Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Sport.Argetim.Qejf.etj Maska e Resto
    Anëtarësuar
    15-06-2002
    Vendndodhja
    pennsylvania
    Postime
    74

    Thumbs up Receta për gatimin e pulës/gjelit të detit

    chiken marsala eshte nje ushqim i perdorshem ketu ne amerike.dhe eshte e lehte per tu gatuar .
    hedhim pak gjalp ne tigan hedhin mish pule te qeruar pa kocke hedhim kerpudha nje grusht dhe hedhim domate te thata kur ti kaverdisim mire i hedhim pak miell .pastaj i hedhim vere te bardhe pastaj i hedhim azzu ( eshte nje sause e cila perdoret per te trashur lengun ) pas kesaj i leme pak sa te traseh pak lengu edhe dhe e gatshme per tu servirur .kjo shoqerohet me veshtebull ,patate.pure patate.etj sipas kerkesave here tjeter do ju mesoj dicka tjeter bye bye nga visi :a
    Dashuri,Argetim,Sport

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Pulë me arra ose gështenja

    Për 4-5 persona duhen:
    Pulë 500-600 g. gjalpë 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokërr, uthull 2 lugë gjelle, miell 1 lugë gjelle, kripë, piper.

    Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë,piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati.
    Në një tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë.
    Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturë.

  3. #3
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    ahh, gjelle tipike permetare kjo Fiori

    Une e kam gjellen time te preferuar, te cilen them se e gatuaj mire.

    Te paket jane ata qe e vleresojne e dine ta shijojne kete gjelle.

    Kisha dicka,
    permetaret zakonisht, nuk i hedhin 50 gr. arra, por me shume, sasia shkon nga 250 gr - 400 gr arra te qeruara dhe ne pasi pergatisim lengun e pules i shtome arrat dhe i leme te vlojne se bashku dhe jo menjane (jo ne zjarr). Plus nuk i hedhim uthull,pasi kjo e prish shijen e gjelles dhe do e ktheje ate ne nje tip paçeje (hudhra e uthull bashke).

    Me pas ne pjate vendosim thelat e pules se pjekur me salcen dhe i sperkatim me pak gjalp te shkrire.

    Kjo pjate preferohet te shoqerohet me vere te bardhe.

    p.s.
    e di se pse thashe te paket jane ata qe dine ta shijojne kete gjelle. Pasi me ka bere pershtypjje kur kete gjelle tere qejf ua gatova disa miqve te mi e nje person me origjine nga Tirana me tha: kjo eshte qull!!!
    qull i kokes tend i thashe tere inat ku mer vesh ti nga guzhina. Pse keshtu e gatuani ju qullin ?? - qull gjelle tipike tironse me qumesht e miell.


    Pra dua te them se nqs nuk ia di emrin, te pakten mos e ofendo ate qe e gatoi duke i thene qull, kur pergatitja e kesaj gjelle te ha ca kohe te mire mbi soben e gatimit.

    __________________________________________________ __
    Pula me arra ka e nje version tjeter gatimi, ate kur mbushet barku i pules me arra dhe vihet ne furre te piqet.
    Edhe kjo eshte shume e mire.

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    U mendova dy here para se te te ktheja pergjigje se kam frike mos me kthehesh dhe mua me inat, keshtu nuk po permend emra (meqe ra fjala ju permetaret te vrisni per gatim )...

    Te them te drejten ne shtepi mami perdor shpesh ate menyren qe ke permendur ti (receta me lart eshte marre nga liber kuzhine) si dhe pulen e mbushur me arra e perdorim me shume. Kush ka qejf pulen dhe kush ka qejf arrat ska si mos e pelqeje te gjithen bashke

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112

    Receta me pulë ose gjeldeti

    Ka degjuar ndonjeri???

  6. #6
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Varet, po te jete pula lehonë e ka qumesht te mjaftueshem....behen lloj lloj embelsirash, duke filluar qe nga muhalebija e deri tek iman bajalldia .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Diku
    Postime
    112
    ore e kam seriozisht...une kam ngrene bile. ne fillim ideja me se do haja embelsire me mish pule ma shpifte, por ne fund mbeta i kenaqur...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    49

    Embelsire me gjoks pule

    SH_H,

    Kete embelsire e kam degjuar dhe une, per nje kohe te gjate nuk e kam vene ne goje, sepse nuk mund ta pranoja faktin e nje embelsire me mish!! Po fale nje mikes sime e provova dhe e shijova me vone

    Ketu po ve receten, besoj se deshiron ta provosh. Une nuk e kam provuar ta bej vete, keshtu qe nuk di te te them me shume.

    Embelsire me gjoks pule:

    Gjoks pule: 100 gr ( i gatuar)
    Oriz: 150 gr -- (3/4 e nje gote uji)
    Uje: 60 ml -- (1/4 e nje gote uji)
    Qumesht: 1Lt (4 gota uji)
    Sheqer: 240 gr -- (1 1/5 gota uji)
    Kanelle: -- nje luge e vogel

    Pregatitja:

    Ne fillim zieje mishin e pules, dhe beje fije fije. Vere menjane te ftohet dhe le te merremi me te tjerat. Kjo embelsire e ka klecken tek perzierja e vazhdueshme.
    Mbuloje orizin me uje te ngrohte dhe lere rreth 2 ore. Kulloje dhe ketu eshte mire te kesh nje robot kuzhine (food processor).

    Ketej e tutje besoj se behet gati per disa minuta.

    Hidhe orizin ne robotin e guzhines dhe beje pluhur fare, grije mire. Tani, ne nje tenxhere, hidh qumeshtin dhe orizin qe e ke bluar mire dhe perzieji mire derisa orizi te tretet ne qumesht.
    Vendose ne zjarr te ngadalte duke e perziere vazhdimisht derisa masa te trashet.
    Tani do hedhesh mishin e pules qe eshte bere fije fije me pare (e imet fare), dhe do e trazosh mire e mire derisa te perziet e gjitha.
    Pastaj shtoji sheqerin. Ketu do ulur edhe pak zjarri dhe do vazhdosh ta trazosh derisa te shkrije sheqeri.

    Largoje nga zjarri. Merr fryme thelle. Embelsira eshte gati, po duhet ftohur . Hidhe ne kupa te vogla servisi. Lere te ftohet. Sperkati kanelle siper. Serviret e ftohte.

    Ju befte mire.
    Ora.
    Shprese

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    64
    S'ma merr mendja te kete embelsire te tille.
    Me duaj 1 here qe te dua 100

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    49
    Mi corazon,

    Faktikisht kur e provova nuk e dija se cfare ishte. Si mikpritesa shume te mire qe ishin dhe ne si miq te nderuar qe ishim, na u servis qe menu qe kemi lene gishtat, ne fund erdhi embelsira, qe thua ti, dhe ne e provuam dhe e shijuam, 'Faleminderit shume, ju lumshin duart, te gjitha ishin shume te mira' etj etj...
    pastaj u bera kurioze une "Po cfare embelsire eshte kjo?"
    oooops , 'Faleminderit dhe nje here'...
    Po qe te mos ia ha hakun, se nuk eshte e drejte, embelsira ishte me te vertete e mire..
    Dhe une mendoj se eshte embelsire orientale, ajo mikja ime eshte turke.
    Gjithe te mirat dhe pershendetje dhe nga une,
    Ora
    Shprese

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. RECETA ( te provuara)
    Nga Lule Portokalli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-02-2010, 15:32
  2. Përmbledhja e recetave
    Nga [Perla] në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:18
  3. ju lutem kush ka receta te embelsirave dhe gjellerave
    Nga gjuli në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 14:34
  4. Receta per gjelle/gatime per njerez me kolesterol te larte
    Nga nausika në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2005, 14:20
  5. Receta nga kuzhiniere me fame boterore
    Nga Dita në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 02:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •