psikologjike" qe kane cuar keta persona ne vetvrasje eshte izolimi social. Dihet qe "Deshmitaret e Jehovait" u kerkojne njerezve qe te izolohen gradualisht nga ambjenti rrethues dhe te kene shoqeri vetem brenda perbrenda sektit te tyre. Po keshtu dihet qe keta zbatojne nje disipline te ashper dhe i perjashtojne anetaret e vet nqs vertetohet se kane bere dicka qe bie ne kundershtim me mesimet e tyre. Kjo ben qe keta anetare te perjashtuar, te kalojne ne trauma dhe probleme psikologjike (sepse tashme keta nuk kane me miq qe t'i perkrahin sepse i humben kur hyne ne kete organizate). Ndaj shteti ose kishat e krishtera duhet te kene programe te vecanta rehabilitimi per keta persona qe jane shkeputur nga thonjte e kesaj organizate dhe kane nevoje per ri-integrim ne shoqeri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 11-01-2010 mė 07:41
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #-2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    @ matrix: ne rradhe te pare ata nuk dihet se si te perkufizohen.
    a jane shoqeri, sekt, fe apo ndonje gje tjeter??? kjo akoma nuk dihet.

    sdq nuk ke baza ligjore per ta ndaluar.

    teoria e tyre per transfuzjonin e gjakut dhe teori te tjera qe kane edhe mund te jene te padrejta, johumane apo makabre, por asgje nuk mjafton per ta ndaluar.
    ata ekzistojne ne te gjithe boten perendimore.

    t'i ndalojme ne ne shqiperi qe t'i japim shembullin e mire te demokracise te tjereva???
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ēdo organizate apo njeri qe instiston me kokefortesi per kthimin e te tjereve ne fene e tij eshte i rrezikshem, sidomos keta deshmimtaret qe shkojne shpi me shpi.

    Per sa i perket anes ligjore,
    nese duhet te ndalohet me ligj ky sekt, atehere duhen ndaluar me ligj te gjitha fete e tjera.
    Nuk ka ligje kunder fese (sado ekstremiste te jete ajo) sepse feja eshte mjet i perkryer kontrolli i masave, dhe si e tille i sherben me se miri klases drejtuese.

  10. #0
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Po hap kete sondazh per te analizuar se a perbejne rrezikshmeri per shoqerine shqiptare "Deshmitaret e Jehovait" dhe si e tille, a duhet te ndalohet me ligj kjo organizate?
    Rrezikshemri sa edhe fete dhe sektet e tjera ,qe sot jane legale ne bote...!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •