Close
Faqja 1 prej 16 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 303
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Postime
    75
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Adem Jashari - Hero i Kosovės

    Presidenti i Kosoves Dr Ibrahim Rugova me rastin e pesevjetorit te ramjes ne mbrojtje te Atdheut te Komandantit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves Adem Jashari e dekoron me titullin e nderit Hero i Kosoves.Lavdi emrit dhe vepres se Adem Jasharit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,988
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Presidenti Rugova dhe Adem Jashari ( nė fotografi ) - gjatė njė Konference shtypi nė


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    Kuvendi i Kosovės miratoi nė parim Projektligjin pėr shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes tė veēantė nacional

    Prishtinė, 29 korrik - Kuvendi i Kosovės miratoi sot nė parim, me shumicė votash, Projektligjin pėr shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes tė veēantė nacional.
    Ky projektligj parashikon ngritjen e pėrkujdesjen institucionale tė Kompleksit Memorial "Adem Jashari" nė Prekaz dhe ndalimin e politizimit tė mėtejmė tė kėtij kompleksi, me vlerė tė veēantė pėr histroinė mė tė re tė luftės ēlirimtare tė popullit tė Kosovės.
    Me kėtė projektligj ndalohen tė gjitha tubimet e manifestimet me karakter partiak.
    Ekspozeun e kėtij projektligji e paraqiti para deputetėve Nerxhivane Dauti, anėtare e Komisionit pėr Gjyqėsi, Legjislacion e Kornizė Kushtetuese tė Kuvendit tė Kosovės.
    Nė rendin e ditės sė seancės sė sotme tė Kuvendit tė Kosovės ėshtė edhe shqyrtimi i 6 projektligjeve tė tjera.
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    Kush po e pengon vendosjen e shtatores sė Adem Jasharit nė Prishtinė?


    Prishtinė, 15 gusht (Kosovapress) Time: 16 : 23

    UNMIK-nuk po e pengon vendosjen e shtatores sė komandantit legjendar tė UĒK-sė nė sheshin ku ndodhet trekėndėshi mes KK tė Prishtinės dhe Kuvendit tė Kosovės, por udhėheqja komunale e Prishtinės. Ajo madje nuk ka qenė nė gjendje as tė na pranojė nė biseda neve si shoqatė e ish-luftėtarėve tė UĒK-sė pėrkundėr kėrkesave tė vazhdueshme, ka thėnė pėr Kosovapress kryetari i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, SHVLUĒK, Sherif Krasniqi.
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    Ka pėrfunduar shtatorja e heroit legjendar Adem Jashari
    Skulptori i Popullit, Mumtaz Dhrami, bėri tė ditur se ka pėrfunduar shtatoren e heroit legjendar Adem Jashari, dhe se kėto ditė do tė bisedojė me drejtuesit e Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė pėr transportimin e kėsaj vepre. Busti i heroit Adem Jashari me pėrmasa 4 metra e 20 centimetra, me peshė afėrsisht 2 tonelata e gjysmė, do tė vendoset nė Prekaz mė 28 nėntor tė kėtij viti .
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    Sot nė Kosovė arrin shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari


    Skėnderaj, 23 nėntor (Kosovapress) Time: 08 : 56

    Tė martėn nė Skėnderaj do tė arrijė shtatorja e komandantit legjendar tė UĒK-sė, Adem Jashari, e cila do tė zbulohet nė sheshin e sapondėrtuar tė kėtij qyteti mė 28 nėntor.
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    Qyqavicės nė ato male
    Zbret Ushtria Clirimtare,
    Zbret ushria e fortė si guri
    Djem Kosove e zemra burri.
    --------------------------------------
    A po ndieni ju bij t“kralicės
    Se kjo ashtė tokė e Drenicės,
    Midis jetės e midis vdekjes
    K“tu flet vorri i Azem Bejtės.
    ---------------------------------------
    N“Drenicė trima lindė prap Shqipnija
    Kamer Losha e Ahmet Delija,
    Lindin trima t“grykė e t“pushkės
    Qė mi ngjajnė Shaban Polluzhės.
    -----------------------------------------
    Lind shqiponja me krah“ prej zjarri
    Me dy djem Shaban Jashari,
    Me dy djem, mbesa e nipa
    Po mi dalin hasmit n“gryka.
    --------------------------------------
    Kush po i bie n“mal lahutes?
    Adem trimi me krisma t“pushkės.
    Kush ua qarti bajlozav ballin?
    Adem trimi e Hamz Jashari.
    .........................................

    Nga kushtrimi i Prekazit
    Kan dal trimat pėr liri,
    Kan rrok armėt e kan dalė malit
    Pėr me e ba Shqipninė Shqipni!
    ..............................................

    Po n“kėtė luftė kush ish ma i pari
    Trim mbi trimat Adem Jashari,
    Sa t“jet“ jeta me jetu
    Vorri i Tij ska me u rrafshu.
    ------------------------------------------------------------------

    Shtatorja e bronxtė e Adem Jasharit


    KUSHTUAR DRENICES

    Kadal shkja mos merr yrysh,
    se s`ke pyt bab as babgjysh
    s`te kishin lan n`Drenice ne hy
    vjen me tenke e kthehesh pa kry

    jo, ketu s`eshte bosna sa srebrenica
    por kjo ashte Kosova dhe Drenica
    ketu jan trojet e Ahmet Delis
    ball per ball kunder serbis

    Oj Drenice djepi i liris
    oj Shqiponja e Shqiptaris
    gjithmone rrite trima me zemer
    Shqiptaris i kan dhan emer

    me zjarr ne gji e zemer guri
    padrejtsit e zeza si durove kurr
    hej, rrnofsh e qofsh ti moj flamurtare
    gjithmon e nderove nanen Shqiptare

    Dikur ne Kosove kur sundonin shkijet
    Drenicak skan lan kurr me hyp n`pushtet
    ane e mban Kosoves paten ba zullum
    por Drenices kreshnike gjithmone pak ma shume.

    Luftrat shekullore ne Kosove qe jan zhvillu
    trimat e Drenices t`part ja kan fillu
    luftun keta trima me PUSHKE dite dhe nate
    vdiqen herojkisht burrat edhe grate

    hej rrnofsh e qofsh Drenice
    ti moj trev kreshnike
    qe Kosoves nane
    gjithmone ftyren ja ndrite
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 24-11-2004 mė 06:55
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime


    Tė dielėn, nė gjithė Kosovėn u festua 28 nėntori-Dita e Flamurit, ditėlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike nė skenė e UĒK-sė. Manifestimi qėndror u mbajt nė Skėnderaj, ku u zbulua shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe ku u mbajt njė manifestim madhėshtor i organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe TMK-ja.
    Pėrurimin e shtatores sė Adem Jasharit nė Skėnderaj e bėnė sė bashku familjarėt e komandantit legjendar, ish bashkėluftėtrarėt e tij dhe pėrfaqėsuesit e TMK-sė.

    Me njė parakalim tė Trupave tė mbrojtjes tė Kosovės ka filluar manifestimi pėr nder tė festave tė 28 nėntorit. Pasi ka folur pėr ndėrlidhejn e festave tė 28 Nėntorit, kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, ka thėnė se shtatorja e Adem Jasharit duhet tė jetė vend pėrkuljeje pėr shqiptarėt
    Njė fjalė rasti e mbajti edhe kryetari i komunės sė Skėnderajt Ramadan Gashi, i cili foli pėr rėndėsinė qė ka 28 Nėntori pėr shqiptarėt duke filuar nga Nėntori i Skėndėrbeut, duke shtuar se nėntori i kėtij viti ndėrlidh tė gjithė nėntorėt.

    Pėrurimin e shtatores sė Adem Jasharit nė Skėnderaj e bėnė sė bashku familjarėt e komandantit legjendar, ish bashkėluftėtrarėt e tij dhe pėrfaqėsuesit e TMK-sė. Manifestimi vazhdoi me parakalimin e njėsive tė Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės.

    Ndėrkohė, pėrfaqėsues tė institucioneve tona kanė vendosur kurora lulesh mbi varrin e kryetrimit, Adem Jashari, nė Prekaz.
    Manifestimi u mbyll me parakalimin e njėsiteve tė Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės dhe me njė program tė pasur kulturo-artistik.

    Dita e Flamurit u shėnua dje me manifestime tė shumta edhe nė komunat tjera tė Kosovės, me ē’rast u shprehėn ndjenjat mė tė thella tė respektit e tė nderimit pėr datat dhe personalitetet e shquara tė historisė kombėtare.

    Dita e Flamurit nė Luginėn e Preshevės u shėnua me njė protestė tė mijėra qytetarėve para Kuvendit Komunal tė Preshevės, ku solemnisht u bė edhe ngritja e flamurit shqiptar. Nė protestė u lexua edhe deklarata e pėrbashkėt e katėr subjekteve politike shqiptare tė Luginės, nė tė cilėn, pos tė tjerash, u kėrkua nga organet shtetėrore dhe ato ndėrkombėtare pėrdorimi zyrtar i flamurit kombėtar.

    Sivjet pėr herė tė parė edhe nė Maqedoni Dita e Flamurit u shėnua nė mėnyrė instiucionale, me ē’rast tė gjitha manifestimet kulturore kushtuar kėsaj date tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėtare, i mbėshteti edhe Ministria e Kulturės e Republikės sė Maqedonisė.
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    Pikėnisjet e tė shkruarit pėr UĒK-nė-Nga Fadil H Demaku





    Vlerat e UĒK-sė i njeh populli, kurse ne me merita apo pa to , me apo pa vetėdije nuk guxojme t’i vėmė nė asnjė lloj “ankandi”.

    Pėr UĒK-nė ėshtė shkruar dhe vazhdon tė shkruhet nė forma tė ndryshme varesisht nga pikėnisjet. Nė radhė tė parė do tė vecoja ata qė vazhdimisht u munduan pėr ta mohuar .

    Jemi mesuar tani mė me opinionet e atyre qė u perpoqen pa ndalė tė mos e njohin atė , ta shtremberojnė , ta minimizojnė dhe ta devalvojnė ,natyrisht duke e bėrė kėtė nė forma te kamufluara e perfide e herė herė edhe tė drejtpėrdrejta tė cilat nuk mund tė them qė kanė qenė pa efekt tė madh negativ pėr shoqėrinė tone dhe mė gjėrė . Hartuesit e ketyre opinioneve duke pėrdorur modelet e propagandės se kaluar nė tė gjitha format e mundshme vazhdimisht deshėn tė krijojnė pseudovlera tė pa qena , figura me tė kaluar tė dyshimtė me qėllim qė tė kenė njė identifikim tė rrejshem pėr ta pasur si strehė tė ruajtjės sė interesave tė tyre nė rrethanat e krijuara pas UĒK-sė .Disa nga kėto propagandime fatkeqėsisht arritėn qė t’i shtresojnė nė mentalitetin e njė pjese tė shoqėrisė sonė edhe pse ato janė tė destinuara tė mbeten inferiore nė kohė.

    Gjatė kėsaj kohe janė parė perpjekje tė vazhdueshme tė studiuesėve tė ndryshėm e historianėve tė cilet e kanė trajtuar UĒK-nė nė raport me vlerat mė tė mėdha te njė kombi .Kėta kanė hulumtuar dhe studiuar rrethanat e krijimit tė saj , mundėsitė qė ka patur , fuqinė vepruese dhe rolin e saj nė permasat kombėtare dhe ndėrkombetare edhe pse nė kėtė rrethanė kohore qė po e kalojmė, kėta nuk e kanė as hapsirėn as perkrahjen e duhur as pėrshtatshmerinė e nevojshme pėrballė zhvillimeve politike e shoqėrore qė jemi duke kaluar momentalisht .Ėshtė krijuar njė literaturė e tillė qe ėshtė tepėr e nevojshme por e cila ende ėshtė mjaft e varfėr dhe jo e plotė por me tė gjitha premisat se do te plotėsohet vazhdimisht.

    Njė pjesė te mire te tė shkruarit rreth UĒK-sė e zėnė shkrimet e atyre qė folėn nė vetėn e parė pėr tė e qė ishin edhe vetė akter tė saj. Duke patur parasysh rolin e drejtperdrejt te ketyre ne UĒK u krijuan forma dhe mekanizma te ndryshem shume herė tė shtytur nga interesa te grupeve te caktuara qe te dalin versione te ndryshme per zhvillime tė rendesishme nė atė peridhė kohore . Se sa dhe si u prezentuan vlerat e UĒK-sė nga te gjitha keto paraqitje ėshtė edhe preokupimi im ne kėtė rast.

    Gjatė gjithė kėsaj kohe deri me tani kėto paraqitje “pushtuan” njė pjesė tė mirė tė mediave tė shkruara dhe elektronike , pastaj u shfrytėzuan tubimet perkujtimore, dhe akademitė e ndryshme e deri te librat pėr vetvetėn. Kėta vazhdimisht kanė pėrseritur te njėjtat ngjarje apo histori , kanė krijuar tė njėjtat dilema dhe kunderthėnie por gjithherė tė kujdesshėm pėr tė mrojtur inreresa tė caktuara tė figurave tė njohura qe tani me u bėnė shumė publike . Nga tė gjitha kėto vazhdimisht rezultonte njė pėrfundim : nuk doli nė formė eksplicite UĒK-ja por nė formė implicite ishin vetė kėta .

    Nuk mjaftuan meritat nga e kaluara e tyre e suksesshme por ju desht edhe mundimi i madh i kėsaj kohe per njė gjė tė tillė.

    Me mėnyren e papėrshtatshme tė komunikimit me tendenca e me qėllime tė personalizuara shumėherė pa vetėdije, duke u munduar te bėjnė dicka , vlerave tė krijuara me mund tė madh ua kan ulur cmimin dhe i kanė zbehur para opinionit . Pėrpjekjet e tanishme me qellim qė te krijojnė paqartesi e huti nuk guxojnė tė marrin asnjė formė jashtė kornizės sė interesave personale dhe kalimi i kohės i bėn pjesė tė shkėputshme prej tė pėrgjithshmes sonė. .

    Ish pjestarėt e UĒK-sė, e deshmorėt edhe mė hiq, nuk u kanė pas preokupimin kush nė cilin post ka qenė ata kanė respektuar UĒK-nė si tė tillė dhe tė gjithė udhėheqėsit e saj , janė munduar tė respektojnė hierarkinė dhe nuk kanė luftuar pėr hirė tė askujt. Nėse kanė ndjekur njė shembull, ai ishte sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari , por mbi tė gjitha kanė luftuar pėr lirinė e Kosovės . Udhėheqės tanė kanė arritur tė stabilizohen mirė nė jetėn e rėndė tė shoqėrisė kosovare dhe ketu nuk ka asgjė tė keqe, sepse janė meritor pėr angazhimet e tyre nė njė periudhė mjaft vendimtare pėr popullin tone, kur dihet mirė , qė privilegje shumėherė mė te mėdha se keta ,kanė ata, qė janė mė pa meritoret pėr lirinė e Kosovės .E lufta pėr liri e ka edhe kuptimin natyral pėr tė mundur me jetuar mė mirė .Por pozitat e rėndėsishme nė shoqėri kėrkojnė ndėrgjegjie dhe pėrgjegjshmėri tė lartė. Me paraqitjet e vazhdueshme dhe kundėrthėnėse detyrimisht na imponohet mendimi se disa nga udhėheqėsit tanė nuk kanė qenė nė nivel tė detyrave nuk kanė udhėhequr si duhet dhe nėse me cdo kusht luftohet pėr tė gjitha meritat deri nė egoizem, atėherė edhe pėrgjegjėsitė pėr anėt negative dhe deshtimet e mundshme bėhen pjesė e pandashme e tyre .

    Ka shumė prioritete e qė kerkojnė zgjidhje tė vazhdueshme , po permend disa prej te rėndėsishmeve vetėm sa pėr pėrkujtim : statusi i deshmorėve dhe varrezat e tyre tė shpėrndara anė e kėnd Kosovės pa mirėmbajtjen dhe perkujdesjen e askujt , Invalidėt e luftės , ish pjestarėt e UĒK-sė tė cilet kanė qenė mburojė e prapavijės, nė tė cilen kanė pasė kohė, pėr tė bėrė emėr gjatė veprimtarisė se tyre udhėheqėsit e luftės. Sa mė shumė kalojnė vitet e largohemi nga ato ngjarje aq mė pak mund tė shkėlqej mėnyra e imponimit tonė nė rrethanat e reja tė krijuara ,prandaj se duhet kujdes se si e trajtojmė atė periudhė te organizimit tė madh tė shqiptarėve nė dekadėn e fundit tė shekullit qė lam pas.

    Tė gjitha dilemat dhe misteriozitetet e UĒK-sė tė krijuara nga ata qė i’u kanė frikėsuar lirisė sė Kosovės, janė tė zhdukura qysh nė kohėn e luftės nga deshmoret e rėnė ,invalidėt e luftės , sakrifica e popullit dhe me largimin e forcave pushtuese nga Kosova .

    Nuk besoj tė jetė i rėndėsishėm dhe as i domosdoshėm sidomos tani as njė rrefim “ekskluziv” pėr tė qartėsuar zhvillimet apo rrjedhat brenda UĒK-sė Vlerat e UĒK-sė i njeh populli, dhe kjo ka ardhė si domosdoshmėri kohore , e tani ne me merita apo pa to , me apo pa vetėdije nuk guxojme t’i vėmė nė asnjė lloj “ankandi” ato .

    Nuk do tė ndertohet e ardhmja duke perseritur vazhdimisht refrenin se kush ku ka qenė nė tė kaluarėn dhe Ēfarė ka bėrė . Mendoj , se duhet tė punojmė sa mė shumė nė arsytueshmerinė e qėllimit tė shenjtė tė luftės sonė , para opinionit ndėrkombėtar. Nuk ėshtė pėrgjegjėsi e familjarėve tė deshmorėve kjo as e invalideve , as e ish ushtarėve tė cilėt kane mbetur sikur tė kishin qenė tė ardhur kėtu . Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e udhėheqėsėve tė luftės tani me pozita tė ndryshme ne jetėn tonė shoqėrore ,politike e ushtarake.

    Ėshtė shumė e domosdoshme qė udhėheqėsit e luftės ta ruajnė respektin nė radhė tė parė ndaj njėri tjetrit , ndaj ish pjestarėve tė UĒK-sė ,ndaj prindėrve tė shokėve tė vrarė nė luftė , sepse me ta i ndanin ditėt mė tė vėshtira tė jetės dhe jo nė kohė tė largėt pėr tu harruar lehtė.

    Prej perfundimit tė luftės e deri me tani kanė ndodhur shumė reflektime nga pista tė ndryshme , janė bėrė lojra tė rrezikshme , janė krijuar kurtha te njėpasnjėshme dhe pasojat nė radhė tė parė ranė mbi shumė bashkluftetarė tanė gjatė kėsaj kohe . Rėnia nė kurthėn e politikave ditore ėshtė fitore e tė gjithė armiqėve tė UĒK-sė dhe e askujt nga ish UĒK-ja .

    Gjithnjė e mė afėr priten zhvillime te rendesishme politike pėr ne e gjithnjė e mė tepėr largohemi dhe zbehim argumentet tona mė tė fuqishme , shpresoj se do te jemi tė pergatitur pėr sfidat e kohės. Sukseset mė tė mira nė tė gjitha fushat e jetės , gjithė juve, ish udhėhoqės tė luftės ēlirimtare .
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    Rezistenca e Adem Jasharit fisnikėroi historinė tonė mė tė re


    Prishtinė, 5 mars (Kosovapress) Time: 12 : 07

    Rezistenca e familjes Jashari mė 5, 6 dhe 7 mars 1998 ėshtė njėra prej ngjarjeve mė tė mėdha tė fundshekullit XX qė ka bėrė kthesė tė madhe nė historinė e popullit shqiptar, por njėherit ėshtė ngjarje e cila ka hapur shumė procese dhe perspektiva tė favorshme pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. “Rezistenca e Jasharėve ka fisnikėruar historinė mė tė re tė popullit shqiptar,” thanė pėr Kosovapress figura tė shquara tė skenės politike dhe ushtarake nė Kosovė.
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  13. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,744
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Adem Jashari

    Kosovė, pėrkujtohet 7-vjetori i vrasjes sė Adem Jasharit


    Shekulli

    Kryeministri Ramush Haradinaj tha se institucionet dhe populli i Kosovės po e thellojnė demokracinė, tolerancėn e ndėrsjelltė, po forcojnė lirinė dhe mbyllin plagėt. Sipas korrespondentit tė BBC-sė, ai i bėri kėto komente gjatė njė manifestimi publik tė mbajtur tė shtunėn nė stadiumin e Prishtinės pėr nder tė 7-vjetorit tė rėnies sė Adem Jasharit, i njohur si hero legjendar i UĒK-sė. Haradinaj tha se merita tė veēanta pėr lirinė e Kosovės, kanė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, NATO dhe tė gjitha vendet qė e mbėshtetėn luftėn e Kosovės pėr lirinė e saj. Numri njė i qeverisė sė Kosovės, tha se ky popull nuk i ka shkaktuar dhimbje askujt dhe ai nuk do plagė tė reja. Tubimi i sė shtunės ishte vetėm njėri prej aktiviteteve pėr shėnimin e pėrvjetorit tė Adem Jasharit. Nė kuadėr tė shėnimit tė luftės sė UĒK-sė, dje nė Malishevė u zbulua shtatorja e Adem Jasharit. Manifestimi qendror do tė jetė sot, mė 7 mars nė Prekaz, ku do tė mbahet “nata e zjarreve” qė ėshtė kthyer nė njė traditė.

    Nderime Adem Jasharit dhe gjithe atyre qe dhane jeten per liri...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    ADEM JASHARI "BIE" PER HERE TE DYTE NE RRESHEN

    Mirdite- "Adem Jashari" shkakton debat te ashper ne keshillin bashkiak te Rreshenit. Diskutimi per dhenien e titullit "QytetarNderi i Rreshenit" ka degjeneruar deri ne situata komike, pasi grupet kundershtare per kete ceshtje kane manifestuar nerva dhe papermbajtje. Ne fakt, nje propozim i tille erdhi qe ne mbledhjen e kaluar te ketij keshilli, nga nje grup nismetar qe ka si mision dhenien e titullit Qytetar Nderi Adem Jasharit ne disa qytete te vendit tone. Por radhen e kaluar, keshilli i ka lene detyre komisionit perkates, qe te shqyrtonte ceshtjen ne fjale. Kryetari i ketij komisioni tha se kishte marre mendimin edhe te disa intelektualeve te tjere dhe sebashku, kishin mberritur ne konkluzionin se duhej te shikoheshin mire procedurat perkatese, per te mos bere gabime si ne te kaluaren, kur pati aksione per dhenien e titullit Qytetar Nderi edhe prifterinjve qe u kishte rene rruga per pak dite ne Rreshen. Pas kesaj eshte ndezur debati i ashper mes keshilltareve te te gjitha kraheve. Keshilltaret e majte por edhe te qendres, me nota patetike kane argumentuar faktin se Jashari eshte nje hero i kombit shqiptar dhe se dhenia e titullit Qytetar Nderi ne Rreshen, ishte nje obligim qe duhej zbatuar. Po krejt i kundert ka qene reagimi i disa nga keshilltareve te djathte, te cilet kane deklaruar se as edhe presidenti i Kosoves, Ibrahim Rrugova, nuk kishte deleguar ndonje titull ndaj ish-badiguardit te tij.

    Aleksander Ndoja
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-05-2004
    Postime
    17
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vendi, Kombi, rrethi, ambienti e odatė ku urrit e edukue Adem Jasharin s'kan tė bėjnė asgjė me Rugoven. Ai u perket atyre qė edhe tash i burgosin luftartė qė s'kursyen asgjė pėr lirinė e Kosovės. Nė fletoren perkujtimore t'Ademit shkrova:

    KOSOVA ĖSHTĖ NĖ PREKAZ

    Nėse shkojnnė kėshtu hesapet me Kosoven e qėshtjen e Kosovarve-ekam mendjen nė Shqiptarėtė e jo ardhacakėt, nuk do vonoi e do t'na del se edhe atentatet qė i kan bėrė Zahir Pajaziti e shumė e shumė DJELMOSHA qė s'ju tremb syri as para armikut qindra herė mė t'madh si nga numri ashtu dhe nga armatimi, do t'i mbesin si vepra t'Rugovė. Se kur njė rrenė perseritet qindra herė edhe ai qė e ka shpif bindet se qenka e vertetė.

    Ky ėshtė mendimi i im. Shyqyr qė ka e do t'ketė gjithmonė Shqiptar qe e din t'vertetenė me fakte tė pathyeshme.

    Ademi e ndali me trimri, burrni e patriotizem tė pakrahasueshėm pėrfundimin e kombit Shqiptar nė kosovė. Epopeja e tij e bėri Kosoven e Shqiptarin tė nohur mė shumė se kurrė!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime

    Statuja e Adem Jasharit u vendos në Skënderaj.

    Nga Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)

    Mes emocioneve të mëdha, në një vend të shenjtë, mes
    të pranishmëve nga e gjithë Shqipëria, të gjithë
    sëbashku, u mblodhën për të përkujtuar si në ditët e
    sotme dhe përgjithmonë, vlerat e luftës çlirimtare të
    popullit shqiptar në Kosovë. Kjo shtatore e lartë e
    komandantit legjendar të luftës për çlirim do të
    mbledhë përsëri e përsëri njerëz, për t’ju kujtuar
    brezave, se vlerat e sakrificave në përmasat
    njërëzore, nuk do të veniten kurrë. Një vepër e tillë
    do të rrezatojë sa të kemi jetën ne shqiptarët.
    Shqiptarët janë të rreshtuar në anën e fitimtarëve dhe
    ata sot kanë të drejtë të ngrenë zërin e arsyes, për
    ta çuar deri në fund amanetin e papërfunduar të
    dëshmorëve të luftës për çlirim. Është koha e
    evidentimit të vlerave universale njerëzore, të një
    periudhe tronditëse por të lavdishme, të mbushur me
    sakrifica, të cilat mund t’i bënte vetëm rinia dhe
    patriotët shqiptare. Prej Drenicës, mesazhet e lirisë
    janë për të gjithë kombin shqiptar, nga Guri i Prerë e
    deri në Prevezë, kudo ku shtrihet Shqipëria jonë. Në
    këtë çështje të madhe bartësit e ideve fisnike dhe
    traditave më të mira historike, komandanti legjendar
    Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, të gjithë
    luftëtarët e lirisë, me gjakun e tyre kanë hedhur
    themele për një të ardhme më të mirë.
    Në këtë rrugë ata i mbetën pavdekësisë. Ky është
    nderimi më i madh që ne i bëhet dëshmorëve të lirisë
    dhe të çështjes kombëtare shqiptare. Është detyrë që
    ideale e lirisë t’i respektojmë, t’i bëjmë pjesë të
    gjakut, të mendjes dhe të zemrës sonë, të mos lëmë që
    ato të rënohen, sot, në kushtet kur armiqtë e kombit
    shqiptar me dosjet e hapura, po çojnë para gjyqeve të
    Europës djemtë e Kosovës. Fitimtarët nuk mund të
    gjykohen. Koha duhet të gjykojë dhe të ndëshkojë
    kriminelët. Ky është amaneti i dëshmorëve dhe për këtë
    duhet të ngremë të gjithë zërin e arësyes.
    Vlerat universale të luftës për çlirim duhet t’i
    mbajmë gjallë që tu kujtojmë kujtdo që kërkon të
    martirizojë ende Kosovën dhe viset e tjera shqiptare,
    se nuk është koha e pazarllëqeve. Çdo shqiptar duhet
    të përkulet me respekt përpara flamurit simbol të
    luftës çlirimtare të popullit në Kosovë, komandantit
    trim dhe legjendar të UÇK-së, birit të Drenicës,
    Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, Adem Jasharit.
    Homazhet I takojnë të gjithë dëshmorëve të kombit
    shqiptar. Këtë duhet ta ndjejnë të gjithë, tek sa
    përulen përpara përmendores, në Drenicë, në “Mekën” e
    Shqiptarëve.
    Shqiptarët janë të bindur se liria do të vijë në mesin
    tonë, me një çmim edhe më të lartë. Ajo ka çmimin e
    jetës së të rënëve, të masakruarve, të lënduarve, ajo
    mban emrin e sakrificave në emër të së ardhmes, një
    sakrificë njerëzore, që të drithëron shpirtin, por që
    të forcon më shumë zemrën dhe I bën shqiptarët që të
    ndihen njerëz. Shqiptarët në histori nuk e kanë
    kursyer jetën, sepse nuk kanë dashur kurrë që të
    jetojnë të vdekur. Ata sot duhet të udhëhiqen nga
    motivi filozofik i mençurisë shqiptare, “Shqipërinë e
    pabërë o bëje o vdis”.
    Vendosja e statujës së Adem Jasharit në Skënderaj,
    tregon shumë për shqiptarët. Duan apo nuk duan serbët,
    do apo nuk do Europa, duan apo nuk duan ata që nuk e
    duan çështjen kombëtare shqiptare , me këtë statujë
    realisht është e pranuar pavarësia e Kosovës.
    Pavarësisht reagimeve, për një arësye të thjeshtë,
    nëse nuk do të pranohej statuja do të thoshte se
    Serbia do të tentonte të vinte përsëri në Kosovë. A
    mund të pranonin serbët që në territorin e federatës
    së tyre të kishin statujën mbi 5 metro të lartë të
    Adem Jasharit, me atë që u përleshën në një luftë të
    pabarabartë, që e masakruan dhe e vranë familjarisht.
    Çdo statujë që ndërtohet është një gur themeli në
    bashkimin tonë kombëtar dhë në pavarësinë e Kosovës.
    Ato janë të shumta dhe po shtrojnë trasenë e
    pavarësisë sonë kombëtare. Qyteti i Skënderajt tani ka
    në gjirin e vet statujën e komëndantit legjndar të
    luftës për çlirim. Ndoshta statuja do të zotëronte më
    mirë mjedisin në një kodër të lartë të qytetit. Po
    gjithësesi, ajo do të tërheqë përherë vizitorët, duke
    e kthyer këtë zona patriotike në një rrezatim dhe
    rezonancë të vetëdijes dhe të identitetit tonë
    kombëtar.
    Nja shtatore e tillë si ajo e Adem Jasharit, e Zahir
    Pajazitit, e komandant “Kumanovës”, e Naserit, dhe e
    dhjetra të tjerëve në Kosvë dhe në Luginën e Vardarit,
    duhet të ngrihet edhe në qytetin e Tropojës për
    luftëtarin shqiptar, gjeneralin e tri luftrave Tahir
    Sinanin. Do të jetë një evendiment i madh, i cili do
    të tregojë se djemtë e Shqipërisë kudo kombi shqiptar
    do ti nderojë. Një veprimtari e tillë fuqizon më tej
    idenë e bashkimit kombëtar të popullit shqiptar. Kjo
    duhet të jetë një veprimtari e mirëfilltë patriotike e
    atdhetarëve shqiptarë, të cilët e kanë obligim të
    kontribuojnë për ngritjen e një përmendoreje të tillë.
    Tahir Sinani (Shqipëria), do të mbetet simboli dhe
    personifikimi i djemve trima të Tropojës, që nuk
    kursyen gjakun e tyre për lirinë dhe pavarësinë tonë
    kombëtarte.
    Me historinë tonë duhet të ndihemi krenar, sepse ajo
    me vlerat e saj do të na bëjë që të shikojmë më mirë
    në të ardhmen tonë. Dhe këtë ne e ndjejmë në mendjen
    dhe në zemrat tona, e ndjejmë në amanetin e
    paplotësuar të të rënëve të kombit shqiptar. T’i
    ruajmë të paprekura e të shënjta simbolet e luftës
    sonë. Nder e lavdi në jetë të jetëve komandantit
    legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit, dhe të gjithë
    luftëtarëve që dhanë jetën e tyre për liri.
    Sa më tepër do të largohemi në kohë nga lufta e
    popullit tonë për liri e pavarësi, aq më tepër ato do
    të rrezatojnë në brezat që do të vijnë, vlerat më të
    mira të qëndrimit dhe të ndërgjegjes sonë kombëtare,
    për të punuar çdo ditë dhe çdo orë në interes të
    çështjes sonë kombëtare. Ndoshta nuk do të jetë e
    largët ajo ditë, që Shqipërinë tonë ta shohim të
    bashkuar, të fortë, me dinjitet të plotë kombëtar, një
    shtet dhe një komb krenar, të barabartë midis të
    barabartëve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-12-2005 mė 00:48
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    KFOR-i bastis lagjen e Jasharajve


    Prishtinė, 11 nėntor 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 16

    Forca tė mėdha tė KFOR-it francez nė orėt e pasdites kanė bastisur lagjen e Jasharjave nė Prekaz pa dhėnė detaje arsyet e kėtij veprimi. Murat Jashari i ka cilėsuar veprimet e pjesėtarėve tė KFOR-it francez si “provokim i ri” pėr banorėt kėsaj lagjeje dhe pėr vetė familjen e tij.
    -------------------------------

    Murat Jashari: Nė aksion ishin tė pėrfshirė vetėm KFOR-i francez


    Prishtinė, 11 nėntor 2005 (Kosovapress) Time: 18 : 10

    Nė orėt e vona tė sė enjtes forca tė mėdha tė KFOR-it francez kanė bllokuar lagjen e Jasharajve pėr tė bastisur disa shtėpi dhe duke bllokuar tė gjitha hyrje-daljet e lagjes. Murat Jashari tha tė premten pėr Kosovapress se kjo bastisje nga ana e KFOR-it francez i ka ngjarė asaj tė janarit 1998 tė bėrė nga forcat serbe.
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    Citim Postuar mė parė nga Llapi
    KFOR-i bastis lagjen e Jasharajve


    Prishtinė, 11 nėntor 2005 (Kosovapress) Time: 11 : 16

    Forca tė mėdha tė KFOR-it francez nė orėt e pasdites kanė bastisur lagjen e Jasharjave nė Prekaz pa dhėnė detaje arsyet e kėtij veprimi. Murat Jashari i ka cilėsuar veprimet e pjesėtarėve tė KFOR-it francez si “provokim i ri” pėr banorėt kėsaj lagjeje dhe pėr vetė familjen e tij.
    -------------------------------

    Murat Jashari: Nė aksion ishin tė pėrfshirė vetėm KFOR-i francez


    Prishtinė, 11 nėntor 2005 (Kosovapress) Time: 18 : 10

    Nė orėt e vona tė sė enjtes forca tė mėdha tė KFOR-it francez kanė bllokuar lagjen e Jasharajve pėr tė bastisur disa shtėpi dhe duke bllokuar tė gjitha hyrje-daljet e lagjes. Murat Jashari tha tė premten pėr Kosovapress se kjo bastisje nga ana e KFOR-it francez i ka ngjarė asaj tė janarit 1998 tė bėrė nga forcat serbe.
    Shoqatat e luftės: TMK tė ruajė 24 orė Memorialin “Adem Jashari”


    Prishtinė, 14 nėntor 2005 (Kosovapress)

    Hyrja dhe kontrolli i Memorialit tė Jasharajve ėshtė pika kulminante ku KFOR-i francez haptas bėn pėrdhosjen dhe pėrbuzjen publike tė njė monumenti historik tė popullit shqiptar. Ata mirėfilli e dinė se ky monument pėr popullin shqiptar ėshtė i shenjtė dhe i paprekshėm nga askush, ngase simbolizon qėndresėn historike pėr liri dhe pavarėsi tė njė populli tė robėruar, me ē’rast nga okupatori ranė heroikisht tri gjenerata tė njė familje, qė deri mė tani ėshtė rast i parė nė historinė e ēdo populli tė robėruar, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė hėnėn nga shoqatat e dala nga lufta e UĒK-sė.
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    19,124
    Faleminderit
    13
    61 falenderime nė 60 postime
    SPECIALE: MURAT JASHARI RRĖFEN PĖR BASTISJEN E KFOR-IT FRANCEZ



    Murat Jashari: Si nė filma!



    Shkruajnė: Jehona Veliu e Burim Etemaj



    Prekaz, 11 nėntor 2005 - “Qindra ushtarė tė KFOR-it francez, disa nga ta edhe me maska e qen nuhatės, helikopterė tė shumtė nė qiell dhe dhjetėra automjete tė blinduara, tė enjten pasdite pėr dy orė e rrethuan Lagjen Jashari dhe na provokuan rėndė, duke prekur pėr herė tė parė pas luftės edhe nė gjėra tė bekuara, nė Kompleksin Pėrkujtimor Adem Jashari, tė cilat janė gjurmė tė marsit tė ’98, tė mbetura dėshmi tė luftės dhe sakrificės, ku ranė 53 anėtarė tė lagjes sonė”. Kėshtu nis rrėfimin e tij special pėr “Epokėn e re”, Murat Jashari, i cili i ulur kėmbėkryq nė odė, tė premten dukej paksa me i qetė nė krahasim me njė ditė mė herėt.

    “Thjesht ka qenė njė aksion qė mund ta them me pėrgjegjėsinė mė tė madhe, qė i ka ngjarė njė filmi tė Hollivudit. Aksioni i KFOR-it francez mė sė paku kishte tė bėnte me sigurinė dhe me misionin paqeruajtės”, thekson Murati, pėr tė shtuar se ushtarėt francezė kanė rrethuar Lagjen Jashari pa paralajmėrimin e Kuvendit Komunal tė Skenderajt, pa paralajmėrimin e SHPK-sė dhe pa informimin e KFOR-it danez, i cili operon nė kėtė vend.

    Provokim tjetėr i rėndė, sipas Muratit, qė ka prekur shpirtrat e Jasharėve nė Prekaz, e me gjasė edhe tė gjithė popullit shqiptar, ka qenė keqtrajtimi i fėmijėve dhe udhėtarėve qė kalonin rrugės.

    Ai tregon se askush nga forcat e KFOR-it francez gjatė aksionit nuk kanė folur me tė, apo mė ndokėnd tjetėr nga Jasharėt. Takimet, thotė ai, janė vendosur pas largimit tė tyre dhe pas kontakteve qė kanė pasur me Shtabin e Pėrgjithshėm tė KFOR-it, nėpėrmjet disa ndėrlidhėsve tė TMK-sė.

    Murati rrėfen se pas largimit tė forcave franceze, nė odėn e Jasharėve ka shkuar njė ndėrlidhės i KFOR-it me TMK-nė, dhe njė kolonel i KFOR-it francez, ku ky i fundit ka dhėnė disa sqarime dhe ka bėrė disa kėrkimfalje, se kinse ky aksion ėshtė ndėrmarrė pėr sigurinė e qytetarėve.

    “Por, unė, meqė e pėrdori kėtė term, i jam drejtuar: A keni pasur ndonjė kėrkesė nga pushteti komunal, nga policia e UNMIK-ut, nga SHPK-ja, apo nga ndonjė qytetar pėr siguri? Ai u pėrgjigj ‘jo’. Atėherė, i kam thėnė se ‘si ka mundėsi qė tė futeni nė njė vend me gjithė ato forca, pėrderisa nuk kėrkohet siguria’. Dhe e dyta, i thashė zotėrisė ‘nėse ju mund ta vlerėsoni se njė aksion ėshtė pėr sigurinė e qytetarėve, kur pjesėtarėt e komandės suaj, fėmijėt e ciklit tė ultė tė shkollės nėn presionin e tytave tė automatikėve i detyrojnė me dhunė t’i nxjerrin nga ēantat librat dhe fletoret e tyre e t’i qesin nė rrugė, dhe i nxjerrin nga makina botėn femėrore qė ishin me fėmijė tė vegjėl dhe i kontrollojnė nė mėnyrėn mė tė vrazhdėt, po pajtohem me ju. Por, mendoj se kishte me qenė e arsyeshme fjala e juaj, nėse njė ushtar i juaj do tė pėrkėdhelte flokėt e njė fėmije dhe do t’i thoshte se ‘unė jam kėtu pėr sigurinė tėnde’ atėherė isha bindur, por jo nga arroganca dhe nga forca e ushtarėve tuaj’”, tregon Murati disa detaje nga biseda me kolonelin francez.

    Forcat franceze, konsideron ai, nė lagjen Jashari kanė bėrė njė demonstrim tė forcės dhe tė arrogancės sė vrazhdėsisė sė tyre. Ndėrhyrjen nė Kompleksin Pėrkujtimor Adem Jashari dhe sjelljen brutale ndaj fėmijėve, tregon Murati, nuk ka mundur t’ia falė kolonelit francez, i bindur se askush nuk do t’ia falte kėtė. “Kurse, pėr tė tjerat kam thėnė se nuk ka problem”, thekson Murati, i cili tregon se familja Jashari pas luftės ka pasur shumė provokime nga KFOR-i francez, duke pėrjashtuar vitin e fundit, ku falė angazhimit tė tij ishte arritur njė komunikim mė i mirė me komandėn franceze.

    Por, pas rastit tė fundit, Murati hedh dyshimin se nė formacionet franceze shpeshherė ka njerėz qė nuk pėrfillin ndoshta as urdhrat e komandės sė tyre, apo provokojnė pėr hir tė interesave tė caktuara njė vend qė ka sakrifikuar pėr lirinė e Kosovės, e qė mundohet me tėrė qenien t’i kontribuojė ruajtjes sė unitetit dhe tė ardhmes sė Kosovės.



    “Falė zotit dhe durimit, e tejkaluam edhe njė situatė tė rėndė...”



    “Falė zotit dhe durimit qė kemi pasur, ėshtė tejkaluar ajo situatė e rėndė... Mė vjen shumė keq qė para lexuesve tė gazetės suaj tė paraqes ngjarje tė dhimbshme, sepse ėshtė njė kohė kur qytetari i Kosovės duhet tė presė lajme tė mira, qofshin ato tė ekonomisė, tė zhvillimit tė arsimit, e mbi tė gjitha lajme tė mira pėr tė ardhmen e Kosovės. Ėshtė shumė e rėndė kur gjashtė vite pas luftės ndodhin akte shqetėsuese dhe provokuese nga paqeruajtėsit francezė, tė cilėt populli shqiptar i ka pritur me lule”, shprehet Murati.

    Arsyen e vėrtetė tė provokimit tė Lagjes Jasharaj nga ushtarėt francezė, ai nuk mund ta japė pėr momentin. Kjo ndoshta, sipas tij, do njė analizė mė tė thellė apo pėrgjigjen mė tė mirė, shton Murati, mund ta japė vetė KFOR-i francez. “Ne e dimė se historikisht shteti francez e ka njė miqėsi me popullin dhe shtetin serb dhe dihet e kaluara e kėtij vendi me regjimin serb. Dihet shumė mirė se nė pjesėn Veriore tė Mitrovicės ende veprojnė nė mėnyrė legale forcat, politika dhe ligjet e atij regjimi nė prezencėn e policisė sė UNMIK-ut dhe tė KFOR-it francez. Frika ėshtė se mos me imponimin e atij regjimi po ndodhin edhe provokime siē ndodhi ky i fundit te ne. Unė i thashė kolonelit francez se ‘nuk di nėse njerėzit me maska (tė maskuar kanė qenė vetėm ata ushtarė tė cilėt kanė prekur gjėsendet nė Kompleksin Pėrkujtimor Adem Jashari), qė kanė prekur gjėsendet nė Kompleksin Pėrkujtimor Adem Jashari, kanė qenė ushtarė francezė apo ēka, dhe ku ishte qėllimi i tyre pėr tė prekur gjėra qė janė tė shenjta’”, shprehet ai, pėr tė treguar se ushtarėt me maska kanė prekur disa gjėra qė kanė qenė tė paprekura qė nga ngjarja e marsit, tė cilat nuk janė prekur as nga qindra e mijėra vizitorė, e as nga vetė autoritetet e Kompleksit, por asnjėherė as nga policia apo KFOR-i. “Po them, ka pasur mjaft provokime dhe mosmarrėveshje, por rasti mė i rėndė apo kulminant ka qenė tė enjten ndėrhyrja nė Kompleksin Pėrkujtimor Adem Jashari”, nėnvizon Murat Jashari.



    Polici danez, “sebep i sė mirės...”



    Murati sqaron se gjatė aksionit nuk ka pasur forca tė shteteve tjera tė KFOR-it, e as pjesėtarė tė SHPK-sė, por vetėm ushtarė francezė. SHPK-ja, thotė ai, ka shkuar nė Lagjen Jashari pas pėrfundimit tė aksionit, pėr ta shoqėruar kolonelin francez. “Nė kėtė rast dua tė falėnderoj pėrzemėrsisht njė polic tė bashkėsisė ndėrkombėtare me kombėsi daneze, i cili ka ardhur pothuajse rastėsisht dhe ka ndihmuar nė qetėsimin e gjendjes. Mendoj se ai ishte sebepi i sė mirės”, thekson Murati, i cili gjatė bisedės bėn tė ditur se me tė dėgjuar pėr rastin, shumė qytetarė nga tė gjitha anėt e Kosovės nėpėrmjet telefonit janė interesuar dhe kanė shprehur shqetėsimin e tyre se ēka po ndodh nė Lagjen Jasharaj. “Jemi munduar ta ruajmė gjakftohtėsinė nė mėnyrė qė mos tė shėrbejmė si lagje, apo familje si element destabilizues, sepse dihet se Kosova ndoshta tash ėshtė nė fazėn mė kritike kur pritet edhe fillimi i bisedimeve, dhe dikush ėshtė i interesuar qė nė Kosovė tė mos ketė stabilitet. Duke i pasur parasysh kėto fakte, jemi munduar qė situata mos tė dalė nga kontrolli, deri nė maksimum. Mendoj se kėtė e kemi kaluar me menēuri dhe do tė dėshiroja qė jo vetėm nė lagjen tonė, nė familje, por askund nė Kosovė tė mos ndodhin kurrė mė provokime tė tilla”, pėrfundon Murat Jashari, rrėfimin e tij lidhur me bastisjen e KFOR-it francez nė Kompleksin Pėrkujtimor Adem Jashari.
    Lista e Injorimit:Pirate of Love,referi_1, Le dévoué

  20. #20
    Skofiar Maska e Skofiar
    Anėtarėsuar
    07-08-2005
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    739
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Si u njoha me Adem Jasharin

    Me qellim qe lexuesit e ketij forumi te kene njohuri lidhur me aktivitetet politike dhe ushtarake qe beheshin ne nje faze kur Kosova ishte e okupuar po shkruaj disa perjetime te asaj periudhe.
    Ne vitin 1991 ne Kosove vepronte ne ilegalitet shtabi operativ i Mbrojtjes dhe ai organizativ.Ne organizim te Ministrise se mbrojtjes qe poashtu vepronte ne ilegalitet u muar vendim qe ne Kosove te fillojne pergaditjet per lufte te armatosur per lirine e vendit.
    Duke qene te gatshem qe te sakrifikohemi per lirine e vendit 53 vullnetare nga viset e ndryshme te shqiptareve ne mbarim te shtatorit 1991 nisemi per ushtrime ushtarake ne Shqiperi.Kjo nisme ishte perkrahur dhe mirepritur nga te gjitha subjektet politike qe vepronin ne ate kohe ne Kosove.Ishim te lumtur qe kishte ardhe koha per ti dhene fund heshtjes dhe friges qe ishte mbjelle tek populli se Serbia eshte e forte ushtarakisht dhe se nuk jemi ne gjendje ti kundervihemi me force.
    Ne ishim grupi i dyte qe udhetonim per Shqiperi sepse grupi i pare veq kishte perfunduar stevitjet nje mujore dhe ishte kthyer ne Kosove.
    Ne grupin e pare po e permend se kishte qene Deshmori Zahir Pajaziti dhe shume shoke te tije.Duke bere nje udhetim nga Kosova ne perendim e pastaj ne Shqiperi ne fillim te tetorit 1991 filluam pergaditjet ushtaraka ne nje vend te caktuar qe duhej ti ishte shume sekret, pra ne nje Kazerme qe ishte e zgjedhur posaqerisht per ne.Me ne punonin pese oficer ushtarak te cilet kishte pergaditje te posaqme per diversion dhe kishin marra pervoja edhe nga luftrat tjera te mehershme si pjesmarres aktiv ne ato luftra.
    Ishim te ndare ne dy njesite dhe ne njesitin e dyte qe isha une kishim emeruar Adem Jasharin si rreshtere te njesitit, pra si ndihmes i oficerit qe na udhehiqte.
    Ademi ishte nje njeri me tipare karakteristike.
    Ishte shume i urte dhe i sjellshem
    Fliste rralle dhe me vendosmeri
    Ishte shume i pashem dhe simpatik
    I kendeshme per bisede,i gateshme per ndihme ndaj cdokujt.
    Ai thoshte Kosova kurr nuk clirohet nga okupatori pa drejtuar tytat ndaj tije.
    Ne ushtrime kishte nje vullnet te jashtezakonshem dhe pononte shume, ishte i palodheshem sepse kishte pergaditje te posaqme fizike duke arritur rezultate shume te mira ne gjdo veprimtari ushtarake.
    Bisedonim gjere e gjate per mundesite e fillimit te luftes clirimtare ne Kosove.
    Investimi behej nga fondi i qevereise se atehereshme te Bukoshit.
    Pas mbarimit te pergaditjeve nje mujore nga udheheqesi Zymeri dhe Sali Ceku qe kishte ardh posaqerisht per kete ceshtje tek ne na jipet mundesi qe ne menyre vullnetare te organizuar dhe te armatosur mire te kalojme kufirin Kosove-Shqiperi
    Nga 53 veta sa ishim gjithesejt 33 u lajmeruam qe ne menyre vullnetare ta kalojme kufirin duke bartur arme te cilat Kosoves i duheshin me shume se gjthqka tjeter.
    Sali Ceku kishte marr detyre qe te na drejtoje ne ate rruge sepse kishte pas njohuri duke e kaluar kufirin dhe kishte jetuar afer kufirit Kosove-Shqiperi.
    Beme nje udhetim te gjate dhe te mundimshem, ishte acar dhe kishte ngrica dhe duke kaluar nje lume thuajse te gjithe u zhytem deri ne bel ne uje, sepse nuk kishim tjeter mundesi kalimi.Gjate udhetimit shume ushtare u rraskapiten nga pesha e rende qe kishin por nuk dorezoheshin dot.
    Ademi dhe une sa qendronim ne fillim sa ne funde te Kolones duke ju ndihmu shokeve dhe duke ju dhene moral (edhe pse morali nuk mungonte asnjehere) por lodhja e kishte bere te veten.
    Ishte parapare qe ne oret e nates te arrihet vendi i caktuar por ne kishim vonese dhe ne oret e mengjesit (diku ka ora 5) arritem ne fshatin Voksh te komunes se Decanit.Dy shoke tan qe njifshin nje familje qe kishte shtepine rrenze nje mali shkuan dhe biseduan per te kerkuar strehim dhe pushim dy oresh sepse kishte aguar dhe nuk mund te banim levizje pa u diktuar.
    33 persona u mirepritem nga ajo familje bujare dhe secili nga ne piu nje gote qumshti te vluar dhe beme terjen e veshembathjes.
    Me pas ne grup nga 3 deri 4 veta u larguam ne fshatrat tjera te ndryshem deri sa secili arriti ne vendin e tije ku banonte.
    Armatimin e kish lan ne ate shtepi bujare dhe me pas ishte transferuar tek nje shoke yni Sami Tahiri. Detyra jon ishte qe pas disa diteve te shkojme per ta barte armatimin ne rajone te caktuara.Pas dy javesh shkuam tek Samiu.
    Pergjate udhetimit kerkuam ne shtepi Ademin por Baca Shaban na tha se ai veq ka filluar rrugetimin.
    Ne shtepin e Samiut gjetem Ademin me bashkepunetore te tije ku beme plane si ta transferojme armatimin ne zona te caktuara.
    Ademi vendosi qe armet te mbahen ne dore te mbushura dhe ne rast ndaljeje nga forcat policore te filloj e shtena ndaj tyre.
    Per fat kaluam te padiktuar dhe bene transferimin e armeve ne vende te caktuara.
    Detyra e ardheshme ishte qe te pergadisim edhe 400 ushtare per ushtrime por kjo nuk u realizua.
    Pas me shume se nje muaj qendrimi ne Kosove arrestohet ne Prishtine Xhavit Gubetini pastaj shoku i tije Faton Gajtani dhe menjhere ekspedita policore nisene per Decan, pastaj Mitrovice dhe Prekaz.
    Gjate ketij akcioni arrestohen ne Decan Sami tahiraj dhe Shkelzen Gjonaj dhe ne Mitrovice Nazmi Bajrami si dhe arrestimi i shefit te shtabit operativ Hajzer Hajzeraj.
    Banesa ime u rrethua nga mese 100 forca policore per ore te tera, por une isha arratisur pak para rrethimit sepse me kishte ardhe njoftimi per largim.
    Adem Jashari i rrethuar kishte bere rezistence me vllezerit Rifatin dhe Hamzen e me ndihme edhe te bashkefshatareve kishte arrit qe te zmbraps armikun dhe te largohet nga shtepia perkohesisht duke u vendose ne malet e Drenices me vendosmerine per te vazhduar rezistencen e armatosur per lirine e vendit.
    Tortuarat qe jane bere ndaj shokeve te burgosur kan qene te papara deri me ateher.Ne televizionin serb pergaditet nje emision duke na quajtur grupi me i rrezikshem terrorist pas Shaban Polluzhes duke kerkuar denimin me vdekje te shokeve tan.

    Disa Politikan tane i kaploje friga deri ne palce dhe veshtire se mund ta gjeje ndonjerin diku per konsultim apo keshillim.
    Rugova menjeher leshon nje kumtese se ky nuk qendron pas ketij organizimi
    Bukoshi e beri te njejten duke thene se nuk din se kush e ka bere kete organizim.
    Shoket tane te burgosur mbeten pa asnje perkrahje institucionale.
    Rexhimi serb me presionin qe i behej nga bashkesia nderkombetare nuk arriti ti denoj me vdekje keta trima por i denoj me nga 10 deri ne 6 vite burgim duke pesuar edhe denimet edhe per ne qe ishim te arratisur.
    Kishim nje pershtypje se keto organe qe kishin organizuar kete veprim nuk e kishin analizuar mundesin e zbulimit tone dhe ishin te pa pergaditura per kete raste.
    Ne fillim te janarit ne qe ishim arratis qendruam ne shqiperi per te marr vendime te metejme se si te veprohet me tutje.Ne ate kohe pushtetin ne Shqiperi e kishte Ramiz Aliu por kuptohej se se shpejti ne pushtet do te vij Sali Berisha.
    Ne kishim takime me te dy palet rreth kesaj qeshtje.
    Takimin me Sali Berishen e beme me kerkesen e tije.Pytjet qe i beme Sali Berishes ishin te ndryshme por me kryesorja ishte mundesia per ndihme per lufte te armatosur. Ai na tha se Shqiperia gjendet ne nje krize te madhe dhe nuk kemi buke as per te ngrene e le ma per te bere lufte por na preferoj qe perkohesisht te ikim ne perendim dhe te studjohet pastaj kjo ceshtje shume e rendesishme.
    Aty ne Tirane ishte Hamze Jashari me ne dhe pritej te arrij edhe Ademi por na erdhi lajmi se Ademi nuk don te largohet nga Kosova dhe se don te filloj rezistencen e armatosur.Disa prej nesh muarem rrugen e mergimit me qellim qe mos te qendrojm gjete por te kthehemi prap per qellimin qe kishim para vehtes.
    Ne perendim vazhduam aktivitetin ne forma tjera duke u perpjekur qe te ndihmojme per ceshtjen kombetare te pa zgjidhur.
    Kishin filluar te shfaqen paknaqesi me pasivitetin e udheheqjes se atehereshme politke e cila nuk bente asgje tjeter pos se thirrte per qetesi dhe durim te pafund.
    Me kete qeshtje ne nuk u pajtuam por ngritem zerin per lufte ndaj okupatorit.
    Me lindjen e UCK-se u vertetua se kush ishin ata qe ishin ne gjendje ta dhene jeten per atdhe.
    LAVDI UĒK-se dhe Komandantit legjendar Adem Jasharit

Faqja 1 prej 16 12311 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 2030
    Postimi i Fundit: 27-03-2014, 03:34
  2. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    By Nice_Boy in forum Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 17:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    By Kuksjan_forever in forum Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 13:42
  4. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    By beni33 in forum Shqipe nga Kosova
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  5. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    By mitrovicalia_81 in forum Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •