Close
Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 120

Tema: Spiunazhi

  1. #1
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime

    Spiunazhi

    SPIUNAZHI

    Spiunazhi eshte ndoshta profesioni i dyte me i vjeter ne bote. Qysh nga kohet e lashta,deri ne ditet e sotme, shoqeria, shtete,ndermarrje private,individe etj kane perdorur spiunazhin si mjet per te manipuluar,vjedhur,sabotuar informacione dhe interesa. Spiunet jane ndofta njerezit me te cuditshem ne bote. Pa ta nuk bejme dot, por te gjithe i urrejne.Ne saje te spiunazhit dhe spiuneve jane fituar luftera,perandori te medha jane gjunjezuar, jane shkaterruar jete njerezish,por dhe jane shpetuar ne te njejten kohe. Si duket eshte ne natyren njerezore, e fshehur brenda ne shpirtin tone te dime dicka qe te tjeret duan ta kene sekret.

    Historia e shkruar e spiunazhit, te pakten ajo qe njihet ka filluar qysh ne Greqine e lashte kur Istieu i Militit spiunonte perset qe donin te pushtonin Greqine per llogari te qytetit te Azise se Vogel te Militit.I maskuar nen petkun e "tradhetarit",Istieu, fitoi besimin e komandanteve ushtarake perse,madje te vete Darit te Madh,mesoi planet e tyre per sulm ndaj Greqise . Paisi mesoi ate qe donte i rroi koken dhe duke e bere tatuazh informaten ne koken e skllavit te vet, e dergoi ate pasi iu rriten floket ne Milito, qe keta te fundit te pergatisnin mbrojtjen e qytetit. Ne epokat e mevonshem spiunazhi u perdor nga te gjithe njerezit qe kerkonin pushtet ose dhe nga ata qe donin ta ruanin ate.

    Gjate luftes per pavaresi te kolonive britanike ne Amerike, spiunazhi u perdor nga te dy palet per te mbledhur informacione kryesisht te karakterit politiko-ushtarak. Ne revolucionin francez ruajalistet pergjonin kundershtaret dhe keta te fundit kishin njerezit e tyre ne kampin e kundershtarit.

    Lufta e Pare Boterore beri te njohur spiunen me te famshme femer, me fundin e saj tragjik,Mata Harin. Revolucioni bolshevik i Tetorit 1917 qe solli ne fuqi komunistet me Leninin ne krye,solli dhe krijimin e CHEKA-s, sigurimin e pare sekret sovjetik si vazhdimtare e Okhranas,sherbimit sekret carist.Pasi nderroi disa emra nga CHEKA ne GRU,OGPU,NKVD etj, ne vitet '1950 ne kulmin e Luftes se Ftohte u riemertuan ne KGB e tmerrshme per tu kthyer mbas renies se komunizmit ne SVR.

    Ne LIIB, spiunazhi u perdor gjeresisht nga te gjitha palet nderluftuese.Gjermania kishte Abwehr dhe Gestapon, Anglia Inteligent Service, ShBA qe deri ne vitin 1941 nuk kishin asnje lloj sherbimi sekret krijuan OSS, parardhesen e CIA-s, sovjetiket perdoren NKVD, Italia SIM-in etj.

    Mbas LIIB, pothuajse te gjitha shtetet e botes kishin sherbimet e tyre sekrete, te cilat kryenin nje lufte aktive kundra njera tjetres, sipas interesave te shteteve perkatese.Lufte e cila ne shumicen e rasteve nuk gjykohet nese sa fizik apo armatim ka kundershtari, por sesa mundet te penetrohet, ti vidhet informata, te genjehet, ti behet loje e dyfishte, ti korruptohen agjentet etj. Lufte ne te cilen dy lojtaret kryesore ishin KGB dhe CIA, se bashku me partneret perkates. Cuditerisht kjo lufte nuk ka mbaruar akoma dhe sot e kesaj dite dhe deri me sot asnje pale nuk ja ka dale mbane te dali pa e pesuar, cuditerisht kjo lufte midis ketyre sherbimeve sekrete nuk ka pasur fitues,por vetem te humbur.Ne postimet e meposhtme do te lexoni per historine e disa prej sherbimeve sekrete, per veprimtarine e tyre te shkruar , agjentet kryesore, spiunet me te famshem dhe arritjet e tyre.
    "Who is John Galt?"

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Toro pėr postimin:

    besart12 (30-10-2013)

  3. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime

    CIA

    CIA
    Central Intelligence Agency- Agjensia Qendrore e Zbulimit.
    United States Intelligence Agency-Sherbimi informativ i SHBA.
    (1947 - )

    --------------------------------------------------------------------------------
    Per me teper se nje shekull, te gjitha shtetet kryesore te botes, pervec SHBA zhvilluan dhe kultivuan sherbimet sekrete informative.Kodi i pashkruar kombetar amerikan i etikes nuk mund te toleronte apo te stimulonte spiunazhin.Ne fund te vitit 1929,ky lloj qendrimi ishte shprehur ne thenien e Sekretarit te Shtetit, Henri Stimson, kur Herbert Yardley i ofroi atij kopje te dokumentave te huaja te apokriptografuara :" Zoterinjte e vertete nuk i lexojne posten njeri-tjetrit!"


    Megjithate sherbimet sekrete informative te zbulimit u zhvilluan fare shpejte ne SHBA. Mbas LIIB, presidenti Harry Truman shperndau Office of Strategic Services(OSS 1941-1945) duke argumentuar se asnje agjensi amerikane nuk kishte nevoje te kryente spiunazh nderkombetar, derisa sigurisht filloi lufta e ftohte e shtyre nga Kremlini.I alarmuar nga spiunazhi mbareboteror i kryer nga Bashkimi Sovjetik, Trumani nenshkroi Aktin e Sigurimit Kombetar ne 1947 ( National Security Act) duke krijuar CIA-n si organizate e perhershme spiunazhi e qeverise se SHBA.

    Karta e statutit te CIA-s e vendos ate ne kontrollin e NSC (National Security Counsil)-Keshillit te Sigurimit Kombetar, i cili eshte nen drejtimin e qeverise ekzekutive,por njekohesisht eshte dhe nen mbikeqyrjen e parlamentit (Kongresit). Pergjegjesia kryesore e CIA-s eshte te "mbledhi dhe te vleresoje informacion", por njekohesisht te "kryeje dhe detyra te tjera" qe i specifikon NCS.

    Krijimi i CIA-s u kundershtua energjikisht me teper nga drejtori i FBI (Zyres federale te hetimeve), J.Edgar Hoover. Hoover i kundervihej presidentit Truman dhe disa antareve te Kongresit , duke argumentuar se krijimi i CIA-s vecse do te dublikonte perpjekjet dhe informatat e mbledhura nga FBI, per te cilat deri ne 1947 ishte pergjegjes ai. Hooveri u provua qe ishte gabim. Shpesh here, mbas shperndarjes se OSS, FBI dhe sherbimet informative ushtarake ofronin informacion te dobet dhe te paanalizuar qe me teper ngaterronte dhe prishte pune se sa informonte.

    Qe tia dilte mbane me keto informata te ngaterruara dhe qe te perballonte me mire rrezikun dhe kercenimin komunist, Trumani krijoi Grupin Qendror te Informacionit (CIG) nen komanden e Nen-Admiralit Sidney Soures. Kur NSC-Keshilli i Sigurimit Kombetar beri mbledhjen e tij te pare ne 19 dhjetor 1947, i dha urdher Admiralit Roscoe Hillenkoetter, drejtorit te pare te CIA-s te mbikeqyrte operacionet e maskuara ne Itali, qe do te parandalonin komunistet te merrnin pushtetin ne zgjedhjet e pergjithshme.

    Hillenkoeter dhe njerezit e tij iu futen punes, duke perdorur presion ushtarak, politik dhe ekonomik ne nje fushate masive propagande per te siguruar humbjen e komunisteve ne zgjedhje. Ky sukses i madh i CIA-s shtoi besimin se agjensia mund te ishte shume efektive ne punet e cdo shteti te huaj, duke krijuar keshtu nje urdher te rrezikshem per te ardhmen. Fillimisht agjensia u krijua nga veterane te guximshem dhe me pervoje lufte te ish-OSS, por e spastruar nga elementet komuniste qe kishin infiltruar ne OSS gjate LIIB. Keta veterane u ngjanin me teper 'bastaxhinjve" qe loznin me vdekjen sesa intriganteve.

    CIA nuk ishte ndonji sherbim sekret modern, deri ne shkurt te vitit 1953, kur drejtor i saj u be Allen Dulles, ish shef i operacioneve te OSS ne Evrope gjate LIIB. Ardhja e Dulles(Alen Dalas) ne krye te CIA-s solli nje ekspert te madh ne pozicionin qe ai kishte,duke sjelle per here te pare ne pah pikepamjen se CIA ishte e zonja te infiltronte dhe te vepronte dhe te nderhynte ne punet e brendshme dhe ne shtete jomiqesore me SHBA si Irani,Zaire,Guatemala,Indonezia,Kili dhe Egjipti.

    Teknika e CIA-s nuk ishte e ndryshme nga teknika qe perdornin agjensite e tjera te informacionit.Keto perfshinin ryshfetet, shantazhet,dizinformacionin,propaganden negative,luften guerrile, sabotazhin deri dhe vrasjet.Agjensia filloi te mblidhte dhe te analizonte informacion, duke shtuar njekohesisht dhe operacionet e maskuara. Ne 1953, nen drejtimin e gjeneralit Uollter Bedel Smith,CIA dergoi agjentet e saj ne Iran per te mbeshtetur hedhjen e kryeministrit Mohamed Mosadef, i cili u largua duke e lene vendin e vet ne nje kaos politik.

    CIA u be e barabarte me KGB si force spiunazhi kur Alen Dallas mori komanden e saj ne 1953. Nje vit me pas, regjimi i influecuar nga komunistet i Jakobo Arbensit ne Guatemala u permbys me mbeshtetjen e CIA-s. Ne 1955 CIA mbikeqyri hapjen e Tunelit te Berlinit qe i lejoi ekspertet e saj te pergjonin komunikacionet sovjetike, telefonatat diplomatike dhe rrjetet telefonike ne Berlinin Lindor.Ne 1956, CIA arriti te siguronte raportin teper sekret te Kongresit te XX te PK Sovjetike, ku Hrushovi denonte krimet e Stalinit, fill nje dite pas Kongresit.

    Per 4 vjet, nga 1956 deri ne 1960 CIA drejtonte aeroplanet spiune ne qiejt e BS, operacion qe perfunduan kur piloti i aeroplanit U-2, Geri Fransis Pauers qe u godit nga sovjetiket u burgos.Me vone ky pilot do te shkembehej me spiunin e famshem te KGB Rudolf Abel.Ishin raportet e informacionit te CIA-s ato qe binden presidentin Kenedi te fillonte operacione "joluftarake" ne Vietnam ne 1961.Ne te njejtin vit CIA deshtoi ne operacionin e permbysjes se Kastros ne Kube, duke derguar trupa kubanezesh te arratisur si guerrile te patrainuara dhe jo te mbeshtetura nga forcat ajrore te SHBA.Operacioni ne Gjirin e Derrave ishte nje grusht i madh kunder reputacionit te CIA-s, por deshtimi i ketij operacioni ishte me teper nga ngaterrimet ne komunikim midis CIA dhe presidentit Kenedi, sesa nga paaftesia e saj.Qe te evitoheshin ne te ardhmen te tilla ngaterresa, sekretari i mbrojtes nen administraten e Kenedit, krijoi DIA ( Agjensine informative te Mbrojtjes) si filter informacioni te te gjitha sherbimeve sekrete jo-ushtarake te SHBA.

    Fiaskoja ne Kuba beri qe presidenti Kenedi te kerkonte doreheqjen e Alen Dallesit.( Ai qe ishte ideatori i vertete i fluturimeve te U-2 mbi BS dhe pergjegjesi i fiaskos se Gjirit te Derrave ishte ndihmesi i tij,Ricard Bizell).Nje vit me pas, CIA e rifitoi reputacionin e mire kur nen drejtimin e Xhon Mek'Kone,nje nga aeroplanet spiune mori foto te raketave me rreze te larget veprimi sovjetike qe po vendoseshin ne Kuba.Ky informacion coi ne konfrontimin historik te Kenedit me Hrushovin,Krizen kubane te Raketave, ne te cilin kryeministri sovjetik doli i mundur dhe raketat berthamore u terhoqen nga Kuba.

    Kur presidenti Kenedi u vra ne 1963, CIA u kritikua perseri seriozisht sepse vrasesi Li Harvi Osualld ishte identifikuar me pare si i rrezikshem politikisht,por CIA i kishte humbur gjurmet e tij. Ne fakt, veprimtaria e Osualldit ne SHBA ishte nen juridiksionin dhe pergjegjesine e FBI. CIA nuk ka te tilla detyra apo te drejta ne SHBA, por vetem jashte saj.

    Ne 1964, perseri nen drejtimin e Mek'Kon, CIA ndihmoi rebelet qe hodhen poshte dhe vrane kryeministrin kongolez Patris Lumumba. Mek'kon u zevendesua nga admirali Uilliam Rejborn (1965-1966), drejtoria e te cilit kaloi pa ngjarje te jashtezakonshme.

    Pasardhesi i Rejborn, Ricard Helms (1966-1973) u perqendrua me teper ne luften e Vietnamit, duke i terhequr operativet e CIA ne bote, per ti derguar ne Sajgon. Rreth 1000 agjente te CIA-s vepronin ne kete zone. Gjithashtu operacione te CIA-s u zhvilluan dhe ne pjese te tjera te Vietnamit, ne Laos dhe ne Kamboxhia.Ne kete rast CIA pati dhe forca te veta ajrore qe vepronin nen masken e shoqerise ajrore "Air America". Ne Amerike, presidenti Lindon Xhonson, pergjegjes per rritjen e nderhyrjes amerikane ne Vietnam, i kerkoi Helmesit qe te spiunonte ne desidentet amerikane, opozitare te luftes ne Vietnam.Helmsi i rezistoi presioneve presidenciale qe ishin kunder statutit te CIA-s.

    Informacioni i brendshem ishte nje pune e FBI qe Huveri refuzoi ta bente dhe CIA presupozoi se kjo ishte nje detyre ilegale. Megjithate skandali "Uotergejt" nuk provoi asnjihere ngaterrim te CIA-s ne te.

    Helmsi pati nje sere ndihmesish te cuditshem:Ricard Bizell, ekspert ne truke te ndryshme dhe Xhejms Xhizus Angelltonin ne krye te kunderzbulimit, qe ishte i fiksuar me zbulimin e agjenteve sovjetike brenda CIA-s.

    Presidenti Nikson e hoqi Helmsin si drejtor te CIA-s ne 1973, padyshim nga mosdeshira e ketij te fundit per te mbuluar skandalin "Uotergejt". Helmsi u caktua si ambasador ne Iran, por e la kete post per te deshmuar para Kongresit per sekretet e Agjensise. Perballe Komitetit Senatorial te Marredhenieve me jashte, Helmesi u kap duke genjyer ne tentative te mbroje sekretet e CIA-s. U gjobua me 2000$ si denim dhe iu dha mase burgimi 2 vjecare, nese do ta bente perseri.


    Gjate periudhes se Uilliam Kolbio ishte drejtor i saj, CIA humbi karakterin e saj si organizate zbulimi me integritet. Marrja e hapur e informatave nga qytetare te SHBA i dhane asaj imazhin e nje "Gestapoje", nje armikeje te publikut amerikan.

    Gjate viteve te drejtimit te Kolbit (1973-1976) CIA u be subjekt i pyetjeve ne disa komitete kongresiale. U gjet ngushte dhe e pandihme pas nenshkrimit te Aktit te Lirise se Informacionit. Deri dhe sherbimet sekrete miqesore te Britanise, Izraelit dhe Gjermanise kishin ndrojtje te shkembenin informacione me te , nga frika se dhe sekretet e tyre mund te dilnin ne shesh.

    Ne 1979, presidenti Xhimi Karter, i normalizoi pak kufizimet qe nuk lejonin veprimtarine e CIA-s, duke lejuar drejtorin e saj , Admiralin Stensfilld Terner (1977-1981) te kryente operacione te maskuara, perfshi ketu dhe survejimin e qytetareve amerikane ne disa shtete te huaja. Madje Karteri e lejoi Ternerin te kryente operacione klandestine pa e informuar ate vete. Por Terneri nuk ishte perkrahes i zbulimit te pakontrolluar, keshtu qe nuk i perdori lehtesimet e dhena nga Karter.

    Ne 1980, presidenti Karter nenshkroi gjithashtu Aktin e Mbikeqyrjes se Zbulimit, qe kufizonte te drejtat e Kongresit per te vezhguar CIA-n, duke lene vetem Senatin dhe DIG si dhe vetem 8 antare te Kongresit te marrin informacion special dhe kete nen rrethana te jashtezakonshme per veprimtarine e CIA-s.

    Fuqia e teper qe iu dha dhe mundesia per te dhene me pak informacion per veprimet e saj u shfrytezua mire nga drejtori i mevonshem i saj, Uilliam Kejsi (1981-1987) i vene aty nga presidenti Regan. Numri i operacioneve te maskuara u rrit, si dhe buxheti dhe numri i punonjesve te CIA-s.Nen drejtimin e Kejsit, CIA rifitoi imazhin e saj si agjensi zbulimi e fuqishme.

    Arritja e Kejsit ishin zyrat qendore te CIA-s, qe perfshin 140 hektare ne Langli, Virxhinia, ne nje kompleks ndertesash qe kushtoi 46 milion dollare vetem per tu ndertuar. Mbi 10 mije persona punojne ne Langli, gati 50 % e efektivit te pergjithshme te CIA-s.Pjesa tjeter ( 10 mije) jane te shperndare ne zyra te ndryshme te CIA-s ne SHBA si dhe ne trupat diplomatike amerikane anembane botes.Sot, ashtu si ne epoken e Kejsit, CIA ka nje force te jashtezakonshme pune me eksperte ne cdo gjuhe te huaj, ne kriptografi,kimi, kompiuterike, demografi,agronomi, lufte guerile si dhe sisteme komunikacionesh.

    Kater divizione te ndara formojne forcen punetore te agjensise.Divizioni i Zbulimit, qe merret me mbledhjen e informacioneve nga botime publike, fjalime, dokumenta sekrete dhe raporte nga shtete te ndryshme. Problemet shkencore dhe teknike jane nen varesine e Divizionit te Kerkimit. Divizioni i Mbeshtetjes koordinon operacionet e shtabit me agjentet ne veprim. Divizioni i Planit, merret me mbikeqyrjen e te gjitha operacioneve te maskuara.

    Te gjitha keto divizione ishin nen drejtimin e Uilliam Kejsit. Ai krijonte operacione te maskuara me ambicje te palodhshme. Nen mbeshtetjen e Reganit, CIA ndihmoi rebelet afgane kunder pushtimit sovjetik, armatosi grupet paramilitare iraniane kunder Ajatollah Khomeinit dhe regjimit te tij fetar si dhe haptazi mbeshteti rebelet qe luftonin qeverine majtiste ne Nikaragua.

    Kur plasi skandali Iran-Kontra, Oliver North tha se Kejsi dhe CIA ishin te fshehur pas ketij operacioni. Por Kejsi i thirrur ne Kongres per te deshmuar nese Agjensia ishte perfshire apo jo ne kete skandal, nuk arriti te deshmoje pasi vdiq ne 1987.

    Ne fund te viteve '80 kur agjensia ishte nen drejtimin e ish shefit te FBI, Uilliam Uebster dhe ne mes te viteve '90, CIA u perndoq perseri . U akuzua per lavazh truri sistematik te qytetareve kanadeze 30 vjet me pare, teknika te cilat ne ate kohe i kunderviheshin lavazheve te trurit te perdorura nga sovjetiket ,Kina dhe Korea e Veriut. U akuzua se ishte perzier ne eksperimente te tmerrshme mjeksore, vrasje, sabotazh dhe vdekje te mjaft qytetareve te pafajshem.

    Atehere , ne 1994, ajo qe kishte frike me teper CIA dhe te gjithe shefat e saj u realizua. Nje nepunes i thjeshte zyre, Olldric Ejms, i biri i nje drejtuesi te CIA-s u ekspozua si spiun sovjetik, tradhetari amerikan me i paguar ne histori.Sigurisht qe dhe me pare kishte te tille ne CIA, si: Eduart Li Hauard qe u shiste sekrete ruseve perpara se te kerkonte azil politik ne Moske;Uilliam Kampiles qe u shiti sovjetikeve manualin sekrete te sateliteve spiune te CIA-s;analisti i CIA-s Larri U Tai Cin i lindur ne Kine dhe spiun kinez per rreth 30 vjet para vitit 1986 kur u denua dhe vrau veten.

    Asnje prej ketyre tradhetareve vec nuk i beri CIA-s demin qe pesoi nga Ejms. I paguar per 2 milion $, Ejms u dha sovjetikeve emrat e informatoreve me te mire ruse brenda ne KGB dhe ne qeverine sovjetike, duke shkaktuar pushkatimin e te pakten 12 vetave. I denuar per spiunazh, Ejms beri nje marreveshje ne shkembim te sekreteve qe kishte treguar, duke shpetuar nga karrikja elektrike, por fitoi burgimin e perjetshme per veten e vet dhe 5 vjet burg per te shoqen, si bashkepunetore te tij.

    CIA akoma nuk e ka marre veten nga shoku dhe turperimi i Ejmsit, pa permendur ketu humbjen e prestigjit te saj. Drejtori i tanishem, Xhorxh Tenet ( me origjine himariote) eshte nje njeri i kujdeshem,fjalepak dhe mundohet te mbaje profilin e agjensise te ulet per te rindertuar vetebesimin e saj.
    "Who is John Galt?"

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Toro pėr postimin:

    besart12 (30-10-2013)

  5. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Mosha
    52
    Postime
    104
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    www.joric.com/Conspiracy/Philby.htm#WWII

    Kush eshte spiuni Harold Adrian Rusell "Kim" Philby.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime

    KGB

    Do ti vije rradha dhe bigrafise se Filbit, Shpend..

    Durim.... Ja lexo pak me poshte cfare ka per ata qe kane qene bosat e Filbit.



    KGB
    Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti
    (Komiteti i Sigurimit te Shtetit)
    Agjensia Sovjetike e Zbulimit
    (1917 - )


    --------------------------------------------------------------------------------
    Sherbimi sekret me i frikshem i botes, KGB-ja sovjetike ka qene e njohur ne te kaluaren e saj me shume emra, por fillimet i ka ne Revolucionin Bolshevik te 1917. Ne ate kohe, lideri komunist Vladimir Ilic Uljanov-Lenin, riorganizoi policine sekrete cariste -Okhranan, duke ia nderruar emrin ne CHEKA (iniciale per "Komisionin e Jashtezakonshem per luften kunder Kunderevolucionit dhe Spiunazhit), emer qe e mbjati deri ne 1922. CHEKA si Agjensi vazhdoi te ekzistonte dhe ti zgjeronte sherbimet e saj informative deri vone kur u be e njohur me emrin KGB.

    Cheka i riquajt GPU( Administrata Politike Shteterore, 1922-1923). Kur BRSS u konsolidua si shtet, GPU-ja u riquajt OGPU ( Administrata e Bashkuar Politike Shteterore, 1923-1934). Oraganizatat e njohura si Cheka, GPU, OGPU ishin te drejtuara nga Feliks Xherxhinski, nje polak me origjine cifute, i njohur si vrases bolshevik i pameshirshem. Me vdekjen e Xherxhinskit ne 1926, organizata u perhap me shpejtesi per te mbajtur dhe riforcuar pushtetin ne Josif Stalinit, diktatorit te tmerrshem sovjetik. Deri dhe ne kolektivizimin e BRSS nderhyri kjo organizate , me pasoja te tmerrshme ne miliona ruse qe e kundershtonin. Ata u ekzekutuan nga skuadrat vrasese te OGPU-se.

    Ne 1934, emri i organizates ndryshoi perseri , kesaj rradhe ne NKVD ( Komisariati i Popullit per Punet e Brendshme, 1934-1946), i drejtuar nga sadisti Jenrik Jagoda, njeri i zgjedhur nga vete Stalini. Nen udheheqjen e Jagodes, NKVD mori nje kotroll total te industrise, profesioneve te ndryshme, punetoreve, kooperativisteve, te gjitha mjeteve te informacionit publik dhe forcave te policise. Me nje fjale kontrollonte jeten e cdo gjeje te gjalle ne Rusine Sovjetike.

    Jagoda ishte bere figura me e frikshme ne BRSS pas Stalinit, i fuqishem dhe i frikshem. Ai ekzekutoi te gjithe ata qe Stalini donte ti eliminonte, derisa nje dite Stalini paranojak qe shihte kudo "armiq te popullit" dhe "agjente te imperialisteve" e akuzoi per veprimtari subversive dhe e ekzekutoi. Yagoda u vra faktikisht ne zyret e tij. U mbyt nga duart e zevendesit te tij, Nikollai Jezhovit, i cili ishte po aq barbar sa Jagoda. Jezhovi ka qene i njohur historikisht dhe me nofken "Xhuxhi i Pergjakshem". Por si gjithe te lemonat qe pasi shtrydhen, hidhen ne koshin e plehrave dhe Jezhovi u ekzekutua me urdher te Stalinit ne 1938. Atehere ne krye te NKVD erdhi nje njeri shume i afert me Stalinin, nje vrases dhe nje perdhunues profesionist, Lavrenti Beria, i cili qendroi ne krye te NKVD deri pas vdekjes se Stalinit.

    Gjate kohes se Berias, NKVD u quajt MVD ( Ministria e Puneve te Brendshme, 1946-1954) dhe nje vit pas vdekjes se Stalinit u quajt ne KGB. Zyrat qendore te KGB jane te njohura dhe si Qendra dhe pervec te tjerave ka nen drejtim dhe GRU ( Drejtorine Qendrore te Zbulimit te Ushtrise se Kuqe), qe merret me zbulimin dhe kunderzbulimin ushtarak. Te gjitha keto jane nen mbikeqyrjen e KGB-se.

    KGB-ja eshte e plotfuqishme dhe operacionet e saj perfshijne spiunazhin e brendshem dhe te jashtem. Aktet e saj jane pa kufizime ligjore dhe rregulla dhe drejtohen dhe kunder popullit rus dhe kunder "armiqve te jashtem". Dega me e frikshme dhe me e fuqishme e KGB-se eshte SMERSH*. SMERSH-i eshte nje seksion i armatosur i vecante i KGB-se qe merret me denimet dhe ekzekutimet e cdo rusi te cilesuar si "tradhetar", te cdo informatori apo agjenti qe dezertonte ne Perendim, te cdo komunisti qe nuk ndiqte vijen e Partise si dhe nje numer te madh viktimash jashte Rusise ( sovjetike ose qytetare te shteteve te tjera).

    Loja e preferuar e KGB-se ishte futja ne kurthin e saj te diplomateve te huaj dhe ne shumicen e rasteve behej nepermjet seksit. Ne kete menyre KGB-ja komprometoi ambasadorin britanik ne Moske, Ser Xhofri Harison ne 1968. Ambasadori u dashurua pa s nje gruaje te bukur ruse qe punonte si sherbetore ne ambasaden britanike e quajtur Galja. Ajo ishte sigurisht e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi cifti mbaroi pune ne nje apartament te Leningradit, Harrisonit iu treguan foto te tij me Galian duke bere seks.

    Harrisonin iu komunikua se ne qofte se nuk i jepte KGB-se informacionet qe ajo kerkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galian do te beheshin publike. Ne vend qe te bashkepunonte, Harrisoni u kthye ne Londer ku pohoi lidhjen ne Galian tek oficeret e MI5 ( Kunderzbulimi britanik). Ai u nxorr ne pension menjehere. Megjithese ky lloj kurthi kesaj rradhe deshtoi, shume kurthe perpara Harrisonit ishin te sukseshem.

    Nje sukses i tille ishte komprometimi i ambasadorit francez ne Moske, Moris Dezhanit. Cifti Dezhan arriti ne Moske nga Parisi ne 1955 i gatshem per te bere miq me sovjetike ne rangje te larta. Ata u priten nga shume persona qe thonin se ishin udheheqes sovjetike, por ne te vertete ishin ose oficere te KGB-se ose spiune te saj, Nje prej tyre ishte dhe gjeneral lejtenant Oleg Mihailovic Gribanov, i cili u paraqit tek cifti me emrin Gorbunov.

    Dezhani i tha ne konfidence Gribanov/Gorbunovit se i pelqenin femrat e pashme dhe pas kesaj ne hapat e ambasadorit, "rastesisht" rreshtoheshin femra te pashme te gatshme te flertonin me te. Keto gra, quheshin "Thithese" nga bosat e KGB-se dhe ambasadorit i ofroheshin nga agjenti i KGB-se Juri Vasilevic Krotkov. Krotkovi e njohu Dezhanin me disa aktore filmi ruse, njera prej te cilave quhej "Lora". Kur Dezhani ishte duke bere dashuri me te , bashkeshorti i saj imagjinar ia behu ne dhome duke i kapur flagrant dhe e kercenpi Dezhanin se do ta conte ne gjyq publik, nje skenar i vjeter i KGB-se.

    Me vone ate nate, Dezhani nervoz perseri ne konfidence i tha shqetesimin e tij Gribanov/Gorbunovit i cili ngrohtesisht nga ana e tij e garantoi se do te perdorte influencen e tij qe te qetesonte "bashkeshortin e nxehur". Ai e informoi Dezhanin pas pak ditesh se ceshtja e tij ishte vene ne vije dhe se ambasadori nuk duhet te shqetesohej me. Mirenjohes, Dezhani filloi atehere me hir ose me pahir te jepte informacion tek Gribanovi. Pimpi i KGB-se per kete ceshtje, nuk ndaloi me kaq. Ai u perpoq te fuste ne kurth dhe gruan e ambasadorit, por pa sukses. Meqe deshtoi tek zonja Dezhan, ai komprometoi nje diplomat tjeter francez me nje nga prostitutat e KGB-se.

    Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez sidoqofte nuk bashkepunoi me KGB. Ne vend qe te jepte informacion dhe te fshihte lidhjen, ai vrau veten. Krotkovi me vone, ne 1963 vizitoi Londren si shoqerues i disa shkrimtareve sovjetike. Me marifet ai dezertoi dhe u dorezua tek anglezet ku tha se dezertimi i tij ndodhi nga brejtja e ndergjegjes per ceshtjen Gibo. Ne te njejtin vit, Gribanovi u informua se nje spiun i KGB-se ishte kapur ne Nju Jork, SHBA. Te deshperuar per te pasur nje spiun amerikan, qe ta shkembenin me ate sovjetik, bosat e KGB-se e urdheruan Gribanovin te gjente nje agjent amerikan me porosi.

    Ate qe oficeret munden te gjenin ishte nje mesues amerikan, Frederik Bargun, nje profesor i universitetit te Jeill, i cili ndodhej si turist ne Moske. Agjentet e KGB-se i thane Gribanovit se fatkeqesisht profesori nuk ishte spiun. "Bejeni spiun" u bertiti Gribanovi.Barguni u arrestua , por me vone doli se ishte mik personal i presidentit Kenedi, i cili i dergoi nje note proteste Hrushovit. Hrushovi me fytyre te kuqe nga turpi dhe nga zemerimi, iu kanos Gribanovit dhe e urdheroi ta lironte menjehere profesorin.

    Diplomatet, te cilet KGB-ja nuk mund ti komprometonte seksualisht per ti dhene asaj informacion, ishin subjekt survejimi te vazhdueshem, brenda dhe jashte ambasades, duke i ndjekur kemba kembes ne cdo hap qe benin dhe duke i survejuar ne ambasada me aparatura te sofistikuara te cilat ishin fshehur me kujdes ne ambasadat e huaja.Ne 1975, Ambasada amerikane ne Moske ishte ne krye te listes per pergjime nga ana e sovjetikeve. Mikrofonat ishin te nje sistemi te sofistikuar dhe drejtoheshin duke i komanduar nga jashte ambasades me rreze te larta te intesifikuara, nepermjet dritareve te ambasades. Duke shenuar me keto rreze vazhdimisht, dyshohet qe tekniket e KGB-se , pa dashje infektuan me helmiim radiologjik ambasadorin amerikan Uollter Stosel.

    Stosel u kthye ne Uashington ku u sherua nga overdoza e radiacionit,kushte ne te cilat jetonin shumica e diplomateve ne BRSS, ngaqe masat dhe kundermasat e KGB-se per aparaturat e pergjimit sa vinin e beheshin me te sofistikuara. Nje nga arsyet per te damkosur amerikanet si spiune ishte per te treguar se spiunazhi kunder Revolucionit Sovjetik vazhdonte dhe revolucioni ishte ne rrezik te vazhdueshem. Ishin apo jo spiune, kjo nuk kishte rendesi , ata damkoseshin vetem per terror. Nje rast i tille ishte dhe ceshtja e Martha Pitersen, e cila ishte pjese e trupit diplomatik amerikan. Agjentet e KGB-se raportuan se kishin gjetur mesazhe sekrete te drejtuara asaj ne nje kuti postare te vdekur (**). Pitersen u debua nga Bashkimi Sovjetik.

    Te njejtin fat pati dhe Ricard Ozborn, sekretari i ambasades amerikane per ceshtjet ekonomike. KGB-ja lajmeroi se Ozborni u arrestua ne maj 1983 , duke thene se u kap ne flagrance duke transmetuar mesazhe nga nje radio tek nje satelite komunikacionesh "Marisat". Kur ambasada kerkoi prova te mesazheve ose kopje te tyre per te provuar fajesine e Ozbornit, KGB tha se shenimet e Ozbornit ai i kishte shkaterruar duke i tretur ne uje. Ozborni , e shoqja dhe dy femijet u debuan nga Bashkimi Sovjetik.

    Shume nga funksionaret e KGB-se qe kishin urdheruar komprometimin e diplomateve dhe arrestimet e tyre ishin fare pak te sofistikuar ne krahasim me ata qe zhvilluan teknologjine e spiunazhit te KGB-se. Ne te shumten e rasteve ishin vrases, brutale dhe arrogante qe kishin bere vrasjet dhe ekzekutimet per llogari te Stalinit, si ne kohe te Revolucionit, ashtu dhe me pas. Duke mos pasur me vlere per te, ata qe u kishin shpetuar shpates se tij, ishin ngujuar me zyra ne KGB. I tille ishte per shembull dhe Boris Nikolaevic Ponomarev, i cili ka qene funksionar i KGB-se qe ne ditet kur ajo quhej CHEKA. Ishte ky qe organizoi tradhetimin dhe arrestimin e presidentit cekosllovak Aleksander Dubcekut ne Prage ne 1968. Ponomarev ka qene drejtues i departamentit nderkombetar te KGB-se, departament qe me vone kaloi ne duart e Juri Andropovit.

    I ngjashem me Ponimarevin ka qene dhe Sergei Kruglov, nje nga vrasesit me te besuar te Stalinit dhe dikur antari i SMERSH-it. Kruglovi ka qene ne Rojen e Kuqe gjate Revolucionit. Ai u ngrit ne graden e kolonelit dhe ishte komandant i Gardes se Kremnlinit. Nga 1920 deri ne 1930 Kruglovi ka qene i njohur si "kembeza" e Stalinit, duke ekzekutuar do njeri qe zgjidhte Stalini. Ai ishte nje nga antaret e CHEKA-s qe i mbijetoi 5 shefave te saj, madje thuhet sikur ai i ka vrare me doren e tij Jagoden dhe Jezhovin me urdhera te Stalinit,si dhe thuhet se ka shkaktuar vdekjet misterioze te tre shefave te tjere te KGB-se.

    Dihet vec nga te gjithe se Kruglovi qelloi dhe vrau personalsisht Marshallin Mihail Nikolajevic Tuhacevski, shefin e pergjithshem te shtabit te Ushtrise se Kuqe, pjese e komplotit stalinian per spastrimet ne ushtri ne 1937. Per kete sherbim, Kruglovi u be gjeneral "nderi" dhe zv/komisar i Puneve te Brendshme.Ai ka pasur dore ne te gjitha operacionet kryesore te SMERSH-it si dhe ne vrasjen e Trockit, njerit prej lidereve te Revolucionit qe Stalini e urrente pa mase sa askush tjeter ne bote.

    Kruglovi ishte kaq njeri i besuar i Stalinit, saqe gjate luftes se dyte boterore, ai u urdherua nga Stalini te merrej me ceshtjet e sigurimit ne konferencat e Jaltes, Teheranit dhe Potsdamit. Per kete veprim, Kruglovi u dekorua dhe nga fuqite perendimore, ai mori "Urdhrin e Legjionit te Merites" nga qeveria e SHBA dhe nje titull kalorsiak nga Perandoria Britanike. Pas vdekjes se Stalinit, Kruglovi u be minister i brendshem e cila ne ate kohe kombinonte me Ministrine e Sigurimit Shtetetor.

    Bosi i KGB-se, Lavrenti Beria, nje nga shoket e Kruglovit, e mbeshteti hapur ate fillimisht, por duke mos pasur besim tek vrasesi i vjeter ai sugjeroi qe Kruglovi kishte mbledhur shume pushtet rreth vetes. Ne prill 1954, Komiteti per Sigurimin e Shtetit u shkeput nga ministria e Kruglovit dhe u vu nen komanden e gjeneralit Ivan Serov, me vone dretor i KGB-se. Keshtu Kruglovi u hoq nga rruga e Berias per pushtet. Ai u nxorr ne 1956 ne pension dhe u venit nga skena politike ngadale.

    Agjentet e KGB-se kane qene nga spiunet me te trajnuar ne bote. Megjithese midis tyre ka nje numer te madh dezertoresh ne Perendim, ata kane arritur te penetrojne ne menyre fantastike qe ne vitin 1925 administratat dhe sherbimet sekrete te shume shteteve si: SHBA ( administraten e Rusveltit), sherbimet sekrete angleze gjate dhe pas LIIB, administraten dhe diplomatet te Gjermanise naziste dhe me pas te Gjermanise Perendimore, partite politike komuniste ose jo ne SHBA, Evropen Perendimore etj, administraten dhe sherbimet sekrete franceze etj, kane mundur te rekrutojne si agjente te tyre gazetare , avokate te degjuar ne perendim, personalitete boterore etj.


    Deri dhe ne lojerat e nderkombetare te shahut te zhvilluara midis lojtareve sovjetike dhe atyre ruse te arratisur ne perendim ka nderhyre KGB-ja me hipnotistet e saj. Nepermjet agjenteve dhe informatoreve te tyre, KGB-ja vodhi nga amerikanet komplet planet dhe sekretet e prodhimit te bombes atomike qe ne 1943-44.Ne vitet e Luftes se Ftohte, agjentet e KGB-se jane pergjegjes per vjedhjen dhe marrjen e teknologjise perendimore ne aq shkalle te larte, saqe qe te arrinte kete teknologji shteti sovjetik duhet te shpenzonte me miliona ore pune e njerez dhe miliarda rubla ne fushen e kerkim-eksperimentimit. Pas Ushtrise Sovjetike, KGB-ja ka pasur gjithmone buxhetin me te madh qe llogaritej ne miliarda dollare cdo vit per te mbajtur stafin e saj burokratik, me dhjetra mijera agjente operative dhe teknike te panumert per ti mbeshtetur me teknologji dhe aparatura.

    Nje nga shefat e CIA-s , Xhon Mekmehon i raportonte Kongresit amerikan ne 1982 se KGB-ja shpenzonte cdo vit 3 deri ne 4 miliarde dollare per te krijuar dizinformacion, propagande dhe fallsifikime ( monedhash dhe dokumentash). Nje nga keto fallsifikime ishin dhe letrat fallco midis presidentit amerikan Ronald Regan dhe mbretin Huan Karlos te Spanjes, ne te cilat Regani ishte kunder pranimit te Spanjes ne NATO, fabrikim i KGB-se.

    Tjeter fabrikim dhe propagande e KGB-se ka qene perhapja e disinformacionit sikur CIA ishte ajo qe kishte vrare presidentin Kenedi dhe me pas ne vitet '70-80, sikur CIA kishte fabrikuar dhe perhapur virusin e SIDA-s. Nje nga gazetat qe perhapnin dhe shkruanin te tilla lajme ka qene dhe e perditshmja italiane "Paese Sera", e cila ka marre me miliona dollare nag KGB-ja gjate viteve 1975-1986 per te paraqitur disinformatat dhe propaganden e zeze te saj.

    Nje tjeter viktime i KGB-se ka qene dhe lideri rus Boris Jeltsin, i cili u gjet i dehur dhe i lagur ne nje nga bodrumet e stacioni te policise se Moskes nga ndihmesit e tij ne 1990. Jeltsin tha se KGB:"Kerkoi te me vinte poshte". Cuditerisht, Jeltsin do tia kalonte disa vite me vone, presidencen e Federates Ruse, njerit prej shefave te KGB-se, presientit aktual rus Vladimir Putin, ndersa per minister te jashtem ose kryeminister do te caktonte nje tjeter shef te KGB-se, Jevgjeni Primakov.

    --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------




    *) Per SMERSH do te postoj me vone nje artikull te vecante.
    **) Kuti postare e vdekur ne gjuhen e spiunazhit quheshin vendet e fshehta ku agjentet shkembenin mesazhet e tyre te shkruara. Keto mund te ishin banjo publike ne nje restorant te caktuar, nje vrime ne nje peme ne nje park etj. Ne kete menyre evitohej komprometimi dhe kapja nga kundershtaret.
    "Who is John Galt?"

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Mosha
    40
    Postime
    37
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    po per sherbimin sekret SIGURIMI SHQIPTAR nuk do te shkruani dicka per ate me intereson me teper.......

  8. #6
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    SIGURIMI eshte organizata me e panjohur ne bote....Jo se nuk ka pasur rendesi si sherbim sekret, por sepse izolimi i Shqiperise per 40 vjet nga komunistet ka lene shume te panjohura per boten. Sot ne Evrope dhe SHBA vete historia, kultura dhe traditat e shqiptareve jane shume enigmatike.Dhe arsyeja per kete eshte izolimi i bere per vite me rradhe.
    Keshtu qe aq me teper per sherbimin sekret shqiptar, misteri eshte akoma me i madh.
    Nje nga "fitoret" e SIGURIMIT eshte "radioloja" qe ka luajtur me CIA-n dhe SIS ( Inteligent Service) si dhe kapja e bandave diversive te derguara prej tyre ne vitet 1950-53. Natyrisht kjo paraqitet si fitore e SIGURIMIT, por ne fakt eshte merite e KGB dhe agjentit te saj brenda ne SIS, Kim Filbit, qe ushqente me informacion bosat e Kremlinit dhe keta te fundit ia pasonin keto informacione SIGURIMIT.

    SIGURIMI si organizim, veprimtari dhe teknikisht eshte nje miniature e KGB-se. Ne se dini pak a shume menyren e funksionimit te sherbimit sekret sovjetik, kuptohet qe mund te keni me te qarte dhe si funksiononte sherbimi sekret shqiptar. Kuadrot e SIGURIMIT u trajnuan shumica ne BS. Perdornin te njejtat taktika penetruese qe perdorte KGB. P.sh. ne perendim KGB perdorte 2 lloj agjentesh:
    1) Rezidente legale te cilet ishin persona te KGB te fshehur nen ombrellen e "diplomatit", zakonisht si "atashe kulturore" ose si "sekretare ambasade". Keta lloj agjentesh kryesisht funksiononin si nderlidhes te Qendres me rezidentet ilegale.
    2) Rezidente ilegale te cilet ishin oficere te KGB-se ne BS. Keta dergoheshin ne shtetet e Evropes Lindore si "gazetare" ose ne Perendim paraqiteshin si "te arratisur dhe disidente" nga BS. Per identifikim kurre nuk perdornin ate te vertetin, por ose merrnin dokumentat e ndonji shtetasi te Evropes Lindore ( zakonisht edhe keta persona te imagjinuar) ose identitetin e ndonji qytetari perendimor qe per arsye ideologjike emigronte ne BRSS. Me pas keta kalonin ne SHBA ose ne Evropen Perendimore si azilante politike ku me menyra te ndryshme ose penetronin sherbimet sekrete perendimore, ose rekrutonin agjente ne keto sherbime , ose rekrutonin shkencetare apo njerez qe kishin akses ne firma teknologjike per te vjedhur sekrete teknologjike.

    Rasti me i famshem per KGB eshte ai i Ricard Sorge-s, i cili u arratis ne Perendim, u paraqit si gjerman i Sudeteve, ne Cekosllovaki. Pasi punoi si gazetar i nje gazete naziste ne Kine, ai arriti te behej sekretar i ambasadorit gjerman ne Japoni ne vitet 1938-1941, nga ku nepermjet rrjetit spiunor qe kishte ngritur u jepte sekrete Moskes, deri dhe diten ekzakte te sulmit gjerman ne Rusi, ne 22 qershor 1941.


    Te njejten taktike perdorte dhe SIGURIMI shqiptar, i cili nuk ishte aq i interesuar per vjedhjen e sekreteve te sherbimeve te huaja sekrete, por per penetrimin e organizatave shqiptare ne emigrim. Keshtu nen formen e rezidenteve ilegale, agjente te SIGURIMIT, "arratiseshin" nga Shqiperia dhe hynin ne lidhje me shqiptare ose grupe shqiptaresh te arratisur jashte atdheut. Ketu ata perziheshin me ta, merrnin informacione dhe ua komunikonin oficerave te SIGURIMIT ne ambasadat shqiptare ne Evrope, rezidenteve legale dmth, qe fshiheshin ne petkun e "sekretarit te trete te ambasades" ose te "atasheut kulturor". Xhevdet Mustafa dhe nje antar i bandes se tij, kane qene rezidente ilegale te SIGURIMIT . Xh.Mustafa ish-i burgosur per vjedhje, u dergua me pune ne Portin e Durresit ( afer anijeve dmth). Arratisja e tij ishte e kurdisur. Ne 1982, i rrethuar nga forcat ushtarake ai insistonte te takohej me nje person te quajtur "Fiku"-nderlidhes i tij me SIGURIMIN. Atentatori i Sadik Premtes ne Paris, ishte gjithashtu person i rekrutuar nga SIGURIMI dhe pas atentatit te deshtuat u largua nga Franca, per te shkuar ne Cekosllovaki, ngaku erdhi "koliposte" ne Shqiperi. SIGURIMI shqiptar ka pasur lidhje te ngushta me StB ( sherbimin sekret cekosllovak, madje pas 1960 lidhjet e SIGURIMIT me KGB-ne ne rang sherbimesh sekretesh te kampit komunist beheshin nepermjet StB. Te tjere "rezidente ilegale" te SIGURIMIT punonin si informatore te tij ne Perendim duke spiunuar bashkeatdhetaret e tyre dhe veprimtarite e tyre anti-komuniste tek SIGURIMI.Keshtu shpjegohet qe ndersa shqiptaret antikomuniste ne Nju-Jork ( pershembull) organizonin dhe merrnin pjese ne mitingje antikomuniste para selise se Kombeve te Bashkuara ne Amerike, te nesermen atyre u internohej familja ne Shqiperi ( per ndeshkim).
    Nepermjet SIGURIMIT, PPSH ofronte te holla me shuma te medha ( per ekonomine shqiptare behet fjala) per financimin e gazetareve komuniste ose majtiste pro "Hoxha" ne perendim. Gjithashtu dhe partite M-L ( markiste -leniniste) te disa vendeve skandinave dhe afrikane dihet te jene financuar nga SIGURIMI per te krijuar pershtypjen ne bote se PPSH ishte nje parti qe njihej boterisht dhe se kishte perkrahje dhe nga te huaj.
    Organizatat e miqesise "Shqiperi -Itali", "Shqiperi -Vietnam" etj. ishin dhe ato te gjitha nen kontrollin e SIGURIMIT. Sherbenin si vitrina, ku nepermjet tyre reklamohej modeli i "Shqiperise socialiste" "fanarit te ndritur buze Adriatikut". Natyrisht, librat me te shitur te ketyre organizatave nuk ishin as libra historie dhe te kultures shqiptare, por vecse veprat voluminoze te Enver Hoxhes.
    Ne vitet '70-'80, dihet qe SIGURIMI drejtonte kontrabanden e cigareve ( thuhet se ka bere dhe kontrabande armesh me disa shtete afrikane dhe droge, por asnjihere nuk kane ekzistuar dokumenta per kete). Me keto te ardhura nga kjo kontrabande, financoheshin "residente ilegale", partite e ndryshme m-l, por dicka edhe tepronte per llogarite bankare me emra te imagjinuar ( false)te shefave te PPSH ne bankat e Zvicres dhe te Panamase. Keto llogari bankare, ishin ne rast se ne Shqiperi ose pushtohej nga ndonji fuqi e huaj, ose rendi komunist vihej ne rrezik dhe qeveria detyrohej te emigronte. Pas 1991, askush nuk e di se kush jane keto llogari bankare, madje ish "zyrtare" te PPSH kane mohuar ekzistencen e tyre. Natyrisht koncepti i skemave piramidale nga 1993-1997, sherbeu per risjelljen ne qarkullim te ketyre parave, perfshi larjen e parave te droges dhe kontrabandes, e cila vazhdoi te behej nga ish SIGURIM-sat, kesaj rradhe per perfitime personale.

    Por megjithe keto veprimtari jane shume te vogla, krahasuar me veprimtarine qe SIGURIMI kishte brenda kufijve te Shqiperise. Megjithese dosjet e SIGURIMIT ose u zhduken ose per arsye te "moskrijimit te vellavrasjes" ose per arsye " te sigurise kombetare" nuk u hapen kurre, thuhet qe 1 ne cdo 3 persona ne Shqiperi ishte informator "aktiv" ( me veprimtari) ose "pasiv( pa veprimtari, por kishte nenshkruar se pranonte te bashkepunonte me SIGURIMI-n). Nuk ka pasur qelize te jetes ne Shqiperi, ku SIGURIMI mos te kishte agjentet ose informatoret e tij. Frika qe kjo organizate kishte krijuar ne popull ishte aq e madhe, saqe njihen raste kur vellai ka spiunuar vellane, gruaja burrin , motra motren etj.

    Kur dukej fare qarte se komunizmi nuk e kishte te gjate ne gjithe Evropen Lindore, agjentet e SIGURIMI-t ne Perendim u "shiten" nga Ramiz Alia ne shkembim te imunitetit te tij dhe krereve te tjere te PPSH nga denimet kur te nderrohej pushteti. Keshtu pas 1992, kur ne Shqiperi "erdhi" demokracia, shume udheheqes komuniste ose u denuan fare pak per arsye banale, ose ngelen te paprekur. Nje pjese e madhe e tyre emigruan fare kollaj ne Perendim, ku vazhdojne te jene akoma dhe sot. Nderlidhesi midis Alias dhe sherbimeve sekrete te huaja qe ishin te interesuara te dinin se ku dhe cilet ishin agjentet e SIGURIMIt shqiptar ne Perendim, deri ku kishin penetruar dhe si si dhe qeverive perendimore qe ishin te interesuara per keta agjente, ka qene ish ministri i Jashtem gjerman Shtraus qe vizitoi disa here Shqiperine ne vitet 1987-1988. Marreveshja Alia-Shtraus u arrit ne 1988, dhe fill pas kesaj marreveshje, Alia filloi te leshonte "pe" duke zbutur "diktaturen e proletariatit". Ne 1988 u denoncuan ne Shqiperi krimet e Stalinit, filloi procesi i "tufezave", pra me nje fjale rikthimi i te drejtes se prones private, mosdenimi per ndjekjen e kanaleve te huaja televizive etj.Per te arritur me pas tek lejimi i krijimit te pluralizmit politik ne fund te 1990. Hapja e ambasadave ne korrik 1990, e kufirit me Greqine ne fund te 1990-fillim 1991, eksodi masiv me anije ne 1991 kane qene te gjitha operacione te studiuara dhe te organizuara me kujdes nga PPSh, ku natyrisht, SIGURIMI si vegel e bindur e saj ka pasur rol kyc ne konceptimin, organizimin dhe ekzekutimin e ketyre operacioneve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 17-12-2003 mė 20:09
    "Who is John Galt?"

  9. #7
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime

    SMERSH

    SMERSH
    Seksioni i vrasjeve te KGB-se
    (1917 - )

    --------------------------------------------------------------------------------
    Qe nga koha e Revolucionit bolshevik te 1917, nje seksion i tere i sherbimeve sekrete sovjetike ka qene pergjegjes per kerkimin, rrembimin, shantazhet ose vrasjet e cdo kujt qe kundershtonte regjimin komunist, ne vecanti ruse qe dezertonin ne Perendim ose ruse qe jetonin jashte BRSS. Gjithashtu jo-ruse qe ishin ne pergjithesi konkurrente me sovjetiket kane qene gjithashtu viktima te aksioneve te kryera nga SMERSH, emri i te cilit vjen nga inicialet e "Smert Shpionam" (Vdekje spiuneve). Ky slogan ka qene thene nga Josif Visarionovic Stalin dhe pasqyronte karakterin e tij vrases.

    SMERSH eshte aktualisht Divizioni i IX-te i KGB-se, i cili eshte i perkushtuar Terrorit dhe Diversionit, udhehequr dhe i perbere nga komuniste fanatike vrases. Teknikat e vrasjeve te tij jane shume te sofistikuara po aq sa ato ne novelat e krijuesit te 007- Jan Flemingut, madje ne shume raste ia kalojne. Ne ndryshim me personazhet e Flemingut, viktimat e SMERSH-it kane qene persona reale.Megjithese titulli "SMERSH" pushoi se perdoruri qe ne 1948 nga KGB-ja,organizata vazhdon te ekzistoje.

    Organizata fillimisht u krijua ne pese seksione te ndryshme,sipas detyrave qe kishte:
    1) Seksioni i pare funksiononte brenda Ushtrise se Kuqe, per te diktuar ushtare dhe oficere disidente dhe per ti ekzekutuar ata.
    2) Seksioni i dyte i SMERSH-it mbidhte informacion dhe ne kohe lufte ishte pergjegjes per kalimin e agjenteve te tij ne prapavijat e armikut.
    3) Seksioni i trete ishte pergjegjes per vleresimin dhe filtrimin e informatave si dhe per dhenien e urdhrave.
    4) Seksioni i katert hetonte te pandehurit apo te dyshuarit dhe kishte autorizimin te bente arrestime.
    5) Seksioni i peste perbehej nga tre persona gjyqtare, zakonisht oficere madhore sovjetike dhe kishte kompetenca per te gjykuar dhe per te dhene vendime, te cilat ishin gjithmone te formes se prere pa te drejte apeli.Te gjitha denimet nga ky "gjyq" ishin perfundimtare dhe ekzekutoheshin menjehere.

    SMERSH(sot thirret "Departamenti i V-te i Drejtorise Qendrore te KGB-se dhe eshte i fshehur ne departamentin e sigurimit te ushtrise, i quajtur CUKR) eshte pergjegjes per vrasjet e pameshirshme dhe te paskrupullta te dhjetra mijera personave ne 8 dekadat e fundit. Shume lidere te shteteve te ndryshme te botes kane qene ruajtur nga SMERSH-i dhe agjentet e tij ne Konferencen e Teheranit. Ndonese e dinin ekzistencen e nje organizate te tille, ajo u be e njohur ne publik pas dezertimit ne Gjermanine Perendimore te kapitenit te KGB Nikolia Kholkhov ne 1954. Vete Kholkhovi ishte agjent i SMERSH-it i derguar te vrase Georgi Okolovic me urdher direkt te kryeministrit sovjetik te atehershem, Nikita Sergejevic Hrushovit. Okolovic ishte nje kundershtar i bezdisur per sovjetiket si lideri i nje organizate emigrantesh ruse(NTS) ne Frankurt te Gjermanise.

    Kholkhovi, nje vrases me eksperience, kishte marre trajnim special per kete mision ne vecanti. Ai duhej te vriste Okolovicin me nje mini pistolete qe ne vend te fishekeve perdorte bilje te vogla te mbushura me helm. Vrasesi nderroi mendjen ne momentin e fundit dhe ne vend te kryente misionin, u dorezua tek CIA, duke ekspozuar SMERSH-in si organizate dhe veprimtarine e tij ne Evropen Perendimore. Shume agjente te SMERSH u arrestuan pas dezertimit te tij.

    Pas dezertimit te Kholkhovit, me vone dhe dy agjente te tjere te SMERSH-it, Peter Deriabin dhe Bogdan Stashinski dezertuan dhe ata. Te dy keta vrases ishin te pajisur me arme te sofistikuara.Stashinski ishte pajisur me nje tub ( ne forme stilolapsi) qe leshonte acid koroziv.

    Nje nga agjentet aktive te oreve te para te SMERSH-it ne Perendim ka qene dhe Xhorxh Mink, lindur ne Filadelfia te SHBA. Ne fillim te viteve '20 ai punonte si shofer taksie, ne 1926 u be antar i Partise Komuniste te SHBA(PKSHBA)dhe me pas organizator ne sindikaten e dokereve te portit, sindikate qe kishte lidhje direkte me Josif Stalinin. Ne 1927 ai dergonte raporte dhe informacione direkt ne Moske. Qendra e thirri ate ne 1928, te vizitonte Mosken me qellim te kalonte trajnimin per tu bere agjent i SMERSH-it, ndersa nje vit me vone ai kreu vrasjen e pare per llogari te SMERSH-it ne Evrope.

    Ne 1931, Minku gjendej ne Berlin ku takoi nje gazetar, te cilin me vone do ta pershkruante si "nje burre te shkurter, me fizik te forte, te ri, me nje goje te vogel te shemtuar, sy grijeshil dhe dhembe te parregullt". Behej fjala per Hans Visenger, nje spiun i cili ishte kontrollori dhe nderlidhesi i tre agjenteve te GPU-se qe punonin ne linjen Hamburg-Amerike dhe qe i kishte ekspozuar ata tek autoritetet gjermane.Visengeri u urdherua te kthehej ne Moske, por refuzoi. Misioni i Minkut ishte qe ta asgjesonte.

    Ne 22 maj 1932, Minku se bashku me Hugo marks, nje tjeter vrases-agjent te SMERSH-it, gjeten vendqendrimin e Visengerit dhe e qelluan me arme duke e vrare ne apartamentin e tij ne Muehlenshtrasse ne Berlin. Vrasja eshte cilesuar ne dosjet e policise berlineze akoma dhe sot e kesaj dite si e pazgjidhur. Minku arriti qe te shpetonte dhe sipas raporteve te KGB-se vrau me pas rreth 6-7 persona te tjere deri ne 1935, kur fati i tij mbaroi. Ai se bashku me nje vrases tjeter amerikan te KGB-se u arrestuan ne Kopenhagen dhe u akuzuan per spiunazh. Meqe faktet ishin te pamjaftueshme, ai beri vetem 18 muaj burg per ngacmimin dhe shqetesimin e nje biznesmeni rus qe ishte arratisur nga BRSS.

    Minku u lirua ne 1936 dhe u kthye ne Moske, ku eshte pare ne shoqerine e Xhuliet Stjuart Pojnx, njeres prej lidereve komuniste amerikane, e cila u zhduk nje vit me pas. Sipas Karlo Treskas, nje antikomunisti dhe antifashisti te vendosur, njekohesisht botues gazete ne Nju Jork, Pojnx u urdherua te vritet pasi ajo e denoncoi hapur Stalinin dhe komunizmin. Xhorxh Mink, u tha Treska miqve te vet,ishte kontakti dhe kontrollori i saj me KGB-ne dhe ai rregulloi nje takim te ngutur me te ne Central Park. Pasi udhetuan se bashku ne veri te shtetit te Nju-Jorkut,ai e mbyti ate me duart e tija, ndersa trupin e saj e varrosi ne nje pyll, afer pronave te presidentit amerikan Franklin Ruzvelt, ne Dutchess County. ( Treska u vra dhe ai ne 1943 duke ecur i vetem ne nje rruge te Nju-Jorkut.Vrasesi i tij u identifikua me vone si bosi mafioz, Karmajn "Cigar" Galante, qe pranoi misionin e SMERSH-it per te ekzekutuar Tresken kundrejt nje pagese prej 50 mije dollaresh).

    Me pas Minku shkoi ne Barcelone, Spanje, ku nen aliasin Alfred Herc ai u fut ne brigaden anarkiste e cila ne ate kohe luftonte perkrah demokrateve ne luftes civile spanjolle. Qellimi ishte qe ai te afrohej me profesor Kamilo Bernerin, nje anarkist te njohur per antistalinizmin e tij, i cili me deklarata e tij publike kunder diktatorit sovjetik, kishte ndjellur zemerimin e Stalinit. Stalini urdheroi shefin e vet te KGB-se ( NKVD e quajtur ne ate kohe) qe ti komunikonte Minkut urdhrin per ekzekutimin e Bernerit. Menjehere pas komunikimit te urdhrit, shefi i KGB-se dha shpirt me shkume ne goje, i helmuar me urdher te Stalinit.Berneri dhe ndihmesi i tij u gjeten te vrare me arme zjarri, ndersa trupave te tyre i mungonin krahet dhe kembet.Disa ore me vone, Minku, alias Herc, u zhduk nga listat e brigades anarkiste.

    Gjate viteve '30, agjente te SMERSH-it si i pakontrolluari Oto Katc, vertiteshin ne Evropen Perendimore duke kerkuar komuniste te penduar. Ata gjeten dhe vrane Ignas Rajsin, nje nga shefat e KGB-se ne France, i cili kishte denoncuar Stalinin per krimet e tij te paskrupullta gjate periudhes se quajtur "Terrori i Madh". Shoku i ngushte i Rajsit,Valter Krivicki, i pari oficer madhor i GPU-se qe dezertoi ne Perendim dhe qe deshmoi per vrazhdesine e SMERSH-it, u gjend dhe ai i vrare ne dhomen e tij te hotelit te Uashington te SHBA.

    Vrasja me e famshme e SMERSH-it ka qene ajo e Leon Trockit, njerit prej lidereve te Revolucionit te Tetorit se bashku me Leninin. Trocki ishte debuar dhe internuar nga Rusia ( Stalini fillimisht nuk guxoi ta ekzekutonte sepse Trocki gezonte nje popullaritet te madh, por me vone iu be fiksim asgjesimi i tij) ne vitin 1929 dhe vazhdonte te kryente me zell te madh nje fushate politike kunder diktatorit. Stalini urdheroi vrasjen e Trockit.

    Trocki ishte vendosur ne 1937 ne Meksike. Nje vit me pare, agjentet e SMERSH-it prane djalit te tij, e kishin vrare ate dhe kishin zhdukur nje pjese te arkivit te Trockit ne France.Ne 1940, me Trockin jetonte dhe e shoqja, Natalia dhe te dy ishin vendosur ne nje vile ne periferine Kojoakan te kryeqytetit meksikan. Vila e tij ishte shnderruar ne nje fortese te vertete. Pervec 10 policeve te armatosur meksikane qe ruanin vilen ore e minute, Trocki kishte afer tij dhe nje grup trockistesh besnike, qe perbenin truprojen e tij personale. Rreth e rrotull viles se rrethuar me mure te larta,ishin vendosur dhe kulla vezhgimi ku roje te armatosura veshtronin ambientin brenda dhe jashte viles me dylbi gjithe kohes.Megjithate, Trocki e dinte se ishte vetem pune kohe derisa agjentet e SMERSH-it ta gjenin.Pak kohe me pare, pervec te birit dhe nje nga perfaqesuesit e tij personale ne Paris,Rudolf Klementi, ishte gjetur dhe ekzekutuar nga vrasesit e SMERSH-it.

    Ne 24 maj 1940, njezet persona te armatosur rende me mitroloza dhe me granata, nen komanden e David Alfaro Sikejros, sulmuan vilen e te internuarit, por Trocki dhe familja e tij shpetuan vetem me disa plage te lehta. Sikejros, u fsheh per disa kohe, me pas ne 1942 u lejua te ikte nga Meksika.Ai shkoi ne Kili ku jetoi me pas gjithe pjesen e jetes se tij dhe u pershkrua nga zyrtaret lokale si"nje element i pakontrollueshem gjysem i cmendur".

    Haime Merkader, nga ana tjeter, ishte nje agjent i SMERSHit qe mendonte dhe llogariste cdo levizje te tij me gjakftohtesi dhe me llogjike. Per gati nje vit, Haime Ramon Mercader del Rio Hernandez, duke perdorur aliasin Frank Xhekson, vezhgonte nga afer Trockin, duke fituar besimin e miqve te te internuarit. Ai ishte i biri i nje tregtari spanjoll dhe i nje komunisteje kubaneze. Merkaderi kishte luftuar dhe ai ne luften e Spanjes perkrah brigadave te ushtrise republikane nga ku ishte rekrutuar ne SMERSH nga Leonid Eitigon, nje rekrutues i KGB/SMERSH-it, i cili pervec te tjerave ishte dhe njeri prej dashnoreve te shumte te te emes.Duke perdorur identitetin e nje gazetari francez, me emrin Zhak Mornar, Merkaderi mori pjese ne Konferencen e IV-rt Internacionale Trockiste ne Paris.

    Ne Paris ai krijoi lidhje intime me Silvia Agelof, nje punetore sociale amerikane, motra e se ciles kishte qene per disa kohe sekretare e Trockit.Kur Agelof donte te kthehej ne SHBA, ajo e mori Merkaderin me vete.Ne ate kohe Merkaderi udhetoi per ne SHBA me nje pashaporte kanadeze me emrin e Frank Xhekson, pashaporte te cilen e perdori per tu futur dhe ne Meksike, ku nepermjet Agelofit u prezantua me Trockin.

    Ai i mbajti kontaktet me Trockin duke e vizituar ate shpesh miqesisht ne vilen ne Kojoakan.Pas disa kohesh, ai i tha Trockit se kishte pergatitur nje artikull per ne gazete, te shkruar sipas filozofise politike te Trockit dhe i kerkoi atij ti hidhte nje sy per ti dhene opinionin e tij. Trocki pranoi dhe mbylli takim me te ne 20 gusht 1940. Merkaderi shkoi ne vilen e Trockit ate dite dhe pervec doreshkrimit, ai kishte te fshehur ne menget e xhaketes nje bize te gjate 35 cm, nje sepate te vogel alpine si dhe nje pistolete.

    Trocki e priti me ngrohtesi Merkaderin , mori doreshkrimin dhe u ul ne zyren e tij per ta lexuar. Pasi shfletoi disa faqe dhe vuri re se ai ishte shume konfuz dhe pa kuptim ai ngriti koken per te pyetur te ftuarin e tij. Ne moment, Merkaderi u hodh nga karrikja ku ishte i ulur, nxori bizen dhe ia nguli ne koke, duke i care kafken.Por goditja nuk solli vdekjen e menjehershme.I rrezuar ne dysheme, Trocki bertiti nga dhimbja, gje qe solli menjehere ne dhome dy truprojet amerikane te tij,Xhozef Hansenin dhe Xhejk Kuperin. Hanseni dhe Kuperi e mberthyen Merkaderin, e vune poshte dhe filluan ta godisnin pa meshire derisa ai humbi ndjenjat. Ata ne fakt donin ta vrisnin ne vend, por Trocki i pergjakur u kerkoi mos ta vrisnin duke u thene:" Ai ka nje histori per te na treguar".

    I cuar ne spital menjehere, Trocki jetoi dhe per 24 ore te tjera, pastaj dha shpirt. Merkaderi u arrestua, por i arrestuar ai tha se e vrau Trockin per te sjelle ne vend nderin e te dashures se tij. Sipas deponimit te tij, Trocki kishte krijuar lidhje seksuale me Silvia Agelofin. Agelof kundershtoi me force deponimin e tij dhe deshmoi se nuk kishte pasur ndonji kontakt seksual me Trockin, as ky i fundit kishte tentuar dicka te tille.Agelof e denoncoi Merkaderin ne gjyq si vrases te SMERSH-it. Pervec kesaj, konfuzion solli dhe ceshtja e identitetit te Merkaderit, i cili ne gjyq deklaroi se ishte Zhak Mornar dhe si i tille ai u denua dhe u gjet fajtor ne 17 prill 1943 per vrasjen e Trockit. U dergua ne burgun Huarez te Meksiko Sitit.

    Pas 17 vjetesh si i burgosur me sjellje shembullore, Merkaderi u lirua, ne 6 maj 1960. fiilimisht ai shkoi ne Prage ku punoi disa kohe si gazetar, ndersa me pas shkoi te Moske, ku u dekorua me "Urdhrin e Bashkimit Sovjetik". Ky ishte nje pranim i hapur nga ana e Kremlinit i sherbimit politik qe Merkaderi i kishte bere BRSS duke vrare Trockin. Disa kohe me pas Merkaderi shkoi afer Kastros ne Kuba, ku edhe vdiq ne 1978,duke perdorur akoma emrin Zhak Mornar.

    Shpesh ne shtetet e huaja, SMERSH-i do te perdorte kriminele profesioniste dhe vrases profesioniste per te kryer rrembimet dhe vrasjet duke i paguar shuma te medha parash per sherbimet e tyre.Duke punesuar kriminele karrieriste, rrembimet dhe asgjesimet dukeshin ne aparence krime ordinere, jo grushte politike, duke hequr ne kete menyre dyshimet nga sovjetiket dhe duke ua hedhur keqberesve profesionale. Nje nga keto ceshtje te kesaj natyre ishte dhe vrasja e Karlo Treskes, per te cilen gangsteri amerikan Karmajn Galante u pagua me nje shume te majme.

    E njejta taktike u perdor dhe ne ceshtjen e dr.Valter Linzes, nje avokati te shquar gjermano-perendimor i cili ishte president i SHoqates se Juristeve te Lire Gjermane.Nen drejtimin e Linzes, Shoqata kishte ekspozuar krimet e renda te sovjetikeve nen ligjshmerine komuniste, kishte ofruar ndihme per viktimat kunder arbitraritetit te arrestimeve te KGB-se, gjyqeve sekrete, burgimeve per arsye false ose internimit ne kampet e punes. Reputacioni i Linzes si antikomunist i vendosur ishte aq i madh, saqe SMERSH-i mori urdhra ta rrembente ate dhe ta sillte ne Berlinin Lindor, ku ai mund te mbahej pergjithmone per te ndaluar demet e tjera politike qe i shkaktonte komunisteve.

    Per kete rast, SMERSH-i perdori 4 kriminele me fame, te gjithe te burgosur me afate te gjata denimi ne Gjermanine Lindore: Harri Lidtke, 22 vjec, i burgosur per grabitje me arme dhe dhune; Herbert Novak,27 vjec,i burgosur i perjetshem per vrasje;Jozef Dehnert,22 vjec , vjedhes; dhe Ervin Knishpel, 27 vjec, i burgosur per me teper se 18 krime serioze.

    Ne 7 korrik 1952, Lidtke shkoi nga Berlini Lindor ne ate Perendimor, ku mori nje taksi, shoferi i te ciles ishte Vilhelm Voiziske. Ai i tha shoferit ta conte ne Zenefelderplatz, ne Berlinin Lindor. Duke ditur se taksistet e Berlinit Perendimor hezitonin te shkonin ne sektorin sovjetik, ai e joshi ate duke i ofruar nje bakshish prej 20 markash. Pasi kaluan postobllokun dhe kaluan ne Berlin Lindor, Lidtke i vuri afer shoferit nje kuti me 10 paketa cigare amerikane tek sedilja e pasagjerit ( vete rrinte mbrapa). Voiziskja e falenderoi per bakshishin. Kur taksia arriti ne Zenefelderplatz, police gjermano-lindore rrethuan makinen dhe i nxorren te dy jashte saj, ndersa nje nga oficeret bertiti:"Ju pra qenkeni ata kontrabandistet e cigareve amerikane!"


    Voiziske u dergua ne zyrat qendrore te policise gjermano-lindore ku e futen ne nje qeli ne bodrumet e saj, por nuk e moren ne pyetje.Sic doli me vone,Lidtkja e perdori taksine vetem e vetem per ti marre asaj targat e Berlinit Perendimor, te cilat i vendosi ne nje makine tjeter per te mos patur veshtiresi per te kaluar postoblloqet ne Berlinin Perendimor, te nesermen ne mengjes, ne 8 korrik 1952. Ne makine ishin Lidtke, Novak, Knishpel dhe Dehnert. Qe te katert shkuan me makine deri tek rezidenca e dr.Linzes, qe jetonte ne sektorin amerikan te Berlinit Perendimor, ne 12a Gerihtshtrase ne periferine Lihterfelde.

    Linze, nje person shume i perpikte ne orarin e tij, doli nga apartamenti i tij ne 7.30 te mengjesit dhe filloi te ecte drejt zyres se tij, duke tymosur i qete llullen . Kur kaloi afer makines, Lidtke dhe Dehnerti dolen jashte dhe ky i dyti iu afrua Linzes me nje cigare te pandezur. Ai i kerkoi doktorit nje shkrepse. Ndersa Linze futi duart ne xhepa per te gjetur shkrepsen, Lidtkja i doli nga pas dhe e goditi me forca ne koke me nje shkop gome.

    Por Linze sic duket ishte me i forte nga c'e prisnin dhe u rezistoi, duke i shtyre rrembyesit. Atehere Lidtke e zuri nga mesi, Dehnertii mbante kembet bashke dhe te dy e ngriten per ta futur ne ndenjesen e pasme te makines.Doktori u perpoq me te gjitha forcat te rezistonte, derisa Novaku nxori nje pistolete dhe e qelloi Linzen ne kembe. Linze u rrezua ne sediljen e pasme,ndersa Lidtke dhe Dehnert i hypen persiper per mos ta lene te levizte.

    Knishpel , i cili ishte ne timon, i dha makines aq shpejtesi, saqe nuk pa qe kembet e Linzes ishin jashte deres se pasme te makines. Ndersa makina ecte shpejt neper Drakenshtrase, nje furgon i nje qytetari qe kishte pare gjithe skenen u vu ne ndjekje te saj.Me pas ne ndjekje do te shtohej dhe nje makine e policise gjermano-perendimore.Duke pare se po ndiqeshin, rrembyesit hodhen nga dritaret e makines gozhda katerkokeshe, duke shpresuar se do tu shpoheshin gomat dhe do te ndalonin. Ndjekesit arriten tu shmangeshin gozhdave dhe ti afroheshin makines se rrembyesve,por turmat e kembesoreve qe nxitonin te shkonin ne punet e mengjesit, ngadalesuan shpejtesine e ndjekesve, nga frika mos shtypnin ndonji kembesor. Knishpel arriti te manovroje mes turmes se njerezve dhe pasi u fut ne nje rrugice arriti ti shpetoje ndjekjes. Me pas makina u zhduk ne Berlinin Lindor.

    Taksisti, Voiziskja,u nxorr nga qelia pas disa oresh. Nje zyrtar gjermano-lindor i kerkoi atij falje duke i thene qe e gjitha ishte nje "keqkuptim". Targat e taksise ishin rikthyer dhe vendosur mbrapsht dhe ajo iu kthye Voiziskes, i cili u la i lire. Pasi u kthye ne Berlinin Perendimor, Voiziske lajmeroi autoritetet gjermane per eksperiencen e cuditshme qe pati. CIA dhe shefi i BND ( sherbimit sekret te Gjermanise Perendimore) Rajnhard Gehlen, nuk e paten te veshtire te bashkonin pjeset qe te kuptonin metoden me te cilen SMERSh-i kishte rrembyer dr.Linzen.

    Shtypi perendimor denoncoi rrembimin ashiqar dhe zyrtaret amerikane bene nota proteste ndaj sovjetikeve. Por ruset thane se nuk dinin gje rreth dr.Linzes dhe rrembimit te tij. Zyrtaret perendimore vazhduan kerkesat per kthimin e Linzes per 8 vjet rrjesht, derisa ne qershor 1960, Kryqi i Kuq rus detyrimisht informoi Kryqin e Kuq gjermano-perendimor se "Valter Linze vdiq ne nje kamp pune rus ne 14 dhjetor 1953."

    Ne rastin e Vladimir Poremskit, nje lideri te NTS dhe kundershtar te terbuar te komunisteve, nje kontrbandist i vertete nga Berlini Lindor,Volfgang Vildpret, u perdor nga SMERSH-i per misionin vrases. Ne diten e Krishtlindjeve te 1954,Vildpreti u duk ne porten e apartamentit te Poremskit ne Frankfurt. Ne nje dore kishte nje fotografi e prere nga nje gazete te viktimes se tij, ne tjetren mbante pistoleten Valter Parabelum-38 te drejtuar nga Poremski i shtangur.

    Por vrasesi i SMERSH-it nuk qelloi. Duke futur armen ne xhep, ai tha:"Me kane derguar per te te vrare, por une nuk u kam besim atyre[kontrolloreve te SMERSH-it].Ne se te vras ty, ata do te me dergojne me pas te vras dike tjeter. Dhe nje dite do te me arrestoje policia dhe do me fusi brenda me nje deng te madh markash per te shpenzuar atje". Poremski e ndihmoi vrasesin e penduar qe te dezertonte ne Perendim me nje emer fals. "Keshtu pra nuk me vrau" thoshte me vone Poremski. "Me pelqen Vildpreti dhe e vizitoj here pas here...Ne fakt i shkova dhe ne dasem".

    SMERSH ngeli i forte , megjithese shume nga vrasesit e tij preferonin me mire te dezertonin ne Perendim se sa te kryenin krimet monstruoze qe i ngarkonin. Por qe tu jepnin vrasesve te tyre me teper shanse per te shpetuar dhe mos te identifikoheshin nga policia apo viktimat SMERSH-i zhvilloi nje sere armesh dhe teknika vrasese te reja. Nje viktime e ketyre armeve te reja ishte dhe Horst Shvirkman, nje teknik shume i qualifikuar gjermano-perendimor qe punonte ne ambasaden e RFGJ-se ne Moske. Shvirkman ishte eksperti i zbulimit te mikrofonave pergjues qe KGB kishte instaluar ne cdo ambasade te huaj ne Moske. Kur ai gjente nje mikrofon pergjues ai e ngarkonte ate me rryme elektrike te tensionit te larte, duke i bere pergjuesit te KGB-se te pesonin nje shok te forte elektrik qe u kalonte neper veshe.

    Akoma me teper u inatosen ekspertet sovjetike te pergjimit me Shvirkmanin, kur ai u zbuloi nje aparat te sofistikuar elektronik pergjimi te instaluar ne dhomen e kodimit te mesazheve te ambasades gjermano-perendimore. Nepermjet ketij aparati, KGB-ja arrinte te kapte mesazhet dhe radiogramet e ambasades para se ato te arrinin te shtypeshin ne aparatin e shifrimit ( para se te kodoheshin). Duke i krahasuar mesazhe e koduara me ato te pakoduara, KGB-ja mund te gjente kodin e kriptografimit.Gjetja e ketij aparati nga Shvirkmani i nxehu aq keq shefat e KGB-se saqe vendosen ta hiqnin qafe me lezet. Gjermano-perendimori u godit ne kofshe nga dikush, gjoja si padashje, nderkohe qe ishte mes nje grupi turistesh duke vizituar manastirin e Zagorskut jashte Moskes ne 1964. Tekniku i goditur qe bertiste nga dhimbjet, u dergua menjehere ne ambasaden amerikane ne Moske, ku e priste nje klinike e kompletuar shume mire. Aty doktoret moren vesh se Shvirkmani ishte injektuar me gazin mustard te perzier me nitrogjen. Pasi u kurua gjate nje periudhe shume te dhimbshme per te, viktima e SMERSH-it u sherua dhe i shpetoi vdekjes.

    Georgi Markov, i cili pesoi te njejtin trajtim nga SMERSH-i , nuk qe me aq fat sa SHvirkman. Duke qene nje gazetar i shquar bullgar qe jetonte ne internim ne Evrope, Markovi i denoncoi sovjetiket, madje hapur fare ne emisionet e BBC dhe te Radios "Evropa e Lire" ku ai punonte. Ai pershkruante ne detaje se si regjimi komunist ne Bullgari dhe kudo praktikonte terrorin dhe vrasjet.Bullgaria ishte nje nga kombet me regjimin me shtypes nga te gjitha shtetet nen dominimin sovjetik.Komunistet bullgate nuk ngurronin aspak te perdornin agjentet e SMERSH-it jashte Moskes per te realizuar qellimet e tyre.

    Me kerkese te sherbimit sekret bullgar,SMERSH-i tentoi pa sukses te vriste Boris Korxhak, nje polak qe jetonte ne Virxhina te SHBA dhe qe dyshohej se ishte agjent i dyfishte duke punuar dhe per CIA-n. Vladimir Kostov, nje bullgar qe jetonte i veteinternuar ne Paris, u gjet dhe u tentua te vritej nga SMERSH, por dhe ai arriti te mbijetoje. Dy bullgare te tjere qe kishin dezertuar, nje teknik raketash dhe nje botues gazetash, u asgjesuan nga operativet e SMERSH-it ne Vjene.

    Korxhaku u godit ne kurriz me nje mjet te mprehte nga nje kalimtar i paindentifikuar. Ai pati ethe te forta, temperature te larte dhe ishte ne gjendje deliri per 3 dite, derisa u sherua. Ne shtator 1978, Georgi Markov ishte duke pritur autobusin urban prane Ures se Vaterlose ne Londer.Nga mesi i turmes qe priste nje njeri drejtoi nje ombrelle dhe e preku ne pulpe te kembes. Pasi i kerkoi falje , per cfare dukej se ishte nje aksident, ai u largua dhe humbi mes turmes. Disa ore me pas, Markovi ishte ne krevatin e vdekjes. Ombrella kishte pasur nje maje te mprehte platinumi, nga ku kur e kishte prekut, i panjohuri e kishte injektuar me ricin, nje lloj helmi qe behet nga vaji i kastorit. Brenda disa oresh, Markovi paraqiti temperature te larte dhe vdiq nga pushimi i zemres.

    SMERSH-i besohet se ka zhvilluar armen me te sofistikuar me perdorimin e ricines. Helmi eshte aq i fuqishem dhe i padallueshem, saqe krijon bllokimin e barkushes se zemres, nje situate mjeket qe nuk dine gje, thjesht mund ta atribuojne ne nje infrakt zemre.Megjithese thuhet se sot SMERSH-i ka pushuari se ekzistuari pas renies se komunizmit ne Rusi, agjensia vrasese perseri ekziston.......






    ----------------------------------------------------------------------------------------------------
    "Who is John Galt?"

  10. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,073
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Toro, goxha te detajuara dhe te elaboruara keto postimet e tua, bravo !
    Une do te kisha shume deshire te dija edhe me per Sigurimin, mendoj po ashtu dhe te tjeret, megjithese ti e ke bere te ditur se shume pak dihet mbi Sigurimin.

    P.S. Ku i gjen ti keto informacione? Nuk dua te te 'vjedh' burimin e tyre, thjesht isha kurioz

  11. #9
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    Ka shume burime ne lidhje me spiunazhin. Postimet e mesiperme jane perkthime nga website i angelfire.com, tek pjesa qe i perkushtohet historise se spiunazhit.
    Sidoqofte te sugjeroj dhe nje liber ne lidhje me spiunazhin:"The sword and the shield-The secret story of KGB-The Mitrokhin archieve" botim i vitit 1991 nga Christofer Andrew. Ne kete liber shperbehet gjithe historia e KGB-se, si dhe agjentet e saj ne Perendim. Fatkeqesisht ne te gjithe librin per Shqiperine ka vetem dy fjali. "Arkivat Mitrokhin" ndodhen ne Londer ne zyrat e SIS ) Special Inteligjence Service. Sjellja ne publik te tyre krijoi skandale te medha ne Angli , France dhe sidomos ne Itali, ku gjithe e majta italiane doli se ishte e kredhur deri ne gryke nga marredheniet qe kishte me KGB-ne. Ne France, deri dhe nje person qe ishte per rreth 10 vjet minister i mbrojtjes, kishte qene agjent aktiv i KGB-se per 12 vjet rrjesht!!!!
    "Sekretet" e Sigurimi mbahen te mbyllura ne arkivat e Ministrise se Rendit ne Tirane. Nuk e di sesa kurioz mund te jesh ti per veprimtarine e Sigurimit jashte Shqiperise, por personalisht do te doja ti hidhja nje sy "Arkivave Mitrokhin" te shoh se cilet kane qene agjentet e vertete te KGB-se ne Shqiperi. Shume u denuan si "agjente" te sherbimeve te huaja ne kohen e komunizmit, por per asnje nuk pati prova. Thjesht akuza e "agjentures" iu be qe ti hiqnin qafe. Te imagjinosh vetem qe me dhjetra mijera studente ( perfshi dhe shume persona qe me vone do te ishin udheheqes te regjimit envero-stalinist) shkuan e studiuan ne BS nga 1947 deri ne 1961. Thua asnje nga keta nuk u rekrutua?

    Dhe dicka tjeter.
    A e dinin se Titos i eshte pergatitur atentat nga KGB-ja, i programuar ne 4 mars 1953 dhe qe do te kryhej nga ROJA I TIJ PERSONALE, i rekrutuar nga KGB-ja. Atentati nuk u krye sepse fare thjesht ne 3 mars 1953, Stalinit i ra hemoragji cerebrale dhe ishte ne gjendje koma, i pamundur per te dhene "Ok" per kryerjen e atetantit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 20-12-2003 mė 12:24
    "Who is John Galt?"

  12. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    Mata Hari
    Margaretha Geertruida MacLeod, ( Zelle)
    alias: "Syte e mengjesit,""Femija i agimit,"ose "H.21"
    Spiune gjermane ne LIB
    (1876 - 1917)

    ------------------------------------------------------------

    Femra me e famshme ne historine e spiunazhit, por njekohesisht dhe me jokompetentja per kete pune ka qene Mata Hari. Arritjet e saj me teper kane te bejne me dhomen e saj te gjumit dhe karrieren ne skene, sesa me boten sekrete te spiunazhit dhe kunderzbulimit. Krijese e fantazise dhe e imagjinates se vet,Mata Hari ishte nje femer me ambicie per lluks dhe jete te shthurur, gje qe e coi ate ne monopatet e rrezikshme aventureske te spiunazhit dhe me ne fund para skuadres franceze te pushkatimit ne 15 tetor 1917.

    Enigmatikja Mata Hari, e cila u godit nga plumbat e ekzekutuesve te saj ate mengjes te tetorit 1917,ishte shume larg karakterit te vajzes hollandeze te lindur ne 7 gusht 1876 ne Leenvarden,Hollande me emrin Margaret Gertrude Zele. Prinderit e saj, Adam Zele dhe Antje Van der Mojlen ishin te pasur. I ati kishte nje fabrike kapelesh dhe se bashku me te emen gjithe kujdesin dhe vemendjen e kishin tek vajza e tyre e vetme. E ema vdiq kur ajo ishte 14 vjece dhe pas kesaj i ati e dergoi ate ne nje shkolle murgeshash.

    Kur mbaroi shkollen ne moshen 18 vjecare, Margareta u njoh brenda disa javesh me nje oficer hollandez, kapitenin Rudolf MekLod, nje burre rreth te dyzetave, xhaxhai i te cilit ishte admiral dhe qe vizitonte shpesh Hagen dhe oborrin mbreteror ku bisedonte me Mbretereshen Vilhelmina. Cifti u martua ne 1895 dhe u nis per ne Java te Indonezise ( atehere koloni hollandeze), ku MekLodi kryente sherbimin ushtarak. Ate ndertuan nje shtepi ne Banjoe-Biroe, nje koloni ne Indite Perendimore me klime te nxehte dhe me lageshtire.

    Imazhi i saj per te shoqin si i pashem dhe i dashur me te u vanit shpejt. Ai pinte vazhdimisht, nderkohe qe e shoqja luftonte me merzitjen e izolimit, punet e shtepise si dhe nje shtatzani te veshtire. Me keq akoma, MekLod kishte shume te dashura nga popullata indigjene, duke i sjelle ato ne cdo ore te dites ne shtepi. Kur Margareta lindi djalin e saj Norman MekLod ne 30 janar 1896, i shoqi , sipas te thenave te saj ne letrat e gjyqit per divorc, ishte ne dhomen ngjitur duke bere seks me nje vajze indigjene. Femija vdiq disa dite me vone , i helmuar pa dashje nga nje sherbetor i pakujdesshem

    Me pas MekLodi i propozoi Margaretes qe ajo dhe ai te benin nje loje te peshtire. Ai do te rregullonte nepermjet nje ndermjetesi te dyte qe pronare te pasur plantacionesh nga Java dhe Sumatra te vizitonin te shoqen. Nderkohe qe vizitori dhe e shoqja do te ishin duke bere seks, MekLodi do te hynte befasisht ne dhome dike luajtur pjesen si bashkeshort i nxehur. Atehere qe te dy do tu benin shantazh viktimave te tyre , duke u kerkuar shuma te medha parash

    Ne procesin e divorcit, Margareta tha se ajo ishte mese naive dhe e manipuluar lehtesisht nga i shoqi. "Im shoq zgjidhte burra te pasur dhe objekte te lehta per tu bere shantazh" do te shkruante ajo ne kerkesen e saj per ndarje. "Nje zoteri ishte admirues i syve te mi dhe une e lashe te shkonte me mua si me kishin thene....Ne kete menyre une mora disa mijera gilde."

    Gjyqi ia dha asaj kujdestarine e vajzes se saj te vogel si dhe nje shume parash nga pasuria e MekLodit. Duke e lene femijen e saj ne nje nga te afermit e saj, ajo i shpenzoi te gjitha parate qe kishte marre nga divorci ne mesime vallezimi. Ajo arriti te mesoje vallezimet ekzotike ne Java, duke shtuar dhe levizje te reja qe vinin ne pah bukurite e saj fizike. Per te pasur akoma me teper zhdervjellesi trupore ajo bente dhe mesime akrobatike.

    Ne tetor 1903 ajo ishte gati per te joshur boten me vallezimet mistike te Shives dhe udhetoi ne Paris per te filluar karrieren e saj. Por ambiciet e saj nuk dolen ashtu sic e priste. Askush nuk e mori ne pune. Bukuroshja me kembe te gjate, sidoqofte gjeti pune si striper ne nje nga klubet e dores se fundit te Parisit.

    Gjate 1904, per me te shumten e kohes ajo punonte me shume si prostitute neper trotuaret e Parisit,duke u sherbyer deri 10-12 meshkuj ne dite ne nje bordello te lire te Parisit. Aty mori nje semundje seksuale e cila u diagnostikua nga Dr.Bizar.(ironikisht , ky doktor do te jete dhe mentori i saj ne burgut Sent Lazer kur ajo priste skuadren e pushkatimit).

    U kthye ne Hollande ne 1905.Duke kerkuar borxh nga ate aferm dhe te njohur ajo mundi te mbidhte nje shume te konsiderueshme parash. U kthye ne Paris me nje garderobe te re dhe u vendos ne nje suite te shtrenjte te hotelit Lluksos "Krijon"

    Ajo nuk ishte me Margaret Gertrude Zelle. Emri i saj tanime ishte Mata Hari, nje emer skenik qe ajo kishte krijuar dhe qe do te thoshte "Syte e mengjesit" ose "Femija e agimit" sipas qejfit qe do te donte Margareta. Duke u hequr si nje antaret e nje grupi qe vizitonin mbretin, Mata Hari thirri ne suiten e saj pronarin e nje klubi nate, Emil Gyimene.

    Gyime shkoi me teper nga kurioziteti, sepse korieri i kishte thene se "kercimtarja me ekzotike ne bote donte ta takonte".Ai u mireprit nga bukuroshja brune me syte gjysem te mbyllur dhe me kembet e gjata qe te ndillte ndjenjes per seks me cdo levizje te trupit te saj. I mahnitur nga kjo femer, ndoshta femra me e sofistikuar dhe me e bukur qe ai kishte pare, ai ra ne dashuri me te.Ai e prezantoi Mata Harin tek shoqeria e larte pariziane, i ofroi pune si kercimtarja kryesore ne klubin e tij dhe u be i dashuri i saj. Auditori dhe kritike e ndryshem se shpejti do ti faleshin kercimit te saj ekzotik.

    Kudo qe ajo dilte ne skene, gjendej me pas e rrethuar nga turma pasanikesh qe e lusnin tu bente favore seksuale ne shkembim te shumave te medha te parave. Kur ajo doli ne skene ne Kazinon e Parisit , "Olimpia" si dhe ne Foli Berzhe, u desh nderhyrja e policise qe te shperndante turmen e mbledhur per ta pare. Ajo atehere u quajt nga parizianet si "kercimtarja e kuqe", nga vellot e shumta te kuqe qe kishte kur kercente Vallen e Dashurise, Vallen e Mekatit dhe Vallen e Vdekjes.

    Pas dy vjetesh , Mata Hari u largua nga Parisi per te shkuar ne nje turne ne kryeqytetet e Evropes. Ajo vizitoi Londren, Vienen, Romen, Berlinin. Fama dhe fati i saj gjendeshin ne zenith. Per te gjithe meshkujt ne Evrope, Mata Hari u be simboli i seksit dhe i seksualitetit femeror.Ajo u thirr ne Berlin per te kercyer ne privat vetem per trashegimtarin e fronit, Princin Vilhelm ne Berlin. Princi dhe kercimtarja paten nje lidhje te shkurter te pasionuar, gjate se ciles Vilhelmi i dha Mata Harit diamande dhe smeralde me nje vlere rreth 100 000 dollaresh.

    Kur perandori Vilhelm mori vesh per lidhjen e te birit me kercimtaren, princi Vilhelm e nxori ate ne publik. Ne nje rast kercimtarja e famshme ishte ne krah te princit gjate nje parakalimi te trupave perandorake ne Berlin. Ne 1907 ai e shoqeroi Mata Harin ne dhomat e oficereve te tij ku e urdheroi te kercente lakuriq para njerezve te tij. Pas disa kohesh ajo iu merzit dhe ai ia pasoi kunatit te tij te ardhshem, Dukes se Brunsuikut, i cili pas disa muajsh ia pasoi shefit te policise se Berlinit, Traugot fon Jagov.

    Jagovi ishte nje burre i shendoshe dhe pa floke. Me vone ai do te behej adjutanti i kolonelit Maugnam Valter Nikollai, shef i sherbimit sekret gjerman ( Nachrichtendienst) gjate LIB. Megjithese Jagovi nuk mund ta perballonte dot jeten ekstravagante te saj,dashuria e tij per Mata Harin ishte dhe do te ngelte dicka e vecante.Shoqerimi me Jagovin, sic do te shofim me poshte, do ti kushtonte Mata Harit, jeten. Megjithese merrte shuma konstante nga Jagovi, ajo perseri vazhdoi lidhjet e saj dhe jeten e shthurur me diplomate dhe aristokrate evropiane.

    Rreth vitit 1912, Mata Hari ishte tanime dhe balerine e shkelqyer. Duke u ushtruar me ore te tera me vullnet dhe me ambicie, por te mbushura me dhimbje fizike, ajo arriti te behej nje balerine e shkelqyer.

    Ajo pati suksese te medha ne Operen dhe Baletin e Parisit si dhe ne shfaqje te ndryshme baleti ne Madrid, Vjene dhe Berlin. Ne 1912 ajo dha shfaqje ne Skala te Milanos duke ekzekutuar nje pjese nga baleti klasik me muzike te Bahut dhe te Gambrinit, shfaqje me te cilen ajo fshiu cdo dyshim te kritikeve me te rrepte te baletit ne lidhje me mundesite e saj te kercimit.

    Si cdo kush ne profesionin e saj ajo kishte nje liber personal me shenime ku lavderohej dhe ngrihej ne qiell ajo dhe shfaqjet e saj. Por ne ndryshim nga kercimtaret e tjere, ajo kishte dhe nje liber te dyte me letra nga qindra admirues te saj , njerezit me te fuqishem ne Evrope, letra te cilat ishin te gjitha komprometuese. Pa dyshim, keto letra, se bashku me letrat nga pergjigjet e saj ( ajo kishte mbajtur nje kopje per cdo leter qe kishte derguar) ishin dicka si garanci. Kjo korrespondence fare lehte mund te kthehej ne nje shantazh.

    Viti 1912 ishte vendimtar per Mata Harin. Ajo jo vetem qe pati sukseset me te medha te karrieres se saj si artiste ne kete vit, por vendosi dhe merrej me dicka tjeter me aventureske dhe me te rrezikshme. Vendosi te behej spiune. Se si iu fut monopateve te erreta te spiunazhit, eshte akoma e panjohur akoma dhe sot. Mjeshtrat e spiunazhit ne Evrope do te perpiqeshin me vone ti minimizonin aftesite dhe vepren e saj. Anglezet talleshin me moskompetencen e saj, gjermanet e quajten si joefektive. Vetem francezet e quajten aq shkaterruese , sa me vone do ta barazonin Mata Harin me gjithe ushtrine gjermane.

    Frymezuesi i kesaj karriere te re do te ishte Jagovi. Gjithmone besnik ne dashurine e tij per te, ai e ftoi ate ne nje dhome private te nje restoranti te Berlinit ne 1912. Atehere Jagovi ishte bere nje nga mjeshtrat e spiunazhit ushtarak gjerman. Ushtria gjermane po pergatitej ne ate kohe te zhvillonte lufte kunder Frances dhe Anglise.

    Jagovi nuk e solli muhabetin rreth e rrotull, por i tha menjehere qe ajo ta perdorte buduarin e saj si nje burim te hollash, por njekohesisht duhet te nxirrte dhe informacionesi fitim. Ai i tha se do ti jepte nje liste me emra personash te cilet do ta paguanin Harin shume shtrenjte plus 151 dollare nga xhepi i tij. Ai i tha se kuota do te ishte 30 mije marka ne nate plus 151 dollare dhe se ajo duhet te merrte sekrete shteteore, politike dhe ushtarake nga keta te dashur.

    Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman "H.21", ku prefiksi H sic u mesua me vone nga kunderzbulimi aleat qendronte per spiunet e rekrutuar para gushtit 1914, kur filloi LIB.Jagovi e rregulloi qe ajo te merrte pjese ne te gjitha mbremjet diplomatike dhe pritjet ne Evropen Qendrore dhe Perendimore, si dhe ne Afriken e Veriut. Ne ambasadat gjermane te Amsterdamit, Parisit, Madridit, Vjenes, Kajros,kercimtarja u njoh dhe arriti te fuste ne krevatin e saj diplomate te larte dhe ushtarake madhore, te cilet perzienin te folmen e dhomes se gjumit me infromacione per levizjet e trupave, sasite e municionit qe kishin, operacionet e spiunazhit, manovrat detare, anijet luftarake , armet e reja te artilerise etj. Te gjitha keto Mata Hari ose "H.21" ia raportonte sa hap e mbyll syte me detaje Jagovit.

    Kur filloi lufta ne 1914, Mata Hari ishte nje spiune me pervoje per Gjermanine, nje vend te cilin ajo e adoptoi per atdhe, atdhe i cili e kishte bere ate ne menyre sekrete qytetare te tij.Atehere Jagovi e urdheroi qe te shkonte ne France duke kaluar nga Hollanda. Por kur arriti ne kufirin franko-hollandez, ku ishte i mbyllur dhe askush nuk lejohej te kalonte pa pasur nje leje speciale.

    Pa pritur shume, spiunia shkoi ne konsullaten franceze ne Amsterdam duke insistuar ti jepej nje leje per te kaluar ne France. "Shtepia ime eshte ne Neji, miqte e mi jane atje, Karriera ime eshte ne France", u tha ajo zyrtareve. Me pas ajo i tregoi letrat dhe korrespondencen qe kishte me zyrtare dhe oficere te larte franceze.Konsulli pranoi ti bente lejen speciale. Gjate kohes qe ajo priste ti dilte leja, ajo u njoh dhe pati marredhenie seksuale me tregtarin me te pasur te Hollandes, nga i cili ajo mori vesh numrin dhe datat e vaporeve me ushqime qe iknin nga Hollanda ne Angli , si dhe datat e kthimit te tyre ne France.Menjehere Mata Hari ia kaloi kete informacion majorit Shpreht, te zbulimit gjerman ne Amsterdam, i cili ia dergoi Jagovit.

    Agjentet e kunderzbulimit francez e vezhgonin nga afer kercimtaren kur ajo shkonte per darka , ne suiten e hotelit te saj me zyrtare te larte te Ministrise se jashtme. Por keta zyrtare ishin shume te rendesishem qe te merreshin ne pyetje nga agjente te thjeshte dhe aq me teper qe asgje nuk i shtynte te dyshonin se Mata Hari ishte spiune. Korrespondeca e saj ishte inspektuar disa here dhe asgje komprometuese nuk ishte gjetur. Ate qe hetuesit nuk dinin ishte se te dashurit e saj e kishin informuar per furnizimet e ushtrise franceze, per pozicionin e trupave, madje dhe deri ku trajnoheshin rekrutet e rinj.

    Ky informacion, i dergohej Jagovit nga spiunia ne Gjermani nepermjet valixheve diplomatike te vendeve neutrale, ne bashkepunim me diplomatet e ambasadave te ketyre vendeve. Kur agjentet e kunderzbulimit francez ishin gati te mbyllnin dosjen per Mata Harin,ata gjeten evidenca per te vertetuar dyshimet qe kishin tek kercimtarja. Zhyl Kambo, shefi i departamentit te Ministrise se jashtme dhe mik i ngushte i Mata Harit, rregulloi qe Mata Hari te merrte nje lejekalimi speciale per te shkuar afer fshatit Vitel, afer vijes se frontit.

    Megjithese ata e vezhguan ate per rreth 7 muaj nate e dite, asgje qe mund te ngjallte dyshimin kunder saj nuk kishte. Te gjitha raportimet kishin te benin se si ajo, Mata Hari, punonte si infermiere e palodhur duke kuruar ushtaraket e plagosur. Informacionet me te shumta ia jepnin oficeret, te cilet i thonin asaj cdo gje rreth ofensives se madhe franceze qe do te behej ne ate sektor, ne ate qe me vone do te quhej beteja e Somes.

    Jagovi e morii kete informacion nga Mata Hari kur ajo u kthye ne Paris. Nje ushtri e madhe gjermane ishte ne pritje te sulmit francez, arriti ta thyeje ate, duke u shkaktuar francezeve mbi 200 mije te vrare.

    Kapiteni Zhorzh Ladu, i kunderzbulimit francez,atehere provoi ta bente spiunen te pranonte rolin e saj. Duke e ftuar ne zyren e tij ai e akuzoi direkt se ajo ishte agjente gjermane:"Madam", i tha Laduja me ton te rrepte, "ju jeni nen dyshimin e te gjithe forcave aleate se jeni spiune. Do te deportoheni dhe do te ktheheni ne Hollande ku keni lindur".

    Mata Hari e dinte qe deportimi do te thoshte fundin e karrieres se saj si agjente gjermane. Ajo iu pergjigj oficerit francez me nje oferte per te spiunuar per Francen."Une mund te jem shume e dobishme" premtoi Mata Hari."Une kam te dhena per ceshtjes ushtarake gjermane" .Pastaj ajo kerkoi ta dergonin ne shtabin gjerman. "Une do te marr cdo sekret qe zbulimi francez do te deshiroje"

    Duke kujtuar se po tregohej e zgjuar, Mata Hari beri nje gabim fatal.Ndonese kishte mohuar per nje kohe te gjate se ajo mund te dinte dicka rreth spiunazhit, per te mos u deportuar ajo ofroi te punesohej si spiune profesioniste. Laduja beri sikur e besoi dhe i kerkoi qe Mata Hari te bente gjithcka per "Francen e dashur". Ai ra dakort qe ajo te spiunonte gjermanet, por jo ne Stene ku ajo propozoi fillimisht.

    Laduja e urdheroi kercimtaren te shkonte ne Brukselin e pushtuar nga gjermanet. Atehere atij i erdhi nje raport nga zbulimi britanik qe i thoshte se nje nga agjentet e tij ishte kapur dhe vrare ne Bruksel. Agjenti , shtonin anglezet, ishte tradhetuar nga nje femer qe i ngjante pershkrimit fizik te Mata Harit.Tanime , i bindur qe Mata Hari punonte per gjermanet, urdheroi qe ajo te arrestohej ne momentin qe do te kthehej ne France.Gjermanet, nga ana e tyre nuk ishin me te interesuar per Mata Harin. Ajo kishte humbur bukurine dhe seksualitetin e saj. Trupi i saj ishte trashur dhe fytyra i ishte mbushur me rrudha. Cdo gje rreth saj dukej serioze, duke perfshire dhe qendrimin e saj dhe personalitetin e saj.

    Gjithashtu , gjermanet e kishin marre vesh se spiunia e tyre ishte identifikuar muaj me pare. Ishte shume e rrezikshme qe ta perdorje tani me efektivitet. Duke pare se nuk ishte me "bukuroshja spiune ideale", Mata Hari shkoi tek shtete te tjera te huaja per tu pfruar sherbimet e saj. Por ata e kthyen pas. Duke u rikthyer tek gjermanet ne Madrid, spiunia kerkoi te pogohej per sherbimet qe kishte bere dhe ti jepej nje mision tjeter. I nervozuar kapiteni fon Kalle kontaktoi Jagovin ne Berlin.

    Jagovi e kishte te qarte dhe e kishte pranuar faktin qe Mata Hari do te perdorej si mish per top. Ai i dergoi nje telegram ambasades gjermane ne Madrid, qe agjenti "H.21" te kthehej ne france nepermjet nje legate neutrale dhe ti paguheshin 15 peseta. Zbulimi francez e kapi kete telegram dhe e identifikoi agjentin "H.21" si Mata Harin. Agjentet franceze u vune ne kerkim te rezidences se saj dhe e gjeten ne hotelin "Plaza Athenee" ne avenyne Monten. Ajo kishte me vete cekun qe ishte paguar, por nuk e kishte thyer ate dhe ta kthente ne te holla.

    Ne mengjesin e 13 shkurtit 1917, komisioneri Priole, i shoqeruar nga sekretati i tij dhe dy xhandare, ia behu ne suiten e Mata Harit, duke e gjetur ate ne krevat duke ngrene mengjes. Prioleja e urdheroi te vishej. Nderkohe qe ajo vishej pa thene asnje fjale, suita e saj u kontrollua dhe ceku per 15 peseta u gjet. Spiunia vec nuk e prishi gjakun. Kur po dilte nga dhoma ajo i ofroi nje tufe me lule Priolese se shtangur nga habia.

    Mata Hari u cua ne burgun fortese te Fobaurg Sent Deni ku u mbajt ne nje qeli te veshur me pambuk qe te mos kryente vetevrasje.Francezet donin dhe prisnin te nxirrnin ndonji informacion nga ajo, perpara se ta eliminonin. Ajo qendroi e heshtur ne qeline e saj derisa u nxorr para nje gjyqi ushtarak ne 24-25 korrik 1917. Aq sekret u mbajt gjyqi, saqe roje me ushtare ishin vendosur rreth e rrotull nderteses me urdhra te prere te qellonin pa hezitim mbi cdo njeri qe afrohej me teper se 10 hapa.

    Koloneli Mogam Zempru i Gardes Republikane ishte kryetari i gjyqit, ndersa majori Andre Morne ishte Prokurori. Gjithashtu pjesemarres ishte dhe majori Masar i zyres se dyte te ushtrise. Mata Hari u mbrojt nga nje avokat shume i zoti, Eduard Klyneja, aq i devotshem dhe entuziast me ceshtjen saqe u be menjehere mbrojtesi i saj.

    Koloneli Zempru e akuzoi Mata Harin se kishte qene qe ne fillim agjente gjermane,i pershkroi se si ishte rekrutuar nga Jagovi dhe gjithe veprimtarine e saj. Ai i pershkroi me hollesi se si ishte paguar 30 mije marka gjermane per cdo mision te saj. Mata Hari mohoi gjate gjithe kohes qe ishte paguar per te dhene informata gjermaneve. Ajo deklaroi se parate ishin pagese per "netet e dashurise" qe kishte ofruar dhe asgje me teper. Atehere koloneli i tregoi telegramin e kapur nga francezet si dhe cekun e 15 mijeve pesetave qe shkruhej ne telegram ti paguheshin agjentit "H.21". E gjendur para faktesh te pamohueshme, Mata Hari me syte qe i hapeshin dhe i mbylleshin nga frika dhe me trupin qe i dridhej tha se kjo nuk ishte e vertete dhe iu lut trupit gjykues ta besonin.

    Trupi gjykues mori vendim brenda 30 minutash. Atehere Mata Hari u urdherua te ngrihej ne kembe dhe te degjonte vendimin. Kryetari i gjyqit deklaroi me nje ze pa emocione se ajo ishte gjendur fajtore per spiunazh kunder Frances. Me pas ai shtoi:"Margaret Gertrude Zele- je e denuar me vdekje!"

    E shtangur, kercimtarja e famshme kundershtoi:"Nuk eshte e mundur, nuk eshte e mundur".
    Nje dite para dates se ekzekuimit ajo qendroi konfidente dhe pothuajse buzeqeshte.

    Ate dite, prane saj ishin dhe nje murgeshe dhe dr.Bizar, ne te njejten qeli me te. Murgesha ishte instruktuar qe te kujdesej per te nga afer dhe te mos ta linte ate te vriste veten para se te ekzekutohej.Per ti ngritur moralin , murgesha i tha Mata Harit:" Na trego sa bukur kercen." Spiunia u ngrit ne krevatin e vogel duke buzeqeshur, zgjidhi rroben e saj dhe filloi te kercente ngadale brenda ne qeli.

    Ne oren 4 te mengjesit, komandanti i toges se pushkatimit, Zhylien, erdhi ne qeline e saj. Pasi i kerkoi murgeshes ta zgjonte Mata Harin, priti me durim derisa ajo veshi pallton e saj me te ngrohte, duke biseduar me te. Gruaja e denuar me vdekje i tha:"Eshte ftohte. Fjeta kaq mire.Po te ishte ndonji dite tjeter, nuk do te kisha falur qe me zgjove kaq heret. Pse e keni kete zakon ti ekzekutoni njerezit ne te gdhire? Ne Indi eshte e kunderta. Te ekzekutojne ne mbremje. Po te ishte keshtu do te preferoja te shkoja ne Vinsene ( vendi i ekzekutimit) pas nje dreke te mire.Me jep pak corapet. Dua gjithmone te jem e veshur mire."

    Pasi pudrosi fytyren, spiunia ia beri me koke Zhylienit duke i thene:"Zoteri. Jam gati!"

    Ajo u shoqerua ne Vinsene nga Zhylieni, dr.Bizar dhe murgesha, te gjithe bashke te hipur ne nje kamion. Atje arriten ne 5:40 ku ate e prisnin 12 ushtare te zgjedhur nga regjimenti i Zhuaves. Dr.Bizari i ofroi asaj nje gote konjak, te cilin e rrekelleu menjehere.Pasi ngriti fustanin e gjate, me kujdes ajo zbriti nga kamioni dhe eci me kembet e veta drejt vendit ku do te pushkatohej.Nje oficer ofroi ti lidhte syte , por ajo refuzoi. Kur ai kerkoi ti lidhte trupin pas shtylles se pushkatimit, ajo e shtyu me nje buzeqeshje e cila vazhdoi derisa 12 ushtaret qe qendronin 10 metra larg trupit te saj qelluan.Kur Mata Hari ra ne toke e goditur, nje oficer u afrua dhe me nje pistolete e qelloi ne koke mbrapa veshit.Ishte goditja tradicionale "coup de grace".

    Askush erdhi ta kerkonte trupin e saj.
    "Who is John Galt?"

  13. #11
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    MOSAD
    Sherbimi sekret informativ izraelit.
    (1951 - )

    ------------------------------------------------------------------
    Perpara se Izraeli te krijohej si shtet,shume organizata te pavarura funksiononin si sherbime zbulimi-kunderzbulimi. Ne 1948,kur Izraeli u njoh si shtet i pavarur, kryeministri i pare i tij, David Ben-Gurion shpalli riorganizimin e agjensive te ndryshme te spiunazhit.Ne 1951, ai i ndau keto sherbime informative ne tre grupe kryesore:zbulimin ushtarak, kunderzbulimin ( Shin Beth) dhe me te degjuarin, Mosadin.

    I njohur si "Instituti" ose "Institucioni", Mosadi eshte me rendesishem per qeverine izraelite, sesa CIA eshte per qeverine e SHBA. Mosadi ka autoritetin te merret vesh dhe te futet ne kontakt me shtete me te cilat Izraeli nuk ka marredhenie diplomatike. Shefi i Mosadit i pergjigjet vetem kryeministrit dhe askujt tjeter. Buxheti i kesaj organizate , megjithese eshte shume i madh,eshte sekret shteteror. Emri Mosad ka dhe nje rendesi historike per cifutet ne pergjithesi. Nje organizate me emer te ngjajshem, ne te kaluaren ka qene pergjegjese per futjen ilegalisht ne Palestine te mijera cifuteve te debuar nga Evropa ne vitet '30-'40.

    Ne zemer te Mosadit qendron seksioni shume i vyer i Operacioneve Speciale, qe eshte pergjegjes per misionet e tij kunder armiqve te Izraelit dhe ne ndjekjen e vazhdueshme te krimineleve te luftes qe demtuan cifutet ne cdo shtet te botes. Ne vitin 1960, Mosadi arriti fitoren e pare te bujshme, kur agjentet e tij, nen drejtimin e Iser Harelit, gjeten, rrembyen dhe sollen kontrabande ne Izrael kriminelin nazist te LIIB, Adolf Ajhmanin, i rrembyer mes dites per diell ne rruget e Buenos Ajresit ne Argjentine. Pasi u "postua" ne Izrael, Ajhmani doli ne gjyq te hapur per krimet e tij kunder cifuteve ne kampet e perqendrimit dhe ato te shfarosjes . U denua me varje, pas nje gjyqi qe zgjati gati 2 vjet, ku gjate gjithe kohes ai ishte i fshehur pas nje xhami antiplumb. Ajhmani u ekzekutua ne 1962.

    Ashtu si Iser Harel, Mosadi ka patur fatin te kete ne rradhet e tij agjente dhe spiune te shkelqyer si asnje shtet tjeter i botes. Agjentet e Mosadit jane te motivuar nga patriotizmi i larte dhe nga perkushtimi i tyre tek Izraeli. Nje nga keta ka qene dhe Shulamit Kishak-Kohen, nje grua cifute dhe nene e 7 femijeve qe jetonte ne Bejrut. Ajo eshte pergjegjese per futjen ne Palestine te mijera cifuteve refugjate ne vitet '40, megjithe kundershtimet e te shoqit te saj.

    E njohur si Shula Kohen, kontrabandistja e bashkepatrioteve te saj, u be agjente e Mosadit ne vitet '50 dhe vepronte nen emrin e koduar "Perla". Ajo shkoi per disa kohe ne Izrael, ku u trajnua per teknikat e ndryshme te spiunazhit dhe me pas u kthye ne Bejrut. Duke rritur femijet e saj te shumte, ajo gjente kohen dhe arrinte ti sherbente atdheut te saj duke i ofruar Mosadit dokumenta shteterore dhe politike nga Libani dhe Siria, te cilat ajo i kishte mundur ti gjente nepermjet kontakteve te saj ne qeverite e ketyre vendeve.

    Shula Kohen dhe informacioni i ofruar nga ajo ishte kaq i vyer, saqe Mosadi i ofroi asaj shuma te konsiderueshme per te kerkuar akoma me teper favore dhe sekrete nga kontaktet e saj.Mosadi financoi dhe nje klub nate ne Bejrut,te quajtur "The Star", i drejtuar nga Kohen dhe ku ishte nje pike takimi dhe grumbullimi i agjenteve te Mosadit. Rrjeti agjenturor i Kohenit pas disa kohesh u penetrua nga nje oficer i shkelqyer i zbulimit libanez dhe disa antare te ketij rrjeti, perfshi dhe Kohen u arrestuan dhe u nxoren ne gjyq.Ne gjyq, Kohen u cilesua si "Mata Hari e Lindjes se Mesme", megjithese ne te vertete ajo nuk ishte vecse nje amvise shtepiake qe ne menyre efektive mbidhte informacione sekrete per vendin e saj.

    E gjetur fajtore per spiunazh, fillimisht ajo u denua me varje, por me pas denimi i saj u kthye ne 7 vjet burgim.Pas Luftes Gjashteditore te 1967, Kohen dhe antare te familjes se saj u shkembyen nga cifutet per ushtaret libaneze te zene rober gjate kesaj lufte me nje analogji 500 ushtare libaneze per cdo antar te familjes Kohen!!! Shula Kohen hapi me pas nje dyqan lulesh afer hotelit "Mbreti David" ne Jeruzalem.

    Ne rradhet e tij Mosadi ka pasur shume agjente heronj, sic ishte per shembull Eli Kohen, i cili u zbulua dhe u var ne Damask te Sirise. Volfgang LOtz,"Spiuni i shampanjes" pozoi per disa vjet si ish oficer nazist i arratisur nga Evropa, duke depertuar thelle ne sherbimet sekrete egjiptiane.Shume suksese te Mosadit, per hir te mos dekonspirimit, kane ngelur te heshtura dhe ndofta kurre nuk do te behen te njohura publikisht. Nje sukses tjeter i Mosadit, qe u be i njohur jo nga izraelitet, por nga shtypi perendimor, ishte rrembimi i motoskafeve ushtarake nga porti i Sherburgut ne France, skafe te cilat qeveria izraelite i kishte porositur dhe paguar, por qe Franca i bllokoi ne baze te embargos qe i ishte vene Izraelit nga OKB. Duke pretenduar se Izraeli publikisht hoqi dore nga blerja e ketyre motoskafeve dhe se ia shiti ato nje firme norvegjeze qe kishte puse nafte ne Detin e Veriut ( e cila nuk ishte gje tjeter vecse vitrine e Mosadit), skafet u nisen per te shkuar ne Oslo dhe pas 1 jave perfunduan ne...Haifa! Sukses tjeter i Mosadit ka qene dhe penetrimi ne thellesi i OCP( Organizates per Clirimin e Palestines) nga agjentet e tij.

    Mosadi kurdohere ka pasur dhe ka bashkepunimin dhe ndihmen e CIA-s amerikane. Ne fakt midis dy agjensive ka marredhenie dhe lidhje speciale. Kur Mosadi ishte akoma "foshnje", CIA e ndihmoi ate me trajnimin e agjenteve te tij dhe me mjete teknike moderne per kohen, si dhe me metoda spiunazhi te sofistikuara. Sot Mosadi eshte po aq i pergatitur teknikisht nga ana elektronike po aq sa CIA dhe cdo sherbim tjeter sekret i nje fuqie te madhe boterore. Nje vend te vecante ne gjirin e Mosadit, zene matematicienet dhe kriptografet e tij, te cilet jane me te miret ne bote.

    Shtetet e Evropes Perendimore ushqehen me informacion te vazhdueshem nga Mosadi per sa i perket terroristeve arabe te cilet hyjne dhe veprojne ne Evrope dhe SHBA. Materiali eshte aq voluminoz dhe i detajuar saqe dikur sherbimi informativ francez u ankua se nuk kishte njerez te mjaftueshme per te ndjekur te gjithe terroristet. Shume efektive per Mosadin eshte dhe njesia e tij speciale e armatosur e quajtur Sayaret Matkal, ose Shtabi i pergjithshem i Njesise se Zbulimit. Njesia ka rreth 200 persona dhe per te ne publik nuk eshtre folur asnjehere, pervecse ne disa raste te rralla kur referohen si "Djemte". Ishte kjo njesi qe ne 1973 udhehoqi inkursionet vrasese ne Bejrut ku u hodhen ne ere avionet e shteteve arabe te parkuar ne aeroportin e kryeqytetit libanez, ne kunderpergjigje per hedhjen ne ere dhe marrjen peng te aeroplaneve te EL-Al ( sherbimi civil ajror izraelit) dhe shpetoi pengjet cifute nga aeroporti i Entebes ne 1976 ne nje operacion te veshtire qe mori pjese disa mijera kilometra larg territorit izraelit. Ne rastin e pare njesia nuk pati asnje humbje, ndersa ne te dytin u vra vetem nji dhe u plagosen 20.

    Meqenese Izraeli eshte kurdohere ne gjendje alarmi ndaj armiqve te shumte qe ka ne bote, perfshi te gjithe shtetet e tija fqinje pa perjashtim,pozicioni mbrojtes qe ka per mbijetese te vazhdueshme nga keto kercenime, ben qe Mosadi shpesh here ne praktiken e tij si sherbim sekret te perdori dhe vrasjet. Kjo lloj praktike disa here i ka ardhur bumerang reputacionit te Mosadit, sidomos ne rastin e vrasjes se kamarierit te pafajshem maroken ne Lilehamer te Norvegjise, ku gabimisht u identifikua si Ali Hasan Salameh, terroristi arab-ideator i masakres se atleteve cifute ne Lojerat Olimpike te Mynihut. Mosadi nuk eshte pra i pagabueshem. Lufta e Jom Kipurit ne 1973 e zuri Izraelin ne gjume, pasi Mosadi nuk arriti ne menyre efektive te informonte udheheqjen izraelite me informacione ne lidhje me ushtrite arabe qe moren pjese ne kete konflikt.

    Shume nga liderat e medhenj te Izraelit e kane filluar karrieren e tyre ne Mosad. Gjenel majori Jitzhak Hofi qe sherbente ne ushtrine izraelite per shume vjet dhe qe ishte komandant i frontit verior ne 1973, u caktua me pas drejtor i Mosadit ne 1974 dhe e mbajti ate post deri ne 1982. Ishte Hofi ai qe beri kontaktet dhe marreveshjet me familjen Gemajel, familje qe drejtonte falangat kristiane qe kryen masakrat ne kampet e OCP ne Bejrut ne 1982, nje masaker e cila solli kriticizmin e opinionit publik boteror kunder Mosadit.

    Haim Herzog, Jitzhak Shamir, Menahim Begin dhe Jitzhak Rabin ( qe u vra me vone nga cifute fanatike djathtiste ne 1995) kane qene te gjithe antare dhe udheheqes te Mosadit here pas here gjate karrieres se tyre politiko-ushtarake. Per hir te udheheqjes, dedikimit, patriotizmit dhe efektivitetit profesional, Mosadi, sipas eksperteve te spiunazhit, vleresohet si nje nga 5 agjensite e zbulimit me te mira ne bote.

    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------







    Eli Cohen
    Alias: Kamil Amin Taabes dhe "Alex"
    Spiun izraelit ne Egjipt dhe Siri.
    (1924 - 1965)

    -----------------------------------------------------------
    Nje sionist i terbuar gjate gjithe jetes se tij, Eli Kohen u lind dhe u rrit ne Aleksandria te Egjiptit nga prinder cifute ortodokse. Nga 1946 deri ne 1948 ai vazhdoi studimet ne Universitetin e Kajros. Ne 1951, Koheni udhetoi fshehurazi ne Izrael ku beri trajnimin per sabotazhe dhe spiunazh. U kthye ne Kajro si pjestar i nje grupi sabotatoresh qe do te tentonin te hidhnin ne ere ndertesa te kompanive amerikane ne Egjipt,per te shkaktuar demet ne marredheniet amerikano-egjiptiane.

    Por kunderzbulimi egjiptian arriti te zbuloje grupin ne te cilin merrete pjese Kohen si dhe identitetin e ketij te fundit. Zbulimi i grupit dhe arrestimi i Kohenit coi ne skandalin e famshem "Ceshtja Lavon" ne Izrael, skandal i cili identifikoi si ideator te sabotazhit ne Egjipt, Ministrin e Mbrojtjes se Izraelit, Pinhas Lavonin. Por Kohen arriti ti binde hetuesit egjiptiane se ai nuk kishte lidhje me grupin e sabotatoreve dhe si i tille u la i lire. U arrestua perseri ne 1956 dhe u debua nga Egjipti ne 1956.

    Koheni shkoi ne Izrael ku u be oficer i Mosadit dhe me pas u dergua nga Mosadi ne Damask te Sirise. Nga kontaktet siriane, ne pergjithesi oficere madhore ne ushtrine siriane, Kohen beri te mundur ti tregonte Mosadit gjithcka per te gjitha forcat e armatosura siriane, per ndihmen ushtarake sovjetike qe merrnin dhe diversionin e ujerave te pijshem , nepermjet te cilit sirianet donin ta shterronin Izraelin verior nga uji i fresket.

    Kohen raportoi gjithashtu Mosadin per planin e krijuar nga keshilltaret sovjetike ne ushtrine siriane, sipas te cilit forcat siriane do te perpiqeshin te ndanin Izraelin Verior nga ai Jugor me nje goditje te shpejte dhe te befasishme. Gjithashtu ai tha informacion me hollesi per instalimet ushtarake siriane, ne vecanti te mbrojtjes te asaj qe quhej dicka e papushtueme, forcave qe mbronin Lartesite e Golanit, te cilat vazhdimisht ngacmonin komunitetet fermere izraelite te pambrojtura aty afer. Per 3 vjet rrjesht Koheni mblidhte informacione dhe i dergonte duke perdorur nje radio me vale te shkurtra tek Mosadi.

    Kunderzbulimi sirian, sidoqofte nuk flinte gjume. Te pajisur me aparate te sofistikuara sovjetike per gjetjen e drejtimit te radiomarreseve, teknike siriane se bashku me keshilltaret sovjetike mund te gjenin ekzakt se nga cila dhome hoteli Koheni i transmetonte radio mesazhet e tij. Keshtu ai u kap ne flagrance duke u transmetuar eproreve te tij te spiunazhit ne Izrael ne vitin 1965. Megjithate, gjetja e Kohenit si spiun, ishte dicka krejt e rastesishme. Agjentet siriane, moren nje ankese nga ambasada indiane ne Damask, ku ankohej se dikush perdorte radio me vale te shkurtra dhe nderpriste here pas here radio transmetimet e ambasades. Duke dyshuar se ketu kishte dicka qe nuk shkon, sirianet filluan te survejonin dhomen e hotelit ku rrinte Koheni, prane ambasades indiane, survejim qe perfundoi me arrestimin dhe identifikimin e tij.

    I denuar per spiunazh, Koheni u var ne maj 1965 ne sheshin me te madh te Damaskut. Ekzekutimi i tij u be publik dhe u veshtrua nga mijera njerez. Puna e tij vec i ndihmoi pa mase cifutet, ne vecanti gjate luftes se 1967, kur ata vershuan dhe pushtuan ne nje kohe fare te shkurter Lartesite e Golanit ( teorikisht ishin te papushtueshme). Eli Kohen kishte informuar per mbrojten e kesaj fortese me kaq detaje te holluara dhe ka qene nje nga spiunet me efektive dhe me te vlefshem izraelite ne vite.

    -------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 21-12-2003 mė 19:26
    "Who is John Galt?"

  14. #12
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    Rajnhard Gehlen
    Mjeshter i spiunazhit gjate LIIB dhe gjate Luftes se Ftohte
    Shefi i sherbimit sekret te RFGJ.
    (1902 - 1979)

    ----------------------------------------------------
    Rajnhard Gehlen e filloi karrieren si oficer ne ushtrine gjermane dhe u trajnua ne fushen e zbulimit. Pas LIIB, ne germadhat e sherbimive sekrete te Rajhut te Trete, ai do te ndertonte nje sherbim te rendesishem kunderzbulimi, qe luajti nje rol kyc ne luften e sherbimeve sekrete te sovjetikeve dhe perendimoreve. Gehlen lindi ne Erfurt te Gjermanise dhe ishte biri i nje oficeri te ushtrise, qe me vone do te behej botues gazete. Pasi mbaroi me sukses shkollen e kadeteve, Gehleni u fut ne ushtrine gjermane,ne armen e artilerise ne 1921.

    Viti 1942 e gjeti Gehlenin si nenkolonel ne krye te sherbimit informativ te ushtrise per frontin e Lindjes, ne Rusi, ku ushtria gjermane luftonte kunder sovjetikeve. Eprori i tij ishte Koloneli Adolf Hojzinger, i cili shume shpejt tek Gehleni vetite dhe karakteristikat e nje mjeshtri te spiunazhit.( pas LIIB, Gehleni do te ishte ai qe do ti gjente Hojzingerit nje vend ne organizaten e spiunazhit te Gjermanise Perendimore qe kishte organizuar).Njesia ku aktivizohej Gehlen, punonte e ndare nga SS dhe SD, duke mbledhur informacione nga partizanet ruse si dhe nga trupat e rregullta ruse te kapura rob.

    Gehleni kishte krijuar nje interes te vecante per trupat e oficereve te ushtrise sovjetike, duke studiuar dhe duke krijuar profile jo vetem te oficereve madhore te kohes, por deri dhe atyre qe mund ti zevendesonin ne vitet e ardhshme. Kodi sovjetik i kriptografimit ishte studiuar e ndare me kujdes ne disa kategori derisa ishte arritur te thyhej.

    Te gjitha metodat sovjetike te infiltrimit te agjenteve, te hetimit te roberve, te fshehjes se agjenteve ne territorin armik, te menyrave te komunikimit me kotrolloret , te gjitha teknikat e spiunazhit qe perdorte NUKVD/KGB ishin te ndara me kategori speciale, te kronikuara sipas datave dhe formonin nje enciklopedi te vertete persa i perket te dhenave mbi spiunazhin sovjetik. te gjitha keto ishin puna kembengulese dhe kerkuese e Gehlenit dhe me vone koha do te tregonte sesa te vlefshme ishin informatat dhe puna e tij.

    Pervec studimit dhe arkivimit me saktesi te te dhenave mbi spiunazhin sovjetik, Gehleni kishte kultivuar me kujdes nje rrjete te tere spiunazhi dhe agjentesh, shumica e te cileve ishin ruse me origjine gjermane. Ai i vendosi keta spiune ne prapavijat e sovjetikeve dhe ne cdo qytet te madh te BRSS, si dhe ne shume qytete te Polonise, Prusise dhe te vendeve baltike. Situata ishte e tille ne front, ku vija e frontit ndryshonte nga dita ne dite, keshtu qe Gehlen mori masa paraprake qe dhe ne rast se ushtria gjermane terhiqej nga Rusia, agjente te tij do te qendronin te fshehur dhe do te vazhdonin te jepnin informata.
    Raportet e informacionit, qe Gehleni ia dergonte direkt shtabit te larte te komandes gjermane, per rrjedhoje dhe Hitlerit, ishin shume te sakta dhe te pavarura dhe ne pergjithesi i ndihmuan mjaft gjermanet ne terheqjen taktike nga territoret ruse, ne vecanti pas renies se Stalingradit. Por as Gehlen, as ndonji tjeter nuk mund te ndalonte manine veteshkaterruese te Hitlerit, i cili per hir te egoizmit te tij personal ose nuk ua u vinte veshin raporteve qe vinin nga sherbimet e tij te zbulimit ose i quante si te pasakta. E keqja me diktatoret eshte se dhe nga spiunet e tyre, atyre nuk iu pelqen te degjojne realitetin, por lajmet te cilat u pelqejne atyre.

    Hitleri kurre nuk e kishte pelqyer Gehlenin si shef te zbulimit ushtarak gjerman ( FHO) ne frontin e Lindjes.Sepse Gehleni kurre nuk i zbukuronte raportet e tij, as i hante fjalet kur sugjeronte terheqje te ushtrise gjermane, por paraqiste faktet e gjalla ashtu sic ishin ne te vertete. Ne te vertete Hitlerit i pelqenin raportet e shkurta por te sakta qe merrte nga Gehlen, por nuk i pelqente pesimizmi i tij ne lidhje me pushtimin e Rusise. Kjo filloi ne veren e 1942 kur Gehleni parashikoi se ne betejen e Stalingradit, trupat ruse do te luftojne deri ne vdekje dhe se kurre nuk do te pranonin ta dorezonin qytetin.

    Ne fillim te 1945, Gehleni ndodhej shtabin e njesise se tij ne Cosen dhe ishte graduar ne gjeneral major. Ai kuptoi ne ate kohe se lufta ishte humbur per Gjermanine dhe se Hitleri nuk ishte vecse nje i cmendur, i cili kishte liruar nga detyra te gjithe kokat e zbulimit gjerman, duke filluar nga Admirali Kanaris.Fyhreri urdheroi ekzekutimin masiv te rreth 5000 oficereve madhore te ushtrise, te cilet ai besonte se ishin pjese e "Orkestres se Zeze" ( levizja antihitleriane brenda ne ushtrine gjermane), qe kishte organizuar atentatin kunder tij ne korrik 1944.Ne te kaluaren ai shpesh here e kishte kritikuar Gehleni se raportet e vij ishin te "infektuara me doza pesimizmi". Ne prill 1945, Hitleri e kishte liruar nga detyra Gehlenin, duke i thene njerezve te tij te aferm se mjeshtri i spiunazhit ishte nje "disfatist mbi te cilin nuk mund te bazohesh".

    Megjithate, Gehlen nuk e prishi gjakun. Ai kishte vendosur me kohe qe te behej shefi i zbulimit gjerman mbas luftes. Ai ishte i sigurt se njohurite e tij per Rusine , udheheqesit e saj dhe spiunazhin sovjetik do tu sherbenin fare mire aleateve. Per te arritur kete synim, Gehlen, vuri gjithe dosjet qe posedonte ne mirkrofilm dhe e drejtoi me pas njesine e tij drejt Alpeve ne Bavari, ku i varrosi keto materiale afer liqenit Shpixing ne Bavarine e Siperme. Arkivat e sherbimit te tij permblidheshin ne rreth 50 kuti te medha metalike. Pas kesaj, ata priten nje kontigjent te trupave amerikane te kalonte aty afer dhe u dorezuan tek ata.

    Gehlen u intervistua nga oficere te ushtrise amerikane te trupave te kunderzbulimit ( CIC-Counter Intelligence Corps). Ai i informoi amerikanet se ishte ne gjendje tu ofronte te dhena te vyera ne lidhje me zbulimin, informacion qe perendimi do ta kishte nevoje se tepermi ne te ardhmen. Por asnje nga oficeret e CIC nuk ja vuri veshin.

    Oficere te tjere amerikane qe intervistuan Gehlenin, erdhen ne konkluzionin se ai nuk ishte "ndonji i burgosur me vlere". Pas disa ditesh hetimesh, Gehlenin e hipen ne nje kamion dhe e cuan ne burgun e Visbadenit.

    Por Gehleni nuk u harrua.Shume shpejt, aleatet, anglo -amerikane dhe sovjetike do te benin gare se cili do te kapte me teper te dhena nga arkivat gjermane per njeri tjetrin. Sovjetiket ishin te vendosur qe te dhenat e FHO dhe oficeret e zbulimit gjerman, mos te kalonin ne duart e aleateve, ne vecanti Rajnhard Gehlen. Sipas te dhenave te ushtrise amerikane, Gehleni ndodhej ne sektorin amerikane te pushtimit dhe ishte derguar nga burgu i Visbadenit ne kampin e perqendrimit te roberve te luftes ne Oberusel. Ata lajmeruan CIC , te cilet erdhen ne kontakt me Gehlen. Gehlenin e sollen perpara gjeneralit amerikan, Eduin Sibert, nje nga cliruesit e Parisit dhe shef i zbulimit ushtarak amerikan ne zonen e pushtimit amerikan.

    Gehleni i tha Sibertit se ne thelb, Stalini nuk do te lejonte kurre qe Polonia, Cekosllovakia, Bullgaria , Rumania, Hungaria dhe shtetet baltike ti shpetonin zones se tij te ndikimit dhe se Stalini synonte te perhapte me teper komunizmin dhe ne Gjermanine Perendimore. Gehleni i tha me siguri Sibertit se Stalini ishte ne gjendje te rrezikonte dhe lufte vetem e vetem per te arritur ate qe donte. Pasi e degjoi me kujdes, Siberti i tha:"Ju dini shume per ruset, Gjeneral".

    Ish shefi i FHO-se i tha Sibertit se te gjitha keto argumente mund ti mbeshteste me te dhenat qe ai dhe njerezit e tij kishin mbledhur gjate luftes. Ai shkroi nje raport te gjate dhe te hollesishem prej 129 faqesh, ku pershkruante me detaje synimet politike dhe ushtarake sovjetike si dhe u dorezoi amerikaneve 50 kutite prej hekuri ku ruante te dhenat e tij. Ky arkiv ishte nje thesar i vertete ne duart e amerikaneve. Ne te pershkruheshin me hollesi forca ushtarake e divizioneve ruse, perberja e tyre, kishte me mijera fotografime ajrore te kryqezimeve hekurudhore nga ku kalonte Ushtria e Kuqe,fortifikime ushtarake dhe fotografi te fabrikave te prodhimit te armeve, raporte ne lidhje me moralin e Ushtrise se Kuqe dhe ne lidhje me moralin e popullates vendase.

    Kaq te impresionuar ishin me te Sibert dhe eprori i tij, gjenerali Uollter Bedell Smith, saqe i dhane "ok" Gehlenit te ndertonte njesine e tij te sherbimit sekret dhe te spiunonte per Perendimin. Pas disa kohesh, Gehlen dhe ish koleget e tij me te mire te zbulimit ushtarak gjerman, Hajnc Herre, Albert Sheller, Horst Himenc dhe Konrad Shtefanus u derguan ne SHBA.


    Gehleni dhe koleget e tij u takuan me drejtorin e OSS Uilliam Xh. Donovan dhe shefin e OSS per Evropen, Alen Dalles. Te gjithe rane dakort se Rusia ishte nje kercenim per paqen boterore.Kjo dukej qe ne 1945, kur SHBA kishte filluar carmatimin e saj me shpejtesi te madhe, ndersa BRSS e mbajti ushtrine e tij prej 6 milione ushtaresh te paprekur, ashtu sikurse dhe 50 mije tanket dhe 20 mije aeroplanet e saj ne gjendje operative.Per te mbajtur nen pushtim Evropen Lindore, sovjetiket nuk mund te carmatoseshin. Kjo ishte nje prove e tendencave te tyre agresive, por per OSS kjo prove nuk ishte e mjaftueshme.

    Gehleni nuk u kthye ne Evrope vecse ne shkurt 1946. Atehere ai filloi te merrej seriozisht me operacionet e spiunazhit kunder ruseve, duke punuar ngushte me Herman Baun, i cili kishte futur ne pune njesine e tij te zbulimit me urdher nga Sibert disa kohe me pare. Vonesa qendronte ne Uashigton, i cili nuk ishte i gatshem per te filluar opercaione spiunazhi kunder ish -aleatit te tij, BRSS. Por kur sovjetiket vershuan ne Iranin verior, synimet e tyre u bene te qarta sesa agresive do te ishin dhe Gehlenit iu hap drita jeshile per te ndertuar organizaten e tij.

    Organizata e Gehlenit, sic do te njihej me vone, u themelua me nje fond prej 7 milion dollaresh dhe operonte ne zonen sovjetike te pushtimit, ne Gjermanine Lindore. Zyrat qendrore te Gehlenit ne Pulah vleresonin informata qe vinin nga disa mijera spiune me deshire. Cilet ishin keta? Ishin nga rradhet e gjermaneve ish roberve te luftes te burgosur nga sovjetiket, te cilet ishin liruar pas disa vitesh. Njerezit e Gehlenit, intervistonin secilin prej tyre me kujdes, duke mbledhur informata me detaje per kampet e perqendrimit dhe per eksperiencat e tyre ne keto kampe.

    Ata qe dukeshin te dyshimte ose ishin kthyer ne propagandiste te sovjetikeve eliminoheshin , ndersa ata qe kishin njohuri speciale per ushtrine ruse dhe civilet dhe qe ishin me prova besnike te Perendimit rekrutoheshin si agjente.

    Pervec ketyre, ne disa mijera ishte numri i agjenteve te cilet ishin me kohe te rekrutuar, qe nga koha e luftes. Keta ishin "celula te fjetura" agjentesh ne Rusi, Poloni, shtetet baltike, ne Rumani,Bullgari, Hungari, Cekosllovaki, madje dhe ne Shqiperi.Ne vecanti,ne Gjermanine Lindore kishte nje numer mjaft te madh agjentesh te Gehlenit te gatshem per te punuar per Perendimin.Sherbimi sekret i Gehlenit operonte nen mbikeqyrjen e amerikaneve derisa u krijua Republika Federale e Gjermanise, ku me pas u absorbua nen qeverine gjermano-perendimore per te funksionuar si sherbimi sekret informativ i saj. Zyra ishte e njohur si "Org" nder radhet e antareve te saj, por zyrtarisht u quajt Sherbimi Federal Informativ (BND) ne 1956.

    Operacionet e Gehlenit drejtoheshin kryesisht kunder Ministrise se Sigurimit Shteteror te Gjermanise Lindore dhe policise politike komuniste ( Staats Scherheitsdienst-SSD).SSD ishte nen drejtimin e Ernsht Volveber, nje komunisti te vjeter gjerman, organizatori te shkelqyer qe e urrente pa mase Gehlenin.Nje nga arsyet qe e urrente ishte sepse Gehlen kishte arritur te vendoste nje nga njerezit e tij ne stafin e tij personal, Valter Gramishin, ne nje pozicion mjaft te dobishem dhe merrte informata nga brenda persa i perket SSD. Aq shume shtohej kjo urrejtje me triumfet e Gehlenit ndaj Volveberit, saqe ai vuri nje cmim prej 1 milion markash per koken e Gehlenit duke e kerkuar "te gjalle ose te vdekur", cmim qe nuk arriti ta merrte askush.

    Nje nga atute e Gehlenit ishte se si kishte vendosur agjentet e tij te perkushtuar ne zyra dhe pozicione te nivelit te larte ne Gjermanine Lindore. Keshtu psh nenkoloneli Zigfrid Dombrovski punonte per zbulimin komunist, Valter Gramish ishte drejtues i trasporteve dhe i porteve ne Ministrine e Transportit te RDGJ. Akoma me mire sihte pozicioni i nje tjeter agjenti te Gehlenit, i Herman Kashtner, i cili ishte zv/kryeministri i RDGJ, qe vepronte per Gehlenin nen emrin e koduar "Helvig" dhe i pasonte atij informata me detaje ne lidhje me kabinetin ministror te RDGJ.

    Per me teper se 20 vjet, organizata e Gehlenit kalonte nga nje sukses spektakolar ne tjetrin. Ajo arriti te identifikonte ekzistencen e SMERSH, si dege vrasesish te KGB-se, ndihmoi CIA-n ne germimin e tunelit te Berlinit, ku Perendimi arriti te pergjonte telefonat dhe linjat telefonike te zyrtareve te larte komuniste. Njeri prej agjenteve te Gehlenit ishte ai qe siguroi per CIA-n nje kopje te raportit sekret te Kongresit te XX te Partise Komuniste Ruse, ku Nikita Hrushovi denonconte krimet e Stalinit. Gehleni gjithashtu kishte informacion te avancuar dhe me detaje deri dhe per Luften e Gjashtediteve ne Lindjen e Mesme ne 1967, informacion qe ia pasoi Mosadit.


    Por Gehleni ka pasur dhe deshtime. Ai nuk lajmeroi Perendimin sedo te ndertohej Muri i Berlinit.( Ne kujtimet e tij ai shkruan se ishte ne dijeni qe sovjetiket donin te ndalonin eksodin ne mase te gjermano-lindoreve dhe se kishin sjelle ne Berlin materiale te shumta ndertimi).Nje dezertim i rendesishem, ai i Hans Joakim Geyerit ne 1953, shkaktoi komprometimin e nje duzine agjentesh informante te Gehlenit ne Gjermanine Lindore dhe eliminimin e tyre.

    Gjate viteve '50-'60, Gehlen e zgjeroi organizaten e tij dhe ishte nje nga njerezit me te fuqishem te Evropes. Agjentet e tij operonin ne SHBA, Angli, France,Lindjen e Mesme ( duke bashkepunuar dhe me egjiptianet dhe me Mosadin izraelit). Por ne 1963,organizata e Gehlen, pesoi nje goditje te rende. Hajnc Felfe, qe punonte per te per me teper se nje dekade , u ekspozua si agjent i dyfishte, i cili ne te vertete ishte nepunes i sovjetikeve.

    Skandali plasi ne koken e njerit prej sponsoreve me te mire te Gehlenit ( i cili e therriste ate "gjenerali im i dashur"), i cili u detyrua te jape doreheqjen. Behet fjala per Kancelarin gjerman, Konrad Adenauer. Rajnhard Gehlen do te vazhdoje dhe 5 vjet te tjera ne krye te organizates se tij, por ai dhe prestigji i tij ishin prekur rende.Ai doli ne 1968 ne pension, i zevendesuar nga nje nga mvartesit e tij, nengjenerali Gerhard Vesel. 11 vjet me vone, Rajnhard Gehlen, vdiq nga shkaqe natyrore. Sot ai kujtohet si nje nga mjeshtrat e mjeshterve te spiunazhit dhe si nje nga shefat me te medhenj te zbulimit ne histori.

    -------------------------------------------
    "Who is John Galt?"

  15. #13
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime

    MASAT AKTIVE NDAJ SHBA.

    Lufta e KGB-se ne aspektin propagandistik kunder SHBA!

    Mbas LIIB dhe ne vecanti mbas viteve '60, KGB kishte hasur veshtiresi te medha ne rekrutimin e agjenteve te saj brenda administrates amerikane dhe CIA-s. Kjo fale perkujdesjes dhe vigjilences se oficereve drejtues tek CIA, te cilet duke mos dashur te pesonin te njejtat disfata te tipit "Filbi" ose "Berxhes", shtuan masat e sigurimit dhe rreptesuan me teper metodat e rekrutimit te agjenteve te tyre. Nga ana tjeter, diskretitimi i sistemit komunist, sidomos mbas viteve '50, nderhyrja sovjetike per te shtypur me dhune kunder-revolucionin ne Hungari dhe Poloni, nderhyrja me dhune kunder zgjedhjeve te lira ne Cekosllovaki ne 1948- kur Partia Komuniste ceke i humbi zgjedhjet duke sjelle si pasoje nderhyrjen e KGB-se dhe te Ushtrise se Kuqe, humben imazhin e "shtetit ideal te klases punetore dhe te fshataresise" ne rradhet e te majtes europiane dhe asaj amerikane.

    Ishte pikerisht kjo pjese e popullsise , ku KGB-ja bazohej per te rekrutuar agjentet e saj ideologjike ne Perendim. Fundi i viteve '50 dhe fillimi i viteve '60, solli pra perfundimin njehere e pergjithmone te epokes se arte te rekrutimit te agjenteve ideologjike, te cilet do te luftonin Perendimin per shtetin "ideal" sovjetik. Me pas, KGB-ja nuk do te mund te rekrutonte qofte dhe nje agjent te vetem me pikepamje ideologjike anti-Perendim brenda ne administraten e cfaredo shteti perendimor apo te sherbimeve sekrete te tyre, por vetem do te kishte mundesi te perfitonte nga oficere te CIA-s te gatshem per para te shesin sekrete te sherbimi te tyre ose do te mund te rekrutonte me metodat e njohura te shantazheve ndonji spiun fare te parendesishem, veprimtaria e te cileve nuk do ti sillte asnje material apo informacion te dobishem.

    Te ndodhur para te dhenave te tilla, bosat e KGB, filluan tu japin me teper rendesi nje aspekti tjeter te luftes se tyre kunder "kundershtarit kryesor"(sic e quanin ata SHBA), "masave aktive" ( aktivinyye meropriatia). Masat aktive ekzistonin dhe para viteve '60, por u intesifikuan se tepermi pas kesaj periudhe. Ato perbenin nje veprimtari te intesifikuar te KGB-se dhe agjenteve te tyre ne fushen propagandistike dhe ideologjike nepermjet manipulimit te mediave si dhe "operacione speciale" qe kishin nota te ndryshme dhune. Megjithate, efektiviteti i ketyre masave ishte shume i dobet, mund te themi me teper impresiononin vete udheheqjen e BS sesa opinionin publik perendimor. Qellimi i ketyre masave aktive ishte sic e shprehnin dhe vete shefat e KGB-se :"...te ndihmonin ne shprehjen e tendencave agresive te imperializmit amerikan.....Ne do te punojme papushim per te ekspozuar dobesite dhe pikat e dobeta te kundershtarit."-fragment nga procesverbali i nje konference te shefave te larte te KGB-se ne janar 1984.

    Ajo qe mund te quhej "ekspozim" ishte ne kete rast dizinformacioni i fabrikuar nga Sherbimi A i Drejtorise te Pare Qendrore te KGB-se(DPQ),sherbim i cili ishte dega e fabrikimit te masave aktive , te cilat shperndasheshin ne shtypin perendimor nepermjet oficereve te KGB-se , rezidente jashte BS. Keta oficere sipas te dhenave te KGB-se, duhet te shpenzonin te pakten 25% te kohes apo te veprimtarise se tyre per perhapjen e "masave aktive", por ne praktike shumica e tyre nuk arriten qellimit te benin kaq shume.

    Te bazuar ne mesimet e Leninit qe kishte besimin se diku ne erresirat e thella te burokracise kapitaliste,ekzistonte nje "qender" komplotistesh qe jepnin udhera dhe direktive te fshehta , oficeret e Sherbimit A qe nuk kishin eksperience jetese ne Perendim, bazoheshin ne teori konspiracioni kapitalistesh dhe Sionistesh qe komplotonin kunder popujve te tyre dhe kunder "te parit shtet komunist ne bote". Shume prej shefave te KGB-se qe nuk kishin pasur eksperienca ne Perendim ishin te influecuar prej ketyre teorive, qe meqe ra fjala ishin perhapur nga parardhesit e tyre.

    Keshtu per shembull nje nga masat aktive te KGB-se ishte dhe perhapja e teorise se konspiracionit sikur presidenti Kenedi ishte vrare si pasoje e nje komploti te nje grupi manjatesh te naftes te te djathtes ekstreme amerikane te kryesuar nga milioneri me pikepamje te theksuara antisovjetike- H.L. Hunt. Sipas raporteve te KGB-se drejtuar Komitetit Qendror te PK te BS, Hunt dhe i biri kishin luajtur nje rol kyc ne vrasjen e Kendedit, duke perdorur Li Harvi Osualld si ekzekutues. Kjo per faktin se Osualld ne 1959 kishte dezertuar ne Bashkimi Sovjetik. Vete KGB-ja ishte shume e dyshimte ndaj Osualldit. Ne 1959 oficeret e KGB-se ishin te bindur se ai ishte i derguar me qellim nga CIA, duke u hequr se ishte i deshperuar me menyren amerikane te jeteses dhe kishte shprehur admirimin per sistemin sovjetik. Kur Osualldi u kthye i zhgenjyer nga BS se bashku me te shoqen ne 1962, ai deklaroi se nuk ishte marre asnjihere ne pyetje nga KGB-ja, gje e cila ishte shume e cuditshme, sepse ai para 1959 kishte qene ekspert i nderlidhjes ne Marinen Amerikane. Si kishte mundesi qe hetuesit e KGB-se qe nuk linin tregtar, artist apo shkrimtar qe vizitonte qofte dhe si turist BS pa kaluar ne shoshe te kaluaren e tyre, kishin lene pa pyetur fare nje ish oficer te nderlidhjes se Marines Luftarake Amerikane?

    Dyshimet e KGB-se per Osualldin u ringjallen ne gusht 1963, kur ai i kerkoi PK te SHBA ( e cila ishte e penetruar tej per tej nga agjentet e KGB-se) qe te vazhdonte luften kunder "forcave regresive" si antar i levizjes se fshehte kunder qeverise me mire se sa si perkrahes i hapur i idealeve komuniste. Kontakti i KGB-se me Osualldin behej nepermjet Xhek Cajllds ( emri i koduar MARAT), nje antar i padeklaruar i PK te SHBA.

    Komisioni Uorren qe hetoi vrasjen e Kenedit, raportoi ne shtator 1964 se kishte gjetur "evidenca shume te forta" se Osualldi kishte vepruar vete dhe se nuk kishte asnje lloj evidence qe te tregonte komplot. Sherbimi A i KGB-se, menjehere dha kundergoditjen e tij, megjithese tentativa per turbullimin e ujerave ishin bere dhe para se te dilte ne shtyp raporti i Komisionit Uorren. Duke perdorur botuesin Karl Aldo Marcani (emri i koduar i KGB-se -NORD), nje komunist italo-amerikan dhe agjent i sovjetikeve qysh prej LIIB. Ne fillim te viteve '60, rezidenca e KGB-se ne Nju Jork i rekomandonte Qendres qe Marcanit ti jepeshin 6-7000 dollare ne menyre qe ai te mund te vazhdonte publikimin e materialeve pro-sovjetike ne shtepine e tij botuese:

    " NORD-i eshte nje individual shume energjik dhe i perkushtuar ne detyren e tij. Megjithe veshtiresite financiare ai perpiqet qe te mbaje SEVER ( emri i koduar i shtepise botuese te Marcanit) hapur.SEVER se bashku me rrjetin e shitjes se librave , The Prometheus Book Club, ka qene ne ekzistence per 14 vjet rrjesht.Gjate kesaj kohe ai ka publikuar dhe shperndare mbi 200 libra me natyre progresive, nga autore amerikane dhe te huaj. Katalogu i SEVER ka rreth 50 tituj ndersa Prometheues Book Club ka 7 000 antare. Libra gjithashtu u jane derguar dhe 8000 adresave te tjera individualisht"

    Ne maj 1960, departamenti nderkombetar i Komitetit Qendror te PK te BS , miratoi dhenien ne menyre sekrete te 15 mije dollareve ( gati dyfishin nga c'rekomandonte rezidenca e Nju Jorkut) per shtepine botuese te Marcanit. Botimet e Marcanit gjate viteve '60 kishin te benin me teper me perkthime te tija ku himnizohej sistemi sovjetik.

    Ne shtator 1961, Komiteti Qendror i PK te BRSS i dergoi dhe 55 mije dollare te tjere per 2 vjetet e mevonshem per te perhapur publikimet e tij.Pervec ketyre Marcanit i jepeshin dhe 10 mije dollare ne vit ekstra per te mbuluar koston e reklamimit. Nje nga librat qe botoi shtepia botuese e Marcanit, ishte dhe libri i pare ne SHBA per vrasjen e Kenedit:"Oswald :Assasin or Fall guy?" i shkrimtarit gjerman Joakim Joeshten.

    Sipas Joeshten, Osualldi ishte nje "agjent provokator i FBI i trajnuar nga CIA, i cili ishte gjykuar si "mish per top" dhe ishte sakrifikuar me pas duke u vrare per te mos lene gjurme". Libri i Joeshten solli ne plan dy tema qe zbatonin pike per pike teorine e konspiracionit te KGB-se: 1) Ekzistencen e nje komploti te kryesuar nga Hunt dhe,2) Perzierjen e CIA-s ne vrasjen e Kenedit.

    Nje mase tjeter aktive qe kishte lidhje me vrasjen e Kenedit dhe "komplotin" kunder tij, ishte dhe fallsifikimi i nje letre qe gjoja Osualldi ia kishte drejtuar milionerit Hunt tre dite para se te bente vrasjen. Duke imituar shkrimin e Osualldit (i cili kishte shpenzuar jo pak por 2 vjet ne BS), sherbimi A fabrikoi tekstin e meposhtem:

    " I dashur zoti Hunt,
    Do te doja tju informoja shqetesimin tim rreth pozicionit qe kam. Une po ju kerkoj vetem informacion. Sugjeroj qe te bisedojme ceshtjen perpara se une apo dikush tjeter te bejne hapa te tjere.
    Faleminderit.
    Li Harvi Osualld."

    Implikimi pra i Hunt dukej direkt, perderisa Osualld i kerkonte atij takim perpara se te bente vrasjen. Pasi u kontrollua 2 here per "autenticitetin" e saj nga departamenti i teknikeve operative te KGB-se, fotokopje te letres u derguan ne 1975 tek 3 entuziaste te teorive te konspiracionit se bashku me letra shoqeruese nga nje "dashamires anonim" qe shkruanin se origjinali i ishte derguar dhe drejtorit te FBI-se Klarens Kellit, por ky i fundit e mbante ate te fshehur.

    Nje tjeter mase aktive e Marcanit, e diktuar nga bosat e KGB-se ne Kremlin ,eshte ndermarre dhe me pas per te diskretituar vajzen e Stalinit, Svetllana Alilujevan (emri i koduar i saj nga KGB-ja KUKUSHKA) pasi ajo kerkoi azil politik ne SHBA ne vitin 1967.

    Pas vrasjes se Kenedit, KGB-ja perdori nje ish oficer te CIA-s ne Ameriken Latine, i detyruar te jape doreheqjen nga CIA ne 1968 per dehje dhe tentativa per te krijuar lidhje erotike me gra te diplomateve amerikane. Ky oficer ishte Filip Ejxhi ( me emrin e koduar PONT) dhe megjithese ngeli ne Perendim, Ejxhi do te behej dezertori i pare i CIA-se tek KGB-ja. Ne 1973, Ejxhi beri kontakt me shefin e drejtorise se kunderzbulimit te KGB-se , Oleg Kaluginin ne Meksiko-Siti, ku i ofroi informata per operacionet e CIA-s. Por Kaluginin, informatat e Ejxhit iu duken shume te mira per te qene te verteta dhe dyshoi se ai ishte pjese e nje komploti te CIA-s dhe ai e deboi.

    Sipas Kaluginit:" Ejxhi shkoi tek kubanezet, qe e priten me krahe hapur.... Kubanezet e ndane informacionin e Ejxhit me ne.Kur shkova ne Moske dhe lexova raportet e zbulimeve te kishte bere ai, mallkova me gjithe shpirt oficeret tane qe e lane tu ikte nga duart nje thesar i tille."

    Ne janar 1975, Ejxhi botoi kujtimet e tij per karrieren ne CIA te titulluar "Inside the Company: CIA Diary", ne te cilen ai identifikonte afersisht rreth 250 oficere dhe agjente te CIAs. Raporti i vetelavderimit te KGB-se me rastin e botimit te ketij libri shkruan , natyrisht me ekzagjerime se " ai ishte pergatitur nga Sherbimi A se bashku me kubanezet", por pa detajuar se cfare kontribuan KGB-ja dhe DGI ( sherbimi sekret kubanez) ne librin e Ejxhit. Kontakti i KGB-se me Ejxhin ishte bashkepunetori i tij ne shkrimin e librit, Edgar Anatoljevic Ceporov, korrespondent i nje gazete sovjetike ne Londer, ku Ejxhi shkruante librin e tij. Me insistimin e Sherbimit A, Ejxhi hoqi gjithe referencat qe kishte shkruar ne lidhje me penetrimin e partive komuniste te Amerikes Latine nga CIA, perpara se libri te publikohej.

    Ejxhi duke qendruar si vitrine e KGB-se i vazhdoi publikimet e tij per "demaskimin" e CIA dhe ekspozimin e oficereve te CIA-s ne vende te ndryshme te botes dhe ne vitet e mevonshme deri ne 1982, kur Komiteti i Zbulimit te Kongresit amerikan votoi per ligjin per mbrojtjen e Indentitetit te agjenteve te Zbulimit ne qershor 1982. Pasi humbi nenshtetesine amerikane, lejen e qendrimit ne Angli dhe ne Gjermani, Ejxhi u end nga Granada ne Nikaragua ku dhe influenca e tij u pakesua . Ne 1983 ai do te ankohej se :"....thirrja ime per nje aksion mbarekontinental kunder njerezve te CIA-s ne Ameriken Latine ra ne vesh te shurdhet. Njerezit kishin te tjera preokupacione dhe prioritete."

    Nje tjeter viktime e masave aktive te KGB-se ka qene dhe shefi i FBI-se, Xhej Edgar Huver, drejtor i FBI-se per 48 vjet rrjesht dhe antikomunist i terbuar. Shume prej ketyre masave aktive te fabrikuara nga SHerbimi A i KGB-se kunder Huverit, permbanin tre teknika te thjeshta:1) Paraqitja e Huverit si pjesemarres ne nje lidhje ultra- ekstremistesh te djathte e kryesuar nga Xhon Berc.2) Paraqitja e Huverit sikur ai kishte nje rrjet te gjere agjentesh te tij brenda ne qeverine amerikane, te cilet i bindeshin atij me teper se presidentit dhe 3) Akuza ndaj Huverit sikur ai ishte homoseksual dhe kerkonte te punesonte ne FBI, CIA dhe departamentin e shtetit te SHBA sa me teper homoseksuale.

    Per te vertetuar "teorine" e pare, sherbimi A, fabrikoi ne nentor 1956 nje leter urimi qe gjoja Huveri ia dergonte liderit te Xhon Berch Society, ku ne mes te tjerash i rikujtonte atij se "fondet e FBI-se qe ishin ne dispozicion te shoqerise Berch per te hapur dege te tjera".

    Per "teorine" e dyte u fabrikua perseri nje leter , e cila kesaj rradhe i dergohej Huverit nga Fransis Najt, shefit te zyres se pasaportave te departamentit te shtetit, nje "agjenti" te FBI, i cili i ishte gjoja me teper besnik Huverit se sa eproreve te vet. Ne leter, gjoja Najti i jepte informata Huverit ne lidhje me Sekretarin e Departamentit te Shtetit dhe i kerkonte atij takim nga afer. Letra ( nje kopje e saj) iu dergua perseri nepermjet nje "dashamiresi anonim" gazetarit Drju Pirson, i cili e publikoi ate ne Washington Post ne daten 4 gusht 1967. Qe te dy si Huveri ashtu dhe Najt, mbas botimit te letres, e denoncuan ate si fallsifikim.

    Per "teorine" e trete, "homoseksualitetin" e Huverit, KGB dhe sherbimi A, perdoren me teper thashethemet qe qarkullonin lart e poshte persa i perket preferencave seksuale te Huverit. E verteta e ketyre preferencave eshte shume e erret, por sherbimi A insistonte ne "teorine e gay-it dhe transeksualit Huver" per ta diskretituar ate. Keshtu pra, sherbimi A i KGB-se, per kete rast fallsifikoi nje leter proteste dhe denoncimi e derguar gjoja nga KKK ( Ku Klux Klani) gazetave kryesore te medha amerikane.

    Ne leter, "shkrimtari racist i KKK", shkruante nga tryeza e tij ne Moske se " sigurimi kombetar i SHBA ishte ne rrezik te madh" dhe se "Huveri nuk ishte i kenaqur qe e kishte kthyer FBI ne nje bande homoseksualesh, por kerkonte te pajiste dhe CIA-n dhe departamentin e shtetit me homoseksuale". Megjithese letra iu dergua ketyre gazetave, shume pak prej tyre pranuan te merreshin me "thashethemet" e letres, shenje kjo qe KGB, megjithe perpjekjet e shumta, perseri akoma kishte njohuri te kufizuara per te kuptuar mentalitetin e shoqerise amerikane. Ashtu sic mund ta parashikoje cdo kush, ne SHBA letra nuk kishte as suksesin me te vogel.

    Nje tjeter lider amerikan, viktime e "masave aktive" te sherbimit A te Qendres, po aq sa dhe viktime e masave aktive te FBI, ishte dhe udheheqesi pacificist zezak Martin Luther King. Levizja paqesore qe udhehiqte King, nuk i shkonte per shtat "teorise se anarkise dhe kaosit te imperializmit amerikan" qe propagandonte KGB-ja. Prandaj nepermjet sherbimit A, ata bene te pamunduren qe King te paraqitej si nje "Xha Thoma", agjent i administrates se Xhonsonit ne levizjen e "negrove" ( sic i quanin shefat e KGB-se zezaket ne raportet e tyre). Per diskretitimin e Martin Luther Kingut, u ngarkua ish kontrollori i Filbit, Maklinit dhe Berxhes, zevendes shefi i sherbimit A, Juri Modin. Ky i fundit, shtroi strategjine per diskretitimit te King, duke filluar nga botime te artikujve ne shtypin afrikan, ku ai demaskohej si agjent i Xhonsonit, artikuj qe me vone do te binin ne sy te gazetave dhe gazetareve amerikane dhe do te rishtypeshin dhe publikoheshin ne Amerike.

    Nga ana tjeter, perseri nepermjet te njejtave kanale, por kesaj rradhe dhe me perkrahjen e shtypit komunist ne pjesen sovjetike te influences, KGB-ja perkrahte udheheqesit radikale te levizjes zezake te cilet kerkonin ndryshime nepermjet dhunes si Stoklej Karmajkell, i cili ne veren e 1967 kishte bere deklarata te hapura se ishte gati te fillonte lufte guerrile ne SHBA.
    Vrasja e Martin Luther Kingut ne 4 prill 1968, e beri ate nga "agjent te administrates se Xhonsonit" ne "hero te levizjes zezake" sipas teorive te konspiracionit qe shperndante sherbimi A.

    Ne 1971, shefi i KGB-se dhe me vone Sekretari i Pare i PK te BS, Juri Andropov, do te miratonte nje plan te sherbimit A, sipas te cilit letra te fallsifikuara -gjoja te shkruara nga cifute ekstremiste te Anti-Defamation League ( ADL), u dergoheshin "mogreleve te zinj", grupeve militante zezake.Ne letrat qe iu derguan jo pak por 60 organizatave zezake militante ose paqesore, shkruhej se si cifutet akuzonin zezaket per sulme ndaj tyre dhe si hajdute te dyqaneve te cifuteve. Qellimi ishte te krijoheshin konflikte te hapura midis cifuteve dhe zezakeve.

    Ne nje rast tjeter,shefi i departamenti te pare te DPQ te KGB-se qe mbulonte Ameriken Veriore, Anatoli Tikhonovic Kirejev, instruktonte rezidentet e KGB-se se Nju Jorkut, qe ne 25 korrik 1971 te fillonin operacionin PANDORAenien e pakove me eksplozive ne "seksionin e negrove ne NY", mundesisht, sipas preferences se Kirejevit, nje nga "kolegjet e negrove ne Nju Jork". Pas shperthimit , rezidentet urdheroheshin te benin telefonata anonime ne 2-3 organizata zezakesh ku te merrnin pergjegjesine per shperthimet si antare te Liges se Mbrojtes Cifute ( Jewish Defense League).

    Tentativat per ngritjen e tensioneve raciale ne SHBA nga sherbimi A nuk ndaluan ketu vec. Para Lojerave Olimpike te Los Anxhelesit ne 1984, letra te fallsifikuara nga sherbimi A me dergues gjoja KKK ( Ku Kluks Klanin) iu dergoheshin komiteteve olimpike te shume shteteve afrikane dhe aziatike. Ne keto letra shkruhej:

    "LOJERAT OLIMPIKE -VETEM PER TE BARDHET!
    Majmune afrikane!
    Nje pritje madheshtore ju pret ne Los Anxheles!
    Po pregatisim Lojerat Olimpike duke qelluar mbi zezaket qe vrapojne.
    Ne Los Anxheles, flaket tona olimpike jane gati tju pervelojne. Dekorata me e madhe e nje patrioti te vertete amerikan, do te jete lincimi i nje majmuni afrikan.
    Zezake, miresevini ne Lojerat Olimpike te Los Anxheles.
    Do tju bejme nje pritje qe nuk do ta harroni!"

    Keto dhe shume masa te tjera aktive,bene buje dhe dolen ne faqe te para te gazetave te shume shteteve. Kur Prokurori i Pergjithshem i SHBA, Uilliam Frenc Smith, i denoncoi keto letra si fallsifikime te KGB-se, Moska reagoi me indinjate!

    Pas M.L.Kingut, nje viktime tjeter e masave aktive te sherbimit A te KGB-se ka qene senatori amerikan i partise demokrate,anti-komunisti dhe anti-sovjetiku i terbuar Henri "Skup" Xhekson. Xhekson kishte fituar antipatine e sovjetikeve jo vetem per deklaratat e tij anti-sovjetike, por me teper se ai ishte nyja lidhese midis demokrateve dhe republikaneve ne Kongresin amerikan. Pervec kesaj ai i kishte propozuar presidentit Nikson nje projekt-ligj ( i cili u miratua si kunderpeshe e takses se emigrimit qe iu vihej cifuteve qe largoheshin nga BS per ne SHBA), Trade Reform Bill, nga i cili BS i hiqej statusi si shtet i favorizuar ne tregeti me SHBA derisa te hiqeshin sanksionet ndaj cifuteve ruse. Mirepo edhe pas heqjes se takses se emigrimit nga BS, ligji i propozuar nga Xhekson ngeli perseri ne fuqi.

    Jo vetem kaq, por Xhekson kishte dhe pretendime qe me vone te ishte kandidat per president te SHBA si perfaqesues i Partise Demokrate.Ne se Xhekson do te zgjidhej, KGB dhe Komiteti Qendror i PK te BS kishin frike se ai do te krijonte probleme serioze ndaj BS, duke qene antikomunist i terbuar. Keshtu pra Qendra vendosi qe ndaj tij te merreshin masa aktive.

    Agjentet e KGB-se , rezidente te OSlos ne Norvegji u urdheruan te kerkonin me detaje te dhena ne vitin 1974, per prinderit e senatorit, te cilet ishin larguar nga Norvegjia per te emigruar ne SHBA ne 1885!!!! Rezidentet amerikane te KGB-se u urdheruan te kerkonin "informacione komprometuese" per te kaluaren e tij , sidomos deklarata pro-cifute, ne menyre qe Xhekson te paraqitej ne shtyp si agjent i Sionizmit.

    I vetmi fakt qe gjeten agjentet e KGB-se ishte se Henri Xhekson ishte martuar i madh, ne moshen 49 vjecare dhe se martesa e tij kishte habitur koleget te cilet e konsideronin ate si beqar te perjetshem. Agjentet e KGB kerkuan thelle ne te kaluaren e Xheksonit, por i vetmi fakt qe gjeten per "homoseksualitetin" e tij ishte se ai kishte banuar ne te njejtin apartament ne Uashington me nje shok te femijerise se tij kur kishte qene i ri.

    Ne mungese te evidencave konkrete te homoseksualizmit te Xheksonit, sherbimi A i KGB-se, organizoi operacionin POROK,masat aktive dhe fabrikimet e te dhenave kunder senatorit Xhekson. Ne 1976, sherbimi A fallsifikoi nje memorandum te FBI te dates 20 qershor 1940,ne te cilin Huveri i raportonte ndihmes sekretarit te shtetit se Xheksoni ishte homoseksual. Kopje te dokumentit te fallsifikuar iu derguan gazetave "Cikago Tribjun","Los Anxheles Tajms","Topika Kapital" si dhe zyrave qendrore qe organizonin fushaten elektorale te Xhimi Karterit ( me vone president i SHBA).

    Ne mars 1976, Xheksoni pati nje debat me nje gay aktivist gjate nje konference shtypi ne televizionin amerikan, ku beri deklarata kunder homoseksualeve. Ne prill 1976, perseri ne televizionin amerikan, Xheksoni deklaroi se :"Homoseksualizmi con ne shkaterrimin e familjes". Keto deklarata se bashku me nje dokument te fallsifikuar me emrin e Xheksonit, qe gjoja tregonte se ai ishte antar i nje "gay sex club", iu derguan midis te tjereve senatorit Eduard Kenedi- "armik personal i Xhekson" ( sipas pikepamjes se KGB-se) ,publicistit Xhek Anderson si dhe revistave "Playboy" dhe "Penthouse".

    Masat aktive kunder Xheksonit vazhduan dhe pasi ky humbi votebesimin e demokrateve per te qene kandidat per president te SHBA, sepse ai ushtronte nje influence negative per sovjetiket ne ratifikimin e marreveshjes se carmatimit amerikano-sovjetike. Keshtu pra ne maj 1977, nje oficer i sherbimit A i dergoi revistes "Gej Tajms" te Los Anxhelesit nje dokument te fallsifikuar te FBI, qe thoshte se Xhekson kishte qene homoseksual aktiv gjate karrieres se tij si prokuror ne fillim te viteve '40. Duke shtyre shtypin homoseksual kunder Xheksonit me akuzat absurde sikur ai ishte nje "homoseksual i fshehur qe perdorte deklaratat anti-homoseksuale per favore politike", KGB-ja donte ta diskretitonte senatorin. Por si gjithe operacioni POROK, masat aktive kunder Xheksonin paten pak influence ne karrieren e tij politike.

    Viktima te tjera te masave aktive te KGB-se kunder tyre kane qene dhe keshilltari i Sigurimit Kombetar, amerikano-polaku Zbignju Brzezinski si dhe senatori dhe me vone presidenti i SHBA , Ronald Regan. Madje masat aktive kunder Reganit filluan qe ne vitin 1976 ( kur ai vuri kandidaturen si president per here te pare dhe humbi votebesimin e republikaneve) dhe vazhduan deri ne vitin 1984.

    Ndonese masat aktive kunder kundershtarit kryesor, SHBA nuk paten sukses ne influencimin e opinionit publik amerikan sipas orekseve te KGB-se, ato paten nje sukses te jashtezakonshem ne vendet e botes se trete.Duke fallsifikuar dokumenta amerikane ose duke krijuar dokumenta te paqena, qe paraqiteshin si materiale te marra nga "njerez te besuar" ne Uashington, oficeret e sherbimt A te KGB-se arriten influencojne opinionin publik dhe politikane te ketyre vendeve.

    Keshtu per shembull,gjate operacionit KULBIT qe merrej me perhapjen e dizinformacionit ne republiken e Guinese, gjoja sikur ajo kercenohej nga CIA, 3 fletushka propagandistike ne frengjisht, gjoja te shtypura nga CIA, por ne te vertete ishin fabrikuar ne Moske, e binden ministrin e sigurimit te Guinese Mussa Diakite si dhe presidentin e saj Sekure Toure se CIA ishte gati te bente nje grusht shteti ashtu si ne Kili ne kete republike ne 1975.Ai u shprehu mirenjohjen "shokeve sovjetike, te cilet i dhane informata te vlefshme per sigurimin e Republikes se Guinese nga kercenimet imperialiste".

    Fabrikimi i dokumentave komprometues te SHBA si dhe komplote imagjinare te CIA-s vazhduan dhe gjate periudhes kur Gorbacovi ishte president i BS. Pervec dizinformimit te lidereve politike, fabrikimet e dokumentave amerikane nga ana e Sherbimit A u perdoren dhe per te influencuar fushata elektorale dhe median ne vende te botes se trete dhe te Perendimit. Midis tyre mund te cilesojme nje leter te fallsifikuar te drejtorit te CIA-s Uilliam Kejsit me plane per te rrezuar kryeministrin e Indise Raxhiv Gandi ne 1987, instruksione false gjoja te Reganit per te destabilizuar Panamane, nje leter e ministrit te jashtem te Afrikes se Jugut, "Pik" Bothas, i cili referohej gjoja tek nje marreveshje sekrete ( qe nuk ekzistonte ne te vertete) me SHBA ne 1989 etj.

    Ndofta masa aktive me e sukseshme anti-amerikane e sherbimit A ne bashkepunim me seksionet e tjera te KGB-se ku nderthurreshin propaganda e hapur me operacionet sekrete kunder SHBA ka qene fabrikimi i historise qe virusi i SIDAS ishte krijuar nga specialiste amerikane , eksperte ne luften biologjike ne laboratorin ushtarak te Fort Ditrikut ne Meriland. Profesori gjermano-lindor, i lindur ne Rusi, Jakob Zegal cilesoi se duke u bazuar ne "evidenca rrethanore" ( te cilat me vone u diskretituan te gjitha) se SIDA ishte nje sinteze artificiale e kryer ne Fort Ditrik nga dy viruse natyrale, VISNA dhe HTLV-1. Nepermjet nje zhargoni te pasuruar me fjale shkencore, fabrikimi i SIDAs jo vetem beri sensacione ne shtypin e botes te trete, por dhe ne shtypin e Evropes Perendimore.

    Ne tetor 1986, gazeta konservative britanike "Sandej Ekspres" e beri lajm ne faqe te pare te saj. Vetem gjate 6 muajve te pare te 1987, historia e fabrikimit te SIDAs pati mbulim te madh nga shtypi lokal ne 40 shtete te botes se trete.Fale protestave amerikane dhe "menyres se re te mendimit" te Gorbacovit, kjo teori konspiracioni u la menjane nga sovjetiket. Ne gusht 1987, zyrtaret e ambasades amerikane ne Moske u informuan se historia u pergenjeshtrua dhe se vazhdimi i kesaj teorie konspiracioni ne mediat sovjetike u ndalua. Megjithate, akoma dhe sot e kesaj dite, ne shume vende te botes se trete, opinioni publik mendon akoma se virusi HIV qe shkakton SIDAn eshte prodhuar artificialisht nga CIA apo shkencetaret amerikane te industrise se luftes biologjike.

    Pervec fabrikimit te SIDAs nje tjeter histori -mase aktive antiamerikane e fabrikuar nga sherbimi A ka qene dhe historia e "organeve te femijeve te vendeve te botes se trete" qe sipas "gjenive" te KGB-se, therreshin nga amerikanet e pasur per tiu marre organet e trupit per transplatime ne SHBA. Ne shtator 1988 nje levizje e krijuar ne Parlamentin Evropian denonte trafikun ( e imagjinuar) te "organeve te bebeve" pas nje propozimi te nje eurodeputeti komunist francez, gjate nje sesioni "estrade" me pak spektatore te Parlamentit Evropian.

    Masat aktive te KGB-se vazhdojne akoma dhe sot, mbas renies se komunizmit ne Rusi. Pasardhesja e KGB-se, SVR, sherbimi sekret informativ rus perdor te njejta metoda te masave aktive kunder kundershtareve te saj. Vleresohet se edhe informatat qe gjoja CIA financoi "terroristet shqiptare te UCK, narkotrafikante dhe kriminele ordinere , qe kane per qellim destabilizimin e Ballkanit dhe krijimin e nje shteti nga ku CIA mund te kaloje lehte drogen ne Evropen perendimore, Republiken e Kosoves" te jete nje tjeter mase aktive e KGB-se se sotme ( SVR)qe me teper adresohet kunder reputacionit te CIA-s sesa kunder luftes per liri te shqiptareve te Kosoves.


    -------------------------------------------------------------------
    "Who is John Galt?"

  16. #14
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    Xhorxh Bllejk
    alias: Georg Behar
    Agjent i dyfishte britanik ne favor te sovjetikeve.
    (1922 - )


    ----------------------------------------------------------

    Bllejku lindi ne 11 nentor 1922, ne Roterdam te Hollandes dhe emri i tij i lindjes ishte Georg Behar. Si femije i prinderve te pasur qe ishte, Xhorxh Bllejku kishte privilegjet e shkolles se mire, nje shtepie te madhe, nje te ardhmeje te shkelqyer. Ai studioi ne nje shkolle private, derisa i ati, Albert Behar vdiq ne 1936.Pas ketij viti, sipas amanetit te te jatit ne krevatin e vdekjes, ai u dergua ne nje shkolle ekskluzive angleze ne Kajro te Egjiptit. Kjo per arsyen se ne te kaluaren, Albert Behari, biri i nje familjeje cifute i ishte hequr e drejta e trashegimise ngaqe ishte martuar me nje hollandeze te krishtere, Katherin Bajderfelen, nenen e Xhorxh Bllejkut.

    Jeta e Albert Beharit ishte e mbushur me rreziqe dhe aventura. Ai kishte sherbyer ne Legjionin e te Huajve francez si dhe ne ushtrine angleze. Me pas ai u mor me biznes ne Roterdam, ku per disa kohe ishte shume i sukseshem. Biznesi filloi te humbiste para pak kohe para se Albert Behar te vdiste i semure rende. Albert Behar iu lut te motres, e cila ishte ne Kajro te kujdesej per te birin pas vdekjes se tij.Kur Albert Behari vdiq, i biri, Xhorxh Bllejku u dergua ne moshen 13 vjecare ne Kajro prane halles se vet dhe burrit te saj te pasur, nje bankieri me emrin Henri Kyriel i Vjetri.Keta e rriten Bllejkun me te gjitha te mirat, duke e derguar ne nje shkolle angleze, ku ai mesoi te fliste anglisht me theks te paster britanik.

    Henri Kyriel i Riu, i biri i bankierit dhe kusheriri i Bllejkut u be shoku i tij me i ngushte dhe burim i forte influence. Kyriel i Riu me vone themeloi Partine Komuniste te Egjiptit, me vone u largua per ne Paris ku u be pjesemarres aktiv i disa levizjeve terroriste si dhe i KGB-se, derisa u vra nga vrases te panjohur ne 1978.

    Ne 1938, Bllejku u kthye ne Hollande per te mbaruar shkollen e mesme ne Roterdam. Invazioni gjerman ne 1940 e gjeti ate ne bankat e shkolles.Pasi e ema dhe 2 motrat e tij nga frika e persekutimit si cifute nga naziste,u larguan per ne Angli, Bllejku si patriot i vendosur, ndenji ne Hollande qe te aktivizohej ne rezistencen hollandeze. Ai u arrestua nga Gestapo dhe u dergua ne nje kamp internimi nga i cili u arratis pas pak ditesh. U kthye tek shoket e tij te rezistences antinaziste, te cilet e ndihmuan te arratisej ne France fillimisht dhe me pas per te kaluar Pirenenjte per ne Spanjen neutrale.Nga Spanja ai mori nje avullore dhe arriti ne Londer.

    Gjate kohes qe qendroi ne Angli, refugjati hollandez, ndryshoi emrin e tij nga Georg Behar ne Xhorxh Bllejk dhe u fut ne Marinen Mbreterore . Meqe zoteronte shkelqyeshem disa gjuhe te huaja, ai u pranua menjehere ne SOE ( Special Operations Executive), organizate e cila dergonte spiune ne shtetet evropiane te pushtuara nga nazistet, te cilet bashkepunonin me rezistencen vendase. Por per habi te Bllejkut, meqe ai ishte shume i vyer si linguist, nuk u dergua ne operacione aktive, por iu dha nje detyre si perkthyes dokumentash ne nje zyre ne Londer.

    Pas zbarkimit te aleateve ne Normandi ne 6 qershor 1944, Bllejku u dergua ne shtabin qendror te forcave speciale aleate ku punoi si perkthyes i dokumenteve sekrete gjermane qe kishin rene ne duart e aleateve. Pas lufte, Bllejku u dergua ne Hamburg te Gjermanise,ne krye te nje njesie zbulimi per te gjetur komandante te nendeteseve gjermane, qe pas lufte ishin perzier me popullsine vendase. Pas ketij misioni qe e kreu me sukses, ai u thirr ne Angli, ku u lirua nga detyrat e Marines Mbreterore,e cila e rekomandoi per nje pune ne Forein Ofis ( Ministrine e jashtme) si shperblim per aktivitetin e shkelqyer gjate LIIB.

    Fillimisht, Bllejku studioi per rusisht ne Kejmbrixh.Ne 1947 ai mori nenshtetesine britanike.Kur mbaroi studimet, u pranua dhe zyrtarisht si antar i Ministrise se jashtme. U emerua si nen-konsull ne Ambasaden britanike ne Seul,ne Korene e Jugut, ku Bllejku punoi per te ngarkuaren me pune te posacme, Vivian Holt.

    Kur plasi lufta e Korese, ne 1950, trupat komuniste koreano-veriore pushtuan Seulin dhe burgosen pervec te tjereve dhe te gjithe te huajt,diplomate apo jo, perfshi Holt dhe Bllejk.Megjithese ekzistonin marreveshje diplomatike qe ndalojne arrestimin dhe burgosjen e diplomateve, Korea e Veriut, refuzoi ti lironte diplomatet. Pervec kesaj, ata iu nenshtruan teknikave te ndryshme per lavazhe truri.

    Megjithese shokeve te tij te vuajtjeve, diplomateve te tjere angleze, Bllejku u dukej si nje person kurajoz dhe i paperkulshem,komunistet arriten qe ti cenonin bindjet e tij nepermjet lavazhit sistematik te trurit.Ne nje incident qe ndodhi pak kohe pasi Bllejku u arratis nga kampi i internimit, por u kap perseri, ai u vendos para skuadres se pushkatimit. Koreanet donin ta pushkatonin si spiun, por ne momentin e fundit, Bllejku bertiti ne rusisht:"Nuk jam spiun, jam civil dhe jam diplomat anglez. Ika nga kampi i Man-po dhe humba rrugen!"

    Per fat te Bllejkut, oficeri koreano-verior qe komandonte skuadren e pushkatimit dinte rusisht dhe kur e degjoi Bllejkun te bertiste ne rusisht, ndaloi pushkatimin. Me pas e mori menjane dhe te dy folen ne rusisht per filozofine komuniste. Oficeri e dergoi pas bisedes Bllejkun perseri ne kamp, duke e paralajmeruar qe te mos bente me tentativa per arratisje.

    Skenari i "skuadres se pushkatimit" sigurisht mund te kete qene e inskenuar nga komunistet, per ti bere te dukeshin humane dhe te kuptueshem, duke fituar ne kete menyre besimin e Bllejkut dhe mirenjohjen e perjetshme qe ata qe i dukeshin si armiq, i kishin falur jeten. Kjo ishte nje pike kyce ne jeten e Bllejkut.

    Pasi u lirua ne 1953, Bllejku kerkoi qe Forin Ofisi ta transferonte tek MI6, ne menyre qe ai te permbushte ambicien me te thelle te tij, te behej agjent sekret.Biografia e tij si rob lufte qe u rezistoi komunisteve me kurajo, si dhe sherbimi i shkelqyer gjate LIIB, ne kombinim me njohurite linguistike te tij, e bene qe ai te kualifikohej menjehere. MI6, qe ne praktiken e saj shumevjecare e kishte si rregull te padhunueshem qe te gjithe oficeret e tij te ishin me te dy prinderit angleze, per rastin e Bllejkut bene nje perjashtim. Perjashtim i cili do tu kushtonte shume rende me vone.

    Bllejku shkoi ne detyre si oficer i MI6 ne 1953.Gjate gjithe kesaj kohe dhe derisa ai u ekspozua nga nje agjent i dyfishte gjerman, ai do ti sherbente KGB-se me besnikeri, duke identifikuar me teper se 40 agjente perendimore brenda sovjetikeve. Shumica e ketyre agjenteve u pushkatuan ose thjesht u zhduken nga ruset, perfshi ketu dhe mjeshtrin e shkelqyer te spiunazhit,Robert Bialek.Kur u dergua me detyre ne Berlinin Perendimor ne 1955, misioni i Bllejkut ishte te infiltronte operacionet sovjetike te spiunazhit. Ai duhet ta luante pjesen si agjent i dyfishte qe gjoja do tu shiste sekrete sovjetikeve per para, sekrete te cilat ishin te gjitha te "kurdisura" nga Perendimi.Ne kete menyre ai do te identifikonte spiunet sovjetike dhe rrjetin agjenturor te tyre. Por ne realitet, Bllejku bente loje te trefishte. Jo vetem qe u jepte sovjetikeve dhe KGB-se sekretet e aprovuara nga MI6, gjoja duke tradhetuar Perendimin, por ai u jepte dhe sekrete te tjera, kryesisht identifikonte spiune perendimore ne Gjermanine Lindore.

    Cdo sekret qe ndodhej ne zyrat e MI6 ne Berlinin perendimor, fotografohej nga Bllejku dhe u jepej agjenteve dhe kontakteve te tija te KGB-se.Ai thjesht fshihej ne nje cep te zyres derisa ato mbylleshin ne mbremje dhe me pas fillonte pune i qete per te fotografuar dokumenta. Demi me i madh qe beri si spiun i sovjetikeve ishte zbulimi tek shefat e tij te KGB-se i ekzistences se tunelit te Berlinit dhe te gjithe operacionit te perbashket te CIA-s me MI6, "Operacionit Gold" per pergjimin e linjave telefonike te ushtrise sovjetike dhe te diplomateve komuniste. Si pasoje e tradhetise se Bllejkut, operacioni i spiunazhit perendimor, deri atehere i sukseshem, perfundoi me shembjen e tunelit nga KGB-ja.

    Bllejku nuk u ekspozua si informator i sovjetikeve ne 1959, por u shqetesua kur mesoi ne kete vit se Horsht Ajtner, i cili punonte per spiunazhin gjermano-perendimor te Gehlenit dhe si Bllejku ishte dhe ai i ngarkuar nga Perendimoret te bente loje te dyfishte, mund ta ekspozonte ate si agjent te trefishte per llogari te sovjetikeve. Bllejku u kerkoi eproreve te tij te MI6 qe pas tre vjetesh spiunazhi te intesifikuar ta kthenin ne Londer. Por ata refuzuan duke i thene se ai ishte shume i vyer ne Berlin , per tu trasferuar qe andej.I deshperuar, ai u shkroi eproreve te tij se rrezikohej te zbulohej roli i tij si agjent i dyfishte nga sovjetiket dhe se keta mund ta rrembenin per ta cuar ne Berlinin Lindor per ta pushkatuar, fat te cilin Bllejku ne te vertete ua kishte rezervuar disa dhjetera vetave. Pas shume kerkesash te tij, MI6 e ktheu ne Londer dhe me pas e dergoi ne shkollen e gjuhes arabe ne Shemlan, ne afersi te Bejrutit ne Liban.

    Roli i vertete i Bllejkut doli pas dezertimit te oficerit te spiunazhit polak tek CIA,Golinievskit. Para se te dezertonte, Golinievski nuk pranoi te intervistohej, as te dorezohej tek anglezet, sepse e konsideronte se sherbimi i tyre sekret ishte i penetruar keqas nga ruset. Mbas dezertimit te tij, ai i paraqiti dokumenta CIA-s qe konfirmonin friken e tij se MI6 angleze ishte shume sensitive dhe vertetonin pranine e Bllejkut si agjent te sovjetikeve. Pasi keto te dhena u konfirmuan dhe nga Horsht Ajtneri, CIA lajmeroi MI6 aleate se nje gjirin e saj gjendej nje agjent i sovjetikeve. MI6 u shokua kur mesoi te verteten dhe beri cmos qe Bllejku mos ti ikte nga duart dhe te kalonte ne BS. Ata derguan nje mik te tijin ne Liban, i cili i sugjeronte Bllejkut nje pune zyre me page te larte ne Londer. Kur Bllejku u kthye ne Angli per nje interviste te zakonshme pune, u arrestua ne aeroportin e Hithrout sapo kemba e tij shkeli ne token angleze.

    Pas shume oresh te gjata hetimi dhe pyetjesh, Bllejku pranoi se ai kishte qene agjent i trefishte dhe se si kishte ofruar KGB-se cdo gje qe ai dinte. Me teper akoma, ai pranoi se kishte perqafuar komunizmin si ideologji ne fillim te 1953 dhe se planifikonte te punonte per ruset gjate kesaj kohe ne vazhdim. Pas Kim Filbit, Bllejku ishte agjenti i cili i beri me teper dem MI6 ne vitet e Luftes se Ftohte.

    Gjyqi i Bllejkut u be i mbyllur, madje u mbajt sekret. Shume pak detaje dhe hollesi jane te njohura akoma dhe sot e kesaj dite. Ai u denua me maksimumin e 14 vjeteve per cdo akuze kunder tij, gjithsej 42 vjet. Por ai do te kryente vetem 6 vjet nga te gjitha keto vite denimi.

    I derguar ne burgun e Uormvud Skrabsit, Bllejku pati nje sjellje shembullore dhe ishte i burgosur model. I qeshur dhe i afruar me te burgosurit e tjere, ai u thoshte gjithnje se do te dilte se shpejti nga burgu. Bllejku kishte bere plane per tu arratisur se bashku me nje te burgosur tjeter, nje iralndez te quajtur Shon Berk. Ne 22 tetor 1967, Bllejku thjesht shkelmosi hekurat e ndryshkura te dritares se burgut te vjeter dhe doli nga dritarja per te qene i lire. Pasi kaperceu nje mur, doli ne rruge, ku e priste nje makine me Shon Berkun si shofer, i cili ishte liruar disa dite me pare.

    Bllejku dhe Berku u fshehen per disa jave ne Angli dhe me pas u derguan kontrabande nga KGB-ja ne Moske. Ndersa Berku u kthye nga Moska per ne Irlande, Bllejkut iu dha nje pune zyre ne KGB. Arratisja e tij, ndonese u trumbetua nga shtypi perendimor se ishte organizuar nga KGB-ja per te liruar njeriun e tyre duke i dhene nje grusht te forte spiunazhit perendimor, ne fakt ishte me teper si pasoje e masave te dobeta te sigurimit sesa "komplot" i KGB-se. Bllejku u arratis vete nga burgu, ashtu sic kishte bere disa here me pare ne jeten e tij.


    ------------------------------------------------------------
    "Who is John Galt?"

  17. #15
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    Israel Beer
    Alias: Israel Baer
    Spiun sovjetik ne Izrael.
    (1912 - 1968)


    -------------------------------------------------
    Ne 1938, nje refugjat i luftes se Spanjes, arriti ne Palestine per ti ofruar sherbimet e tij Haganas,ushtrise guerrile cifute, e cila luftonte per te stabilizuar nje shtet te lire cifut. Ai tha se emri i tij ishte Izrael Beer dhe se kishte qene komandant batalioni per demokratet ne Spanje ne luften civile midis tyre dhe legjioneve fashiste te Francisko Frankos.

    Beer luftoi ne rradhet e Haganas dhe me pas u fut ne ushtrine izraelite dhe sherbeu aty ne luften e vitit 1948 kunder kombeve arabe. Ai u lirua nga detyra ne ushtri ne 1950 nga shefi i shtabit te ushtrise izraelite Jigael Jadini, i cili me vone deklaroi se Ber "mund te bente nje pune te shkelqyer persa i perket planifikimeve ushtarake, por duhet gjithnje te dyshosh per motivet e tija".

    Lidhjet politike te Berit nuk ishin aspak sekret. Ai ishte marksist i deklaruar dhe lider i partise Mapam te dominuar nga marksiste. Ne 1954 ai u terhoq nga kjo parti dhe u fut ne partine Mapai, te udhehequr nga kryeministri izraelit David Ben-Gurion, heroi me i madh i Izraelit. Beer u be i mbrojturi i Ben Gurionit dhe nepermjet tij u ngjit lart ne shkallet e hierarkise politike izraelite. Atij iu ngarkua detyra e shkrimit te historise se luftes se 1948 dhe iu dha akses ne arkivat e Ministrise se Mbrojtjes se Izraelit. Gjithashtu, Ben-Gurioni e lejoi Beerin ti hidhte nje sy dhe ditareve te tij personale.

    I gjate, me dhembe te florinjte dhe me koken pothuajse te rruar gjithmone, Beer nuk ishte dhe aq i pelqyer nga te gjithe liderit izraelite. Ai ishte i hedhur dhe i gatshem per te ndihmuar te tjeret, por dhe arrogant. Menyra se si i teshtinte ofendonte cdo njeri qe takohej me te.Por ai kishte besimin absolut te Ben-Gurionit dhe si i tille, i ishin poste te rendesishme gjate gjithe kohes. Ai ishte emeruar dekan i fakultetit te historise ushtarake te universitetit te Tel Avivit.Jepte leksione mbi ceshtjet ushtarake, takohej me njerez shume te rendesishem dhe u shpjegonte me kompetence dhe vetesiguri eksperti sistemet mbrojtese ushtarake izraelite.

    Si antar i Shoqates Nderkombetare te Komentatoreve Ushtarake, Beer kishte lidhje miqesore me zv/ministrin e Mbrojtjes se Izraelit ne ate kohe, Shimon Perezit. Ai gjithashtu kishte kultivuar me kujdes dhe mbante miqesi me gjigante te historise ushtarake si Ser Bazill Henri Lidell Hart ( i njohur boterisht me veprat e tij "Mbrojtja e Perendimit" dhe "Ana tjeter e kodres"), i cili e vizitonte rregullisht ne Tel Aviv. Statuti i tij ishte i tille,sa qe ai beri nje turne per te vizituar menyren mbrojtese ne shume shtete te NATO-s ne 1958. Arriti te jepte leksione dhe ne Gjermanine Perendimore, pasi kishte bere nje vizite te shkurter ne Moske.

    Imazhi i Beer-it ndryshoi ne 1959, kur ai u nda nga e shoqja,Rebeka Beer, biologe. Ai ra ne dashuri me Ora Zahavin, nje femer me shije shume te shtrenjte. Per te Beer harxhoi te gjitha parate qe kishte, madje arriti te futej dhe ne borxhe tek miqte e tij per te mbajtur Oren te lumtur. Per hater te saj ai nuk ngurroi dhe te bente nje sherr te pergjakshem me grushte me ish-bashkeshortin e Ores, nje shofer taksie i cili i they Beer-it dy dhembet e pare.

    Aty nga 1961, sjellja ekscentrike e Beer-it terhoqi vemendjen e policise sekrete te Izraelit, e cila filloi ta survejonte. Ne nje rast ai u pa te takohej me nje agjent te njohur te KGB-se. Ky takim e shtyu policine te kontrollonte shtepine e tij.Hetuesit gjetem mbi 30 kg dokumenta sekrete dhe korrespondence. U be e ditur se Beer-i kishte njohuri te avancuara per sa i perket sulmit franko-britanik ne kanalin e Suezit, informacion qe ai e kishte mesuar nga kontaktet e tija ne sherbimet sekrete izraelite. Ekspertet e spiunazhit izraelit, vleresuan se Beer-i kete informacion ia kishte pasuar Moskes. Por ne vend qe te lajmeronin Egjiptin qe e kishin aleat, ruset nuk thane asgje.Perkundrazi, ata koordinuar sulmin franko-britanik mbi kanalin e Suezit me sulmet e tyre per te shtypur kunder-revolucionin ne Hungari ne 1956, per te terhequr vemendjen e opinionit publik nderkombetar nga masakra sovjetike per dominimin e Hungarise.

    Mas zbulimit tw dokumenteve sekrete ne shtepine e Beer-it ai u arrestua dhe u urdherua nje hetim i plote i te kaluares se tij. Nga ky hetim u mesua se Beer-i kishte fallsifikuar komplet te kaluaren e tij.Ai kishte deklaruar se kishte lindur ne Vjene dhe se kishte qene nje nga te paktet cifute qe kishin mbaruar akademine ushtarake me prestigj te Virner Nojshtadit. Ai kishte deklaruar dhe se kishte luftuar se bashku me cifute te tjere ne rradhet e socialisteve te Shuxbundit ne perleshjet e tyre kunder fashisteve te Engelber Dollfusit, per te mbrojtur shtepite dhe pasurite e cifuteve ne Karl Marks Hof ne shkurt 1934. Beer-i gjithashtu kishte insistuar se kishte qene drejtor skene ne Teatrin Berg te Vjenes dhe se kishte marre nje doktorate per filozofi ne Universitetin e Vjenes.

    Te gjitha keto dolen si pasoje e hetimeve te paverteta. Nje zyrtar i Ministrise se Mbrojtjes se Austrise raportoi se emri Beer nuk dukej gjekundi ne regjistrat e emrave te sih studenteve te Akademise se Virner Nojshtadit. Burime te tjera ne Austri dhe jashte saj mohuan se Beer kishte marre pjese ne trupat e Shuxbundit apo kishte punuar ndonjihere ne teatrin Berg. Gjithashtu u mesua se Beer nuk kishte marre ndonjihere ndonji diplome nga universiteti i Vjenes dhe se ai nuk kishte qene kurre ne Luften e Spanjes ashtu si deklaronte. Kush ishte ky njeri?

    Askush nuk dukej te dinte dicka konkrete per te kaluaren e tij. Nje gje ishte e sigurt vec. Ai ishte spiun sovjetik dhe u kishte pasuar atyre dhe KGB-se sekrete te panumerta izraelite. Kur mesoi te rejat mbi Beer-in , Ben Gurioni ishte i shokuar dhe deklaroi:"Jam i rrethuar nga tradhetare!".Aq i shqetesuar dhe i nervozuar ishte ben-Gurioni me tradhetine e Beer-it saqe kur mbaroi informimin e kabinetit te tij ministror per aktivitetin e spiunazhit te Beer, ra pa ndjenja.

    Sipas nje raporti, aktivitetet e spiunazhit te Beer-it ne favor te KGB-se kishin filluar perpara nje dekade dhe ai kishte qene nje spiun me pagese per te arritur te pagoje jeten ekstravagande te dashnores se vet.Ky ishte motivi , ndoshta, sipas gjyqit qe iu be Beer-it ne 1961. Ne gjyq Beer deklaroi se ai kishte bere detyren e tij duke shpetuar Izraelin nga komplotet e Fuqive Perendimore dhe shtoi se do te ishte ne dobi te Izraelit qe ai te behej aleat me sovjetiket.

    Skandali qe plasi hodhi re te zeza mbi qeverine izraelite per shume kohe edhe pasi Beer u denua me 10 vjet burg per spiunazh. Denimi u kthye me pas ne 15 vjet burg, pasi u vertetua se ishte fajtor dhe per akuza te tjera. Gjate kohes qe ishte ne burg, Beer u mor me shkrimin e nje libri ku justifikonte veprimet e tij tradhetare. Vdiq ne burg ne 1968 nga nje infrakt ne zemer.

    Qe atehere, zbulimi izraelit ka mesuar dicka pozitive per kete njeri kaq misterioz, i cili nuk ishte Izrael Beer. Cifuto-austriaku i lindur me kete emer u zhduk pa lene gjurme ne 1938, disa jave para se personi qe e identifikoi veten e vet si Beer te arrinte ne Palestine.Spiuni, identiteti i vertete i te cilit akoma dhe sot e kesaj dite eshte i panjohur, kishte perdorur metoden tradicionale sovjetike te te marrit te indentitetit te nje personi te zhdukur ose te vdekur......

    ----------------------------------------------------------------
    "Who is John Galt?"

  18. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    bruksel
    Mosha
    34
    Postime
    15
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pershendetje Toro,me te vertet teme teper interesante gjithashtu kam dhe 2 pyetje ne lidhje me kete teme.
    E para ,perse sherbimet sekrete i perdorin ose ku u sherbeje matematikanet, kriptografet dhe si? dhe e dyta ne se ke mundei te shkruash gjithashtu dhe per sherbimet sekrete Anglez dhe Belg " kupohet ne se ke mundesi "

  19. #17
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,407
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 14 postime
    Molembek,

    Per sherbimin sekret anglez te premtoj se se shpejti ne nje te ardhme te afert do te shkruaj nje material per te. Per sherbimet sekrete belge nuk kam shume te dhena, megjithate do te ishte interesante te beja nje kerkim per to.

    Qellimi i ekzistences se sherbimeve sekrete ne pergjithesi eshte vjedhja ( dhe vjelja) e informacionit. Qofte ky informacion qe del nga botimet e shtypit nderkombetar dhe te shtypit lokal te shteteve te cilat keto sherbime kane nen vezhgim, qofte nga materiale sekrete , mesazhe te kriptografuara, radiograme, telefona, fakse etj.Sherbimet sekrete kane gjithcka nen survejim. Duke filluar nga mesazhet e thjeshta te ambasadave, ne materiale sekrete ushtarake, materiale sekrete shkencore, teknologjike etj. Gjithcka kane mundesi te sigurojne nepermjet agjenteve te tyre e cila eshte e koduar, ato perpiqen ta lexojne dhe te zberthejne kodet.

    P.Sh. gjate LIIB marina gjermane qe te komunikonte me nendeteset e saj ne Atlantik, i kishte pajisur ato me aparatin kriptografik "Enigma". Komanda i dergonte nendeteses( ose anasjelltas) mesazhe te koduara, te shifruara ne lidhje me vendndodhjen e nendeteseve, forcave aleate, konvojeve te anijeve etj nepermjet mesazheve mors. Radisti gjerman e merrte kete mesazh te koduar dhe nepermjet "Enigmes" e deshifronte duke lexuar cfare thoshte ky mesazh ne gjermanisht. Por mesazhet mors mund te kapeshin dhe nga anijet e anglo-amerikaneve. Keta te fundit, duke mos pasur "Enigmen" qe ti deshifronte, perdornin matematikane per te thyer kodin e marines gjermane. Ne kete rast anglezet kishin angazhuar mbi 1500 matematikane dhe linguiste ne Berchley Park ( afer Londres) vetem e vetem qe te mund te zberthenin kodin gjerman. Nje mesues i thjeshte matematike , polak i arratisur nga Polonia e pushtuar nga gjermanet,qe ne ate kohe punonte per anglezet, arriti ta zberthente nje pjese te kodit.
    Apokriptografimi eshte nje aspekt i thjeshte per perdorimin e matematikaneve ne sherbimet sekrete.NKVD, parardhesja e KGB-se perdorte matematikane per te krijuar kode. Kodi sovjetik gjate LIIB ishte pothuajse i pamundur per tu zberthyer dhe bazohej ne nje ekuacion nepermjet te cilit cdo shkronje i korrespondonte nje numer nga 1 deri ne 999 999. Ekuacioni ishte i tille, qe kur nje shkronje perseritej dy here brenda nje fjale, ai e shifronte ne nje numer qe nuk perseritej. PSH fjala ANA kodohej 4-56-999. NSA, Agjensia Kombetare e Zbulimit e SHBA, qe merret me pergjimin dhe ndjekjen e telekomunikacioneve civile, si telefona, fakse, e-mail etj, perdor ne mase matematikane. Nepermjet tyre eshte bere virtualisht e pamundur te dergosh mesazh apo email te koduar sepse cdo kod zberthehet brenda 30 sekondave, sado i veshtire te jete ai.

    CIA perdor matematikane per llogaritje te tjera, duke filluar qe nga ekonomia, sistemet e armatimit etj.
    "Who is John Galt?"

  20. #18
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,052
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Si dėshtoi komploti anglo- amerikan kundėr Enver Hoxhės

    Kur po mbushen 15 vjet nga rrėzimi i Murit tė Berlinit, cdo ditė e mė tepėr, po qartėsohen mjaft enigma tė atyre 45 viteve, tė pėrplasjes sė madhe mes Lindjes dhe Perėndimit. Qeveritė e tė dy kampeve, nuk po ngurrojnė tė shkundin nga sirtarėt dhe dosjet e bodrumeve tė nėndheshme tė shėrbimeve sekrete, pluhurin qė kishte mbuluar enigmat mė tė mėdha tė Luftės sė Ftohtė. Njė luftė jo vetėm ideologjike, por edhe me skema e kundėrskema, komplote, spiunazh, sabotazh dhe pėrpjekjesh pėr tė prishur balancat e dy botėve, tė ndarė artificialisht pas kapitullimit tė gjermanisė hitleriane.

    E kur disa tė vėrteta dukej se do tė varroseshin bashkė me rėnien e regjimeve komuniste, ka qenė kryeministri i Britanisė Toni Bler, ai qė vetėm pak orė mė parė, ka rihapur "Kutinė e Pandorės" sė njė kapitulli, pėr tė cilin shqiptarėt jo rrallė herė kanė bėrė fajtor fuqitė e mėdha, qė nuk kishin bėrė aq sa duhet, pėr tė na nxjerrė jashtė kampit komunist. Por, Bler pranon se njė pėrpjekje e tillė jo vetėm ėshtė bėrė seriozisht nga bashkėpunimi mes shėrbimeve sekrete britanike dhe atyre amerikane, por ajo dėshtoi, nė njė mėnyrė tė tillė qė ai e cilėsoi si "dėshtimi i dytė i madh nė histori".

    Atėherė kur ende nuk ishin mbushur 3-4 vjet nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, SHBA e Britania e Madhe vendosen nėpėrmjet shėrbimeve tė tyre sekrete, tė realizonin njė komplot pėr rrėzimin e regjimit komunist tė Enver Hoxhės.

    "Po. Ka ekzituar njė plan i shėrbimeve sekrete amerikane, (CIA) dhe atyre britanike, SIS, (mė pas MI- 6) kundėr qeverisė shqiptare. Njė plan pėr tė cilin Sigurimi i Shtetit, ėshtė vėnė nė dijeni nėpėrmjet KGB, nga agjenti i saj nė Uashington D. C, Kim Filbi",- deklaron ekskluzivisht pėr "Korrieri", Zylyftar Ramizi, ish shefi i Shėrbimit Sekret shqiptar.

    Sigurimi i Shtetit u informua nė fundin e vitit 1949 pėr komplotin, nėpėrmjet zyrės sė tij qėndrore tė KGB (Ljubjanka, nė Moskė). Njė informacion qė prej aty ėshtė pėrcjellė me lejėn e njerėzve tė Stalinit, nė Ambasadėn e Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) nė Tiranė. Prej aty, u vu nė dijeni Enver Hoxha dhe njė grup shumė i ngushtė drejtuesish tė Sigurimit tė Shtetit. Pas kėsaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit nėn emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit", pėr shkatėrrimin e bandave. Njė lojė e madhe shėrbimesh sekrete, qė pėrfundoi nė dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua njė proces i madhė gjyqėsor kundėr komplotuesve.

    Fillimi i kėsaj fiaskoje duket se i dedikohet, legjendės sė spiunazhit botėror, Kim Filbit, anglezit qė u ngjit nė maje tė shėrbimeve sekrete britanike, duke qenė prej 3 dekadash, agjent i shėrbimit sekret sovjetik.

    Po t'i referohesh Enciklopedisė sė Spiunazhit, botuar mė 1996 nė SHBA, "kur Filbi ishte nė Uashington, mėsoi rreth pėrpjekjeve anglo- amerikane pėr pėrmbysjen e regjimit komunist nė Shqipėri. Sovjetiket, pjesėn mė tė madhe tė informacioneve dhe raporteve tė Filbit, u'a dėrgonin shqiptarėve".

    Ky moment, e bėn edhe mė tė qartė, idenė e ekzistencės sė njė plani tė CIA-s dhe MI- 6 britanike, pėr rrėzimin e regjimit komunist nė Shqipėri. Atij plani, qė Gabriel Partosh, analist i BBC pėr Europėn Juglindore, e ka cilėsuar si "nje nga fiaskot e para tė CIA-sė pas Luftės sė II Botėrore. Ideja e sė cilės sipas Eilliam Colbit, ish shefit tė agjensisė amerikane tė zbulimit CIA, "ishte qė nėse do tė mund tė shkėputnin njė vend nga blloku lindor, kjo mund tė niste procesin e ndarjes sė tė tjerėve prej tij". Njė proces i ngjashėm me lojėn e gurėve tė dominosė, ku pas tė parės, rrėzohen me rradhė gjithė gurtė e renditur pas tij.



    - MOZAIKU I KOMPLOTIT -

    Hapja e njė pjese tė arkivave tė CIA-s nė vitin 1994, qartėsoi se "nė vitet 1949- 53, CIA dhe SIS kanė nxitur njė kryengritje nė Shqipėri, duke dėrguar grupe tė armatosura emigrantėsh antikomunistė". Operacionet ushtarake nė terren, pėrgatiteshin paralelisht me organizimin politik tė gjithė faktorėve kryesorė tė emigracionit antikomunist. Pėr kėtė u krijua Komiteti "Shqipėria e Lirė", nė krye tė tė cilit u vendos Mid'hat Frashėri.

    Sipas Zv/ ndihmės Sekretarit Amerikan tė Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar nė ndihmėn qė mund t'i jepte Komitetit "Shqipėria e Lirė", ndaj ai do tė mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lirė". Ky Konsorcium i financuar nga CIA, deri nė rėnien e Murit tė Berlinit, i dha fonde 164 fondacioneve. Pas shumė vitesh, njeriu kryesorė i ketij Komiteti do tė ishte Ronald Regan, Presidenti i ardhshėm republikan i Shtetėve tė Bashkuara tė Amerikės.

    Tė gjitha planet pėr operacione ushtarake dhe organizimin politik tė shqiptarėve nė emigracion, nisen tė zbatoheshin nė vitin 1949. Njė vit mė parė, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur nė Uashington D.C, zyrėn e koordinimit pėr veprimet e pėrbashkėta agjenturore, nė drejtim tė vendeve tė lindjes komuniste". Me detyrėn e koordinatorit nė kėtė zyre, u emėrua nga ana e qeverisė Britanike, Kim Filbi, i cili ndėrkohė ishte njė nga superagjentėt qė punonte pėr KGB-nė.

    Po nė vitin 1949, pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė sėbashku me ato tė 8 shteteve tė tjera, morėn pjesė nė organizatėn politike tė quajtur "Asambleja e Kombėve tė Robėruar Europiane" (ACEN) me qendėr nė New York. Njė organizėm i pėrbėrė nga krerėt e emigracionit tė vendeve tė lindjes nė perėndim. E qė synonte organizimin e tyre, kundėr regjimeve komuniste.

    Lėvizjet nė kėtė periudhė, filluan edhe brenda Shqipėrisė. Disa figura dhe fraksione tė vogla antikomuniste, u bashkuan duke krijuar organizatėn ilegale "Fronti i Rezistencės". Njė organizėm qė synonte tė krijonte bazat e pritjes sė grupeve desante qė do tė hidheshin nė Shqipėri. Koordinimi i punės mes tyre, duket se synonte organizimin e njė kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i sė cilės, mund tė qonte nė rrėzimin e Enver Hoxhės, dhe zėvendėsimin e tij me qeverinė e dalė nga Komiteti "Shqipėria e Lirė".



    - DOSJA E OPERACIONIT -

    Ai qė hedh dritė mė shumė mbi enigmėn e ekzistencės sė njė komploti nė fund tė viteve '40 dhe fillim tė viteve '50, kundėr qeverisė komuniste nė Shqipėri, ėshtė Nikolas Beathels, i cili, nė librin e tij "Tradhėtia e madhe",- bazuar nė tė dhėnat e dokumentave autentikė arkivorė tė shėrbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeveritė amerikane dhe britanike, kishin miratuar nė parim njė operacion tė fshehtė me synimin pėr tė shkėputur njė vend tė Evropės Lindore nga blloku socialist. Pėr shumė aresye, pėr realizimin e kėtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipėria. Ky ishte vendi mė i vogėl dhe mė i dobėti nė rradhėn e vendeve tė tjera socialiste.

    Nė jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisė sė Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, nė bazė tė ligjit mbretėror tė Luftės sė II Botėrore, e konsideronte Shqipėrinė shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftė (njė vendim qė formalisht ėshtė ende nė fuqi?!). Nė veri dhe nė Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertėve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante njė qėndrim neutral pėr cfarėdolloj ndryshimi qė mund tė ndodhte nė Tiranė. Nė kėto rrethana, Shqipėria dukej e izoluar dhe me mundėsi tė mira pėr t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit tė Maltės".

    Sipas Bethelit, "anglezėt dhe amerikanėt mbanin kontakte tė vazhdueshme me grupet e emigrantėve shqiptarė, tė gjithė fraksionet e tė cilėve filluan tė bashkonin pėrpjekjet e tyre pėr cėshtjen e kundėrevolucionit".

    Nė kėtė kohė, nė Itali ndodheshin 750 emigrantė, ndėrsa nė Greqi, 800 shqiptarė tė arratisur. "Pėr tė ndihmuar nė riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dėrgoi nė Romė lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftės nė qeverinė e Londrės, pas eksperiencės gjatė luftės nė pėrbėrje tė misioneve angleze nė territorin tonė, konsiderohej si njohės i mirė i Shqipėrisė.

    Britania vuri nė dispozicion tė pėrgatitjes sė grupeve desante, ishullin e Maltės, e cila "ishte njė bazė e avancuar dhe terren i pėrshtatshėm pėr imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave pėrmes detit dhe ajrit nė Shqipėri". Oficerėt britanikė Maikell Bruke dhe David Smajli, u morėn me pėrgatitjen speciale tė trupave desante. Njė grup nė pėrbėrjen e tė cilit bėnte pjesė edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mėsimet e shifrimit tė radiokomunikimit.

    Ndėrsa Amerikanėt, morėn pėrsipėr pjesėn mė tė madhe tė mbėshtetjes financiare dhe logjistike tė operacioneve ushtarake. Si bazė prapavije dhe depo materialesh, ata vunė nė dispozicion Aeroportin e Mhelus nė Libi. Gjatė 5 viteve, pėr pėrgatitjen dhe realizimin e operacioneve desante pėr rrėzimin e qeverisė komuniste tė Hoxhės, anglo- amerikanėt angazhuan rreth 100 vetė.

    Ndėrsa shqiptarėt, krijuan pėr kėtė, njė Komunitet Kombėtar nė krye tė sė cilit u zgjodh Hasan Dosti, ndėrkohė qė anglezėt kishin si kandidat pėr udhėheqje, Abaz Kupin". Njė nga partizanėt e kėtij komploti, cilėsohet edhe Abaz Ermenji.

    Pėrgatitjet pėr rrėzimin e qeverisė komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe nė rrafshin politik. Tė gjitha fraksionet politike tė organizuara nė emigracion, synohej tė bashkoheshin, pėr tė nxjerrė nė krye tė tyre, njė figurė tė pranueshme pėr Shqipėrinė e asaj kohe, e qė pėrgatitej tė zėvendėsonte Enver Hoxhėn.

    Ai u zgjodh tė ishte Mid'hat Frashėri, djali i Abdyl Frashėrit, kreut tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare, nė njė raport tė saj, pranonte nė atė kohė se "Zogu ndjek njė politikė tė tillė, qė tė detyrojė grupet e tjera tė bien nė prehėrin e tij dhe tė ikin nga skena e rėndėsisė qė mund tė kenė sot disa elemente si Mid'hat Frashėri, qė konsiderohen si elemente tė njė kalibri tė madhė". Vec kėsaj, perėndimi nuk mund tė rrezikonte nė vitet '50, deri nė kėtė pikė sa tė luftonte pėr ta zėvendėsuar regjimin komunist, me njė regjim Monarkist.



    - SHQIPĖRIA E LIRĖ -

    Qeveria e Tiranės dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve tė Kim Filbit, kishin filluar tė merrnin masat e duhura. Njėra prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit tė vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend nė Shqipėri, atė pasditė, kur dritat u fikėn njėherėsh nė tė gjithė vendin. Ky "black out" total, zgjati vetėm 30 minuta, gjatė kohės sė transmetimit tė edicionit tė lajmeve tė BBC-sė nė gjuhėn shqipe. Ato minuta, Mid'hat Frashėri lexoi nė radio, mesazhin pėr krijimin e Komitetit "Shqipėria e Lirė".

    Dhjetė ditė mė parė, mė 26 gusht 1949 nė Francė, ai i'a kishte dalė me shumė mund tė bashkonte mė nė fund nėn cadren e tij, pjesėn dėrrmuese tė partive dhe fraksionėve tė emigracionit shqiptar nė perėndim. Vec programit dhe qėllimeve tė Komitetit, Frashėri prezantoi nė Paris, edhe emrat e njerėzve kryesorė qė do tė punonin me tė: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

    Nga ambasada shqiptare nė Francė, shefi i saj Behar Shtylla njoftonte Ministrinė e Jashtme nė Tiranė se "AFP dha lajmin e shkurtėr dhe tė zbutur pėr krijimin e Komitetit "Shqipėria e Lirė". Gazeta franceze prestigjioze "Le Monde", i dha cuditėrisht publicitetin mė tė madh kėtij lajmi duke shkruar se "Fuqitė Perėndimore e pritėn me simpati kėtė komitet". Kryeministri i Greqisė, Diomedes u shpreh se "po tė ketė Shqipėria njė regjim tė tillė pėrfaqėsues, atėherė jemi gati tė bashkėpunojmė ashtu si duhet dhe me qėllime shumė miqėsorė".

    Por, emigracioni politik shqiptar nuk ishte i gjithi i bashkuar nė kėtė pikė, pasi skema e komplotit linte nė hije ish Mbretin Ahmet Zogu. Kjo shihet qartė po ti referohesh njė lajmi tė transmetuar pas 4 ditėsh nga kėto zhvillime, nga agjensia zyrtare franceze e lajmeve AFP. Ajo botoi njė deklaratė tė Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin "Shqipėria e Lirė". Pas 7 prillit 1939, unė jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptarėve".

    Por, kjo nuk e pengoi aspak Mid'hat Frashėrin tė vazhdonte misionin qė kishte marrė pėrsipėr. Pas Francės, ai shkoi nė Angli. Zv/ Ministri i luftės i qeverisė angleze, Xhuliano Emeri,- njeriu i caktuar pėr zbatimin konkret tė operacionit kundėr Shqipėrisė,- i kėshilloi anėtarėt e Komitetit se "ju, ndofta, pritni cdo gjė nga tė huajt. Duhet t'i merrni vetė inisiativat. Duhet tė tregoni njė vullnet nė rrugėn tuaj, t'i tėrhiqni miqtė e mėdhenjė atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

    E pasi pėrfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frashėri u nis drejt SHBA, pėr tė vendosur nė New York, e pėr tė qėndruar nė selinė e pėrhershme tė Komitetit "Shqipėria e Lirė".

    Takimin e parė nė SHBA, krerėt e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lirė", Xhosef Gree. Ky organizėm i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tė mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptarėve, i konsideruar "si i pari forum nė rolin e njė qeverie demokratike nė mėrgim".

    Madje "Amerikanėt i kanė njohur Komitetit "Shqipėria e Lirė", edhe tė drejtėn e ngritjes sė flamurit kombėtarė, nė zyre",- thuhej nė njė raport sekret diplomatik tė nisur ato ditė nga New Yorku, drejt Ministrisė sė Jashtme nė Shqipėri.



    - LIQENI I VAJKALIT -

    Lėvizjet e perėndimit pėr tė organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vėnė re nga emisarėt e Tiranės. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverinė se "Xhuliano Emeri, anglezi qė ka qenė gjatė luftės me Bazin e Canės (Abaz Kupin), ka vajtur nė Romė pėr tė organizuar kriminelėt rreth Zogut dhe mundėsisht t'i infiltrojė ata nė Shqipėri".

    Prej pėrmbajtjes sė kėtij mesazhi, mė shumė se kaq mėsohet se Tirana nuk ishte ende nė dijeni tė prishjes sė Kupit me Zogun nė atė kohė dhe pėr afrimin e tij me Mid'hat Frashėrin. Kjo inkoherencė vihet re edhe rreth faktit se Enver Hoxha ende nuk ishte nė dijeni nė kėtė kohė, se Mbreti Zog po mbahej larg planit qė synonte rrėzimin e tij dhe shkėputjen e Shqipėrisė nga kampi socialist.

    Po tė vazhdojmė t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve tė kėtij plani filloi tė zbatohet nė tetor 1949 kur grupet e para tė agjentėve britanikė tė armatosur, zbarkuan nė territorin shqiptar". Ndėrsa Sigurimi i Shtetit, u vu nė dijeni pėr kėtė fakt, nėpėrmjet "njė prej burimeve tė rrjetit sekret shqiptar jashtė vendit, nė fundin e vitit 1949 dhe fillim tė vitit 1950. Informacionet pėr grupet e rėndėsishme, arritėn nė mars- prill tė vitit 1950".

    Intensiteti i bandave diversante qė hynin nė territorin shqiptar gjatė kėsaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit tė SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri nė fund tė '52, nė Shqipėri u dėrguan ilegalisht pėrmes kufirit tokėsorė, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe tė armatosura spiunazhi, nė tė cilat u aktivizuan 892 vetė".

    Mė 23 mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij tė zbulimit nė New York, Kajro dhe Romė se "... pėrgatitet njė bandė me mision tepėr tė rėndėsishėm dhe sekret, qė do tė pėrdoret nė drejtim tė Shqipėrisė me njerėz tė pėrzgjedhur dhe ndėr mė tė besuarit e anglezėve dhe amerikanėve".

    Dhe nuk do tė kalonte njė muaj, kur mė 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua pėr kalimin e kufirit nga njė grup diversantėsh nė zonėn e Korcės. Ndėrsa mė 5 maj, njė aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime tė ulėta. Pas disa ditėsh, mė 18 maj, ishte njoftuar pėr lėvizje ilegale tė njė grupi, nė rrethin e Matit. Ndėrsa dokumenta tė tjera tregojnė se tė nesėrmen Ministria e Mbrojtjes shqiptare, kishte njoftuar se "...ishin kapur sinjale tė koduara tė njė transmetimi me radio, gati nė verilindje tė Shqipėrisė".

    Nė kėtė mėnyrė ata kishin rėnė nė gjurmėt e bandės sė Zenel Shehut. Pas arrestimit tė tė cilit, Sigurimi nisi njė operacion, qė mė pas mori pėrmasat e njė loje spiunazhi nėn emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

    Nė kėtė kohė, agjensia prestigjioze e lajmeve REUTERS njoftone mė 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanimė ėshtė cėshtje javėsh". Ndėrsa mė 30 maj AFP lajmėronte sė "guerilėt po luftojnė me vendosmėri". Radio "Greqia e Lirė" kishte emėtuar mė 20 prill lajmin se "nė Shqipėri janė formuar njėsi tė posacme ushtarake tė pėrbėra nga parashutistė grekė dhe emigrantė".

    Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", nė qendėr tė tė cilit ishte njė radioloje e Sigurimit tė Shtetit, vazhdonte tė tėrhiqte njė e nga njė sėbashku, thuajse tė gjitha fijet e padukshme tė operacioneve ushtarake qė pėrgatiteshin nė Maltė, ishullin tjetėr Palagia nė detin Egje, apo nė afėrsi tė 3 qyteteve tė Gjermanisė Perėndimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njėri prej kapove tė bandave shqiptare, i komunikonte qendrės me radio, tė gjitha mesazhet e skenarit tė Sigurimit tė Shtetit. Pėr rrjedhojė, sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qė desantuan gjatė kėsaj kohe, u vranė nė pėrpjekje me forcat shqiptare tė ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve.

    Grupi i fundit qė zbarkoi nė Shqipėri, daton nė 1 majin e 1953. Nė krye tė tij ishte Hamit Matjani, padyshim mė i famshmi ndėr tė gjithė desantėt shqiptarė tė asaj periudhe. Arrestimi i tij, shėnoi edhe fundin e operacioneve ushtarake tė drejtuara nga CIA dhe MI-6 kundėr qeverisė komuniste tė Hoxhės. Edhe Matjani ra nė grackėn e radiolojes sė Sigurimit, e realizuar nėpėrmjet ish desantėve tė kapur mė parė Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

    Nė fundin e vitit 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtpėrdrejtė tė njė procesi gjyqėsor publik, kundėr grupit tė agjentėve tė stėrvitur nga anglo- amerikanėt. Pra gjithcka ishte bėrė e njohur, duke shkaktuar bujė tė madhe dhe duke u botuar cdo ditė nė tė gjitha gazetat shqiptare tė asaj kohe.



    - DĖSHTIMI I PARALAJMERUAR -

    Sipas ish Drejtorit tė CIA-sė Eilliam Colby, "operacioni dėshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar nė organizatat e emigrantėve dhe lokalizonin vendodhjen e shumicės sė grupeve pothuajse qė nė kohėn kur ata zbarkonin nga deti ose hidhėshin me parashutė".

    Tradhėtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjė e rrjedhjes sė sekretit rreth operacioneve nė Shqipėri. Sipas Shėrbimeve Sekrete Perėndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve tė emigracionit shqiptar nė Romė, ku personeli i Ambasadės Shqiptare atje ishte shumė aktiv. Po ashtu edhe nė Athinė.

    Dėshtimin ndoshta e ka pėrshpejtuar edhe vdekja e papritur nė 3 tetorin e 1949, e kreut tė "qeverisė shqiptare nė mėrgim", Mid'hat Frashėri. Sipas Beathelit, rreth kėsaj vdekje ende tė mistershme "ekziston edhe njė variant i vrasjės (shkaktimit tė infarktit nėpėrmjet ilaceve apo nėpėrmjet gazit nga agjentėt e KGB-sė).

    Kim Filbi, agjent i dyfishtė, i cili kishte qenė nė Londėr nė shtator tė vitit 1949, kur Mid'hat Frashėri e kolegėt e tjerė tė Komitetit "Shqipėria e Lirė" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndėrkohė agjentėt e KGB-sė nė New York qė tė vepronin mbi Mid'hat Frashėrin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete tė tjera antikomuniste tė Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mid'hat Frashėri u gjend i vdekur sic supozohej nga njė atak zemre, atėherė kur Kim Filbi udhėtonte pėr nė New York me anijen "Coronia".

    Sipas Gabriel Partosh "njė nga mėsimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-sė, ishte konkluzioni i vyer se tė kalojė thjesht nga frenimi- nga ndihma qė u jepej regjimeve perėndimore pėr tė mbijetuar- tė zbrapsja e komunizmit, njėra nga slloganet amerikane tė viteve '50, ishte dicka tejet e vėshtirė".

    Por ekziston edhe njė tezė e fundit pėr shkaqet e "fiaskos sė CIA dhe MI- 6", pėr rrėzimin e regjimit tė Enver Hoxhės nė Shqipėri. Pėr Reginald Hibbert,- ish oficer i misioneve angleze nė Shqipėri gjatė luftės,- "ishte njė shpresė e humbur tė mendojė se pasuesit e mėrguar tė nacionalistėve, tė cilėt kishin dėshtuar mė 1944, do tė mundnin, pasi tė stėrviteshin nga Smajli dhe tė depėrtonin nė Shqipėri, tė ishin nė gjendje tė ngrinin njerėz kundėr sundimit tė hekurt tė Partisė Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetėsh dhunė sociale drakoniane".

  21. #19
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,052
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    (vazhdim)

    Shumė nga agjentėt qė ishin dėrguar aty nga qendrat e ngritura prej zbulimeve anglo-amerikane si Greqia, Gjermania, Malta, Italia, Kajro etj. kishin pėrfunduar keq. Pothuajse tė gjitha grupet qė kishin desantuar si nga deti, toka e ajri kishin rėnė nė duart e Sigurimit tė Shtetit, apo ishin asgjesuar. Vetėm njė numėr shumė i vogėl i tyre kishte mundur qė tė ēante nėpėrmjet kufirit tokėsorė duke dalė pėr nė Greqi. Radio e vetme shtetėrore e Tiranės pėrditė njoftonte pėr kapje bandash dhe ju bėnte jehonė gjygjeve tė tyre qė zhvilloheshin tė hapura nė kinematė e kryeqytetit. Duke parė kėtė situatė tė krijuar, po ato ditė Mbreti Zog e la vilėn e tij luksoze, tė cilėn ja kishte dhuruar Mbreti Faruk i Egjiptit dhe bashkė me nipin e tij prin Tatin u nis pėr njė vizitė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me preteksin se donte tė blinte atje disa prona. Nė tė vėrtetė qėllimi i kėsaj vizite qė Mbreti Zog po e bėnte me aq ngut, ishte kordinimi i punėve me CIA-nė, nė lidhje me dėshtimin e misioneve tė nisura nga Gjermania dhe mėnyrėn e vendosjes sė njė strategjie tjetėr mė efektive. Nė datėn 8 gusht 1951, Mbreti Zog dhe nipi i tij Tati u pritėn nė Departamentin e Shtetit pėr njė vizitė ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zėvendes/ndihmės sekretar pėr ēėshtjet Evropiane. Zogu u takua dhe diskutoi gjatė dhe me Grac Jaceviēin dhe oficerėt e tjerė tė lartė tė CIA-sė lidhur me arsyet e dėshtimeve tė njėpasnjėshme tė misioneve qė kishin desantuar nė Shqipėri.

    Megjithė kėto dėshtime, CIA kishte vėne re sukseset e shkėlqyera tė njė personi tė quajtur Hamit Matjani, njė nacionalist guerilas qė dukej se ishte nė gjendje tė hynte nė Shqipėri sipas dėshirės dhe tė dilte qė andej pėr nė Greqi pasi kishte pėrfunduar detyrėn e ngarkuar. CIA konkludonte pėr Matjanin duke thėnė nė dosjen e tij: “Ai ėshtė njė hero nė traditėn e Robin Hudit, gjysėm kaēak dhe gjysėm luftėtar lirie, gjysėm analfabet, por mė dinak se ēdo autoritet shtetėror italian, gjerman apo komunist shqiptar tė cilėt ishin pėrpjekur disa herė pėr ta kapur”. Mbas shumė diskutimesh, Zogu dhe oficerėt e CIA-sė ranė dakort se Hamit Matjani ishte njeriu mė i pėrshtatshėm pėr momentet qė ndodheshin, i vetmi qė kishte dhėnė prova se kishte mundėsi qė tė hynte nė Shqipėri dhe tė vepronte brenda territorit tė saj duke iu shmangur patrullave komuniste. Matjani duke qenė i sigurt se e njihte gati pėllėmbė pėr pėllėmbė gjithė Shqipėrinė, kishte ndihmuar amerikanėt nė pėrpilimin e hartave e skicave ku jepeshin tė dhėna mbi qėndrimet e pikat e forta tė policisė e ushtrisė shqiptare. Ai u kishte dhėnė amerikanėve dhe njė listė me emrat e fshatrave qė mbėshtesin ēėshtjen antikomuniste. Nė atė listė pėrfshiheshin dhe njerzit aleatė tė fuqisė, disa prejt tė cilėve shėrbenin dhe nė ushtrinė shqiptare. Jacevici i shpjegoi Zogut se oficerėt qė ishin nė Ushtrinė Shqiptare dhe qė ishin kundėr regjimit komunist, donin prova konkrete tė mbėshtetjes dhe aprovimit tė familjes mbretėrore. Ata donin gjithashtu prova tė mbėshtetjes amerikane dhe vetėm atėhere ata do tė lėviznin kundėr regjimit komunist. CIA i kėrkoi Zogut se cilėt do ishin njerzit mėt ė kualifikuar qė do tė hynin nė Shqipėri dhe kush do tė ishte udhėheqėsi i tyre qė do tė hynte nė kontakt me oficerėt qė shėrbenin nė ushtrinė shqiptare pėr tju dhėnė atyre garancitė qė kėrkonin. Zogu ju pėrgjigj atyre se ishte vetėm njė grup i vogėl qė kishte autoritetin dhe kurajon e nevojshme pėr kryerjen e kėsaj detyre. Kėta ishin njerzit mė besnikė qė i kishin qėndruar pranė tij, gjatė udhėtimit kur u largua nga Shqipėria dhe qė kishin jetuar me tė nė Egjipt. Ky grup pėrbėnte atė qė quhej Garda Mbretėrore dhe personi mė i mundshėm absolut pėr t’i udhėhequr ata ishte pikėrisht vetėm Hamit Matjani.

    Ai rridhte nga njė familje fshatarėsh me origjinė nga rrethi i Matit tė cilėt ishin shėrngulur nga fundi i shekullit tė kaluar e ishin vendosur afėr Peqinit duke formuar fshatin me emrin Matjan. Hamiti pėr herė tė parė u bė i njohur dhe mori famė tė madhe pas kthimit tė tij nga Italia nė vitet 30-tė, ku mbaroi njė shkollė dy vjeēare per xhandarmėri nė Milano. Pas asaj shkolle, ai u emėrua Komandant Xhandarmėrie nė rrethin e Lushnjes. Nė vitin 1935, ai lozi njė rol shumė tė madh e dominat nė shtypjen e rebelimin antiqeveritar qė njihet si Kryengritja e Fierit. Duke e ditur besnikėrinė e Matjanit karshi Mbretit Zog, oficerėt antizogist me nė krye kapitenin Riza Cerova, kishin pritur largimin e tij pėr nė nėnprefekturat e Beratit pėr inspektim dhe pastaj kishin shpėrthyer kryengritjen. Matjani menjėrherė u kthye nė zonėn e Fierit e Lushnjes dhe me forcat e tija besnike goditi forcat antiqeveritare duke e shtypur rebelimin. Pas asaj, Matjani e ndoqi kėmba-kėmbes Riza Cerovėn deri afėr kufirit shtetėror. Mbas shtypjes sė kryengritjes sė Fierit, Matjani i forcoi pozitat e tija dhe qėndroi nė armėn e xhandarmėrisė deri kur ndodhi okupacioni italian ndaj Shqipėrisė nė prillin e 1939, ku ai organizoi rezistencėn e armatosur nė Vlorė. Pėr atė gjė matjani u arrestua nga forcat italiane dhe doli para gjygjit ushtarak ku ju dha dėnimi maksimal me vdekje.

    Ekzektutimi i Matjanit ishte vendosur qė tė bėhej me varje nė litar nė qėndrėn e qytetit tė Lushnjes. Vetėm njė natė para ekzekutimit, Hamiti mundi qė tė arratiset nga burgu i Lushnjes tė cilin e ruanin italianėt. Ai preu hekurat e dritares sė qelisė me anė tė njė share hekuri tė cilėn ja kishte futur nė ushqime miku i tij Qazim Dervishi. Pasi doli nga burgu, Matjani doli nė mal dhe formoi njė ēetė nacionaliste qė vepronte nė zonat e Fierit, Lushnjes, Peqinit e Kavajės. Nė vitin 1943 kur kapitulloi Italia fashiste, Matjani e emėrua Komandant Xhandarmėrie nė zonėn e Peqinit. Nga mesi i vitit 1944, kur forcat komuniste kontrollonin gati tė gjithė Jugun e vendit, Matjani u largua pėrsėri nga xhandarmėria dhe doli nė mal duke krijuar njė ēetė tė vogėl nė pėrbėrje tė sė cilės ksihte vėllanė e tij Ibrahimin, tre nipat Hasani, Dalipin e Hajdarin. Po kėshtu Matjani ksihte me vete dhe gruan e tij Fatimen. Pėrveē njerėzve tė tij, Matjani kishte nė atė ēetė dhe dy miqt e ngushtė Ramadan Kelmendin dhe Nuri Plakėn. Gjatė asaj kohe Matjani me ēetėn e tij kishte rėnė disa herė nė pėrpjekje me forcat partizane, pas masakrės qė Mehmet Shehu bėri nė fshatin e Hamitit (Matjan) duke pushkatuar 67 ballistė.

    Qė nga fillimi i vitit 1945, kur Matjani vazhdonte tė ishte i arratisur nė mal, forcat komuniste kishin bėrė disa aksione pėr kapjen etij, por qė tė gjitha kishin dėshtuar. Kėshtu nė vitin 1947 forcat komuniste arritėn ta rrethonin Hamitin nė Zherrje tė Peqinit, operacion ku merrnin pjesė forca speciale tė ndjekjes tė ardhura nga Fieri, Lushnja e Elbasani. Kėtė operacion e drejtonte vetė Kolonel Rrahman Ruēi, Kryetar i Degės sė Lushnjes dhe djali i tezes sė Hamit Matjanit. Nė kėtė rrethim u vra vėllai i Hamitit, Ibrahimit sė bashku me dy djemte Dalipin dhe Hajdarin, dhe djali i vėllait tjetėr Hasani. Po kėshtu u vranė dhe disa pjestare tė tjerė tė ēetės. Nė kėtė rrethim u zhvillua njė luftė e ashpėr dhe pėr disa orė nė mes dy palėve pati shkėmbime tė pandėrprera zjarri. Nga e gjithė ēeta, mundi qė tė shpėronte vetėm Hamiti, i cili u plagos rėndė dhe gruaja e tij Fatimeja sė bashku me Nuri Plakėn. Arratisja e Matjanit nga ai rrethim i hekurt qė i kishin bėrė forcat e Divizionit tė mbrojtjes tė pėrforcuara me forca tė tjera speciale, bėri njė bujė shumė tė madhe nė tė gjithė vendin. Komunistėt, pėr tu hakmarrė, i dogjėn shtėpinė e tij nė fshatin Matjan tė Peqinit dhe i internuan gruan e tij (tė parė) sė bashku me djalin e vogėl Xhavitin e disa tė afėrrm tė tjerė tė familjes. Lidhur me kėtė arratisje tė Hamit Matjanit, disa vite mė vonė vetė Enver Hoxha akuzoi Kolonel Rrahman Ruēin, Kryetarin e Degės sė Brendeshme tė Lushnjes qė kishte udhėhequr personalisht rethimin duke i thėne se ai qėllimisht ja kishte lėnė shteguin e hapur Matjanit pėr tu larguar nga qė e kishte djalė tezeje.

    Pas kėsaj akuze Ruēi u arrestua dhe u dėnua me burgime tė gjata e internime. Nga fundi i vitit 1947, Matjani duke mos e pėrballuar dot mė situatėn nė tė cilėn ndodhej, kaloi kufirin shtetėror duke dalė nė Greqi. Nė zonėn e malit tė Gramozit, pak para se tė dilte nga toka shqiptare takoi njė bari tė cilit i dha njė letėr pėr ta dorzuar ne postėn kufitare qė nuk ishte shumė larg prej andej. Nė atė letėr Matjani shkruante: “Hamit Matjani po largohet pėr nė Greqi se ėshtė plagosur rėndė, porsa tė shėrohet ai do tė kthehet prapė nė Shqipėri pėr tė luftuar komunizmin”. Kur nuk kishin kaluar vetėm pak ditė nga arratisja e Matjanit, forcat e ndjekjes arritėn qė tė kapnin nė fshatin Dėshiraj tė Peqinit, gruan e tij Fatimen me ghithė vajzėn e vogėl Hedijen (jeton ende dhe sot) pėr tė cilėn propaganda komuniste nė atė kohė pėr tė krijuar nė popull urrejtje kundėr Matjanit, kishte hapur fjalė se ai e kishte therruar atė me dorėn e vet qė tė mos diktohej nga tė qarat e saj kur ishte i rrethuar e ndiqej nga komunistėt ne mal. Gruaja Fatimja bėri 15 vjet burg dhe vdiq nė Lushnje nė vitet 60-tė. Gjate vitit 1945-1946 Sigurimi i shtetit kishte te dhena se Gjenerali anglez Hoxhson (perfaqsues i qeverise Britanike nė Tiranė) kur dilte pėr gjueti nė malet e Martanieshit isthe takuar me Hamit Matjanin.

    Mbreti Zog u kthye nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė fundin e tetorit tė vitit 1951, dhe nė atė kohė thuhej se ai kishte blerė gjatė asaj vizite atje disa prona dhe pėr atė gjė kishte harxhuar njė shumė tė madhe me flori. Pėrpara se tė kthehej, aty nga fundi i vitit 1951-52. Mbreti Zog u takua dhe njėrherė me Jaceviēin dhe tė dy sė bashku me Hysen Selmanin (kolonel. Komandant i Gardės Mbretėrore qė nga koha e Monrakisė nė Shqipėri) diskutuan se cilėt do tė ishin ata qė do e shoqėronin Matjanin pėr nė misionin e tij pėrfundimtar tė zbarkimit nė Shqipėri. Pas shumė bisedimesh, mė nė fund Zogu e oficeri i CIA-s Jaceviēi ranė dakort se njerzit mė tė pėrshtatshėm qė do bashkoheshin me Matjanin nė atė mision special ishin Zenel Shehu, Halil Branica e Haxhi Gjyla, qė tė tre ish ushtarakė besnikė tė monarkisė. Nga fillimi i vitit 1952, Hamit Matjani u shkroi disa letra qeverive mbretėrore tė disa shteteve Evropiane, ku u kėrkonte mbėshtetjen e tyre lidhur me zbarkimin e tij nė Shqipėri dhe pėrmbysjen e qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės. I bazuar nė pėrvojėn e tij qė nga viti 1945, (kur komunistėt kishin ardhur nė fuqi) me desantimet e tija tė herpasherėshme duke hyrė e dalė nga Shqipėria pėr gati dhjetė herė, ai ju bėnte tė ditur kancelarive tė qeverive mbretėrore tė Europės Perendimore se kishte ardhur momenti i pėrshtatshėm per tė rrėzuar qeverinė e Enver Hoxhės.

    Kėshtu nė njė nga ato letra Hamit Matjani shkruante: “Gjendja ekonomike nė vend ėshtė shumė e keqe, po kėshtu dhe situata ushtarake. Ushtria e kazermave nuk ka fare moticacion pėr tė luftuar nė njė rast ndėrhyrje nga jashtė. Nuk ka zgjidhje tjetėr, veēse tė presin ditėn, kur diēka do tė ndodhė. Ka dhe shumė oficerė tė cilėt kanė shumė dyshime mbi regjimin. Tė vetmit qė janė tė vetėdijshėm dhe me qėllim nė vetvete, janė oficerėt e Sigurimit tė Shtetit. Policia e rendit ėshtė e ndarė pėrgjysėm. Janė krijuar njėsi tė reja speciale me qėllimin e vetėm pėr tė luftuar grupet desante qė hyjnė nė vend nga jashtė kufirit. Kėta njerėz jetojnė tė izoluar nga pjesa tjetėr e forcave dhe jetojnė shumė mirė, madje shumė mė mirė se oficerėt” Ndėrkohė Jaceviēi sė bashku me Zogun kishin zgjedhur me mirkuptim tetė shqiptar pėr misionin special tė zbarkimit nė Shqipėri. Nė dosjet e tyre thuhej se ata ishin tė njė niveli inteligjencie mbi mesataren pėr njė specializim tė gjatė pune e tepėr tė veēantė pėr radio e dėshifrim, jo nė njė shkollė ushtarake, por nė njė zonė tepėr sekrete nė Frankfurt tė Gjermanisė.

    Tė tetė personat e zgjedhur ku binin nė sy pėr pėrgatitje tė lartė Gaqo Gogoja e Bame Morava gjatė gjithe vitit 1952 kaluan duke u stėrvitur me radio, njohjen e hartave, pėrgatitjen intelektuale, anėn teknike tė apa-raturave etj.
    Atyre jua kishin bėrė tė qartė eprorėt e tyre se po pėrgatiteshin pėr njė mision tepėr sekret dhe shumė tė rėndėsishėm nga tė gjithė ato misione qė kishin bėrė mė parė. Pak muaj mė vonė Bame Morava dhe grupi i tij u transferuan nė bazėn e re tė CIA-s nė Greqi, qė ishte nė grupin e ishujve Kalanisia nė detin Halcion (ne veri tė Korinthit). Mė i madhi i kėtyre ishujve i njohur si Panagia, ishte shumė i maskuar si njė stacion radarėsh, i paisur me radarė rotullues dhe ishte i skicuar nė hartė si zonė ushtarake nga ana e shtetit Grek nė mėnyrė qė tė mos afroheshin anijet e peshkimit. Nė fakt nė kėtė ishull strehoheshin dhe stėrviteshin skuadra refugjatėsh nga Shqipėria, Bullgaria e Bashkimi Sovjetik, tė cilėt me anė tė radios mbanin kontakte me agjentėt amerikanė tė CIA-s ne terren. Ishulli gjithashtu ishte dhe pika e kontrollit pėr transmetimet klandestine radiofonike dhe pėrpjekjeve tė tjera prpagandistike kundėr regjimit komunist tė Hoxhės. Bame Morava shkoi disa herė me motobarkė pėrgjatė vijės kufitare bregdetare me Shqipėrinė pėr tė pėrgjuar transmetimet radiofonike dhe pėr tė dhėnė mesazhe agjentėve tė tyre qė ndodheshin nė Shqipėri, duke shpresuar se Sigurimi shqiptar do tė mendonte se ato valė vinin nga transmetime brenda Shqipėrisė.

    Nė vitin 1952 CIA pėsoi njė goditje tė rėndė dhe shumė tė madhe nė Poloni, kur doli se i gjithė operacioni sekret qė ishte ndėrmarrė nga spiunazhi amerikan i koduar “Opercioni Vin”, kishte qneė i kontrolluar qė nė fillim nga policia e fshehtė sovjetike dhe kolegėt e sajė polakė. Pasi u arrestua tė gjithė udhėheqsit e komplotit, ata u vunė nė bankon e tė akuzuarėve pėrpara gjygjit. Dokumentat e kėtij komploti tė bujshėm u vunė tė gjitha nė dispozicin tė shtypit polak duke zėnė faqet e para me tituj tė mėdhej. Nė tė njejtėn kohė pavarsisht nga suksesi i Shėrbimit tė Sigurimit sovjetik, blloku komunist dukej si i mbėrthyer nga paniku. Mė 10 janar tė vitit 1953 shtypi sovjetik deklaroi se kishte zbuluar njė “kompllot doktorėsh” pėr helmimin e Stalinit dhe shokėve tė tij. Kėto gjėra ndodhnin pikėrisht disa ditė pas zgjedhjes sė Ajzenhauerit si President tė Amerikės dhe Alen Dallas si sektretar i CIA-s. Nisur nga kjo situatė, ku CIA, kishte pėsuar disa dėshtime, drejtuesit e lartė tė sajė munduan qė tė nisnin operacionin nė Shqipėri tė cilin e konsideronin pa asnjė dyshim si tepėr tė suksesshėm. Ushtaraku i lartė i CIA-s Jaceviēi u nis nga Amerika me aeroplan pėr nė Aleksandri pėr tė takuar Mbretin Zog nė vilėn e tij pranė brigjeve tė Aleksandrisė.
    Asokohe si CIA dhe Mbreti Zog, ishin tė gėzuar pėr mundėsinė qė ishte krijuar ė sė fundi pėr tė arritur objektivat e tyre tė cilat ishin: zbarkimi nė Shqipėri, rrėzimi i qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės dhe largimi defenitiv i saj nga kontrolli i rreptė sovjetik nė tė cilėn ndodhej. Asokohe dy nga njerzit mė besnik tė Mbretit Zog qė ish hedhur me parashuta nė malet e Martaneshit nė Shqipėri, Zenel Shehu dhe Halil Branica lėshonin mesazhe tepėr shpresėdhėnėse qė i ngrohnin ushtarakėt e lartė tė CIA-s. Ata uronin Mbretin Zog pėr sukseset qė kishin arritur dy togerėt e tij besnikė. Zenel Shehu me Branicėn me anė tė radiove tė tyre lėshonin mesazhe se nė Shqipėri ishte krijuar njė bėrthamė oficerėsh policie dhe ushtrie tė cilėt prisnin sinjalin pėr t’u hedhur nė aksion tė armatosur kundėr regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Sipas tyre, paisjet dhe materialet e tjera qė ishin hedhur me anė tė ajrit nga zbulimi amerikan, ishin shpėrndarė nėpėr pikat e planifikuara dhe pritej vėnia e tyre nė pėrdorim. Gjithnjė sipas mesazheve qė mbėrrin tek radiot e CIA-s prej Shehut e Branicės, problemi kryesor qė ju mbetej atyre tashmė ishe vetėm ardhja e Hamit Matjanit i cili do tė mbėrrinte nė Shqipėri me udhėzues tė pėrshtatshėm. Ata shtonin nė lajmet e tyre se pėr shkak tė shpejtėsisė sė misionit, Matjani tė mos vinte nė Shqipėri me antė tė kufirit toksor nga Jugu i vendit siē kishte bėrė herėt e tjera, por ai duhet tė vinte me anė tė ajrit ku ishin dhe bazat mjaft tė pėrshtathsme pėr hedhjen me parashutė.

    Kur po bėheshin tė gjitha pėrpjekjet pėr tė nisur operacionin e zbarkimit ne Shqipėri, Mbretin Zog dhe oficerėt e lartė tė CIA-s njė gjė i shqetėsonte. Kėshtu nė njė mesazh qė kishte transmetuar nga Shqipėria radisti Tahir Premēi, shpjegonte se ai kishte thyer krahun dhe mesazhet qė kishte transmetuar deri atėherė me kodin mors ishin bėrė me dorėn e majtė. Natyrisht kjo gjė ngjalli njė shqetėsim tė madh. Si Mbreti Zog ashtu dhe financuesit e tij amerikanė qė kishin marrė pėrsipėr operacionin, nuk ishin aspak dakort qė kartėn e tyre tė fundit, njeriun e hekurt Hamit Matjanin tek i cili kishin varur shpresat, i cili kishte hyrė dhe dalė nga Shqipėria rreth 12 herė duke luajtur si macja me miun me Sigurimin e Shtetit, ta hidhnin tani nė njė lojė mbi bazėn e mesazheve me origjinė tė dyshimtė. Duke pasur dyshime nė mesazhet qė vinin, Tahir Premēi nga malet e Martaneshit nė Shqipėri ku kishte zbarkuar sė bashku me Zenel Shehun dhe Halil Branicėn, Nėna Mbretėreshė, Xheraldina, sugjeroi njė mėnyrė zgjidhje pėr dilemėn qė kishin si Zogu ashtu dhe amerikanėt. Nė lidhje me kėtė dilemė qė ishte bėrė pengesė pėr vazhdimin e pėrgatitjeve, amerikanėt mendonin se nuk duhej ndėrprerė ai operacion nė bazė tė dyshimeve tė pavėrtetuara megjithqė rreziqet ishin shumė tė mėdha.

  22. #20
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,052
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ... disa nga desantėt ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 10-05-2004 mė 09:34

Faqja 1 prej 6 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Spiunazhi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-07-2002, 08:11

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •