Historia e 8 vjeēarit nga Kongo qė erdhi nė Shqipėri nė 1965 si fėmijė i proletariatit

Si na fshihnin kur vinte Mehmet Shehu

Zhozef Makanga, shqiptari jo si gjithė tė tjerėt

Belina Budini


TIRANĖ – Ėshtė rritur nė Shqipėri, por kurrė nuk e kanė thirrur shqiptar. Ka patur shokė shqiptarė, shtėpi, punė dhe grua nė Tiranė, por as kjo nuk ka mjaftuar pėr t’u ndjerė shqiptar. Gjuha qė njeh mė mirė ėshtė shqipja, shkruan poezi dhe kėndon kėngė popullore shqiptare, vdes pėr raki skrapari dhe mė mirė se nė shqip nuk di tė shajė nė asnjė gjuhė tjetėr. Jo vetėm kėto, por as 27 vjet tė jetuara nė Shqipėri, nuk kanė mjaftuar qė Joseph Makanga tė fitonte statusin e shqiptarit. Ashtu sikurse nuk mjaftuan as pėr dhjetra fėmijė tė tjerė me ngjyrė, qė nė vitet ’60 erdhėn nė Shqipėri nga vendet komuniste tė Afrikės dhe qė tashmė enden nėpėr botė pa identitet. Drama e tij ėshtė qė kurrė nuk arriti tė ndihej “si gjithė tė tjerėt” nė Shqipėri, edhe pse si gjithė tė tjerėt nuk ngopej me bukė nė atė kohė, pinte ēaj me klor dhe i kishte ardhur nė majė tė hundės marmelata e krimbur e mollės. Edhe pas pėrfundimit tė studimeve tė larta pėr mjekėsi dhe gjatė punės si kirurg nė spitalin nr.2 nė Tiranė, ai mbeti thjesht “kongolezi” apo mė keq akoma “zezaku”, pėr tė mos pėrmendur ndonjė zhargon vlonjat, qė Zhozefi e thotė me auto-ironi.
I emigruar mė pas nga Shqipėria nė 1992, sikurse tė gjithė tė tjerėt si ai, qė erdhėn nė tė njėjtėn mėnyrė nė Shqipėri, Zhozefi, nė rikthimin e tij tė parė ka gjetur njė vend edhe mė tė huaj, edhe mė ftohtė, qė megjithatė mbetet atdheu i tij i dytė pas Kongos ku ka lindur dhe ka jetuar deri nė moshėn 8 vjeēare. Shqipėria ėshtė pėr tė njė atdhe kontradiktor, qė e deshi por edhe e pėrēmoi, ku ra pėr herė tė parė nė dashuri, por ku pėr herė tė parė ia penguan dashurinė me tė gjitha mėnyrat. Ishte vendi ku nisi tė kuptonte botėn, por ku u ndėrgjegjėsua se kjo botė ishte jo vetėm e egėr dhe e vėshtirė siē ėshtė pėr tė gjithė, por veēanėrisht e padrejtė me tė. E kuptoi kėtė pėr herė tė pare, kur nuk ia vunė shallin e pionerit si gjithė fėmijėve tė tjerė shqiptarė kur mbushnin moshėn, megjithėse veshėt i kishte plot me tallash propagande pėr partinė qė e donte shumė, por qė Zhozefi ende i vogėl habitej si nuk mund ta shihte dhe aq mė tepėr qė nuk e ndiente aspak dashurinė e saj pėr tė. Do t’i duhej tė rritej edhe ca pėr tė kuptuar se e keqja mė e madhe i vinte nga ngjyra e lėkurės, por edhe nga njė regjim qė funksiononte nė mėnyrė tė ēuditshme, si me hėnė, qė nė vitet gjashtėdhjetė e deshi, e rriti dhe e shkolloi, ndėrsa pas viteve shtatėdhjetė e pėrbuzte, e shihte si agjent tė mundshėm dhe e mbante larg. Aq sa thotė se, nė 13 vjet qė jetoi nė Tiranė, fillimisht si student dhe mė vonė si mjek, nuk zuri asnjė shok.
Dhe nuk ka sesi tė mos i duket e huaj Tirana pas kaq vitesh, nė rikthimin e tij tė parė. Megjithatė thotė se e ka ndjekur ndryshimin e saj si edhe tė Shqipėrisė gjatė kėtyre viteve qė ka qenė nė emigracion, nėpėrmjet televizorit satelitor. “Unė shoh vetėm televizionet shqiptare, dėgjoj radiot shqiptare dhe lexoj gazetat shqiptare nė internet", - thotė Zhozefi i cili qė nga 1992 jeton nė Bruksel ku tanimė ka krijuar njė familje tė re dhe ka njė vajzė tė bukur katėr vjeēe me gruan e tij tė dytė, Elizabetėn. Ka mėsuar njė gjuhė tjetėr, frėngjishten, ėshtė martuar me njė belge, ka bėrė studime tė tjera plotėsuese dhe tanimė punon si dentist nė Bruksel dhe nėse nuk e mori kurrė nėnshtetėsinė shqiptare, tanimė ka atė belge. Kjo sigurisht nuk e ka bėrė tė ndihet belg, ashtu si nuk ndihet as plotėsisht kongolez, megjithėse atje ka rigjetur nėnėn e tij dhe motrėn. Nė moshėn 47 vjeēare Zhozef Makanga ndihet njė njeri pa identitet tė vėrtetė, ashtu sikurse edhe shokėt e tij me ngjyrė tė Shqipėrisė komuniste qė nė Kongo tani i quajnė shqiptarė dhe nė Shqipėri i kanė quajtur gjithmonė kongolezė.

Rrėfimi
Historia e ardhjes nė Shqipėri tė fėmijėve me ngjyrė gjatė regjimit komunist sipas rrėfimit tė njėrit prej tyre, Zhozef Makangės. Si erdhėn dhe u larguan nga Shqipėria pa marrė kurrė statusin e shqiptarit. Si i fshihnin kur shkonte Mehmet Shehu nė Vlorė, paragjykimet e njerėzve dhe damkosja si agjentė

Fėmijėt e Afrikės nė Shqipėrinė komuniste

Ishte vetėm tetė vjeē kur la Kongon, vendlindjen e tij. Bėhet fjalė pėr vitet gjashtėdhjetė kur Kongoja bėnte pėrpjekje pėr tė dalė nga kolonizimi. “Kongo kishte qenė koloni belge pėr rreth tetėdhjetė vjet dhe nė vitet gjashtėdhjetė nisėn lėvizjet pėr pavarėsi. Babai im u vra gjatė kėtij rebelimi”, - kujton Zhozefi i cili fill pas vrasjes sė tė atit qė ishte kundėr regjimit u zhvendos nė njė shtet tjetėr afrikan pėr dy vjet derisa nė fund tė 1965 erdhi nė Shqipėri sėbashku me fėmijė tė tjerė kryesisht nga vendet afrikane. “Kishte nga ata qė i ēuan nė Poloni, nė Ēeki e vende tė tjera. Mua mė sollėn nė Shqipėri”, - thotė ai duke shtuar se njė pjesė e mirė e kėtyre fėmijėve kishin patur prindėr nė poste tė larta shtetėrore dhe qė pėr shkak tė ndėrrimit tė regjimit ishin nė rrezik nė vendin e tyre. “Kishte shumė fėmijė ministrash e nėpunėsish tė lartė shtetėrorė. Madje thuhej se edhe fėmijėt e Kabilės kanė qenė nė Shqipėri”, - rrėfen Zhozefi duke shtuar se njė pjesė e fėmijėve tė ardhur ishin fare tė vegjėl, ndėrsa ai ishte tetė vjeē kur mbėrriti nė Shqipėri. “Na sollėn fillimisht nė Tiranė dhe na thanė se Shqipėria ishte vendi qė do tė na shpėtonte nga rreziqet qė na kanoseshin nė vendet nga vinim. Na premtuan se do tė ishim fėmijė tė privilegjuar dhe se partia na donte shumė e do tė na mbronte”, - kujton Zhozefi duke shtuar se nuk ndodhi aspak kėshtu. “Njė pjesė prej nesh i ēuan nė Lezhė dhe njė pjesė tjetėr nė Vlorė. Pėr shkak tė klimės sė ftohtė na larguan menjėherė nga Tirana ku pėr pak kohė qėndruam nė shtėpinė e fėmijėve. Unė shkova nė Vlorė ku do tė kaloja rreth 18 vjet. Atje na ēuan nė shkollėn mjekėsore, “Jani Minga””, - vazhdon tė rrėfejė Zhozefi duke shtuar se pikėrisht nė kėtė shkollė ka kaluar edhe vėshtirėsitė mė tė madhe qė i vuanin edhe shqiptarėt e tjerė nė fakt si varfėrinė esktreme. “Nuk mė harrohet kur vinte karroca e bukės dhe turreshim me vrap si tė babėzitur dhe nuk e hanim normalisht bukėn por e shqyenim me dhėmbė atė. Kėto nuk janė kujtime tė bukura. Pėr 18 vjet menyja e mėngjesit dhe e darkės nuk ndryshoi kurrė. Hanim ēaj dhe djathė nė mėngjes dhe ēaj e marmalatė nė darkė, aq sa edhe tani kur mė kujtohet mė vjen pėr tė vjellė”, - thotė Zhozefi. Ai kujton se lumturia mė e madhe pėr ta ishte kur vinin pushtetarėt nė Vlorė, sepse vetėm atėherė hanin makarona me salcė dhe djathė kaēkavall. Por thotė se nuk i shqitet nga mendja njė rast kur i fshehėn tė gjithė fėmijėt me ngjyrė qė tė mos dilnin nė rrugė bashkė me fėmijėt shqiptarė pėr tė pėrshėndetur Mehmet Shehun qė shkonte pėr vizitė nė Vlorė. “Edhe mė vonė kur u rritėm, nuk i patėm ato privilegjet qė na premtuam. Njerėzit na shikonin si tė ishim mostra, ndėrsa nga regjimi nisėm tė konsideroheshim si agjentė pa asnjė shkak. Shumė prej nesh pėrjetuan drama tė vėrteta dashurie dhe njė pjesė i transferonin sapo binin nė dashuri me njė shqiptare. Dhe histori dashurie lindėn plot. Unė vetė rashė nė dashuri me njė shqiptare dhe asaj ju desh tė vuante shumė pėr ta kurorėzuar dashurinė e saj me mua”, - tregon Zhozefi. Por problemi mė i madh dhe borxhi mė i madh qė i ka shteti shqiptar kėtyre njerėzve sipas Zhozefit ėshtė mohimi i nėnshtetėsisė shqiptare, gjė qė ka bėrė qė edhe sot e kėsaj dite ata njerėz tė vėrtiten nėpėr botė as si afrikanė, as si shqiptarė.


Peripecia, pa dokumenta

Vital Pakasa, i vetmi qė kėrkon tė kthehet nė Shqipėri

Ai ka tė njėjtėn moshė me Zhozefin dhe kur u largua nga Shqipėria pėr nė Kongo nuk mendonte se do tė pendohej kaq shpejt. “Atje tė gjithė e thėrrasin shqiptari dhe nuk ka arritur tė integrohet dot me vendasit, pasi ka patur vėshtirėsi edhe me mėsimin e gjuhės. Kėnaqet vetėm kur mblidheshim dy a tre shokė tė Shqipėrisė pėr tė folur shqip. Dhe ne vetėm shqip flasim me njėri-tjetrin”, tregon Zhozefi duke shtuar se Vital Pakasa ėshtė i vetmi ndėr shokėt e tij tė Shqipėrisė qė dėshiron tė kthehet nė Shqipėri pėr tė jetuar, pasi tė tjerėt janė rregulluar nė vende tė tjera. Por atij i mungon nėnshteėsia shqiptare, ndėrkohė qė jeton pa dokumenta, ende si refugjat, nė vendlindjen e tij. Zhozefi pėrmend edhe rastin e njė shoku tjetėr, Jean Matte qė vdiq nė Kongo dhe nuk arriti kurrė t’i bėnte dokuemntat si shqiptar megjithėse e dėshironte shumė njė gjė tė tillė. Ndėr shokėt e Zhozefit nė Shqipėri ka mbetur vetėm njė mjek qė quhet Yrben Massena.


Tragjedia

“Si ma vranė fėmijėn dhe dashurinė nė Tiranė”

Tragjedia mė e madhe e jetės sė Zhozefit erdhi sėbashku me gjėnė mė tė bukur qė i ndodhi nė Shqipėri, njohjes me njė vajzė shqiptare me tė cilėn ra nė dashuri. “Ajo ishte vajza e njė drejtuesi tė lartė nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe iu desh tė pėrballonte fatkeqėsi tė mėdha pėr shkak tė kėsaj dashurie me mua. Madje i hoqėn edhe mitrėn pėr tė mos mbajtur fėmijėn e njė zezaku nė bark”, - tregon i mbytur nga emocioni Zhozefi. Nuk e ka tė lehtė tė flasė pėr kėtė histori, por shton se ajo u bė shkak edhe pėr vdekjen e babait tė vajzės me njė aksident tė inskenuar, por qė sipas tij ka lidhje me dashurinė e vajzės sė tij. Historia e Zhozefit me vajzėn shqiptare zgjati deri nė 1998 dhe tani ajo jeton nė Amerikė, ndėrsa Zhozefi ka krijuar njė familje tė re me njė prezantuese radiofonike belge me tė cilėn ka njė vajzė qė quhet Elyorissa.




21/05/2005
KATEGORIA: Metropol
Marre nga Shekulli