Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Shqiptaret, banoret me te hershem te Adriatikut_Prof.Dr.Dh.Pilika

    Sipas autoreve te lashte, Adriatiku ne fillim quhej “Deti i
    Kronosit dhe i Reas”, me pas “Gjiri Jonian”, me nje emertim te trefishte, te
    lidhur me traditat parahelenike, pellazgjike.
    Jo fort larg nga brigjet e Adriatikut, me 1875 u zbulua Dodona, kryeqendra
    shpirterore, politike dhe kulturore e pellazgeve, orakulli paragrek i se ciles
    ka qene me i lashti dhe me i njohuri ne Ballkan e ne Europe. Disa qindra
    dijetare, klasike e moderne, shpesh me emer nderkombetar, jane marre me kete popull.
    Disa prej tyre kane perdorur ne rrafsh te gjere, ne sherbim te se vertetes,
    perparesine e faktoreve vendimtare te brendshem, vendore. Rrjedhimisht, ata
    kane nxjerre argumente autentike te pashtershme sidomos pas sjelljes ne Luver te
    gjetjeve arkeologjike te Dodones dhe daljes me 1878 ne Paris te dy vellimeve
    te Konstantinit Karapanos “Dodona dhe rrenojat e saj”. Keto zbulime
    sensacionale kishin bere per vete paraprakisht bashkepunimin aktiv te anetareve te
    Institutit te Frances E. Egger dhe J. De Witte, qe mbahen si pasuesit e
    pellazgisteve franceze J. B. Jourdan (1746), Ch. Dupuis (1798), L. Petit-Radel
    (1810-1852), J. Michelet (1831), L. Benloee (1877).
    Ne shkalle nderkombetare prej gjithe perfundimeve te tyre te verifikuara
    mire, del se pellazget, qe mbizoteronin ne Adriatik, i kane sjelle Europes, nder
    te tjera, alfabetin e pare, qyteterimin me te lashte: mjeshterine, teknikat e
    dobishme, themelet e shkences, mitologjine etj., e ne vecanti emrin e vete
    Europes, kulturen e grurit, shpikjen e bukes, ndertimin e qyteteve e berjen e
    regjistrimeve, te ligjeve, te monedhave, te Lojerave Olimpike... Pindari gjenial i
    ka quajtur “paraselenite”, domethene qe jane shfaqur para daljes se henes ne
    kupen qiellore... Si rrjedhim, me vertetimin mbi baza rreptesisht shkencore
    te autoktonise me prestigj te pellazgeve kundrejt ardhesve te rinj, heleneve,
    cili ka qene zhvillimi i tyre i metejshem ne brigjet e Adriatikut? Kjo kumtese
    ben nje perpjekje per t’iu pergjigjur shkurt kesaj pyetjeje, te pare nga
    kendveshtrimi i popullit shqiptar, pjesetar i familjes adriatike.
    Sipas humanisteve Enea Silvio Pikolomini, para i ardhshem Piu II, Antonio
    Sabelikos Rafaelo Volaterranos, e po ashtu me vone te Pjer Ronsarit, Alfons
    Lamartinit, Zhyl Mishlese, Elize Reklyse, Feliks Zhyljenit dhe shume te tjereve,
    vazhdimesia e shqiptareve shkon ne vije te drejte te Aleksandri dhe Pirroja,
    mbreter te Epirit, trashegimtare te Dodones “ab antiquo”. Ky pohim mbeshtetet
    gjeresisht nga humanistet tane Marin Barleti, Frank Bardhi, Pjeter Bogdani, si
    dhe nga mijera deshmi “in loco”, te shkruara dhe gojore. Me 1882 u gjet ne
    Arkivin e Napolit dhe u botua nje leter e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skenderbeut
    (1405-1468), poliglotit qe dinte pese gjuhe te huaja bashke me letersite e
    tyre perkatese: heroi yne kombetar, me 31 tetor 1406 ia dergonte princit te
    Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thene se po t’u besojme kronikave tona
    kombetare, ata na tregojne se sovranet epirote e molose, Aleksandri dhe Pirroja,
    kane qene stergjyshet e shqiptareve; keta dy dinaste u shquan me ekspeditat e
    njohura qe ndermoren pertej Adriatikut. Teresia e rrethanave domethenese na
    tregon se vula zyrtare dhe e fshehte e Skenderbeut, qe u be e njohur me 1962, ka
    emblema teresisht dodonase; perkrenarja e tij, qe ruhet ne Vjene, eshte e
    njejte me helmeten e Pirros, te pershkruar prej Plutarkut; per me teper, ne drurin
    gjenealogjik te pasardhesve te tij, jo rastesisht jane shquar Pirroja I,
    Kastrioti-Skenderbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skenderbe. Si perfundim, duhet te
    saktesojme se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit - shqiptaret e sotem, deri
    me sot, nuk eshte kundershtuar nga asnje dokument historik i vlefshem.
    Nje repertor mjaft i pasur greko-romak, qe asnjehere nuk eshte hedhur poshte,
    verteton se Aleksandri dhe Pirroja, si molose, ishin aecide, pasardhes te
    drejtperdrejte te Eakut, gjyshit te Akilit, i cili qe nga Homeri eshte vleresuar
    si misherimi i vete prototipit te pellazgut. Vec kesaj, dicka qe eshte
    plotesisht e provueshme, ka vazhduar ngritja ne shkallen e princit, pa asnje qellim
    te paravendosur, e tre niperve te Skenderbeut, qe sanksionuan onomastiken
    pellazgjike, mjaft domethenese, te paraardhesve te tyre parahistorike: Akili I
    Kastrioti-Skenderbeu, Akili II Kastrioti-Skenderbeu dhe Akili III Kastrioti-Skend
    erbeu. Si pasoje logjike e ketij realiteti objektiv, lidhja gjenetike ndermjet
    shqiptareve dhe pellazgeve ka vijuar te imponohet qe ne zanafillen e epokes
    moderne, nje e vertete tashme e pranuar nga nje ushtri specialistesh shqiptare e
    te huaj.
    Perfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, te pandare prej
    Adriatikut, eshte provuar ne menyre te padyshimte, pa asnje hije etnocentrizmi,
    nepermjet perputhjeve, ndihmesave, konvergjensave te pakundershtueshme te mijera
    te dhenave nderdisiplinore, zakonisht te pabotuara, vendore, qe u perkasin
    fushave te meposhtme: historigrafise, nunizmatikes, epigrafise, fizikes
    radiometrike, kimise (se metaleve, tokave etj.), etnologjise, folkloristikes, gjuhesise,
    onomastikes, etimologjise, antropologjise, hematologjise, ballkanologjise,
    etruskologjise, jurisprudences, paleografise, statistikes, demografise,
    klimatologjise etj. Afer rivieres sone, ne jug te Buthrotit te lashte, te cilin e
    donte aq shume “Andromaka” e Rasinit te pavdekshem, gjendet shpella paleolike e
    Kreshmoit, ne te cilen jane gjetur me 1933 “ankorat e argjirit”, nje “
    specialitet” gjithemesdhetar eskluziv i pellazgeve, te quajtur prej kohesh zoter te
    deteve.
    Nje legjende provinciale, e transmetuar brez pas brezi dhe e shtypur me 1875,
    e sjell lindjen e Zeusit pellazgjik te Dodones, qe eshte himnizuar nga “Iliada
    ”, pikerisht te stanet e atit te tij, Kronosit, ne rrethinat e qytetit te
    Anhiazmit ose te Onhezmit, qe eshte emri i babait te Eneut, Ankizit, i cili me sa
    duket eshte varrosur ketu (sot Saranda, kryeqendra detare e jona ne jug).
    Gjurmet e kultit te monarkut te gjithefuqishem te zoterve te Dodones, me shpuren
    e tyre, e mbulojne gjithe hapesiren adriatike. Teresia e ketyre atributeve te
    posacme, domethene shqiponja, dushku, rrufeja, demi, shume me teper se kudo
    gjetke, gjenden me bollek ne bregdetin tone adriatik, si dhe ne brendatoken,
    deri pertej kufinjve te Dalmacise, te Peonise dhe Dardanise, Kosova e sotme. Ne
    kete krahinen e fundit kohet e fundit jane vene re pesedhjete mbishkrime “
    zeusiane”, tashme te botuara, ne shfaqje te tjera te panumerta te trashegimise
    kulturore dhe te teogonise pellazgjike. Duke mbajtur parasysh lashtesine dhe
    vazhdimesine kaq te qarte e te panderprere, studiuesi i shquar i Mesjetes, Alen
    Dyselje, ka thene me 1981: “Historia na meson se lidhur me Kosoven, serbet jane
    pushtues te ardhur mjaft vone”...
    Do t’i kapercejme hollesite e bollshme per adhurimin e vecante te seciles
    prej dymbedhjete hyjnive te Dodones-Olimpit ne mjedisin tone, dhe do te ndalemi
    vetem te hyjnesha e dyte e panteonit paragrek: Demetra, e njohur pa perjashtim
    nga te gjithe si hyjnesha e mirefillte pellazgjike, etimologjia e emrit te se
    ciles shpjegohet vetem ndermjet gjuhes shqipe. Shenjat e adhurimit te saj
    vazhdojne te jene te gjalla edhe ne vitin 1994. Cdo vit ne nje date qe nuk
    ndryshon, duke respektuar ritet pagane te paracaktuara “ab immemorabili”, fshataret
    shqiptare, ne pjesen me te madhe gra, te besimeve te ndryshme, shkojne te
    lahen veshur me rroba ne plazhet tona te Adriatikut me qellim qe te kene shendet e
    pjellshmeri te vazhdueshme. Deri me sot germimet kane zbuluar faltore,
    flijimore, skulptura, medalione etj. kushtuar ketij misherimi karakteristik te
    matriarkatit dhe bujqesise pellazgjike. Po te veshtrohet siperfaqja e territorit
    tone, denduria e tyre eshte e habitshme, unikale ne boten europiane...
    Ne nje largesi jo te madhe nga porti “dardan” i Orikumit ne bregdetin
    adriatik shqiptar, qe ne agimin e koheve ndodh nje dukuri teper e rralle, ne
    rrethinat e fshatit Tragjas, (fshati i sotem ka po ate emer Tragjas): prodhohet kripe
    edhe sot e kesaj dite ne sasi te medha vetvetiu, pa asnje perpjekje
    njerezore, duke perfituar nga veprimi periodik i rrymave detare ne gropat e vogla
    gjeologjike. Sipas fjaleve te Helanikosit dhe Stefan Bizantinit, perfytyrohej se
    atje ishte djepi i vertete i kripes se gjelles, ku Poseidoni, hyjnia tipike
    pellazgjike i detrave kishte krijuar per here mbi toke kete lende te
    pazevendesueshme gjate jetes se njerezve te vdekshem...
    Shume kohe perpara luftes se Trojes levizjet migruese te pellazgeve e kishin
    pershkruar Adriatikun ne drejtim te Apulise, ne grykederdhjen e lumit Po...
    Virgjili dhe Aulu-Geli i veshtronin keta lundertare si banoret e pare te
    Italise; sipas Plinit, Solinit, Varronit, Tit Livit, Denisit te Halikarnasit, Ovisit,
    Tacitit, Higinit, Ceces... keta pellazge cuan atje per here te pare shkrimin
    dhe kulturen e artet. Sipas Denisit te Halikarnasit, Plini e Plutarku, ata
    madje kane qene themeluesit e vertete te Romes. Muret e famshme ‘pellazgjike’, ‘
    ciklopike’, ‘poligonase’, ‘megalitike’, ‘moenia aeacia’, qe ne nje fare
    menyre kane mbetur te pashkaterrueshme deri ne ditet tona, dalin zakonisht ne
    gjithe rrethimin e Adriatikut, duke nxjerre ne dukje njesine e tij. Po shenojme
    kalimthi, se Athina vete themelimin e murit te Akropolit te saj e lidhte me dy
    arkitekte ndertues, pellazget Agronalasi dhe Hiperbiosi, qe jane perjetesuar
    nga Pausania.
    Me pas, rreth viteve 80-81 para eres sone veme re nje zhvendosje
    masive, me egersi te padegjuar ne drejtim e perkundert; 150.000 pellazge
    etruske, te debuar nga Gadishulli italik me urdhrin e diktatorit Sula, gjeten
    strehe te perhershme te bashkeatdhetaret e tyre ne Molosi (Shqiperia jugore), e
    cila me pare ishte pergjakur dhe rrafshuar me token teresisht nga xhelati romak
    Paul Emili. Kjo zhvendosje e tmerrshme me dhune na eshte kumtuar e deshmuar
    prej dijetarit freng te shekujve te iluminizmit, Nikola Feretit, ne vepren e tij “
    Observations”...
    Aventurat e heroit legjendar Kadmit, Herkulit, argonauteve, te cilet jane
    cilesuar si pellazge nga Lucien i Samosates, Diodori, Pausania, Liciforo e te
    tjere, e lidhin ngushte Adriatikun me stergjyshet e popullit shqiptar nepermjet
    dyzinash te deshmive domethenese, te cilat per shkak te mungeses se kohes, nuk
    eshte e mundur te jepen me gjeresisht...
    Diodori na meson se ishulli kaonas i Korkyres, i cili vetvetiu na sjell nder
    mend binjakun dalmat, mban emrin e motres se Pellazgut, stergjyshen e
    perbashket te gjithe pellazgeve. Me lejoni te citoj nje shembull te shkalles se
    habitshme te arritur nga qyteterimi i tyre paragrek, kater mije vjet me pare. Ne
    kengen e shtate te “Odisese”, poeti, me akribine e tij proverbiale, pershkruan
    pallatin e mbretit te pellazgeve feacine, Alkinoosit ne Korfuz:
    “Here shndriti nga nje shkelqim i befte i diellit ose i henes, here shkelqen
    banesa e larte e…………………………….. shqitmadhit Alkinoos. Nga te dy anet e
    pragut shtriheshin muret e veshura me bronz deri ne fund te pallatit; persiper
    kane nje brez te kalter; dyert jane prej ari; pragu eshte prej bronzi me
    nderfutje argjendi; harku eshte prej ari; nga te dyja anet varen vargonj ari e
    argjendi, te cilet Hefesi i ka punuar me nje art te mrekullueshem... Brenda pergjate
    gjithe mureve jane vene frone te mbuluara me vela te holla e te lehta, pune
    dore grash. Aty ulen kreret e feacineve... Ne piedestal te ngritur mire lartohen
    shtatore prej ari, qe paraqesin djelmosha, te cilet mbajne ne duar pishtaret
    e ndezur dhe qe naten ndricojne kthinat e Alkioosit...”
    Perpara ketij shkelqimi pothuaj prej dyzet shekujsh lind pyetja me te drejte:
    a eshte kapercyer ndonjehere nje madheshti e tille perrallore?...
    Pervec se historian, po edhe njohes i holle i kesaj kulture ‘adriatike’ te
    paraardhesve tane pellazgjike e ilire, Lamartini i paharrueshem do t’i
    shkruante nga Iskia me 8 shtator 1844 atdhetarit e poetit tone, Jeronim de Rades,
    luftetarit te betuar kunder zgjedhes osmane te asaj kohe: “Jam i lumtur prej kesaj
    shenje te vellazerise poetike e politike midis meje e teje. Poezia ka ardhur
    nga brigjet tuaja dhe atje duhet te kthehet. Une nuk kam merite tjeter, vecse
    ta parandjej dhe te bej urimet e para per lirine e per ringjalljen e
    Shqiperise...”
    Nga pikepamja gjuhesore, nje numer i madh toponimesh rreth Adriatikut me
    mbaresen -one (-ona), qe ndeshet te Dodone-Dodona, si Aenona, Avlona, Ancona,
    Aona, Arasona, Aulona, Bausiona, Blanona, Cartona, Cremona, Crotona, Chrysondyona,
    Flanona, Herona, Narona, Promona, Salona, Sationa, Scardona, Sulmona,
    Tariona, Triuncona, Verona etj... (per te mos u shtrire me tej gjeografikisht), duket
    qarte se kete po kete mbarese te emrit te kryeqytetit te pellazgeve, memes se
    qyteteve europiane. Vetem analiza e toponimeve dhe etnonimeve primitive, te
    regjistruara prej kohesh ne brigjet rethadriatike, do te na sillte ne nje
    perfundim mesimdhenes; nje shumice e emrave te tyre jo rastesisht shpjegohen
    etimologjikisht nepermjet shqipes, ose me mire, perbejne nje perkthim fjale per
    fjale nga gjuha jone. (Dihet sesi Platoni ne “Kratilin” e tij denon rrepte manine
    greke per kalkime, qe shkaktohej kryesisht prej hegjemonizmit pa cak e kufi).
    Tabloja e meposhtme onomastike, ndonese nuk eshte e plote, perseri eshte
    mjaft domethenese.
    Agrianes, Antibaris, Auendeates, Autariatae, Avendone, Barbanna, Bari,
    Bigeste, Bora, Bounima, Bretension, Brina, Brundisium, Busento, Busento, Bylazora,
    kepi Glotta, Dagnum, Dalmatae, Dalmatia, Delmion, Delminion, Daranti, Daranto,
    Dardani, Dardania, Dardapara, Dardi, Dassaretae, Dassaretia, Derriopes,
    Deuriopes, Dimallum, Durrachium, Emathia, Enchelana, Enchelanes, Eordea (Eordia),
    Gurasson, Gurbicon, Halsion, Helidones, Helidonion, Hellopia, Kerauniabore,
    Kroia (Kruja), Lamatis, Lim, Lopsi, Lopsoca, Malatis, Maledi, Maljena, Malontina
    (Maltein), Malontum, Maluentum, Maluntum, deti Croni dhe Rheae, deti Ionium,
    Mathis, Matoas, Metubarris, Molossia, Ombla, Omphalion, Opitergium, Pelagones,
    Pelagonia, Petra, Pirustae, Pistum, Ragusium, Rhizon, Sason, Scheria, Stena,
    Tara, Taras, Tarentum, Taria, Tarin, Tariona, Tariotae, Tarneum, Tarsatica,
    Tarus, Taulantii, Tergeste, Tergolape, tharandt, tirol, (tyrol), Tragurium
    (trogir), Trimallum, Ulcaea palus, Ulcianum, Ulcirus mons, Ulcisia castra, Ulco amne,
    Ulkinion, Vendenis, Vendum, Vindenis, Vindinid etj... (Ndonese jane larg nga
    trevat adriatike, e meritojne te permenden ne kete rast, per shkak te
    rendesise se tyre te posacme, vargmalet madheshtore Beskidet dhe Karpatet, deti
    Baltik, Bizanti, Dardanelet, ishulli anatolik Karpathos...)
    Nga na tjeter, nje shkence eksperimentale, antropologjia, nepermjet korifejve
    te saj. J. Deniker, E. Pittard, na jep sigurine se shqiptaret e sotem e kane
    prejardhjen e tyre drejtperdrejte nga pellazget. Ne Adriatik dalin metropolet
    tona antike: Durresi, Apolonia dhe me ne jug Buthroti, qe te tria te lulezuara
    shume shekuj perpara themelimit te Romes, nese i besojme Apianit, Antologi
    Palatinit, Barletit, si dhe Apolodorit, Plutarkut, Pausanias dhe Teukerit te
    Cizikes, Virgjilit, Stefan Bizantinit...Deri ne fillim te eres se re ato kane
    perdorur pa ndonje nderprerje kalendarin e rendesishem pellazgjik te Bunimes,
    sipas mbishkrimeve tashme te njohura. Teatrot e tyre, krahas atyre te Nikese,
    Bylisit, Orikumit, Hadrionopolit, Foinikes, Dodones etj. kane shkelqyer gjate
    antikitetit me emrin e degjuar dhe dendesine gjeografike... Ajka e aristokracise
    romake i bente te kapercenin Adriatikun pinjollet e saj qe ta persosnin
    arsimimin e tyre dhe te specializoheshin te ne ne fushen e filozofise, letersise,
    arteve, pa perjashtuar artin ushtarak. Per kete qellim Jul Cezari pati zgjedhur
    Durrahiumin, nje qender e rendesishme kulturore dhe ekonomike, me rreth
    njeqind mije banore, e cila ekspononte materiale te cmueshme (argjend etj.), esenca
    mjekesore dhe kozmetike shume te kerkuara. Lidhur me Oktavian Augustin, Mark
    Vipsanius, Agripen, Mecenen, ata parapelqenin Apologjine tone kundrejt Romes
    dhe Athines, ndersa Ciceroni, qe e kishte pare ne vend Apolonine, e ka quajtur “
    mafnam urbem et gravem”.
    Nga fillimi i shekullit XIII para eres se re, bashkevellai i pellazgut Akil,
    Diomedi - paraardhesi i Aleksandrit Molos, qe shpetoi nga lufta e Trojes, u
    end pa pushim neper pellgun adriatik. Ai i dha emrin e vet ishullit te Diomedit
    dhe nje faltoreje “te adhurueshme e te shenjte”, sipas Aristotelit te
    Scimnosit, duke e perfunduar atje poshte harkun e jetes.
    Pothuaj njekohesisht Pirro Neotolemi, djali i arkipellazgut Akil, erdhi te
    plazhet adriatike te aferta me Buthrotin dhe mbreteroi ne “viset e moloseve”
    (Prejardhjen e tij pellazgjike e kane sanksionuar edhe Eniusi, Ovidi,
    Prisciani...) Ne brigjet e Adriatikut, sipas Stefan Bizantinit, ai themeloi qytetin e
    Bylisit, qe e perkujtonte ne monedhat e veta. Thuhet se, nepermjet perzgjedhjes
    se perseritur, ka persosur nje race te larte gjedhesh, qe e kane levduar me te
    drejte Aristoteli, Teopompi, Varroni, Plini, Arriani, Eliani, Ateneu : ky
    lloj ka ardhur deri te rritesit e sotem te racave rekorde. Akileidi, vec te
    tjerash, mbahet si krijuesi i nje valleje terheqese, pirrikes, qe ende vazhdon dhe
    lulezon ne Shqiperi...
    Nder studiuesit tane mesimet e urta te nje historie te tille te gjate
    ushqejne dhe ndricojne te kaluaren e te ardhmen, kurdohere ne sherbim te paqes, te
    lirise, te vellazerise mes popujve te Adriatikut dhe te mbare botes... Plejada
    te tera perfaqesuesish te shkences franceze kane dhene ndihmese te frytshme per
    ndricimin e problemeve themelore te pellazgologjise ne kuadrin e kulturave
    mesdhetare. E ndiej veten te nderuar qe ketu te bej nje homazh te perzemert e te
    fuqishem per ta, ne vecanti per kujtimin e pashuar te Robert d’Anzhelise dhe
    Dominik Briquel-it. Ata pajtohen te gjithe sesa e sigurte eshte mirenjohja e
    popullit tone, e “beses”, fjales se dhene te shqiptareve, i cili kurre nuk do
    ta harroje bujarine e popullit vella francez.
    (Kumtese e paraqitur ne Kolokuimin nderkombetar “E kaluara dhe e ardhmja e
    Hapesires Adriatike”, organizuar ne Paris me 29 e 30 nentor 1994 nga
    institucioni shkencor kulturor nderkontinental “Horizont 2000”, nen kujdesin e larte te
    ministrit francez te puneve te jashtme, Alen Zhupe.)

    Perkthyer nga frengjishtja nga prof.dr. Xhevat Lloshi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Portreti I Nje Titani

    Dhimiter Pilika

    Dr.MOIKOM ZEQO

    E kam njohur Piliken qe ne fund te viteve '60 te shekullit te kaluar. Shkak u be botimi prej tij per konferencen e pare albanologjike te nje numri te vecante dokumentash qe Pilika i quante "Albanica". Keto dokumenta qene jashtezakonisht te rendesishme. Per here te pare ai botonte vulen origjinale te kancelarise kastriotase, vulen sekrete ne forme geme antike po te Skenderbeut qe paraqiste nje skene mitologjike, nje vajze nudo, Leden pellazge dhe prane saj Zeusin ne forme mjellme. Pilika qe nje mesjetarolog i shquar dhe beri zbulime substanciale per Mesjeten Shqiptare. Ai me nje ngulm benediktian, me nje durim dhe zell te paepur hulumtontearkivat e huaja per te nxjerre ne drite relike te patjetersueshme te historise se Shqiperise. Gjate viteve kemi shkembyer mendime dhe kemi respektuar njeri-tjetrin seriozisht. Ai qe nje njeri i vecante me nje kod miresjellje dhe me nje modesti habitese, madje tronditese. Ai ishte i kujdesshem dhe gjithmone me merrte ne telefon per shkrimet apo librat qe une botoja. Une kam mesuar shume nga instinkti i tij i hulumtimit, nga akribia dhe dashamiresia e tij e madhe. Por vecanerisht dhjete vitet e fundit miqesia jone u be me e madhe. Une kam qene nje nga miqte e tij me te afert dhe kam shkuar shpesh ne shtepine ku banonte, ne nje dhome plot me libra dhe doreshkrime. Pilika jetonte ne nje apartament me familjen e vellait te tij, ne nje ngushtice te rende, pa studio dhe teper i kujdesshem qe te mos shqetesonte ne asnje menyre familjaret. Zbrisnim shpesh ne nje klub te vogel ku bisedonim gjate. Bisedat qene vazhdimisht per historine, per kete Nene te Kujteses. Kultura e Pilikes qe ajo e nje eruditi te madh. Ai qe nje frankofon i shkelqyer por njihte mire edhe latinishten, disa gjuhe sllave etj. Kishte nje interes te madh per arkeologjine dhe qe i mireinformuar per zbulimet me te fundit ne kete dije. Sa here kam diskutuar me Piliken sidomos per problemin e pellazgeve per te cilin ai kishte nje pasion te pabesueshem. Kam lexuar ne doreshkrim disa libra te tij ende te pabotuar. Libri me i madh afro 1000 faqe eshte libri pellazgjik. Nje liber tjeter i kushtohet figures se Pirros se Epirit. Libra te tjere jane kulturologjike por ai gersheton filologjine me dokumentacionin, arkivistiken me kriticizmin burimor te te dhenave. Veprat e tij te botuara ne shtypin shkencor, si dhe ato te pabotuarat mund te perfshijne mbi dhjete vellime te formatit te madh.

    Dhimiter Pilika qe nje njeri larg bujes. Ai respektonte sentencen e Senekes per te qendruar larg publicitetit, teper serioz dhe teper i sinqerte ai thurte ne vetmine e tij te veshtire vepren e vet. Mik i te tere intelektualeve me emer ai qe sidomos mik me Lasgush Poradecin. Te rinjte e njohin pak apo aspak kete dijetar. Une qe perfaqesoj moshen e mesme mund te bej nje nderlidhje dhe mund te them se Dhimiter Pilika qe nje nga dijetaret me punetore por dhe me te heshtur te shkences shqiptare. Jam i sigurt qe ai do te vleresohet me shume ne te ardhmen. Kurre nuk do ta harroj ate dite kur Dimiter Pilika i dhuroi Arkivit te Muzeut Historik Kombetar doreshkrimin e fotokopjuar te nje vepre mbi 800 faqe te shkruar ne latinisht por dhe me shkrime ne greqishten e vjeter, bizantine, madje dhe arabe dhe hebraike te quajtur "Lashtesite ilire". Nje kopje te ketij doreshkrimi qe i takon shekullit XVIII donim t'ia conim Bibliotekes Kombetare te Prishtines. Qe vendosur te behej nje ceremoni me kete rast ne Prishtine ku do te ishte i pranishem dhe Dhimiter Pilika. Madje une u mora dhe me nxjerrje e pasaportes se tij te re per te dale jashte shtetit. Por kjo pasaporte ka mbetur ne nje nga sirtaret e tavoline time te punes ne zyren e Muzeut Historik Komebar. Donim te shkonim ne fillim te pranveres se vitit 2004 ne Prishtine por ja qe ndodhi qe dita e fundit e jetes se Pilikes qe pikerisht dita e fundit e vitit 2003.

    Portret

    Prof.Dr Dhimiter Pilika u lind ne gjirin e nje vatre atdhetare te Korces, me 30 prill 1923. Gjyshin i tij, Thimi Mitko e rendit nder rilindasit e flakte per botimin e "Bletes shqiptare" (1878).

    Pasi mbaron Liceun Francez te vendlindjes me rezultate te shkelqyera, fillon studimet prane Universitetit te Sienes (Itali), ku dallohet si absolvent i Fakultetit te Drejtesise.

    Merr pjese ne Luften Nacionalclirimtare ne drejtimin e njesiteve guerile duke siguruar medikamente per qindra demonstrues te plagosur, si dhe per batalionet partizane te qarkut, nepermjet katundit Orman- Ciflik.

    Pas Clirimit, ne 1945 zgjidhet kryeredaktor i fletores "Zeri i rinise", ne Korce. Bashkepunon ngushte me gazeten "Perpara" te Korces (1944-1945), ku shkruan kryeartikuj, ese historike dhe letrare, skica, poemen "Boroves deshmore", nje studim te gjate per komunarin Pol Verlen, te shoqeruar me shqiperimin e kryevepres poetike te ketij vigani te permasave boterore. Jep mesim ne lendet shoqerore te shkollave te mesme te Korces, Tiranes, Vlores, Gjirokastres.

    Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli "Doktor" ne histori dhe gjuhe shqipe prane Fakultetit te Filozofise, si dhe ne romanistike - helenistike tek Fakulteti i Filologjise prane po te njejtit Universitet te Prages.

    Themelon dhe drejton "Seminarin shqiptar", qender e nderuar studimesh dhe kerkimesh albanologjike prane Universitetit te Karlit ne Prage, ku ngarkohet si profesor me ligjerimin e mbare disiplinave albanistike, te cilave u njihet e drejta unikale krahas vetem bohemistikes edhe rusistikes, per doktorata me "monostudim" te vlefshme ne shkalle nderkombetare.

    Gjate nje qendrimi afro 15-vjecar ne prehrin e nje prej cerdheve universitare me te te mocme evropiane, dijetari i ri shqiptar, gjen shtegun te thithe ajken e pervojes me te vyer per kombin tone nga qindra biblioteka, institute, katedra, muze, arkiva, ekspozita, kongrese shkencore... Perpos sherbimit pedagogjik te shperblyer, armik i betuar i cdo lakmie per pasurim monetar, ai i shton pune vetes dhe udheheq me nisme vetiake, falas, nder te tjera, perpilimin edhe nxjerrjen ne drite, me ndihmen e studenteve dhe bashkepunetoreve, te 64 botimeve cekosllovake me brendi arberore. Permenden: monografi - doreshkrim, tekste akademike, fjalore, tekste per gramatiken, historine e pergjithshme dhe letersine, manuale konversacioni, antologji te kengeve tona popullore dhe partizane, kushtetuta jone shteterore, planet ekonomike (dyvjecari dhe pesevjecari i pare), albume, buletine, broshura, fletepalosje, harte dhe atlas gjeografik, perkthime te ndryshme prej mijera faqesh, vepra "Shqiperia vend shqiponjash" ne gjuhet shqip, anglisht, frengjisht, rusisht, ribotimi i "Fjalorit" te Konstandin Kristoforidhit etj... etj...

    Pervec lemit didaktik dhe botues, studiuesi yne i kushton nje mund te panderprere gjurmimit te gjithckaje qe lidhet me Shqiperine ne letersine, artin, shkencen, kulturen cekosllovake ne pergjithesi. Korrjet edhe ne kete drejtim dalin befasuese. Ai heton dhe percjell ne atdhe, pa pranuar kurrfare pagese, tridhjete arka madhore te mbushura kryesisht me "albanica" ner te cilat spikasin:

    a. Trashegimia e botuar dhe doreshkrimore prej disa mijera fletesh e albanologut te degjuar cek, Profesorit Jan Urban Jarnjik (1848 -1923), rektor i Universitetit te Prages, zoteruesi me i mprehte i shqipes se folur, ndoshta midis tere albanologeve bashkekohes. Aty perfshihet sidomos vellimi manuskript "Mjalte nga bleta shqiptare", simotra klasike e panjohur dhe e pabotuar e "Bletes" aleksandriane te Thimi Mitkos, nje epistolar ologrif albanologesh te shquar, nje leter e Bajram Currit... (Origjinalet ruhen pjeserisht ne Drejtorine e Arkivave te Shtetit, Tirane, se bashku me nje liberth te botuar ne Prage mbi kete miredashes te zjarrte cek te vendit tone... ) etj... etj...

    b. Arkivi prej mijera dokumentash, ende te painventarizuara te rilindasit sllovak, Profesorit Pavel Jozef Shafarik (1795 -1861), i fal mundesine te hulumtoje dhe te pikase midis te tjerash, 300 vula ballkanase te zbuluara nga ky historiograf i mirenjohur ne Evrope. Riprodhon ndermjet tyre, vulat e Skenderbeut, shteteroren dhe sekreten, te perdorura rreth vitit 1466, "myhyret" e Balsheve tane (rrotull viteve 1373 - 1385, vulen e Aleksandrit, zotit te Kanines dhe Vlores, (1368)... Aty has 550 faqe doreshkrim me toponime dhe shenime mbi vendbanime arberore qysh nga Lashtesia deri ne shekullin XIX, qindra punime, doreshkrim mbi Arberine dhe Gjergj Kastriotin, si dhe mbi ngjarjet tona historike te viteve 1142 - 1206, mbi shtypshkronjen e Shkodres (1630), te Voskopojes (1746).

    Shafariku shprehet qarte se qe thelluar mbi librat e humanisteve tane, Marin Barleti dhe Pjeter Bogdani. Per kete miniere te pashtershme burimesh historike te pashfrytezuara, kerkimtari shqiptar,Pilika e quan per detyre te kete vene ne dijeni, se pari, mikun e vet medievistin e famshem francez, profesorin Alain Ducellier.

    C. Dhjetera biblioteka dhe arkiva te tjera cekosllovake i japin mundesi ekspertit tone te zbuloje: qindra burime dhe botime te panjohura mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun, posacerisht portrete, nje leter autentike e heroit, dy vepra doreshkrime origjinale, te pabotuara, te historiografit kastriotolog , Gabriel Kolinories (1698 - 1770), nga Seneci i Sllovakise, (i cili nuk perjashtohet te kete pasur gjak arberor); gura prageze vendimtare, te anashkaluara, mbi mbrujtjen artistike te aktorit tone gjenial, Aleksander Moisiu; te dhena mbi poetin madhor cekosllovak Stanjislav Kostka Nojmann (1875 - 1947), autor i dy librave ne proze, "Elbasan" dhe "Beragozhd" (fshat afer Pogradecit), i qindra vargjesh te perzemerta mbi truallin tone, i 31 miniaturave akuarele me motive elbasanase, deshmi, fotografi te panjohura mbi korifeun e albanologeve, Profesorin Norbert Jokl (1877 - 1942), risi mbi albanologun , Profesorin Hertrig Jarnjik (1877 - 1938), te birin e Jan Urbanit, adhurues i shqiptareve gjithashtu si i ati. Shkurtimisht, mbare "albanica-t " e zbuluara ne Cekosllovaki, sikur te botoheshin, do te mbusheshin vargane raftesh biblioteke. Nje pasqyre sintetike e ketyre thesareve ceke, jane permbledhur ne aktet e botuara te Konferences se Pare te Studimeve Albanologjike, (Tirane, 1962), dhe te revista "Ylli", nentor 1962.

    Poema "Hapini rrugen paqes!..." (1951), e perkthyer ne mese dhjete gjuhe, cmohet nga nje juri interkontinentale, me ne krye, Nazim Hikmetin, Nikolas Guilenin..., e cila do t'i dhuroje Dhimiter Pilikes, ne Prage, Diplomen e Arte si Laureat i Cmimit Nderkombetar te Paqes...

    Veprimtaria e gjithanshme albanologjike e "Seminarit shqiptar" te Universitetit te Prages, nen drejtimin e shkencetarit tone, vleresohet me lavderime prej nje trajtese te botuar nga Akademia Cekosllovake e Shkencave (1954).

    Pas prishjes se marredhenieve me Cekosllovakine, albanologu yne do te transferohet nga Universiteti i Prages ne Universitetin e Tiranes, ku boton vellimet: "Doreshkrimi i Prages" vellimi i dyte; "Bletes shqiptare", "Historia e Skenderbeut" e Naim Frasherit (edicion i Akademise se Shkencave te Shqiperise).

    Ne Shqiperi shohin driten e shtypit gjithashtu studimet mbi: "Lidhjet miqesore ndermjet popujve cekosllovake e shqiptare pergjate shekujve"; 73 studime "albanica-sh, vulen shteterore te Skenderbeut (1466); prejardhjen e shqiponjes se flamurit tone; nje leter te panjohur dhe te pabotuar te Gjergj Kastriotit; gjeneralisimi shqiptar Gjergj Basta; nje dokument per Vloren, i vitit 1493, saktesimi i ditelindjes edhe ditevdekjes se Thimi Mitkos (1820 - 1890); 21 dokumenta, qe vertetojne katerciperisht pranine e shqiptareve ne trojet amtare mes shekujve II dhe XI te eres sone; vellimet "Arberore" te poetit cekosllovak S.K.Nojman; nje portret letrar te Nojmanit; nje ese per Pablo Neruden, te shoqeruar me shqiperimin e nje poezie te tij per Shqiperine; nje sprove per Jirzhi Volker, poetin cekosllovak mik te popullit tone; nje trajtese per poetin turk Nazim Hikmet, te percjelle me shqiperimin e nje poezie te tij, ndersa ky dergjej i burgosur; shqiperimin e poezise se Aragonit per Gabriel Perine; nje syth per Galileo Galilein lidhur me nje poeme "Kastriotase"; kerkesen per nje bibliograf shkencor te krejt degeve te albanologjise; nje sprove te gjate per Volterin dhe shqiptaret etj... Redakton vellimin e dyte te romanit "Para agimit" te Shefqet Musarajt, nje permbledhje poezish te Vehbi Skenderit, monografine e Pal Docit mbi Mehmet Shpendin, etj.

    Ne orvajtje te pareshtura per te gjetur "albanica" te panjohura, zbulon:

    - Nje doreshkrim te pabotuar te shekullit XIV, prej rreth 240 faqesh, me gurra historike mbi qytetet tona mesjetare.

    -Emblema trevash te Arberit, prijesish stergjyshore...

    - Monedha te shekullit V, ne kembet e nje ure te gurte prane Maliqit.

    - Monedha te shekullit XII, rreze nje ure druri afer Maliqit.

    - Nje burim historik qe shpjegon imtesisht se si nen shembullin e prishjes se Bastijes 1789 muslimane korcare, me vullnet te perbashket, rrenojne nga themelet, gur me gur, keshtjellen e hershme qytetare, simbol te shtypjes sulltanore (1826).

    - Nje aneshkrim te rilindasit Thimi Mitko, i cili hynte dhe dilte ne familjen e Mehmet Aliut te Egjiptit, ku garantohet se i pari i saj nuk rridhte nga Kavalla, por nga katundi Bubuq prane Sovjanit (Korce).

    - Nje poeme, doreshkrim e pabotuar, prej mese 1500 strofash teterrokeshe ne italishten mesjetare, mbi Gjergj Kastriotin Skenderbeun.

    - Fotokopja e plote e organit te Lidhjes se Prizrenit, "Zeri i Shqiperise" me 40 numra (1879 - 1890), e botuar shqip dhe greqisht prej memedhetarit Anastas Kullurioti (1820 - 1887), qe i dhurohet Bibliotekes se Universitetit te Tiranes (1967).

    I pergjeruar pas gjenise se popujve, mendimtari yne qemton burime prej mijera skedash mbi marredheniet miqesore midis popullit shqiptar dhe popujve ceke, sllovake, franceze, italiane, kineze...

    Perbri "albanica"-ve te mesiperme, ruan prane Muzeut Historik Kombetar edhe keto doreshkrime te pabotuara:

    Nje monografi prej qindra faqesh mbi jeten dhe vepren e flamurtarit rilindas, Thimi Mitko.

    - Nje bibliografi te folklorit shqiptar prej mijera gjurmimesh.

    - Analizen e nje pasqyre te gjinive perfaqesuese te folklorit tone, doreshkrim tjeter, i panjohur, i Thimi Mitkos.

    - Nje bibliografi te poetit kombetar Naim Frasheri.

    - Nje syth mbi shkrimtaret me prejardhje shqiptare ne letersine turke.

    - Nje trajtese mbi yllin e nje monedhe te Aiakut pellazg, pararendesit te Pirro Mollosit dhe Akilit, te trasheguar brez pas brezi, perkrah shqiponjes ne vulen shteterore te Skenderbeut, prove tjeter e zanafilles pellazge-ilire te kombit arberor.

    - Parashtesen e "albanica"-ve te tjera te ndodhura ne arkiva te jashtme: Ceki, Sllovaki, France, Itali, Greqi, Egjipt, Turqi...

    Keto vepra, te trasheguara nga 30 arkat me "albanica" te vjela ne Cekosllovaki, ngazellenin pa mase dashamiresit e shkences sone, po aq sa pikellonin xhelozine e mendjeve shterpe "me te tmerrshmen e xhelozive", sipas Shekspirit. Per nje dukuri te tille ngulmon Anatol Fransi: "Armata e panumert e te patalentuarve do te te padite se ke perdhunuar tet eme, se ke masakruar tet ate... dhe do te gjeje diten te te ngule thiken..."

    Smira vrastare e kolegeve te tij te paafte, te nxitur dhe nga interesa racistesh te huaj, e perplas historianin premtues neper balterat e Myzeqese pa kurrfare faji per dhjetera vjet, me qellim asgjesimin. Por ai, i palodhur, nuk dorezohet kurrsesi, edhe pse i denuar perdhunisht, pa familje, pa banese, pa biblioteken dhe arkivin e tij te ngjeshur me margaritare te rrezikshem per veglat antishqiptare mes nesh...

    Ai lektis pas popullit mahnites myzeqar dhe nga nga kjo dashuri e prushte lindin arritje madheshtore. Me ndihmen e nxenesve mbledh 22000 kenge popullore, mijera toponime dhe gojedhena, ngre dhe ploteson me eksponate te zhbiruara ne livdhet ane e perqark, Muzeun Historik te Divjakes, Muzeun e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare per krahinen e Lushnjes, projekton muzeun e Kongresit Kombetar te Arsimit (Lushnje 1920), cel kurse te anglishtes dhe frengjishtes per te rriturit, zbulon 7 punishte te sterhershme qeramike ne rrethinat e Divjakes me emra pronaresh pellazge, ilire, nekropolet parailire te Bishtcukesit edhe Germenjcokut, nje mozaik midis ketyre, deshmine e pakundershtueshme anzhuine se keshtjella e Bashtoves eshte ndertuar nga muzgu i shekullit XIII dhe aspak me vone, mauzoleun dhe kalane e Muzaqeve ne Moglice, tuma dhe dhe nje mur pellazg pa llac, Nusen e Kulanit, nje terrakote me kryet e hyjneshes pellazge Dhemetra, monedha te stermocme dhe mesjetare, amfora,vazo parailire, bazorelievin e nje menade pellazge, njohuri te shkruara arkivore per Matranget, prijes mesjetare etj., etj. Gjithcka kryhet ne menyre shembullore pa perfitime financiare, jashte cdo detyrimi per nje arsimtar tetevjecareje.

    Pas ropatjesh raskapitese dhe traumatizuese gjate tri motesh pa marre as dhe nje dite leje vjetore, ai semuret rende me kercenim per jeten. Cfilitesit nuk ngopen me kaq. Pasi e rrasin ne shtrat per vdekje shkaktari ballor shpall nga maja e kolltukut, se kush rri kot, te burgoset si parazit....! Lasgushi e damkos boterisht kete krim bishar me vargjet:

    "Bretkosat e mocalit
    se c ?vrane drene e malit...!"

    Edhe pse i semure rende ai lihet vijimisht pa mjete jetese pa pension, por nuk e leshon veten, sado i gjymtuar keq. Ne kushte mjerane nuk e ndan penen nga dora.

    ***

    Pa shkelur ende ne te dymbedhjetat, camarroku korcar pat lexuar dy vellimet e juristit cam, Kostandin Karapano, bashkeshkollor i Ismail Qemalit, mbi zbulimin e Dodones, kryeselise se pellazgeve hyjnore, botuar me 1875, sipas keshillave te Plakut Vlonjat. Nga rinia deri ne pleqeri te thyer, atdhedashesi yne nuk e gelltiti dot genjeshtren e perhapur me mjeshteri, "kinse paska kryeqytet te pellazgeve ne Ballkan te rene prej qiellit, pa banore, te cilesuar "qenie perrallash", pa palce historike!". Gjate dhjetevjecaresh levruesi kembengules perpihet prej kesaj te vertete te prekshme dhe perfundon me disa ekzemplare monografine gati per botim, mbi prejardhjen pellazgo-ilire te popullit tone, me te lashten duke u mbeshtetur mbi mese 5000 dokumenta rrenjese dhe te huaja.

    Merr ftese per te mbajtur ne "Palais du Luxembourg", Paris, nje referat gjate Kongresit "Hapesire adriatike", ku ishin ftuar 600 erudite nga 5 kontinente. Dokumenton me deshmi specialistesh te huaj dhe shqiptare se, populli yne eshte me i vjetri ne Evrope. Teza e botuar ngjalli jehone ne rrethet akademike (1994).

    Ne Seminarin Nderkombetar te Shkodres, ne 1995, Pilika paraqet punimin "A eshte Shkoderlokja parailire, pellazge?...", qe pritet me interes te vecante.

    Me 16 intervista ne Radio Tirana demonstron se flamuri shqiptar eshte me plaku nder shoket evropiane (1995).

    Gjate Kuvendit te Durresit, per Aleksander Moisiun, ne 1995, me anen e 300 kumtimeve arkivore, faktoi se: "aktori me i madh ne bote" sikunder eshte mbiemeruar, mberriti me djersen e tij tek teatri i Prages, nga figurant, ne kryeaktor si krijese e vetvetes dhe aspak si e regjisorit Maks Lainhart, sic eshte thene.

    I jep shtypit parathenien dygjuheshe ne fjalorin shqip-frengjisht te profesorit te vet, Vedat Kokona (1998).

    Ne sesionin perkujtimor, ne Universitetin e Tiranes, me rastin e 200-vjetorit te lindjes se Balzakut, Pilika paraqiti te dhena te hollesishme per mjeshtrin francez, i cili me 1828, kish bere nje permbledhje kengesh popullore shqiptare prej rreth 300 faqesh te perkthyera frengjisht (1999).

    Me 14 maj 1999 boton nje kushtim te rralle ne mbrojtje te vellezerve shqiptare te Kosoves.

    Grishet zyrtarisht ne Prage nga profesore cekosllovake, per hulumtime akademike dhe sjell se andejmi shume "albanica" te reja (2000).

    Kumtesen "Perse ishte Lasgushi adhurues i flakte i Kosoves" dhe nje leter tetefaqeshe te poetit ia ben te njohur seminarit nderkombetar te Prishtines (2001).

    Nderohet nga qeveria e Republikes Franceze me ftese zyrtare njemujore per kerkime shkencore ne Paris. Pervec qindra dokumenteve te zbuluara per lidhjet midis popujve franceze e shqiptare, ai sjell ne Tirane riprodhimin e nje vepre unikale per historine e Shqiperise. Fale ndihmeses fisnike te profesorit Dominique Briquel, i cili vuri ne perdorim aparaturat e sofistikuara me rreze lazer, duke i sjelle kombit shqiptar nje kopje te traktatit historik, gjeografik, enciklopedik, te zbuluar ne nje arkiv mesjetar italian nga iluministi yne, Dhimite Pilika. Doreshkrimi prej 1040 faqesh format madhor ne latinisht, i eshte dhuruar arkivit te Muzeut Historik Kombetar.

    Dhimite Pilika, si personalitet i shqur i kultures shqiptare, eshte ftuar per te marre pjese dhe per te mbajtur ligjerata ne disa kongrese shkencore nderkombetare ne College de France, Paris etj.

    Poligloti yne perdorte dhe shfrytezonte dhjete gjuhe te huaja.

    Botuar ne Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Si ka mundesi qe figura te tilla lihen ne harrese , jam i sigurt se do te vije dita qe emri i tij do marre vleresimin qe meriton .

  4. #4
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga kleos
    Si ka mundesi qe figura te tilla lihen ne harrese ,
    me te njejtat mundesi qe u perjashtua dhe hapesi i temes nga forumi.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #5
    Le ti qendrojme temave qe i perkasin nenforumit te historise. Probleme te tjera trajtohen ne nenforume te tjera.

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Ne postin e pare thuhet: Sipas autoreve te lashte, Adriatiku ne fillim quhej “Deti i Kronosit dhe i Reas.Kronos dhe Reas jane terma greke.
    Nje pyetje,kush kane qene banoret e pare ne zonen e Durresit?
    Pergjigja eshte greket dhe me vone italiane te ardhur ne tufa(eksod),
    Pra banoret e pare kane qene greke dhe romane nga italia..te pakten per qytetin e durresit.
    Une nuk i besoj me prrallave te treguara nga doktoret e akademise se shkencave ne Shqiperi.Nuk ekziston shqiptar me prejardhje te larget 100% shqiptare.Mund te jesh lindur ne shqiperi mund te kesh 8-12 stergjysha te lindur ne shqiperi,po paraardhesit e tyre a kane qene shqiptar???Nuk mund ta vertetosh.Nuk ke fakte.Megjithate fenomeni i levizjes se popullsise neper territore te ndryshme ne kohet e lashta me varka,anije kuaj,ka qene i madh ashtu sic eshte ne boten e sotme moderne i njohur me termin emigracion.
    Nuk ka shqiptar me origjine te larget 100% shqiptar.Shpernguljet e popullsise nga teritori shqiptar ne vende te tjera dhe anasjelltas dyndjet e popullatave nga vendet si persia,turqia,vendet sllave,italia etj per ne shqiperi kane krijuar nje mish mash multi nacional.Po te marresh parasysh martesat,familjet e krijuara ne lashtesi,,,,jane krijuar familje njeri me origjine nga italia dhe femra me origjine persiane ose egjiptiane.Te dy jane martuar ne durresin e lashte.A quhen keto shqiptare??Po pasardhesit a mund te thuhet qe jane me origjine shqiptare.Historia e shkruar e lashtesise eshte nje spekullim i madh big time....
    Ka fakte te vertetuara por ka edhe material te shkruar mbeshtetur ne egon,sentimentalizmin patriotik dhe krenarine kombetare.

  7. #7
    beni je shume gabim. Pilika nuk eshte nga te perkedhelurit e Akademise se Shkencave madje eshte degraduar gjithe jeten e tij thjesht per personalitetin prej eruditi dhe argumentimin llogjik qe i ka bere fakteve arkeologjike, etnologjike dhe glotologjike.
    Me habite me deklaratat e tua te mesiperme. Si more ben paskan qene greket e italianet banoret e pare te Durresit? Shqiptaret kane qene ne kete troje ketu e mot. Skane ardhur nga asnje vend tjeter. Kane shkuar ne vende te tjera po, por nuk kane ardhur nga vende te tjera. Ne kete nenforum ke shume tema ku mund te mesosh me shume dhe te riparosh disinforimimin qe vjen nga mungesa e plote e njohurise. Kontrollo pasqyren e temave te ketij nenforumi dhe do i gjesh.

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga benseven11
    Historia e shkruar e lashtesise eshte nje spekullim i madh big time....
    Historia mund te jete spekullim, por jo LLOGJIKA.

    Ja analiza me bindese qe une kam lexuar mbi gjuhen shqipen dhe shqiptaret.

    Marre nga nje postim ne nje forum tjeter. (kur te gjej kohe do ta perkthej)

    -----------------------------------------
    That issue is the Albanian language and the means whereby the people who speak it came to do so.

    If we assume no native base for this language, what sort of conquest was it that replaced whatever language was spoken previously in the territory of modern Albania with the Albanian language? Where did the conquerors themselves acquire their language? How long did the process of replacing the autochtonous population's (Hellenic or Latin or whatever) previous language take, and is this process recorded anywhere, in Byzantine, Venetian or Genoan archives, for instance? If not recorded, why not? What linguistic group does this new language belong to? Why did the by now thoroughly Hellenized population of these territories give up the grammatical substrate (and core vocabulary) of their language and adopt a different one so completely, and how long did this process take?

    Can I suggest we really focus on one issue above all, which will help us all with the investigation: the date?

    Illyrius does at least try to address this issue, when dismissing the claims to survival of ancient Illyrian.

    He cites the effect of the 11th Century Norman conquest of England as a parallel. Now this was one of the most brutally systematic replacements of one ruling group by another in the history of Mediaeval Europe. The old Anglo-Saxon feudal leaders were eradicated and expropriated. No assimilation, just death or serfdom. The Normans were beady-eyed accountants with swords and axes - and ledgers recording every acre of property.

    Until the plague in the 14th century loosened the social structure, the language of the ruling class was Norman French and Francian. Yet you can still speak English well enough with no Norman words at all. Most people do daily in England. The truth is, English is better when it eschews the words of these froggy foreigners. The strength and life of spoken English are in its Anglo-Saxon roots, that were never lost.

    The previous four sentences are free of any Latinate or Norman French influence, in vocabulary at least. So despite the imposition of an alien vocabulary and culture, old English is alive and kicking. Now the equivalent "strong" words in Albanian are not Greek or Latin: is the argument then that the invasion was on a scale akin to that of the original Anglo-Saxon invasion of Britain, so huge that it utterly replaced the previous Romano-British / Druidic culture and language? But surely so large an event would generate records, in Greek or Latin, and major traces in the genetic evidence?

    It would be interesting if we all dropped our prejudices for a while and focused on this issue: if Albanian is not Illyrian, when did it become the dominant language of the region, how and why?

    --------------------------------------------------------
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Si lindi harmonia fetare nė Shqipėri?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  5. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •