Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Figurat Stilistike

    1. Figurat e kuptimit : krahasimi,personifikimi,antiteza,kontrasti,hiperbo la,litoda,grotesku,simboli,paralelizmi figurativ.

    2. Figurat e shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe te intonacionit) : pyetja retorike,pasthirrma,apastrofa,reticenca (heshtja), pretericioni(tejkalimi),perseritja,epanastrofeja,e panalepsa,epifora,anafora,aliteracioni,paronomazia ,onomatopeja,asonanca (zanoresia), kansonanca (bashketingelloresia),pauza (nderprerja).

    3. Figurat e fjaleve dhe te shprehjeve : metafora,katakreza,metonimia,sinekdoka,ironia,sark azmi,asteimi,paradoksi,oksimoroni,perifraza,epitet i,alegoria,eufemizmi,antonomazia.

    4. Figurat e fjalorit poetik (te leksikut) : sinonimet,antonimet,homonimet,arkaizmat,neologjizm at,dialektizmat (krahinorizmat),barbarizmat (huazimet)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #2
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Figurat e kuptimit

    Krahasimi

    Krahasimi eshte venia balle per balle e dy dukurive,dy sendeve a dy frymoreve te ngjashem nga ana e jashtme,perte ndricuar me mire njerin prej tyre,per a bere me te gjalle e me te pasur mendimin.

    Krahasimi eshte perqasje ose perafrim midis dy imazheve qe arrihet duke bashkuar fjalet perkatese me ndihmen e lidhezave.Eshte nje nga figurat me te thjeshta,sepse mjafton te vihen perballe fjalet qe shenojne dukuri,sende a frymore qe kane ngjashmeri dhe te lidhen me lidhezat : si,ashtu si,porsi etj. per ta patur krahasimin.

    Ne kete figure stilistike vihen perballe vecorite e dyta,ato qe bien ne sy dhe sherbejne per te vene ne pah ane te ngjashme,per ta ndricuar me mire njeren prej tyre,per ta shprehur me me shume gjalleri e pasuri mendimin.

    Kur te dy krahet e krahasimit nuk jane dy fjale,por dy fjali,atehere krahasimi quhet similitude ose krahasim i zgjatur.

    Similitude vjen nga latinishtja similitude = ngjashmeri.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #3
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Personifikimi vjen nga latinishtja persona = person.

    Personifikomi eshte figure stilistike,me anen e te ciles sendit (ose kafshes) i vishen tiparet e njeriut,gjerat pa shpirt e pa vetedije paraqiten sikur mendojne,veprojne e flasin si njerez.

    Shembull :

    Valet me brigje
    bajne kuvendime.

    (Llazar Siliqi - Mesuesi)

    Ne kete rast perdoret personifikimi,sepse elementet materiale,valet dhe brigjet , paraqiten si qenie te gjalla e me vetedije dhe qe mund te shkembejne mendime.

    Pervec personifikimit te mirefillte kemi edhe nje lloj tjeter qe quhet prozopope.

    Prozopopeja ben qe te flasin vetat qe mungojne, evokon te vdekurit , u jep atyre jete, levizje dhe te folur.

    Shembull :

    U ngrit fati i Shqiperise
    Si i vdekuri nga varri,
    Mori udhen e Azise,
    Duke ikur si i marri.

    (Naim Frasheri - Historia e Skenderbeut )

    Ne kete pjese te poemes se mesiperme, Gjon Kastriotit te vdekur i jepen vecori te njerezve te gjalle,si te ecurit , te menduarit, te folurit.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Antiteza vjen nga greqishtje antithesis = kundervenie, anti = kunder,thesis = vendosje,venie.

    Antiteze perftohet duke vene balle per balle dy ane,dy gjendje,dy pamje,dy dukuri te kunderta,qe te dale me shprehes e me ne pah mendimi i autorit. Eshte perafrim i dy antonimeve.

    Ajo qe del nga nje antiteze e bukur eshte e shpejte dhe e fuqishme si shkreptima qe shperthen nga takimi i dy ngarkesave te kunderta.
    Ashtu sic ka gjera qe ngjajne te krahasimi,po ashtu ka dhe gjera te kunderta te antiteza.

    Ndryshe nga shkallezimi qe na jep kalim gradual ne rritje ose ne zbritje,te antiteza kemi nje kalim te shpejte dhe te menjehershem nga nje e kundert te tjetra.

    Shembull :

    Atje larg ne grykat madheshtore
    Maleve,luginave atje
    Rrojne prate shqipet arberore ...
    Ti ne gjak te tyre varrin ke
    O i pavarrosuri Skenderbe.

    (Ismail Kadare - Varrimi i Skenderbeut)

    Fjalet e nenvizuara perbejne antitezen.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Kontrasti vjen nga frengjishtja contraste = ndryshim i madh, kundershti.

    Kontrasti ndertohet duke vene perballe ne menyre te theksuar dy karaktere njerezore,dy sende a dukuri,por duke kundervene figura a tablo te tera,jo ane ane te vecanta,si te antiteza.

    Kontrasti tregon nje kundershti te fuqishme,nje skajshmeri te dyfishte.Ajo qe i jep fuqi me te madhe kontrastit eshte se figuratvihen afer njera-tjetres.Midis antitezes dhe kontrastit nuk ka kufij te prere.

    Per shembull :

    Ne romanin ne vargje te Aleksander Pushkinit - Eugjen Onjegin, heroit kryesor Onjeginit,qe eshte i matur e gjakftohte, i vihet perballe nje shok gjaknxehte e shume i rrembyer sic eshte Lenski.

    Ja nje shembull kontrasti nga letersia shqipetare :

    Kur nenat tona halleshumta
    mbeshtetnin kokat siper trungut,
    ajo porosiste ne vende te huaja
    kolltuke te modes me te fundit.

    Kur nenat tona stomak boshe
    punonin njezet ore ne dite,
    ajo urdheronte nje sherbetore
    ta krihte me kreher te florinjte.

    (Ndoc Gjetja - Kontrast)

    Per te dyja strofat,dy vargjet e para jane ne kontrast me vargun e trete e te katert.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Hiperbola vjen nga greqishtja hyperbolé = hedhje pertej,zmadhim i tepruar.

    Hiperbola eshte figure stilistike, qe ndertohet mbi bazen e zmadhimit jashte mase deri ne tepri te qenieve,sendeve a tipareve te tyre,per te bere pershtypje ose per te theksuar mendimin.

    Te vepra "Historia e Skenderbeut" , kur flet per kthimin e Skenderbeut ne Kruje, Fan Noli shkruan :

    " Ne mur,persiper vatres,varej nje shpate e koherave te vjetra qe s'e ngre dot njeriu i sotem as me dy duar.Qe palla e Kastrioteve,e mbajtur brez pas brezi prej trimash qe nxori ajo dere e shkelqyer.Turqit shkelen dhe plackiten keshtjellen,por pallen s'e ngane, se asnje s'qe i zoti ta perdorte ...
    "Ndersa per Skenderbeun thuhet ne menyre hiperbolike se e rrembeu shpaten sikur te qe e lehte si pende, e ngjeshi ne brez dhe shkoi kaluar ne fortese.

    Pjeset e nenvijezuara perbejne hiperbolen.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #7
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Litota vjen nga greqishtja litotės - zvogelim, thjeshtesi.

    Litota eshte e kunderta e hiperboles dhe autori thote me pak,duke lene te kuptohet me shume.Litota perdoret per modesti, per druajtje dhe rrallehere edhe per ironi.

    Shembull nga letersia artistike :
    Kur Skenderbeu kthehet ne Kruje,ai i drejtohet keshtu komandantit te keshtjelles :

    E dini si kam luftuar
    per Sulltan' e per Turqine
    dhe qysh ai me ka shuar
    vellezerit e shtepine ?!

    S'jane punera te lehta
    keto qe jane punuar,
    dhe nuk rrine te fshehta
    as jane per te harruar.

    (Naim Frasheri - Historia e Skenderbeut )

    Ne vargun "S'jane punera te lehta" kemi nje litote,sepse me fjalen (te lehta) nenkuptohet e kunderta : te renda.Gjithashtu edhe ne vargun: "As jane per te harruar", kemi nje litote dhe nenkuptohet : duhen kujtuar.

    Pjeseza zdutese "as" sherben per t'i dhene kuptim me te plote litotes.

    Ps. Ju lutem modetatoreve te temes te modifikojne ne postimin e pare *litoda* ne *litote* per te qene te sakte. (Gabim ne shkrim)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Grotesku vjen nga italishtja grottesca - qe i ngjet shpelles;nga disa zbukurime te epokes se Rilindjes qe ishin te nderlikuara me kafshe e bime dhe qe imitonin modelet e piktutave te zbuluara ne rrenojat e Romes, me figura te vogla te nderthurura ne menyre te cuditshme.

    Grotesku eshte nje menyre shprehjeje ose menyre paraqitjeje ne te cilen bashkohen ane te stermadhuara te vena ne kontrast te forte e te papritur,ose format me te perziera,te parregullta e te largeta te realitetit duke i shformuar deri ne perqeshje.

    Ne grotesk del bashkeekzistenca shperthyese midis te qeshures dhe te qares,midis komikes dhe tragjikes,te ultes dhe madherishmes,te bukures dhe te shemtuares etj, duke u kundervene figurave me permasa ose me shtrirje teper shperpjestimore.

    Grotesku si tip i vecante i shprehjes artistike gjendet me se pari brenda poetikes se mitologjise se lashte.Nga keto burime u ushqye letersia e shkruar me grotesk duke filluar nga poema "Iliada" dhe "Odisea" te Homerit etj.

    Don Kishoti eshte nje figure groteske me karakter te nderlikuar e te dyzuar,misherim i marrezise njerezore,por edhe i heroizmit e vetemohimit per drejtesi.

    Shembull:

    Magjistari - thote Sojliu (nenkuptohet Don Kishoti), e beterizon te bukuren dhe e zbukuron te beterten.

    (Migel Servantes - Don Kishoti i Mances)

    Fjalet e nenvizuara perbejne grotesk.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Simboli vjen nga greqishtja sumbolon - shenje konvencionale njohese,nje send i ndare me dysh,dy gjysmat e te cilit sherbejne si shenja njohjeje.

    Simboli eshte nje figure me kuptim te dyfishte,e vila paraqet nje send,nje frymor a nje dukuri nepermjet nje sendi,nje frymori a nje dukurie tjeter,qe behet perfaqesues dhe ngjall lidhje te peraferta.Zakonisht ideja eshte abstrakte dhe simboli qe e perfaqeson ate eshte konkret,si p.sh paqen e simbolizon pellumbi.

    Simbol quhet figura artistike qe personifikon ne te vertete me forcen me te madhe tiparet me karakteristike te nje dukurie,idene e saj vendimtare.

    Shembull:

    Harpagoni (personazhi kryesor i komedise "Kopraci" te Molierit ) eshte simboli i kopracise,Tartufi(personazhi kryesor i komedise "Tartufi" te Molierit) eshte simbol i hipokrizise.

    Simboli ka dale nda paralelizmi figurativ,sepse eshte nje lloj paralelizmi,por gjysmak.Te simboli ana njerezore nuk shprehet,por lihet te nenkuptohet dhe shprehet vetem ana natyrore.Koncepti i simbolit eshte i afert me ate te alegorise dhe ne disa aspekte edhe me ate te metafores.Kur simboli humbet kuptimin e tij te pavarur,ai kthehet ne alegori.

    Simboli u drejtohet me teper ndienjave,anes emocionale,ndersa alegoria i drejtohet mendjes se lexuesit,arsyes.
    Tek simboli theksohet cilesia mbizoteruese dhe nuk merren parasysh cilesite e tjera.

    Shembull :

    Te poezia "Himni i flamurit" e Fan Nolit,me fjalen "Flamur" nenkuptohet kombi shqiptar.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Paralelizmi figurativ

    Paralelizem vjen nga greqishtja paralletos - qe ecen krahas,prane njeri-tjetrit.

    Paralelizmi figurativ este venia e nje dukurie te natyres perballe me nje gjendje shpirterore ose me nje veprim njerezor,zakonisht me ane ndertimesh sintaksore te ngjashme.

    Edhe paralelizmi figurativ,ne trajten pohuese ose mohuese,eshte ashtu si personifikimi,nje figure e vjeter stilistike.Te dyja keto figura e kane origjinen tek marredheniet e njeriut te lashte me natyren,por duhet theksuar se personifikimi ngrihet mbi bazen e shkrirjes se natyres brenda njeriut,mbi bazen e njejtesimit te natyres me njeriun,mbi praktiken shpirtezuese te natyres.Ne personifikim eshte bota njerezore qe ndihmon te shprehen vecorite e botes materiale,vecori te natyres pa fund.Ndersa tek paralelizmi figurativ ndodh e kunderta: bota natyrore ndihmon per te shprehur ne menyre figurative e emocionale vecori te kufizuara te jetes njerezore.

    Shembull paralelizmi figurativ pohues :

    Perkulet qiparisi nga maja ne rreze,
    Po qan vasha mbi varrin e trimit.
    (Populli)

    Ne kete rast eshte perdorur nje paralelizem figurativ,sepse kemi venie perballe me qellim figurativ emocional te vajzes me zemer te thyer nga dhimbja per humbjen e te dashurit,me perkuljen e qiparisit nga maja ne rreze prej stuhise se pameshirshme.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dėmtohet Shpella e Lepenicės, Vlorė
    Nga Shpend Bengu nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  2. Figurat historike shqiptare dhe feja
    Nga white-knight nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 15:09
  3. Ikona dhe miniatura mesjetare nė Shqipėri
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:04
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Figurat historike dhe Besimet fetare
    Nga b_a_t_o nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •