Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Historija e 12 vjeçares Brikena Panxhi e cila sensibilizoi të gjithë Skocinë

    Si arriti që çështja e një familje azil-kërkusish nga Elbasani të diskutohet në rangjet më të larta të politikës në Britanisë e Madhe, që nga Parlamenti Skocez, dhoma e Lordëve në Londër e derim tek vetë Ministri i Brendshëm David Blunket dhe ministrja e Emigracionit Beverly Hughes.

    Historija e 12 vjeçares Brikena Panxhi e cila sensibilizoi të gjithë Skocinë në mbrojtje të saj për most a kthyer në Shqipëri, vetëm se ajo ishte një talent.

    Z Blankett, na lejo të jetojmë në Skoci.

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Nuk ka njeri që në Skoci të mos ket dëgjuar, apo gazetë të mos ketë shkruar për violinisten 12 vjeçare nga Elbasani Brikena Panxhi e cila për afro tre vjet ka angazhuar politikanë, pedagogë, madje njerëz të thjesht në përkrahje të sajë.
    Është një rast unikal që ndodh tepër rrallë e gjithë kjo për të marrë në mbrojtje një vajzë shqiptare e cila sipas mëuesve të saj mund të jetë një ndër talented e rralla në violinë.
    Vujatjet e saj, persekutimi që pretendon të ketë kaluar në Shqipëri, frika nga hakmarrja nëse ajo dhe familja e saj do të kthehen atje janë elementët të cilët janë kthyer në një “mburojë” për familjen Panxhi për të vazhduar e jetuar të lumtur në Skoci.
    Dashamirësija dhe ligësija që të shkakton historija e kësaj familje kanë ngritur në një fushatë të gjërë sensibilizimi dhe përkrahje të gjithanshme në Skocinë shumë e ftohtë në motin e saj, por me shumë njerëz bujarë dhe human në lidhje më këtë çëshje të komplikuar.
    Një peticion me mijëra firma, letra të shumta nga deputetë dhe lidera partish politike në Skoci, një debat në Parlamentin Anglez, një letër lutje e vetë Brikenës, dhe një emision special për talentin e vajzës dhe peripecitë e saj në trasmetuar në BBC nuk kanë arritur ti mbushin mendjen dy figurave më të larta të cilët kanë në dorë fatin e saj, pikërisht dy ministrave Blunket dhe Hughes.

    Historija

    Brikena, Enea dhe nëna e tyre Valentina 37 vjeçe u larguan nga Shqipërija për në Britaninë e Madhe në Nëntor të 2000. Babai i tyre Edmond Panxhi pasi nisi fillimisht ata planifikonte ti bashkohesh familjes në gjetjen e një momenti të përshtashëm. Por sipas dëshmive të Brikenës dhe nënës së saj pikërisht pas tre muajve në Janar 2001 ai nuk i telefonon më ata. Ka qënë një person i panjohur i cili ka vajtur në familjen e prindërve të Valentinës i cili ka lajmëruar për vdekjen Edmondit. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë.
    Pas mbërritjes në vendin e quajtur Sighthill, në periferi të Gllasgowt Valentina kuptoi se ishte shtatëzanë me fëmijën e saj të tretë, i cili lindi në maternitetin Royal Maternity Hospital në Qershor 2001.
    Menjëherë pas mbërritjes në Skoci në bazë të ligjeve dhe afateve kohore familja Panxhi kërkon azil i cili më pas i refuzohet.
    Gjatë intervistës së dhënë oficerëve të emigracionit ata kanë spjeguar se Edmondi ka qënë pjesëtar i një partije monarkiste ku si pasojë ai kishte përjetuar një periudhë ngacmimesh përfshi një sërë rrahjesh dhe kërcënime me vdekje.
    Sipas Brikenës ajo në Janar 2000 ajo u kishte ngacmuar nga persona të shërbimit sekret SHIK. Ndërsa Valentina në një rast u kishte ndaluar në rrugë dhe kërcënuar nga disa burra. Si pasojë e kësaj situate ata u fshehën. Edmondi po atë vit u kishte burgosur dhe më pas në muajin shtator u kishte liuar nga burgu. Duke mos pasur siguri në vend ata planifikuan të arratisen në një vend të sigurtë.

    Letra

    Brikena tani një njohëse e mirë e gjuhës angleze në një letër lutje drejtuar Ministrit të Brendhshëm David Blaunket i lutet që ata mos të kthehen.
    Ajo shkruan “ Ne kemi ardhur në këtë vend sepse babai ynë u rrah dhe u burgos. Ai u fshihte dhe unë isha e frikësuar nga njerëzit e SHIK-ut të cilët erdhën në shkollën time dhe më pyesnin se ku gjindej ai.
    E kam parë atë pasi ai ishte i rrahur. Në një rast tjetër ata ndaluan nënën time në rrugë dhe e kërcënuan. Kur ne mbërritëm këtu morëm vesh lajmin se atë e kishin vrarë. Ne e pëlqejmë këtë vend. Ju lutem z Blunkett më lejo mua dhe familjen time të qëndrojmë në Skoci. Që nga data e dërgimit të letrës nuk ka ndonjë përgjigje.

    Komentet
    Në një seancë parlamentre në Parlametin Anglez për azilin e familjes Panxhi Jim Wallace MSP, Ministër për Drejtësinë në Ekzekutivin Skocez tha se “një rrezik i madh kanos Enean sepse ai mund të vritet nga vrasësit e babait të tij pas rritjes në moshë dhe mund të marri hak për babain e vrar.Dua të përmend problemet që kjo familje u ka ndeshur në këto vite dhe jam shumë i impresionuar nga kurajo dhe dinjiteti që kjo familje ka paraqitur. Duhet përmendur talenti i Brikenës që ka pushtuar interesin e medias duke i ipresionuar të gjithë. Gjithashtu ajo ka studjuar për violinë në Royal “Scottish Academy of Music and Drama”ku fitoi dhe bursën Wolfson.Pas ngritjes së çështjes të azilit për familjen Panxhi në Parlamentin Anglez nga deputetët e Gllasgowt , Ministrija e Brendëshme Homo Office ka rënë dakort të rishikojë këtë çështje. Por kjo ministri ka deklaruar se nuk ka ndonjë arsyje dhimbshurije që ata duhet të qëndrojnë.
    Deputetja e zonës së Maryhill Ann McKechin udhëheqëse e fushatës në mbrojtje të shqiptarëve tha se “njerëzit në Springburn dhe Glasgow i kanë mikëpritur ata dhe i kërkojnë ministarve ti lejojnë ata që të qëndrojnë.

    Shpresa
    Beverley Hughes minister e emigracionit u ka shprehur se ajo ka rënë dakort që të rishikojë përsëri evidencat e kësaj çështje. Ajo tha se “është një çështje shumë e vështirë nga vetë suporti i konsiderushëm që e ka rrethuar atë nga populli Glasgowt. Është një pjesë e veçantë në të dhënat që kemi që dua ta rishikoj para se të marr vendim që ka të bëjë me shqetësimin e vrasjes së djalit. Do të rishikoj materialet e paraqitura nga familja. Nuk dua të rris ndonjë shpresë por dua të jem e mundur që të them se do të shfrytëzoj çdo mundësi irelevante për ta konsideruar në lidhje me këtë problem.







    .




    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anëtarësuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    Z.Shijaks

    Nuk duhet te te shkoje mendja qe ndonje nga keto shkrime melankolike qe na sjell ti ketu do te preki ndonje.
    Eshte e vertete qe per nje shqiptar qe eshte stabilizuar ketu disa vite dhe per me teper qe ka pasur fatin te futet ne universitetet britanike, te kthehet ne vendin nga ka ardhur per shkak te ashpersimit te ligjeve britanijke.

    Ne fundit te fundit na pelqen neve shqiptareve ose jo Anglezet kane plotesisht te drejte te zbatojne politika apo te nxjerrin ligje qe ndalojne fluksin e emigranteve sepse eshte VENDI I TYRE. T ndodhte nje gje e ngjashme ne Shqiperi ne shqiptaret do kishim luftuar me hunj si ne kohet e lashta qe te huajt ti nxirrnim jashte.

    Problemi sipas meje duhet te shtrohet pak me ndryshe:
    Cfare e detyroi Mirelen nga Tirana apo Brikenen nga Elbasani te vije e te jetoje ne ishullin britanik?

    A nuk ka kapacitete Shqiperia te mbaje 3 millione shqiptare?
    Do ishte mire qe Gazeta ku punon ti te shkruante me shume per keto shkaqe sesa te merrej artikuj te modelit te Gazetes "SUN" dhe ti perktheje ketu ne forum apo te botonte foton e Fatos Nanos ne faqet e saj

    Te shkruaje gjithesecili dhe te ngreje zerin te ndergjegjesoje shqiptaret qe vendi ka rene ne duar te mafias, qe vendi yne po varferohet dita dites, qe ne Elbasan behen vetevrasje me shume se ne cdo vend te botes, te shkruash qe politika e shtetit shqiptar eshte politike vasalesh greke, te shkruash qe ekonomia shqiptare eshte ne kolaps te plote, te shkruash qe kapitalet e shqiptareve jane depozituar ne bankat greke.....dhe jo o Shijaksi London te shkruash qe....: Shkelqesia e tij Kristo Robo beri kete e ate kur ne fakt nuk ka kryer misionin etij diplomatik pa lere ti veje ne mendje te merret me hallet dhe problemet e shqiptareve qe sot per sot pervec Zotit nuk i ndihmon askush...
    Liridashes

Tema të Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Spiunazhi
    Nga Toro në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 13:39
  3. Ç'është Krishti?
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •