Close
Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 125
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2005
    Postime
    14
    Toleranca dhe mirëkuptimi ndaj të tjerëve me fe jetër është pikënisja për një bashkëjetes dhe harmoni mes ati populli që ka disa fe. Në këtë rast, neve, deshëm apo jo, nuk kemi rrugë tjetër, përveqse ta zhvillojmë dashurin mes nesh, ta duam njëjtë dhe ta pranojmë edhe at me fe tjetër, dhe kështu do të e ngrisim nivelin e kulturës dhe vetëdijes njerëzore të popujve tjerë të civilizuar, të cilët këtë diferencë e kanë kaluar me kohë dhe tani e zhvillojnë shoqërin e tyre në baza të shëndosha për një të ardhëme të mirë, të sigurt dhe të fortë në të gjitha segmentet që i përkasin një kombi, duke u nisur nga fakti se: S'KA POPULLË PA FE, DHE FE PA POPULL.

    Me nderime dhe urime Vitin e Ri 2006 me plotë dashuri, respekt, lumturi dhe harmoni SHQIPTARE

    Nexhati

  2. #22
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kosovë: ANTIKATEDRALISTËT - ANTISHQIPTARË!

    -- nga Kadri Osmani, Zvicër

    Myftiu Naim Tërnava: "Nënë Tereza është magjype"!!!

    Të nderuar lexues, ndryshe nga Sigurimi enverhoxhian që çdo shqiptar e obligonte të jetë sipiun, madje edhe spiun e familjes së vet, UDB-ja titoiste nuk e kishte atë metodë: ajo e gjente një plakarec fshati përgjithësisht, veçanërisht këshilltarin ose imamin, dhe shefat e tyre rrinin këmbën mbi këmbë dhe i merrnin informatat për të dyshimtit dhe për armiqtë e tyre potencialë.
    Dhe hoxhët e tillë, sado injorantë, spiu-nazhin e zhvillonin disi nën rrogoz, derisa na doli spiun me bajrak edhe kryehoxha i Kosovës, myftiu Naim Tërnava!!

    Ky "myfti" kaherë ka shpfur nëpër xhemat e nëper grupe, ama tash doli me intervistë te gazeta "ZËRI I DITËS", e datës 2-3 korrik 2005, në ballinë dhe në tungji faqen 5, ku paraqitet me tendenca, me kushtëzkime e me kërcënime!!! Kjo shihet edhe nga vetë titulli: "Nëse ndërtohet katedralja në Prishtinë, do të ndërtohet edhe xhamia e madhe në oborrin e Universitetit"!!! Dhe edhe përpara këtij skandali, xhenazet e politikës dhe xhenazet e gazetarë - heshtin!?! Ky hoxhë nuk është i vetmuar, të tillë janë edhe Mulla Mustafa në Kryeqytetin e Zvicrës, në Bern, dhe Mulla Nebihi në Allstette, në Zürich... Pra, Mulla Nebihi, në sallën e xhamisë, përpara xhematit dhe përpara pjesëtarëve të Bashkësisë Shqiptare të Zvicrës, pati deklaruar: Kjo është Shtëpi e Zotit, këtu i jepet mikrofoni çdo myslimani, por nuk iu jepet mikrofoni katolikëve kaurrë!

    Atë herë unë i shkruaja hoxha-dreqit:
    Zotni Mulla Nebi,
    Po Jua dërgoj këto tekste, për Të ju bindur se ka kush kujdeset edhe për fe edhe për komb: doni Ju t'i ndërpreni armiqësitë myslimanë-katolikë? - apo po dalim me polemika të hapura në të gjitha mjetet e informimit?
    Me nderime.
    Në Bern, më 2.11.2001
    (Kadri Osmani)

    "Bashkë kem ra në fushë të mejdanit:
    Jemi shkri për nder të vatanit
    pre e lasknue në teh të jataganit.
    E gjithmonë kombi i shqiptarit
    për vend të vet e për erz të të parit
    ka ba dekën gjithë për s'mbarit
    pa ju lodh kurrë mendja e kresë
    me e nda kund ndryshimi i fesë:
    paj Bajramit e për Pashkë
    kemi gëzue e ba qejf bashkë."

    Ndërsa në një gazetë shqiptare në Shkodër, prill 1910, Im Atë shkruante ndër të tjera:
    "Ta çkoqi pra prej zemre shqiptari atë fanatizëm që deri më sot kje kaperdi me të, ...të shterngohen në dashtni të njëmendshme ndër veti si Krishtian si Muhamedan. Njat herë ka për t`u pa forca e lumnia e Shqipnisë mbarë.

    Mulla Mustafa
    Imamit të Bashkësisë Islame, zotëri Mulla Mustafë Memeti, në shenjë respekti, mirënjohje dhe miqësie të përjetshme; - për punët tona të mbara, të përbashkëta, për Republikën e Kosovës tonë martire.
    (Fjala është për dhuratën që ia pata dhënë - librin: "Lëkundjet e shekullit" nga M. Felluah Gylen që kushtonte 10 Fr.: Hoxha e kish marrë për provokim,- kush e ka përkthyer!? - pse nuk përkthehen libra tjera...!?")
    Isha në dijeni se Mulla Mustafa po predikonte disa proçka fetare antishkencore: "Në pyetjen në ka përparësi kombi apo feja, përgjigje - s`ka, sepse janë të barabarta"!

    * * *

    Imamët i lëshon sallat e veta të xhamive edhe për tubime të Bashkësisë Shqiptare, madje - falas!? - në fakt ata e kishin vënë nganjë aparat aty, ku mund të blenin njerëzit: cigare, çokollata, kafe, çaj, pije freskuese... d.m.th. nuk ishte pa fitime. Ama unë po mendoja se edhe në këtë mënyrë po afroheshim: sikur priftërinjve, ashtu edhe hoxhallarëve iu kisha thënë se faqet e revistës "Shqipëria Etnike" janë të lira edhe për fetë, me kusht që çdokush ta predikojë fenë e evet, pa u përzier në fenë e tjetrit; duhet të harrohen përçarjet, intrigat, apojo?
    Por çka mendon deveja e çka men-don devejari!?

    Derisa unë po mendoja se që të gjitha organizimet separatiste: klubet, shqatat kulturore e fetare..., duhej të vepronin në kuadër të Bashkësisë Shqiptare në Zvicër, ata jo por po ngritnin taktikat e strategjitë e tyre që Bashkësia Shqiptare të futej nën tutelën e Bashkësive Fetare!!! Derisa e zbulova se ata tanimë kishin depërtuar edhe në Kryesi të Bashkësisë, de disa persona destruktivë, sikur që ishin: Shefqet Jashari-Strofci, mësuesi i tij fetar Ismet Kuqi-(Diplomat dhe Imam!!), Alistar Ramadani etj. etj. Vetëm atëherë e mora situatën në dorë dhe ua tregova se ku e kanë vendin: në stallë, nën kosh e nën hambar, duke ua formuluar në vargje:
    Pa dëgjoni moj shqiptari
    kanë ardhur derrat në Bashkësi
    kanë zënë vend në Kryesi
    nuk paguajnë as anëtarësi!

    "Ta çkoqi pra prej zemre shqiptari atë fanatizëm që deri më sot kje kaperdi me të,..."-dhe hoxhët jo vetëm që nuk e hoqën e nuk e shkoqën nga zemrat e veta fanatizmin e deridjeshëm, por po vijojnë të kapardisen edhe sot dhe disa redaksi ua aakanë hapur dyert e veta hapekrahë për shkrimeve të tyre përçarëse, tendencioze, me kushtëzkime e me kërcënime; të cilët kanë pas vete disa forca të errëta e reaksionare, që po nuk u bërën zap sot dhe menjëherë, një ditë do të pretendojnë që edhe ta marrin pushtetin!?!
    Janë katër dëshmitarë të gjallë se në një lokal afarist në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, Myftia Naim Tërnava ka thënë: "Nënë Tereza është magjupe"- dhe se ai për këtë ka dokument!?! Ne u shtangëm: kishim përpara një alamet hoxhe, me çallmën e Muhamedit mbi kokë dhe të zgjedhur nga Vakëfi, Vendi i Shenjtë!?! Më pastaj ia çova do selame dhe ia këroja "dokumentin", të cilin nuk na e solli as sot e kësaj dite. Dhe më pastaj, çova njerëzit e mi dhe e mora një lidhje me sekretarin e Medresës, zotni Ekrem Simnicën:ekremsimnica@hotmail.com,- i cili në asnjë mesazh të redaksisë nuk na u përgjigj!?!
    E pra, për skandalin e gënjeshtrës së Myftiut Naim Tërnava, janë këta dëshmitarë:
    1.Kadri Osmani
    redaktorpërgjegjës i revistës "Shqipëria Etnike";
    2.Hamit Hamiti,
    veprimtar i njohur nga Besiana:
    3.Fazli Maloku,
    epror i Uçk-ës, nateli: 044/159 998.- Rr. "Drenica" II nr. 53, Prishtinë;
    4.Rabit Osmani,
    nateli:044/24 92 31.- Kodra e Diellit, Rr. II "Mehmet Gradica" nr. 64.
    Momentalish të suspendohen nga puna dhe te fillojnë hetimet për vepër penale të propagandës armiqësore.

    Me këtë kurrsesi nuk do t'i identifikonim edhe fetarët patriotë, ama dhembja është tejet e madhe: përse edhe këta tipa nuk e ndoqën rrugën e ndritshme Mulla Idrizit të Gjilanit!?! Dhe kemi të drejtë që ta shtrojmë pyetjen e bazuar: mos këta tipa kanë lidhje edhe me terrozimin?- edhe me tri shpërthimet në Prishtinë, kundër miqve tanë ndërkombëtarë!?! Kundër çlirimtarëve tanë, paçka se edhe ata nuk janë pa gabime e pa mëkate, sikur që është rasti me propozimin e Jasushi Akashit për Kryeadministrator të Kosovës dhe për sjelljen e socialistit shokut Marek Antoni Nowicki, i cili po i përkrahte sivëllezërit e vet të dyshmitë nga Lista e Zezë!?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 10-01-2006 më 04:12
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Toleranca ka te bej shume me ate qe ta kuptosh realisht besimtarin, a jo besimtarin a ate qe ti mund ta konceptosh se ka nje besim fetar tjeter o rrjedh nga nje familje qe ka qene me nje besim fetar te tille.


    POSTMYSLIMANËT

    Ardian Vehbiu

    Për shumë shqiptarë myslimanë të brezit tim, rritur moteve të sterilizimit totalitar, identiteti fetar edhe kur ekziston është më tepër identitet përkatësie ose origjine – shumë nga ata që të thonë “jam mysliman”, në të vërtetë duan të thonë “rrjedh nga një familje myslimane”, njëlloj sikurse të mençmit gjetiu ligjërojnë se “jemi ilirë” ose edhe më thellë, “pellazgë” e kështu me radhë. Pa përmendur këtu drojën ekzistenciale – kur s’është oportunizëm levantin – të atyre shqipove që kanë vajtur e kanë ndërruar emrat në Greqi, “për hir të fëmijëve”; ose atyre shqipove të tjerë, më në Perëndim, që myslimanizmin e tyre mezi ta pohojnë me zë të ulët, pothuajse me pëshpërimë e me sytë përdhe, për të shtuar pastaj se nuk mbajnë ramazan, derrin e kanë ngrënë den-baba-den në familje e në fis, u gëzoheshin vezëve të Pashkëve dhuratë prej fqinjëve të krishterë, e kështu me radhë deri te kryqi në qafë dhe Pema e Vitit të Ri stolisur me gjithfarë xhinglash pagane. Mirëpo identiteti i shqiptarit mysliman, më shumë sesa një realitet kulturor-spiritual shqiptar, tërheq tani vëmendjen si kyç që mediet dhe institucionet Perëndimore nuk po ngurrojnë ta përdorin për të ftilluar e zgjidhur gjëzën e jetërsisë shqiptare.
    Pozitën gjeostrategjike shqiptarëve myslimanë nuk duket t’ua ndihë as situata ndërkombëtare, ndërlikuar pas 11 shtatorit 2001, pushtimit amerikan të Irakut, plagës së hapur të konfliktit izraelito-palestinez dhe në përgjithësi përvijimit të terrorizmit islamik si kërcënim real për demokracitë Perëndimore dhe stabilitetin global. Megjithëse shqiptarët ende nuk duken të jenë implikuar drejtpërdrejt në rrjetet islamiko-terroriste në Evropë, mediet Perëndimore s’reshten së foluri sa për kontaminimin fondamentalist në shkollat dhe institucionet myslimane në Shqipëri, ashtu edhe për kontaktet, sintonitë dhe sinergjitë midis krimit të organizuar transnacional kontrolluar prej elementit shqiptar, dhe interesave të grupeve terroriste dhe paraterroriste. Shqiptari mysliman në ballafaqim me Evropën nuk po e krijon, as afirmon dot vetë identitetin e vet; pse e gjen të gatshëm e të stampuar prej së tjerësh si tatuazh në llërë. Kalimi nga identifikimi në diskriminim rrezikohet të ndodhë jo vetëm jashtë Shqipërie, por edhe në atdhe, ku një numër të krishterësh e sidomos katolikësh po duan ta prezantojnë veten në ballë të lëvizjes shpirtërore për emancipim të shoqërisë shqiptare dhe afrim të vendit ndaj Evropës.
    Çështja e mbijetesës kulturore dhe sociale të Islamit në Shqipëri duhet shtruar përtej hiperaktivitetit të fondacioneve fetare dhe përpjekjeve të tyre për të vënë në kontroll shtresat më të margjinalizuara të popullsisë, sidomos në periferitë. Ismail Kadareja e formuloi këtë çështje në mos diplomatikisht të paktën me qartësi të madhe, kur i shpjegoi Ramiz Alisë më 1990-ën se shqiptarët historikisht ishin të destinuar të prireshin drejt fesë së krishterë, meqë kjo ka qenë e lidhur me kulturën e tyre, me kujtesën dhe nostalgjinë e periudhës paraturke. “Në këtë mënyrë, nga një e keqe (ndalimi i praktikave fetare më 1967-ën) do të lindë një e mirë. Kombi shqiptar do të kryente këtë korrigjim të madh historik që do të përshpejtonte bashkimin e tij me kontinentin mëmë: Evropën.” Të tjerë autorë pas Kadaresë sonë, në kontekste ligjëratash laike, por edhe fetare të mirëfillta, e kanë rimarrë idenë se identiteti mysliman i shqiptarëve (disa shqiptarëve) përbën objektivisht një pengesë për integrimin e Shqipërisë në një kontinent që e njihka Krishtërimin si kolonë të identitetit të vet.
    Në të vërtetë, konvertime të tilla nuk po ndodhin, të paktën në masë – përjashto riemërtimet tragjikomike të mërgimtarëve shqiptarë në Greqi, të cilat nuk duket t’ia kenë shtuar gjasat pranimit të Shqipërisë në gjirin e kombeve “të krishtera”. Edhe për atë kategori shqiptarësh urbanë me prejardhje myslimane që janë ushqyer që në djep me kulturën Perëndimore dhe Krishtërimin si kontekst të jetës sociale e njohin dhe e përdorin më mirë se Islamin, konvertimi përndjell një element mohues të papranueshëm, ose pranimin implicit të një faji të pakryer. Këta shpesh e kanë më të lehtë të festojnë Krishtlindjet sesa Bajramin, venë e futen më kollaj në kishë sesa në xhami dhe e gjejnë veten pa sforcim në idealet etike liberale të shoqërive evropiane, por myslimanizmin e tyre, sado rudimentar dhe mitik, përsëri e përjetojnë të paktën si mospërkatësi ndër të krishterët. Në ballafaqimin huntingtonian midis qytetërimeve, rreshtohen bindshëm përkrah Perëndimit, dhe Shën Pjetrin nuk do ta këmbenin me Mekën. Po a është vallë gati Evropa t’i pranojë e t’i kuptojë këto krijesa postmoderne të fesë laike të televizionit, kulturës pop dhe respektit për madhështinë spirituale të Perëndimit?
    Po të gjykosh nga ligjërimi i hidhur i medieve, Evropa ende preferon të mos jetë gati. Në këto dekada të ripolarizimit Lindje-Perëndim sipas aksit fetar, deri edhe universalistët liberalë e kanë më të lehtë të pranojnë mes tyre një të krishterë të shfetarizuar, sesa një mysliman njëlloj të shfetarizuar. Masat shumëmilionëshe të brezave të dytë e të tretë të mërgimtarëve myslimanë në intersticet e metropoleve ndihen gjithnjë e më të jetërsuara nga shtetet dhe shoqëritë të cilave u referohen; ngjarje të tilla të bujshme si trazirat e Parisit muajt që shkoi vetëm sa e tendosin edhe më konfrontimin ekzistencial. Radikalët islamikë përpiqen të depërtojnë në këto interstice, për t’ua futur në kllapë shpirtrat të gjithë atyre që e po e rigjejnë atdheun në urrejtje. Vetë politikat multikulturale kanë bërë të mundur lulëzimin e një numri institucionesh armiqësore ndaj qytetërimit Perëndimor – të tilla si disa shkolla fetare dhe medrese, madje edhe një numër tempujsh si vende ku njerëzit mblidhen dhe flasin së bashku, ose komunitete që kompaktësohen në atë masë që margjinalizohen. Për fat të mirë, nëse ka kuptim të përshëndetet kjo, shqiptarët e mërguar deri më sot janë tunduar më shumë prej amoralizmit sesa prej fanatizmit dhe pakkush përsiat mundësinë që puritanët fondamentalistë t’ua prishin mendjen veçanërisht.
    Megjithatë, shumëkush në Evropë e ka të zorshme ta kuptojë se myslimanët nominalë prej Shqipërie janë produkt i një procesi të gjatë shfetarizues, që e ka pikënisjen jo në komunizmin, por në vetë pagëzimin e shtetit shqiptar të vitit 1912. Në Ballkanin etnik asokohe, të paktën që prej Revolucionit Grek, Islami shenjohej si burim i së keqes pse i sjellë prej osmanëve dhe ishte i dënuar për t’u çrrënjosur me të mirë e me të keq, krahas me përvijimin e vetëdijeve kombëtare në popujt e gadishullit. Për Shqipërinë, gjithsesi, alternativa e çrrënjosjes nuk vinte asfare në vështrim, për arsye historike, demografike dhe sentimentale; që këtej edhe formula e Pashko Vasës për shndërrimin e “shqyptarisë” në fe kombëtare, formulë që do të përqafohej pastaj nga shqiptarë të të tri feve kryesore, por duke iu përshtatur më mirë kompleksit të fajit të myslimanëve shqiptarë.
    Që nga ajo kohë, shfetarizimi i shumicës myslimane në Shqipëri ka vijuar në forma të ndryshme, një prej të cilave ishte edhe shkatërrimi i institucioneve dhe ndalimi zyrtar i praktikave fetare në vitin 1967, pas më se dy dekadash mbijetese jashtëzakonisht të përvuajtur të ritualit – të krishterë dhe mysliman – në një vend totalitar ku Perëndisë rrekej t’ia zinte vendin Partia. Siç pritej, pakicat e krishtera e ruajtën më mirë traditën fetare pse ishin mësuar e përshtatur njëfarësoj me përndjekjen, fshehtësinë, margjinalizimin dhe izolimin; ndërsa në myslimanët më tepër ndodhi një transferim në masë drejt pozitave pashkovasiane të shqiptarizmit si fe kombëtare, e cila në mënyra të ndryshme ndeshet edhe sot. Nëse katoliku shqiptar është dhe mbetet krenar që është katolik, ortodoksi është dhe mbetet krenar që është ortodoks, myslimani shqiptar është dhe mbetet krenar që është mysliman shqiptar. Lindja dhe Meka si pika orientimi shpirtëror nuk mund ta konkurrojnë dot shqyptarinë dhe flamurin kombëtar; dhe ka shenja të padiskutueshme se bashkësitë myslimane të moderuara dhe sidomos elitat e tyre të ndriçuara kanë gjetur në kombëtarizëm një arsye për t’u ripërftuar. Nëse ky lloj kombëtarizmi luajti ndonjë rol vendimtar në fitoren e Berishës ndaj kozmopolitit Nano në zgjedhjet e fundit, kjo mbetet për t’u hulumtuar.
    Në shpërfillje të realiteteve sociale shqiptare dhe të nevojës për komunikim me Tjetrin, Perëndimi, nga ana e vet, s’po duket ta shlyejë dot frikën instinktive ndaj myslimanit shqiptar. Në këtë kontekst të jetërsisë dhe të jetërsimit, tema e myslimanizmit të shqiptarit është gjithnjë e pranishme në mediet, sidomos në kronikën e zezë, pse e përmban njëfarësoj shpjegimin mekanik të së keqes, madje edhe duke e ekzorcizuar nga komunitetet vendëse. Mediet në raste të tilla sa u përgjigjen pritjeve të publikut, aq edhe i sendërgjojnë këto pritje; dhe nuk është e rastit që krime të shëmtuara, por përndryshe krejt ordinere kryer prej mërgimtarësh shqiptarë të rastit të inkuadrohen, së bashku me retorikën përkatëse, në tablonë e përbotshme të manifestimeve “terroriste”.
    Sa po i ekspozohet shqiptari mysliman në Shqipëri dhe në Evropë rekrutimit prej propagandistëve fondamentalistë nga Lindja e Mesme? Paradoksalisht, ky rrezik tani nuk varet aq nga prejardhja myslimane e shumicës së shqiptarëve dhe nga ato elemente të kulturës islamike që i kanë mbijetuar shfetarizimit, sesa nga shkalla e përjashtimit brutal të shqiptarëve – si individë dhe si popull – prej tryezave kontinentale. Prirja e myslimanëve tanë të moderuar për t’iu bashkëlidhur kombëtarizmit dhe pikëpamja e shprehur herë haptazi e herë tërthorazi se Shqipërinë e pengoka myslimanizmi për t’u integruar në strukturat e kontinentit janë e mbeten një përzierje potencialisht shpërthyese – sa kohë që evropianizimi prej kësaj lagjeje shqiptarësh mund të konceptohet, dhe praktikisht është konceptuar, si një lloj evangjelizimi. Me fjalë të tjera, rreziku që identiteti mysliman tashmë i brishtë të ndërrojë formë përsëri dhe t’i bashkëlidhet vetëdijes së viktimës, mllefit dhe protestës anti-Perëndimore kërcënon gjithnjë.
    Evropa do ta kuptojë, tek e fundit, se vizioni huntingtonian i përplasjes së qytetërimeve e vendos fatalisht mu në vijë të frontit – të një fronti që tanimë u kalon madje edhe metropoleve evropiane mespërmes, duke u ushqyer nga plasa e përçarje të vjetra, e duke sjellë me vete çdo ditë e më tepër të reja. Në një kontekst të tillë, zëvendësimi i principit të vjetër marksist të luftës së klasave si motor të historisë me luftën midis Lindjes dhe Perëndimit, Islamit dhe Krishtërimit, Errësirës dhe Dritës, nuk do të marrë për ndonjë hap të madh përpara, as ndonjë premtim kushedi çfarë për mënjanimin e gjakderdhjes, luftës, krizave ekonomike dhe trazirave demografike dhe sociale. Shqiptarët, myslimanë dhe jomyslimanë, të shfetarizuar dhe të rifetarizuar, laikë dhe besimtarë, janë vërtet një pikë uji në këtë oqean etnish që i vërtiten Evropës dhe në përgjithësi Perëndimit si kandrrat fenerit – por ndoshta të vetmit që mund të ofrojnë një ngushëllim, sado modest e të segmentuar, për ideologët kreshtërënë të universalizmit, dhe për të gjithë ata që duan ta rithemelojnë Evropën mbi Danten, Da Vinci-n, Descartes-in, Hobbes-in, Locke-un, Voltaire-in dhe Montesquieu-në; jo mbi pasionet kryqtare dhe nën hijet e rënda të katedraleve.

    06/01/2006
    KATEGORIA: Analiza
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 07-01-2006 më 12:25

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DEBATET FATALE - Shkruan : Arbën Xhaferri




    DEBATET FATALE

    Shkruan : Arbën Xhaferri

    Po të më pyesnin se cili ishte shkaku kryesor që ndikoi që të shpërbëhet Jugosllavia e përkrahur nga të gjithë, do të jepja një sqarim pak a shumë dogmatik: do ta përmendja rolin fatal, përçarës, të debatit.
    Pas kolapsit të sistemeve totalitare ideologjike, ku liria e fjalës, e debatit, ishte e ndrydhur, u krijuan mundësi për debate të shumëllojshme, të papenguara, herë-herë të shfrenuara. Në kohën e tranzicionit sugjerohej ideja që, përmes debatit të evitohen konfliktet e ndryshme politike, etnike, religjioze etj. Mirëpo ndodhi një fenomen i çuditshëm: sa më shumë që zhvilloheshin debatet aq më e madhe bëhej çarja në mes të palëve të konfrontuara. Në sistemet ideologjike, ku ndrydhej e drejta për shfaqje të lirë të bindjeve, u amplifikua në mënyrë të pandalshme nevoja e debatit.
    Roli përçarës i debatit, degjenerimi i misionit të tij fisnik, parandalues, shkaktohet nga një varg faktorësh. Me këtë rast, do të përmendja disa:
    - inkompetenca e pjesëmarrësve të debatit;
    - paragjykimet, të vërtetat e paverifikuara, stereotipet;
    - intencat dhe interesat diametralisht të kundërta;
    - zhvillimi i debatit dhe në përgjithësi i politikës, kryesisht në relacionin "mik-armik";
    - mungesa e një elite kredibile, opinion formuese etj.

    Në debatet që i kanë pushtuar ekranet televizive dhe konferencat e ndryshme, pjesëmarrësit shpeshherë dëshmojnë se janë inkompetentë për temën e shtruar, madje ndodh që ata fillojnë të përsiatin aty për aty, për temën e parashtruar. Në shoqëritë në tranzicion, hapësirën publike, falë sensit për protagonizëm, e kanë pushtuar personalitete të reja, që kredibilitetin e tyre e ndërtojnë përmes mohimit të të gjitha vlerave " të urryera" të së kaluarës. Ky mohim i vlerave dhe personaliteteve të së kaluarës, tashmë është shndërruar në metodë pune. Për të qenë sa më tërheqës, sa më origjinalë, mohohen madje edhe vlerat fondamentale të një populli: identiteti, gjuha, ngjarjet dhe personazhet historike, etj. Këta mohues, nihilistë të rinj që paralajmëronin distancën e plotë nga vlerat ideologjike të së kaluarës, në thelb, në angazhimet e tyre zbatonin metodën marksiste të negacionit të gjithëçkajës. Por jo vetëm kaq: mohimi jokritik i vlerave të së kaluarës, zëvendësohet me afirmimin po aq jokritik të risive natyrash të ndryshme politike, kulturore, fetare, etj.
    Krahas inkompetencës, funksionin përçarës të debatit, e shkaktojnë të vërtetat e paverifikuara për veten dhe për të tjerët. E gjitha fushata e regjimit të Millosheviqit, nisi me sloganin e përhapjes së " të vërtetës" serbe për ngjarjet historike dhe për pozitën "mjeruese" të serbëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj në Slloveni, Kroaci, Bosnje. Kjo "e vërtetë" serbe, sikur nuk mjaftoi të përhapej vetëm në mënyrë retorike, përmes forumeve politike dhe mediumet, por u përdor edhe vulgu, turma që endej poshtë e lartë Jugosllavisë, duke i rrëzuar regjimet që nuk pajtoheshin me "të vërtetën" e serbëve të rinj. Kjo turmë tmerruese, primitive e alkoolizuar, kishte rolin e frikësimit të të tjerëve që cilësoheshin si armiq potencialë të brendshëm, fillimisht shqiptarët e pastaj të tjerët. Popujt e tjerë i toleronin këto "të vërteta" të reja, duke pandehur se makutëria serbe do të kënaqet vetëm me shqiptarët dhe Kosovën. Por, kur u pa se ambiciet serbe janë më të mëdha, filluan debatet përçarëse që nuk e zgjidhnin konfliktin, por e ushqenin atë. Të vërtetat e të tjerëve satanizoheshin, ndërkaq ato të vetat hyjnizoheshin.
    Debatet humbin rolin parandalues të konfliktit dhe shndërrohen në instrument përçarës për shkak të intencave, interesave të fshehta etnike, religjioze apo politike. Kjo intencë ndikon që të grumbullohen argumentet dhe gjysmë të vërtetat dhe të fshihen apo të modifikohen faktet e pakëndshme. Me këtë metodë zakonisht ndërtohen, sipas intencës, disponimit, mozaikë të zinj, të bardhë apo të larmishëm.
    Debati merr funksionin fatal përçarës edhe për shkak të disa tipareve primordiale të njeriut që ndikon në perceptimin manikeik, bardhë e zi, mik-armik të fenomeneve të ndryshme shoqërore. Në shoqëritë pa traditë demokratike, politika zhvillohet kryesisht si relacion mik-armik, ashtu si konstaton politikologu i njohur gjerman Karl Shmit. Anëtari i grupit tim perceptohet si i mirë, i drejtë, pozitiv, ndërkaq, pjesëtarët e grupit tjetër konkurrues si armiq, të ligë, të padrejtë. Mohimi dhe pohimi, bëhet në mënyrë jo kritike.
    Debatet humbin misionin e vet parësor, nëse një shoqërie i mungon elita kredibile nga aspekti intelektual dhe moral. Rrënimi i sistemit të vjetër të vlerave, e rrënoi edhe elitën e dikurshme. Por problemi kryesor nuk është te mohimi, por te paaftësia e krijimit të sistemit të ri të vlerave dhe të elitës së re.
    Populli shqiptar, pak nga pak fillon të rrezikohet nga debatet e këtilla fatale përçarëse. Hapen shumë dilema që nuk mbyllen, që ndikojnë në krijimin e një konfuzioni rrënues. Në këtë moment, populli shqiptar e ka humbur rrëfimin unik për vetveten. Popujt që humbin atë, njëkohësisht krijojnë dyshime për vetveten. Në planin kombëtar, dyshimet e këtilla sjellin asimilimin, apo kosmopolitizmin e shtirur, ose ikjen nga liria, dorëzimin, kërkimin e shpëtimit, sigurisë, kuptimit të jetës te totalitarizmat, autoritarizmat e rinj, kryesisht fetarë dhe politikë, ashtu siç shpjegon filozofi Erih From.
    Në opinionin shqiptar, kohët e fundit, gjithnjë e më shpesh hapen debate të këtilla rrënuese, përçarëse, në mënyrë inkompetente, për çështje të ndryshme, për ngjarjet dhe personat historikë, për identitetin kombëtar, për gjuhën standarde shqipe, për besimet fetare. Në opinion shqiptar, në mjediset intelektuale mbisundon trendi mohues. Sa më shumë që dyshon, le përshtypjen se je më objektiv, më i moralshëm dhe më i drejtë.
    Kur debatet e këtilla nisën në hapësirat jugosllave e veçanërisht në Bosnjë, dallimet gjuhësore, kulturore dhe të tjera, ishin më të vogla sesa dallimet e ndryshme në mes të shqiptarëve. Çdo serb e kupton po aq kroatishten, boshnjakishten, apo malazezishten sa edhe serbishten. Po kështu edhe kroati, boshnjaku e malazezi, e kuptojnë serbishten. Dallimet tuaja ishin dhe janë inekzistente, por në debatet përçarëse ato mistifikoheshin. Shpeshherë grindjet brenda llojit, brenda familjes, janë më ekstreme meqë siç konstatonte me të drejtë psikologu i njohur, Sigmund Frojd, në këto kontekste fetishizohen dallimet e vogla, për ta mbrojtur apo për ta krijuar identitetin e ri.
    Në hapësirat shqiptare, në fillim në mënyrë të ndrojtur, por më vonë në mënyrë gjithnjë e më intensive, hapen çështjet që kemi menduar se njëherë e përgjithmonë janë tejkaluar, si çështja e tolerancës fetare.
    Nocioni ose vlera e tolerancës fetare, për shkak të ndërrimit të pikës së luajalitetit, shndërrohet prej mekanizmit mbrojtës në atë rrezikues. Kjo ndodh shpeshherë, si në jetën e përditshme ashtu edhe gjatë procesit historik. Mirësia është virtyt që shpeshherë keqpërdoret nga të tjerët që atë e shfrytëzojnë si të metë, si naivitet, si dobësi. Ose, bunkeri shërben si objekt mbrojtës, por nëse e pushton armikun shndërrohet në instrument pushtimi.
    Aktualisht në emër të tolerancës fetare gjithnjë e më shumë përhapen ndikime, botëkuptime, standarde, simbole fetare, duke shndërruar Shqipërinë dhe hapësirat shqiptare, në vende të betejave fetare. Sipas reagimeve të ashpra fitohet përshtypja se në hapësirat shqiptare, përjetësisht do të ekzistojë antagonizmi në mes të simboleve fetare. Në debatet që zhvillohen, të motivuara nga forma të ndryshme të mosdurimit fetar, gjithnjë e më shumë thellohet dasia, qoftë për shkak të inkompetencës të pjesëmarrësve në debate ose për shkak të një problemi edhe më të rrezikshëm, atë të bartjes së loajalitetit nga kombi në besime fetare. Në këto debate, kryesisht blasfemike, dikush merr të drejtën, pa qenë i autorizuar nga askush, ta mbrojë Zotin nga njeriu. Kjo tendencë gjithnjë e më tepër e zëvendëson teologjinë me religjionin, besimin e pastër në Zot me nënshtrim ndaj administratës fetare.
    Vlera e tolerancës tashmë nuk është e mjaftueshme për ta evituar rrezikun nga fërkimet fetare, por duhet të sanksionohet ligjërisht, çka tolerohet dhe çka nuk tolerohet. Çdo shoqëri, sidomos ajo evropiane, nuk përbëhet vetëm nga besimtarë të ndryshëm, por në mesin e tyre ka segmente, madje edhe dominante ateistësh, agnostikësh apo të atillë që besojnë në Zot dhe jo në religjion. Shpesh herë besimi në Zot nuk përputhet me mënyrën e zbatimit të bindjeve fetare, sidomos kur në emër të Zotit bëhen krime të palejueshme, ndaj krijesave të tjera të Zotit. Ai që ndërton simbole gjigante fetare nuk madhëron Zotin, por veten. Nga këto ndjenja ekscentrike, narciste, protagoniste, burojnë motivet për debate të kota që përhapin më shumë përçarje se bashkim.
    Debate po aq rrënuese shfaqen edhe në segmentin e kontestimit të standardit gjuhësor, që është mbase indi i vetëm që i ndërlidh shqiptarët e të gjitha anëve. Gjuha e cila e vulosi identitetin e përbashkët kombëtar, tashmë shndërrohet në instrument që do t‘i përçajë shqiptarët jo vetëm në gegë dhe toskë, por edhe sipas kufijve politikë. Te çdo popull ekziston tendenca normale për rritje të kapaciteteve, për ngjeshje të unitetit të brendshëm, për formim të identitetit të përbashkët përmes krijimit të instrumenteve që lehtësojnë komunikimin e brendshëm. Standardizimi i gjuhës, është instrumenti mbase kryesor që e cilëson identitetin kombëtar. Popujt e civilizuar që jetojnë në katër anët e botës siç janë anglezët, francezët, arabët etj., me xhelozi e kultivojnë dhe e respektojnë gjuhën e tyre të standardizuar, si mjet të ruajtjes jo vetëm të identitetit, por edhe të kohezionit të brendshëm shoqëror. Francezët madje shpenzojnë miliona euro, për ta mbajtur gjallë projektin e frankofonisë, e përdorimit të gjuhës franceze te popujt e ndryshëm.
    Ata që kontestojnë standardin gjuhësor, duhet të kenë parasysh se dialektet i takojnë periudhës së feudalizmit, ndërkaq gjuha standarde është nevojë e pazëvendësueshme komunikuese për shoqëritë dhe shtetet moderne.
    Në debatet në hapësirat shqiptare, në mënyrë krejtësisht inkompetente hapen dilema për identitete të reja kombëtare si bie fjala, për identitetin kosovar. Ata që hapin këtë dilemë, mendojnë se çështja e identitetit kombëtar është e ndërlidhur me kategorinë e vendimmarrjes voluntariste politike. Në këto debate mungon informacioni elementar për proceset kombformuese, duke krijuar konfuzion të padurueshëm në mes të nocionit popull, komb, komb etnik, komb politik etj.
    Te kulturat që kanë traditë t‘i vlerësojnë dukuritë e ndryshme shoqërore nga një distancë, ose me sy dyshues dhe mendje kritike, asgjë nuk mund të përvidhet si vlerë e pakontestueshme, madje as debati...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 05-02-2006 më 02:56

  6. #26
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Në hapësirat shqiptare, në fillim në mënyrë të ndrojtur, por më vonë në mënyrë gjithnjë e më intensive, hapen çështjet që kemi menduar se njëherë e përgjithmonë janë tejkaluar, si çështja e tolerancës fetare.
    Nocioni ose vlera e tolerancës fetare, për shkak të ndërrimit të pikës së luajalitetit, shndërrohet prej mekanizmit mbrojtës në atë rrezikues. Kjo ndodh shpeshherë, si në jetën e përditshme ashtu edhe gjatë procesit historik. Mirësia është virtyt që shpeshherë keqpërdoret nga të tjerët që atë e shfrytëzojnë si të metë, si naivitet, si dobësi. Ose, bunkeri shërben si objekt mbrojtës, por nëse e pushton armikun shndërrohet në instrument pushtimi.
    Aktualisht në emër të tolerancës fetare gjithnjë e më shumë përhapen ndikime, botëkuptime, standarde, simbole fetare, duke shndërruar Shqipërinë dhe hapësirat shqiptare, në vende të betejave fetare. Sipas reagimeve të ashpra fitohet përshtypja se në hapësirat shqiptare, përjetësisht do të ekzistojë antagonizmi në mes të simboleve fetare. Në debatet që zhvillohen, të motivuara nga forma të ndryshme të mosdurimit fetar, gjithnjë e më shumë thellohet dasia, qoftë për shkak të inkompetencës të pjesëmarrësve në debate ose për shkak të një problemi edhe më të rrezikshëm, atë të bartjes së loajalitetit nga kombi në besime fetare. Në këto debate, kryesisht blasfemike, dikush merr të drejtën, pa qenë i autorizuar nga askush, ta mbrojë Zotin nga njeriu. Kjo tendencë gjithnjë e më tepër e zëvendëson teologjinë me religjionin, besimin e pastër në Zot me nënshtrim ndaj administratës fetare.
    Vlera e tolerancës tashmë nuk është e mjaftueshme për ta evituar rrezikun nga fërkimet fetare, por duhet të sanksionohet ligjërisht, çka tolerohet dhe çka nuk tolerohet. Çdo shoqëri, sidomos ajo evropiane, nuk përbëhet vetëm nga besimtarë të ndryshëm, por në mesin e tyre ka segmente, madje edhe dominante ateistësh, agnostikësh apo të atillë që besojnë në Zot dhe jo në religjion. Shpesh herë besimi në Zot nuk përputhet me mënyrën e zbatimit të bindjeve fetare, sidomos kur në emër të Zotit bëhen krime të palejueshme, ndaj krijesave të tjera të Zotit. Ai që ndërton simbole gjigante fetare nuk madhëron Zotin, por veten. Nga këto ndjenja ekscentrike, narciste, protagoniste, burojnë motivet për debate të kota që përhapin më shumë përçarje se bashkim.

    Keto jane efjalet e Arben Xhaferit
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 05-02-2006 më 04:57
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #27
    Feja e shqiptarit duhet të jetë përveç shqiptarisë edhe dashuria e vërtetë që e tejkalon shqiptarinë /nuk ka nevojë arsyetimi/. Feja e vërtetë nuk është besim e adhurim abstrakt = e dua Zotin e nuk i dua të afërmit e të largëtit, etj., kur personi është super/egoist, makut, mëkatarë apo kriminel. Fetë = kishat = partitë politike, kanë filluar të jenë pengesa për tu bërë religjioz i vërtetë. Aty ku nuk ka barazi gjinore, barazi racore, bashkëjetesë etj. nuk ka lidhje me Zotin.
    nika
    Ini, bëhuni, përhapni dhe jetoni dashuri!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga iliria e para


    Keto jane efjalet e Arben Xhaferit

    Fjale te goditura e duhet ta lexojne te gjithe.

    Ne kete zhurme te demokracise, ku te gjithe flasin pa rradhe, nuk degjohet fjala e mencur.

    Duhet te rishikojme nga ajo kohe, kur ne cdo komunitet , fshat a qytet peshohej fjala kur flitej, e kishte radhe , e zente vend fjala e llogjika.

  9. #29
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Toleranca fetare vetem vjen ne qofse ekstremizni nuk ekziston e kam fjalen me shume per njerzit qe jane Myslimane!

    Ne Perendim ekstremizni nuk lejoet dhe ka tolerance fetare per te gjith dhe per cdo fe!

    Ne Lindje ekstremizmi eshte ne kulm dhe toleranca nuk ekziston!

  10. #30
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Nese ka dicka per tu admiruar eshte harmonia fetare brenda vendit tone. Eshte e vertete qe ndonje rast te vecuar grindjesh ka patur po qe per mendimin tim nuk eshte problematike.

Faqja 3 prej 13 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  3. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •