Close
Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 92
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    32
    Postime
    2,167
    Faleminderit
    1
    14 falenderime nė 9 postime

    Historiku i Tiranes

    1-Mbresa prej udhetarev, studjuesve dhe shkrimtareve te huaj dhe vendas mbi Tiranen.



    Te flasesh per Tiranen – qytetin, fushat rreth tij, popullsine, arkitekturen e banesave, e cdo gje qe ka te beje me te – nuk eshte edhe aq e lehte.

    Gjeja e pare qe te vjene nder mend eshte se po flet per nje qytet te themeluar ne shekullin e XVII-te dhe qe u shpall kryeqytet vetem ne shekullin e XX-te. A nuk eshte ky paradoks? Tirana nje qytet I shekullit te XVII-te te shpallet kryeqytet, kur shume qytete te tjera si Apollonia, Durresi, Shkodra, Korca, Kruja, jane me te lashte se ai dhe I perkasin epokes para kristjane. E megjithate kjo nuk eshte forte e cuditshme se e tere historia e popullit shqiptar eshte e mbushur me paradokse.

    Disa nga udhetaret, studjuesit, tregtaret, politikanet, konsujt qe e kane pare Tiranen, qe kane shkelur tokat rreth saj, qe kane prekur banesat e ketij qyteti, qe kane jetuar me ate popullsi, e qe kane qene mysafire te sofres tiranase, na kane lene ne kujtimet e tyre.

    Une nuk isha I afte qe te shprehesha me mire se ata, prandaj ne vend te hyrjes se kesaj eseje, vendosa fjalet dhe kujtimet e tyre, te lena per kete qytet. Ja c’thone ata:



    · “Rruga per ne Tirane eshte e karrocueshme dhe e mire. Kjo eshte e vetmja rruge e mire qe kam pare qysh kur kalova ne token turke disa muaj me pare……

    Tirana (12.000 banore), duke patur nje rruge te mire per ne port, po shkon drejt lulezimit. Pazari ishte plote e perplote me katundare me kostume te ndryshme nga ata te Elbasanit. Tirana eshte themeluar me (rreth) 1600 nga nje bej I pasur, I cili ia vuri emrin ashtu per te perkujtuar nje ngadhenjim turk ne Teheran te Persise. Bejleret e sotem te Tiranes, Toptanasit, te cilet e quajne veten pasardhes te Topiajve te vjeter, jane shume te njohur…..”



    EDITH DURHAM:”Brenga e ballkanasve” fq 318-319



    ·“Tirana dhe fushat e saj me ben nje pershtypje shume te kendshme…..

    Gjeja qe me habiti me shume qe qyteti, ne te cilin une pandehja se do te gjeja nje cerdhe te erret dhe te ndyre, porse e gjeta te paster, te bukur e te shtrire mbi nje fushe ujeshumte plot me kopshte dhe peme….Nder te gjitha rruget e qytetit ecnin ca vija te vogla uji qe lajne dhe pastrojne cdo ndyresire. Xhamite e pikturuara me ngjyra te ndryshme, te ndertuara ne nje stil te bukur dhe te rrethuara me plepa dhe selvi, kulla rokoko e hijshme e sahatit, te gjitha keto – me levizjen e gjalle te popullit qe ne dite te caktuara mbush tregun, duke pershkruar me qerre te shumta te terhequra prej buajsh – bashkohen ne nje pamje origjinale qe s’e kam pare askund tjeter ne Shqiperi….”

    THEODOR IPPEN:”Shqiperia e vjeter” fq 170



    “Ne me pake se tridhjetepese kilometra prej Durresit, arrijme ne kryeqytetin e shqiperise, ne Tirane, ku ndodhet nje nga mjediset unikale qe mund te gjenden, nga bukuria natyrore. Nje shoqerim I mendimeve ketu, mund te kujtoje shatervanin e Trevit ne Rome… Duket sikur natyra e ka zgjedhur Tiranen per nje paraqitje te te gjithe tipareve te maleve, qe e rrethojne gjithandej qytetin. Keni aty edhe shkembin e cveshur, edhe kodrat e pyllezuara, majat me debore dhe cdo gje qe mund te perftoje perfytyrimi, me ngjyra dhe forma”



    FAIK KONICA:”Vepra” fq 368


    H. Hekar, konsulli I Frances ne Shkoder, I terhequr nga disa ane te jashtme, me 1858 shkruante se:”Tri ore nga Kruja ne mes te nje fushe te punuar ne menyre te shkelqyeshme, ne te cilen ndodhen ekonomi te shumta dhe te pasura bujqesore, eshte Tirana. Hyrja e Tiranes kur vjen nga Shkodra, eshte e kendshme; djathtas dhe majtas jane dy xhami te bukura te mbuluara me piktura te shkelqyera; pak me larte, nje kulle katrore ne te cilen eshte nje sahat. Rruget e saj te gjera nga cdo ane kane rrekera uji te rrjedhshme qe sjellin freski ….Nga te gjitha qytetet e Shqiperise, Tirana eshte ai qe ka me teper nje karakter oriental, gje e lehte (kjo) per t’u kuptuar kur dihet se me gjithe emrin e saj I cili ben te besosh per nje origjine te lashte – ky qytet, po t’I besosh tradites (se vendit) qe themeluar para rreth 250-vjeteve”



    ZIJA SHKODRA:”Qytetet shqiptare…” fq 375



    ·Studiuesi italian B.Pelegrini duke folur per qytetet shqiptare me 1905, e konsideronte Tiranen si nje qender agrarozejtare me “banesa te mira”.



    ZIJA SHKODRA: Po aty . fq 375



    ·Myderizi shkruan:”Mirpo, nji gojedhane e vjeter e ruejtun edhe sot ne Bende, Malesi e Tiranes, tregon se ne fushe ku asht ngrefe qyteti I ri, andej pak ma poshte nga asht Kroi I Shengjines, ka qen dikur nje qytet I madh I quejtun Tirane ne te cilin Skenderbeu e kishte zakon te haje dreken, gjithe sa here I takonte te shkoje prej Kruje ne Petrele e viceversa”

    O. MYDERIZI:”Tirana 1604-1937” fq 28

    S.JASA dhe XH.MACI:”Tirana” doreshkrim fq 50

    “Tirana eshte nje qytet, qender nenprefekture, ne prefekturen e Durresit te provinces se Shkodres, ne Shqiperi…Ka 17.000 fryme. Eshte nje qytet I bukur dhe terheqes, buze nje fushe te bukur e shume prodhuese, me rruge te gjera dhe te sheshta, me ujera rrjedhese dhe me nje pazar e treg te madh e te frekuentuar”



    SAMI FRASHERI:”Shqiperia dhe shqiptaret” fq 183
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    32
    Postime
    2,167
    Faleminderit
    1
    14 falenderime nė 9 postime

    2-tirana Ne Shekullin Xix Dhe Ne Fillim Te Shkullit Xx

    TIRANA NE SHEKULLIN XIX DHE NE FILLIM TE SHKULLIT XX

    “Nga kronikat e udhetarit Evlija Celebi ne vitin 1662, kuptojme se Tirana po zhvillohej me shpejtesi. Pevec asaj pak popullsie qe ndodhej aty, qyteti filloi te popullohej nga banore perreth, dhe me vone, me te ardhur nga Kruja. Kjo ndodhi sepse qyteti shtrihej ne nje fushe te begate dhe ne nje pozite shume te favorshme gjeografike.

    Per rreth 180-vjete, Tirana do te sundohej nga pasardhesit e familjes se themeluesit, me I shquari nder te cilet qe Ibrahim Pasha (nipi I Sulejman Pashes), I cili sundoi per disa dhjetvjecare gjate shekullit XVIII.[1]”

    Tokat pjellore, pozita e favorshme gjeografike, klima e mire, shtimi I popullsise ne menyre te ndjeshme, ben qe sunduesit perreth Fushe-Tiranes ta shihnin me lakmi kete qytet te ri dhe te mendonin se gjeja me e mire per ta ishte ta shtinin ne doren e tyre qytetin dhe rrethinat. “Qyteti I ri qe rritej e zbukurohej cdo dite, terhoqi vemendjen e Kapllan Pashes se Krujes, Bushatllive te Shkodres dhe Ali pashe Tepelenes, sepse ndodhej ne kufi te pashalleqeve te medha. Keshtu, Tirana do te behej shkak lufte per 60 vjete, duke filluar nga mesi I gjysmes se dyte te shekullit XVIII.[2] ”

    Keshtu me njera tjetren rivalizuan dy familjet e medha, ajo e Bargjineve dhe ajo e Toptaneve.



    Pas vdekjes se Ahmet bej Bargjinit – ky ishte djali I Ibrahim Pashes – ngelen si trashegimtare te tij, djali Karaman beu dhe kater vajzat. Pas vdekjes se te jatit, Karaman beu u thirr nje dite si mik ne Kruje nga familja e Kapllan pashe Toptanit dhe prej andej nuk u kthye me gjalle. Tiranasit e qane pinjollin e fundit te familjes Bargjini dhe tashme syte u drejtuan nga vajzat.[3]

    Gjate kesaj kohe qyteti ishte rritur dhe zhvilluar ne fusha te ndryshme te jetes, por populli I Tiranes ishte I tronditur. Rreziku me I madh atyre u vinte prej deres se Toptaneve te Krujes, te cilet arriten te helmonin edhe pinjollin e fundit Bargjinas. Tani qyteti numeronte nje popullesi rreth dymbedhjet mije banore, dymije shtepi, katerqind e tetedhjete dyqane e punishte zejtarie.[4]

    Tashme synimi i Toptanasve ishte martesa e kater djemeve te tyre me kater vajzat e Ahmet bej Bargjinit, vetem keshtu ata do te arrinin te trashegonin cifligjet dhe pasurite e Baregjineve, qe tashme ishin denuar te vuanin duke mos pasur trashegimtare ne vije mashkullore. Endrra e Kapllan pashe Toptanit ishte bere realitet, djemte e tij trashegonin pothuajse te gjitha pronat e Bargjinasve, ai vet u zhvendos per te jetuar ne Tirane. Keshtu per rreth 70-vjete gjate shekullit XIX, qyteti u sundua nga Kapllan Pasha dhe pasardhesit e tij…Me kete nuk u pajtua Haxhi Et’hem beu, si sternip I Sulejman Pashes. Pas nje lufte qe zgjati jo pak, sundimi I Tiranes kaloi plotesishte tek Toptanet dhe kundershtaret e tyre ben paqe.[5] Gjate kesaj kohe qyteti ishte zmadhuar shume dhe ishte ndare ne gjashte lagje. Qytetaret mundoheshin qe te ndertonin dicka ne te mire te vetes apo qofte edhe te komunitetit. Ne 1834 u ngrit nje medrese dhe nje biblioteke me libra turqisht dhe arabisht, ndersa ne 1862 u ngrit postetelegrafi, ne 1856 u ngrit nje kishe katolike dhe ne 1873 nje ortodokse. Ne kete kohe sic shihet moren hov ndertimet komunitare, qe viheshin ne sherbim te popullsise. Me 1848 mbi Erzen u ngrit nje ure, prej familjes se pasur te Beshireve, edhe sot kjo ure mban po te jejtin emer. Edhe mbi lumin “Lane” u ngriten dy ura, ajo e Tabakeve dhe ajo e Terzive.[6]



    Sami Frasheri thote se ne fund te shekullit XIX popullsia e Tiranes ishte rritur ne 17.000 banore.[7]

    Pervec te tjerave ne Tirane ishte hapur edhe nje dege e Bankes bujqesore “Zirnaet Bankasi” e Stambollit. Ne vitin 1901, konsulli freng Degrand, pervec pershkrimit qe I ben zhvillimit te qytetit te Tiranes nga ana urbanistike, ekonomike e shoqerore, duke e paraqitur si nje qytet me origjinalitet dhe me nje pejzazh te bukur, shenon se kishte nje popullsi prej rreth 25.000 banore.[8]



    Keshtu nese mund te perllogarisim shume shkurte, sipas te dhenave, Tirana ne:



    - 1830 sipas J.Mylerit (udhetarit austriak) kishte 13.000 banore

    - ne fund te shekullit XIX sipas Sami Frasherit ajo arrin ne 17.000 banore

    -dhe ne 1901, ne fillim te shekullit XX, popullsia arrin ne 25.000 banore, sipas konsullit freng Degrand.



    Kjo ishte Tirana gjate shekullit te XIX dhe fillimit te shekullit XX- me ndryshimet politike, demografike, dhe arkitekturore.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    32
    Postime
    2,167
    Faleminderit
    1
    14 falenderime nė 9 postime

    3-tirana Gjate Rilindjes Kombetare

    Administrativisht Tirana ishte e lidhur me prefekturen e Durresit, te provinces se Shkodres ne Shqiperi.[9]

    Ne Tirane pervec administrates osmane sundonte edhe kasta e bejlereve Toptanas, emri I te cileve ishte me I degjuar se ai I autoriteteve pushtuese. Nga familja e madhe e Toptanasve u dallua shume Seremedin Seid Toptani, I cili qe ne rinine e tij perqafoi idealet kombetare te patrioteve te Rilindjes dhe u be nje veprimtar I shquar I kesaj levizje.[10] Ne vitet 1870-1871 Seid Toptanin e gjejme ne Stamboll, ku bashke edhe me shume patriote te tjere te shquar si; K.Kristoforidhin, P.Vasen, J.Vreton, H.Tahsinin, I.Qemalin, S.Frasherin, etj, bejne perpjekje per te caktuar nje alfabet te perbashket per gjuhen shqipe dhe per te themeluar nje shoqeri kulturore shqiptare, qellimi I se ciles do te ishte ngritja e shkollave shqipe.[11]

    Shtepia e tij ne Tirane u be nje vater patriotizmi. Aty u strehuan shume rilindas te shquar, per t’iu larguar presionit te autoriteteve turke.

    K. Kristoforidhi, duke ndenjur ne shtepine e tij ka dhene edhe mesime ne gjuhen shqipe.[12]

    Seid Toptani ne vitin 1848, duke qene student ne Paris mori pjese edhe ne revolucionin francez te atij viti.[13]



    Ne 3 shtator 1903 nenkonsulli i Austro-Hungarise ne Durres, Dr.Kiatovski njofton se :”Per te ndihmuar ne perhapjen e shkrimit shqip dhe ne perballimin e shpenzimeve, ne nje numer qendrash u krijuan shoqeri te vogla te fshehta te pajisura edhe me arkat e tyre.”[14]

    Keto shoqeri u krijuan edhe ne Tirane dhe te pakten qe nga 28 Nentori I 1898, ne Tirane pati shkolle shqipe, megjithe pengesat dhe represionet e Perandorise Osmane.[15]

    Seid Toptani ka ndikuar ne formimin e “Lidhjes se Prizerenit” dhe ka qene antar I “Komitetit te Stambollit”. Ai eshte nje nga nenshkruesit e “Memorandumit te Shqiptareve”, paraqitur ministrit te jashtem te Austro-Hungarise, me date 20.06.1878, per mbrojtjen e te drjetave shqiptare ne Kongresin e Berlinit….ky eshte nje nga aktet kryesore diplomatike te Rilindjes Kombetare.[16]

    Nder djemte e Seidit, me shume u shqua Murat Toptani, I cili bashke me Ibrahim Dalliun, themeluan ne Tirane klubin “Bashkimi”, nje shoqeri kulturore, qe propogandonte pavaresine e Shqiperise prej Perandorise Osmane dhe mesimin e gjuhes shqipe neper shkolla.[17]



    Nje rilindas tjeter shume I shquar eshte edhe Hafiz Ibrahim Dalliu, I cili lindi ne nje familje atdhetare ne Tirane, me 1878. Pati mbaruar Medresene dhe kish ndjekur per dy vjete shkollen e larte ne Stamboll.

    Ai eshte nga mesuesit e pare te gjuhes shqipe, nismetar dhe nje nga pedagoget e pare ne Normalen e Elbasanit. Si atdhetare I flakte, I.Dalliu u perndoq dhe u burgos nga regjimi osman, por as torturat dhe as burgu nuk do ta detyronin te hiqte dore nga ceshtja kombetare, per te cilen nuk do te nguronte te merrte edhe pushken.[18]

    I moshuar I.Dalliu vazhdonte te jepte mesim ne Medresene e Tiranes, kur me 1947, u arrestua per agjitacion dhe propaganda. I cfilitur nga torturat hoxhiste, doli nga burgu me amnisti me 1949 dhe vdiq ne vitin 1952.[19]



    Kur me 23 korrik 1908, Komiteti Xhonturk shpalli Kushtetuten, ose “Hyrijetin” (Lirine, sic u njoh ne Shqiperi), si I gjithe populli shqiptar, ashtu edhe tiranasit e priten me gezim kete ngjarje, me shprese se kushtetuta do t’u jepte te drejta kombetare te gjithe popujve te roberuar. Per te treguar gezimin e tij, populli tiranas u mblodh ne kuvend te “Rrapi I Tabakeve”, nje shesh plot me rrapa te medhjenj qe perdorej per kuvende popullore. Aty lidhi besen per te forcuar solidaritetin politik dhe shoqeror ndermjet banoreve, ne dobi te atdheut…[20]
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Mosha
    33
    Postime
    47
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Urime Indriti je vertete per tu pasur zili per keto tema qe sjell.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    A s'gjeten Tiranasit nje burr te ndershem tiranas e ta votojne per Kryetar Bashkie po shkojn e votojne nje kelish labi e kelish i mafies se Vlores sikurse eshte edvin pederi.. e jo vetem aq por po ja falin edvinit dhe tokat e Toptanasve qe ti bej ai grataciela per sorrollopin e partise punes qe ja zgerlaqen Rilindasin Ibrahim Dalliun burgjeve..

    pis milet..

    Te shitur per nje tollon gjize dje e sot per nje buzqeshje te edvin Nano klosave te Terbacit..
    Fryksa..e dallkauker..

  6. #6
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    233
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ..indriti respekte....ja te pakten dime historine e kryeqytetit!
    Ergo cogito, ergo sum!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    A s'gjeten Tiranasit nje burr te ndershem tiranas e ta votojne per Kryetar Bashkie po shkojn e votojne nje kelish labi e kelish i mafies se Vlores sikurse eshte edvin pederi.. e jo vetem aq por po ja falin edvinit dhe tokat e Toptanasve qe ti bej ai grataciela per sorrollopin e partise punes qe ja zgerlaqen Rilindasin Ibrahim Dalliun burgjeve..

    pis milet..

    Te shitur per nje tollon gjize dje e sot per nje buzqeshje te edvin Nano klosave te Terbacit..
    Fryksa..e dallkauker..
    ... Brar, ne rradhe te pare Tirana nuk eshte vetem qytet i Tiranasve, por i gjithe shqiptareve pasi eshte kryeqytet i Shqiperise dhe Tiranc 100% te paster gjen shume rralle, dhe ka nga te gjitha krahinat e Shqiperise, pasi Tirancit e kane per tradite qe nuk ja mbyllin deren mysafirit ...
    ... Persa i perket Ed Rames, ate e votuan si alternativen me te mire, pasi u velen me gjetjet qe i bente Berisha pa pike lidhje dhe kuptimi, duke filluar qe nga Kelmend 100% mafioz e i korruptuar deri ne rryl te fytit e deri tek Brojke bukuroshja qe nuk e donte me as partia vet, e duke vazhduar me Mustafaj e Ngjele cullufen ...
    ... Sa per klysha komunistash vetem Brojka ben perjashtim se te tjeret jane klysha e sterklysha komunistash e klysha sigurimsash ...
    ... Keshtu duke pare midis alternativave komuniste-sigurimse e kurvaro-pederaste vendosen per here te pare per Ed Rromen, pasi ishte surrat i ri, per here te dyte vendosen se kishte punuar pak per qytetin dhe se kishte perballe nje medioker si Ngjela ...
    ... Sa per fryksa Brar, s'besoj se kam njoft nei Tironc fryks deri sot, ai qe te ka lone ty pershtypjen e fryksit, t'u ka heq per Tironc, pasi shumica kshu hiqen, sidomos kto Tironcat e 10-vjeēarit te fundit qe e kane emrin Bordhi dhe e kane shpine te Oli Demi ...

    ... respekte Brar ...

  8. #8
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Skuadra e qytetit "SK Tirana"

    ... Nje pjese e rendesishme e qytetit te Tiranes eshte dhe skuadra e saj e futbollit "SK TIrana" ...
    Mė 16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, sė bashku me zotėrinjtė e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashėri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeēi formuan Shoqėrinė Sportive "Agimi". Parėsore nė kėtė shoqėri ishte loja e futbollit, ndaj, qė nė tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parė me "Juventusin" e Shkodrės. Nė vitin 1925 u zgjodh Kėshilli Drejtues i Shoqėrisė "Agimi", i pėrbėrė prej zotėrinjve A. Zajmi, S. Stėrmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatė kėtij viti u zhvillua edhe takimi i parė ndėrkombėtar me "Cernagorec" tė Cetinės. Me nismėn dhe kėmbėnguljen e zotėrinjve S. Stėrmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" nė vitin 1927 mori emrin Sportklub Tirana.
    Gjatė periudhės 1927-30, S.K. Tirana zhvilloi shumė ndeshje miqėsore brenda vendit. Sipari i kampionateve kombėtarė tė futbollit nė Shqipėri u ngrit mė 6 prill 1930. Nė fund tė kėtij kapionati bardheblutė u renditėn nė kryė tė klasifikimit duke u shpallur kėshtu kampionėt e parė shqiptarė. Tė njėjtin rezultat arriti S.K. Tirana nė 6 prej 7 kampionateve tė paraluftės sė Dytė Botėrore, duke dominuar bindshėm skenėn e futbollit shqiptar. Ai ishte i pari ekip shqiptar qė futi pėr herė tė parė nė drejtim rolin fiks tė trainerit, si dhe i pari ekip shqiptar qė tėrhoqi pranė tij njė trainer tė huaj, hungarezin Samo Singer mė 1934.
    Kampionatet e pasluftės, S.K. Tirana i filloi mirė, duke u renditur i dyti nė atė tė vitit 1945, pas humbjes nė finale prej Vllaznisė sė Shkodrės. Por shpejt ai do tė binte pre e regjimit komunist tė instaluar nė Shqipėri. Nė fillim tė marsit 1946, nė kinema "Nacional" tė Tiranės, direktivat nga lart do t'i ndėrronin emrin nga S.K. Tirana nė "17 Nėntori", pėr t'i mohuar atij traditėn. 10-vjeēari qė pasoi kaloi nė tė njėjtėn atmosferė mbytėse, qė u bė akoma mė e rėnduar me lindjen e dy tė privilegjuarave tė sistemit, nėn shembullin e simotrave tė tyre nė Bashkim Sovjetik e vendet e Europės Lindore: "Partizani" (skuadėr e Ministrisė sė Mbrojtjes) e "Dinamo" (skuadėr e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme). Dhjetėra lojtarė tė talentuar tė Tiranės u "rrėmbyen" nė vite prej kėtyre kuēedrave tė sportit shqiptar. Si pasojė e gjithė kėtyre, gjysma e parė e kėtij dhjetvjeēari (1947-57) u karakterizua nga luhatje tė mėdha nė ecurinė e Tiranės. Diametralisht e kundėrt qe paraqitja nė gjysmėn e dytė tė tij: njė paraqitje e denjė dhe e qėndrueshme, falė stabilizimit tė formacionit.
    Nė vitet 1958-64, Tirana vazhdoi tė pėrfaqėsohej denjėsisht e renditja nė kampionate luhatej rreth vendit tė tretė. Por kėto vite nuk ishin veēse preludi i asaj qė pėrgatitej: rikthimi i Tiranės nė lavdinė e paraluftės, nėn drejtimin e tė paharruarit Lym (Myslym) Alla. Nė kampionatin e 22-tė kombėtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet "agjėrimi". Kėtė sukses ajo e pėrsėrit edhe njė vit mė vonė, por gjeneralėve tė Partizanit e xhelatėve tė Dinamos kjo ju duk njė sfidė e hapur: Tirana u pėrjashtua nga kampionati i sezonit 1966-67 ndėrkohė qė kishte siguruar titullin tre javė para pėrfundimit, titull qė nuk mund t'i kalonte askujt tjetėr pėrveēse Dinamos. Megjithė kėto makinacione e padrejtėsi tė papara kundėr saj, Tirana arriti tė shpallej kapione edhe dy vite tė tjerė rresht, duke demostruar njė epėrsi tė plotė mbi tė gjithė kundershtarėt (1968 vetėm 2 humbje, 1969-70 vetėm 1 humbje).
    10-vjeēari 1971-80 u karakterizua nga luhatje tė mėdha nė ecurinė ė Tiranės, me renditje nė kampionat qė shkonin nga vendi i dytė nė atė tė trembėdhjetė e fitoren e dy Kupave tė Republikės. Ndėrrimi i menjėhershėm i njė brezi tė tėrė lojtarėsh mbylli kėshtu njė cikėl tė sukseshėm pėr Tiranėn. Por agjėrimi kėsaj radhe nuk do tė zgjaste shumė. Nė sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke pėrsėritur kėtė sukses edhe 3 herė tė tjera gjatė 10-vjeēarit 1981-90, krahas fitores sė 3 Kupave te Shqipėrisė. Gjatė kėtyrė viteve Tirana arriti suksese edhe nė Kupat e Europės, dhe lojtarėt e saj pėrbėnin bazėn e pėrfaqėsueses mė tė suksesshme qė Shqipėria ka patur.
    Nė vitet 1991-95 Tirana (qė nė gusht 1991 rimori emrin e saj tė vėrtetė), ashtu si e gjithė shoqėria e sporti shqiptar, pėrjetoi njė periudhė tranzicioni e luhatjesh, tė karakterizuar nga largimi i pothuajse tė gjithė lojtarėvė jashtė vendit. Por Tirana nuk duron tė jetė pėr shumė kohė larg vendeve tė nderit. Kėshtu mė 1995 ajo u rishpall kampion 5 javė para pėrfundimit tė kampionatit e arriti tė grumbullojė plot 12 pikė diferencė nga vendi i dytė. Por tanimė bėhet fjalė jo pėr histori, por pėr tė tashmen qė tė gjithė e njohim. Tirana vazhdon tė dominojė skenėn e futbollit shqiptare e t'u dhurojė emocione e gėzim tifozave tė saj tė pėrjetshėm, atyre qė ndjehen tironas e qė mendojnė se bardheblu nuk ėshtė thjesh njė pasion, por njė fe, nje besim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Mosha
    39
    Postime
    759
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Skutho, e nolt ajo 'bordhi' plako . E kom nigju edhe una kte barcaletin. Oli Demi, hahaha. Hallall plako se qeke dhe tifoz i tirones. Vetem ce do qe ate presidentin e kena b***zi. Hajt mo.

    Mos u merr me brarin (po nuk e pate replikimin me te per gallate sice kom una), se ai eshte i smur nga smundja e antikomunizmit, si ai demi kur shef ngjyren e kuqe. Se di brari se tironsat e puro jone injoronta komplet dhe hajn akoma buke e gjiz e qep.

    Si i lind ne tiron me ngeli pak qefi qe historia qytetit tim qeka kaq bajate, hamam ktu e ca banja atje. Ka lezet durrsi me histori antike, ka amfiteater dhe statuja te lashtesise, jo si ne, mburrena me pazar katunaresh. Hajt mo. Shyqyr qe kena tironen e re dhe bllokun.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Mosha
    33
    Postime
    47
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Manokell ti edhe brari boll na e perzite temen me politike e racizem, te pelqeu te shkruash dicka te hajrit shkruaje ste pelqeu mbathje jashte pa e perplasur deren.
    Na merzitet me keto kudo politike e racizem, shkoni diskutoni atje ku eshte tema per keto.

    Besoj se do me kuptosh Braro.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Po mire, ti kujton se ke ndonje gje te perbashket me Durresin e vjeter? Kush te tha ty qe je pasardhes i Durresit te lashte? Durresi eshte shkaterruar e plackitur me qindra here. Ndoshta ti je pikerisht bastardi i atyre qe e shkaterruan, prandaj mund te mos kesh asnjefare merite qe te quhesh krenar per lashtesine e qytetit.

  12. #12
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Historia e varrit tė Kapllan Pashės

    ... Toptanasit tė ardhurit nė Tiranėn e 1800-ės ...

    Eshtė ruajtur me kujdes dhe ėshtė shpallur "monument kulture". Ndodhet nė afėrsi tė Xhamisė sė Vjetėr, apo vendit ku sot ngrihet monumenti i "Partizanit tė panjohur". Varri i Kapllan Pashės, varr monumental, ėshtė njė ndėr objektet shekullore nė kryeqytet. Ai u ndėrtua pas vitit 1816, kur Toptanasi vdiq i helmuar.


    Historia

    Nė fillim tė viteve 1800, pra shekullin e fundit tė sundimit turk nė Shqipėri, Tirana kishte nisur tė zmadhohej. Tregtia u shtua e, si pasojė, u krijua njė shtresė e pasur tregtarėsh e pronarėsh qė kėrkonin tė kishin nė dorė pushtetin. Tiranasit mė tė fuqishėm thithėn vėmendjen e shumė bejlerėve nga qytete tė ndryshme tė vendit. Ahmed Pasha kishte katėr vajza. Pėr ato duheshin dhėndurė qė tė qenė dakord edhe tė mbronin interesat e qytetit. Shkuesia e parė u bė nga gjyshi i vajzave, Ibrahim Pashė Bushati, i cili e martoi mbesėn mė tė madhe me Sulejman Bej Peqinin. Paria nuk ishte dakord me kėtė martesė dhe sajoi njė reng pėr dhėndrin. Sulejman Bej Peqini vjen si kollovar nė shtėpinė e vjehrrit e, mbasi darkon, vendos tė kthehet nė dhomė ku e priste e shoqja, por 4 tiranas tė armatosur i dalin pėrpara dhe e kėrcėnojnė, duke bėrė qė dhėndri tė ikė menjėherė tė nesėrmen e duke hequr dorė kėshtu nga martesa. Gjyshi i vajzave, qė ishte edhe shkesi, u fye sė tepėrmi nga prishja e kėsaj martese dhe vendosi tė lajė me gjak turpin, ndaj bashkė me trimat iu drejtua Tiranės. Por, gjatė qėndrimit tė tij nė Laprakė, Bushatlliu, sipas shėnimeve tė asaj kohe, vdiq nga njė mizė kali qė i hyri nė vesh.


    Toptanasit

    Pėr vajzat duhej gjetur tashmė njė krushqi e fortė, e kjo pėr arsye edhe tė ēarjes me Bushatllinjtė. Nė kėtė kohė Toptanasit e Krujės jo vetėm qė ishin tė fortė, por kishin edhe armiqėsi me bejlerėt e Shkodrės. Kapllan Pasha kėrkoi qė 4 djemtė e tij tė martoheshin me 4 vajzat e Ahmed Pashės, ndėrsa, pėrsa i pėrkiste sundimit, ai premtoi se nuk do tė pėrzihej, madje pranoi si kusht tė jetonte nė Krujė e jo nė Tiranė. Krushqia e madhe u bė. Katėr djemtė e Kapllan Pashės erdhėn kollovarė nė Tiranė. Pak kohė pas dasmės erdhi nė Tiranė edhe Kapllani, babai i djemve. Nė njė marrėveshje me Ali Pashanė, Kapllan Pasha i premtoi qė Tiranėn ta fuste brenda territorit tė Ali Pashė Tepelenės. Pas ekzekutimit tė personave qė paraqisnin rrezik pėr tė, Kapllan Pasha mbeti sundues i Krujės dhe Tiranės. Qendra e nėnprefekturės sė Krujės u vendos nė Tiranė. Politikisht kryeqyteti u forcua sė tepėrmi, por drejtimi i Kapllan Pashės nuk vazhdoi gjatė. Mė 1816 ai vdes i helmuar prej njė njeriu tė Ibrahim Bej Kavajės. Edhe sot varri i Kapllan Pashės ruhet nga shteti pėr vlerat muzeore e historike tė tij.

  13. #13
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    32
    Postime
    2,167
    Faleminderit
    1
    14 falenderime nė 9 postime

    Pershendetje!

    Ju pershendes perzemersisht qe te gjitheve dhe ju uroj nje dite sa me te kendeshme.

    Vecanerisht dua te pershendes sukthine vogel e cili e ka zbukuruar temen me shkrimet qe ka sjelle.
    Injoranca nuk zhduket me top

  14. #14
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    32
    Postime
    2,167
    Faleminderit
    1
    14 falenderime nė 9 postime

    Historiku i Fakultetit te Shkencave Natyrore

    Fakulteti i Shkencave Natyrore eshte qendra kryesore per pregatitjen e specialisteve te larte ne matematike, ne fizike, ne kimi, ne biologji, ne informatike dhe ne farmaci si dhe nje nga institucionet me kryesore te vendit per pregatitjen e mesuesve per shkollat e mesme ne keto disiplina.

    Fakulteti eshte krijuar me themelimin e Universitetit te Tiranes me 1957 mbi bazen e degeve te matematike-fizikes dhe te biologji-kimise te Institutit te Larte Pedagogjik te Tiranes si dhe te disa katedrave dhe sektoreve te Institutit te Shkencave dhe te Institutit Politeknik.

    Fakulteti e filloi aktivitetin me pergatitjen e studenteve per kater diploma (4 deget: matematike, fizike, biologji-kimi, kimi industriale). Dy profile te reja u shtuan ne vitet '60 ; profili 5-vjecar ne fizike (1965) dhe profili 5-vjecar ne matematike (1966) dhe me pas profili 5-vjecar ne biologji (1984). Prane fakultetit kryejne aktivitetin e tyre edhe dy qendra studimore: Kopshti Botanik dhe Muzeu i Shkencave Natyrore si dhe tri Qendra Kualifikimi te Mesuesve: njera per mesuesit e matematikes, tjetra per mesuesit e fizikes dhe e treta per mesuesit e biologjise dhe kimise.

    Fakulteti i shkencave natyrore drejtohet nga: Dekani i Fakultetit i zgjedhur per tre vjet nga Keshilli i Fakultetit. Keshilli i Fakultetit i zgjedhur per tre vjet nga bashkesia e personelit dhe e studenteve.
    Injoranca nuk zhduket me top

  15. #15
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Mosha
    32
    Postime
    2,167
    Faleminderit
    1
    14 falenderime nė 9 postime

    Historiku i shkurter i Drejtorise Policise Qarkut Tirane

    Qeveria e Vlores e porsazgjedhur, me 4 Dhjetor 1912, ngarkoi me detyre Ministrine e Brendshme per organizimin dhe funksionimin e forcave te rendit. Keshtu brenda pak ditesh (dhjetor 1912) ajo krijoi nje Fuqi Civile, nje pjese te se ciles i ngarkoi detyra ne rolin e Policise, per ruajtjen e ligjshmerise dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndersa pjesen tjeter e angazhoi per krijimin e xhandarmerise.



    Ndersa afro pas nje muaji e gjysem te ekzistences se saj, Qeveria e Perkohshme e Vlores, me 13 Janar 1913, mori Vendimin per Krijimin e Forcave te Rendit (Policise dhe Xhandarmerise). Fill pas ketij Vendimi, ne territoret qe ishin nen kontrollin e kesaj qeverie filluan masat per organizimin e zyrave te policise dhe batalioneve te xhandarmerise.



    Me 3 Qershor 1913 u vu ne funksionim Rregullorja e Qeverise se Vlores mbi formimin e Milicise Shqiptare. Po ne kete kohe, u vendos per here te pare uniforma kombetare e xhandarmerise dhe policise. Ndersa, me 20 Dhjetor 1913, doli Dekreti i Qeverise se Vlores mbi Formimin e Xhandarmerise Shqiptare ne krahinat e jugut.

    Gjate Luftes se Pare Boterore, strukturat e policise dhe xhandarmerise kombetare u coptuan dhe u profiluan sipas modeleve te forcave pushtuese (austro-hungareze, franceze, italiane, etj).

    Ne Shtator 1919, qeveria e Durresit formoi Policine e Pergjithshme dhe Drejtorine e Pergjithshme te Qetesise Publike.

    Pas Kongresit te Lushnjes (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime te reja ne fushen e policise. Ne Tetor 1920 u miratua organika e re e Policise se Pergjithshme. Ne funksion te kompletimit organik te policise doli Rregullorja per kushtet kryesore per komisare, n/komisare e police. U krijuan per here te pare stacionet e policise dhe xhandarmerise. Nje moment te rendesishem ne Historine e Policise perben edhe hartimi i Rregullores mbi Detyrat e Policise, ne Shkurt 1921.



    Pas Revolucionit te Qershorit, qeveria e Nolit morri disa masa per organizimin e policise. Ne Gusht 1924 doli qarkorja “Per organizimin e konkursit te personelit te Policise”, ndersa ne Shtator te po atij viti, hyri ne fuqi Vendimi i Komisionit Qendror te Ministrise “Mbi organizimin e personelit te Policise”. Ne kete kohe krijohet per here te pare sherbimi i dedektiveve te policise.



    Periudha 1925-1938, karakterizohet nga zhvillimi bashkekohor i policise dhe xhandarmerise. Futen elemente moderne perendimore ne fushen e strukturave dhe legjislacionit te policise dhe xhandarmerise.



    Me ndihmen e misionit te eksperteve angleze ne Shqiperi, u krijuan per here te pare disa lloje policish si: Policia Bashkiake (1928), Policia Rurale (1929), Policia Kufitare (1930), Policia e Sigurimit Publik (1938), Roja Mbreterore e Kufirit (1939), Xhandarmeria Qytetese (me atributet e policise urbane) etj.



    Pas pushtimit te vendit nga Italia Fashiste, nje pjese te forcave te armatosura shqiptare te Mbretit Zog, pushtuesi i mobilizoi ne ushtrine e tij. Strukturat e regjimit te Zogut, ato te ruajtjes se rendit u shperndane, u prish policia dhe xhandarmeria dhe ne vend te ketyre u krijua karabinjeria, policia dhe milicia, sipas organizimit fashist.



    Policine e drejtonte Kuestori, ku si rregull ishte italian, ndersa N/Kuestori ishte shqiptar. Kuestura ka qene me ndertese ne rrugen e " Barrikadave ", aty ku ndodhet sot ndertesa e Prokurorise se Pergjitheshme.



    Karabinjeria kishte detyra te zbulimit me karakter politike, por merrej gjithashtu edhe me zbulimin e krimeve ordinere. Komanda e Karabinjerise e ka patur seline ne rrugen " Kongresi Permetit " ish godina e vjeter e Gjykates se Rrethit Tirane.



    Ne Korrik te vitit 1943 karabinjerise ju ndryshua ky emertim dhe ajo mori emri " Xhandarmeri Shqiptare ".



    Milicia Fashiste ne kete periudhe nuk kryente detyra te rendit por merrej me ndjekje dhe shtypjen e demostratave ose kryente operacione ndeshkimore kunder forcave partizane. Milicia Fashiste qendren ne Tirane e kishte tek ndertesa ku ndodhet Shkolla e "Kuqe".


    Ne Tirane ne muajin shtator 1944 u krijua nje strukture qe quhej "Batalioni disiplines " i perbere nga pjestare te forcave partizane te Brigades I, IV dhe te V-te. Keto kane qene embrionet e para te policise. Detyrat kryesore te tyre ishin ruajtja e rendit ne teritoret ku ishin te dislokuar, ruanin rendin dhe qetesine ne zonat e ēliruara ne fshatrat ne afersi te Tiranes, kontrollonin levizjet e dyshimta, si dhe ushtronte kontroll mbi perdorimin e pasurise se konfiskuar etj.


    Me urdher te Komandes se Pergjithshme te Ushtrise Nacionalēlirimtare, u organizuan forcat e mbrojtjes se popullit, te cilet do te merreshin edhe me sherbimin e sigurimit publik te qyteteve, te zyrave, depove me rendesi, sigurimi i burgjeve, ndjekja dhe arrestimi i krimineleve te luftes si dhe sigurimin e rendit dhe te qetesise.



    Organizimi dhe fuksionimi i policise popullore u be ne pershtatje me kerkesat qe shtronte periudha e organizimit dhe forcimit te shtetit. Policia organizohej dhe dislokohej simbas ndarjes administrative ne prefektura, nenprefektura dhe lokalitete.



    SipasVendimit Nr. 369 date 17.11.1944 te Kryesise Keshillit Pergjithshem Nacionalēlirimtar te Beratit, mbi ndarjen administrative, organet e pushtetit ne Qarkun e Tiranes kishin 7-te nenprefektura e konkretisht:

    · N/Prefektura e Qendres

    · N/Prefektura e Petreles

    · N/Prefektura e Qaf Molles

    · N/Prefektura e Valiasit

    · N/Prefektura e Krujes

    · N/Prefektura e Milotit

    · N/Prefektura e Burrelit

    Pas ēlirimit te vendit ne vartesi te Komiteteve Ekzekutive u krijuan seksionet e Puneve te Brendshme qe kryenin sherbime per ruajtjen e rendit dhe te qetesise ne qytet dhe qe me vone u emertua policia popullore. Ne muajin mars deri me 14 maj 1945 perfundoi organizimi i policise . Data 14 Maj 1945 eshte perkujtuar si data e krijimit te Policise Popullore.



    Me 30 shtator 1945 u be rregjistrimi i pergjithshem i popullsise ne te gjithe vendin. Sipas ketij rregjistrimi, popullsia e Tiranes ne ate kohe ishte 103 009 banore, nga te cilet 59 950 ne qytetin e Tiranes dhe 43 059 ne fshatra.



    Ne Qarkoren Nr. 203/151 date 6.08.1945 urdherohej qe Prefektura e Tiranes te ( mobilizonte ) rekrutonte per here te pare ne policine popullore 100 veta.

    Kandidatet duhet te plotesonin keto kushte :



    · Te ishin te moshes 25-26 vjeē

    · Me arsim fillor ( ose autodidakt )

    · Te zgjuar e me te kaluar te ndershme

    · Fizikisht te afte, etj.


    Nga viti 1945 - 1948 ne drejtim te policise se Tiranes kane qene:

    1.Drejtor i Policise se Qarkut Idriz Tahiri

    2.Shefi i Policise se Qarkut Mehmet Karafili

    3.Komandat i Batalonit Special Shim Kolli.

    Efektivi i policise te Qarkut te Tiranes ne vitin 1945 ishte 221 persona, ndersa ne vitin 1947 organika arriti ne 230 persona, nga te cilet 79 ishin oficer ndersa pjesa tjeter ishte trupe policie.

    Ne vitin 1946 u miratua uniforma e pare e rregullt e policise ishte me ngjyre kafe. Gradat per kuadrin e policise mbaheshin ne baze te funksionit qe kishte sejcili dhe viheshin ne spaleta dhe konkretisht :

    -Drejtori i Policise se Qarkut dhe Shefi midis spaletes kishte tre vija te kuqe.

    -Drejtori Policise Rrethit Qendres, kishte dy vija te kuqe.

    -Kuadrot e tjere te sektoreve te ndryshem shumica nuk kishin grada, por si shenje dalluese mbanin rripin e oficerit krahqafe.

    -Nenoficeri gradat i kishte simbas shkalles, me tre, dy dhe nje vije ne forme V-je.

    Me ligjin Nr.371 date 09.12.1946 policia si force e armatosur u inkludua ne fuqine mbrojtese te vendit. Me dekret te Presidiumit te Kuvendit Popullor date 6.11.1947 qe bene fjale " Mbi ndarjen e re administrative " Tirana u nda nga rrethi i Krujes dhe i Burrelit. Me dekretin e Presidiumit te Kuvendit Popullor me Nr.684 date 19.03.1949 mbeten 3 rrethe autonome, keshtu qe u krijua ne pershtatje me to Dega e Puneve te Brendshme Tiranes, Krujes dhe e Burrelit. Deget e Puneve te Brendshme te ketyre rretheve vareshin direkt nga Ministria e Puneve te Brendshme. Ndertesa e Deges se Puneve te Brendshme per Tiranen ka qene ne rrugen e Dibres tek " Selvija ".

    Ne vitin 1949 Shefi i Policise ishte ne te njejten kohe edhe Zv.kryetari i Deges Punve te Brendshme. Ish Seksionet e Puneve te Brendshme te Rajoneve te Tiranes, me organizimin e ri mbeten Rajone Policie. Kete vit kemi edhe nje strukture te re ne polici, sektori Operativ i Zhdukjes se Krimeve, Operativ si dhe Sektori i Hetuesise. Pra viti 1949 eshte viti i krijimit te Rajoneve te Policise ne qytetin e Tiranes.

    Per shkak te rritjes numerike te efektivit te tij, funksioneve dhe detyrave ne vitin 1956 filloi ndertimi i i Drejtorise se Puneve te Brendshme te Tiranes, ne rrugen " Sami Frasheri ", ku ndodhet aktualisht Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane.

    Disa nga kuadrot kryesore te policise se Tiranes per vitin 1949 - 1955 kane qene :

    ·Beqir Radhima Shef Policie Viti 1949 - 1951

    ·Riza Lubonja - " - Viti 1951 - 1960

    ·Fadil Cuci - " - Viti 1952 - 1953

    ·Qamil Mane - " - Viti 1953 - 1954

    ·Mane Servani Zv.Shef Policie Viti 1949 - 1950

    ·Janaq Lila - " - Viti 1950 - 1955

    ·Kasem Kaci - " - Viti 1952 - 1953

    ·Abedin Elmazi Shefi i Policise se Tiranes Viti 1966 - 1970

    ·Arqile Toska Shefi Policise Rajonit 1 --- " --- " ---

    ·Toli Xhaxho Shefi Policise Rajonit 2 --- " --- " ---

    ·Mexhit Subashi Shefi Policise Rajonit 3 --- " --- " ---

    ·Andon Bollovoda Shefi Policise Rajonit 4 --- " --- " ---

    ·Zoto Korvafaj Shefi Policise Rrethit Tiranes --- " --- " --

    Gjate viteve 1945-1990, kane ndodhur disa ndryshime ne fushen e organizimit dhe strukturimit te policise. Policia ka kontribuar ne mbrojtjen e rendit dhe qetesise publike dhe ne mbrojtjen e jetes se individit dhe pasurive, madje duke dhene dhe jeten ne krye te detyres. Ne nderojme vepren e te reneve ne detyre dhe njekohesisht respektojme djersen dhe sakrificat e veteraneve te policise qe gjenden sot midis nesh.

    Ne muajin maj te vitin 1991 policia ndahet nga Sigurimi i Shtetit. Policia deri ne kete vit varej nga Drejtori i Drejtorise se Puneve te Brendshme, i cili si rregull emrohej nga kuadrot drejtuese qe kishin punuar ne sigurimin e shtetit.Kuadri i fundit qe ka drejtuar Drejtorine e Puneve te Brendshme te Tiranes ka qene Zef Pjeter Loka (nga viti 1988 deri ne nentor te vitit 1990 .Po kete vit kemi edhe vendosjen e gradave ne polici.Pas ndarjes nga Sigurimi i Shtetit Drejtori i Pare i Policise se Qarkut te Tiranes ka qene Lahedin Bardhi.

    Duke filluar nga viti 1991, pas futjes se Shqiperise ne rrugen e proceseve demokratike, kane ndodhur disa ndryshime te rendesishme ne fushen e organizimit dhe ristrukturimit te Policise Shqiptare. Ne nje kohe te shkurter u bene ndryshime te shpejta te karakterit organizativ e ligjor te policise si dhe u be hapja e saj me komunitetin.

    Ne shtator te vitit 1993 Drejtoria e Policise se Tiranes, prishet si strukture dhe policia e Tiranes u organizua ne Komisariate Policie. Keshtu ne Tirane u ngriten 4 Komisariate Policie si dhe Dega e Ruajties dhe Sigurimit te Objekteve.Komisariatet e Policise pergjigjeshin njekohesisht edhe per masat ne drejtim te parandalimit te aksidenteve automobilistike.

    Kjo strukture jo vetem qe nuk dha rezultatet e deshiruara ne drejtim te ruajties se rendit e qetesise si dhe ne zbulimin dhe parandalimin e krimit,por demtoi punen ne drejtim te bashkepunimit dhe bashkeveprimit midis Komisariateve te Policise. Per kete ne tetor te vitit 1996 me vendim te qeverise u vendos ne organizimin e Drejtorise se Policise Tirane.Struktura dhe perberja organike e Drejtorise se Policise Tirane u miratua me Urdher te Ministrit te Brendshem me Nr.5 date 11.01.1997.Edhe kjo strukture ndryshoi dhe me Urdher Nr.8 date 16.01.1998 te Ministrit te Brendshem u be rioganizimi i Drejtorise se Policise se Tiranes.Nga ky vit e ne vazhdim ka patur ndryshime ne perberjen strukturore te Drejtorise, por nuk kane qene thelbesore.Jane bere ndryshme ne emertime zyrash ose ne rregullime postesh te rangut te ulet.

    Me miratimin e Ligjit nr.8553 date 25.11.1999 " Per Policine e Shtetit ",policia u shkeput nga strukturat e Forcave te Armatosura dhe u shendrua ne nje strukture te administrates publike,me status, mision dhe detyra institicionale krejt te ndryshme.Ne vitin 2003, u be shendrimi i gradave ushtarake ne grada policore.Aktualisht ne Drejtorine e Policise se qarkut Tirane,kane gradat e larta policore 12 punonjes policie,grada te mesme 393 punonjes policie dhe pjesa tjeter jane te rolit baze ( perjashto punonjesit civile ).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 24-05-2004 mė 16:46
    Injoranca nuk zhduket me top

  16. #16
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Tri hipotezat pėr prejardhjen e emrit tė Tiranės

    1- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.

    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.

    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.


    - Pėr herė tė parė emri i Tiranės nė formėn e sotme pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.
    Pėr herė tė parė regjistrimi i tokave u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra tė banuara me rreth 1000 shtėpi dhe 7300 banorė.
    - Nė shekullin XV njihen, siē pėrmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogėl.
    - Nė regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranės rezulton me 110 qendra tė banuara, 2900 shtėpi dhe 20, 000 banorė.
    Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furre dhe njė hamam.
    - Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe Rrugės sė Elbasanit, nė tė dy anėt e Lanės.
    - Nė vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorė.
    - Nė vitin 1769 treva e Tiranės eksportonte nė tregjet e Venedikut 2600 fuēi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.
    - Nė vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorė.
    Nė vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorė.
    - Nė fillim tė shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrėnjė ulliri, 400 mullinj vaji, ndėsa pazari i saj numėronte 700 dyqane.
    - Nė vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorė.
    - Nė vitin 1945 kishte 60.000 banorė. Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u pėrfundua mė 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtrit mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsine 35 metra. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
    - Kisha Ortodokse e Shėn Prokopit u ndėrtua nė vitin 1780.
    - Kisha Katolike e Shėn Mėrisė u ndėrtua nė vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef.
    - Ura e Tabakėve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugės sė Elbasanit), datojnė nė fillim tė shekullit XIX.
    - Tyrbja e Kapllan Pashės, (pranė monumentit “Ushtari i Panjohur”), ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
    - Bibloteka u themelua nė vitin 1922 dhe kishte 5000 vėllime.
    Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV, para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
    - Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
    - Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe pėrzunė nga Turqia.
    - Plani i parė rregullues i qytetit u hartua nė vitin 1923 nga Estref Frashėri.
    - Rruga e Durrėsit ėshtė hapur mė 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshė”. Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtėpi e kopshte.
    - Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Atje, mė 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinė.
    - Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt e njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
    - Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
    - Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skėnderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
    - Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-Pazarin e Vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov mė 1959.
    - Monumenti i Skėnderbeut, i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit, nė bashkėpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paēon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.
    - Monumenti “Nėnė Shqipėri”, 12 metra i lartė, u pėrurua nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit” mė 1971.
    - Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
    - Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
    - Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė pjesėn ballore tė tij titullohet “Shqipėria”.
    - Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u pėrurua mė 1988. “Piramida” u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
    - Nė vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt kryeqytetit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė mbi 700.000 banorė.
    - Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skėnderbej”, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Po atė vit, nė kėtė zonė filloi njė proces restaurimi i quajtur “Kthim nė Identitet”

  17. #17
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pellgu I TiranĖs

    Shqipėria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore tė saj ofron njė pasuri tė ndjeshme nė fushėn e historisė, administrimit, etnografisė e trashėgimisė kulturore. Tipologjia e pėrgjithshme e zhvillimit tė tyre ėshtė reale edhe pėr pellgun e Tiranės.

    Tirana u themelua si qytet mė 1614, por toka mbi tė cilėn u ndėrtua ka gjurmė mė tė hershme banimi.


    - Gjurmė tė lashta banimi nė pellgun e Tiranės -

    Stacion paliolitik nė verilindje rrėzė malit tė Dajtit. Shpella e Zezė ose ndryshe Shpella e Pėllumbasit vendbanim i hershėm qė dėshmon mbi gjurmėt e hershme tė banimit nė kėtė pellg.


    · Bazelikė paleokristiane nė afėrsi tė Pezės shekulli III (fshati Durak)

    · Bazelika e Tiranės shekulli IV ose Kisha e Kroit tė Shėngjinit.


    Kjo dėshmi i takon zonės perėndimore tė qendrės tė qytetit. Ajo paraqitet si njė ndėrtim me aks gjatėsor, me drejtim perėndim-lindje dhe pėrbėhet nga naosi (salla) nė perėndim. Ndėrsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janė tė vendosur nė anėn veriore.

    Me interes pėr tė gjykuar mbi zhvillimin e kėsaj treve, nė veēanti pėr kėtė qendėr banimi fshatare nė rrugėt qė lidh Dyrrahin me Skampėn, janė dy mozaikėt, ai i naosit dhe norteksit.

    Mendohet se godina ėshtė rrėnuar nė periudhėn e antikitetit tė vonė. Kemi tė bėjmė me njė ndėrtesė banimi tė shek. II-III tė erės sonė tė kthyer nė kishė gjatė shekullit tė IV-V, nė ndėrtesė kulti.

    Mbetje tė fortifikimeve ilire si ato tė Brarit, Dajtit, Ndroqit etj.

    · Fortifikime ose vendbanime tė fortifikuara nė pellgun e Tiranės ose nė prapatokėn e Durrėsit si ato tė Petrelės, Prezės, Dorėzit, Brarit, Vilės, Tujanit etj.


    KALAJA E PETRELĖS

    Kalaja e Petrelės nga zbulimet e bėra, ėshtė kala mesjetare e ndėrtuar nė kohėn e sundimit tė Perandorit Bizantin Justianit tė I, nė shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe njė prej kalave tė ngritura prej tij nė sistemin mbrojtės sė Perandorisė. Ėshtė kala e ngritur mbi njė terren me shpate mjaft tė pjerrėta, madje nga ana jugore dhe juglindore tė thepisura, tė cilat e kanė bėrė kalanė shumė tė mbrojtur. Ajo u ngrit nė momentin kur Kalaja e Vilės, kala antike, e cila ndodhet pėrballė Kalasė sė Petrelės, e humbi rėndėsinė e saj. Ajo u ngrit kryesisht pėr qėllime ushtarake. Kalaja e Petrelės kontrollonte rrugėn Egnatia, dega Durrės-Tiranė-Elbasan, e cila pėr kohėn kishte rėndėsi tė veēantė.
    Nė fillim tė shek. XIV-tė ishte nėn sundimin e Topiajve, nė atė kohė zotėrues midis Matit e Shkumbinit, nė njė faqe tė murit ruhet dhe emblema e parė e Topiajve.


    KALAJA E PREZĖS

    Barleti pėrmend Prezėn si qyteza e Parthinėve. Fakti qė e pėrmend Barleti tregon se ajo duhet tė jetė ndėrtuar para rrethimeve tė Krujės dhe ndėrtimi i saj duhet tė jetė nė fillim tė shek. XV nga Topiasit tė cilėt ishin zotėruesit e kėsaj zone.

    Me sa kuptohet, braktiset nė kohėn e Gjon Kastriotit dhe vetė i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bėnė disa riparime, ndėrmjet tė tjerave u ndėrtua edhe njė xhami.

    · Varreza tė vogla ose tė mėdha pėrgjatė fragmenteve tė rrugės Egnatia qė prek pellgun e Tiranės.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ... Foto E BazelikĖs ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #19
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ... Foto e Kalasė sė Petrelės ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #20
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,055
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ... Foto e Kalasė sė Prezės ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 1 prej 5 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 07:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Historiku i burgut te Tiranes
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:15

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •