Parathënie
Është tëpër e guximshme të flasësh për Theosis pa e shijuar vetë më parë atë. Por ne kemi marrë guximin të bëjmë diçka që është përtëj fuqisë sonë duke patur besim në mëshirën e Shpëtimtarit dhe Zotit tonë të madh Jisu Krisht.
E bëmë një gjë të tillë që të mos fshehim nga vëllezërit tanë të krishtërë qëllimin e vetëm dhe më të lartë të jetës sonë: atë qëllim për të cilin ne u krijuam.
E bëmë një gjë të tillë gjithashtu për të bërë të qartë se e vetmia formë e vërtëtë Orthodhokse e udhëzimit baritor është ai që ka për qëllim të na drejtojë drejt Theosis, dhe nuk është si në Krishtërimin Perëndimor, që ka si qëllim vetëm një perfeksionim moral të njëriut që nuk varet nga Hiri i Perëndisë.
E bëmë një gjë të tillë që të gjithë të dëshirojnë atë që është më e mira dhe të mundohen ta arrijnë më të lartën. Kjo është e vetmia gjë që mund të shuajë etjen e thellë të psiqisë (shpirtit) të njeriut për Absolutin, Perendinë Triun.
E bëmë një gjë të tillë të përmbytur nga mirënjohja që kemi ndaj Bërësit dhe Krijuesit për këtë dhuratë që na dha, Theosis me anë të Hirit.
E bëmë një gjë të tillë që të gjithë të kuptojmë vendin e pazëvendesueshëm të Kishës sonë të Shenjtë që shërben si një komunitet i Theosis mbi tokë.
E bëmë një gje të tille që madhështia dhe e vërteta e Fesë sonë Orthodhokse të shfaqët si e vetmia fe që u mëson dhe u jep Theosis pjesëtarëve të saj.
E bëmë një gje të tille që psiqitë (shpirtat) tanë të ngushëllohen, sepse pavarësisht nga shkalla e helmimit dhe errësimit nga mekati, ata mezi presin dritën e fytyrës së Krishtit.
Zot i plotmëshirshëm, në dashurinë tënde që nuk njeh kufij, të lutemi të na bësh të denjë që të hyjmë në shtegun e Theosis përpara se të largohemi nga kjo botë e përkohshme.
Zot i plotmëshirshëm, udhëhiqi vëllezerit tanë Orthodhokse që nuk gëzojnë sepse nuk janë në dijeni të faktit të madhërishëm që janë "thirrur të jene zotër".
Zot i plotmëshirshëm, gjithashtu udhëhiq hapat e të krishtëreve heterodhoksë që të vihen në dijeni të së Vërtetës tënde, në mënyrë që të mos ngelen jashtë Shtëpisë së Nuses tënde, pa provuar Hirin e Theosis.
Zot i plotmëshirshëm, ki mëshirë për ne dhe për botën tënde! Amen
Aboti i Manastirit të Shenjtë të Shen Grigorit
në Malin e Shenjtë Athos
Arkmandriti Gjergj
Mars 1997
- Theosis, qëllimi i vërtetë i jetës njerëzore
- Mishërimi i Zotit: Shkaku i Theosis të Njeriut
- Kontributi i Hyjëlindëses(Theotokos) për Theosin e Njeriut
- Kisha: Vendi i Theosis të Njeriut
- Theosis bëhet i mundur me anë të energjive të pakrijuara të Perëndisë
- Kualifikimet për Theosis
- Përjetimet e Theosis
- Dështimi i shumë njerëzve për të arritur Theosis
- Konsekuencat e udhëzimit për Theosis
- Konsekuencat e udhëzimit që nuk të shpie në Theosis
- Legjenda e termave
Shënim: teksti në vazhdim është i bazuar mbi ligjërimet që unë kam mbajtur në kohë të ndryshme në qytete të ndryshme të Greqisë me kërkesë të Mitropolitëve të Fortnderuar.
Stili i kësaj vepre është varur tek fakti se është bazuar mbi përmbledhje të inçizuara të këtyre fjalimeve. Duhet të zë gjithashtu në gojë, se e trajtova këtë subjekt kur më duhej të flisja diku për herë të parë, sepse unë e konsideroj këtë çështje si më të rendesishmen e jetës shpirtërore.
Krijoni Kontakt