Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime

    Rrahman Parllaku tregon..

    gazeta panorama

    --

    intervista

    Rrėfimi i gjeneral-leitnant, “Hero i Popullit”, Rrahman Parllaku, ish-komandant i njėsiteve guerile tė qytetit tė Vlorės qė u dėnua nga diktatura


    “Ju tregoj bazat e luftės guerile nė qytetin e Vlorės”
    Si u ingranuan nė lėvizje familjet e mėdha tė qytetit bregdetar qė e shkroi me gjak historinė


    Luan Kondi

    Kur nisa t“i hedh nė letėr kėto shėnime, shpesh herė kam pyetur veten se kush janė heronjtė e vėrtetė tė luftės, jemi ne tė rinjtė e asaj kohe, qė vumė jetėn nė moshėn mė tė re nė shėrbim tė popullit e tė atdheut, apo ata prindėr qė u bashkuan me ne e nisėn fėmijėt e tyre nė luftė me ndėrgjegje e bindje se edhe mund tė mos i shihnin mė. Kishte edhe prindėr qė dėrguan nė luftė edhe fėmijėn e vetėm, duke mos e kursyer as jetėn e tyre. Kishte nga ata qė vunė nė shėrbim tė luftės shtėpitė e tyre, edhe pse nė murin e jashtėm tė banesės ishte vendosur shpallja e fashistėve: se kushdo qė strehon ilegalė pushkatohet dhe i digjet shtėpia. Ja kėta prindėr patriotė meritojnė nderimin, respektin dhe mirėnjohjen e kombit. Tė tillė prindėr e familje Vlora ka pasur shumė. Unė qė nuk isha nga Vlora, pas lufte nuk e them kėtė, ndoshta e kam ndier mė shumė, se vlonjatėt kanė jo vetėm bujarinė e mikpritjen, por edhe guximin dhe vendosmėrinė e tyre, pėr t“u shkrirė me tėrė familjen pėr lirinė e popullit dhe tė atdheut. Meqė pėr herė tė parė po provoj tė shkruaj kujtimet e mia, kam frikėn se a do tė mundem tė jap portretin e vėrtetė tė kėtyre njerėzve tė shtresave e feve tė ndryshme, por qė i kishte bashkuar shpirti liridashės nė luftėn antifashiste. Do tė pėrpiqem maksimalisht pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.



    Rrahman Parllaku, personazh i njohur i luftės antifashiste, lumiani qė kontribuoi nė luftėn guerile nė Qytetin e Vlorės, e mė 6 janar 1943 u caktua komandant i njėsiteve guerile nė atė qytet rrėfen pėr gazetėn “Panorama” se cilat ishin bazat e luftės anifashiste nė qytetin bregdetar. Ai e nis tregimin e tij me nėnė Tariko Hoxhėn dhe e vazhdon me tė tjera histori tė bazave tė guerilėsve.

    Si i strehonin nė shtėpitė e tyre ilegalėt, familjet vlonjate, edhe pse e dinin qė kjo ishte tepėr e kushtueshme pėr ta dhe nėse armiku i skedonte si tė tilla i pushkatonte. Gjeneral-leitnanti dhe “Hero i Popullit”, drejtues i formacioneve partizane, tregon pėr herė tė parė aktivitetin e tij gueril dhe se si mundi tė drejtonte njėsitet e qytetit tė Vlorės. Pėrse familjet e mėdha tė qytetit vunė shtėpitė dhe pasuritė e tyre nė dispozicion tė luftėtarėve tė lirisė. Si lėviznin nga njė bazė nė tjetrėn dhe pėrkraheshin nga tė gjithė veprimet e fashehta tė njėsiteve guerile. Pėr tė mėsuar pėr veprimtarinė e Parllakut nė vitet 1941-1943 nė qytetin e Vlorės dhe se kush e ka strehuar dhe ndihmuar atentatorin e sprovuar, lexoni nė vijim intervistėn e tij interesante.

    Keni qenė guerilas dhe mė pas komandant i njėsiteve tė qytetit tė Vlorės. Cilat kujtoni si strehėza tė veprimtarisė suaj?
    Ēdo lagje e Vlorės ka pasur familje e baza tė luftės. Kėta njerėz u bėnė pėr mua shumė tė dashur, aq sa mund tė them se i konsideroja si prindėr e familje. Unė nuk kisha njė familje, por njė pjesė e mirė e familjeve vlonjate u bėnė edhe familja ime. E kam tė vėshtirė tė nis tregimin tim, pasi nuk di nga t“ia filloj mė parė. Megjithatė po e filloj nga Llonxha, sot lagjja “Partizani”, nga nėnė Tarika Hoxha, nėna ime e dytė, qė po rriste fėmijė jetim, pasi i kishte vdekur i shoqi. Thashė po rriste se tre prej fėmijėve i kishte ende tė vegjėl, ndėrsa dy tė rriturit, Feēorrin dhe Hysniun, anėtarė tė njėsiteve guerile, vdiqėn nė kampet naziste.

    Si i arrestuan dy djemtė e nėnė Tarikos?
    Ishte 9 tetori i vitit 1943, kur nazistėt dhe ballistėt tradhtarė, rrethuan qytetin e Vlorės dhe bėnė kontrolle e arrestime nė masė, e midis guerilasve tė tjerė kapėn edhe Hysniun e Feēorrin. Ata tė drejtuar nga zėvendėsi im, Mico Emini, kishin punuar deri natėn vonė pėr tė pastruar 20 pushkė, 12 mitralozė tė lehtė, 7 mitralozė tė rėndė, 4 mortaja e municionet e tyre, qė mė pas ua jepnin guerilasve tė tjerė pėr t“i shpėrndarė nė disa pika, e nga atje nė repartet partizane. Nėnė Tarika tregonte: “Kur u kthyen djemtė nė shtėpi, kishte kaluar mesi i natės. U shtrova bukė, hėngrėn dhe pastaj ranė tė flinin, pasi ishin tė raskapitur. Gjatė gjumit tė parė u shpėrthye dera dhe fenerėt e gjermanėve na zgjuan mua dhe pesė djemtė, qė flinin krah njėri-tjetrit nė rrogozin e shtruar pėrdhe. (Nė ata rrogozė edhe unė kisha fjetur pėr netė tė tėra). Hyrja e gjermanėve nė shtėpi ishte shumė e befasishme, pasi informatori i kishte drejtuar mirė pushtuesit nė shtėpinė tonė, aq sa asnjė nga djemtė nuk arriti tė merrte armėn dhe tė shtinte kundėr tyre. Edhe nė tentativėn qė bėri Micua, u kap menjėherė nga gjermanėt”. Pas kontrollit nazistėt arrestuan Micon, nėnkomandantin e njėsiteve guerile dhe tri djemtė e nėnė Tarikos, ndėr ta edhe Gjyshin 12-vjeēar, i plagosur nė kėmbė pa dashur me automatikun e Hitos. Nėna i ndoqi djemtė deri nė qendrėn e grumbullimit tė tė arrestuarve, edhe pse mbante nė shpinė djalin e saj Gjyshin, pėr tė cilin iu lut ballistėve tė mos e merrnin tė voglin, qė gjoja kishte thyer kėmbėn se kishte rėnė nga biēikleta. Nė kėtė moment njė nga ballistėt i kishte thėnė: “Po ta lirojmė djalin, por po tė marrėsh vesh se ku ėshtė Rrahmani, eja e na njofto se do t“i lirojmė edhe dy tė tjerėt”. Nėnė Tarikua mori Gjyshin dhe shkoi nė shtėpinė e saj. Kur mėsoi se isha strehuar nė njė shtėpi aty pranė, nė atė tė Mulla Sulos (kėshtu e thėrrisnin nė Vlorė babanė e akademikut Shaban Demiraj, qė ishte hoxhė), erdhi dhe mė takoi dhe mė dha lajmin e hidhur tė arrestimit tė Miēos dhe tė shumė tė tjerėve. Mė pas nėnė Tariko tha: “Mė vjen mirė qė ke shpėtuar, pasi armiqtė pyesin ēdo tė arrestuar pėr vendndodhjen tėnde. Edhe mua kur mė lanė qė ta merrja tim bir, Gjyshin, mė thanė qė, nėse mėsoja ku ishe ti dhe shkoja e njoftoja do tė lironin edhe Feēorrin dhe Hysniun. Ata i kam djem gjaku, por edhe ty tė kam djalė njėsoj si djemtė e mi. Armiqtė me ty e kanė mllefin, por edhe ne atyre inatin ua kemi. Ata m“i morėn fėmijėt nė vatėr e po qe shkruar tė m“i vrasin, s“jam as e para dhe as e fundit nėnė qė i vriten fėmijėt pėr Shqipėri. Ruaju e mos bjer nė dorė tė tyre”. U pėrqafuam e u ndamė me lot nė sy.

    Ndonjė kujtim tjetėr nga bazat e luftės nė Vlorė?
    Janė shumė. Por do tė ndalem edhe tė njė tjetėr nėnė, Hyri Gorishova, ose siē i thėrrisnim, Nėnokja. Kjo ishte nėna e tri partizanėve trime, Ylvies, Hėnės dhe pionieres luftėtare, Fairesė. Kjo nėnė e kishte hapur shtėpinė e saj pėr gjithė luftėtarėt. Nė kėtė shtėpi bėheshin mbledhje, takime e linin armėt ilegalėt, pako tė tėra me komunikata, mjekoheshin tė plagosurit apo mbaheshin dhe spiunė tė arrestuar. Ne bėnim mbledhje dhe Nėnokja me shall mbi supe apo pallto veshur, na bėnte roje nė oborrin e shtėpisė, pranė gardhit tė mbuluar me manaferra dhe kur do tė dilnim nga shtėpia, ajo shikonte rrugėn. Kur nėnės iu bė i pamundur qėndrimi nė qytet, pasi shtėpia e saj kishte rėnė shumė nė sy tė armiqve si bazė, dhe vajzat e saj ishin ilegale, edhe Nėnokja mori rrugėn e malit sė bashku me vajzat dhe u bė bashkėluftėtarja jonė. Vajzat e Nėnokes kanė pjesėn e tyre tė kontributit nė luftė. Ylvija, me karakter burrėror, u muar me shėrimin e plagėve tė partizanėve tė plagosur. Hėna ishte organizatore dhe drejtuese e Rinisė Komuniste, kurse Faireja na ndihmonte me shėrbime tė ndryshme si korriere dhe zbuluese.

    Pak mė sipėr shtėpisė sė Nėnokes ishte edhe njė tjetėr bazė e jona, shtėpia e nėnė Havasė, nėna e luftėtarit pėr pavarėsi, luftėtarit demokrat, Halim Xhelo Tėrbaēit. Edhe kjo nėnė kishte rritur me mundime dy djemtė e Halimit, luftėtarė qė ndoqėn rrugėn e babait tė tyre, Sazanin dhe Nusretin, ky i fundit ėshtė edhe dėshmor i Luftės Nacionalēlirimitare. Shtėpia e saj u bė, ashtu si edhe shumė shtėpi tė tjera, bazė e luftės. Shtėpia e nėnė Havasė ishte shtėpia e luftėtarėve ilegalė nė qytet dhe e atyre qė vinin me shėrbim nga jashtė tij. Tė dy niprit e nėnė Havasė dolėn partizanė, Sazani e Nusreti fare tė rinj u rreshtuan nė Brigadėn e 5-tė Sulmuese, e megjithėse komanda e brigadės donte ta mbante afėr, Nusreti nuk pranoi, por shkoi nė vijėn e parė tė luftės, nė grupin e sulmit, dhe u vra nė sulm kundėr armiqve.

    Bazat e njėsitit gueril zgjidheshin apo ua rekomandonin?
    Baza tė njėsitit ishin tė gjitha shtėpitė e patriotėve nė Vlorė. Pėr tė sqaruar kėtė do tė kthehem nė kujtimet e mia nė njė bazė nė lagjen Llonxha, shtėpi e nėnė Shefikatit. Ajo kishte dy vajza dhe njėrėn me aftėsi tė kufizuara fizike. Kjo shtėpi ishte nė hyrje tė lagjes dhe pozicioni i saj nė favorizonte veprimtarinė tonė ilegale, pasi na siguronte hyrje e dalje nga qytetit pa snjė problem. E them sinqerisht se dhjetėra ilegalė kanė ndenjur me netė tė tėra nė atė shtėpi. Atje kemi bėrė edhe mbledhje e takime tė ndryshme tė partisė, rinisė e mė vonė tė Kėshillit Nacionalēlirimitar tė lagjes e tė tjera. Aty mė kujtohet se mbajtėm tė arrestuar edhe dy agjentė tė kriminelit Isa Toska, dėrguar pėr tė gjurmuar e vrarė njė tė kėrkuarin e tij dhe pas dy ditėsh i dėrguam nė repartet partizane. I morėn atje pėr tė nxjerrė prej tyre informata tė rėndėsishme. Gjatė gjithė kohės qė kemi ndenjur e zhvilluar mbledhje nė atė shtėpi, nėnė Shefikati dhe e bija, Nebije, jo vetėm qė na shėrbenin me pėrkushtim, por na ruanin e vigjėlonin qė tė mos na ndodhte gjė. Vprimtarinė e tyre nė krahun tonė e paguan, pasi pushtuesit arrestuan dhe interrnuan tė shoqin e Nebijes, i vetmi mashkull nė shtėpinė e tyre. Edhe nė lagjen e re kishim shumė baza tė pėrshtatshme pėr veprimtarinė tonė guerile e njė nga kėto ishte shtėpia e Rexhep Nuri Arapit, familje me dy breza luftėtarėsh. Nė shtėpinė e Arapajve nuk kishim vetėm njė bazė, por tri, pasi edhe dhoma ku banonte Sali Ymeri, ishte baza jonė, kurse nė pjesėn pėrdhese kishim teknikėn, ku shtypeshin komunikatat. Kėtė punė e kryente me pėrkushtim luftėtari trim, tri herė i plagosur, Dhimitėr Mandro. Kėtė shtėpi e rrethuan dy herė armiqtė, herėn e parė isha vetėm me Nuriun dhe tė dytėn ishim katėr, sė bashku me Mihalin dhe Dhimitrin. Falė pozicionit tė saj, kopshtit qė ndodhej nė pjesėn e pasme, ne arrinim tė largoheshim nga atje nė baza tė tjera. Mė kujtohet se herėn e dytė arrestuan Rexhepin, por pėr mungesė faktesh e liruan, sepse nuk gjetėn gjė kur kontrolluan, pasi teknikėn me tė mbaruar punė e vendosnim jashtė shtėpisė. Rexhepi ishte paralajmėruar dhe qėndrimi i mėtejshėm nė qytet ishte me rrezik. Kėshtu ai u largua familjarisht prej andej.

    Cilat ishin tė tjera baza tė njėsitit geril nė lagjen e re tė qytetit tė Vlorės?
    Duke u ndalur nė lagjen e re dua tė theksoj mbėshtetjen qė na ka dhėnė familja e shoqes sonė Bule Imami. Kjo grua gėzonte nė familjen e saj tė madhe autoritet absolut. Mund tė them pa mėdyshje se Bulja e ktheu tė gjithė familjen e saj me luftėn dhe atė shtėpi nė njė nga bazat kryesore tė pėrhershme tė aktivitetit ilegal. Nė atė shtėpi ne kemi strehuar njerėzit mė tė rėndėsishėm tė luftės, qė vinin nga qarku e qendra. Nė kėtė shtėpi janė mbajtur mbledhje tė Komitetit tė Partisė, tė bėrthamave tė rinisė, tė Kėshillit Nacionalēlirimitar tė qytetit e tė tjera. Bule Imami, nuk e kishte shtėpinė bazė vetėm pėr tė tjerėt, pasi atje ajo mblidhte dhe drejtonte aktivin e gruas antifashiste edhe nė netėt kur shtoheshin raprezaljet nė qytet e vėshtirėsohej lėvizja. Nė ditėt e terrorit nazist, tė arrestimeve e internimeve masive, kur Komitetit i Partisė ishte i detyruar tė largohej nga Vlora, njė pjesė tė mirė tė punės e mori me vete Bulja bashkė me Vitori Gjikondin e vajza e gra tė tjera, dhe e kryen me sukses edhe nė kėto kushte detyrėn e tyre, duke e mbajtur gjallė frymėn e luftės nėpėrmjet shpėrndarjes sė materialeve propagandistike. Mbaj mend se nė ato ditė terrori na u vranė nė qytet shokėt tanė, Jonuz Rexhepi, nga Peja dhe Elham Doēi dhe Bulja me shoqe organizuan varrimin e tyre me pjesėmarrjen e gjerė tė grave. Dua tė pėrmend edhe njė tjetėr nga fisi i Imamve, shoku dhe miku i tė gjithėve Qazim Imami, qė, megjithėse ishte hoxhė me ēallmė, ishte njė luftėtar i flaktė dhe shtėpinė e kishte vėnė nė shėrbimin tonė, ashtu si edhe vėllezėrit e tij. Atje kemi ēuar shumė njerėz tė rėndėsishėm tė luftės, pasi shtėpia e hoxhės ishte mė e sigurtė dhe tė gjithė njerėzit pėrreth ishin pjesėmarrės nė luftė ose e simpatizonin atė. Nė rast nevoje, ata hapnin dyert e shtėpive pėr tė na pritur dhe kėshtu nėpėrmjet deriēkave kalonim nga njė shtėpi nė tjetėrn. Aty i kemi bėrė edhe disa mbledhje dhe kur tė tjerėt largoheshin unė qėndroja. Mė ka ndodhur tė fle nė mes tė hoxhės dhe priftit, tė Qazimit dhe tė tė atit tė Amali Pjerros (Dishnicės) dhe tė dėgjoja me ėndje bisedat e tyre. Prifti kishte muhabet tė lezetshėm, pasi ishte i njohuri i Fan Nolit dhe bashkė me tė kishte luftuar pėr Kishėn Autoqefale Shqiptare. Ai shėrbente si prift nė Manastirin e Zvėrnecit. Qazim Imami e pagoi me jetėn e tij pjesėmarrjen nė luftė. Ai sė bashku me disa hoxhallarė e njė prift u arrestuan dhe u internuan nė kampet shfarrosėse naziste, nga ku nuk u kthyn mė. Dihet qė pjesėmarrja e klerikėve nė luftėn antifashiste tregon se sa tė drejta ishin vendimet e Konferencės sė Pezės, e sidomos “bashkimi i popullit nė luftė pa dallim feje, krahine e ideje”...

    vijon nesėr



    Jetėshkrimi
    Rahman Parllaku, jeta plot bėma e “Heroit tė Popullit”

    Rrahman Latif Parllaku, u lind mė 17 prill tė vitit 1919, nė fshatin Novosej tė Lumės, rrethi i Kukėsit. Shkollėn fillore e ka kryer nė Shishtavec. Nė moshėn 12-vjeēare ka filluar punė me babanė dhe vėllanė nė profesionin e pastiēierit nga viti 1932 nė Cakran tė Mallakastrės dhe nga viti 1936 nė Selenicė tė Vlorės. Nė prag tė pushtimit fashist tė 7 prillit 1939 me vėllanė Selimin kushėririn Baftjarin bashkė me popullin e Selenicės zbritėn nė Vlorė pėr tė kėrkuar armė pėr tė mbrojtur vendin nga pushtimi fashist. Tė zhgėnjyer e dėshpėruar nga qėndrimi i mbretit dhe qeverisė, qė nuk e armatosėn e organizuan popullin pėr luftė kundėr fashizmit, u kthyen nė Selenicė. Nė nėntor 1939, hapėn njė lokal pasticeri nė qytetin e Vlorės. Aty Rrahmani u lidh me tė rinjtė dhe u pėrfshi nė lėvizjen antifashiste. Nė protestėn e zhvilluar mė 28 nėntor 1941 kundėr pushtuesve iu dha rasti qė nė kulmin e entuziazmit tė protestuesva tė dalė nė krye pėr tė mbajtur flamurin kombėtar qė pėrpiqeshin ta rrėmbenin fashistėt, aty mori njė goditje nė kokė. Pas kėsaj dite pėrfshihet nė njėsitet guerile tė qytetit, fillimisht guerilas i thjeshtė pastaj pėrgjegjės grupi e njėsiti dhe me pranimin si anėtarė i Partisė Komuniste. Mė 6 janar 1943 u caktua komandant i njėsiteve guerile tė qytetit tė Vlorės deri mė 28 nėntor 1943, kur e transferuan me detyrė komisar batalioni. Pas rezultateve tė mira nė drejtimin e batalionit nė luftimet kundėr forcave naziste dhe ruajtjen e kompaktėsisė tė efektivit gjatė Operacionit armik tė Dimrit 1943-1944, emėrohet zėvendėskomisar i Brigadės sė 8-tė, e pėruruar mė 26 prill 1944 nė Sheper tė Gjirokastrės. Gjatė muajit maj u mor me organizimin e Brigadės sė 12-tė Sulmuese dhe mbrojtjen e Kongresit tė Pėrmetit. Mė 8 qershor 1944 transferohet nė Brigadėn e 3-tė Sulmuese dhe sė bashku me anėtarėt e shtabit qė drejtonin kėtė njėsi pėrballoi me sukses Operacionin e Qershorit tė ushtrisė naziste. Pas kėtij operacioni me urdhėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, brigada kalon nė Shqipėrinė e Mesme, me detyrė tė spastrojė nga armiqtė zonat malore tė Elbasanit e Tiranės e tė sigurojė nga shpina forcat e Divizionit tė 1-rė, qė vepronin nė Mat e Dibėr dhe tė mbronte bazėn e Bizės, ku hidhnin materiale avionėt aleatė. Nė fillim tė shtatorit, brigada me urdhėr tė Komandės sė Pėrgjithshme mori pėr detyrė qė sė bashku me Brigadėn e 5-tė tė kalonin nė Kosovė pėr tė shpejtuar ēlirimin e kėsaj zone e tė ndihmonin nė ngritjen e Kėshillave Naconalēlirimtare si organe tė pushtetit tė ardhshėm pėr pėrfshirjen nė masė tė kosovarėve nė luftė pėr t“ju bashkuar frontit antifashist tė popujve dhe tė dėmtonin e pengonin forcat gjermane nė tėrheqje. Me ēlirimin e Kosovės, mė 22 nėntor, nė qytetin e Pejės merr urdhrin e emėrimit komandant i Divizionit tė 5-tė dhe u gradua kolonel. Nga 20 dhjetori i vitit 1944 deri nė mars tė vitit 1945, forcat e komanduara nga Rrahman Parllaku nė bashkėveprim me forcat jugosllave ēliruan krahinėn e Sanxhakut. Me ndėrprerjen e luftimeve, forcat e Divizionit tė 5-tė e tė 6-tė Sulmues u kthyen nė Kosovė. Mė 14 prill tė vitit 1945, kur ndodhej nė Mitrovicė, ai mori urdhrin e emėrimit komisar i Korparmatės sė 2-tė nė Berat. Me shkrirjen e saj e nxorėn nė lirim dhe e caktuan sekretar politik i Komitetit Qarkor tė PK tė Shkodrės. Me kėrkesėn e tij rikthehet nė ushtri nė detyrėn e drejtorit tė Personelit nė Ministrinė e Mbrojtjes. Nė vitin 1947 i jepet grada kolonel. Nė dhjetor tė vitit 1947, Rrahman Parllaku u caktua nė detyrėn e drejtorit Politik tė Ushtrisė, detyrė tė cilėn e kreu deri nė prill tė vitit 1948, kur u dėrgua tė studionte jashtė shtetit. Parllaku ka mbaruar studimet nė Akademinė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sovjetike “Voroshillov”. Pas kthimit nga studimet, ai u emėrua drejtor i Drejtorisė sė Organizim-Mobilizimit nė Ministrinė e Mbrojtjes. Nė vitin 1952-1954 caktohet nė postin e zėvendėsministrit tė Mbrojtjes e drejtor i Prapavijės sė Ushtrisė dhe mori gradėn e lartė tė gjeneral-majorit. Gjatė viteve 1954-1961 do tė shėrbente si zėvendėsministėr i Mbrojtjes pėr pėrgatitjen luftarake tė ushtrisė. Nga viti 1961 deri nė vitin 1967 kreu detyrėn e komandantit tė Forcave Ushtarako-Detare dhe mė pas komisar i kėtyre forcave dhe iu dha grada gjeneral-leitnant. Nė vitet 1969-1970 do tė shėrbente si komisar i Forcave Ushtarako-Ajrore dhe njė vit mė vonė u emėrua zėvendėsministėr pėr Pėrgatitjen Luftarake tė Ushtrisė. Pėr merita tė veēanta i ėshtė dhėnė titulli “Hero i Popullit” dhe ėshtė dekoruar me 9 urdhra e tri medalje tė luftės dhe 3 urdhra tė shėrbimit ushtarak. Parllaku, ka qenė zgjedhur deputet i Kukėsit nė Kuvendin Popullor pėr 7 legjislatura rresht, qė nga viti 1945 deri nė vitin 1973. Gjeneral Parllaku ka qenė kandidat i KQ tė PKSH qė nga tetori i vitit 1944 deri nė Kongresin e Parė. Nė kongresin e Katėrt rizgjidhet pėrsėri kandidat i KQ tė PPSH dhe nė Kongreset e Pestė e tė Gjashtė anėtar i kėtij Komiteti. “Heroi i Popullit” Rrahman Parllaku ėshtė dėnuar dhe burgosur nga diktatura komuniste pėr pjesėmarrje nė tė ashtuquajturin “puē ushtarak”, nėn akuzėn e “krimit dhe tradhtisė ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacionit dhe propagandės me rrezikshmėri tė lartė”. Nė bazė tė kėtyre akuzave u dėnua me 25 vjet heqje lirie, nga tė cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti nė burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri mė 17 mars tė vitit 1991), si pjesėtar i tė ashtuquajturit “grup i Beqir Ballukut”. Duke pasur akuzėn e rėndė tė “tradhtisė ndaj atdheut”, tė ashtuquajturit pjesėtarė tė kėtij grupi: Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako e Rrahman Parllaku nuk amnistoheshin nga ligjet nė fuqi. Nė rekursin e bėrė nga Parllaku, Gjykata e Kasacionit vendosi, mė 20 korrik tė vitit 1994, prishjen e vendimit tė 5 nėntorit tė vitit 1975 tė Gjykatės Ushtarake, qė i cilėsoi fajtorė ushtarakėt e lartė, dhe pushimin e akuzave tė mėsipėrme. Aktualisht, 85-vjeēari Rrahman Parllaku ėshtė nė pension dhe merret me veprimtari shoqėrore. Ai ėshtė kryetar i Organizatės sė Bashkuar tė Veteranėve tė Luftės tė Popullit Shqiptar.



    Nesėr do tė lexoni

    Si u bėnė baza tė lėvizjes shtėpitė e Agallive, Kilicėve, Doēajve, Bejtajve, Muēajve, Ferrajve, Mandrove e tė tjera
    Ditėt e Rrahman Parllakut nė shtėpinė e Manush Myftiut, qė e shkriu pasurinė pėr luftėn
    Njohja e komandantit tė njėsiteve guerile tė Vlorės me Reiz Malilen dhe familjen e tij
    Pėrse u ndaluan tė hynin nė qytet fraksionistėt e “Xhepit”

    Gazeta Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    kush i gjen pjeset e tjera te intervistes le ti postoje..

    ------

    intervista V

    Rrahman Parllaku, tregon se si u ekzekutuan Anastas Lulo dhe tė tjerė, pėrkrahės tė “fraksionit” nė Partinė Komuniste Shqiptare


    “Enver Hoxha nė Vlorė, kritikė tė ashpėr pėr veprimtarinė e fraksionit tė Sadik Premtes”

    Luan Kondi

    vijon nga numri i kaluar

    Rrahman Parllaku, pesonazh i rėndėsishėm i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, tregoi pėr bazat e luftės guerile nė qytetin e Vlorės. Ai e nisi rrėfimin e tij me shtėpinė e nėnė Tarikos dhe vazhdoi me tė tjera histori tė jetuara, strehuar si ilegal nė familjet vlonjate.

    “Heroi i popullit”, drejtuesi i formacioneve partizane, tha pėr herė tė parė, se si familjet e mėdha tė Vlorės vunė shtėpitė dhe pasuritė e tyre, nė dispozicion tė luftės. Po ashtu, ai u shpreh edhe pėr lėvizjet e ilegalėve nėpėr baza dhe pėrkrahjen qė kishin nė tė gjithė veprimet e tyre, nga populli i Vlorės. Parllaku, ish-zėvendėsministėr i Mbrojtjes, foli gjithashtu edhe pėr strehimin e drejtuesve tė Komitetit tė Partisė sė Qarkut tė Vlorės nė shtėpinė e disa baza tė Vlorės, pėr ndihmėn qė i dha italiani Martini, apo edhe tė tjerė njerėz nė atė kohė tė trazuar e tė vėshtirė. Mė tej, Rrahman Parllaku shpjegoi rrethanat e njohjes me familjet Kilica, Doēi, Bejtan, Ferraj, Muēo, Malile, Ēakėrraj, Mandro e shumė e shumė tė tjera, dhe se si e shpėtoi nga vetėvrasja Nasi Karajn, ish-kuestorin e Vlorės, qė nė mitingun e 28 nėntorit tė vitit 1941, ishte kundėr hapjes sė zjarrit ndaj protestuesve. Nė vijim tė intervistės sė tij, pėr gazetėn “Panorama”, gjenerali u shpreh pėr largimin e tij nga qyteti nė kohėn e raprezaljes naziste dhe se si u detyrua tė rikthehej me urdhėr tė Liri Gegės, anėtare e KQ tė PKSH nė atė kohė. Ai pėrmend e pėrshkruan si baza tė luftės familjet e Tol Arapit, Lef e Mitaq Sallatės, apo dhe baza tė tjera nė lagjen Vrenez, ku pėrmenden familjet e Shefqet Veshit, Manush Myftiut, Ibrahim Abdullahut, Dalip Ademit, Aleksandra Premtit, Miti, Mihal e Leka Shurtit, Llaqi Papajt, familjen Musta e shumė e shumė tė tjera. Ish-guerilasi u shpreh pėr situatėn e krijuar nė Qarkun e Vlorės pas tė ashtuquajturit “fraksion” i Xhepit. Si u ndaluan “fraksionistėt” tė hynin nė qytet. Kush e udhėroi kėtė dhe ēfarė ndodhi me ta. Nė vazhdim, gjenerali do tė flasė pėr mbledhjen e Aktivit tė Partisė sė Qarkut tė Vlorės dhe se si u dėnua “fraksioni dhe fraksionistėt”. Sipas tij, aktivi i zhvilloi punimet nė njė gjėndje shumė tė tensionuar dhe se nė tė u fol me gjuhė shumė tė ashpėr. Si u kėrkua tė dėnohej me rreptėsinė mė tė madhe ēdo shmangie nga vija e partisė apo dhe nga ēdo vendim e direktivė e saj. Pėrse nuk u fol fare nė kėtė mbledhje pėr demokracinė nė parti, nuk u tha se nė parti mendimet duhet tė thuheshin hapur, pranohen kur janė tė drejta e hidhen poshtė kur janė tė padrejta. Pėrse shkoi Enveri nė Vlorė dhe ku gjeti mbėshtetje nė Tragjas. Si u vra pas shpine Anastas Lulo dhe pėrse nuk arritėn ta bėnim njė gjė tė tillė edhe me “Xhepin”. Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė vijim nė intervistėn e tij interesante.

    Ēfarė ju bėri pėrshtypje nga mbledhja e Aktivit tė Partisė sė Qarkut tė Vlorės?
    Mua mė bėnte pėrshtypje fakti se shumė shokė bėnin autokritikė se kanė patur tė tilla koncepte tė gabuara. Unė i kisha njohur dhe me njė pjesė tė mirė kisha punuar, megjithėse disa nga ata kishin mbaruar shkollėn e mesme, ose disa klasė tė saj, njė pjesė e mirė ishin nga fshati dhe po punonin pėr mobilizimin e rinisė fshatare, pėr tė mbushur radhėt e ushtrisė, dhe e respektonin familjen e moralin shoqėror. Nuk kisha parė e nuk shihja nė praktikėn e punės sė tyre tė tilla tė meta, qė kritikoheshin e dėnoheshin me forcė nė atė mbledhje. Po pėrsėri kėrkoja tė bindja veten se pėrderisa kėto i thotė udhėheqja e partisė dhe kėta bėjnė autokritikė, duhet tė ketė gabime tė tyre dhe tė jetė e vėrtetė ajo qė thoshin se mua mė duhej t’i shikoja gjėrat mė me sy kritik. Kjo bindje e verbėr do tė na mundonte gjithė kohėn qė ishim nė parti, ndaj dhe pėrpiqeshim t’i shohim gjėrat me “syzet” e saj.

    Aktivi i zhvilloi punimet nė njė gjėndje shumė tė tensionuar. Aty u fol me gjuhė shumė tė ashpėr. Kėrkohej tė dėnohej me rreptėsinė mė tė madhe ēdo shmangie nga vija e partisė nga ēdo vendim e direktivė e saj.

    Si e konsideronit disiplinėn e rreptė nė parti?
    Disiplina duhet tė ishte e hekurt, pa disiplinė e zbatim pa hezitim tė detyrave, nuk mund tė arrihej fitorja. Aty nuk u fol fare pėr anėn tjetėr, pėr demokracinė nė parti, nuk u tha se nė parti mendimet duhet tė thuheshin hapur, pranohen kur janė tė drejta e hidhen poshtė kur janė tė padrejta. Mua, si drejtues ushtarak, mė palqente disiplina dhe zbatimi i urdhrit dhe vendimit, prandaj kėrkesa pėr forcimin e disiplinės mė dukej e drejtė. Kur studion historinė e Partisė Komuniste (e mė vonė PPSH) dilte se elementėt e Grupit tė tė Rinjve i kanė hapur gjithnjė telashe pertisė. Prandaj, pa mbushur 6 muaj nga krijimi i saj, nė konsultėn e marsit tė vitit 1942, partia i akuzoi ish-udhėheqėsit e kėtij grupi se “po pėrpiqen tė mbanin lidhjet e vjetra e grumbullonin rreth vetes miq tė rinj ose shokėt e tyre tė vjetėr, po zhvillonin punė grupazhi (Fraksioni)” dhe pas dy muajve Konferenca e Jazhtėzakonshme e PKSH-sė, qershor 1942, vendosi pėrjashtimin e Anastas Lulos e Sadik Premtes dhe njė grup shokėsh nga partia.

    Pėrse kjo ngutje?
    Argumentet kanė kundėrshtuar direktivat e partisė, direktivat e moralit proletar, punėn me fshatarėsinė, me rininė, janė kundėr reaksioneve luftarake. Kėto janė akuzat e thėna e sterthėna. Po nuk thuhet asgjė pėr mendimin e tė akuzuarve pėr kėto akuza e pėr vendimet qė mori partia. Ēdo gjė ėshtė bėrė e njėanshme, arbitrare. Ashtu siē nuk dihet se cilat kanė qenė mendimet e kėtyre krerėve nė mbledhjen themeluese tė partisė, pasi pėr kėtė nuk keni asgjė tė shkruar e tė dokumentuar nė kėtė mbledhje.

    Ēdo gjė qė dinim ėshtė ajo se ēfarė ka shkruar pėr krijimin e veprimtarisė sė partisė nė kujtimet e tij Dushan Mugosha, ose siē e ka shkruar instituti qė drejtonte Nexhmije Hoxha, qė e ka ndryshuar maketin e tekstin e historisė sė partise sa herė janė dėnuar udhėheqės tė kėsaj partie. Si shembull tipik mund tė merret libri i Enver Hoxhės “Kur lindi partia” qė u ndryshua pėr tė hequr emrat e Mehmet Shehut e tė Kadri Hazbiut, pasi u dėnuan. Nė botimin e parė tė kėtij libri flitej me lėvdata pėr ta e pėr familjet e tyre, ndėrsa ndryshe ndodh nė botimin e dytė. Nė kėtė tė fundit kemi mohim tė vetvetes.

    Nė vazhdim tė masave kundėr krerėve tė Grupit tė tė Rinjve, Konferenca e nendit, mars 1943, vendosi t“i kaloj nė gjyq e pastaj t“i dėnojė Anastas Lulėn e Sadik Premten, me ato argumente e akuza tė njohura e gjithnjė tė vendosura, pa dėgjuar tė akuzuarit. Fakt ėshtė se Anastas Lulo, udhėheqės i Grupit tė tė Rinjve, qė pėrfaqėsonte shtresėn e inteligjencės e tė masės sė rinisė, nuk u zgjodh nė udhėheqje, si kryetarėt e tjerė.

    Ēfarė ndodhi mė vonė me tė?
    Edhe pse e pėrjashtuan nga partia, Anastasi mori pushkėn e shkoi partizan i thjeshtė, pa iu larguar luftės. Ky raport a nuk hedh poshtė akuzėn se ai ishte kundėr luftės. Pėrse nuk u zbatua vendimi i Konferencės sė vendit, qė Anastas Lulo e Sadik Premtja tė gjykoheshin e tė dėnoheshin? Unė them se kjo ndodhi pėr arsyen e thjeshtė se nė gjyq ata do tė flisnin, do tė paraqisnin mendimet e argumentet e tyre edhe nė qoftė se nuk do tė shkruhej gjė, ose asgjėsoheshin tė shkruarat, siē ka ndodhur, mund tė mbeteshin dėshmitarė tė gjallė, qė dinin pėr to.

    Pabesisht e pas shpine nuk ishte vrarė vetėm Anastas Lulo. Pas shpine janė vrare edhe udhėheqės tė tjerė tė partisė e luftės. Vrasjet e pabėra nuk i lėnė gjurmėt e krimit, e megjithatė ėshtė vėrtetuar nga historia se nuk ka mbetur krim e kriminel pa u zbuluar.

    Vrasja e Anastasit pa gjyq siē duket e shqetėsoi shumė Sadikun, pasi ai parashikonte se ashtu do tė veprohej edhe me tė, shikonte fundin e tij, prandaj kėrkoi mbėshtetje e ndihmė te shokėt e te tė njohurit pėr t“i shpėtuar rrezikut. Komunistėt qė e njihnin atė nuk shikonin faje a krime tė tij, qė meritonin dėnim me vdekje, prandaj kėrkuan tė sqaroheshin e tė bindeshin me fakte pėr kėtė. Siē ishte kėrkesa pėr mbajtjen e njė konference tė partise, ku tė gjykonin si veprimtarinė e “Xhepit” (pseudonin i Sadik Premtes), ashtu dhe auzat qė bėheshin pėr qėndrime sektare e ekstremiste tė Komitetit tė Partisė sė Qarkut tė Vlorės, e po tė shihej e nevojshme tė bėheshin ndryshime nė pėrbėrjen e tij. Kėto kėrkesa tė komunistėve u kundėrshtuan me arrogancė, jo vetėm nga Liri Gega e Dushan Mugosha, por edhe nga Komiteti i Partisė me nė krye Hysi Kapon. Komunistėt qė bėnin kėto kėrkesa u quajtėn “xhepistė”, fraksionistė e tė tjera. Kėto akuza u shoqėruan me masa ekstreme, pėrjashtime, arrestime e vrasje. Kjo gjendje patjetėr e dėmtoi luftėn e solli pėrēarje jo vetėm nė radhėt e partisė, por edhe nė popull, e radhėt e luftėtarėve.

    Ju e quani kėtė situatė tė krijuar alarmante apo jo?
    Sigurisht qė ishte e tillė. Mė kujtohet se pėr tė parė gjendjen nė vend, pėr t“u informuar e sqaruar gjėrat, erdhi nė Vlorė vetė Enver Hoxha, i shoqėruar nga Ymer Veshi me tė ėmėn. Ai u prit nė Panaja, nga pėrgjegjėsi i krahinės Topalltisė Et“hem Gjinushi, qė e shoqėroi deri nė Hysaverdh, nė shtėpinė e Kadri Hazbiut. Aty u takua e u informua nga Liri Gega e Hysni Kapo, pėr gjendjen e partisė e tė luftės nė Qarkun e Vlorės pas fraksionit. Enveri, pasi bėri vrejtje pėr mungesėn e vigjilencės, qė fraksioni i zuri nė befasi, ai kėrkoi llogari se pse u la i lirė “Xhepi”, qė lėvizte nga njė krahinė nė tjetrėn e merrte kontakt me kė tė donte nė kundėrshtim me porositė e Komitetit Qendor, qė ai tė mbahej nėn mbikėqyrje pas kėtyre vrejtjeve e kritikave. Enver Hoxha aprovoi veprimet e ndėrmarra nga Komiteti Qarkor i Partisė pas zbulimit tė fraksionit dhe vazhdimin e punės pėr shtimin e radhėve tė ushtrisė e tė aksioneve ushtarake.

    Pėr tė qetėsuar gjendjen mori kontakt me komunistėt, qė kishin bėrė autokritikė dhe ishin shkėputur nga “Xhepi”. Takoi edhe disa njerėz me ndikim nė luftė pėrkrahės tanėt, por qėndrimi ndaj “Xhepit” i kishte lėkundur. Pastaj kaloi nė Tragjas, ku gjendja ishte acaruar, pasi qe vrarė Xhemili, ishte arrestuar Pal Tėrrova, e populli i Tragjasit ishte ngritur nė mbrojtje tė tij, duke e detyruar Komitetin e Partisė qė ta lironte. Tragjasėsit e shikonin Palin si model tė njeriut tė ndershėm, tė respektueshėm, trim e tė pėrkushtuar pėr luftėn. Ai e kishte bėrė pėr vete rininė e popullin, e kishte mobilizuar pėr luftė si pėrgjegjės i krahinės, prandaj nuk i besonin akzuat kundrejt tij e shokėve qė e mbėshtesnin. Enver Hoxha, pėr tė gjetur mbėshtetje nė Tragjas, shkoi drejt nė shtėpinė e Sinan Gjonit, ish-sekretar i Qarkorit pėr Vlorėn, nė atė kohė i internuar nė Itali. Atė e priti babai i Sinanit. Nė Tragjas, ai bėri apologjinė Anastasit e “Xhepit” e mbėshtetėsve tė tyre para popullit me argumentet e faktet e krijuara nė atė kohė, pra i gjykoi nė mungesė, duke theksuar rrezikon qė sillte veprimtaria e tyre pėr luftėn. Enveri e preku popullin e Tragjasit nė pikėn e dobėt, pasi njerėzit atje ishin tė pėrkushtuar pėr luftėn dhe pėr tė sakrifikonin gjithēka. Enver Hoxha, duke aprovuar e mbėshtetur veprimtarinė e Komitetit Qarkor tė Partisė, pas zbuliti tė “fraksionit” dhe masat e marra, inkurajoi ekstremizmin. Kėtė e pamė nė Aktivin e Partisė qė u mbajt pas largimit tė tij. Fryma e ekstremizmit i pėrshkoi tejembanė punimet e kėtij avtivi. Edhe arrestimet, e pushkatimi qė bėri Brigada e I-rė, Haki Xhelon, tregojnė sektarizmin, ekstremizmin e vijės sė Komitetit Qendor tė Partisė. Fryma ekstremiste e terroriste nuk ishte vetėm nė karakterin e Liri Gegės e Dushan Mugoshės, siē e ka paraqitur Hysni Kapo nė Plenumin e II nė Berat, nė vitin 1944. Ata mbase kanė ndikuar tė futet kjo frymė nė Organizatėn e Partisė nė Vlorė, po kjo nuk i shfajėson e nuk ia heq pėrgjegjėsinė Komitetit Qarkor. Nuk ishin nė Vlorė Liria e Dushani kur u pushkatua Ramize Gjebrea.

    A vazhdoi mė tej fryma sektare e PKSH?
    Fryma sektare e ekstremiste ndaj komunistėve nėn udhėheqjen e Partisė ēuan nė dėnime ekstreme, kundėr komunistėve qė kishin mendimet e tyre pėr problemet e zhvillimit e tė drejtimit tė Partisė ose tė luftės. Kjo frymė ēoi nė akte terroriste, duke pasur parasysh edhe vlerėsimet qė i ka bėrė udhėheqja e partisė nė punimet e Plenumit tė II, nėntor 1944 (Politika antikombėtare e Enver Hoxhės, Plenumi i Beratit 23-27 nėntor 1944, Tiranė 1996 faqe 89.)

    U bėnė pėrpjekje pėr tė vrarė Sadik Premten?
    Po, dhe kjo solli pasoja tė paparashikuara. Pėrpjekjet pėr tė vrarė ”Xhepin” e acaruan mė tej gjendjen, na u vranė dy shokė luftėtarė trima, Shyqyri Alimerko e Sadik Zotaj. Mė parė nė njė pėrpjekje me elementė qė mbėshtesin ”Xhepin”, u plagos Pajo Islami, qė ishte shumė aktiv kudnėr ”fraksionit”. Plumbi e kishte marrė nė kofshė po i kishte mbetur brenda e plaga kishte filluar t“i infektohej. Mė njoftuan se duhet tė dėrgohej njė mjek pėr ta parė e mjekuar, por veē kėrkesės e detyrės qė duhet ta dėrgoja mjekun, Pajon e kisha shok tė ngushtė e kisha pasur pėrgjegjės tė njėsitit e duhet ta ēoja medoemos mjekun e ta shikoja edhe vetė. I drejtohem dr.Shyqyri Ēupishtit, e kisha njohur qė mė parė, pasi klinikėn e shtėpinė e kishte pėrballė lokalit tim. I vajta nė klinikė doktorit dhe i them se kishim tė plagosur njė shok, tė cilit i nevojitej kontroll e mjekim. Duhet tė shkonim bashkė, pasi ishte ca larg. Ai kishte frikė se mos kjo gjė merrej vesh dhe kėshtu rrezikonte jo vetėm veten, por edhe familjen, por u bind kur i thashė se edhe shokun tonė, drejtues tė luftės, nuk mund ta linim nė rrezik pėr jetėn. Pėr kėtė kisha shkuar deri tek ai si kirurg. Mė tha se vinte nėse merrja edhe doktor Kaēellanon, pasi ai ishte mjek i Bashkisė dhe zėvendėsonte federalin. Personalisht nuk e njihja Kaēellanon po dija se na kish ndihmuar me medikamente dhe i thashė doktor Shyqyriut se do tė bisedoja me doktorin po njėkohėsisht ai duhet tė pėrgatitej se nesėr rreth orės 8-tė do tė niseshim.

    Nga doktor Shyqyriu shkova drejt e nė zyrėn e doktor Kaēellanos. Prita sa u lirua, trokita dhe u futa brenda. Ai mė pyeti se ē“problem kisha. I thashė se vija nga njėsiti gueril i qytetit dhe se kishim nevojė qė tė na ndihmonte dhe mė pas i dhashė edhe tė tjera sqarime rreth asaj qė na kishte ndodhur. Mė tha se ai vinte megjithėse nuk ishte kirurg, por unė i thashė se atė e kisha gjetur dhe se ishte dr.Shyqyriu. Pėrsėri pyeti se ē“e donim kur e kishin gjetur kirurgun, por u sqarua shpejt kur i thashė se kirurgu nuk vinte pa tė.

    Tė nesėrmen, nė ora 8, doktor Kaēallanua erdhi ku e prisja. Rrugės do tė merrnim edhe doktor Shyqyriun, nuk kishte dalė te vendi, ndaj i shkova nė shtėpi, ku mė thanė se e kishin thirrur nė njė urgjencė natėn. U ktheva te doktori e i thashė se mė gėnjeu. Megjithatė, u nisėm. Pėrpara kishim njė postbllok, qė u hap sapo mbėrritėm atje. Shkuam deri afėr Ramirės, por Pajua ishte nė stanet e Dervishajve, te Mevlan e Bardhok Dervishaj, Pajua ata i kishte dajėllarė, vėllezėrit e nėnės. U nisėn drejt rrėzės sė malit tė Kudhėsit. Bėmė thuajse njė orė rrugė nė kėmbė deri te stanet. Doktori i bėri kontroll tė imtėsishėm, por nuk mund tė ndėrhynte tė hiqte plumbin, pasi ai ishte futur shumė thellė. Doktori mė kėshilloi tė merrja patjetėr kirurg, pasi kėmba ishte e infektuar dhe mund tė gangrenizohej.

    Si u bė me tė?
    Pajua kishte njė kunatin e vet nėpunės nė bankė nė Tiranė dhe u interesova qė ai tė shkonte i sigurtė deri atje. I rregulluam letrat sikur ishte vėllai i kapterit tė xhandarmėrisė, Bajram Myftiut, dhe se gjoja ishte plagosur gjatė udhėtimit me autobus ato ditė nė afėrsi tė Himarės. Pėr kėtė na ndihmoi edhe doktor Kaēellanua. E sollėm Pajon nė Vlorė dhe e vendosėm nė njė bazė, pėr tė cilėn na thanė se ishte diktuar dhe e lėvizėm prej andej me urgjencė. Mė pas e nisėm pėr nė Tiranė, ku u operua urgjentisht dhe ndėrhyrjen e kreu njė profesor i njohur italian. Kėmbėn e shpėtoi, por i mbeti njė defekt i vogėl, i cili nuk ishte gjė para jetės, tė cilėn e kishte nė rrezik nga infeksioni. Ky ishte dhe shqetėsimi i fundit qė patėm nga “fraksionistėt”.

    Po ju a nuk keni pėrgjegjėsinė tuaj pėr qėndrimin qė u mbajt ndaj “fraksionistėve”?
    Them se nuk ndjej ndonjė pėrgjegjėsi pėr terror dhe krime si ndaj pjesėmarrėsve nė tė ashtuquajturin fraksion dhe as pėr vrasjet e kryera pas shpine, por moralisht ndjej njė tė tillė pėr faktin se e kam mbėshtetur luftėn kundėr “fraksionit” nė qytetin e Vlorės, qė siē doli mė vonė kjo luftė ishte kundėr fjalės sė lirė tė komunistėve qė u emėrtuan “fraksionistė”. Prandaj nė shenjė nderimi pėr viktimat e kėtij terrori dhe tė familjarėve tė tyre, mora pjesė nė ceremoninė pėrkujtimore dhe dekorimin nga Presidenti i Republikės, Sali Berisha. Takova me respekt dhe pėrzemėrsi familjarėt e Xhemil dhe Qazim Ēakėrrit, Pal Tėrrovės, Hydaiut, Neki Ymerit e tė tė tjerėve. Pas ceremonisė shkova sė bashku me familjarėt e Anastas Lulos pėr tė gjetur eshtrat e tij atje ku ishte varrosur, gjė qė e realizova falė kujtesės sė njė fshatari. Rivarrimin e eshtrave tė Anastas Lulos e bėmė nė Tiranė, nė njė ceremoni tė organizuar me pjesėmarrjen e veteranėve tė Organizatės sė Bashkuar tė Veteranėve tė Luftės sė Popullit Shqiptar (OBVL)...

    vijon nesėr



    ....




    hmmm..

    Ja me c'jane marre partia komuniste e Vlores..
    Asnje m-ut lufte kunder fashizmit.. Luft vetem kunder njeri jatrit..
    Prandaj nuk ishte rastesi qe ne Vlore me 1997-ten niperit e terroristeve te hysni Kapo dushanve dogjen te gjalle policet e Shtetit demokratik.

  3. #3
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,570
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Le qe na nuk jem te hajrit per te ber naj sen per veti dhe per Shqiperin,por edhe i dekorojm kriminelet kuqalosh!!!
    Pse me u dekorua ky komunist i qelbur!? a vetem pse ka vra Ballist apo ka marr uredhera nga mugosha e miladini si duhet perhapun vella veraseja ne shqiperi!

Tema tė Ngjashme

  1. Këndi im fetar
    Nga Zana e malit nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 16:20
  2. Tregon oficeri, “Si mbeta i paralizuar nga orteku”
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 16:37
  3. Mekatet e vdekshme
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 03-02-2003, 01:26
  4. Siguria dhe shpresa.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 00:09
  5. "Shpetimi" , pare ne zbulesen e "dhjejte virgjereshave".
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-12-2002, 22:57

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •