Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri

    "Nje mori e madhe njerezish ishte burgosur ne cdo vend" - shkroi nje deshmitar okular. "Burgjet e pergatitura per vrasesit edhe plackitesit -- ishin mbushur me Episkope, prifterinj, diakone.....keshtu qe nuk kish me vend per ata qe ndeshkoheshin per krime"


    Sot zor se do te besohej se i mocmi Shen Nikolla te kete qene ne burg. Por Shen nikolla eshte me teper njeriu i historise se Krishtlindjeve per femijet. Ai ishte me te vertete prej mishi e gjaku, nje i burgosur per shkak te Krishtit, Episkopi i qytetit Mesdhetar, Miras.

    Sikur na e tregojne edhe biografet me te hershem, ai lindi ne nje familje te pasur ne qytetin e Patares, andej nga viti 270 A.D. Ishte ende i ri, kur e jema edhe i ati i vdiqen, duke i lene keshtu nje pasuri te madhe.

    Qe prej adoleshences se tij, Shen Nikolla u verejt per pershpirtshmeri. Ai pat degjuar per nje familje ne mjerim edhe qe nuk kishin as te hanin. Ati i shtepise nuk kishte te holla as per ushqim, e jo me per pajen qe i nevojitej per te tre bijat e tij, edhe keshtu qe po pergatitej ta nxirrte me te madhen nga bijat ne rruge, per te nxjerre buken e gojes si prostitute.

    Nen mbulesen e nates, Shen Nikolla i hodhi nje shporte me monedha ari nepermjet dritares te baneses se tyre te varfer. Ne mengjes i ati veren arin edhe gezohet, pasi hallet e familjes mbaruan, edhe nderi i se bijes u ruajt, po ashtu u sigurua edhe paja per martesen. Pas disa kohesh, Shen Nikolla ne fshehtesi, i dhuroi edhe shumen per pajen e bijes se dyte, edhe pak me vone per te treten po ashtu.

    Por ne heren e trete, i ati i vajzes po rrinte ne pergjim. Sapo u hodh canta me ar mbi dysheme, ai e gjurmoi edhe e zuri Shen Nikollen, i cili ishte parashikuar qe te mos mbetej i panjohur per kete akt pershpirtshmerie. Shen Nikolla i kerkoi atij premtimin se nuk do ti thosh askujt se ishte ai qe e kish ndihmuar familjen e tij. Me vone Shen Nikolla e braktis gjene e tij per tiu pergjigjur thirrjes prifterore.

    Ne nje qytet prane, Mira, Peshkopi qe mbikeqyrte te gjitha Kishat e zones vdiq, edhe keshtu ishin mbledhur te gjithe peshkopet edhe prifterinjte prej qyteteve edhe fshatrave te tjera - midis te cileve edhe Shen Nikolla - ishin mbledhur per te zgjedhur pasuesin.

    Shen Nikolla kish zakonin qe te cohej heret per cdo mengjes edhe te shkonte ne Kishe per tu lutur. Ate mengjes nje prift ne moshe po e priste ne Aiodhime. "Kush jeni ju, biri im?" E pyeti ai.

    "Nikolla mekatari", iu pergjigj i riu. "Edhe une jam sherbetori yt" - thote plaku.

    "Eja me mua" - edhe duke ndjekur priftin ne moshe, ata shkuan ne nje dhome, ku ishin mbledhur te gjithe peshkopet. Prifti ne moshe iu drejtua keshtu kuvendit. "Une pata nje vizion, qe i pari qe do te hyje ne Kishe ne mengjes, do te jete Peshkopi i ri i Miras. Ja ku e keni njeriun; Nikolla."

    Edhe ne fakt ata e zgjodhen ate per Peshkop. Shen Nikolla do ta drejtonte grigjen e tij pergjate historise me te trishtshme.

    Ne vitin 303 A.D, perandori romak Diokleciani, urdheroi persekutim brutal te te gjithe te krishtereve. Ata qe dyshoheshin se ndiqnin Zotin, urdheroheshin qe tu sakrifikonin perendive pagane. Nikolla edhe mijera te tjere refuzuan.

    Prifterinj, peshkope edhe civila u hudhen neper burgje. U ndermorren tortura te ashpra kunder te krishtereve neper te gjithe perandorine. Besimtaret iu dhane per ushqim bishave, disa u detyruan qe te luftojne me gladiatoret, ndersa turma gjaketura therrisnin per vdekje. Gra qe pesuan tortura cnjerezore. Shenjter qe u rrahen deri ne pandjenja, e te tjere qe iu vu flaka, ndersa ishin ende gjalle.

    Megjithate, ky persekutim nuk mundi qe ta shfarose krishterimin, por me teper ai u perhap. Peshkopi i shekullit te trete, Tertuliani, shkroi: "Gjaku i Martireve eshte fara e Kishes."

    Ata qe i mbijetuan dhomave te torturave te Dioklecianit, u quajten "shenjtore", ose "konfesore (Rrefyesit)" prej njerezve, per shkak se ata nuk e braktisen Rrefimin e tyre se Jisu Krishti eshte Zot. Shen Nikolla ishte nje nga ato.

    Si perfundim, pas vitesh burgimi, dyert e hekurta u hapen edhe shen Nikolla doli jashte, i liruar prej dekretit te perandorit te ri, Shen Konstandinit. Si hyri serish ne qytetin e tij, njerezit e vet e rrethuan me thirrje: "Nikolla Rrefyesi! Shen nikolla u kthye ne shtepi."

    Dhespoti u rrah, por nuk u thye. Ai i sherbeu njerezve te Krishtit per 30-vite te tjera. Me lutjet e tija pergjeruese edhe besen e nje ushtari te sprovuar, shpetuan edhe u sheruan shume njerez. Ai po ashtu morri pjese ne Keshillin Ekumenik te Niceas ne 325 A.D, edhe fjeti ne 6-Dhjetor, andej nga viti 343, nje legjende e gjalle, i dashur prej te gjithe qytetit.

    Ngjyra e kuqe e veshjes se plakut te vitit te ri, santa klausit etj, na rikujton ende veshjen e Dhespoteve. Dhuratat qe sillen fshehtasi ende mbremjen e Krishtlindjes, na rikujton shpirtgjeresine e tij te perulur ndaj te tre vajzave.

    Edhe sot po te ish gjalle, shenjtori do ta hiqte vemendjen nga vetvetja. Ashtu sikur beri edhe ne te kaluaren, edhe sot ai vetem do drejtonte njerezit per nga Mesuesi i tij.

    "Une jam Nikolla mekatari - do thosh shenjtori - Nikolla, sherbetori i Jesu Krishtit."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 12-12-2002 mė 06:14

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shume materiale interesante na sjell Klod, pergezime.

    Meqe u hap kjo teme doja te pyesja anetaret e tjere.. kjo eshte per te gjithe historia e Plakut te Vitit te Ri? Nese ka histori te tjera... qe vende apo kontinente te tjere i besojne, le te sillen ketu, per nje njohje me te thelle te te gjitheve.

    Edhe nje here pershendetje,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me te vertete intersante ...te lumte Klod
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    20,606
    Faleminderit
    28
    323 falenderime nė 246 postime
    Shen Kolli po vjen me dhurata...

Tema tė Ngjashme

  1. Dita e Shėn Nikolla - 6 dhjetor
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 14:43
  2. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  3. Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn...!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 10-05-2012, 13:37
  4. Niko Nikolla
    Nga Ladi05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 19:23
  5. At Nikolla Marku akuzon Janullatosin pėr mashtrim
    Nga Hyllien nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 08-12-2004, 16:28

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •