Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Plaga e racizmit tek ne ne Shqiperi !

    PUNETORI TURK ZBULON RACIZMIN TONE

    Nga Aleksander Cipa

    "Sa peshon 1 kilogram dinjitet?" Kjo retorike eshte pjese e nje poezie fshikullante te poetit Xhevahir Spahiu, botuar ne fillim te viteve '90-te. Ne kulmin e deshperimit, bashkeshoqeruar me fillimin e tranzicionit, ndergjegjia e shkrimtarit behej zedhenese e perjetimit kolektiv ne vend. Ishin dite kur po shkermoqej morali yne i idealizuar, kur ndienim kalbezimin e asaj ndergjegjeje te injektuar si me njeridashesja, kur kriza na kishte mberthyer ne formen e fjales "dimer jashte e dimer brenda" -Njeriut, kur, kishim hyre ne periudhen me emrin me te keq dhe me lodhes, ate te tranzicionit.

    Vrasja e humanizmit

    Thelbi kuptimor i ketij krijimi me rendoi ne frizerin e kujteses, dy dite me pare, kur perjetova lajmin per sjelljen barbare te dy gangove anonime shqiptare, ndaj nje punetori turk, ndane rruges ne ndertim ne Elbasan. Prej disa muajsh ky punetor ishte vendosur ne kantierin e firmes se vendit te tij qe po nderton nje segment rrugor. Teksa vononte gangot shqiptare, me manovrimet e fadromes ne rrugen e ngushte e te shkaterruar per shkak te ndertimit, befas ai do te shenonte nje nder ditet ndoshta me te keqia te jetes se vet. Kjo i ndodhte ne Shqiperi. Sjellja kriminale, ndoshta e para e ketij lloji e ngjare ne vendin tone ne kete 10 vjetesh te fundit me nje te huaj, u percoll me nje indiference vrasese nga opinionistet tane. Lajmi u percoll me korrektese nga mediat, por mungoi reagimi publik. Ende nuk kemi nje deklarim perkrahes te Grupit Shqiptar te te Drejtave te Njeriut, te Komitetit Shqiptar te Helsinkit apo edhe te shoqatave me aktive te diteve te fundit, si MJAFT-i apo Tribuna Sociale. Pse? A mos valle rrahja e njeriut dhe hedhja e tij ne kthetrat e vdekjes nuk eshte fenomen trondites per shoqerine tone? Pse mungoi avokatia publike ndaj ketij qytetari modest, por i respektuar ne sakrificen e vet sociale ?

    Kjo ndodhi se instikti per jeten e tjetrit mesa duket eshte demtuar tronditshem mes nesh.

    E keqja lemsh, e mira fill !

    Vite me pare me kujtohet nje skene komiko-tragjike ne piken kufitare te Kakavies. Nje lab trafikant nga nje fshat i Maleve te Vetetimes, kishte mbledhur me mendjemprehtesi grate e fshatit dhe fale "biletes se majme te vene prej tij" i kishte hipur ne nje autobuz dhe sapo mberrin ne piken doganore te pales greke, i keshillon shamizezat t'ia nisin vajit me ligje per fatkeqesine e dy bijve te rreme te tyre, emigrante ne Athine gjasme te vdekur. Imazhi real ngjethes i pamjes se tyre ne doganen e pales greke dhe thirrjet alarmante te labit mesoburre, i detyruan oficeret dhe drejtuesit e kesaj pike te perdorin zgjidhjen administrative me te shpejte duke marre ne konsiderate vetem humanizmin. Ata kaluan lehtesisht per ne Greqi. Natyrisht ata s'kishin si te depertonin menjehere ne mashtrimi aktoresk te grupit te shamizezave dhe labit trafikant spontan. Eshte nje nder rastet e rralla kur une kam vene re flagrancen e respektimit te humanizmit mbi detyren apo te drejten ligjore. Sikunder ai rast mbetet i vecante per shkak te inskenimit malinj prej trafikantit lab. Sa larg racizmit dhe cnjerezise me eshte dukur ate dite ai grup punonjesish te policise dhe doganes greke. Por ai fatkeqesisht eshte shume I rralle. Kronika e racizmit antinjeri shqiptar ne Greqi vazhdon te mbetet e hapur, sikunder po te hapura mbesin reagimet publike ndaj tij. Dhe kjo kunderti permblidhet ne shprehjen" E keqja lemsh, e mira fill!

    Mes nesh racizmi

    Muaji dhjetor i vitit te shkuar perfshiu ne kroniken me te bujshme rastet e dhunimit te emigranteve shqiptare nga shtetas dhe police greke. Madje fatalisht pati vdekje shqiptaresh emigrante per shkak te dhunes. Nje reagim legjitim dhe solidaritet normal human u verrejt ne mediumet tona dhe nga opinionberesit. Ne Greqi njeheresh u vu re sensibilizimi publik, ndaj sjelljes raciste. Pasuan deklarata dhe opinione per racizmin dhe ksenofobine prezente ne shoqerine e vendit fqinj. Rasti i punetorit turk eshte rasti ne te kundert per vendin tone. Keqtrajtimi barbar i tij, duke e hedhur ne lumin e rrembyeshem pas rrahjes, perben nje precedent qe shenon racizmin e skajshem. Ende, edhe sot, policia nuk ka mundur te kape agresoret, te coje ata ne banken e te akuzuarve per kete krim i cili peshon si i tille jo vetem per ata, por per krejt opinionin dhe drejtesine shqiptare. Ky reagim solidar per punetorin turk duhej te ishte i vrullshem, i shumshem dhe i menjehershem per shume arsye.

    Kjo, per arsyen e pare se, vendi yne eshte nder shtetet me numrin me te pakte te emigranteve te pranuar si force punetore nga vende te tjera. Qenia e ketij punetori shtetas i huaj, ve ne prove edhe sensibilitetin e shoqerise sone ndaj te drejtave te individeve te huaj qe jetojne, qofte edhe perkohesisht, ne vendin tone. Njeherazi ky rast behet pjese e propagandes me te keqe ndaj sigurise dhe qetesise ne Shqiperine tone. Shurdheria apo memeceria e shoqatave per solidaritet dhe mbrojtje te Njeriut, pas rastit te Elbasanit, behen edhe me evidente. Mentaliteti i tyre dhe skema e "projektit-fitues", si thelb i qenies se tyre ne funksionim, deshmojne fiktivitetin moral te kesaj ekzistence. Ne rendesen e drejtperdrejte morale, rrahja dhe sjellja barbare ndaj punetorit turk prej dy shtetasve shqiptare, demaskon ndjeshmerine tone publike ndaj fatit dhe jetes se nje njeriu, i cili kerkon te investoje qofte edhe modestisht mund dhe jetese ne vendin tone. Rrahja barbare e punetorit turk eshte racizem i paster. Krimi penal ka ekspozuar ne kete menyre edhe krimin si fenomen shoqeror nder ne, pra racizmin. Per kete shkak dhe vetem per kete, shoqatat tona te animuara dhe te munguara njeheresh duhej te na kishin bere zhurme. Nuk eshte fjala per zhurma me leverdi politike, por per reagime fisnike me motiv te paster mbrojtes te vlerave dhe vyrtytshmerise njerezore.

    Nisur nga referimi terezian per shpirtmadhesi, plaget dhe tmerri i hedhjes ne ujerat dimerore te Shkumbinit i punetorit turk prej dy bashkekombesave tane, na ben me turp te gjitheve. Kjo eshte e vertete jo vetem per shkak te ndodhjes, por per faj te ndjesise, se nder ne ekzistoka edhe racizmi i shijuar deritani, si realitet i te tjereve ! Mungesa e reagimit te receptoreve publike ndaj ketijrasti, pamedyshje do te na lere ne shijen e keqe te zbulimit te befshem te nje te keqeje tjeter. Plaget e te pafajshmit, thuhet ne nje nga sentencat e Nene Terezes, jane dhimbje per te gjithe. Kush nuk i ndien keto dhimbje, atij i mungon Njeriu.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    Eshte me te vertet per te ardhur keq qe tek ne ndodhin gjera te tilla por doja te thoja se nuk mund te pegjithesosh nje popull te tere ne kete rast , nga vet faktin se ne jemi duke e perjetuar vet se sa te uryer jemi ne shqipetaret ne europe mendoj se ky eshte edhe nje mesim i mire per sa i perket racizmit.

  3. #3
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lexuesja : 09-01-2004 mė 05:32
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e inspektori
    Anėtarėsuar
    28-12-2003
    Vendndodhja
    korce
    Postime
    79
    ne fakt lidhur me kete shkrim,nuk jam i bindur ne eshte racizem,nuk e di si mund te kete ndodhur,sepse kjo nuk eshte hera e pare qe lindin mos marrveshje midis punetoreve turq dhe shqiptareve ne shqiperi.me sa kam pare une tek ne te huajt nuk shihen me sy te veēante,dhe sdi ti urrejne siē ndodh kjo ne vende te tjera,qe per fat te keq ne na urrejne me shume,dhe per kete nje pjese e pergjegjesise na bie ne.
    me ben te mendoj mendimi,ne me mendon ti sa te mendoj dhe une...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    21

    Re: Plaga e racizmit tek ne ne Shqiperi !

    A e keni vene re se si i trajtojme ne shqiptaret te huajt, ose le ti leme te huajt, marrim ata qe nxehen ne nje diell si ne, hane ate buke dhe flasin si ne, biles flasin edhe shqip, jo rralle jane me shqiptare se shqiptari me "i paster". Po flas per jevgjitet, te quajtur ndryshe edhe "gabele/rome".
    Se si i trajtojme ne ata nuk eshte nevoja t'jua kujtoj, por ama me habit fakti qe ne "shqipot" prekemi menjehere kur diku jashte shtetit ne perendim na cenohen interesat, apo diku ku nuk na takon ta fitojme, ankohemi se nuk na kane dashur se jemi te huaj, ose me mire me thene na kane "inat" se jemi shqipetare.
    Apo me e forta, ka edhe shqiptare edhe te huaj te tjere (zezake, se ata fale ngjyres, qe ua ka fale zoti dallohen me kollaj), qe edhe jetojne e krijojne familje me gjak perendimor. Une nuk pashe nje perendimor te kulturuar, qe te ankohet prej te huajve, pavaresisht nga ngjyra.
    Kur do te vije dita qe nje djalosh/vajze "shqiptar, -e" te martoje nje "jevgjite/rome/gabele" dhe te mos e qeshi shoqeria, ose te mos e shohi kush shtrember?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    it
    Postime
    23

    HI

    Shqiperia gjenden ne gadishullin e ballkanit . Nxitja e kultures se gabelve dhe martesa me to do te ishin pefundimisht shkatrimtare per Shqiperine .

    Martesa me njerez te bardhe qe skane ndryshim te konsiderushem gjenetik nga Shqiptaret nuk mendoj se eshte problem .

    Dita qe te martohen shqiptaret me jevgj mos ardhte kure dhe ata qe e kerkojne kete te rrine larg nga une . Nuk e duroj dot eren e qelbur te jevgut !
    Through my genes ancestors
    are calling me ,
    Not to waste the blood they
    gave for Liberty,
    This invasion we must force
    to cease,
    Or their souls will not rest
    in peace ,
    From the Eagle's Lands you
    must disappear,
    All you Invaders and you
    traitors too,
    We will be your shadow
    we will be your fear,
    With bullets and death,
    we will bless you ,
    Untill free of snakes is
    the Eagle's Nest ,
    No way , never I will rest !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    21
    Hi,
    paskemi konzepte shume kontradiktore me njeri tjetrin.
    Une nuk e thashe qe t'ia nisim qysh sot e te zeme krushqi me jevgjitet/gabelet. Ideja ime qendronte me shume ne faktin qe ne (shqipot), ne menyre qe te ecim perpara dhe te prendentojme qe jemi te civilizuar, duhet te perpiqemi te pranojme edhe grupime te tjera popujsh, apo pakicash kombetare me te mirat dhe te keqijat e tyre, ashtu sic jane.
    Ndersa persa i perket zgjedhjes se partnerit, keto jane vendime qe secili i merr vet. Kur kandidati eshte i pershtatshem asnjehere nuk merren parasysh keto probleme qe ngreni ju.
    Se sa pranohet kjo nga shoqeria, eshte tjerer pastaj. Fakti i pranimit te bashkjeteses me te tjeret, perdoret si koeficent kryesor i vleresimit te shoqerive moderne.
    Pastaj te mos harrojme tjetren: shume shqiptare kane tipare te ndryshme qe devijojne nga "shqiptari i paster". Per mua ky eshte nje tregues qe shoqeria shqiptare ne historine e vet te zhvillimit, ka njohur momente, kur civilizimi/imanzipimi ka qene me i larte ne raport me kohen, se sa kohet qe jetojme ne sot.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    it
    Postime
    23
    Miri98 pse nuk ke kurojon ta pronosh qe i perket rraces se Romeve ?
    Through my genes ancestors
    are calling me ,
    Not to waste the blood they
    gave for Liberty,
    This invasion we must force
    to cease,
    Or their souls will not rest
    in peace ,
    From the Eagle's Lands you
    must disappear,
    All you Invaders and you
    traitors too,
    We will be your shadow
    we will be your fear,
    With bullets and death,
    we will bless you ,
    Untill free of snakes is
    the Eagle's Nest ,
    No way , never I will rest !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Re: HI

    Postuar mė parė nga sFeTigRaD
    Shqiperia gjenden ne gadishullin e ballkanit . Nxitja e kultures se gabelve dhe martesa me to do te ishin pefundimisht shkatrimtare per Shqiperine .

    Martesa me njerez te bardhe qe skane ndryshim te konsiderushem gjenetik nga Shqiptaret nuk mendoj se eshte problem .

    Dita qe te martohen shqiptaret me jevgj mos ardhte kure dhe ata qe e kerkojne kete te rrine larg nga une . Nuk e duroj dot eren e qelbur te jevgut !
    Po me vjen keq qe ka akoma te tille raciste si puna jote ne Shqiperi .
    Ne qofte se ti thua keshtu per Shqiperin qe ndodhet nje pakice rac e zeze , po zezaket ne Amerike qe jane me shumice , simbas teje duhet ti zhdukin fare .
    Gabohesh djale , se dhe ata njerez jane . Pastaj edhe ne qofte se Miri98 eshte rac gabeli , simas teje cfare do te thuash , se nuk ka te drejte as ne forum te futet , se eshte forumi te bardheve .
    Po me vjen keq se dhe me duket te njoh , dhe nuk te njihja per keshtu racisti .
    Sa per Miri98 te jesh i sigute se nuk eshte gabel , por nuk eshte as racist .

    Pershendetje nga Alba


    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    21

    Drejtuar sFeTigRaD

    Hej lum si une per ty, mor mik. Nuk te ve faj. Se perfundimisht njeriu ate qe din dhe mendon duhet te flasi: parimi kryesor i demokracise. N.q.se do te na duhej qe njesoj si per patenten per te drejtuar makinen, te pajiseshim edhe me nje patente per te perdorur internetin, atehere shume prej nesh s'do te kishin as shansin te hynin ne provim, pale ta merrnin "patenten e internetit". Une jam nje kundershtar i globalizimit dhe i kapitalizmit te eger, por ama nuk me jane verbuar syte, qe te mos shoh edhe shume te mira materiale qe ne te gjithe, kush me shume e kush me pak perdite i gezojme. Nder to hyn edhe fakti qe une edhe ju (dhe shume te tjere) pa u pare dhe njohur te komunikojne dhe te shkembejne mendime me njeri-tjetrin.
    Dhe kete luks ia dedikojme se pari punes se njerezve, se shumti perendimor, qe fale zotit nuk kane paragjykime si ne, gjithashtu duhet t'ia dedikojme edhe prinderve tane, te cilet kane arritur te na e futin ne gjak deshiren per te mesuar dhe per te njohur te rene.
    Disa kohe me pare (deri diku para 7-8 vjetesh ose me shume) shoqeria perendimore dhe ajo shqiptare nuk e kishin njohur internetin kaq shume sa sot, por ama kjo nuk i pengoi njerezit te kerkojne dhe ta njophin te rene, te panjohuren. Ato kohe njerezit dhe une bashke me ta perdornim nje mjet tjeter komunikimi, qe ishte bazuar kryesisht mbi te shkruarit dhe shume rralle, kur autori deshte apo kishte c'fare te thoshte, fuste ndonje foto. Ne kete lloj mjeti komunikimi hynin ashtuquajturat LIBRA, GAZETA apo REVISTA ku nuk na duhej te perdornim maus, tastatur apo te humbisnim kohen duke pare foto dhe videoclipte. Biles ne nuk kishim as kohe dhe para per te shkuar as ne kinema apo ne teater. Megjithate kot nuk kemi ndenjur, kemi lexuar me shume mes rreshtave se sa vete rreshtat dhe ajo qe eshte me kryesorja, kemi ndenjur me njerez. Fakti qe ne kemi ndenjur me njerez na ka bere te atille qe te mos vleresojme njerezit nga paraqitja e jashtme, apo nga origjina. Se po te ishim nisur ashtu do te ishim ne te dy te paret qe nuk e meritonim kete rang ne shoqeri, qe me djersen dhe kembenguljen tone e kemi fituar.
    Po flas per vete se ty nuk te njoh: stergjyshi im nuk dinte as shkrim e kendim, por ama u vra duke luftuar kunder armiqve qe aso kohe dhe sot i kishim te shumte, gjyshi im me zor i mori dy klase shkolle, se nuk kishte kohe, i duhej me punue per te hanger buke. Biles edhe ato dy vjet regjimi komunist, e detyroi te shkollohej me zor, i kishte kaluar te 60- tat, kur partia e detyroi te shkollohej (hajde parti hajde, don me te ba te zgjuar me zor). Baba im mbaroi vetem 7-klase shkolle se per me shume nuk i doli koha. Por ama per te shkolluar kalamajt e gjeti kohen: 7 prej te 10-teve dhe une bashke me ta, kane mbaruar nga nje universitet. Ma merr mendja se nje histori e ngjashme duhet te jete edhe ne familjen tende dhe te shume shqiptareve te tjere.
    Per sa i perket faktit se a jam gabel une apo jo, nuk po lodhem te harxhoj kohen me ate pune, por po te merresh ti pak kohe me e gjet, do ta marrish vesh, qe une vij nga nje vend qe gabel nuk ka pas fare: bente ftohte dhe nuk ua leverdiste te rrinin ne cadra ne te ftohtin e maleve.
    Kam qene jo me shume se 4-5 vjecar, kur ne televizionin shqiptar te aso kohe kam pare nje film spanjoll, ne nje moment (nuk e kam shume parasysh se si) aktori kryesor i drejtohet njerit, i cili po ankohej per ca franceze, qe nuk i pelqenin: "Per te vleresuar nje popull apo nje shoqeri, duhet te nisemi nga njerezit me te mire te ketij populli dhe jo nga me te keqijte". Eshte pikerisht ky faktor, qe bota perendimore, ku me sa po shoh edhe ti jetoke, merr per baze dhe nuk na klasifikojne as mua e ju me shqiptaret me te keqij, qe fatkeqesisht ne Itali e Gjermani ka me bollek.
    Faleminderit per mundimin dhe mos u lodh fare te me kerkosh te falur. Shpresoj qe te te kem ndihmuar sado pak.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MIRI98 : 19-01-2004 mė 07:54

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •