INFORMALITETI EKONOMIK NE SHQIPERI



Nga Feti ZENELI

Po te besh nje bilanc te parave dhe pasurive te tjera qe kane fituar ne rruge te ndryshme shqiptaret gjate viteve te tranzicionit, treguesit e varferise te duken ireale. Ndersa po te besh nje bilanc te parave dhe pasurive qe disponojne aktualisht qytetaret shqiptare, rezulton se ne jemi populli me i varfer i kontinentit dhe nje nder popujt me te varfer te botes. Te njejtin konkluzion kane nxjerre, keto vitet e fundit, edhe organizmat nderkombetare qe monitorojne zhvillimet demokratike ne vendin tone, duke e renditur Shqiperine ne grupin e vendeve me varferi ekstreme.

Ne keto kushte natyrshem lind pyetja: Kush e prodhoi gjithe kete varferi nderkohe qe parate dhe pasurite e fituara nga shqiptaret, resurset natyrore, pozita gjeografike, vitaliteti njerezor, etj., tregojne te kunderten?

Retorika e njohur, "me mire te dish apo te kesh", duket se eshte nje pergjigje e gjetur per pyetjen ne fjale. Pra, shqiptaret jane te varfer sepse nuk kane ditur te gjejne ate qeverisje qe u garanton se si t'mos i humbin apo si t'i investojne me efektivitet parate e fituara me mund e perpjekje ne vitet e tranzicionit. Firmat piramidale, ndertimet pa leje apo investimet e tjera te gabuara ne keto 12-13 vitet e fundit kane gllaberuar e groposur miliarde dollare nga parate dhe pasurite e tjera te shqiptareve te fituara ne vitet e tranzicionit. Ne nje nga seancat parlamentare te vitit '98, nje deputet i njohur ka thene se ne ngjarjet e `97-es shqiptaret humben rreth 4 miliarde dollare. Sipas llogarive te ketij deputeti, pervec parave te humbura nga rrezimi i skemave piramidale, ne shumen e mesiperme te humbjeve perfshiheshin edhe humbjet e pasurive te tjera te shkaktuara nga djegiet, shkaterrimet dhe vjedhjet e ndryshme. Po rreth nje shifre te tille duhet te vertiten edhe humbjet nga prishjet e ndertimeve pa leje qe jane bere dhe pritet te behen ne te ardhmen. Pra, sipas ketyre llogarive i bie qe vetem ne 5-6 vitet e fundit shqiptaret te kene humbur rreth 7-8 miliarde dollare. Besoj se nuk duhen shume njohuri profesionale per te llogaritur nivelin e zhvillimit ekonomik te vendit nese do te ishin investuar me efektivitet te pakten 50% e ketyre fondeve financiare. Por qeverite e ndryshme te viteve te tranzicionit nuk u ngriten dot asnjehere ne nivelin e kerkesave dhe potencialeve qe kishin qytetaret shqiptare per te investuar, duke mos u paraprire atyre me politika zhvillimi dhe sisteme sigurie. Gjate kesaj periudhe pasiguria u shtri nga jeta materiale ne ate shoqerore, duke bere qe qytetaret shqiptare te kalojne nga nje ekstrem ne tjeterin; pra, nga iniciativa e tepruar per te investuar publikisht, ne "kursimin shtepiak" te parase. Kesisoj pasiguria arriti te preke edhe sistemin bankar. Ngjarjet e mars-prillit te vitit te kaluar, ku shume depozitues u sulen ne nje moment paniku per te terhequr kursimet e tyre monetare ne Banken e Kursimeve dhe Banken Kombetare Trgtare, treguan se ndjenja e pasigurise po behet gjithnje e me e pakontrollueshme, qofte ne aspektin personal ashtu dhe ne ate institucional. Ne ekonomite reale te tregut, pagat, pensionet dhe te gjithe te ardhurat e tjera te qytetareve nuk shperndahen me bordero sic ndodh ende ne Shqiperi, por xhirohen ne llogarine personale qe ka cdokush ne banke. Kesisoj individet terheqin nepermjet kartave te kreditit aq para sa u duhen per te perballuar nje numer te reduktuar pagesash, pasi ne pergjithesi ne keto vende numri me i madh i pagesave kryehet nepermjet llogarive bankare. Tek ne ndodh ndryshe, pasi mungon sistemi i automatizuar i pagesave nepermjet llogarive bankare. Qytetaret shqiptare vazhdojne te paguhen dhe te paguajne jashte sistemit bankar, duke mbajtur keshtu jashte qarkullimit ekonomik miliona leke. Pagat, pensionet dhe te ardhurat e tjera ata vazhdojne t'i marrin ende me bordero si ne kohen e ekonomise se centralizuar, nderkohe qe edhe pagesat e energjise, telefonise apo dhe blerje te ndryshme i kryejne ne cash, duke u vendosur ne radhe per nje. Kjo ben qe rreth 70 per qind te kursimeve te qytetareve shqiptare te qendrojne jashte dhe larg sporteleve bankare. Keto para, duke qene te paperfshira ne qarkullimin ekonomik legal, ushqejne me kapitale tregun informal. Shuma e parave jashte bankave ne Shqiperi sa vjen e rritet, duke shtuar ne kete menyre mundesine e pastrimit te parave me burime financiare te dyshimta te grupeve mafioze nepermjet investimeve te shumta ne ndertim, tregtine me shumice, dyqanet e modes, etj.

Si rezultat i keqqeverisjes dhe koncepteve korruptive te drejtimit, zgjerimi i tregut informal ne Shqiperi vazhdon te mos njohe kufij, duke ngushtuar keshtu ne te njejten mase hapesirat e ekonomise reale te tregut. Ne programin e kabinetit te tij aktual kryeministri Fatos Nano shpalli si objektiv paresor te qeverisjes "nje pakete te integruar masash qe synojne formalizimin e ekonomise shqiptare, nxitjen e zhvillimit te saj dhe disiplinimin sipas standardeve evropiane". Ne kete "pakete te integruar masash" perfshihej dhe "ulja e studiuar dhe e argumentuar e barres fiskale e kombinuar me zgjerimin e bazes se tatimpaguesve", gje e cila u harrua te perfshihej ne hartimin e buxhetit 2003, sic nuk u perfshi ne kete dokument baze te qeverisjes edhe "formalizimi apo formatizimi i ekonomise informale". Sistemi bankar, keto kohet e fundit, ka filluar te levize per mire, dhe nuk po vazhdon t'i mbaj iso qeverise si me pare. Normalisht, kanalizimi i ketij fluksi te ardhurash ne sistemin bankar vec formalizimit dhe formatizimit te nje ekonomie tregu, do te thote me shume te ardhura ne buxhet, te cilat ne nje gjuhe me te thjeshte per publikun e gjere perkthehet ne me shume energji, rruge, vende te reja pune, shkolla, spitale, ulje cmimesh ne treg, etj. Terheqja e parave ne kanalet bankare ne vendet me tranzicion te veshtire sikunder eshte dhe Shqiperia nuk varet vetem nga deshira e mire apo edhe infrastruktura e zhvilluar bankare, por diktohet ne nje mase te konsiderueshme edhe nga politikat qeverisese ne pergjithesi. Shembulli i vendeve te tjera te Evropes Qendrore dhe Lindore ku huate dhe depozitat bankare perfaqesojne 30 e 40 per qind te PBB-se, nderkohe qe ne Shqiperi keta tregues arrijne perkatesisht 4,7 dhe 46,5 per qind eshte deshmia me e qarte e ndryshimit te qeverisjeve midis ketyre vendeve. Ne vendet me ekonomi reale tregu, kursimi i realizuar nepermjet bankave dhe institucioneve te tjera financiare perdoret po prej tyre per tekredituar ekonomine, biznesin, qytetaret apo dhe qeverine. Ky lloj kursimi ka me te vertete pamjen e nje investimi real.

Pare ne kete kendveshtrim treguesit ekonomiko-financiare te viteve te shkuara me realizimet dhe mosrealizimet e tyre ofrojne nje tablo aspak optimiste per te ardhmen. Dhori Kule, Dekan i Fakultetit te Ekonomise Tirane mendon se ne kushte te tilla qeverisese, ekonomia shqiptare edhe per mjaft kohe do te vazhdoje te shfaqe po ato lloj shqetesimesh qe ka shfaqur ne vitet e shkuara. Sot jemi perballe nje situate te tille, thote Kule, qe treguesit sintentike makroekonomike mund t'i konsiderojme te mire, por qe nuk perbejne realitetin e ekonomise reale ne vend. Kesisoj niveli i punesimit, niveli i te ardhurave per fryme dhe tregues te tjere mikroekonomike ne nje nivel teper shqetesues gjenerojne vazhdimisht elemente te varferise ne realitetin shqiptare. Te njejtin opinion me Kulen ndan edhe Altin Ylli, sekretar i Shoqates se Investitoreve dhe Industrialisteve te Shqiperise kur thote se iniciatiat e ndermarra nga qeveria per rritjen e te ardhurave te buxhetit te shtetit per vitin 2003, kryesisht dhe vetem nga rritja e taksave te reja, pasqyron tendencen per te gjetur zgjidhje te lehta dhe qe nuk gjenerojne zhvillimin e ekonomise ne perspektive. Renia ritmike e rritjes ekonomike behet edhe me problematike po te kemi parasysh se per te arritur nivelin aktual te ekonomise se vendeve te tjera ish-komuniste te Evropes Lindore, Shqiperia e ka te domosdoshme qe per 15-20 vitet e ardhshme te kete nje ritem rritje ekonomike nga 13-15% ne vit. Ne vitin '95 Shqiperia u rendit prej organizmave financiare nderkombetare ne vend te pare per sa i perkiste rritjes ekonomike, krahasuar me vendet e tjera ish-komuniste te Lindjes, sepse kete tregues i kishte ne kufijte 13,3%. Ashtu sikunder nenvizojne ne raporte e tyre edhe organizmat e ndryshme nderkombetare qe monitorojne zhvillimet ekonomiko-shoqerore ne vendin tone; "devijimi nga reformat ekonomike", "shkalla e larte e krimit te organizuar", "thellimi i varferise", etj., jane shpalluar si pengesat kryesore qe pengojne ecurine e procesve demokratike dhe hapjen e negociatave per marreveshjen e asociim-stabilizimit te Shqiperise me Bashkimin Evropian. Ne nje vend ku energjia elektrike mungon per 12 ore ne dite, ku 70% e njerezve jane te varfer; ku krimi, korrupsioni dhe kontrabanda bejne ligjin, ku ekonomia ben cdo dite firo, ku nuk shkel kemba e asnje investitori te huaj, ku dy te tretat e transaksioneve monetare kryehen jashte kanaleve bankare, ku papunesia eshte ne rreth 40%, etj., optimizmi per te ardhmen eshte minimal. Edhe qytetari me i zakonshem e kupton se politikat e deritanishme ekonomike nuk mund te prodhojne asnje zhvillim te ri, perkundrazi kane per te thelluar me tej krizen e pergjithshme qe po kalon Shqiperia keto vitet e fundit. Ndaj e vetmja rrugezgjidhje per daljen nga situata eshte ndryshimi i ketyre politikave, duke u pekujdesur per ato elemente qe vertet ekonomine e kthejne ne nje realitet te suportueshem, ne te cilin shqiptaret te punojne dhe jetojne sipas standardeve bashkekohore per nje vend evropian.