Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 12 prej 12
  1. #1
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Mosha
    44
    Postime
    213
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Exclamation A eshte domosdoshmeri denimi me vdekje ne Shqiperi?

    Duke patur parasysh rendesine e kesaj teme per fatet e ardhmerise se Shqiperise po e hap kete teme dhe do te deshiroja prononcimin e intelektualeve te forumit.

    Do te doja te gjykonit pa paragjykime po ne kontekstin e udhekryqit historik ne te cilin ka rene Shqiperia jone dashur. Autori i ketyre radheve nuk ashte as arkaik as kunder jetes por cdo dite lufton per mbrojtjen e saj.

    Denimi me vdekje ne parim nuk eshte dicka perfekte, pasi te drejten e marrjes se saj duhet ta kete vetem Zoti pra Ai qe e jep por perderisa ne nuk jemi qenie perfekte dhe jetojme ne shoqeri me rregulla te percaktuara po nga ne, pra jo nga Zoti atehere ai qe merr jeten e te pafajshmeve sic po bejne kriminelet ne Shqiperi ,apo ve ne rrezik jeten nje shoqerie te tere ai e meriton plotesisht qe t'i merret jeta.
    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 05-06-2002 mė 17:32
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    420
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Teme mjaft e debatueshme

    Mendimi im eshte se rivendosja e denimit me vdekje nuk eshte aq kardinale ne shqiperi.

    Them se ajo do ngelej po aq formale sa ckane ngelur edhe ligje te tjera.

    Edhe me ligjet me te buta te mundeshme, po te veproje sistemi zgjidhet problemi i kriminalitetit.

    Problemi kryesor i shoqerise shqiptare eshte qe te mos behet krimi, pra te parandalohet ai.

    Vendosja e denimit me vdekje mund te krijoje tek disa idene se kriminelet do tremben dhe nuk do bejne me krime.

    Po qe se kjo do i ngushellonte sado pak shqiptaret le t'a vene dhe t'a provojne.

    Problemi kryesor qe ka shqiperia eshte inkriminimi i vete shoqerise dhe i organeve te drejtesise.

    Shkalla e inkriminimit eshte e larte dhe pjesmarrja aktive ne jeten shoqerore shume e ulet.

    Kur te sherohen shqiptaret nga psikoza e fitimit te shpejte do vije edhe perpjekja per zgjidhjen e problemeve qe kane.

    Fundi i diktatures mbolli idene se puna nuk sjell fitim, ndersa fillimi i pluralizmit mbolli idene e fitimit te shpejte.

    Kur te bindet shqiptari se puna te sjell kenaqesine e jetes atehere do kete perparim

    Po kjo nuk ju shkon shume per shtat sepse kerkon perpjekje te medha dhe madje shume kohe.

    Epo te dashur jeta nuk ndertohet me mrekullira dhe telebingo apo me sportele te Sudes e Xhaferrit

    Une per vete mund ta kundershtoj kete deshire ne emer te te njejtave parime qe Evropa e ka hequr kete lloj denimi.

    Porse nuk e kundershtoj per vete faktin se shqiptaret jane larg nga te qenurit europe.

  3. #3
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Peshendetje. ligji eshte per mosteaftin, se ai qe eshte i zoti nuk ka nevoje shume per ligje. ligji mbron te pa aftin e i del perkrah. po ta maresh holl holl ne shqiperi me shume se gjysma e meritojen denimin me vdekje, ca me vrasjet qe kan bere ne 1997, ca me tregetin e femijeve e vajzave, te gjithe keta mendoje se meritojen denimin me vdekje. pra pak a shume ndenimi me vdekje eshte nje digri denimi a deshkimi per krimin qe ke kryer. Por ama nuk eshte se u hoq denimi me vdekje e na mori lumi. shqiperia ka shume ligje po asnje nuk zbaton, vetem abuzohen. shqiperia jo ligjin me vdekje qe nuk zbatonte po edhe nje ligj me civil nuk e zbaton. Ne shqiperi ligjin e blen paraja, ke para nuk ka ligje e rregulla per ty, nuk ke para per ty bota jote e jete jote eshte vetem ligje e rregulla. ligji me vdekje ne shqiperi eshte me praktiku keto kohet e fundit thoje nje gjysellafi e kishe plumbin ballit, denimin me vdekje ne shqiperi ta jepte edhe femija nje kalama nuk ta zgjaste e ta kerciste. pra denimi me vdekje eshte hequr per ca e jo per te gjithe.
    me shume respekt
    eda

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    722
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    E kemi diskutuar disa here.



    Problemet ne Shqiperi jane me te vertet madhore por denimi me vdekje nuk do te sillte asnje permiresim.
    Thjesht praktikisht une mendoj se kete diskutim ta quajme te mbyllur.( jemi pjese e Europes ku po behen 60 vjet qe nuk ka denim me vdekje)

    Tema per diskutim mendoj duhet te jene:

    Pse ekziston vetgjygjesia ne Shqiperi?

    Si mund te luftohet ajo?

    Pse jemi nje shoqeri aq e dhunshme?
    (kujtoni vrasjet ne familje)

    Si mund te luftohet dhuna ?

    A jemi bere perfundimisht "kolumbija" e ballkanit?

    Ne rast se po, nga do te vije shpresa?

    Ne rast se jo cfare duhet bejme per te mos u bere?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Mosha
    44
    Postime
    213
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Anton,
    Te respektoj si moderator por me vjen keq qe mundohesh t'ju imponosh te tjereve mendimet e tua.
    Ky duhet te jete forum i lire dhe ske pse te reagosh ne kete lloj menyre. Eshte hera e trete qe me ke mbyllur temen thjesht sepse mendimet e mia kane rene ndesh me tuajat ( Sa per te ju kujtuar kolegeve temen: "A eshte Berisha nje i papergjegjshem?".Teme kjo qe ra ndesh me militantizmin tend Berishian dhe ju ne vend qe te argumentonit pikat qe kisha ngritur une ne ate forum u pergjigjet me mbyllje te temes..)

    Ne nuk mund te behemi kurre pjese e Evropes pa ndeshkuar krimin dhe kriminelet, ne nuk mund te behemi pjese e Evropes duke zbatuar si skllever cfaredo qe thone ajo pjese e Zyrtareve te Evropes qe jane te lidhur me krimin ne Shqiperi.. Le te behemi pjese e Evropes ne parametrat e tjere dhe kur te vije puna ke ligji i denimit me vdekje e ndryshojme e dhe ate. Po keshtu sic jemi do vazhdojme te jemi praktikisht Kolumbi e me keq se ajo...na rrofshin ligjet e perparuara Evropiane qe kemi...
    E te ishte per Evropen ne do ishim fshire nga harta e botes me kohe..le t'ju kujtoj kolegeve te forumit disa vargje te te madhit Gjergj Fishta:

    Oj Evrope o kurva e Motit
    qe i re mohit beses Zotit
    i re mohit Shqipatrise
    per me i ngi klysht e Rusise


    Me kete lloj rezistence keqdashese nga moderatoret, une nuk e shof te aresyeshme te shkruaj me ne kete forum.
    Ju uroj juve pune te mbare dhe sukses ne ndergjegjesimin e Shqiptareve
    Me Bese Shqiptare
    Iceberg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 06-06-2002 mė 11:08
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    722
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    I nderuar,

    une nuk e di se nga i nxjerr ti ato perfundime:

    Une vetem shkruajta mendimin tim permbi denimin me vdekje kaq

    Per cfare tu imponova?

    "A eshte Berisha nje i papergjegjshem" e kam hapur une e jo mbyllur.

    Une jam nje nga kritikuesit e Berishes e jo militant i tij.( apo ke pare ndonje militant qe ta akuzoje deri ne papergjegjshmeri?!)

    Ne Europe nuk shkohet me Denimin ne vdekje sepse Europa nuk e pranon demimin me Vdekje. E ka mbi 50 vjet qe e ka zhdukur.

    A u morem vesh?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #7
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Postime
    269
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    heqjq e denimit mė vdekje gabim i pafalshem i politikes shiptare.

    Denimi me vdekje diēka normale nė njė shtet demokratik!...

    Lexova shumė diskutime per denimin mė vdekje nė Shqipėri dhe ēuditerish mjaft deshironin qe ai nuk do tė eksitoje gjoja me preteksin se ashtu e ka Europa apo kėshtu janė te drejtat e njeriut e.t.j.njė thes me gabime njėlloj si politikanet tane.Unė jetoj prej kohe nė Amerike ku denimi me vdekje eksiton bile shumė i theksuar(perse nuk don Shqiperia tė behet si Amerika por pelqen si Europa qe gjithmonė po ia kthen krahet Atdheut tonė). ,nuk kame shumė kohe tiu mbush mendjen disa qe flasin badihava sepse si mund ti dukej dikujt qe (kjofte larg)ti vrasin vellane,babane,tiu marrin motren e tia shesin udheve te botes dhe vrasesi te tė buzeqeshi sikur tė tė thote ė shihme unė te vrava dhe askush nuk mė thotė gje,unė te perdhunova motren(iu kujtohet ngjarja e Divjakes qe vrau kater vete ) dhe serishmi fitoj pare me nderin e shitur tėndin...O zot Shqiperia ka hyre nė njė ēorbe dhe denimi me vdekje do tė ishtė mese i mjaftushem si njė katalizator pėr denimin maksimum tė krimineleve.por ...vertetė zoti ka thenėnė ta kam dhane jeten dhe vetem unė kam drejtė ta marre...(por ai sigurisht qe Shqiperise do tia falte njė mosplotesim tė thenies se tij sepse do te kishte me pak jete te rrembyera padrestesisht prej krimineleve.

    me respk Kallmeti....Florida qershor 2002

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    29 falenderime nė 21 postime

    DUHET

    Denimi me vdekje duhet.

    Partia Punes ose PS (ato jane zoter te Parlamentit) e hoqi denimin me vdekje per arsye politike.
    Meqe kreret e PS kane qindra bodigarde ata nuk ndihen te rrezikuar nga kriminelet ordinere dhe prandaj nuk e kane problem heqjen e denimit me vdekje.
    Ata kur duan te vrasin dike paguajne Gafurrin ose Jahon dhe mbarojne punen kurse Europes i thone..Moj Europ sa xhan te kemi...krejt porosit e tua i kryejme dhe jemi te bute...euroatllantiste..nuk duam gjak nuk duam vdekje..
    Pra heqja u be per mashtrim.

    Cfare meriton ky Zagari me poshte???
    .......
    nga G.SH.


    Z.Gj. shtrėngonte me duart e tij tė vogla fustanin e nėnės, teksa priste prapa portės sė sallės sė gjyqit tė pėrballej edhe njė herė me "pėrdhunuesin" e tij

    Gjykata ka vendosur dje 18 vite burg pėr Arben Sinėn. Pėrdhunoi njė djalė 4-vjeēar

    Pedofili dėnohet brenda njė dite
    Dėshmon fėmija. Sina pranon krimin, i ulen 6 vite


    --------------------------------------------------------------------------------

    Suela Gera

    TIRANE

    Tetėmbėdhjetė vjet burg pėr pėrdhunuesin e fėmijės 5-vjeēar dha dje Gjykata e Shkallės sė Parė e Tiranės. Si tė paktat procese nė kėtė gjykatė, procesi ndaj pedofilit 40-vjeēar, Arben Sina, ėshtė hapur dhe mbyllur brenda njė seance gjyqėsore.

    Kjo pėr vetė faktin se Sina pranoi para gjykatės akuzėn e "marrėdhėnieve homoseksuale me dhunė me tė mitur". Ai dhe vetė viktima e tė pandehurit, fėmija me inicialet Z.GJ. dhe dėshmitarė tė tjerė kryesorė nė kėtė proces, ishin tė pranishėm nė seancėn e djeshme gjyqėsore.

    Seanca
    Me kėrkesė tė prokurorit tė ēėshtjes, Saimir Hysi, kryetari i trupit gjykues, Medi Bici, vendosi ta zhvillojė seancėn me dyer tė mbyllura. Duke pranuar akuzėn, pedofili pėrfitoi nga ulja e njė sė tretės sė dėnimit, aplikuar nga gjykimi i shkurtuar. Pėrfundimisht Arben Sina do tė vuajė 12 vjet burg. Nė konkluzionet pėrfundimtare prokurori i ēėshtjes, Saimir Hysi, kėrkoi dėnimin e tij me 20 vjet heqje lirie, pėr akuzėn e "marrėdhėnie homoseksuale me dhunė me tė mitur", ndėrsa avokati mbrojtės (i caktuar nga gjykata), Marash Ibraj, kėrkoi njė dėnim mė tė ulėt. Bėhet e ditur se i pandehuri Arben Sina nuk kishte arsim dhe se nuk e mbante mend as vitin e ditėlindjes sė tij, ndėrsa ishte i divorcuar dhe kishte njė fėmijė. Pedofili u arrestua nga policia mė 7 shkurt tė kėtij viti, pas denoncimit qė babai dhe nėna e 5-vjeēarit kishin bėrė nė polici. Ngjarja makabre kishte ndodhur disa metra larg hotel "Arbanės", kur 40- vjeēari Sina ka marrė mėnjanė fėmijėn e shokut tė tij me inicialet Z.Gj. dhe ka kryer mardhėnie homoseksuale me tė.

    Fėmija-viktimė
    Z.Gj. shtrėngonte me duart e tij tė vogla fustanin e nėnės, teksa priste prapa portės sė sallės sė gjyqit tė pėrballej edhe njė herė me "pėrdhunuesin" e tij. Nuk di tė flasė mirė dhe skenėn makabre tė jetės ia kujton nėnės me shenjat e njė fėmije tė pafajshėm. "Sa herė qė kalojmė pranė hotel "Arbanės", mė bėn me gisht dhe me belbėzimet e tij mė tregon vendin se ku i ka ndodhur ngjarja", thotė nėna e 5-vjeēarit Z.Gj. Pėr tė shoqėruar nė gjykatė tė miturin kishin ardhur dhe nėna, gjyshja e babai i tij. Nė korridorin e gjykatės sundonte njė frymė tensioni. Identifikimi nga fėmija i personit qė e ka pėrdhunuar, me 40- vjeēarin e ulur dje nė bankėn e tė akuzuarve, para trupit gjykues tė kryesuar nga Medi Bici, ishte shumė i rėndėsishėm pėr dėnimin e tė pandehurit. Fėmija kishte arritur tė identifikonte Sinėn edhe nė komisariatin e policisė, por qė nga ngjarja e 7 shkurtit kishin kaluar 5 muaj dhe frika se mos fėmija nuk e kujtonte, ekzistonte te familiarėt qė e shoqėronin. Por nė seancėn e djeshme 5-vjeēari Z.Gj. kishte treguar me gisht nga Arben Sina. Si dėshmitar nė kėtė proces nė seancėn e djeshme gjyqėsore ėshtė pyetur edhe babai i viktimės 5-vjeēare. Ai ka kapur nė flagrancė, shokun e tij, Arben Sina, teksa kryente marrėdhėnie seksuale me dhunė me fėmijėn e tij 5-vjeēar.
    -------------

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ivetmuar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    7
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ky pedofil meriton nje denim pak me ndryshe se me vdekje. te kryqezohet si jesusi dhe ti futet nje dru ... me falni per fjalorin, duke e shijuar ate lloj jete.


    Te degjojme europin per denimin me vdekje se do na dal per hajer sic na ka dale deri tani. Europi po te na donte aq shume sa pretendon ndriqte gabimet qe ka bere kur ndau kufijte ne '13-n dhe pastaj te na brockollis.

    Harro te djeshmen, jeto te sotmen, enderro te nesermen

  10. #10
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    658
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    denimi me vdekje

    hapa kete teme me pare dhe shumica e pelqyen dhe shkembyem mendime mjafte te qelluara! Cuditerisht, behet shqitari yne, kur e din dhe e dijme se eshte nje asgje, e ngreh krye ne mbrojtje te europes, thuase eshte ngushte europa ta mboj ai, e vet thote 'per keto dy raste do te behesh nje perjashtim te denohen me vdekje..." !

    Kur shqiptari i sotem sheh me sy te gjitha keto krime ne shqiperi dhe pretendon se nuk lejohet denimi me vdekje edhe kur nuk ka asgje ne dore vetem nje shqiptar rrugave, e mos te guxoj as ta shprehu mendimin e lire, E NE SHQIPERI DUHET DOEMOSDO DENIMI ME VDEKJE! Po, e dini, kujt nuk i pelqen denimi me vdekje (qe dikush as qe thote se une e pranoj bile)? Denimi me vdekje nuk u pelqen as nuk kane deshire te ia ndijne zerin vetem hipokritet, injorantet, kriminelet dhe bijte e tyre, qe sot bejne te gjitha ato krime dhe mjeruan shqiperine...!

    Vetem denimi me vdekje mund ta shetoje shqiperine! Pse te mos kerkohet edhe me nje apel shqiptar? Evropa nese nuk e deshiron denimin me vdekje ne Shqiperi - ajo ia deshiron krimin vet Shqiperise!

    Sikur ta kishte pase Shqiperia denimin me vdekje ne fuqi - kurre nuk dom te kishin ndodhur te gjitha keto krime!!!

  11. #11
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Mosha
    32
    Postime
    127
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si me vdekje si pa vdekje drejtesia Shqiptare po calon shume dhe duhet te ndryshoje shume dhe te marre nje autoritet qe i takon cdo drejtesie. Policia keqtrajton nje 10vjecar ne Sarande dhe akoma nuk eshte bere gje. Nuk ka rendesi nese eshte me vdekja apo jo, ligji duhet te respektohet dhe pas saj nuk do te kete me krime te permasave te tilla. Eshte me keq burgim i perjetshem sesa me vdekje. Edhe dicka ti me lart eshte mire te mos paragjykosh, sepse denimin me vdekje mund te mos e duan edhe ata qe jane per ligje te rrepta por shoqeri jo te dhunshme, ku shteti te merr jeten per ate qe bere, por qe shteti te ndeshkon duke te izoluar nga shoqeria dhe njerezit e tjere. Pra njerez me mendime te ndryshme nga te tuat. Une nuk jam per denim me vdekje, por per ato qe thashe me siper.
    Sa per kuriozitet nga 500 denimet e fundit me vdekje qe ka ekzekutuar SHBA, pas nje gjykimi te mepasshem e verteta ishte se 75 e tyre ishin te pafajshem dhe autoret u gjenden me pas...pas disa vitesh. Ne nuk duam ta bejme kete apo jo....???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Niko D'Angelo : 14-06-2002 mė 21:06
    Winners Don't Quit

  12. #12
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    658
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    denimi me vdekje

    Niko...e ke pare ti, ne mes are te posambime, kur varet nje sorre ne hu - asnje sorre nuk ofrohet te nxierr bime, por vetem fluturojne permbi are e ngjeti...!

    Mos u frigo se pas nje denimi me vdekje ne Shqiperi, fajtori do te zbulohet si i pafajshem - por, do te mbetet vend edhe per disa tjere me ia bashkua afer tij... Denimi me vdekje mjaftn vetem te jete ne kushtetute, se nuk kashume nevoje per ekzekutime - kur e dine kriminelet se cfare i gjene...

    Thjeshte

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 11:29
  2. A duhet rivendosur denimi me vdekje ne Shqiperi?
    Nga Ingenuous nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-05-2008, 20:20
  3. Rexhep Mitrovica
    Nga Llapi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-10-2007, 11:30
  4. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 16:16
  5. Prostitucioni dhe morali
    Nga tani nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 05-01-2003, 05:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •