Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Red face 31 njerëzit që drejtuan 56 qeveritë tona

    31 njerezit qe drejtuan 56 qeverite tona

    1 Ismail Qemali 12.1912-01.1914
    2 Turhan Pasha 03.1914-05.1914
    3 Turhan Pasha 2 05.1914-09.1914
    4 Esad Toptani 09.1914-01.1916
    5 Turhan Pasha 3 12.1918-01.1920
    6 Sulejman Delvina 01.1920-11.1920
    7 Iliaz Vrioni 11.1920-07.1921
    8 Iliaz Vrioni 2 07.1921-10.1921
    9 Pandeli Evangjeli 10.1921-12.1921
    10 Qazim Koculi 12.1921-12.1921
    11 Hasan Prishtina 12.1921-12.1921
    12 I. Kosturi 12.1921-12.1921
    13 Xhaferr Ypi 12.1921-12.1922
    14 Ahmet Zogu 12.1922-02.1924
    15 Shefqet Verlaci 03.1924-05.1924
    16 Iliaz Vrioni 3 05.1924-06.1924
    17 Fan Noli 06.1924-12.1924
    18 Iliaz Vrioni 4 12.1924-01.1925
    19 Ahmet Zogu 2 01.1925-01.1925
    20 Ahmet Zogu 3 02.1925-09.1925
    21 Ahmet Zogu 4 09.1925-02.1927
    22 Ahmet Zogu 5 02.1927-10.1927
    23 Ahmet Zogu 6 10.1927-05.1928
    24 Ahmet Zogu7 05.1928-09.1928
    25 Koço Kota 09.1928-01.1929
    26 Koço Kota 2 01.1929-03.1930
    27 Pandeli Evangjeli 2 03.1930-04.1931
    28 Pandeli Evangjeli 3 04.1931-12.1932
    29 Pandeli Evangjeli 4 01.1933-10.1935
    30 Mehdi Frasheri 10.1935-11.1936
    31 Koço Kota 3 01.1937-04.1939
    32 Shefqet Verlaci 2 04.1939-11.1939
    33 Mustafa Kruja 11.1941-01.1943
    34 Eqerem Libohova 01.1943-02.1943
    35 Maliq Bushati 02.1943-05.1943
    36 Eqerem Libohova 2 05.1943-08.1943
    37 Rexhep Mitrovica 10.1943-06-1944
    38 Fiqir Dine 07.1944-08-1944
    39 Ibrahim Biçaku 09.1944-11.1944
    40 Enver Hoxha 11.1944-11.1954
    41 Mehmet Shehu 11.1954-12.1981
    42 Adil Çarçani 01.1982-02.1991
    43 Fatos Nano 02.1991-04.1991
    44 Fatos Nano 2 04.1991-06.1991
    45 Ylli Bufi 06.1991-12.1991
    46 Vilson Ahmeti 12.1991-04.1992
    47 Aleksander Meksi 04.1992-06.1996
    48 Aleksander Meksi 2 06.1996-03.1997
    49 Bashkim Fino 03.1997-07-1997
    50 Fatos Nano3 07.1997-09.1998
    51 Pandeli Majko 09.1998-10.1999
    52 Ilir Meta 10.1999-09.2001
    53 Ilir Meta 2 09.2001-02.2002
    54 Pandeli Majko 2 02.2002-..... 2002-
    55 Fatos Nano 00.2002-09.2005
    56 Sali Berisha 09.2005-

    Statistikat

    Kryeministri me i ri ne historine e Shqiperise eshte Ahmet Zogu i cili u be kryeminister ne moshen 27 vjeçare. Pas Ahmet Zogut vjene Ilir Meta.
    Kryeministri me afat shkurter ne historine e shqiperise e mbase edhe te botes eshte Qazim Koculi i cili u zgjodh me 6 dhjetor te vitit 1921 dhe dha dorheqjen pas 13 oresh.
    Kryeministri me jetegjate ne historine e Shqiperise eshte Mehmet Shehu.
    Kryeministri qe ka drejtuar me shume qeveri ne historine e Shqiperise eshte Ahmet Zogu

    Duke pare emrat e drejtusve qe kane qeverisur kete vend le te japim nje mendim per cilin do prej tyre, kush ka drejtuar me mire, apo me keq shtetin Shqiptar. Ju lutem te mos udhehiqemi nga bindjet partijake.
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Pse s'quhet Ramiz Aliaj?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #3
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Talking ........

    Citim Postuar më parë nga Leila
    Pse s'quhet Ramiz Aliaj?
    Ramizi nuk ka qene kryeminister. Ai ka qene sekretari i pare i komitetit qendror te partise se punes. Pas vdekjes se Mehmet Shehu kryeminister u be Adil Çarçani, shiko te dhenat
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  4. #4
    p.n.a.p.m.q.g.q.n.t.v.
    Anëtarësuar
    03-06-2005
    Vendndodhja
    Berat-Tirane-Milano
    Postime
    179

    Cool Is Qemali

    Mbi te gjithe mendoj se eshte Is. Qemali Pse? Po te shikosh edhe pse qendroi ne krye te nje qeverie vetem per 14 muaj (dhe drejtoi vetem nje pjese shume te vogel te territorit shqiptar, trekendeshin Berat-Lushnje-Vlore, me muajt e fundit erdhi duke u zgjeruar), arriti te hidhte themelet e nje shteti Europian. Permenden reformat ne fushen gjyqesore ku dallohen “Kanuni i Pershtatshem i Administrates Civile” dhe “Kanuni i Jurise”, ngritja e gjykatave shteterore, reformat ne ndarjen administrative, ne ekzekutiv, ne ngritjen e forcave te armatosura, ne fushen arsimore-kulturore, hapjen e shkollave, botimin e gazetave etj. Projekte u bene edhe ne fushen e ekonomise ku permendim projektin per hapjen e nje banke, ndertimin e nje hekurudhe, ngritjen e nje shtypshkronje etj.

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Me ke cuditur pakez me ate listen, por m.g.q.n.t.v. te kapi perpara se te te pyesja une per Ismail Qemalin si "drejtues qeverie."
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    O Geno bravo te qofte, se ka hapur nje teme mjaft interesante dhe te dobishme.

    Megjithe mend ka qen kryeminister shoku M. Shehu, po ai ka qene kryeminister leshi se frenat e i kishte xhaxhi.

    Ndersa per sa i perket qeverise qe ka punuar me mire, mendoj se qeveria "Nano" eshte ajo qe ka punuar me mire. E ka pasuruar Shqiperine dhe e ka bere si kopesht me lule.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Kabineti i Ismail Qemalit

    Kabineti i Ismail Qemalit Historia do të formësohet në skulpturë. Kabinetin e parë qeveritar nuk do të mund ta gjejmë vetëm në rrëfimet e shumta nëpër libra, por edhe të realizuar në skulpturë. Në Muzeun Historik të Vlorës shumë shpejt do të shohim skulpturat e burrave që veshën për herë të parë petkun e ministrave. E fytyrës së tyre, që morën për herë të parë përsipër një sfidë politike. Po cilët ishin ata dhe si do të realizohen portretet e tyre. Për ta bërë më të lehtë punën e artistëve që do të punojnë për realizimin e qeverisë së parë shqiptare në skulpturë, në Galerinë e Arteve po punohet për marrjen e të gjitha informacioneve të plota për këtë kabinet. Ata burra që më 4 dhjetor 1912 u ulën bashkë me Ismail Qemalin duke i dhënë jetë qeverisë së krijuar prej tij, do të mbeten përjetësisht në histori jo vetëm nëpërmjet fotove dhe fjalëve, por edhe në skulpturë. Kabineti përbëhej nga:


    Ismail Qemali si Kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme,

    Dom Nikollë Kaçorri zëvendëskryeministër,

    Mufit Libohova ministër i Punëve të Brendshme,

    Abdi Toptani ministër i Financave,

    Mit‘hat Frashëri ministër i Punëve Botore,

    Mehmet pashë Dëralla ministër i Luftës,

    Luigj Gurakuqi ministër i Arsimit,

    Pandeli Cale ministër i Bujqësisë,

    Lef Nosi ministër i Postë-Telegrafëve,

    Petro Poga ministër i Drejtësisë.



    Deklarata Origjinale per shpalljen e Pamvarsise.

    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. Mjerë për ju …zgjohuni, o ju të rinj !!
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 18:20
  4. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  5. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •