Onufri njihet si piktori me i rendesishem i ikonave ne Shqiperi. Lindi ne shekullin e 16 (pas vdekjes se Gjergj Kastriotit). Duke qene se Shqiperia ne ate kohe ishte nen pushtimin turk (ishte periudha kur turqit po kthenin nje pjese te shqiptareve ne fene myslimane) vizatimi dhe pikturat e ikonave krishtere ishin nje pjese rresistences kundrejt ngjarjeve te kohes. Mendohet te kete lindur ne 12 Qershor (jo e sigurt) duke pasur parasysh se kjo ka qene dita e lindjes e Shenjtorit Onuphrius.
Onufri u zbulua ne fillim te shekullit te 20 nga Viktoria Pusanova, shkenctare Ruse e cila ishte arratisur nga revolucioni Rus ne Rusi per te jetuar ne Shqiperi.
Mbi jeten e Onufrit, egzistojne shume pak materiale. Pikturoi ne Berat deri ne vitin 1547 dhe ne kete vit ka punime te tij te punuara ne Kostur, ndersa ne 1555 punoi ne nje fshat prane Elbasanit. Ne kete periudhe punimet e tij kishin si nenshkrim "protopapa".
Onufri themeloi shkollen e tij te piktures te cilen me pas e trasheguan dhe zhvilluan i biri i tij Nikolla, Onufri Kiprioti dhe Konstandin Shpataraku.
Ne periudhen kur jetoi Onufri, pikturat e shenjta bizantine ndiqnin akoma rregullat strikte te pikturave paleologe te rrilindjes. Ndersa ai pikturoi, piktura biblike duke u mbeshtetur ne stilin bizantin por njekohesisht duke e liruar krijimtarine e tij nga rregullat strikte te kohes. Pikturoi pamje nga Shqiperia, qytete shqiptare, folklorin shqiptar, fshatare dhe vecanerisht luftetare. Nje shembull mjaft i mire ne kete rast eshte piktura e Shen Gjergjit, i cili pasqyrohet si nje luftetar perkrah Skenderbeut ne luften kunder turqve.
Me stilin e tij realist ai i afrohet stilit te Rrilindjes Europiane. Ishte mjeshter i portreteve, duke kapur boten e brendeshme te modeleve te tij ne piktura. Nuk ndiqte rregullat e perspektives negative, sipas te ciles objektet te cilat jane larg duken me te medha. Ne punimet artistike te Onufrit gjejme fillimet e peisazhit ne pikture.
Nje nga karakteristikat me te njohura te krijimeve te Onufrit eshte e ashtuquajtura "e kuqja Onufriane". Kjo ishte nje ngjyre e ndritshme, dominuese gjithashtu edhe ne kostumet mesjetare shqiptare. Sot arti i prodhimit te te kuqes Onufriane ka humbur. Sekretin e perdorimit te kesaj ngjyre Onufri e mori me vete ne boten misterioze qe ai dikur kish pikturuar.
Disa nga punimet e tij:
![]()
Krijoni Kontakt