Koha Jone

Sebi Alla

Tirane - Ne Prokurorine e Tiranes nga fillimi i vitit e deri me tani kane kaluar ne ndjekje penale rreth 70 persona, qe jane kapur me sasira te vogla te "helmit te bardhe". Cdo personi te ndaluar i eshte vene edhe emri "trafikant". Ndersa sasia e lendeve narkotike qe kapet nga policia arrin ne pese grame ne dite. Nese do te behej perllogaritja ne peshen e kapur dhe ate qe realisht konsumohet shifrat jane shume here me te larta. Sipas disa statistikave, vetem ne kryeqytet brenda nje dite drogohen rreth 8 mije persona, pjesa me e madhe adoleshente. Dhe mesatarja e droges e cila konsumohet ne dite arrin ne 2,4 kilograme. Ne komunikata shtypi, policia nuk heziton aspak te beje publike aksionet e "bujshme", per kapjen e "trafikanteve". Rezultati i operacionit anti-droge, eshte disa grame heroine e perzier me tulle te kuqe dhe lende te tjera ndihmese. Por sasia e vertete qe kapet ne krahasim me ate qe konsumohet eshte shume e vogel. Pyetja qe lind ne menyre normale, po trafikantet e medhenj dhe te mesem ku jane?.

Mekanizmi i trafikut

Dikush i furnizon keto shperndares te thjeshte te cilet me fitimin e dites nuk "harrojne" te ngulin shiringen ne damare per te marre sasine e "nevojshme" te helmit te bardhe duke u njohur me pas edhe si perdorues droge. Sipas prokurorise, gjate seances se pyetjeve dhe te hetimit te ceshtjes haset ne veshtiresi te medha per te gjetur se cilet jane furnizuesit e lendeve narkotike. "Ishte nje djale me keto karakteristika, me pas nuk di se ku shkoi", jane keto disa nga deklarimet te kthyera ne rituale te shperndaresve te vegjel qe me apo pa dashje jane etiketuar si "trafikante te rrezikshem".

Nga policia ne Gjykate

Pas disa muaj hetimi te prokurorise, ceshtja i dergohet gjykates per denimin e personave te kapur. Cudia e madhe eshte se ne banken e te akuzuarve perballen adoleshente te cilet mezi qendrojne ne kembe, edhe nga ndikimi i helmit te bardhe. Ata gjykohen per sasine e kapur dhe akuza nuk heziton aspak ta konsideroje te pandehurin si trafikant per gramet e droges se gjetur neper xhepa. Deri ne kete pike per te vertetuar akuzen per sasite e vogla te kapura hetohet, me larg nuk eshte mundur te arrihet. Dhe statistikat tregojne se deri me tani ne Gjykaten e Tiranes qe nga fillimi i vitit e deri me tani ne qeli nuk ka perfunduar asnje trafikant i mesem apo i madh i helmit te bardhe. Ata qe e pesojne jane shperndaresit e vegjel qe kenaqen me parate e grumbulluara nga shitja qe vlen aq sa per te marre nje doze droge.