Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    348
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Mehmet Shehu

    DOSSIER I

    Pėr herė tė parė publikohet dokumenti i panjohur qė burgosi tre nga njerėzit mė tė afėrt tė kryeministrit. Cilėt ishin Islamaj, Seiti dhe Duro Shehu e pėr ēfarė akuzoheshin ata

    Dosja sekrete qė dėnoi tre bashkėpunėtorėt e Mehmetit
    "Pėr tė realizuar veprimet e tij armiqėsore nė periudhėn e Luftės e nė vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij nė njė skicė-program, tė cilin ja ka dorėzuar tė pandehurit Idriz Seiti qė me takimin e tij tė parė nė gusht tė vitit 1942"

    Dashnor Kaloēi

    "Kėto veprime sabotuese tė orientimeve dhe vijės politike tė Partisė pėr zhvillimin e Luftės Nacional ēlirimtare, e kanė patur burimin nė mendimet armiqsėsore tė armikut Mehmet Shehu dhe bashkėpunėtorėve tė tij Idriz Seiti dhe Qamil Mane, tė cilėt ishin tė parėt qė u lidhėn me tė kur erdhi nga jashtė shtetit dhe qė janė aktivizuar nė veprime tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin gjatė periudhės sė Luftės. Pėr tė realizuar veprimet e tij armiqėsore nė periudhėn e Luftės e nė vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij nė njė skicė-program, tė cilin ja ka dorėzuar tė pandehurit Idriz Seiti qė me takimin e tij tė parė nė gusht tė vitit 1942. Mendimet e shprehura nė kėtė skicė-program socialdemokrat, janė konkretizuar nėpėrmjet kompromiseve, tolerimeve, dhe bashkėpunimit me reaksionin qė gjatė Luftės Nacional-ēlirimtare, veprime kėto tė kryera nga armiku Mehmet Shehu me pjesėmarrjen edhe tė dy tė pandehurve Idriz Seiti dhe Qamil Mane. I pandehuri Idriz Seiti ka lexuar dhe komentuar pėrmbajtjen e skicė-programit, duke e ruajtur atė dhe shumėfishuar deri nė vitin 1973, kohė kur ia ka ridorėzuar autorit, armikut Mehmet Shehu, i cili e ka pėrdorur si platformė kundėrrevolucionare pėr tė dobėsuar shtetin e diktaturės sė proletariatit dhe Partinė e Punės tė Shqipėrisė".


    Kėshtu shkruhet nė aktakuzėn e ngritur nga Hetuesia e Pėrgjithshme dhe e miratuar nga Prokurori i Pėrgjithshėm Aranit Ēela, ndaj tre tė pandehurve Idriz Seiti (Sadikaj) Qamil Mane (Islamaj) dhe Duro Ismail Shehu, akatakuzė qė mban datėn 13.X.1983 dhe ėshtė nxjerrė sė fundi nga Arkivi i Ministrisė sė Brendshme. Po kush ishin Seiti, Islamaj dhe Shehu, cila ishte e kaluara e tyre dhe ēfarė lidhjesh kishin ata me Kryeministrin Mehmet Shehu, i cili ishte gjetur i vrarė nė dhomėn e gjumit tė vilės sė tij, pak kohė mė parė se ata tė tre tė arrestoheshin dhe tė merreshin tė pandehur nga Prokuroria e Pėrgjithshme? Cilat ishin akuzat qė ishin formualuar asokohe nga ana e Hetuesisė pėr Mehmet Shehun, vėllanė e tij Duro Shehun, ish ushtarak i lartė I Aviacionit Ushtarak shqiptar dhe dy nga njerzit e bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė kryeministrit shqiptar qė nga koha e Luftės, ushtarakėt e lartė Idriz Seit Sadikaj e Qamil Mane Islamaj? Tė gjitha kėto mistere janė tė "zbardhura" nė atė aktakuzė tė formuluar nga ana e njė grupi hetuesish special tė ngritur asokohe nga ana e Hetuesisė sė Pėrgjithshme tė Republikės, dokument tė cilin ne po e botojmė tė plotė duke e filluar qė nga numri I sotshėm. Por pėr hir tė vėrtetės dhe pėr tė qenė sa mė korrekt me lexuesin, ashtu si edhe nė shumė dosje tė tjera qė kemi publikuar mė parė nė faqet speciale tė kėsaj rubrike, edhe kėtė rradhė ne nuk mund tė lemė pa pėrmėndur faktin, se ata akuza qė janė ngritur nga ana e Prokurorisė sė Pėrgjithshme ndaj tė pandehurve, Seiti, Islamaj dhe Shehu, si dhe dėshmitė e dėshmitarėve tė tjerė qė kanė deponuar nė hetuesi ndaj tyre, janė tepėr tė dyshimta sepse ato janė marrė nė kushte jo normale, por me anė tė tė dhunės fizike e psiqike dhe torturavae nga mė ēnjerzoret qė u janė bėrė atyre gjatė procesit hetimor. Kjo gjė ėshtė dėshmuar edhe nga vetė tė pandehurit e kėtij procesi, si dhe nga disa hetues e ushtarakė tė lartė tė Ministrisė sė Bredshme dhe Sigurimit tė Shtetit tė asaj kohe, qė kanė pasur lidhje me procesin nė fjalė. Nga studimi i gjithė kėsaj akuze ndaj tė pandehurve, Seiti, Islamaj dhe Shehu, del qartė se synimi kryesor i regjimit komunit tė Enver Hoxhės, nuk ka qenė thjesht dėnimi I tyre, por me anė tė atij procesi, diktatori komunist Enver Hoxha, donte tė godiste vetė kryeministrin Mehmet Shehu, tė cilin e kishte shpallur armik dhe poliagjent. Atė skemė , Enver Hoxha e kishte pėrdorur nė tė gjitha rastet, (qė nga mbarimi I Luftės) kur kishte filluar goditjen ndaj bashkėpunėtorėve tė tij mė tė afėrt, si Nako Spiro, Sejfulla Malėshova, Ymer Dishnica, Koci Xoxe, Pandi Kristo, Kristo Themelko, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako, Todi Lubonja, Fadil Paērami etj. Tė gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre dhe dokumentet e ndryshme, tė cilat janė botuar herė pas here nė faqet speciale tė "Gazeta Shqiptare", ashtu dhe kėto qė po publikojmė nga numri I sotėm pėr tre nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu, kanė vetėm njė qėllim: Ndriēimin e sė vėrtetės dhe pėr tė hedhur sadopak dritė mbi mekanizmat e atij regjim diktatorial tė kryesuar nga Enver Hoxha, I cili e qeverisė kėtė vėnd me dorė tė hekurt pėr afro njė gjysėm shekulli me rradhė.

    Akt-akuza e Hetuesisė

    Akt-akuzė. Kundėr tė pandehurve 1. Idriz Seit Sadikaj. 2. Qamil Mane Islamaj. 3. Duro Ismail Shehu Akuzohen: Se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer krimin e sabotimit tė vijės politike tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė dhe i pandehuri Duro Shehu ka kryer edhe veprėn penale tė kontrabandės nė pėrpjestime tė mėdha nė shumėn 11937,50 lekė, tė parashikuara si vepra penale nga Nenet 53 e 13, 72 / II tė Kodit Penal. Nė mbėshtetje tė veprimeve armiqėsore tė kryera nga tė pandehurit Idriz Seit Sadikaj, Qamil Mane Islamaj dhe Duro Ismail Shehu, sipas materialeve dhe dokumenteve tė administruara filluan hetimet dhe me sanksionim tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm u arrestuan tre tė pandehurit e sipėrpėrmendur dhe mbasi u kryen veprimet e nevojshme hetimore, fajėsia e tyre u vėrtetua si mė poshtė: Tė pandehurit Idriz Seit (Sadikaj), Qamil Mane (Islamaj) dhe Duro Shehu kanė patur mendime armiqėsore nė vetvete, tė cilat gradualisht i kanė pasqyruar nėpėrmjet veprimeve tė pėrbashkėta tė tyre, tė frymėzuara edhe nga armiku Mehmet Shehu. Ata qė gjatė luftės nacional-ēlirimtare, nėpėrmjet tolerimeve dhe kompromiseve me reaksionin shqiptar dhe nė vazhdim deri vitet e fundit, kur mendimet e tyre armiqėsore i kanė konkretizuar si komision i pėrbashkėt nė pėrmbajtjen e njė historiku tė Luftės Nacional-ēlirimtare nė zonėn e Mallakastrės, kanė kryer veprime sabotuese nė dėm tė vijės politike tė Partisė. Qė nė vitin 1942, ndėrsa i pandehuri Qamil Mane, si anėtar i Partisė fashiste takoi dhe mori nga Kuestura e Tiranės armikun Mehmet Shehu i pandehuri Idriz Seiti, si kriminel dhe pėrdhunues i popullit tė zonės sė Ēorushit tė Mallakastrės, me vajtjen e armikut Mehmet Shehu nė Ēorrush u lidh menjėherė me tė dhe bashkė me njėri tjetrin kanė kryer edhe veprime armiqėsore nė sabotim tė vijės politike tė Partisė, lidhur me formimin e kėshillave nacional-ēlirimtare, duke vendosur nė krye eksponentė tė reaksionit dhe tė fashizmit tė zonės sė Mallakastrės. Ndėrsa nga njė-ra anė vendosnin krerė tė reaksionit nė kėshillat nacional ēlirim-tare, nga ana tjetėr ar-miku Mehmet Shehu, nėpėrmjet tė pandehurit Qamil Mane, bėnte ndėrhyrje pėr t'u lidhur dhe bėrė kompromis me eksponentin tjetėr tė reaksionit Isa Toskėn, kurse gjatė veprimtarisė sė tyre gjoja pro luftės nacional-ēlirimtare, armiku Mehmet Shehu nuk ka luftuar pėr tė asgjėsuar 8 (tetė) postat e xhandarmėrisė nė zonėn e Mallakastrės, por ato u lanė tė lira dhe ikėn "pa ēak pa bamp" sikurse shprehet edhe vetė i pandehuri Idriz Seiti si pjestar I ēetės sė tij. Kėto veprime sabotuese tė orientimeve dhe vijės politike tė Partisė pėr zhvillimin e Luftės Nacional ēlirimtare, e kanė patur burimin nė mendimet armiqsėsore tė armikut Mehmet Shehu dhe bashkėpunėtorėve tė tij Idriz Seiti dhe Qamil Mane, tė cilėt ishin tė parėt qė u lidhėn me tė kur erdhi nga jashtė shtetit dhe qė janė aktivizuar nė veprime tė pėrbashkėta me njėri-tjetrin gjatė periudhės sė luftės. Pėr tė realizuar veprimet e tij armiqėsore nė periudhėn e Luftės e nė vazhdim, armiku Mehmet Shehu ka pasqyruar mendimet e tij nė njė skicė-program, tė cilin ja ka dorėzuar tė pandehurit Idriz Seiti qė me takimin e tij tė parė nė gusht tė vitit 1942. Mendimet e shprehura nė kėtė skicė-program socialdemokrat, janė konkretizuar nėpėrmjet kompromiseve, tolerimeve, dhe bashkėpunimit me reaksionin qė gjatė luftės nacional-ēlirimtare, veprime kėto tė kryera nga armiku Mehmet Shehu me pjesėmarrjen edhe tė dy tė pandehurve Idriz Seiti dhe Qamil Mane. I pandehuri Idriz Seiti ka lexuar dhe komentuar pėrmbajtjen e skicė-programit, duke e ruajtur atė dhe shumė-fishuar deri nė vitin 1973, kohė kur ia ka ridorėzuar autorit, armikut Mehmet Shehu, i cili e ka pėrdorur si platformė kundėrrevolucionare pėr tė dobėsuar shtetin e diktaturės sė proletariatit dhe Partinė e Punės tė Shqipėrisė.I pandehuri Idriz Seiti nėpėrmjet veprimeve tė pėrbashkėta dhe nė vazhdim duke u bėrė mbartės, zbatues, komandues dhe pasqyrues i skicė-programit si dhe si pjestar aktiv i komisionit tė pėrbėrė edhe nga tė pandehurit Qamil Mane dhe Duro Shehu, tė cilėt kanė shkruar historikun e Luftės sė popullit tė Ēorrushit, duke shtrembėruar historinė, kanė sabotuar porositė dhe orientimet e Partisė gjatė luftės dhe nė vazhdim. Pozicioni armiqėsor i tė pandehurit Idriz Seiti nė dėm tė vijės politike tė Partisė, vėrtetohet veē shpjegimeve tė tij edhe me mjaft prova materiale dokumentare tė gjetura, tė cilat janė ruajtur pėr tė realizuar qėllimet e tij kundėrrevolucionare. I pandehuri Idriz Seiti, veē skicė-programit armiqėsor tė armikut Mehmet Shehu, ka ruajtur edhe dokumente tė tjera armiqėsore, pėrmbajtja e tė cilave ėshtė nė kundėrshtim me vijėn e Partisė, orientimet dhe direktivat e saj. Kėshtu ai ka konservuar njė korrespondencė qė i ka dėrguar armiku Tuk Jakova gjatė luftės nacional ēlirimtare, qė mban datėn 30.03.1944, dokument i cili qė nė atė kohė nxjerr nė shesh pikėpamjet oportuniste armiqėsore tė armikut Tuk Jakova, tė cilat i ka realizuar nėpėrmjet tė pandehurit Idriz Seiti. Nė kėtė dokument ai porosit tė pandehurin: Lajmėroni repartet e ndryshme tė pezullojnė konfiskimet nė shtėpitė e tė arratisurve". Veē sa mė sipėr, i pandehuri Idriz ka ruajtur edhe korrespondencė me armikun Mehmet Shehu, letėrkėmbime dhe porosi, tė cilat i janė gjetur nė kontrollin e banesės rreth 12 muaj mbas deklarimit nga Partia si armik tė Mehmet Shehut, dokumente tė cilat i ka ruajtur pėr t'iu kundėrvėnė Shtetit dhe Partisė.Duke qenė njeriu mė i afėrt i armikut Mehmet Shehu, bashkėpunėtor i ngushtė i tij qė gjatė luftės nacional ēlirimtare, i pandehuri Idriz Seiti, si anėtar i komisionit tė pėrbėrė edhe nga tė pandehurit Qamil Mane dhe Duro Shehu, gjatė pėrpilimit tė historikut tė luftės tė popullit tė Ēorrushit me qėllim kundėrrevolucionar dhe sabotues tė vijės sė Partisė, ka shtrembėruar historinė. Kėta tre tė pandehur, duke denigruar rolin udhė-heqės, drejtues, organizues dhe frymėzues tė Partisė Komuniste Shqiptare, gjatė Luftės Nacional-ēlirimtare, kanė kryer kultin e individit tė armikut Mehmet Shehu dhe ia dedikuan atij gjithė rolin e Luftės nė zonėn e Ēorrush-Mallakastrės. Kėta tė pandehur, armiqėsia ndaj Partisė dhe Shtetit tė diktaturės sė proletariatit, i ka bėrė aq konsegunet sa faktet historike i pėrmbysin me kokė poshtė. Edhe vetė armiqtė e popullit shqiptar e dinė se Partia Komuniste Shqiptare mė 8 nėntor 1941 u themelua. Kur si rezultat i punės paraprake tė Partisė kishte filluar lufta e popullit shqiptar kundėr fashizmit dhe mori vrull mbas themelimit tė PKSH, ku ajo u bė drejtuese, organizuese dhe frymėzuese aktive e popullit nė luftėn pėr ēlirim. Dhe ndėrsa lufta kishte filluar, Partia drejtonte dhe luftonte, armiku Mehmet Shehu erdhi nė Gusht tė vitit 1942, kur nė tė gjithė vendin kishte shpėrthyer lufta e popullit pėr ēlirim nga fashizmi. Por tė tre tė pandehurit, nė historikun e pėrpiluar prej tyre, injorojnė faktet me qėllime armiqėsore sabotuese tė njėrės nga faqet mė tė lavdishme tė popullit dhe Partisė tonė, atė tė luftės nacional ēlirimtare. Ata duke mohuar rolin e Partisė, armiqėsisht atribuojnė rolin e armikut Mehmet Shehu nė zhvillimin e kėsaj lufte duke u shprehur veē tė tjerave: "Ēorrushiotėt pritnin me padurim njė udhėheqje..qė t'i organizonte dhe t'i drejtonte dhe nė vazhdim me njė titull tė veēantė, shkruajnė mė poshtė. Kthimi i Mehmet Shehut nė Ēorrush, ku nė 5 faqe vazhdojnė t'i thurin lavde armikut Mehmet Shehu e familjes sė tij. I pandehuri Idriz Seiti, duke qenė mė i avancuar nė pikėpamje armiqėsore tė pėrbashkėta me dy tė pandehurit e tjerė, tė shprehura dhe kurdisur bashkarisht nė konsultat me njėri-tjetrin, pėrpilon edhe njė shtojcė historiku prej 18 faqesh me iniciativėn e tij pėr ta shkrirė nė pėrmbajtjen bazė tė historikut bazė tė kėtij komisioni i cili me figura letrare e konsideron ardhjen e armikut Mehmet Shehu nga jashtė shtetit pėr fatet e popullit Shqiptar, si njė "Odise". dhe pėr mė tepėr mendimet e shprehura pėr "Odisenė" e tė pandehurit Idriz Seiti qė armikun Mehmet Shehu, ky i pandehur, sė bashku me dy tė pandehurit e tjerė i kanė ruajtur edhe mbas vetvrasjes sė armikut Mehmet Shehu, kohė kur Partia dhe populli e cilėsuan armik. Kjo tregon se kėta armiq nuk kanė dashur tė heqin dorė nga veprimet e tyre armiqėsore, nė sabotim tė vijės politike tė Partisė dhe nė pėrjetėsim tė figurės sė armikut Mehmet Shehu. Kėtė tregojnė mė sė miri faktet. Ndėrsa i pandehuri Idriz Seiti ruante nė shtėpinė e tij njė arkiv me dokumenta armiqėsore tė kohės sė Luftės, duke pėrfshirė edhe historikun armiqėsor tė pėrpiluar nga vetė ai dhe komisioni, i pandehuri Qamil Mane kėtė historik me pėrmbajtje sabotuese tė historisė dhe vijės politike tė Partisė, ia dorėzoi pėr ruajtje kunatės sė vetė me porosi qė "ti ruante edhe pas vdekjes sė tij".


    DOSSIER II

    Kush ishin tre njerėzit e afėrt tė Mehmetit dhe tre personalitetet nga Mallakasta qė u sollėn si dėshmitarė nė procesin hetimor. Ēfarė deponuan ata pėr ish-kryeministrin

    Akt-akuza: Mehmet Shehu e falsifikoi historinė e jetės sė tij

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė pjesė tė akuzės sė formuluar nga Hetuesisa e Pėrgjithshme qė mban datėn 13 tetor tė vitit 1983, dhe ėshtė bėrė nė ngarkim tė Idriz Seit Sadikajt, Qamil Mane Islamajt dhe Duro Shehut, tė cilėt me vendimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Aranit Ēela, u arrestuan duke u konsideruar si tre nga bashkėpuntorėt mė tė ngushtė tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Arrestimi i tyre ishte bėrė vetėm pak kohė pas vdekjes misterioze tė Mehmet Shehut dhe qė nė fillim tė akuzės sė tyre e cila pėrbėhet prej dhjetė faqesh tė daktilografuara, nė mes tė tjerash thuhet se Seiti, Islamaj dhe Shehu (Duro, vėllai i Mehmetit) nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer sabotimin e vijės politike tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė dhe i pandehuri Duro Shehu, ka kryer edhe veprėn penale tė kontrabandės. Po kėshtu nė aktakuzėn nė fjalė thuhet se tre tė pandehurit kanė pasur mendime armiqėsore nė vetėvehte tė cilat gradualisht i kanė pasqyruar nėprmjet veprimeve tė pėrbashkėta , tė frymėzuara nga armiku Mehmet Shehu. Po kėshtu aty thuhet se veprimtaria e tyre armiqėsore e ka pasur zanafillėn qė nga koha e Luftės, ku ata tė tre kishin bėrė tolerime dhe kompromise me reaksionin nė dėm tė Luftės Nacional-Ēlirimtare. Qė nė vitin 1942, i pandehuri Qamil Mane Islamaj, duke qenė antar i Partisė Fashiste, kishte shkuar dhe kishte marrė nga Kuestura e Tiranės, Mehmet Shehun. Pėr tė realizuar veprimtarinė e tij armiqėsore nė periudhėn e Luftės e nė vazhdim, armiku Mehmet Shehu kishte pasqyruar mendimet e tij nė njė skicė-program tė cilin ia kishte dorzuar tė pandehurit Idriz Seiti qė nė takimin e parė mė tė nė gushtin e vitit 1942. Atė skicė-program me pėrmbajtje social-demokrate, armiku Mehmet Shehu ishte pėrpjekur pėr ta vėnė nė jetė sėbashku me dy bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė, Sadikaj dhe Islamaj, tė cilėt e propagandonin atė vazhdimisht. Tė dy tė pandehurrve Islamaj e Sadikaj, pas arrestimit iu gjetėn nė shtėpi njė arkiv i tėrė me dokumenta armiqėsore dhe Qamili i kishte fshehur ato tek kunata e tij duke i thėnė qė t'i ruante ato edhe pasi ai tė kishte vdekur. Po kėshtu Idriz Seitit, iu gjetėn nė shtėpi edhe dokumnete kompromentuese pėr lidhjet e tij me armikun Tuk Jakova.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Akt-akuza e Hetuesisė

    "Kėto fakte vėrtetojnė se tė pandehurit kanė dashur tė sabotojnė vijėn e Partisė dhe pėrjetėsojnė armikun Mehmet Shehu. Dhe pėr tė tre kėta nuk ka se si tė ndodhė e kundėrta. Ata kanė qenė jo vetėm me lidhje gjaku me njėri tjetrin dhe armikun Mehmet Shehu, ishte epiqendra, rreth tė cilit janė kryer veprimet e tyre armiqėsore, por edhe bashkėpunėtorė ne veprime dhe mendime. Vetė i pandehuri Idriz Seiti ėshtė pranuar nė Parti nė vitin 1942, nga armiqtė Dushan Mugosha dhe Mehmet Shehu, gjė qė shprehet qartė nė pėrmbajtjen e historikut. I pandehuri Duro Shehu vėllai i armikut Mehmet Shehu dhe pėrkrahės e frymėzues aktiv i mendimeve armiqėsore tė shprehura nė pėrmbajtjen e historikut. Kėto fakte tregojnė qartė edhe predispozicionin armiqėsor, sabotues tė kėtyre tre tė pandehurve, nė mbrojtjen, pėrjetėsimin dhe nxjerrjen mbi Partinė tė armikut Mehmet Shehu, veprime kėto tė kryera prej tyre gjatė luftės, para vrasjes dhe mbas vetvrasjes dhe deklarimit si armik tė Mehmet Shehut. Njė analizė tė provave qė vėrtetojnė fajėsinė e tre tė pandehurve mbi krimin e sabotimit tė vijės politike tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė i referojmė si mė poshtė: Nė deklarimet e tij tė datės 18.3.1983 dėshmitari H. A. thotė: "Nė historikun e fshatit Ēorrush injorohet vija e Partisė, ulet roli i masės sė popullit gjatė luftės nacional ēlirimtare nė zonėn e Mallakastrės, prandaj ky historik nuk i shėrben edukimit tė masave dhe brezave tė ardhshėm. Nė tė nga fillimi e deri nė fund del i theksuar kulti i kryeagjentit Mehmet Shehu dhe i familjes sė tij dhe anė-tarėve tė kėtij historiku. Kur nė historikun prej 50 faqesh, mbi 10 faqe i kushtohen biografisė sė armikut Mehmet Shehu, pėr dhjetra dėshmorė nuk flitet asgjė mbi aktet e tyre historike, veē njė listė emėrore tė vendosur nė fund tė historikut. Edhe nė materialin e shkruajtur nga i pandehuri Idriz Seiti prej 18 fletėsh, dėshmimtari H. A. deklaron se "… ai ėshtė denigrues pėr punėn e madhe tė Partisė e masave, nė luftėn nacional-ēlirimtare nėn udhėheqjen e Partisė". Duke shkruar i pandehuri Idriz se ardhja e Mehmet Shehut e lidhi pėrjetė popullin e Ēorrushit me lėvizjen nacional-ēlirimtare, lė tė kuptohet se pa armikun Mehmet Shehu populli i fshatit Ēorrush nuk do tė lidhej me Partinė. Edhe nė faqen 13 tė materialit i pandehuri Idriz shprehet se: "Nė atė kohė vegjėlia e Ēorrushit nuk kishte asnjė mbėshtetje tjetėr moralo-politike pėrveē familjes sė Shehajve dhe djalit tė saj revolucionar Mehmet". E vėrteta ėshtė, thotė ky dėshmimtar, se populli i Ēorrushit ka qenė dhe mbetet njė popull trim e revolucionar qė ka pėrkrahur luftėn nacional ēlirimtare, ka pėrbuzur dhe luftuar shfrytėzimin. Dėshmimtari Sh. H. nė process-dėshminė e tij tė datės 19.3.1983 ndėr tė tjera thotė:"… Historiku i Ēorrushit, nga autori ėshtė shkruar duke u nisur nga pozita subjektiviste e pa partishmėri. Nė tė janė injoruar ngjarjet dhe dokumentat kryesore tė Partisė, tė lėvizjes nacional-ēlirimtare. E gjithė kjo ėshtė bėrė pėr tė nxjerrė nė plan tė parė figurėn e armikut Mehmet Shehu, tė familjes sė tij e tė anėtarėve, duke denigruar rolin e Partisė. Ky historic s'ka vlera edukative pėr brezat e ardhshėm, por pėrkundrazi sjellė pėrēarje midis ēorushjotėve dhe fshatrave pėrreth. Mė poshtė dėshmitari Sh. H. jep edhe argumentimet pėrkatėse. "Nė historik, nga tė pandehurit ėshtė shkruar: "Shkėndija e parė pėr ngritjen e kėshillave nacional-ēlirimtare nė Mallakastėr u ndez me ngritjen e Kėshillit tė fshatit Ēorrush nga Mehmet Shehu". Kjo thotė dėshmitari, ėshtė njė fyerje si pėr popullin e Ēorrushit dhe atė tė Mallakastrės, se shkėndijėn e parė e dha thirrja e prillit tė KQ tė PKSH dhe mė vonė nė vendimet e Konferencės sė Pezės. Autorėt e historikut injorojnė punėn e forumeve dhe tė organizatave tė Partisė dhe aq bie nė sy kjo sa qė Komitetin e Partisė sė Qarkorit tė Vlorės e pagėzojnė me emėr tjetėr: "Komiteti Qarkor Vlorė-Mallakastėr". Periudha dhjetė ditore e aktivitetit tė armikut Mehmet Shehu, zė 43 faqe nga 50 faqe qė ka gjithė historiku. Nė vazhdim tė deklarimeve tė tij, ky dėshmimtar shpjegon se demaskimi i qėllimeve tė "Ballit Kombėtar" nė mbledhjen e Romėsit i atribuohet vetė Mehmet Shehut, kurse nė tė vėrtetė Komiteti Qarkor i Vlorės kishte marrė tė gjitha masat pėr tė demaskuar krerėt e Ballit Kombėtar nė kėtė mbledhje, etj etj.

    (vijon nesėr)


    Dėshmia e Kujtim Shehut: "Nė paraditen e 18 dhjetorit 1981, na telefonoi xhaxhai nga Tirana, Durua. Na tha se kishte urdhėruar Enveri qė tė shkonim urgjent te Mehmeti"

    "Natėn e vdekjes sė Mehmetit, vila u rrethua me ushtarė e mitroloza"

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet dėshmisė sė 49-vjeēarit Kujtim Shehu, nipi i ish-kryeminstrit shqiptar Mehmet Shehu, u njohėm me historinė e familjes Shehu qė nga fillimet e shekullit tė kaluar e deri nė vitin 1947. Origjina e herėshme e familjes Shehu, ėshtė nga fshati Ēorush i Mallakastrės dhe babai i Mehmetit, Sheh Ismaili, pati shėrbyer si Sheh i Teqesė sė Ēorushit deri nė vitin 1944, kur ndėrroi jetė nė njė fshat tė Pėrmetit. Ndėrsa nėna e Mehmetit, Sulltana rridhte nga familja Aliakj e fshatt Shkozė tė Sevasterit tė Vlorės dhe vėllezėrit e saj ishin intelektualė tė njohur tė diplomuar nė Perėndim. Mehmeti ishte i madhi nga katėr vėllezėrit dhe pas tij, vinin Arshiu, (1918) Duro, (1927) dhe Nexhipi qė ishte mė i vogli i tyre. Ndėrsa Mehmeti u largua qė i vogėl nga fshati dhe vazhdoi Tekniken amerikane tė Fultzit nė Tiranė e mė pas nė njė shkollė ushtarake nė Itali, vėllezėrit e tjerė qėndruan nė fshat duke u marrė me bujqėsi e blegtori. Nė vitin 1942, disa kohė pas kthimit tė Mehmetit nga Franca, e gjithė familja Shehu u largua nga fshati dhe deri nė mbarimin e Luftės qėndroi nėpėr male, kryesisht nė Zonėn e Parė Operative: Vlorė-Gjirokastėr, Tepelenė-Pėrmet dhe Mallakstė, pasi ata ishin nė ndjekje nga forcat pushtuese. Me mbarimin e Luftės, Mehmeti e tėrhoqi familjen nė Tiranė, duke u vendosur nė vilėn e ish-kryeministrit Koēo Kota dhe dy vėllezėrit mė tė vegjėl, Duron e Nexhipin, i dėrgoi nė shkolla ushtarake nė Tiranė dhe Bshkimin Sovjetik. Nė vitin 1947, Mehmeti u akuzua si antijugosllav dhe u godit nga Enver Hoxha duke u shkarkuar nga funksioni i Shefit tė Shtatmadhorisė. Nė atė kohė ai duke ndjerė eleminimin e tij fizik, iku nga Tirana dhe u vendos nė Ēorush, ku e ruante me armė nė dorė vėllai i tij, Arshiu.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Kur u kthye Mehmeti pėrsėri nė Tiranė?
    "Pas njė qėndrimi prej dy-tre muajsh nė fshatin Ēorush, ku ai ishte vazhdimisht nė survejimin e rreptė tė Sigurimit, Mehmeti u largua qė andej dhe erdhi pėrsėri nė Tiranė, ku mė pas edhe u rehabilitua politikisht.

    Po babai juaj me familjen a erdhi nė Tiranė?
    "Pas ardhjes sė Mehmetit nė Tiranė, babai im, Arshiu, vazhdoi tė qėndronte nė fshatin Ēorush bashkė mė nėnėn dhe motrat e mija qė lindėn mė pas. Pak kohė mė vonė, ai u vendos familjarisht nė Fermėn "Ēlirim" nė periferi tė Fierit, ku punoi si mekanik, pasi mbaroi njė kurs pėr traktorist. Nė vitin 1951, babai u shpėrngul qė andej dhe erdhi nė Fier, duke u vendosur si qeraxhi nė njė shtėpi private, ku qėndruam familjarisht deri nė vitin 1968 dhe vetėm nė atė kohė kemi hyrė nė pallat. Edhe nė qytetin e Fierit, babai punoi si mekanik deri aty nga viti 1965 dhe duke qenė se ishte i sėmurė me migrenė, pas atij viti punoi si magazinier nė Ndėrrmarjen Komunale tė Fierit, deri sa doli nė pension nė vitin 1978".

    A ndjehej keq babai juaj duke punuar si mekanik e magazinier, nė njė kohė qė e kishte vėllanė kryeministėr dhe mund ta ndihmonte pėr njė punė mė tė mirė?
    "Ėshtė e vėrtetė se ka pasur shumė raste kur edhe njerėz tė ndryshėm, i thonin babait se pėrse punonte si mekanik kur e kishte vėllanė kryeministėr dhe ai u pėrgjigjej se i vėllai ishte kryeministėr i gjithė shqiptarėve dhe jo vetėm i tij. Arshiu jo vetėm qė nuk e kishte fare problem atė punė, por i refuzoi disa herė ofertat qė iu bėnė pėr ta futur si drejtor ndėrrmarje, duke u thėnė se kishte kuadro tė tjerė tė rinj dhe mė tė aftė qė mund tė shkonin nė ato vėnde. Babai ka qenė njė njeri shumė i ndershėm me karakter tė fortė dhe nuk pranonte asnjė lloj privilegji qė mund t'i bėhej nga pozicioni qė kishte i vėllai, Mehmeti. Pa e tepruar dhe duke lėnė mėnjanė modestinė, pėr hir tė sė vėrtetės dua tė them se me atė frymė ai na ka rritur dhe edukuar edhe ne gjashtė fėmijėt. Pikėrisht pėr kėtė gjė, Mehmeti e vlerėsonte akoma edhe mė shumė Arshiun, me tė cilin kur vinte nė shtėpinė tonė nė Fier, konsultohej duke e pyetur pėr probleme tė ndryshme qė kishte fshati dhe qyteti, sepse e dinte se Arshiu i thoshte vetėm tė vėrtetėn sido qė tė ishte ajo".

    A vinte shpesh Mehmeti tek familja juaj nė Fier?
    "Duke qenė se ai ishte shumė i zėnė me punė, vinte shumė rrallė, mund tė them njė herė nė tre-katėr vjet. Por sa herė qė ai kishte raste festash apo pėrvjetorėt e ditėlindjes, dėrgonte makinėn e tij nė Fier pėr tė marrė Arshiun".

    Po dy vėllezėrit e tjerė tė Mehmetit, Durua dhe Nexhipi, me ēfarė punėsh u morėn?
    "Durua, pasi studjoi nė shkolla ushtarake nė Bashkimin Sovjetik, u kthye nė vitin 1959 dhe shėrbeu si oficer nė Shkollėn e Bashkuar dhe mė pas nė Komandėn e Aviacionit Luftarak, ku dhe u arrestua nė vitin 1982. Edhe Nexhipi pasi mbaroi njė shkollė ushtarake nė Bashkimin Sovjetik, shėrbeu disa kohė nė bazėn e Pasha-limanit e Kuēovė, e pasi u lirua nga ushtria, punoi nė Elbasan si nėndrejtor nė njė ndėrrmarje tregtare. Mė pas punoi nė Degėn e Shfrytėzimit tė Automjeteve nė Durrės dhe nė vitin 1981, pas ngjarjes sė Mehmetit, atė e dėrguan nė Kavajė ku dhe doli nė pension".

    Po me dajot e tij, ēfarė mardhėniesh ka pasur Mehmeti?
    "Mehmeti ka pasur shumė dobėsi pėr familjen e dajove tė tij, Alikajve, tė cilėt ishin me prejardhje bejlerėsh e kishin toka e prona nė Vlorė e Myzeqe. Ai u detyrohej shumė atyre pasi qė kur ishte fare i vogėl, mbante lidhje tė vazhdueshme me ta, duke shkuar shpesh nė shtėpinė e tyre qė kishte njė bibliotekė shumė tė pasur, gjė e cila ndikoi shumė nė formimin e tij tė mėvonshėm. Mehmeti gjente mundėsi dhe shkonte nė fshat pėr ta takuar Ganiun, sepse tė tjerėt vdiqėn herėt. Pas ngritjes sė kooperativave, Ganiun e shpallėn kulak dhe e lanė edhe pa triskė Fronti. Pasi mbeti shumė keq nga gjendja ekonomike, ai i shkroi njė letėr Mehmetit, duke i thėnė se po vuante deri pėr bukėn e gojės. Pas kėsaj Mehmeti shkoi nė fshat dhe u tha drejtuesėve tė kooperativės: "Si ore e keni lėnė dajon e kryeministrit nė kėtė gjendje sa tė mos ketė edhe bukė pėr t'u ushqyer. Nuk mund ta ēonit nė punė t'i binte ēangės sė kooperativės". Pas kėsaj ai e tėrhoqi Ganiun nė Tiranė, duke e future nė punė si hotelxhi. Po kėshtu Mehmeti u kujdes edhe pėr shkollimin e fėmijėve tė Ganiut".

    Po mallakastriotėt e tjerė qė nuk kishin lidhje gjaku apo miqėsie me Mehmetin, a shkonin tek ai pėr problemet qė kishin?
    "Duke qenė se Mehmeti ishte tepėr i zėnė me punė, mallakastriotėt apo edhe njerzit e afėrt tė fisit tonė, pėr ndonjė problem qė kishin, shkonin tek gjyshja jonė, Sulltana. Ajo ishte njė grua me karakter tė fortė dhe e vetmja qė kishte njė ndikim apsolut tek i biri i saj, Mehmeti. Kur vdiq ajo nė vitin 1972, Mehmeti dha porosi qė tė hapeshin dyert pėr kėdo qė dėshironte tė vinte pėr ngushėllim dhe tė mos pengohej asnjė njeri, kushdo qė tė ishte. Me atė rast erdhėn shumė vetė pėr ngushėllim e deri njerėz qė sapo kishin dalė nga burgu politik. Nė varrimin e saj mori pjesė Enver Hoxha dhe e gjithė Byroja Politike. Pas vdekjes sė Sulltanės, vėndin e saj si nėnėmadhe, e zuri Fiqėretja, sė cilės ne i drejtoheshim sa herė qė kishim halle dhe probleme. Ajo e mori vetė pėrsipėr atė gjė dhe bėnte shumė jo vetėm pėr fisin tonė por dhe pėr mallakastriotėt e tjerė. Ne vazhdimisht tė gjitha shpresat i kishim tek Fiqėretja".

    Kur u bė fejesa e Skėnderit nė vjeshtėn e vitit 1981, a shkuat ju si familje pėr ta uruar?
    "Fejesėn e Skėnderit ne e morėm vesh nga Mehmeti i cili i telefonoi babait, Arshiut, i cili e uroi po nė telefon, por edhe nga motra jonė, Shqiponja, e cila ishte rritur dhe kishte dalė nuse nga shtėpia e Mehmetit nė Tiranė. Nė atė kohė Arshiu ishte i sėmurė me migrenė dhe nuk mund tė vinte dot nė Tiranė pėr urim, por erdha unė me tė fejuarėn time, pasi unė isha fejuar pak kohė para Nelit, e sipas zakonit, ēova nusen pėr ta prezantuar me familjen e xhaxhait, e gjithashtu urova fejesėn e Nelit. Kur shkuam ne aty, si Mehmeti ashtu dhe Fiqėretja, ishin shumė tė lumtur e tė gėzuar pėr atė fejesė, sepse ata e kishin pikė tė dobėt Nelin. Mehmeti atė ditė m'u duk sikur ishte i rinuar ".

    Kur shkuat ju pėr urim, a gjetėt ndonjė nga udhėheqja e lartė aty?
    "Kur shkuam ne dhe sa kohė qėndruam aty, nuk erdhi njeri, por kur ishim duke dalė bashkė me Fiqėreten qė po na pėrcillte, u takuam me Ramiz Alinė dhe bashkėshorten e tij qė po vinin aty pėr urim".

    Si e mėsuat ju prishjen e fejesės dhe a dinit gjė rreth kontraditave apo ftohjes qė kishte filluar nė mes Enverit dhe Mehmetit?
    "Prishjen e fejesės ne e mėsuam nėpėrmjet informacioneve qė kishim nga njerzit tanė tė afėrt qė kishim nė Tiranė, por gjithashtu edhe nga fjalėt qė filluan tė pėrhapeshin kudo".

    Nuk i tha gjė Mehmeti, babait tuaj, Arshiut?
    "Jo, nuk i tha gjė, nuk mund tė bėheshin ato muhabete nė telefon. Por megjithatė babai e ndjente se diēka e madhe po ndodhte me vėllanė e tij dhe ai vazhdimisht ishte nė tension e stres tė vazhdueshėm. Njė javė para vdekjes sė Mehmetit, aty nga data 11 dhjetor 1981, ai u ngrit natėn nga gjumi dhe erdhi nė dhomėn time, ku pasi hapi dritėn, mė prekte nga trupi se mos kisha gjė. Atė moment unė e qetėsova dhe ai ra e fjeti pėrsėri, por tė nesėrmen mė tregoi se kishte parė njė ėndėr sikur mua mė kishin masakruar me thika dhe i tmerruar erdhi pėr tė mė parė nė se kisha gjak nė trup. Ajo gjė i vinte pasi ai vazhdimisht e kishte mėndjen tek Mehmeti, pasi i kishte marrė vesh konfliktet qė ishin hapur me Enverin".

    Si e mėsuat vdekjen e Mehmetit dhe kush iu njoftoi pėr atė gjė?
    "Nė paraditen e 18 dhjetorit tė vitit 1981, si ēdo ditė tjetėr tė zakonėshme, unė ndodhesha nė punė pranė parkut tė Automjeteve tė Naftės nė Fier, ku punoja si inxhiner mekanik dhe nuk dija asnjė gjė se ēfarė kishte ndodhur nė Tiranė me xhaxhanė tonė, Kryeministrin e Shqipėrisė. Aty nga pasdreka e asaj dite, xhaxhai tjetėr, Durua, kishte telefonur nga Tirana nė shtėpinė tonė dhe i kishte thėnė babait tim, Arshiut, qė tė nisej urgjent pėr nė Tiranė tek shtėpia e vėllait, Mehmetit. Gjatė asaj bisede tė shkurtėr telefonike, Durua, nuk i kishte treguar fare babait se ēfarė kishte ndodhur me vėllanė e tyre, por e kishte mbyllur fjalėn e tij duke i thėnė se atė urdhėr pėr tė shkuar urgjent nė Tiranė, e kishte dhėnė vetė Enver Hoxha. Pas kėsaj babai mė mori mua nė telefon dhe tė dy dolėm e shkuam tek Kryetari i Komitetit, Ligor Ēifligu, i cili u tregua shumė i gatshėm duke na dhėnė makinėn e tij pėr tė ardhur nė Tiranė".

    Kur erdhėt nė Tiranė dhe ku shkuat fillimisht?
    "Nė Tiranė erdhėm aty nga ora gjashtė e mbrėmjes dhe shkuam direkt tek shtėpia e motrės sonė, Shqiponjės, Aty ne mėsuam rreth asaj qė kishte ngjarė, pasi kunati ynė, Pirro Stefani, qė punonte si drejtor drejtorie nė Ministrinė e Jashtėme, na tha se i kishin mbledhur urgjente nė Ministri dhe u kishin komunikuar lajmin duke u thėnė se Mehmet Shehu kishte vrarė veten dhe me atė xhest ai ishte njė armik i Partisė. Pak minuta mė vonė ne dėgjuam edhe njoftimin zyrtar tė Komitetit Qėndror qė u transmetua nga Radiotelevizioni shqiptar nė edicionin e lajmeve tė orės 20, pas sė cilės u dha njė emision muzikor".

    A shkuat atė natė tek vila e Mehmetit?
    "Pas asaj qė na tha kunati ynė dhe lajmit zyrtar, unė me babanė, Arshiun, dolėm menjeherė jashtė dhe u nisėm pėr nė drejtim tė vilės sė Mehmetit nė Bllok. Ato momente binte njė shi i rrėmbyer dhe gjatė gjithė rrugės qė nga 21 Dhjetori e deri tek postoblloku nė hyrje tė Komitetit Qėndror, na ndiqnin nga pas disa oficerė tė Sigurimit tė veshur civilė, tė cilėt unė i njihja mirė si fytyra".

    Ēfarė vutė re kur shkuat aty, si ishte situata rreth Bllokut?
    "Aty tek Blloku ishin shtuar masat e sigurisė si rrallė ndonjėherė tjetėr dhe pėrveē oficerėve tė shumtė qė shiheshin kudo, ishin dubluar dhe ushtarėt qė mbanin nė krahė mitroloza tė lehtė. Tek postoblloku, pa na vonuar shumė, na lanė tė hynim pasi unė i thashė oficerit se isha i nipi i Mehmetit dhe babai im, ishte i vėllai i tij".

    (vijon nesėr)


    DOSSIER IV

    Akuza e panjohur e Hetuesisė sė Pėrgjithshme lidhur me deponimet e tre tė pandehurve pėr Mehmet Shehun dhe Qeverinė jokomuniste qė ai mendonte ta krijonte pas Luftės

    Aktakuza: Mehmeti do krijonte Qeveri tjetėr jokomuniste

    "Kėto fletė janė programi i qeverisė qė Mehmet Shehu mendonte tė krijonte nė Shqipėri dhe ma dha mua qė nė vitin 1942"
    "Pra kėta tre tė pandehur, tė cilėt kanė ruajtur dhe kanė mėsuar mbi pėrmbajtjen e skicėprogramit tė armikut Mehmet Shehu, qė nė vetvete ėshtė njė platformė kundėr revolucionare kanė shkrirė pikėpamjet e tij edhe nė pėrmbajtjen e historikut tė pėrpiluar prej tyre"


    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e tretė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me vazhdimin e aktakuzės sė Hetuesisė sė Pėrgjithshme tė datės 13 tetor tė vitit 1983, e ngritur nė ngarkim tė tre tė pandehurve: Idriz Seit Sadikaj, Qamil Mane Islamaj dhe Duro Ismail Shehu, tė cilėt sipas asaj akuze, akuzoheshin dhe konsideroheshin si tre nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė ish-kryeministrit Mehmet Shehu. Sipas akt-akuzės nė fjalė, aty hidhet dritė mbi deponimet e tre dėshmitarėve Gj. B., I.H dhe A.L., tė cilėt ishin thėrritur si dėshmitarė nė procesin hetimor ndaj tre tė pandehurve: Islamaj, Sadikaj dhe Shehu. Nė deponime e tyre tė tre dėshmitarėt nė fjalė, fajėsuan tė tre tėpandehurit, duke i akuzuar se ata me dashje kishin shtrembėruar historikun e Luftės Nacional-Ēlirimtare, duke rritur artificialisht rolin e Mehmet Shehut nė atė Luftė dhe njėkohėsisht duke i ngritur atij kultin e individit. Po kėshtu sipas deponimeve tė tre dėshmitarėve nė fjalė, tre bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Mehmet Shehut, kanė shkuar nė fshatin Ēorush, ku Idriz Seiti i ka shtuar 18 faqe tė daktilografuara historikut tė atij fshati, duke ngritur rolin e Mehmetit gjatė Luftės dhe duke denigruar atė tė Hysni Kapos dhe Qarkorit tė Vlorės, nė luftėn kundėr fraksionit tė Sadik Pretemes.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Kjo vėrtetohet si me vetė deponimet, e tė pandehurit ashtu edhe me mendimet e ekspertėve tė pasqyruara nė aktin e tyre. Kėshtu, i pandehuri Duro Shehu, nė deponimet e tij, veē tė tjerave shpjegon se Idriz Seiti i ka thėnė: "Mua mė ka thėnė Mehmet Shehu qė kur u kthye nga jashtė shtetit nė gusht tė vitit 1942, njė dokument tė rėndėsishėm qė ėshtė njė program… do tė mundohem qė ta shtjelloj pėrmbajtjen e kėtij programi nė kėtė pjesė tė historikut, ku ne jemi si anėtarė tė komisionit". I pandehuri Duro Shehu jep miratimin e tij duke i theksuar tė pandehurit Idriz Seiti "qė ta bėnte njė gjė tė tillė" (process verbal i datės 2.2.1983). Edhe i pandehuri Qamil Mane, nė datėn 16.11.1982 ka deponuar veē tė tjerave i pandehuri Idriz Seiti i ka thėnė:"… kėto fletė janė programi i qeverisė qė Mehmet Shehu mendonte tė krijonte nė Shqipėri dhe ma dha mua qė nė vitin 1942, kur jemi takuar bashkė". Pra kėta tre tė pandehur, tė cilėt kanė ruajtur dhe kanė mėsuar mbi pėrmbajtjen e skicė-programit tė armikut Mehmet Shehu, qė nė vetvete ėshtė njė platformė kundėr revolucionare kanė shkrirė pikėpamjet e tij edhe nė pėrmbajtjen e historikut tė pėrpiluar prej tyre. Kėtė e vėrteton veē historikut qė administrohet si provė materiale edhe akti i ekspertėve, ku midis tė tjerave thuhet se: "autorėt nuk e pėrmendin direkt skicė-programin politik tė Mehmet Shehut, por duke u ndalur n_Duro Shehu ka kryer edhe krimin e kontrabandės me pėrpjestime tė mėdha nė shumėn krime kėto tė nga nenet 53-13 Tė Kodit Penal. Akt-akuza u pėrpilua sot mė datėn 13.10.1983. Hetuesit M. L. O. M. B. D. Kjo akakuzė u miratua edhe nga prokurori i Kolegjit tė Gjykatės sė Lartė dhe Kryetari i kėsaj Gjykate, Aranit Ēela.

    Skicėprogrami politik i Mehmet Shehut, Gusht 1942

    Ēlirimi i Shqipėrisė nga zgjedha e huaj, duke dėbuar e duke shkatėrruar tė gjitha forcat fashiste mbi tokėn shqiptare. II) Themelimi i shtetit tė ri shqiptar, Republikė Popullore Shqiptare. E pamvarshme nga ēdo fuqi armike imperialiste dhe njė Kushetutė Demokratike Revolucionare dhe transformimi revolucionar i tė gjithė jetės ekonomike, shoqėrore, arsimore dhe morale pėr t'i ēelur popullit shqiptar rrugėn e sigurtė tė emancipimit, ekonomik e shoqėror tė vėrtetė dhe tė kurdohershėm. 1) Formimi i Qeverisė Popullore Revolucionare nė tė cilėn duhet tė pėrfaqėsohen tė gjitha shtresat shoqėrore tė interesuara pėr zbatimin e kėtij programi: Kjo qeveri duhet: a) Tė sigurojė zbatimin e plotė dhe tė pagabueshėm tė kėtij programi b) Me politikėn e saj tė brendshme tė bazohet nė Kushtetutėn e Re revolucionare dhe tė sigurojė mbrojtjen e interesave tė popullit nga ēdo armik i tij. C) tė Ndjek njė politikė tė jashtme e cila duhet tė jetė njė politikė paqeje me tė gjithė popujt e tjerė. Njė politikė e pamvarshme nga ēdo fuqi e huaj armike imperialiste dhe njė politikė Aleance tė ngushtė dhe tė sinqertė me Bashkimin Sovjetik 2) Krijimi i menjėhershėm i Milicisė Popullore tė rregullt e cila duhet tė jetė nė gjendje tė sigurojė me forcėn e saj, mbrojtjen e popullit nga ēdo qėllim a tentativė kundėrrevolucionare tė armikut tė brendshėm e tė jashtėm 3) Reformė e pėrgjithshme arsimore, pėr tė ērrėnjosur dhe ē'farosur ēdo gjurmė tė kulturės fashiste, duke futur arsimin politik nė programin e pėrgjithshėm arsimor, nė mėnyrė qė tė lejohet populli tė dalė nga errėsira e analfabetizmit dhe tė pajiset me njė arsim revolucionar progresiv. Ndihmė materiale nga shteti pėr arsimin gratis tė tė gjithė atyre qė e meritojnė. Monopolizimin shtetėror tė gjithė shtypshkronjave dhe radiostacioneve. 4) Reformė shoqėrore qė t'i lejojė popullit qė tė gėzojė tė gjitha Liritė Demokratike: lirinė e fjalės sė shtypit, lirinė e partive me karakter demokratik, lirinė e grevės etj. Vėnia nė zbatim e tė drejtės sė votimit tė pėrgjithshėm (universale) tė barabartė, tė drejtė dhe sekret, duke qenė votues ēdo nėnshtetas shqiptar qė ka mbushur moshėn 19 vjeē, emancipimi i gruas shqiptare, duke i lejuar kėsaj tė dalė nga errėsira e burgut tė jetės prapanike patriarkale dhe feudale dhe tė ketė tė drejta tė barabarta me burrin nė ēdo sektor tė jetės, private dhe kolektive, ekonomike dhe shoqėrore. 5) Lirimi i pėrnjėhershėm i tė gjithė tė burgosurve dhe tė internuarve politikė. Amnisti e pėrgjithshme dhe e gjerė pėr tė gjithė tė burgosurit pėr faje komune. Anullimi i Kodit Penal dhe Civil fashist dhe rishqyrtimi i tė gjitha rasteve tė burgosurve pėr faje komune duke u bazuar nė Kodin e Ri Penal e Civil. 6) Ēkatėrrimi i tė gjitha mbeturinave dhe i gjurmėve tė fashizmit mbi tokėn shqiptare a) Formimi i njė burokracie tė re demokratike, mbi gėrmadhat e sistemit burokratik fashist b) Burgosia e pėrgjithshme e tė gjitėh armiqve tė popullit. c) Krijimi i gjyqit revolucionar tė popullit pėr tė gjykuar dhe pėr tė dėnuar publikisht tė gjithė armiqtė e popullit 7) Syprimimi i Parlamentit fashist shqiptar dhe mbledhja e Parlamentit tė ri shqiptar i pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e popullit tė zgjedhur me votim tė pėrgjithshėm (universal) tė barabartė, tė drejtpėrdrejtė duke qenė votues ēdo shtetas shqiptar qė ka mbushur moshėn 19 vjeē 8) Konfiskimi dhe shtetėzimi i tė gjitha pasurive tė tundėshme dhe tė patundėshme tė armikut tė huaj mbi tokėn shqiptare. Anullimi i tė gjitha borxheve shtetėrore tė huaja. Konfiskimi dhe shtetėzimi i tė gjitha pasurive tė tundėshme dhe tė patundėshme tė gjithė armiqve tė brendshėm tė popullit, tė cilėt gjatė sundimit zogist dhe fashist nė Shqipėri kanė ndihmuar drejtpėrsėdrejti ose tėrthorazi pėr ta mbajtur popullin shqiptar nėn zgjedhėn e fashizmit 9) Shtetėzimi i tė gjithė tokės shqiptare tė punuar dhe papunuar, duke ndaluar shitblerjen e tokės. 10) Zbatimi i plotė i reformės agrare, nė ēpronėsimin e bejlerėve dhe tė pasurve tė mėdhenj tė tokavet pa asnjė shpėrblim dhe me ndarjen e pėrgjithshme dhe gratis tė pjesės mė tė madhe tė kėtyre tokavet katundarėve tė vobekėt. (Pėr ata bejlerė dhe pronarė tė mėdhenj tokash qė do tė kenė bashkėpunuar me popullin pėr ēlirimin e atdheut nga zgjedha e huaj, reforma nuk do tė zbatohet plotėsisht). 11) Ndihmė materiale nga ana e shtetit pėr kolektivizimin bujqėsor vullnetar, paushtruar asnjė preson ose detyrim mbi katundarin (ndihmė me mjete bujqėsore, kafshė tė racės, farėra tė zgjedhura, kredi me kondita tė favorshme, zbritje taksash etj. Krijimi i fermave model shtetėror, krijimi i kooperatiave shtetėrore etj 12) Suprimimi i tė gjitha bankave private dhe krijimi i bankės shtetėrore, pėr t'i ēelur kredi popullit me kondita shumė tė favorshme. 13) Marrje masash tė pėrgjithshme ekonomike nga ana e shtetit, duke pasur pėr qėllim respektimin e pasurisė nė duart e njė pakice personash, pėr tė ēliruar popullin nga kthetrat e uzurės (fajdesė) njėherė e pėrgjithmonė dhe pėr tė ēliruar popullin nga kthetrat e uzurės (fajdesė) njėherė e pėrgjithmonė dhe pėr t'i ēelur popullit rrugėn e vėrtetė tė emancipimit ekonomik dhe tė mirėqenies sė kurdohershme. 14) Zbatimi 8 (tetė) orė punė nė ditė 15) Respekt dhe garanci mbrojtje nga shteti i ndjenjave shpirtėrore tė popullit: Fesė dhe zakoneve. Ushtrimi fetar do tė konsiderohet njė ushtrim i lirisė, vullnetar, personal, ēdo fetar duke pasur tė drejta dhe detyra tė barabarta me tė gjithė shtetasit e tjerė shqiptarė. 16) Sigurimi nga ana e shtetit tė industrializimit tė vendit, bonifikimit etj. 17) Sigurimi nga ana e shtetit (Propjetarėve) mbrojtjen e tė gjithė jetės sė punėtorėve, e pensionit, e lejes sė paguar, gjymtimit, shėrimit nga shteti etj. 18) Kujdesi nga ana e shtetit pėr zhvillimin mendor, fizik dhe moral tė rinisė 19) Rishqyrtimi i problemeve tė minoriteteve duke zgjidhur kėtė problem me rėndėsi paqėsisht simbas principit tė respektit, tė sė drejtės sė vetė pohimit tė popujve.

    (..vijon)
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    Pėr herė tė parė publikohet letra e panjohur e ish-Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe Seretarit tė Komitetit Qėndror, pėr torturat ēnjerzore ndaj tij e tė burgosurve politikė

    Ēfarė i shkroi Bedri Spahiu nga burgu kryeministrit Shehu


    Dashnor Kaloēi

    Ndėr ata personalitete tė Luftės Antifashiste dhe tė udhėheqjes sė lartė tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, qė mė pas u dėnua si "armik i popullit" e provoi mbi veten e tij torturat nga mė ēnjerzoret dhe persekucionin e gjatė nėpėr burgje e internime, ka qenė edhe Bedri Spahiu. Gjatė viteve qė ai vuante dėnimin nė kampe dhe burgje, i shkroi disa letra kryeministrit Mehmet Shehu, ku denonconte dhunėn e egėr qė ushtrohej nga regjimi nė fuqi, ndaj tij personalisht dhe tė gjithė tė dėnuarėve tė tjerė politikė qė regjimi nė fuqi i konsideronte tė rrezikshėm. Kėto letra tė Spahiut, po i botojmė duke filluar nga shkrimi i sotėm, sė bashku me autobiografinė tė cilėn ai e pati shkruar me dorėn e tij, pas vitit 1990 kur u lirua nga internimi dhe u rikthye nė Tiranė pas 35 vjetėsh


    Autobiografia e Spahiut

    "U linda mė 13 korrik 1908 nė njė familje bujqish nė lagjen Palorto tė qytetit tė Gjirokastrės. Nėna vdiq kur unė isha 10 vjeē. Babain nė prill 1944 erdhėn dhe e morėn nė shtėpi dy ballista dhe e vranė nė njė pėrrua. Trupi nuk u gjet asnjėherė. Gjatė fėminisė time gjendja ekonomike e familjes ishte shumė e rėndė. Babai im, Sinani, shkoi nė kurbet (nė Turqi) me shpresė pėr t'u mėkėmbur. Pėrpjekjen e dytė e bėri mė 1922. Gjatė kėsaj kohe unė isha nė shkollėn fillore dhe deri mė 1923 unė mbarova 4 klasė me nota tė shkėlqyera. Nė pamundėsi ekonomike pėr tė vazhduar ato klasė qė mė mbeteshin si dhe gjimnazin, mė 16 maj 1923 u nisa pėr Izmir, ku ndodhej edhe babai, me shpresė pėr tė vazhduar shkollėn. Ende pa u ēmallur mirė, babai filloi tė mė fliste pėr "punė". "Nuk kam ardhur pėr punė"- i thashė,- "por pėr tė vazhduar gjimnazin". Mė foli pėr vėshtirėsitė qė kishim ne tė ardhurit nė njė vend tė huaj, pa pėrkrahje e pa pasuri. I shkreti plak. Ai fliste me logjikėn e jetės, por ishte njė trokitje nė portėn e shurdhit se unė isha i pushtuar nga pasioni pėr tė vazhduar shkollėn. Pas disa kohe i them babait se njė borshiot, Hidajet Xhuveli, qė ishte shėrbėtor nė konsullatėn italiane nė Turqi, kishte marrė pėrsipėr tė mė fuste nė shkollėn Saleziane. Nė pritje qė tė vinte shtatori pėr fillimin e shkollės, ai kėrkonte nga punė si shpėrblim qė t'i mėsoja djalit tė tij shqip. Meqė Salezianėt kishin gjimnaz nė Stamboll dhe nė Kajro, shpresoja qė tė vazhdoja atje pasi tė mbaroja ato vite tė fillores qė mė kishin mbetur nė Gjirokastėr. Pra, mbarova shkollėn fillore italiane nė Stamboll dhe mora dėftesėn e lirimit, por plani im u hodh nė erė nga doktori. Ai mė kėshilloi tė ndėrpres studimet sepse kisha anemi tė theksuar. "Eshtė e pamundur!"-ju pėrgjigja. "Sigurisht"-mė tha- "ėshtė keq tė ndėrpresėsh studimet, por Meglio un asino vivo che un dottore morto!" I dėshpėruar kthehem tek babai dhe filloi tė ruaj bagėtinė bashkė me tė. Siē duket, nga ajri i pastėr, nga pushimet nė natyrėn e larmishme, shėndeti im filloi tė kthehej pėrsėri. Ndėrkohė (aty nga korriku 1927) vjen nė Izmir ambasadori i Shqipėrisė nė Ankara, Reuf Ficua. Nė kėto rrethana, u pėrtėri pasioni im i vjetėr pėr tė vazhduar mėsimet dhe njė shpresė e re mė shtyti t'i drejtohem ambasadorit pėr njė bursė nga shteti shqiptar. Ky i pa dėftesat shkollore me notat shumė tė mira dhe "Attestato di primo grado" e duke mė shikuar drejt nė sy, m'u pėrgjigj. Po! Do tė kesh bursė. Nga mesi i shtatorit 1927 isha nė Ministrinė e Arsimit nė Tiranė nė pritje tė radhės pėr t'u future tek Sekretari i Pėrgjithshėm. Sapo ēela derėn, sekretari brofi nė kėmbė i gėzuar dhe i hutuar.
    "Bedriu!"-tha.- "Sa mirė qė erdhe vetė. E di, e di. Na ka shkruar Reufi. E kam bėrė aktin gati pėr gjimnazin e Shkodrės. Tani ēoje vetė. Hajt, udhė e mbarė dhe suksese!" Ky ishte Thoma Papapanua, ai mėsues i Gjirokastrės qė mė 1923 ndėrmjetėsoi tek Javer Beu qė tė mė jepej njė bursė pėr tė vazhduar shkollėn. Fillova gjimnazin pas pesė vjetėsh sorollatje. Pesė vjet tė sakrifikuar nė altarin e fukarallėkut. Por pėr kėtė humbje as qė mendjoja nė ato kohė. Kryesorja ishte se kisha marrė bursė dhe mė ishte siguruar gjimnazi. Por a ishte siguruar vallė? Nė pranverėn e vitit tė dytė tė shkollės mė erdhi fletė thirrja pėr ushtar. Drejtoria kėrkoi shtyrjen derisa tė mbaroja vitin shkollor. Thirrja ishte arbitrare, se unė isha djalė i vetėm dhe si pasojė pėrjashtohesha nga shėrbimi ushtarak. Ju drejtova Fuat Kikinos, kryetar i zyrės sė rekrutimit, por pa dobi. Me tė dalė nga kjo zyrė, ndeshem ballė pėr ballė me Pandeli Dilon njė banor i lagjes time. "A tė shkretėn!"- ja bėri Pandeliu, kur mori vesh hallin tim. "Si nuk erdhe pak pėrpara! Pėr gjysmė ore kohe humbe njė rast tė mire". Pandeliu mė tregoi se nė kazermat qė ishin pėrballė, njė vit mė parė ishte ēelur shkolla e oficerėve tė altilerisė (me mėsues oficerė italianė) dhe se si vjet ishte shpallur njė konkus pėr nxėnėsit e rinj dhe se gjysėm ore pėrpara kishte mbaruar afati i paraqitjes sė lutjeve. "Megjithatė"-shtoi Pandeliu-"kapitenin e lashė nė zyrė. Tė shkojmė njė herė. Mbase e pranon lutjen". Ishte njė nga momentet mė tė vėshtira tė jetės time. Unė kisha lindur ditėn e njė ylli tė keq pėr shkollėn e rregullt, por tani duhej vendosur nėse do tė pranoja tė shkoja ushtar dhe, mbas tė kryeja shėrbimin, tė flakesha nė togun e tė papunėve ose nėse do tė pranoja tė futesha nė shkollėn e artilerisė pėr tė pasur pas dy vjetėsh njė rrogė tė siguruar me shėrbimin e urryer tė oficerit. Pranova kėtė tė fundit dhe fillova shkollėn e artilerisė nė Tiranė. Por cili ishte ideali im nė atė kohė? Pėr ta bėrė tė qartė kėtė duhet tė kthehem prapa, nė periudhėn kur jetova nė Izmir. Nė Turqi qėndrova 4 vjet e gjysėm, prej 16 Maj 1923 deri 15 Shtator 1927. Dy vjet i kalova nė shkollė ku kisha siguruar fjetje dhe ushqim. Dy vjet e gjysmė bėra jetėn e kurbetit. Kjo jetė ishte njė luftė pėr strehim, pėr ushqim, pėr punė. Punova nė disa vende pune. Privacionet ishin bashkėudhėtarėt tanė. Vajta nė Izmir me idetė e nacionalizmit shqiptar, me mendime demokratike dhe republikane. Dashuria pėr njerėzit, dhimbshuria pėr tė vuajturit, pabarazia sociale, bėnė punėn e tyre. Shtojmė kėtu edhe propagandėn marramendėse sovjetike qė hynte nė atė kohė nė Turqi. Unė pėrjetova nė mėnyrėn mė tė natyrshme idetė e Revolucionit tė Tetorit dhe u ktheva nė Shqipėri me bindje komuniste. Tėrė jetėn ia kushtova komunizmit dhe u desh njė praktikė e gjatė individuale dhe kolektive, nė ndėrtimin e shtetit dhe tė jetės nacionale, pėr t'u bindur se kombi i ēdo sistemi begatohet, por kamja dhe skamja riprodhohen brenda begatisė, se pavarėsisht nga sistemi dhe nga shkalla e begatisė, kombi ėshtė i detyruar tė aplikojė shpėrndarjen e diferencuar tė tė ardhurave kombėtare dhe tė ketė njė bashkėjetesė tė formuar nga akumulues dhe punėtorė. Eshtė njė bindje e sajuar me shumė vonesė, por mė mirė vonė se kurrė. Kėshtu unė bėra divorcin me komunizmin. Periudha e jetės time me idetė komuniste nė kohė ndahet nė tri faza: Faza e parė fillon nė shtatorin e 1927 dhe mbaron nė gusht 1931 (nė shkollėn e artilerisė). Nė kėtė fazė aktiviteti im ėshtė propaganda komuniste nė shkollė. Faza e dytė fillon nė gusht 1931 (nė ushtrinė e Zogut) deri nė tetor 1941. Nė ushtrinė e Zogut unė krijova grupin komunist tė ushtarakėve (ndoshta do tė ishte mė mirė tė quhet rrethi i ushtarakėve). Nė 11 qershor 1937 u arrestova duke qenė oficer bashkė me shumicėn e shokėve tė grupit. Kryengritja e Fierit kishte dėshtuar dhe meqė ne kishim lidhje me ta, na arrestuan me akuzėn: pjesmarrje nė tė, subversin nė ushtri dhe propagandė komuniste. Pas 7 muajsh hetuesi, na liruan dhe mua me Tahir Kadarenė na internuan nė Gjirokastėr. Nė vitin 1938 u arrestua bashkė me Tahirin nė Vlorė sapo zbritėn nga njė vapor jugosllav ku kishim hipur nė Sarandė me emra tė rremė, pėr tė vajtur jashtė shtetit. Nga Vlora pėrfundova nė birucat e Gjirokastrės ku ishte vendi i internimit. Gjatė kohės qė isha i internuar nė kėtė qytet krijova grupin komunist tė Gjirokastrės. Nė Konferencėn e Gjirokastrės u zgjova sekretar i parė i partisė pėr Gjirokastrėn dhe mė vonė komisar politik i qarkorėve Vlorė-Gjirokastėr. Kur u formua Shtabi i Pėrgjithshėm, unė isha anėtar i kėtij Shtabi. Nė Berat u zgjodha anėtar i Byrosė Politike dhe me kėtė funksion isha deri nė 17 qershor 1955. Faza e dytė si komunist (dhe qė pėrfshinte periudhėn gusht 1931-tetor 1941) ka tė bėjė me formėn organizative tė punės sime. Rezultatet e arritura me njėrin apo tjetrin individ, unė i pėrforcoja me njė punė tė vazhdueshme propagandistike. Isha njė gjuatės njerėzish qė mė duheshin, aq sa shokėt mė emėruan "Kaēatori". Faza e tretė fillon nė nėntor 1941 (themelimi i Partisė) dhe mbaron 17 qershor 1955 qė unė arrestohem sapo kalova derėn e sallės ku bėhej plenumi i KQ tė PPSH-sė dhe mė izoluan pėr pesė ditė nė njė shtėpi. Kjo erdhi si pasojė e luftės sime tė gjatė kundėr politikės sė Enver Hoxhės. Mbas 5 ditėsh mė 23 qershor 1955 internohem familjarisht nė Elbasan. Mė 1 qershor 1957 arrestohem dhe izolohem nė Kalanė e Kaninės nė Vlorė prej ku transferohem nė 4 janar 1958 pėr Tiranė. U dėnova mė 25 vjet. Nė 6 tetor 1974 lirohem nga burgu dhe internohem drejt nė Selenicė. Lirohem nga internimi mė 10 maj 1990 ditėn kur u shpėrnda Komisioni internim-dėbimeve. Arrestimi im i parė ka qenė mė 1925 nė Turqi kur unė nuk pranova tė flas turqisht. Akuza:"krim i pėrdorimit tė gjuhės amėtare". I dyti mė 11 qershor 1937 nė ushtrinė e Zogut. I treti mė 1938 kur arratisem me Tahirin. I katėrti nė nėntorin 1941 pėr organizimin e hedhjen e trakteve sė bashku me Bajram Sinoimerin. I pesti 13 mars 1942 arrestohem i tradhėtuar nga njė golemas. I gjashti mė 4 janar 1958, tani si armik i komunizmit. Jam internuar 4 herė; mė 1934 para se tė vinte Konti Ēiano nė Tiranė, mė 15 Shtator 1937 kur mė liruan nga hetuesia e ushtarakėve. Mė 23 Qershor 1955 nė Elbasan kur pėrjashtohem nga Partia. Mė 6 tetor 1974 mbasi lirohem nga burgu i Burrelit.
    "Lavdi Zotit!"-thoshte gjyshi im, kur binte fjala pėr shtetin- "e kalova qindin e nuk e pashė derėn e Hyqymetit as pėr mirė e as pėr keq". Mua nipit tė tij mė takon tė them: Lavdi Zotit! Tė gjithė regjimet shtetėrore mė kanė arrestuar vetėm pėr ēėshtje politike.


    Letra nga burgu Mehmetit

    Bedri Spahiu. Shkėlqesisė sė tij. Mehmet Shehut Kryetar i Kėshillit tė Ministrave Tiranė. Mė lejoni shkėlqesi t'ju paraqes pjesėn e dytė tė Testamentit tim. Rrethanat e sollėn qė nuk mund tė pėrmbahesha pa ju shqetėsuar dhe njė herė. Nuk po zgjatem, se s'kam asnjė pėr tė shtuar pas letrės shoqėruese tė Testamentit tė parė. Me nderime Bedri Spahiu. Hyrje. Dihet se zakonisht testamentet bėhen nė prag tė vdekjes, por nganjėherė ndodh qė hartuiesi pasjeton dhe i duhet tė bėjė testamentin e dytė, kur vdekja i troket pėrsėri nė derė. Ky ėshtė edhe rasti im. Te njerėzit nė pėrgjithėsi, pasjetimi ėshtė rezultat i njė ripėrtėrirjeje tė shėndetit tė njeriut, ndėrsa tek unė ėshtė rezultat i njė ripėrtėritjeje tė ligjshmėrisė sė Republikės nė fushėn e administrimit tė tė burgosurve. Nė fakt, nė fillim tė vitit 1966, tė dėnuarit qė vuanin njė izolim prej vitesh u nxorrėn nė dritė nga dhomat e izolimit tė Prepotencės; tė burgjeve tė aftė dhe gjysmė tė aftė iu dha mundėsia tė venė nė kampe, duke u nisur nga njė qėllim "humanist: qė "tė mos kalbeshin nė burgje". Tė burgosurit qė nuk ishin tė aftė pėr punė aq sa duhej ose qė dyzonin tė venin nė kamp se mos atje do tė kishin vėshtirė nė punė, inkurajoheshin nga persona zyrtarė se nė kamp do tė ishin shumė mė mirė se nė burg dhe se askush nuk do t'iu kėrkonte punė mė tepėr nga sa mund tė bėnin. Jeta e vėrtetoi se kėto inkurajime ishin tė sinqerta dhe tė burgosurit nė fjalė u kėnaqėn. U hoq dorė nga inkurajimi dhe pėrdorimi i brigadave pėr tė rrahur punėtorėt e burgosur. U kėrcėnuan brigadierėt se do tė dėnoheshin penalisht po tė rrihnin paskėtaj tė burgosurit. Vetė zyrtarėt antiligjorė shpallėn me gojėn e tyre se rrahja e tė burgosurve nuk u lejohet mė as vetė zyrtarėve dhe se do tė zbatoheshin vetėm dėnimet e rregullores dhe, po tė ishte rasti, dhe ato tė Kodit Penal. Marrėdhėniet e tė burgosurve me administratorėt u vunė mbi bazė tė ligjit dhe tė rregullores, mbi bazė tė ligjshėmrisė shtetėrore dhe pra tė dinjitetit njerėzor.

    (Vijon tė martėn)

    -------gsh----------

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    GSH

    ......................

    Faqja 12/13- SPECIALE Prill 29, 2003


    DOSSIER II

    Pėr herė tė parė publikohet letra nė formė testamenti e ish-Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe Sekretarit tė Komitetit Qėndror, dėrguar nga burgu Mehmet Shehut nė 1966

    Spahiu letėr Mehmetit: Ja ē'ndodhi nė burgun e Tiranės dhe kampin e Laēit


    ---------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, u njohėm me autobiografinė e ish-Prokurorit tė Pėrgjithshėm, deputetit, anėtarit tė Burosė Politike dhe Sekretarit tė Komitetit Qėndror tė PPSH, Bedri Spahiu, tė shkruar me dorėn e tij pas viteve '90, kur ai u lirua nga burgjet e internimet dhe u rikthye nė Tiranė pas mė shumė se 35 vjetėsh. Spahiu u lind nė vitin 1908 nė qytetin e Gjirokastrės dhe mėsimet e para tė shkollės fillore i mori nė Stamboll. Nė 1927 ai u kthye nė Shqipėri dhe me ndihmėn e Rauf Ficos pėrfitoi njė tė drejtė studimi nga Ministria e Arsimit e asaj kohe, pėr tė ndjekur gjinazin klasik nė qytetin e Shkodrės. Nė vitin e dytė tė gjimnazit, ai u largua qė andej dhe filloi shkollėn ushtarake tė Artilerisė nė Tiranė, tė cilėn e mbaroi nė 1931. Nga ajo kohė e deri nė 1941, Bedri Spahiu shėrbeu si ushtarak i Monarkisė sė Zogut, ku ai krijoi dhe grupin e ushtarakėve komunistė. Pėr kėtė arsye ai u arrestua nė 1937 dhe pas shtatė muajsh u lirua pėr t'u riarrestuar pėrsėri nė 1938 kur ishte nė Vlorė dhe nga aty u dėrgua nė burgun e Kalasė sė Gjirokastrės, ku ai krijoi pėrsėri grupin komunist tė Gjirokastrės. Pas krijimit tė PKSH. Bedriu u zgjodh sekretar i parė pėr Gjirokastrėn dhe mė vonė komisar politik pėr qarkorin Vlorė-Gjirokastėr. Pas formimit tė Shtabit tė pėrgjithshėm, ai u zgjodh anėtar i tij dhe nė Pleniumin e Beratit ai u zgjodh anėtar i Byrosė Politike tė KQ. tė PKSH. Me mabrimin e Luftės, Bedriu u zgjodh nė funksionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės dhe mė pas Sekretar i K.O. tė PPSH, detyra tė cilat i mbajti deri nė 17 qershor 1955, kur ai u arrestua sapo doli nga salla e Pleniumit, ku kishte bėrė debate me Enver Hoxhėn. Qė nga ajo kohė e deri nė majin e 1990, Bedri Spahiu kaloi nėpėr burgje dhe internime, ku pėsoi tortura nga mė tė tmerėshmet. Po kėshtu nė shkrimin e djeshėm, u njohėm edhe me fillimin e letrės sė Spahiut, dėrguar Kryeministrit Mehmet Shehu, lidhur me represionin e egėr fizik dhe psiqik qė ushronte regjimi nė fuqi ndaj tij personalisht dhe ndaj tė burgosurve tė tjerė politikė.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Letra e Spahiut pėr Mehmetin
    Tė burgosurit filluan tė trajtohen jo mė si egėrsira tė zonave tropikale, tė grumbulluar nė njė rrypinė pėr t'u asgjesuar, por si njerėz tė dėnuar nga ligjet e qė duhet tė mbahen dhe tė trajtohen as mė mirė dhe as mė keq nga sa urdhėrojnė ligjet dhe rregulloret e shkruara, tė shpallura, zyrtare, publikisht tė njohura.Tė burgosurit filloi t'u thuhet njė fjalė e mirė pėr aktivitetin e tyre prodhues nė fushėn e ndėrtimit tė veprave. Pretendimet e njėanshme tė tė burgosurve se shteti i dėnon njerėzit pėr t'i pėrdorur si fuqi robėrish, se tė gjitha veprat nė Shqipėri janė me gjakun dhe djersėn e tyre, nuk u pėrgjegj mė pretendimi po aq i njėanshėm i zyrtarėve, tė cilėt u thonin tė burgosurve plot nervozizėm:"Jo ju, por populli i ndėrton veprat nė Shqipėri. Ju jeni armiq! Do t'ju bėjmė tė punoni me pahir deri nė frymėn e fundit". Po! U hoq dorė nga njė praktikė e tillė. Atyre filloi t'u thuhej se po japin kontributin e tyre nė ndėrtimin e veprave dhe se do ta japin edhe kur tė dalin nga burgu. Nuk u thuhej mė se po ndodhi ndonjė rrezik, do tė asgjesojmė mė parė tė gjithė tė burgosurit", se "gjyqi ėshtė njė gramafon qė kėndon pllakėn qė i vė hetuesia" etj, por u thuaj se edhe pse jeni dėnuar nga ligjet ju jeni shqiptarė, jeni bij tė kėtij vendi, se edhe ju do tė luftoni po tė sulmohet Atdheu se e keni tė pėrbashkėt. Tė burgosurve u thuhej se ata qė silleshin do tė ēoheshin grupe-grupe tė shihnin si funksionojnė veprat qė kanė ndėrtuar vetė dhe ato qė ka ndėrtuar populli, se do tė organizoheshin ndeshje sportive ndėrmjet kampeve e se trajtimi i pėrgjithshėm i tė burgosurve do tė pėrmirėsohej. Ē'shpresa, besime, iluzione u ngjallėn me tė burgosurit! Njė frymė optimizmi si njė fllad pranvere pėrshkroi shpirtrat e brengosur tė tė burgosurve. Ē'ėshtė e vėrtet kjo vijė e re administrimi nuk ishte dhe nuk mund tė ishte njė kthesė. Nga ana tjetėr ajo u ndesh nė opozicionin e zyrtarėve antiligjorė tė bazės, opozicion qė e kam vėnė nė njė letėr qė i kam dėrguar Ministrisė sė Brendshme mė 14 Maj 1966. Ky opozicion ishte evident. Ishte njė pėrpjekje ndėrmjet administratorėve ligjorė dhe antiligjorė tė bazės. Kontradita u kapėrcye nė mėnyrė positive. Ligjshmėria doli e forcuar nga kjo pėrpjekje. Nė kushtet e kėsaj pėrtėritjeje, kundėrvėnia e vjetėr aq e shėmtuar e administratorti: administratorė mizorė dhe administratorė me fisnikėri ligjore, pėrballė njėri-tjetrit u zhduk. Nė kushtet e kėsaj ripėrtėritjeje tė ligjshmėrisė edhe vetė zyrtarėt antiligjorė u pėrtėrinė. Ato u bėnė mė tė arsyeshėm, mė objektivė, mė realistė, mė tė matur, mė pak ngacmues, mė pak grindavecė dhe mė pak prepotentė. U bė njė kthesė. Kjo filloi me njė kthesė teorike prej 180 gradė mbi bazė tė tezės sė Leninit:"Diktatura ėshtė njė pushtet i pakufizuar me ligj" 38 teza qė pėrpara ripėrtėritjes sė ligjshmėrisė u hidhej nė fytyrė tė burgosurve sa herė ata ankoheshin pėr shkeljen e tė drejtave tė tyre tė ligjshme. Mbasi nga pikpamja e pėrgjithshme nuk ka pėrsėritje identike, as edhe kjo tezė nuk iu hodh kėsaj here tė burgosurve nė fytyrė nė formėn e saj klasike, por iu hodh nė njė veshje tė re:"Ne kemi nė dorė diktaturėn e proletariarit. Ne veprojmė nė bazė tė ligjeve dhe tė rregulloreve, por pėr ata qė i shkelin ligjet dhe rregulloret pėrdorin edhe Diktaturėn, Dhunėn, Drurin". Thashė mė sipėr se u bė njė kthesė prej 180 gradė nė teori, se ripėrtėritja e ligjshmėrisė u krye mbi tezėn teorike qė u proklamua nė "Zėrin e Popullit" nė shtator 1965 sipas tė cilės vetėm shteti ka tė drejtė tė ndryshojė ligjet, tė bėjė ligje tė reja dhe tė suprimojė ato qė nuk janė tė pėrshtatshme. Nuk u lejohet zyrtarėve tė mos u konormohen ligjeve me ēfarėdo preteksi qoftė. Ajo qė ėshtė e mirė pėr shtetin, pėr Republikėn, pėr Socializmin pėrmbahet nė ligjet e shtetit. Shihet qartė se teza e lartpėrmendur e administratorėve tė bazės dhe kjo e "Zėrit tė Popullit" janė antitetike. Interesi i tė burgosurve si tėrėsi, e donte qė ripėrtėritja e ligjshmėrisė tė vazhdonte. Interesi i shtetit donte qė tė vazhdonte. Kėtu kemi tė bėjmė me njė fenomen qė mund tė duket i ēuditshėm, por ēudia ėshtė njė formė e paditurisė. Tė dėnuarit nga shteti dhe vetė shteti kanė njė interes tė pėrbashkėt. Kjo ėshtė ēudia. Kontradiktė! Po s'ke ē'i bėn! E ēfarė nuk ėshtė kontradiktė nė kėtė botė? Bashkėsia e tė interesuarve nė rastin nė fjalė ėshtė e shpjegueshme. Shteti i ēdo sistemi shoqėror (skllavopronar, feudal, borgjez, socialist), i ēdo regjimi (absolut apo demokratik), i ēdo forme (monarkike, teokratike apo republikane) ka jo vetėm njė funksion klasor, por edhe panshoqėror, domethėnė pėr diēka u shėrben edhe kundėrshtarėve tė tij klasorė. Njeriu mund tė jetė njė revolucionar me tre brirė ose njė kundėrshtar me pesė brirė i shtetit, por kur e sulmon dikush me thikė nė dorė do tė vejė tė struket prapa rojes sė sigurimit publik. Procesi i ripėrtėritjes sė ligjshmėrisė nuk mund tė mos ishte kontradiktor nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrmjet zyrtarėve nė vėshtrim qė, ndėrsa zyrtarėt ligjorė do tė kapeshin nga e reja, antiligjorėt do tė pėrpiqeshin t'i mbaheshin tė vjetrės. Po ky process ishte kontradiktor edhe nė njė vėshtrim tjetėr. Nė fakt, ndėrsa administratorėt antiligjorė vazhdonin tė cėnonin vijėn e ripėrtėritjes sė ligjshmėrisė nga pozitat e administratorit tė burgosurit e padisiplinuar e cėnonin kėtė vijė ligjshmėrie nga pozitat e antikolektivit. Kėshtu nėse interesat e kolektivit nė tė burgosurve puqeshin me ato tė shtetit, po nė atė kohė veprimi i antiligjorėve zyrtarė kundėr vijės sė ripėrtėritjes ishte korkodant me veprimet e tė burgosurve tė padisiplinuar. Tė dy palėt i jepnin dorėn njėri tjetrit nga barrikada tė kundėrta tė dy palėt duke vazhduar tė sillen si para ripėrtėritjes, i provokonim tė padisiplinuarit dhe tė sėmurėt nga nervat dhe kėta nė vend qė tė mbroheshin me mjetet e caktuara nga ligjshmėria e pėrsėritur, i kapėrcenin caqet e kėsaj dhe pėrdornin mjete tė palejuara dhe nė ndonjė rast edhe tė paarsyeshme. Nė kushtet qė caktuan proklamimin e tezės teorike tė kundėrvėnies sė diktaturės me vetė ligjet e diktaturės, nuk mund tė mos kthehej balanca nė favor tė arbitraritetit. Natyrisht ripėrtėritja nuk mund tė shkrihej me shpejtėsinė qė hidhet njė tezė, por procesi i kėsaj shkrirjeje ka filluar dhe do tė vazhdojė. Eshtė praktika e kthesės teorike prej 180 gradėsh. Filloi tė ketė pėrsėri nervozizėm ndėrmjet administratorėve, antiligjorėt zyrtarė riaktivizohen; kėtyre fillon t'u marrė lopata ujė; atė qė nė periudhėn e ripėrtėritjes e quajtėn me seriozitet "Reparti i Riedukimit 323", zyrtarėt antiligjorė tani e quajnė "*** Repart Riedukimi" po ashtu siē e quanin disa tė burgosur kur u quajt "Repart Riedukimi"; sharjet, druri, hekurat, telat dalin mbi masat disiplinore sipas rregullores. Nervozizmi i tė burgosurve rritet paralelisht me nervozizmin e administratorėve. Perspektivat e pėrmirėsimit tė konditave tė jetės u errėsuan. Nė kėtė gjendje luan njė rol edhe fakti se tė burgosurve, u ėshtė mbyllur ēdo prespektivė pėr lirim dhe ju thuhet se do t'i bėjnė me **** kallamoqe tė gjitha vjetėt e dėnimit. Ato lirime me kusht qė bėhen janė tė atilla (tė pakta edhe kėto janė rastet e tė dėnuarve qė janė nė pėrfundim tė dėnimit) qė provokojnė humorin e tė burgosurve, puna ka arritur deri atje sa qė kur flitet pėr rehabilitim; pėr lirim me kusht, tė burgosurit qeshin me ironi.

    Humbja e shpresės nga tė dėnuarit
    Tė burgosurve, shkurt, iu mbyllim ēdo prespektivė; shpresa, besimi, iluzionet, i lanė vendin humnerės sė diziluzionit, optimizmi-pesimizmit. Nė kėto rrethana u shfaq nė kolektivin e tė burgosurve ēiltėrsia e dėshpėrimit. Nė mbledhjet qė organizohen nga personeli i komandės ose nė takime tė rastit me persona zyrtarė, tė burgosurit e dėnuar pa faj ose pėr faje qė nuk i kanė bėrė protestojnė hapur; tė torturiarit tregojnė plagėt edhe gjykimet e vjetra e tė reja. Tė vėrtetave ideologjike, politike dhe argumentave tė zyrtarėve, tė burgosurit u kundėrvėnė hapėt tė vėrtetat dhe argumentat e tyre. Tė burgosurit, nė masė nuk fshehin mė atė qė kanė pėsuar padrejtėsisht dhe mendimet e tyre. Tė burgosurit nuk kanė mė asnjė interes t'i fshehin ato. Nga ana e tyre, edhe tė burgosurit e dėnuar konform ligjit, nuk i fshehin mendimet e tyre dhe i mbrojnė ato. Nė krah tė ēiltėrsisė sė dėshpėrimit u shfaq heroizmi i dėshpėrimit, ky fenomen qė ka pas ekzistuar pėrpara pėrtėritjes sė ligjshmėrisė sė vitit 1966. Nė kampin e Laēit tre tė burgosur thyen rrethimin me kamion. Administrata reagoi duke vrarė njėrin prej tyre dhe duke dėnuar rėndė tė tjerėt. Trupin e tė vrarit e la 24 orė nė oborrin e kampit, te kėmbėt e tė burgosurve. Ajo vuri pėrballė arratisė individuale tromaksjen kolektive. Represioni ekstrem dhe tromaksja kolektive nuk dhanė rezultatet qė priteshin. Pas 15 ditėsh dy tė burgosur e pėrsėritėn tentativėn nga kampi, i Fushė-Krujės nė mėnyrėn dhe mjetet identike. Njė nga tentuesit e arsyetoi kėshtu tentativėn e tij:"E dija se nuk kisha asnjė mundėsi arratisjeje, por tentova vetėm qė tė mė vritnin. S'dua mė tė rroj. Erdha fėmijė nė burg dhe po plakem. Pse nuk e vrave veten? M'u duk mė e lehtė tė vritesha nga dora e tjetrit". Nė kushtet e kthesės drejt arbitraritetit po kristalizohen konturet e tre proceseve: a) Procesi i nervozizmit tė administratorėve dhe kondėrnervozizmi i tė burgosurve. b) Riprodhimi i represioneve ekstreme, represioneve shembullore, i represioneve preventive, i represioneve mbi bazė gjaku, i represioneve tė rreme nga njėra anė; ēiltėrsia e dėshpėrimit dhe heroizmi i dėshpėrimit nga ana e tė burgosurve. c) Procesi i forcimit tė pozitave tė zyrtarėve antiligjorė dhe i dobėsimit tė pozitave tė zyrtarėve ligjorė. Nuk dua tė profetizoj, por ajo qė mė duket se nuk do tė ndodhė ndryshe ėshtė ēėshtja se ēiltėrsia e dėshpėrimit dhe heroizmi i dėshpėrimit tė tė burgosurve do t'i lerė vendin panikut tė represionit. Tė burgosurit do tė marrin njė tė goditur tė rėndė kur nuk do ta pandehin dhe si kundėrrefleks i kėtij paniku nė rradhėt e administratorėve do tė shfaqet alarmi i panikut. Zyrtarėt ligjorė do tė fillojnė tė kuptojnė se provokatorėt e panikut janė antiligjorėt e radhėve tė tyre.

    (vijon nesėr)

    ............................... GSH ...........

  4. #4
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Mosha
    46
    Postime
    384
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ekskluzive/ Botohet pėr herė tė parė rrėfimi nė hetuesi i njė funksionari tė lartė tė Sigurimit tė Shtetit qė ka deponuar si pjesėtar i grupit tė Mehmet Shehut

    Zbardhen dokumente sekrete tė dosjes "Shehu", plani i Enverit pėr ta eliminuar

    Bekim Budo

    Gazeta disponon dėshminė e plotė tė njė ish-funksionari tė Sigurimit tė Shtetit pak ditė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Megjithatė, “Panorama” nuk mund tė thotė nėse kjo dėshmi ėshtė dhėnė me dėshirėn e tė sipėrpėrmendurit apo tė faktojė se mos ky i fundit e ka deklaruar diēka tė tillė nė rrethana shtrėnguese, pra i detyruar nga drejtuesit e atėhershėm tė shtetit komunist, me nė krye Enver Hoxhėn. Megjithatė, nė kėtė dėshmi ish-sigurimsi tregon se ka pasur dijeni pėr ekzistencėn e grupit tė Mehmet Shehut dhe madje ai arrin tė shpjegojė edhe anėtarėt e tij. Ky ekspert, tė cilit pėr arsye tė sekretit nuk po i nxjerrim emrin, pranon nė dėshminė e tij se ka qenė pjesėtar i grupit tė ish-kryeministrit tė “fortė” shqiptar. Ai citon edhe emra tė tjerė, qė ishin nė pėrbėrje tė kėtij grupi. Mė tej, ai sqaron se si i merrnin dhe zbatonin porositė e eprorėve tė tyre, qė ishin nė varėsi tė shėrbimeve tė huaja. Dėshmuesi tregon lidhjet me shėrbimin jugosllav, sovjetik dhe atė perėndimor. Ai rrėfen se si kėto shėrbime ndihmuan shumė nga figurat e sistemit tė kaluar qė tė kapnin poste tė rėndėsishme nė qeverinė e Hoxhės si dhe luftėn dhe pėrplasjet e tyre me njėri-tjetrin. Nė vijim mund tė lexoni dėshminė e gjeneralit tė Sigurimit tė Shtetit.

    “Me qenė se pata fatin dhe rastin tė skedoja me qindra materiale, dokumente, libra profesionalė, gjatė kohės qė punoja pėr njė tekst tė Shkollės sė Lartė tė MPB, dhe rastin e M.Shehut e kam studiuar posaēėrisht, jo pėr hobi, por me shqetėsim qytetar pėr njė personalitet tė lartė, jo vetėm pėr sa i takon detyrės sė lartė, jo vetėm pėr kohėn e gjatė gati 40 vjet nė funksione tė larta shtetėrore, por sidomos pėr kulturėn e tij tė gjerė, pėr dy luftrat e mėdha qė ai u angazhua nė vijė tė parė tė sulmit, nė Spanjė dhe nė luftėn Nacionalēlirimitare, qė nė fillim kam shtruar pyetjen: “Mehmet Shehu ka vepruar kundėr interesave tė popullit tė tij”. Duke i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetjeje, nė mėnyrė retrospektive, tė bėheshin analizat shkencore tė ngjarjeve, sidomos tė diplomacisė dhe shėrbimit tė fshehtė, tė mbushura jo vetėm me informacione, por edhe me dizinformime tė tipit makiavelist se “shpif, shpif diēka do tė ngelet”…. Gjithashtu, kam shtruar pyetjen: “A jemi ne aq tė pasur me kontribute e intelektualė tė shquar, sa t’i sakrifikojmė ata me pa tė drejtė pėr shkak tė bindjeve, tė mendimeve tė kundėrta, qoftė edhe me disa qėndrime koniunkturore”. Kėshtu nisa rrugėn pėr tė bėrė edhe kėtė vlerėsim tė kėtij “Gjenerali”, qė edhe pse ėshtė penduar pėr veprimtarinė e tij tė papėrgjegjshme, si fillim, niset nga njė varg informacionesh, njė pjesė e tė cilave janė tė pakonfirmuara nga burime tė vėrteta, e tė pavarura. Burime mund tė kemi shumė, por kjo nuk do tė thotė qė tė vėrtetohen me to informacione tė rėndėsishme, kur ka tė bėjnė me integritetin moral e mė gjerė, sidomos pėr personalitete tė larta. “Gjenerali” nė rrėfimin e tij thotė se M.Shehu u vra, pa shpjeguar se kush e vrau dhe nėse ishte kjo njė vrasje me porosi. Natyrshėm lind pyetja se a e vranė pasi ai nuk zbatoi detyrat e UDB-sė jugosllave, pėr tė eliminuar Hoxhėn, apo e vranė se ai dinte shumė dhe, dikur do tė fliste, sidomos pėr ata qė e vunė nė shėnjestėr. Dihet qė Mehmet Shehu luftėn e klasave e zhvilloi me ashpėrsi, pa asnjė ekuivok, madje duke marrė edhe vendime ekstreme, siē ishte psh., “Plani i sulmit kundėr Jugosllavisė pėr ēlirimin e Kosovės”, ndėrkohė qė u konsiderua politikisht e gabuar dhe u ekspozua nga arkiva sovjetike, tashti kohėt e fundit dhe jo sa ishte gjallė ai. Rregulloi marrėdhėniet me jugosllavėt, kujtojmė letrat dėrguar Dushanit, me sovjetikėt dhe mbėshtetja te Ēuvahini, ambasadori sovjetik nė Shqipėri, tė cilit i ankohet pėr Hoxhėn dhe bėnė autokritikė pėr propozimin si sekretar tė KQ dhe anėtar tė Byrosė Politike tė Bedri Spahiut; kujtojmė qėndrimin nė Byro, ndaj tė dyshuarve pėr hedhjen e bombės nė ambasadėn sovjetike nė Tiranė, kur u shpreh se “terrorit tė zi t’i pėrgjigjemi me terror tė kuq”; kujtojmė gjithashtu sulmin kundėr jugosllavėve dhe mbėshtetjen ndaj E.Hoxhės, duke spastruar rrugėn nga kundėrshtarėt drejt pushtetit. Mehmet Shehu nė mbėshtetje tė Enver Hoxhės pėr daljen nga “Traktati i Varshavės” dhe fjalimin e tij tė ashpėr kundėr sovjetikėve nė Moskė, duke i dėrguar KGB-sė mesazhe nėpėrmjet mikrofonave, qė ata kishin vendosur nė pėrfaqėsinė tonė atje. Ndėrsa u hodh parulla “Pėr ndėrtimin e Shqipėrisė me forcat e veta”, Shehu avancoi, duke shtuar konceptet, kryesisht (plotėsisht) me forcat e veta. Nė sferėn e mbrojtjes, kur u shtrua parulla (direktiva): “Mbrojtja e vendit detyrė mbi detyrat“, Shehu shtoi parullėn “Hedhim valle nė gojėn e ujqėve“. Ai rreth viteve “70-tė kishte marrė dijeni pėr mbledhjen sekrete tė Priskės, me delegacionin ushtarak kinez, ku dhe u zbėrthye direktiva e Ēu En Lait nė sferėn e mbrojtjes, pėr krijimin e paktit Bukuresht-Tiranė-Beograd, e cila binte ndesh me direktivėn dhe Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes…”

    Nesėr do tė lexoni

    Arsyet e vetėvrasjes sė Mehmet Shehut
    Ēfarė i tha Kadri Hazbiu Mehmetit nė takimin nė shtėpinė e tij
    Loja e Enverit me Kadriun, Mihallaqin, Feēorr Shehun pėr tė krijuar grupin kundėr Mehmetit
    Informacioni i fshehtė rreth bisedės sė Ramizit dhe Nexmijes pėr fatin e Kadri Hazbiut
    Si e pėrgjonte Sigurimi telefonin e Mehmet Shehut




    Dėshmia e kreut tė Sigurimit tė Shtetit pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut dhe shpalljes sė tij nga Enver Hoxha dhe tė implikuarit nė kėtė ēėshtje

    Gjenerali i penduar: E vėrteta e "vetėvrasjes" sė Mehmet Shehut
    Si u mundėsua nga Hazbiu dhe Ziēishti arratisja e Panajot Plakut dhe takimi i tij nė Moskė me ish-ministrin e Brendshėm

    Kjo dosje ekspozohet pėr herė tė parė. Dėshmia ėshtė dhėnė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut nė Hetuesinė e Pėrgjithshme. “Sekretari” ėshtė pseudonimi i hetuesit qė ka marrė nė pyetje dėshmitarin. Ndėrsa “Gjenerali” ėshtė njė nga drejtuesit e lartė tė Sigurimit tė Shtetit. Pseudonimet e tyre pėrdoren pėr arsye tė ruajtjes sė sekretit profesional, pasi dosja, qė do tė lexoni, sipas ligjit, duhet tė ruaj koifidencialitetin e personave pėr mė shumė se 50 vjet. Sipas kėtij ligji, kėto materiale duhet tė zbardhen me emra realė pas vitit 2080. Pendimi i “gjeneralit” ka nisur qė pėrpara vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, kėtė e dėshmon edhe njė denoncimi i tij (gjithmonė sipas dokumenteve arkivorė) depozituar nė kėtė dosje. Megjithatė, sipas “sekretarit”, “Gjenerali” nuk ishte i vetėm, pasi mė parė kishin deponuar edhe emra tė njohur tė hierearkisė shtetėrore si ministri i Drejtėsisė, Bilbil Klosi, dhe komandanti i Gardės sė Republikės nė atė kohė, Ēelo Arrėza. “Gjenerali” ėshtė penduar, pasi ėshtė ballafaquar me materialet e dosjes “Shehu”, dhe ėshtė shprehur se e ka kryer veprimtarinė e tij nė mbėshtetje tė Mehmet Shehut pa ndėrgjegje. “Gjenerali” dhe “sekretari” jetojnė edhe sot.

    Sekretari: Tashti mendoj se mund tė futemi nė problemet konkrete tė tentakulave tė rrjeteve tė shėrbimeve sekrete. Po e fillojmė, disi prapa, kur ju pranoni se bėni pjesė nė grupin e Mehmetit. Mund tė mė thoni se veē jush gjeneral, kush tjetėr bėnte pjesė nė kėtė grup?
    Gjenerali: Nė grupin e Mehmetit bėnin pjesė: P.Plaku, B.Balluku, M. Ziēishti, Z.Themeli, F.Shehu, Ll.Peēini dhe Ll.Ziēishti.
    Sekretari: Ēfarė dini ju pėr ta, veē ēfarė na ke shkruajtur?
    Gjenerali: Nė biseda me Mehmet Shehun, ai me ka sqaruar pėr disa ēėshtje, qė unė i kam patur tė paqarta, me dukeshin tė pabesueshme, se si morėn rrjedhėn ngjarjet, dhe si nisėn rrugėn persona tė caktuar, tė cilėt karrierėn e tyre e kishin mbėshtetur te tė huajt, sidomos mbėshtetjen kryesore ata e kėrkonin te kėshilltarėt jugosllavė dhe mė vonė tek ata sovjetikė, duke mbajtur edhe kontakte legale me ambasadorėt e kėtyre vendeve, tė cilėt i informonin edhe pėr probleme tė brendshme tė jetės sė partisė, por edhe tė dikasterit ku ata punonin dhe, qė siē e dimė, ndaloheshin me ligje tė veēanta. Kryesori, sipas Mehmetit, ishte Panajot Plaku, i cili gėzonte besimin e kėshilltarėve tė huaj, ishte jo vetėm i zgjuar, dinak, por edhe njeri me dijeni, sidomos nė teorinė marksiste, pėrdorte shpesh nė biseda me shokė sygjestionin, ēka e radhiste atė ndėr vendimmarrėsit kryesorė tė nėndheshėm. Ai arriti tė rekrutonte M.Ziēishtin, tė cilit vetė Koēi Xoxe, i kishte bėrė biografinė, kishte dhėnė rekomandime dhe garanci pėr besnikėri ndaj “miqve” jugosllavė. Pas tij vinte Z.Themeli dhe ky i rekrutuar nga Panajoti. Tė dy kėta u vendosėn nė funskione kryesore tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Nė fillim tė karrierės sė tyre, si Mihallaqi ashtu dhe Zoi, punuan nė Veri tė Shqipėrisė, nė Divizionin e Mbrojtjes si dhe nė Drejtorinė e Punėve tė Brendshme Shkodėr. Njė nga detyrat kryesore tė tyre ishte acarimi i marrėdhėnieve tė popullsisė me ushtrinė, me qėllim qė tė krijohej urrejtje pėr forcat e ndjekjes, tė pėrdornin sa mė shumė raprezalje dhe arrestime… Pas Kongresit tė Parė tė PKSH, grupit iu vu detyrė, qė tė vazhdohej rruga e K.Xoxes, pra Sigurimi tė vendoste kontrollin ndaj Partisė dhe drejtuesve kryesorė tė saj. Pėr kėtė qėllim Mihallaqi u caktua zėvendėsministėr i parė i Sigurimit, me detyrė, veē tė tjerave, mbajtjen e Bllokut tė Udhėheqjes nė survejim tė vazhdueshėm. Natyrisht, duke bėrė diferencimet pėrkatėse, duke u kamufluar me anė tė veprimtarisė legale tė shėrbimeve tė Gardės sė Republikės…
    Sekretari: Gjatė marrjes dhe kryerjes sė detyrave, si lidheshin kėta me zbulimin jugosllav dhe mė vonė me atė sovjetik?
    Gjenerali: Nė fillim, kur marrėdhėniet ishin normale, kėto lidhje ishin tė justifikuara, tė drejtpėrdrejta. Mė vonė, ndryshuan format e komunikimit dhe tė ndėrlidhjes, u fut koncepti i agjenturės ndėrlidhėse. Nė fillim, Dushani, Zvetozar Koēish dhe Rexhep Xhija, qė ishin nė tė njėjtėn kohė edhe kėshilltarė, dhe dy tė fundit tė akredituar nė pėrfaqėsinė e tyre nė Tiranė, lidheshin me agjentė ndėrlidhės, siē e kemi theksuar ishin disa tė tillė: “Zana”, Dh.L, berberi i hotel “Dajtit“, Xhaviti etj…
    Sekretari: Dua tė sigurohem nė njė problem, qė mė duket tepėr i rėndėsishėm. Vija trockiste e Koēi Xoxes, u ndoq mė pas edhe nga grupi i Mehmetit?
    Gjenerali: Nė vija tė pėrgjithshme, po. Ndryshuan format e hapura, pra mori pėrparsi veprimtaria e fshehtė e gėrshetuar kjo me njė veprimtari me gjithė mend tė zgjuar, duke u hequr mė “fanatik se Papa”, duke u pėrbetuar pėr Partinė dhe Enverin. Kjo do tė thoshte se po qe se njė person kritikohej nė organizata apo forume, grupi tregohej tepėr fanatik dhe ekstremist, duke shkuar deri nė dėnime kapitale. Ju kujtohet fort mirė kur u arrestuan disa persona “tė dyshuar” pėr hedhjen e bombės nė ambasadėn sovjetike. Lidhur me kėtė, kur u diskutua nė Byronė Politike, Mehmeti u shpreh: “Terroristėve tė zinj t’i pėrgjigjemi me terror tė kuq“. Nga ana tjetėr, ndėrsa Koēi, siē e kam theksuar, nxori me firmėn e tij aktin nėnligjor “pėr tė kontrolluar e pėrpunuar cilindo e gjithēka”, gjė pėr tė cilėn ai hapi rreth 15 mijė dosje nė njė hark rekord kohor prej dy vjetėsh, grupi propozoi njė platformė, natyrisht me sugjerimin e kėshilltarėve sovjetikė, ku Sigurimi, nė pėrgjithsi, nuk do tė merrej me VIP-at dhe elitėn politike, paēka se do tė dilnin tė dhėna nė ngarkim tė tyre pėr veprimtari tė dyshuar armiqėsore, ēka do tė thotė, gjithashtu, qė Sigurimi do tė merrej me fshatarė e qytetarė tė zakonshėm, duke shtuar radhėt e tė dėnuarėve dhe tė pakėnaqurėve ndaj pushtetit….
    Sekretari: Mė fal qė po ju ndėrpresė, por unė di dhe jo vetėm kaq, por kam patur dhe raste kur kryetarė tė Degėve tė Punėve tė Brendshme mė kanė propozuar pėr tė survejuar kuadro, me qėllim qė unė tė jepja miratimin nė bazė tė kompetencave qė na jepte platforma e Sigurimit, gjė tė cilėn e kam bėrė pa hezitim.
    Gjenerali: Ju besoj qė e keni bėrė dhe raste ka patur, por ēėshtja qėndron kėtu, se pėr tė vėrtetuar tė dhėnat ose informatat nė ngarkim tė njė personi VIP, tė supozojmė qė dyshohej pėr agjent tė zbulimeve tė huaja, koha ishte tepėr e kufizuar dhe tėrėsisht e pamjaftueshme (3-6 muaj), pėr t’i vėrtetuar ato dhe zakonisht, sipas praktikės, njė pjesė ndiqeshin “pėr agjitacion dhe propagandė armiqėsore”. Kur dosja shkonte te grupi, nėse ai kishte interesa qė ky VIP tė dėnohej, gjendeshin provat dhe dėshmitarėt. Madje, nė raste tė veēanta e speciale, pėrdoreshin edhe pjesėtarė tė shėrbimeve sekrete, ose siē i quajmė zakonisht “bashkėpunėtorėt sekretė tė Sigurimit”, dijeni pėr tė cilėt merrte vetėm prokurori i Pėrgjithshėm, i cili nė shumicėn e rasteve “pėr interesa tė larta shetėrore” jepte miratimin….
    Sekretari: Kėto unė nuk i dija, siē po i shpjegoni ju… Natyrisht, diēka kam dėgjuar, por i kam marrė si thashetheme pėr tė denigruar punėn e Sigurimit. Tė gjithė kuadrot kryesorė tė kėtij organi, kaq tė rėndėsishėm pėr punėn e partisė, i kam konsideruar besnikė, tė ndėrgjegjshėm, pse jo dhe kuadro tepėr tė pėrkushtuar pėr vendin dhe popullin e tyre… Mirėpo, dita-ditės po zhgėnjehem. Si nuk doli njeri tė informonte pėr kėto probleme kaq tė mprehta… Megjithatė, mund tė vazhdoni atje ku unė kam merakun. Si i merrnin udhėzimet? Si i zbatonin detyrat? Kujt i raportonin? Nxirrnin apo nuk nxirrnin sekretet tona tė plenumeve, tė problemeve tė rėndėsishme tė brendshme? Apo dhe tė tjera si kėto.
    Gjenerali: Brenda grupit ekzistonte kjo lidhje: Mehmeti urdhrat dhe udhėzimet i merrte nga Panajoti dhe i transmetonte me anė tė dy lidhjeve tė tij: Mihallaqin dhe Feēorin, ky i fundit i cili ishte rekrutuar nga zbulimi jugosllav nė vitet 1949-1951, kur ishte kryetar i Degės sė Brendshme Dibėr dhe e mbanin nė lidhje Mihallaqi e Mehmeti, tė cilėt siguronin lidhje me zbulimin jugosllav dhe sovjetik me anė tė agjentit ndėrlidhės, berberit tė “Hotel Dajtit”, nėpėrmjet Zvetozarit, apo Rexhep Xhijes – sekretar tė Ambasadės jugosllave nė Shqipėri. Ll.Ziēishti lidhej me jugosllavėt me anė tė agjentes Dh.L., dhe “pėrgjigjej si mjek pėr shėndetin e udhėheqjes, dhe mė vonė u bė ministėr i Shėndetėsisė”. Feēorri mbante lidhje dhe me B.Ballukun dhe e lidhte atė me Mehmetin. Ju e dini se Fiqereti dhe dėshmitarė tė tjerė kanė provuar faktin e ekspozimit tė tij, kur ishte drejtor i Drejtorisė sė Tiranės, nė kohėn kur zhvillonte punimet Konferenca e Partisė sė kėtij qyteti, nė vitin 1956. Ndėrsa, me kėshilltarėt agjenturistė madhorė sovjetikė Sakapov dhe Voronin, nė fillim lidheshim drejtpėrdrejt, u jepnim atyre materiale sekrete, si dhe identitete bashkėpunėtorėsh tė rėndėsishėm, qė vepronin nė emigracion, por edhe brenda vendit. Pas viteve 1962-1963, lidhjet me sovjetikėt mbaheshin jashtė shtetit, nė Kosovė, nė forume ndėrkombėtare, mbledhje, simpoziume, OKB, UNESKO etj. Kėto lidhje, brenda vendit, kryheshin nėpėrmjet agjenturės, sidomos tė ambasadės ēeke, qė kishte marrė dhe lidhjet kryesore tė kėtij zbulimi….

    vijon nesėr

    Burimi: "Gazeta Panorama "
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime

    Mehmet Shehu

    Dossier III

    Dokumente tė arkivit zbardhin ēėshtjen “Shehu”. “Gjenerali”, ish-funksionar i lartė i Sigurimit tė Shtetit, dėshmon lojėn e shėbimeve tė huaja me ish-kryeministrin

    Gjenerali i penduar qė zbuloi tė vėrtetėn e Mehmetit
    KGB mori informacion pėr rekrutimin e Shehut nga shėrbimi anglez, e megjithatė ai arriti tė bėhej ministėr i Brendshėm

    Bekim Budo

    vijon nga numri i kaluar

    Grupi i M.Shehut kishte bėrė njė vargė kombinacionesh, madje pėr veprime mė tė komplikuara, duke nxjerrė nga burgu persona tė caktuar, duke i arratisur jashtė shtetit, pjesa mė e madhe e tė cilėve, u kapėn shpejtė nga operativėt jugosllavė dhe i vunė nė shėrbim tė tyre… Si konkluzion duhet thėnė se nė sferėn e shėrbimit tė fshehtė qysh pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqiperi situata nuk ishte aspak e qetė. Shumėkush madje dhe autorė tė huaj hedhin idene se “dėshtuam pėr rrėzimin e Hoxhės“ ose “nuk mundėm ta eliminonim”, veēse harrohet njė problem jo i vogėl, ai qysh nė fillim pėr sigurimin e vetė zgjodhi edhe truprojet, njerin prej tyre, kur vajti pėr inspektim nė Brigadėn e Parė dhe zgjodhi njerin prej komandantėve tė saj Axhem Abazin, nga Mallakastra dhe tė tjerė mė vonė, duke i studiuar me kujdes, dhe pa lėnė kėtė problem nė dorė tė Sigurimit. Harrohet gjithashtu lidhjet e tij me masėn e njerėzve, si dhe popullaritetin e tij, gjė qė nuk ishte aq e lehtė sa thuhet prej disa tė ashtuquajtur “analistė brenda dhe jashtė vendit”, te cilėve u mungon tė paktėn objektiviteti. Gjithashtu, nga materialet e dokumentet qė kam patur nė dispozicion mund tė them me bindje, se nuk ėshtė aspak e vėrtetė se Koēi Xoxe, Mehmet Shehu, Panajot Plaku etj., siē mundohen disa tė tjerė pėr t’i paraqitur si “subjekte inferiore”, pėrkundrazi kanė qenė jo vetėm tė zgjuar, por edhe me kulturė “tė pėrgjithshme” dhe “tė posaēme” pėr tė marrė pushtetin edhe pėr ta mbajtur, pasi nuk u mungonte dhe ndihma, sidomos e “ustallarėve” serbo-rus, por edhe nga segmente tė caktuara tė disa shteteve perėndimore, tepėr tė interesuara pėr tė vendosur kolonėt e tyre nė tokat tona... Shprehja e E.Hoxhės se “... ne e njihnim Mehmet Shehun, por e trajtonim me kujdes...”, ėshtė kuptimplote dhe e konsideroj tė saktė konkluzionin e “Gjeneralit” se “Hoxha kishte burime tė tjera verifikimi... ”Duke mos harruar se, sipas njė studimi dhjetėvjeēar tė bėrė nga Drejtoria e Kuadrit tė MPB, pėr vitet 1970-1980, rezultonte se informacione tė marra nga letrat e popullit dhe burime tė hapura ishin rreth 360.000 copė, qė konsideroheshin nė atė kohė “me vlerė ruajtje dhe informimi”….

    Sekretari: Si lidheshin me zbulimin jugosllav, nė fillim me OZN-ėn dhe mė vonė dhe me UDB-nė jugosllave?
    Misionari: Nė fillimet e aktivitetit tim armiqėsor, gjė qė e theksova, nuk e imagjinoja se kryeja aktivitet armiqėsor kundėr vendit tim, pse mbaja lidhje me jugosllavėt, qė i konsideronim miq dhe shokė lufte. Veē kėsaj, ne kishim raporte pune tė pėrbashkta, forma dhe metoda tė njėjta tė pranuara nga tė gjithė. Ne i pranuam ata si kėshilltarė, morėm, orientimet dhe platformėn e punės sė tyre. I tillė ishte dhe udhėzimi 05-20-93 i nxjerrė nga Koēi Xoxe dhe Nesti Kerenxhi, me 14.4.1948, ku urdhėroheshin organet e punėve tė brendshme nė rrethe, qė “… tė kontrollonin ēdo gjė, kėdo dhe kudo …”, si rezultat i tė cilit, u hapėn, siē e theksova mė parė, rreth 15 mijė dosje, shumica intelektualė, qė kishin studiuar nė Perėndim.

    Sekretari: Vazhdoni t’i pėrgjigjeni pyetjes?
    Misionari: Unė ua shpjegova se lidhjet qė i mbanim zyrtarisht, drejtpėrdrejt, ishin lidhje legale, lidhje pune. Ne zbatonim urdhrat, aktet ligjore dhe dinim se bėnim detyrėn. Jugosllavėt na e kishin me hile. Dakord. Pas vitit 1948, gjithēka ndryshoi dhe lidhjet i mbanim sekret, sepse akoma ishim tė paqartė. I forcuam lidhjet me ta kur na erdhi njė buletin sekret i Sigurimit Kombėtar Amerikan (NSA), ku thuhej: “… se ata do tė eliminonin regjimin e Hoxhės tė dominuar nga sovjetiket …” dhe orientimi brendapėrbrenda Ministrisė sė Punėve tė Brendshme ishte i tillė, nė mėnyrė tė fshehtė tė bashkėpunonim me jugosllavėt, duke i justifikuar ato si lidhje, pėr tė infiltruar nė Kosovė dhe nė Perėndim agjenturėn tonė, sidomos nė vatrat e emigracionit politik.

    Sekretari: Ju po i bėni bisht pyetjes. Flisni pėr aktivitetin tuaj armiqėsor.
    Misionari: Pra, nė kuadrin e luftės kundėr emigracionit politik, bandave tė armatosura, qė po pėrgatiteshin dhe po hynin nėpėrmjet kufirit, ne bashkėpunonim me jugosllavėt. Nė Itali, nė Barleta dhe Rexhio Emilia ishin grumbulluar rreth 1000 vetė tė arratisur, nė Llavros tė Greqisė, rreth 300 dhe sa po vinte po organizoheshin, nga grupi i pėrbėrė nga: Mit“hat Frashėri, Abaz Ermenji, Seit Kryeziu, Hasan Dosti e Vasil Andoni, nė njė qendėr koordinuese, me qėllim rrėzimin e pushtetit popullor. Vetėm nė vitin 1950, nga territori grek u futėn nė Shqipėri 56 banda me 294 banditė, qė nga mė kryesorėt ishin: bandat e N.Mėlyshit, N.Gjonmarkajt, H.Lepenicės, A Leshanakut….

    Sekretari: I pandehur miqtė tuaj jugosllave ndenjėn duarkryq nė kėtė fushatė antishqiptare?
    Misionari: Jo, zoti hetues, por ne, nė atė kohė, konsideronim si rrezik mė tė madh atė qė na vinte nga Perėndimi, pasi kolaboracionistėt dhe spiunėt e pushtuesve kishin ikur me tė, shumica e tyre ishte nė Evropė. Mė vonė, pra pas viteve 1948, pasi u njohėm me tė dhėnat konkrete tė sferės sė shėrbimeve tė fshehta u sqaruam edhe politikisht, sidomos me misionin sekret “Stoiniē”, qė e gjetėm nė kasafortėn e Koēit. Atėherė mendova se jugosllavėt kishin shkuar shumė larg dhe paturpėsisht na kishin futur nė lojė, duke pėrfituar e spekulluar nga besa e shqiptarit.

    Sekretari: Ēfarė dini ju pėr misionin agjenturor tė Stoiniēit?
    Misionari: Natyrisht, unė tani i shikoi ngjarjet me njė sy tjetėr…. Unė iu theksova veprimtarinė pėrēarėse, ta themi tė Dushan Mugoshės, i cili ishte i dėrguari i Titos, si kuadėr kryesor i OZN-ės, nė drejtim tė shtabeve tė ushtrisė sonė tė kuadrove politikė. Ai mbante pseudonimin “Ēalamani” dhe punoi intensivisht pėr organizimin dhe realizimin agjenturor tė “Misionit Stoiniē”. Dushani mbante njė bllok dhe aty kishte renditur gabimet e Hoxhės, tė cilėt ua bėnte prezent, kuadrove politikė dhe tė tjerėve, qė i thėrriste, duke i mėshuar faktit se ato ishin vrejtje esenciale tė bėra nga vetė mareshali Tito.

    Sekretari: I pandehur, dini ndonjė episod special pėr misionin sekret “Stoiniē”?
    Misionari: Po. Pata rastin tė njihesha me misionin sekret tė tij. Dushani, siē e thashė, kishte renditur gabimet e Hoxhės, sidomos tė Konferencės sė Pezės, tė 16 shtatorit 1942, tė Mbledhjes sė Mukjes, ”Kėrkesa absurde pėr pavarėsinė e Kosovės dhe refuzimin kategorik tė saj nga ana e Titos”, dėrguar me anė tė Milutinoviēit ish-anėtar i Byrosė Politike jugosllave”; “Devijime tė qėllimshme tė direktivave tė Titos”; “Shtrembėrime tė vijės politike“ etj. Pėr kėtė qėllim ai sė bashku me Stoiniēin kishin pėrgatitur dhe kundėrshtarėt e tij pėr tė referuar: Koēi do tė referonte nė Plenum pėr “Proletarizimin e partisė dhe uzurpimin e saj nga intelektualėt”; Sejfulla Malėshova do tė referonte: “E. Hoxha, sintezė e tė gjitha gabimeve oportuniste dhe sektare“; Bedri Spahiu do tė referonte: “Pėr sektarizmin e theksuar tė tij gjatė gjithė Luftės Nacional-ēlirimtare”. Kėshtu, sipas Dushanit, Hoxhės i ishin zėnė tė gjitha rrugėt dhe do ta mėnjanonin. Guri i fundit do tė pėrdorej letra e Nako Spirut, dėrguar Titos kundėr Enverit, me qėllim prishjen e marrėdhėnieve tė mira tė tyre dhe kundėrvėnien e Nakos, qė do tė thoshte njė votė mė shumė. Pra, sipas Dushanit: “Konferenca e Pezės ishte plotėsisht oportuniste, Mukja tėrėsisht sektare, Enveri kishte uzurpuar funksionet drejtuese, Partia nuk ishte e klasės punėtore. Pėr tė gjitha kėto do tė penalizohej Hoxha… dhe ju i dini politikisht se si u zhvilluan ngjarjet…”.

    Sekretari: Pas kėsaj periudhe, ku konsiston veprimtaria juaj armiqėsore?
    Misionari: Po, pas dėnimit tė Koēi Xoxes, unė bėra autokritikė tė fortė, gjė qė u veēua dhe u vlerėsua. Nuk pata konsekuenca, pasi Xoxe implikoi shumė persona dhe Enveri nė fund i kishte thėnė: “Na implikove shumė kuadro, por ne do t’i bėjmė pėr vete, gjatė rindėrtimit tė vendit“. Kėshtu unė fillova procesin e gjatė tė reflektimit…. Kthehet nga Moska, ku kishte vajtur pėr studime nė Akademinė “Voroshillov” Mehmet Shehu, i cili emėrohet ministėr i Brendshėm. Pas disa ditėsh mė thėrret nė zyrė, pėrpara tij nė tavolinėn e punės kishte njė fashikull tė tejmbushur me dokumente. Ai mė thotė: “Nxirre atė dosjen time, qė mė ka hapur Koēi nga arkivi e sille kėtu, ta shohim bashkė!“. Unė u shtanga dhe tė them tė drejtėn u frikėsova…. Ai mė tha: ”Mos u habit. Koēi mė hapi dosje si `Spiun i amerikanėve`. Unė e mora vesh nė Moskė nė zyrat e KGB-sė…”. Shkova. Tėrhoqa dosjen, e cila ishte nė tre ekzemplarė dhe kurioziteti me shtyu qė ta hapja…. U befasova kur pashė edhe emrin tim, qė kisha denoncuar Mehmetin si agjent amerikan…. U shqetėsova tej mase. Karriera ime mori fund, vendin e kisha nė burg…. Sapo hyra nė zyrė, ai (Mehmeti), si psikolog qė ishte dhe qė mė njihte prej kohėsh, me tha: ”Mos u shqetėso, shumė mė kanė denigruar, bile edhe Bilua (Bilbil Klosi), ka denoncuar, duke mė quajtur frikacak dhe burracak, edhe pse e kam patriot nga Mallakastra dhe nė njė rast kur e kam takuar nė prani tė disa shokėve i thashė: “Tė thotė Ēelo Arrėza dhe Gjel Argjiri, tė cilėt ishin mė trima se unė hajde de, po Bilua, qė nuk e shkrepi njė herė!”. Mua nuk m’u durua dhe i thashė: “Unė kam bėrė njė gabim tė rėndė. Tė kam quajtur spiun tė amerikanėve, pasi jam njohur me denoncimin e Llazar Apostolit, qė ju e dini ai mbante pseudonimin e “Lari Postit“, si dhe denoncimet e “Qereshnikut”, Xhelos, zbulueses Peins (angleze), dhe nė biseda me Koēin e me M.Taren. Ju kam quajtur spiun tė Fulcit…. Ai mė dėgjoi me vemendje dhe mė tha: “Gjithnjė mė ka pėlqyer sinqeriteti yt, dhe vazhdoi, nė Ministrinė e Brendshme, ti do tė jesh krahu im i djathtė“.

    Pjesa e dyte e dosjes, tani ka nr.0037 A.
    Ėshtė me gradė gjeneral, ka denoncuar nė mėnyrė tė fshehtė aktivitetin e kundraligjshėm tė njė varg personash VIP, pjesėtarė tė elitės politike e shtetėrore nė Shqipėri, tė lidhur me zbulimet sovjetiko-jugosllav dhe informohej nga disa agjentė dopio–rol, qė ishin nė emigracion, me anė tė tė cilėve arriti nė disa konkluzione interesante pėr nga brendia e tyre, tė guximshme pėr kohėn, me tė cilat nuk u njohėn as kuadrot e lartė tė MPB, pėr tė cilėt ai ngriti njė varg dyshimesh tė bazuara nė prova, tė grumbulluara me kohė, tė cilat u bėnė prezent njeriut tė duhur, nė momentin e duhur….

    Sekretari: Jam njohur me shėnimet e tua dhe i ballafaqova ato me materialet dhe dokumentet, qė ndodheshin nė dosjen tuaj. Gjithashtu, i krahasova ato me ngjarjet e kohės, pėr tė cilat ju bėni fjalė dhe gjeta se ka njė lidhje kohezive, nė pėrgjithėsi. Nga ana tjetėr, unė nuk u mjaftova me kaq, kalova njė pėr njė dosjet e zbulimit, qe lidheshin me kėto probleme, dosjet e agjenturės kryesore tė zbulimit, dhe me keqardhje dua tė them, se rreth 60 pėr qind e tyre janė me probleme tė karakterit tė njė veprimtarie dopio-rol. Kėtu, pėr mua, ėshtė dhe fija konduktore, qė tė ēon nė njė veprimtari sa tė dyshimtė, aq dhe armiqėsore, sidomos kur ėshtė fjala pėr disa dhjetėra kuadro VIP, qė kėrkonin tė na ēonin ujė nėn rogoz, nė njė kohė qė ne i kemi mbajtur nė pėllėmbė tė dorės dhe i shikonim si dritėn e syve, me gjithė fukarallėkun e madh qė kishim, populli i hoqi nga goja e tij, dhe i ēoi jashtė shtetit, i edukoi me durim, qė ata tė bėheshin mbrojtėsit dhe jo varrėmihėsit e tij…. Nuk desha tė zgjatem nė kėtė tiradė, por kam brenda njė lėmsh, qė po mė mundon prej kohėsh, dhe herė pas here i kthehem sė kaluarės, duke bėrė gjithnjė pyetjen ku dhe sa kemi gabuar, dhe se a kemi kohė akoma pėr tė reflektuar pėr t’i ndrequr ato, pėr tė qenė ballhapur…. Ju lutem gjeneral, mund tė mė sqaroni pikėpyetjet qė kam vėnė unė nė materialin qė mė paraqitėt?

    Misionari: Patjetėr, shoku sekretar. Nė fillim unė desha t’u falenderoj pėr bonsensin qė treguat ndaj meje, jo vetėm qė mė pritėt, kur kėrkova, por materialin qė iu dorėzova, e vlerėsuat edhe pse aty ka ndoshta dhe konkluzione tė nxituara, qė rrjedhin nga njė analizė e mangėt, pėr sa i takon kėndvėshtrimit dhe hapėsirave tė kufizuara, qė rridhnin nga funksioni im, si profesionist, por jo si politikan. Si dhe kėndvėshtrimeve tė tjera tė mangėta nė sferėn e jetės shoqėrore dhe intelektuale, qė patjetėr kanė ndikuar nė mangėsitė qė ju keni konstatuar…. Po futem drejt e nė temė. Unė, pėr njė kohė tė gjatė, kam qenė krahu i djathtė i Mehmet Shehut, pėr tė cilin kam pasur respekt e dobėsi, nuk mund tė them pėr gjėra qė ai nuk i kishte, nuk i kam besuar kartelave tė dėrguara nga tė huajt, qė e denonconin atė si spiun tė tyre. Kam pasur, e theksoj, respekt e dobėsi, pėr kulturėn e tij, pėr metodėn e punės sė tij, praktike e tė prerė, pėr tė kaluarėn e tij luftarake nė Spanjė dhe gjatė Luftės Nacional-Ēlirimtare. Tė them tė drejtėn, nuk u kam besuar fjalėve qė janė thėnė pėr tė, epitetet dhe atributet, si dhe qenien e tij poliagjent etj., me njė arsye tė thjeshtė, se nuk ka ndodhur ndonjė rast tipik, qė vetė zbulimet e huaja, pėr agjentėt kryesor, qė u kanė shėrbyer, sado regresiv qė tė jetė, nuk mund tė pranohet djegia e agjenturės kryesore nga ana e tyre, vetėm nė rastet kur ajo i ka tradhtuar, ka ndryshuar ngjyrimet politike, ėshtė rekrutuar nga njė zbulim kundėrshtar, ose ėshtė futur nė organizata terroriste e veprimtari tė rrezikshme e tė kundraligjshme….

    Sekretari: Ju nė material thoni se Mehmeti iu kishte krah tė djathtė, nė ēfarė kuptimi? Pse ky besim kaq i madh te ty, kur ti e kishe akuzuar si spiun tė amerikanėve?

    Misionari: Pyetja ėshtė e drejtė dhe kėrkon sqarime tė mėtejshme nga sa thuhet nė materialin qė iu kam dorėzuar. Unė fillova tė reagoj pozitivisht pėr tė, qė nga momenti kur ai dinte gjithēka pėr mua, pėr denoncimin tim, pėr tė kaluarėn time, si njeri i Dushan Mugoshės, dhe pėr ēudi nuk mė bėri asnjė pyetje, nuk kėrkoi asnjė sqarim….

    Sekretari: Mė fal qė po ju ndėrpres, por Mehmeti nuk sqaroi as pozitėn e tij para teje. E akuzonin jo pėr prepotencė, pėr vrasje tė disa fshatarėve nė Peqin, dhe as pėr ashpėrsi nė zhvillimin e luftės sė klasave, atė e akuzonin jo pak, por disa denoncues me rėndėsi, siē ishte, bie fjala, “Lari Posti” dhe mua mė kujtohet kur erdhi Mehmeti nga Spanja, nė Vlorė, Komiteti i Qarkorit bėri debate tė mėdha pėr mospranimin e tij nė organizatėn e Partisė, u desh ndėrhyrja e Hysniut, qė t’i mbushte mendjen shokėve...

    Misionari: Po, keni tė drejtė. Ai nuk iu fut kėtij problemi, jo vetėm me mua, ndoshta pėr t’i mbetur historisė dhe harresės. Unė nuk mund tė them ndonjė gjė tepėr tė sigurtė, pse ai kishte besim tė madh tek unė. Kur e kam shtruar kėtė ēėshtje me veten time, kam arritur nė njė konkluzion tė tillė: Ai tek unė, te gabimet e mia dhe personaliteti im, shikonte, nė njė farė mėnyre, veten e tij, rrugėn qė kishte ndjekur ai, derisa u bė ministėr e kryeministėr. Kėtė shpjegim i kam dhėnė unė, kur mė besoi disa nga sekretet e mėdha tė jetės sė tij, qė unė, edhe pse ua kam shkruar, do tė doja t’i pėrsėrisja, natyrisht nė njė dritė mė tė re, tė ilustruar me fakte aktuale...

    vijon nesėr



    Bekim Budo: Ju tregoj tė fshehtat e dosjes nr.11353

    Bekim Budo ka punuar pėr mė shumė se 30 vjet nė organet e Sigurimit tė Shtetit. Ai e ka lexuar dosjen “Shehu”, ndėrsa po pėrgatiste njė libėr profesional pėr studentėt e ish-shkollės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, kur punonte si pedagog atje. Tashmė, Budo, qė punon nė Arkivin e Ministrisė sė Rendit Publik, publikon materiale tė dosjes sė pėrfolur, duke dhėnė detaje nga dėshmitė e njė ish-punonjėsi tė lartė tė Sigurimit me pseudonimin “Gjenerali”. Ja nė vijim shpjegimet e Budos rreth dosjes 11353.

    Ēfarė ėshtė kjo dosje qė ne publikojmė nė “Panorama”?
    Kjo quhet dosje operative, ku pėrdoren nė mėnyrė tė fshehtė teknika informative, nė tė cilat format dhe metodat si dhe personat konkretė, qė konsiderohen bashkėpunėtorė mė drejtėsinė, ose agjentė nuk dekonspirohen. Nė raste tė veēanta, me miratim tė Komisionit parlamentar tė Rendit dhe SHISH-it, mund t“i jepen prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr tė krijuar bindjen e njė aktiviteti kriminal tė caktuar. Kjo ėshtė praktika qė ndjekin disa Parlamente tė Evropės Perėndimore dhe Lindore me organet inteligjente gjatė praktikave tė tyre nė ndjekjen e veprimtarisė atikushtetuese-kriminale.

    Kush janė personazhet e dosjes?
    Personazhet kryesore janė “Gjenerali” dhe “Sekretari”. I pari, ėshtė njė nga kuadrot kryesorė tė Shėrbimit Informativ Shqiptar, qė nė vitin 1944 ėshtė rekrutuar nga zbulimi jugosllav, personalisht nga Dushan Mugosha. Dijeni pėr kėtė kishte dhe vetė Mehmet Shehu. Kwtė specialist, Mehmeti, gjatė kohės qė ishte ministėr i Brendshėm, e mbajti si krah tė djathtė, edhe pse “Gjenerali” e kishte denoncuar Shehun si agjent tė zbulimit amerikan. “Gjenerali” ka rreth pesė vjet qė nuk jeton mė. Ai ka familje, dhe pėr kėtė qėllim nuk mund tė ekspozohet emri i tij, gjė qė ndalohet edhe me ligj tė veēantė. “Sekretari” ishte njė nga drejtuesit kryesorė tė Drejtorisė sė Hetimit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Nuk ja kemi nxjerr emrin pėr arsye se pėrbėn sekret shtetėror. Ky person jeton ende edhe sot e kėsaj ditė. “Gjenerali” ishte njė nga specialistėt kryesor tė Sigurimit, kishte mbaruar studimet nė ish-Bashkimin Sovjetik, nė shkollėn e KGB-sė, nė vitin 1948. Prej andej, u kthy dhe punoi si drejtues kryesor i Ministrisė sė Brendshme. Kishte trup mesatar, flokė gėshtenjė, tė rrallė, sy kafe, qė tregonte edhe inteligjencėn e tij. Kur bisedoje me tė, tė shikonte drejt nė sy. “Gjenerali” u konvertua nė “Misionar” kur filloi bashkėpunimin me drejtėsinė e asaj kohe. Paraprakisht, nga “Sekretari” (Hetuesi), iu paraqitėn disa prova tė veprimtarisė sė tij tė kundraligjshme pėr kohėn, tė cilat njė pjesė figuronin nė dosjen “Berlini”.

    Ku dhe kur janė zhvilluar bisedat qė po botojmė?
    Bisedat mes “Sekretarit” dhe “Gjeneralit” janė zhvilluar fill pas vetėvrasjes sė Mehmete Shehut dhe pėrpara arrestimit tė Kadri Hazbiut. Kėto biseda janė tė inēizuara, tė dokumentuara nė disaj kopje dhe ruhen nga 50-100 vjet, sipas ligjit ekzistues. Bisedat janė bėrė nė ish-Hetuesinė e Pėrgjithshme, ku sot ėshtė Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve.

    Cili ėshtė roli i Mehmet Shehut nė kėtė ēėshtje?
    Mehmeti e kishte pjesėtar tė grupit tė tij dhe njeriun mė tė besuar. “Gjenerali” kishte dhe njė dosje, qė i shėrbeu Mehmetit si material komprometues, pėr ta ingranuar nė kombinacionet e tij dhe pėr tė rritur shkallėn e garancisė.

    Ku ruhet dosja?
    Nė kohėn qė unė e kam studiuar, pėr tė shkruar njė libėr profesional, pėr pėrdorim tė brendshėm, pėr studentėt e ish-shkollės sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, dosja ishte nė arkivin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme. Kjo dosje kishte numrin 11353. Ka rreth 160 faqe. Bashkangjitur me kėtė ėshtė edhe njė dosje tjetėr, qė ka lidhje me tė parėn, dhe pėrmban rreth 150 faqe.

    * Punonjės nė arkivin e Ministrisė sė Rendit Publik



    Nesėr do tė lexoni

    Ēfarė bisedonin Mehmet Shehu dhe “Gjenerali” kur gjuanin derra nė Karaburun
    Pse Stalini e pyeti Mehmetin nėse Enver Hoxha ishte borgjez
    Si ua dha Koēi Xoxe dosjen e Mehmetit jugosllavėve
    Informacioni: Kuadro tė lartė tė MPB kishin lidhje me jugosllavėt deri nė vitin 1957

    ---------



    ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    gazeta panorama


    --------

    Faqe 12/13 - Speciale
    15Dhjetor 2003

    intervista

    Bekim Budo, punonjėsi i Sigurimit tė Shtetit, shoqėroi Mehmet Shehun nė vizitat e tij mjekėsore nė Francė, nė fillim tė viteve 70’

    Si takoi Mehmet Shehu pa dijeninė e Enverit Kryeministrin francez nė vitin 1972

    Luan Kondi

    Nė njė cikėl intervistash tė ish-punonjėsit tė Sigurimit tė Shtetit, Bekim Budo, i cili ėshtė dėshmitar okular i njė numri tė madh vizitash private dhe shtetėrore tė personaliteteve tė larta tė sistemit tė kaluar si: Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Fiqret Shehu, Rita Marko pasqyrohet e vėrteta e shumė enigmave dhe incidenteve tė tyre nė Paris, Romė dhe Vjenė. Nė pjesėn e parė tė rrėfimit tė tij ai shpjegon vizitat mjekėsore tė Mehmet Shehut ku mė interesante ėshtė takimi i kėtij tė fundit me ish-kryeministrin francez, Shaban Delmaz. Budo sqaron se si u morėn masat pėr sigurinė e Shehut dhe u pėrgatit takimi i fshehtė mes tyre, e denkonspiruar nga mediat vendase, tė cilat shkruan nė axhansat e tyre. Gazeta “Panorama” nė disa numra nė vijim, do t“i japė pėrgjigje nėpėrmjet kėsaj interviste, veprimtarisė sė mistershme tė Mehmet Shehut dhe figurave tė tjera tė larta tė shtetit komunist nė lidhje me botėn perėndimore. Pėrse Enveri i telefonoi dy herė Mehmetit dhe ēfarė u bisedua nėpėrmjet telefonit midis tyre, nė prezencėn edhe tė shoqėruesve dhe punonjėsve tė sigurimit. Si reagoi Mehmeti pas bisedės me Hoxhėn dhe ēfarė u tha shoqėruesve tė tij, punonjės tė Sigurimit, rreth bashkėbisedimit me Sekretarin e Parė tė KQ tė PPSH. Takimet me Pol Miliez e miq tė tjerė tė Enver Hoxhės nė Francė. Mė pas, Bekim Budo tregon se pse agjenti i shėrbimit tė fshehtė francez i tha Kryeministrit shqiptar se ishte plakur dhe ēfarė treguan analizat e bėra prej tij nė klinikėn mė tė mirė tė Parisit. Po ashtu, i intervistuari bėn njė panoramė tė hollėsishme edhe pėr situatėn e pėrgjithshme tė shėrbimeve tė fshehta nė vitin 1973 dhe sqaron se pse pas sėmundjas sė Enver Hoxhės, kėta tė fundit nxituan tė mundėsonin kalimin e vendit tonė nga Lindja nė Perėndim. Nė numrat nė vijim zbardhen edhe enigma tė lojės sė spiunazhit nė rajon. Pėrse demonstratat e shqiptarėve tė Kosovės bėnė qė tė intensifikohej nė Shqipėri veprimtaria e shėrbimeve ruso-serbo-greke nė fillim tė viteve “80. Do tė lexoni edhe se cilat ishin debatete e Bekim Budos me Mehmet Shehun pėr librin e Zhil Perrot “Orkestra e Kuqe” me subjekt veprimtarinė e shėrbimit tė fshehtė sovjetik gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėrse Kryeministri nuk pranonte qė ai libėr tė pėrkthehej, qoftė dhe me shkurtime e krasitje, metodė e zakonshme pėr atė kohė. Cilat ishin arsyet qė Shehu porositi qė ai t“u shėrbente sigurimsave, vetėm si material krahasues. Si e ka njohur i intervistuari nga “Panorama” Fiqret Shehun, gruan e Kryeministrit dhe pse u takua ajo me agjentin e shėrbimit tė fshehtė serb nė Vjenė. Gjithashtu, nė vazhdim tė intervistės, Budo zbardh pėr herė tė parė njė shėrbim special tė Sigurimit tė Shtetit, pėr tė blerė apo marrė me qira nė Paris njė vilė pėr Enver Hoxhėn. Cila ishte detyra qė ai mori nga Kadri Hazbiu pėr kėtė mision specifik dhe cilat ishin vėshtirėsitė qė hasi nė Paris pėr zbatimin e urdhrit. Pėrse nė dispozicion tė kėtij shėrbimi u vu shuma prej 300 mijė dollarėsh, gjė qė ndodhte rallėherė nė shėrbimet speciale. Njė tjetėr sekret i viteve shtėdhjetė ( qė “Panorama” zbardh gjatė kėtij cikli intervistash) ėshtė edhe strehimi nė Tiranė i Kazhimiezh Mijalit, funksionar i lartė i PK tė Polonisė, qė dyshohej se u fut nė Shqipėri me kombinacion nga sherbimi rus pėr tė informuar rreth zhvillimeve politike nė vendin tonė, por qė nė tė vėrtetė Enveri nuk i besoi, deri kur u largua drejt Kinės me dėshirėn e tij. Por, edhe si u dekonspirua shėrbimi tepėr sekret dhe cilat ishin pasojat pėr realizuesin e tij, sigurimsin Budo, qė merret nė pyetje nga Kadri Hazbiu dhe Llambi Peēini. Ēfarė ndodhi gjatė debatit nė Byronė Politike tė KQ tė PPSH pėr tė mos lejuar largimin e Enverit pėr pushime jashtė shtetit, ligjėruar kjo pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik. Cili ishte roli i Spiro Kolekės nė kėtė histori dhe si e mėsoi Budo tė vėrtetėn e shėrbimit tė rėndėsishėm pėr vilėn e Enverit. Nė pjesėn e tretė tė intervistės, Bekim Budo do tė rrėfejė edhe rreth dy vizitave tė Beqir Ballukut nė Paris dhe incidentet me tė nė kryeqytetin e Francės. Cilat ishin masat qė u morėn pėr ruajtjen e delegacionit tė lartė ushtarak shqiptar nė Francė dhe si u larguan anėtarėt e kėtij tė fundit, pjesė-pjesė, pėr nė Shqipėri. Budo rrėfen gjithashtu edhe pėr udhėtimin e Beqirit me tren pėr nė Romė dhe ēfarė bisedoi ai aty me “kryetarin e trenit”, njė punonjės i shėrbimit tė fshehtė italian. Incidenti nė Romė me pronarin e njė dyqani rrobash, agjent italian, dhe pėrse shpenzimet e tepėrta nė Bari u bėnė shkak pėr njė debat nė Byronė Politike. Jo mė pak interesante ėshtė edhe zbardhja nga ish-sigurimsi i intervistuar, i udhėtimeve tė Fiqret Shehut nė Vjenė dhe incidentet qė i ndodhėn asaj atje. Kėto dhe mjaft misione tė tjera sekrete, tė jetuara nė kryeqytetet e Evropės, janė subjekt i intervistės sė Bekim Budos, dėshmitar i kėtyre ngjarjeve, tė cilat vijnė nėpėrmjet intervistės sė tij interesante.

    Si e keni njohur Mehmet Shehun?
    Pėr Mehmetin kisha dėgjuar intimitete nga truprojat e tij. Mė kishin treguar pėr karakterin e tij e temperamentin impulsiv, ashtu siē kisha dėgjuar pėr kulturėn e tij tė gjerė, shpirtmadhėsinė dhe seriozitetin me tė cilin dėgjonte jo servilėt. Ai respektonte njerėzit qė kishin mendime dhe ide tė kundėrta me tė. Madje, ai kėta njerėz i inkurajonte dhe i pėrkrahte. Mė kanė treguar njė rast tipik, konkretisht atė tė truprojės sė tij, Gilo Lame, i cili jo rallė e kundėrshtonte. Di edhe njė rast tė tillė. Bėhet fjalė pėr njė bisedė mes Mehmetit dhe Enverit ndėrsa po dilnin nga “Shtėpia e Partisė”, vendi ku argėtoheshin funksionarėt e lartė nė Bllokun e udhėheqjes. Bodigardi Lame kishte fiksuar dialogun:
    Mehmeti: Shoku Enver, i shtruat ato propozimet e mia nė Byro?
    Enveri: Po, i shtrova dhe u thashė se ti ishe sėmurė, nė njė kohė qė kishe vajtur pėr gjah.
    Mehmeti: D.m.th., Byroja i mori nė konsideratė.
    Enveri: Byroja nuk i miratoi.
    Mehmeti: Po ju?
    Enveri: Byroja i hodhi poshtė.
    Nė kėtė kohė, Gilo Lame, pa njė pa dy, i thotė: “Tė keqen e “ēokut” qė paske pas koke! Aman ore, se na more shpirtin! Pra, Gilo ia thotė nė sy se Enveri ia bėnte Mehmetit “tetė me dy”. Gilo ishte tepėr i sinqertė dhe pėr kėtė Shehu e adhuronte. Mė kujtohet se kur Gilo ishte liruar nga detyra, Mehmeti, gjatė njė vizite nė Vlorė pėr probleme pune, midis tė tjerave kėrkon tė dijė nga kryetari i Komitetit tė atij rrethi se ku kishte pėrfunduar bodigardi i tij. Doli qė ai jetonte nė fshat e punonte si kooperativist i thjeshtė. Mehmeti dha porosi qė tė caktohej nėnkryetar kooperative. Histori tė njėjta ndodhėn edhe me shoqėruesit e tjerė, si me Noken (Nevruzin), Rasim Agėn etj.

    Po mė pas, jeni takuar me Mehmetin?
    Po. Aty nga vitet 1972-1974, pata rastin tė bėja pjesė dy herė nė grupin e shoqėrimit tė Kryeministrit Mehmet Shehu, i cili shkonte pėr probleme shėndetėsore nė Francė. Kėto vizita qė ai realizoi, ishin tė karakterit privat, gjė qė na i vuri nė dukje qysh nė fillim; nuk kėrkonte pritje protokollare, njoftime nė media dhe as shėrbime tė sforcuara e policė me uniformė qė ta shoqėronin. Sė bashku me kolonelin francez tė Divizionit tė Sigurimit tė Personaliteteve tė Larta, zotin Réné, morėm masa tė pėrbashkėta pėr ruajtjen fizike tė tij, shkėmbyem informacionet pėr persona tė dyshimtė etj. Mehmeti kishte dyshime pėr disa persona tė arratisur, midis tyre dhe pėr “Xhepin” (Sadik Premten). Pėr kėtė qėllim u ngarkuan dy shokė, midis tyre dhe kuadri D.P., pėr t’i bėrė atij presion psikologjik dhe pėr tė marrė masa pėr neutralizimin e veprimtarisė sė mundshme keqbėrėse tė tij. Ishte koha kur pėr “Xhepin” kishte tė dhėna nga buletini i fshehtė se kishte filluar tė fliste pėr ngjarjet e dikurshme nė Vlorė (fraksionin antiparti) dhe nxirrte si shkaktarė kryesorė tė tyre M. Shehun. Ju bėnė disa vizita kortezie personelit tė pėrfaqėsisė sonė, si dhe profesor Milezit, mikut tė Enver Hoxhės, i cili ishte padyshim mik i Shqipėrisė dhe mbeti i tillė deri nė fund. Enveri kishte dhėnė dy porosi kryesore: tė mbėshteteshim tek intelektualė tė shquar, t’i afrojmė ata, edhe pse mund tė mos jenė miq tė Shqipėrisė, por nacionalistė tė ndershėm e patriotė, t’i bėjmė pėr vete, duke shfaqur vetitė tona mė tė mira tė bujarisė, miqėsisė dhe respektit tė ndėrsjellė. Rregull numėr njė ishte qė nė ēdo aktivitet pune ose argėtues, tė ishim vetė i dytė.

    Si eci shėrbimi juaj nė Francė?
    Pėrgjithėsisht mirė, por pati edhe incidente. Kur Mehmeti filloi analizat komplekse, mbaj mend se ndodhi njė i tillė me njė person tė huaj, qė mund tė ishte pjestar i shėrbimit tė fshehtė francez, SDECE. Ky i pėshpėriti Mehmetit nė anglisht se ai “tashmė ishte plakur”. Ish-kryeministri e mori seriozisht dhe dha urdhėr qė analizat komplekse tė gjakut tė bėheshin nė laboratorin Sanmark. Kėshtu u bė. Laboratori dėrgoi njė mjeke tė re, e cila i kumtoi atij pėrfundimet e analizave, duke theksuar se “Mehmeti gėzonte shėndet tė plotė dhe analizat e tregonin mė tė ri se 50 vjeē”. Kryeministri, me kėtė rast i bėri tė ditur mjekes dhe atyre qė mund ta kishin vėnė nė pėrgjim, se ai bėnte “jo njė jetė sedentare, por dinamike, merrej me gjah dhe ushtrohej nė shtėpi me njė “anije me susta dhe gjimnastikė.” Incidenti i dytė u bė kur pėrpiluam planin e vizitave tė objekteve kulturore e muzeale tė Parisit, ku pėrveē Luvrit, varrezave Per Lashez, kishim planifikuar tė vizitonim edhe varrin e Napoleon Bonopartit. Pasi e vizituam kėtė tė fundit, pati njė moment reflektimi impulsiv, duke bėrė fajtor Llambin dhe Javer Malon pėr kėtė zgjedhje jo normale, duke u shprehur se “unė nuk erdha kėtu tė shikoj varret e diktatorėve”.

    Flitet se nė kėtė vizitė Mehmet Shehu takoi, pa lejen e Enverit, Kryeministrin francez tė asaj kohe. Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
    Pas disa ditėsh, Mehmeti na kėrkoi nė zyrė dhe i vuri detyrė diplomatit tonė tė shquar, Javer Malo, t’i siguronte atij njė takim jo protokollar “tčte ą tčte“ me Kryeministrin francez, Shaban Delmaz, por me njė konditė, qė “ky takim tė mos dekonspirohej nė mass-mediumet” dhe se pėrgjegjėsia e atyre qė do ta dekonspironin sekretin do tė ishte e madhe, deri nė burg“. Ishte njė shprehje identike si ajo e dikurshme kur realizoi takimin me Josif Broz Titon dhe Randolf Ēurēillin nė anijen “Kuin Elisabet”, ku ai do tė vinte para pėrgjegjėsisė Llambi Peēinin, nė rast se do tė dekonspironte takimin me ta. Pėr Kryeministrin francez kishte kritika nė shtyp pėr jetėn e tij tė lirė private, si dhe pėr linjėn proamerikane tė politikės sė tij, qė konsiderohej pak a shumė si largim nga politika tradicionale e De Golit, pėr tė ruajtur identitetin e linjės qė po ravijėzohej si nė Francė dhe nė Gjermani, e ashtuquajtura “Ost-Politik”, e cila mori konturime tė qarta, sidomos pas daljes sė Francės nga NATO (ku mbeti formalisht si vėzhguese). Brenda dy ditėsh u mor konfirmimi nga Kryeministri francez dhe u caktua dita dhe ora e takimit. Ky takim u realizua, por u dekonspirua shpejt dhe, ditėn e nesėrme, agjencitė kryesore tė lajmeve dhanė njoftimet me komente politike, sipas interesave tė tyre.

    Cila ishte situata e pėrgjithshme e shėrbimit tė fshehtė nė kohėn e kėtij takimi?
    Kjo ngjarje ndodhi pikėrisht nė kohėn kur zbulimi i jashtėm shqiptar kishte mjaft informacione nga burime tė veprimtarisė sė fshehtė, si nė radhėt e emigracionit politik, ashtu dhe nė radhėt e diplomacisė sė fshehtė, pėr njė aktivitet tė shtuar tė disa zbulimeve tė huaja qė po riaktivizonin si agjenturėn e vjetėr, ashtu edhe atė tė rekrutuar nga subjektet tona, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim, me detyrė kryesore ndryshimin e regjimit tė Hoxhės. Sipas tyre, kjo do tė arrihej me anė tė veprimtarisė agjenturore me njė pikėsynim sintezė: “Nė pamundėsi pėr tė bėrė pėrmbysje, t’i shkohej opinionit pėr liberalizimin e tij pėr krijimin e njė sistemi, qė tė qėndronte midis sistemit vetadministrues liberal jugosllav dhe socializmit suedez“. Pengesa, sipas tyre, ishte Enver Hoxha dhe sėmundja e tij nxitoi pėrgatitjet mė pak nga Lindja dhe kryesisht nga Perėndimi pėr ndryshimet e programuara nga politika, duke aktivizuar agjencitė e veprimtarisė sė nėndheshme. Gjithashtu, demonstratat nė Kosovė (faktori “K”), luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr ndryshmin e statukuosė, pasi u amplifikua intensivisht nga politika serbe nė radhė tė parė, nga qarqet vorio-epirote greke etj., nėn maskėn e gjoja ekzistencės sė opsionit tė “Shqipėrisė sė madhe” dhe rrezikut pėr destabilizimin e Ballkanit dhe mė gjerė. Nga ana e saj, diplomacia e fshehtė shqiptare po bėnte pėrpjekje pėr hapje nė Perėndim, veprimtari e cila u silurua qysh nė fllim nga fqinjėt tanė, gjė qė vėrtetohet nga dokumentet e arkivės sė Departamentit tė Shtetit Amerikan, si dhe nga aktiviteti konkret i shėrbimeve tė fshehta tė tyre tė dokumentuara nė arkivat tona. Nė kėtė kontekst politik dhe agjenturor zhvillohet dhe takimi i M.Shehut me Kryeministrin francez, i cili pati jehonė tė madhe, si dhe interesim tė skajshėm nga fqinjėt tanė, si dhe nga agjentura dhe politika e shtetit sovjetik.

    E kishte njoftuar Mehmeti pėr kėtė takim, Enverin?
    Nuk e di njė gjė tė tillė, por kam informacion pėr njė letėr qė Mehmeti i kishte shkruar Enverit, ku i tregonte edhe pėr operacionin qė kishte bėrė nė klinikėn franceze. E pyeste pėr fėmijėt e tij, si dhe i kėrkonte qė tė blinte njė veturė “Citroen”. Kėto konfirmohen edhe nga telefonata qė Enveri i bėn Mehmetit.

    Keni dijeni pėr atė qė ėshtė biseduar mes tyre?
    Po. Enveri i ka telefonuar dy herė ish-kryeministrit Shehu. Nė fillim, ai e mori rreth orės 10 tė paradites. Madje, qėllova tė isha afėr telefonit. Enveri, pa e pyetur fare Mehmetin pėr operacionin, urdhėroi qė ai brenda 24 orėve tė kthehej nė Tiranė. Pėr tė dytėn herė, Enveri telefonoi rreth orės 11:30. Pėrsėri telefonit iu pėrgjigja unė. Enveri mė pyeti se kush isha. I thashė emrin, mbiemrin, origjinėn dhe lidhjen me Halim Budon, pasi ma kėrkoi njė gjė tė tillė. Mė pas, Hoxha kėrkoi Mehmetin, tė cilit i thotė: “E mora letrėn tėnde, djemtė i ke mirė, u poqa me ta te shtėpia e Beqirit ku vajta pėr ngushėllim, pasi, siē mund ta dish, i ka vdekur e ėma. Tė uroj sukses pėr operacionin! Siē mė shkruaje pėr veturėn franceze “Citroen”, qė nuk paska shumė tronditje, nė emėr tė partisė ta blesh! Do tė bisedoj me Adilin, Javerin dhe shokėt pėr paratė. Pėr sa i takon kthimit, gjykoje vetė, pra, mos u nxito, edhe pse kemi mjaft probleme dhe mė duhet tė kėshillohem me ty. Mirėmbetsh e mirardhsh!”.

    Si reagoi Mehmeti pas kėsaj?
    Natyrisht, Mehmetit i ndryshoi humori dhe tha si me shaka: “Dėgjuat ju spiunėt e Kadri Hazbiut! Bėni veprimet, keni kohė 15 ditė qė tė sillni veturėn nė Tiranė!” Kėshtu vepruam. Sė bashku me Yzedinin bėmė pėrgatitjet dhe pasi morėm dhe njė telefonatė nga ambasadori ynė nė Romė, qė na kėrkoi tė merrnim me vete Qemal Murselin gjatė kthimit pėr nė Shqipėri, pasi kishte dėshirė tė vinte me ne. Gjatė gjithė itinerarit tė kthimit pėr nė Shqipėri me “Citroenin” e blerė tė Mehmetit, shihnim praninė e shtimit tė survejimit ndaj nesh, nė formė stafete. Kur u futėm nė territorin jugosllav dhe qėndruam nė qendrėn e vogėl urbane, Makarska nė bregun Dalmat, vėrtetuam nga pronari i hotelit, i cili ishte kosovar, se survejuesit tanė ishin serbė. U kthyem nė Tiranė. Mehmeti mbeti mjaft i kėnaqur nga personeli i ambasadės, nga shėrbimi i truprojeve, si dhe shėrbimi i policisė sė fshehtė franceze. Pėr kėtė qėllim ai kėrkoi tė dinte pėr shpenzimet dhe u informua se kishte nė dispozicion nga dieta e tyre rreth 300 dollarė amerikanė dhe dha porosi qė tė organizohej njė darkė me ato para pėr tė gjithė personelin, si dhe tė shkohej te rezidenca e kolonelit francez Réné me njė dhuratė modeste (si zakonisht ēoheshin disa nga prodhimet tona artizanale: konjak “Skėnderbeu” dhe cigare “Partizan”). Unė e Llambi takuam kolonelin dhe i shprehėm falenderimet pėr shėrbimin nga ana e Kryeministrit shqiptar. Ai u prek dhe na tha, jo pa qėllim: “Hrushovi kur erdhi pėr vizitė nė Paris ishte me njė truproje gjigante prej rreth 100 vetėsh, na hapi shumė punė dhe nuk na begenisi fare. Ju, me sjelljen tuaj treguat se jeni tė civilizuar”.

    A keni pasur ndonjėherė debate me Mehmet Shehun?
    Po, por jo nė sensin e keq tė fjalės. Kemi pasur mė shumė diskutime ose debate konstruktive nė tė mirė tė punės. Mė kujtohet se diskutuam njėherė pėr njė libėr tė Zhil Perrot, “Orkestra e Kuqe”, me subjekt nga veprimtaria e zbulimit tė jashtėm (GRU) tė BRSS gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Autori i kishte marrė tė dhėnat fillestare nga i ati dhe e ėma qė, sipas tij, punonin nė njė rrjet tė tillė informativ. Gjithashtu, ai kishte marrė tė dhėna nga materiale tė GESTAPOS dhe ABVEHR-it gjerman. Autori nė librin e tij i qėndron pak a shumė besnik ngjarjeve, tė cilat konfirmohen edhe nga shefi i zbulimit tė jashtėm gjerman tė asaj kohe, “Ausserdienst”, gjenerali Shelenberg, qė nė librin e tij e konfirmon ekzistencėn e kėsaj orkestre. Po kėshtu, kėtė e konfirmon edhe botimi sovjetik me subjekt nga kjo veprimtari e zbulimit tė tyre. Zbulimi rus ishte pėrqėndruar nė tri qendra agjenturore Paris-Bruksel-Berlin. Nė kėto rrjete agjenturore vepronin shumė agjentė me kombėsi ēifute, qė kėrkonin tė hakmerreshin ndaj raprezaljeve dhe holokaustit tė Hitlerit nėpėrmjet kėsaj forme tė veprimtarisė sė fshehtė. Po kėshtu edhe Leopold Treper (Leiba Dom) ishte ēifut. Mehmeti mė pa qė po e lexoja librin nė paradhomėn e apartamentit ku ishim vendosur nė Paris. Ai mė pyeti se ēfarė po lexoja. I thashė se po lexoja librin e porsadalė “Orkestra e Kuqe” dhe i shpjegova me pak fjalė pėrmbajtjen. Mehmeti mė ndėrpreu, duke mė thėnė se duhej ta mbaroja shpejt librin, pasi donte ta lexonte edhe vetė. Pas disa ditėsh, mė thirri nė dhomėn e tij dhe mė tha se libri i kishte pėlqyer, veēse kishte njė vėrejtje esenciale, pasi aty ishte ekzagjeruar veprimtaria e zbulimit sovjetik dhe, njėkohėsisht, kjo ishte dhėnė nė mėnyrė tejet tė letrarizuar. Po ashtu mė pyeti nėse mundeshim ta botonim kėtė libėr nė shqip. Unė iu pėrgjigja se me pak “krasitje” dhe me njėfarė parathėnie, edhe mund tė botohej. Shehu mė kundėrshtoi pėr kėtė, pasi, sipas tij, dilte veprimtaria e zbulimit mė e rėndėsishme se ajo e ushtarit, gjė qė binte ndesh me politikėn tonė dhe Artin Ushtarak tė Luftės Popullore. Mė pas, ai mė tha se kėtė libėr mund ta pėrdornim pėr kritikė pikėpamjesh. Mehmeti mė kundėrshtoi edhe pėr faktin se nuk besonte qė pėr betejėn e Stalingradit, qė mė parė kishte dhėnė informacione sekrete, marrė nga agjentura, marrė nga rrjeti agjenturor ngritur nė shoqėrinė TODT tė prapavijės sė ushtrisė gjermane, Grand Shefi. Gjithashtu, ai nuk bindej se shefi i Sekretarisė Sekrete Gjermane, Borman, ishte agjent i sovjetikėve. Mė pas Mehmeti i thoshte Llambi Peēinit se ishte “Grand Shefi” dhe kjo nofkė i mbeti atij pėr shumė kohė.

    vijon nesėr



    Jetėshkrimi
    Kush ėshtė Bekim Budo

    Budo ka lindur mė 6 janar 1942 nė Ballsh. Me origjinė ėshtė nga Gjirokastra. Shkollėn fillore e ka kryer nė Shkodėr, pasi atje jetonte familja e tij, sepse i ati ishte drejtor i PTT-sė nė atė qytet. E pėrfundoi arsimin 7-vjeēar nė Durrės. Shkollėn e mesme e ka kryer nė gjimnazin “Qemal Stafa” nė Tiranė nė vitin 1960. Vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Tiranės pėr Gjuhė-Letėrsi. Pas pėrfundimit tė studimeve punoi nė ish-Ministrinė e Punėve tė Brendshme, pasi kreu kursin e oficerėve. Nga viti 1969 deri nė vitin 1975 miratohet nga Sekretariati i KQ tė PPSH-sė pėr tė kryer detyrėn “Pėr ruajtjen e udhėheqėsve tė lartė tė partisė dhe tė shtetit” nė vizitat e tyre jashtė Shqipėrisė. Nga viti 1973-“76 ka kryer shkollėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė degėn Sigurim. Nė vitet 1976-1981 punoi pranė degės sė Punėve tė Brendshme Burrel. Nga viti 1982 deri nė vitin 1992 punoi si pedagog nė Shkollėn e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė katedrėn e Sigurimit dhe nė Degėn Mėsimore me detyrė e krykontrollorit tė procesit mėsimor. Nė vitin 1992 doli nė reformė mė ligjin 24/1. Qė nga viti 2000 punon si arkivist nė arkivin e Ministrisė sė Rendit Publik, si dhe pėr pak kohė pedagog i jashtėm nė Akademinė e Rendit Publik.



    Nesėr do tė lexoni

    Budo shqėroi nė Vienė tė Austrisė Fiqirete Shehun, ku realizoi njė takim sekret
    Si e dėrguan Bekim Budon nė Paris qė tė blinte ose tė merrte me qira njė vilė pėr pushimet e Enver Hoxhės
    Debatet nė Byronė Politike tė KQ tė PPSH pėr tė mos e lejuar Enverin tė shkonte e tė pushonte jashtė Shqipėrisė
    Hetuesia pėr Budon me pretekstin se kishte dalė sekreti pėr kėtė “operacion”

    gazeta panorama

  7. #7
    .
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    1,725
    Faleminderit
    0
    30 falenderime nė 25 postime
    Intervista II

    Bekim Budo, ish-punonjėsi i Zbulimit tė jashtėm shqiptar rrėfen njė nga aksionet mė sekrete tė Sigurimit tė Shtetit nė Francė

    “Kadriu mė dėrgoi nė Paris tė bleja njė vilė pėr Enverin”
    Ē'ndodhi pas dekonspirimit tė aksionit. Si i ndezi Haki Toska debatet, pėr daljen ose jo tė Hoxhės jashtė shtetit

    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Nė pjesėn e parė tė rrėfimit tė tij, Bekim Budo shpjegoi vizitat mjekėsore tė Mehmet Shehut nė Paris, ku, midis tė tjerave, interesant ishte takimi i kėtij tė fundit me ish-kryeministrin francez, Shaban Delmaz. Budo sqaroi se si u morėn masat pėr sigurinė e Shehut dhe u pėrgatit takimi i fshehtė mes tyre, e denkonspiruar nga mediat vendase, tė cilat shkruan nė axhansat e tyre.

    Ai tregoi gjithashtu se pėrse Enveri i telefonoi dy herė Mehmetit dhe ēfarė u bisedua, nėpėrmjet telefonit, midis tyre nė prezencėn edhe tė shoqėruesve dhe punonjėsve tė sigurimit. Mė tej, ai tha se si reagoi Mehmeti pas bisedės me Hoxhėn dhe ēfarė u tha shoqėruesve tė tij, punonjės tė Sigurimit, rreth bashkėbisedimit me Sekretarin e Parė tė KQ tė PPSH. Po ashtu, i intervistuari bėn njė panoramė tė hollėsishme edhe pėr situatėn e pėrgjithshme tė shėrbimeve tė fshehta nė vitin 1973 dhe sqaroi se pėrse pas sėmundjes sė Enver Hoxhės, kėta tė fundit nxituan tė mundėsonin kalimin e vendit tonė nga Lindja nė Perėndim. Bekim Budo nė numrin e dytė tė intervistės rrėfen se si dhe ku e ka njohur Fiqret Shehun, dhe njė nga incidentet me tė gjatė vizitės nė Paris. Mė pas, ai sqaron njė nga ndodhitė mė tė rralla, atė tė shėrbimit special pėr tė blerė apo marrė me qira njė vilė pėr Enver Hoxhėn, nė Paris. Budo sqaron se, pasi u kthye nga shėrbimi nė Francė me Spiro Kolekėn, Kadri Hazbiu e urdhėroi qė, meqė ishte i lodhur, tė shkonte pėr pushime nė Vlorė. Mirėpo, kjo nuk u realizua, sepse njė ditė pas kėtij urdhri, e thirri Llambi Peēini nė zyrė dhe i tha se Kadriu dhe udhėheqja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme kanė ngelur tė kėnaqur nga shėrbimet e tij ndaj udhė-heqėsve tė lartė. Madje, Peēini e njoftoi se kishte biseduar me Hysni Kapon, dhe ky i fundit kishte shprehur, gjithashtu falenderimet e tij pėr shėrbimet qė i kishte bėrė Vito Kapos nė Paris. Mė pas, nė bashkėbisedim e sipėr, Llambi Peēini i shpjegon: “Tani do tė dėrgojmė me njė detyrė tepėr speciale dhe sekrete. Gjė pėr tė cilėn ti nuk duhet tė flasėsh me asnjeri. Kėtė e kam porosi edhe nga shoku Kadri. Pėr kėtė problem do tė kenė dijeni vetėm katėr vetė, ministri, unė, ti dhe Javer Malo. Mbi bazėn e njė fondi, rreth 300 mijė dollarė, nga llogaria sekrete e Ministrisė sė Brendshme, do tė kėrkosh nė Paris, nė bashkėpunim me Javerin, njė vilė, e cila duhet tė sigurojė kushtet e sigurisė si dhe tė ketė komoditetin pėrkatės, pėr udhėheqės tė lartė tė patisė”. Budo tha “siurdhėron”, siē thonė ushtarakėt pasi marrin detyra, dhe u nis pėr nė Paris, por pa e ditur qė vila, qė do tė merrej me qira, apo blihej, do t“i shėrbente Enver Hoxhės, qė kishte gjithnjė nostalgji pėr kryeqytetin e Francės. Kėtu fillojnė dhe vėshtirėsitė, qė do tė vazhdonin me pėrplasje klanesh, pro dhe kundėr, debate tė Byrosė Politike si dhe hetuesitė e gjata pėr Budon. Problemi nuk ishte i thjeshtė, pasi ishte dekonspiruar njė aksion tepėr i rėndėsishėm. Tė intervistuarin e mori nė pyetje vetė Kadri Hazbiu, ministėr i Brendshėm, por edhe ai nuk mundi tė nxirrte asgjė nga vartėsi i tij. Debatin nė Byro e kishte ndezur Haki Toska, qė kishte marrė informacion, pėr vilėn e Enverit, nga zėvendėsdrejtori i Drejtorisė sė Sigurimit, Jaup Dabulla. Toska duke u nxjerrė pėrpara atyre qė donin qė Enveri “tė pushonte” jashtė shtetit njė vendim tė Byrosė Politike qė e ndalonte njė gjė tė tillė, pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik. Nė vazhdim pėr tė mėsuar mė shumė rreth ngjarjes mė tė mistershme tė viteve shtatėdhjetė lexoni intervistėn e Bekim Budos.

    Me gruan e ish-kryeministrit Shehu, njiheshit?
    Po. Madje me tė mė kujtohet edhe njė incident. Rregulli ishte i njohur. Fiqreti shoqėrohej nė vizitat e saj jashtė shtetit jo vetėm si e shoqja e Kryeministrit, qė kishte tė drejtėn e truprojės, por edhe si anėtare e KQ tė PPSH. Kam pasur rastin ta shoqėroj nė njė vizitė nė Vjenė. Me sa mė kujtohet, ajo lėvizte edhe vetėm. Pėr shembull, nė njė nga ato ditė, na vjen shoferi Sh.U. dhe na thotė se kishte qenė vetėm me Fiqretin nė Anvers dhe nė Pigal tė Parisit, pėr rreth 2 orė, vende qė nuk rekomandoheshin pėr diplomatėt dhe aq mė keq, shoferi kishte qėndruar nė makinė. Pra, ajo kishte dalė vetėm pėrreth dy orė. Ishte e natyrshme qė duhet tė shqetėsoheshim, pa pasur asnjė paragjykim tė keq, veē faktit tė pėrgjegjėsisė dhe tė detyrės pėr sigurimin e saj. Kėshtu vura nė dijeni Llambi Peēinin, qė e kisha pėrgjegjės, i cili e mori si me shaka dhe pas pak reagoi, duke thėnė se “duhet t’ia bėjmė prezent Kryeministrit”. Mė nė fund ramė dakord tė bisedonim me Fiqretin, e cila nuk pranoi pėr njė kohė tė gjatė tė bisedonte rreth kėsaj ēėshtjeje. Na u desh tė sajonim njė histori. Ashtu bėmė. Rreth kėsaj ngjarjeje mund tė shkruajė fletushka “Sharivari”, revistė franceze, qė merrej me jetėn private tė diplomatėve, tė VIP-ave etj., dhe prej kėsaj, mund ta merrte vesh Mehmeti dhe do tė bėnte namin! Natyrisht, ajo reagoi dhe pranoi se “kishte bėrė njė gabim tė pafalshėm” dhe se “nuk do ta pėrsėriste kurrė”, por na u lut qė ”tė mos vinim nė dijeni kryeministrin“. Edhe unė e Llambi bėmė ashtu siē ramė dakord me Fiqretin, nuk e vumė nė dijeni Mehmetin. Pas disa vitesh, ajo pranon pikėrisht se nė kėtė ditė, duke fiksuar kėtė datė se “e ka ndaluar njė person dhe i ka thėnė se ke tė fala nga Ēalamani, (Dushan Mugosha), i cili s’tė harron, por tė kujton”. Pikėrisht njė histori tė tillė pėrmend dhe Llambi nė po tė njėjtėn kohė, kur njė zbulues “francez” i thotė “qė t’i jepte tė birit tė Shehut njė mesazh, qė tė nxitonte nė realizimin e detyrave”.

    Ēfarė bėtė pasi morėt detyrėn?
    Pas kėsaj, pata njė dialog tė brendshėm dhe njė dilemė. Pyesja veten se pėrse dhe kujt i duhej kjo vilė. Duke ditur se shuma e parave ishte tejet jashtė normales pėr kohėn, si dhe pėr shėrbimet qė zakonisht kryeja, qė shkonin afėrsisht nga 3 mijė deri nė 5 mijė dollarė pėr njė muaj. Pra, kundėrshtoja faktin qė kėto para nuk mund tė shėrbenin pėr njė anėtar tė zakonshėm tė Byrosė Politike. Ndėrsa shėtisja afėr hotel “Dajti”, takova shoqėruesin e njė udhėheqėsi tė PK Marksiste-Leniniste tė Polonisė, qė mbahej ilegalisht nė njė vilė tė partisė nė Tiranė. Bim Shehu mė ftoi pėr njė kafe nė “Dajti” dhe mė tha se kishte dėgjuar se “pronari” i tij, do tė shkonte pėr vizitė nė Francė dhe se ishte vendosur qė me ta do tė shkoja edhe unė atje. Nga ky fakt, unė mendova se paratė pėr vilėn ishin pėr Kazhimiezh Mijal, pėr tė cilin kishin porositur njė paruke si dhe pėr t“i bėrė ndryshime nė fytyrė.

    Kush ishte ky person?
    Kazhimiezh Mijali ishte futur me kombinacion nga zbulimet sovjeto-polake nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė afrohej pranė stafit tė Enver Hoxhės pėr ta dezinformuar rreth problemeve politike dhe ideologjike tė Lindjes, si dhe pėr tė marrė informacion pėr pėrpjekjet qė bėnte politika shqiptare pėr t“u arfruar me Perėndimin. Ky kishte qenė zėvendėsministėr i Ministrisė Komunale nė Poloni. Ardhja e tij nė vendin tonė ėshtė bėrė nė fillim tė viteve shtatėdhjetė. Ėshtė fakt se Enver Hoxha nuk i besoi atij dhe Kazhimiezhi mbahej tėrėsisht i izoluar nė bazėn sekrete, nė Tiranė dhe nė Durrės. Mė vonė dolėn “informacione” nga buletini i fshehtė i Sigurimit Shqiptar se nė Paris ishte krijuar njė grup iredentistėsh polakė, tė cilėt kėrkonin tė “hakmerreshin” me Kazhimiezhin dhe PK tė Polonisė. Nė kėto kushte, Kazhimiezh nuk u dėrgua nė Paris, por u largua me dėshirėn e tij nė Kinė. Kombinacioni i tij dėshtoi.

    Kur u nisėt drejt Parisit nė shėrbimin special pėr tė gjetur vilėn?
    Menjėherė. Ishte fillimi i majit tė vitit 1973, kur mora avionin e shoqėrisė “Air Franc” dhe mbėrrita nė Paris, ku mė priti vetė ambasadori Javer Malo, qė kishte marrė porosi pėr kėtė gjė. Malo mė orientoi se si do ta realizoja detyrėn, duke mė rekomanduar disa vila rreth ambasadės dhe rezidencės sonė nė Paris, qė pak a shumė realizonin kushtet e sigurisė. Nė kėtė kohė nisa punėn, duke i parė vilat me radhė, por nuk mė mbushej mendja dhe nuk dakordonim me Javerin pėr qiranė e lartė, si dhe nuk kombinoheshin sa duhet siguria, largėsia nga ambasada. Kaloi rreth njė muaj dhe duke parė kohėn e gjatė qė kalova nė Paris i kėrkova ambasadorit qė tė kthehesha nė Tiranė, qė tė diskutoja rreth tre-katėr vilave tė mundshme me eprorėt e mi. Kėshtu bėra. Erdhi urdhri nga Kadri Hazbiu dhe u ktheva nė Shqipėri.

    Ēfarė ndodhi mė pas?
    Nė aeroport, nė Rinas, mė priti zėvendėsdrejtori i Drejtorisė sė Sigurimit, Jaup Dabulla. Ai mė pyeti disa herė se pėrse dhe me kė kisha shkuar nė Francė. “Mos ke vajtur mė Ramizin, apo me Manushin?”, mė pyeti Jaupi. Nuk i dhashė asnjė shpjegim, sepse e kisha sekret misionin tim. Kur shkuam nė zyrė, ai vijoi me pyetje tė gjata dhe pambarim. Ndėr tė tjera, ai mė tha se i kishte lėnė detyrė Llambi Peēini, para se tė shkonte nė Zvicėr, qė tė mė kėrkonte mua informacion pėr shėrbimin. Me thėnė tė drejtėn, unė i besova dhe i tregova rreth detyrės qė mė kishin ngarkuar. Pasi mbarova rrėfimin tim, ai mė tha se ky muhabet do tė mbetej midis nesh dhe se atij nuk i kisha thėnė gjė. Kjo mė vuri nė dyshim rreth thėnies sė tij se gjoja i kishte lėnė porosi Llambi qė tė mėsonte rreth shėrbimit tim. Pas disa ditėsh kthehet Peēini nga Zvicra dhe mė njoftoi nėpėrmjet telefonit qė tė paraqitesha menjėherė nė zyrėn e tij. Shkova nė zyrė dhe Llambi ishte tepėr i shqetėsuar, madje as pėr kortezi nuk mė pyeti se si kisha kaluar nė atė shėrbim, gjė tė cilėn e kishte si metodė pune. Kjo mė shqetėsoi, por mė tepėr u mėrzita kur dėgjova nga ai se kisha dekonspiruar shėrbimin.

    A patėt pasoja pėr dekonspirimin e shėrbimit?
    Po. Pas kėsaj filluan pyetjet dhe hetuesia “e famshme” nė atė kohė. Llambi Peēini pyeste shpesh se a e kisha takuar Jaupin dhe ē“kisha biseduar me tė. Shpesh thoshte: “Jeni dhe patriotė bashkė”. Qėndrimi im ishte mohues rreth takimit me Jaupin. Rreth dy orė vazhdoi hetuesia dhe nė fund Peēini mori nė telefon Kadri Hazbiun, i cili urdhėroi qė pas tri ditėsh tė paraqitesha rreth orės tetė tė mėngjesit nė zyrėn e tij. Ndėrkohė, Jaupi vjen nė shtėpinė time me makinė dhe mė thotė se Haki Toska ishte tejet i sėmurė nga zemra. Natyrisht, mė erdhi keq dhe pranova tė shkoj me tė. Ai me la afėr shkollės “11 Janari”, pranė shtėpisė sė Hakiut. Ndėrsa ushtari po bisedonte me disa njerėz, unė pėrfitova nga rasti tė kaloja. Hyra nė shtėpinė e Hakiut, qė mė priste nė verandė. Ai mė tha: “Hajde mor Bekim se e bėre Parisin, Kordhocė” (lagje nė Gjirokastėr). U ulėm. Nė njė moment reflektimi kuptova se kėtu diēka nuk shkonte. Hakiu nisi tė mė pyeste se pėrse kisha shkuar nė Paris. I thashė se mė kishin ngarkuar me njė shėrbim. Ai dukej se kishte informacion qė, sipas mendimit tim, mund tė kishte marrė nga miku i tij, Jaupi. Atėherė i shpjegova se detyrėn e kisha marrė nga Kadri Hazbiu dhe bėhej fjalė pėr tė marrė njė vilė me qira. I thashė gjithashtu se mė kishin vėnė nė dispozicion njė sasi tė madhe dollarėsh me vete dhe tė tjera. Haki Toska mė pyeti se ku i kishim gjetur paratė dhe se pėr cilin udhėheqės do tė merrej me qira vila. I shpreha mendimin tim se vila mund tė merrej pėr Kazhimiezh Mijalin. Ai u tall me mua madje, duke nxjerrė dhe gjuhėn. “Ē“Kazhimiezh mavria. Pse pėr tė do tė shpenzoheshin 300 mijė dollarė?”, pyeti Hakiu. Kaq u mbyll dhe biseda midis nesh.

    U takuat me Kadriun?
    Po. Ditėn e hėnė, nė orėn tetė tė mėngjesit, shkova nė zyrėn e Kadri Hazbiut, ku asistonte edhe Llambi Peēini. Kisha marrė me vete dhe njė ēantė, ku kisha futur njė ēakmak “Ronson” dhe njė kuti duhani, pėr t“ia bėrė dhuratė Kadriut, pasi mė kishte thėnė Llambi dikur se ministri nuk kishte kuti duhani. Nxora nga ēanta dhuratėn dhe ia zgjata ministrit, i cili qeshi e pranoi dhe mė falenderoi. Mė pas biseda u zhvillua normale dhe e pėrzemėrt. Mė pyeti rreth familjes, si shkova, si erdha nga Parisi dhe tė tjera, qė ne u themi pėr tė vendosur kontaktin psikologjik dhe kėto i dinte mirė Kadriu dhe i zbatonte gjithnjė. Pas pak u futėm nė temė. Kadriu nuk vonoi dhe pyeti: “Kur u ktheve nga Parisi, me kė u takove?”. I thashė se kisha shkuar drejt e nė shtėpi dhe nuk isha takuar me njeri. Mė pas, ai vijoi me tė tjera pyetje dhe unė mbaja tė njėjtin qėndrim se nuk kisha takuar e biseduar me asnjė njeri. Pastaj ai mė tha: “I rregullove marrėdhėniet me Jaupin?”. Ju pėrgjigja se me Jaupin kisha shkuar gjithnjė mirė, por ai e mohoi thėnien time. “Me Nestin, bodigardin e Haki Toskės ke shoqėri”, vijoi me njė tjetėr pyetje Kadriu. E pohova njė gjė tė tillė, por nuk pranova se e kisha takuar edhe kėtė. “Po te Hakiu, dėgjova se ishte pa qejf, ke qenė?”, ripyeti Kadriu. Insistova se nuk kisha qenė as atje. Kėtė e thashė pasi kėshtu mė kishte porositur edhe Haki Toska kur shkova nė shtėpinė e tij. Pyetje-pėrgjigjet vazhduan pėrreth dy orė, por unė i qėndrova mohimit tė takimeve dhe bisedave me ndokėnd deri nė fund.

    Ēfarė mėsove mė vonė pėr kėtė shėrbim tė rėndėsishėm?
    Mė pas mė thirri Haki Toska nė shtėpi. Atje ai mė shpjegoi gjithēka rreth shėrbimit tim. Ai mė tha: “Qė pas prishjes me sovjetikėt, ne nė Byro kishim marrė njė vendim qė Enver Hoxhėn nuk do ta dėrgonim mė jashtė shtetit. Nėse ishte e domosdoshme pėr probleme shėndeti e tė tjara si kėto, do tė binim deri laborator e mjekė tė shquar nė Shqipėri pėr ta ekzaminuar dhe shėruar. Ajo historia me Kazhimizhin ishte njė broēkull. Atė nuk e `hėngrėm` ne”. Nga ky sqarim, unė nxora pėrfundimin se Jaupi i kishte thėnė Hakiut pėr atė shėrbim qė unė kreva nė Paris dhe Hakiu mund ta kishte ngritur kėtė nė Byronė Politike, por nuk mund t“ia kishte thėnė edhe vetė Enverit pėr atė qė po ndodhte nė Ministrinė e Brendshme. Kėtu shpjegova gjithė atė presion psikologjik dha atė hetuesi qė m“u bė.

    Pse i prishte punė Kadriut dekonspirimi i shėrbimit tuaj?
    Sė pari, do tė kėrkohej se kush ishte burimi i parave qė viheshin nė dispozicion pėr tė marrė me qira, ose pėr tė blerė vilėn pėr udhėheqėsin Hoxha. Unė e dija qė kishte njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave, qė rregullonte problemin e shpenzimeve jashtė shtetit, gjė qė nuk ishte nė kompetencė tė Ministrisė sė Brendshme dhe as tė Kėshillit tė Ministrave, por njė problem ku vendoste Enveri ose Byroja Politike. Sė dyti, duke qenė se ishim nė dijeni tė vendimit tė Byrosė Politike, qė e ndalonte Enver Hoxhėn, pas prishjes me sovjetikėt, tė dilte jashtė shtetit, Kadriu ishte i pari qė duhet ta zbatonte, prandaj dhe ky dekonspirim ishte ideuar i tėri nga Kadriu, ose dikush tjetėr mė sipėr tij.

    Pse kaloi nė heshtje ky problem?
    Mendoj se dilnin disa sekrete, tė cilat mund tė mos diheshin nga vetė Hoxha, si pėr shembull problemi i kontrabandės sė cigareve qė shkonte rreth 3-4 milionė dollarė nė vit, nga njė grup i vogėl njerėzish dhe i padekonspiruar nė masė, qė lidhej direkt me “Kamorėn” italiane pėr kontrabandėn e cigareve dhe tė tjera si kėto. Mund tė lindnin dyshime se kėto veprime bėheshin pėr tė eliminuar Enver Hoxhėn, nė pėrputhje me planet e UDB-sė (SDB) jugosllave, qė nė kėtė periudhė kishte intensifikuar veprimtarinė agjenturore, duke marrė shkas dhe nga ngjarjet nė Kosovė, demonstratat atje...

    vijon nesėr



    Nesėr do tė lexoni

    Incidentet e dy vizitave tė Beqir Ballukut, ish-ministėr i Mbrojtjes nė Paris
    Pse u vėshtirėsua shėrbimi pėr ruajtjen e delegacionit tė lartė ushtarak nė kryeqytetin francez, pasi ai u kthye nga vizita nė Kinė
    Takimet e mistershme tė ish-byroistit Balluku me dy agjentėt e shėrbimit italian gjatė udhėtimit me tren nga Parisi nė Romė dhe dyqanin ku ndaloheshin te shkonin diplomatėt
    Kombinacionet e shėrbimeve tė fshehta pėr tė mėsuar rreth marrėveshjeve ushtarake qė Shqipėria kishte bėrė me shtetin e madh aziatik tė Maos

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  3. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 18:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  5. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 03:07

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •