Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime

    Mbi Onufrin dhe Krijimet e Tij

    Onufri njihet si piktori me i rendesishem i ikonave ne Shqiperi. Lindi ne shekullin e 16 (pas vdekjes se Gjergj Kastriotit). Duke qene se Shqiperia ne ate kohe ishte nen pushtimin turk (ishte periudha kur turqit po kthenin nje pjese te shqiptareve ne fene myslimane) vizatimi dhe pikturat e ikonave krishtere ishin nje pjese rresistences kundrejt ngjarjeve te kohes. Mendohet te kete lindur ne 12 Qershor (jo e sigurt) duke pasur parasysh se kjo ka qene dita e lindjes e Shenjtorit Onuphrius.

    Onufri u zbulua ne fillim te shekullit te 20 nga Viktoria Pusanova, shkenctare Ruse e cila ishte arratisur nga revolucioni Rus ne Rusi per te jetuar ne Shqiperi.

    Mbi jeten e Onufrit, egzistojne shume pak materiale. Pikturoi ne Berat deri ne vitin 1547 dhe ne kete vit ka punime te tij te punuara ne Kostur, ndersa ne 1555 punoi ne nje fshat prane Elbasanit. Ne kete periudhe punimet e tij kishin si nenshkrim "protopapa".

    Onufri themeloi shkollen e tij te piktures te cilen me pas e trasheguan dhe zhvilluan i biri i tij Nikolla, Onufri Kiprioti dhe Konstandin Shpataraku.

    Ne periudhen kur jetoi Onufri, pikturat e shenjta bizantine ndiqnin akoma rregullat strikte te pikturave paleologe te rrilindjes. Ndersa ai pikturoi, piktura biblike duke u mbeshtetur ne stilin bizantin por njekohesisht duke e liruar krijimtarine e tij nga rregullat strikte te kohes. Pikturoi pamje nga Shqiperia, qytete shqiptare, folklorin shqiptar, fshatare dhe vecanerisht luftetare. Nje shembull mjaft i mire ne kete rast eshte piktura e Shen Gjergjit, i cili pasqyrohet si nje luftetar perkrah Skenderbeut ne luften kunder turqve.

    Me stilin e tij realist ai i afrohet stilit te Rrilindjes Europiane. Ishte mjeshter i portreteve, duke kapur boten e brendeshme te modeleve te tij ne piktura. Nuk ndiqte rregullat e perspektives negative, sipas te ciles objektet te cilat jane larg duken me te medha. Ne punimet artistike te Onufrit gjejme fillimet e peisazhit ne pikture.

    Nje nga karakteristikat me te njohura te krijimeve te Onufrit eshte e ashtuquajtura "e kuqja Onufriane". Kjo ishte nje ngjyre e ndritshme, dominuese gjithashtu edhe ne kostumet mesjetare shqiptare. Sot arti i prodhimit te te kuqes Onufriane ka humbur. Sekretin e perdorimit te kesaj ngjyre Onufri e mori me vete ne boten misterioze qe ai dikur kish pikturuar.


    Disa nga punimet e tij:


  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime
    Ikona te ekspozuara ne Muzeun e Artit dhe Kultures, Berat!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    14 falenderime nė 10 postime
    Njė tjetėr
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ikonat e Onufrit dhe te piktoreve te tjere mesjetare, prone e muzeve te ndryshme shqiptare ishin te ekspozuara gjate nentorit ne Vicenza te Italise. Nje mrekulli e vertete.

    Nqs deshironi te shikoni disa nga ikonat e ekspozuara ne Vicenza, klikoni: Gallery-Albanova
    Po paraqes nje ikone te Onufrit e titulluar

    Pagezimi i Krishtit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    907
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    DISA TE DHANA MBI JETEN E PIKTOR ONUFRIT DHE NIKOLLES



    Nė vere tė vitit 1951 nji ekspeditė shkencore e ish-Institutit tė Shkencave zbuloi per herė tė pare nė kishėn e shen Kollit tė katundit Shelcan (Shpat i Elbasanit) nji mbishkrim, i cili na dha per herė te pare emnin e piktorit tonė te madh, Onufrit. Ja teksti i mbish-krimit: «Kur tė ngresh duert e tu ke Perendia o meshtar i Perėndise, me pėrmend edhe mue mėkatarin e tė paditunin piktor Onufrin». Ky mbģshkrim gjindet mbi faqen e murit verior tė kishės brėnda nė kunge, pranė thisiasterit, i pikturuem me gėrma bizantine tė medha e tė zeza. Gjatė punės se saj ekspedita zbuloi edhe dy mbishkrime te tjera t'Onufrit nė Kishėn E Shėn E Premtes nė katundin Valesh (Shpat i Elbasanit), njani nga tė cilėt ka po atė tekst qė pamė ma sipėr por me kėte shtojcė: «...me pėrmend dhe mue mekatar Onufrin, prift, piktor dhe potopapė tė Neokastres; kurse mbishkrimi tjetėr nė kėte kishė mban datėn e pikturimit 1554.

    Nė vere tė vitit 1956 ekspedita e ish Institutit tė Shkencave zbu_loi, nė nji kishė tė vogėl tė Beratit (Kisha e shėn Todhrit nė Kala) edhe 6 freska tė tjera t'Onufrit, me gjithė qė keto punė nuk pėrmbajnė ndonji mbishkrim t'autorit. Po nė kėte kohė ekspedita zbuloi nė Berat (ne Kishėn shumė te moēme tė shėn Merisė Vllaherna), nji mbishkrim qė na ban tė njoftun piktor N'ikollen si bir t'Onufrit me kėto fjalė: dhe piktori (asht) Nikolla birģ i Onufrit, vjeti 1578». Me kėte rast piktor Nikolli per tė parėn herė identifikohet si bir i Onufrit.

    Gjatė qershorit tė kėtij viti ekspedita e Institutit tė historisė dhe filologjise pranė Universitetit Shtetnor tė Tiranės, zbuloi ne Kishėn e shėn Kollit ne katundin Kurjan (Fier) nji mbishkrim qė vėrteton se Nikolli i biri i Onufrit ka pikturue edhe nė kėtė kishė bashkė me nji piktor, ma tė pare nga ky, me emnin Joan, pa te dhana mbi prejardhjen e kėtij. Burime qė tė na flasin mbi kėta piktorė deri me sot janė vetėm mbishkrimet e tyne tė dhana ma sipėr dhe freskat e tyne.

    Nga kėta mbishkrime nuk del nė mėnyrė te drejtė per drejtė prejardhja e Onufrit, por vetėm se ai ka pasė qenė prift i nartuem me femijė dhe i graduem protopapė, (kryeprift) i Neokastres (Elbasanit) Po t'ishte prej ndonji vendi ma tė ndėgjuem se Neokastra ai dukesh ta theksonte kėtė gja ne mbishkrim por duhet te jetė nga Elbasani ose prej ndonji vendi ma tė vogėl afėr kėtij.

    Mbishkrimi i Nikollės nuk na jep asnji spjegim mbi Onufrin, t’a_nė e piktorit, ndofta sepse Onufri si piktor n’ate kohe, ka pase qenė i njoftun, prandaj Nikolla me frazėn e shkurtėn «bir i Onufrit» - jep te kuptonet se bir i kujt prindi asht.

    Gjithashtu mbi vjetin e lindjes dhe te vdekjes sė Onufrit dhe te birit tė tij Nikollės nuk mund te flitet me saktesģ. Prej Unufrit kemi vetem vjetin e pikturimit te Kishės se shėn E Premtes nė Valėsh, 1554, dhe prej Nikollės vitin e pikturimit tė Kishės se shėn Mėrisė Vllaherna ne Berat, 1578. Prej kėtyre vjeteve del se piktorėt, atė e bir, Unufri me NIkollėn, Kanė jetue e kane punue nė shek. XVI-te.

    marre nga libri: Piktoret Mesjetare Shqiptare (1961)


    Me poshte nje pikture e Onufer Qipriotit, (mqs e ke permendur Fiori) e titulluar:

    Fjeta e Shėn Marisė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Krijimet e mia
    By hazir in forum Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 15:52
  2. Krijimet e Riselas
    By risela in forum Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 09:50
  3. Krijimet e mija
    By invisible girl in forum Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 20:57
  4. Krijimet letrare nė forumin shqiptar
    By AsgjėSikurDielli in forum Portali i forumit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-10-2003, 11:27

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •