Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    J E T A !? Mes udhëkryqit dhe rrugëdaljes.

    JETA PIKËPYETJE DHE PIKËÇUDITJE E MADHE

    Ajri depërtonte lehtë në dhomën time. Pranvera me bukurinë dhe freskinë jetëdhënëse, vinte ngadalë si nuse nazetore. Një rreze dielli që futej nga dritarja, e ndante dhomën në dysh me një shirit të shkëlqyer. Puhiza e freskët mbartte me vete edhe aromën e luleve shumëngjyrëshe dhe bashkë me cicërimën e zogjve, hynte në dhomën e re. Prej dhomës më dukej sikur nga larg dëgjohej një zhurmë e thellë ritmike. U ngrita në këmbë dhe iu afrova dritares. Hodha vështrimin në thellësi të natyrës nga ndihej kundërmimi i vakët i pranverës. Rrugët ishin larë nga shiu që kishte rënë gati gjatë tërë natës. Lagaterë. Bletët si të trullosura fluturonin lule më lule dhe thithnin polenin. Kështu natyra me pejsazhin e qëndisur dhe me melodinë e saj, më nanuriste ëmbëlsisht, më shtonte gjallërinë dhe më këndellte akoma më tepër.
    Prej dritares shihej gjithashtu edhe shtëpia nga vinte muzika. Në oborrin e saj, vallëzonin tok djem dhe vasha. Dasmorët e thithnin këndshëm gëzimin, ashtu siç e thithnin bletët nektarin. Në ritmin e muzikës ishin futur edhe dy pëllumba krahëshkruar, të cilët luanin krahëhapur në lartësi. Tek i shikoja dhe mahnitesha me lojën e tyre, dielli me rrezet e tij m’i lëbyrte sytë. Kënaqësia përhapej në çdo anë. Gjelat e mbanin festivalin më të bukur pranveror. Zëri i tyre kur përzihej me cicërimën e zogjve, krijonte një ritëm të mrekullueshëm. Pranë syve të mi ndërlidhej lulëzimi i një harmonie natyrore. Sa bukuri madhështore! Çfarë mrekullie e papërshkruar! Po lulëzon më e bukura ditë. Po zgjohet jetë e re, bukuri e re, stinë e re ...
    Duke soditur bukuritë e natyrës, ndjeva një dhembje në krahë. Bërryli më ishte mpirë duke qëndruar një kohë të gjatë i mbështetur në parvazin e dritares. Pa u ulur mirë në kauç, në derë papritmas dëgjova një trakullimë jo të rëndomtë. Trokitësi hyri brënda me rrëmbim si vërshëllima e erës, pa pritur që të bëzëja. Ishte shoku im. Sytë i kishte të mbushur me lot dhe dridhej si purtekë. I kishte ndryshuar pamja tërësisht. Hetova se ishte fundosur në një trazirë dhe rrëmujë të madhe ndijore. M’u kujtua fytyra e tij kur ishte në çastet e ngazëllimit dhe në momentet e dalldisjes rinore. Mezi prisja ta çelte gojën, që ta kuptoja sa më shpejtë këtë ndryshueshmëri të fatit njerëzor. Me zë të shterur e me dënesje të përvajshme, filloi të rrëfejë duke belbëzuar.
    - “Mbrëmë vdiq im atë. Ishim të gjithë së bashku në sofër. Shikonim një humor në televizion. Ashtu duke qeshur e duke ngrënë bukë, pak pa e përfunduar të ngrënurit, iku përgjithmonë nga kjo jetë. Nuk ishte i sëmurë para se t’ia fillonte ngrënies e as më parë. Në grahmën e fundit të agonisë së tij, u ndërpre edhe korrenti elektrik. Mbetëm në errësirë. Nuk kishim as vaj për fener, e as qiri. Dola jashtë. Shkova të gjej ndonjë qiri te fqinjët tanë. Skëterra më stërmadhohej. Ajo ishte shumëfishuar për mua dhe familjen time. Unë ecja si i shastisur nëpër errësirë. Më zhangëllinin veshët. Para syve më fanitej fytyra e stërkequr e babait dhe disa hije të bardha rreth tij. Megjithkëtë, dhembja ma mposhti frikën. Pas shumë peripecive ia arrita ta siguroj qiriun. Nuk kishte më keq se të dëgjosh klithma vaji në terr …
    Pasi e ndezëm qiriun, e drejtuam kufomën e shtangur e cila kishte mbetur me sy dhe gojë të hapur. Vajtuam tërë natën mbi kokën e tij. Natën e kam kaluar si i dehur dhe i mpirë. Kurrë nuk do ta harroj këtë tragjedi të jetës sime. Zemra më loton gjak e vrer. Damarët më ndizen flakë. Ah ... mbeta jetim...“, - përfundoi shoku.
    Nxori një ofshamë të thellë prej gjoksit, nga i cili shungullonte një kazan plot dhembje, ashtu si në zjarr e flakë.
    I rraskapitur nga pikëllimi i madh shpirtëror, s’pati fuqi të fliste. Fshiu qurrat dhe mezi e shtiu faculetën në xhep. Dridhej i tëri. Në sytë e tij, jeta ishte fundosur në vrazhdësinë e pakuptueshme të fatit. Meqenëse nuk dinte më ç’të fliste, shkoi me lot në sy.
    Me keqdashje e dëgjova shokun e shkretë. M’u ngjesh mishtë kur e pashë duke notuar në një tragjedi e cila bënte pjesë në mijëra tragjedi të jetës njerëzore. Më mungonte vetëpërmbajtja. E kujtoja shokun e pikëlluar dhe pamjen e tij të zymtë, pastaj e krahasoja me disponimin e mëparshëm të tij dhe si pa vetëdije thoja: “Kjo është e pamundshme.“ Dëshirova të gjej forcë për ta përballuar lajmin e kobshëm, por nuk munda. I papërmbajtur me rrethanën vetëm mërmëritja. Kjo ditë, e cila në fillim më frymëzoi, tash më dukej tepër e ftohtë. I ngjante një dite të ethshme, në të cilën ishin trazuar si një vorbull lumi ujërat e shqetësimeve.
    Dola jashtë banesës. Vendosa të shkoja tek shtëpia e shokut. Gjatë rrugës, mbi fytyrën time, mbi vështrimin tim dhe mbi mendimet e mia, sillej një pamje e mjegulluar. Pas pak çastesh arrita në cakun e kërkuar. Që nga larg hetova zërat e përvajshëm. Megjithatë, ajo që ngjante në oborrin e shtëpisë, ishte diçka më e tmerrshme. Vajtimet e zëshme shoqëroheshin edhe me gërvishjen e fytyrës. Femrat i shkulnin flokët, bërtitnin... qante çdo njeri… ushtonte e tërë lagja. Skena e këtillë më ndjellte tmerr dhe lemeri rrënqethëse. Më dukej sikur rënkonte edhe çatia edhe muret e shtëpisë. Dhe kështu kufoma bëhej gati për t’u shkëputur nga kjo tragjedi e gjallë. Pas pak çastesh i ndjeri kaloi për herë të fundit derën e oborrit të tij.
    Pas vetes ai la një jetë, e cila më shumë i ngjante varrosjes për së gjalli. Kështu, kufoma nisej në një udhë të pafundme, prej së cilës nuk u kthye askurrkush dhe për të cilën flitet me bujë të madhe. Kortezhi i përmotshëm ecte ngadalë pas arkivolit. Secili ndihej i pikëlluar. Pesha e dhimbjes ishte shumë e madhe, kurse hapat më të rëndë se toka. Duke ecur, në kokë më vlonin mendimet e çaprashitura, të cilat më ofronin njëfarë neverie të përzier me melankoli të padurueshme. Më dukej sikur më gëlltiste toka e zezë.
    Hap pas hapi afroheshim te stacioni ynë i fundit, në të cilin do të parkohemi një ditë, të gjithë radhazi, ashtu siç jemi rënditur pas të ndjerit. Dhe më në fund njerëzit e gjallë shkelën në tokën e të vdekurve. Hudha vështrimin tej varrezave.
    “Ah moj tokë e shkretë... po bëhesh më në fund varr i
    njerëzimit“, - thashë me vete. Pasi mbaroi ceremoniali fetar, qivuri u zbrit në gropë. Ra në gjirin e tokës nënë, tek e cila të gjithë do të gjejmë prehjen përfundimtare. E braktisëm të ndjerin dhe iu kthyem rrugës sonë. Rrugës i takuam dasmorët, të cilët këndonin e vallëzonin plot shend. Gëzimi i tyre nuk peshonte sa dhembja jonë, sepse hareja është e lehtë, e pikëllimi është i rëndë. Qysh se i pashë ashtu të gëzuar, m’u mjegulluan mendtë. –“E… d.m.th., s’qenka turp të vallëzosh kur të tjerët vdesin“,- thashë me vete. Çka t’i bësh kësaj jete, kështu e do fati… Ca lindin, disa martohen, e dikush edhe vdes. Këto janë ngjyrat e jetës sonë.“
    Nga ana tjetër, isha i preokupuar me gjendjen e vështirë të shokut. E mbaja për krahu atë, i flisja me fjalë qetësuese dhe i rrëfeja për tragjedi edhe më të mëdha, me qëllim që t’ia lehtësoja dhimbjen. I goditur thellë nga kjo emnesë tragjike dhe nga disonanca e jetës e cila i rrëshqiste rrugës, shoku mbezi mbahej në këmbë. Fliste si përçart. – “Kur e analizoj jetën time, vetja më del prej qejfit dhe dua të gjej fajtorë për rrotën e mbrapshtë të fatit tim. Gabimisht linda... pa vetëdije jetoj dhe s’e di se si do të vdes. Gjithmonë e kam ndier veten të zhveshur nga çdo gjë. Tash, derisa kaloj kësaj ngushtice, jetën e shoh si rrugë të vrazhdë të shtruar me mynxyra dhe trishtime. Përplot përçudni. Këtë rrugë të gjatë e të pafundme duhet ta kaloj, sepse nuk kam shtegdalje tjetër. Jeta, ky lumë i stuhishëm, vërshon nëpër palcën e tokës duke përmbysur fatet e njerëzimit. Po e shoh se si mbinë e rritet bari i varrit. E shoh gjithashtu edhe këtë humnerë të fatit të errët e të pashpirt... Ja, kjo na paska qenë jeta... Çfarë hibridi i keq!… E ne, me shpresa të prera e me shpirtra të shkëputur kullosim vdekjen, e nga ana tjetër pohojmë se jemi duke jetuar. Unë nga ky spektër e shoh veten si njeri i gjallë, por i mbuluar me një tjetër të vdekur, që prapë jamë-unë. Ky është udhëkryqi fatal që më ofron ekzemplari i fatit tim. Pra, të gjithë jemi të pranishëm përkohësisht, por megjithatë të papranishëm përgjithësisht.
    I quaj hije përpjekjet e kota të njeriut, ngase ai s’ka arsye ndaj asgjëje të ushqejë shpresë. Orvatjet e tij nuk janë asgjë, veçse paraqesin imazhin e disfatës së tij, sepse përfundojmë me shkatërrim të paarsyeshëm. Ndryshe thënë, jeta dhe vdekja janë një boshllëk i habitshëm ose veçse një dhuratë e mykur. Jeta e tymosur në oxhaqet e zeza dhe e katranosur në kazanet djegëse, vazhdon vallen e saj mashtruese. Duam apo nuk duam ta pranojmë, fakti dëshmon se jeta është greminë shpartalluese; ajo të nëpërkëmbë, të përgjysmon, loz me këmbët tona dhe nuk përmban asgjë reale në të cilën do të duhej të besohej diçka. Ky udhëtim i rraskapitur dhe i përçarë, disa i josh e disa i dërmon. Mua më duket vështirë të gjykoj rreth jetës sime, kur e shoh se ajo mua më shqelmon dhe mbi kokë ma ka vulosur fatin e plotfuqishëm të ashtuquajtur – vdekje. Dhe jo vetëm mua, por të gjithëve u këndon kjo qyqe e zezë, e i përcjell në çdo gjurmë.
    A është dashur të jetë i këtillë njeriu?!… Të ngarend pas luleve, e të bëhet më në fund pleh. Të parfumoset, pastaj të qelbet. Të dëshirojë aromën, e të fitojë mykun. Të krijojë pasuri, fëmijë, vepra, e pastaj të shpërbëhet në një numër të madh mikroorganizmash.
    Mendoj se s’ka njeri që s’do të gërditej nga kjo jetë, e cila kryekëput është e kotë. E unë nuk e di pse linda, pse jam... e a duhet të jem edhe më tej. Më duket se linda pa dëshirë, jetoj duke e mashtruar vetveten dhe nuk kam ndonjë ideal që do të më jepte shpresë për jetë. Pasi nuk e kuptoj jetën e dua vdekjen, ngaqë jeta paska qenë vetëm mashtrim, lëvizje e rrejshme, nga e cila nuk më mbetet tjetër, pos një kujtimi. Ky kujtim pasqyron hijen e errët të zhdukjes sime të pahetueshme. E unë, mjaft vuajta, mjaft durova dhe mjaft shpresova kot. Mu bë zemra akull, sa po më shkrihet pikë-pikë. Vetëm vdekja është shpëtim i dëshiruar i shpirtit tim. Le të më coptojnë në thërrmi të imëta dhe le të bëjnë dasmë mbi trupin tim mikrobet, brythat, skrrajat, gjarpërinjtë, krimbat… se jeta ime paska qenë më e pavlefshme se jeta e tyre. Nuk paska gjë më të pakuptimtë se të jetosh pa e ditur qëllimin e jetës sate”, - përfundoi shoku im me një ton të përvajshëm.
    Ai u lodh aq shumë sa që iu shter zëri. Nga goja i dilnin jargë. Duke i dhënë kurajo dhe shpresë për jetë, u ndava me të. Pas meje vinin edhe një turmë njerëzish. Ecnin kokë-ulur. I përkundte kotësia neveritëse, e cila jetës i rrëfente më shumë krajata sesa gëzime. Si dukej, jeta për ta ishte bërë arenë cirku ose spektatore ironike. Ajo tallej me ankthet e tyre të koklavitura. Nga pamja e tyre, dukej se të gjithë e kuptuan vdekjen si goditje çekani në kokat e tyre. Të gjithë i kishte përfshirë frika nga vdekja e menjëhershme.
    Instiktivisht arrita përpara derës së banesës sime. I lodhur së tepërmi si fizikisht ashtu edhe psiqikisht, vendosa të pushoj. Meqenëse padashur më kishte pllakosur antitoda e mendimeve marramendëse, u shtriva në kanape.
    Mendja gjithnjë më rrinte tek njerëzit, te të cilët verbërisht luftonin mendimet e flamosura rreth vdekjes.
    Diç më vonë më zuri gjumi. Se di se si kam fjetur… gjumi thonë është gjysmëvdekje. Prapëseprapë, si duket më vërtitet diçka në kokë, e vagëlluar, por ngadalë vie e bëhet sa më e kthjellët. Është një ëndërr mjaft enigmatike. Le që është e paqartë, por edhe zgjon kërshërinë për ta kuptuar domethënien e saj. Protagonist i ëndërrës është profesori i sociologjisë. Ai m’u përhit me rroba të gjelbërta. Më rroku për dore dhe filloi të flasë qetë:
    “Dëgjo nxënësi im! Ti ke harruar t’i lexosh letrat e mia. Më mirë është të mos i lexosh ato. Pendohem që deri më tash nuk kam pasur bindje të shëndoshë. Mirëpo erdhi koha të ndryshoj, ashtu siç ndryshohet natyra prej kohës. Tash e gjeta të vërtetën dhe pos saj nuk më duhet asgjë tjetër. Ndihem tepër i gëzuar. Dëshpërimi më nuk ekziston në mua, as pakënaqësia, as hidhërimi dhe as zymtësia. Ato i zëvendësova me shpresë të fortë, me kënaqësi të përhershme, me gëzim të vërtetë, me disponim të gjithanshëm… Ta dish se ata që mësojnë për lavd, për mendjemadhësi, për famë, për pozitë ose për diç tjetër kësodore, do të jenë të përjashtuar nga kjo dituri”, - përfundoi profesori duke u larguar prej mirazhit tim me fytyrë të shëndritur dhe me një buzëqeshje të ëmbël. Mendimet e leckosura kacafyteshin rreth ëndrrës dhe silleshin vërdallë saj. Më vajti mendja te vepra e Sigmund Frojdit (“Interpretimet e ëndrrave”) dhe më nxiste diçka ta shfletoja atë. Mirëpo së shpejti ëndrra e brumosur me misterinë e saj, u fik në shkretëtirën e moskuptimit. Iu ktheva letrave të profesorit. Ato i kisha harruar, por ëndrra m’i përkujtoi. I nxorra prej ormanit dhe u ula që t’i lexoj. M’u duk sikur e pash edhe vet profesorin duke m’i lëshuar ato në dorë. Letrat ai m’i shkroi me kërkesën time. Dëshiroja të di mendimin e tij rreth jetës. Fillova t’i lexoj.
    “Tungjatjeta dhe mirë se të gjen përgjigja ime! Ç’është jeta? Pyetje plot pezëm. Të them të drejtën, dyshoj në pyetjen tuaj. Druaj se pyetësi di diç më tepër se i pyeturi. Gjatë bisedave që kam zhvilluar me ty, vërejta se e kishit thyer demarkacionin e koeficientit mendor, duke e kuptuar rrënjësisht konceptin e filozofisë. Përgjigjes po i rrekem me përgjegjësi të madhe. Në asnjë rast nuk dua ta demonstroj paditurinë time, sepse një ditë ndërgjegja do të jetë paditësi im. Jam i vetëdijshëm se nuk ekziston mendim i cili do të ishte ideal për secilin, prandaj ngjyrimet e mia kuptimore rreth jetës janë vetëm përpjekje individuale, për ta avancuar psikologjinë e perceptimit mendor. Kjo çështje jep idenë e lidhjes së ngushtë për një studim më serioz, por gjithnjë duke pasur parasysh, peshën dhe vlerën meritore të kësaj teme prore diskutabile.
    Në qoftë se duam ta vëjmë në pah rëndësinë dhe qëllimin e jetës ose ekzistencës sonë, duhet të kihen parasysh mundësitë e gjykimit tonë. Meqë siç thoshte Sokrati “e di se asgjë nuk di”, do të kishte qenë më mirë t’ua lëshojë vendin mendimeve më të arta. Në mënyrë sa më të shkurtër po i shtroj pasqyrimet e mendimtarëve më të mëdhenj rreth ekzistencës.
    Talesi si premisë jete e konsideroi ujin; Anaksimeni – rrezen; Pitagora – numrat; Anaksimandri – materien e pafundme; Ksenofani luftoi idhujtarinë; Parmenidi mendoi se ekzistenca s’ka as kohë të kaluar as të ardhshme, ajo vazhdimisht ndryshon dhe pafillimësia e pakufishmëria gërshetohen reciprokisht. Gjësendet që i shohim e i ndiejmë, bëjnë pjesë në jetë, por si dukuri imagjinare, sepse janë kalimtare; Herakliti ka bërë një hark mes zjarrit, ujit, ajrit dhe tokës, në atë mënyrë që krijimi i njërës, njëkohësisht ta shkatërrojë tjetrën. Zjarri është zot dhe jetën e çdo krijese e përcjell nxehtësia, ashtu që edhe shpirti përbëhet prej zjarrit; Empedoklo besoi se Erkosi e solli dheun, Hera rrezen, Zeusi zjarrin dhe Nestisi ujin me lotët e tij. Demokriti si esenca të vetme të realitetit në ekzistencë i sheh tri elementet: atomin, hapësirën e lirë dhe lëvizjen. Atomet e panumërta lëvizin në saje të forcës ose nevojës së verbër. Aristoteli mendoi se materia e parë ishte forcë = fuqi, mirëpo e përcaktuar bëhet vetëm kur fiton formë, tek atëherë bëhet ndonjë faktor.
    Pajtohem me Protagorën se çdo mendim është i drejtë në raport me individin që e mendon, se ashtu kështu, e vërteta objektive s’ekziston. Mirëpo, kjo ujdi nuk do të thotë se e pëlqej subjektivizmin, rrymën ku bënte pjesë ky filozof. As këtë e as të tjerat nuk i dua dot.
    Në këtë shekull kaq progresiv, botëkuptimet filozofike më duken paksa anakronike, megjithatë, duhet të jemi mirënjohës ndaj disa ligjeve të cilat burojnë nga intelekti i tyre. Prapëseprapë, kur jemi te zbulimet shkencore, duhet pohuar realisht se edhe këto janë enigmë në vete. Sa për ilustrim ta marrim matematicientin francez – Poenkareun. Ky nuk ishte në gjendje ta zgjidhte një detyrë përderisa ishte në studime. Pasi i la përkohësisht studimet dhe shkoi për pushim në Paris, duke u kthyer, mu në çastin derisa shkeli në prag të tramvajit, i shkrepi ideja e zgjidhjes moti të kërkuar. Një kimist zgjidhjen e një formule të harruar me kohë të gjatë e gjeti në banjo, pasi u freskua nën tush.
    Rastet e këtilla që janë me numër të madh, nuk meritojnë të mospërfillen ose të përkufizohen vetëm si periudha të inkubacionit. Psikologjia moderne nuk bën të mburret vetëm me definicione, por me shpjegime të qarta. Shkrepja e papritur e idesë së kërkuar më parë, do të ishte enigmatike edhe për elektroencefalografin e lëre më për njerëzit. Momentet e këtilla pa dyshim janë të arta, po nga, si dhe pse vijnë, mbetet fshehtësi. Fausti është shprehur bukur mirë, kur ka thënë: “Atëherë do të mund t’i thosha momentit: - ndalu pra, sa i bukur qenke”.
    Sipas kësaj që u cek mësipër, mësojmë se të vetmet elemente të realitetit janë materia dhe zbrazëtira; jashtë këtyre nuk ekziston asgjë tjetër që mund të kapet me shqisat tona. Gjithësia është e pafundme, e rregulluar me ligje precize dhe si e tillë, do të qëndrojë në kohë të pakufishme. Toka jonë ku ekzistojnë kushtet jetësore, është krijuar në etapa dhe përqëndrohet rreth boshtit të vet. Njeriu është udhëheqës i vetvetes; ai nuk ndien nevojë për udhëheqje hyjnore dhe madje as që pranon diçka të tillë. Bota jomateriale është e pabesueshme dhe jashtë gjithësisë nuk ekziston asgjë. Kurse në gjithësi asgjë nuk ndodh jashtë ligjeve. Kjo vlen edhe për tokën. E dimë se pema nuk rritet në eter, peshqit nuk jetojnë në tokë, brenda drurit s’mund të ketë gjak, brenda gurit lëng… Jeta dhe vdekja nuk janë enigmë, por kombinim atomesh. Paraardhësi ynë, majmuni antropomorf, na bën që të kuptojmë se çdo kafshë është pak a shumë njeri ose çdo njeri është pak a shumë kafshë. Fati ynë është i njëjtë me atë të krijesave tjera, ndonëse veprimtaria jonë ndryshon nga ajo e tyre, falë evolucionit permanent që e ka përcjellur krijesën-njeri. Të pëlqen ose jo, ky është botëkuptimi materialist, i cili na mëson se burim kryesor për njohjen e gjërave është shqisa. Mendja gënjehet, ndjenjat assesi.
    Këto mësime nuk bën të injorohen, sepse janë bazë fillestare e shkencës moderne. Jemi dëshmitarë të përparimit gjigant. Teoria e mikrogrimcave, automatizimi i paisjeve, teoria e mikrovalëve, aparaturat satelitore dhe lloj-lloj makinat, jepin shpresë se teknika dhe teknologjia nuk kanë të ndalur. Grimcat e reja jostabile që zbërthehen edhe në grimca më të imëta, imtësimi i pjesëve të ndryshme dhe me një fjalë tërë progresi shkencor, na shtyn të pohojmë pa kurrfarë frike, se ardhmëria i përket vetëm shkencës.
    Për këtë shkak nuk ia jap fjalën as (holandezit) Gerhard Kroaze, as (bullgares) Vanga Dimitrova, sado t’ua vërtetojnë “largpamësinë” psikologët. Astrologjisë (babilonike) nuk duhet t’i besojmë, sepse në fatin e njeriut nuk ndikojnë yjet me gravitacion ose me radiacion, por ndikojnë përpjekjet e tij. Aq më pak nuk duhet t’i besojmë fetë, çfarëdo qofshin ato, por duhet t’i pengojmë ato. Njeriu ka lindur i lirë, prandaj gjeneratat e reja duhet të jenë të liruara prej prangave të frikës dhe nga grilat e turpit. Mendimet idealiste janë kazane, nga të cilët grafullojnë pikëpamjet joreale. Paramendoni! Ultraspiritualistët shkojnë aq larg saqë e refuzojnë krejtësisht këtë botë. Sot e kësaj dite ende adhurohet perëndesha e diellit - Amaterasu Omikami dhe objektet që shenjtërohen me disa fjalë, më pastaj nderohen në vend të zotrave. Indusët përveç Brahmës, Vishnës dhe Shivës, adhurojnë edhe 300 milion zotra tjerë. Mendja ma thotë se tërë besimet rrjedhin prej frikës. Disa japonezë akoma besojnë se vullkani joaktiv Fuxhi, është vend i shenjtë dhe e vizitojnë në shenjë respekti.
    Kjo frikë kalon në format më të rënda. Për këtë dëshmon mbreti (japonez) Sotoku, i cili shkroi librin e tij religjioz (“Llankovare sutra”) dhe atë me gjakun e tij, i bindur se do të shpërblehet nga Buda. Budizmi i ka mësuar ithtarët e tij se krijimi është i lig, i mbushur me dhimbje dhe vuajtje – si shpëtim nga procesi i jetës, preferohet asketizmi, vetëmbytja dhe vetëmohimi. Hinduizmi dëshmon sipas predikimit të vet se shpirti pas vdekjes kalon në trup tjetër, ashtu që vepra e një jete të përcaktojë llojin e jetës së ardhme. Brahmanët kryesisht fenë e tyre e marrin si zanat ose ndryshe thënë si mall tregtie. Jehovistët mendojnë se rruga drejt parajsës është e lehtë për njerëzit shpirtërisht të mirë, kurse kriminelët do të dënohen me shkatërrim të përhershëm e jo me vuajtje të pandërprera. Sa i përket krishterimit, ekzistojnë edhe sekte të veçanta të tij. Këtu do të shkurtoj rrëfimet e mia duke mos i mbetur borxh edhe krishterimit - fesë më të zhurmshme. Bazë e kësaj feje është triniteti, d.m.th. jomaterialja ka bir dhe grua prej materies. Më dhimbset Hegeli që harxhoi aq mund për ta arsyetuar këtë konfesion të kotë.
    Për fenë islame s’kam lexuar asgjë, sepse gjithnjë i kam injoruar obligimet e shumta të saj dhe më janë dukur lodhje e pavend. Besoj se në të ardhmen, jo të largët, do të lexoj diçka edhe nga kjo fe, i bindur që tash, se nuk do të gjej gjë në të cilën do të duhej të besohej diçka. Sido që të jetë, njeriu nuk duhet të bëhet autistik (ashtu i tërhequr në botën e imagjinatës), të bie në nivelin e teologëve fantazmagorik dhe të largohet prej realitetit konkret. Fetarët janë të paaftë t’i kuptojnë fenomenet natyrore, prandaj gjithnjë dukuritë e tilla, i paraqesin si dirigjim hyjnor. Librat fetare që i kam lexuar, kishin qenë vetëm farsë që i shiteshin opinionit për t’i trullosur kokat labile. Gati për çdo fe mund të flas më mirë se klerikët e tyre, por t’i besoj s’mundem asesi. Jetojmë në kohën kur shkenca e ka fjalën e vet. Kompjuterët, radarët, fluturaket dhe anijet kozmike... janë krenaria jonë më e madhe. Ato nuk u krijuan prej zotrave, por nga njerëzit. Kjo dëshmon se qenia njerëzore është më e larta. Fetë që e degradojnë këtë shkallë të arritjes njerëzore shpiejnë në regres. Të jetojmë pra, në valët e shkencës, sepse janë më të qeta se ato që ndjellin vetëm frikë dhe pasiguri. Nga ana tjetër, më keni pyetur për jetën – pikën më nevralgjike. Ta them faktin se këtë nyje nuk e zgjidhën dot as përpjekjet më kolosale të mendimit njerëzor. Jeta edhe më tej mbetet vargoj e pështjelluar në lëmshin e rruzullit tokësor. Si duket, ne mjerisht jemi të eliminuar nga mundësia e njohjes së realitetit final. Jeta nuk bën të vlerësohet nëpërmjet prizmit të disponimit momental dhe nga nxitjet fanatike të paragjykimeve joreale. Reinkarnimi dhe transendenca nuk janë asgjë veçse, parafrazime të kota dhe si të tilla veç e shtojnë absurdin e qenies njerëzore.
    Megjithkëtë, si duket kot isha lodhur me filozofitë antike. Gjatë analizave që i kam bërë rreth tyre, kam parë se si garojnë filozofët që ta nxjerrin tezën vetjake, mbi të gjitha tjerat. Në filozofi më tepër ka sasi se sa cilësi. Qëllimi i filozofëve nuk qëndron në pasqyrimin e realitetit, por në dominimin teorik dhe marketingun ideor (Kratili kritikonte Heraklitin; Herakliti – Pitagorën; Marksi – Hegelin…). Realiteti më i padëshirueshëm i cili është rrjedhshmëri e pashmangshme e çdokujt, është se njeriu fuqimisht është i joshur t’i dorëzohet dëshpërimit. Njeriu pra, është bërë aq enigmatik, saqë as psikologjia geshtaltike nuk do ta kuptonte fshehtësinë e odisejadës së tij. Ai shkon revan pas katër idoleve: Don Kishotit (me idealizëm të verbuar); Çajlld Harolldit (me dëshpërim të tmerrshëm); Titonit (me ndjenja të fshehura); dhe pas Gilgameshit (me frikë të hatashme ndaj vdekjes). Njëherë, Ciceroni kishte thënë: “Nuk kam guxim të shkruaj për atë që mendoj, ndërsa poashtu, nuk dëshiroj të shkruaj ashtu siç nuk mendoj”. Kjo deklaratë përputhet me qëndrimin tim të tashëm. Jeta është bërë e pakuptueshme, kështu që ta komentosh rrjedhën e saj, do të thotë të hysh në luftë me plot mendime energjike. I lumturi kurrsesi nuk do ta pëlqejë përkufizimin e keq, ashtu siç nuk do ta pëlqejë i mjeri ndonjë definicion të mirë. Si të them ndryshe, asgjë nuk do të ishte e mirë për të gjithë dhe asgjë nuk do të ishte e keqe për të gjithë.
    “Jeta është një luftë përplot mundimesh” – thoshte Antagora. Të jetosh është vështirë, sepse jeta është problem i madh që mundohesh ta zgjidhësh, por për këtë nuk mjafton sikur edhe të ngritej në katror. Rruga e saj është plot kthesa… kalim prej fatlumturisë në pikëllim, prej shpresës në dëshpërim. Kjo është edhe si lum me rrjedhë veprimesh e kundërveprimesh, e përmbushur përplot kundërthënie.
    Jeta është ngarkim-shkarkim, pritje-përcjellje, hyrje-dalje, ardhje-vajtje… është marshim përmes errësirës së vdekjes… është një ortek tragjiko-komik. Të jetosh do të thotë ta mashtrosh vetveten, ta shikosh një ëndërr ose të hysh në një derë e të dalish në derën tjetër… Sot, toni i jetës jehon me zërin e plagosur prej goditjeve të rrepta të fatit, prej korrupcionit e padrejtësisë si dhe prej natyrës së pashpirtshme, e cila (me tërmete, vërshime, vullkane…) kërcënohet në çdo çast. Kështu, njerëzit nuk kanë ndonjë cak drejt të cilit do të shkonin me hapa të sigurt. Toka është mbushur me të liga, sëmundje të paftuara, me gjithçka jonormale. Kështu, bota në tërësi është bërë skenë, në të cilën bën kërdi anarkia e interesave konkurrente. Truri është zbritur në lukth ose siç thoshte Polihimi – “në tigan”. Njerëzit pa vetëdije dhe me paturpësi dehen me interesat vetjake, të cilat paraqiten në brendinë e ngopjes së tepërt. Interesi, kjo sëmundje e tmerrshme, i çrregulloi edhe marrëdhëniet më të afërta njerëzore.
    Njerëzit janë konsoliduar mbi sipërfaqen e tokës sikurse figurat e shahut, disa sulmojnë – të tjerët mbrohen dhe qëllimi i kësaj loje është eleminimi i atij që është më i vlefshëm. Në këtë epokë të luftës së rreptë për ekzistencë, më shumë gëzojnë respekt ata që bëjnë punë të liga dhe marrëzi. Jetojnë në pasuri të madhe ata që nuk punojnë, e mbesin gjallë ata që lahen me djersë duke punuar punë nga më të rëndat. Paratë janë bërë më të çmueshme se dituria, morali, nderi dhe fitohen me lloj-lloj matrapazllëqe. Korrupcioni ka pushtuar çdo hap, kurse bamirësia është një gjest shumë i rrallë. Njeriu për njeriun është bërë po se po ujk, por plus edhe dhelpër. Është mbushur çdo skutë me psikoza, psikopati dhe neuroza. Këto e kanë burgosur mentalitetin njerëzor. Nga ana tjetër më tepër ka debilë=moronë, imbecilë dhe idiotë, se sa dijetar të mençur dhe të aftë. Ç’është më e keqja janë në gjendje të simulojnë të gjithë rolin e budallës, vetëm që ta kenë udhën çelë. Në çdo anë janë ngjallur tekanjozët, saqë vaj halli për durimtarët. Keqbërësit sillen me njerëzit e mirë në atë mënyrë, që t’i detyrojnë edhe ata të bëhen të këqinj. Në këtë mënyrë ata e shumëfishojnë poshtërsinë e tyre. Shpeshherë edhe më të pafajshmit shpallen kryefajtorë. Njerëzit e mirë kanë rënë në pozitë mjaft të vështirë. Rrënjët e kalbura të shpresës së tyre kacafyten me pengesat, të cilat përqeshen në mënyrë therëse. Ata meqë në numër janë pak dhe të pafuqishëm, nuk mund ta kthejnë rrokaqiellin në themele të sigurta.
    Njerëzit e këqinj janë bërë bujqër të mbrapshtë, kudo që shkelin e mbjellin të keqen me vete. Ata janë të pakujdesshëm, të pavlefshëm, të papastër, të pamoralshëm, të neveritshëm, të tërbuar, të ndyer, imponues, ziliqarë, tradhëtarë, kriminelë, kryeneq... Sjellja e tyre është dëm i pandërprerë, stuhi, përmbytje, pengesë për gjithçka, ndryshk, luftë e përditshme dhe vdekje. Nuk është çudi se kafshët, po të dinin të flisnin, do të flitnin më mirë se disa njerëz të poshtër, bile për shumë të meta të tyre do të thonin “kjo është njerëzore“ siç themi ne “kjo është shtazore“ (Safira).
    Ky fakt ma ka forcuar bindjen se jeta ka trend të mbrapshtë, sepse shumë njerëz i bëri bisha dhe asnjë bishë se bëri njeri. Shih për këtë, njerëzve të këqinj nuk u mbetet asgjë tjetër pos të gjykojnë realisht mbi të ardhmen e tyre. Gomari në pikturën e (spanjollit) Francisko Gojës, është shembull tipik se deri ku e kanë sjellur të këqinjët personalitetin njerëzor (gomari mbi shpinë të njeriut me zë të personifikuar urdhëron: “ti që për gjë tjetër i zoti nuk je, mbamë në kurriz se mirë e ke“).
    Mbi gjithçka toka kishte qenë durimtare më e madhe, ngase lejon ta shkelin edhe ata që kaherë është dashur të fundosen në thellësitë e saj. Në vend se t’i shfrytëzojnë begatitë e saj, ndjallakeqasit e shndërruan atë në një xhungël të përgjithshme, në të cilën hahen vazhdimisht bishat mes veti. Ky teatër çmendurak, me aktorë negativ, me sa duket nuk ka dhe nuk njeh përfundim.
    Ç’është kjo? I padituri shet dituri. I padrejti ndanë drejtësi. Cipëplasuri mëson dikë për moral. Koprraci posedon më së shumti pasuri. Vërtet koha po punon për ata, që fare nuk po punojnë drejt. Vetëdija të cilën Marksi e quajti “produkt shoqëror”, është shpërbërë në një eufori sëndisëse, e cila udhëzon të vrapohet vetëm drejt rrugëve pa krye. Ata që do të jetojnë më vonë mbi këtë tokë, do ta kuptojnë se mbi të jetuan disa bisha me fytyrë njeriu, aso-llojish, që më shumë brengosen për gishtin e enjtur, sesa për mijëra njerëz të mbytur.
    Imagjinata ma thotë se sikur të kisha fuqinë e Prometheut, do të merrja planetën në dorë për ta shtrydhur. Le t’i dalin të zezat që i përhapi arka e Pandorës. Le t’i asgjësohen ato diku në galaktikë, ku së paku nuk ka krijesa të gjalla. Dua të qëndroj mbi kullë të Ajfelit, të marr hov prej 300 metrash e t’i pres me “sopatë të Tenidit” të këqijat që e kanë ngulfatur njerëzimin. Dëshiroj t’ia kthej njerëzimit shpresën për lumturi, sepse po digjet e po ngrihet… po qesh e po qan kot… Është një kohë e pakohë... Të mërzitet çdo gjë kur sheh padrejtësitë dhe dhunën që ushtrohet kundër të mjerëve. E keqja predominon dhe bën trysni gjithkund, por mjerisht edhe nuk luftohet sa duhet.
    E unë nuk dua të lodhem nga gumëzhitë e jetës monotone. E ndiej veten të vogël për t’i zgjidhur tërë këto probleme të mëdha që kanë zënë rrënjë një kohë të gjatë. Për këtë shkak, e sotmja më duket boshe kurse e ardhmja pa ndonjë gjë interesante. Jeta, ky lum më i ndotur se lumi Rin, më duket rrëke në të cilën derdhen të gjitha kundërthëniet. Vetëm Shekspiri do të dinte ta përshkruajë jetën. Po, ky mjeshtër i tragjedive, do t’i thurte vlerësimin që e meriton.
    Nga ana tjetër, kot qeshte Demokriti, kot diskutonte Aristoteli, kot ankohej Herakliti, kot fantazonte Platoni, kot zihej Hrizimi… As njëri, as tjetri s’më sqaruan kuptimësinë e jetës. E unë, gjithmonë kam kërkuar një thënie me karakter përgjithësues për jetën. Mirëpo duhet ta pranojmë, se e gjithë jeta varet nga përpjekjet tona. Njeriu, si një lloj kafshe më e ndërlikuar se kafshët tjera, jeton dhe vdes në mënyrë alternative, ndonëse shikuar më realisht ai në çdo çast mund të jetë i vdekur. Çdo gjë është ajo që s’jemi fare ose që nuk është në rrjedhë të sigurtë. Jetën tonë e dëshmojmë me vdekje. Kjo metamorfozë na bën që të kuptojmë se jeta është kusht i vdekjes, e vdekja kusht i ndonjë jete… tjetër. Të lindësh, të jetosh dhe të zhdukesh, do të thotë të ndërrosh forma. Ja, njerëzit e festojnë ditëlindjen të pavetëdijshëm se përcillen në çdo hap nga ditëvdekja.
    Megjithëkëtë, njeriu nuk bën të mposhtet nga dallgët e jetës, sepse edhe më fatkeqin e përcjell një shpresë, por edhe më të lumturin e ndjek një brengë. Ai duhet t’i tejkalojë pengesat dhe vështirësitë duke e zotëruar në mënyrë të plotë jetën me detyra kreative dhe risi dobiprurëse. Para materies njeriu ka detyra të mëdha. Nëse e kritikon dikush këtë fakt, ne themi se “ka njerëz që >>kanë qejf të kundërshtojnë<< por si, pse dhe me ç’qëllim, as ata vetë nuk e dinë (Lenini)”. Ti lexo, se e vërteta zbulohet vetëm duke lexuar”. Me këtë porosi përfundoi profesori im letrat e tij të gjata.


    Vijon me

    UDHËKRYQI DUHET TË KETË RRUGËDALJE

  2. #2
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    UDHËKRYQI DUHET TË KETË RRUGËDALJE

    Kisha kryqëzuar duart dhe meditoja. Mendja më shkonte tek letrat e gjata, konkretisht tek autori i tyre. Kujtoja bisedat që i zhvilloja dikur me profesorin dhe ato i krahasoja me letrat e tij.
    Unë dhe profesori gjithnjë vardiseshim drejt rrymave filozofike dhe mendonim se vetëm tek ato fshehet realiteti i pamohueshëm. Luftonim paepur idealizmin, ngase ai shkonte në kundërshtim me botëkuptimet tona. Fenomenet “natyrore“ i kundronim në dritën e shkencës, duke e forcuar kështu bindjen se bota “nuk“ është mëshirim i “ndonjë perëndie“, por ajo e ka zingjirin e saj evolues dhe se për të mund të flitet vetëm përmes fakteve gjeologjike.
    Mirëpo letrat e profesorit më nxitën të mendoj më thellë. Sociologu gjithnjë thoshte: “Rruga më e gjatë, e cila njëkohësisht është edhe më e shkurtër, është rruga nëpër vetveten. Çdo njeri, pavarësisht se cilit rang i takon, duhet ta dijë se i ka ra hise të mendojë me kokën e tij, ashtu që ta kalojë pikësëpari rrugën nëpër vetveten. Të sillemi me moral sikur kur mendojmë, ashtu edhe kur veprojmë. Mirëpo kjo nuk nënkupton patjetërsueshmërinë e përputhjes ideore. Njeriu është i lirë të mendojë me kokën e tij. Ndryshe thënë, “mendimi im nuk do të thotë të jetë edhe mendimi yt.”
    Megjithëkëtë në fund të letrës, profesori me stil imponues cek thënien e Leninit (në fund të veprës së tij “Mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje”). Këto divergjenca përgjithësoheshin në një fjali të Dalamberit, i cili si në hipnozë murmurit: “E në mbrëmje kur më kujtohet kjo paqëndrueshmëri aq e madhe e gjykimeve të mia, nuk besoi në asgjë, as në gjykimet e mëngjesit as në ato të pasdites” (Dialogje filozofike – Dëni Didëro). Zaten kjo thënie, plason më së miri modalitetin filozofik.
    Profesori ashpër kritikon idealizmin, pa e shtjelluar ndonjë drejtim të tij (si p.sh. neoplatonizmin, panteizmin…). Kritizeri në kritikën e tij duhet të hapë edhe rrugë për autokritikë. Megjithatë, duke u marr me fe të ndryshme, ai s’mund t’i dallojë zotrat. Brengos fakti se prefesori balsamos edhe mendimin e filozofëve me orientim idealist. Ai vetëm i përshkruan fetë, por jo edhe qëndrimin e tyre rreth gjërave kyçe. Kjo më shtyri t’i vrojtoj më me vëmendje thëniet e filozofëve idealistë.
    Anaksagora mendoi se “është e pamundshme që energjia e verbër të krijojë tërë këtë bukuri dhe këtë rend që manifestohet në botë. Një energji e tillë do të krijonte vetëm çrregullime, prandaj Ai i Cili e lëviz materien është Inteligjent, i Zgjuar dhe tejet i Mençur”. Platoni pohoi se “Ai që materies ia jep vulën e vet ideale dhe e përcakton të ekzistojë nga e paqenura është – Zoti i vetëm”. Sokrati besoi se “përsosshmëria e botës, e sidomos ligji moral i shpirtit njerëzor, udhëzon doemos të besohet në Ligjdhënësin e Gjithmonshëm – Zotin”. Dëni Didëro i vetëdijshëm (se “çdo pjesë e gjithësisë përmban një rend dhe ndërtim kompleks”) pohoi se “asgjë s’mund të jetë rezultat i veprimeve të forcave të verbëta, qoftë edhe natyrore, por është vepër e Inteligjencës Hyjnore. Sikurse që “Iliada” e Homerit nuk ka lindur rastësisht me kombinimin e rastësishëm të shkronjave, as edhe bota s’mund të jetë rezultat i kombinimit të rastësishëm të atomeve, por supozon Një Krijues Inteligjent”.
    Aristoteli, mbi të cilin vetëm ateroi profesori im, thoshte se “bota nuk ka fillim të varur prej kohës, por asaj i paraprin Zoti-Një, ashtu siç i paraprin parakushti përfundimit”. Dekarti thoshte: “Unë ekzistoj, atëherë kush ma bëri të mundshme që të ekzistoj dhe kush më ka krijuar. Unë nuk e krijova vetveten, prandaj duhet të kem Krijues”. Nuk na lejon dituria si dhe veprat shkencore të Dekartit të themi se filozofi në fjalë, nuk e ka njohur procesin e zhvillimit embrional. Ksenofani besoi se “ekziston vetëm një Zot, më i Madhi, I Cili nuk përngjan në ne, nuk mendon si ne, por e ka të pamurit, të dëgjuarit dhe të menduarit e Tij“. Në notesin e thënieve kisha edhe mendime të ndryshme (të Kantit, të Paskalit, Spinozës, të Lajbnicit, të Malbranshit, të Roxher-Francis Bekonit...). Megjithatë, për të mos kaluar thëniet në banalitet, vendosa të përfundoj me atë të J. Lokut: “Në lidhje me pyetjen e ekzistencës së Zotit, duhet të jemi të sigurtë. Deri te kjo arrijmë kur mendojmë mbi veten tonë, ndjenjat tona, inteligjencën tonë dhe dijen që e kemi. Të vërtetën gjithsesi mund ta kuptojmë atëherë kur mendojmë se është e pamundur që njeriu të krijohet prej asgjësë“.
    Disa filozofë besojnë në Zot, disa jo. Secili e shtron tezën e vet. Në këtë rast lufta në mes besimit dhe mosbesimit në Zot, bëhet e ndërlikuar dhe e trubullt. Paraqitet nevoja që në mes këtyre drejtimeve të tërhiqet një diagonale ndarëse, ashtu që mbi to të mbizotërojë arsyeja dhe gjykimi real.
    Njeriu vazhdimisht pohon dhe mohon me masë të njëjtë të arsyes një tezë. Për këtë shkak duhet të jemi shumë të matur kur pohojmë ose kur mohojmë diçka, sepse duhet të dimë çka duhet pohuar e çka duhet mohuar. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm se në çka beson dhe për çka beson, ngase ai që ka besim në gjithçka ose është i verbër ose nuk ka besim të fortë në vetveten. Njëherë dhe përgjithmonë, njeriu duhet ta heq velin e injorancës dhe në të kuptuarit e tij duhet t’i flak tej formulat dhe sloganet e padobishme, ashtu që të përdorë më shumë argumente bindëse. Në bindjen e tij, njeriu duhet të shohë edhe karakterin e tij. Ai duhet të ketë dëshirë dhe prirje për ta dalluar të vërtetën nga e pavërteta. Përcaktimi parimor në jetën e çdo njeriu duhet të jetë bindja e shëndoshë. Padituria është armiku më potencial që e mjegullon realitetin para syve. Për këtë shkak nga njeriu lypset dituri, sepse vetëm dituria e shpie shpirtin njerëzor drejt të së vërtetës.
    Secili, sado të mjerë ta ketë jetën e tij, prapëseprapë mendon për të dhe lufton me tërë qenien për përparimin e saj. Mirëpo jeta është si rrymë alternative, poli negativ i së cilës është injorimi i saj, kurse ai pozitiv kuptimi i rëndësisë së saj. Sot, kur poli pozitiv gati është zhdukur, ai negativ bënë vërshime të rrezikshme.
    Sinteza e ateizmit dikton se jeta në përgjithësi është e rastësishme. Pra me milijarda ligje precize janë ashtu “shkel e shko, pa ndonjë qëllim të caktuar”. Për të gjitha këto, merita “ka“ materia ose fuqia që e shtyn atë në lëvizje, e që “është” forcë e verbër. Logjikisht, ndërtimet e këtilla nuk janë të qarta, prandaj edhe duken të pamundshme. Asnjë njeri nuk vie në këtë botë vetëm me të drejtën e ekzistencës së tij, sepse kjo e drejtë në shumë raste edhe i rrezikohet. Para së gjithash, kjo qenie më e përsosur, rron me të drejtën më të madhe – për ta arsyetuar ekzistencën e vet. Vetëm kështu jeta e njeriut fiton një përmbajtje dhe njohje reale brenda pasqyrës së vetëdijes.
    Pasiqë njeriu nuk është krijuar për të dështuar, atëherë ai patjetër duhet të krijojë një sistem të tërë botëkuptimesh ndaj natyrës dhe jetës në përgjithësi. Pyetja e parë që duhet t’ia shtrojë secili vetvetes, është: “Nga u mësova të mendoj për diçka?“ (Mendoj, pra ekzistoj – cognito ergo sum – Dekarti). Dhe meqenëse ekzistojmë dhe kemi edhe aftësi të mendojmë, atëherë duhet ta dimë esencën e jetës sonë. Leximi i pandërprerë më ka zgjuar një kurreshtje të madhe për ta mësuar të vërtetën. Filozofia ateiste më hudhi në një shesh të pasigurtë, ashtu siç e hedh dallga e detit peshkun në rërë. Kur më kujtohej Artur Shopenhaueri, më çoheshin mornicat. Nuk dëshiroja të bëhem si ai (Ky ateist kur klith njëherë në spital “o Zoti im“, pyetet nga mjeku mos vallë beson në Zot, pasi e thërret në ndihmë. Ky përgjigjet: “Filozofia pa Zot në sëmundje, nuk vlen asgjë, nëse shërohem krejtësisht, do të jetë ndryshe“).
    Ky rast më ka mbledhur mendjen top dhe përfundimisht vendosa të mendoj me diapazon më frekuentiv. Prej mikrobit më të imët e deri te elefanti, zhvillohet një zingjir i ndërlikuar shpirtëror. Kjo vargojë demonstron një realitet të jashtëzakonshëm të ashtuquajtur jetë. Shtrohet pyetja më e domosdoshme: “Vallë a është e mundshme që e tërë kjo jetë të mos ketë qëllim, arsye dhe më në fund gjithçka të jetë e rastësishme, e kotë?!...“ Kurrsesi. Çdo gjë sado e thjeshtë që të jetë, e ka qëllimin e caktuar jetësor. Lukreci, Dekarti... dolën mjaft qartë qysh herët me të vërtetën më të madhe, duke vërtetuar se “asgjë s’mund të rrjedhë nga asgjëja“ – de nihilo nihi. E, si ne dolëm prej asgjësë?!... Kurse gjithësia është e gjërë, e ne jemi vetëm pikë mikroskopike e saj. Kanti shkruante: “Me mendje nuk mund të përshkruhet e vërteta e pafund“.
    Në stil poetik, N. Frashëri e përkrah këtë mendim: “Mund ta thonë dot të fshehtën qiellore, kjo gjuhë dhe kjo gojë njerëzore“. Marksi ka thënë: “Kuptimi i objektit për mua vlen aq sa të shtrihet ndjesia ime“.
    Nga këto thënie kuptojmë se njeriu është i kufizuar në të kuptuarit e gjërave, i papërsosur për të gjykuar lirisht për kozmosin e pafund dhe i paaftë të krijojë teori pa fakte. Për këtë shkak kur flasim nuk duhet të mendojmë se jemi përmbi atë që gjykojmë. Mosnjohuria rreth një gjëje, nuk duhet të japë shkas që zgjidhjen e asaj gjëje ta definojmë në mohimin e saj. E vërteta është objektiv i çdo individi dhe si e tillë së pari duhet përpunuar nga vet individi. Ajo ndoshta mund të fshehet edhe në këtë definicion: “Kush e di a është gjendja jonë vdekje, kurse gjendja e atyre që i quajmë të ndjerë është jetë“ – një ithtar i Pitonit.
    Të gjykosh sipas ateizmit, do të thotë se jeta e njeriut nuk ka rëndësi, as domethënie dhe as qëllim më të lartë nga ajo e mizave, milingonave, mushkonjave... Ndryshe thënë, duhet të pajtohemi me Hamletin se në jetë “krimbi është perandor i botës”. Kështu duke mos ekzistuar për asgjë, i paqëllimtë, i rastësishëm, njeriu edhe jeton si i tillë duke mos pasur arsye as të punojë, as të mësojë dhe as të veprojë… Ai nxitet nga pikëpamja naive dhe përpiqet gjithnjë për jetë sa më të lehtë, duke kërkuar rrugë të shtruara me gjalpë. Po trëndafili vështirë se këputet pa u therrur. Andaj, të jetohet vetëm për t’u ushqyer, do të thotë të çohet një jetë e kotë.
    Ateizmi e mëson njeriun vetëm për t’i kënaqur epshet trupore, qoftë edhe nëse shkojnë në kundërshtim me moralin. Niçe dhe Frojdi madje japin edhe leksione të posaçme. Duke u ushqyer me teori dalldisëse, njeriu zhytet brenda jetës materiale dhe nuk mendon tej asaj që nuk e përfshin syri. Ai e bën me pavetëdije të kundërtën e asaj që synon, verbohet nga lakmia dhe largohet nga e vërteta. I falimentuar nga realiteti, kapet pas përfytyrimit të rrejshëm, me qëllim që të krijojë në imazhin e tij të nesërmen më të bukur. Materializmi e bën njeriun narcist, duke ia zhvilluar vetëm teorinë e egotizmit. Njeriu i pajisur me këto vese, bëhet artificial, i padobishëm e i pamoralshëm dhe nuk i intereson asgjë tjetër pos luksit, thashethemeve, qeshjeve…
    Kështu, ai jepet pas gjërave të kota dhe tepër vonë e kupton se ka qenë i mashtruar. Pseudologjika e izoluar, rob i së cilës ishte, është dhe do të jetë kjo krijesë më e përsosur që e ka shtyrë, e shtynë dhe do ta shtyjë atë edhe më tej të mos mendojë për realitetin. Në fakt, njeriu nuk e di çka është dhe çka duhet të jetë. Identiteti i tij mund të krahasohet me lisin, nga i cili del pyka dhe bishti i sopatës të cilët ndihmojnë shkapërderdhjen e tij. Vrapimi i këtillë nën mjegullën e injorancës është ç’orientuar dukshëm. Jetohet në shkretëtira duke u ëndërruar oaza. Janë futur të gjithë nën ombrellën e materializmit, ku ndiejnë rehati edhe keqbërësit. Pothuajse fare pak njerëz e kanë kuptuar jetën e tyre.
    Mirëpo, koha sygjeron që njeriu të tjetërsohet për ta gjetur sërish veten e humbur. Për këtë shkak, ai duhet të mendojë pikësëpari për vetveten, duke u nxitur nga një motivim i fuqishëm për rimëkëmbjen e personalitetit të tij. Kjo krijesë më e përsosur, dikur e ngulfaste identitetin e vet në emër të synimeve boshe dhe ishte gjakftohtë ndaj ofendimit. Mburrej me hipotezën e Darvinit se babai i llojit njerëzor “ishte” majmun. Këto teori e sollën krijesën më të përsosur në shtegtarë rrugësh të pafund… Meqë realiteti është që të bëhemi ata që jemi, atëherë duhet të mos bëhemi ata që nuk jemi, sepse jeta nuk është prona jonë, por ne jemi pronë e saj. Kohën e kam dëshmitare se njerëzit me qëllime iracionale, qëmoti kanë qenë të dënuar me dështim.
    Kurse entuziastët le t’i brohorasin ardhmërisë së dyshimtë. Nuk mund të zhytesh në jetë dhe të synosh për të dalur edhe përmbi të. Njeriu duhet të jetë i kujdesshëm për të mos i kaluar kufinjtë, sepse rëndë është të jetohet me emocione që ndjellin përjetime jo të shëndosha. Ne nuk mund të jetojmë si dëshirojmë, por si mundemi - mënyra se si jetohet do të qëndrojë shumë larg nga ajo se si do të duhej të jetohej. Kryesorja ta mbrojmë emrin e bukur që e kemi – njeri, sepse disa janë vetëm duke e mbajtur. Të dijmë ta ruajmë vlerën që e meritojmë. Platoni thoshte se “shpirtërat tanë para se të hynin në trupin tonë, kanë jetuar në botën e idesë, por mbasi kanë hyrë në trup, e kanë harruar krejtësisht atë botë”. Ashtu edhe sot ndodh që “shpirti i botës ta drejtojë më lehtë botën sesa shpirti ynë – trupin tonë” – (Diksoni). Një gjë duhet ta kemi të qartë. Ligjet shtetërore përpilohen nga njerëzit. Megjithëse ka shumë shtete dhe shumë njerëz, prapëseprapë ligjet e tyre janë fare të pakta në krahasim me ligjet e hapësirës. Rastësia deri tash askujt si ka ofruar as rroba, as veturë, as shtëpi e kështu me rradhë. Meqë njeriu nuk ka përcaktuar, nuk përcakton dhe as që do t’i përcaktojë ligjet natyrore, atëherë pse vallë ai e mohon Ligjdhënësin e gjithësisë – Krijuesin e Gjithëdijshëm? Si do që të jetë, “pa ide, pa përgjithësime, pa drejtësi dhe pa ideale, bota do të na paraqitej njësoj sikur fëmisë pasi t’i hap sytë”- (Platoni).
    Tekefundit, jeta pa Krijues nuk do të kishte kurrfarë kuptimi. Kjo jetë nuk mund t’i lihet si uvertyrë – rastësisë. Gjithashtu mohimi i Zotit nuk është rrjedhojë e ndonjë superditurie, por dëshirë e pasionuar e njerëzve të veçantë, si dhe fatkeqësia prioritare e vetëdijes së tyre. Nëse duam ta kuptojmë të vërtetën e sigurtë, duhet t’i shtrojmë argumentet në rrafshin hulumtues dhe t’i studiojmë ato nga të gjitha anët. Kjo mund të jetë rrugëdalje e vetme, përmes së cilës kuptohet thelbi i çdo gjëje, pa dyshim edhe esenca e realitetit jetësor

  3. #3
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    PËRBALLË REALITETIT MË TË RËNDËSISHËM

    Çdo orientim i çfarëdo ngjyre qoftë, duhet t’ia ruajë jetës plotësinë e kuptimit që e përmban ajo. E jeta, gjendet para nesh, para syve tanë dhe sillet si një realitet i pamohueshëm. Për rezonin normal, jeta nuk mund të merret me mend si e rastësishme. Mrekullitë më të përsosura që janë magjepse për syrin e secilit, nuk kanë pikur ashtu vetvetiu. Rastësia nuk është asgjë dhe me asgjë nuk bëhet dot asgjë. Çdo supozim që botën e sheh si “dhuratë rastësie“ është gjykim i pabazë, i pavend dhe i kotë. Materializmi burim kryesor të njohjes i ka shqisat (ndjenjat). Idealizmi përpos tyre, përparësi i jep mendjes.
    Hjumi dhe filozofët tjerë laik, supozonin se “ekzistimi i botës nuk qëndron si dëshmi e ekzistimit të Krijuesit të saj, sepse vetëm kur do ta shihnim Krijuesin bashkë me atë që krijoi Ai, atëherë mund ta besonim Atë”. Nga kjo nënkuptojmë se për ta besuar Zotin, kërkohet mbështetje në shqisat e të pamurit. Nëse qëndron kështu puna, atëherë një të drejtë më të madhe e posedojnë shqiponjat, të cilat janë më largpamëse se ne. Të mbështetemi në shqisa, që nuk janë në gjendje t’i durojnë as për disa sekonda rrezet e diellit ose dritat e rrymës, do të thotë të mbështetemi për fije të kallamit për të mos rënë prej urës. Sytë tanë nuk mund t’i dallojnë ngjyrat ose edhe objektet në errësirë, pa ndihmën e dritës. E ne nuk kemi sy të tillë, sa për ta parë edhe realitetin absolut në kozmosin e pakufishëm. Për këtë shkak duhet ta kërkojmë logjikën, si ndihmëse më të ndritshme, për ta njohur të vërtetën absolute. Me sytë tanë nuk mundemi ta depërtojmë shikimin përtej gjërave të patejdukshme dhe nuk mund t’i përballojmë gazrat lotsjellëse. Shpeshherë pranë syve tanë kalojnë njerëz ose diç tjetër, por nuk i vështrojmë, sepse pa qenë e aktivizuar mendja, shqisat ndijore vetëm rrëshqasin nëpër trupin tonë.
    Tekefundit, nuk duhet të ngurrohet besimi në diçka, vetëm pse pëlqehet ajo nga shija personale. Një paralogjizëm i tillë gjeneron bindje jo të vërteta. Të gjitha rrymat ideore synuan të vëjnë në pah kotësinë e jetës. Fillozofitë e tilla janë të panevojshme. Dalëngadalë, ato po e pikturojnë rënien e tyre. Të mbushura me shprehje tingëlluese, me fjalë të mbufatura dhe me stil të rrejshëm, po hyjnë në arkivin e mykur.
    Teoria ateiste ishte vetëm hov që i mungonte realiteti, sepse ajo dëshironte ta shprehë atë, pasi hiqej prej saj. Botëkuptimet e saja të errëta rreth jetës, janë të ngjyrosura me ngjyrë mashtruese, në kundërshtim me zerin e ndërgjegjes dhe të nxitura më shumë nga pasioni sesa nga arsyeja. Sot ajo është gozhduar në shtyllën e turpit.
    Gjykuar realisht, filozofët laik kurrë nuk e ngrejnë mendjen e tyre përmbi shqisat ndijore. Shumica e tyre mburren para njëri tjetrit se dinë më tepër se ç’dinë. Ateizmi me mendimin aq fort të trumbetuar të tij, vetëm se e ka nxitur ndaj vetes përbuzjen, të cilën edhe e meritonte.
    Mirëpo çdo gabim në procesin e mendimit nuk duhet kuptuar si dështim, sepse gjithmonë pas tyre jemi më të pasur për një përvojë, e cila shpie tek e vërteta. Për të mirën tonë duhet ta heqim mjegullirën e injorancës dhe të mos e lëmë atë të dendësohet nga dyshimi i pabazë. Libri ka autorin e vet, ndërtesa arkitektin e saj, shtëpia nikoqirin që kujdeset për të, shteti – kryetarin, fabrika – drejtorin…
    Po gjithësia vallë, na qenka pa Zot të vetin?!… “Me të vërtetë Zoti ekziston dhe nuk ka kurrfarë kuptimi ta mohojmë ekzistencën e Tij” – thoshte Lajbnici. Për këtë shkak, njeriu duhet të përpiqet që të afrohet sa më afër Zotit, kuptohet duke e besuar Atë me mendje dhe duke e adhuruar Atë me gjithë shpirt. “Njeriu, sikur që ndien nevojë të domosdoshme për ajër, ujë dhe ushqim, ashtu edhe shpirti i tij ndien nevojë për ushqim shpirtëror”- (Sokrati). Monoteizmi jetës ia jep të gjitha ngjyrimet kuptimore dhe e kthjelltëson realitetin e saj. Njeriu me besimin e këtillë fiton vullnet, nxitje dhe shpresë të madhe për jetë. Është iluzore të mendohet se ithtarët e këtij besimi vuajnë nga injoranca, frika, paaftësia e njohjes racionale dhe nga dëshpërimi, siç iu veshin ateistët. Shembull më i mirë për ta kuptuar enigmën (e zbërthyer) monoteiste është L. Pasteri. I pyetur prej nxënësve të tij se përse beson në Zot, ky shkencëtar përgjigjet: “Mu për atë që kam menduar dhe kam mësuar.”
    Prandaj, “asgjë nuk e lind më shumë dyshimin se kur dimë pak për një gjë” – (Francis Bekoni). Kurse “dituria e cekët, njeriun e largon nga besimi, ndërsa dituria e thellë e kthen në besim” – (Dekarti). Koha nuk pret, ajo i shkel ata që nuk dijnë ta çmojnë vlerën e saj. Kalojnë çastet, orët, ditët, muajt, vitet, dekadat… Dhe më në fund gjithçka duket sa çel e mbyll sytë.
    Jeta jetohet me udhëzime të vërteta e jo me iluzione të brishta. Pa udhëzime reale jeta e humb vlerën, bëhet e kotë – jetë e pajetë. Mu për këtë shkak, duhet të ndahet shapi nga sheqeri, respektivisht e padobishmja nga e dobishmja.
    Kur njeriu e pastron shpirtin e tij prej qëllimeve të këqia, atëherë mund të shpresohet se forca e arsyes do ta lëvizë atë drejt rrugës së vërtetë. Personalisht jam i bindur jo në materien qorre, por në Atë që e krijoi atë dhe më krijoi mua; se duke kërkuar dituri, do ta gjej rrugën e të vërtetës më finale. Mundësitë për t’i parë shenjat në rrugë, më së miri se asnjëherë më parë janë qartësuar.
    Mu për këtë shkak, në të ardhmen do të përdori logjikë prokustiane ndaj diturive të padobishme. Në një revistë islame, mes tjerash hasa edhe në këtë citat (kur’anor):
    “(Betohem) për kohën! Me të vërtetë që njeriu është në humbje të plotë. Përveç atyre që besojnë (në besimin e pastër Islam në Një Zot të Vetëm) dhe punojnë mirësi e drejtësi, edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për El-Hak (për të vërtetën; urdhërojnë për El-Ma’ruf - që ka urdhëruar Allahu dhe ndalojnë nga El-Munker - e keqja që ka ndaluar Allahu), edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm (nga vuajtjet, mundimet, dëmtimet që i bien njeriut nga përpjekja për Çështjen e Allahut, për të përhapur Fenë e Tij të Vërtetë të Besimit të Pastër Islam deri në Xhihad)“. (El Asr)
    Në fillim më mahniti përbetimi, sepse nuk kisha pasur rast të takoja askurrkund diçka të tillë. Megjithkëtë, kjo kaptinë e shkurtër përmbante diçka tërësore në rreshtat e vet. Përmbante atë që e kisha kërkuar gjithherë nëpër libra, gazeta, revista… e që nuk e kisha gjetur dot në asnjërën prej tyre. Gjithashtu në revistë gjendej edhe kjo thënie: “… një Ditë tek Zoti yt është sa një mijë vjet sipas llogarisë suaj.” (Haxhxh: 47)
    Meqë diç gati të njëjtë kisha lexuar në bibël (2. Pjetr. 3:8), u thellova në mendime rreth nocionit të kohës.
    Koha - si fjalë më e ndërlikuar, vështirë se mund të shpjegohet. Ajo thuhet se është – periudhë (periodë), e gjatë ose e shkurtër, megjithatë perioda në realitet është pjesë përbërëse e kohës. Albert Ajnshtajni me “trenin super-expres” dhe me “paradoksin e binjakëve”, na jep të kuptojmë se koha vështirë se mund të matet me ndonjë orë, sado precize qoftë ajo.
    Kur’ani pranohet si libër më i lexueshëm në rruzullin tokësor. Filozofë të ndryshëm si Rozhe Garodi, Bekoni… pohonin se Kur’ani përmban dituri globale, kështu që deri tash është lexuar me sy të verbëta dhe se për ta kuptuar atë, njeriut i duhet të ketë njohuri absolute. Me këtë mendim pajtohej edhe dr. Maurice Bucaille (nga akademia franceze e mjekësisë); si edhe enciklopedia britanike.
    Si pjesëtar formal i Islamit, i kisha hyrë në hak këtij besimi, sepse nuk kisha treguar kurrë as sa grima interesim për të. Konvertimi i shumë intelektualëve perëndimor në Islam, më nxiti ta lexoja disa herë Kur’anin, disa thënie të Muhammedit dhe ca libra tjera me karakter islam. Më vonë ia shtrova vetvetes këtë pyetje:
    “… pra, a ka ndonjë rrugëdalje shpëtimi?” (Gafir: 11).
    Pse të ma heqin perden prej syve perëndimorët dhe përse nuk e kam lexuar unë Kur’anin, kur kam lexuar një sërë libra tjerë? Në fillim seriozisht u ballafaqova me argumentet e pamohueshme të këtij libri. Nuk dëshiroja dot që t’i kaloja ato vetëm shkel e shko. I vështroja me vëmendje të posaçme dhe mendoja thellë rreth tyre. Fakti më i madh se Kur’ani është fjalë e drejtpërdrejtë e Zotit - është vetë Kur’ani. Kërkova të gjej ndonjë emër për ta ditur së paku autorin, por përpos emrit të përkthyesit nuk gjeta emër tjetër. U habita se si është e mundur që të harrohet nga shtëpia botuese të shkruhet emri i autorit. Sidoqoftë, emri nuk konfiguronte, por çdo fillim i kaptinave fillonte me emrin e Zotit. Secila kaptinë (prej 114) përmbante diçka që vështirë se mund të kuptohej, prandaj më ishte e nevojshme ta përsërisja leximin tri herë.
    Në çdo përsëritje më dukej se vinte duke u përsosur kuptimi i tërë Kur’anit. Nuk jam në gjendje të sqarojë kuptimësinë e këtij Libri, sepse nuk kam kompetenca përkatëse. Megjithkëtë, në sy më ranë disa fakte nga të cilat kuptova se Burim i këtij Libri mund të jetë vetëm Zoti i Gjithëdijshëm. Në Kur’an përsëritet 322 herë folja (në mënyrë urdhërore) kul – thuaj. Po të kishte qenë autori njeri, do të përdorej folja kale-ka thënë ose je kulu – thoshte. Në bibël folja them paraqitet në këso forma: “Keni dëgjuar se qe thënë – Mateu 5:27,28”; “E unë po ju them – Mateu 5:22”; Jezusi vazhdoi e tha – Luka 10:30”.
    Mirëpo në Kur’an nuk ka thashetheme. Zoti urdhëron, sepse ndryshe nuk mund të kuptohen urdhëresat. Sikur ta kishte shkruar Kur’anin Muhammedi ose bashkëkohësit e tij, nuk do të ishte përdorur folja (forma e saj) në mënyrën urdhërore. Në historinë e shkrimeve njerëzore, nuk ka ndodhur asnjëherë që autori në librin e tij ta urdhërojë vetveten për diçka, qoftë për të folur:
    “Thuaju (O Muhammed) atyre që mohojnë: “Ju do të shkatërroheni…” (Al Imran: 12), qoftë për të vepruar:
    “Dhe kujto (fto me Kur’an, o Muhammed)…” (Edh Dharijatë: 55), ose qoftë për të treguar diçka (me rëndësi): “Thuaju (O Muhammed): “Unë jam vetëm një njeri si edhe ju. Më është shpallur mua se i adhuruari juaj është Një Zot (Allahu Një)…” (Fusilet: 6; El Kehf: 110). Kujt i thuhet?) – “…Dhe Ne ta kemi zbritur ty Librin (Kur’anin) si pasqyrim të çdo gjëje… “ (En Nahl: 89; Ibrahim: 1)
    Nëse kundërshtarët thonë se këtu ka folur Muhammedi, atëherë del se ai paska mohuar profetësinë e tij; e nëse thonë se ka folur ndonjë shok i Profetit, atëherë del se ai na paska qenë njeri-zot, çka është absurde. As njëra e as tjetra nuk janë bindëse. Në Kur’an kritikohet edhe Muhammedi për një gjest. Pikërisht kritikohet për një mospërfillje të vogël ndaj një të verbëri (duke qenë i angazhuar me idhujtarët kurejsh, si me Shejben, Utben, Velidin dhe Umejen, vjen Abdullah ibni Ymi Mektumi i verbër): “(Pejgamberi a.s.) u vrenjt dhe ktheu shpinën, ngase atij i erdhi një i verbër (Abdullah bin Umm-Maktum, ndërkohë që i Dërguari i Allahut po u shpjegonte dhe po ftonte disa nga paria Kurejshite në Islam). E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet (nga mëkatet). Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!” (Abese: 1-4)
    Nëse edhe këtu thuhet se Muhammedi ka shkruar vetëkritikë, atëherë vërtet është vështirë për t’u kuptuar nëse ka autor që shkruan libër për ta kritikuar vetveten. Në këtë kritikë nuk mund të kenë gisht as bashkëkohësit e Profetit. Mund të jetë vetëm Ai që ka të drejtë edhe ta kritikojë edhe ta lavdërojë:
    “Dhe vërtet ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë të moralit.” (El Kalem: 4) – Askush nuk do të lejonte (kuptohet prej njerëzve) që librin ta shkruajë me mund personal dhe të mos i tregojë së paku lexuesve emrin (e autorit).
    Madje sikur njerëzit ta kishin shkruar vetëm ndonjë fjali prej vetvetes, të gjithë do të garonin për ta shkruar emrin mbi Kur’an. Argumentet nga ky libër rrjedhin si lumë i pashtershëm. Në krijimin e galaktikave, planetave… shtrohej mendimi shkencor dhe gjeneza e jetës jepej nga pikëvështrimi biologjik (2/3 e trupit tonë përmbajnë ujë): “A nuk e kanë të ditur ata që mohojnë se qiejt dhe toka ishin të bashkuar së bashku si një njësi e vetme krijimi, pastaj Ne i ndamë ata? Dhe Ne e kemi bërë çdo gjë të gjallë, çdo lloj gjallese - prej ujit.” (El Enbija’: 30)
    A. Ajnshtajni supozoi se gjithësia është statike dhe se ajo nuk ngjeshet nën veprimin e gravitetit të masave të veta e as nuk zgjerohet nga ndonjë eksplodim i fuqishëm. E. Habli konstatoi më vonë se kemi të bëjmë me zgjerim të vazhdueshëm të gjithësisë dhe se mjegullirat largohen nga galaktika jonë. Pak më vonë matematicienti belg Opter Lemer, vërtetoi teorinë e ekspanzionit të gjithësisë. Dilemat e shekullit 19 (1917) i zgjidhi Kur’ani (para 14 shekujve), por ç’të bësh kur njerëzit nuk e shohin: “Me fuqi ndërtuam Ne qiellin. Sigurisht që Ne jemi të Zotë ta zgjerojmë hapësirën prej këtej.” (Edh Dharijat: 47)
    Ligji i mençurisë së shprehur – Kur’ani, nuk do ta gjykonte Galileun për mendimin e tij shkencor, sepse pikërisht ky Libër vërteton teorinë e tij 1000 vite para se të vijë gjeniu mbi tokë: “Nuk shkon për diellin të kapë hënën dhe as nata nuk e lë prapa (nuk ia kalon në vrapimin e saj) ditën. Ata të gjithë notojnë, secili në orbitë.” (Ja-Sin: 40). Zingjiri i lidhshmërisë tokë-njeri në aspektin shkencor fillon, zhvillohet dhe përfundon kështu: 1) toka-fara, 2) fara-kërcelli, 3) kërcelli-kalliri, 4) kalliri-buka, 5) buka-hilusi, 6) hilusi-gjaku, 7) gjaku-fara (gjak i ngjizur), 8) fara-embrioni, 9) embrioni-njeriu, 10) njeriu-kufoma, 11) kufoma-dhe.- “Dhe Allahu ju ka nxjerrë prej (dheut të) tokës?” (Nuh: 17); - “…Dhe sigurisht që Ne e krijuam njeriun (Ademin) nga një copë baltë (ujë me dhe).” (El Mu’minun: 12)
    Mbi sipërfaqen e tokës ka insekte, kafshë (të buta e të egra), shpezë, mikrobe dhe gjallesa tjera. Secila prej tyre e ka organizmin e posaçëm jetësor, e këtë ua mundëson gjinia e kundërt: “Edhe nga çdo gjë Ne kemi krijuar dy palë, që ju të mund të përkujtoni (Mirësinë e Allahut).” (Edh Dharijat: 49)
    Në tokë gjallërojnë edhe pemët e dobishme, gjelbërimi i të cilave (klorofili) e përtërit ajrin. E sasia precize e ajrit na mundëson frymëmarrje stabile. Frytet e bimëve kanë dobi të shumëanshme. Dardha është freskuese, e largon etjen, i pastron zorrët, jep energji. Ftoi e shëron diarenë, dizenterinë, të vjellurit. Rrushi i lufton gurët në veshkë, në mëlçi, në fshikëzën e tëmthit. Hurma e lufton aneminë. Kajsia e liron zërin e shterur. Limoni i lufton ethet, temperaturën, qelbëzimet e bajameve. Molla lehtëson dhimbjet si reumën, sëmundjet e mëlçisë, të kollurit, etjen dhe qetëson sëmundjet nervore. Njeriut i duhen lehtësime sepse struktura e organizmit të tij kërkon vitamina dhe materie të ndryshme ushqyese.
    Anatomia më së miri i ka ndarë të gjitha pjesët e trupit (dhe i studion ato). Çdo pjesë lidhet ngusht mes veti, ashtu siç lidhet njeriu me tokën. Vetëm në koren e trurit të madh gjenden 10 miliardë stacione nervore: “Dhe në tokë ka tregues për ata që kanë Besim të palëkundur. Edhe në veten tuaj...“ (Edh Dharijat: 20-21)
    Planeta jonë posedon kapak të çuditshëm. Ozoni e mbron jetën në tokë nga fluksi i fuqishëm i rrezeve ultravjollcë duke i thithur ato. Atmosfera e mbron planetën tonë nga bombardimi i vazhdueshëm i mikrometeoritëve dhe nga veprimi i rrezeve kozmike, të cilët vijnë nga kozmosi në trajtë thërrmijash me energji kinetike kolosale: “…Dhe Ne e stolisëm qiellin më të afërt me llamba (yje) për të qenë bukuri si edhe roje…” (Fusilet: 12); Duke aluduar në diellin, hënën, shiun… Allahu thotë: “Dhe në qiell është Rizku (furnizimi) juaj dhe çfarë ju është premtuar.” (Edh Dharijat: 22)
    Galaktika jonë dhe ajo e Andromedës paraprijnë për nga madhësia në gjithësinë e pafundme. Po planeta jonë çfarë ecurie ka? Toka, po të ishte më e lehtë ose më e rëndë, do të pamundësohej sjellja stabile e saj, kështu që koha do të çrregullohej tërësisht. Dimri dhe nata do të zgjasnin me vite të tëra ose temperatura do të çrregullohej dukshëm. (Dita-nata diellore në Afërditë zgjat 118 ditë-netë tokësore./ Në Uran viti zgjat 84 vjet tokësorë./ Në Mars viti është gati dy herë më i gjatë se në tokë./ Në Hënë ditë-nata diellore zgjat 29,5 ditë-netë tokësorë ose dita dy javë e po ashtu edhe nata./ Temperatura në Mekur është +327°C-shkrin plumbin./ Në Mars uji mund të jetë vetëm në gjendje avulli ose akulli…)
    Satelitin siç e ka Toka (Hënën), nuk e kanë planetet tjera (përbërja e Hënës me truptha të qelqit mundëson që drita e Diellit të reflektohet dhe ta ndriçojë Tokën gjatë natës). Toka tenton ta mbajë ujin e detit kah vetja, kurse Hëna nga ana e saj synon ta tërheqë ujin kah vetja dhe si rrjedhim lind fërkimi i baticës. Po të ishte Toka e mbuluar me re (Hëna edhe gjatë ditës e ka qiellin krejtësisht të zi), atëherë nuk do ta shihnim dot sistemin yjor dhe nuk do të na nevojitej teleskopi (i zbuluar në Holandë më 1609).
    Rrotullimi normal i Tokës nën këndin 23,5° sipas rrafshit të orbitës tokësore, mundëson ndërrimin stabil të stinëve të vitit… “Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar” (El Kamer: 49); Nga ana tjetër, gjithësia enigmë e madhe përpara teleskopëve. Rruga e Qumshtit me një grumbull yje, duket si shirit ngjyrë argjendi. “Koka e kalit” në yllësinë e Orionit qëndron si metaforë e kuajve me krih (mit.grek.). Ylli ipsilon i Shqiponjës, kometat, asteroidet, cefeidet, yjet tejgjigante (30-40 herë më të mëdha se masa e Diellit) dhe galaktika të panumërta që gjenden në gjithësi, janë vërtet magjepse për secilin. Asnjë trup qiellor nuk bie ndesh me rregullat e kozmosit, madje disa galaktika përhapin radiorrezatime sinhrotrone shumë të fuqishme (të cilat shkaktohen nga frenimi i elektroneve në fushat magnetike të galaktikave).
    Megjithëkëtë, Toka jonë mbetet e shkarkuar nga rreziqet e mundshme, sepse: “...ju nuk mund të shihni asnjë gabim në Krijimin e të Gjithëmëshirshmit.“ (El Mulk: 3); Zoti jo vetëm se na ka mbrojtur nga rreziqet e mëdha, por edhe e ka zbukuruar qiellin me yje, si dëshmi për ne dhe argument bindës: “Dhe vërtet që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me drita (yje ndriçues)...“ (El Mulk: 5; Es Saffat: 6). Gjithësia zgjerohet, por toka tkurret (zvogëlohet). Këtë e dëshmon shkenca, por nuk e le pa e cekur as i Gjithëmëshirshmi në Librin e Tij: “...A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokë nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues (o të humbur)?“ (El Enbija’: 44)
    Në kaptinën En Nur: 35, metafora për poçin elektrik dhe për disa gjëra tjera shkencore. Në El Mearixh: 4 hetohet shpejtësia e dritës, nëse bëhet llogaritja e saktë (sipas Jozef Blumrit – inxhinier amerikan dhe specialist për konstruktimin e raketave kozmike). Ndërlikueshmëria rreth numrit 19 e shpjeguar nga A. Didadi, jep çudira të mëdha.
    Formimi i Emrit të Zotit – Allah, në sistemin periodik të elementeve kimike, shkrimi i shehadetit nga drujt e malit si dhe në vende të ndryshme dhe qindra fakte tjera, më bënë që të mos heshti përpara realitetit. Kur’ani i zhveshur nga gabimet, me shprehje të mrekullueshme dhe me muzikalitet të gjallë shpirtëror, është Libër i madh për nga pesha e vlerës. E si të mos jetë i tillë, kur Autor i tij është i Gjithëdijshmi. Kur’ani nuk përmban hipoteza boshe, por fakte të pamohueshme shkencore.
    Shkenca zhvillohet në kohë dhe në proporcion me kohë, mirëpo Kur’ani zbriti në kohën e caktuar dhe me përmasa të gjëra shkencore. Do të ishte e papranueshme që ndonjë njeri (cilido që të jetë ai) të shkruajë libër brenda një kohe të caktuar dhe qëndrimet e atij libri të jenë në përputhje koherente me shkencën. Për këtë shkak i Gjithëdijshmi na le të mendojmë rreth Veprës së Tij, duke gjykuar realisht për vërtetësinë dhe peshën e madhe që ka ajo. Allahu për të vërtetën e pamohueshme të Librit të Tij garanton: “Nuk hyn gënjeshtra në të as nga para, as nga prapa: ai është i zbritur nga (Allahu) më i Urti, më i Denji dhe Zotëruesi i të gjitha lavdërimeve.” (Fusilet: 42); “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun i Cili i ka dërguar robit të Tij (Muhammedit a.s.) Librin (Kur’anin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim.” (El Kehf: 1)
    Kur’ani është libër “…i plotëkuptueshëm” (El Hixhr: 1) dhe i zbritur “…me urtësi të përsosur” (Llukman: 2), “…por shumica e njerëzve nuk falënderojnë” (Jusuf: 38). Kjo shpallje përfundimtare e Allahut është “Udhëzues dhe përkujtues për njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë.” (Gafir: 54); Me këtë libër Zoti ka për qëllim “…që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të përkujtojnë.” (Ibrahim: 52), duke ua “…shpjeguar në imtësi e plotësisht.” (El Isra: 12), ashtu që “…i nxjerr ata nga errësira në dritë” (El Bekareh: 257, Ibrahim: 1, El Hadid: 9…). Kur’ani lufton ateizmin dhe ata që për Shpalljen përfundimtare thonë: “…Mite të popujve të hershëm” (En Nahl: 24); Femohuesit “…nuk ndjekin asgjë, por vetëm hamendjet e tyre…” (En Aam: 116).
    Ata “…duke mos pasur kurrfarë dije, por vetëm (të nxituar) nga pasionet e tyre, duan t’i largojnë (njerëzit) nga e vërteta…” (En Aam: 119). Meqë “...kështu mosbesimtarëve u duken të kënaqshme e të drejta punët që ata gjithnjë i kanë bërë.“ (En Aam: 122), ata me mospërfilljen e tyre nuk mund t’i bëjnë asgjë Zotit të Gjithëfuqishëm, por vetëm sa marrin “... argument të qartë kundër vetes“ (An Nisa’: 144) dhe bëhen “... dëmtues të hapët të vetvetes“ (Es Saffat: 113).
    Qëndrimet (nihiliste) e të pakthjellëta në jetë, janë varrmihëse për njerëzit dhe “…i nxjerrin ata prej dritës dhe i hudhin në errësira…” (El Bekareh: 257). Përhapësit e blasfemisë dhe ithtarët e ateizmit, Allahu me mençuri të jashtëzakonshme i pyet: “A nuk u krijuan ata nga asgjë (pa qenë fare), apo vetë ishin krijuesit? Apo mos i krijuan ata qiejt dhe tokën?…” (Et Tur: 35-36); Allahu e pyet njeriun (e pabindur) edhe më tej: “A menduat se Ne ju kishim krijuar për lojë (e pa ndonjë qëllim) dhe se nuk do të mund të silleshit prapë te Ne?” (El Mu’minun: 115), “A nuk e kujton njeriu se Ne e krijuam atë më parë, ndërsa nuk ishte asgjë?” (Merjem: 67), “A nuk e sheh njeriu se Ne e kemi krijuar atë nga Nutfah (lëngu i ngjizur i krijuar nga bashkimi i farës së vezëve mashkullore me ato femërore)? Kur ja! Ai kundërshtar i hapur.“ (Ja-Sin: 77), Allahu e urdhëron njeriun të vështrojë në argumentet e Tij me vëmendje: ”…le të shikojë njeriu nga çfarë është krijuar ai!” (At Tarik: 5), “…le të shohë njeriu tek ushqimi i tij!” (Abese: 24).
    Për afetarin Allahu thotë: “Dhe na solli Neve shembull, ndërsa e harron krijimin e vet.“ (Ja-Sin: 78); Megjithkëtë njeriu jobesimtar vazhdon me moton e tij të pavend: “…Nuk ka tjetër veçse jeta e kësaj bote, vdesim dhe jetojmë dhe asgjë nuk na shkatërron ne veçse Ed-Dahr (koha)…” (El Xhathijah: 24). Ky qëndrim injorues ekziston, sepse “…Ka ndonjë nga njerëzit që dyshon dhe kundërshton përsa i takon Allahut nga padituria; - E ka ndonjë prej njerëzve që dyshon e kundërshton përsa i takon Allahut me padije, pa udhëzim e pa Libër që t’i ndriçojë…” (Haxh: 3, 8), ose “…pa asnjë dije, ose udhëzues, ose ndonjë Libër që ta ndriçojë!” (Lukman: 20).
    Njerëzit përpiqen gjithnjë ta fshehin realitetin, kur ai nuk u shkon përshtati egos së tyre. Mirëpo “…Allahut nuk i vjen aspak vështirë për (t’ju treguar juve) të vërtetën.” (El Ahzab: 53), por “… Por Allahu thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në Udhë (të Drejtë).“ (El Ahzab: 4).
    Duke shpjeguar të vërtetën më të madhe, Allahu sqaron: “Dhe Ne nuk i krijuam qiellin dhe tokën dhe gjithë ç’është ndërmjet tyre pa qëllim! Ky është gjykim i atyre që nuk besojnë!...“ (Sad: 27; El Enbija: 16; Ed Dukhan: 38). Allahu lufton idhujtarinë (besimin në shumë zotra): “... Sikur të kishte pasur zota e perëndi të tjerë bashkë me Të, siç thonë ata, atëherë ata (zotat) sigurisht që do të kërkonin të gjenin rrugë për mbizotërim ndaj Zotit të Arshit (Fronit të Lartë të Tij).“ (El Isra: 42), ose “...Po të kishte pasur në to (në qiej dhe në tokë) perëndi të tjera përveç Allahut, atëherë padyshim që të dyja do të ishin shkatërruar.“ (El Enbija’: 22) dhe “...Secili zot do të kishte hequr mënjanë çfarë do të kishte krijuar vetë dhe disa do të përpiqeshin të mposhtnin të tjerët!...“ (El Mu’minun: 91).
    Allahu kundërshton edhe besimin e joshëndoshë dhe kërkon nga njeriu besim të drejtë (monoteist): “...dhe menduan keq edhe për Allahun - mendim paditurie...“ (Al Imran: 154); Nëse Zotit i përshkruhet fëmijë dhe grua siç besojnë disa fe të formuara nga njerëzit, atëherë ai zot i tyre është zot shtëpie e jo zot gjithësie: “... Ata nuk thonë gjë tjetër veçse gënjeshtër.“ (El Kehf: 5), ose : “Ata (jehuditë, të krishterët, paganët) thanë: “Allahu ka lindur djalë.” Lavdi i qoftë Atij! Ai është më i Pasuri (i Lirë nga çdo nevojë). Atij i përkasin ç’është në qiej e ç’është në tokë…” (Junus: 68).
    Askush nuk ka arsye që Islamin ta përziej me fetë tjera e të thotë: “si ajo, si kjo fe – njëjtë”. Islami është shpallje e vetme në të gjitha kohët. Është marrëzi të mendohet se Allahu ka zbritur me grumbuj religjione. Sipas atij paralogjizmi, Zoti i përçan njerëzit duke i ndarë në grupe. Një ndarje e këtillë do të krijonte edhe armiqësi ndërnjerëzore: “Njerëzimi nuk ishte veçse një bashkësi (në një besim - Besimin e Pastër Islam), më pas ata ndryshuan…” (Junus: 19). Kush e don vetveten duhet ta adhurojë edhe Krijuesin e vet. Duke e adhuruar Zotin, njeriu njëkohësisht ia don të mirën vetes. Allahu bën thirrje: “Nuk ka dyshim se ky, Um-meti (Vëllazëria, Ligji e Feja juaj, Besimi i Pastër Islam) është një fe dhe Unë jam Zoti juaj, kështu pra, më adhuroni vetëm Mua (të Vetëm).“ (El Enbija’: 92).
    Në formën e thirrjes së njëjtë Zoti shton “...kështu pra, m’u frikësoni (vetëm) Mua (plotësoni detyrimet tuaja ndaj Meje).“ (El Mu’minun: 52); Islami vie në tokë si sihariq i madh. I mbetet njeriut t’i përmbahet kësaj rruge “Vërtet që ju kanë ardhur argumente nga Zoti juaj, kështu, kushdo që sheh, ai do t’i bëjë mirë vetes së tij dhe kushdo që e verbon veten, ai do ta bëjë këtë në dëm të vetes së tij...“ (En Aam: 104); “...Kjo është feja e drejtë...“ (Teube: 36; Jusuf: 40); kurse “Ky është Allahu, Zoti juaj i Vërtetë. Kështu, pas së vërtetës, ç’gjë tjetër mund të ketë përveçse të gabuarës?...“ (Junus: 32). Për të qenë ardhmëria më e sigurtë, Allahu i udhëzon njerëzit “që ata të mendojnë e të thellohen në Vargjet e tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë.“ (Sad: 29).
    Turp i madh është që njeriu të ankohet se i mungojnë argumentet për t’i pranuar udhëzimet e Zotit. Allahu ka bërë çmos për ta bindur njeriun. “Dhe sigurisht që Ne kemi paraqitur qartë çdo lloj shembulli në këtë Kur’an për mbarë njerëzimin, por njeriu është kurdoherë për çdo gjë më grindavec se çdo gjë tjetër.“ (El Kehf: 54). Allahu e di se shfajësimi i pabazë i mohuesve është vetëm trill qesharak. “A nuk mendojnë thellë për Kur’anin? Po të kishte qenë ai prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do të kishin gjetur në të mjaft kundërthënie e mospërputhje.” (An Nisa’: 82).
    Nëse mendohet se Kur’ani nuk ka fakte argumentuese, atëherë ai së paku le të lexohet nga kritikët, sepse pa u shijuar ëmbëlsira, nuk bën të flitet për të. Të infiltruar nga idetë marksiste, mësuesit dikur i mësonin nxënësit se nuk bie shiu siç thotë Kur’ani, por siç thotë shkenca. Më vie keq që mësuesit e atëhershëm në vend se të na jepnin dituri, na kishin dhënë injorancë. Më vonë e kuptova se për shiun Kur’ani fliste ashtu siç vërtetonte edhe shkenca (Er Rum: 46). Nga kjo kuptojmë se për Kur’anin ka folur shumëkush zi e më e zi, madje edhe pa e lexuar atë. Megjithkëtë, “…ky Kur’an udhëzon drejt më të drejtës dhe më të vërtetës…” (El Isra: 9). Vetëm se “…atëherë a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?” (El Kamer: 22); “…atëherë a ka ndonjë që merr përvojë nga ai?” (El Kamer: 40); “…po a ka ndonjë që merr mësim?” (El Kamer: 15, 32, 51).
    Forca argumentuese e Kur’anit është e madhe, por mjerisht, dobësia e njeriut mosbesimtar është edhe më e madhe. Shpirtrat e këqinj nuk besojnë kurrsesi në argumentin e së vërtetës. Virusi në trurin e mosbesimtarit është më i madh se elefanti i vërtetë, kurse sëmundja e shpirtit të tij është më e rëndë se sëmundja e trupit. Mirëpo, veprimtaria e mosbesimtarit është sikurse kullotja e kafshës në bar të keq. “...Dhe Allahu nuk e udhëzon popullin Fasik (kryeneç, të pabindur e të panënshtruar ndaj Allahut).” (Et Teube: 24). Kur’ani duke e kapur tonin esencial të jetës, e mposht me arsye të pavërtetën. Me mësimet kur’anore njeriu bëhet i denjë për respekt. Pesonaliteti i njeriut vishet me moral. Ndërgjegje, sinqeritet dhe me karakter të fortë. “A nuk ka qenë mbi njeriun një periudhë kohore, kur ai nuk ishte asgjë për t’u përmendur?” (El Insan: 1).
    Të mohosh Allahun do të thotë ta mohosh të vetveten. Kur’ani është dëshmi e përshtypjes së pashlyer dhe gurrë e pashtershme për studim. Ai e kthen njeriun kah kahja më e mirë dhe në një rrjedhë sa më të mbarë. Me mësimet e Tij, jeta dhe natyra shihet nga pozita e botëkuptimit real. Çdokush që gjykon me arsye të shëndoshë, duhet t’i përgjigjet Islamit me mençuri dhe me arsye të pastër. Islami është rrugë e Krijuesit tonë – Allahut dhe për nga përsosshmëria është në gjendje me fakte të pamohueshme të fitojë në çfarëdo lufte. Koncepti parimor i kësaj rruge konsiston në vërtetimin e ekzistencës së përhershme të Krijuesit univerzal. Krijuesi nuk ka as krijim dhe as krijues.
    T’i vishet Krijuesit krijim ose krijues, do të thotë, të krijohet (në imagjinatë) një zingjir krijuesish të paqenë (jo ekzistues) dhe absurd, nga të cilët nuk kemi dëgjuar, nuk kemi parë dhe nuk njohim kurrfarë argumenti. Për këtë shkak, nuk kemi të drejtë të besojmë në diçka që nuk është asgjë dhe kryesorja nuk sjell argumentin me vete. Pasi u njohtova me këtë të vërtetë (Islamin), iu ktheva vetvetes. Për mua dhe për ata që do ta pranojnë këtë rrugë të ndritshme, Kur’ani ruante një kompliment të këndshëm: “…Por askush nuk përkujton përveç njerëzve të brumosur me mendje të shëndoshë.” (El Bekareh: 269; Al Imran: 7).
    Megjithatë unë si njeri ç’jam, si jam, ku qëndron misioni im? Po të tjerët që secili në vete e përmbledh egon e vet? Misionin tim mbi tokë po e kuptoj nga Allahu-Krijuesi i gjithësisë: “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindet, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua.“ (Edh Dharijat: 56). Pasi e kuptova detyrën time, vendosa që ta kryej. Kjo detyrë nuk ishte si detyrat tjera. Për këtë shkak nuk kisha dëshirë t’i mbetem borxh Krijuesit tim dhe vetvetes, sepse kur do të vie Dita e Llogarisë, nuk do të kem nga të kërkoj kompensim.

    . . . . . . . . . .

    Lajmet e ditës i dëgjova me vëmendje. Prognoza meteorologjike parashikonte shi. Për çudi retë e dendura u tretën diku larg nënqiellit tonë. Ishte kjo vetëm një gënjeshtër klimatologjike nga instituti përkatës. Duke dalur prej xhamisë, në pikë të ditës, e takova edhe profesorin e sociologjisë. Kur më vërejti u shtang në mes të udhëkryqit. Sirenat e veturave ia shmangën shikimin e vengërt që e kishte drejtuar drejt meje. Meqë retë e zeza akoma e kishin lënë vazhdën e zymtësisë kohore, kisha dëshirë ta pyesja profesorin vetëm për kohën: - “Hë sociolog, çka po thotë Marxi, do të bie shi apo jo?“...
    Pyetja mbeti vetëm dëshirë sepse profesori shpejtonte. Kokëulur vazhdova rrugën time. Kalova rrugës kryesore. E pashë se si eglendiseshin të rinjtë dhe të rejat nëpër kafeteri të ndryshme. Prej njërës, befas doli edhe shoku im (jetimi). Pasi u përshëndeta me të, fillova nga ana ime t’i tregoj për rrugën e vërtetë dhe argumentet e saj. Shoku jo vetëm që nuk dëshiroi të dëgjojë, por madje edhe ofendoi gjithçka që përkon me Islamin.
    Babai i tij i kishte urrejtur të gjitha fetë, veçmas Islamin, sepse myezini ia kishte trazuar gjumin mëngjesor. Shoku kishte vendosur ta ndjekte rrugën e të atit, sepse ai (gjoja) kishte qenë profesor. Unë e kisha të qartë se edhe nëse ka qenë i tillë, nuk iu ka dashur asgjë, bile as për t’ia ndriçuar momentin e vdekjes. U ndava me shokun mjaft i dëshpëruar. Dëshirova t’ia tregoj të vërtetën, por e pash se njerëzit e tillë “…thonë njësoj siç thanë edhe të parët.” (El Mu’minun: 81).
    Thirrjet e mia nuk pushonin, por nuk arrinin efektin e duhur. Ky mossukses rrjedhte ngase u rrëfehesha të pagdhendurve, prandaj më tutje vendosa t’i thërras vetëm ata që nuk ngopen dhe nuk lodhen duke lexuar.

  4. #4
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    MBI GJITHÇKA VIGJËLON E VËRTETA ABSOLUTE


    Natë. Disku i hënës drapëronte yjet. Ata xixëllonin në qiellin e errët. Gjithçka e qetë. Dëgjohej vetëm fërfërima e erës së lehtë. Në shpirtin tim ndihej një kurreshtje e madhe për të shkruar. Për këtë shkak, vendosa që të mos shkruaj kot. Mora stilolapsin dhe disa letra.
    Më vajti mendja te profesori i sociologjisë. Përse të mos e thërras në Islam, mos më mungojnë faktet-thashë me vete. Jo. Fillova t’i shkruaj: “Mirë se të gjejnë këto letra, i nderuari profesor! Siç më keni parë një ditë duke dalur prej xhamisë, do të më shihni edhe ditëve të tjera. Dua të të rrëfej se si dhe përse iu drejtova kësaj vatre. Në fillim dëshiroj të ta përkujtoj Zhorzh Sandën, i cili me një rast iu drejtua me shkrim Balzakut: “Ju e paraqitni njeriun ashtu siç duket ai para syve tuaj, kurse unë në vetvete ndiej nevojë ta pikturoj ashtu siç do të kisha dashur ta shoh.”
    Kemi ardhur në një kohë kur njeriu nuk mund ta arsyetojë ekzistencën e tij. Bredhjet paradoksale dhe ato të çmendurisë donkishotiane, s’kanë të ndalur. Kurrkushët gjenden gjithkund. Ata janë dhënë pas veprimeve të lidhura me epshe që ofrojnë vetëm kënaqësi, por pa kurrfarë dobie. Në tokë kanë gjetur gjithçka për t’i kënaqur nevojat personale.
    Roli vendimtar i është lënë dëshirës patologjike. Njeriu i dehur nga avujt e injorancës, instiktivisht nuk mund të shkëputet nga këto labirinte artificiale. Përpjekjet e njeriut sot, i ngjajnë të verbërit i cili kërkon gjilpërë nëpër kashtë. E i verbëri në të njëjtën gropë bie shumë herë. Tash, ajo që ngjall ndjenjë neverie, në jetën reale ofron kënaqësi. Arroganca, dinakëria, dhuna dhe korrupcioni, janë bërë fetish për njeriun. Ideal kryesor është bërë interesi, ndërsa dashuria ndërnjerëzore është zëvendësuar me urrjtje të pakuptimtë. Njeriu është shndërruar në vjedhacak, ndonëse rri syçel, nuk e sheh dot ardhmërinë e tij të dyshimtë. Ky marshim i keq-udhëzuar, e shtyn krijesën më të përsosur të mbetet më në fund fanatik i zymtë i idesë së tij.
    Me fjalë tjera, nuk mund ta marrim dot me mend se në ç’kohë të keqe jetojmë. Duam ose jo, fakti dëshmon se kjo është fatkeqësi e krijuar në vetëdijen e njeriut injorant, i cili duke e ndier veten si “qenie më e lartë” bën çka t’i teket. (“Kritika e fesë përfundon me parimin se njeriu është qenie më e lartë për njeriun“ – K. Marxi dhe F. Engelsi në librin “Mbi fenë”). Kjo vërteton se njeriu nga ateizmi merr vetëm pasaportë për veprime të shthurrura. Për këtë gjë dëshmon edhe realiteti konkret, përndryshe dëshmon i tërë skenari që po luhet para syve tanë. Kjo rrugë shpie vetëm në shkatërrim dhe askund tjetër. Të gjithë ne jemi të mbërthyer në një rrjedhë të përgjithshme. Bëjmë pjesë në një botë, në të cilën ndëlikueshmëria e krijimeve nuk ka fund. Duke u kombinuar ligjet në përpjestim me kohën, natyra vetëm ndryshon.
    Në sipërfaqen e tokës lulëzojnë jetët e krijesave. Në çdo milimetër të gjithësisë mbretëron rregulli. Ligjet precize janë bazë e ekzistencës së gjithanshme. Ky mekanizëm sillet vazhdimisht para syve tanë dhe nxit procesin e të menduarit për ta zgjidhur fshehtësinë e kësaj enigme. I pllakosur në vlimet shkencore, vërejta se vështirë është të zihen hapat e saj. Për këtë shkak sa më tepër që lexoja, po aq fort nervikosesha me paditurinë time. “Duket se njeriun nuk e shkatërrojnë vështirësitë; ajo që e shkatërron njeriun është padituria” – M. Gorki. Mirëpo është një parim me të cilin do të duhej të pajtoheshin të gjithë. Padituria është më mirë të fshihet sesa të tregohet haptazi, sepse “njeriu është i lirë në atë që ka dituri, e nuk është i lirë në atë që nuk ka dituri” – Ebu Hamid El Gazaliu.
    Këtë të vëretë e tregon qartazi Krijuesi i gjithësisë, të Cilin dikur bashkë me ty, e mohonim kategorikisht pa kurrfarë arsye. “Dhe mos ndiq (O njeri! Mos fol, mos bëj) atë gjë për të cilën s’ke dijeni…” (El Isra: 36). Unë p.sh., nuk mund të flas për Jupiterin (planetën), kur nuk e kam parë atë. Megjithkëtë, për shkak të injorancës sime rreth gjërave astronomike, nuk do të thotë se do t’i lejoj vetes edhe t’i mohojë ato. Secili është injorant për diçka, por kryesorja, çdokush duhet të ketë kujdes që të mos e humb vetveten duke u bërë armik i asaj që nuk e di. Mendoj se disa dukuri duhet t’i vrojtojmë më me vëmendje, ngase nëse i shikojmë siç i vëren foshnja, atëherë medet për ne. Shkencën nuk guxojmë ta kuptojmë vetëm si sistem dijesh ose njohurish, por në rend të parë duhet ta kuptojmë si kurreshtje dhe frymëzim për ta kuptuar thellësinë e realitetit të saj.
    Rënia e mollës nga druri ishte inspirim për Njutnin, që më vonë ky gjeni ta formësojë teorinë e gravitetit. Bazuar në ligjin e gravitetit, është zbuluar Neptuni (planeti i tretë i sistemit diellor), madje me laps e letër (mbi tavolinë). Aty ku e kanë parashikuar teorikët, aty edhe është vërejtur më vonë me anë të teleskopit. Edhe pse laikët këto (inkubacionin dhe inspirimin) i shpjegojnë si të menduarit e të pavetëdijshëm, prapëseprapë mendoj se kjo mrekulli (molla = planeta) nuk është dhuratë rastësie. Telepatia e cila nuk bazohet në valët elektromagnetike, por në një lloj të energjisë së panjohur, është një dukuri mjaft enigmatike dhe meriton diskutim më vete.
    E të mos flasim për fotosintezën, katabolizmin... e shumë dukuri tjera me të cilat nuk dëshiroj të mbaj ligjërim, por dua të afrohem sa më afër realitetit. Besoj se e vërteta nuk meriton të shikohet nga njëra anë. Si do të shihej realiteti në këto dy raste? a). 1+1=2 apo 1+1=1.0? (nëse nuk themi se rezultati i parë është matematikor, kurse i dyti kompjuterik).
    b). Te zhvendosja paralelike; kur e shikojmë gishtin tonë të vendosur vertikalisht me njërin sy, gishtit i ndryshon pozicioni nëse herën e dytë e shikojmë me syrin tjetër. Pra, d.m.th., për ta shikuar pozicionin real të gishtit, duhet ta shikojmë atë me të dy sytë. Kjo nuk qëndron kështu vetëm me gishtin tonë, por edhe me gjërat tjera e veçanërisht me jetën tonë. Pra, duhet t’i shikojmë gjërat me të dy sytë dhe nga të gjitha anët për t’i kuptuar si duhet. Allahu – Zoti ynë, me të drejtë pyet: “A nuk i bëmë Ne për të dy sy?” (El Beled: 8); Gete me arsye të qartë sugjeron: “Mos mendo se sheh, vetëm pse i ke sytë çelur!”
    Ashtu sikur në shkencë, edhe në logjikë, me njohjen e disa ligjeve ia arrijmë të zgjidhim jo vetëm x-in por edhe y-in e fshehtësisë. Me mendje mund të përfshihet gjithçka. Astronomët më parë e zbuluan heliumin në Diell sesa në Tokë. Po të mos kishte menduar njeriu me kokë se si të shkojë në Hënë, nuk do t’ia arrinte me ndjenja po edhe sikur të çmendej. Gjithkush pohon si papagall se “herdo-kurdo e vërteta (ose e drejta) do të ngadhënjejë“. Megjithatë askush nuk jep përgjigjet se “si vie ajo? Kush e bën që të vijë ajo?, apo nga po vie e ku paska qenë më parë ajo?“. Një gjë e kam të qartë. Diç me ateizmin nuk është në rregull. Shekspiri e porosiste njeriun “…Bëhu i sinqertë ndaj vetvetes!”. Kjo këshillë është e artë. Sipas kësaj duhet të veprojë çdo njeri që ia do të mirën vetvetes.
    Më vonë kam ndier nevojë që t’i përgjigjem vetes në këto pyetje: “Sa jam unë i sinqertë ndaj vetvetes gjersa them se jam i rastësishëm?”; “Pse ta mohoj Zotin?”; “A ka jeta kuptim pa Krijues?”; “Çka më duhet mohimi?” dhe “Çfarë të mire më sjell ai?”. Seriozisht kam menduar rreth këtyre pyetjeve. E mendja, kur dëshiron ta kuptojë thelbin e ndonjë gjëje, e thjeshton atë gjë sa të mundet. I kam shikuar edhe pikëvështrimet e tjera rreth jetës dhe krijimit të saj.
    Dijetari Er Razi ishte më shumë i magjepsur me kapacitetin e diturisë që e posedojnë gjallesat. Bergsoni mahnitej gjatë të shetiturit nëpër natyrë dhe të gjithë i porositë t’i shikojnë lidhshmëritë, lëvizjet dhe qëllimet e krijimeve. Ibnu Miskevejh mendoi se “Zoti krijoi gjithçka prej asgjësë, sepse përndryshe krijimi nuk do të kishte kurrfarë kuptimi nëse do të ishte prej askujt“. Farabi besoi se “të ekzistuarit e Zotit bazohet në domosdoshmërinë; kur mendojmë se nuk ekziston, nga kjo domosdoshmëri del diçka e pamundshme“. Ibnu Halduni pohoi se “të gjitha dukuritë në botë pa dallim a është fjala për thërrimet ose ndarjet, patjetër duhet të kenë shkakun e vet, i cili u paraprin në ekzistencë. Secili prej atyre shkaqeve bëhet gjithashtu i atillë, çfarë edhe ai duhet të ketë shkaqe tjera. Kështu që shkaqet pandërprerë rriten, derisa të vijnë te SHKAKU i të gjitha shkaqeve – Krijuesi i tyre – Zoti i përhershëm“. Mendime të këtilla japin edhe mendimtarët tjerë idealistë (si Ibnu Sina, Ibnu Ruzhdi, Ibnu Tufejli, El Gazali…). Një poet (Ebu I-ea-la El-Me Arri) shkruante: “Çka të tregon pasqyra e syrit – kjo është e vërteta; kurse ti sillja vetes edhe një pasqyrë – të të kuptuarit”. Gjithnjë e më tepër bindesha se mekanizmi i verbër, nuk ka qenë në gjendje të krijojë tërë mrekullitë që sillen rreth nesh. Një përkufizim i tillë më dukej edhe si lloj idhujtarie, sepse trajtohej zot - natyra, ajo që nuk është e vetëdijshme për asgjë dhe nga e cila nuk mund të marrim asnjë përgjigje. Kisha nevojë për pasqyrën e dytë të poetit, e ajo është mendja, arsyeja... Këto gjenden në kokë. Për këtë shkak nuk kisha dëshirë që kokën ta mbaj vetëm për së rëndi.
    Duke dashur ta konkretizoj besimin në Zot, jam kthyer te Islami, sepse fetë tjera nuk më shpjeguan asgjë. Ato e vampirizonin njeriun, e largonin atë nga çdo gjë normale dhe e shkëputnin nga realiteti i ekzistencës së tij. Madje fetë animistike shkuan aq larg sa që pas vdekjes, njeriut i premtuan ringjallje në formë të shtazëve. Krishterimi më dukej diçka diçka, por më vonë e kuptova se Hegeli jo vetëm mua, por edhe veten e kishte abuzuar. Bibla të cilën dikur e konsideroja si diçka, doli asgjë. Ajo ndahej në dy testamente (e vjetër – e re). 66 “librezat“ e biblës janë të përshkruara nga 40 shkrimtarë. Kryesisht janë të përmbledhura “librezat“ e Mateut, Markut, Llukës dhe Joanit. Thënë thjesht, unë vendosa të shthurrem nga filozofitë e njerëzve dhe të gjej rrugën e vërtetë.
    Kthimi në Islam duket befasi për ty, por për mua është risi e mirëpritur. Pse me kohë nuk e kam respektuar këtë të vërtetë, fajtor pikësëpari jam unë. Megjithëkëtë, për mosdisponimin e mirfilltë ndaj Islamit kanë ndikuar edhe shpjeguesit e tij. Secili komentonte sipas dëshirës së vet dhe kështu keqinterpretohej thelbi i kësaj rruge. Fati më i mjerë ka qenë se të gjithë jemi arsimuar tërësisht në frymën antiislame. Këto komponente kanë qenë të mjaftueshme që sot e kësaj dite shumica të kemi mendim të trubullt rreth Islamit. Aktiviteti i predikuesve islamik ka qenë tepër i ngathët në krahasim me atë të krishterëve, kështu që ndryshe thënë, kemi jetuar pa e ditur çka është ajo përkatësia islame. Nga ana tjetër, sot kur njerëzit e ditur e braktisin çdo orientim ose fe të pabazë dhe e përqafojnë Islamin, për ne janë ndezur pishtarët e vërtetë.
    Pasi e kam lexuar Kur’anin, jam në gjendje me të gjitha argumentet të dëshmojë për vërtetësinë e tij. Ky libër nuk ka autor – njeri; është i përmbushur me një mori mrekullish dhe është libër më i lexueshëm në rruzullin tokësor. Për çdo intelektual është turp nëse nuk lexohet ky libër. Tekefundit secili mund të thotë nuk e pëlqej, nuk më përket mua ose nuk e dëgjoj, por nuk mund të thotë qenka pa lidhje, nuk ka kuptim ose nuk ka vlerë, sepse duhet të ketë argument për atë që e thotë. Çdokush duhet ta dijë se 90% e dijetarëve, së paku vdiqën me besim në Zot, çka përputhet edhe me fjalën e Vetë Zotit: “...Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robët e Tij, janë dijetarët.“ (El Fatir: 28). Kjo nuk do të thotë se dijetarët qenë muslimanë, por domethënë se: “…janë ata të cilët janë të brumosur me mendje të shëndoshë që mendojnë.“ (Er Rad: 19).
    Mosnjoftimi i dijetarëve (besimtarë) me rrugën e vërtetë të Zotit ua ka bërë të pamundshme atyre ta dinë se: “Padyshim se feja (e vërtetë dhe e pranuar) tek Allahu është Islami...“ (Al Imran: 19); Madje dijetarët nuk kanë arsye ta kundërshtojnë Kur’anin, sepse fjala el’ilmu (dituri-shkencë) përsëritet 850 herë në të dhe urdhëri ose fjala e parë obligon kërkimin e diturisë: “Lexo! Me emrin e Zotit tënd...“ (Al ’Alak: 1); Për këtë shkak, ai “dijetar“ që e lufton Kur’anin, më shumë meriton të jetë (ose të quhet) huligan, sepse flet për diçka pa u njohtuar me të. Allahu ua tërheq vërejtjen njerëzve, posaçërisht dijetarëve, bile të profileve përkatëse. Mjekut: “Ai është i Cili ju formëson në mitra...“ (Al Imran: 6), por sqarime më të hollësishme kemi në (kaptinat) Haxh: 5; El Mu’minun: 12-16; Gafir: 67; El Insan: 28; El Vakia: 58-59;...“Është Ai i Cili ka krijuar për ju të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemrën (ndjenjat dhe të kuptuarit). Fare i pakët është falënderimi juaj.” (El Mu’minun: 78); El Mulk: 23; Es Sexhde: 9; En Nahl: 78; Biologut: “…Udhëtoni në tokë dhe shihni si (Allahu) filloi krijimin dhe pastaj Allahu do të sjellë krijimin e Jetës së Fundit (Ringjalljen pas vdekjes).” Vërtetë që Allahu është i Zoti për të bërë çdo gjë.” (El Ankebut: 20; Haxh: 46). (Vlen të përmendet fakti se në thellësirat e tokës vetëm në një gram dhe, ekzistojnë përmbi 400 milionë mikroorganizma). Gjeologut: “Allahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize…” (El Xhathijah: 22); Astronomit: “Ne, në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.” (El Hixhr: 16).
    Kush shton pas Kur’anit termin dogmë, demagogji ose vepër e Muhammedit a.s., ai ka hyrë në luftë me argumentet e Zotit. Pseudo-intelektualët gjithnjë janë dalldisur pas diturisë së pakët dhe duke e injoruar Kur’anin, thonin: “…Ky (Kur’an) s’është asgjë veçse gënjeshtër që ai (Muhammedi a.s.) e ka trilluar dhe të tjerë e kanë ndihmuar për të…” (El Furkan: 4); Megjithatë “njeriu mëson derisa të kërkojë diturinë, e nëse mendon se e ka tubuar tërë diturinë (e nuk mëson më), atëherë bëhet injorant” – Muhammedi a.s.
    Mohimi është vetëm “arsyetim” i dobësisë mendore dhe paraqitet si anomali psikike e llojit të vet. Vuajnë tri kategori njerëzish: a) ata që nuk e kuptojnë vetveten; b) ata që nuk i kuptojnë të tjerët ose gjërat që i rrethojnë; c) nuk kuptojnë asgjë – as veten, as të tjerët dhe as gjërat rreth tyre. I. Njutni, mikut të tij ateist i ka thënë për një sistem të imituar të gjithësisë me rrota e dorëz të dhëmbëzuara, se është krijuar vetvetiu. Ateisti është revoltuar duke menduar se kolegu i tij qesëndisej me të, por ka harruar se pikërisht vetë ai pohon një gjë akoma më absurde. Nuk ka vend për hamendje. Allahu e pyet njerëzimin mjaft qartë: “...sikur t’jua merrte Allahu dëgjimin, shikimin dhe t’jua vuloste zemrat, kush është tjetër zot veç Allahut që mund t’jua rikthejë ato?” (En Aam: 46); “...Më thoni, nëse uji juaj do të zhdukej (të humbte në thellësi), kush atëherë mund t’ju vijë juve me ujë të rrjedhshëm (burimi)?” (El Mulk: 30); “(Shihni pra!) Më tregoni pra ujin që ju e pini! A jeni ju që e bëni të bjerë nga retë e shiut, apo jemi Ne Zbritës?“ (El Vakia: 68, 69); “(Shihni pra!) Më tregoni pra farën që ju e mbillni në tokë! A jeni ju që e bëni të rritet, apo jemi Ne Rritës?” (El Vakia: 63, 64); “…Më thoni, në qoftë se ndëshkimi i Allahut ju vjen papritur ose haptas, a do të shkatërrohej tjetërkush përveç Dhalimunëve (mosbesimtarëve e keqbërësve)?” (En Aam: 47).
    Shurdhimi, verbimi, infrakti i zemrës, pastaj thatësia e tokës, mungesa e begative të tokës dhe tërmetet, vullkanet, vërshimet e shumë sëmundje të panumërta, a nuk janë fakte se Zoti në disa vende veç ka filluar t’i realizojë premtimet e Veta (…El Isra: 59…). Për këtë shkak me plot të drejtë Allahu i pyet njerëzit: “…A është i verbëri i njëjtë me atë që sheh? Ose a është errësira e njëjtë me dritën?...” (Er Rad: 16; En Aam: 50). “...por a mund t’i udhëzosh ti të verbërit edhe nëse janë që nuk shohin?“ (Junus: 43); “...por a mund ti bësh të shurdhët të dëgjojnë edhe nëse janë që nuk kuptojnë?“ (Junus: 42); “...A janë ata që dinë, njësoj me ata që nuk dinë?...” (Ez Zumer: 9).
    Përgjigja e këtyre pyetjeve është – jo (Gafir: 58; Fatir: 19...). Nga kjo shohim se “Ngjashmëria e dy palëve është si i verbri dhe i shurdhëti me atë që sheh dhe dëgjon...“ (Hud: 24). Mjerisht shumëkush lind me filozofinë e tij dhe e ruan atë me dëshirë platonike deri në vdekje. Ky është preteks që pengon disa njerëz në gjetjen e rrugës së vërtetë. Nga ana tjetër e vërteta është si uji, kurrë nuk shterret. E vërteta më e madhe është Allahu dhe thirrja e Tij: “...dhe jini falënderues ndaj Meje (për Mirësitë e Mia të panumërta mbi ju) dhe kurrë mos u bëni mosmirënjohës ndaj Meje e mohues.“ (El Bekareh: 152); Nga të gjitha krimet, ai më i tmerrshmi është të luftosh kundër rrugës së vërtetë, e cila rrugë është shtegdalje e vetme për ardhmëri të sigurt.
    Njeriu do ta bënte atë krim, po edhe sikur t’ia fshehte vetvetes të vërtetën, pasi ta kuptojë realitetin e saj. Mënyra më e mirë e jetesës është të jetuarit sipas të vërtetës. Vetëm kështu shpëtohet anija nga përmbysja. Forca e arsyes dhe e gjykimit real, patjetër do ta udhëzojë intelektualin e vërtetë që ta pranojë Islamin. Ai që e do veten, nuk duhet t’ia lejojë vetes që jeta t’i sillet si e imagjinuar. Pasi asnjë pullë e këmishës nuk qepet (ngjitet) vetvetiu, atëherë as kjo gjithësi nuk është qëndisur rastësisht, pa Krijues. Krijuesin kemi të drejtë ta kuptojmë vetëm aq sa na e prezenton Ai Veten, përmes Shpalljes së zbritur nga engjëlli i caktuar dhe të përçuar nga njeriu i zgjedhur.
    Njeriu i fundit i zgjedhur nga Vetë Zoti, është Muhammedi a.s., i Cili përkitazi me detyrën që ka qenë i ngarkuar, ka thënë: “Me të vërtetë shembulli im është sikur i një personi, i cili ulur pranë një zjarri, ndonëse mundohet t’i largojë insektet nga flaka, ato megjithatë hudhen në të. Gjithashtu edhe unë mundohem t’ju mbrojë juve nga zjarri, ndërsa ju hudheni në të“.
    Dijetarë të ndryshëm (jomuslimanë) e pranojnë profetësinë e Muhammedit a.s. Ata në fjalët e tyre shprehin karakterin e fortë, moralin e lartë dhe personalitetin e pakrahasueshëm të Profetit a.s. Secili udhëheqës që ka lënë emër në histori, famën e tij e ka ngritur në saje të dinastisë, arrogancës, armëve, diktaturës dhe ligjeve represive. Emri i Profetit tonë është ngritur me sjelljen e tij të shkëlqyer. Duke mos pranuar as pasuri, as pushtet dhe as kënaqësi nga idhujtarët, Muhammedi a.s. i tregoi mbarë njerëzimit se rrugën islame nuk e zgjodhi vet, por ia besoi i Madhi Zot. Me të nuk u hiperbolizua fama e tij (siç zmadhohet Izusi në krishterim – djal i Zotit), por ajo mbeti vetëm në vendin e duhur (si rob dhe i Dërguar i Zotit). Profeti ynë jetoi thjesht si populli i tij, madje i bëri edhe sakrificat bashkë me të, vetëm e vetëm për ta çuar deri në fund Misionin e tij Hyjnor. Për këtë shkak sot e kësaj dite, emri i tij nderohet si i askujt tjetër. Gjatë kohës së kryqëzatave trilluan çmos për Muhammedin a.s., me qëllim që të fshehet paralajmërimi i Isës (Izusit) për ardhjen e tij.
    Megjithatë, Allahu nuk e shmang këtë fshehje perfide, por e cek në Es Saff: 6. Megjithëkëtë, asgjë nuk e pengoi Muhammedin a.s. që të heq dorë nga vështirësitë e shumta. Atyre u përballoi me qëndresë të lartë heroike. O.V. Bizmarku, Lamartini, E.D. Menghem, A. Besant, B. Smith, E. Gibbon... dhe shumë dijetarë tjerë, lavdërojnë veprën e Muhammedit a.s., ndonëse nuk janë muslimanë. L.N. Tolstoj për Profetin tonë, thotë: “Nuk ka kurrfarë dyshimi se Profeti Muhammed, është një ndër reformatorët më të mëdhenj të njerëzisë. I takon lavdi më i madh, sepse njerëzinë e ka udhëzuar në dritën më të madhe. E ka udhëzuar drejt drejtësisë dhe paqes, e ka penguar derdhjen e pafajshme të gjakut njerëzor, duke i hapur kështu rrugën përparimit dhe civilizimit. Këtë vepër të madhe nuk do të mund ta zbatonte askush tjetër, pos njeriu që ka pasur fuqi mbinatyrore, njeriu që ka qenë i denjë secilës nderë… mrekullisë dhe kujdesit”. Për ne muslimanët faza e parë e turpit është mohimi i Profetit, Islamit dhe më në fund, mohimi i Zotit xh.sh. Mohimi e tërheq mohimin, sa që një ditë mohuesi i këtillë do ta mohojë edhe vetveten. Ai që do ta mohojë vetveten do të jetojë si lugat. Meqenëse ateizmi e rrënoi veten, tash është vështirë të gjendet orientimi i qëlluar. Dështimi i ateizmit ka qenë i ditur, sepse fara e keqe i bën dëm më së pari vetvetes. Është imperativ kohe që njeriu ta përdorë busullën e tij, kurse ajo është koka. Gjilpëra magnetike që e tregon kahjen më precize të saj është arsyeja. Realitetin e besimit të drejtë, besimtari e merr brenda vetëdijes së tij, jo nga pikëvështrimi abstrakt, por pikërisht nga pikëvështrimi konkret. Dekarti ishte i bindur se shkenca duhet të shërbejë për thellimin e besimit në Zot. Albert Lange mendoi se “në lëmin e shkencave natyrore, nuk janë zbulues dhe shkencëtarë të thellë ata që i kanë takuar qëndrimeve kundërfetare”. Lord Kelvini pohoi se “shkencat natyrore do t’i detyrojnë njerëzit të besojnë në Zot”. Nga ana tjetër, asnjë shkencë nuk ka zbuluar diçka që vie në kundërshtim me Kur’anin, përkundrazi çdo zbulim shkencor është vulë që e vërteton realitetin e drejtë të tij. Kjo është nxitje e madhe për ata që duan ta pranojnë këtë të vërtetë të jashtëzakonshme.
    Për ta pranuar Islamin, njeriu duhet të jetë i shkarkuar nga mendjemadhësia dhe lakmia. Mendjemadhi nuk përkulet, kurse lakmuesi nuk mund të çlirohet nga ngarkesat qorre-epsharake. E Islami, është sulmues i ashpër i këtyre. Namazi është lutje – pendesë dhe lidhje e vetme me Zotin. Ai që falet i kupton fajet dhe gabimet e tij dhe e frenon mendjen e madhe. Kjo është metodë përmes së cilës rritet ideali shpirtëror. Zekati i ofron shpresë fukarasë, ndërsa pasanikut siguri. Ndryshe thënë, pastrohet pasuria e tepërt dhe mbushet boshllëku. Ramazani është sinjal, i cili ia bën me dije pasanikut gjendjen e varfanjakut, i ulë epshet enorme dhe e pastron organizmin nga metabolizmat e tepërta. Mungesa e ngrënies ose e pijes, zgjon nevojën e luftës për ekzistëncë, shton përpjekjet për gatishmëri dhe ngrit idenë e kthjellët. Haxhi është kongres i përgjithshëm i të gjithë muslimanëve. Të drejtën e pjesëmarrjes nuk e kanë vetëm njerëzit autoritativ, por edhe më të thjeshtit. Kjo hap shtigjet e barabarësisë, vëllazërisë dhe ardhmërisë më të sigurt.
    Pra, islami njerëzimin e bashkon, e lidh fort për jetë dhe moralisht e ndërton. Islami(zmi) keqkuptohet nëse përkthehet ose reduktohet në termat si teologji, konfesion, religjion, bestytni, fe ose në lokucione tjera, sepse në thelb ai është sistem për tërë njerëzimin. Me fjalë tjera, nuk është vetëm “izëm” sikur izmat tjera, por është antitezë kundruall të gjitha tezave që devijojnë kuptimësinë e jetës dhe botëkuptimin real të saj. Duhet t’i besojmë vetëm kësaj rruge, sepse çdo gjë tjetër është propagandë e ideve njerëzore ose opium për njerëzit e çorientuar.
    Filozofi i shquar Roxher Bekoni ka thënë: “E tërë filozofia del prej Islamit“. E tash koha po e dëshmon edhe vulën shkencore të këtij sistemi. I është dashur njeriut t’i gëlltisë disa aspirina e gati të çmendet me fillozofinë antike për ndonjë çështje, të cilën Kur’ani edhe shkencëtarisht me vetëm një fjali e zgjidh qartë e mirë. Sadopak, njeriu i arsimuar nuk duhet t’i varë buzët dhe t’i rrudhë supet përpara këtyre argumenteve. Secili duhet të mos jetë kokëfortë, sepse indiferentizmi është shfaqje e turpshme nën hijen e korës së trurit.
    Letërsia greke kokëfortësinë e Kreonit e shpreh në këtë mënyrë: “Sepse ata njerëz që besojnë se vetëm ata flasin e mendojnë drejtë ose vetëm ata kanë shpirt dhe gjuhë, kur këta do t’i zhveshësh dhe t’i zbulosh, do të shohësh atëherë ç’janë krejtë të zbrazur; s’është turp njeriu; qoftë ky të mësojë shumë dhe të heq dorë nga kokëfortësia!?...“ T’i krahasosh mentalitetet e njerëzve, është një çudi e madhe. Ka ende njerëz që besojnë Bajronin, respektivisht mendimin e tij se satani Lucifer është mik i njeriut dhe se “pa“ arsye urrehet nga Perëndia. Pra, në këtë shekull ruhet një lektisje e veçantë edhe për djajtë. Nuk është fare çudi pohimi, se disa njerëz janë bërë djall e gjysmë. Në tokë po bëhen trazira të mëdha. Janë çrregulluar tërësisht marrëdhëniet ndërnjerëzore.
    Njeriun e ka kapluar synimi për lavd, famë, luks dhe për lumturi. Për t’i realizuar këto aspirata, kjo krijesë më e përsosur i kalon të gjithë kufinjtë dhe bëhet krijesë e çoroditur dhe mjaft inferiore. Me një fjalë, jeta po rrezikohet dukshëm. Nga ana tjetër njerëzit po shtohen si mikrobet, sa që po të ishte gjallë kleriku dhe ekonomisti anglez R.T. Maltusi, ose do të çmendej ose do të kishte bërë vetëvrasje. Brengos fakti se, që të mund të ushqehet njerëzimi, gjatë 25 viteve të ardhshme duhet të prodhohet aq sa është prodhuar gjatë tërë historisë deri më tash. Të vetëdijshëm për këtë, disa ia mësyjnë brenda ditës të arrijnë deri tek pasuria e jashtëzakonshme. Papunësia ka lindur vjedhësa, rrugaçë dhe ekstravagantë të ndryshëm.
    Megjithatë, nuk jetohet me shthurrje të marra dhe me dehje të shumta. Duhet të jemi të pastruar prej shtresimeve fantastike. Herët a vonë, të gjithë do të kthehemi në brendinë e realitetit, sikurse dr. Fausti. Ky mjek avanturier ia shet shpirtin djallit (Mefistit), për të fituar prej tij “dituri” dhe dëfrime. I vetëdijshëm se e vetmja lumturi e vërtetë për njeriun është veprimi për mirëçenien personale dhe gjithënjerëzore, ky alkimist, astrolog e magjistër, pendohet. Kjo nuk është vetëm fantazmë e Johan Volgang Getes, por është edhe një metaforë për një sërë njerëzish që herëdokurdo do t’i lënë bredhjet paradoksale.
    Sot kur e vërteta mund të kuptohet nga njerëzit e arsyeshëm, respektivisht kur tash më “...Rruga e Drejtë është bërë e qartë nga rruga e gabuar.” (El Bekareh: 256), si asnjëherë më parë “…ka mësim për ata që janë të pajisur me mprehtësi.” (En Nur: 44), “…ka shenja e prova për njerëzit e brumosur me arsye.“ (Ta Ha: 54) dhe “... ka shenja të qarta për njerëzit e brumosur me arsye.“ (Ta Ha: 128). E “Zoti nuk ka krijuar gjë tjetër më të mirë, më të përsosur dhe më të bukur se arsyeja“ – Muhammedi a.s., por mjerisht “njerëzit e egër nuk mund ta shfrytëzojnë atë“ – Hobsi. Allahu – Krijuesi ynë, ka zbritur vetëm Islamin si rrugë të Tij dhe vetëm atë e çmon. Vetëm muslimanët e falënderojnë Zotin si duhet. Fetë e formuara nga njerëzit vetëm e fyejnë Zotin. Ato e shndërruan Zotin sipas tekave të tyre. Zoti për ta është individ më i lartë. Madje fetë tjera (përpos ajo Islame) e besojnë Zotin me familje, për çka Allahu i pyet: “…A thoni për Allahun çfarë ju nuk dini?” (Junus: 68). Islami mëson se Zoti është Akt i Përhershëm, gjithnjë i angazhuar me çështje të reja, i Pakrahasueshëm, i Pafillim dhe i Pambarim. Ta besosh Zotin jashtë pikëpamjes islame, do të thotë ta mohosh Atë në njëfarë mënyre primitive. As kjo formë e besimit (jashtë islame) dhe as mohimi total, nuk janë të vlefshëm për askënd.
    Të gjithë duhet ta kenë të qartë se “…(Allahu është) i Cili krijoi çdo gjë duke e matur saktësisht sipas përmasave të përpikta të duhura.” (El Furkan: 2); se Allahun xh.sh. “Asnjë ide, asnjë parashikim nuk mund ta kapë Atë (se si është etj) por Kapja e Tij është mbi çdo shikim. Ai është përmbi çdo parashikim.” (En Aam: 103), por për ta besuar Atë “…ka tregues të qartë për popullin që e vret mendjen.” (Er Rum: 21; Kaf: 37; Ez Zumer: 21). Islami i ngërthen në vete të gjitha raportet e jetës së arsyeshme. Ai është i kristaltë në synimet e tij reale. Nga njeriu kërkon nder, moral, sinqeritet, obligime dhe veprime parimore. Ky sistem i përpiluar nga Zoti xh.sh., mundëson përparim të madh dhe është në shërbim të ngritjes së mirëqenies së përgjithshme. Kjo është rruga më e drejtë dhe më fatlume që mund të ndiqet. Kur’ani mbjell dritë të kulluar në shpirtrat e njerëzimit, duke i liruar ata nga urrejtja, xhelozia, egoizmi dhe nga të gjitha veset e këqia. Allahu përmes këtij Libri i porosit njerëzit e shthurrur, të cilët i ka pushtuar dufi i një jete të dehur nga mirësitë formale, që ta kërkojnë të vërtetën që u nevojitet nga Krijuesi i tyre, sepse ajo… u nevojitet më shumë se gjithçka “por shumica e tyre nuk e dinë.” (Et Tur: 47; Sebe’ë: 28, 36; Ez Zumer: 29, 49; Jusuf: 21, 40, 68; En Nahl: 38, 75, 101; Er Rum: 6, 30; En Aam: 37, 111; Gafir: 57; En Neml: 61; Lukman: 25; Al A’raf: 131...).
    Jemi dëshmitar të përparimit intelektual. Kjo patjetër duhet të shkojë në rrjedhën e mëtejme të kohës, sepse ndryshe nuk bën (Lukman: 27; El Kehf: 109). Dhuntia e Allahut xh.sh. vie në shprehje gjithkund (El Kehf: 39). “...Ne ngrisim lartë në grada kë Ne dëshirojmë, por përmbi të gjithë ata që janë të pajisur me dije, është Një i Gjithëdituri (Allahu).“ (Jusuf: 76); Për këtë shkak ndjeva obligim moral të të njoftoj me këtë dituri. “Islami mund të bëjë thirrje për të gjitha kohët” – thoshte dijetari anglez Bernard Shou. Njeriu nuk mund të jetë i gjithëdijshëm, por edhe nuk duhet të mendojë se është i tillë, sepse “kush thotë se di, nuk di” – Muhammedi a.s. “…Pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini” (En Nahl: 43; El Enbija’: 7). Pavarësisht nga errësira që e rrethon, Islami dita-ditës zgjon brenda njerëzve të arsyeshëm nevojën për pranimin e tij.
    Gete ka thënë: “Herët ose vonë, do të duhej ta pranojmë Islamin, sepse ai është shembëlltyrë e mendjes tonë”. Prandaj ta keni të qartë se: “…Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, kështu që mos vdisni ndryshe përveç se në Besimin Islam, si muslimanë.“ (El Bekareh: 132). Kurrsesi mos mendo se ta jetosh Islamin do të thotë të jesh injorant, sepse “devotshmëria është kryet e diturisë” – Muhammedi a.s. Nëse edhe pas tërë kësaj që e thash, mbeteni të paorientuar, atëherë keni hequr dorë nga qëndrimi parimor e fisnik. Tekefundit, askujt nuk i bëni dëm përveç vetvetes. Unë shpresoj se e kreva një obligim timin.
    Thirrjen time po e përfundoj i bindur plotësisht se tek njeriu që nuk ngopet kurrë me dituri dhe njohuri të ndryshme, Islami pranohet krahëhapur.

    -esselamu alejkum!-

    I lodhur nga shkrimi, u shtriva në shtrat. Akrepi i orës e kishte kaluar 12.

  5. #5
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    GJYKIMI REAL RRETH VETIDENTITETIT TONË

    Domosdoshmëria e jetës kurrë nuk do të humbë prej rëndësisë së vet, por vetëm do të nxisë nevoja për kuptimin e thelbit të çdo gjëje. Për të fituar ngjyrë reale dhe pikëmbështetje të arsyeshme, jeta duhet të kuptohet me seriozitet të veçantë. Interesimi për ta kuptuar jetën, hetohet prej moshës më të re. Nxënësit me anë të leksikoneve, të rinjtë nëpër klube, ëmbëltore ose në lokale tjera dhe pleqtë nëpër parqe ose çajtore, gjithnjë diskutojnë për tematikën e jetës. Nxënësit kryesisht bëhen plagjiat dhe i shkëmbejnë mendimet e dijetarëve. Të rinjtë, të hutuar nga adoleshenca, jetën e shikojnë vetëm si çështje për të cilën nuk janë kompetentë të thonë diç.
    E pleqtë, të cilët e përkujtojnë me përmallim retrospektivën e tyre, sikur duan të thonë se “jeta qenka vetëm një film i inçizuar me përmbajtje të shkurtër”. Islami na mëson se jeta është e çmueshme dhe se duhet të jetojmë me arsye, të vetëdijshëm në çdo moment se jemi nën mbikqyrjen e Allahut xh.sh. Për t’u bërë jeta kuptimplote, Allahu solli sistemin e Tij – Islamin. Përmes kësaj rruge i Gjithëdijshmi i porosit njerëzit, që të mos e shndërrojnë jetën në dëfrim shfrenues, as në lojë të zhurmshme ose të pamoralshme. Asnjë orientim nuk jep këshilla siç jep Islami. Këshillat islame janë nga Zoti dhe si të tilla duhet t’i pranojë çdo njeri. Nëse njeriu i refuzon fjalët e Zotit “…(atëherë) në çfarë Fjale (Mesazhi) pas këtij, do të besojnë pra?” (Al A’raf: 185).
    Në Kur’an, Krijuesi ynë jep planin e jetës sonë, mënyrën se si do të duhej të jetohej dhe arritjen e synimeve tona të pastërta përmes rrugës së Tij. “…fjalët e kujt tjetër mund të jenë më të vërteta se Fjalët e Allahut?” (An Nisa’: 122); “…Dhe kush mund të jetë më i vërtetë në fjalë se Allahu?” (An Nisa’: 87). Islami nuk i ka trullosur muslimanët siç inkriminojnë kundërshtarët. Realiteti sillet reciprokisht, çka do të thotë se muslimanët nëse ngecin diç mbrapa, atëherë nuk i kanë aplikuar parimet islame. Pa mësime kur’anore njeriu do të çonte një jetë të shthurrur, kurse rrethi ku do të veprojë ai si i tillë, do të bëhej xhungël e errët. Nën ndikimin e kësaj rrethane njeriu bëhet shumë i humbur, bile edhe më i humbur se shtazët (El Furkan: 44); Mjerisht në disa raste, Kur’ani lexohet verbërisht dhe nuk kuptohet si duhet. Disa predikues madje Librin (Fjalën) e Allahut e keqinterpretuan dhe e shndërruan në zë të zhveshur nga kuptimësia. Duke e zbehur fundamentin e Kur’anit ata e stagnuan mentalitetin e muslimanëve dhe krijuan vakum në përkatësin e tyre. Kjo solli një paradoks, sipas të cilit islamikisht besohej diçka, por joislamikisht veprohej gjithçka. Këtë rrëmujë e shfrytëzuan armiqtë për të hedhur gur e dru mbi të vërtetën islame.
    Nga ana tjetër, jemi dëshmitarë të një jete artificiale. Arsyeja mbulohet me halle dhe absurditeti shpallet si realitet i pamohueshëm. Paradoksi vlerësohet, ndërsa e vërteta luftohet. Kurse nga njerëzit është bërë dëshmi që për pasojat të flitet vazhdimisht, ndërsa për shkaqet të heshtet gjithnjë. Kjo duket se është vetëvrasje e tërthortë, sepse heshtet kur ka nevojë edhe të gjëmohet. Dalëngadalë muslimanët infektohen me tradita të huaja që shkojnë në kundërshtim me parimet islame. Importimi i tyre transportohet nën moton e përparimit. Kjo prirje e sëmurë po hapëron vrullshëm në mesin tonë.
    Kjo dukuri është e pranishme tek njerëzit që vetëm emrin e kanë muslimanë. Te një pjesë e madhe e muslimanëve nuk vlerësohet si duhet Shpallja e Allahut xh.sh. Kjo në realitet është mohim direkt ndaj Zotit. Të mohohet Zoti xh.sh., do të thotë të mohohet këshilla e madhe e Tij. Mosveprimi sipas porosive dhe urdhërave të Allahut xh.sh., imponon nevojën për veprim vetjak. Nëse secili vepron sipas tekave vetjake, atëherë vie edhe deri te ndeshja e tyre. Kjo ndeshje lind kundërthënie dhe konflikte të ndryshme prej të cilave shkaktohen edhe vrasjet ndërnjerëzore. Kështu “fatkeqësia e tërheq fatkeqësinë“ – Remarku, e fatkeqësia e parë, e cila me vete tërheq fatkeqësi të panumërta, është mohimi i Zotit xh.sh.
    Modeli më i ri, i cili ka hasur në mirëpritje tek disa muslimanë, quhet – snobizëm. Veset e këqia depërtojnë thellë në jetë e brendshme. Disa muslimanë janë sëmurë nga daltonizmi, aq sa nuk janë në gjendje ta dallojnë ngjyrën e të keqes dhe atë të së mirës. Shumëkush po i kthehet politeizmit. Sot është shkuar aq larg sa që emri “zotëri“ po reduktohet në “zoti“. Kjo bëhet në emër të demokracisë. Politeistët duhet ta kenë të qartë se Zot nuk mund të bëhet askush pos Allahut xh.sh. “...që asnjë prej nesh të mos marrë të tjerë për zot përveç Vetëm Allahut...” (Al Imran: 64; El Isra: 22, 39).
    Shpeshherë e ndaluara përdoret si e lejuar, bile me arsyetim se Allahu “ka harruar“ ta cek në Librin e Tij. P.sh., duhani është zbuluar më 1469 (në ujdhesën Haiti), çka do të thotë afro 10 shek. pas zbritjes së Kur’anit. Allahu xh.sh. duke e parë të paarsyeshme ndalimin e gjërave që nuk kanë ekzistuar atëherë, nuk e cek këtë çështje direkt, por për njerëzit që duan të kuptojnë, mjafton të vështrohen këto porosi: “O ju që keni besuar! Kujdesuni për veten tuaj...!“ (El Maide: 105); “...dhe mos e shkatërroni vetveten...“ (El Bekareh: 195); “...dhe mos e mbytni veten tuaj...!“ (An Nisa’: 29). E “kush pi helm dhe vdes, do ta bartë helmin në dorë dhe do ta pijë vazhdimisht në xhehenem ku do të ngel“ – Muhammedi a.s. Duhani me mijëra hemikale helmuese, nga të cilat vdesin shumica e njerëzve, nuk qenka i ndaluar!? Si duket njerëzit duke u magjepsur me king size (masa mbretërore), ose duke mos parë nga shtëllungat e tymit të tij, sikur duan të thonë se në Kur’an është dashur të jetë e vizatuar cigarja me X përmbi të. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm në biblën ikonografike, e kurrsesi në Kur’anin e madhëruar.
    Më tepër shikohet thënia latine “in vino veritas”- e vërteta është në verë, sesa ajeti kur’anor: “O ju që keni besuar! Të gjitha pijet alkoolike dehëse e maramendëse, kumari (bixhozi), Ansabet (altarët ku flijohen kurbane për idhuj e tjer), Azlamet (hedhja e shortit ose kërkimi i fatit me shigjeta) janë të neveritura e punë prej shejtani...“ (El Maideh: 90). Tash kur alkoholizmi po luftohet edhe nga jomuslimanët, ka hyrë në modë tek muslimanët. Bixhozin e luajnë edhe njerëzit e moshuar (muslimanë) dhe dita-ditës hyn si hobi nëpër lokale të ndryshme çdo lojë që vetëm paraqet humbjen e kotë të kohës. Horoskopet shiten më shtrenjtë se ushqimi.
    Në rritje të vrullshme janë edhe kleptomania, piromania, narkomania... Amoraliteti është kopjuar tërësisht nga popujt e shthurrur. “Dhe mos iu afroni marrëdhënieve të paligjshme (zina-së). Padyshim që ajo është Fahishah (kalim i kufijve, ligësi, poshtërsi) dhe rrugë e keqe.” (El Isra: 32); Armiqësia ndërvëllazërore lind e rritet pa kurrfarë arsye. Harrohet se “...besimtarët janë vëllezër...“ (El Huxhurat: 10). Në mënyra të ndryshme, disa mezi presin shkeljen e pasurisë së huaj. “Dhe mos hani nga pasuria e njëri-tjetrit padrejtësisht (në çfarëdo rrugë të paligjshme, me vjedhje, grabitje, mashtrime etj)...“ (El Bekareh: 188). Në të shumtën e rasteve, njerëzit (besimtarë) thirren mes veti me fjalë fyese. “…mos hulumtoni për zbulimin e të metave, as mos përgojoni njëri-tjetrin…” (El Huxhurat: 12). “…as mos fyeni njëri-tjetrin duke ngjitur nofka. Sa keq është të fyesh vëllanë…” (El Huxhurat: 11).
    Duke e menduar vetveten se kushedi kush është, shumëkush flet për të metat e të tjerave, i përqesh ata dhe shpif edhe zmadhime rreth tyre. “Mjerë për secilin që shpif e përgojon.” (El Humezah: 1); “…dhe largohuni fjalës shpifëse.” (Haxh: 30); Disa njerëz çdo të mirë që e bëjnë, e bëjnë për t’u lavdëruar, për t’u krenuar dhe për t’u mburrur me mundësitë e tyre. “Pra mos e lavdëroni veten…” (En Nexhm: 32); “…Dhe Allahu nuk e do asnjë arrogant mendjemadh...“ (El Hadid: 23). Muslimanët nuk guxojnë të harxhojnë pa kontrollë, po edhe sikur të kenë pasuri tejet të madhe (El Isra: 26; El Maideh: 87; En Aam: 141; Al A’raf: 31). Allahu porosit (çka do të thotë se edhe Islami angazhohet) që: “…ajo (pasuria) të mos bëhet rast për t’u përdorur nga të pasurit nga mesi juaj…” (El Hashr: 7).
    Kështu Zoti xh.sh. i lufton ata që pasurinë e tyre nuk e harxhojnë në rrugën e Tij: “Mjerë për secilin që shpif e përgojon, i cili ka grumbulluar pasuri dhe (veç) e numëron atë (dhe nuk jep për Hir të Allahut)! Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm?” (El Humezah: 1-3). Me këtë luftë Allahu xh.sh. njëherë e përgjithmonë e ndalon koprracinë (An Nisa’: 37; El Lejl: 8-10; El Hadid: 24), sepse ajo është ves i keq përballë Mëshiruesit të Gjithëpushtetshëm, begatitë e të Cilit nuk mund të numërohen (En Nahl: 18). Duke e çrrënjosur atë nga njeriu, Kur’ani e mëson secilin se: “Vërtet që Allahu urdhëron El-Adl (drejtësi në adhurim vetëm ndaj Allahut) dhe El-Ihsan (të punosh mirë, durimin në përmbushjen e detyrave ndaj Allahut vetëm për Hir të Tij dhe sipas Sunetit, zbatimit sipas vënies në jetë të tyre nga Muhammedi a.s.) dhe ndihmën e bujarinë ndaj gjakut e farefisit (me Zekat, Sadaka, vizita, ndihmë e mirësi të tjera)…” (En Nahl: 90). Për disa muslimanë të vetëthirrur, vendet nudiste janë më të pëlqyeshme sesa ajeti kur’anor: “…Ne ju kemi dhuruar veshje për të mbuluar veten dhe si stoli…” (Al A’raf: 26).
    Lakuriqësia nuk çon përpara, por përkundrazi, kthen prapa kah epoka e paleolitit. Dallimi do të qëndronte në atë se atëherë zhveshja ka qenë për mungesë të rrobave, ndërsa sot, për shkak të mungesës së moralit. Asnjë rrugë nuk mëson më shumë për moral sa Islami. Për këtë arsye ne nuk guxojmë ta tradhëtojmë vijën parimore të rrugës së Zotit tonë. Allahu xh.sh. e porosit njeriun që të mos zhvishet, ngase një veprim i tillë është stimulim djallëzor. (Al A’raf: 27). Duke na porositur që të mos afrohemi drejt: “…gjynaheve të turpshme (marrëdhënieve të paligjshme të tradhtisë bashkëshortore ose jashtë martetsës etj) të hapura e të fshehura…” (En Aam: 151), Allahu xh.sh. na bën me dije se gjërat e shëmtuara nuk duhet të depërtojnë në jetën e muslimanëve (Al A’raf: 28). Mosveprimi sipas dispozitave islame për muslimanin paraqet çorientim të rëndë. E keqja më e madhe që mund t’i kanoset Islamit është rebelimi i muslimanëve.
    Cionistët kanë paraparë se muslimanët më shpejtë shkatërrohen me alkohol dhe këngëtare (kafenesh) sesa me (arsenal prej) 1000 topa. Kuzhina e këtillë e armiqve, për disa ka shije të këndshme, sepse epshorët nuk llogarisin për karakterin, por për epshet. Për këtë shkak, duhet të luftohen të gjithë ata që përpiqen për shkatërrimin e ndërgjegjes islame. “Sigurisht ata të cilët duan që marrëdhëniet e paligjshme imorale të përhapen mes besimtarëve, do të kenë dënim të dhimbshëm në këtë botë dhe në Botën e Pastajme…” (En Nur: 19). Për dënimin në botën tjetër nuk ka koment, por për t’u dënuar në këtë botë, muslimanët nuk duhet të rrinë duarkryq. “Kush prej jush sheh se punohet diçka që Islami e ndalon, le ta largojë me dorë, nëse nuk mundet me dorë, atëherë me gjuhë dhe nëse nuk mundet as me gjuhë, atëherë me zemër, por kjo mënyrë i përket besimit më të dobët”. – Muhammedi a.s.
    Ajo kahje e cila shpie në drejtim shfrenues është kahje e çorientuar, prandaj caku i vetëm i kësaj rruge të pakrye është – të rrëmihurit varr vetvetes. Muslimanët e vërtetë duhet të nxiten fuqimisht për ndërrimin e kësaj kahje, sepse: “kush bie në gjum dhe nuk e ka interesuar çështja e muslimanëve, ai nuk numërohet në radhët e tyre.” – Muhammedi a.s.
    Fatkeqësisht, dinamika dhe ndryshueshmëria e disponimit rinor, anon për të parapëlqyer gjëra çoroditëse. Muzika gumëzhitëse, vathët (te mashkujt), çrregullimi i flokëve dhe grisja e rrobave me dashje (te të dy gjinitë), janë një sprovë e rëndë përpara rinisë, sepse ajo i ka kuptuar ato si diçka me vlerë vetëm pse kanë prejardhje nga perëndimi. “Vërtet e zbukuruar është për njerëzit dashuria për gjërat që ata i lakmojnë…” (Al Imran: 14); Megjithkëtë, shijet e çastit kalojnë dhe nuk janë gjë tjetër pos mashtrim ndjenjash. Për ta jetuar një jetë të arsyeshme, duhet të jemi të shkarkuar prej vetëkënaqësisë, synimeve dhe prej dëshirave të turbullta. Allahu xh.sh. për të mirën tonë na porosit: “E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqia). Të cilët bëjnë ligësi në tokë dhe nuk ndreqen.” (Esh Shuara: 151, 152); “…por ndihmoni njëri-tjetrin në El-Birr dhe Et-Takva (mirësi, dëlirësi dhe përkushtim e frikë ndaj Allahut) dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah dhe zemërim (duke kaluar kështu kufijtë)…” (El Maideh: 2), sepse “…në qoftë se nuk bëni kështu, (atëherë) në tokë do të kishte Fitneh (trazira, luftë, mosbesim, politeizëm, sprovime, ligësi, djallëzi) dhe Fesad (shkatërrim, korrupsion i madh, shfaqje dhe përhapje politeizmi).” (El Enfal: 73).
    Allahu xh.sh. troket me thirrjen e Tij në çdo zemër. Kur’ani nuk ka zbritur për të bërë diskriminim. Atë mund ta lexojë secili njeri, pa dallim feje, gjuhe, race ose kombi. Prandaj, thirrja për t’i zbatuar obligimet e Zotit xh.sh., vlen për njeriun në përgjithësi. “Dhe vërtet, kjo është Rruga Ime e Drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju ndajnë e t’ju largojnë nga Udha e Tij…” (En Aam: 153; “…kështu që ju përmbajuni Udhës së Drejtë, e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk e dinë (të vërtetën e besimit të Allahut Një).” (Junus: 89); “…dhe mos i çoni kot veprat tuaja.“ (Muhammed: 33). Allahu xh.sh. na mëson si të mendojmë mirë, si të veprojmë drejtë dhe si të jetojmë arsyeshëm mbi sipërfaqen e tokës. Disa muslimanë fjalët e Zotit i këmbyen me ideologji shkatërrimtare dhe sikur kanë rënë në strofkën e injorancës. Ata shkojnë aq larg sa që turpërohen prej saj, e me të cilën do të duheshin të mburreshin, kurse mburren me atë prej së cilës do të duhej të turpëroheshin. Këta “margaritarë” të kulturave të huaja, janë në gjendje ta respektojnë ligjin më të vjetër në botë nga njerëzit (të perandorit Humarabi), e vetëm të Zotit xh.sh. - jo. Islami nuk i mëson muslimanët të jenë ksenofob, por as edhe snobist. Para së gjithash, muslimani duhet të dijë çka të marrë e çka të mos marrë nga të huajt. Kjo është rrugë e qartë dhe largëpamësia e rrugëdaljes konsiston në braktisjen e të kotës dhe përvetësimin e të vlefshmes. Në jetën e muslimanëve mjerisht është bërë një rokadë e mbrapshtë. Në vend se nga të huajt të merret ajo që çon përpara (shkenca, letërsia, kultura…), merret ajo që kthen prapa (kamata, mitoja, degjenerimi…). “Do t’i ndjekni traditat e huaja sikur që merrnin të tjerët para jush; hap pas hapi, pëllëmbë pas pëllëmbe, derisa dikush prej tyre, po të hyjnë ata në shpellën e ariut, edhe ju do të kishit hyrë” – Muhammedi a.s. ”Dhe mos i hidh sytë me lakmi për gjërat të cilat Ne ua kemi dhënë disave prej tyre (mosbesimtarëve, politeistëve) për kënaqësi të shkëlqimit (të përkohshëm) të jetës së kësaj bote me qëllim që Ne të mund t’i provojmë me to…” (Ta ha: 131); “…dhe mos ndiqni dëshirat e kota të njerëzve që e humbën rrugën kohë më parë dhe që bënë të humbin edhe shumë të tjerë dhe që e humbën krejt vetveten nga Rruga e Drejtë.” (El Maideh: 77).
    Allahu xh.sh. nuk i kufizon besimtarët, por i ndalon ata nga gjërat e këqia e që në shikim të parë duken të mira, me kënaqësinë artificiale që ofrojnë. “…dhe mos e harro edhe pjesën e lejuar të kënaqësisë së kësaj bote…” (El Kasas: 77); “Dhe hani nga ato gjëra me të cilat Allahu ju ka furnizuar të ligjshme dhe të mira…” (El Maideh: 88); Krijuesi ynë, Allahu xh.sh., përmes këtyre këshillave, njeriut qartë e mirë “…i tregoi atij çfarë është e gabuar për të dhe çfarë është e drejtë për të!” (Esh Shems: 8). “…Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk don që t’i vështirësojë gjërat për ju…” (El Bekareh: 185); Të gjitha dukuritë negative që kanë depërtuar në jetën e muslimanëve, janë pasojë e lëshimeve në Islam dhe kjo krijon hapësirë për t’u futur në valle të huaja (disa muslimanë). Imitimi i verbër po përhapet si sëmundje epidemike. Kjo sëmundje po e shkallmon popullin musliman. E “muslimanët janë si një trup, nëse sëmuret një organ i tij, dhembjen e ndien i tërë organizmi.” – Muhammedi a.s. Meqë dhimbja ka filluar, trupit i duhet patjetër terapia. Duhet të nisemi nga parimi se çka mund ta shkatërrojë këtë trup – popullin musliman. “Dy lloje njerëzish mund ta shkatërrojnë popullin tim: dijetari i shthurrur dhe lutësi injorant.” – Muhammedi a.s. Grupi i parë duhet të udhëzohet me të gjitha mënyrat në rrugën e drejtë. Nëse mospërfillja e këtij grupi kalon çdo kufi, atëherë ky grup izolohet nga rrethi islam. “Dhe nga njerëzit është edhe ai, fjala e të cilit mund të të kënaq ty…” (El Bekareh: 204), por oratoria e tij shërben vetëm “… për të gabuar (njerëzit) nga Rruga e Allahut pa asnjë dije dhe e merr atë (Rrugën e Allahut, Kur’anin, Islamin) me synimin për t’u tallur…” (Lukman: 6).
    Grupi i dytë është mjaft problematik, bile i sjell më shumë telashe kauzës islame. Lutësi injorant është farkëtar i të zezave. Injoranca e shkëput atë nga mundësia e të kuptuarit rrënjësor të Islamit, prandaj edhe i shkel parimet kur’anore pa ndier kurrfarë përgjegjësie. Për interesa të pakta të kësaj jete, ky grup bën çmos, madje edhe në kundërshtim me moralin e tij. I adhuron krijimet në vend të Krijuesit, braktis obligimet islame dhe shndërrohet në meskin ose në snobist. Për këtë shkak, çdo veprim i tyre është “…sa për t’u parë prej njerëzve…” (An Nisa’: 142), sepse ata mundohen “… për t’u parë nga njerëzit…” (El Bekareh: 264; El Maun: 6; An Nisa’: 38); dhe “...e marrin fenë e tyre lojë e dëfrim...“ (En Aam: 70); Në këso dukurish, vetëdija e shëndoshë zgjohet dhe brenda mendjes përpiqet t’i zbulojë shkaqet të cilat shpiejnë deri te kjo burgosje mentale. Sidoqoftë, për të mos rënë besimtari në grackën e dukurive negative, ai së pari duhet ta kuptojë rrënjësisht atë që e beson dhe duhet të bëjë përpjekje për revolucion personal drejt përsosjes së mëtejme.
    Muslimani në çdo sekondë të jetës së tij duhet ta dëshmojë përkatësinë e tij me sjellje shembullore. “Ju asnjëherë nuk do t’i kënaqni njerëzit me pasurinë tuaj, por do t’i kënaqni me fytyrë të gëzuar dhe me sjellje të bukur.“ – Muhammedi a.s. “...Largojeni (të keqen) me atë që është më e mirë (duke u përmbajtur e duke falur ata që sillen keq me ju), pastaj ja! Ai, me të cilin kishit armiqësi, (do të bëhet) si të ishte mik i ngushtë.” (Fusilet: 34); Megjithëkëtë, nuk ka efekt sikur këto këshilla të keqkuptohen, çka do të thotë ta bëjmë fytyrën plot ngazëllim e zemrën blozë. “Nuk ka për të hyrë në xhenet ai, i cili në zemrën e tij ka sa një grimcë mendjemadhësi.”- Muhammedi a.s. Muslimanët e vërtetë janë reflektorë në mesin e mbarë njerëzimit. Drita e tyre disa do t’i ndriçojë (kush e pranon Islamin) e disa do t’i verbojë (që me të gjitha forcat e luftojnë Islamin). Pjesëtarët e Islamit jetojnë me arsye dhe duke gjykuar realisht për çdo veprim të tyre. Të vetëdijshëm për domethënien e jetës dhe vdekjes, ata shpresojnë në Krijuesin e tyre dhe përpiqen që i tërë falënderimi të bëhet vetëm për Të. Ata “…besojnë në Ghaib (të fshehtën e të panjohurën)…” (El Bekareh: 3) dhe “Këta do të jenë ata më të afërtit tek Allahu.” (El Vakia: 11).
    E tashmja është e pashpresë, prandaj ardhmëria kërkon punë dhe aktivitet të pandërprerë. Çdo musliman i ndershëm duhet t’i luftojë energjikisht bidatet (traditat e huaja të padobishme – risitë në fe) dhe të bëjë sfidë ndaj tyre. Degdisjet shizofrenike që kanë marrë hov në jetën plangprishëse të jobesimtarëve, nuk duhet të lejojmë të depërtojnë në rrethin tonë. Vetëdija mbi veten, me mprehtësinë e mendjes, duhet të na udhëzojë që t’i rrekemi seriozisht Islamit. Gjykimi real rreth gjendjes tonë, duhet të na nxit që të veprojmë me vetëdije për vetidentitetin tonë. Allahu xh.sh. ju drejtohet (muslimanëve) njerëzve me këtë sugjerim: “…Kështu pra, tash ju ka ardhur provë e qartë (Kur’ani) nga Zoti juaj si dhe udhëzim e mëshirë…” (En Aam: 157); Prandaj “O ju besimtarë! Hyni në mënyrë të përkryer në Islam (duke iu nënshtruar të gjitha ligjeve dhe rregullave të fesë Islame)...“ (El Bekareh: 208); Muslimanët e vërtetë janë ata “...që urdhërojnë El-Ma’ruf (Islamin dhe detyrimet e tij), ata që ndalojnë nga El-Munker (mosbesimi, dhe gjithçka që ka ndaluar Islami)...“ (Teube: 112).
    Ata nuk lejojnë që as hija e tyre të kalojë nëpër vende të dyshimta, sepse muslimanët janë “ata të cilët nuk dëshmojnë gënjeshtrën (nuk rrinë aty ku flitet dhe punohet gënjeshtra dhe nuk bëjnë dëshmi të rreme) dhe kur kalojnë pranë ndonjë loje të ligë e bisede boshe, largohen prej saj me dinjitet e nder.“ (El Furkan: 72); Me fjalë tjera “…e largojnë të keqen me të mirën…“ (El Kasas: 54); Muslimanët njëherë e përgjithmonë duhet t’i kthjellojnë mendimet e tyre. Islami nuk është i varfër që të marrim udhëzime të huaja. Tërë ajo që na duhet mund të jetë vetëm tek Allahu dhe askund tjetër. Kemi fatin të jetojmë me këshillat e Zotit tonë dhe kjo është e mjaftueshme për ata që mendojnë. Porosia e Muhammedit a.s. është: “shpejto kah ajo që ka dobi, kërko ndihmë prej Allahut dhe mos e konsidero veten të dobët”. Secili që e dëgjon këtë këshillë dhe vepron sipas kësaj këshille, do të ketë suksese të mëdha, sepse çdo veprues që vepron sipas (rregullës së) mendjes së shëndoshë, arrin deri te realizimi i qëllimit të caktuar. Le të sundojë në zemrat tona dashuria e sinqertë ndaj Allahut xh.sh.. T’i zbatojmë udhëzimet e Krijuesit tonë të Gjithëdijshëm. A ka gjë më të bukur se të dëgjojmë të rrahurit e zemrës sonë, e të vërejmë se ajo është e pastër si zambak?…

  6. #6
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    MES DY LUMENJËVE ME RRJEDHË TË KUNDËRT

    Kam pasur rastin ta përcjelli një anketë rreth pyetjes: “Po ta dini se jeta u është kufizuar në minutat e fundit, çdo të kishit bërë pesë minuta para vdekjes?” Të pyeturit ndonëse u
    habitën në fillim, prapëseprapë jepnin përgjigje. Ndër ato që nuk i kisha harruar, ishin edhe këto (përgjigje): a) “Nuk e di, është tmerr të jetosh para vdekjes”; b) “Do të qaja apo do të qeshja, nuk e di…”; c) “Do ta pështyja jetën e poshtër që më mashtroi kot…”
    Kjo mënyrë e të përgjigjurit m’i kujtoi ofshamat e shumë njerëzve, të cilët e mallkojnë jetën e tyre. Duke qenë të paaftë për t’i përballuar stuhitë e jetës, pjesa dërrmuese e tyre bëjnë vetëmbytje (madje njerëz me arsimim të lartë p.sh., letrari e nobelisti japonez Kavabata). Gjithnjë kam qenë i interesuar të di se për çfarë arsye shumica e njerëzve e urrejnë jetën dhe janë të mërzitur nga ajo. “…Dhe mosbesimi i mosbesimtarëve nuk shton tjetër, veçse urrejtje tek Zoti i tyre. Dhe mosbesimi i mosbesimtarëve nuk shton, veçse humbje.” (El Fatir: 39). Ata që nuk e duan Krijuesin e tyre, as nuk dinë ta çmojnë jetën, as nuk dinë ta duan si duhet vetveten, e lëre më të tjerët. Një prodhim i këtillë shpirtëror është në gjendje të bluajë vetëm epshe për aventura. Pompa e injorancës i ka spërkatur mendjet e disa njerëzve. Gjurmët e zemërkeqësisë dhe zemërngushtësisë kanë lëshuar rrënjë të thella. Lufta midis mundësive dhe dëshirave ka krijuar një pështjellim mjegullues. Njerëzimi gjendet në prag të një rrëmuje marramendëse. “Lumenjtë janë ndotur aq shumë, sa që në të ngordhin edhe virusët.“- O. Uellsi. Shkaqet e tërë kësaj prapësie gjenden në perëndim. Për “përparimin“ e rinisë, perëndimorët eksploatorë përgatitën makina për humbjen e kotë të kohës, emisione televizive, revista erotike, klube luksoze... Krishterët dhe ortodoksët e zbatuan “Gjenezën“ e biblës dhe porosinë e saj për të bërë amoralitet. Po ne ç’jemi duke zbatuar? Rinia muslimane po i ndjek hapat e perëndimit. Ajo është shndërruar në adapter, po i përshtatet suflerit perëndimor. Koha e lirë keqpërdoret nga të rinjtë tanë. Lokalet ku tubohen ata, janë bërë pjellë lebetitëse kundruall jetës sonë. Brenda këtyre lokale, krahas muzikës çoroditëse, dëgjohen edhe hakërrima, bërbëlitje, cakrrima gotash, haharisje, gllënjka alkoholike dhe galdim akoma më i shfrenuar. Kohëve të fundit konsumohet edhe droga si dolli më e pëlqyeshme. Kjo masë helmuese po e djeg palcën e rinisë. Nuk meriton të lihet anash edhe vallëzimi i përzier dhe në përgjithësi shkatërrimi i tërësishëm i karakterit rinor. Me fjalë tjera, rinia mblidhen si ato zhabat që kuasin tërë natën në moçalet e ndotura. Ndryshe nuk ka si të bëhet, sepse në vend se të hapen libraritë e bibliotekat, po hapen kafeteritë e kazinot. Kjo gjë është absurde, por mjerisht absurditetet janë bërë përditshmëri. Absurd i llojit të vet mund të konsiderohet edhe letra që ishte adresuar në emrin tim, por me dërgues anonim. Në të lexova: “O teoman, lere qiellin rehat dhe ktheju tokës që të lindi! Mos udhëto nëpër skëterrë gjersa ka dritë sa të duash! Shkëputuni nga feja sepse ajo të shkëputë nga jeta! Mos jeto jashtë përceptimeve dhe ndjenjave tuaja! Kthehu kah jeta normale sikurse ne, ngase ti nuk ke ardhur prej parajse për të menduar aq fort për të! Lëre fenë sepse asaj i vie erë myku mesjetar! Kam besuar se me zhdukjen e njerëzve të egër do të zhduken edhe fetë, por ju ma ngjallët kujtimin për të gjitha ato. Ju që jeni kapur për fe, si miza pas pjatave të palara, më vonë do të pendoheni që e gënjeni veten tuaj me ëndërra, iluzione, fantazma dhe përrala, por atëherë do të jetë gjithçka e kotë. Asaj që iu keni rrekur, është sëmundje mentale e juaj dhe nga ajo vuajnë vetëm budallenjtë, shpresëhumburit dhe badihavxhinjtë. Atë që e besoni ju, e besuan edhe njerëzit e xhunglës, të prirë nga frika e rrufesë dhe nga zhurma e bubullimës. Sot e ke shkencën zot mbi zotrat imagjinativ, e cila e tregon rrugën e drejtë jo me fener, por me reflektorë. Feja të gënjen me mite dhe legjenda për ta trullosur realitetin para syve tuaj. I mençur është ai që di të kënaqet, e jo ai që me vetveten sillet sikur xhandari ndaj të burgosurit në qeli. E kënaqësitë konkrete si lojërat, pijet, luksi dhe dashuria, janë më të këndshme se ato që i ëndërroni ju. Nga ana tjetër, rininë më, nuk do të keni mundësi ta ktheni mbrapa. Për këtë shkak, të thërras t’i bashkohesh tufës sonë, sepse blegërima e shijeve s’ka të ndalur! Dilni nga hendeku i injorancës dhe ejani aty ku gëzimi e hareja nuk njohin kufi!…”
    Kryeshefi i budallenjëve aspak nuk më nervozoi me letrën e tij, por ma ngjalli vetëm dëshirën e identitetit të tij. Duke shpresuar se do t’ia zhveshi një ditë anonimitetin “këshilltarit tim”, fillova edhe unë të shkruaj. Isha i sigurtë se letra ime do të takohet me “kritizerin”. Në dallim me atë, unë do t’i dal atij edhe me emër, sepse vetëm shtazët nuk kanë vetëdije të prezentohen. Në fillim zgjodha disa ajete kur’anore, me të cilat qartë e mirë do t’i tregoj të vërtetën. “…A më urdhëroni mua që të adhuroj tjetër në vend të Allahut, o ju të marrë?” (Ez Zumer: 64); “A nuk jeni duke menduar?“ (Es Saffat: 155); “...Vërtet që ju nuk ndiqni gjë tjetër, por vetëm hamendje dhe nuk bëni gjë tjetër, përveç se gënjeni.” (En Aam: 148); “Atëherë ku po shkoni, pra?“ (Et Tekvir: 26); “...Kryengritja juaj (mosbindja ndaj Allahut) është vetëm kundër vetes suaj...“ (Junus: 23); “…Ju lakmoni të mirën e kësaj bote...“ (El Enfal: 67); “Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?“ (El Kalem: 36; Es Saffat: 154; Junus: 35); “...Kënaquni e shijoni në qejfin tuaj për pak kohë...“ (Ez Zumer: 8); “Përsëri jo, jeni gabim! Ju shpejt do ta kuptoni!” (Et Tekathur: 4); “…Vazhdoni të talleni!…” (Teube: 64); “…Shenjat tuaja ogurzeza qofshin me ju!…” (Ja Sin: 19); “...Kënaquni për pak kohë!” (Edh Dharijat: 43); “Jo, (nuk duhet kështu)! Gjithsesi këtë do ta kuptoni së shpejti!” (Et Tekathur: 3); “Për çdo Mesazh ka një të vërtetë të përcaktuar dhe shpejt do ta merrni vesh këtë.” (En Aam: 67); “Pastaj ju, për më tepër, me të vërtetë që ju të gabuarit, mohuesit (e Ringjalljes)!” (El Vakia: 51); “…A nuk kuptoni pra?” (En Aam: 32); “…Gjithsecili (besimtar e mosbesimtar) është në pritje, kështu që prisni edhe ju dhe do ta mësoni se cilët janë ata që janë në Udhën e Drejtë e të Rrafshtë (në Fenë e Allahut, në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm) dhe cilët janë ata të cilët janë udhëzuar (në Rrugë të Drejtë).” (Ta Ha: 135); “…Prisni pra, se edhe ne po presim bashkë me ju.” (Teube: 52); “Dhe juve do t’ju bjerë ndërmend çfarë po ju them…” (Gafir: 44); “…Bëni ç’të doni…” (Fusilet: 40); “…Unë jam i ndaluar të adhuroj ata të cilëve u luteni ju përveç Allahut.”, “Unë nuk do të ndjek dëshirat tuaja boshe. Sikur ta bëja këtë, do të isha i humbur dhe nuk do të isha më prej të udhëzuarve drejt.” (En Aam: 56); “…Unë jam me provë të qartë nga Zoti im (Besimi i Pastër Islam në Një Zot të Vetëm), por ju mohoni. Nuk është në dorën time ai (dënimi) të cilin ju po e kërkoni me padurim (duke e përbuzur e duke e mohuar atë). Vendimi është vetëm për Allahun…” (En Aam: 57); “…O ju mosbesimtarë! Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni, dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, dhe as unë nuk do të jem adhurues i atyre që ju po i adhuroni, dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. Ju keni fenë tuaj dhe unë kam Fenë time (Islamin).“ (El Kafirunë: 1-6).
    O anonim i anormalëve! Keni prirje të mrekullueshme për çmenduri. Koka, ai gjeneral i keq, të ka dhënë urdhëra të fëlliqura për jetën. E tash nuk e di, në udhëhiqeni nga këmbët ose nga koka. Sidoqoftë, e di se me ty nuk është diç në rregull. Mashtrimi të është futur thellë në vetëdijen tënde dhe nuk të hiqet si rriqra në lëkurën e kafshëve. Ta ka vulosur ashpër zemrën poshtërsia dhe t’i ka verbuar sytë lakmia. Egoizmi ta ka shtrydhur dhe ta ka shtypur karakterin. Të ka vërë myk truri, kurse ti e le akoma që të nxjerr myshk e këpurdha nga injoranca. Të është krimbur dhe të është mykur ndërgjegja. Ju keni hequr dorë nga arsyeja e shëndoshë, sepse e keni stërkequr vetëdijen. E leni paranë në gotë, bixhoz e shtëpi publike, pastaj drejtoheni drejt meje me këshilla pagane. Vraponi si zagari pas bushtrave dhe i maskuar shkruan letra fodullëku. Keni lindur vetëm për ta kënaqur oreksin, ndërsa atë më në fund do ta ngop dheu i shkretë. Koha do të rrëzojë nga skelat e kalbura dhe kufinjtë e vetes suaj do t’i shihni kur do t’i kaloni ato. Ejani në vete dhe largoni të gjitha ato miza që zukasin në trurin tuaj, në mënyrë që ta shihni se injoranca juaj është vetëm shprehje e psikopatisë. Nëse nuk pendoheni, do të mbeteni vetëm pjellë e keqe e kësaj kohe të vështirë dhe mallkimi do të jetë e vetmja uratë e i vetmi bekim për ju.” Letrën e futa në zarf, duke dhënë nënshkrimin dhe emrin në fund të saj. Meqë nuk dija ku ta dërgoja, e palosa në fletat e një libri i bindur se do ta gjejë tenxherja kapakun. Nga ana tjetër, nuk kisha arsye ta thërras në Islam “pedagogun tim”, ndonëse më vajti mendja, por siç thotë populli: “me qitë iriqin n’sexhade, ai prap n’therrë se n’therrë”. “Në të vërtetë, për ata që nuk besojnë është njësoj nëse ti i këshillon apo nuk i këshillon, ata nuk do të besojnë.” (El Bekareh: 6; Ja Sin: 10).
    Mirëpo më brente edhe diçka në zemër. Pse të më shkruajnë edhe letër për ta lënë Islamin, madje edhe të shpotiten me mua. Kur’ani ma tërheq vërejtjen: “...dhe bëjnë tallje me ata që besojnë...“ (El Bekareh: 212; Teube: 79); Tash e kuptova qëllimin e letrës, por nuk më mbetet tjetër ç’tu them atyre që përqeshen me besimtarët, pos këtë fakt që e vërteton i Gjithëdijshmi: “...Dhe vërtet, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin!“ (El Bekareh: 102).

    . . . . . . . .

    Ditë me diell. Kohë për piknik. Dhe disi sikur më nxiti flladi të dalë në sheti. Vendosa të shkoj në parkun e qendrës kryesore të qytetit. U ula në një ndenjëse. Hodha vështrimin rreth parkut. Fëmijët luanin. Të rinjtë rreth e rrotull silleshin me biçikleta sportive. Pleqtë kokë më kokë qanin dertet e tyre. Vjeshtën e shikonin të gjithë me habi. Sikur donin të thonin se vjeshta është stina më e pasigurt e vitit. Sa bie shi – dalin rrezet e arta të diellit; sa bubullon – era freskon…
    Dhe me të vërtetë ashtu edhe ndodhi. Retë e zunë sipërfaqen e qiellit. Dalngadalë ato ia merrnin pushtetin diellit. Era fryente duke i përplasur gjethet e thara në barin e fishkur. Lisat që dikur gjelbëronin, tash zverdheshin ngadalë. Gjethet, që më parë e zbukuronin, tashmë e shëmtonin atë. Nuk ka dyshim, koha ndryshon gjithçka dhe është e pamundshme të kalojë diç nëpër dhëmbët e saj pa e ndërruar pamjen. Duke vështruar metamorfozën e natyrës, njëkohësisht dëgjoja edhe një bisedë.
    “Derisa e vështroj këtë lis, më duket se e vërej
    metaforën time. Kur isha i ri shkëlqeja prej bukurisë. Ndërroja rrobat, frizurën, këpucët... Më vonë zura të thinjem, kurse këto flokë të shkreta po më biejnë si gjethet e këtij lisi“- foli një zë i shterur.
    “Nuk po di t’i vendosësh drejt krahasimet stilistike“-
    kundërshtoi zëri pak më i fortë.
    “Pse?”- pyeti i habitur plaku me zë të mekur.
    “Shiko! Lisin e përtërit pranvera, e ti nga kush pret kthimin e rinisë mbrapa?”- pyeti njeriu paksa më i ri se bashkëbiseduesi i tij.
    “Mirë de, kujt i ngjajmë ne?“- pyeti plaku i brengosur.
    “Nuk e di. Më duket se më së vështiri është të krahasohet njeriu me diçka tjetër. Në realitet njeriu mund të jetë gjithçka ose asgjë...“- vazhdoi zëri i fortë.
    Pasi bisedat e tilla më kanë vluar gjithnjë në kokë, tashmë janë bërë edhe monotone për mua. Rrugës shihja shumë njerëz dhe automobila. Veturat i vështroja me vëmendje. Krahasim interesant. Njeriu – vetura. Vërtet gati kopjim i pjesërishëm. Papritmas gjersa ecja rrugës, më doli një shok përpara. Ai më tha se gjendja e jetimit nuk ka gjasa për rekonvalshencë. Ka konsumuar drogë, po vuan edhe nga sifilisi. Në fund shoku më porositi ta vizitoj jetimin në spital.
    Nuk dija çka t’i thoja lajmëtarit pos përshëndetjes të cilën ia dhash me nënqeshje. Vazhdova rrugës duke menduar thellë rreth lajmit. Nuk u befasova fort. E kisha me dije një zhvillim të tillë të ngjarjes, sepse e dija fillimin e skenarit. Nga mbeturinat s’mund të pritet të mbijë ndonjë bimë e mirë. Shoku, i cili mbeti pa të atin dhe të cilit Islami i pengonte më shumë se gjithçka, jetonte duke shkelur nëpër dërrasa të kalbura, kështu që një rrëzim i atillë ishte madje edhe i pritur.
    Të nesërmen vendosa të shkoj në spital. Ecja me hapa të vegjël e me mendime të rënda. Më në fund hyra brënda dhomës te shoku i sëmurë. Dhomës i vinte era sikur kufomave në morgë. Drejt meje u drejtua shikimi i tejlodhur i shokut tim. Sytë i kishte pa shpresë dhe pa jetë. Gjendej në një dridhje shpirtërore të një natyre plot ndjenja. Djersët i shkonin rrëke nëpër lëkurën përplot plagë. Kraharori i gufonte sikur zjarr i përskuqur. Dukej sikur nëpër të depërtonte një hell i skuqur. Trupin ia përshkonte një rrënqethje dhe dukej në një situatë mjaft të ndjerë.
    M’u shtangën nofullat. Nuk mund të gjeja shprehje ngushëlluese. Pranë kisha njeriun që në vete ka pasur vetëm dëshira të rrejshme. Euforia e tij mbeti vetëm një ndjenjë e fortë e cila zgjati mjaft shkurt. Më në fund iu plagosën kështjellat fantastike të aventurës rinore. Të gjitha “kënaqësitë” e dikurshme iu shndërruan në plagë vdekjeprurëse. Luksi, pijet dhe laviret, të cilat i bënë thirrje ngazëlluese për jetë, tash e sollën në gjendje shkatërrimtare. Nga “dashnoret” e shumta, më në fund kishte zgjedhur jastëkun e ngjyrosur me gjak e vrer. Ishte një shembull konkret për mua se si i sakatos fishkëllima e kamxhikut satirik njerëzit e shfrenuar.
    Buzët e thara mezi u çelën dhe nga to vinte një zë i shterur duke u dridhur.
    “Ah moj jetë gjakësore… ti që dashurinë ma shndërrove në urrejtje… ti që kënaqësinë ma bëre plagë… ti që trupin ma mbushe me dhimbje… Ah, pse linda?... pse po vuaj?... pse ... pse?!... Pse pse-ve të mia nuk iu përgjigjet askush?... Me lot të nxehtë, duke qarë e duke u mbështetur fort për shtratin e hekurt, i sëmuri shkëputej nga jeta. Në çastet e fundit të jetës së tij, ai vinte edhe duke u çmendur. Nga goja i dilte shkumë e vrer. Fjalinë e fundit e nxori në formë pyetëse: “Kah po ia mësyej?!...“
    Me sy të çakërdisur dhe fytyrë të shtrembëruar, i dha lamtumirën përfundimtare jetës. Më erdhi keq që pyetja i mbeti pa përgjigje, por besoj se do ta gjejë atë që e ka merituar. Sidoqoftë, ish shoku im dha jetë me përpëlitje të mëdha. U shua jeta e një narkomani, i cili çohej gjithmonë kundër logjikës dhe jepej gjithnjë pas formaliteteve boshe. Nuk ka dyshim se rebelët i pret dënim i pamëshirshëm. Lakmitë e errëta i hapin vet varret e veta.
    Meqë mbeta në dhomë, në vend të fjalimit mortor, i zgjodha disa ajete: “O njeri! Çfarë të ka bërë ty të pakujdesshëm ndaj Zotit tënd, Dhuruesit më të Begatë? I Cili të krijoi ty dhe të dha formë të përsosur (të ndërtoi në përpjestim të duhur) dhe të drejtoi. Në atë formë që Ai deshi, ju renditi juve (pjesët e trupit).” (El Infitar: 6-8); “Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të. Tash ju e keni parë qartë atë me sytë tuaj.” (Al Imran: 143); “...Zoti im e bëri atë të vërtetë...“ (Jusuf: 100); “... Mjerë për ju...“ (Ta Ha: 61); “... Po! Por ju u udhëhoqët nga epshet; ju dëshironit shkatërrimin tonë; ju dyshuat (në Besim); ju u mashtruat nga dëshirat e rreme derisa erdhi Urdhëri i Allahut...“ (El Hadid: 14).
    U largova nga spitali me përshtypje të çuditshme. Fatkeqësia e jetës së ish shokut tim mbeti jehonë e tronditjeve, të cilat mjerisht e përcjellin këtë brez të prishur. Mu për këtë shkak, merrni mend nga kjo, o ju horra, që ende klithni diku nëpër lokale të ndyta si mushkat e plagosura! Ne ithtarët e denjë të Zotit xh.sh., nuk dëshirojmë të ndjellim keq, por vetëm ua bëjmë me dije se jeni ndezur nga një fjollë euforie që do t’u shkrihet si bora në diell. Ju që e doni mbrapshtinë, mendoni se çfarë ferri digjet para ardhmërisë suaj.
    “…Kështu pra, kini frikë Allahun, o njerëz me mendje të shëndoshë, me qëllim që të mund të jeni të fituar.” (El Maideh: 100; Et Talak: 10); “…Merrni mësim pra, o ju që keni sy e shihni!” (El Hashr: 2).
    Me hapa të rëndë vazhdova rrugës duke ecur, por edhe njëkohësisht duke medituar. Rinia, madje ajo muslimane, po bën vetëvrasje. Bërthama që e mban në këmbë frymën tonë, po futet në vallet më të rrezikshme. Ju që e mbillni të keqen, keni edhe për ta korrur dhe më në fund do të “…vdisni me atë mllefin tuajin!…” (Al Imran: 119). Rrugës shkoja i turbulluar nga vdekja që e pashë me sytë e mi. Gjatë kujtimit, ndjenjat dhe shija e stërholluar, më kishin depërtuar thellë në zemër.
    Meqë vdekja e shokut nuk meritonte përcjellje, vendosa të mos shkoj në varrim. Pasi isha i lodhur, shkova në banesë për të pushuar. Veç e kisha të qartë se tek ateistët çasti i lindjes paraqet në të njëjtën kohë edhe çastin e vdekjes së tyre – i një vdekje të dyfishtë. Kjo do të thotë se pas vdekjes trupore, shpirti i mëkatarëve nënshtrohet para golgotës së jashtëzakonshme. Nuk ka dyshim se “…për mohuesit ka ndëshkim poshtërues.” (El Bekareh: 90).

    . . . . . . . .

    Dola prej banesës pasi e bëra një gjumë të mirë. Pasi ishte ditë pushimi, shfrytëzova rastin që të pushoj së lexuari meqë ndjeja dhembje në bebzat e syve. Ikindinë vendosa ta fali në xhaminë e qendrës së qytetit. Oborri i xhamisë përplot pleq. Fjalimet e dërdëllitësve e kishin zvogëluar edhe numrin e mëparshëm të lutësve. Vetëdija fatkeqe është tretur intimisht dhe është dridhur verbërisht në thellësinë e pseudointelektualëve. Ata fshehtazi dhe haptazi bëjnë thirrje që “rinia të mos bie nën kthetrat e fesë”. Për këtë shkak mosdija, analfabetizmi dhe indiferentizmi, sot e kësaj dite e mugullojnë dhe e ushqejnë vetëdijen njerëzore. Është përhapur ideja se xhamia është “lokal i pleqëve”, sikur kafeteria për të rinjtë. Ata që imponuan funksione të padenja nëpër xhamia, e errësuan esencën e realitetit. “Mbretëria” e mbyllur e errësirës së injorancës, do ta verbojë vetveten. Shekullin 21 po e presim me 11 milion analfabetë. Gjersa mendoja, rreth meje si shigjeta drejtoheshin shikimet. Çuditshëm më vështronin pleqtë dhe më dukej se çuditëria ua shtonte edhe rrudhat në fytyrë. Pamja e tyre ishte rrëfyese e tërë asaj çka e ndienin ata. Pyetjet “i kujt je?“, “prej nga je?“... nuk kishin të ndalur. Meqë tek lutësit vërehej një habi e posaçme, e pashë të arsyeshme t’u drejtohem me disa fjalë.
    “Muslimanët shekuj me radhë e kanë ngjyer krodhën e bukës me gjak e lot, por megjithatë nuk janë nënshtruar. Ata që e sollën Islamin në këtë pozitë, do të dështojnë. Strategjia e tyre ka qenë dhuna e bazuar në forcën e padrejtë. Kjo luftë e tyre vullgare së shpejti do të humbë nga ana e tyre, sepse është duke u zhvilluar me forcën më të madhe e më të drejtë – Allahun xh.sh.“
    Pasi zëri i mrekullueshëm i myezinit thirrte ezan, nxitova drejt dyerve të xhamisë. Nuk kisha as kohë të ulesha, prandaj menjëherë hyra në rrjedhën e namazit. “Kënaqësia është në namaz“ - Muhammedi a.s . Me të vërtetë, kënaqësia e namazit është diçka e përgjithshme. Këtë kënaqësi nuk mund ta shpjegojë asnjë dijetar, sepse mungon fjalori për ta shprehur mrekullinë që fshihet në këtë obligim islam.
    Pasi mbaroi falja e namazit, rreshtat u përzien. Si në habi i fërkova sytë me duar. Por për çudi nuk më gënjenin as sytë, as mendja. Nuk kishte qenë hija, por vetë profesori i sociologjisë. Për të qenë befasia më e madhe, ai edhe kishte qenë një rresht para meje, por meqë ishte me shpinë të kthyer, nuk e njoha dot.
    Sy më sy me të. Kishte mjaft kohë që nuk ishim parë, por edhe nuk kishim biseduar. E tash që të dy ballëpërballë… njëri pranë tjetrit… As që kam mund ta përfytyroj një takim kësisoji, mu në mes të një vatre, për të cilën dikur flitnim me plot mllef. Në të vërtetë, kjo ishte befasia më e madhe që e përjetoja në jetën time. Trupi më dridhej sikur të ishte zënë nga korrenti elektrik. Në brendi të organizmit më qarkullonin dhjetra rryma me kahje të tjetërsuar. Nga sytë më rrjedhnin lot gëzimi. Profesori më përqafoi përzemërsisht. Më dukej se zemra më zgjerohej aq sa në të, të hynte i tërë përfaqësuesi. Si në halucinacion pyeta: “A është e mundur kjo?”
    “Po”- u përgjigj profesori. “Domosdoshmëria është realitet. Realiteti i nevojshëm, arsyeshëm hapëron drejt përditshmërisë. Përditshmëria është e pashmangshme dhe e pamohueshme. Kur tërë kësaj i paraprin Krijuesi ynë i Gjithëdijshëm – Allahu xh.sh., më e logjikshme bëhet jeta“.
    “Të lumtë!“- e ndërpreva unë.
    “Nuk ka vend për befasi. Islami është rrymë aq e fortë argumentuese, sa që me kapacitetin që ka, do ta ndriçojë mbarë botën. Një rreze e kësaj drite shkrepi edhe në zemrën time. Kam shumëçka për të thënë, mirëpo me shpresë se Allahu do të na mundësojë takimin e sërishëm, po përfundoj”.
    U ndamë me përshëndetjen islame dhe dolëm prej xhamisë. Gjatë ndarjes ndjeva një zbrazëti në gjoks. Dalëngadalë ai vakum shndërrohej në smet bore dhe ma bënte zemrën akull. Dëshirova të qëndroj edhe disa çaste me profesorin, por atij nuk i premtoi koha. E lamë takimin për ditën e nesërme, në po të njëjtën kohë.
    Takimi që e pata me të ishte tepër i shkurtër, por mjaft i begatshëm. Ky takim madje më dukej edhe si ëndërr, sepse nuk kisha menduar asnjëherë që do të bëhej realitet. Dy kundërshtarët e Islamit, më vonë të takohemi në çerdhen e Islamit, me një dashuri të zjarrtë për rrugën e Zotit, vërtet çudi e madhe. Këtë skenar nuk do të arrinte ta përgatisë askush, përpos Allahut – Zotit tonë të vetëm, i Cili është Koordinator i çdo gjëje.
    I lodhur nga habia dhe ndjenjat e stuhishme, shkova në banesë për të pushuar. U shtriva në shtrat. Gjumi më kishte rrëmbyer si valë lumi dhe kur u zgjova nuk më kujtohej se a kisha menduar diç para se të flija. Megjithëkëtë edhe ajo që e përjetova para se të flija, më dukej ëndërr. Të nesërmen u njoftova për varrimin e ish shokut. “Lajmëtari” që më njoftoi atëherë për sëmundjen e “të ndjerit”, tash më njoftoi edhe për varrimin e tij. Kështu ai luante rolin e ndërmjetësuesit. Në mes tjerash, shoku më tregoi se para disa kohësh vetë “i ndjeri“ më ka shkruar një letër në stil kritike.
    “Nga kush tjetër të vijë?!…”- thashë me vete. Shkova në banesë për të marrë letrën që ia pata shkruar si kundërpërgjigje. E shtiva në xhep dhe ia mësyva kah varrezat. Pas pak çastesh iu afrova pllakës së mermerit në të cilën gjendej emri, fotografia dhe përkujtimi familjar i tij. Nxora letrën prej xhepit, mora një gur dhe me ndihmën e tij e vura letrën time mbi “përmendoren” e rrethuar me kurora lulesh. – “Të thurra “lavdi”- o shok. Ma mori mendja se “lavdërimi” im për ty, do të qëndrojë si epitaf më meritor”.
    U largova prej varrezave. Rrugës ecja duke menduar. Nga njëra anë mendoja rreth shokut, kurse nga ana tjetër rreth profesorit. Alfa dhe omega ose anoda dhe katoda e meditimeve valëvitej rreth kuptimësisë së këtyre personazheve. Këta i ngjasin lumenjëve me rrjedhë të kundërt. Njëri derdhej në rrëmujë, në tallas, në flakë dhe në therra, kurse tjetri ujiste begatitë, nga më vonë do të dalin frytet e njerëzimit. Ngjarja rreth dy protagonistëve vërtetoi edhe më shumë bindjen time të paluhatshme, se cila rrugë është më e mira. Nuk ka mëdyshje “...Allahu vendos e ngre Mesazhin e Tij...“ (Haxh: 52).

  7. #7
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    MES DY LUMENJËVE ME RRJEDHË TË KUNDËRT

    Kam pasur rastin ta përcjelli një anketë rreth pyetjes: “Po ta dini se jeta u është kufizuar në minutat e fundit, çdo të kishit bërë pesë minuta para vdekjes?” Të pyeturit ndonëse u
    habitën në fillim, prapëseprapë jepnin përgjigje. Ndër ato që nuk i kisha harruar, ishin edhe këto (përgjigje): a) “Nuk e di, është tmerr të jetosh para vdekjes”; b) “Do të qaja apo do të qeshja, nuk e di…”; c) “Do ta pështyja jetën e poshtër që më mashtroi kot…”
    Kjo mënyrë e të përgjigjurit m’i kujtoi ofshamat e shumë njerëzve, të cilët e mallkojnë jetën e tyre. Duke qenë të paaftë për t’i përballuar stuhitë e jetës, pjesa dërrmuese e tyre bëjnë vetëmbytje (madje njerëz me arsimim të lartë p.sh., letrari e nobelisti japonez Kavabata). Gjithnjë kam qenë i interesuar të di se për çfarë arsye shumica e njerëzve e urrejnë jetën dhe janë të mërzitur nga ajo. “…Dhe mosbesimi i mosbesimtarëve nuk shton tjetër, veçse urrejtje tek Zoti i tyre. Dhe mosbesimi i mosbesimtarëve nuk shton, veçse humbje.” (El Fatir: 39). Ata që nuk e duan Krijuesin e tyre, as nuk dinë ta çmojnë jetën, as nuk dinë ta duan si duhet vetveten, e lëre më të tjerët. Një prodhim i këtillë shpirtëror është në gjendje të bluajë vetëm epshe për aventura. Pompa e injorancës i ka spërkatur mendjet e disa njerëzve. Gjurmët e zemërkeqësisë dhe zemërngushtësisë kanë lëshuar rrënjë të thella. Lufta midis mundësive dhe dëshirave ka krijuar një pështjellim mjegullues. Njerëzimi gjendet në prag të një rrëmuje marramendëse. “Lumenjtë janë ndotur aq shumë, sa që në të ngordhin edhe virusët.“- O. Uellsi. Shkaqet e tërë kësaj prapësie gjenden në perëndim. Për “përparimin“ e rinisë, perëndimorët eksploatorë përgatitën makina për humbjen e kotë të kohës, emisione televizive, revista erotike, klube luksoze... Krishterët dhe ortodoksët e zbatuan “Gjenezën“ e biblës dhe porosinë e saj për të bërë amoralitet. Po ne ç’jemi duke zbatuar? Rinia muslimane po i ndjek hapat e perëndimit. Ajo është shndërruar në adapter, po i përshtatet suflerit perëndimor. Koha e lirë keqpërdoret nga të rinjtë tanë. Lokalet ku tubohen ata, janë bërë pjellë lebetitëse kundruall jetës sonë. Brenda këtyre lokale, krahas muzikës çoroditëse, dëgjohen edhe hakërrima, bërbëlitje, cakrrima gotash, haharisje, gllënjka alkoholike dhe galdim akoma më i shfrenuar. Kohëve të fundit konsumohet edhe droga si dolli më e pëlqyeshme. Kjo masë helmuese po e djeg palcën e rinisë. Nuk meriton të lihet anash edhe vallëzimi i përzier dhe në përgjithësi shkatërrimi i tërësishëm i karakterit rinor. Me fjalë tjera, rinia mblidhen si ato zhabat që kuasin tërë natën në moçalet e ndotura. Ndryshe nuk ka si të bëhet, sepse në vend se të hapen libraritë e bibliotekat, po hapen kafeteritë e kazinot. Kjo gjë është absurde, por mjerisht absurditetet janë bërë përditshmëri. Absurd i llojit të vet mund të konsiderohet edhe letra që ishte adresuar në emrin tim, por me dërgues anonim. Në të lexova: “O teoman, lere qiellin rehat dhe ktheju tokës që të lindi! Mos udhëto nëpër skëterrë gjersa ka dritë sa të duash! Shkëputuni nga feja sepse ajo të shkëputë nga jeta! Mos jeto jashtë përceptimeve dhe ndjenjave tuaja! Kthehu kah jeta normale sikurse ne, ngase ti nuk ke ardhur prej parajse për të menduar aq fort për të! Lëre fenë sepse asaj i vie erë myku mesjetar! Kam besuar se me zhdukjen e njerëzve të egër do të zhduken edhe fetë, por ju ma ngjallët kujtimin për të gjitha ato. Ju që jeni kapur për fe, si miza pas pjatave të palara, më vonë do të pendoheni që e gënjeni veten tuaj me ëndërra, iluzione, fantazma dhe përrala, por atëherë do të jetë gjithçka e kotë. Asaj që iu keni rrekur, është sëmundje mentale e juaj dhe nga ajo vuajnë vetëm budallenjtë, shpresëhumburit dhe badihavxhinjtë. Atë që e besoni ju, e besuan edhe njerëzit e xhunglës, të prirë nga frika e rrufesë dhe nga zhurma e bubullimës. Sot e ke shkencën zot mbi zotrat imagjinativ, e cila e tregon rrugën e drejtë jo me fener, por me reflektorë. Feja të gënjen me mite dhe legjenda për ta trullosur realitetin para syve tuaj. I mençur është ai që di të kënaqet, e jo ai që me vetveten sillet sikur xhandari ndaj të burgosurit në qeli. E kënaqësitë konkrete si lojërat, pijet, luksi dhe dashuria, janë më të këndshme se ato që i ëndërroni ju. Nga ana tjetër, rininë më, nuk do të keni mundësi ta ktheni mbrapa. Për këtë shkak, të thërras t’i bashkohesh tufës sonë, sepse blegërima e shijeve s’ka të ndalur! Dilni nga hendeku i injorancës dhe ejani aty ku gëzimi e hareja nuk njohin kufi!…”
    Kryeshefi i budallenjëve aspak nuk më nervozoi me letrën e tij, por ma ngjalli vetëm dëshirën e identitetit të tij. Duke shpresuar se do t’ia zhveshi një ditë anonimitetin “këshilltarit tim”, fillova edhe unë të shkruaj. Isha i sigurtë se letra ime do të takohet me “kritizerin”. Në dallim me atë, unë do t’i dal atij edhe me emër, sepse vetëm shtazët nuk kanë vetëdije të prezentohen. Në fillim zgjodha disa ajete kur’anore, me të cilat qartë e mirë do t’i tregoj të vërtetën. “…A më urdhëroni mua që të adhuroj tjetër në vend të Allahut, o ju të marrë?” (Ez Zumer: 64); “A nuk jeni duke menduar?“ (Es Saffat: 155); “...Vërtet që ju nuk ndiqni gjë tjetër, por vetëm hamendje dhe nuk bëni gjë tjetër, përveç se gënjeni.” (En Aam: 148); “Atëherë ku po shkoni, pra?“ (Et Tekvir: 26); “...Kryengritja juaj (mosbindja ndaj Allahut) është vetëm kundër vetes suaj...“ (Junus: 23); “…Ju lakmoni të mirën e kësaj bote...“ (El Enfal: 67); “Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?“ (El Kalem: 36; Es Saffat: 154; Junus: 35); “...Kënaquni e shijoni në qejfin tuaj për pak kohë...“ (Ez Zumer: 8); “Përsëri jo, jeni gabim! Ju shpejt do ta kuptoni!” (Et Tekathur: 4); “…Vazhdoni të talleni!…” (Teube: 64); “…Shenjat tuaja ogurzeza qofshin me ju!…” (Ja Sin: 19); “...Kënaquni për pak kohë!” (Edh Dharijat: 43); “Jo, (nuk duhet kështu)! Gjithsesi këtë do ta kuptoni së shpejti!” (Et Tekathur: 3); “Për çdo Mesazh ka një të vërtetë të përcaktuar dhe shpejt do ta merrni vesh këtë.” (En Aam: 67); “Pastaj ju, për më tepër, me të vërtetë që ju të gabuarit, mohuesit (e Ringjalljes)!” (El Vakia: 51); “…A nuk kuptoni pra?” (En Aam: 32); “…Gjithsecili (besimtar e mosbesimtar) është në pritje, kështu që prisni edhe ju dhe do ta mësoni se cilët janë ata që janë në Udhën e Drejtë e të Rrafshtë (në Fenë e Allahut, në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm) dhe cilët janë ata të cilët janë udhëzuar (në Rrugë të Drejtë).” (Ta Ha: 135); “…Prisni pra, se edhe ne po presim bashkë me ju.” (Teube: 52); “Dhe juve do t’ju bjerë ndërmend çfarë po ju them…” (Gafir: 44); “…Bëni ç’të doni…” (Fusilet: 40); “…Unë jam i ndaluar të adhuroj ata të cilëve u luteni ju përveç Allahut.”, “Unë nuk do të ndjek dëshirat tuaja boshe. Sikur ta bëja këtë, do të isha i humbur dhe nuk do të isha më prej të udhëzuarve drejt.” (En Aam: 56); “…Unë jam me provë të qartë nga Zoti im (Besimi i Pastër Islam në Një Zot të Vetëm), por ju mohoni. Nuk është në dorën time ai (dënimi) të cilin ju po e kërkoni me padurim (duke e përbuzur e duke e mohuar atë). Vendimi është vetëm për Allahun…” (En Aam: 57); “…O ju mosbesimtarë! Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni, dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj, dhe as unë nuk do të jem adhurues i atyre që ju po i adhuroni, dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj. Ju keni fenë tuaj dhe unë kam Fenë time (Islamin).“ (El Kafirunë: 1-6).
    O anonim i anormalëve! Keni prirje të mrekullueshme për çmenduri. Koka, ai gjeneral i keq, të ka dhënë urdhëra të fëlliqura për jetën. E tash nuk e di, në udhëhiqeni nga këmbët ose nga koka. Sidoqoftë, e di se me ty nuk është diç në rregull. Mashtrimi të është futur thellë në vetëdijen tënde dhe nuk të hiqet si rriqra në lëkurën e kafshëve. Ta ka vulosur ashpër zemrën poshtërsia dhe t’i ka verbuar sytë lakmia. Egoizmi ta ka shtrydhur dhe ta ka shtypur karakterin. Të ka vërë myk truri, kurse ti e le akoma që të nxjerr myshk e këpurdha nga injoranca. Të është krimbur dhe të është mykur ndërgjegja. Ju keni hequr dorë nga arsyeja e shëndoshë, sepse e keni stërkequr vetëdijen. E leni paranë në gotë, bixhoz e shtëpi publike, pastaj drejtoheni drejt meje me këshilla pagane. Vraponi si zagari pas bushtrave dhe i maskuar shkruan letra fodullëku. Keni lindur vetëm për ta kënaqur oreksin, ndërsa atë më në fund do ta ngop dheu i shkretë. Koha do të rrëzojë nga skelat e kalbura dhe kufinjtë e vetes suaj do t’i shihni kur do t’i kaloni ato. Ejani në vete dhe largoni të gjitha ato miza që zukasin në trurin tuaj, në mënyrë që ta shihni se injoranca juaj është vetëm shprehje e psikopatisë. Nëse nuk pendoheni, do të mbeteni vetëm pjellë e keqe e kësaj kohe të vështirë dhe mallkimi do të jetë e vetmja uratë e i vetmi bekim për ju.” Letrën e futa në zarf, duke dhënë nënshkrimin dhe emrin në fund të saj. Meqë nuk dija ku ta dërgoja, e palosa në fletat e një libri i bindur se do ta gjejë tenxherja kapakun. Nga ana tjetër, nuk kisha arsye ta thërras në Islam “pedagogun tim”, ndonëse më vajti mendja, por siç thotë populli: “me qitë iriqin n’sexhade, ai prap n’therrë se n’therrë”. “Në të vërtetë, për ata që nuk besojnë është njësoj nëse ti i këshillon apo nuk i këshillon, ata nuk do të besojnë.” (El Bekareh: 6; Ja Sin: 10).
    Mirëpo më brente edhe diçka në zemër. Pse të më shkruajnë edhe letër për ta lënë Islamin, madje edhe të shpotiten me mua. Kur’ani ma tërheq vërejtjen: “...dhe bëjnë tallje me ata që besojnë...“ (El Bekareh: 212; Teube: 79); Tash e kuptova qëllimin e letrës, por nuk më mbetet tjetër ç’tu them atyre që përqeshen me besimtarët, pos këtë fakt që e vërteton i Gjithëdijshmi: “...Dhe vërtet, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin!“ (El Bekareh: 102).

    . . . . . . . .

    Ditë me diell. Kohë për piknik. Dhe disi sikur më nxiti flladi të dalë në sheti. Vendosa të shkoj në parkun e qendrës kryesore të qytetit. U ula në një ndenjëse. Hodha vështrimin rreth parkut. Fëmijët luanin. Të rinjtë rreth e rrotull silleshin me biçikleta sportive. Pleqtë kokë më kokë qanin dertet e tyre. Vjeshtën e shikonin të gjithë me habi. Sikur donin të thonin se vjeshta është stina më e pasigurt e vitit. Sa bie shi – dalin rrezet e arta të diellit; sa bubullon – era freskon…
    Dhe me të vërtetë ashtu edhe ndodhi. Retë e zunë sipërfaqen e qiellit. Dalngadalë ato ia merrnin pushtetin diellit. Era fryente duke i përplasur gjethet e thara në barin e fishkur. Lisat që dikur gjelbëronin, tash zverdheshin ngadalë. Gjethet, që më parë e zbukuronin, tashmë e shëmtonin atë. Nuk ka dyshim, koha ndryshon gjithçka dhe është e pamundshme të kalojë diç nëpër dhëmbët e saj pa e ndërruar pamjen. Duke vështruar metamorfozën e natyrës, njëkohësisht dëgjoja edhe një bisedë.
    “Derisa e vështroj këtë lis, më duket se e vërej
    metaforën time. Kur isha i ri shkëlqeja prej bukurisë. Ndërroja rrobat, frizurën, këpucët... Më vonë zura të thinjem, kurse këto flokë të shkreta po më biejnë si gjethet e këtij lisi“- foli një zë i shterur.
    “Nuk po di t’i vendosësh drejt krahasimet stilistike“-
    kundërshtoi zëri pak më i fortë.
    “Pse?”- pyeti i habitur plaku me zë të mekur.
    “Shiko! Lisin e përtërit pranvera, e ti nga kush pret kthimin e rinisë mbrapa?”- pyeti njeriu paksa më i ri se bashkëbiseduesi i tij.
    “Mirë de, kujt i ngjajmë ne?“- pyeti plaku i brengosur.
    “Nuk e di. Më duket se më së vështiri është të krahasohet njeriu me diçka tjetër. Në realitet njeriu mund të jetë gjithçka ose asgjë...“- vazhdoi zëri i fortë.
    Pasi bisedat e tilla më kanë vluar gjithnjë në kokë, tashmë janë bërë edhe monotone për mua. Rrugës shihja shumë njerëz dhe automobila. Veturat i vështroja me vëmendje. Krahasim interesant. Njeriu – vetura. Vërtet gati kopjim i pjesërishëm. Papritmas gjersa ecja rrugës, më doli një shok përpara. Ai më tha se gjendja e jetimit nuk ka gjasa për rekonvalshencë. Ka konsumuar drogë, po vuan edhe nga sifilisi. Në fund shoku më porositi ta vizitoj jetimin në spital.
    Nuk dija çka t’i thoja lajmëtarit pos përshëndetjes të cilën ia dhash me nënqeshje. Vazhdova rrugës duke menduar thellë rreth lajmit. Nuk u befasova fort. E kisha me dije një zhvillim të tillë të ngjarjes, sepse e dija fillimin e skenarit. Nga mbeturinat s’mund të pritet të mbijë ndonjë bimë e mirë. Shoku, i cili mbeti pa të atin dhe të cilit Islami i pengonte më shumë se gjithçka, jetonte duke shkelur nëpër dërrasa të kalbura, kështu që një rrëzim i atillë ishte madje edhe i pritur.
    Të nesërmen vendosa të shkoj në spital. Ecja me hapa të vegjël e me mendime të rënda. Më në fund hyra brënda dhomës te shoku i sëmurë. Dhomës i vinte era sikur kufomave në morgë. Drejt meje u drejtua shikimi i tejlodhur i shokut tim. Sytë i kishte pa shpresë dhe pa jetë. Gjendej në një dridhje shpirtërore të një natyre plot ndjenja. Djersët i shkonin rrëke nëpër lëkurën përplot plagë. Kraharori i gufonte sikur zjarr i përskuqur. Dukej sikur nëpër të depërtonte një hell i skuqur. Trupin ia përshkonte një rrënqethje dhe dukej në një situatë mjaft të ndjerë.
    M’u shtangën nofullat. Nuk mund të gjeja shprehje ngushëlluese. Pranë kisha njeriun që në vete ka pasur vetëm dëshira të rrejshme. Euforia e tij mbeti vetëm një ndjenjë e fortë e cila zgjati mjaft shkurt. Më në fund iu plagosën kështjellat fantastike të aventurës rinore. Të gjitha “kënaqësitë” e dikurshme iu shndërruan në plagë vdekjeprurëse. Luksi, pijet dhe laviret, të cilat i bënë thirrje ngazëlluese për jetë, tash e sollën në gjendje shkatërrimtare. Nga “dashnoret” e shumta, më në fund kishte zgjedhur jastëkun e ngjyrosur me gjak e vrer. Ishte një shembull konkret për mua se si i sakatos fishkëllima e kamxhikut satirik njerëzit e shfrenuar.
    Buzët e thara mezi u çelën dhe nga to vinte një zë i shterur duke u dridhur.
    “Ah moj jetë gjakësore… ti që dashurinë ma shndërrove në urrejtje… ti që kënaqësinë ma bëre plagë… ti që trupin ma mbushe me dhimbje… Ah, pse linda?... pse po vuaj?... pse ... pse?!... Pse pse-ve të mia nuk iu përgjigjet askush?... Me lot të nxehtë, duke qarë e duke u mbështetur fort për shtratin e hekurt, i sëmuri shkëputej nga jeta. Në çastet e fundit të jetës së tij, ai vinte edhe duke u çmendur. Nga goja i dilte shkumë e vrer. Fjalinë e fundit e nxori në formë pyetëse: “Kah po ia mësyej?!...“
    Me sy të çakërdisur dhe fytyrë të shtrembëruar, i dha lamtumirën përfundimtare jetës. Më erdhi keq që pyetja i mbeti pa përgjigje, por besoj se do ta gjejë atë që e ka merituar. Sidoqoftë, ish shoku im dha jetë me përpëlitje të mëdha. U shua jeta e një narkomani, i cili çohej gjithmonë kundër logjikës dhe jepej gjithnjë pas formaliteteve boshe. Nuk ka dyshim se rebelët i pret dënim i pamëshirshëm. Lakmitë e errëta i hapin vet varret e veta.
    Meqë mbeta në dhomë, në vend të fjalimit mortor, i zgjodha disa ajete: “O njeri! Çfarë të ka bërë ty të pakujdesshëm ndaj Zotit tënd, Dhuruesit më të Begatë? I Cili të krijoi ty dhe të dha formë të përsosur (të ndërtoi në përpjestim të duhur) dhe të drejtoi. Në atë formë që Ai deshi, ju renditi juve (pjesët e trupit).” (El Infitar: 6-8); “Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me të. Tash ju e keni parë qartë atë me sytë tuaj.” (Al Imran: 143); “...Zoti im e bëri atë të vërtetë...“ (Jusuf: 100); “... Mjerë për ju...“ (Ta Ha: 61); “... Po! Por ju u udhëhoqët nga epshet; ju dëshironit shkatërrimin tonë; ju dyshuat (në Besim); ju u mashtruat nga dëshirat e rreme derisa erdhi Urdhëri i Allahut...“ (El Hadid: 14).
    U largova nga spitali me përshtypje të çuditshme. Fatkeqësia e jetës së ish shokut tim mbeti jehonë e tronditjeve, të cilat mjerisht e përcjellin këtë brez të prishur. Mu për këtë shkak, merrni mend nga kjo, o ju horra, që ende klithni diku nëpër lokale të ndyta si mushkat e plagosura! Ne ithtarët e denjë të Zotit xh.sh., nuk dëshirojmë të ndjellim keq, por vetëm ua bëjmë me dije se jeni ndezur nga një fjollë euforie që do t’u shkrihet si bora në diell. Ju që e doni mbrapshtinë, mendoni se çfarë ferri digjet para ardhmërisë suaj.
    “…Kështu pra, kini frikë Allahun, o njerëz me mendje të shëndoshë, me qëllim që të mund të jeni të fituar.” (El Maideh: 100; Et Talak: 10); “…Merrni mësim pra, o ju që keni sy e shihni!” (El Hashr: 2).
    Me hapa të rëndë vazhdova rrugës duke ecur, por edhe njëkohësisht duke medituar. Rinia, madje ajo muslimane, po bën vetëvrasje. Bërthama që e mban në këmbë frymën tonë, po futet në vallet më të rrezikshme. Ju që e mbillni të keqen, keni edhe për ta korrur dhe më në fund do të “…vdisni me atë mllefin tuajin!…” (Al Imran: 119). Rrugës shkoja i turbulluar nga vdekja që e pashë me sytë e mi. Gjatë kujtimit, ndjenjat dhe shija e stërholluar, më kishin depërtuar thellë në zemër.
    Meqë vdekja e shokut nuk meritonte përcjellje, vendosa të mos shkoj në varrim. Pasi isha i lodhur, shkova në banesë për të pushuar. Veç e kisha të qartë se tek ateistët çasti i lindjes paraqet në të njëjtën kohë edhe çastin e vdekjes së tyre – i një vdekje të dyfishtë. Kjo do të thotë se pas vdekjes trupore, shpirti i mëkatarëve nënshtrohet para golgotës së jashtëzakonshme. Nuk ka dyshim se “…për mohuesit ka ndëshkim poshtërues.” (El Bekareh: 90).

    . . . . . . . .

    Dola prej banesës pasi e bëra një gjumë të mirë. Pasi ishte ditë pushimi, shfrytëzova rastin që të pushoj së lexuari meqë ndjeja dhembje në bebzat e syve. Ikindinë vendosa ta fali në xhaminë e qendrës së qytetit. Oborri i xhamisë përplot pleq. Fjalimet e dërdëllitësve e kishin zvogëluar edhe numrin e mëparshëm të lutësve. Vetëdija fatkeqe është tretur intimisht dhe është dridhur verbërisht në thellësinë e pseudointelektualëve. Ata fshehtazi dhe haptazi bëjnë thirrje që “rinia të mos bie nën kthetrat e fesë”. Për këtë shkak mosdija, analfabetizmi dhe indiferentizmi, sot e kësaj dite e mugullojnë dhe e ushqejnë vetëdijen njerëzore. Është përhapur ideja se xhamia është “lokal i pleqëve”, sikur kafeteria për të rinjtë. Ata që imponuan funksione të padenja nëpër xhamia, e errësuan esencën e realitetit. “Mbretëria” e mbyllur e errësirës së injorancës, do ta verbojë vetveten. Shekullin 21 po e presim me 11 milion analfabetë. Gjersa mendoja, rreth meje si shigjeta drejtoheshin shikimet. Çuditshëm më vështronin pleqtë dhe më dukej se çuditëria ua shtonte edhe rrudhat në fytyrë. Pamja e tyre ishte rrëfyese e tërë asaj çka e ndienin ata. Pyetjet “i kujt je?“, “prej nga je?“... nuk kishin të ndalur. Meqë tek lutësit vërehej një habi e posaçme, e pashë të arsyeshme t’u drejtohem me disa fjalë.
    “Muslimanët shekuj me radhë e kanë ngjyer krodhën e bukës me gjak e lot, por megjithatë nuk janë nënshtruar. Ata që e sollën Islamin në këtë pozitë, do të dështojnë. Strategjia e tyre ka qenë dhuna e bazuar në forcën e padrejtë. Kjo luftë e tyre vullgare së shpejti do të humbë nga ana e tyre, sepse është duke u zhvilluar me forcën më të madhe e më të drejtë – Allahun xh.sh.“
    Pasi zëri i mrekullueshëm i myezinit thirrte ezan, nxitova drejt dyerve të xhamisë. Nuk kisha as kohë të ulesha, prandaj menjëherë hyra në rrjedhën e namazit. “Kënaqësia është në namaz“ - Muhammedi a.s . Me të vërtetë, kënaqësia e namazit është diçka e përgjithshme. Këtë kënaqësi nuk mund ta shpjegojë asnjë dijetar, sepse mungon fjalori për ta shprehur mrekullinë që fshihet në këtë obligim islam.
    Pasi mbaroi falja e namazit, rreshtat u përzien. Si në habi i fërkova sytë me duar. Por për çudi nuk më gënjenin as sytë, as mendja. Nuk kishte qenë hija, por vetë profesori i sociologjisë. Për të qenë befasia më e madhe, ai edhe kishte qenë një rresht para meje, por meqë ishte me shpinë të kthyer, nuk e njoha dot.
    Sy më sy me të. Kishte mjaft kohë që nuk ishim parë, por edhe nuk kishim biseduar. E tash që të dy ballëpërballë… njëri pranë tjetrit… As që kam mund ta përfytyroj një takim kësisoji, mu në mes të një vatre, për të cilën dikur flitnim me plot mllef. Në të vërtetë, kjo ishte befasia më e madhe që e përjetoja në jetën time. Trupi më dridhej sikur të ishte zënë nga korrenti elektrik. Në brendi të organizmit më qarkullonin dhjetra rryma me kahje të tjetërsuar. Nga sytë më rrjedhnin lot gëzimi. Profesori më përqafoi përzemërsisht. Më dukej se zemra më zgjerohej aq sa në të, të hynte i tërë përfaqësuesi. Si në halucinacion pyeta: “A është e mundur kjo?”
    “Po”- u përgjigj profesori. “Domosdoshmëria është realitet. Realiteti i nevojshëm, arsyeshëm hapëron drejt përditshmërisë. Përditshmëria është e pashmangshme dhe e pamohueshme. Kur tërë kësaj i paraprin Krijuesi ynë i Gjithëdijshëm – Allahu xh.sh., më e logjikshme bëhet jeta“.
    “Të lumtë!“- e ndërpreva unë.
    “Nuk ka vend për befasi. Islami është rrymë aq e fortë argumentuese, sa që me kapacitetin që ka, do ta ndriçojë mbarë botën. Një rreze e kësaj drite shkrepi edhe në zemrën time. Kam shumëçka për të thënë, mirëpo me shpresë se Allahu do të na mundësojë takimin e sërishëm, po përfundoj”.
    U ndamë me përshëndetjen islame dhe dolëm prej xhamisë. Gjatë ndarjes ndjeva një zbrazëti në gjoks. Dalëngadalë ai vakum shndërrohej në smet bore dhe ma bënte zemrën akull. Dëshirova të qëndroj edhe disa çaste me profesorin, por atij nuk i premtoi koha. E lamë takimin për ditën e nesërme, në po të njëjtën kohë.
    Takimi që e pata me të ishte tepër i shkurtër, por mjaft i begatshëm. Ky takim madje më dukej edhe si ëndërr, sepse nuk kisha menduar asnjëherë që do të bëhej realitet. Dy kundërshtarët e Islamit, më vonë të takohemi në çerdhen e Islamit, me një dashuri të zjarrtë për rrugën e Zotit, vërtet çudi e madhe. Këtë skenar nuk do të arrinte ta përgatisë askush, përpos Allahut – Zotit tonë të vetëm, i Cili është Koordinator i çdo gjëje.
    I lodhur nga habia dhe ndjenjat e stuhishme, shkova në banesë për të pushuar. U shtriva në shtrat. Gjumi më kishte rrëmbyer si valë lumi dhe kur u zgjova nuk më kujtohej se a kisha menduar diç para se të flija. Megjithëkëtë edhe ajo që e përjetova para se të flija, më dukej ëndërr. Të nesërmen u njoftova për varrimin e ish shokut. “Lajmëtari” që më njoftoi atëherë për sëmundjen e “të ndjerit”, tash më njoftoi edhe për varrimin e tij. Kështu ai luante rolin e ndërmjetësuesit. Në mes tjerash, shoku më tregoi se para disa kohësh vetë “i ndjeri“ më ka shkruar një letër në stil kritike.
    “Nga kush tjetër të vijë?!…”- thashë me vete. Shkova në banesë për të marrë letrën që ia pata shkruar si kundërpërgjigje. E shtiva në xhep dhe ia mësyva kah varrezat. Pas pak çastesh iu afrova pllakës së mermerit në të cilën gjendej emri, fotografia dhe përkujtimi familjar i tij. Nxora letrën prej xhepit, mora një gur dhe me ndihmën e tij e vura letrën time mbi “përmendoren” e rrethuar me kurora lulesh. – “Të thurra “lavdi”- o shok. Ma mori mendja se “lavdërimi” im për ty, do të qëndrojë si epitaf më meritor”.
    U largova prej varrezave. Rrugës ecja duke menduar. Nga njëra anë mendoja rreth shokut, kurse nga ana tjetër rreth profesorit. Alfa dhe omega ose anoda dhe katoda e meditimeve valëvitej rreth kuptimësisë së këtyre personazheve. Këta i ngjasin lumenjëve me rrjedhë të kundërt. Njëri derdhej në rrëmujë, në tallas, në flakë dhe në therra, kurse tjetri ujiste begatitë, nga më vonë do të dalin frytet e njerëzimit. Ngjarja rreth dy protagonistëve vërtetoi edhe më shumë bindjen time të paluhatshme, se cila rrugë është më e mira. Nuk ka mëdyshje “...Allahu vendos e ngre Mesazhin e Tij...“ (Haxh: 52).

  8. #8
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    ERRËSIRAT KUNDËR DRITËS

    Realiteti më i hidhur dukshëm po hapëron në poret e jetës. Për këtë shkak, ka vend për brengosje. Njerëzit e mirë kudo që të jenë me keqardhje të madhe e presin të keqen, por plus edhe mendojnë si të luftojnë kundër saj. Megjithatë, kur mbi tokë dominojnë mosbesimtarët, nuk mund të pritet sihariq i mirë. Njeriu pa ideale, pa shpresë dhe pa synime të qarta rron vetëm për të bërë keq. Ai e mashtron veten me iluzione dhe vdes ashtu pa e ditur rrugën e mëtejme. Numri i këtij lloji është tejet i madh. Në përgjithësi, mosbesimtarët janë ata “…të cilët shkëmbyen udhëheqjen me të gabuarën…” (El Bekareh: 16).
    Kështu kjo mbrapshti ka krijuar hapësirë të vrazhdë mes ecurive të jetës. Jemi dëshmitarë të një prapësie katrastrofale. Rruga e vërtetë luftohet si asnjëherë më parë. Inteziteti i rrymës antiislame po i afrohet amplitudës ekstreme. Kurdisjet e rrezikshme nuk kanë të ndalur. Urrejtja ndaj Islamit ka hyrë në palcën e disa njerëzve sikur rakitizmi në ashtin e njomë të fëmisë. Bima e keqe e S. Ruzhdiut po rrit therra satanike në të katër anët e botës. Armiqtë padashur dalin si këpurdhat pas shiut.
    Mjerisht edhe Islamin e ka pllakosur përçarja. Nga individë të ndryshëm janë formuar sekte gjoja me parime islame. Këto e kanë shtrembëruar rrugën e vërtetë dhe tek muslimanët kanë futur vetëm huti. E gjithë fushata e sekteve kinse islame, është pjellë e falsifikimit dhe e fantazisë së shpikur nga njerëz jo serioz, të cilët me gjepura e imazhe deshtën ta humbin vërtetësinë e Kur’anit. Për këtë gjë i kemi dëshmi shiitët imamit, të cilët besojnë në ndonjë “Kur’an” të Aliut ose të Fatimesë. Ndryshe thënë, ata që vetëthirren në emër të Islamit e në realitet janë vegël e armiqve të tij, nuk janë asgjë tjetër pos një njollë e zezë e kësaj rruge hyjnore. Tekefundit ndarja e muslimanëve në grupe (selefi, xhemati tebligë, saruri, tahriri, ehli bejti…) vie ndesh me Kur’anin, në të cilin nuk ceket asnjë sekt, por vetëm thirret ymmeti musliman për unitet.
    “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur’anit) dhe mos u përçani…” (Al Imran: 103); “Por ata (njerëzit) e kanë copëtuar fenë e tyre në degëzime, secili grup duke u kënaqur me besimin e vet.” (El Mu’minun: 53); “(Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve…” (Teube: 107); “…ai i cili vuri themelin e ndërtesës së tij të paqëndrueshëm buzë greminës, saqë u thërrmua bashkë me të në Zjarrin e Xhehenemit…” (Teube: 109).
    Allahu xh.sh. mbi gjithçka zbriti Kur’anin, e nga ana tjetër “ai që nuk ka asgjë nga Kur’ani është i ngjashëm me shtëpinë e shndërruar në gërmadhë”- Muhammedi a.s. Një gjë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Islami, “kjo dituri, do të bartet brez pas brezi prej individëve të denjë, të cilët do ta ruajnë nga çdo ndryshim i shkurtëpamësve, nga çdo shtrembërim i falsifikuesve, nga çdo interpretim i mangët i llomotitësve dhe të paditurve”- Muhammedi a.s.
    Armiqtë gjithnjë e kanë përdorur parullën: “përçaj e sundo”. E kuptohet se përçarja e muslimanëve krijon vetëm shesh për përsheshe të armiqve. Sot, prej lindjes deri në perëndim dhe prej veriut deri në jug, qarkullojnë rryma të rrezikshme antiislame. Për t’u realizuar synimet armiqësore, pala tjetër mban mbledhje të hapta e të fshehta, vetëm e vetëm për të gjetur mënyra më të përshtatshme përmbysëse. Mediumet informative mbjellin tmerr e llahtar ndaj muslimanëve duke i përshkruar ata si bisha dhe egërsira çoroditëse. E tërë kjo fushatë ka ndikuar që të shtohet urrejtja e përgjithshme kundër muslimanëve në mbarë botën. Lirisht mund të thuhet se tërë kjo propagandë ka formuar një front të përbashkët, i cili përgatit kurthe dhe i kurdisë ato si shigjeta pas shpinës së muslimanëve.
    Argument për këtë është Palestina, Libani, Kashmiri, Avganistani, Somalia, Bosna, Kosova e shumë vende tjera kryesisht të banuara me muslimanë. Kudo zëri islam pritet me zjarr, me dhunë dhe me terror, kurse muslimanët shtypen me kompresorin më të ashpër. Masat subverzive akoma vazhdojnë… ato nuk do të ndalen derisa të ketë muslimanë mbi tokë. Koktejet e ndyta do të përgatiten edhe më tej, sepse armiqtë janë pajtuar me turpin e tyre. Dora barbare nuk e kurseu as edhe xhaminë më të madhe Al Aksa.
    “Dhe kush është më i padrejtë se ata që ndalojnë nga përmendja sa më shumë e Emrit të Allahut (në falje, dua etj) në xhamitë e Allahut, madje edhe luftojnë për shkatërrimin e tyre?…” (El Bekareh: 114).
    Për të qenë befasia më e madhe, të gjitha këto plane shkatërrimtare hartohen në vatrat ku gjoja madhërohet Zoti. Edhe pse krerët e feve tjera na dalin me sjellje ose fjalë të përzemërta, ne duhet ta kemi të qartë se pas tyre fshehet tragjedia jonë. Nuk ka thënë kot Guiçardini në veprën e tij “Historia e Italisë”: “Papa nuk e bën kurrë atë që thotë”.
    Nuk janë tjerë ata që vranë, dogjën e rrënuan pa pra. Vetëm pse menduan ndryshe nga ata, shumë individë ishin pre e inkuizicioneve të tyre (p.sh., themeluesi i kishës reformatore Calvini ka urdhëruar që të digjet (Michel) Serveti pesë orë për së gjalli deri në vdekje). Djegie të tillë pësuan mijëra njerëz (gra, fëmijë, pleq…), madje edhe koka gjeniale (Galileu…). T’i paramendojmë ato kuzhina që gatuajnë barot e hekur për ne, por prapë sikur nuk duam ta kuptojmë qëllimin e tyre, të cilin mjaft qartë e ceku Allahu. “Sikur ata të fitonin epërsi mbi ju, ata do të silleshin ndaj jush si armiq dhe do të shtrinin duart e tyre dhe gjuhën e tyre me ligësi kundër jush; dhe ata duan që ju të bëheni mosbesimtarë.” (El Mumtahineh: 2).
    Megjithëkëtë disa “muslimanë”, duke i mbyllur sytë me perde e veshët me dyll, janë shkrirë duke u ndihmuar armiqve kush me, e kush pa vetëdije. Ata që ju ndihmuan me vetëdije ishin reformatorë të ligjeve të Allahut xh.sh. Për t’ua bërë qejfin “perëndimorëve”, ata ngritën kokat boshe si gjirafa dhe luftuan si bisha të plagosura kundër Islamit. Mjafton të përmendet Q.A.Turku dhe Xh.A. Naseri, varrimi i të cilit kishte kortezh më të madh. Këlyshët e tyre, të cilëve u pëlqeu reforma, shkuan aq larg sa që, për ta treguar dashurinë ndaj armiqve, e përzien edhe gjakun me ta.
    “…Ju jeni që i doni ata, por ata nuk ju duan…” (Al Imran: 119); “…ata nuk do të lënë gjë pa bërë për t’ju prishur ju. Ata duan t’ju shkatërrojnë juve egërsisht…” (Al Imran: 118); “…Dhe kushdo që shoqërohet me ta, atëherë të këtillët janë Dhalimunë (keqbërës që nuk i binden Allahut)…” (El Mumtahineh: 9).
    Duke na këshilluar se si duhet të veprojmë me armiqtë (El Mumtahineh 9-13), Allahu na porosit që të reagojmë si është më mirë kur rrezikohet jeta jonë. Islami nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë asnjëherë rrugë agresive. “…ndërkohë që ishin ata që ju sulmuan të parët? A i keni frikë ata?…” (Teube: 13);
    Tek atëherë kur sulmet shtohen dukshëm, Islami lejon që së paku të mbrohet liria dhe siguria e rrezikuar, duke nxitur muslimanin në çdo pikëpamje. “Dhe luftoni në rrugën e Allahut ata që ju luftojnë ju, por mos i kaloni kufijtë. Vërtet Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.” (El Bekareh: 190); “…Atëherë kushdo që i kalon kufinjtë ndaj jush, po kështu edhe ju i tejkaloni ata ndaj tij…” (El Bekareh: 194); “Dhe mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut. Në qoftë se ju përjetoni vështirësi, atëherë sigurisht edhe ata po përjetojnë vështirësi si edhe ju, por ju keni shpresë nga Allahu (për shpërblim, për Xhennet), gjë të cilën ata nuk e shpresojnë...“ (An Nisa’: 104).
    Kur’ani bën thirrje që të luftohet krimineli, sadisti, dhunuesi dhe çdo dorë shkatërrimtare, e cila e prish mirëqenien e përgjithshme. Këtë luftë e shpall sepse “...Kësisoj u është shtirur t’u duken të drejta Musrifunëve (përgënjeshtruesve të Allahut që kaluan çdo kufi) gjithçka që ata gjithnjë bënë.“ (Junus: 12); Për këtë shkak duke na angazhuar që t’i luftojmë ata, Allahu dëshiron që “...të përligjte të vërtetën sipas Fjalës së Tij dhe t’u priste rrënjët mosbesimtarëve.“ (El Enfal: 7).
    Allahu xh.sh. e obligon luftën nëse sulmohet ashpër rruga e Tij (El Bekareh: 216). Thirrjet konkrete bëhen në: Teube: 14, 29, 36, 41; En Nisa’: 84; Haxh: 39, 40, 78; El Bekareh: 244. Mirëpo “lufta është strategji e strategjia kërkon që ne t’i përdorim armët e kundërshtarit“- Muhammedi a.s. “Dhe bëni gati kundër tyre gjithë fuqitë që keni...“ (El Enfal: 60); “...Duroni dhe bëhuni më të duruar (se sa armiku juaj)...“ (Al Imran: 200); “...Kësisoj mos kini frikë nga njerëzit, por m’u frikësoni Mua...“ (El Maideh: 44); Ky sygjerim i Allahut është forcë e vetme për të vepruar sa më mirë për Islamin në tërësi. Luftëtarët çmohen lartë e nga ana tjetër, dëshmorët (shehidët) paralajmërohen se kanë hyrë në tregëtinë më të dobishme. “Me të vërtetë Allahu ka blerë nga besimtarët jetën e tyre dhe pasurinë e tyre me Çmimin se i tyre do të jetë Xhenneti...“ (Teube: 111).
    Kështu shkatërrohen zullumqarët dhe njëkohësisht shpërblehen besimtarët. Kjo është dobi e dyfishtë, të cilën e garanton vetëm i Gjithëdijshmi. “Atëherë, më në fund, Ne i shpëtojmë të Dërguarit Tanë dhe ata që besojnë...“ (Junus: 103); “...ndërsa për besimtarët ishte si detyrë për Ne që t’i ndihmonim.“ (Er Rum: 47); “...Allahu kurrë nuk do t’u lejojë mosbesimtarëve rrugë për fitore të plotë ndaj besimtarëve.“ (An Nisa’: 141); Këtu nuk ka kurrfarë dyshimi se “...Allahu do të sigurojë pas vështirësisë, lehtësi.“ (Et Talak: 7); “...E kush është më i vërtetë në besën e tij se sa Allahu?...“ (Teube: 111).
    Ne duhet ta kemi të qartë se kundërshtarët tanë, të cilët më vonë bëhen edhe armiqtë tanë, janë njerëz me karakter tejet të ulët. Ata kurrë nuk do të jenë në gjendje që të gjejnë forcë për t’i frenuar epshet e tyre dhe mbi ato ta ngrejnë arsyen e shëndoshë. Ky veprim i mbrapshtë i tyre është strumbullar i zhvillimit mizantropik. Muhammedi a.s. ka paralajmëruar me kohë turrin e tyre shtazarak, duke na tërhequr vërejtjen. “Dyshoj që së shpejti do t’u vërsulen juve (muslimanëve) ashtu siç i vërsulen enës së ushqimit të tyre”. I pyetur se a do të jemi pak në numër, është përgjigjur: “Jo, do të jeni shumicë, por do të jeni si shkuma e lumit dhe Allahu xh.sh. do ta pezullojë frikën nga zemrat e armiqve tuaj dhe atë frikë do ta gjuaj në zemrat tuaja”. I pyetur se çfarë lloj frike do të jetë ajo, është përgjigjur: “Dashuria ndaj kësaj bote dhe urrejtja ndaj vdekjes”. – hadith.
    Muhammedi a.s. nuk e ka thënë këtë shkel e shko. Ai vetë i përjetoi mundimet (embargo, dëbim nga shtëpitë, torturat...) e armiqve, por njëkohësisht e vërtetoi edhe hipokrizinë e disa “besimtarëve” të cilët devijuan në luftë, vetëm pse u dhimbsej jeta. Ne kurrë nuk i kemi krahasuar ngjarjet historike. Kemi harruar si duket, se ato përsëriten dhe se në skenë ndërrohen vetëm figurat. Faktikisht jemi bërë një qengj që vazhdimisht pret mëshirë prej ujkut.
    Për këtë shkak, pyetja e disave se “Pse Allahu nuk u ndihmon muslimanëve?“, duket madje edhe qesharake. Thjesht, a e kanë pyetur disa muslimanë ndonjëherë vetveten “Ç’kemi bërë ne për Allahun apo për veten tonë?“. Jo, sepse derisa dehen me lukse dhe koten me iluzione, nuk kanë kohë të mendojnë për ditët e vështira. Ne duhet të mendojmë për vetveten, sepse “...Sigurisht që Allahu nuk do të ndryshojë (për mirë) gjendjen e një populli (që bën gjynahe, që është mosmirënjohës e i pabindur ndaj Allahut) përderisa ata vetë ta ndryshojnë atë për mirë (duke ndryshuar shpirtin e tyre dhe punët e tyre)...“ (Er Rad:11).
    Mjafton fakti se princi kuvajtjan, ofroi dy milion dollarë për kopshtin zoologjik të Londrës. Për këtë njeri, të gjithë muslimanët nuk vlejnë sa disa kafshë të Anglisë. Ky “bëmirës“ nuk mendon asnjë dollarë të dërgojë për jetima, gra, fëmijë, pleq dhe të gjymtuarit e dëbuar nga luftrat antiislame. A nuk është ky kriminel? Po a nuk dimë si të reagojmë me ta? “Kur e shihni kriminelin e nuk e kundërshtoni, që të gjithëve do t’ju përfshijë dënimi i Allahut”- Muhammedi a.s.
    “…në qoftë se Ai ju braktisë ju, a ka ndonjë që mund t’ju ndihmojë?…” (Al Imran: 160); Pra, nëse muslimanët e duan ndihmën e Zotit, atëherë “…vetëm tek Allahu le të mbështeten pra besimtarët.” (Al Imran: 160; Teube: 51).
    Sa i përket armiqësisë ndaj Islamit, nuk ka vend për çudi kur kihet parasysh se atë e shprehën edhe njerëzit me reputacion të madh. Njëri prej tyre shkruan (“Mbi të bukurën e të madhërishmen“- Imanuel Kanti): “Nëse u hedhim një shikim pjesëve tjera të botës, do të shohim se arapi është njeriu më fisnik në lindje, por me ndjenjën që të bastardohet fortë në aventurë. Ai është mikpritës, shpirtmadh dhe i sinqertë, vetëm se rrëfimet dhe historia e tij dhe përgjithësisht ndjenjat e tij, gjithnjë janë të përshkruara me diçka të mbinatyrshme dhe të çuditshme. Imagjinata e tij e skuqur, i paraqet gjërat në imazhe të panatyrshme dhe të shtrembëruara, kështu që edhe përhapja e fesë së tij, ka qenë një aventurë e madhe.“
    Shtrohet pyetja, si ka mundur që një filozof me aq renome të madhe, të thotë se njeriu, i cili ndjek rrugë aventurash (të rrezikshme, pa parime dhe të pandershme), në të njëjtën kohë është edhe fisnik, mikpritës, i sinqertë dhe shpirtmadh. Nuk ka koment në këtë paradoks, veç të themi se vetëm urrejtja mund ta shtyejë mendjen e shëndoshë të çoroditet në atë mënyrë sa që të mos e dijë edhe vetë folësi ose shkruesi se çka po thotë.
    “...Urrejtja tashmë është dukur të dalë qartë nga goja e tyre, por ajo çfarë fshehin gjokset e tyre është akoma më e tmerrshme. Në të vërtetë, Ne i kemi bërë të qarta për ju Ajetet (shenjat, provat,treguesit), nëse jeni që kuptoni.“ (Al Imran: 118).
    Ja vetëm dy parime islame, me të cilat porositen muslimanët: “Askujt nuk guxoni t’i bëni dëm“- Muhammedi a.s. “Musliman i vërtetë është ai, nga gjuha dhe nga dora e të cilit janë të qetë dhe të sigurtë të gjithë njerëzit“- Muhammedi a.s. Ata që i urrejnë këto parime (qofshin masonët ose komunistët e satanistët), kushdo që të jenë, ata me të vërtetë janë mizorë. Allahu xh.sh. siç jemi edhe duke e parë, është duke zhvilluar luftë të hapët kundër rrymës antiislame. Shembull më eklatant është perëndimi, ku krahas pasurisë, shkojnë paralel edhe dhuna, kriminaliteti, narkomania, biandria, metatropizmi, ose me fjalë tjera, çoroditja masive e njerëzve.
    Sharl Furje thoshte: “Bollëku bëhet burim skamjeje dhe mjerimi“. Me këtë mendim si duket u pajtua edhe marksisti më i flamosur F. Engelsi: “Në qytetërim, varfëria lind nga vetë bollëku”. Mjafton këtu të cekim faktin se tash për tash në botë vuajnë 13 milion njerëz nga sida. Në ditë infektohen pesë mijë njerëz, kurse ekspertët e ordinancave më të njohura botërore mendojnë se deri në vitin 2000, numri i të sëmurëve do të rritet në 40 milion njerëz. Kjo kataklizmë nuk mund të afrohet te njerëzit që pastrohen pesë herë në ditë (abdest) dhe tek ata që duke e ruajtur moralin islam janë jashtë çdo marrëdhënie antiligjore (jo kur’anore). Pra kjo prapësi buron nga ata që e luftojnë Islamin (p.sh., vetëm në Indi, nga sida vuajnë një milion njerëz).
    Nuk ka dyshim, jeta kaotike “...por është përligjur e vërtetuar Fjala e ndëshkimit kundër mosbesimtarëve!” (Ez Zumer: 71); Allahu xh.sh. në Kur’an qartë e tregon taktikën e Tij ndaj mizorëve. “Dhe kur Ne vendosim për të shkatërruar ndonjë vendbanim, Ne (më parë) dërgojmë urdhër të prerë (për t’iu bindur Allahut e për të punuar drejt) atyre njerëzve nga mesi i tyre që bëjnë jetë luksoze. Kështu pra ata i tejkalojnë kufijtë në të dhe kësisoj përligjet Fjala (e ndëshkimit kundër tij e kundër tyre). Pastaj Ne e shkatërrojmë atë nga rrënjët.” (El Isra: 16); Prandaj armiqtë e Islamit “…mosbesimtarët keqbërës) nuk i premtojnë gjë njëri-tjetrit veçse hamendje mashtruese.” (El Fatir: 40); Nga ana tjetër kurthet e tyre janë bumerang, sepse “…përbetimi i së keqes rrethon vetëm atë që e bën atë…” (El Fatir: 43; Ibrahim: 46); “Kush thotë se humbën muslimanët, ai është vetë i humbur”- Muhammedi a.s.
    Muslimanët duhen të preokupohen me çështje të lartë, e jo me fjalë të kota. Është kërkesë kohe që muslimanët kudo që të jenë, të bashkohen. Ardhmëria është në duart tona, kurse qëndrimet antiislame nuk kanë perspektivë dhe do të dështojnë. Muslimanët duhet t’i kthehen diturisë, punës dhe veprimit islam. Injoranca na shtynë në udhëkryqe dhe na bën të pavetëdijshëm.
    Islami është bazament i urtësisë dhe drejtësisë. Muslimanët kudo që të jenë, duhet ta kenë të qartë se përveç Islamit nuk kanë rrugëdalje tjetër. Këtë gjë duhet ta dinë edhe të tjerët. Historia ka dëshmuar se sistemet e deritashme e kanë mbytur ndërgjegjen njerëzore dhe e kanë shtrydhur mekanizmin e makinës shoqërore. Çfarëdo orientimi ose sistemi që synon të dalë para Islamit, dosido do të dështojë dhe nuk do të jetë i frytshëm për njerëzimin. Të gjitha ato sisteme që janë pjellë e fantazisë njerëzore, nuk mund të garojnë me ligjin e shprehur të mençurisë Hyjnore. Asnjë sistem tjetër pos Islamit nuk garanton mirëqenie të përgjithshme. Megjithëkëtë, njerëzit ose nuk po duan ose nuk po dinë ta kuptojnë këtë. Në këtë botë të ndyrë nga korrupcioni dhe degjenerimi, vështirë se mund të gjenden njerëz serioz që do të jenë të gatshëm t’i nënshtrohen realitetit absolut. Gjithçka provoi bota dhe miratoi madje edhe ligjet e njerëzve të dehur. Jetoi kjo botë e marrë me lloj-lloj sistemesh. I ndërroi ato, sepse koha i bënte të ndotura dhe të pavlefshme. Sot e kësaj dite, agonia e sistemeve po përpiqet me forcën e dinosaurëve (diktatorëve). Enigma ende nuk është zgjidhur, e bota, ky dru i madh, gati sa nuk është shkapërderdhur. I duhet çelësi që do ta hapte kah shtigjet e sigurta.
    Bota, kjo anije e madhe, po noton nëpër lumenjtë më të ndotur. Prej kur ka dalur nga lumi i pastër, ajo nuk ka hyrë më në dallgët e qeta të tij. Megjithatë Islami, ky lum i pastër, nuk do të shteret kurrë, sepse Burimi i tij me fuqinë e Allahut, është në gjendje ta vërshojë mbarë botën. Do të vijë dita kur sistemi islam do të sundojë botën. Atëherë nuk do të ketë të këqia, sepse e keqja nuk mundet kurrë të fitojë ndaj të mirës. Para se të krijohej toka, hapësira ka qenë e errët, por më vonë është kthjelluar. Më parë, vatrat e njerëzve kanë qenë të mbuluara me terr, por tash janë plot dritë. Nata njëmend është e errët, por as hëna, po edhe dielli, nuk e lënë të mbetet e tillë. Pas errësirës patjetër duhet të vijë drita.

  9. #9
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    BISEDË VËLLAZËRORE

    Erdhi koha e takimit tonë të sërishëm, unë – profesori. Pas namazit, mbetëm vetëm unë dhe ai. Kishte ndryshuar gjithçka. Sjellja, përshëndetja dhe në tërësi fryma e mirëkuptimit të ndërsjellë, ishte në nivel të lartë. Qysh në fillim e pash se profesori zotëronte dituri të madhe. Për mua ishte kënaqësi e madhe të dëgjoja diç nga sociologu. Tash dëshiroja të bëja një krahasim në mes kohëve dhe diturisë së fituar gjatë etapave të saj. Pasi dolën besimtarët prej xhamisë, u krijua një heshtje e dyfishtë. E thyem ne. Së pari fillova unë. E pyeta se ç’mendonte për ish nxënësin e tij, i cili nuk gjendej më në rrethin tonë.
    “Më thoni Mua, edhe nëse Ne i lëmë të kënaqen me vite, dhe pastaj atyre u mbërrin ai (ndëshkimi) i cili u qe premtuar, gjithë ajo me të cilën ata po kënaqeshin nuk do t’u vlejë aspak.” (Esh Shuara: 205-207); Kjo përgjigje më nxiti t’i kthehem temës, për çka edhe kishim nevojë.
    Si do ta sqaronit kthimin tuaj në Islam?
    “Meqë kam ndryshuar për të mirë, kësaj i them mrekulli, por mos e dhashtë Zoti kur njeriu ndryshon për të keq, asaj i thonë fatkeqësi. Fakt është se “çdo ndryshim ndodh më parë në kuadrin e vet mendimit”- Hegeli. Personalisht pikëpamjet e mia, kryekëput i kam orientuar drejt së vërtetës. Maturia, mendjemprehtësia, paluhatshmëria dhe vendosmëria, kanë qenë pishtarë të vetëm, përmes të cilave e kam njohur vetveten. Kam lexuar jo për t’u krekosur para të tjerëve siç bëjnë disa, por për ta udhëzuar veten në shtigjet që shpiejnë vetëm drejt ardhmërisë së sigurt.
    Pasi i kam analizuar disa rryma dhe e kam parë se pas qëndrimeve të tyre shumë të mira në letër, fshehet tragjedi e madhe në vepër, nuk më ka mbetur tjetër pos t’i kthehem sistemit që premton siguri më të madhe. Pos Islamit, sistem tjetër nuk kam pranuar, sepse vetëm kjo rrugë e bën të drejtën realitet, mirëqenien përditshmëri dhe jetën më të bukur.
    Njeriu musliman me shpirt-dëlirësinë e kulluar, me zemërgjerësinë e freskët dhe me përgjithësimin e qëlluar njerëzor, ka prodhim më fisnik të shpirtit se çdokush tjetër. Nuk jetohet me supozime dhe me paragjykime të thata (En Nexhm: 28; Junus: 66). Në të vërtetë, nuk ka gjë më të keqe se të përqafohet injoranca dhe njeriu vazhdimisht të bindet nga thashethemet, pa pasur fakte. Pra, gabim numër një është të bëhesh rob i thirrjeve të kota. Muhammedi a.s. garanton xhehenem për ata që mësojnë për qëllime iracionale. Të pohojmë se jemi të kufizuar në shqisat tona, pastaj nga ana tjetër ta refuzojmë atë që nuk mund ta përfshijnë ato, për mua është absurd i rendit të parë. Gjersa po flas, nuk jam duke i parë mendimet e mia se nga po vijnë, prandaj a është e udhës të them se nuk kam mend! Allahu xh.sh. dëshiroi të jem në rrugën e Tij (Al A’raf: 178; El Bekareh: 26; El Isra: 97).
    Rasti im ma kujton shkrimtarin gjerman Hajnrich Hajne, i cili kalimin e tij prej ateizmit në monoteizëm, e shpreh në këtë mënyrë: “…E kam lënë errësirën e filozofisë dhe jam kthyer tek e vërteta e fesë, në një Zot. Unë po vdes duke besuar Krijuesin e gjithësisë, mëshirën e të Cilit e kërkoj me përulësi”.
    Të njëjtën e ka shprehur edhe shkrimtari francez Lavedani: “Jam tallur me fe dhe kam menduar se jam i mençur… jam mashtruar vetë dhe ju kam mashtruar juve, të cilët i keni lexuar librat e mia. Ajo ka qenë një gabim, mashtrim – abuzim dhe ëndërr e zbrazët. Të heqësh dorë prej Zotit, do të thotë të shkatërrosh vetveten. Nuk e di a do të jem edhe nesër gjallë, por miqëve të mi duhet t’ua them faktin se unë nuk jam dënuar të vdes i pafe. Gëzohu shpirti im, se ja arrita momentit që të bie në gjunj, e të them: “unë besoj në Zotin”.
    Mosbesimin disa mohues e arsyetojnë me dëshirën e tyre se krahas krijimeve duhet të shihet edhe Krijuesi. A është kjo bazë e arsyeshme?
    Zoti i dukshëm për secilin, nuk meriton të quhet Zot. Për këtë shkak Allahu e privon njeriun nga kjo gjë. Megjithëkëtë, njeriu ka mundësi ta njohë Zotin përmes krijimeve. Ngarkesat elektrike nuk i shohim, por e shohim efektin e tyre (dritën, nxehtësinë, ftohjen). Elementet e televizionit (osciloskopi, integralet, diodat, tranzistorët…) nuk i shohim në ekran, por e shohim fotografinë dhe e dëgjojmë zërin. Gjumi, ajri, era, nuk shihen. As sytë tanë nuk i shohim drejtëpërdrejtë pa ndihmën e pasqyrës. Ata që thonë se Zoti duhet të duket, janë të pavetëdijshëm dhe “…shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, kështu që ata janë të humbur.” (El Enbija’: 24); Tekefundit “Po të kishte qenë e vërteta në përputhje me dëshirat e tyre, padyshim që qiejt dhe toka dhe gjithë ç’është në to do të ishte shprishur e shpërbërë!…” (El Mu’minun: 71).”
    Disa pyesin pse Allahu nuk i bëri të gjithë besimtarë…?
    “Gjeneratorët e pyetjeve absurde janë përplot ngarkesa me epshe dhe pa burim orientues. Kuptimi i tyre për jetën është i kufizueshëm aq sa ua lejon të pamurit. Këta mbyllen brenda rrethit të caktuar dhe duke u rrëkutur në botëkuptimet e paqarta, janë në gjendje të bëjnë çmos për ta shkrumuar esencën e realitetit. Ndryshe thënë, ai që e humb idealin për jetë, vetëm polemizon, por për çfarë arsye as ai vetë nuk e di. Njeriu i paarsyeshëm është personazh ndjellakeq i kësaj bote të rrejshme dhe komiku më i poshtër i kësaj bote të marrë. Ky prototip i përngjan kaçubave, shelgjeve dhe bimëve të egra, nga të cilat nuk pritet lule (e mirë). Ndjenjat e njerëzve të prishur janë sinusoidale dhe sa bëhen aktive aq bëhen edhe agresive. Ata fillimisht nuk besojnë aspak dhe për ta mbrojtur paradoksin personal, pyesin për gjëra që i dinë, por shtiren se nuk i dinë. ”Ata dinë vetëm pamjen e jashtme të jetës së kësaj bote dhe janë krejt të pavëmendshëm për fundin e punëve në Jetën e Përtejme.” (Er Rum: 7).
    Pikësëpari të gjithë duhet ta dinë se Allahu xh.sh. i udhëzon njerëzit në përgjithësi drejt rrugës së vërtetë. “Vërtet që Ne ia treguam atij rrugën që ai të jetë ose falënderues, ose mosmirënjohës (mohues).” (El Insan: 3); E nga ana tjetër duhet ta kuptojmë faktin se “…me të vërtetë që njeriu është plotësisht i dhënë pas padrejtësisë e mosmirënjohjes - mosbesimtar.” (Ibrahim: 34; Haxh: 66).
    “Allahu xh.sh. ka dashuri dhe mëshirë ndaj robëve të Vet 99 herë më shumë se nëna ndaj fëmiut të saj” – hadith, prandaj është absurde të mendohet se ka dëshirë t’i dënojë ata pa arsye. Udhëzimi i njerëzve është Kur’ani, prandaj kërkohet nga njeriu të veprojë sipas tij. Ky libër zbriti në gjuhën arabe, jo për t’u bërë ndonjë diskriminim gjuhësor, por për t’u shprehur e vërteta sa më mirë, sepse gjuha arabe është e pasur me fjalë më shumë se gjuhët tjera.
    “Kushdo që ecën drejt, ai ecën drejt për të mirën e vetes së vet dhe kushdo që ecën shtrembër, ai ecën shtrembër me humbje të vetes së vet…” (El Isra: 15); “…Allahu i humb rrugën atij i cili është Musrif (politeist, vrasës, shtypës) dhe Murta (ai i cili dyshon në Këshillat e Allahut dhe në Njësinë e Tij).” (Gafir: 34) dhe “…Allahu vulos zemrën e çdo tirani kryelartë (kështu që ata nuk mund ta drejtojnë veten në Udhën e Drejtë).” (Gafir: 35); “Padyshim që Allahu nuk i bën padrejtësi aspak njerëzimit, por njerëzimi i bën padrejtësi vetes së tij.” (Junus: 44; Teube: 70; En Nahl: 33, 118); “...Dhe kush është më i gabuar se sa ai i cili ndjek dëshirat e veta pa udhëzim nga Allahu?…” (El Kasas: 50).
    Filozofia dhe psikologjia islame është koncentruar në refuzimin e djallit për t’u përkulur para mrekullisë së Allahut dhe në mashtrimin e Ademit a.s. Kjo zanafillë e mbrapshtë është trashigimi edhe tek njerëzit e sotëm. Pra, mendjemadhësia dhe lakmia janë pengesë e besimit në Zot.”
    Çka do të thotë të jetosh me bindjen laike?
    “Njeriu duhet të jetë mirënjohës ndaj Krijuesit të vet. Arroganca luftohet nga Allahu (El A’raf: 40; El Ankebut: 49; Er Rum: 10; Sad: 2; Gafir: 56, 60; Ez Zumer: 3; Ed Dukhan: 19; Ta Ha: 74; Lukman: 7; Es Saffat: 35…). Mosbesimtarët janë njerëz artificial. Zoti i tyre gjendet në teatër… “Ata e shohin dhe e dallojnë qartë Mirësinë e Allahut, por prapëseprapë ata nuk e pranojnë…” (En Nahl: 83); “…ata që nuk besuan kishin futur në zemrat e tyre krenari e mendjemadhësi - krenari e mendjemadhësi të kohës së Xhahilisë (Injorancës, para Islamit)…” (El Fet’h: 26); Prandaj “…do të vëresh një mohim në fytyrat e mosbesimtarëve!…” (Haxh: 72); Dituria e pakët e tyre, nuk krijon hapësirë për befasi, sepse “Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata…” (En Nexhm: 30).
    Një musliman i cili me “diturinë” e tij ka krijuar emër në botë, thotë se “Islami është armiku më i madh i njerëzimit”. Nëse edhe kjo quhet dituri, e marrtë djalli atë! Hriziposi (shkroi 705 libra) vdiq nga e qeshura (kur e pa majmunin duke ngrënë fiq). S’është befasi nëse vdesin edhe disa nën rimën: “majmuni ha fiq – dijetari vdiq“. Mosbesimtarët “...ishin mospërfillës në tokë pa të drejtë...“ (Fusilet: 15): “Ata janë të cilët kanë blerë të gabuarën me çmimin e Udhëzimit dhe ndëshkimin me çmimin e Faljes...“ (El Bekareh: 175); “Ata mendojnë të mashtrojnë Allahun dhe ata që besojnë, ndërsa në të vërtetë ata vetëm se mashtrojnë vetveten dhe nuk e marrin vesh.“ (El Bekareh: 9); “...Në të vërtetë, këta vetë janë mendjelehtët, por nuk e dinë.“ (El Bekareh: 13).”
    Mosbesimtarët kërcënohen me dënim të ashpër. Pse?
    “Kush nuk dëshiron të dëgjojë, meriton dënim. Shprehja e mosgatishmërisë ndaj thirrjes së Zotit, është për çdo kritikë. Allahu xh.sh., pyet njerëzimin “Si është me ta, pse nuk besojnë?” (El Inshikak: 20); “Ç’është me ju që nuk shpresoni për shpërblim (nga Allahu ose që nuk besoni në Njësinë e Tij)?” (Nuh: 13); “…Atëherë, kush gabon më rëndë se sa ai që mohon Ajetet e Allahut dhe kthen shpinën prej tyre?…” (En Aam: 157); “Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?” (El Vakia: 59); Hajnat ndiqen nga shtetet nëse e thyejnë bankën, pra nëse e shkapërderdhin pasurinë. Po ata që i shfrytëzojnë begatitë e Zotit dhe prapëseprapë “…kthejnë kokën mënjanë dhe do t’i shohësh të kthejnë fytyrën me kryelartësi.” (El Munafikune: 5) dhe “… vazhdojnë të jenë në kryelartësi dhe në ikje (nga e vërteta).” (El Mulk: 21), nuk meritojnë tjetër vetëm se dënim. Ky dënim pason “Kjo ngase ata ndoqën atë që zemëroi Allahun dhe urryen atë që Ai donte…” (Muhammed: 28) dhe “Për shkak se e ndien veten të pavarur.“ (Al ’Alak: 7).“
    Pse shumica e jobesimtarëve jetojnë në luks?
    “Nuk janë të lumtur jobesimtarët. Luksi ose pasuria materiale nuk janë elemente të rehatisë. Ndërtesat e mëdha i shkatërrojnë armët, pasurinë e plaçkisin hajnat, luksin e shëmtojnë rrebelët e çoroditur... Me sa e di, shumë të çmendur drejtohen kah spitalet e psikiatrisë për t’u shëruar. Të kundërtën e bëjnë disa pseudointelektual, japin para për ta humbur vetëdijen (pijnë alkohol). “...Sa për atë që nuk beson, Unë do ta lë atë në një kënaqësi të përkohshme...“ (El Bekareh: 126); “Dhe po të mos ishte që gjithë njerëzimi të bëhej një komb i vetëm (të gjithë mosbesimtarë që të dëshironin vetëm jetë dynjaje), Ne do të kishim dhuruar për ata që nuk besojnë të Gjithëmëshirshmin (Allah), çati argjendi për shtëpitë e tyre dhe shkallë (po nga argjendi) për t’u ngjitur, dhe për shtëpitë e tyre dyer (argjendi) dhe frone (argjendi) ku mund të rehatoheshin, dhe stoli ari. Prapëseprapë e gjithë kjo, nuk do të kishte qenë asgjë përveç se një kënaqësi e kësaj bote. E Jeta e Fundit, tek Zoti yt është vetëm për Muttekunët (të përkushtuarit në Besimin e Pastër Islam).“ (Ez Zukhruf: 33-35).“
    A ka dyshim se mund të ngjallen hipokritët dhe kush janë ata?
    “Dyfytyrëshat e kanë uzurpuar çdo pëllëmbë të tokës. Ata jo vetëm se janë ngjallur, por edhe janë vampirizuar. Pra, hipokritët “... u urdhërojnë njerëzve El-Munker (të keqen, mohim e politeizëm, gjithçka që ka ndaluar Islami) dhe i ndalojnë ata nga El-Ma’ruf (e drejta, besimi Islam dhe urdhërat e tij)...“ (Teube: 67); Ata “...armiq - shejtanët nga njerëzit dhe xhindet duke frymëzuar njëri-tjetrin me fjalë të stolisura për mashtrim...“ (An Aam: 112); Të vazhdosh rrugën e dyfytyrëshve do të thotë të mos kesh fytyrë njeriu.“
    Fe ka shumë. Si e dallon Islamin mes tyre?
    “Islami është sistem i përgjithshëm njerëzor. Sa u përket feve, për ato nuk mbaj përgjegjësi unë. Ato janë të formuara nga njerëzit ose i mbajnë emrat e tyre (Buda-budizmi, Krishti-krishterizmi, Juda-judaizmi…). Islami nuk vie në tokë si emërtim i ndonjë personi, por si sistem hyjnor për rregullimin e jetës njerëzore. Armiqtë shpeshherë Islamin e quajnë muhamedanizëm, duke dashur kështu ta shtrembërojnë domethënien e fjalës Islam. Patjetër duhet ta dallojmë Islamin mbi gjithçka, sepse nuk është fjala për romuze. Nuk ka nevojë të çohet pluhur rreth temës absurde se mos ka ndonjë fe më të mirë se Islami. Çdo diskutim për këtë çështje është i pabazë, siç është e pabazë thënia se uthulla është e ëmbël si mjalti. Duhet pra, të dallohet e mira nga e keqja si dhe e bardha nga e zeza. Njerëzimit nga Zoti i zbriti vetëm sistemi Islam, “Por ata janë shpërndarë e kanë ndryshuar mes vetes në lidhje me fenë e tyre...“ (El Enbija’: 93); Si program jete Islami është i mjaftueshëm për çdo njeri të arsyeshëm. “A mos kërkojnë fe tjetër në vend të fesë së Allahu (Islamit)...“ (Al Imran: 83); Njeriu është i lirë (El Bekareh: 256) të zgjedh rrugën e tij jetësore. “Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij...“ (Al Imran: 85).“
    Krishterët pohojnë se bibla e tyre është fjalë e Zotit. Si “dëshmi“ ata paraqesin një citat biblik, ku në mes tjerash thuhet: “Dije se në ditët e fundit do të vijnë kohë kritike me të cilat vështirë do të dilet në fund, sepse njerëzit do të bëhen egoistë, adhurues të të hollave, mendjemëdhenjë, kryelartë, shpifës, të padëgjueshëm ndaj prindërve, të pandërgjegjshëm, të pavarshëm, ateistë, brutalë, pa dashuri për të mirën, tradhëtarë, të papajtueshëm, të pakuptueshëm, të panënshtrueshëm, të panjerëzishëm, të ngutshëm, të fryer nga krenaria, mujsharë, të dhënë më tepër pas ëndjes e dëfrimeve se sa pas Perëndiut. Ata do ta ruajnë dukjen e jashtme të përshpirtësisë, por do ta mohojnë fuqinë e saj.“- D.S.F 2 Timoteut 3:1-5. (Profesori u vrenjt. Me sytë e mendimit dhe me thellësinë e vetëdijes, nxirrte metron e logjikës. E mprehte shikimin në çdo skaj të xhamisë).
    “Ingjili qëndroi më se 70 ditë në tokë dhe me të edhe Isau a.s. As njërin as tjetrin nuk e përfillën njerëzit e atëhershëm. Allahu xh.sh., pasi vërejti se njerëzit e çoroditur po e tepronin me ekstravagancë, e pa të arsyeshme ta pezullojë librin dhe të dërguarin në qiell. Pas kësaj njerëzit formuan bindje jo të drejtë dhe filluan ta quanin Isaun, djalë të Zotit, madje filluan t’i ripërtërijnë mësimet e Ingjilit duke shkruar fjalë kuturu e duke i quajtur ato si fjalë të Zotit. Edhe Muhammedi a.s. është ngritur në qiell, por Zoti edhe pas kësaj e quan rob të Vetin (El Isra: 1) - e jo djalë. Për ne, sa është absurde aq është edhe paradoksale teoria krishtere. Zoti është dritë, e “djali i Tij” (siç thonë ata) mish, gjak, asht e shpirt. Kjo ndryshe i vie sikur djali im të jetë prej druri ose prej hekuri. Dhe Zoti i Gjithdijshëm po e masakron “djalin e Tij” për t’ua larë mëkatet njerëzve! Prej Isaut a.s. e deri te Muhammedi a.s. (Zemanul fitreti) u trilluan lloj-lloj rryma të disfavorshme për të vërtetën.
    Astrologët shkruanin libra dhe më vonë i bindnin disa grupe njerëzish se ato libra janë prej Zotit. Sa i përket “largpamësisë” biblike për të ardhmen, duhesh ta dish se astrologët me frymëzim magjik ia arrijnë deri diku qëllimit. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ata e parashikojnë ardhmërinë. Në të vërtetë ata e mjegullojnë ardhmërinë. Kur’ani na mëson se ardhmërinë e di vetëm Allahu xh.sh., me çka dëshmon edhe fitorja e bizantinëve (Er Rum: 2-5). Nëse duam të merremi me trillime jo vetëm të biblës, por edhe mitologjisë greke dhe romake, do të duhej t’i besonim, sepse gjërat përputhen me kohën.
    Duke e zbritur Kur’anin, Allahu ua bëri me dije atyre që devijuan rrugën e Tij se “...askush nuk mund t’i ndryshojë Fjalët e Tij...“ (El Kehf: 27); Islami është “që udhëzon drejt më të drejtës dhe më të vërtetës...“ (El Isra: 9); “...kështu që mos u bë prej Xhahilunëve (që lëkunden nga padija dhe padurimi).“ (En Aam: 35); “...Të mos jesh pra prej atyre që dyshojnë.“ (Junus: 94); Derisa jemi tek propaganda krishtere për vërtetësinë e biblës, duhet ta dish se “...Gjithsecili vepron sipas Shakilatit të tij (sipas përkushtimit të tij, mënyrës së tij, qëllimit të tij ose sipas fesë së tij) dhe Zoti juaj e di më së miri se kush është më i drejtuari në Udhë të drejtë.” (El Isra: 84).“
    Islami luftohet ashpër nga armiqtë. Si do të jetë epilogu?
    “Gjëja më e pamundshme është kjo – të dështojë Islami. Allahu xh.sh., thotë: “E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues.” (El Kasas: 5); “Vërtet Ne, jemi Ne që e kemi zbritur Përkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim që Ne do të jemi Gjithëruajtës të tij.” (El Hixhr: 9).”
    Arabët që dikur depërtuan edhe në Spanjën e largët, sot po luftohen nga një shtet i vogël çifut, madje edhe janë armiqësuar mes veti. E njëjta gjë vlen edhe për turqit. Dhe thënë ndryshe, muslimanët jetojnë në mjerim, pse?
    “Për këtë nuk është fajtor as Islami, as Kur’ani, por muslimani i vetëthirrur. “Çfarëdo e mire që të vjen, ajo është prej Allahut, kurse çfarëdo e keqe që të bie ty, ajo është nga vetja jote…” (An Nisa’: 79; Esh Shura: 30). Allahu xh.sh., fort mirë na tërheq vërejtjen: “Kushdo që punon mirësi e drejtësi, (përfitimi) është për veten e tij dhe kushdo që punon të ligën, ajo është kundër vetes së tij dhe Zoti yt nuk është aspak i padrejtë ndaj robëve të Tij.” (Fusilet: 46; El Xhathijah: 15; El Isra: 7). Të bëjmë mirë, do të thotë ta dëgjojmë Zotin xh.sh. dhe përkundrazi. “…dhe shkoni mirë me njëri-tjetrin…” (El Enfal: 1).
    Se sa është respektuar kjo këshillë, mjafton të hedhim një vështrim kah shtetet arabe. Kot, po nuk luftuam për çështjen tonë, ne luftojmë për atë të armikut tonë. Gjendjen e kemi ashtu siç e meritojmë dhe mund ta përmirësojmë vetëm nëse e çelikosim unitetin tonë. Recepti nuk sjell shërim, ara e djerrë nuk ka bereqet, hajmalia nuk t’i bie mendët… Të na bëhet një gjë e qartë. “Kreu i çështjes është Islami, shtylla e tij është namazi dhe kulmi i Islamit është xhihadi në rrugën e Allahut.”- Muhammedi a.s. Nëse veprojmë sipas parimeve islame, hapat i kemi të sigurtë. Përndryshe gjendemi para kaosit, nga i cili nuk pritet rrugëdalje. Kur vepruam me parime islame e morëm botën në duart tona, tash le të gjykojmë realisht.”
    Kam thirrur në Islam, pak më janë përgjigjur. Përse?
    “…Por shurdhët nuk do ta dëgjojnë thirrjen edhe kur të paralajmërohen.” (El Enbija’: 45); Islami nuk u shkon për shtati epshorëve, injorantëve, intrigantëve… “…pastaj lëri të luajnë në bisedat e cikërrimat e tyre të kota.” (En Aam: 91; El Mu’minun: 54; El Mearixh: 42: “I lini vetëm ata të hanë e të shijojnë (të mirat e përkohshme kësaj bote) si dhe t’i përkushtohen shpresës së kotë. Shpejt do ta kuptojnë!” (El Hixhr: 3); Nëse ai që e thërret, të kundërshton rreptë dhe është i prirë për punë të këqia, dije se “…kur i thuhet atij: “Kije frikë Allahun”, ai udhëhiqet nga arroganca (krenaria, mospërfillja) në krime të mëtejshme…” (El Bekareh: 206); Përgjigja më e mirë që u kthehet atyre, është: “…Ne kemi punët tona dhe ju tuajat. Paqja qoftë mbi ju. Ne nuk kërkojmë (rrugën për tek) injorantët.” (El Kasas: 55).”
    Si duhet të sillemi me jomuslimanët?
    “Izraelitët i shkallmuan palestinezët. Komunistët i mbyllën xhamitë. Masonët kurdisin kurtha vdekjepruese për muslimanët. Ortodoksët prej Afganistanit e deri në Ballkan, uturijnë me onomatope antiislame. Krishterët dogjën, rrënuan, vranë, e çka nuk bënë tjetër! Vetëm në Algjeri, brenda në xhami, u prenë 4 mijë muslimanë dhe xhaminë e Kashave ku gjendeshin besimtarët duke u lutur, mëpastaj e shndërruan në kishë. Ky akt u krye me kërkesë të gjeneralit Roxhiver. Më vonë kleriku Shosije, shpreh mburrje për udhëheqjen e tij të suksesshme, kurse sekretari i guvernatorit francez Buzhe, në ish xhaminë (në kishë), lidhur me këtë sjellje barbare ka thënë: “Janë afruar ditët e fundit të islamit dhe gjatë 20 viteve të ardhshme, nuk do të besohet zot tjetër, përveç Isusit…”. Nga ana tjetër, Viktor Ygo pa fije turpi thotë se, gjatë kohës së hilafetit të Omerit, janë rrënuar 4 mijë kisha për t’u shndërruar më vonë në xhamia. Kjo është pasqyra se si veprojnë jomuslimanët kundër muslimanëve, vetë e bëjnë krimin, pastaj thonë se muslimanët e kanë bërë. Nga ana tjetër dëshmon historia e jo vetëm Muhammedi a.s. por edhe pasardhësit janë sjellur si është më së miri me jomuslimanët. Para ligjit islam të gjithë janë të njëjtë. Kur’ani është për bashkëjetesë të sigurtë mes muslimanëve dhe jomuslimanëve (Al Imran: 64; Teube: 6). “Nëse dikush i shtyp nënshtetasit jomuslimanë, unë do të jem mbrojtës i tyre në Ditën e Gjykimit:”- Muhammedi a.s.”
    Si do të jetonte një musliman pa pasur dije të mjaftueshme rreth Islamit?
    “Muslimani injorant blen këpucë nën të cilat armiqtë kanë shkruar ALLAHU EKBER, blen qilim të shkruar me shehadet, blen kaseta ku përmendet diçka islame pa vend dhe kështu mendon se po i kontribuon Islamit. Ai jo vetëm që e shton fondin e armiqve, por bën edhe sakrilegj. Thënë ndryshe, muslimani injorant bën lëshime dhe ndaj negativitetit nuk përdor tejqyrë (dylbi).“
    Lakmia, epshi, dëshirat e marra... çfarë ndikimi kanë?
    “Epshi është privilegj i injorantëve. Lakmia është tallje therrëse. “…Padyshim që uni (nefsi njerëzor) është i prirur drejt së keqes…” (Jusuf: 53); Lakmia (Hud: 116; Er Rum: 29; Muhammed: 16; El Kehf: 28) sikurse edhe djalli mendjelehtëve “…do t’ua zbukuroj atyre (njerëzve) rrugën e gabuar në tokë dhe do t’i fus në rrugë të shtrembër që të gjithë.” (El Hixhr: 39); Njerëzit e shfrenuar epshin e trajtojnë si zot të vetin (El Furkan: 43; El Xhathijah: 23); prandaj edhe nuk mund të shkëputen lehtë prej tij. Edhe krishterët, ortodoksët… të cilët “…murgësinë të cilën ata ia mveshën vetes së vet…” (El Hadid: 27), nuk e pranuan Islamin sepse ai “…nuk u pëlqeu epsheve të tyre…” (El Maideh: 70). Për të mos rënë edhe muslimani nën ndikimin e epshit, Allahu xh.sh. e këshillon Muhammedin a.s. që t’u thotë muslimanëve t’i ndalin edhe shikimet e dëmshme (En Nur: 30-31). Xhehenemi gati dyfish përmendet më shumë se xheneti në Kur’an. Për këtë shkak, muslimanët duhet ta kenë parasysh faktin, se vetëm njeriu që nuk lakmon fare kah e keqja, mund të jetë më afër synimit të tij (xhenetit). Ebu El Xheuziu pohon se “shumë më i lumtur do të ishte sikur në vend të epshorit, për fqinj ta ketë derrin ose majmunin”.
    Islami akuzohet se e ka robëruar gjininë femërore. Ku qëndron e vërteta?
    “E di se flitet me bujë të madhe për këtë çështje, jo pse është kështu, por pse nuk është ashtu. Grekët e vjetër e detyronin femrën për amoralitet, për lindje joligjore dhe më në fund e zhduknin në mënyrë çnjerëzore. Ebrejt e shitnin si në vend të shërbëtorëve. Hindusët e cilësonin femrën me helmin, zjarrin, vdekjen... madje edhe më të keqe. Katolikët deri vonë e quajtën si portë, nënë, bijë dhe farë të djallit. Arabët i varrosnin prej se lindnin, e kështu me radhë. Aristoteli femrën e sheh si krijesë të shëmtuar, me dëshirë të dobët dhe pa pavarësi. Niçe e quajti lodër, Tengsoni preja e mashkullit...
    Megjithëkëtë, Islami e vesh femrën me titullin më të lartë, duke i dhënë asaj të drejta plotësisht të barabarta me gjininë e kundërt. Befasia më e madhe lind kur kihet parasysh fakti se kundërshtarët e Islamit, shënjestrën e parë (kritikuese) e drejtojnë drejt mbulesës. Tërë ato që i cekëm më parë, për ata janë më të mirëseardhura sesa mbulesa. Është ngritur pluhur i madh rreth fjalës “emancipim“, e cila nëse shtjellohet më detalisht është shfrenim, sepse ata që e kanë shpikur këtë shprehje e kanë dëshiruar femrën pa petk. Mbulesa është pancir që e mbron nderin e femrës nga plumbat (shikimet) e epshorëve. Allahu e preferon mbulesën, sepse kjo “...do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush...“ (El Ahzab: 59); Islami është kritikuar për poligami, ndonëse nuk e urdhëron atë kur nuk ka nevojë (mungesa e burrave dhe teprica e femrave – e cila nëse nuk rregullohet siç ka thënë Allahu, sjell pasoja katrastofale, dëshmitarë të të cilave jemi). Më habit fakti, pse nuk e luftojnë biandrinë ata që e luftuan poligaminë e arsyeshme. Sido që të jetë, as 8 marsi dhe as Danimarka, nuk i sollën femrës emancipim (në kuptim real) sesa Islami. Megjithëkëtë, kur tash Islami po luftohet, nuk është çudi se roli i femrës në shoqëri ka rënë në nivelin shtazarak. Si pasojë e zhveshjes ose gjysëmzhveshjes dhe e padrejtësisë gjinore, sot femra po keqtrajtohet brutalisht. Rrugët, filmat, skenat teatrale, lokalet dhe revistat janë dëshmitarë për rolin e gjinisë femërore në botë (ashtu siç dëshiruan ata që angazhoheshin për “emancipim”- shfrenim).”
    T’i kthehemi fakteve. Cilat mund të jenë argumentet më bindëse për Islamin?
    “Nuk ka nevojë të kthehemi aty ku kemi kaluar. Kur’ani shpreh edhe kritikë ndaj Muhammedit a.s. (El Isra: 73-74) dhe ndaj muslimanëve edhe për çështje shumë të vogla, po edhe të mëdha. Njerëzimit u janë të qarta argumentet, por disa i vështrojnë me sy qorr e disa edhe me mikroskop elektronik. “Dhe sa shumë shenja treguese në qiej dhe në tokë lënë të kalojnë (e s’ua vënë mendjen)? Prapëseprapë ata janë braktisës e të padëshiruar për to.“ (Jusuf: 105); “Ne i kemi përcaktuar natën dhe ditën si dy shenja (Tonat)...“ (El Isra: 12); Nuk dua të lodhem për faktet, sepse ata që duan të besojnë, u mjafton si fakt vetja e tyre, kurse ata që nuk besojnë siç thotë edhe Allahu xh.sh., sikur edhe të hapej qielli e një vendkalim i melekëve e t’i shihnin ata, do të pranonin ta quanin veten të çmendur, e për të besuar jo se jo.“
    Pse më luftojnë njerëzit (pse jam musliman) më shumë se sikur të bëhesha kriminel. Ku qëndron arsyeja e kësaj arrogance?
    “Rruga drejt së të vërtetës është shumë e vështirë. “E padyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.“ (El Inshirah: 5-6).“
    Dëshirat e njerëzve janë të shumta, mundësitë e realizimit të pakta. Disa pyesin pse Zoti nuk më jep mua atë që e kërkoj ose pse nuk më bën të pasur, etj. Sa kanë të drejtë ankuesit të mos besojnë në Zot për këtë gjë?
    “Aspak. Natyra e disa njerëzve është e prishur. “...ata që mohojnë, kundërshtojnë me gjëra të paqena, me qëllim që të dobësojnë e të rrëzojnë të vërtetën që këtej... (El Kehf: 56); “...Çdonjëri prej tyre do të donte që të mund t’i jepej një jetë mijëvjeçare...“ (El Bekareh: 96); Allahu xh.sh. e kupton qëndrimin nënçmues të njeriut dhe e sqaron atë (Haxh: 11; Fusilet: 49-51; El Isra: 83), duke dëshmuar se njeriu nuk është mirënjohës ndaj begative të Tij. Mu për këtë shkak Allahu xh.sh., thotë: “Dhe po të ishte se Allahu do ta zgjeronte Rizkun (furnizimin, begatitë) për robët e Tij, ata padyshim që do të kalonin çdo kufi në tokë, por Ai zbret me masë siç do Ai. Vërtet që Ai është për robët e Tij në Dijeni të Plotë, Gjithëvëzhgues (për ato gjëra që u vlejnë atyre).“ (Esh Shura: 27).“
    Si i vendos sistemi islam raportet politike, sociale, qytetare, kushtetuese, ndërkombëtare...?
    “Allahu xh.sh., me plot të drejtë thotë: “...Nuk janë njësoj Al-Khabithi (çdo gjë e keqe, e neveritshme për njerëzit) dhe Al-Tajib (çdo gjë e mirë dhe e pëlqyer nga njerëzit), megjithëse bollëku i së keqes mund të të mahnit...“ (El Maideh: 100; Fusilet: 34). Sikur vetëm një porosi të zbatohej në botë si ligj gjithënjerëzor, nuk do të vuante asnjë njeri. Allahu për drejtësi drejtohet në Kur’an në 228 ajete. Kjo dëshmon se në sistemin e ardhshëm islam, nuk do të ketë padrejtësi as sa një molekulë. Krahas kësaj do të zhduken edhe dhuna, mjerimi, degjenerimi, çoroditja, papunësia, lufta… Energjia nukleare nuk do të mbytë më asnjë njeri, e lëre me mijëra (si në Hiroshimë, Nagasaki, Çernobil…). Njeriu pra, do të fitojë atë për çka punon (Teube: 105). I Gjithëdijshmi me vetëm 10 ligje nga aspekti ekonomik, ka vendosur drejt çështjen sociale. “Allahu do të shkatërrojë Ribanë (kamatën) dhe do të shtojë Sadakanë (veprat bëmirëse, lëmoshën)…” (El Bekareh: 276); Sikur vetëm kamatat të derdheshin në lëmoshë, gati asnjë njeri nuk do të mbetej i uritur, e të mos flasim për shkapërderdhjet e tepërta. Edhe pas tërë kësaj, për dikë, prap socializmi e për disa kapitalizmi, do të mbeten sisteme më të preferuar. Megjithëkëtë, njëri ekonomikisht e tjetri moralisht, veç dështuan, sepse dështimin e kurdisën vetë. Marksizmi në praktikë pësoi fiasko, e nëse ka mbetur diçka në teori, atëherë le të futet me një thes me teorinë e socialistëve utopik. Kështu, do të shkrihet çdo sistem që ia zë rrezen Islamit. Për këtë, do ta kemi kohën dëshmitare.”
    Gëzon fakti se shumë dijetarë perëndimorë po kalojnë në Islam. Ku është enigma e kësaj kthese kaq të madhe dhe interesante?
    “Islami ka zbritur për njerëzit e mençur. Në asnjë ajet Allahu nuk u drejtohet budallenjëve, por të mençurve dhe dijetarëve. Se ateistët gradualisht do të zhduken, dëshmon premtimi i Allahut xh.sh.: “Ata (mosbesimtarët, jehuditë dhe të krishterët) duan ta shuajnë Dritën e Allahut (me të cilën është dërguar Muhammedi a.s. – Islamin) me gojën e tyre, por Allahu nuk do ta lejojë këtë, përkundrazi Drita e Tij do të përsoset, edhe pse Kafirët (mohuesit) e urrejnë (këtë).“ (Teube: 32); Allahu, atyre që janë të interesuar për të vërtetën, do t’ua mundësojë ta shohin atë. “Ne do t’u shfaqim atyre Shenjat Tona në gjithësi dhe në vetë veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ky (Kur’ani) është e vërteta...“ (Fusilet: 53); D.m.th. “...Allahu fshin e shuan gënjeshtrën dhe vendos të vërtetën (Islamin) me Fjalën e Tij (me Kur’anin)...“ (Esh Shura: 24);“ (Profesori ngutej duke dhënë përgjigjet e tij, prandaj vendosa që bisedës t’i afrohem kah fundi).
    Në fund i nderuari profesor, si shihet jeta nga pikëvështrimi islam?
    “Jeta në këtë botë është sprovë (El Bekareh: 155), është përgatitje për jetën tjetër. Andaj duhet të dimë si ta jetojmë, sepse me vdekje nuk përfundon asgjë, por përkundrazi fillon jeta, e cila do të varet kryekëput nga kjo jetë. Për jetën tjetër nuk dimë, siç nuk di embrioni për këtë jetë gjersa gjendet në mitër. E vetmja gjë që dimë për jetën tjetër është se “Secili njeri është peng (përgjegjës) i veprës së vet.“ (El Muddethir: 38); “...Asnjë i rënduar me barrë, nuk mund të mbajë barrën e një tjetri (secili mban barrën e vet)...“ (El Isra: 15); “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër, vetëm se ajo që ka punuar.“ (En Nexhm: 39; El Bekareh: 286; El Xhathijah: 22).
    Prandaj, Muhammedi a.s., nuk porosit kot: “Puno për jetën e kësaj bote sikur të mos vdesësh kurrë dhe puno për botën tjetër sikur të vdesish nesër“; Islami na bën me dije se jeta është dëfrim, lojë dhe mashtrim (En Aam: 32; El Hadid: 20; Muhammed: 36; El Ankebut: 64). Mirëpo, njeriu nuk duhet ta bëjë kështu në kuptimin e plotë të fjalës, sepse jeta mund të jetë diç edhe më e vlefshme se loja, por kjo varet gjithsesi nga ne, për çka flet El Gazaliu: “Sikur kjo botë të ishte pehar i arit, por kalues, ndërsa bota tjetër pehar i dheut, por i amshueshëm, unë do të zgjidhja atë të dheut, për arsye të amshueshmërisë së tij“. Ne patjetër duhet të shprehim mirënjohje ndaj Krijuesit tonë “...Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.“ (Al Imran: 144-145). “…Ai (Kur’ani) është një lajm i madh.“ (Sad: 67), kurse disa ia kthejnë shpinën (68). Ta keni të qartë se nuk jetohet më ashtu, në valët e kiçit dhe të snobizmit. Muzika nuk sjell çlirim, hajmalia nuk bie shërim, paraja nuk është diç për lavdërim dhe as marrëzia askujt s’i ka sjellë fatbardhësim.
    “Do të ishte fat i madh sikur të mos ishim krijuar, por meqë jemi krijuar, fat i madh do të ishte të mos vdisnim. Por, pasi duhet të vdesim, do të ishte fat i madh të mos ringjallemi. Pra, pasi kemi për t’u ringjallur, fat i madh do të ishte të mos japim llogari. Por pasi duhet të japim llogari, do të ishte fat të mos dënohemi. Fati më i madh do të ishte që dënimi të mos jetë i rëndë. (Hasan El Basriu). Jetën duhet ta jetojmë sepse Allahu na e dhuroi atë, që ne përmes gjallërimit tonë, ta njohim edhe Krijuesit tonë. “Kam qenë thesar i panjohur, dëshirova të bëhem i njohur, prandaj krijova njeriun”- (Hadisi kudsi).
    “Dhe mos e përzieni të vërtetën me gënjeshtrën dhe mos e fshihni të vërtetën…” (El Bekareh: 42); “Te Allahu më i dashur është ai, i cili u bën tepër dobi njerëzve”- hadith; “Më e urryera është tek Allahu ajo që ju të thoni atë që nuk e bëni.” (Es Saff: 3); “Veprat shpërblehen sipas qëllimit”- hadith; “…Nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut vertet që zemrat gjejnë prehje.” (Er Rad: 28); “…petku i drejtësisë dhe i përkushtimit, ai është më i miri…” (Al A’raf: 26).”
    Profesori m’i ceku edhe ajetet El Bekareh: 263; Al Imran: 92; dhe një hadith. Pastaj duke u ndarë me përshëndetje, shtoi edhe këtë:
    “Islami sigurt po hapëron përpara, sepse kështu don Allahu, i Cili betohet: “Por Ne lëshojmë (zbresim) të Vërtetën (Kur’anin) kundër çdo shpifje e mosbesimi, kështu që ai e shkatërron atë dhe shih! Ajo, e pavërteta është e shuar dhe e mbaruar!...“ (El Enbija’: 18).“
    Kalimi i botës në sistemin islam ka filluar – E vërteta islame do të depërtojë në çdo skaj. Zëri islam do ta pushtojë çdo zemër të pastër dhe çdo mendje të shëndoshë, kurse së shpejti ligji i Allahut xh.sh., do të sundojë mbi sipërfaqen e tokës, në çdo metrazh.

    Avni Avdiu

    Meka



    Medina

    Ndryshuar për herë të fundit nga ORIONI : 25-12-2004 më 18:08

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Arkivi i gazetës elektronike sportive: "FUTBOLLI"
    Nga no name në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 3100
    Postimi i Fundit: 06-09-2007, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •