Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Historia e minoritetit grek ne Shqiperi (Shqiptar)

    Shqiptar
    (8/22/00 2:26:27 pm)
    Reply Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shkeputur nga gazeta 55 e merkure 23 Gusht 2000
    -----------------------------------------------

    Historia dhe e sotmja e minoritetit grek nė Shqipėri


    Minoriteti grek ka ardhur ne Shqipėrine e Jugut andej nga shekulli i 18-tė si hallexhi, ashtu siē vershuan edhe hallexhinjte shqiptare, kohet e fundit ne Greqi. Por populli shqiptar i priti shume mire dhe i perkrahu vllaznnisht! Por greket, dy shekuj e sa ma vone po sillen brutalisht me refugjatet shqiptare!!! Populli yne asnjehere nuk u sulmoi ketyre minoriteteve (jo vetem atij grek) as kombesi, as besim, , as gjuhe! Fakti, qe minoriteti grek edhe mbas dy e ma shume shekujsh, ka te gjalle kombesi, gjuhe e besim e verteton plotesisht mikpritjen, miresjelljen dhe respektimin e admirueshem nga ana e shqiptareve tė te gjitha vlerave te minoritetit grek. Ky asht nje xhest shume fisnik i shqiptareve, por edhe akuze ne drejtim te grekeve, te cilet sillen brutalisht e me mosmirenjohje ndaj refugjateve shqiptare. Padrejtesite greke trashen edhe ma shume ("Zullumi sa ma i trashe e peni sa ma i holle keputen shpejt") me pretendimin e paftyre pėr Vorio-Epirin, pretendim i cili eshte plotesisht i shembur nga historia! Megjithkete, ata e mbajne te ndezun kete pretendim, per ti detyruar shqiptaret te heshtin pėr problemin e drejte te Ēamerise. Dhe mjerisht, shqiptaret e shitur tek greket e serbet, jo vetem kane heshtur, por edhe veprojne ne dem te trojeve tona jashte kufirit politik!!! Shqiptaret e ndershem e patriote te vertete, sikur lamsh te bahet Ballkani (dhe jo vetem Ballkani), padrejtesite historike qe i jane ba kombit tone do te perpiqen pambarimisht e do te luftojne, qe ti ndreqin: me urti, dialog e ne pėrshtatje me kerkesat e kohes - Mirekuptimin! Por durimi ka nje kufi! Komunistet nuk kane atdhe! Shesin patriotizmin deri ne kupe te qiellit, por mos u besoni! Ata, me kujtojne ate femren e perdalun, e cila mbasi kish lindun tre femije te paligjshem, thoshte: "Ruajna Zot nderin! Nje keshille pėr te gjithe komunistet (socialiste eshte formale): Mos ia freskoni urrejtjen popullit te masakruem kunder jush! Ka ardhun koha ti therrisni mendjes, se koha nuk flet ma ne favorin tuaj! Nuk punon pėr ju! Mund te vonoje pakez, por kjo vonese asht ne demin tuaj, sepse bashke me krimet qe beni, shtoni po me ate madhesi edhe urrejtjen pėr ju! E dime: ne s'na keni dashte kurre, madje na keni urrye e na urreni pėr vdekje, por se paku tashti perpiquni te doni veten tuaj, se do t'iu dale mire. Merreni me mend: Shteti yne eshte mbushur me pushtetare e kuadro joshqiptare. Keshtu nuk ndertohet Shqipnia e, as kombi shqiptar nuk perparon!




    LiloLabja
    Registered User
    (8/23/00 7:11:09 am)
    Reply shkrimi i mesiperm
    --------------------------------------------------------------------------------
    Do te ishte mire qe kur te shkeputim materiale nga gazetat te shkruajme (po te jete mundesia) se kush eshte autori. Une vete do te doja te dija se kush eshte autori i ketij shkrimi.

    Sa per ceshtjen e minoritetit, kushdo qe eshte nga jugu e di qe greket erdhen ne Dropull si argate te gjysheve tane. Dropulli bile nuk ishte ndonje toke shume e pasur ne ate kohe. Ne Gjirokaster ka qene zakoni (ka qene them, se tani s'e besoj qe eshte me) qe greket te vinin ne qytet e te mbaronin pune por ne darke te ktheheshin ne shtepi te tyre (ne fshtrat) si per t'iu treguar atyre qe vendin nuk e kishin atje. Sidoqofte ne si popull jemi mikprites dhe e treguam veten Grekeve u dhame toka qe nuk iu takonin ne jug te Shqiperise. Ne nje artikull(nuk e mbaj mend sakte nese ne Klan apo Spekter) thoshte qe dhe malazezeve iu dhame toka ne veri.

    OK, po muslimanet shqiptare (jo came) kane toka ne Greqi e akoma i kane tapite e Greket nuk pranojne tua japin. Po camet qe u shkulen me rrenje? Sigurisht qe duhet nje qeveri e forte qe se pari te ndjeje per problemet e popullit, se dyti te jete e zonja ti mbroje problemet e popullit. Fatkeqesisht mua me duket qe jemi shume larg zgjidhjes se ketyre problemeve.

    Xhamlliku
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 26
    (9/21/00 1:40:59 pm)
    Reply nuk e di sa e vertete eshte...
    --------------------------------------------------------------------------------
    .....por thuhet se grekerit e shqiperise jane arvanitas.Pra shqipetare .atyre ju eshte imponuar me zor
    kombesia dhe per kete shkak e pranojne veten si greker.

    Xhamlliku
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 27
    (9/21/00 1:46:38 pm)
    Reply Janullatosi
    --------------------------------------------------------------------------------


    Janullatosi mashtron besimtarėt e vet.

    Rishfaqen ethet e "vorio-epirit", pėr tė harruar Ēamėrinė

    Nga Petrit Kucana


    -Pse Janullatosi nuk u kthen pėrgjigje besimtarė ortodoksė
    shqiptarė, qė kėrkojnė qė predikimi nė kishat ortodokse tė bėhet
    nė gjuhėn shqipe dhe nga priftėrinj shqiptarė?
    -Pse Stefanopollus do tė vizitojė "vendlindjen e tij"?
    -Pse autoritetet greke u bėnė thirrje lobeve greke nė tė gjithė
    botėn, qė tė ndihmojnė kishėn greke nė Shqipėri?
    -Sa e sa kisha greke janė ngritur qė nga Vermoshi deri nė
    Konispol dhe predikimi bėhet nė greqisht dhe nga priftėrinj grek?
    -Pse janullatosit shqiptarė qė mbajnė pyshtetin, heshtin
    pėrballė kėsaj tragjedie?



    Pjesa jugore e Shqipėrisė zyrtare, vazhdon qė tė jetė nėn
    thundrėn skllavėruse tė janullatosve. Ky ėshtė lajmi mė i hidhur
    pėr ēdo shqiptar qė ndonėse nėn varfėrinė ekstreme tė ardhur si
    pasojė e fuqizimit tė mafias greke nė ēdo segmernt tė jetės nė
    Shqipėri. Por kjo nuk ndodh vetėm nė jug.
    Nė bazė tė konventave ndėrkombėtare pėr liritė dhe tė drejtat
    e njeriut. Por kur mėsohet se sllavizimi i vendit ėshtė pjesė
    e skenareve greke, kjo kalo ēdo cak durimi. Kjo quhet shkatėrrimi
    i dinjitetit kombėtar.
    Kur aspiratat e shqiptarėve pėr realizimin e ėndėrrės shekullore
    u duket se krijuan njė terren tė pėrshtatshėm sidomos pas
    ēlirimit tė Kosovės nga okupatori serb, skenaret e Athinės nuk
    po shohin tė ndalur. Kolonizimi i Shqipėrisė ka qenė dhe vazhdon
    tė jetė shija e hidhur e gjellėve tė Athinės, qė po sėrviret me
    rigorozitet nga pushtetarėt tanė. Nė tė gjitha aspektet e jetės
    politike, ekonomike, sociale apo kulturore, prania e shijes greke
    ėshtė pashmangshme. Tragjeditė qė po ndodhin nė tokėn shqiptare
    e kanė zanafillėn nė Athinė dhe kjo ėshtė e qartė pėr tė gjithė.
    Kur shpresat e shqiptarėve pėr integrimin e Shqipėrisė nė
    familjen evropiane dhe kur Shqipėria u gjend mė afėr se kurrė
    pranė Evropės, do tė mjaftonte njė skenar dhe njė klan i tipit
    Nano qė tė realuizohej njė revolucion komunist dhe Shqipėria t'i
    thoshte pėrgjithmonė lamtumirė evropės dhe tė mbetej nė trastėn
    greke. Shkatėrrimi i Shqipėrisė ishte njėri prej objektivave tė
    lobeve greko-serbe, por kjo nuk do tė mbaronte me kaq.
    Shkatėrrimi i Kosovės ishte ana tjetėr e medaljes sė kėtij
    revolucioni. Por vetėm falė vendosmėrisė sė komunitetit
    ndėrkombėta dhe luftės sė UĒK-sė u arrit qė tė ēlirohej Kosova,
    edhe pse greko-serbėt manifestonin nė kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s
    pėr parandalimin e mizorive Millosheviējane. Tani Shqipėria ėshtė
    bėrė pseudonimi i korrupsioni dhe kontrabandės, kjo falė ndihmės
    sė madhe tė mafias greko-shqiptare qė ėshtė ligjėruar nė vendin
    tonė. Kjo mafie po vazhdon qė tė kontrollojė ēdo segment tė jetės
    nė Shqipėri. Kėshtu edhe kryeministri nuk mund qė tė punojė pa
    patur njė kėshilltar grek. Faktet tė shumta mbi veprimtarinė e
    mafias greke, sado qė mundohen qė tė fshihen nga pushtetarėt
    flasin qartė pėr pozicionin qė ka Shqipėria nė torbėn greke.
    Dorėheqja e Ēeas, tregoi qartė fuqinė e mafias greke nė
    karburante. Fuqia e mafas greke nuk ėshtė e pėrqėndruar vetėm nė
    sektorin ekonomik, ku privilegji qė u bėhet firmave apo
    biznesmenėve grekė ėshtė i padiskutueshėm, ku hapja e bankave
    greke nė Shqipėri ėshtė njė obligim i lartė i qeveritarėve. Edhe
    interesimi i madh grek pėr Paktin e Stabilitetit tregon qartė
    interesat e tyre mbi SHqipėrinė qė vazhdon qė tė jetė peng i
    skenareve greke. Prania e forcave ushtarake greke nė Shqipėri
    vulos fuqinė greke. Megjithė protestat e shumta pėr largimin e
    tyre pėrsėri "komandot greke", vazhdojnė qė tė gjejnė
    legjitimitetin e tyre falė pėrkrahjes sė pushtetarėve.
    Kur Ēamėria vazhdon qė tė jetė pėr autoritetet greke "ēėshtje e
    mbyllur" takimi i Metės me Simitisin nė Prespė, vulos pikpamjen
    greke mbi Ēamėrinė dhe hap dyert e legjitimitetit tė mafias greke
    nėpėrmjet Paktit tė Stabilitetit pa pėrmendur kėtu edhe kryetarin
    e komisionit parlamentar pėr kėtė ēėshtje Nanon, qė siguron
    Greqinė nė ēdo dėshirė tė saj.
    Njė hap tjetėr i mafias greke ėshtė helenizimi i tokės shqiptare.
    Nuk ėshtė rastėsi qė nė ēdo vend tė Shqipėrisė t'i shikosh qė po
    lulėzojnė kishat ortodokse greke. Liria e besimit ėshtė njėra nga
    liritė themelore tė njeriut, por kur mėson se predikimi bėhet nė
    gjuhėn greke, kjo tė lėn shumė pėr tė dėshiruar. nuk mund tė jetė
    kurrsesi e rastėsishme vizita e Stefanopullis-it nė "vendlindjen
    e tij. Ethet greke pėr vorio-epirin, afrojnė rrezikun e
    pėrsėritjes sė viteve tė kaluara, kur shovnistėt grekė vranė
    oficerėt dhe ushtarėt shqiptarė nė kufirin shqiptaro-grek.
    Nuk mund qė tė jenė kurrė tė rastėsishme thirrjet qė atoritetet
    e larta greke u bėjnė refugjatėve grekė nėpėr tė gjithė botėn qė
    tė ndihmojnė nė ngritjen e kishave greke nė territoret shqiptare.
    Nuk mund tė jetė kurrė e rastėsishme qėndrimi i politikanėve
    shqiptarė qė vazhdojnė qė tė mbajnė Shqipėrinė larg Evropės dhe
    ta afrojnė atė me Kinėn apo Rusinė, sepse nuk mund qė tė
    diskutohet qėnja skllave e Greqisė.
    Kur kufinjtė mbushen pėrplot me shqiptarė tė torturuar nė mėnyrė
    shtazarake nga autoritetet greke, do tė gjindet njė Milo qė do
    tė qetėsojė gjakrat duke bėrė sikur nuk ka ndodhur asgjė. Dhe kjo
    vazhdon qė tė pėrsėritet sa herė qė "hidhėrohen" grekėt.
    Tragjedia pėr Shqiptare vazhdon qė tė pėrhapet si njė erė e keqe
    tani kur Ēamėria ėshtė njė ēėshtje qė kėrkon zgjidhje.

    si mendoni?

    tirana
    Anetar i respektuar
    Posts: 52
    (2/20/01 4:27:20 am)
    Reply tokat
    --------------------------------------------------------------------------------
    Tokat ne jug te Sqiperise,minoritetit ia dha Ramiz Alia me Nano ndyresiren.
    Nuk mund te paragonosh ēeshtjen ēame me Ate Minoritare dhe ja pse:
    -Camet kane pasur dhe kane tapi te trualleve ne Greqi dhe keto trualle jane blere me para.Megjithate,qeveria greke nuk ua njeh.Ndoshta po ta ēojne ēeshtjen ne Stratsburg mund te zgjidhin diēka.
    -Minoritetet,nuk kane pasur dhe nuk kane toka me tapi.Ata kane toka"ne perdorim"e cila nuk eshte prone e tyre por e gjysherve te mi e tuaj te cilet kane akoma tapite neper sunduqe por asnje qeveri shqiptare qe ka ardhur vitet e fundit nuk ka vene drejtesi.Por tashme,keta minj arash po e ndiejne veten zot ne tokat tona se kane nje qeveri filoserbe qe u jep te drejte.
    O Shqiperi e mjere.


    rycki2001
    Anetar i ri
    Posts: 47
    (2/22/01 9:24:54 am)
    Reply Re: tokat
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ėshtė e vėrtet qė minoriteti grek nė Shqipėri nuk kishte pasuri nė Shqipėri gjer nė momentin kur Partia e Punės u bėri dhurat tokat e bejlerėve tė Gjirokastrės. Minoritarė grek kanė filluar tė vijnė nė Shqipėri qė nga koha e Ali Pashait dhe erdhėn si argat. Ata janė karakterizuar nga "butėsia" dhe shpesh binin preh e vjedhjeve qė u bėnin fqinjėt shqiptar. Prandaj gjer vonė ata angazhonin shqiptarėr (lazaratasit) pėr ti ruajtur. Ata kanė qenė punėtor tė mirė dhe tė bindur por dhe arsim dashės. Nė vitet e diktaturės pėr arsye propagandistike Hoxha i trajtoi mė mirė edhe se vet shqiptarėt. Por sot minoritarėt grek pėr tė pėrfituar nga vėllezrit grek nuk lėnė rast pa u qarė pėr sa kanė hequr nga diktatura a thua diktatura ishte vetėm pėr ta. Nejse grakėve iu pėlqen kjo muzikė. Ndėrsa me Himarėn ndodh ndryshe. Himarjotėt janė shqiptar, por me lidhje shumė tė forta me Greqinė. Kjo u dha mundėsinė atyre qė nė pjesėn mė tė madhe tė mėsojnė greqisht. Nga ky fakt pėrfiton edhe Piros Dhimas (Gjer dje Piro Dhima). Thonė qė paraja hedh ujin pėrpjet jo mos tė ndėrroj kombėsin e Pirro Dhimės. Pėr grekėt edhe Luan Shabani ėshtė grek bile Leonidhas....
    Me pak fjalė grekėt erdhėn para dy shekujsh si argat dhe Ramizi na i shpėrbleu me toka dhe ne do ti mbajmė edhe pėr shumė kohė nė kurriz nė mos kėrkofshin edhe tė tjera gjėra.....
    Rycki

    nga jugu
    Anetar i ri
    Posts: 49
    (2/22/01 3:43:16 pm)
    Reply Varu hejbet !!
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nuk besoj se ka ndonje qe te vere ne dyshim se greket e Shqiperise se Jugut jane te ardhur. Sipas
    nje studimi qe kam lexuar nga nje autor grek, nga ata qe nuk thone genjeshtra 24 ore ne dite, po me pak, ata jane me origjine nga zona e Korinthise. Nejse, varuni hejbet ! Kane treguar se po te mos merresh me ta, jane te pademshem. Tani, kohet e fundit, disa prej tyre ngriten veshet, sipas udhezimeve te Asfalias, dhe sesi ndodh, dhe shikoja bashke llumin e Gjirokastres, qe te pakten i njoh, ne pazare dhe pislleqe me "biznesmenet" minoritare, pasi kishin bere nje xhiro nga Konsullata
    Greke dhe marre udhezimet perkatese. Si gjithmone, mafiozet nuk kane atdhe.
    Me kujtohet nje fakt i vogel kur S. Godo, kishte ardhur per nje takim dhe nje nga personat ne fjale,
    qe me vone do angazhohej me "Omonian", e pyeti per kthimin e tokave bujqerve te Dropullit dhe pergjigjja e Godos ishte se toka do t'ju kthehej atyre qe kishin tapi. "Keni ju zoteri tapi per token qe kerkoni", e pyeti Godo, "se me sa di une, te gjithe gjirokastritet kane tapi e deshmi per tokat, pronat, dyqanet, etj..." Nejse. Po duam te mos kemi gjithmone nje vater sherri e pretendimesh greke, ne lidhje me te drejtat e njeriut, qe mund te behen pengese serioze ne te ardhmen per integrimin tone ne BE, gjeja me e mire eshte tu jepen te gjitha te drejtat qe parashikohen nga
    Karta e Helsinkit, duke ju kujtuar her pas here se jane qytetare shqiptare dhe se kane edhe detyrime, si ai ushtaraku, psh.
    Vetem keshtu mund t'ju kujtojme shtetit te rajave te Bizantit, se c'behet me ceshtjen came
    qe e bejne cimcakiz sipas deshires, se c'behet me te drejtat e emigranteve qe edhe tani pas 10 vjetesh trajtohen si te grades se trete, etj, etj.

    Sa per ate qe thua ti Ricky, nuk ngurroi te "pagezohej" grek edhe Agim Xhelili (Jorgaqis Tzelilis)
    qe edhe gruan e tij, dursaken Mirela Manjani, e pershkruante ne nje interviste si me ndjenja te qarta filogreke, qe para se te vendoste rekordin e saj, flinte me flamurin grek poshte jastekut...
    Edhe tani me vjen per te vjelle... Te gjithe jemi te varfer, po ka nje kufi. I heq kapelen Bledar Koles,
    qe, megjithese kishte mundesi te "pagezohej" grek, nuk e beri. I heq kapelen edhe Altin Haxhiut, qe megjithese eshte minoritar, nuk u "greqizua".
    Here here rri e mendoj: pse ai plehra jone gjate kohes qe ishte ne pushtet dhe ne ligj lufte ne fuqi
    nga greket, nuk e perzieu popullsine po i la aty kompakte, qe t'ju shtoje edhe nje "argument" te semureve te Athines ? Akoma edhe tani e njejta gje ndodh; fusha te tera rrine djerre ne Dropull e Vurg, dhe njekohesisht kemi fshatra ne brendesi te Shqiperise aq te varfra, sa ha pula strall. Me sa
    duket edhe grekofilet e sotem ne pushtet kane direktiva te qarta...

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une desha te nderhyj vetem per nje ceshtje!
    Shume veta me pseudonime flasin me pakompetence,por ndoshta me qellim persa u perket Klerikut dhe Dhespotit Janullatos,Kreu i Kishes Ortodokse autoqefale shqiptare.

    Une personalisht e pergenjeshtroj ate qe Xhamlliku thote,se po ndertohen kisha jashte mase ne shqiperi(ne disporporcion me numrin e bsimtareve nenkuptohet)dhe per me teper se ne keto Kisha Liturgjia u benka ne greqisht.RRENE ME BISHT!
    Pervec se ne zonat minoritare te jugut nuk ka pa perjashtim asnje Kishe ku literatura kishtare,katekizma,liturgjia dhe cdo sherbese te mos behet ne shqip.
    Une vete nuk e kam degjuar kurre te nderuarin klerik te flase per ndonje rryme nacionalizmi,vorio epiri etj,pervec se te predikoje dashurine e Krishtit dhe mesime shpirterore ortodokse.
    Keq te ndertosh e keq te mos ndertosh ne Shqiperi.Ne te dyja rastet dalin mosmirenjohsat.Dhe kur Kisha Ortodokse nderton dicka,mos harroni ta shikoni ne raport me te dy fete e tjera tradicionale dhe do te shikoni rezultatin.

    Une personalisht mendoj,se padyshim sot ka shume qe duan ta menjanojne kete personalitet per arsye te shumenjohura madje nderkombetare.

  3. #3
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Klod, Klod edhe ti e nxorre koken me ne fund!!

    Me duket se ato qe thua ti ne shkrimin tend jane teresisht te paverteta.
    Ti kontradikton vetevetveten me fjalet e tua!!
    Si mund te jete Kisha Autoqefale me nje grek ne krye te saj?
    A e din se cka bere kisha greke per te mos lejuar shkollen shqipe ne fundin e shekullit te 19 te? Sa personalitete te gjuhes shqipe jane vrare nga ortodoset greke?
    Ne fjaloret Britanike kur pershkruhen fete ne shqiperi krahas asaj muslimane dhe katolike thuhet greek orthodoxe...ku eshte autoqefalia? E di cdo te thote autoqefali?

    Une nuk kam asistuar ne ndonje meshe ortodokse ne Jug dhe per kete nuk mund te flas, por kam qene nja dy here ne kishen Ortodokse ke Rr Kavajes ne Tirane dhe gjithcka eshte zhvilluar ne Greqisht.
    Sa per personalitetin e Janullatosit ai vetem prift nuk eshte, Janullatos eshte oficer i larte e Asfalise Greke. Edhe sikur te mos ishte ta zeme se eshte prift i mirefillte.

    Prania e Janullatosit ne Shqiperi eshte perbuzje, shkelje, fyerje e punes kolosale qe ka bere Peshkopi i famshem Fan Noli per shkeputjen e kishes ortodokse shqiptare nga Patrikana e Stambollit.
    Ortodokset duhet ta kene fyrje qe shkojne e te degjojne pellitjet e Janullatosit ne Greqisht. TURP per TA.

    Dhe e fundit eshte teresisht e vertete qe po ndertohen kisha ortodokse jashte mase biles edhe ne vende ku kurre nuk ka patur ortodokse. Fakti me i fresket eshte ne disa fshatra te Fierit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 25-05-2002 mė 20:05
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pershendetje!

    Iceberg,se paeri desha te them,qe ti dhe kushdo qofte ketu apo aty,nuk mund te me thote mua nese une e mbaj koken fshehur apo jashte.....

    Se dyti,problemi i Kryepiskopit te Shqiperise eshte lakuar shume,prej shume vitesh dhe me sa mund te flas une per te hap shume probleme......

    1)Eshte nje problem kishtar ortodoks.Si i tille u takon ortodokseve te kene fjalen e pare dhe te fundit,e jo disa fondamentalista te rrjetit Alkaeda....
    Si problem ortodoks,ti duhet te tregosh vetepermbajtje dhe kur diskuton njohurine e nje ortodoksi per kuptimin e autoqefalise,dhe duhet te tregosh perkatesine tende fetare,si edhe njohurine e fakte per ato qe thua.....psh gabon qe ne fillim kur thua,se ne Kishen e rrg.Kavajes u mbajtkan meshat ne greqisht(une nuk kam nevoje te jape koment per kete gafe.....).

    Kam pershtypjen,se joortodoksit dhe ortodoksit shqipetare te pas 90-tes kane nevoje per sqarime kanunore teologjike fetare....

    2)Ne kuadrin shteteror,ketu do te mund te flisnin pushtetaret,por edhe keto ne bashkepunim me nje ekspert kanunor te Kishes ortodokse,dhe jo te imponojne qellimet e tyre politike kundrejt fese...

    3)Persa i perket figures se Imzot.Janullatosit,qe nuk besoj.se ndokush qe flet ne forum e njeh me mire se une,une them,se ato komente,qe une kam degjuar,jane frute te nje injorance,interesave politiko-fetare te njerezve nga Shqiperia dhe "miqte" e saj jo shqipetare.....,kryesisht shpifje tipike te atij lloji....

    Persa une e njoh vete kete personalitet,them,se eshte shembull i fetarit,nje nga figurat ortodokse nderkobetare me te shquara,intelektul dhe shume humanist.
    Madje shembull per kryetaret e dy komuniteteve te tjera....

    Nqs dikush ka fakte per ndonje realitet tjeter,le ti sjelle,por fakte dhe jo bindshmeri partiake....


    Deri me tash,ka qene nje nder dhe fat,qe ortodoksit shqipetare paten nje ndihme nga komuniteti ortodoks nderkombetare me nje person te tille,i cili rimekembi ortodoksine autoqefale me rezultate,qe jane per tu patur zili nga te gjithe...

    A PO MOS DONI JU TE KENI NJE ORTODOKSI TE ATIJ LLOJI,QE TE MUND TE JETE E LEHTE TE SILLET NDONJE SISTEM FETAR TOTALITAR TJETER???!!!

    KRISHTI MBRET!

  5. #5
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Shume e qarte....
    Mjer ne ku kemi rene. Janullatus ndoshta eshte e keqja me e madhe e Shqiptareve ne keto 12 vjet.
    Une faktet qe ai eshte agjent i Asfalise dhe Ideator i helenizimit te Shqiperise nuk mund ti nxjerr ketu..o Klod djali! se mua nuk me mbron shteti! Po ata te 5 tet ne 95 per te cilet u be presion qe nga Amerika te liroheshin skishin te benin me Janullatusin?...meqe e njifke mire ti mund te na thuash dicka me shume per kete ceshtje!

    Aman vetem mos me thuaj qe je me origjine greke!! Se na vdiqen keta deri tani nja 3 i njoh..qe shkruajne pareshtur ketu ne forum.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dmth se ajo qe po thua ka te beje vetem me nje veprimtari antishqiptare(ne fund te fundit une s'mund ti di te gjitha),dhe jo me ndonje fakt tjeter?

    Shume mire une po pres kohen,kur ato fakte qe ti i dinke ,te dalin haptas....
    Pse nuk e boni Sala nje gje te tille?(meqe socialistat se bejne se jane filogreke..)

    Nga ato qe une kam degjuar si psh ajo qe the zotrote se ne Rrg.Kavajes i bokan meshat ne greqisht,dhe akuzat(zyrtare) e bera para 96-tes ne adrese te Janullatosit,u bene te pabaza(me thuaj nqs jo) dhe nga nje president qe fsheh ne Shqiperi terrorista fondamentaliste(apo s'eshte e vertete?) dhe ishin qesharake.

    Persa i perket pikave te tjera ,qe une permenda tek shkrimi me larte,s'pashe ndonje pergjigje....?

    Pa fakte,baza askush nuk mund te flase.
    Ti me thua,se pervec interesave greke(qe une jam kundra) ne Shqiperi nuk ka interesa te tjera?
    Nuk ka interesa fondamentalistash,duke filluar,qe nga forumi,qe duan ta paraqesin Shqiperine si Islamike,madje me nje nostalgji per nje Qeverisje te tille?
    Po keta nuk do te deshironin te likuidonin cdo pengese per kete qellim?
    Meqe me pyete ne jam grek,po te them se jo,po ti mos je ndonje nga keta qe vijne ere "turqi"?

    Une e kam thene haptas mendimin tim per Anastasin,dhe natyrisht eshte ajo,qe une njoh,qe mund te jete dhe gabim.

    Por fakte dhe jo karagjozlliqe...!

  7. #7
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Ti Zoteri Klod,
    Nuk po e zgjas me tej polemiken me ty sepse mbi te gjitha kemi dale nga tema, pasi tema eshte per minoritetin grek dhe jo per Anastasin.
    Te thuash qe ska interesa greke ne Shqiperi ajo eshte cmenduri dhe nuk mund ta pranoje as bufi jo me njeriu normal. Ne duhet te diskutojme jo mbi bazen e fakteve qe di une por mbi bazen e fakteve qe dine te gjithe shqiptaret.
    Sa per fondamentalizmin islamik kjo teori eshte fabrikim i kuzhines greke per te realizuar izolimin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Shqiptaret i nderuar Klod (dhe kjo fatmiresisht) kurre nuk kane qene fetare, pa le fondamentaliste, kjo as nuk diskutohet fare jo sot, jo gjate 50 viteve po asnjehere gjate historise se tyre nuk kane patur probleme fetare. Feja e shqiptarit ka qene Shqiptaria.
    Te gjitha fete e ardhura ne Shqiperi kane ardhe ne momente pushtimesh dhe per interesat e vendeve te cilat i kane sjelle, dhe kjo eshte aresyeja qe feja ke Shqiptaret nuk ka marre kurre peshen e duhur.
    Nje nga moderatoret e forumit ka sjelle shkrimin e nje analisti Amerikan " Ekspansiono grek ne Shqiperi" botuar ne 'Dakota Sun' dhe ai nuk eshte as shqiptar as turk por amerikan dhe i analizon gjerat pa pasione por me profesionalizem.
    Te sugjeroj ta lexosh dhe te "bindesh" per rolin grek ne ate fatekeqesi kombetare.
    Prifterinjte greke jo vetem qe predikojne ne greqisht dhe i meshojne helenizimit por ata verberisht besojne qe Jezu Krishti eshte grek dhe ka lindur ne Greqi.
    Mua nuk ma merr mendja qe ti nuk i din keto gjera por ty ta ka ana ti thuash ne kete menyre.
    Sa per besimin e autorit te ketyre radheve feja ime eshte Shqiptarizmi dhe une besoj tek Krijuesi dhe jo ke fete qe jane krijuar nga njerezit per interesa te caktuara.
    Tani seriozisht po e ve ne diskutim origjinen tuaj etnike. Megjithate i lutem Zotit te mos jesh Shqiptar se kjo do ishte mjerim i madh.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk e di,se nga i nxjerr ato kuptime,por une nuk jam shprehur asnjehere,se nuk ka interesa greke ne Shqiperi!!!!!!!

    Fakti,qe une mbroj kreun e kishes sime,nuk do te thote fare se une jam filogrek,ne kuptimin antikombetar te fjales,por se jam i sinqerte ne ate qe besoj pa ndonji dobi dhe interes per kete gje...

    Ndersa ata qe kane interesa materiale tek Anastasi rrine si skutha te fshehur,nga frika.Jane ata qe nuk thone as po e as jo!

    Personalisht une nuk e dua ate jete,por besoj dhe ti ma forcon idene,se njerezit qe merren ose duan te merren me politike ne Shqiperi,jane te joinformuar,ose te informuar njeanshmerisht.

    Une nuk mund te rri,kur disa qe mund te jene kushdo kepusin gafa qesharake kundrejt Kishes Ortodokse...

    Sa per verejtjen,duhet tua drejtosh te tjereve,qe me nje gur duan te vrasin dy zogj..

    Shnet!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2005
    Postime
    28
    Citim Postuar mė parė nga Iceberg
    Shume e qarte....
    Mjer ne ku kemi rene. Janullatus ndoshta eshte e keqja me e madhe e Shqiptareve ne keto 12 vjet.
    Une faktet qe ai eshte agjent i Asfalise dhe Ideator i helenizimit te Shqiperise nuk mund ti nxjerr ketu..o Klod djali! se mua nuk me mbron shteti! Po ata te 5 tet ne 95 per te cilet u be presion qe nga Amerika te liroheshin skishin te benin me Janullatusin?...meqe e njifke mire ti mund te na thuash dicka me shume per kete ceshtje!

    Aman vetem mos me thuaj qe je me origjine greke!! Se na vdiqen keta deri tani nja 3 i njoh..qe shkruajne pareshtur ketu ne forum.

    hAHAHAHAHAHAHHAHAH iceberg pse hala se ke marr vesh ti .Qeke lodh kot vella.Ik me mire merru me noj femer se me u mor me kto gjinine mashkullore epirote te ze mallkimi i gjinise femerore.Pak rendesi ka, jeto si shqiptar ne vendin tat edhe leni qente te lehin.

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Historia e lindjes se Sportit Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 06:04
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •