GSH

-------

DOSSIER

Ish-studenti Spiro Mėhilli tregon momentet e ditėve tė fundit nė universitetet sovjetike. Si iu pėrgjigjėn shqiptarėt formave diskriminuese tė KGB-sė

Greva e urisė nė Moskė pas prishjes me BS-nė


--------------------------------------------------------

Fatos Veliu


Qindra studentė shqiptarė, duke marshuar nė qendėr tė Moskės me flamuj kombėtarė dhe me portretet e Enver Hoxhės nė duar, thėrrisnin nė kor dhe me njė entuziazėm tė jashtėzakonshėm "Parti-Enver, jemi gati kurdoherė". Entuziazmi i tyre i jashtėzakonshėm dhe i paparė nė ato rrugė qė prej kohės kur jetonte simboli i komunizmit, Josif Stalini, kishte tėrhequr vėmendjen e qindra kalimtarėve tė rastit, tė cilėt shikonin tepėr tė habitur pa kuptuar se ēfarė po ndodhte. Ndėrkohė, shumė njerėz shkėputeshin nga turmat e kureshtarėve dhe takonin nė rreshtat e studentėve shqiptarė shumė prej atyre qė, nga sa kuptohej, i kishin tė njohur tė veēantė. Njė ngjarje e tillė ka ndodhur pikėrisht nė mesin e vitit 1962 nė ish-Bashkimin Sovjetik, nė momentin kur prej andej po dėboheshin 1500 studentėt shqiptarė, pasi kishin pėrfunduar marrėdhėniet e mjaltit mes dy shteteve komuniste. Flitet pėr momente tepėr emocionuese, tė cilat u pėrjetuan nė dhjetėra qytete tė supershtetit komunist tė atyre viteve, tė cilat lanė mbresa jo vetėm nė historitė individuale tė atyre studentėve, por edhe nė historinė e Shqipėrisė komuniste. Mėsohet se ata studentė, para se tė bėnin kėtė parakalim demonstrativ me karakter kombėtar, kanė qenė pėr ditė tė tėra nė greva urie pėr tė denoncuar format e ndėrhyrjes sė KGB-sė nė jetėn e tyre studentore, me qėllim pėrēmimin dhe diferencimin e tyre nė lidhje me studentėt e kombėsive tė tjera. Njėri prej atyre studentėve, i cili ka qenė protagonist nė ato ngjarje tė veēanta, duke pėrjetuar direkt presionin e KGB-sė pėr tė pranuar dezertimin politik nga atdheu i vet dhe qė ka qenė ndėr shumė shokė protagonist edhe nė grevat e urisė, quhet Spiro Mėhilli, i cili sot ėshtė njė nga publicistėt e njohur nė Shqipėri. Pikėrisht nė intervistėn e ish-akademistit tė Leningradit, Spiro Mėhillit, sot pėr herė tė parė mėsohen shumė detaje tė panjohura me karakter historik, qė kanė gjithashtu edhe njė interes tė veēantė pėr lexuesin e sotėm. Si e mėsuan studentėt tė vėrtetėn se dy vendet tona po shkonin drejt divorcit tė pakthyeshėm politik. Porositė e gjeneral Ramohitos pėr mėnyrėn e prezencės sė tyre nė ditėt e fundit tė shkollės sovjetike dhe pozicionin qė duhet tė mbanin para njerėzve tė KGB-sė dhe tė gjitha grupeve shoqėrore tė atjeshme. Cilat ishin provokacionet konkrete, etj.


Zoti Spiro, si nisi historia juaj e largimit nga shkollat sovjetike nė momentin e ndėrprerjes sė marrėdhėnieve politike mes dy vendeve tona?
Dimri sa vinte e shtrėngonte. Ishte 25 ose 26 nėntori. Viti shėnonte 1960. Kudo shikoje vetėm borė. Ne shkonim nė sallėn "Ēernishevskaja". Nuk e dinim pėrse na kishin thirrur. Nga Moska kishte ardhur atasheu ynė ushtarak, gjenerali Halim Ramohito. Ai, si hodhi njė sy nga salla, tha: "Dalim jashtė e bėjmė njė shėtitje".
Nė kėto momente jashtė kishte filluar njė erė e fortė, e vrullshme dhe mjaft e ftohtė. Ajo na pėrplaste nė fytyrė flokėt e borės tė squllura nga shiu. Ishte njė suferinė e vėrtetė. Ne si marinarė ndoqėm pa folur atasheun tonė. Arritėm nė njė park. Kudo kishte pemė tė zhveshura, degė tė mbuluara me borė. Stolat nuk dalloheshin se ku ishin. Atasheu mė nė fund vendosi tė qėndronte diku. Ne u mblodhėm rreth tij. "Shokė!", filloi ai ligjėratėn duke ngritur paksa vetullėn e djathtė pėrpjetė. "Dolėm nga salla sepse rusėt, duke e ditur mbledhjen tonė, mund tė kenė vendosur aparate pėrgjues. Siē jeni nė dijeni, shoku Enver, shoku Mehmet, shoku Ramiz dhe tė tjerė, pėr disa ditė ishin nė Moskė. Nėn pretekstin e festimit tė 43-vjetorit tė Revolucionit Socialist tė Tetorit u zhvillua mbledhja e pėrfaqėsuesve tė 81 partive komuniste e punėtore. Pjesėmarrėsit nė mbledhje shkėmbyen pėrvojėn, u njohėn me pikėpamjet dhe pozitat e njėri-tjetrit. Nikita Hrushovi dhe lakejtė e tij polakė, ēekė, bullgarė, gjermanė, francezė, italianė etj. iu vėrsulėn pikėpamjeve tė partisė tonė dhe tė shokut Enver. Po shoku Enver mbajti qėndrim burrėror. Ai, Hrushovit dhe lakejve tė tij ia pėrplasi nė fytyrė".

Si i pėrjetonit momentet e fundit para ndarjes me sovjetikėt?
Ēuditėrisht ngjarjet u rrokullisėn shumė mė shpejt nga sa i kishim menduar. Ishim nė prag tė festave tona. Njė ose dy ditė mė vonė do festonim 48-vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė dhe 16-vjetorin e Ēlirimit tė atdheut. Nė njė nga sallat e qytetit tė Leningradit do tė jepej njė shfaqje. Nga Moska kishin ardhur disa kėngėtarė lirikė. Suksesi i tyre qe i plotė. Nė program kishim dhe ne njė kėngė. Spikeri tha: "Nga njė grup kursantėsh tė Uēilishtes sė Radioelektronikės me emrin e Aleksandėr Popovit do tė dėgjoni kėngėn gazmore 'O iriq, mos ha fiq'". Nė sallė ishte i pranishėm dhe njė nga emrat e njohur tė ushtrisė sonė, Hito Ēako.

Reagoi Hito Ēako?
Ai, si dėgjoi titullin e kėngės, shpėrtheu nė fjalorin e tij tė zakonshėm: "***ėrit! Kjo ėshtė kėngė jugosllave. Pse pjesė jugosllave, pjesė revizioniste do tė kėndojnė? Shkoni me vrap dhe u thoni qė tė kėndojnė diēka tjetėr", i tha njė oficeri qė e shoqėronte. Ne kėngėn e kėnduam dhe patėm sukses tė plotė. Hito Ēako nxinte nė vendin e tij. Nė mbarim nuk na la nėnė e babė pa sharė. Ceremonitė festive atje ishin tė bukura. Leningradi ishte qytet i madh, ishte qyteti qė kishte mė shumė shqiptarė se nė ēdo qytet tjetėr tė Bashkimit Sovjetik. Ishin tė vetmet raste kur ne mund tė takonim njėri-tjetrin.

Ju kanė shoqėruar kontradikta me komandėn e shkollės nė ditėt e fundit para se tė iknit?
Gjithēka po precipitonte me shpejtėsi tė paimagjinueshme. Nė kėtė situatė vazhdonim studimet. E ndienim nga dita nė ditė prapa kokės "Kėpucėn e Hrushovit". Qėndrimi i disa pedagogėve po bėhej pėrherė e mė i ftohtė. Njė ditė nė uēilishten tonė u ndėrpre papritur mėsimi dhe ne, gjithė kursantėt shqiptarė, na mblodhėn nė njė auditor. Shefi i aparatit politik gjeneral Trocki, pa na pėrshėndetur siē veprohej zakonisht, tha: "Shokė kursantė! Te ju nė njė fjetinė ėshtė gjetur e rrėzuar fotografia e udhėheqėsit tonė tė madh dhe tė dashur Nikita Hrushovi. Pėr mė tepėr edhe xhamin e kishte tė thyer. Ky ėshtė njė akt i turpshėm. Ky ėshtė provokim qė ēon nė cėnimin e marrėdhėnieve tona".
Ne u befasuam, se nuk dinim tė kishte ndodhur njė gjė e tillė nė fjetinėn tonė.
"Jo, ėshtė e pamundur!" u ngrit menjėherė Shabani, "nuk ėshtė e vėrtetė. Atė nuk e kemi bėrė ne. Me siguri fotografia do tė jetė rrėzuar vetė nga dritaret e hapura, ose mund t'i ketė rėnė pastrueses nga dora dhe nga frika ajo na akuzon ne".
"Kėtė problem do ta shohim me kujdes", dhe gjithė nerva ai doli jashtė auditorit.

Pas kėtyre sulmeve qė po ju bėnin, a erdhi mė atasheu ynė nė ambasadėn e Moskės, gjeneral Ramohitoja?
Ishte mesi i qershorit. Po pėrgatiteshim pėr provime. Papritur nga Moska erdhi Halim Ramohito. Me urgjencė na mblodhi nė fjetinėn e madhe. Kuptohet, qėndronim ngjitur pranė njeri-tjetrit sa dhe kokrrėn e mollės po ta hidhje, zor se do binte nė tokė. Kėsaj radhe gjithēka pa praninė e rusėve. Ramohito pasi hodhi njė sy rreth fjetinės, pyeti:
"Mungon njeri?"
"Jo shoku Halim".
"Mirė atėherė. Vij direkt me porosi tė shokut Enver. Partia ka besim tė plotė te ju. Nga sot duhet tė jeni grusht tė bashkuar rreth partisė dhe shokut Enver".
Ne dėgjonim me vėmėndje gati pa marr frymė.
"Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik ka tradhtuar ēėshtjen e komunizmit dhe tė socializmit. Ajo ėshtė kthyer nė njė parti revizioniste. Ajo po bashkohet me revizionistėt jugosllavė, me partinė e Titos. Ajo ka bėrė gabime tė mėdha, ka hedhur baltė mbi figurėn e Stalinit tė madh. Siē e kini parė, nė Leningrad i kanė zhdukur monumentet e Stalinit, emrat e rrugėve, shesheve, parqeve dhe ēdo gjė qė lidhet me emrin e tij. Ata duan tė na gjunjėzojnė, por ne jemi tė fortė. Qė nga ky moment jam i autorizuar t'ju them qė tė dorėzoni librat dhe gjithēka tjetėr qė lidhet me procesin mėsimor. Partia dhe shoku Enver ju bėjnė thirrje qė tė ktheheni nė atdhe".
Si e pritėt atė situatė aq tė veēantė?
Salla menjėherė pas fjalėve tė fundit tė gjeneralit sikur donte tė shfrynte atė lėmshin e mbledhur nė fyt. Ajo u elektrizua fuqishėm dhe shpėrtheu: "Parti-Enver jemi gati kurdoherė".
Pasi e la pėr disa momente atė lloj ovacioni dhe si kaloi pėr disa ēaste nė pėrhumbje mendimesh, gjenerali vazhdoi pėrsėri:
"Qartė djema! Entuziazmin tuaj do t'ia raportoj shokut Enver.

Arritėt t'i vinit nė jetė, tė paktėn pėr ato ditė qė mėsuat se i kishit tė numėruara nė shtetin e sovjetikėve?
Nuk ishte aq e lehtė. Kishte tė drejtė gjenerali ynė, por edhe ata nuk ishin tė paktė. Pas gjeneralit tonė, i cili nuk diskutohej qė ndiqej nė ēdo ēast nga shėrbimi i fshehtė sovjetik (KGB), vepronin me format e tyre gjeneralėt sovjetikė.
Kėshtu, nuk kishin kaluar veē disa ditė nga largimi i gjeneral Ramohitos, kur ne shqiptarėt na mblodhi nė njė auditor tė madh shefi i aparatit politik, gjeneral Troicki.
"Shokė kursantė!" tha ai. "Partia juaj ka gabuar. Ajo me mendjemadhėsi dhe pėr faj tė udhėheqjes suaj po vetizolohet".
"S'ėshtė e vėrtetė, shoku Troicki", ia preu fjalėn Ismeti.
"Dėgjoni djema! Unė si prind juaji dhe si mė i madh nė moshė, ju them me zemėr tė hapur qė tė qėndroni dhe tė mbaroni studimet kėtu".
"Ne zbatojmė porositė e qeverisė sonė dhe jo kėshillat tuaja", ndėrhyri Valteri.
"Djem! Vite mė parė nė qytetin tonė kanė qenė pėr studime kursantė jugosllavė. Ata e kuptuan tradhtinė e Titos dhe nuk iu bindėn shtetit tė tyre. Grup qėndruan dhe mbaruan uēilishten.
Diku nga mesi i grupit, Naimi shpėrtheu: "Tovarish general! Von ot sjuda poka nje pozno. Kak vam ne stidno. Mej allbancėj i ne serbėj. Mėj ne prodajom nashu rodinu". (Shoku gjeneral! Zhdukuni qė kėtu sa nuk ėshtė vonė. Si s'ju vjen turp. Ne jemi shqiptarė e jo serbė. Ne nuk e shesim atdheun tonė).
"Tovarish Naim!" u mundua gjenerali ta zbuste situatėn qė krijoi me dashje dhe me mjaft dobiēllėk. "Unė, unė nuk e kisha me tė keq. Ju mė keqkuptuat. Unė doja t'ju thoja qė ..." dhe njeriut tė propagandės i mbeti ligjėrata nė gojė.

Nė kėto momente kishin filluar ngjarjet e konflikteve me sovjetikėt?
Patjetėr dhe vazhdimisht, dhe incidentet nuk na u ndanė deri nė momentet qė u larguam pėrfundimisht.

Mund tė na tregoni episode tė tjera tė asaj situate, tė cilat nuk mund tė rrinin pa e tensionuar qenien tuaj?
Pėrsėri njė episod tjetėr. Dobrinjini nė tė dalė tė mensės ndali njė grup tjetėr prej kursantėve tanė.
"Djema! Jua them si prind dhe si pedagog. Sikur njė grup nga ju tė kishte mbaruar studimet, ta dini se do vdisja i qetė".
Po atė ditė vicadmiral Krupski thirri Naimin nė zyrėn e vet.
"Kursantėt tuaj po bėjnė propagandė kundėr Partisė dhe shtetit tonė", tha ai.
"Zoti vicadmiral, e keni gabim".
"Pse mė drejtoheni me 'zoti'. Ne kemi qenė e do tė mbetemi shokė".
"Jo, zoti Krupski! Ju e ēatė kampin tonė dhe do mbani pėrgjegjėsi historike pėr kėtė tradhti".
Krupski nuk e priste njė kundėrvėnie tė tillė, prandaj u ēua dhe me zė tė lartė tha:
"Largohuni! Jeni nė zyrėn time dhe nuk ju lejoj qė tė mė flisni me kėtė gjuhė. Jashtė!"

Kėto konflikte ngelėn vetėm nė prizmin e fjalėve dhe tė deklaratave, apo u konkretizuan edhe me veprime konkrete?
Patjetėr qė u konkretizuan me veprime konkrete, se nuk kishte arsye t'i quanim konflikte pastaj. Ja si filloi: Komanda e uēilishtes vendosi qė grupi ynė tė shkonte nė mensė pasi tė kishin ngrėnė tė gjithė kursantėt e tjerė tė shkollės. Ne protestuam. Nė kėto kushte u dha urdhri i prerė qė ne tė hanim nė fjetinė. Kur tre-katėr veta po vinin me tenxhere dhe pjata ndėr duar duke ngjitur shkallėt, Naimi ia futi njė tenxhereje me shkelm. Supa u derdh nė shkallė. Nga ky moment, grupi shqiptar prej 54 vetash u fut nė grevė urie. Nė fillim greva ishte e pjesshme. Shokėt rumunė na sillnin bukė dhe ushqime tė thata, si djathė, gjalpė ose peshk. Ata i mbėshtillnin dhe i fusnin nė qafat e ēorapeve ose nė xhepa, nė mėnyrė qė mos i shihnin. Por kjo ra nė sy tė rusve. Komanda e uēilishtes reagoi menjėherė: "Tė gjithė kursantėt e huaj tė zbresin nė katin e parė, ndėrsa lart tė qėndrojnė vetėm shqiptarėt. Kėshtu do tė jenė nė kontroll mė lehtė".
Mbetėm pothuaj tė izoluar. Megjithatė, furnizimi nuk mungoi. Ushqimet i merrnim me spango. Por edhe atyre u erdhi fundi. Ne ishim tė vendosur qė mos tė bėnim asnjė lloj lėshimi dhe kompromisi. Komanda mori masa tė tjera. Ndaj nesh ajo ngushtoi rrethimin. Ēdo lloj komunikimi u pre. Ndėrtesa u kthye nė burg. Rreth konviktit u vendosėn marinarė shėrbimi. Tani filloi greva e vėrtetė e urisė. Vetėm uji nuk na mungonte. Disa qėndronin nė dritare dhe kėndonin "Pėr mėmėdhenė", "A kanė ujė ato burime" dhe kėngė tė tjera. Situata sa vinte e rėndohej. Naimi kur shikonte qė pėrreth godinės kishte shumė kureshtarė, bėrtiste me tėrė forcėn e vet: "Vėllezėr! Hrushovi ka paturpėsinė tė takohet nė Vjenė me Xhon Kenedin dhe le tė vdesin urie vėllezėrit tuaj shqiptarė". Banorėt e Petrodvoriecit nuk arrinin tė kuptonin pse ne kursantėt shqiptarė trajtoheshim kėshtu.

U shfaqėn ērregullime nga mungesa e ushqimit nė organizmin e studentėve?
Forcat fizike si pa e kuptuar filluan tė na shteronin. Shenjat e para tė urisė po trokisnin nė derė. U shfaqėn dhimbje koke, marramendje dhe kėputje gjunjsh. Gjendja sa vinte e rėndohej. Edhe korridori filloi tė na dukej i gjatė si pambarim. Po kalonim nė njė gjendje tė papėlqyer. Kjo do tė implikonte shtetin rus. Ne ishim nė shtėpi tė tyre. Naimit dhe Ismetit filloi t'u thahet gjuha. Buzėt iu mveshėn me njė cipė tė bardhė. Edhe uji nuk bėnte mė efekt. Tek ata me sa duket kishin filluar ērregullimet elektrolitike, gjė qė po na shqetėsonte. Nuk duhej tė dorėzoheshim. Por dhe sa? Ēdo gjė e kishte njė kufi. Ne nuk kishim ndėr mend tė vetėflijoheshim. Ishte lojė me pasoja. Jashtė ziente. Midis turmės shquheshin tė dashurat e Naimit dhe tė Ismetit. Ato me tė drejtė ishin tė shqetėsuara.
"Naim jam kėtu", bėrtiste Luba.
"Ismet, dil tė tė shoh", ia priste Kalina.
Me pėrfaqėsuesit e ambasadės nė Moskė, a ishit nė lidhje pas kaq peripecish qė po kalonit mes urisė dhe stresit?
Ishte dita e pestė e grevės. Nuk merrej vesh se ēfarė bėhej. Kishte katėr ditė qė ishim pa asnjė lajm, prandaj kasneci ynė u bė njė rumun, i cili u vesh me uniformėn tonė dhe shkoi nė Leningrad. Aty nuk e gjeti Hito Ēakon, pasi e kishin larguar. Ndaj lidhjen e bėri me Halim Ramohiton, por me sa duket edhe atij i kishin vėnė kufizime tė rrepta nė lėvizje. Madje, ato ditė e larguan edhe atė nga Leningradi pėr nė Moskė.

Zgjati shumė kjo histori tensioni derisa u larguat pėrfundimisht pėr nė vendin tuaj?
Dita e shumėpritur erdhi. Filluam pėrgatitjet pėr rrugė. Ishte korrik, nxehtė. Nė ballė tė autobusit qė na sollėn, vendosėm portretin e Enver Hoxhės, ndėrsa nga brenda dukej kokėposhtė fotografia e Hrushovit. Nga turma qė ishte grumbulluar si kureshtarė u shkėput njė grua. Sytė e saj ishin tėrė lot.
"Ku do tė ikni pa u takuar me mua!" tha ajo. "Unė ju kisha si djemtė e mi", e na puthi tė gjithėve me radhė, pa mundur tė na thoshte mė asnjė fjalė. Lotėt na mbytėn. Edhe ne u pėrmalluam. Kur po bėhesha gati pėr tė hipur nė autobus, dėgjova njė zė qė mė thirri nė emėr:
"Spiro, Spiro, djali im..."
Unė ktheva kokėn dhe pashė pranė meje Galina Nikitina Ludvigovnėn. Edhe ajo po qante. Lotėt ia kishin mbuluar tėrė fytyrėn. Nuk mundi tė mė thoshte dot asnjė fjalė. Vetėm sa mė dha njė pako tė vogėl me ushqime, mė puthi, mė puthi dhe njė herė e duke mos dashur tė mė lėshonte, mezi u shkėputėm nga njėri-tjetri. Mė donte si djalin e saj. Dhe unė ende sikur ndiej fjalėn e saj "Dasvidania". Kėshtu e mbyllėm atė histori studentore tė lindur me aq bukuri nė vendin e largėt tė ish-Bashkimit Sovjetik.

Ju kanė lėnė mbresa vitet qė kaluat nė Bashkimin Sovjetik?
Shumė. Jeta jonė mes shokėsh dhe shoqesh nuk kishte lindur mes politikės. Kėshtu qė kur i kujtojmė ato ditė dhe ato momente studenteske, emocionohemi jashtė mase, aq sa jetojmė ēdo ditė me to. Sigurisht qė ne ndihemi krenarė edhe pėr pozicionin politik qė shfaqnim, pėr vetė faktin se gjithēka qė bėnim, e bėnim nė emėr tė atdhetarizmit dhe tė patriotizmit tonė. Gjithsesi, kujtimet ngelen kujtime. Unė tashmė jo vetėm jetoj ēdo ditė me to, por edhe shkruaj e shkruaj vazhdimisht, duke arritur qė mes shkrimesh tė pėrjetoj edhe detajet mė tė vogla. Edhe kėto qė unė ju thashė juve, i kam tė regjistruara nė shėnimet e mia, tė cilat u radhiten shumė librave qė kam botuar deri sot?


Si ndodhi ndėrprerja e miqėsisė sė madhe me sovjetikėt

Gjithēka qė kishte ndodhur ndėrmjet dy vendeve, e kishte zanafillėn pas vitit 1959, kur nė Bukuresht u mbajt takimi i famshėmm parapėrgatitor pėr mbledhjen e 81 partive komuniste tė shumė vendeve tė botės. Atje divergjencat mes shteteve tona u shfaqėn nė mėnyrėn mė tė papritur dhe mė tė dukshme. Nė atė takim lideri sovjetik Nikita Hrushovi kėrkoi mbėshtetje pėr tė dėnuar teorinė dhe vijėn e partisė kineze. Nė kėtė veprim ata do tė gjenin njė oponencė tė fortė te lidershipi komunist shqiptar, gjė qė do tė demonstrohej zhurmshėm edhe nė tribunėn historike tė mbledhjes nė Moskė. Pas saj, nė axhendat e tė dy shteteve kishte vazhdimisht njė presion tė atillė qė sillte pėrplasje politike tė pariparueshme, e cila dalėngadalė po afronte ditėn e divorcit tė plotė. Veprimi i parė konkret ndodhi nė Shqipėri, kur nė 6 qershor tė vitit 1961 nga baza detare e Pashalimanit u dėbuan nėndetėset sovjetike. Po nė atė vit personeli i ambasadės sonė nė Moskė u izolua krejtėsisht brenda selisė sė ambasadės, duke i ndėrprerė ēdo lėvizje tė lirshme. Nė kėtė proces ngeli disi i lirė vetėm gjenerali Halim Ramohito, i cili ishte dhe atasheu ynė ushtarak aty, si dhe pėrfaqėsuesi i ushtrisė sonė nė Traktatin e Varshavės, i cili luftonte i vetėm duke i rėnė rrotull vendit kudo qė ishin shqiptarėt, pėr tė dhėnė kurajo dhe solidarizim. Por edhe pėr gjeneralin Ramohito do tė ruhej supriza e pakėndshme. Ai nė 13 maj 1962 do tė shpallej person "non grata" nga vetė Nikita Hrushovi. Paskėtaj, pas jo shumė kohėsh, si u bėnė lloj-lloj pėrpjekjesh nga KGB-ja pėr tė kompromentuar studentėt tanė dhe si i diferencuan ata nga tė gjithė studentėt e tjerė nė ēdo shkollė, madje nė mėnyrė tepėr ofenduese, u dėbuan edhe ata. Ai moment solli dhe mbylljen pėrfundimtare tė gjithė epokės sė marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve, e cila ishte cilėsuar "epoka e dashurisė sė zjarrtė".


Vetėm 3 nga 1500 studentė shqiptarė qėndruan nė '60-n nė Rusi

Kanė qenė plot 1500 studentė shqiptarė, prej tė cilėve 973 ushtarakė, tė cilėt deri nė vitin 1962 vazhdonin studimet nė universitetet e ish-BS-sė. Gjithēka kishte ndodhur pas kontratave qė ishin nėnshkruar mes dy vendeve tona nė periudhėn e marrėdhėnieve tė shkėlqyera qė kishin ekzistuar qė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Do tė ishte viti 1962, pikėrisht pas divorcit pėrfundimtar tė miqėsisė sė hershme, kur tė gjithė studentėt, pas urdhrit tė hierarkisė mė tė lartė tė shtetit tė atėhershėm komunist dhe pas prerjes sė tė drejtave tė studimit nga vendi mikpritės, u kthyen nė Shqipėri, ku do tė vijonin studimet e ndėrprera. Nė ato momente, nė tė gjithė Bashkimin Sovjetik ku ishin studentėt shqiptarė, kanė ndodhur fenomenet mė tė ēuditshme dhe mė tė pabesueshme pėr tė gjithė vendasit apo dhe studentėt nga gjithė bota. Ėshtė fjala pikėrisht pėr kėrkesat qė iu bė atyre nga tėrė administrata shtetėrore, nėpėrmjet elementėve tė KGB-sė, nė lloj-lloj formash dhe premtimesh, pėr tė mos zbatuar urdhrin e udhėheqjes shqiptare. Qėllimi ishte qė studentėt tanė tė mos zbatonin atė qė kishte urdhėruar udhėheqja e tyre, por tė rrinin pėrgjithmonė nė vendin e madh komunist pėr tė studiuar e jetuar aty. Kjo bėhej me qėllim qė klasa politike e atjeshme ta pėrdorte kėtė pėr kredo ndaj lidershipit komunist nė Shqipėri. Njė veprim i tillė kishte ndodhur edhe me studentėt jugosllavė nė vitin 1947, tė cilėt po nė kėtė formė kishin refuzuar asokohe urdhrin e Titos, dhe jo mė pak se 70 pėr qind e tyre nuk ishin kthyer nė Jugosllavi. Por krejt e kundėrta ka ndodhur nė ato momente me studentėt shqiptarė. Ata, ndryshe nga sa pritej nga udhėheqja mė e lartė sovjetike, kanė shfaqur njė patriotizėm dhe njė atdhetarizėm absolut. Jo vetėm kaq, por ata arritėn qė nė vendin e largėt tė siguronin solidarizim pėr vendin e tyre, aq sa sė fundmi, siē ka deklaruar ish-atasheu ynė ushtarak nė Moskė nė ato vite, Halim Ramohito, kur u larguan lanė mbrapa jo mė shumė se tre studentė. Ndėrsa tė gjithė tė tjerėt u kthyen nė atdhe.

---------------









?????

megjithse dy terbaciotet Hito Cako e Halim Ramohito u treguan besnike te enverit atje ne Mosken e larget.. vjen nje dite dhe ne Atdheun e tyre hane birucat e plumbat e Enverit..e ven si qeni ne rrush..

Ramohito beri nje kal burg kurse Hitua hengri pushkatim bashk me Beqo Balluk Petrit Dumet..
Megjithate prap sorrollopi tyre terbaciot voton partin e Enverit edhe sot..