Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shën Mattheu Ungjillori - 16 nëntor

    Shën Mattheu Ungjillori - 16 nëntor

    Ishte njëri nga 12 apostujt(Matth. 10.3 etj.), që sipas sinaksa-rit lindi në Kanë të Galilesë. Shfaqet nëpërmjet Matth. 9.9-10; Mark.2.14-15; Luk. 5.27-29. Ishte doganier, i biri i një farë Alfeu, quhej gjithashtu dhe Levis. Zoti iu drejtua në Kapernaum me “më ndiq mua”. Në çast, braktisi përfundimisht postin e doganierit dhe duke mos marrë parasysh pasojat, iu përkushtua Zotit plotësisht. Duke festuar ngjarjen, organizoi një pritje të madhe në shtëpinë e tij, ku u mblodhën shumë doganierë, të cilët kishin parë skenën. Do t’i këtë ftuar për të njohur nga afër Shpëtimtarin e tij dhe gjithashtu të shpëtojnë dhe ata! Në të vërtetë Zoti kishte ardhur për të ftuar “mëkatarët në pendim”(Luk.3.32) - doganieret ishin sinonim i mëkatit të tejskajshëm. Pothuajse nëpunës shtetërorë, doganierët konsideroheshin tradhtarë, bashkëpunëtorë të romakëve, pushtuesve të papastër (sipas ligjit të Moisiut), përderisa nga ata merrnin me qira doganat në pikat kyçe tregtare. Për të nxjerrë fitime më të mëdha se qiratë, vendosnin arbritarisht taksa shumë të larta tek tregtarët fatkeq. D.m.th, doganierdo të thoshte hajdut i ligjshëm…
    Rreth vitit 55 Mattheu(= Theodhor) shkroi ungjillin e tij, i pari në radhë ndër librat e Dhiatës së Re. E shkroi në hebraisht, për t’u treguar bashkatdhetarëve të tij, se Jisui është Mesia, i profetizuari i Dhiatës së Vjetër. Përmban fjalime dhe ngjarje sipas tematikave të ndryshme, pa hollësira dhe me rrjedhë kronologjike të saktë. U përkthye në gjuhën greke që në shek.e I-rë, ndërsa kopja në hebraisht humbi. Mbase është përkthyer nga vetë ungjillori. Tradita ruan faktin se, pasi predikoi ndër izraelitët, shkroi dhe u la atyre Ungjillin si kujtim të përhershëm dhe iku tek “kombet”. Disa përcaktojnë Etiopinë, të tjerë Pontin(në jug të Detit të Zi), Persinë, Maqedoninë, Irlandën. Fjeti i moshuar në Ierapolis (Siri) qytet, të cilin e kishte bërë të tërin të krishterë -të tjerë thonë që u martirizua. Nuk kanë baza ato që thuhen për veprimtarinë e tij tek Mirmidonët (në lashtësi mbreti i Mirmidonëve ishte Arkilea). Si ungjillor, simbol ai ka njeriun - të tjerët kanë viçin, shqiponjën dhe luanin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-08-2005 më 00:47

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. ~ 28 Nëntori - Dita e Flamurit ~
    Nga PrInCiPiEl në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 25-11-2010, 14:58
  3. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  4. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. C'ti Them Nënës , Nëntor Thuamë???
    Nga Elna Durrësi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-11-2002, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •