Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39

    Shaban Polluzha Dhe Tahir Topilla

    65. PLISI I MBĖSHTJELL NĖ FLAMUR



    Tahir Topilla u lind nė Gllanasellė tė Drenicės para 75 vjetėsh. Ka tė kryer shkollėn fillore para lufte dhe ėshtė njohės i mire i gjuhės italiane. Nė kohėn e okupimit Italian do tė punojė si hekurudhar nėpėr Drenicė, ku do tė njihej me rrjedhat politike tė kohės. Nė kėtė periudhė tė pėrthyerjeve tė mėdha angazhohet pėr ēlirimin





    FOTO E SEFER BERISHĖS ME BASHKĖSHORTEN





    kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės dhe nė kėtė kontekst do tė bisedojė me patriotė tė njohur tė Drenicės. Ky burrė i zgjuar martohet me njėrėn nga vajzat e Shaban Polluzhės dhe mikut tė tij do t’i mbetet besnik deri nė fund. Mė 1945 merr pjesė nė rezistencėn e njohur tė Drnicės. Me shuarjen e saj, do tė ndiqet kudo e gjithkund nga i ashtuquajturi pushtet popullor. Nė gjyqin ushtarak nė Prishtinė, Tahir Topilla do tė dėnohet me 20 vjet burg. Kur bėhet amnestia e pėrgjithshme, edhe ky do tė lirohet, por do tė burgoset prapė nga organet e OZN-ės dhe tė UDB-ės. Familja e tij, si dhėndėrr i Shaban Polluzhės, so tė izolohet dhe do tė mbetet nėn kontrollin e pėrhershėm tė organeve tė sigurimit deri nė rėnien e politikės rankoviqiane.

    Valėt e jetės Tahir Topillėn do ta pėrplasin pamėshirshėm nėpėr furtuna tė mėdha, dhe jo vetėm kėtė, por edhe shumė drenicas tė tjerė. Tė gjitha kėtyre stuhive tė pushtetit do t’u bėjė ballė pa u luhatur asnjėherė. Shpirti i tij do tė rėnkojė gjithmonė pėr ēlirimin kombėtar tė shqiptarėve tė Kosovės. Pėr kėtė ideal ishte i gatshėm tė flijojė veten dhe familjen. Si i ri do tė mėsojė shumė ngjarje tė sė kaluarės sė shqiptarėve, e sidomos nė jetėn e tij do tė lėnė mbresa tė pashlyeshme Azem Bejta, Mehmet Delia e Lutė Gllanasella. Nė periudhėn 1941-1945, Tahir Topilla me interesim do tė pėrcjellė ngjarjet dhe rrethanat politike. Duke qenė dhėndėrr i Shaban Polluzhės, do tė jetė i lidhur ngusht me tė dhe familjen e tij. Nė kujtimet e tij qė mban pėr Shaban Polluzhėn, Tahir Topilla thotė: “Mė 1943 shtėpia e Shaban Polluzhės rrethohet nga shumė xhandarė tė





    FOTO E TAHIR TOPILLĖS DHE E SHEFKIJE POLLUZHĖS



    serbicės (kujto okupimin gjermano-italian). Shabani me dy djemtė e tij Tafėn dhe Ahmetin, arrijnė tė largohen nga rrethimi, kurse familjen ia internojnė nė kullėn e Sheremtit nė Pejė. Internohen: Hanifja dhe Hajrija (grate e Shabanit), Hajrija, Sala dhe Hanifja (rejat), Nifa (vajza). Ndėrkaq, Hajrija, gruaja e Shabanit ishte shtatėzėnė dhe lirohet. Pas internimit tė familjes, xhandarmėria djeg kullėn trikatėshe tė tij nė Polluzhė. Me tė dėgjuar pėr kėtė, dy vėllezėrit Hetem e Rrustem Kastrati nga Logja 9tė fisit tė Shabanit) intervenojnė nė prefekturėn e Pejės dhe marrin nė shtėpinė e tyre familjen e Shaban Polluzhės, duke lėnė si garancė tė 64 anėtarėt e familjes sė tyre. Unė me disa tė afėrm tė miqve tė mi, vizituam familjen e Shabanit dhe u dėrguam veshmbathje e gjėsende tė tjera tė nevojshme. Nė Logjė do tė mbesin gjashtė javė, prej nga kthehen nė Polluzhė. Nė ndėrkohė, Shabani rrinte te ne nė Gllanasellė. Me vete kishte edhe dy djemtė, Tafėn dhe Ahmetin. Pėr ēdo natė bėnim roje, se frikėsoheshim pėr ndonjė bastisje tė xhandarmėrisė”.

    Nė njė rast, kur burgose Ahmeti, djali i Shabanit, Hajrija i thotė burrit: “A po e sheh Shaban, djalin po duan te na pushkatojnė, e ti po rri duarkryq.” Ndėrkaq, Shabani iu pat pėrgjegjur gruas: “Edhe ata tė tjerėt qė janė nė burg e po pushkatohen kanė nėnė dhe babe sikurse djali yt”.

    Tahir Topilla pėrkujton se Shaban Polluzha ishte humanist i madh dhe duke qenė i tillė, gėzon autoritet nė gjithė Drenicėn dhe mė gjerė. Nė plis mbante flamurin kombėtar, tė cilin nė asnjė moment nuk do ta heqė. Shaban Polluzha do tė vritet dhe me tė do tė vdes qė nuk e pa Kosovėn tė lire.

    Tahiri do tė marrė pjesė nė Luftėn e Drenicės dhe do tė pėrjetojė tėrė tmerrin e saj. Kjo luftė ishte e pabarabartė, ngase nė Drenicė, aso kohe u koncentruan forca tė mėdha tė ushtrisė jugosllave, qėllimi i tė cilave ishte likuidimi i shqiptarėve. Nuk ėshtė e rastit pra, qė menjėherė nė Kosovė hapen burgje e inagurohen kasaphana. Ishte vėrtetė luftė e vėshtirė. Njerėzit e Shabanit, njė pjesė e tyre nuk kishte armė, e nė anėn tjetėr as bukė e veshmbathje. Nganjėherė, si thotė Tahiri, hanim miser tė thatė, sa pėr tė mbajtur shpirtin.

    Nga rrėfimet e Tahir Topillės shihet se pat momente tejet dramatike:

    -Kur ktheheshim nga Shala e Bajgorės pėr nė Drenicė, duhej tė kalonim

    nėpėr urėn e Pestovės, i vetmi vendkalim. Mirėpo, nė urė dhe rreth saj ishin koncentruar forca tė mėdha tė ushtrisė jugosllave e nė duhej tė kalonim patjetėr, se edhe ashtu ishim hetuar nga ta dhe mund tė na shkaktonin humbje tė mėdha. Nė njė luftė tė rreptė arritėm tė depėrtojmė, duke u shkaktuar humbje shumė tė mėdha forcave jugosllave. Nga ky rrezik shpėtojmė nė sajė tė vendosmėrisė se doemos duhej shpėrthyer frontin. Ndryshe, do tė pėsonim katastrofė.

    Po atė natė kur vritet Shaban Polluzha nė Tėrstenik, tregon Tahir Topilla, e sjellin kalin e tij nė shtėpinė tone. Tė nesėrmen, ēika e Shabanit, Shefkija, e lan kalin me ujė tė vakėt se i tėri ishte i pėrgjakur nga plagėt qė kishte marrė dhe mbi tė kishte vdekur babai i saj. Pas dy ditėshkali ēohet nė Berishė. Duke ditur OZNA se Tahir Topilla ishte dhėndėrr i Shabanit dhe duke mos pasur informatėn se a ishte vrarė trimi i Drenicės shkojnė nė Gllanasellė pėr tė shikur se mos po i bien nė gjurmė. Mirėpo, aty gjejnė dhėndrrin e tij dhe e kontrollojnė se mos ishte i plagosur, ngase dyshonin se edhe ai do tė ketė marrė pjesė nė Luftėn e Drenicės. Pas kontrollit tė bėrė thotė Tahir Topilla, dhe pas marrjes nė pyetje donin tė mė ēonin nė burg, por pėr fat kasha njė vėrtetim tė vjetėr qė vite mė pare ma kishte lėshuar njė shok nė Serbicė si organizator i hekurudharėve. Ky vėrtetim vetėm shtyri burgosjen time pėr disa ditė. Mė vonė OZNA pa kurrėfarė argumentesh mė qet nė gjyqin ushtarak nė Prishtinė dhe ai gjyq mė dėnon me 20 vjet burg, pėrkujton Tahiri atė periudhė tė ndjekjeve tė shqiptarėve ku ishin e ku s’ishin. Kur bėhet amnestia e pėrgjithshme, do tė lirohet edhe Tahir Topilla, por do t’i merren pėr 5 vjet tė drejtat civile dhe politike. Pason lėēitja e familjes dhe vėshtirė se guxonte t’ia mėsyjė dikush shtėpisė sė tij pėrveē ndonjė miku tė rrallė. Pas njė kohe Tahirin do ta akuzojnė se gjoja ka plagosur njė njeri tė OZN-ės dhe do tė dėnohet 13 muaj, kurse nė vitin 1950 dėnohet 26 muaj pa proces gjyqėsor. Nė aksionin e armėve do tė maltretohet nė mėnyrė tė vrazhdė dhe do tė pėrcillet hap mė hap nga organet e UDB-ės deri nė rėniėn e politikės renkoviqiane.

    Tahiri, sot nė moshėn 75 vjeēare pėr ēdo ditė qet nė letėr nga njė fragment tė jetės sė tij tė pėrvuajtshme, por natyrisht heroike e tė madhėrishme, nė vitin e mbrapsht 1945.

  2. #2
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39
    Tahir Topilla pėrkujton se Shaban Polluzha ishte humanist i madh dhe duke qenė i tillė, gėzon autoritet nė gjithė Drenicėn dhe mė gjerė. Nė plis mbante flamurin kombėtar, tė cilin nė asnjė moment nuk do ta heqė. Shaban Polluzha do tė vritet dhe me tė do tė vdes qė nuk e pa Kosovėn tė lire.

    Me Tahir Topillen u perserit historija. Sepse as Tahir Topilla nuk e pati fatin qe ta gezoj nje dite te kosoves se lire. Sepse edhe Tahiri u vra nga paramilitaret serb, ne moshen 82 vjeqare, ne fshatin Gllanasell me date 16 Prill 1999. Duke ber rezisenc fut ne fyt me paramilitaret serb pa u dorzuar. Sepse ishte betuar ne idealin kombetar qe per se gjalli nuk dot largohet nga kosova dhe nuk do ti dorezohet serbit per se gjalli. Pas renjes heroike te Tahir Topilles, trupi i tij sikurse i Shaban Polluzhes eshte vendosur ne nje pus me uje. Per arsye qe kufomen mos ta marrin forcat barbare serbe.

  3. #3
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39
    Shaban Polluzha lindi mė 1871 nė fshatin Godanc tė Drenicės. Rrjedh prej njė familjeje tė varfėr, e cila mezi siguronte kafshatėn e gojės. I ati i tij ishte shpėrngulur pėrkohėsisht nga Polluzha nė Godanc, ngase kishte marrė mė shumė sipėrfaqe toke nga bregu i atij rajoni. Familja e tij sėrish kthehet nė tokėn e mėparshme nė Polluzhė. Shabani qysh si fėmijė ishte kacafytur me problemet e luftės pėr ekzistencė. Nė kėtė kohė sheh format e vrazhda tė eksploatimit tė fshatarėsisė nė Drenicė nga sundimi turk, e mė vonė edhe nga ai serb, bullgar e austrohungarez, dhe sėrish nga ai serb. Si i ri, shpeshėherė kishte rėnė nė konflikt me njerėzit e pushtetit. Duke provuar kėmbėnguljen e tij nė mbrojtjen e interesave tė fshatarėsisė, rrethi i Polluzhės nė kohėn e pushtimit bullgar, e zgjedh pėrfaqėsues tė vetin (ēaush).
    Polluzha aso kohe gjendej nė vijėn kufitare tė pushtimit austrohungarez. Shaban Polluzha nuk mbante mbikqyerjen vetėm nė zonėn pushtuese bullgare, por shpeshherė dilte edhe nė anėn austrohungareze pėr tė parė se si jetonte populli nė atė pjesė. Pėrderisa pushtuesit bullgarė bėnin zullum tė madh nė pjesėn e vet mbi fshatarė, nė anėn tjetėr pushtuesi austrohungarez ishte mė i matur dhe mundohej tė pėrfitojė sa mė shumė popullatėn vendase, duke pėrfillur deri diku tė drejtat kombėtare, dhe duke hapur shkolla nė gjuhėn shqipe.
    Kur Kosova pushtohet sėrish nga Serbia, Shaban Polluzha ngre zėrin kundėr kėtij regjimi. Pėr rezistencė qė i bėn, ai burgoset nė Skenderaj dhe Mitrovicė.
    Nė vitet 1920 bie nė kontakt me Azem Bejtėn. Pėr disa ēėshtje kishin pikėpamje tė kundėrta. Mė nė fund merren vesh pėr veprim tė mėtejmė. Shaban Polluzha nė kėtė periudhė ishte zgjedhur kryetar komune nė Polac.
    Nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė kohėn e pushtimit italian, burgoset me gjithė familje nė kullėn e Sheremetit nė Pejė mė 1941. Merr pjesė nė mbrojtjen e kufirit nė Rozhajė, e pastaj me brigadėn e tij shkon nė Jeni – Pazar pėr t’i mbrojtur myslimanėt e asaj ane nga ēetnikėt, qė nėatė kohė bėnin reprezalje tė mėdha, duke i vrarė dhe duke u djekur tėrė pasurinė. Atje qėndron njė kohė pėrderisa i zmbrap forcat ēetnike dhe me luftėtarėt e vetė kthehet nė Drenicė. Nga fundi i Luftės sė Dytė Botėrore, angazhohet nė anėn partizane, por nuk u pajtua me vrasjet qė i bėnin brigadat serbe e malazeze dhe OZN-ja nė Drenicė, prandaj nis luftėn kundėr tyre.


    --- Tribuni i popullit, Shaban Polluzha, nė tė gjitha etapat e jetės sė tij u angazhua pėr mirėqenien e popullit shqiptar, duke mos kursyer asgjė pėr tė, madje as jetėn, as familjen e as truallin dhe kullat. Ideali i tij pėr pavarsin kishte zėnė vend nė shtatin etij qysh nė moshėn e re. Pėr kėtė ideal, mė vonė do ta japė jetėn.
    Gjatė rezistencės qė i bėri ushtrisė jugosllave nė Drenicės e nė Shalė tė Bajgorės, u dėshmua si prijės tribun. Nė kėtė periudhė Shaban Polluzha barte flamurin kombėtar, me tė cilin mbėshtillte plisin e bardhė. Pra, nė tė njejtėn kohė flamurin dhe plisin – plisin mbėshtjellė me flamur! Nė kujtimet e veta Tahir Topilla thotė se Shaban Polluzha, asnjėherė nuk doli pa flamur, sepse pėr tė luftonte dhe pėr tė ishte i lidhur gjatė tėrė jetės. Me tė u vra dhe pėr tė dha jetėn!

  4. #4
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39
    --- Shtabi i Shaban Polluzhės, ishte i vendosur nė Rezallė, nė kullė tė Zymber e Hajzer Malajt. Ky shtab, nė kėtė vend strategjik, qėndroi afro njė muaj. Nga kjo qendėr bėhej strategjia dhe kontrollohej njė pjesė e territorit tė Drenicės pėrėndimore.
    Shtabin e pėrbėnin: Shaban Polluzha (komandant), Miftar Bajraktari, Sadik Lutani, Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari dhe Rifat Maloku. Sali Xhinovc, ishte sekretar i Shaban Polluzhės, i cili me mjaftė gjeturi e kryen kėtė detyrė deri nė pėrfundim tė luftės sė Drenicės. Nė pėrbėrjen e shtabit ishin edhe: Hazir Xhaka i Oshlanit, Mulla Iljasi i Brojės, Feriz Boja i Kėrnicės, Rexhep Gjeli i Likoshanit, Hamzė Istogu i Polluzhės. Nė Rezallė shatabit i bashkohet edhe Jusuf Giliani, i cili vjen kėtu pasi likuidon shtabin partizan nė Prekaz. Nė kreun e shtabit vjen edhe Mehmet Gradica. Korier ishte Nuhi Bradashi i Llapit, pėr tė cilin kanė ditur vetėm komandanti dhe sekretari.
    Nė lagjen e Malajve tė Rezallės, ku rrinte Shaban Polluzha, brenda ditės ushqeheshin me bukė me qindra njerėz tė brigadės.
    Nė Rezallė, nė lagjen e Malajve ėshtė ruajtur nė tėrėsi kulla, ku ishte vendosur shtabi; dhe shumė gjėra tė kėsaj periudhe janė ruajtur me pėrkushtim. Nė odė ėshtė ruajtur si kujtim edhe sixhadeja nė tė cilėn ulej Shaban Polluzha.

  5. #5
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39
    PĖRGATITJA E ATENTATIT KUNDĖR SHABAN POLLUZHĖS


    Nė fund tė vitit 1944 dhe nė fillim tė vitit 1945, nė Skenderaj e Gllogovc formohen komandat vendit dhe nė to vendosėn njerėzit qė mendojnė se mund tė jepnin kontribut nė konsulidimin e pushtetit tė ri komunist. Nė komandėn e vendit, tė Skenderajit, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kėrstiq dhe Hysen Thaqi. Nėpėr qendra tė mėdha fshatare formohen edhe komunat. Nė Polac kryetar i komunės emėrohet Mulla Brahimi e kėshtu emėrohen edhe kryetarėt nė qendrat tjera. Nė kėtė kohė, Shaban Polluzha me brigadėn e vetė tė posaformuar kishte shkuar nė Sėrbicė me qėllim qė t’u bėnte me dije autoriteteve nė pushtet se duhej tė kishin kujdes pėr sjelljet e tyre me fshatarėt e Drenicės. Posa arrin nė kėtė qender, Shaban Polluzha hyn nė komandė dhe takohet me udhėheqjen e saj. Menjėherė pas Shabanit hyn edhe Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocės me kėto fjalė: “Qysh bėn, unė si kryetar tė mos di pėr arrestimin e njerėzve tė mi, pėr burgosjen e Osman Xanit dhe tė dy bashkėfshatarėve tė tij”?. Nė skenė del Vllado Kėrstiq, i cili imamit tė Polacit i thotė se nese i kanė duart tė pėrlyera me gjak, do tė marrin edhe tė tjerė dhe nuk do t’i kthejmė mė e nese jo, atėherė do t’i lirojmė. Ndėrkohė qė foli Kėrstiqi, Shaban Polluzha kishte dal jashtė zyrės dhe nė momentin kur u kthye i dėgjoi vetėm fjalėt e fundit “duart me gjak” dhe menjėherė reagoi duke e pyetur atė se kush kėrkon kėtu gjak dhe me nervozizėm i thotė atij se kush ishte. Ē’ ėshtė e vėrteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladėn dhe gjatė bisedės me tė, nuk mund tė hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirė shqip. Ky i thotė se quhej Vllado Kėrstiq dhe me tė hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet:”Ti po kėrkon gjak, apo jo?”. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur fare Shaban Polluzha nxjerr revolen pėr ta vrarė, por urgjentisht reagojnė Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imami i Polacit dhe unė, tregon Shaban Aruqi i Rezallės, qė ishte korrier nė komandėn e vendit. Vllado Kėrstiēi, nga frika hyri nėn tavolinė, ndėrkaq ne e kapėm Shaban Polluzhėn pėr ta qetėsuar dhe mezi e bindėm tė dilte jashtė. Mė kujtohet, thot Shaban Aruqi, kur thekėsoi kėto fjalė: “Nuk do tė lejojė ēdo kėnd tė sundojė nė Drenicė”. Mori brigadėn dhe u nis, si mė duket, nė drejtim tė Mitrovicės.
    Sipas disa njoftimeve qė kisha si korrier nė kėtė qendėr, - tregon Shabani, - nė Mitrovicė pėrgatitej atentati kundėr Shaban Polluzhės. Menjėherė Vllado Kėrstiq bėn me dije autoritetet e Mitrovicės pėr vėrsuljen qė i kishte bėrė Shabani.
    Duke theksuar se gjatė asaj periudhe Shaban Polluzha gjithėherė ėshtė ruajtur dhe pėrcjellė mirė nga njerėzit e brigadės sė vet dhe mu pėr kėtė, si thotė Shaban Aruqi, nuk ka mundur tė realizohet atentati i pėrgatitur nė Mitrovicė.
    Ky fakt ėshtė bindės, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qėllimet e tyre, filloi tė ngrinte zėrin pėr t’iu kundėrvėn mė vonė edhe me luftė tė organizuar.

    SI U VRA SHABAN POLLUZHA


    Prej Bezheniqit shkojmė te Dvoranėt e Tėrstenikut dhe vendosemi nė tri kulla. Tė nesėrmen nė mėngjez, me 17.02.1945, rrethohemi nga tė gjitha anėt prej shumė brigadave e divizioneve ushtarake, qė ato ditė ishin pėrqėndruar nė Drenicė. Luftuam prej mėngjezit e deri nė ora 15. Meqenėse ishim nė kulla, sado qė kishin forca tė mėdha ushtarake, aa nuk mund tė na afroheshin. Diku rreth orės 16, kanė mbėrrijtur topat, me tė cilėt fillojnė tė na gjujnė. Gjalet e topit – thot Ramadan Polluzha, rrėzuan njė pjesė tė kullės, ku isha unė. Kur erdhi mbrėmja, shkova nė kullėn, ku ishte babai me Mehmet Gradicėn. Shaban Polluzha plagoset nga trarėt e kullės sė rrėzuar, kurse Mehmet Gradicės i kishte rėnė gjylja e topit nė kėmbė. Nėpėr terr e kemi shpėrthyer rrethimin. Babain e qita nė kalė. Kur dolėm nė rrugėn kryesore, nė drejtim tė Gllogovcit, atė e mori njė plum i kobshėm nė gjoks dhe, pa hyrė nė Gllobar, Shaban Polluzha vdes. Sė bashku me Ali Ahmetin dhe Sejdi Mehollin vendosėm qė kufomėn e babait ta qojmė nė pusin e thellė tė lumit Drenica, nė afėrsi tė tunelit tė Poklekut. Aty thyem akullin dhe lėshuam kufomėn.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Tė faleminderit kubax pė kėto materiale qė i solle nė kėtė forum. Besoj se nuk do tė ndalesh me kaq.

  7. #7
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39
    Citim Postuar mė parė nga xani1 Lexo Postimin
    Tė faleminderit kubax pė kėto materiale qė i solle nė kėtė forum. Besoj se nuk do tė ndalesh me kaq.
    po po kysmet

  8. #8
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39
    Gjitheses cdo gje qe eshte ne ldhje me patriotet une dot mundohet me e njoftu

  9. #9
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39
    Citim Postuar mė parė nga kubax Lexo Postimin
    Gjitheses cdo gje qe eshte ne ldhje me patriotet une dot mundohet me e njoftu
    pershendetje

  10. #10
    legjenda e gjallė Maska e kubax
    Anėtarėsuar
    16-05-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    39

    ketu shifet lapidari i Tahir Topilles me familje

    Citim Postuar mė parė nga kubax Lexo Postimin
    pershendetje
    Ketu ne kete video shifen lapidaret e Tahir Topilles me pjestaret tjere te familjes te ren per atdhe ne luften clirimtare te kosoves ne vitin 1999

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •