Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 23
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime

    Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar

    Kush ishte Onufri

    E Premte, 01 Korrik 2005

    Onufri eshte i njohur si piktori me i madh ikonograf i Shqiperise. Megjithate, ai eshte zbuluar vetem ne vitet '40- nga nje shkencetare bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i te ciles e beri qe te qendronte ne Shqiperi, pas nje kalvari qe e ka lidhjen qe me Revolucionin socialist me 1917 ne Rusi. Piktori Maks Velo ka meriten se ngjalli kujtimin e saj pak vite me pare dhe ka bere nje pikture ne te gjalle te saj bashke me bashkeshortin e saj.

    Onufri ka lindur ne shekullin e XVI ne Shqiperine e Mesme. Ka hamendesira per ne Berat, sipas asaj qe ai ka thene, por edhe ne Shpat, ku ne kishen e vogel te Valshit, qe ai e ka pikturuar vete- eshte ende nje varr i paidentifikuar. Mendohet se ka lindur me 12 Qershor sepse eshte Dita e Shen Onufrit. Ky i fundit ka qene nje shenjt asket ne fillimet e Kristianizmit. Ne fakt ka lindur ne nje periudhe shume aktive. Skenderbeu, heroi yne kombetar, kishte vdekur para nje gjysme shekulli, ndersa Osmanet kishin pushtuar te gjithe Shqiperine. Duhet thene se bashke me te -tashme edhe rezistenca e famshme shqiptare kishte rene dhe turqit filluan te mendonin per organizimin e brendshem te ketij vendi krejt te rrenuar. Ata ndertuan keshtjella, rregulluan administraten dhe u munduan te konvertonin shqiptaret. Ne Shpat, shqiptaret shpetuan nga Islamizmi duke mbajtur dy identitete. Ndersa Kristianizmi, nje shenje te rezistences se saj- kishte edhe motivet kristiane, qe ishin nje shenje e afirmimit shpirteror dhe mospajtimit me pushtimin turk, ndaj kuptohet lehte vlera e punes se Onufrit.

    Per te qene te sinqerte dihet fare pak nga jeta e Onufrit. Deri ne vitin 1547, ai pikturoi ne Berat. Me 1547 ne Berat dhe Kostur dhe me 1555 ne Shelcan. Ne fakt, pak me pare dora e tij ka pikturuar edhe ne fshatin e vogel te Valshit me 1554. Dr.Zeqo ka pare dhe kishen ku ai mendohet se ka punuar me 1527 ne Maqedoni. Ai i nenshkronte punet e tij te artit me titullin "Protopapa", qe tregonte se kishte nje rang te konsiderushem ne hierarkine ekleziastike te Bizantit. Ai formoi dhe shkollen e tij te pikturimit, qe u vazhdua nga i biri i tij Nikolla, nga Onufer Qiprioti dhe nga Konstandin Shpataraku.

    Ne kohen e Onufrit, piktural sakrale bizantine ndiqnin kanonet e Paleologeve. Kur, ai pikturonte motivet bizantine duhet thene se Onufri e lironte veten nga ngushtimet qe i imponoheshin ne artin e tij. Ai ka pikturuar peisazhe, qytete, fshatare, barinj shqiptare dhe vecanerisht skalores. Shen Gjergji, qe ka bere ai, mendohet si nje nga kaloresit qe ka luftuar ne autoritetin e Skenderbeut dhe eshte shenjti yne kryesor kombetar. Nga stili i tij mund te hamendesojme qe ka elemente, qe mund ta afrosh ate me Rilindjen Evropiane. Ai ka qene nje mjeshter i portretit, duke u futur me aq sa mundi ne boten e brendshme te karaktereve te tij. Ne punen e tij, ai nuk ndoqi ligjet e perspektives negative, qe do te thoshin- objektet e largeta- ti bente me te aferta se ato- qe ishin ne planin e pare. Tek, Ai shihet dhe fillesa e piktures realiste te peisazhit.

    Por, tipari me karakteristik i tij eshte e kuqja, qe ai e aplikoi jo vetem ne ikona por edhe ne afreske, qe sot eshte e njohur me "E kuqja" e Onufrit. Sot, nuk njihet menyra sesi ai e pergatiste te kuqen dhe keshtu ai e ka arkivuar kete teknologji bashke me historine e vetesse tij ne boten mistike, ne ate bote qe u mundua te gjithe jeten vete te pikturonte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 03:11

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    Nga frika e vjedhjes, tek çertifikimi i ikonave. Ikonostasi gjigant, në gjendje kritike. 15 vjet pa u vënë dorë

    “Onufri” pasuri që i mungon botës

    S.Gozhina

    BERAT- Muzeu “Onufri” është një nga pasuritë më të mëdha kulturore, jo vetëm kombëtare të trashëgimisë sonë. Ky muze që mban emrin e piktorit ikonograf shqiptar Onufrit të madh, është i vendosur në Kalanë Mesjetare të qytetit të Beratit. I konceptuar e i organizuar në mjediset e Katedrales së Shën Mërisë, i ndërtuar në vitin 1797, pra mbi themelet e një kishe më të vjetër, por me të njëjtin emër. Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qëndrore e kishës, altari dhe një sërë mjedisesh ndihmëse. Në anën jugore të befason një portik i hapur me sistem harqesh dhe kolona të gurta. Hapësirat me pamje nga qielli kanë për ombrellë dy kupola të mëdha. “Mbreti” i ikonave, i cili qëndron me përmasa gjigante në pjesën ballore, është Ikonostasi që daton më 1806. Mrekullia e mrekullive mbeten 170 ikona, shumica të shkollës së Onufrit, Shpatarakut dhe piktorëve të tjerë.

    Vlerat
    Vlerat qëndrojnë jo vetëm në konstruksionin e godinës, vlerësuar si një variant i rëndësishëm i arkitekturës së kultit në fazën e kalimit nga shek. XVIII në atë të shek. XIX, por mbi të gjitha, ato pasuri ikonografike që ruhen dhe ekspozohen brenda muzeut. Sipas drejtorit të këtij muzeu, Kastriot Dervishi, brenda kësaj godine ndodhen 170 ikona nga të cilat 106 i përkasin shkollës së Onufrit. Dervishi thotë se vendosja e muzeut mbi një kishë të vjetër është një rast unikal në historinë ikonografike. Vetëm kjo ndërlidhje vlerash ua qindfishon vlerat ikonave. “Ikonat janë në shtëpinë e tyre”, thotë drejtori Dervishi. Tjetër vlerë që duhet llogaritur, është edhe fakti që ky muze ndodhet në “metropolin” e muzeve, siç është Kalaja Mesjetare e Beratit. Nuk ka vizitor vendas apo i huaj që të vijë në Berat e të mos ngjitet në Kala, qoftë edhe për të bërë një fotografi. Kaq mjafton që në hyrje të Portës së Kalasë të përballesh me Muzeun “Onufri”, ku numri i vizitorëve të huaj ende është minimal, rreth 200 të tillë në muaj. Vlerat e kësaj pasurie, gjithmonë sipas drejtorit Kastriot Dervishi duhet të shfrytëzohen dhe të bëhen burim financimi. Edhe pse dy vitet e fundit numri vizitorëve të huaj dhe të ardhurat janë dyfishuar, përsëri duhet më shumë menaxhim e informacion. “Kohët e fundit është hapur edhe një faqe në internet. Tani po bëhen përpjekje për vendosjen e lidhjeve me Angjenci Turistike, brenda dhe jashtë vendit. Gjithsesi i rëndësishëm mbetet krijimi i mjedisit informativ brenda muzeut”,- shton Dervishi

    Përvoja
    Meraku i drejtuesit dhe punonjësve të muzeut vazhdon të jetë ruajtja e vlerave ikonografike, në kuptimin që ato të trajtohen e restaurohen. Përvoja kombëtare e hidhur gjatë vitit ‘97, tashmë nuk ka asnjë gjurmë. Nëse atëherë shtrohej problemi për të ruajtur ikonat nga grabitësit, sot çdo ikonë ka kartelën dhe çertifikatën e saj, me foto dhe të dhëna. Puna nisi me rikonstruksionin e plotë të godinës, me qëllim evitimin e lagështisë e cila konsiderohet armiku kryesor i këtyre vlerave. Më pas u bënë restaurime në mjediset e brendshme dhe sot muzeu merr frymë lirisht, pasi ka arritur parametrat bashkëkohorë. “Shumica e ikonave,- thotë Dervishi,- pas viteve 2000 ishin të dëmtuara. Kjo situatë i detyroi drejtuesit aktualë që të gjenin burime financimi për ndërhyrjet restauruese. Konkretisht, brenda një periudhe 3-vjeçare u zbatua projekti i restaurimit të 50 ikonave dhe pjesëve të veçanta të ndërtesës. Financimi u bë nga Regjioni i Lombardisë dhe ikonat e restauruara janë pjesë e ekspozitës së Muzeut “Onufri”.

    Ikonostasi
    Drejtori i Muzeut “Onufri” shpjegon se jo të gjitha problemet janë zgjidhur. Kanë mbetur pa u restauruar 30 ikona. Por më problematiku është ikonostasi me përmasa 11.6 m X 5 m. Është i vitit 1806. Kjo pasuri e krijuar nga druri i arrës dhe e larë në ar, ka 15 vjet që nuk njeh asnjë ndërhyrje apo trajtim, çka do të thotë se çdo ditë që kalon ndikon negativisht në vlerat e kësaj vepre mahnitëse, një nga bukuritë më të rralla të muzeut. Kjo është një çështje që nuk mund të zgjidhet vetëm nga drejtoria e muzeut. Dervishi thotë se në mirëkuptim me Insitutin e Monumenteve është gati një projekt, madje preventivat kanë përfunduar, dhe pritet që të restaurohet Ikonostasi dhe 30 ikonat. Një problem tjetër, që sipas drejtorit Dervishi mbetet për t’u diskutuar janë një mori ikonash të cilat me një vendim ministror në epokën e para viteve ’90 i kanë kaluar Muzeut Mesjetar të Artit në Korçë, duke i pasqyruar si të tijat.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ky muze eshten je nga me te bukurit dhe historikisht, me me vlere ne Shqiperi ku nderthuret historia dhe estetika ne menyren e vete me te mire.

    Megjitehse i vogel, eshte shume terheqes. Me vjen keq qe nuk bejne fushata reklamimi te mira per te-- shqiptaret kane shume per te mesuar e realizuar planet e PR dhe reklames-- po lexoja tek ekonomisti qe vendet balltike te ish-rusise jane hsume agresive ne reklamimin e kishave ortodokse dhe muze te tilla.

    Nejse, me behet qejfi qe kujdesen per te-- une do ta vizitoj prape kur te kthehem ne atdhe.
    TBD

  4. #4
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    une, jo per mendjemadhesi, mbase mund te kem koleksionin me te madh te fotove me ikonat e Onufrit, Onufer Qipriotit dhe Nikolla Onufrit.. bile me duket se kam dhe Konstantin Shpatarakun.. fotot i kam bere vete, gjate viteve 1999-2000.. duhet t'i vendos ketu si skedare apo te forumi i artit? Gjithashtu, sa eshte mundesia per cdo anetar ne madhesine e skedareve qe mund te hedhe ketu, (sepse deri tani i kam rreth 500 kb - skedare, me duket)?
    Prektora

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Onufri

    Nje nga pikturat me te bukura, te mjeshtrit me i madh shqipetar te ikonografise, Onufri, eshte kjo qe eshte bashkengjitur. "Konstandini dhe Elena"

    Karakteristike eshte perdorimi i nje te kuqeje te vecante, qe nuk vihet re ne shkollat e tjera te ikonografise bizantine.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 17-11-2005 mė 23:47
    Prektora

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,177
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Sh. bukur! A ka mundesi te sillni ketu disa nga veprat me te njohura te Onufrit?
    Flm.

  7. #7
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Deisis

    Nje nga kryeveprat e Onufrit, "Deisis". Paraqitet vetem pjesa qendrore e saj sepse eshte e pamundur te bashkengjitet e gjithe ikona, duke qene se ka nga 6 apostuj ne te dy anet qe e rrethojne, dhe eshte shume e gjate horizontalisht. Per te patur nje ide me te mire rreth punimit artistik qe eshte kryer nga Onufri, ky piktor i mrekullueshem shqiptar, bashkengjitur si detaj eshte edhe koka e Krishtit e cila gjendet ne pjesen qendrore te kesaj pjese te ikones.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 17-11-2005 mė 22:34 Arsyeja: +
    Prektora

  8. #8
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Krishti Pantokrator

    Kjo lloj ikone eshte pikturuar ne disa variante nga mjeshtri i madh, por edhe nga Onufer Qiprioti dhe Nikolla Onufri, djali i Onufrit. Pantokrator vjen nga greqishtja dhe do te thote "Sundues i gjithckaje". Imazhi i kesaj lloj ikone shpreh realitetin qendror te besimit te krishtere, madheshtine hyjnore te zotit dhe misherimin e tij ne personin e Krishtit (flasim per ate qe mundohet te shprehe piktura).

    Krishti paraqitet gjithmone duke veshtruar drejt shikuesit dhe eshte veshur ne tunike te kuqe dhe mantel blu, pra pak a shume ne menyre simbolike manteli blu tregon misterin e jetes se tij hyjnore, dhe tunika e kuqe gjakun njerezor qe ai derdh per shpetimin e njerezve. Ne doren e majte ai mban Fjalen e Shenjte dhe doren e djathte e ka te ngritur, duke bekuar.

    me poshte, nje nga variantet e "Krishti Pantokrator" te Onufrit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Prektora

  9. #9
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,919
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    (vijon - K. P.)

    Nje tjeter ikone me subjekt "Krishti Pantokrator".

    Per mendimin tim, nga ato qe kam arritur te shoh, kjo eshte ikona me e bukur/(mbase qe me pelqen personalisht me shume) e pikturuar nga Onufri. Sidomos syve iu ka dhene jete si te asnje ikone tjeter.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    Debat shkencor për Onufrin

    NIKOLLA, BIR I ONUFRIT DHE JO I ONUFËR QIPRIOTIT

    Nga Mustafa Arapi
    piktor, restaurator


    Artikulli merr shkas nga shkrimi i z. Hasan Nallbani: “Pikturat mesjetare dhe piktorët në kishat e kalasë së qytetit të Beratit”, e kumtuar në simpoziumin “2000 vjet art dhe kulturë kishtare në Shqipëri”, organizuar në Tiranë nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, në vitin 2000. Ai ka për qëllim: Nëpërmjet të dhënave të reja të kundërshtojë argumentet se Nikolla Onufri është bir i Onufër Qipriotit dhe jo i Onufrit, mjeshtrit të madh. Krahas argumenteve që do të paraqes, sigurisht që do të sjell të dhëna të reja për ikonografin Onufër Qiprioti.

    Siç dihet, kur flasim për shekullin XVI, kemi parasysh elitën e piktorëve të asaj kohe, e përbërë prej Onufrit, Nikolla Onufrit dhe Onufër Qipriotit. Që të tre kontribuan në themelimin e Shkollës së Beratit. Autori në fjalë bën pyetjen: “Nga vjen Qiprioti dhe çfarë tradite përfaqëson?” dhe në vazhdim nuk jep asnjë të dhënë për prejardhjen e tij, si dhe vendin ku u formua si ikonograf, duke arritur në konkluzionin, se Nikolla është bir i Onufër Qipriotit.
    “Jam bir i Onufrit” - Nikolla e shkruan në dy mbishkrime të lëna në afresket e kishës “Shën Mari Vllaherna” në Berat dhe tjetrën mbrapa një ikone… Për këtë studiuesi Theofan Popa shkruan:
    “Në verën e vitit 1956, ekspedita e Institutit të Shkencave, zbuloi në Berat (në kishën shumë të moçme të Shën Marisë Vllaherna) një mbishkrim që na bën të njohim Nikollën si bir të Onufrit me këto fjalë, “… dhe piktori Nikolla, bir i Onufrit, viti 1578”. Me këtë rast piktori Nikolla për herë të parë identifikohet si bir i Onufrit” (Th. Popa, “Piktorët mesjetarë shqiptarë”).
    Për mbishkrimin e dytë: “Në verën e vitit 1960, na u dha rasti të deshifrojmë në Berat, në kishën e Vllahernës, mbrapa një ikone të Shën Marisë, një mbishkrim autograf të Nikollës me nënshkrimin e tij: … Nikolla i Onufrit. Pranë nënshkrimit, Nikolla kishte vizatuar edhe një skicë shenjtori”. (Th. Popa, “Onufri, ikonograf i shquar shqiptar”).
    Në lidhje me këtë çështje, në artikullin tim të botuar më parë në revistën “Monumentet” viti 2004, kam deklaruar se sipas një shkrimi të botuar në guidën “Byzantine Museum Holy See of Paphos) 1987 Kochlias Publications Nikosia, se:
    “Më 1571, kur Qiproja pushtohet nga turqit, shumë prej ikonografëve vendas si, Joan Qiprioti ose Onufër Qiprioti, largohen nga vendi dhe vendosen në Venedik apo në vende të tjera, ku shtypja ishte më e pakët”. Në këtë vit, mundet të ketë qenë një piktor i ri rreth të njëzetave, i paformuar dhe i panjohur në Qipro. Sipas një korrespondence me shkrim që kam pasur me Departamentin e Antikitetit të Nikosias, si dhe me studiues të kësaj fushe, thuhet, se vepra të këtij autori nuk gjenden në Qipro. Pas largimit, Qiprioti mundet të jetë vendosur në Venecia apo në ndonjë qytet si Firence ose Siena. Pas njëzet vjetësh qëndrimi në Itali, e pikërisht në vitin 1591, ai shfaqet në kalanë e Beratit me mbishkrimin e lënë në afreskun e mureve të kishës “Shën Kolli”, të kalasë së Beratit dhe ky mundet të ketë qenë viti kur Qiprioti të jetë takuar dhe me Nikolla Onufrin dhe ky i fundit kishte pikturuar më 1578 afresket e kishës “Shën Mari Vllaherna” në kalanë e Beratit e pikërisht 13 vjet më parë se Qiprioti të pikturonte kishën që përmendëm më sipër.
    Duke përfituar nga këto datime, si dhe ajo e vitit 1554 (mbishkrim i fundit të lënë prej mjeshtrit të madh Onufri, në kishën “Shën e Premte) të fshatit Valsh të rrethit të Elbasanit), del qartë se Nikolla ka qenë duke studiuar e punuar pranë Onufrit, të atit, ndërsa Qiprioti i ardhur në vitin 1591 në Berat, mundet të mos ta ketë arritur mjeshtrin e madh Onufri. Kështu që Qiprioti, nuk ka punuar nën drejtimin e tij, por është influencuar prej tij.
    Në artikullin e tij, z. Hasan Nallbani, ka gabuar në leximin e dy datimeve, në atë të “Dyerve të Bukura”, të ikonostasit të kishës “Shën Mari Vllaherna”, në kalanë e Beratit e shkruajtur (A F g A), d.m.th. vitin 1591 e lexon 1569, si dhe mbishkrimin e kishës “Shën Kolli” pranë Vllahernës të shkruajtur po prej Qipriotit (A F g A), d.m.th 1591 e lexon po gabim 1609. Që të dy datimet 1569 dhe 1609 të pretenduara prej tij, sipas referimit të alfabetit të greqishtes së vjetër, duhet të ishin shkruar, e para (A F e q), ndërsa e dyta (A, X, q ).
    Datimin e parë e ka çuar 22 vjet më përpara dhe të dytën 18 vjet më vonë, kur ato janë realizuar që të dyja në vitin 1591. Ky mbishkrim i tij e ka çuar atë në konsiderata dhe mendime të gabuara mbi ngjashmërinë stilistike ndërmjet tri ikonografëve.
    Në kapitullin e parafundit autori shkruan: “Në pikturën murale të kishave të Shelcanit, të Valshit dhe në atë të Shën Todrit, në kalanë e Beratit, nuk gjejmë elemente ikonografike dhe dekorative që të na kujtojnë pikturën e Nikollës te “Konstandini dhe Helena” të pikturuar nga Qiprioti”.
    Meqë jemi pranë këtyre konkluzioneve, do të mundohem të paraqes argumente që i kundërshtojnë ato. Është e njëjta figurë e arkangjelit që ndodhet në krahun e majtë të Shën Marisë Platitera. Po të vëmë re me kujdes, kemi të njëjtën paraqitje të figurës. Konstatojmë të njëjtën lëvizje apo plastikë të përkuljes së trupit. Koka e arkangjelit, e siluetuar brenda aureolës, është e njëjta, po kështu lëvizjet e krahëve të tyre si dhe të vendosjeve të flatrave njëra poshtë dhe tjetra e ngritur lart, e duke krijuar pranë aureolës një hapësirë të njëjtë, gjithashtu dhe dekori me pika që gjendet në veshjet e tyre.
    Tani le të marrim rastin e dytë, Baldakinin, e realizuar nga Qiprioti për kishën “Konstandini dhe Helena” dhe atë të Nikollës, që realizoi për kishën “Shën Mari Vllaherna”. Që në pamje të parë kemi të bëjmë me një ndryshim në një paraqitje të një numri të madh shenjtorësh. Te ai i Qipriotit, dhjetë në një krah dhe dhjetë në krahun tjetër, dhe secili krah që fillon nga skena “Deissis”, ndodhet figura e arkangjelit, ndërsa tek Nikolla janë dhjetë gjithsej, pesë e nga pesë për çdo krah, gjë të cilën e shohim te baldakini i Onufrit, të realizuar për kishën e Evangjelizmoit në kalanë e Beratit.
    Tek Onufri dhe te Nikolla, shenjtorët janë të radhitur njësoj, tipat afrohen më shumë me njëri-tjetrin, bile mbajtja e librave të shenjtë dhe pergamenëve është pothuajse e njëjtë, ndërsa tek Qiprioti është tjetër gjë. Për ta ilustruar mund të paraqesim ndërtimin arkitekturor në mënyrë skematike, ku janë paraqitur dhe dekori lulëzor. Një ndryshim të madh me Qipriotin dhe ngjasim me Onufrin, për Nikollën e shohim në trajtimin apo zbukurimin e aureolave të shenjtorëve. Ikonat e Nikollës dhe të Onufrit kanë ngjashmëri të theksuar, ku loja e zbukurimit bëhet nëpërmjet pikave të realizuara me majën e një bulinoje metalike mbi shtresën e arit, ndërsa tek Qiprioti, aureolat janë të trajtuara me pika shumë të imëta e të cekëta.
    Ndërsa te figurat kryesore, si Krishti dhe te Shën Maria, Joan Pagëzori, Shën Theologu etj., Qiprioti aplikon teknikën e stukotelievit, duke realizuar motive bimësh e degësh. Përsa i takon kaligrafisë së shkrimit te tre ikonografët, shohim përsëri elementë të ngjashëm që afrojnë Nikollën me Onufrin. Këtu kemi marrë në analizë gërmat E, O, F d, B. Duke filluar nga gërma E, shohim që Qiprioti ndryshon nga ajo e Onufrit dhe e Nikollës. Fundi i gërmave “E” është i harkuar, ndërsa tek Onufri dhe Nikolla përfundon me majë.
    Kjo ndodh gjithashtu te rasti i gërmave O, P, F, d dhe B, tek shkrimet e librave të shenjtë që mban në dorë Krishti, si dhe tek gërma e parë e fillimit të tekstit në këtë libër. Nikolla së bashku me Onufrin vendosin rreth e qark siluetit të gërmës “E” gjethe të vogla, ndërsa Qiprioti siluetin e lë të lirë. Po kështu, raste të ngjashme midis Nikollës dhe Onufrit, shohim edhe te mënyra e mbajtjes së librit të shenjtë nga Krishti, ku Qiprioti i ka vendosur në drejtim të kundërt me atë të Nikollës dhe të Onufrit. Një nga shembujt e fundit që do të paraqes, është modelimi dhe plastika në realizimin e portreteve te Krishti Pantokrator. Ato të Nikollës e aq më tepër tek ato të Onufrit, i përkasin modeleve dramatike ku, nëpërmjet vizatimit të theksuar të tipareve dhe aksentimeve me dritën e fortë pranë bebëzave të syve provokojnë tension. Ndërsa te Qiprioti, karakterizohen nga tonet e ngrohta të okrave. Vizatimi linear i tipareve dhe i formave është më plastik te portretet e pikturuara prej tij. Ai fillon nga pikturimi mbi ngjyrën kafe të ngrohtë ndryshe nga Nikolla dhe Onufri, të cilët procedojnë në mënyrë të rregullt sipas kanuneve të stilit bizantin, ku vendet e dritave maksimale që burojnë nga poshtë syve në drejtim të mollëzave, duke e bërë në mënyrë tepër kaligrafike me anë të përdorimit të vijave të bardha e tepër të holla, dy e nga dy të barazlarguara nga njëra-tjetra. Qiprioti nuk e bën një gjë të tillë. Vendosja e dritave, si dhe modelimi me anë të toneve të së bardhës, është shumë i lirshëm në dhënien e volumeve dhe të formave, e cila afron apo ngjason me portretet e realizuara nga piktorët e Rilindjes italiane.
    Këto argumente që paraqitëm këtu, nëpërmjet shembujve, tregojnë se Nikolla ka qenë pranë Onufrit, babait të tij dhe jo më kot ai shkruan në mbishkrimin e kishës së Vllahernës: “... unë Nikolla, bir i Onufrit,...” jo i Onufër Qipriotit, por i mjeshtrit të madh Onufri.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    RILINDJE E NJĖ PIKTURE TĖ VJETĖR

    Kisha e Shėn Marisė ėshtė e ndėrtuar nė shekullin XVII, nė rrėzė tė njė mali tė zhveshur e tė ashpėr, nga ku ka marrė dhe emrin Vrahogoranxi.
    Vendndodhja e saj tė ofron njė peizazh tepėr romantik me fushėn e gjerė tė luginės sė Dropullit, ku nė sfond shtrihet Mali i Gjerė. Ajo ėshtė e tipit bazilikal me kupolė. E gjithė kisha nga brenda, sė bashku me narteksin janė tė pikturuara nė teknikėn e mirėfilltė tė afreskut nė vitin 1622 nga dy piktorė: ONUFĖR QIPRIOTI, i ardhur nga Qiproja dhe ALIVIZI FOKAS nga Qefalonia. Pėr emrat e tyre dėshmon mbishkrimi, i cili gjendet nė murin jugor pranė ikonostasit.
    Onufėr Qiprioti shfaqet pėr herė tė parė nė Berat, nė vitin 1591, ku aty realizoi njė numėr tė madh veprash ikonografike pėr kishat e Beratit dhe mė pas ai vendoset nė rrethinat e Gjirokastrės, ku edhe kėtu realizon njė seri ikonash dhe pikturėn murale tė kėsaj kishe nė fjalė, ndėrsa pėr Alivizi Foka, pėrveē kėsaj dėshmie nė kėtė kishė nuk kemi ndonjė dokument mbi veprimtarinė e tij nė Shqipėri.
    Para vitit 2000 gjendja e kėsaj kishe, si ana fizike e konstruksionit dhe ajo e pikturės murale, paraqitej nė gjendje tė dėmtuar, ku proceset zinxhir tė degradimit po rrezikonin ekzistencėn e saj.
    Me interesimin direkt tė Kryepiskopit tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, Prof. Dr. Anastasit, nė bazė tė projekteve tė restaurimit u kryen punime nė arkitekturė dhe nė pikturėn murale.
    Projekti i hartuar konsistonte nė konservimin dhe restaurimin e afreskeve, nė parandalimin e procesve degraduese dhe nė evidentimin e vlerave tė vėrteta tė kėsaj pikture tė vjetėr.
    Faza e parė kishte tė bėnte me studimin historik, d.m.th. pėr vlerat artistike dhe fetare tė saj si dhe nė analizėn tipologjike dhe tė programit ikonografik qė mbartte kjo pikturė.
    Me studimin e kryer u evidentuan fazat dhe kronologjia e transformimeve qė kishte pėsuar. U bėnė sondazhe pėr gjetjen e gjurmėve dhe elementeve tė zhdukura nė pikturė. Ekzaminimi fizik e teknologjik pėrmbante: ekzaminimin e shkaqeve, rilevimin dhe dokumentacionin fotografik tė gjendjes. Nė ekzaminimin laboratorik mbi analizat e llaēit dhe tė pigmenteve tė ngjyrave tė pėrdorura, u bashkėpunua me laboratorin e Institutit tė Mineralogjisė, si dhe me atė tė Institutit tė Fizikės Bėrthamore.
    Gjatė vitit 2004 u kryen punime qė kishin tė bėnin me konservimin dhe konsolidimin e shtesave tė afreskut nėpėrmjet proceseve tė injektimit me material lidhės nė ato vende ku shtresat e afreskut paraqiteshin tė shkėputura nga suporti i murit. Nė disa vende, ku afresku ishte gati nė rėnie, u krye procesi i heqjes dhe rivendosjes sė pikturės. Nė ato vende si plasaritje, ēarje, boshllėqe tė krijuara nga rėnia e afreskut dhe fuga tė thella qė ishin tė plotėsuara apo tė mbushura me llaē jo sipas kritereve tė restaurimit apo me ēimento, u hoqėn me kujdes dhe u plotėsuan me llaē special. Nė ato zona ku shtrati i ngjyrės paraqitej i ciflosur, i pėrzhitur apo i shkėputur, u bė konsolidimi i saj me solucione tė pėrgatitura nė bazė tė recepturave bashkėkohore tė shkencės sė restaurimit.
    Nė vitin 2005 punimet u pėrqendruan nė trajtimin e pikturės, nė atė tė pastrimit nga nxirjet e tepėrta, nga pėrdorimi nė shekuj i qirinjve, kandileve etj. Nė shumė sipėrfaqe tė pikturės, flaka dhe temperaturat e larta e kishin kthyer shtresėn e pikturės nė trajtė glazure tė zezė e tė temperuar. Pra, kjo gjendje e rėndė nuk bėnte tė mundur leximin dhe shijimin e vlerave tė vėrteta tė kėsaj pikture tė mrekullueshme tė realizuara para katėr shekujsh.
    Duke u mbėshtetur nė rezultatet e analizave tė pigmenteve tė kryera nė Laboratorin e Fizikės Bėrthamore me anė tė floureshencės sė rrezeve “X” dhe nė interpretimin e tyre nė lidhje me pėrdorimin e solventeve qė do tė pėrdornim, u krye me sukses pastrimi i sipėrfaqes sė afreskut, i cili ishte parashikuar pėr vitin 2005. Procesi i pastrimit tė pikturės nxori nė dritė shumė skena nga programi ikonografik mbi jetėn e Krishtit, portrete shenjtorėsh e strategėsh, tė cilėt luftuan dhe punuan pėr Krishterimin. Nga patina e errėt u ēliruan gjithashtu sipėrfaqe pikture tė gjithė tamburit dhe kupolės, katėr hapėsirat e kalotave ku qėndrojnė ugjillorėt, faqja lindore sė bashku me apsidėn, gjysma e sipėrfaqes sė bashku me medalionet e murit jugor dhe verior, harku paraapsidal sė bashku me harqet e kollonave si dhe gjysma e sipėrfaqes sė tavanit, qė pėrbėjnė njė tė tretėn e tė gjithė sipėrfaqes sė pikturės murale tė kėsaj kishe.

    MUSTAFA ARAPI, piktor - restaurator

  12. #12
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Mosha
    28
    Postime
    373
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    kam qene dy here ne muzeun historik dhe ate etnografik te Korces si antar i ekspeditave te fakultetit te historise.
    nuk kam bere ndonje studim mbi kete teme por thjesht me syrin e nje amatori mud duken piktura mjaft te vleresuar. (vetem ato dite qe kam qene un , mund te kene qene rreth 200 vizitore te huaj nga vende te ndryshme te botes)
    me kete dua te them se vertet ka vlera, megjithese sjam specialist i fushes
    ja vlen te behet dhe nje muze me i madh ne tirane per onufrin dhe te reklamohen me shume ne arenen nderkombetare veprat e tij.
    ardi
    all u need is love

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    Ekspozita nė kuadėr nė fazės pėrgatitore pėr pranimin e Beratit muzeal nė UNESCO

    Ikonat e Beratit ekspozohen nė Paris

    e.d

    Pesė ikona tė rralla tė Muzeut “Onufri” tė Beratit ekspozohen m 5-15 shtator nė “Salle des Actes” nė selinė e UNESCO-s nė Paris. Ėshtė vetėm njė pjesė pėr tė dėshmuar se ēfarė pasurish ruan ky qytet nė kohėn qė pėrgatitet dosja qė Berati tė hyjė nėn patronazhin e Unesco-s. Koncerti i sopranos shqiptare qė jeton nė Paris, Inva Mula, ėshtė njė tjetėr aktivitet gjatė ditėve tė ekspozitės sė ikonave dhe njė serie fotografish nga pjesėt muzeale tė qytetit. Burime nga drejtoria e trashėgimisė sė kulturės nė MTKRS pohojnė se ikonat e zgjedhura nė bashkėpunim me Muzeun “Onufri” janė “Shėn Mėria me Krishtin” e Onufrit e shek. XVI, “Shėn Nikolla” e njė piktori Anonim, “Strategu i San Demetrios” i shek. XIX, “Burimi jetėdhėnės” i shek. XVII dhe “Darka mistike” e shek XVIII.
    Pėr diskutimin e dosjes sė Beratit ėshtė angazhuar dhe ambasadorja e Shqipėrisė nė UNESCO, Tatjana Gjoni. Ky ėshtė njė hap tjetėr deri kur nė fund shtatorit ekspertė nga ICOMO-s vizitojnė qytetin muze pėr tė parė dhe krahasuar tė dhėnat qė ofron terreni nga tė dhėnat e dosjes qė kanė pėrgatitur specialistėt shqiptarė. Ndoshta Berati do ketė fatin e Gjirokastrės e cila nga gushti i 2005-ės gėzon mbrojtjen e organizmit tė lartė, UNESCO.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    Edhe Inva Mula koncert pėr sensibilizimin e Beratit


    Onufri shqiptar ekspozohet nė Paris


    ANILA MEMA
    Janė pesė ikona, ndėr mė tė bukurat qė ndodhen nė muzeun "Onufri" tė Beratit. Ekspozohen sot nė Paris, nė "Salle des Actes" pranė selisė sė UNESCO-s.

    Janė pikėrisht "Shėn Mėria me Krishtin" qė i pėrket Onufrit, realizuar nė shekullin e XVI "Darka mistike" e shek XVIII, "Burimi jetėdhėnės", qė i pėrket shekullit tė XVII, "Strategu i San Demetrios" i shek. XIX dhe "Shėn Nikolla. "Ditėt e trashėgimisė kulturore shqiptare nė Paris" do tė organizohen deri nė 15 shtator, nė kuadėr tė pėrgatitjes pėr pranimin e Beratit nė listėn e trashėgimisė botėrore, vjen si ide e pėrfaqėsuesve shqiptarė pranė UNESCO-s, kryesisht ambasadores shqiptare, Tatjana Gjonaj, e cila bashkė me drejtorin e Pėrgjithshėm tė UNESCO-s, Koichiro Matsuura do tė ēelin kėtė aktivitet. Ndėrkaq aktiviteti ka gjetur mbėshtetjen e ministrit tė Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, Ministrisė sė Kulturės, Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe pushtetin vendor tė qytetit tė Beratit. Sipas Tatjana Gjonajt, ky aktivitet mbahet pėr tė sensibilizuar sekretariatin dhe vendet anėtare tė Komitetit tė Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s, qė do tė votojnė vitin e ardhshėm kandidaturėn e Beratit pėr t'u regjistruar nė kėtė listė.
    Aktiviteti do tė ēelet fillimisht me ekspozitė ikonografike, shoqėruar gjithashtu edhe me disa fotografi, tė cilat paraqesin vlerat e trashėgimisė kulturore tė qytetit tė Beratit. Mė pas, sipas Gjonit, aktiviteti do tė vijojė me njė koncert me arie tradicionale klasike, tė interpretuara nga sopranoja Inva Mula, ku do tė jenė tė pranishėm trupi diplomatik i akredituar pranė UNESCO-s dhe nė Paris, autoritete politike franceze, personalitete tė larta tė artit, kulturės, shkencave e medias dhe komunitetit shqiptar qė jeton nė Francė. Nė kėtė koncert Mula do tė shoqėrohet edhe nga violinisti shqiptar, Arben Skėnderi. "Shpalosja e vlerave unikale mijėvjeēare tė Beratit, qė pėrfaqėsojnė vlerat e vendit tonė, pėrfaqėsimi i shkėlqyer i muzikės shqiptare nga Inva Mula dhe kuarteti i kryesuar nga violinisti Arben Skėnderi nuk do tė ishte vetėm lobingu mė i mirė, qė do t'i bėhej kandidaturės sė Beratit pėr t'u regjistruar nė Listėn e Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s, por do tė krijojė dhe njė vizion tė ri pėr imazhin e Shqipėrisė nė botė", shprehet Tatjana Gjonaj. Ndėrkohė, pėr sa u pėrket pėrpjekjeve pėr pranimin e Beratit nė listėn e Trashėgimisė Botėrore, Gjonaj u shpreh se bashkėpunimi mes ekspertėve tė UNESCO-s, me specialistėt tanė, si dhe ndihmėn e Ministrisė sė Jashtme dhe tė Kulturės kanė bėrė qė dosja tė pėrfundonte brenda afatit tė caktuar dhe sigurisht ėshtė shėnuar njė cilėsi e lartė nė plotėsimin e dosjes. "Tani pėr tani jemi nė fazėn e sensibilizimit, njohjes dhe pėrhapjes sė vlerave kulturore tė Beratit, e cila do tė mbyllet me raportin e ICOMOS-it, i cili do tė votohet vitin e ardhshėm nė Zelandėn e Re nga 21 vendet e Komitetit tė Trashėgimisė Botėrore. Pėr kėtė jemi duke punuar pėr tė bėrė lobingun e domosdoshėm, evidentimin e veēantėsisė historike tė Beratit, ku na ka mbėshtetur me njė rol tė pazėvendėsueshėm Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, dhe kryeministri Sali Berisha", vazhdoi mė tej ambasadorja shqiptare nė UNESCO.


    Shanset
    "Janė mėse i bindur dhe s'ka se si tė mos jetė Berati pjesė e UNESCO-s. Them tė hyjė nė UNESCO, sepse karakteristikė thelbėsore e Beratit dhe njė nga pikat mbėshtetėse pėr ta bėrė atė tė pranueshėm ėshtė pikėrisht vazhdimėsia e dukurive arkitektonike dhe urbanistike qė prej shekullit tė IV para erės sonė e deri mė sot. Ka njė ansambėl tė gjerė tė historisė gati 2400-vjeēare tė kėtij qyteti", ka thėnė pėr gazetėn "Panorama" specialisti Riza.

    Pergatitja
    Futja e Beratit nė listėn e pasurive botėrore ka nisur qė nė vitin 1990, kur qeveria shqiptare pati paraqitur nė UNESCO, kėrkesėn pėr pesė monumente, tė cilėt mendonte se duhet tė pėrfshiheshin nė tė. Ndėrmjet tyre edhe Berati. Madje nė njėfarė mėnyrė Berati ka pasur prioritetin e vendit tė parė. Pas vitit '90 pėr shkak tė ngjarjeve politike qė ndodhėn nė atė kohė, nuk u ndoq nga Ministria e Jashtme ecuria e dosjeve, kėshtu qė praktikisht kaloi afati.

    Dosja B.
    Dosja e Beratit ka gati njė vit qė ka udhėtuar drejt UNESCO-s. Pėrfaqėsuesit e saj kanė qenė Berati, pėr gati tri ditė kur kanė marrė me vete edhe dosjen e qytetit muze. Sipas hartuesit tė dosjes sė Beratit, Emin Rizės, aty pėrfshihen materiale shkrimore dhe pjesa dokumentare, qė pėrmbajnė materiale grafike, fotografi, botime tė ndryshme pėr gjithė Qytetin Muze, duke nisur qė nga shtėpitė karakteristike, muzeu Onufri, edhe mjaft kisha e monumente kulture.

    Panorama

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    Valsh, kisha e vogel ku ka pikturuar Onufri i madh ne shekullin e XVI

    E Premte, 01 Korrik 2005

    Nga Valsh-Shpati- Ben Andoni

    Te duhet te shkosh per rreth nje ore e gjysme me makine nga Elbasani ne Gjinar dhe pastaj atje me ndihmen e njerezve te marresh nje tjeter udhe per ne Valsh. Me pas, kur kujton se arrite- edhe te ecesh "pak" per te shijuar kete mrekulli. Ajo eshte realizuar ne nje kishez fshati dhe behet fjale per afresket e Onufrit te madh ne shekullin e XVI. Koha e pakte dhe mungesa e informacioneve kronikane na lejon, qe te hamendesojme. Ne kete harrese-vend, dikur ka gjalluar jeta. Kujtojme se vete Onufri permend ne mbishkrimin e kishes se Shene Premtes ne Valsh - fisin e Valmeve ne vendin e "valshakeve". "Ky tempull i shenjte... eshte ngritur me deshire te ketij katundi...", shkruan Onufri

    Pas nje gjysme ore ecje me kembe ne zhegun e drekes, shfaqet papritur oborri i nje shkolle te ciklit te ulet. Dy djemte e rinj, qe kemi marre si udherrefyes nga Gjinari i

    Poshtem ne Elbasan, nuk na kane genjyer. Madje, te nderuar per begenisjen kane vrapuar vete qe te lajmerojne rojen e kishes, qe gjendet edhe dy dyzina minutash larg nesh. Shkolla, pika jone e referimit me kishezen, qe ka pikturuar dikur Onufri i madh- gati nuk tregon asgje. Eshte nje ndertese tipike trapezoidale, pothuaj e njejte si gjithe shkollat kinse te reja ne Shqiperi. E vendosur ne fshatin Valsh, ajo kontrollon imazhin e qete te nje pjese te zones se Shpatit ne Elbasan, ku nuk pitetin asgje. Edhe Zoti duket se ka gjetur prehjen ne kete vend. Ekzistenca e shkolles eshte e vyer, sepse na e kane treguar si burimin e referimit per kapelen e vogel, nje nga pak objektet qe ka pikturuar Onufri ne te gjalle,ose ndryshe qe dime deri me tani qe ka pikturuar dhe ku mendohet se ai ka mbyllur jeten.

    Nga shkolla, qe normalisht duhet te kishte nje shenje jete, nuk ka asnje gjallim. Madje, dera eshte e mbyllur fort, duke na treguar se ketu ka mbaruar gjithcka...ne kete fund qershor. Si per te na e bere gjendjen akoma edhe me te ndere, ne monopatin e vetem te ketij bicim fshati - nuk kalon asnje njeri... Paradoksi i madh eshte se mbahemi me fjalen se kisha gjendet shume afer. Por, afersia e fshatareve ketu, me sa duket kontrollohet me anen vizive te objekteve. Pra, po munde te shikosh nje cati, atehere gjyko se je afer...

    Per Onufrin...

    Mbase ne nje kohe te tille perfytyrojme se ka ardhur edhe ai - gati kater shekuj me pare. Por, i begenisur, sepse nuk ka qene i zakonshem. Ishte Protopape, hierark i kishes dhe tashme punet e tij njiheshin mire ne nje pjese te konsiderueshme te krishteresh te Perandorise Osmane. Sa keq per ne, qe nuk dime se cfare ka pikturuar me Onufri! Por, jeta eshte jete...Syte tane vazhdojne qe te qarkojne vendin, ndersa nuk jemi ne gjendje, qe t'i drejtohemi kishes. Nga ka ardhur ai vete? Ndoshta, shpirti i tij, mund te na tregoje dicka. Por vendi hesht dhe kisheza qe nuk e dime, se ku ndodhet - po ashtu. Dr.Zeqo, qe ka qene disa here, por nga nje drejtim tjeter- mundohet te kthjellohet, por me kot...Gjithsesi, duhet te vazhdojme. Behet fjale per te pare Onufrin, piktorin me te madh ikonograf te Shqiperise dhe nje nga krenarite tona te manualeve patetike turistike...E me kete lodhje, nuk te besohet se do te marresh mundimin qe t'i kthehesh perseri kesaj humbetire, qofte edhe per Onufrin.

    Kjo krahine ka pasur nje lloj shenjterie per te. Per nje fakt fare te thjeshte, ne keto vende ai pikturoi mrekullite e tij ne dy monumente kulti, qe jane larg gati 2 ore me kafshe nga njera-tjetra. Ndersa ne Shelcan, fshati tjeter i Shpatit eshte nje objekt kulti me i madh, ky i Valshit, sipas specialisteve, "te tremb" me vogeline dhe me serenitetin e paqte qe e rrethon.

    Per Valshin

    Koha e pakte dhe mungesa e informacioneve kronikane na lejon, qe te gjykojme me veten. Ne kete harrese-vend, dikur ka gjalluar jeta. Kujtojme se vete Onufri, permend ne mbishkrimin e kishes se Shene Premtes ne Valsh -fisin e Valmeve ne vendin e "valshakeve". "Ky tempull i shenjte...eshte ngritur me deshire te ketij katundi...", shkruan Onufri. Eshte ai vete qe na zbulon se dikur keta njerez kane qene dikush tjeter dhe jo kaq te paqte sa deri me tani. Me te zeshem dhe pse jo dhe me te dukshem. Behet fjale per nje fis, i cili ka bere historine per te gjithe krahinen...dhe fshati, me strukturen e rrugeve te koheve te qemotit - patjeter qe duhet ta kete mbizoteruar mjedisin poetik shpatarak. Marin Barleti, kronikani yne i njohur, e permend dhe vete Elbasanin me emrin "qyteti i Valmit". Duket se kjo kohe tashme i perket historise. Fshataret mbijetojne, do te na thone pak me vone djemte udherrefyes dhe nje here ne kushedi sa kohe vjen dhe nje infermier qe ben adetin ...sikur merret me shendetin e tyre. Djemte e rinj thurin endrrat ne sheshin e vogel dhe te pjerret te fshatit, ndersa vajzat per nje fat qe t'u vije...shume here nga nuk e presin. Me te vegjlit, qe duan ende kujdesin e prinderve, e shtyjne kohen ne ara, luajne ne nje tip fushe futbolli, ku portat jane sajuar si munden... Pak kohe me pare, qe te shkoje ne Valsh, duhet te pershkoje rrugen nga Gjinari i Siperm dhe pastaj te ndiqje dhe te pershkoje shtigje te cuditshme, ku te duhej udherrefimi i dikujt ose njohurite praktike ne topografi... "Arkeloget ne kete vend kane gjetur germadhat e nje qyteze ilire te shekullit te IV para Eres sone dhe nje perkrenare", sakteson Drejtori i Muzeut Kombetar, Zeqo, duke dashur, qe ketij vendi, t'i jape permasa para syve tane. Por justifikimi per lodhjen nuk eshte i mjaftueshem...

    Kisha

    Ajo na del papritmas para. Ndodh befas, sepse jemi drejtuar vete papercaktim... drejt nje catije per te gjetur pak uje. Vertete, kisheza e Shen e Premtes- qe mund ta identifikosh vetem nga forma - nuk te ben ndonje pershtypje te madhe ne shikimin e pare. Ajo shfaqet, atehere kur nuk e mendon dhe eshte ne te vertete jo larg shkolles. Per fat shpetojme se dhe dihatja eshte bere gjithmone e me e rende, sepse kemi ecur ndane nje perroi qe eshte krejtesisht i thate. Deri atehere udhetonim pak me instikt dhe kembet na dergonin ne drejtimin e nje shtepie fshati, per te kerkuar uje dhe per te pyetur per kishen... Djemte, qe kemi nisur te lajmerojne rojen- vonohen, ndersa ne jemi qetuar tashme se kemi perpara objektin e rralle, ku Onufri ka shtrire te gjithe doren e tij magjike. Ne fakt, nuk kemi shume emocione, sepse dy dryne te rinj ta bejne ende mundimin hipotetik. Aq sa te bejne te mendosh se roja eshte korrekt, aq te bejne te mendosh se mund te ndodhe ndonje gje... qe roja nuk eshte. Dhe atehere... Cudia nuk vonon. Ndersa jemi qetuar, bejme check-in e pare te kishes. Zhgenjimi behet me i plote teksa sheh vendin - ku vetem muret e jashtme jane prezent. Shkurt, eshte nje objekt, qe nuk te inspiron per asgje... Para saj nje hajat, qe duket se eshte bere me pas dhe nje abside fare e thjeshte... Nje gur varri eshte pas absides dhe kudo nje bimesi e harlisur, qe rrethon kishen. Per fat, mjedisi i kishes vete eshte i paster...

    "Kjo eshte nje kishe e vogel e tipit bazikal, -fillon rrefimin Zeqo.Eshte nje tradite e vjeter qe buron nga antikiteti i vone, nga periudha paleokristiane dhe ndryshon nga ato te tipit me kryq, qe jane te tipik ortodoks grek. Vertete Kisha e Valshit nuk eshte me madhe se nje shtepi fshati, por me sa shoh -problemet e saj jane te jashtezakonshme dhe duhet te krijohet nje muze prej xhami- per ta futur kete shtepi brenda dhe per ta ruajtur nga shkaterrimi", thote njeriu, qe e ka bere kete rruge shume here. Ai na grish dhe me nje element tjeter, duke na thene se brenda eshte nje gur varri per te cilin ai ngre tezen, se duhet te jete varri i nje njeriu te rendesishem. Mbase... pse jo dhe i vete Onufrit.

    Shqiptaret bejne gjithmone kurban para nje evenimenti. Eshte nje element pagan, qe ne e kemi fort per zemer. Por, ne Valsh, te duket se kurban duhet bere dikush tjeter. Roja, i sapopak mberritur, i veshur me xhakete te trashe dhe me nje kapele qe i fsheh koken e cuditshme, perpiqet te na cudise. Me nje buzeqeshje prej "pushti" kerkon dokumentet. Fatkeqesisht me kete 'autoritet lokal' nuk pine uje dokumentet e ish-ministrit apo gazetarit. Ai do nje autorizim. Nese nuk e ke betejen e ke te humbur, madje edhe rrugen e stergjate dhe torturuese. Ben interesantin dhe permend vazhdimisht nje bicim drejtori te tij. Fale drejtoreshes se Institutit te Monumenteve, znj.Caushi bindet, por duke hetuar vazhdimisht. Pasi e bindim, Cerberi kompetent na le udhe, por duke shamatuar papushim ne nje monolog carje koke....

    Nxjerr kycin dhe fillon hapjen e dryneve te kishes. Kam frike per ndonje rreng dhe ai nuk vonon, kur do nje leje po speciale per te fotografuar. Nga goja e tij degjohen vetem cudira, qe nuk te bindin dhe arrijne majen kur na thote se "vijne nga Tepelena per te kerkuar per florinj"...

    Mrekullia Onufri

    Ka ardhur koha te shijojme mrekulline, ndersa pak nga pak syte mesohen me te jashtezakonshmen. Po valle ai misioni i studiuesve te Institutit Etnografik ne vitin 1949, cfare mund te kete ndjere? Shume prej tyre mbase nuk jane, por fale tyre ne kemi kete zbulese te madhe dhe te jashtezakonshme. "Kete kishe e ka ndertuar populli - shkruan Onufri afer deres ne greqishten bizantine... Ndersa duket se ka qene vendimtare ndihma e "...shume te devotshmit prift Gjergj Logothetit, i cili ka dhene oblla..., ju te Neokastres qe veshtroni pikturen lutuni per zotnine...", vazhdon mbishkrimin Onufri- per te nderuar njeriun e panjohur. Kush ka qene ky? Nga referimet e kohes e kemi te veshtire te identifikojme ate, por nuk eshte cudi qe te kete qene nje klerik dhe pse jo dhe ktitor i Kishezes se Valshit. Zeqo i pelqen te hamendesoje per mbiemrin e tij, qe duhet thene se ruan nje tingellim te vertete bizantin. Fati i ketij njeriu te panjohur eshte i madh, sepse piktori i shekullit te XVI- jo vetem e respekton, por ben dhe lutjen, qe te gjithe te perkulen para tij. Por statusi kishtar i Onufrit eshte me i madh, ndersa ai le te kuptohet se ky njeri ka pasur vertete rendesi per te. Por, ai mbetet mister, ashtu si koha qe ka fshire shume e shume gjera per vete Onufrin... Nderkaq pervijojme kqyrjen e kishes, qe eshte pak me shume se nje ode fshati shohim se muret jane te konceptuara me tre radhe afreskesh. Ne krahun e majte kemi hyrjen e Krishtit ne Jeruzalem, Darken e Fundit dhe Kryqezimin, poshte tyre dominojne skena me kuaj dhe siper te tjera... Ikonostasi eshte prej guri dhe eshte pikturuar kendshem mbi te. Eshte Shen Meria me Krishtin, vete Krishti i rritur...Me pas ne pjesen e absides kemi Krishtin, nje bari ne krahun e djathte dhe ne krahun e majte djallin, qe eshte i shtrire me nje si mjeker te kuqe. "E kuqja" e tij. Qendrojme pak per te soditur te perqendruar kete teknologji, qe ai e mori me vete bashke me historine e tij ne varrin e paditur. Mbetesh i mrekulluar, kur shikon cilesine e punes se tij ne kete vend qe eshte larg dhe shume larg rruges, ku banoret edhe sot mbijetojne. I vetmi zhgenjim eshte se muri ka leshuar bark dhe duket se vete piktori ka punuar mbi nje teknologji ndertimi jo te mire. Por, kjo nuk ka rendesi. Onufri te vigjelon kudo me kulturen e tij te madhe, e cila duhet te kete qene shume me e avancuar ne krahasim me bashkekohesit e tij. Kjo jo vetem per gamen e figurinave biblike dhe kompozicionin, por edhe per kendveshtrimin e tij. Tek "Darka e Fundit", Juda ka nje brerore te zeze. Eshte ne mes por i vetem duke iu afruar tavolines. Kjo e fundit eshte nje sofer (Element kombetar) dhe objektet e saj te ndryshem te fusin ne ngasje. Krishti...eshte i zgjidhur mrekullisht ne disa situata... Me pak fjale, askush nuk mund te ndjeje mrekulline po nuk e pa dhe ta preke me sy keto afreske... Ti sa me shume rri dhe aq me shume kthjellohesh..dhe pse jo dhe purifikohesh. Zhgenjimi i punes se dobet te mureve eshte fare kot para jashtezakonise se artit te Onufrit. Fare prane Ikonostasit eshte edhe gurri i varrit... Te jete valle varri i Onufrit?

    "Kisha, referuar Zeqos, qe per here te fundit ka qene vite me pare- gjithmone e me e pavizitueshme"...Ndersa vendosemi para deres se brendshme dhe tashme syte na jane mesuar shohim dhe Kostandinin me te emen, por edhe te gjithe kompozicionin pikturik te kishes ne vetvete... Afresket e shumellojta kane dhe elemente te kaloresve, ku njeri prej tyre ka shqytin te demtuar... ndersa figura e kalit dominon dhe duket e trajtuar me shume profesionalizem nga autori..., kur mendon veshtiresine e punes me te. Te duhet te shikosh, sepse vazhdimisht zbulon gjera qe te intrigojne. Ne mjedisin e siperm eshte portreti i nje djaloshi me floke te shpupurisura, ndersa figurat interesante te kqyrin nga cdo vend...

    Interiori mbetet impozant, brenda hapesires se tij- dhe per nje element tjeter. Duken dhe elementet e Kozmogonise pagane, teksa autori ka te antropomorfizuar Henen dhe Diellin. Me duket se kete element e kam hasur dhe ne Shelcan dhe tregon nje formim te mire te autorit. Me kohe, keto figurina kane marre kuptime te ndryshme, por tek e fundit, ne kete bote, qe kemi perpara- gjithcka eshte ne nje rregull absolut, ku mungon vetem ritmika hyjnore e sistemit muzikor te Jan Kukuzelit...

    Intermexo per vete Onufrin

    Thuhet se deshmite e para te Onufrit i kemi ne Berat. Ndersa nje linje interesante ka ndjekur Dr. Zeqo me kineastin Esat Musliu per jeten e tij. Kjo e beri premieren e filmit, qe te ngjalle shume respekt. Dy burrat kane udhetuar ngado, ku ka pikturuar ai per te na dhene mrekulline onufriane. Te cilen e kane shoqeruar me nje kolone te bukur nga muzika bizantine, duke i dhene shume klas dhe nje perafersi me kohen- figures se gjithanshme te Onufrit. Mendohet se deshmite e para te Onufrit i kemi ne Berat, ku jane shtate afreske ne kishen e vogel te Shen Todrit. Jane te periudhes se tij me te hershme artistike. Por, sot mendohet se ai ka pikturuar me pare ne 1527 ne Zerze te Maqedonise. Me pas, nga dokumentet e kohes- ai ka pikturuar ne Kostur dhe ne nje mbishkrim atje e thote vete me shume pathos se ka ardhur "nga qyteti i shumeshkelqyer Berat"..."Llampratat Poli" e quan ai 'Qytetin e Bardhe', me nje vleresim, qe nuk i mohohet dhe sot per bukurine e saj, Beratit. Dhe, jo me pak dhe per artin e saj Mesjetar, qe e ka si pak kush tjeter qytet... Puna e tij ka vazhduar dhe ne Maqedoni ku ai ka pikturuar ne Kishen e Gjon Theologut dhe madje mendohet se ka punuar dhe ne Malin Athos. Ketu eshte nje manastir dhe dy kisha te pikturuara te Onufrit, qe jane me krijimtarine e tij me te hershme.

    Ai ka shkuar ne Kostur, ndersa nuk duhet harruar se ne Kishen e Ungjillizimit ne Berat jane gjetur ikonat e tij te famshme , qe jane ekspozuar ne Muzeun Kombetar dhe ne Muzeun Mesjetar te Korces. Por, me shume, tashme e ndjej dhe me shume nderimin per Viktori Puzanoven, bjellorusen e talentuar- qe i dha jete studimit te tij dhe e ngriti ne lartesite qe meritonte Onufri.

    Sa afer dhe sa larg. Kaq mund te thuhet per piktorin e madh, qe i ka dhene Shqiperise keto mrekulli, te cilat i gezojne dhe greket e maqedonet...

    Ne kthim

    Pas ketij meditimi- nga goja e hapur dhe pa fjale e rojes- kuptoj se edhe ai po e shijon Onufrin. E shikon tre here ne dite, por per te nuk perben ndonje problem, vec faktit, qe ne kete vend nuk duhet te futet askush...Me afrohet dhe si me konspiracion, me thote se vine shpesh makina...por ai nuk i le! Shikoj dhe shpataraket e rinj, dy djemte qe na kane drejtuar nga Gjinari ne Valsh. Nje prej tyre me ka thene se nuk e ka pare asnjehere kishen. Kam frike se e njejte gje ka qene edhe me prinderit e tij... Nuk flet, por edhe nuk i ben ndonje pershtypje te madhe...Me ndihmon te ndez nje qiri dhe duket i kenaqur nga shpjegimet, por edhe pse vendi i tij e paska dicka. Drejt kthimit te bie te shikosh dhe njehere kishen, qe fshihet sakaq pas gjelberimit dhe ti fillon perseri rrugen e kthimit, qe tashme eshte me e thjeshte. Nga pas, leme kishen e vogel, ku Protopapa Onufer beri artin e tij te madh ne shekullin e XVI. Nuk ka asnje njeri perseri. Jemi vetem ne njesiti yne bashke me djemte e vegjel te Gjinarit, rojen dhe heshtjen sublime... Flori, nje nga djemte qe eshte vetem 17vjec- fillon te dredhe me veprime qe nuk i shkojne nje cigare, ndersa ne dihasim tashme ne kthim... Roja ben zakonin e lashte kombetar dhe adetin e ndarjes: kur sigurohet se do te ikim-na thote "Bujrum pse nuk ktheheni". Madje, na shoqeron deri te makina duke na u shfajsuar, por me shume i sigurte se tashme kemi "thyer qafen". Kthej syte dhe nga pas e di se eshte vendi, ku duhet te jete kisha. Nuk duket. Mbase tani prehet me i qete shpirti i Onufrit. Ku ta dish, mbase edhe varri atje eshte i tij...

    Me pas

    Pas nja njezet minuatsh mberrijme ne Gjinarin e poshtem dhe pastaj merr jete rruga jone ne Ferrin, qe quhet rruga Gjinar-Elbasan. Troshitja e rruges te ben te meditosh shtruar per njeriun e madh, qe u dha banoreve te Valshit nje pjese ne historine e vendit, e cila per ta sot nuk ka kuptim...Kuptohet se ne kete varferi, ai mund te jete i fundit qe mund te kujtohet. Sepse banoret e kane lene pas vetes. Ata jane me kalendarin e mbijeteses, ndersa ai vete perdori kalendarin biblik ne mbishkrimet e tij, ngaqe edhe dora e tij ishte hyjnore. Jo me kot ne Valsh, kemi datimin e tij "viti 7062, cikli i Diellit 12, cikli i henes 3". Mendoj se ky eshte kalendari i vetem, qe mund ti fuse ne udhen e zakonshme te qyteterimit- njerezit e harruar te ketij vendi. Por, troshitja e rruges behet me e rende-dhe pas pak minutash te heq mendimin prej tij. Ndersa ti deshiron qe te lesh Onufrin ne qetesine e tij te perkore, ku nuk hyn askush...dhe te pakten t'i afrohesh nje qendre te banuar...


    Kush ishte Onufri

    Onufri eshte i njohur si piktori me i madh ikonograf i Shqiperise. Megjithate, ai eshte zbuluar vetem ne vitet '40- nga nje shkencetare bjelloruse, Viktori Puzanova, fati i te ciles e beri qe te qendronte ne Shqiperi, pas nje kalvari qe e ka lidhjen qe me Revolucionin socialist me 1917 ne Rusi. Piktori Maks Velo ka meriten se ngjalli kujtimin e saj pak vite me pare dhe ka bere nje pikture ne te gjalle te saj bashke me bashkeshortin e saj.

    Onufri ka lindur ne shekullin e XVI ne Shqiperine e Mesme. Ka hamendesira per ne Berat, sipas asaj qe ai ka thene, por edhe ne Shpat, ku ne kishen e vogel te Valshit, qe ai e ka pikturuar vete- eshte ende nje varr i paidentifikuar. Mendohet se ka lindur me 12 Qershor sepse eshte Dita e Shen Onufrit. Ky i fundit ka qene nje shenjt asket ne fillimet e Kristianizmit. Ne fakt ka lindur ne nje periudhe shume aktive. Skenderbeu, heroi yne kombetar, kishte vdekur para nje gjysme shekulli, ndersa Osmanet kishin pushtuar te gjithe Shqiperine. Duhet thene se bashke me te -tashme edhe rezistenca e famshme shqiptare kishte rene dhe turqit filluan te mendonin per organizimin e brendshem te ketij vendi krejt te rrenuar. Ata ndertuan keshtjella, rregulluan administraten dhe u munduan te konvertonin shqiptaret. Ne Shpat, shqiptaret shpetuan nga Islamizmi duke mbajtur dy identitete. Ndersa Kristianizmi, nje shenje te rezistences se saj- kishte edhe motivet kristiane, qe ishin nje shenje e afirmimit shpirteror dhe mospajtimit me pushtimin turk, ndaj kuptohet lehte vlera e punes se Onufrit.

    Per te qene te sinqerte dihet fare pak nga jeta e Onufrit. Deri ne vitin 1547, ai pikturoi ne Berat. Me 1547 ne Berat dhe Kostur dhe me 1555 ne Shelcan. Ne fakt, pak me pare dora e tij ka pikturuar edhe ne fshatin e vogel te Valshit me 1554. Dr.Zeqo ka pare dhe kishen ku ai mendohet se ka punuar me 1527 ne Maqedoni. Ai i nenshkronte punet e tij te artit me titullin "Protopapa", qe tregonte se kishte nje rang te konsiderushem ne hierarkine ekleziastike te Bizantit. Ai formoi dhe shkollen e tij te pikturimit, qe u vazhdua nga i biri i tij Nikolla, nga Onufer Qiprioti dhe nga Konstandin Shpataraku.

    Ne kohen e Onufrit, piktural sakrale bizantine ndiqnin kanonet e Paleologeve. Kur, ai pikturonte motivet bizantine duhet thene se Onufri e lironte veten nga ngushtimet qe i imponoheshin ne artin e tij. Ai ka pikturuar peisazhe, qytete, fshatare, barinj shqiptare dhe vecanerisht skalores. Shen Gjergji, qe ka bere ai, mendohet si nje nga kaloresit qe ka luftuar ne autoritetin e Skenderbeut dhe eshte shenjti yne kryesor kombetar. Nga stili i tij mund te hamendesojme qe ka elemente, qe mund ta afrosh ate me Rilindjen Evropiane. Ai ka qene nje mjeshter i portretit, duke u futur me aq sa mundi ne boten e brendshme te karaktereve te tij. Ne punen e tij, ai nuk ndoqi ligjet e perspektives negative, qe do te thoshin- objektet e largeta- ti bente me te aferta se ato- qe ishin ne planin e pare. Tek, Ai shihet dhe fillesa e piktures realiste te peisazhit.

    Por, tipari me karakteristik i tij eshte e kuqja, qe ai e aplikoi jo vetem ne ikona por edhe ne afreske, qe sot eshte e njohur me "E kuqja" e Onufrit. Sot, nuk njihet menyra sesi ai e pergatiste te kuqen dhe keshtu ai e ka arkivuar kete teknologji bashke me historine e vetesse tij ne boten mistike, ne ate bote qe u mundua te gjithe jeten vete te pikturonte.

    Korrieri
    1 korrik 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-11-2007 mė 03:20

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    Ju rrefej mrekulline Valshin

    Dr.Moikom Zeqo eshte autori i librit "Onufri" dhe teper i apasionuar pas tij. Ka udhetuar shpesh ne vendet, ku ka shkelur kemba dhe ka pikturuar dora e Onufrit, ndersa ai ka autoresine bashke me kineastin Esat Musliu te nje filmi kushtuar piktorit. Ketu ai rrefen per "Korrierin" nga Valshi...

    *Kjo eshte nje kishe e vogel e tipit bazikal. Eshte nje tradite e vjeter qe buron nga antikiteti i vone, nga periudha paleokristiane dhe kjo kishe ndryshon nga ato te tipit me kryq, qe jane te tipik ortodoks grek. Kjo kishe e Valshit nuk eshte me madhe se nje shtepi fshati, por problemet e saj jane te jashtezakonshme dhe duhet te krijohet nje muze prej xhami- per ta futur kete shtepi dhe per ta ruajtur nga shkaterimi.

    *Ketu ka disa mbishkrime. Per here te pare eshte identifikuar nga nje ekspedite e Institutit Etnografik e vitit 1949. Keshtu eshte identifikuar dhe emri i piktorit Onufri bashke me kishen e Shelcanit. Di qe kumtimin e pare e ka bere Aleks Buda, duke cituar ekspediten, megjithate e kishte datimin e gabuar. Ai mendonte se kisha ishte e shekullit te XII. Pastaj eshte revizionuar datimi. Eshte saktesuar nga i ndjeri Theofan Popa dhe nga te dy kishat e Shpatit tashme- ka nje identifikim te qarte. Kisha e Shelcanit eshte bere pas vitit 1547. Kemi dhe kishen e apostujve ne Kostur, ku ka pikturuar Onufri dhe ku gjendet nje mbishkrim nga Onufri, qe thote se" Vi nga qyteti i shumendritur i Beratit. 27 korrik 1547". Ky eshte shkrimi qe na orienton dhe eshte ne Kostur ne Kufirin grek. Kujtoj se ne Kostur kisha eshte e shekullit te XIV dhe eshte ndertuar nga Familja shqiptare e Muzakajve, madje dhe Frang Bardhi thote se: ne Kostur kane qene Muzaket, por edhe ne gjeneaologjine e tyre te vitit 1510, shkruar nga Gjon Muzaka, thuhet se kane qene Muzakajt. Pas 1547- ai duket te kete ardhur ne Shelcan sepse 1547 para saj- eshte kisha ku ai ka pikturuar dhe jane tete afreska ne Keshtjellen e Beratit. Shelcani, ne ate kohe- varej nga Patriarkana e Ohrit. Kjo Patriarkane ishte e pavarur nga Patriarkana e Fanarit e Kostadinopojes e kishes greke dhe ka pasur nje lufte te ashper ndermjet Patriarkanes se Ohrit dhe Kostadinopojes. Kjo deri ne shekullin e XIX, sepse pastaj u suprimua. Kjo eshte teper interesante sepse ne krye te saj- kane qene patriarke me origjine shqiptare. Ndersa, ne shekullin e XVI, kufijte e autoritetit te saj juridik shkonin deri ne Italine e Jugut. Nje pjese e Kalabrise dhe Italise se Jugut ku ishin dhe arbereshet -kishin kisha te ritit lindor ortodoks, te cilat vareshin nga Patriarkana e Ohrit.

    * Onufri paraqitet me nje grade te larte administrative. Ai kishte titullin "Protopape". Kete titull e ka pasur dhe Teodor Kavaljoti ne Akademine e Voskopojes dhe eshte nje lloj inspektori, qe merret me inspektimin e kishave dhe pergjigjet per problemet rituale, zbukurimore dhe fondin e bibliotekes, por edhe mbarevajtjen e pikturave qe kishte....

    *Per Onufrin kemi disa dokumenta, qe me 1527 ka pikturuar ne Zerze. Ketu eshte nje manastir dhe dy kisha te Onufrit, qe jane me krijimtarine e tij me te hershme. Une i kam filmuar me Esat Musliun dhe kishat, qe vareshin nga Ohri dhe qe ishin 40 km larg Prilepit. Aty ka dhe disa shpella eremitesh. Ai ka ardhur ne Kostur dhe pastaj ne Berat dhe atje jane tete afreske. Ne Kishen e Ungjillizimit ne Berat- jane gjetur ikonat e famshme , qe jane ekspozuar ne Muzeun Kombetar dhe ne Muzeun Mesjetar te Korces. Pastaj ka ikur ne Kostur ku eshte mbishkrimi, pastaj ne Shelcan ne mes te vitit 1547-1554.

    *Shelcani eshte nje tip kishe me e madhe e tipit bazikal dhe atje ka dy duar pikturimi. Eshte nje pjese qe lidhet me pjesen kryesore dhe nje pune nga nje piktor me i vone. Ai ka lene nje shenim me nderim ne Kishen e Valshit, qe eshte me e vogel, por nga pikepamja artistike, qendron me lart. Ne hyrjen kryesore te kesaj kishe shenohet "Shume i devotshmi prift Gjergj Logotheti, i cili ka dhene oblla...ju te Neokastres, qe veshtroni pikturen lutuni per zotnine..." (Oblla eshte monedhe me emertim bizantin)

    Ne mbishkrimin e Shelcanit, ai quhet piktor dhe Protopape i Neokastres, ndaj ate e lidhin me Elbasanin...


    Korrieri
    01 Korrik 2005

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    19,620
    Faleminderit
    22
    252 falenderime nė 190 postime
    Fan Noli: Zbuloni Onufrin e madh shqiptar

    MOIKOM ZEQO

    Duke u marrė prej shumė vitesh me Onufrin kam hulumtuar gjithēka tė shkruar qė ekziston pėr piktorin gjenial shqiptar. Pėrveē studjuesve tė vendit tonė janė dhe njė numėr studjuesish tė huaj, qė janė shprehur pėr Onufrin. Kam botuar dy libra pėr kėtė figurė madhore tė kulturės mesjetare shqiptare tė shek.XVI. Po pėrgatis dhe njė bibliografi tė plotė gati shteruese, ku do tė pėrfshij tė gjithė emrat dhe veprat e studjuesve onufrianė pa pėrjashtim. Qe njė befasi pėr mua qė duke shfletuar njė libėr shumė tė rėndėsishėm “Fan Noli”, tė botuar mė 1958, librin e 50 vjetorit tė kishės shqiptare nė Amerikė, nė rrafshin kronologjik 1908-1958 tė zbuloja befas diēka tė re dhe tepėr interesante pėr Onufrin. Libri i Fan Nolit ėshtė botuar nė anglisht, por kemi dhe pėrkthimin nė gjuhėn shqipe gjė qė i detyrohet studjuesit tė palodhur pėr Fan Nolin, prof. Nasho Jorgaqi. Nė kėtė libėr Fan Noli pėrmend edhe Onufrin si piktor.
    Dua t’u pėrcjell lexuesve konkretisht fragmentin e shkuar nga Fan Noli, ku ai del si njė njohės i kompletuar dhe vlerėsues i veēantė i ikonografisė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe veēanėrisht Onufrit dhe disa piktorėve tė tjerė mesjetarė. Ēfarė thotė konkretisht Fan Noli?
    Ai jo rastėsisht nė librin pėr 50 vjetorin e kishės shqiptare nė Amerikė, bėn njė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me historinė e kishės mijėravjeēare nė Shqipėri. Ai thotė se nė librin e tij “do tė gjeni njė fotografi tė manastirit tė Shėn Mėrisė nė Pojan tė Apolonisė, ndėrtuar nė shekullin e XIV. Praktikisht tė gjitha monumentet e rėndėsishėm nė qytetet mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė u shkatėrruan dhe u kthyen nė gėrmadha nga pushtuesit e ndryshėm. Ato qė kanė arritur deri te ne, janė disa monumente, qė ndodhen nė fshatrat e vegjėl, larg rrugės, monumente qė asnjė pushtues nuk guxoi ti trazonte. Njė nga kėto monumente ėshtė manastiri i Shėn Mėrisė nė Pojan, njė kryevepėr e arkitekturės bizantine.”
    Noli e ka parė vetė kėtė manastir gjatė kohės qė ka qenė nė Shqipėri dhe duhet t’i kenė berė pėrshtypje afresket e stilit paleolog tė shek. XIV tė Trapezerisė tė manastirit nė fjalė. Arti i afreskave i shek. XIV ka njė nivel shumė tė lartė dhe pėrgatit shpėrthimin e talentit gjenial tė Onufrit dy shekuj mė vonė.

    Ja ē’thotė Noli pėr kishat ku ka pikturuar Onufri

    Noli shėnon : “Dy monumente tė tjerė tė arkitekturės bizantine janė kisha e Shėn Premtes nė Valsh, dhe kisha e Shėn Nikollės nė Shelcan, qė tė dyja nė zonėn e Shpatit, ku ndodhen edhe kryeveprat e At Onufrit, njė piktor i madh shqiptar i ikonave nė shekullin e XVI”. Kėtė shėnim Noli e bėn nė vitin 1958. Vetvetiu lind pyetja: Ku ėshtė mbėshtetur Fan Noli nė kėtė informacion?

    Ēka ditur ai pėr keto dy kisha?

    Ėshtė fakt qė shkrimin e parė pėr Onufrin e ka botuar Viktori Puzanova me titull : “Piktori shqiptar i shek.XVI Onufri nga Neokastra”, nė buletinin e shkencave shoqėrore nė vitin 1953. Kurse nė vitin 1957 po nė buletinin e shkencave shoqėrore studjuesi Theofan Popa ka botuar studimin : “Onufri, piktor i madh shqiptar i shek. XVI”. Pra, janė pikėrisht kėto dy studime bazė, qė me sa duket i ka lexuar dhe i ka njohur nė imtėsi Fan Noli.
    Por Fan Noli pėrmend edhe njė hollėsi tepėr interesante nė lidhje me kishat e Onufrit. “I pėrmenda kėto kisha sepse kur isha metropolit nė Durrės, Shpati me kėto dy kisha tė famshme i takonte dioqezės sime. Fotografitė e kishave tė Shpatit nuk gjenden nė kėtė libėr”. Me sa duket Fan Noli nuk ka mundur t’i vizitojė dot dy kishat e famshme tė Onufrit. Po ai i referohet Onufrit, sepse ėshtė ndėr tė parėt piktorė tė mėdhenj tė traditės dhe Fan Noli nuk mund tė rrinte indiferent dhe mos ta skaliste nė reliev emrin e Onufrit. Kėshtu Fan Noli del njė nga njohėsit e parė tė Onufrit dhe njėkohėsisht duke i botuar shėnimet e tij qė mė 1958 nė librin e tij nė anglisht ka ndihmuar nė ndėrkombėtarizimin dhe njohjen nė rrafsh botėror tė emrit tė Onufrit.
    Ky fakt nuk ėshtė pa rėndėsi, sepse nė tė vėrtetė interesi shkencor dhe botėror pėr Onufrin u bė mė i madh dhe mė i qartė vetėm pas vitit 1972, pra shumė mė vonė, vetėm mbas hapjes sė ekspozitės sė artit shqiptar nė Paris, kur studjuesit e huaj u mahnitėn nga Onufri dhe shtypi i specializar botėror i bėri jehonė shumė tė madhe ikonave tė tij.

    Afreskat e Voskopojės

    Fan Noli i kushon nė shėnimet e tij njė vend tė rėndėsishėm Voskopojės, si njė kryeqėndėr e artit mesjetar shqiptar. Ai shkruan : “Njė monument tjetėr i madh bizantin ėshtė kisha e Shėn Nikollės nė Voskopojė, si dhe kisha e 1001 ikonave tė punuara nga dy vėllezėrit Anastas Zografi de Kostandin Zografi, qė tė dy nga Korēa, qė shkėlqyen nga viti 1720 – 1764. Akoma mė shumė nė njė nga udhėtimet e mia unė vizitova Voskopojėn dhe kishėn e saj tė famshme tė 1001 ikonave. Voskopoja m’u duk si njė qytet me mbeturina antike, rrethuar me zhavorr si dhe me disa kasolle tė varfėra, ku jetonin ata pak banorė, qė qėndronin aty, sepse nuk kishin vend tjetėr ku tė shkonin. Nė shek. XVIII Voskopoja ka qenė ndėr qytetet me tė zhvilluar nė art dhe kulturė. Voskopoja kishte 40 kisha. U shkatėrrua nga bejlerėt fqinjė. Por ata plaēkitėn vetėm dyqanet. Kishat nuk i prekėn, ndoshta sepse disa prej tyre ishin gjysėm tė krishterė dhe qė tė gjithė, madje dhe myslimanėt nuk mund tė mendonin tė kryenin njė sakrilegj.
    Katastrofa totale e qytetit ndodhi kur erdhėn francezėt, nė Luftėn e I Botėrore, si dhe grekėt nė Luftėn e II. Ata morrėn me vete gjithė ikonat, qė mund tė shkuleshin, duke pėrfshirė edhe ikonat e altarit, tė cilat ishin kryevepra tė gdhendjes nė dru. Ato kryevepra mund t’i shihni sot nė muzetė e Parisit dhe tė Athinės. Pėr fat pikturat e vėllezėrve tė mėdhenj ishin mbi mur dhe nuk mund tė shkuleshin (afreskat). Ato janė ende atje.
    Unė i pashė mė 1923. Pikturat nė mur ilustronin Revolucionin e Apokalipsit, qenė frymėzuar nga libri i fundit i Dhjatės sė Re. Aty do tė shihni katėr kalorėsit e Apokalipsit, ėngjėj qė zbrazin vazot e zemėrimit hyjnor mbi tokė, dragoin qė ndjek gruan e gjorė me fėmijėn, pėrbindshat e tjerė tė Apokalipsit, ardhjen e Mesias bashkė mė ėngjėjt nga retė dhe Jeruzalemin qiellor duke zbritur mbi tokė. Ėshtė njė spektakėl vigan qė ta ngre shpirtin peshė, tė cilin gjithkush qė shkon nė Shqipėri duhet ta shohė patjetėr.

    Shqipėria, atdheu i artit

    Nė tė vėrtetė pėr saktėsi shkencore Kisha e Shėn Kollit nė Voskopojė ėshtė pikturuar nga piktori gjenial shqiptar i shek.XVIII David Selenica. Ndoshta Fan Noli nuk ka qenė i informuar pėr kėtė gjė. Por ai ėshtė shumė i saktė, kur thotė se dy vėllezėrit piktorė Kostandin dhe Athanas Zografi kanė pikturuar ansamblin gjigandesk tė Apokalipsit nė njė nga kishat e Voskopojės. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė thuhet se pikturat e Zografėve dhe tė David Selenicasit (ky i fundit ėshtė nga fshati Selenicė i Vlorės) Fan Noli i ka parė me sytė e tij. Ai shprehet me entuziazėm pėr spektaklin pikturik tė kishės sė Argjirėve nė Voskopojė, ku kanė pikturuar saktėsisht vėllezėrit Zografi.
    Ajo qė tė bėn pėrshtypje tė madhe te Fan Noli ėshtė se ai kėmbėngul nė tezėn e drejtė shkencore se Shqipėria nuk ėshtė vetėm vendi i luftėtarėve tė mėdhenj, por dhe atdheu i artistėve tė mėdhenj. Paragjykimi se shqiptarėt nuk kanė nxjerrė artistė tė mėdhenj ėshtė i vjetėr dhe rrėnues. Noli e ndjen se duhet shpallur dhe argumentuar e kundėrta. Prandaj Noli ngulmon dhe shkruan kėto rrjeshta. “I pėrmenda kėto kryevepra pėr njė aryse tė veēantė. Shumė pak nga njerėzit tanė mendojnė se shqiptarėt kurrė nuk kanė krijuar diēka nė art. Gjithkush e sheh Shqipėrinė si njė vend qė ka nxjerrė vetėm luftėtare tė mėdhenj, vringėllues shpatash, fermerė, lopēarė dhe aspak art. Do tė ndėrronim mendim nėse do tė shihni pejzazhin e gjithė Shqipėrisė zbukuruar nga kishat me arkitekturė bizantine dhe romanike si dhe muret e tyre tė brendshme plot afreske dhe kryevepra tė pikturės”.

    Post Scriptum:

    Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė thjesht shuarja e njė kurioziteti. Fan Noli e ka njohur shkėlqyeshėm artin e pikturės siē ka njohur dhe artin e muzikės. Njė skicė e Fan Nolit pėr piktorin italian tė Rilindjes Europiane Xhentile Belinin ėshtė njė kryevepėr e vogėl eseistike. Ai pėrmend dhe Rembrandin si dhe Melenė, Rodenin dhe Van Gogun. Por ėshtė me me kuptim fakti qė ai pėrmend Onufrin e madh. Onufri dhe Fan Noli kanė diēka tė pėrbashkėt, esenciale. Si Onufri si Fan Noli, kanė qenė figura tė mėdha tė kishės, madje tė kishės Lindore, por qė tė dy kanė qenė dhe janė artistė gjenialė. Fan Noli dhe Onufri janė vėllezėr dioskurė tė artit tė Shqipėrisė. Midis tyre ka njė diferencė kohore prej 4 shekujsh. Nėse Onufri do tė kish mundėsi tė ringjallej sot, padyshim qė do tė mahnitej me veprat e mėdha tė Fan Nolit. Ja pra pse nuk ėshtė e rastėsishme qė Fan Noli pėrmend Onufrin e madh.

    Gazeta Shqiptare
    11 prill 2007

  18. #18
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,647
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    cfare thuhet ne lidhje me motivet floreale qe jane perdorur per zbukurim te ikonografive dhe afreskeve + mozaik
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  19. #19
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,647
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    jam i interesuar te di nje informacion te detajuar per sa i perket zbukurimeve floreale qe jane perdorur ne mozaiket shqipetar zbulime qe mund te jene bere per to duke evidentuar ne analiz dhe perberjen e mitologjis
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  20. #20
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,647
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nese mundeni me shkruani dicka ...........................
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Pėrcaktimi Pėr ēlirimin Me ēdo Mjet
    Nga Llapi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 12:32
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 11:23
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •