Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17

Tema: Sheqeri

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Sheqeri

    Mishrat e dhembeve vazhdojne te gjakosen, si pasoje kjo e mungeses se vitamines. Nė ndoshta te pafundit dite kur ne hame limone me kripe ose dhe te tjere blejne kapsula vitaminash. Jetojne me shume duke formuar copat e trupit, me nje te shtypur ne internet si rrjedhim jo te gjithe kane arsye per te pare nje dite tjeter dhe vdesin te harruar nga vetja.
    Vetmia te vret kur te shikon vetem, akoma me keq kur je mbushur me njerez ne te gjitha zgavrat e ajrit qe nje dhome e shtepise apo dhe nje cante shkolle mund te mbarte me vete.
    Me ndiq ne vazhdimesine e jetes atje ku fajet veniten ne deshperimin e tyre per te vrare te miren, e paegzistueshme.
    Pa marre persiper thenien e ndonje te pathene a te pabere, se bejme e themi aq shume keto dite sa mund edhe te gjesh pune si thenes i te thenave e te berave e si rrjedhoje te kesh lek e te blesh nje qen me te cilin mund te flasesh neteve te vona, kur vetmia apo cilado nga ato mospranimet e vetes te te bejne vizite.
    Malli nuk i perqafon me njerzit, nuk i mundon, perdredh, zhgenjen apo plasarit buzet. Malli eshte nje metro me larg, nje koder me atje, nje oqean apo kontinent. Te kujton patjeter jo qellimisht. E ndersa kujtoj harroj njekohesisht. Vorbull...e kush u semur apo vdiq nga te tilla? Asnjeri.
    *Neser kam pune.
    -Shume mire.
    E gjitha nje, atje ketu, mall, vetmi, ndjenja, menyra te reja punesimi. Njerzit po vdesin urie. Sigurisht.
    Sot u kujtova, atehere ecem bashke per te dale fotografi. Fotografia me e semure qe mund te ishte stampuar ndonjehere, por ishim bashke me kishe per dore dhe e kujtova. Sot duke jetuar ne shtepine tende cfare kujton nga mua??
    Dhuratat per ditelindje kam mesuar ti ble dhe vete, njerzit rriten. Dashurine per njerzit nuk mesova ta kultivoj ndonjehere.
    Ku i dihet mund te ndodhe te me marresh per dore perseri, ndoshta thjesht dhe per nje akullore...te gjithe mesohen!

  2. #2
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    bukur fare Fiori ....e ke mbeshtetjen time letrare ...
    Vargjet e prozes jane fantastike ...kujdes figuracionin letrar dhe me optimiste ...perseritjet.....
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sistematikisht qarjet nuk do kishin te sosur. Eshte muaj rreshjesh dhe ne nje ane apo tjeter duhet te dalin. Te cajne rrugen pertej te panjohures, duke u ndare e bashkuar ne vena te cilat ndryshe nga lumenjte derdhen ne thatesire tek avullohen, ne zogj ku i dihet, duke kerkuar nga trajta tjeter dicka me shume, dicka me larg. Dicka te pa qene, fatkeqsisht.
    I ishte fiksuar se pulbardhat nuk fluturonin naten, por jo vetem qe sot po perjetonte te kunderten por ishte ai qe po i shikonte te benin gara, duke ecur perqark makines, nje objekt sa i ngrohte aq i pajete cuditerisht.
    Vazhdonte te priste atje per minuta, ndoshta ore te pafundme vetmie, ne tymosjen e nje tjeter te pa qene te bukur.


    ................

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ato qe kam nuk me ngopin, ato qe do te vijne nuk do me ngopin, ato qe kam pasur nuk i mbaj mend, kam lindur e pangopur por kjo jo per fajin tim dhe faji nuk e gjeti te zotin ndonjehere. Kerkoj me shume gjithmone nga kjo pangopesi qe me karakterizon por nuk do te thote se ajo qe kam nuk me shijon per momentin, akoma me keq kur nuk mundohem te harxhoj kohe ne gjetjen e fjaleve te "lavderimit" nuk do te thote se te mblodha ne grumbullin e te paberave dhe te pavlerave, thjesht nuk e kisha mendjen. Mendje qe shiten ne pazar keto dite, si puna e ujit. Madje, madje ne mengjes, po me merrej fryma, nje nga ato enderrat pasoja te pagjumesise, hapa syte ne momentin kur televizori po jepte reklamen e nje shisheje te re ajri. E ble kudo tani mjafton te kesh kredi bankare, ja pasoja. Vitin tjeter kush nuk e ka emrin e regjistruar nuk merr tallona ajri, si duket "ata" me lart po mundohen te na vrasin, nuk ka vend te mjaftueshem, per shkak te permbytjeve thote ajo.
    Tjeter...jo shume, cfare quhet shume ne fund te fundit. Pleq ngado qe hedh syte , e keqja me duken nje vit me te medhenj, sic me jane dukur ate te klasit te pare kur nuk shkoja ne shkolle. Pastaj po degjoja kur fliste...

    Sot u betova mbi te paren
    isha duke ngjitur shkallen
    zbrita per pak theva koken
    harrova gjithe kuptimin dhe boten

    Sot u betova mbi te paren
    por nuk gjeta me te ndaren
    preva lapsin theva goten
    zbova njerzit mbylla porten...

    E zuri gjumi dhe nuk e mora vesh per se e nisi, po e nisi dhe vazhdoi per pak kohe, kur une nga ana tjeter vrisja mendjen pse Fred Flinston ishte aq shume i shendoshe. Eh cvete e cshkon, vetem une rri ne vend numero...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e bleko
    Anėtarėsuar
    11-08-2002
    Postime
    16
    jepi FIORI!!
    buke, kripe e zemer.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ne jemi kaq te lekundshem. Njerez hesapi. Qeshim e qajme ne te njejten kohe. Po nxirre te shkreten, thuaje cfare do... Asgje nuk eshte mė e lehte. Gjithcka po e kthejme ne kompjuter dhe duhet te na kish mbetur me shume kohe per te vrare mendjen mbi gjera te tilla. E une nuk kujtohem perse vras mendjen. E vras se kam po dhe se skam. Se po te binte shi do ishte mire per lulet qe mbolla por dhe po mos binte do ishte me e lehte per tu vertitur me makine. Oh pastaj te gjithe kemi marre telefone. Ja keshtu flasim mbi kodra e pas brigjeve si na do qejfi. Madje dhe ne gjuhe te huaj kur na teket. Tani vendet e punes jane shtuar. Kohet e fundit duket se te gjithe punojne per agjensi martesore. I ke parasysh ato te cilat bashkojne njerez per te jetuar dysh ne nje shtepi. E te jetuar... Thua marrin bakshishe per cdo cift te bashkuar. Shume bukur.
    Une listen qe me kishin bere kur linda (mehalla e qyteti flas) po e zbatoj pak nga pak. Kush do e kishte menduar, fije per pe e paskam ndjekur. Ta dinin ata qe une e dija me kohe teoremen e listave. Po, po. Cdo qytetet, cdo fshat edhe cdo grumbull me i vogel me njerez, qe ne kohen kur ata jetonin ne shpella kane pasur keto lloj listash. Nuk me kujtohet si i kane quajtur se une asnjehere nuk kam fiksuar ndonje emer ( e shikon si me falen gabimet) po ishte nje lloj talloni qe na jepej bashke me kartelen e lindjes ne martenitet....

  7. #7
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nuk kam per te te thene shume, se po bej cudi me te thenat sot. Nuk flisnim fare dhe tani qe e gjetem teoremen e muhabetit e shikojme sa e thjeshte paska qene, ne te vertete dhe shume bosh. Por meqenese te dy rastistem ta kuptonim ne te njejten kohe parendesine e fjaleve, atehere po ja le vendin asgjese per sot, se tjeter nuk mbeti pervec saj. E une te shikoj, e ti me shikon. E jam tani ne nje vend nga i cili dua te dal po asnjeri nuk e beson. E si ju mbushet mendja njerzve, ty aq me teper. Prandaj jam duke ecur permes se ftohtes se papritur te shtatorit, duke kujtuar nje ndodhi vere dhe duke qeshur me ashpersine e budallallekut tim. Atehere mund ta leme keshtu dhe per disa vite te tjera se une jam duke ndryshuar, e kur te kem ndryshuar plotesisht ne qofsha flutur a zvaranik, do e kuptosh ku do shtegtoj. Ndoshta shume larg nga ne te dy....

  8. #8
    marathonomaku Maska e Hekurani1
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Afer Diellit
    Postime
    287
    Hmmm. Interesante per bese.
    Deri te Molla e Kuqe!

  9. #9
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Une shoqe, ti shok...
    Kete dimėr vjeshte jam larvė. Cdo ide me ka ngrire e gjelberuar si gjethet, dhe vazhdon te jetoje nen cipen e holle te akullit. Pra jam ketu, por vetem per vete! E ne qofte se me shikon tek qesh mos u cuditet nga murret te cilat nuk i depertoke dot (sipas teje). Ne te pengojne kaq shume largoju se malli e di qe nuk do me marre. Mall kam pasur nje here dhe ndoshta eshte pikerisht ai qe fluturon rreth meje, larg nga ty fatkeqsisht, sic e pershkroi dhe ____ nga maja e kazinos ne Vegas. E kur ___ ka akoma nje mall qe i fluturon perqark, une qenkam destinuar ta kem per jete. Nuk te lutem te mesohesh me mallet e mia, as ti kuptosh ato se ndryshe do cudisnim boten me malle te perbashketa. E ne nuk jemi nga ata. Qe cudisim boten pra, per pune mallrash. Ne qendrojme afer dhe larg dhe nganjehere dalim per te kerkuar largesite dhe nuk e di cfare tjeter ne nje tavoline te perbashket...Pervec ndoshta pakenaqsive, vetem atehere mund te flasim. Nuk e mbaj mend si kerceja, por sic duket qeshem shume, ndoshta e gjitha per shkak te veres qe dogji fjalet dhe ankesat.
    Kam qeshur shume, gjithmone e rrethuar nga malli im, prane mureve te mallit tend. Te ciflosura keto te fundit, per cudine time...
    Keshtu flasin ata qe u iken mendja?!
    - Nuk e di, ndoshta nuk flasin fare. Elise madje e vertetoi se qeshin shume. Ashtu si une i pata thene dy minuta me pare!

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nje tjeter nga ato dite kur te shikoj kudo. Per shume arsye, ndoshta vetem per nje, te shikoj kudo. Jam e babezitur para teje, aq me keq kur sot nuk kam me uri per njeri. Mbeturinat me kufizojne te ardhmen. Do mbetet "ajo" nga erdha?! Do mbetet rruga nga erdhe ti... Sot si kanibalet ha e urritur dhe pyes veten, ne cilen rruge do te kalojme?! E huaja une, i huaji ti.

    "Me fshih Zot. Nuk e shikon se po te lutem. Dhe Zoti tha : - "Shko tek Djalli"" -- Filmat me njerez, me largojne nga ata.

    Nuk di cfare te them, me lini vetem.


    Per te dashurit e "listes" se saj.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23
  2. Tekste kėngėsh popullore nga trevat e gjithė Shqipėrisė
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  3. Kėngė dasmash
    Nga Fiori nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 90
    Postimi i Fundit: 03-08-2009, 06:35
  4. Informacione te nevojshme rreth shendetit
    Nga RaPSouL nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 20:17
  5. Pas Kripes - Sheqeri !
    Nga fotografisti nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-01-2003, 19:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •