I barabartė me oshėnarėt e lashtė pėrsa i pėrket pėrulėsisė, pafajshmėrisė fėminore, mirėsisė, durimit, kreshmės, lutjes sė pandalur dhe pulsit liturgjik tė lodhshėm. U shpall shenjt nė vitin 1992. Lindi mė 1851, nė ishullin Naxos, nė detin Egje, nga prindėr shpresėtarė tė pasur. 14 vjeē ngeli jetim dhe shkoi nė Athinė me nėnėn e tij, e cila e martoi kur ishte 17 vjeē me Elenin, por ngeli i ve gjatė lindjes sė djalit tė tij. Murg tashmė, u hirotonis dhjak mė 28.7.1879 dhe prift nė vitin 1884. Kryesisht meshonte nė njė kishė tė largėt tė Athinės, me grigjė vetėm tetė familje! Meshonte dhe nė kishėza larg qendrave tė banimit ku shumė herė psallt ishte letrari i famshėm Aleksandėr Papadiamanti, i cili e lavdėron nė shkrimet e tij. Meshonte i ēmaterializuar pėr gjysmė shekulli, pėrditė, madje edhe nė Kreshmėn e Madhe - nuk u sėmur asnjėherė! Njė herė qė i mungoi buka e meshės, gjeti njė nė Tryezėn e Shenjtė. Mėngjesorja dhe Liturgjia zgjasnin shtatė orė (!) pasi proskomidhia zgjaste dy orė: Pėrkujtonte vite tė tera emrat qė i jepnin besimtarėt - ishin fajdet e tij thoshte - pėr tė cilat pranonte me tė njėjtėn predispozitė nga sasira tė vogla deri nė sasira shumė tė mėdha. Por, i shpėrndante menjėherė tek nevojtarėt, prandaj atė e mirėprisnin tė tjerėt. Konsiderohej bekim i madh futja e tij nė shtėpi ose nė karrocė dhe prania e tij shkaktonte ndjenjė respekti megjithėse ishte i shkujdesur, gagaē, i pashkolluar; nuk dinte as kush ishte kryeministėr. Bėnte agripni shumorėshe, celebronte nepėr pallate aristokratėsh dhe kasolle, rrėfente me urtėsi. Shenjtorėt dhe engjėjt bashkėbisedonin me tė dhe bėnin bamirėsi pėr tė dhe pėr ata qė dėshironte ai; tejshikonte ngjarje, mėkate; profetizonte; gabimisht meshoi dhe piu verė me helm, duke mos pėsuar gjė; fluturonte (lėvizte nė mėnyrė tė mistershme) dhe duke meshuar ecte nė ajėr; disa qė nuk e respektonin u dėnuan dhe u korrigjuan; netėve, por edhe gjatė kohės tjetėr i ndriēonte njė dritė; shėronte dhe kafshėt; gjatė njė rrebeshi nuk u lag; e pa nė ėndėrr njė grua e cila pati dobi shpirtėrore nga kjo ėndėrr - ai e dinte ėndrrėn. Nė njė ditė zyrtare tė kishės epitropėt i thanė tri herė qė tė meshonte diku tjetėr dhe tė tri herėt e kthyen mbrapsht kėrkesėn e tyre. Gjyshi gjithmonė pėrgjigjej Me kėnaqėsi. Fjeti nė vitin 1932 dhe u varros nga kryepiskopi, i paprishur, vetėm pas tri ditėsh, pėr shkak se erdhi gjithė qyteti i Athinės pėr ta nderuar. Pas njėzet vjetėsh, kur u zhvarrosėn eshtrat e tij, ato lėshuan aromė. Bashkoi ēifte, shėroi dhe bėnte mrekulli edhe pas vdekjes.
Krijoni Kontakt