Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 31
  1. #1
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,350
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lightbulb ~ 28 Nėntori - Dita e Flamurit ~


    Shpallja e Pavarėsis sė Shqipėrisė ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė tonė kombėtare.

    ...

    PrInCiPiEl


  2. #2
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,350
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Exclamation


    FLAMURI
    • "Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuara tė njė kombi dhe njė gjuhe tė pashkruar qė mund ta kuptoj syri dhe zemra e cdo njeriu me ndjenja.
      Cilat janė kujtimet qė shfaq, duke valuar, Flamuri ynė?
      Nuk jane kujtime goditjesh kundra fqinjeve, nuk janė kujtime lakmirash dhe rrėmbimesh: janė kujtime vetembrojtjeje me mundime tė palodhura dhe me trimėrira tė gjata e tė forta qė kanė lėnė gjurma nė letersinė e gjithė popujve tė qytetėruar.

      Nga kjo pikėpamje mund tė mburremi se Flamuri ynė, sic ėshtė njė nga mė tė vjetrit e botės, ėshtė dhe njė nga mė tė drejtėt"

    FAIK KONICA

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,173
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    "Rreth flamurit te perbashkuar
    Me nje deshire e nje qellim
    Te gjithe atij duk' j'u betuar,
    Te lidhim besen per shpetim."



  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
    me njė dėshirė e njė qėllim,
    tė gjithė atij duk'iu betuar
    tė lidhim besėn pėr shpėtim.
    Prej lufte veē ai largohet
    qė ėshtė lindur tradhėtor,
    kush ėshtė burrė, nuk frikohet,
    po vdes, po vdes si njė dėshmor!


    Nė dorė armėt do t'i mbajmė,
    tė mbrojmė atdheun nė ēdo kėnd,
    tė drejtat tona ne si ndajmė;
    kėtu armiqėt s'kanė vend.
    qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
    po Shqipėria do tė rrojė,
    pėr tė, pėr tė, luftojmė ne!



    O flamur, flamur, shenj' e shtrenjtė
    tek ti betohemi kėtu,
    pė Shqipėrin, atdheun e shtrenjtė,
    pėr nder'edhe lavdimn e tu.
    Trim, burrė quhet dhe nderohet
    atdheuet kush iu bė therror.
    Pėrjetė ai do tė kujtohet

  5. #5
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Deri mė tani, poeti Lasgush Poradeci ėshtė ai i cili ka pėrshkruar dhe botuar i pari historinė e krijimit tė himnit tonė. Nė punimin “Himni kombėtar “Flamurit pranė tė bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci bėhet kėshtu edhe rrėfyesi kryesor pėr kėtė ngjarje madhore. Nė rrėfimin e tij tė tėrheq vėmendjen njė hollėsi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush nė ato ēaste historike pėr Shqipėrinė, nuk mendonte se ajo kėngė e ngritur dhe e kėnduar pėr tė parėn herė nga kori i kolonisė shqiptare tė Bukureshtit, do tė ishte himni i ardhshėm. Ja ē’thotė Lasgushi: -…me fjalė tė tjera, himni nuk u pėrgatit me qėllimin e posaēmė qė tė shėrbejė si Himn Kombėtar, tė pėrmbushė misionin e shenjtė tė kėngės simbolike zyrtare tė popullit”.

    Nga kėto rradhė, por dhe nga zhvillimi i mėtejmė i historisė sė Shqipėrisė, vėmė re se nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashė mendjeje, qė dikush tė mendonte qė nė fillim tė kishim himnin e pastaj tė bėnim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shumė vite mė vonė, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinė me titull “Kėnga qė s’kuptohet”, kushtuar melodisė sonė kombėtare. Nė pėrpjekje pėr ta zhvendosur titullin e poezisė nga konteksti i saj, do tė shohim se ky emėrtim qėndron fare mirė pėr tė, nisur jo vetėm nga largėsia nga data e krijimit tė himnit, por dhe se shkrimet historike pėr gjenezėn e himnit tonė, kanė shėrbyer nė tė njėjtėn kohė edhe si kronikė besnike e lindjes sė tij, por dhe si alibi.

    Gjatė hulumtimeve tė materialeve dokumentare rreth lėndės nė fjalė, nė librin “The Guinnes Book of Music”[3], ėshtė shkruar si mė poshtė:

    himni “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” ėshtė pranuar si himn kombėtar i Shqipėrisė nė vitin 1912
    fjalėt e himnit janė shkruar nga Asdreni
    muzika e himnit ėshtė kompozuar nga Ciprian Porumbesku

    Duke i shqyrtuar njė nga njė pėr sa mė sipėr, e vėteta do qė tė theksohet fakti kuptimplotė, se pėrpara se himni tė bėhej himn zyrtar i shtetit tė ri shqiptar mė 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se populli e gjeti tė pėlqyer; vetė e dėshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtėn dhe frymėn, vetė e shėnjtėroi, duke e dashur me zemėr gjer nė therori dhe mė shumė e pėrtej vetėtherorisė. Me tė luftuan ēetat e kryengritjes qė ishin nėpėr gjithė viset e Atdheut, dhe vdiqėn vdekjen e ėmbėl dėshmorėt e lirisė. Me tė u ngrit Flamuri nė Vlorė”. Me pak fjalė, kjo do tė thotė qė ngritja e flamurit nėn tingujt dhe fjalėt e “Betimit mi flamur” ishte vetėm njė akt formal nga ana e Ismail Qemalit pėr ta njohur kėtė kėngė si kėngėn tonė kombėtare.

    (Foto 1– “Faksimile e firmave tė delegatėve nė Kuvendin Kombėar nė Vlorė mė 28 Nėndor 1912”)

    Sė dyti, lidhur me fjalėt e himnit. Nė asnjė vend tė botės, nuk gjejmė njė himn kombėtar i cili t’i kushtohet po njė simboli tjetėr kombėtar siē ėshtė flamuri[4], dhe qė tė dy sė bashku t’i kushtohen atdheut. Ja poezia e plotė e “Betimi mi flamur”[5]-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni nė vitin 1908:


    Rreth flamurit tė pėrbashkuar
    Me njė dėshir` e njė qėllim,
    Tė gjith` atij duk` ju betuar
    Tė lidhim besėn pėr shpėtim.
    Prej lufte veē ay largohet
    Qė ėshtė lindur tradhėtor,
    Kush ėshtė burrė nuk frikohet,
    Po vdes, po vdes si njė dėshmor!
    Nė dorė armėt do t`i mbajmė
    Tė mprojmė atdhenė mė ēdo kėnt,
    Tė drejtat tona ne s`i ndajmė;
    Kėtu armiqtė s`kanė vėnt.
    Se Zoti vetė e tha me gojė
    Qė kombe shuhen pėrmi dhe,
    Po Shqipėria do tė rrojė;
    Pėr tė, pėr tė luftojmė ne!

    O flamur, flamur, shenj` e shenjtė,
    Te ty betohemi kėtu,
    Pėr Shqipėrin` atdhen` e shtrenjtė,
    Pėr nder` edhe lavdimn` e tu.
    Trim, burrė quhet dhe nderohet
    Atdheut kush iu bė theror;
    Pėr jet` ay do tė kujtohet
    Mi dhet, mi dhe si njė shenjtor!


    Lidhur me origjinalitetin e poezisė sė himnit do tė citonim pėrsėri Lasgushin i cili thotė se “…tituli “Betimi mi flamur”, qė i ka vėnė himnit Asdreni, ėshtė njė koncept dhe njė akt e fakt etnikėrisht shqiptar”. Po tė njėjtėn gjė nė koncept e pohon edhe Migjeni, qysh nė vargun e parė tė poezisė kushtuar Melodisė kombėtare: “U vodh kėnga nga zemra e kombit”. Qė tė gjithė e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nėn hijen e tij qofshim dhe nė dorėn tonė valoftė”.

    Sė treti lidhur me muzikėn e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojnė tė paktėn nė karakterizimin e pėrgjithshėm tė himnit tonė pėr nga pėrbėrėsi muzikor i tij. “Kėngė a vaj? Ēė je? Thuejma, zemėr kombi! (Migjeni); “U bė Shqipėria! Po u bė duke vuajtur me buzėqeshje, duke u kurajuar me kėngėn e jetės dhe tė vdekjes nėr dhėmbe: me Himnin e saj Kombėtar Shqiptar” (Lasgushi).

    Mė tej, Prof. Sokoli thotė se “… motivi i kėtij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqė kėngėt e lartpėrmendura (nga kjo traditė-shėnimi ynė) janė mė tė hershme se kompozimi i Porumbeskut”. Edhe kompozitori i shquar bashkėkohor George Ligetti[6] konstaton me tė drejtė ngarkesėn edhe origjinėn internacionale tė parakrijimit tė Himnit Shqiptar tė Flamurit. Pohimi i kėsaj tė dhėne ėshtė me rėndėsi jo vetėm pėr faktin se krijimi i himnit tonė nė pikėpamje muzikore ishte drejtuar pėrkah orientimit tė pėrgjithshėm perėndimor, por dhe se nė kėtė mėnyrė nuk ka arsye qė ende tė citohet Porumbescu si krijues i tij.

    Vetė krijimtaria muzikore e Purumbeskut[7] ka njė lidhje tė fortė me traditėn e shquar muzikore tė Austrisė, vend ku ai studioi muzikė pranė konservatorit tė Vienės. Tashmė njihet fakti, se nė bazė tė himnit tė tij qėndron njė nga meloditė mė te njohura tė rinisė austriake tė gjysmės sė dytė tė shek. XIX. Nė rastin e himnit tė vjetėr tė Rumanisė “Pe al nostin steag”, tė kompozuar nga C. Porumbescu me fjalė tė A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton tė krahasojmė fillimet e kėtyre kėngėve gjermane me fillimin e Himnit tė Flamurit pėr tė parė ngjashmėrinė e madhe, ose pothuajse njėjtėsinė e disa masave”.

    Shembulli muzikor nr. 1- “Melodia dhe teksti i Himnit Kombėtar”

    Nė Shqipėri nė vitet 1900-1945, nga muzikologjia jonė konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave tė para tė muzikės profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor kėngėsh me origjinė vendase dhe internacionale, kėngė tė cilat kėndoheshin nė gjuhėn shqipe. Kjo gjė u vu re si nė aspektin e kėngėve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe nė fushėn e kėngėve patriotike e mė pas atyre partizane. Pa u zgjatur kėtu do tė pėrmendja kėngėn “Tė gjithė ne o djema”, me fjalė dhe muzikė nga Spiridon Ilo (1876-1950); kėngėn “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; “Kėngėn e dėshmorėve tė Shkodrės”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Kėngėn e Asim Zenelit” me fjalė nga Qamil Buxheli dhe muzikė nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shokė me ne nė ēetė”, me fjalė dhe muzikė nga Kolė Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjalė nga A. Skali dhe muzikė nga Kristo Kono; kėngėt “Kushtrimi i lirisė”, “Britma e ēlirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”, “Himni i ushtrisė” me muzikė tė Dhora Lekės e shumė tė tjera.

    E gjithė kjo krijimtari kishte bėrė jetėn e saj nga goja nė gojė dhe vetėm gjatė viteve ’50, tek ne u bėnė pėrpjekjet e para pėr tė grumbulluar dhe notizuar kėngėt patriotike edhe partizane qė ishin kėnduar nga populli pėr vite me rradhė duke pėrfshirė kėtu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para tė kėsaj fushe i pėrkasin vitit 1959 tė pėrgatitura pėrkatėsisht nga Gaqo Avrazi -“Kėngė patriotike”, dhe nga Baki Kongoli - “Kėngė partizane”. Nė materialet shoqėruese tė tyre me tė drejtė konstatohet se nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė kėtė repertor vihet re se pjesėrisht janė krijime me autor, pjesėrisht tė popullit dhe pjesėrisht melodira tė importuara qė tashmė ato janė asimiluar nė thesarin e muzikės sonė. Konstatimi vazhdon me faktin se populli kėto kėngė i ka bėrė tė tijat duke marrė formėn shqiptare saqė po t’i krahasosh me origjinalin ndryshojnė mjaft njera nga tjetra[8]. Dhe ky nuk ėshtė vetėm njė fenomen shqiptar. Nė kulturėn muzikore tė ē’do vendi, nė tė gjitha kohėrat gjendet njė repertor i tėrė muzikor i cili qarkullon pa ndėrprerė, duke ndryshuar gjuhėn si dhe stilemat muzikore tė materialit fillestar. Kjo ėshtė njė dukuri normale e shkėmbimit tė kulturave.

    Pėr sa mė sipėr, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund tė quhet plagjaturė e pėr mė tepėr imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet tė konsiderohet si njė pamundėsi kompozimi prej krijuesve shqiptarė. Pikėrisht zgjedhja e kėsaj melodie ndoshta mund tė ketė qėnė edhe e rastėsishme, por ne mendojmė se parapėlqimi i saj synonte zgjedhjen e njė gjuhe muzikore tepėr tė lexueshme e tė qartė pėr tė tjerėt, pėr tė kuptuar aspiratėn e kombit shqiptar nė ato vite tė errėta tė historisė sė tij. Duke pasur dhe pėrdorur nė ndėrtimin e tij melodik, gjymtyrė tė tėra pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastėsore”), pikėrisht Europėn. I krijuar nė kohėn e ripėrtėritjes sė ndėrgjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zėrin e njėrit prej popujve tė rilindur tė Europės.


    Shembulli muzikor nr. 2- “Partitura e Himnit Kombėtar, orkestruar nga akademik Cesk Zadeja”

    Rreth historisė sė shkrim-notizimit tė himnit tonė kombėtar

    Duhet theksuar se qė nga krijimi i tij e deri nė fund tė viteve 40’ tė shek. XX, himni ynė pėrveē se ėshtė kėnduar dendur, ka bėrė njė jetė mė sė shumti gojė mė gojė dhe pjesėrisht ėshtė interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmėri pasi ai ishte i destinuar tė luhej edhe nė ceremoni tė ndryshme tė shtetit shqiptar jashtė vendit. Nė njė letėr tė dėrguar nga Faik Konica, nė atė kohė pėrfaqėsues nė legatėn e Mbretėrisė Shqiptare nė Washington, drejtuar Ministrisė sė Punėve tė Jashtme shkruhet shprehimisht se “… morra nga ministria e detit e Sh.B.A njė letrė ku mė luten t’u gjej njė kopje pėr bandė t’avazit kombėtar tė Shqipėrisė…kuptova qė avazi ynė ėsht i vetėmi avaz kombėtar qė nuk e kanė”.

    Pėr herė tė parė pėr partiturėn e himnit flet Lasgushi kur pėrshkruan dėrgimin e himnit nė atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit nė vitin 1908 me anė tė Tashko Ilos dhe Hilė Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qėllim kasnecė, pasi ishin nė tė vėrtetė mbartės tė njė mesazhi qė fillimisht duhej kėnduar. Qė tė dy erdhėn nė Korēė “… me partiturat e himnit tė bėra imtėsisht gati me fjalė shqip”, dhe prej kėtu filloi mėsimi dhe pėrhapja e himnit kombėtar nė tė gjithė Shqipėrinė. Po sipas Lasgushit “…pėrhapja parashikonte nė krye tė tė gjithave mėsimin e kėngės”. Pikėrisht pėr kėtė arsye u zgjodh Hilė Mosi i cili kishte pėrveē formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

    Mendoj se pėrhapja e himnit nė popull do tė ketė pasur vėshtirėsi serioze pėr dy arsye. E para lidhet me mungesėn e mėsimit tė muzikės dhe tė sistemit muzikor nė Shqipėri nė ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor tė shqiptarit. Pėrhapja e himnit nė njė rrugė “gojė mė gojė”, ndėrmjet transmetuesve tė tij (shpesh herė pa arsim muzikor), dhe bartėsve tė tij tė ardhshėm , me siguri duhet ė ketė sjellė njė rikrijim tė mundshėm tė tij. Sė dyti, historia ka provuar se ėshtė tepėr e vėshtirė, pėr tė mos thėnė e pamundur, qė njė populli si i yni t’i imponosh njė melodi tė huaj, aq mė tepėr melodinė qė do tė shndėrrohej mė pas nė kėngėn kombėtare shqiptare.

    Nė njė kohė me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos nė Korēė, njė shtytje mėsimit tė muzikės nė pėrgjithėsi dhe mėsimit tė himnit nė veēanti i dha krijimi i “Bandės sė Lirisė” themeluar mė 1 tetor 1908. Qysh nė formim banda pėrbėhej prej 25 muziktarėsh me vegla tė ndryshme. Fakt ėshtė se komuniteti i ri i muziktarėve nė Korēė, pajtoi me pagesė njė dirigjent italian tė quajtur Pasquale i cili shėrbeu si dirigjent i “Bandės sė Lirisė”. Aq shumė u lidh ai me tė sa mė vonė edhe himnin e bandės sė Lirisė e kompozoi ai vetė me fjalė tė Hil Mosit. Pas kėsaj periudhe, me gjallimin edhe tė formacioneve tė tjera muzikore nėpėr qytetet e Shqipėrisė si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, pėrhapja e himnit me nota u bė mė e lehtė.

    (Foto 2 - “Banda e Lirisė nė Korēė”)


    Mbi regjistrimet muzikore tė himnit tonė kombėtar

    Regjistrimi i parė muzikor nė disk i himnit tonė kombėtar, ėshtė bėrė nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo ėshtė shoqėria e parė diskografike shqiptare e shekullit tė XX, e ideuar dhe themeluar nė Amerikė nė vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korēa. Nė njė kontekst mė tė pėrgjithshėm, vlera e “A.P.R” ėshtė shumėplanėshe dhe lidhet me gjithė zhvillimin e kulturės dhe artit muzikor shqiptar tė viteve ‘20-‘40. Himni ynė kombėtar ėshtė kėnduar dhe regjistruar nė disk nga vetė Spiridon Ilo sė bashku me tenorin arbėresh Giuseppe Mauro. Vlen tė theksohet se tenori arbėresh Giuseppe Mauro, nė vitet 20’ tė shek. XX ka qėnė njė ndėr tenorėt me famė botėrore. Nė kohėn kur sė bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonė kombėtar nė diskun e prodhuar nga shoqėria diskografike “Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar nė New York nga Metropolitan Opera pėr tė interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me tė njėjtin titull e Verdit.

    Foto 3- “Faksimile e botimeve tė Albanian Phonograph Records”

    Himni ynė ka njohur shumė versione tė regjistruara nė disqe duke filluar prej viteve ‘40 e deri nė fund tė viteve ’60. Ndėr kėto regjistrime nė disqe, pėrmendim atė te regjistruar pranė “ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Njė pjes e korit tė shkollės Normale Femėrore tė Korēės drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu nė diskun me nr. Ab 55 edhe “Hymnin Mbrentorė” etj. Regjistrimi mė i mirė profesionalisht i himit tonė kombėtar, ėshtė ai i vitit 1995. Ky regjistrim ėshtė interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe ėshtė orkestruar posaēėrisht pėr kėtė orkestėr nga kompozitori ynė i shquar Prof. Ēesk Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizitės sė Presidentit gjerman nė Shqipėri.

    Historiku i pėrpjekjeve pėr himne tė tjera kombėtare.


    Na duhet tė themi se mbas pėlqimit tė pėrgjithshėm tė “Rreth flamurit tė pėrbashkuar” si himn kombėtar (1912), nė mėnyrė tė vazhdueshme janė shkruar kėngė apo qoftė edhe vetėm poezi pėr himn kombėtar. Poezi pėr himn kombėtar kanė shkruar At Gjergj Fishta mė 1913, Ernest Koliqi mė 1921 si fitues i vendit tė parė nė konkursin[9] pėr himn kombėtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli mė 14 nėntor 1926 me titull “Hymni i flamurit”[10], Mihal Grameno me titull “Kėnga Kombėtare”[11], Hil Mosi “Himn i Bandės sė Lirisė”[12]. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci mė 1933, tė botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E pėrbashkėta e gjithė kėtyre poezive ėshtė fakti se qė tė gjitha pothuajse i referohen pėrsėri simbolit tė flamurit, gjė qė ėshtė edhe nė thelb tė poezisė sė Asdrenit.

  6. #6
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,350
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nëntëdhjetë e tre (93) vite kan kaluar nga ngritja e flamurit - shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912 në Vlorë.
    Për çdo vit, më 28 Nëntor mbahen manifestime të ndryshme kulturore-artistike-muzikore për të përkujtuar këtë datë historike.
    E...qështja shqiptare është aktuale!
    - Shqiptarët,në trojet e tyre etnike,kërkojnë zgjidhjen e drejtë të Qështjes Kombëtare Shqiptare!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-08-2005
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    PERSHENDETJE
    me falni por nese mundni dikush nga ju qe te me shkruan dicka reth 28 nentorit te vitit 1912 nese ka mundsi qe te shenoni dicka shum shkurt.un jam nje nxense e vitit te dyt e nese mundet dic te shenoni sepse me duhet shum.

  8. #8
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Anėtarėsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Post

    Citim Postuar mė parė nga ZAHARA
    PERSHENDETJE
    me falni por nese mundni dikush nga ju qe te me shkruan dicka reth 28 nentorit te vitit 1912 nese ka mundsi qe te shenoni dicka shum shkurt.un jam nje nxense e vitit te dyt e nese mundet dic te shenoni sepse me duhet shum.
    Pervec shume librave ter historise per shkolla fillore dhe te mesme, ju mund te lexoni edheketu


    Besoj qe do iu vije pak a shume ne ndihme kjo faqe!

    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 25-11-2005 mė 09:41
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #9
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Anėtarėsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smile Nė pritje tė pavarėsisė sė shtetit tė dytė shqiptar-KOSOVĖS!

    Le te urojme dhe lutemi per te festuar edhe nje "28 Nėntor" te dyte, me pavaresine e shtetit te dyte shqiptar- KOSOVĖS, sa me shpejte!

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    kush na e gjen listen e atdhetareve qe moren pjese ne mbledhjen e Vlores 28 Nentor 1912?

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    kush na e gjen listen e atdhetareve qe moren pjese ne mbledhjen e Vlores 28 Nentor 1912?
    http://www.albanovaonline.com/module...hp?storyid=216

    Shkrim prej nji prej pjesmarresve, Mustafa Krujes. Ke edhe listen e firmuesve delegate.

  12. #12
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,350
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Lightbulb Historia Shqiptare!

    Dr.Tahir Abdyli : ¤ Hasan Prishtina nė Levizjen Demokratike Kombėtare Shqiptare 1908-1933 ¤
    Dr.Hakif Bajrami : ¤ Si e okupoi Serbia Kosovėn mė 1912 ¤
    Dr.Liman Rushiti : ¤ Rrethanat politiko-shoqėrore nė Kosovė 1912-1918 ¤


    - Literaturė rekomanduese,veēanėrisht pėr administratėn e forumit...mbase marrin mėsimet e nevojshme dhe tė mjaftueshme tė historisė kombėtare shqiptare!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    36
    30 falenderime nė 21 postime
    thx Shkoder..

    dua nje biografi te shkurter te ismail qemalit.. dt lindja.. shkolla ..punet qe ka ber tek sulltani e ardhja ne shqiperi etj..

    thx ne advance..

    Principiel..pergezime per temat kombetare..

    Gezuar te gjithve 28 Nentorin !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. #14
    ...
    Anėtarėsuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,430
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Gezuar te gjitheve festen e 28 Nentorit!

    E vetmja feste qe i bashkon te gjithe Shqiptaret ane e mbane botes per vete kuptimin dhe vleren qe ka per cdo Shqiptar te paster me mendie dhe zemer.

    Gjithashtu uroj qe kombetarja jone e futbollit te na nderoj ne vitet ne vazhdim, sepse futbolli eshte sporti me nacioanalist ne bote, qe te ben me te vertet krenar per flamurin dhe vendin tend. (Kjo si tifoz i flaket qe jom )


    Rrofte Shqiperia!
    HOLLAND...

  15. #15
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    656
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    I bashkohem mendimit te Del Monakos, urime festen e flamurit qe eshte dita me e rendesishme e shqiptareve.
    Per punen e Kombtares me Taren ne ekip s'rref dot as Ishujt Faroe
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,557
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    te lumt moj zane "mendim i qelluar"patjeter se na prag i jemi afruar gjithsesi!

    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit
    Le te urojme dhe lutemi per te festuar edhe nje "28 Nėntor" te dyte, me pavaresine e shtetit te dyte shqiptar- KOSOVĖS, sa me shpejte!

    ZeM
    Te Pershendes, moj,*Zane e Bukur* mos dil qpesh ne der? se do i shiton kalimtaret asajde, kah truponin moj Zane!* ne do i shiton keshtu me bukurin sikur me fjalen.Ti do i ben per tu habitur!*lol,...
    une Personalisht hajla, si te "Till" te Pershendes!
    Zane e nderuar Moter Shqiptare!
    me Fjalen e Qelluar per "Pavaresin e Kosoves" gjithsesi GEZUAR*!
    Dhe kesaj i erdhi Fundi. Ne prag te saj jemi. Se shpejti dora evet "PRESIDENTIT TE KOSOVES" DR. ROGOVA! Do e jep dhe nji here Deshmin mbi Neneshkrimin e "PAVRESIS" per te Dyten here,dhe ne "SYT E BOTES"
    Kete Emer te "BUKUR PAVARESI"!. Uroi ne te ardhmen qe dya "PAVARESIT" do i (Festonim te gjith se Bashku) ane e kend "BOTES SHQIPTARE"! e patem NI na u ben (DY) "UROI" kur te behen (DY) u Beft "NI PAVARESI E PAKUFIZUAR NE MBAR TROJET SHQIPTARE"!...

    __________________________________________________ ___
    GEZUAR FESTEN KOMBETARE MBAR SHQIPTARE 28 NENTORI !
    __________________________________________________ _______
    hajla, nga RUGOVA!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  17. #17
    Fisnike e LARGUAR! Maska e Zana e malit
    Anėtarėsuar
    06-12-2004
    Postime
    810
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smile Urime Festa e Flamurit!

    Per POPULLIN SHQIPTAR ne pergjithesi dhe per HAJLËN ne veçanti

    URIME edhe njehere Festen e Flamurit. Vitet e ardhshme qofshin vite kur i gjithe kombi shqiptare do te gezoje per jete e mot.

    Rrofte Shqiperia e Bashkuar!

    ZeM

    P.S.

    Xhamadani vija, vija,
    është Kosova, është Shqiperia
    Rreh si zemër çiftelia,
    oh sa e madhe është SHQIPËRIA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 28-11-2005 mė 09:57
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    20,200
    Faleminderit
    23
    91 falenderime nė 89 postime

    Populli i ime Shqiptare pranoni urimet e mija te perzemerta me rastin e festave te 28 Nentorit, Diten e Flamurit,Diten e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, Ditelindjen e Komandantit Legjendar te UĒK-se, Heroit tone Kombetar Adem Jasharit, Dhe daljes publike te UĒK-se.
    Lista e Injorimit: Pirate of Love,referi_1, Le dévoué, Zagor,ane,beni33.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,372
    Faleminderit
    22
    178 falenderime nė 154 postime

    Njė festė rilindjeje

    Njė festė rilindjeje


    Gazmend Leka


    Kujtojme sot nje nga ditet me me diell te Shqiperise e te shqiptarise. Eshte feste shume e re per nje komb te sterlashte. Nuk eshte feste lindjeje, por rilindjeje, sepse diten e lindjes nuk e mbajme mend. Askush nuk e ka ende ndriēimin ta kujtoje.
    Dite si kjo e jona rrijne per gure kilometrikė ne memorien historike te kombeve. Ngrijne si gure sinori qe percaktojne kufijte shpirterore te popujve. Shume kombe i kane shenjuar keto sinore me moshe disa mijeravjeēare. Ne nuk e patem kete kujdes. Qeme te pavemendshem, indiferente e naive te pandreqshem e mendonim se te tjeret do te na e dinin e do te na e njihnin, por nuk ndodhi keshtu. Gabuam siē gabojme shpeshhere. Shekuj te tere mbetem pa feste. Metem pa te deri diten kur rrezikuam te humbisnim pa nam e nishan.
    E ndersa po treteshim ngadale e pa u vene re, u kujtuam se po humbisnim “buken, kripen dhe zemren”. Po tretej gjuha e gjaku. Shenjuam me te kuq ne kalendar nje dite fort te ndritshme. E mbollem te kuqe midis te zezave. Mbollem KUQEZI. Mbollem nje dite plot valenca ne kujtese per nentorin e Kastriotit, nentorin e Rilindjes e nentorin e TRETE. Kryefeste mbjellur me festa. Me feste mevetesie, feste identiteti, feste kuqezije dhe feste ringjalljeje.
    E ngjeshem me zemer, me mendje dhe me pendesen tone. U penduam thelle qe nuk mbanim mend ditelindjen e atit dhe memes, ditelindjen e atdhememedheut tone.
    Perendia na i paskesh dhene te gjitha dhe ne nuk kishim memorie.
    Diell e hene te plote e te paster, qiell me shpeze, det plot me gjallesa, male shqiperie dhe lisa te gjate, bregore bukuroshe e lumej te kulluar. Dhe nentoken na e mbolli me fareza mineralesh si per nate shtatzėnie.
    E do te jete turp per ne qe t’ia dorezojme diten e fundit te gjyqit me diell e hene te mbuluar nga pluhuri, qiellin me klitha, pasthirrma e fjale te ndyra adoleshentesh perziere me zhurma gjeneratoresh, det te vdekur pa peshq, vrare nga dinamiti e me kufoma ne ikje si prej nje mallkimi, fusha shterpe e ujera qe nuk bejne drite! Apo ndoshta nuk do t’ia dorezojme fare kete toke, duke mos e njohur per pronar?
    Dhe perseri ate e gjykojne e i hedhin faj qe na nguli ne nje truall te nemur, ku te gjithe pyesin “A do te behet Shqiperia?“ e askush nuk di te thote “A do ta bejme?“ E me i miri mes nesh do te perbuzet politiken diletante te politikaneve para se t’ia mbathe nga syte kembet, nga Sodoma drejt Gomorres, duke kthyer koken pas per te mbetur kollone kripe prej loti.

    Po te urtet?
    Te urtet rrine urte dhe agjerojne intelektualisht duke shoqeruar festen.
    Sepse 28 Nentori eshte Pashka e Bajrami i shqiptarise. Sepse shqiptaria eshte fe me vete me ritet e saj.
    Se 28 Nentori eshte dita e lutjes se madhe kombetare.
    Se 28 Nentori eshte dita e agjerimit te madh kombetar.
    Eshte dite e ngjyer KUQEZI.
    Eshte dita e shenjte e te shenjteve ku hyhet zbathur nje here ne vit e merret takim me te, me koshiencen kombetare.


    28 Nentori vertet eshte feste e salles se Presidences plot me politikane e ambasadore, por fillimisht eshte festa e shqiptarit qe nuk peshtyn as ne te majte e as ne te djathte, me friken se mos lendoje vellane ne krah.
    Eshte festa e atij qe digjet ne heshtje e pa buje per dheun, gjuhen e kuqezine, e qe nuk sheh me bisht te syrit se kush e sjell fline me te madhe tek altari i sakrifices, por vdes, vdes si nje deshmor.
    Rrofte feja e shqiptareve, shqiptaria!



    28/11/2005
    KATEGORIA: Analiza.Shekulli
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,372
    Faleminderit
    22
    178 falenderime nė 154 postime

    Dita e flamurit

    Dita e flamurit

    Rruga e Ditės sė Flamurit dhe e Ditės sė Pavarėsisė

    Prof. Dr. Mahmud HYSA




    Mė 28 Nėntor 2005 mbushen plot 93 vjet nga Dita e Flamurit dhe nga Dita e Pavarėsisė Kombėtare, mė 28 Nėntor u mbushėn plot 93 vjet nga sendėrtimi i njė ideali tė madh kombėtar, mė 28 Nėntor u mbushėn plot 93 vjet qė kur Ismail Qemali pat thėnė nė Vlorė:”Ja, pra, ky ėshtė flamuri ynė! I kuq e me shqiponjėn dykrenare nė mes”.

    Ēdo popull e ka njė simbol kombėtar, ēdo popull e respekton dhe e mbron simbolin kombėtar, ēdo popull e ka njė histori pėr simbolin kombėtar. Po tė rrallė janė popujt qė simbolin kombėtar e kanė ngritur nė kult kombėtar, tė rrallė janė popujt qė sakrifikojnė edhe jetėn pėr tė mos u pėrdhosur simboli kombėtar, tė rrallė janė popujt qė kanė njė histori shumė tė lashtė tė simbolit kombėtar. Shqiptarėt janė ata qė e mbajnė simbolin kombėtar nė zemėr e nė shpirt edhe kur janė tė lirė, edhe kur janė tė robėruar; shqiptarėt janė ata qė pėr simbolin kombėtar sakrifikojnė edhe fėmijėt; shqiptarėt janė ata qė kanė njė flamur me simbolet mė kuptimplote: me ngjyrėn e kuqe tė flamurit simbolizohet gjaku i derdhur gjatė historisė pėr tė mos lejuar qė ai tė mposhtet nė fushat e betejės, me ngjyrėn e zezė simbolizohet zija qė kanė mbajtur nėnat, nuset e motrat pėr heronjtė e rėnė nė fushat e betejės nė mbrojtje tė lirisė dhe me shqiponjėn origjinėn e tyre tė lashtė.

    Shqiptarėt e kanė lidhur dy herė historinė e flamurit me historinė e pavarėsisė: mė 28 Nėntor 1443, kur Skėnderbeu e ngriti flamurin ne bedenet e kalasė sė Krujės pėr t’ia kthyer Shqipėrisė pavarėsinė dhe lirinė e rrėmbyer nga turqit, dhe mė 28 Nėntor kur Ismail Qemali e ngriti flamurin nė ballkonin e njė shtėpie nė Vlorė pėr tė shpallur pavarėsinė e shtetit shqiptar nga sundimi shekullor i Perandorisė Osmane. Vetėm te shqiptarėt Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarėsisė janė tė lidhura njėra me tjetrėn si dy qershia me njė rrėfanė. Jemi nė pritje tė njė 28 Nėntori tė Tretė dhe tė fundit kur do tė bashkohen tė gjitha trojet etnike shqiptare nėn njė ombrellė, tė marrim ate qė na e kanė shkėputur padrejtėsisht tė tjerėt, ate qė na e kanė rrėmbyer forcėrisht tė mėdhenjtė, ate qė na e kanė copėtuar barbarisht barbarėt. Secili duhet ta marrė ate qė i takon, as mė shumė, po as mė pak.

    Pavarėsia kombėtare as njė populli nuk i zbritur nga qielli, pėr pavarėsinė kombėtare ėshtė derdhur dhe derdhet gjak, pavarėsia kombėtare ka njė histori tė shenjtė e tė shtrenjtė. Edhe shqiptarėve askush nuk ua ka dhuruar pavarėsinė, edhe shqiptarėt pėr pavarėsinė e kanė derdhur gjakun mė tė njomė e mė tė freskėt, edhe shqiptarėt i dinė dhe i respektojnė martirėt e flamurit dhe tė pavarėsisė.

    E gjatė ėshtė rruga e pavarėsisė sonė kombėtare, shumė shekuj kapėrceu revolta e shqiptarėve pėr tė flakur sundimin e huaj, shumė herė u shuan lėvizjet dhe kryengritjet shqiptare, por asnjėherė nuk u shua dėshira dhe shpresa e shqiptarėve pėr pavarėsi. Lidhja e Prizrenit ėshtė njė nyje e fortė e revoltės kundėr sundimit tė huaj dhe e dėshirės pėr pavarėsi, por edhe e sprovės pėr tė na njohur fqinjėt dhe Fuqitė e Mėdha tė Evropės. Lidhja e Prizrenit, pavarėsisht se nuk pati plotėsisht sukses, nxori nė shesh njė tė vėrtetė tė madhe pėr shumė popuj tė Evropės: brenda Perandorisė Osmane ekziston edhe njė popull qė ka njė histori, njė gjuhė, njė kulturė, njė traditė dhe njė kompaktėsi territoriale tė veēantė nga osmanėt, prandaj e ka edhe tė drejtėn e patjetėrsueshme qė tė jetojė i pavarur si shumė popuj tjerė tė Ballkanit dhe tė Evropės. Lidhja e Prizrenit e shtroi edhe njė herė ēėshtjen e fatit dhe tė tė ardhmes sė atdheut dhe kėtė e nguliti nė mendjen e nė shpirtin e gjithė atyre qė e ndjenin veten shqiptarė.

    Nė fillim tė shek. XX Perandoria Osmane po i numėronte ditėt e fundit tė jetės sė saj, ajo tashmė ishte bėrė e padurueshme edhe pėr vetė turqit, ajo tashmė me despotizmin dhe korrupsionin, me anarkinė dhe primitivizmin ishte bėrė Perandoria mė e dobėt e Evropės qė mezi qėndronte nė kėmbėt e veta. Dhe nuk kishte forcė qė mund ta ndalte kėtė tatėpjetė dhe kėtė fundosje tė paevitueshme tė Turqisė. Mė kot u munduan xhonturqit qė, duke e pėrmbysur monarkinė e duke e shpallur kushtetutėn, ta ngrenė nė kėmbė Perandorinė e alavinosur e tė dėnuar me vdekje. Xhonturqit erdhėn nė pushtet me pėrkrahjen qė u dhanė shqiptarėt: 30.000 kryengritės nė Kosovė i dėrguan ultimatum Sulltanit me 20 Korrik 1908 qė ai tė pranonte vendosjen e kushtetutės jo mė gjatė se 3 ditė, dhe mė 23 Korrik 1908 u shpall kushtetuta qė garantonte disa tė drejta kulturore, po jo edhe politike tė kombeve tjera qė xhonturqit asnjėherė nuk i realizuan. Edhe tash u dėshmua se nė mes fjalėve nė letėr dhe realitetit ekziston njė humnerė e madhe dhe e pakalueshme.

    Ashtu si shumė herė qė e mira shpėrblehet me tė keqe, ashtu u doli edhe shqiptarėve me xhonturqit. Mė kot u ndihmuan shqiptarėt xhonturqve qė ta pėrmbysin despotizmin, mė kot shqiptarėt i ulėn armėt mė 1908 pėr ta pėrshėndetur shpalljen e kushtetutės pse xhonturqit, me centralizimin e pushtetit dhe me dėshirėn pėr osmanizimin e tėrė popullatės, u bėnė armiqtė mė tė mėdhenj tė alfabetit latin dhe tė shkollės shqipe. Shqiptarėt u detyruan pėrsėri tė rrėmbejnė armėt pėr tė mbrojtur vetveten. Plasi kryengritja mė 1909 ku shprehej pakėnaqėsia ndaj pushtetit xhonturk, vazhdoi kryengritja mė 1910 si revoltė ndaj masakrave xhonturke, shpėrtheu kryengritja mė me vrull mė 1911 pėr tė kėrkuar shkėputje tė plotė nga Perandoria e urryer dhe e sėmurė.

    Turqia mė 1912 i ngjante njė tė sėmuri tė cilit i numėroheshin minutat dhe sekondat. Dhe shqiptarėt, siē thotė Sami Frashėri, kishin frikė se mos kjo kėshtjellė e vjetėr dhe e amortizuar t’i zejė brenda dhe t’i zhdukė bashkė me vetveten. Po ishin edhe faktorė tė tjerė qė e rrezikonin ēėshtjen shqiptare: ishin fqinjėt pretenciozė qė lakmonin territoret shqiptare dhe Fuqitė e Mėdha qė kishin krijuar staus-quonė pėr Ballkanin. Nė kėto momente u pa se Lėvizjes Kombėtare i duheshin sa udhėheqės tė strategjisė ushtarake, aq edhe udhėheqės tė strategjisė diplomatike dhe dolėn njerėz energjikė dhe diplomatė tė sprovuar si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Themistokli Gėrmenji, Elez Isufi, Bajram Curri, Isa Boletini, Bajo Topulli, Mihal Grameno e tj.

    Re tė zeza dhe tė dendura e kishin mbuluar qiellin shqiptar nė pranverėn e vitit 1912. Territoret shqiptare kishin dalur nė ankandin e monarkive tė Ballkanit. Bėheshin llogaritė pa tė zotin e shtėpisė. Status-quoja pėr paprekshmėrinė e Turqisė e inicuar nga Evropa ishte prishur me luftėn italo-turke pėr Tripolin. Nė mars 1912 u lidh aleansa sėrbo-bullgare ku u ndanė disa territore shqiptare nė mes kėtyre dy shteteve; nė shtator 1912 u lidh aleansa greko-bullgare, mė vonė bullgaro-malaziase, sėrbo-malaziase dhe malaziase-greke. Kėshtu u kompletua Aleansa Ballkanike pėr luftė kundėr Turqisė dhe pėr ndarjen e territoreve shqiptare.

    Fqinji i mirė ėshtė derė xheneti, thotė populli, por i keqi tė pėrziet edhe nė oborrin e shtėpisė. Dhe ne shqiptarėve na ka rėnė hise tė kemi punė me fqinj tė kėqinj si Sėrbia, Mali i Zi, Greqia. Qėllimi i fqinjve tė kėqinj nxori krye, prandaj edhe kryengritja shqiptare mė 1912 mori hov edhe mė tė madh.U formuan dy komitete pėr organizimin e kryengritjeve: nė veri me L. Gurakuqin, H. Prishtinėn, I. Boletinin, dhe nė jug me I. Qemalin, Th. Gėrmenjin e tj. Kryengritja nė fillim plasi nė Kosovė nėn udhėheqjen e H. Prishtinės dhe B. Currit. Mė 21-25 maj 1912 nė Junik u soll memorandumi qė kėrkonte nga Turqia qė tė pėrcaktojė kufinjt e Shqipėrisė. Kryengritja u zgjerua edhe nė Elbasan, Dibėr, Krujė, Tiranė. Presioni i kryengritėsve ishte i madh dhe qeveria xhonturke mė 17 korrik 1912 dha dorėheqje. Mė 2 gusht bėhen bisedat shqiptare-turke dhe mė 12 gusht, pasi nuk u realizuan kėrkesat, mbi 30.000 shqiptarė kryengritės hynė nė Shkup, ndėrsa qeveria mė 18 gusht i pranoi kėrkesat e shqiptarėve.

    Shqiptarėt e pėrgatitėn dhe e poqėn bukėn, por ua rrėmbyen nga duart politika intrigante dhe komplotiste e monarkive tė Ballkanit qė me maturi i pėrcollėn sukseset e kryengritjeve shqiptare qė vetė ta rrėmbejnė kulaēin mė tė madh. Nė momentet kritike pėr fatin e Shqipėrisė, kur forcat e koalicionit ballkanik e mposhtėn Turqinė dhe filluan tė depėrtojnė nė territoret shqiptare, alarmin pėr mobilizimin e shqiptarėve e dhanė gazetat dhe shoqėritė e kolonive shqiptare. Kolonia shqiptare e Bostonit qė me 6 tetor do tė parashohė:”Duke marrė parasysh faktin se po thyhet Turqia, shtetet ballkanike do ta copėtojnė Shqipėrinė, prandaj detyra e patriotėve shqiptarė ėshtė tė bashkohen”. Nė Shkup komiteti “Shpėtimi” me nė krye Sali Gjukėn, Nexhip Dragėn, Bedri Pejanin, Mit-hat Frashėrin, pasi konstatoi se disfata e Turqisė ishte e pashmangshme, mė 14 tetor u dėrgoi njė memorandum Fuqive tė Mėdha ku thuhej se copėtimin e Shqipėrisė do ta kundėrshtojnė me armė. Nė kėto momente, diplomati shqiptar Ismail Qemali do tė thotė:”Atėherė kur aleatėt ballkanikė i shpallėn luftė Turqisė, kur sėrbėt kishin zėnė Shkupin, unė e kuptova se kishte ardhur koha pėr ne shqiptarėt tė merrnim masa rrėnjėsore pėr shpėtimin tonė”.

    Stambolli ishte qyteti ku Ismail Qemali e dėgjoi thirrjen e atdheut, nė Stamboll Ismail Qemali e mori vendimin qė tė marrė rrugėn e shpėtimit tė atdheut, nga Stambolli u nis karvani i patriotėve i prirė nga Ismail Qemali pėr tė ngritur flamurin dhe pėr tė shpallur pavarėsinė. Gjithsesi ky vendim, kjo rrugė, kjo datė ėshtė historike sepse ėshtė vendimi, ėshtė rruga, ėshtė data e shpėtimit tė atdheut.

    IsmailQemali bashkė me Luigj Gurakuqin u nisėn nga Stambolli nė drejtim tė Bukureshtit ku arritėn mė 19 Nėntor. Kėtu e la Luigj Gurakuqin qė tė bėjė pėrgatitjet pėr kuvendin e Bukureshtit dhe vetė shkoi nė Vjenė ku mė 25 Tetor arrin tė marrė pėlqimin pėr vendimet e Kuvendit tė Bukureshtit. Nga Vjena dėrgon njė telegram nė Bukuresht ku thotė:”Janė shpresat qė tė arrihet qėllimi qė kėrkon Shqipėria”. Njė telegram tė tillė dėrgoi edhe nė rrethet patriotike qė vepronin nė Shqipėri. Nga Vjena kthehet pėrsėri nė Bukuresht ku mė 5 Nėntor mbahet Kuvendi Historik i Bukureshtit. Sipas propozimit tė Ismail Qemalit, Kuvendi solli tre vendime kryesore: tė themelohet njė Komitet drejtues qė do tė marrė nė duar qeverisjen e vendit, tė formohet njė Komision nga shqiptarėt e ditur pėr tė ndėrmarrė misione diplomatike nė Evropė dhe tė formohet njė Komitet qė do tė lidhej me komitetet e brendshme e me qendrat jashta atdheut.

    Kuvendi i Bukureshtit paralajmėroi njė ngjarje tė madhe pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, por ai nuk ishte i mjaftueshėm pėr diplomatin e regjur, Ismail Qemalin. Duheshin bėrė pėrēapje tjera. Vetė u nis pėr nė Vjenė, ndėrsa L. Gurakuqi dhe tė tjerėt pėr Trieshtė. Nė Vjenė arriti mė 6 Nėntor nė kohėn kur situata politike pėr Ballkanin kishte ndryshuar. Qė mė 5 Nėntor, ministri i jashtėm i B. sė Madhe, Grei, pranoi prishjen e status-quosė pėr Ballkanin. Ismail Qemali mori pėlqimin nga ministria e jashtme e Austrisė se ajo do tė pranonte autonominė ose pavarėsinė e Shqipėrisė. Me 9 Nėntor I. Qemali dėrgoi telegram nė Vlorė ku lajmėronte:”E ardhmja e Shqipėrisė ėshtė siguruar. Telegrafoni kudo dhe tė kenė besim nė fatin e atdheut”. Nė Vjenė u takua edhe me ambasadorin anglez dhe e bėri me dije se sė shpejti do tė shkonte nė Vlorė pėr tė shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė. Nė Vjenė mori pėrgjigje pėr telegramet e dėrguar mė 9 Nėntor ku kėrkohej qė tė kthehej sa mė parė se Durrėsi rrezikohej nga sėrbėt.Nga Vjena shkon nė Budapest ku takohet me Bertoldin, mistrin e jashtėm tė Austrisė, i cili e merr edhe pėlqimin edhe tė Romės se pajtohen pėr krijimin e njė shteti tė pavarur shqiptar. Me 18 Nėntor i dėrgoi njė telegram Komisionit pėr Shpalljen e Pavarėsisė ku thotė se “ēėshtja jonė politike u sigurua”, ndėrsa mė 19 Nėntor arriti nė Trieshte ku u bashkua me patriotėt tjerė dhe u nis menjėherė pėr Durrės. Para se tė nisej, i dha njė intervistė njė gazete austriake ku thoshte se “shpresonte tė arrinte nė Durrės para se qytetin ta pushtonin sėrbėt, se aty do ta shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė dhe do ta zgjedhte qeverinė e pėrkohshme pėr ta vėnė Evropėn para aktit tė kryer”. Nė Durrės arritėn mė 21 Nėntor, iu bėnė njė pritje tė pėrzemėrt, por Durrėsi i rrethuar nga sėrbėt, nuk lejoi qė aty tė shpallet pavarėsia.

    Ismail Qemali mė 23 Nėntor u nis pėr Vlorė pėr ta pėrballuar edhe etapėn e fundit. Nėpėr kohė tė keqe, nėpėr rrugė tė vėshtira dhe nėpėr plumbat e armikut, karvani i patriotėve kaloi pengesa tė shumta, por ku ke njė qėllim tė lartė, atėherė tė gjitha shtigjet hapen, tė gjitha hendeqet mbyllen, tė gjitha urat ndėrtohen. Kėshtu mė 25 Nėntor, Ismail Qemali i shoqėruar nga delegatėt e Tiranės, Elbasanit, Shijakut, Durrėsit, Lushnjės, Krujės, Kosovės, Dibrės, Ohrit e Strugės, arriti nė Vlorė. Kėtu u informuan se sėrbėt pėrparonin drejt Durrėsit, Tiranės dhe Elbasanit, prandaj delegatėt e kėtyre vendeve shpejtuar ta shpallin pavarėsinė mė herėt: Elbasani mė 25 Nėntor, Tirana mė 26 Nėntor, Peqini mė 27 Nėntor. Hasan Prishtina me shumė tė tjerė ishin burgosur nga ushtria sėrbe, prandaj pėr Vlorė u nis Isa Boletini me 400 luftėtarė. Ai kaloi nga Gjakova nė Kukės, nė Kala tė Dodės, Peshkopi, Maqellarė dhe Dibėr, ku u takua me Zenel Begollin, Mehmet Derrallėn. Bashkė me ata kaluan nėpėr Dobrovė, Rrapunė, Elbasan dhe arritėn nė Vlorė me pak vonesė.

    Ajo qė u prit me shekuj e me dekada, arriti tė pritet me ditė, me orė e me minuta. Mė nė fund mė 28 Nėntor, nė ora 14 nisi punėn Kuvendi i Vlorės, me 37 delegatė sa kishin arritur gjer atėherė. Kuvendin e hapi Ismail Qemali i cili e mbajti fjalimin historik. Foli pėr momentet mė delikate qė po kalonte vendi dhe nevojėn e maturisė pėr tė shpėnė gjer nė fund realizimin e pavarėsisė. Arsyetoi Luftėrat Ballkanike si luftė pėr ēlirimin e vėllezėrve tė tyre, por dėnoi marrėveshjen e tyre “pėr copėtimin e ndarjen e Perandorisė, pra edhe tė tokave shqiptare”, prandaj thotė mė tutje se edhe ne “vrapuam tė merrnim masat qė kėrkonte koha”. Foli edhe pėr vizitat e tij nė Vjenė dhe me Fuqitė e Mėdha, tė cilėve ua kishte shprehur “mendimin dhe qėllimin” se “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”. Ky mendim ishte pranuar nga tė gjithė, me pėrjashtim tė Rusisė “e cila mund tė mbahet pak si ftohtė pėr shkak tė sllavėve”.

    Me propozimin e Ismail Qemalit, Kuvendi solli tre vendime me rėndėsi pėr formimin e shtetit shqiptar:” 1.Tė bėhet Shqipėria mė vete nėn njė Qeveri tė Pėrkohshme, 2. Tė zgjedhet njė Pleqėsi pėr Kontroll tė Qeverisė dhe 3. Tė dėrgohet njė Komision nė Evropė pėr tėmbrojtur ēėshtjen shqiptare para mbretėrive tė mėdha”. Nė fund u dha edhe vendimi:”Tė gjithė delegatėt me njė zė venduan qė Shqipėria me sot tė bėhet mė vete, e lirė dhe e mosvarme”.

    Me vendimin e tė gjithė delegatėve, Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme.

    Pasi u aprovua deklarata e pavarėsisė, u vendos tė ngrihet flamuri para ballkonit tė selisė. Kėtė e bėri Ismail Qemali i cili nga ballkoni tha:

    “Vėllezėr shqiptarė! Oh sa i lumtur qė e ndjej veten sot qė shoh kėtu nė Vlorė kaq burra shqiptarė tė mbledhur tok duke pritur me kureshtje e pa durim pėrfundimet e kėsaj mbledhjeje historike pėr fatin e atdheut tonė tė dashur. Plot me gaz e me lot nė sy nga mallėngjimi pra po dal kėtu para jush qė t’ju gėzonj me sihariqin e madhe se sot, edhe nė kėtė minutė, Kongresi shpalli mėvetėsinė e Shqipėrisė duke lajmėruar gjithė botėn e mbarė pėr kėtė punė . . .Posi ėndėrr mė duket ky ndryshim i madh nė vendin tonė qė hoqi e vojti tė zezat e ullirit pesėqind vjet me radhė nėn sundimin turk . . .Mirėpo, deshi Zoti qė me punėn, me trimėrinė dhe me guximin e pashoq tė shqiptarėve sot e tutje tė marrin fund mjerimet e vuajtjet e atdheut tonė sepse kėtu e tutje jemi tė lirė, tė pavarur dhe mė vete, prandaj qeshni dhe gėzohuni”. . .”Mbledhja, si mė plak qė jam, mė ngarkoi mua, ngritjen e shenjtė tė shenjės sonė kombėtare, tė flamurit tonė tė nderuar e tė dashur. Ja, pra, ky ėshtė flamuri ynė! I kuq e me shqiponjėn dykrenare nė mes”. . .”Duke pėrfunduar, s’mė mbetet gjė veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Madh qė, bashkė me bekimet e tij qė i lyp tė na i japė, qė kėtej e tutje tė jem unė dėshmori i parė i atdheut, ashtu si pata nderin tė jem i pari ta puth e ta bėj tė valavitet i lirė flamuri ynė, nė atdheun tonė tė lirė”.

    Mė 29 Nėntor Kuvendi mbajti mbledhjen nė formacion tė plotė, me 63 delegatė, dhe zgjodhi Qeverinė dhe Pleqėsinė. Ismail Qemali u zgjodh kryetar, Nikollė Kacorri nėnkryetar dhe Haxhi Vehbi Dibra kryetar i Pleqėsisė.

    Qeveria e Vlorės bėri mjaft pėr organizimin, afirmimin dhe njohjen e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. Qė me 28 Nėntor, I. Qemali u dėrgoi telegrame Fuqive tė Mėdha, shteteve ballkanike dhe Turqisė ku i lajmėronte pėr pavarėsinė e Shqipėrisė, pėr Qeverinė e Pėrkohshme dhe ta njohin Shqipėrinė si shtet tė ri. Mė 29 Nėntor u dėrgoi nga njė letėr konsullatave tė A-H, Italisė e Rusisė tė vendosura nė Vlorė qė tė krijojnė marrėdhėnie tė reja me Qeverinė e Pėrkohshme.

    Megjithėse Fuqitė e Mėdha u treguan indiferente, Turqia dha pėrgjigje negative, ndėrsa shtetet ballkanike vazhdonin invazionin nė tokat shqiptare, Shqipėria tashmė ishte njė realitet qė filloi tė ekzistojė dhe tė funksionojė si shtet i vėrtetė. Qeveria organizoi administratėn, policinė, mbrojti kufinjtė, shpalli gjuhėn zyrtare, formuloi ligjet, Pra, 28 Nėntori ishte kurorėzim i pėrpjekjeve 500 vjeēare tė popullit shqiptar, i patriotėve dhe martirėve tė tė gjitha kohėve qė u kurorėzua me punėn e palodhshme tė Plakut tė Vlorės, Ismail Qemalit.

    gazetashkodra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 28-11-2005 mė 13:59
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 06-12-2013, 20:51
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Gjeneza e "Himnit tė Flamurit"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 00:32
  4. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 21:05
  5. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •