PERSE ESHTE I NEVOJSHEM
DENIMI?
Pėrse ėshtė i nevojshėm dėnimi?
Tė arsimuarit kanė vėrejtje klasike mbi ringjalljen dhe
dėnimin dhe thonė: Pėrse tė na dėnojė All-llahu kur Ai ėshtė
mėshirues, i dhembshėm? Kur e shtrojnė kėtė pyetje ata
harrojnė se edhe vetė pa masė i duan fėmijėt e vet e, magjithatė
i ndėshkojnė me goditje, i lėnė pa para nė xhep, si dhe bėhen
rigorozė ndaj tyre. Dhe, nė qoftė se kjo dashuri ndaj fėmijės
ėshtė mė e fortė, gjithnjė e mė i fuqishėm ėshtė interesimi i tyre
pėr edukimin e fėmijėve. Nė rast se e lėnė pas dore edukimin e
tyrė bota do t'i padisė se nuk i duan fėmijėt e tyre dhe pėr ta do
tė thotė se kėta janė etėr tė pakujdesshėm dhe se fėmijėve tė
tyre nuk u kushtojnė kujdes tė mjaftueshėm. Nėse rasti i tillė
ėshtė me njeriun, ē'tė themi pėr Rabb-in (All-llahu) e Madh, pasi
qė edhe vetė fjala Rabb ėshtė marrė nga fjala tėrbijjet-un
(edukata).
Ėshtė fakt se neologjizmi All-llahu ėshtė mėshirues (i
dhembshėm) ėshtė konstruksion leksikor i shprehur
shkėlqyeshėm qė shumėkush gabimisht e kuptojnė dhe i japin
domethėnie tė pėrgjithėsuar duke ia pėrfytyruar vetvetes se Allllahu,
nė tė gjitha rastet,ėshtė i mėshirshėm, e kjo nuk ėshtė e
saktė.
A e do, pėr shembull, All-llahu tiraninė?
Kjo ėshtė e pamundur!
Ėshtė e pamundur qė All-llahu ta dojė tiraninė dhe tiranėt
dhe qė, nė kategorizmin e Tij, tirani dhe i shtypuri tė jenė tė
nivelizuar. Tė pėrfytyruarit e kėtillė tė fuqisė dhe drejtėsisė sė
All-llahut paraqet konfuzion ideor.
Ėshtė e vėrtetė se All-llahu dhe fuqia e Tij janė mbi tė gjithė
tiranėt dhe se ėshtė absolutisht i fuqishėm, mė i fuqishėm se tė
gjithė tė fuqishmit. Ai ėshtė arbitri i drejtė i cili ēdo njeri e
vendos nė pozitėn dhe shkallėn e merituar.
Nė bazė tė ligjėsive tė pėrgjithshme precize nė botėn
materiale dhe gjithėsisė qė na rrethojnė, do tė veprojmė nė
mėnyrė tė drejtė nėse konkludojmė se drejtėsia e All-llahut ėshtė
njė prej atributeve tė Tij. Disponojmė shpjegimet e
shumėnumėrta, tė cilat e konfirmojnė atributin e drejtėsisė sė
All-llahut, ligjėsisė, urtėsisė dhe regullimit universal nė kėtė botė.
Negatorėt (mohuesit) e ligjėsisė dhe drejtėsisė universale
janė ata tė cilėt duhet ta konfirmojnė dhe vėrtetojnė se ky
rregullim nuk ekziston, e jo besimtarėt tė cilėt besojnė nė
ligjėsinė universale.
Mirėpo, ata tė cilėt nė tėrėsi e mohojnė dėnimin dhe
mohojnė se njeriu i ėshtė nėnshtruar forcės, e cila ėshtė mė e
fuqishme se ai dhe ligjėsive tė cilat janė mbi atė, tė tillėt i
thėrrasim qė t'i hedhin vėshtrim kėsaj bote pa nevojė qė ta
parashtrojnė ahiretin, jetėn e ardhshme.
Mendoj se nuk ka njeri i cili nuk e ka shijuar dhembjen e
dhėmballės, e cila e copėton trurin dhe sikur sharra e ēan kokėn.
Ose shtangimin nė veshkė, dhembje koke tė rėndė, dhembje nė
kėrcė, ose tubrekulozėn e eshtrave, e kėto janė lloje tė
dhembjeve tė skėterrės, i njohin vetėm ata tė cilėt janė fatkeq,
qė t'i shijojnė. Vizita e shkurtėr repartit tė spitalit Kasru-l-Ajn1
do ta bindė vizitorin se ekziston kontrast i madh ndėrmjet njeriut
tė djegur tė deformuar tė mbėshtjellė me lidhėsa, i cili gjėmon,
dhe njeriut i cili, nė breg tė Nilit, e pi njė filxhan ēaj, dėfrehet dhe
kėnaqet pranė bukuroshes e cila e argėton.
1
Dėnimi ėshtė realitet konkret dhe njeriu i ėshtė nėnshtruar
forcės, e cila ėshtė mė e fortė se ai dhe ai nuk ka mundėsi qė t'i
shmanget shtrėngimit tė asaj fuqie. Pėr ne ėshtė e barabartė se
kėtė fuqi besimtari a e quan tė All-llahut ose ateisti tė
natyrės, ligje tė natyrės ose ligj kryesor. Kjo shmangie e
emrit tė vėrtetė s'ėshtė asgjė tjetėr veēse lojė fjalėsh sofistike.
Me rėndėsi ėshtė se ka qenė i detyruar ta pranojė se ekziston
fuqia mbi fuqinė e njeriut dhe ndodhitė, dhe se kjo fuqi dėnon
dhe vė nė sprova.
Njerėzit e ndijshėm, tė cilėt lebetiten nė pėrfytyrimin e Allllahut
si tirani i cili na ndėshkon, do t'i pėrkujtojmė nė atė ē'kanė
vepruar disa sundues kur armiqtė e tyre i gjykonin me tė ngulur
nė hu..., do t'i pėrkujtonim nė atė ēka bėrė xhelati tė cilit i qe
besuar ekzekutimi i dėnimit. Ai sakrificėn do ta vėnte nė bark
dhe nė pjesėn e mbrapme tė trupit do t'ia ngulte hurin, i cili nė
maje ka qenė i mbushur me gozhda. Xhelati hurin shkallėrisht do
ta ngallmonte ashtu qė t'ia shqyente organet e brendshme nė
tėrėsi dhe huri tė dalė te qafa e sakrificės. Detyra e xhelatit ka
qenė qė sakrificėn ta mbajė sa mė gjatė gjallė, deri sa huri tė
dalė nė qafė, nė mėnyrė qė t'i ndjejė tė gjitha dhembjet e
domosdoshme.
Ende mė rėndė se kjo ėshtė tė verbuarit e robėrve me
hekur tė skuqur.
A mundemi tė supozojmė se All-llahu (xh. sh.) tiranėve tė
tillė do t'u pėrgatisė koktej sepse All-llahu ėshtė i dhembshėm
dhe i mėshirshėm?
Jo, por skėterrė - kur tashmė nuk ka ekzistuar mjet tjetėr qė
tė tillėt ta njohin dhe tė binden se ekziston Zoti i drejtė - ėshtė
pika skajore, e fundit e mėshirės.
Nė tė vėrtetė, ky ndėshkim ėshtė mėshirė duke e marrė
parasysh se kjo ėshtė masė edukative dhe kėshilluese pėr ate i
cili kėtė e ka refuzuar tė mėsojė prej tė gjitha librave tė Zotit dhe
prej lajmėtarėve tė fesė (rusul), pėr ata tė cilėt i kanė mohuar
edhe njohjet primare tė arsyes dhe aksioneve tė njeriut.
Vallė, ėshtė e drejtė qė Hitleri, nė Luftėn e Dytė Botėrore,
tė mbysė njėzet milionė njerėz2, qė njerėzit e tij ta rrjepin lėkurėn
nga robėrit, qė mijėra njerėzve t'u zihet fryma nė gypat e gasit
dhe t'i djegė nė furra dhe qė, nė ēastin e kapitullimit, duke ikur
nga pasojat e veprave tė veta tė kėqija, tė bėjė vetėvrasje?
Vetėm disharmania dhe paqėllimėsia e tėrėsishme e kėsaj bote
dhe papėrshtatshmėritė e saj mund ta shpėtojnė kėtė doras total
nga mėkati i tij.
Me fjalė tė tjera, ēdo gjė qė na rrethon, nė kėtė rruzull
pėrkryeshmėrisht tė rregulluar e tė bukur, nuk flet mbi
disharmoninė, tė gjitha, prej yjv e mė tė mėdhenj e deri te atomi
mė i imtė, flasin mbi rendin dhe rregullin. Pėr kėtė, All-llahu nuk
do tė ishte i Mėshirshėm, as qė do tė jetė i drejtė, pėrveē nėse
kėtė njeri do ta vinte nė ambisin e veprave tė kėqija tė tij.
Njeriu i menēur, subtil dhe i arsyeshėm nuk duhet tė
filozofojė qė ta kuptojė vėrtetėsinė e dėnimit. Ai, sė shpejti, edhe
do ta zbulojė arsyetimin e kėtij dėnimi nė vetvete, nė vetėdijen e
vet, nė sytė e mėkatarit, nė shikimet e dorasve, nė lotėt e
fatligėve, nė dhembjet e tė pezmatua rve, nė nėnēmimet e tė
zėnėve robėr, nė tiraninė e ngadhėnjyesit, nė gurgullimin
(gėrhatjen) e atyre qė vdesin. I tilli, kur ta pėrfshijė ndjenja e
pendimit - e pendimi nė ēastin e mėkatit ėshtė zėri i tė vėrtetės -
do ta kuptojė esencėn e dėnimit (adhāb) dhe dhėnies sė llogarisė
(hisāb). Kjo llogari me vetveten, ky ėshtė kijamet nė miniaturė,
skėterra mė e vogėl, kjo, nė mėnyrė plastike thėnė maketa e
ditės sė Gjykimit. Kjo ėshtė drita qė jep shėnjė nė rrezik, e cila
ndizet nė shpirtrat tonė tė tregojė se veprat do tė maten, se
ekziston e vėrteta dhe e pavėrteta dhe, kush ėshtė nė rrugėn e
2
drejtė edhe zemrėn do ta ketė tė qetė, e kush ėshtė nė rrugėn e
shtrembėr do tė jetė greminėn e pendimit dhe me zemėr tė
zhgėnjyer e tė dėshpėruar.
Dėnimi i kėsaj bote ėshtė gjithnjė masė edukative, qoftė se
ka tė bėjė me individin ose popullin. Humbja mė 1967 nė Sinaj3
ka qenė leksion , mėsim, sikur qė ngelja e nxėnėsit nė shkollė
ėshtė mėsim. Gjithashtu dhembjet e tė sėmurėve dhe shėndeti i
dobėt, nė krahasim me njeriun i cili ka jetuar jonormalisht - ėshtė
dėfryer nė luksoz dhe bollėk - janė mėsim.
Vuajtja ia heq ndryshkun dhe korrozionin shpirtit dhe i jep
shkėlqim metalit tė tij.
Mė nė fund, nuk dimė asnjė tė dėrguar (nebij), as
reformator (muslih), as artist (fennān) ose gjeni (abkarij), e qė
nuk i ka shijuar vuajtjen mė tė rėndė qoftė se ka tė bėjė me
sėmundjen, varfėrinė ose internimin.
Vuajtja, e shikuar nga ky kėnd, ėshtė mėshirė dhe ajo, nė
kėtė rast, paraqet tatim tė obligueshėm, dhuratė e cila paguhet
pėr kalim nė shkallėn mė kualitative.
Nėse, nganjėherė, nuk mundemi ta zbulojmė enigmėn e
mėsimit dhe urtėsisė sė dėnimit, kjo ėshtė pėr atė qė nuk kemi
mundur ta kuptojmė as ta njohim tėrė rrėfimin, por vetėm atė
epizodė e cila ėshtė ndėrmjet kllapave dhe tė cilėn e quajmė tė
kėsaj bote. Por, ajo qė ka ndodhur para kėsaj dhe qė do tė
ndodhė pas kėsaj, kjo pėr ne ėshtė transcendentale, e panjohura
sekrete. Pėr kėtė, nė lidhje me kėtė, duhet tė heshtim me
respekt dhe qė mbi kėtė tė mos i shfaqim mendimet tona.
Ēfarė do tė jetė dėnimi pas ringjalljes (ba'th), ne mbi kėtė
nuk mundemi tė detajizojmė, sepse ēdo gjė qė ėshtė e lidhur me
Ahiretin ėshtė transcendentale. Ėshtė e lejuar tė parashtrojmė se
ajo qė nė kėtė kuptim ėshtė thėnė nė librat e shenjtė nė mėnyrė
alegorike dhe nė aluzione, ėshtė e ngjashme me atė sikur t'i
flasim fėmijės mbi kėnaqėsitė e marrėdhėnieve seksuale, tė cilat
mund t'i pėrjetojė vetėm nė moshėn madhore, sepse nė fjalorin e
tij fėmijėror nuk mundemi tė gjejmė nocion adekuat. Kėshtu diē
e ngjashme ėshtė edhe me xhennetin (parajsėn) dhe
xhehennemin (skėterrėn). Me fjalė tjera, pėrvojat me kėto dy
nocione, nė lidhje me ne, janė transcendentale dhe ėshtė e
pamundur tė pėrshkruhen me fjalėt e pėrvojės sė kėsaj bote.
Krejt qė nė kėtė aspekt mund tė bėhet, kjo ėshtė qė pėrafėrsisht
tė pėrshkruhen, siē ėshtė pėrshkrimi i zjarrit ose parqeve tė
mrrekullueshme pėrfundi tė cilave rrjedhin lumenjtė; e, nė tė
vėrtetė, ē'do tė ndodhė, kjo ėshtė mbi tė gjitha kėto pėrshkrime
tė pėrafėrsishme, kėto janė gjėra dhe fenomene tė cilat s'i ka
parė syri i njeriut, as s'i kanė rėnė ndėrmend njeriut.
Vetėm se sigurisht mund tė thuhet se skėterra ėshtė vuajtja
mė e madhe shpirtėrore dhe fizike e cila mund tė pėrjetohet dhe
se parajsa ėshtė pėrjetimi mė i madh fizik dhe shpirtėror i
begative dhe kėnaqėsive.
Sufitė thonė se xhehennemi ėshtė vend i largėsisė dhe i
izoluar prej All-llahut, e xhenneti vend i afėrsisė sė Tij dhe gjithė
asaj qė kjo afėrsi e bart me vete: fatin tė cilin ėshtė e pamundur
tė pėrshkruhet.
Ai i cili nė kėtė botė ka qenė i verbėr, ai edhe nė botėn
tjetėr do tė jetė i verbėr edhe mė rrugėhumbur. (El-Isrā, 72).
Verbėria, nė kėtė rast nėnkupton zemrėn e verbėr, mosaftėsinė
pėr ta vrojtur tė vėrtetėn.
Nė tė vėrtetė, ky ėshtė shkallėzim dhe krahasim ndėrmjet tė
verbėrit dhe njeriut qė sheh, atij qė ėshtė nė rrugė tė drejtė dhe
atij nė rrugė tė shtrembėt. Mirėpo, nė Ahiret kėto kontraste do
tė jenė shumė mė tė mėdha.
Shiko se si disave iu japim pėrparėsi ndaj disave; e nė
Ahiret dallimi nė shkallė dhe prioritet do tė jetė, vėrtet, i madh.
(El-Isrā, 21).
Dallimet do tė jenė aq tė mėdha saqė gjendja e njeriut nė
shkallėn e ulėt do tė jetė sikurse po digjet nė zjarr, edhe mė keq.
Ky ėshtė i njėjti po ai ligj i shkallėzimit i cili dominon nė tėrė
botėn fenomenale, qoftė qė ka tė bėjė me kėtė apo jetėn pas
vdekjes, tė njeriut apo hyjnisė, pėr shqisat tona me botėn e
dukshme apo tė padukshme. Ēdo gjė do ta ketė gradėn e vet
dhe meritėn e vet. Dy persona nuk do tė nivelizohen.
Kalimi prej shkallės nė shkallė do tė jetė vetėm nė bazė tė
angazhimit, veprės, pėrvojės dhe vuajtjes. Sė kėndejmi edhe
konkludimi se nė jetėn pas vdekjes nė shkallėn mė tė ulėt do tė
jetė ai, verbėria zemrore e tė cilit nė kėtė botė ka qenė mė e
madhe.
Nė kėtė ėshtė esenca e drejtėsisė: qė ēdo njeri tė vendoset
nė vendin, kategorinė dhe meritėn e vet. Ai i cili nė kėtė botė
pėrjeton tirani, do tė fitojė nė jetėn pas vdekjes kėnaqėsi.
Drejtėsia e marrė do tė konpensohet.
Dėnimi (adhāb) kėshtu i kuptuar, nė tė vėrtetė ėshtė
drejtėsi, e shpėrblimi (thevāb) gjithashtu ėshtė drejtėsi, e tė dyjat
janė rezultate tė domosdoshmėrisė. Kjo ėshtė e ngjashme sikur
kur themi se prej ēelikut mė tė fortė tė konstruktohet motori, prej
materies sė butė tė kauēukut tė fabrikohen gomat e forta
automobilistike, prej melekuqes sė lirė fshisa, prej pambukut
kualitativ jastėkėt, e prej atij kuantitativ - pejėzat pėr gypat e
kanalizimit.
Kėto janė aksionet pėr tė cilat na flasin instikti dhe logjika e
arsyes. Kėtyre konkludimeve nuk u nevojiten shkrimet elokuente
filozofike as arsyetime tė veēanta.
Sė kėndejmi, edhe konfirmimi se tė gjitha fetė janė
manifestim i tė natyrshmes, jokontestueshmes, edhe ai nuk mund
tė rrėzohet. Pėr kėtė mėsimet e tyre janė e vėrtetė absolute, tė
pranueshme me arsye tė pastėr tė cilėn nuk e ka shtrembėruar
filozofia dhe sofizmi i izoluar, kjo ėshtė arsyeja e cila e ka ruajtur
urtėsinė, mendjemprehtėsinė e vet dhe nuk ėshtė e ngarkuar me
kryeneēėsi dhe mendjemadhėsi. Pėr kėtė sufij-a (mistiku) edhe
thotė se All-llahu s'ėshtė i nevojshėm pėr argumente, porse Allllahu
ėshtė argument me tė cilin ēdo gjė tjetėr argumentohet. Me
tė ekzistuarit, dhe domosdoshmėrinė e All-llahut e definojmė dhe
e njohim ndryshmėrinė (kontingjencėn). Ai ėshtė substancė me
tė cilėn e njohim nduarnduarshmėrinė fenomenale. Ai ėshtė l o g
o s4 nėpėrmjet tė cilit e mėsojmė urtėsinė e kėsaj bote kalimtare.
Intelekti (akl) i cili kėrkon argument pėr tė ekzistuarit e Allllahut,
ky ėshtė intelekti i cili ka pushuar tė mendojė, sepse drita
na i zbulon gjėrat dhe na tregon pėr to. Mirėpo, gjėrat e
ndriēuara nuk janė argumenti jonė pėr dritėn, - nė tė kundėrtėn
do tė ngatėrroheshin premisat, si ndokush qė gjatė ditės udhėton
dhe pastaj pyet: Ku e ke argumentin se ėshtė ditė? Ma
konfirmo kėtė me argument?!
Do tė vėrenim edhe kėtė se njeriu i cili e ka humbur
pastėrtinė e karakterit dhe dėlirėsinė e zemrės, ėshtė i humbur.
Tė tillit nuk i mbetet asgjė tjetėr, veēse tė polemizojė. I tilli e ka
humbur ēdo gjė. Ai vazhdimisht do tė endet dhe kurrė nė cak
nuk do tė arrijė.
Atij qė do tė ishte kundėr dėnimit nė kėtė botė, i cili
tronditet, zemėrohet dhe e mallkon jetėn dhe konfirmon se kjo
ėshtė jetė e cila nuk mund tė durohet, se ai e refuzon, se askush
nuk e ka konsultuar para se qė ėshtė lindur, ose me dhunė ėshtė
krijuar, se me dhunė ėshtė gjykuar nė vuajtje dhe se tėrė kjo
paraqet tirani eklatante, do t'i thonim se tė refuzuarit e kėtillė (tė
jetės) me pakėnaqėsi, ėshtė i ngjashėm me artistin qė e ka rolin
nė dramėn e cila kėrkon qė artisti ēdo ditė para shikuesve, tė
pranojė goditje dhe ta shkelin.
Sikur, pėr shembull, ky ta kishte humbur memorien dhe nė
shiritin filmik nga jeta e vet ta shohė vetėm kėtė rol tė cilin ai, si
prerje nga tėrėsia, e luan ēdo ditė nė skenė, ai sė shpejti do tė
protestonte duke refuzuar tė durojė mundime dhe do tė thoshte
se askush nuk e ka konsultuar, se me dhunė ėshtė krijuar, se
tiranisht ėshtė gjykuar tė vuajė, se pa shkak tė arsyeshėm para
opinionit ėshtė nėnēmuar dhe se nė kėtė botė ėshtė pa vullnetin
e vet tė lirė.
Ky artist harron se para fillimit tė programit, ka ekzistuar
kontrata. Ka paraprirė obligimi prej regjisorit dhe artisti e ka
pranuar kėtė obligim, e pastaj ėshtė obliguar dhe ka kontraktuar
se obligimet do t'i kryejė. Krejt kjo ka ndodhur nė liri tė plotė
para se tė ketė filluar programi dhe artisti vullnetarisht e ka
pranuar rolin e vet5. Madje e ka pėlqyer rolin e vet dhe ėshtė
orvatur qė ta luajė.
Mirėpo, artisti, para se tė ketė dalur nė skenė, krejtėsisht ka
harruar periodėn e vet kohore. Pėr kėtė jeta e tij, me obligimet
dhe dhembjet e tij ėshtė shndėrruar nė pikėpyetje dhe misterie tė
pakuptueshme.
Kėshtu do tė sillet njeriu i cili merr me mend se jeta e tij e
tėrėsishme ėshtė pėrfshirė nė ekzistencėn fizike, nė kėto disa
ēaste tė kėsaj bote, dhe se do tė zhduket dhe mbarojė nė tokė,
dhe se nuk do tė ketė kurrfarė ekzistence tjetėr pėrveē kėsaj
tredimensionale nė skenėn e kėsaj bote.
Ky njeri ka harruar se ka qenė shpirt (ruh)6 nė botėn e Allllahut,
se nė botė ka ardhur me detyrė, se vullnetarisht e ka
pranuar kėtė obligim dhe se ndėrmjet tij dhe krijuesit tė tij
(regjisorit mė tė madh tė dramės nė botėn fenomenale) janė
bėrė kontratat dhe obligimet, se pas dramės sė luajtur
fenomenale - botėrore tė kėsaj jete, do tė pasojė ringjallja (ba'th)
dhe dhėnia e llogarisė (hisāb), dhe se pas lojės sė pėrfunduar
kritikėt do ta japin fjalėn e vet. A ka fituar artisti nė popullaritet
apo ka humbur nė sytė e tyre.
Ka tė bėjė me harresėn, mospėrfilljen dhe shikimin e
ngushtė, tė kufizuar i cili pėrfytyron se kjo botė ėshtė ēdo gjė.
kjo ėshtė ajo imagjinatė e cila na mashtron dhe na shpie nė
dilemė, para ēėshtjeve tė dėnimit tė keqes dhe tė dhembjes.
Sė kėndejmi, edhe erdhi emri pėr Kur'anin se ėshtė
Vėrejtje, Pėrkujtim (Paralajmėrim), Sjellje ndėrmend, mėsim
pėr tė arsyeshmit, menēurit. Mandej edhe i dėrguari i Zotit ėshtė
qortues, pėrkujtues:
Tėrhiqua vėrejtjen!, ti je vetėm qortues, e jo detyrues!
(El-Gashjje, 22)
Bota nuk ėshtė tėrė rrėfimi. Ajo ėshtė vetėm akt, pjesė e
dramės. Fillimi i rrėfimit ka lindur para lindjes dhe ai vazhdon pas
vdekjes.
Nė shikimin e kėtillė pėrfshirės dėnimi e ka domethėnien e
vet. Kėshtu dėnimi nė kėtė botė fiton domethėnie tė mėshirės sė
tė Mėshirshmit me tė cilėn Ai na paralajmėron qė tė mos bijmė
nė neglizhencė. Kjo ėshtė pėrpjekje qė tė zgjohemi, t'i
angazhojmė shqisat, qė arsyeja tė kėrkojė pėrgjigje. Kjo ėshtė
vėrejtje permanente qė kjo botė s'do tė jetė parajsė, as qė kjo
mund tė jetė. Ajo ėshtė vetėm episodė. Dhe se dhėnia pas
kėnaqėsive tė kėsaj bote e orienton tė zhyturin e tillė nė
neglizhencė dhe apati shkatėrrimtare.
Pra, ka tė bėjė me dėnimin sa pėr sy e faqe i cili, nė esencė,
ėshtė mėshirė.
Sa i pėrket dėnimit nė Ahiret, ai ėshtė njohje dhe pėrjetimi i
tė vėrtetės dhe drejtėsisė absolute tė cilės nuk do t'i shpėtojė
atomi i tė mirės, as atomi i tė keqes, e kjo ėshtė jekin, dije
Prej dyshimit deri nė besim 87
autentike mbi rendin e pėrgjithshėm tė rregullatorit i cili ēdo gjė
aq shkėlqyeshėm e ka krijuar.
Wa'bud rabbeke hattā je'tijeke-l-jekin (El-Hixher, 99).
Adhuroje krijuesin tėnd deri sa tė vijė jekini e jekin
kėtu do tė thotė vdekje dhe ajo qė pason pas saj.
Krijoni Kontakt