Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Provokacionet e Greqise ne Gusht tė 1949-s.

    Nga Dashnor Kaloēi.

    "Mehmeti s'pranoi ta qėllonte gjeneralin amerikan Van Flit"

    Nė njė prej atyre ditėve, kur shtabi ynė i komanduar prej Mehmet Shehut ndodhej nė vendkomandėn e malit tė Moravės, gjeneral Markos Vafjadhis, komandant i pėrgjithshėm i forcave partizane tė komunistėve grekė dhe gjeneral Barxhota, qė komandonte forcat e instaluara nė malin e Gramozit, e njoftuan Mehmetin qė nė orėn 10 tė paradites tė fillonte goditja me artileri e majės sė Alices, pasi nė atė orė aty do tė shkonte kėshilltari amerikan, strategu i njohur Van Flit, me Shtabin e e Pėrgjithshėm tė forcave qeveritare greke. Unė e lexova i pari atė njoftim dhe kur e mori Mehmet Shehu nė dorė tha: "Ē'ėshtė kjo, pse aventura do bėjme ne?" Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė mbi ato ngjarje tė panjohura tė ndodhura nė gushtin e vitit 1949 nė kufijtė jugorė tė Shqipėrisė me Greqinė, ėshtė koloneli nė pension, 85-vjeēari Skėnder Malindi, i cili ka pėrpiluar planet e operacioneve dhe urdhrat e luftimeve, sipas udhėzimeve qė i jepte Mehmet Shehu. Po, si u njoftua udhėheqja e lartė nė Tiranė pėr fillimin e trazirave nė kufijtė e jugut, dhe ēfarė masash morėn fillimisht Enver Hoxha me Mehmet Shehun pėr pėrballimin e situatės sė krijuar? Nga kush pėrbėhej grupi operativ i caktuar pėr tė shkuar nė vijėn e frontit dhe sa ishte numri i forcave tė armatosura shqiptare qė u instaluan nė kufijtė juglindorė tė vendit? Si i mbante Mehmeti lidhjet me Enverin nė Tiranė, nė ēfarė gjuhe komunikon ata dhe pėrse Mehmeti nuk pranoi tė qėllonte me artileri majėn e malit Alice, ku do shkonte kėshilltari amerikan Van Flit, sė bashku me Shtabin e Pėrgjithshėm tė forcave monarkiste tė qeverisė greke? Lidhur me kėto, e fakte tė tjera tė panjohura nga ato ngjarje tė largėta tė vitit 1949, tė njohura ndryshe si Provokacionet e Gushtit, na njohin dėshmitė e zotit Skėnder Malindi, ish-komandant divizionesh e zv/drejtor i pėrgjithshėm i Pėrgatitjes Luftarake tė Ushtrisė, i diplomuar nė Akademinė "Frunxe" tė Moskės.

    Zoti Malindi, kur u njoftuat pėr trazirat qė po ndodhnin nė kufirin jugor me Greqinė?
    Lajmin pėr provokacionet qė po na bėnin forcat qeveritare greke nė kufijtė tanė tė jugut ne e mėsuam diku aty nga ditėt e fundit tė korrikut apo fillimi i gushtit tė vitit 1949. Nė atė kohė unė sapo isha emėruar komandant i Shkollės sė Bashkuar tė Oficerėve "Enver Hoxha" nė Tiranė dhe ndodhesha nė njė stėrvitje tė madhe qė zhvillohej aty nė shkollė. Nė atė stėrvitje, e cila ishte dhe e para qė zhvillohej me harta, merrnin pjesė tė gjithė oficerėt e lartė tė Ministrisė sė Mbrojtjes, sė bashku me kėshilltarėt sovjetikė, me nė krye shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm, gjeneral-major Beqir Balluku. Para fillimit tė stėrvitjes, aty erdhi vetė Enver Hoxha dhe, pasi qėndroi pėr disa minuta, ai u largua. Teksa ishim duke zhvilluar atė stėrvitje, na njoftuan nga Ministria se nga Divizioni VIII i Korēės kishte ardhur njė radiogram ku njoftohej pėr provokacionet e grekėve.

    Konkretisht, ēfarė thuhej nė radiogramin qė ju dėrgonte Divizioni i Korēės?
    Nė radiogramin e Divizionit VIII tė Korēės, tė ardhur nė Ministrinė tonė tė Mbrojtjes nė datėn 2 gusht, bėhej e ditur se forcat qeveritare greke kishin goditur me mortaja dhe artileri kodrėn 1309 mbi Vidohovė dhe si rezultat i atyre goditjeve aty kishin mbetur tė vrarė dy oficerė dhe gjashtė ushtarė. Dy oficerėt e vrarė ishin: komandanti i kompanisė, kapiten Memo Nexhipi nga Dukaj i Tepelenės dhe komisari, njė djalė i mrekullueshėm nga Vėndresha e Skraparit, tė cilit fatkeqėsisht tani nuk ia kujtoj dot emrin.

    Lajmi pėr provokimet e grekėve nė kufijtė e jugut ishte i papritur pėr ju, apo priteshin qė tė ndodhnin ngjarje tė asaj natyre?
    Ndonėse udhėheqja e lartė e partisė sonė kishte lidhje tė ngushta me Partinė Komuniste tė Greqisė, qė kryesohej nga Niko Zahariadhis dhe informohej pėr gjithēka qė po ndodhte atje, lajmi qė na dha Divizioni ynė VIII, qė ndodhej i instaluar nė Korēė, ishte i papritur dhe na shqetėsoi tė gjithėve. Me njė fjalė ne nuk e prisnim qė tė na bėheshin provokacione nga grekėt nė kufijtė e jugut.

    Ēfarė masash u morėn pas atij lajmi?
    Pas marrjes sė atij lajmi jo tė zakontė Shefi i Shtabt tė Pėrgjithshėm, Beqir Balluku, menjėherė na thėrriti nė njė mbledhje nė Ministri, ku u diskutua pėr situatėn e krijuar dhe masat qė do merreshin. Tek tė gjithė ushtarakėt e lartė tė Shtatmadhorisė vėrehej shqetėsimi pėr gjendjen e krijuar. Gjėja e parė qė u bė ishte nisja pėr nė Korēė e Petrit Dumes, komandantit tė Divizionit VIII, i cili kishte ardhur nė Tiranė pėr stėrvitjen qė po bėnim nė Shkollėn e Bashkuar. Pas kėsaj, Beqir Balluku mori njė hartė me reliev plastik dhe menjėherė u nis pėr nė shtėpinė e Enver Hoxhės, pėr ta njohur me situatėn e krijuar nė kufijtė e jugut. Me atė hartė plastike, tė cilėn e kishte pėrgatitur major Filip Geci nga Shkodra, qė kishte mbaruar pėr topo-gjoodezi nė Firence, Beqiri ishte munduar t'ia shpjegonte Komandantit tė Pėrgjithshėm tė gjithė gjendjen e krijuar, por Enveri nuk merrte vesh fare nga hartat. Pas kėsaj, Beqiri u detyrua qė tė mė telefononte mua duke mė thėnė: "Merre hartėn tjetėr tė Vidohovės dhe hajde urgjent kėtu tek shtėpia e shokut Enver!" Unė mora menjėherė hartėn qė kėrkonte Beqiri dhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila asokohe ndodhej aty nė godinėn ku sot ėshtė korpusi qendror i Universitetit Shtetėror tė Tiranės, u nisa menjėherė tek shtėpia e Enverit, ku tek porta mė ndaloi kapiten Ceno Nushi, vėllai i Gogo Nushit. Pasi ia dorėzova hartėn atij, u largova duke u kthyer pėrsėri pėr nė zyrė nė ministri.

    Pas takimit tė Beqir Ballukut me Enverin, ēfarė masash u morėn pėr gjendjen e krijuar?
    Pas takimit me Enverin, Beqiri u kthye pėrsėri nė ministri dhe aty u formua njė grup operativ pėr tė drejtuar situatėn nė tė cilėn ndodheshim. Nė krye tė atij grupi u caktua ministri i Brendshėm, gjeneral-leitnant Mehmet Shehu, i cili vlerėsohej si njė nga ushtarakėt mė tė pėrgatitur dhe mė tė aftė nga gjithė tė tjerėt. Pas tij bėnin pjesė: Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, gjeneral-major Beqir Balluku; Drejtori Politik i Ushtrisė, gjeneral-major Hysni Kapo; Drejtori Operativ, major Nexhip Vinēani; Komandanti i Artilerisė, gjeneral-major Tahir Kadare; Drejtori i Pėrgatitjes Luftarake, gjeneral-major Gjin Marku; Drejtori i Xhenjos, kolonel Veli Dedi dhe Drejtori i Zbulimit, kolonel Teme Sejko. I gjithė ky grup operativ, nėn komandėn e Mehmet Shehut, u nis menjėherė nė zonėn e Korēės, duke u instaluar nė vendkomandėn e Shtabit, qė ndodhej nė malin e Moravės. Nė atė kohė qė grupi operativ ishte vendosur atje, Mehmet Shehu ishte zėnė keq me Ernest Jakovėn, tė cilin e kishte pėrzėnė, duke e kthyer urgjent nė Tiranė, me masė disiplinore ndalimi nė garnizonin e kryeqytetit. Pas kėsaj, Mehmeti kishte dhėnė urdhėr nė minstri, qė tė nisesha unė urgjent pėr nė Korēė, pėr tė zėvendėsuar Ernest Jakovėn. Mehmeti kishte thėnė qė unė tė nisesha pa humbur kohė, me ēfarėdolloj mjeti qė tė gjeja. Nė atė kohė unė sapo isha bėrė komandant i Shkollės sė Bashkuar dhe makina qė kisha nė pėrdorim ishte njė "Moskviē" i vogėl, me tė cilin nuk mund shkoja dot deri nė Korēė. Kėshtu u detyrova dhe mora makinėn e kolonel Shefqet Peēit (Drejtor i Prapavijės sė Ushtrisė), me tė cilėn, bashkė me major Xhevdet Petrelėn, nė datėn 4 gusht udhėtuam pėr nė Korēė, duke shkuar pastaj nė kėmbė deri nė front. Aty iu paraqita menjeherė Mehmet Shehut.

    Ēfarė detyre ju ngarkuan atje?
    Nė vendkomandėn e Shtabit nė Moravė Mehmet Shehu mė tha: "Dėgjo Skėnder, kėtu do tė bėsh ēdogjė sipas atyre qė ke mėsuar nė akademinė ushtarake nė Moskė". Nė atė kohė qė shkova unė atje nuk kishte filluar akoma lufta dhe nga ana jonė ishin marrė tė gjitha masat pėr dislokimin e forcave tė armatosura nė tė gjithė kufirin me Greqinė.

    Sa forca tė ushtrisė shqiptare u dėrguan nė atė kohė nė kufijtė e jugut?
    Pėr tė pėrballuar atė situatė ne kishim dislokuar aty Divizionin VIII tė Korēės, tė komanduar nga kolonel Petrit Dume (komandant), komisar Sejdi Avdia dhe shef Shtabi Llazi Angjeli, tė cilėt i kishin vendosur forcat e tyre nga Qafa e Kazanit deri nė Kapshticė. Pas kėtij divizioni, i cili ishte vendosur nė vijėn e parė tė frontit, erdhi nė pėrforcim edhe Brigada e Kėmbėsorisė sė Vlorės, e komanduar nga nėnkolonel Muhamet Prodani, e cila u vendos nė fshatin Zvezdė tė Korēės. Po kėshtu, nė pėrforcim erdhi dhe njė regjiment i Tiranės, i cili u vendos nė Maliq, dhe njė i Elbasanit, qė u vendos nė Devoll.

    Sa ishte numri i kėtyre forcave qė u vendosėn atje dhe sa ishte ai i tė gjitha forcave tė armatosura tė ushtrisė shqiptare nė atė kohė?
    Numri i forcave qė u vendosėn nė atė kohė pėr tė pėrballuar provokacionet e grekėve shkonte nė rreth 10 mijė vetė, ndėrsa e gjithė ushtria shqiptare kishte rreth 40 mijė vetė. Ndonėse tė gjitha kėto forca ishin tė gatshme pėr tė luftuar, vetėm njė pjesė e tyre zhvilloi luftime direkte me forcat monarko-fashiste greke, siē i quanim ne ata nė atė kohė.

    Kush i drejtonte luftimet atje nė front?
    Tė gjithė ne ishim nėn urdhrat e Mehmet Shehut dhe ai vendoste pėr ēdo gjė, qė nga vendkomanda e shtabit nė Moravė. Qė nė fillimin e luftimeve, Mehmet Shehu mė urdhėroi mua qė tė pėrgatisja gjithė planin e operacionit dhe urdhrin e luftimit, tė cilin ne e ndryshonim ēdo ditė sipas situatės. Gjatė ditės Mehmeti dilte vetė pėr tė inspektuar forcat qė kishim nė vijėn e parė tė frontit, ndėrsa mbrėmjeve na mblidhte gjithė grupin dhe na jepte udhėzimet e nevojshme.

    Sa ditė zgjatėn luftimet nė Provokacionet e Gushtit dhe a erdhi ndonjėherė aty Enver Hoxha?
    Provokacionet e Gushtit zgjatėn rreth njė muaj dhe Enveri nuk erdhi asnjė ditė aty nė front, por ai informohej me telefon ēdo ditė nga Mehmet Shehu dhe bisedat mes tyre i bėnin nė frėngjisht.

    Gjatė asaj kohe a kishit lidhje me forcat komuniste greke tė gjeneralit Markos Vafjadhis dhe a takoheshit personalisht me ta?
    Me forcat komuniste greke tė gjeneralit Markos ne kishim lidhje tė vazhdueshme dhe ata na njoftonin pėr ēdo veprim qė pritej tė ndėrrmernin forcat qeveritare monarkiste greke. Me urdhėr tė Mehmetit, kur nuk kishte filluar akoma lufta, unė dhe Petrit Dume shkuam nė malin Gramoz (nė tokėn greke) dhe aty morėm takim me shtabin e gjeneralit Barxhotas. Ata na pritėn shumė mirė, por ne e ndjemė veten shumė inferiorė, pėr faktin se ne ishim veshur shumė keq dhe u habitėm kur i gjetėm ata tė hekurosur e tė lustruar si pėr paradė, e me zyra tepėr komode me tapete tė rėndė. Pasi na qerasėn me konjak e ēokollata, ata na treguan taktikat qė mund tė pėrdornin ndaj nesh forcat monarkiste qeveritare greke. Pasi qėndruam rreth tri orė aty nė shtabin e tyre gjithė luks, ne u kthyem dhe i raportuam Mehmet Shehut. Pėrveē kėtij takimi qė bėmė me forcat komuniste nė tokėn greke, ne informoheshim rregullisht ēdo ditė prej tyre. Kėshtu, mė kujtohet nė njė rast kur gjeneral Marko Vafjadhis dhe gjeneral Barxhota e njoftuan Mehmet Shehun qė nė orėn 10 tė paradites tė fillonte goditja me artileri e majės sė Alices, pasi nė atė orė aty do tė shkonte kėshilltari amerikan Van Flit me Shtabin e Pėrgjithshėm tė forcave greke. Unė e lexova i pari atė njoftim dhe, kur e mori Mehmet Shehu nė dorė, tha: "Ēėshtė kjo, pse aventura do bėjme ne?" Mehmet Shehu shpesh herė nxehej me mėnyrėn e taktikat qė pėrdornin forcat partizane greke. Nė mbledhjet qė bėnim, ai na thoshte se forcat e gjeneralit Markos nuk duhej tė bėnin luftė frontale, pasi nuk kishin epėrsi nė njerėz dhe armatime. Por ato duhej tė godisnin tė parėt armikun, duke e dėmtuar nė prapavija e ndėrlidhje, pa e lėnė tė organizohej nė luftė frontale.

    Cilat ishin luftimet mė tė ashpra qė keni zhvilluar nė Provokacionet e Gushtit?
    Tri katėr ditė pas letrės qė na dėrgoi gjeneral Barxhota, forcat qeveritare greke sulmuan malin e Vicit dhe, pasi e morėn atė duke i shpartalluar plotėsisht forcat partizane tė gjeneralit Markos, i ranė malit tė Gramozit, ku ishin pėrqendruar shumė forca tė tjera tė komunistėve grekė, tė cilėt pretendonin se aty ishin tė pathyeshėm. Pėr tė bėrė rrethimin e forcave partizane tė komunistėve grekė, forcat qeveritare monarkiste u futėn nė tokėn tone, nė vendin e quajtur Posta e Gurtė, nė Trestenik tė Devollit, ku u ndeshėn me njė qėndresė tė fortė. Aty u zhvilluan luftime tė pėrgjakshme dhe nga ana jonė u vranė mbi 100 e sa ushtarė dhe oficerė. Aty na u vra edhe komandanti i batalionit, Riza Mestani nga Spathara e Skraparit. Tė plagosurit ne i kthenim nė spitalin e Korēės, ku erdhėn dhe shumė prindėr ushtarėsh, kryesisht nga Veriu, tė cilėt kėrkonin me ngulm qė tė vinin vullnetarė nė front nė vend tė djemve tė tyre. Nė spitalin e Korēės tė plagosurit i vizitoi edhe Mehmet Shehu.

    Po nga forcat qeveritare monarkise greke sa tė vrarė pati?
    Edhe nga grekėt pati tė vrarė, por numrin e saktė tė tyre ne nuk e mėsuam dot kurrė. Tė gjitha ato luftime, ku forcat qeveritare greke ndeshėn nė njė rezistencė tė fortė, i kam drejtuar unė, sipas urdhėrave tė Mehmet Shehut. Pasi grekėt dėshtuan nė orvatjen pėr t'u marrė krahėt forcave partizane tė Markosit, ata sulmuan nė mėnyrė frontale dhe pėr katėr ditė pushtuan tė gjithė Gramozin. Nė fitoren e forcave qeveritare greke ndikoi shumė aviacioni anglo-amerikan, i cili bėri bombardime tė shumta mbi forcat partizane komuniste tė gjeneralit Markos. Pas kėsaj me mijėra partizanė e komunistė grekė u detyruan tė futeshin nė territorin shqiptar, duke dorėzuar mė parė armėt nė kufirin tonė. Kjo gjė shėnoi edhe fundin e trazirave tė Provokacioneve tė Gushtit tė vitit 1949, tė cilėn forcat qeveritare greke e festuan duke hedhur fishekzjarre nė tė gjithė vijėn e kufirit. Nė ditėt qė pasuan mė vonė pati vetėm konflikte sporadike.

    Pas mbarimit tė luftimeve, ēfarė bėri shtabi juaj, a vazhduat tė qėndronit pėrsėri nė Moravė?
    Pas kėsaj nga Morava ne u tėrhoqėm, duke u vendosur nė qytetin e Korēės dhe Mehmet Shehu iku pėr nė Tiranė, duke lėnė si zėvendės tė tij gjeneral Tahir Kadarenė, ndėrsa zėvendės i Tahirit isha unė dhe Teme Sejko. Nė Korēė ne qėndruam rreth 20 ditė, duke mbajtur lidhje tė vazhdueshme me kufirin dhe mė pas u kthyem nė Tiranė.

    Kur erdhėt nė Tiranė, a u bėnė analiza dhe konkluzionet e Provokacioneve tė Gushtit?
    Analiza e konkluzione pėr Provokacionet e Gushtit nuk u bėnė kurrė, si duket gjithēka u mjaftua vetėm me analizat qė na bėnte Mehmet Shehu kur ishim nė front.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ki birua qe i raportonte Mehmetit se cfare e qerasne partizanet greke konjak e cekullata si mund te quaje provokacione greke te gushtit, kur ai vete i veshur si ushtarak, bashke me Petrit Dumen, ne kohe konflikti te brendshem ne shtetin fqinj, futen ne token e tij dhe bisedojne ( marrin udhezimet e informatat se ke do bombardonin me artileri nga territori shqiptar ne ate grek)? Atje ne shkollen e "Frunxes" ne te semes ne Rusi nuk jua u mesuan rregullat e luftes?


    Po c'front hape ne Trestenik te Devollit a lumemadh....Ku Tresteniku ( nje fshat poshte Kapshtices) e ku mali i Gramozit....Vetem nje idiot mund te bente rrethimin e nje mali duke filluar ne ....pllajen e Korces ne Trestenik, 30 km larg nga Tresteniku...Dhe keta "idiote" na ishin greket qe ne ate zone aty kishin pak a shume 8-9 vjet qe luftonin dhe e njihnin me pellembe.....

    Oiiiii thuaj....Ne vend qe te thone, aq dinim aq beme, ashtu na thonin ashtu i besuam, keta vijne e na tregojne perralla me mbret. Jo Mehmeti nuk donte "aventura" , jo po mbrojtem atdheun , jo Enveri nuk merrte vesh nga harta. Thuani ore te verteten, "ndihmuam komunistet greke duke bombarduar forcat e tyre qeveritare", thoni " qe ata cuna qe u vrane iken per lesh se Enveri e Mehmenti donin ta luanin pjesen si internacionaliste" jo se po mbronin atdheun. "Dhe nuk i filluan greket provokacionet po i filluam ne te paret" keto te thoni.

    Kur tjetri te godet me artileri ne vendin tend ( ne kohen qe ti ke lufte civile duke mbajtur anen e pales antiqeveritare) dhe ti i kunderpergjigjesh quhet provokacion? Se greket mund te jene te poshterit e dheut, por ama ishin Enveret e Mehmetet ata qe rrezikonin te na benin ....Palestine. Thuaj shyqyr qe amerikanet e sovjetiket e kishin nda muhabetit qe me pare dhe ngelem keshtu si jemi sot se as ato 28 mije km katrore nuk kane dash me na lene "strateget" me poture si Enveri e Mehmeti...
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    angelfire Maska e ardit 2
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    where I wasn't before
    Postime
    31
    ja e verteta per provokacionet e gushtit.

    qte

    E vėrteta historike pėr provokacionet e Gushtit


    Agim Musta


    Para disa ditėsh nė shtypin e pėrditshėm lexova artikullin e Z. Nuri Dragoj pėr provokacionet e gushtit tė vitit `49-tė, tė bėra nga ushtria greke ndaj territorit shqiptar. Si historian, si njohės i shumė personaliteteve tė asaj kohe dhe si dėshmitar okular, nuk mund tė hesht ndaj shtrembėrimeve tė fakteve dhe mosnjohjes sė duhur tė realitetit historik.

    Dihet se pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri dhe Greqi u vendosėn sisteme shoqėroro-politike diametralisht tė kundėrta .

    Nė Shqipėri pushtetin e morėn forcat komuniste, kurse Greqia nė sajė tė ndėrhyrjes anglo amerikane, shpėtoi nga kthetrat e komunizimit. Duhet theksuar se forcat e armatosura tė Partisė Komuniste greke, tė quajtur EAM, vazhduan luftėn e armatosur dhe arritėn tė pushtojnė gjithė Greqinė kontinentale, deri nė periferi tė Athinės, ku u krye edhe njė atentat nė dhjetor tė vitit 1944 ndaj kryeministrit tė Britanisė sė Madhe, Wiston Churchil. Nė vitin 1946-tė u firmos paqja e Varqizės pėr tė bėrė zgjedhje tė lira dhe demokratike. Nė vitin 1947-tė komunistėt grekė tė nxitur nga Moska, filluan pėrsėri luftėn e armatosur pėr tė marrė pushtetin.

    Ndihma materiale dhe armatime ushtarake pėr EAM –istėt vinin dhe nga blloku komunist dhe hynin ilegalisht nė territorin grek nėpėrmjet kufirit bullgaro-jugosllav. Pas rezolucionit tė Bukureshtit nė qershor tė `48-ės, Jugosllavia titiste u pėrjashtua nga blloku komunist dhe u cilėsua si “Kali i Trojės” nė lėvizjen komuniste.Qysh nė verėn e vitit 1948-tė shteti jugosllav ndaloi ēdo ndihmė pėr eamistėt grekė dhe mbylli kufirin me Greqinė. Nė tė njėjtėn kohė, ushtria qeveritare greke mundi tė vendosė kontrollin gjatė kufirit greko- bullgar. I vetmi vend qė mund tė ndihmonte nga ana tokėsore forcat komuniste greke mbetej Shqipėria.

    Qeveria e Enver Hoxhės u tregua e gatshme pėr tė zbatuar urdhrat e Moskės, qė territori shqiptar tė kthehej nė njė trampolinė pėr tė furnizuar komunistėt grekė me ēarėdolloj materialesh nė funksion tė marrjes sė pushtetit. Ēdo muaj nė portin e Durrėsit mbėrrinte nga Kostanca e Rumanisė njė anije sovjetike e ngarkuar me armatime ushtarake dhe materiale tė ndryshme pėr tė furnizuar EAM-istėt grekė. Anija shkarkohej natėn nga njė repart ushtarak special dhe ngarkohej nė 50 kamione “tatra” duke u nisur menjėherė pėr nė zonėn e Bozhigradit dhe Trestenikut tė Korēės. Ky material merrej nė dorėzim nė kufirin shqiptaro-grek nga pėrfaqėsuesit e EAM-it dhe nėpėrmjet tuneleve qė kishin hyrjen nė tokėn shqiptare, transportohej nė brendėsi tė tokės greke.

    Nė verėn e viti 1949-tė ushtria greke, e ndihmuar dhe nga forcat ajrore anglo-amerikane, filloi njė operacion masiv pėr t`i shpartalluar pėrfundimisht forcat komuniste greke, tė pėrqendruara kryesisht nė malin e Gramozit, nė Vici dhe Kajmalcallan. Operacionin e udhėhiqte kryekomandanti i ushtrisė greke, Aleksandėr Papagos, kurse forcat ajrore anglo- amerikane, Van Flit.

    Qeveria komuniste shqiptare nė bashkėpunim me EAM-istėt kishte hapur themele dhe ndėrtuar depo pėr tė furnizuar komunistėt grekė nė sektorin e Bozhigradit dhe Trestenikut e tė Gramozit. Gjithė armatimet dhe materialet qė vinin nga kampi komunist futeshin nė brendėsinė e tokės greke nėpėrmjet tuneleve.

    Sigurisht qė organet e zbulimit grek kishin tė dhėna tė hollėsishme pėr vendin ku ndodheshin dhe funksionet qė kryenin bazat e vendosura nė territorin shqiptar. Komanda e operacionit grek i kėrkoi shtetit shqiptar mbylljen e menjėhershme tė themeleve dhe ndėrprerjen e ēdo ndihme pėr EAM-istėt, pėrndryshe do tė ballafaqohej me goditjet e ushtrisė greke.

    I ndodhur pėrpara njė situate tė tillė, qė mund tė sillte rreziqe tė paparashikuara, dikatori Hoxha kėrkoi ndihmė nga Moska pėr tė pėrballuar njė agresion grek. Qeveria sovjetike, qė i dinte mirė planet e ushtrisė greke, e qetėsoi diktatorin se provokacionet e ushtrisė greke nuk kishin si synim rrėzimin e qeverisė sė Enver Hoxhės, prandaj ato duhet tė pėrballoheshin nga ushtria shqiptare. Kėtė gjė e pohuan dhe pa asnjė ekuivok edhe kėshilltarėt sovjetikė pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė ushtrisė shqiptare.

    “Ne do t’ju ndihmojmė , por jo ushtarakisht”. Ky deklarim solli njė pėshtjellim nė radhėt e anėtarėve tė Shtabit, ku gjenerali Hamit Keēi deklaroi haptazi se ushtria shqiptare nuk ishte nė gjendje tė ndalonte sulmin grek as edhe njė ditė e jo 10 ditė siē kishte deklaruar Enver Hoxha.

    Hamit Keēi u arrestua po atė ditė dhe u dėnua si armik i popullit pėr shprehjet e tij disfatiste.

    Repartet e ushtrisė greke sulmuan mė 2 gusht dhe hynė nė sektorin e Bozhigradit pas njė rezistence tė dobėt tė ushtrisė shqiptare.

    Nė ditėt nė vijim, nė zonėn e Korēės u dislokuan mbi 6 mijė efektiva tė ushtrisė shqiptare pėr tė ndaluar njė ofensivė greke nė brendėsinė e territorit shqiptar. Grekėt, pasi shkatėrruan tunelet dhe pikat e furnizimit pėr forcat komuniste greke, u tėrhoqen nga sektori i Bozhigradit nė brendėsinė e territorit tė tyre.

    Mė 12 gusht forcat greke hynė pėrsėri nė territorin shqiptar nė zonėn e Bilishtit pėr tė shkatėrruar qendrat e furnizmit tė EAM-it, qė ndodheshin nė afėrsi tė fshatit Trestenik.

    Nė lidhje me luftimet qė u zhvilluan nė dy javėt e para tė muajit gusht tė vitit `49-tė nė zonėn e Korēės midis ushtrisė shqiptare dhe asaj greke, gjeneral Hulmsi Spahiu, ish-komandant i Artilerisė shqiptare mė ka treguar: “Ushtria shqiptare nė zonėn e Korēės komandohej nga oficerė gjysmė analfabetė. Ajo ishte e pajisur si mos mė keq si nė armatim, ashtu dhe nė veshmbathje e ushqime. Ushtrisė i mungonte krejtėsisht eksperienca e luftės frontale. Qė nė fillim tė provokacioneve greke, reparte tė vogla dhe sidomos efektivat e pikave kufitare mbetėn tė izoluara pa bukė dhe municione. Kjo i detyroi disa dhjetėra ushtarė tė dezertonin dhe tė kėrkonin strehim politik nė shtetin grek.

    Por, gabimi mė i madh u bė nga artileria jonė e vendosur nė fshatin Pojan tė Korēės. Ajo pėr disa minuta bombardoi ushtrinė shqiptare nė fushėn e Devollit duke shkaktuar mbi 50 tė vrarė dhe shumė tė plagosur...

    Kur provokacionet e ushtrisė greke pėrfunduan, pasi ishin plotėsuar objektivat e saj (shkatėrrimi i bazave tė furnizimit tė EAM-it) Enver Hoxha, i veshur me uniformė madhore tė gjeneral-kolonelit, i shoqėruar me njė shpurė ministrash dhe oficerėsh, vizitoi spitalin ushtarak tė Tiranės pėr tė dekoruar ushtarėt e plagosur nė provokacionet greke....

    Enver Hoxha mbajti njė fjalim tė shkurtėr duke u mburrur pėr “fitoren e shkėlqyer ” tė ushtrisė shqiptare kundėr monarko –fashistėve grekė.

    Si gjithmonė, disfatat Enver Hoxha i paraqiste si fitore dhe populli i mjerė i duartrokiste.

    Ėshtė pėr tė ardhur keq dhe ėshtė e pafalshme qė disa studiues dhe historianė tė sotėm pėr ngjarjet e rėndėsishme qė kanė ndodhur gjatė kohės sė diktaturės komunistes i referohen arkivave tė Partisė sė Punės dhe historiografisė krejtėsisht tė politizuar tė asaj kohe, duke i parė fenomentet historike me syzet e Enver Hoxhės.

    Nuk ka absurditet mė tė madh qė edhe pas 16 vjetėsh pluralizėm, mitet dhe legjendat e sajuara nga propaganda komuniste t`i serviren opinionit publik si tė vėrteta historike. Shqiptarėt janė ushqyer me gėnjeshtra dhe demagogji pėr gjysmė shekulli dhe sot, kanė nevojė qė tė mėsojnė tė vėrtetėn e mohuar pėr 45 vjet.

    ___________
    TemA

    unqte

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    a ka moderator te qyteteruar ky forum?..

    pse i lejoni shkrimet e njerezve te degjeneruar.. qe nuk e dojne vetveten.. qe shkruajne kunder popullit te vet.. pra.. kunder vetvetes..

    pse i lejoni shkrimet e njerezve qe perhapin defetizem.. shkrimet ku cdo histori qe eshte e lavdishme per Shqiptaret.. pra.. qe i ben Shqiptaret me e ndi veten mire se jane Shqiptare.. shtremberohet me ju pershtat historise te armiqeve..

    merrni keto shkrime e gjuani ne nje nenforum "per te degjeneruarit"..

    ne shkrimin qe e solli ardit 2 behet fjale per nje lufte te te pareve.. per shume prej nesh.. behet fjale per prinderit e gjysherit.. une ate histori e di prej njerezve qe i kane pas prinderit e gjysherit ushtare ne ate kohe.. dhe e verteta eshte se ata ushtare kane qene te gatshem me shku me e kall Atinen po mos te ju kishte shku urdheri me u ndal..

    ky i degjeneruari Musta-i shkruan se ato jane mite e legjenda..
    ateher.. le te tregon Musta-i me krejt llojin e tij degjenerues se qysh mitet e legjendat e ndaluan dhe e perzun ushtrine greke nga Shqiperia?
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Zbardhet misteri i operacionit tė zbulimit nė situatėn e acaruar


    Njė avion grek nė Shqipėri, nė verėn e 1949



    Afrim Imaj

    Ka qenė vera e vitit ’49, kur njė avion grek ėshtė ulur nė afėrsi tė Sarandės. Ngjarja fillimisht ka ngjallur kėrshėri te banorėt e zonės, po me depėrtimin e avionit nė Tiranė gjithēka ėshtė fashitur dhe me kalimin e viteve ky fakt ėshtė harruar.

    Mjaft nga bashkėkohėsit, tė panjohur me tė vėrtetėn e ngjarjes, e kanė futur nė hullinė e legjendės, duke e faturuar rrėmbimin e mjetit fluturues vepėr tė njė komandoje shqiptare. Ndėrkaq, shumė syresh e lidhin kėtė me dekorimin e njėrit prej pilotėve tė paktė qė kishte vendi ynė nė atė periudhė nga krerėt mė tė lartė tė shtetit, pėr guxim dhe trimėri tė jashtėzakonshme.
    Sidoqoftė, prania e njė avioni luftarak grek nė parkun kombėtar tė aviacionit shqiptar ka mbetur pėr dekada me radhė mister, aq sa edhe specialistėt e fushės e kanė quajtur tė pamundur zbardhjen e tij.
    Nė historikun e aviacionit luftarak thuhet se njė avion grek ka qenė pjesė e parkut tė aviacionit shqiptar nga viti 1949 deri nė vitin 1953. Mė shumė se kaq, Edip Ohri, njeriu qė ka drejtuar pėr disa dekada kėtė armė, kujton se me kėtė avion janė zhvilluar me qindra orė fluturimi. Madje, ai mban mend mirė edhe ditėn e shkatėrrimit tė tij. “Diku aty nga viti 1953, duke fluturuar me tė, piloti Vasil Trasha, thotė Ohri,u pėrplas me oxhakun e fabrikės sė sheqerit nė Maliq dhe u shkatėrrua tėrėsisht.” Ish komandanti i ajėrorėve shqiptar thotė se avioni grek u bė avioni i parė qeveritar, me tė cilėn kanė udhėtuar udhėheqėsit e lart komunist tė asaj periudhe. Sipas tij, ai u bė njė nga mjetet mė tė preferuara tė ushtarakėve sovjetik pėr inspektimet e ndryshme nėpėr bazat ushtarake tė vendit tonė. Po si mbėrriti avioni i ushtrisė greke nė territorin shqiptar? Kush ishte piloti qė regjistroi nė parkun e aviacionit shqiptar kėtė mjet fluturues perėndimor? Ēfarė fshihej pas ngjarjes sė bujshme dhe pse e mistifikoi udhėheqja e kohės atė....
    Dėshmitari Shehu: Nė Vrinė avionin e prisnin njerėzit e Sigurimit
    Plaku Hadėr Shehu, nga Kurveleshi, ėshtė nga tė paktėt dėshmitarė qė ka parė uljen e avionit grek nė territorin shqiptar. Eshtė gjendur aty fare rastėsisht, teksa merrej me bagėtitė e tij. Ka qenė jo shumė larg sheshit ku u ul avioni, por i ka parė nga afėr lėvizjet e njerėzve qė orientonin uljen e tij me flamur nė dorė. Nė rrėfimin e 90-vjeēarit Shehu pėrshkruhet gjithēka ai ka parė atė ditė nė sheshin e Vrinės...
    “Ishin vitet e para pas ēlirimit. Si vit nuk e mbaj mend me saktėsi, po di qė ndodhesha aty pėr tė kullotur delet. Qysh njė natė mė parė u shfaqėn nė afėrsi tė Vrinės dhe tė fshatrave pėrreth njerėz tė policisė, pjesa mė e madhe e tė cilėve ishin tė veshur civil. Mė shumė se pėr ndonjė aksion tė zakonshėm, siē ndodhte ngaherė kur bėnin ndonjė arrestim nė zonė, kėtė herė vizita e tyre mesa dukej nuk kishte tė bėnte me kėtė punė. Lėvizjet i bėnin tė orientuara nėpėr lėndina dhe shpate kodrash, larg syrit tė fshatarėve. Ishte periudha e luftės kundėr bandave dhe shumėkush mendonte ndonjė operacion tė Sigurimit nė goditjen ndaj tyre. Nė mbrėmje ata “u zhdukėn” si me komandė. Ndoshta pėr aq kishin ardhur, mendova edhe unė si shumė tė tjerė qė kishin hasur lėvizjet e pazakonta tė tyre. Po nuk kishte qenė kėshtu. Tė nesėrmen, kur nė qiell u dėgjua zėri i njė balone, siē i themi ne tė vjetrit aeroplanit, ata brofėn menjėherė nė qendėr tė sheshit, nė Vrinė dhe nė majat e kodrave pėrreth. Pėr pak ēaste rrethuan vendin dhe nuk lejonin njeri tė afrohej. Bile zona, mesa mė kujtohet, mbahej e ruajtur me dy-tri breza, qė rrinin tė fshehur. Nuk vonoi dhe u shfaq mbi kodra njė balonė qė buēiste me njė zhurmė qė sa vinte e bėhej mė e fuqishme. Pėr pak minuta u ul nė sheshin ku e orientonin dy oficerė me flamur nė dorė. E dėgjova mirė kur njėri nga pilotėt qė doli nga kabina foli shqip dhe sa mbėrriti nė tokė filloi tė pėrqafohej me pėrzemėrsi me kolegėt qė e kishin orientuar nė zbritje. Disa orė ndenji aty me motorė tė fikur dhe nė vėzhgimin e dhjetėra njerėzve, qė duhej ta shikonin vetėm nė distancė. Pastaj nė vendin ku ishte ulur avioni mbėrritėn dy makina tė vogla. Mė pas erdhi aty njė autobot, qė mesa dukej ēoi karburant. Kaluan kėshtu dy tre orė, a mė shumė. Diku nga pasditja u ndezėn pėrsėri motorrėt e aeroplanit dhe ai u ngrit sėrish nė ajėr. Kėtė radhė jo me drejtim nga Saranda nga kishte ardhur, po pėr nga Tirana. Kaq ishte e gjithė historia. Prapa mbetėn lloj-lloj fjalėsh e versione qė kishin tė bėnin me balonėn qė ishte ulur dhe ishte ngritur nga zona e Vrionit. Ēfarė nuk thoshin njerėzit pėr praninė e tij. Ca mė tepėr kur e morėn vesh qė ajo kishte ardhur nga Greqia. Po kaluan kohė dhe u harrua ēdo gjė. Thanė se kishte ngatėrruar rrugėn. Po ku e dinin policėt qė nė mbrėmje se tė nesėrmen avioni grek do tė ndėrronte rrugėn. Thanė se e ulėn me forcė, po cene, me se e ulėn nė atė periudhė kur nuk kishim as aeroplanė dhe as topa. Thanė se u ul vet. Po tė gjitha u tretėn bashkė me zhurmėn e avionit, qė u ul papritur nė Vrinė. Asnjėherė mė vonė nuk u mor vesh pėr punėn e kėtij avioni...”



    * ngjarja
    Nė verėn e vitit 1949, nė fushėn e Vrinės, nė afėrsi tė Delvinės ėshtė ulur njė avion luftarak me flamurin e ushtrisė greke. Nė pak ēaste ėshtė gjendur i rrethuar vendi ku ka parkuar piloti i vendit fqinj. Zbritja e tij nė tokė ėshtė orientuar nga dy zbulues shqiptarė, qė kishin mbėrritur aty pak orė mė parė. Nuk ka vonuar shumė dhe pas furnizimit me karburant tė siguruar nga autoritetet vendase ėshtė ēuar sėrish nė ajėr dhe ka fluturuar pėr nė Tiranė.
    * legjenda
    Rreshtimi i avionit grek nė parkun kombėtar tė aviacionit shqiptar u shoqėrua me njė legjendė pėr mėnyrėn e mbėrritjes sė tij nga teritori helen. Gojėdhėna mė e dėgjuar rreth kėsaj e shpjegonte praninė e avionit tė huaj si vepėr tė njė komandoje shqiptare, qė kishte rrugėtuar ilegalisht deri nė Athinė dhe aty kishte marrė peng mjetin fluturues. Kishte nga ata qė thoshin se gjithēka lidhej me humbjen e orientimit tė pilotit dhe zbritjen e detyruar tė tij nė zonėn e Delvinės.
    * dekorimi
    Ish-piloti, Esat Tetova, nė kohėn e mbėrritjes sė avionit grek nė Shqipėri, ėshtė dekoruar nga krerėt mė tė lartė tė shtetit pėr njė akt tė lartė guximi dhe heroizmi nė njė operacion sekret dhe me rėndėsi tė madhe pėr sigurinė kombėtare. Atėherė ėshtė folur nėn zė se ky dekorim kishte tė bėnte me protagonizmin e Esatit nė ngjarjen e bujshme, por vetėm kaq dhe asgjė mė tej. Po ashtu ėshtė vėnė nė dukje se bashkė me Tetovėn janė dekoruar edhe dy minoritarė, tė cilėt kanė bėrė rolin e pėrkthyesit pėr tė.



    Rrėfimi i Masar Agės “Me avionin grek u kryen 5 vjet fluturime”

    Kur e pyet Masar Agėn, njėrin prej themeluesve tė aviacionit luftarak pėr atė qė di rreth avionit grek tė gjendur nė Shqipėri nė vitin ‘49, tė thotė se di vetėm qė ai ka qenė pjesė e parkut tė aviacionit tonė qysh nė fillimet e tij. Mė tej, sqaron se ka qenė njė avion me dy krahė, shumė i manovrueshėm dhe i pėrshtatshėm pėr kushtet e vendit tonė. Ndėrkaq, veterani i aviacionit luftarak vė nė dukje se me tė ka bėrė disa fluturime. “Me avionin grek, qė ishte i vetmi avion perėndimor, thotė Masar Aga, u kryen pėr pesė vjet me radhė fluturime tė ndryshme, qė pėrshkuan tėrė hapėsirėn qiellore tė Shqipėrisė. Pėr tė, pilotėt shqiptarė e kishin pėr kėnaqėsi tė fluturonin me mjetin grek, sidomos kur bėheshin manovra nė jug tė vendit. I futur rishtas nė inventarin e forcave ajrore, sipas Agės, pėrdoruesit e tij nė asnjė rrethanė nuk morėn vesh tė vėrtetėn si u gjend nė vendin tonė. “Nė bindjen tonė ishte i mirėqenė opinioni se atė e kishim kapur rob ndėrkohė qė bėnte fluturime diversioniste mbi tokėn shqiptare. Mjaftonte kaq, pėr tė na dhėnė njė lloj krenarie, sidomos ne, njerėzve qė na ishte besuar sovraniteti i hapėsirės ajrore”, pėrmbyll piloti veteran.



    neser do te lexoni

    * Kush ishte shqiptari, qė kaloi ilegalisht kufirin dhe fluturoi me avionin luftarak grek nga territori helen nė atė shqiptar
    * Historia e veēantė e Esat Tetovės, ish-partizanit tė Brigadės sė Pestė, qė pranoi thirrjen e lidershipit komunist pėr misionin sekret nė Greqi
    * Ēfarė ndodhi nė bazėn ushtarake tė vendit fqinj dhe si u realizua ulja e avionit grek nė Vrinė tė Delvinės
    * Pse u mbajt i fshehtė operacioni, qė solli avionin nė Shqipėri dhe cili ishte misteri i largimit nga aviacioni i protagonistit tė ngjarjes sė bujshme
    * Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, VIP-at e parė, qė udhėtuan me mjetin fluturues, i mbėrritur nė vendin tonė nė rrugė misterioze

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Misteri i njė operacioni sekret: Si mbėrriti nė Tiranė avioni luftarak grek. Sfida nga ajri pėr mėsymjen tokėsore tė armatės helene nė jug tė Shqipėrisė


    Esat Tetova, shqiptari qė rrėmbeu nė Athinė avionin ushtarak

    Enveri dhe Mehmeti, VIP-at e parė qė udhėtuan me avionin helen

    Afrim Imaj

    Ka qenė piku i provokacioneve tė gushtit tė vitit 1949, kur shtatmadhorėt grekė qė kishin mėsymur armatat mbi juglindjen e Shqipėrisė do tė tronditeshin nga njė lajm i papritur: Nga baza ajrore e Athinės ishte rrėmbyer njė avion luftarak!

    Konstatimi pėr fluturimin e tij nė vendin tonė, fillimisht do t'u dukej i pamundur dhe befasues. Shqiptarėt qė ende nuk kishin njė avion pėr ta ēuar nė ajėr, kur akoma nuk kishin diplomuar pilotėt e parė, kishin guxuar tė sfidonin sigurinė e bazės ajrore mė tė rėndėsishme tė ushtrisė greke, duke rrėmbyer njė nga avionėt e saj! Nė kohėn kur me vėrshimin e taborėve tė shumtė nuk mundnin tė thyenin kufijtė tokėsor tė vendit tonė, sakrifica dhe menēuria shqiptare po i thyente nė mėnyrėn mė tė ēuditshme me manovrėn nė thellėsinė e tokės helene dhe me rrėmbimin e njė mjeti fluturues. Kur autoritetet ushtarake fqinje do tė vinin alarmin pėr ngjarjen misterioze, qė do t'u kushtonte jo pak nė prestigjin e tyre, nė Tiranėn zyrtare euforia e ēasteve tė para do t'ia linte vendin pėrkujdesjes pėr tė fshehur atė qė kishte ndodhur. E bashkė me tė duhej tė shmangej e tė fshihej edhe protagonisti i saj. Urdhri do tė vinte drejtpėrdrejtė nga maja e piramidės shtetėrore dhe gjithēka do tė bėhej sipas porosive tė saj. Sakaq, do tė "burgosej" ēdo gjė nga detajet e historisė sė operacionit sekret qė ishte shfaqur me profilin e njė aventure. Ngjarja kishte qenė e rėndėsishme, por edhe delikate njėherazi. Si e tillė duhej monitoruar me kujdes, larg patetizmit dhe "rrahjes sė gjoksit", duhej fshirė nga kujtesa e bashkėkohėsve dhe historiku i armės sė aviacionit luftarak qė do tė startonte nė atė periudhė. Dhe nė fakt ashtu ndodhi. Pėr gati 60 vjet, asnjėherė nuk u pėrmend e vėrteta e depėrtimit tė avionit grek nė Shqipėri. Pėr herė tė parė, gazeta "Panorama" mundi tė zbardhė me investigimet e saj skemėn dhe dinamikėn e plotė tė operacionit sekret, nėpėrmjet tė cilit u bė e mundur depėrtimi i avionit grek nga baza ajrore e Athinės, nė zonėn e Sarandės. Janė veteranėt e aviacionit, familjarėt dhe miqtė e protagonistit tė kėtij operacioni, qė sjellin pamjet e plota tė tij.

    Edip Ohri: Avioni grek, nga tė parėt nė parkun e aviacionit shqiptar.
    Edip Ohri, njėri nga veteranėt e aviacionit luftarak shqiptar dhe ish-drejtuesi kryesor i tij pėr shumė vite, kujton faktin qė avioni grek ka qenė pjesė e parkut tė aviacionit shqiptar qysh ditėn e krijimit tė armės, mė 24 prill 1951. Sa pėr periudhėn kur ka mbėrritur ky "mysafir" i huaj nė Shqipėri, thotė se nuk e di me saktėsi, pasi nė atė kohė ka qenė me studime nė BS. "Sidoqoftė, - shton Ohri, - ne pilotėt e asaj periudhe dinim qė avioni grek ishte bėrė pjesė e parkut tonė nė njė rrugė tė fshehtė. Ishte njė avion praktik, me dy krahė dhe i manovrueshėm pėr kushtet tona. Mbaj mend qė pilotohej me dėshirė nga Babaēe Faiku, Peēo Polena, Vasil Trasha etj. Pėr katėr pesė vjet sa ishte nė gjendje pune, u bė avioni mė i pėrdorshėm. Fundi i tij,ka tė bėjė me njė manovėr tė pakujdesshme tė Vasal Trashės nė zonėn e Maliqit tė Korēės, ku u pėrplas me oxhakun e fabrikės sė sheqerit dhe doli jashtė pėrdorimit. Me kėtė finale, u mbyll kėshtu edhe historia e avionit qė patėm "dhuratė" nga shteti fqinj..." Kaq kujton nė mėnyrė tė pėrmbledhur pėr ngjarjen e avionit grek tė gjendur nė vendin tonė veterani i aviacionit ushtarak shqiptar. Mban mend rreshtimin nė ceremoninė e krijimit tė armės sė aviacionit, ditėt e manovrave me tė, pilotėt qė kanė fluturuar mbi territorin e vendit, zonėn ku ėshtė shpėrthyer dhe njė opinion disi enigmatik pėr mėnyrėn si ka mbėrritur nė Shqipėri avioni grek. "Fillimisht kishte zėra se e kishin detyruar tė ulej pas njė inkursioni mbi territorin shqiptar, vė nė dukje Ohri. Po kjo nuk mund tė ndodhte, ngaqė asokohe nuk kishim mjete kundėrajrore pėr detyra tė tilla. Thuhej se kishte qenė ēartja e pilotit grek ajo qė i kishte dhėnė rrugė avionit pėr nė vendin tonė. Po edhe kjo, pėr kohėn mbetej e diskutueshme. Dėgjohej ndėrkaq njė version tjetėr, qė ia adresonte kėtė guximit aventurier tė njė piloti shqiptar. Madje diku nėn zė dėgjohej edhe emri i tij: Esat Tetova. Po vetėm sa citohej dhe mė tej kėrshėritė mbylleshin si para njė ngjarjeje qė nuk duhet zbardhur". Kur vjen biseda pikėrisht te emri i pilotit aventurier, ish-kreu i aviacionit shqiptar ka dėshirė tė ndalet, po jo pėr tė zbardhur misterin e rrėmbimit tė avionit. Pėr tė Esati ėshtė nga tė parėt pilotė qė u shkolluan jashtė shtetit, qysh nė vitet e para tė ēlirimit. Eshtė njohur me tė dhe ka ēmuar njė lloj guximi disi tė spikatur. "Po Esati, - pėrmbyll piloti veteran, - u shkėput qysh herėt nga arma e aviacionit. Me sa di unė ai ka shėrbyer nė organet sekrete tė shtetit dhe mė vonė nė ushtri. Ndoshta operacioni pėr mbėrritjen e avionit grek nė Shqipėri mund tė ketė qenė ndonjė detyrė speciale e tij.Unė di qė nė kėtė periudhė Esati ka marrė njė dekoratė tė lartė..."
    Masar Aga: Flitej qė avionin e solli Esat Tetova, po gjithnjė me njė lloj frike
    Me dekorimin e pilotit Esat Tetova e lidh mbėrritjen e avionit grek nė territorin shqiptar, veterani tjetėr i aviacionit, Masar Aga, aktualisht kryetar i shoqatės kombėtare "Aviatori". Pėr tė, vlerėsimi i lartė pėr njė nga shokėt e tij mė tė afėrt nuk u mor vesh asnjėherė pėrse u bė. Gjithsesi, Aga ngjarjen e ka ende tė freskėt nė kujtesė...
    "Avioni grek u ul nė Shqipėri nė 49-ėn, kur grupet e aviatorėve shqiptarė studionin nė Jugosllavinė e Titos dhe nė Rusinė e Stalinit. Kėtė "gjah" nga bota perėndimore e dėshironin shumė sidomos specialistėt sovjetikė, qė ishin nė Tiranė. Pėr shqiptarėt, prania e avionit grek nė parkun e aviacionit kombėtar kishte kuptimin e njė "robi" tė rrėmbyer nga fronti i luftės". Pas kėtyre pėrjetimeve, kreu i shoqatės sė aviatorėve shqiptarė ndalon gjatė nė historinė e protagonistit tė vetėm, sė paku pėr aq sa ka kuptuar vet nga misteri i saj...
    "Esat Tetova, ky ish-partizan i Brigadės sė Pestė, pikėrisht nė atė kohė u dekorua me njė urdhėr trimėrie. Kjo ndodhi kur ai sa ishte kthyer i pėrzėnė nga shkollimi i tij, qė kishte nisur nė Jugosllavi dhe po finalizohej nė BS. Ai ishte futur nė rrugėn e pėrgatitjes pėr pilot, ndėrkohė qė nė trup mbante tri plagė. Ishte trim i ēartur dhe gjaknxehtė. Besnik gjer nė vdekje dhe pasionant i ēmendur i drejtėsisė. Me tė jam njohur qysh kur studionim nė Jugosllavi. Nė kohėn qė po bashkė pėrfundonim specializimin nė BS, Esatin e prunė "kartė postale" nė Shqipėri. Ndodhi kėshtu pas njė pėrplasje qė pati me eprorin sovjetik. U ndamė me tė pikėrisht aty, ku atė e pėrjashtuan nga studimet e mėtejshme. Kur u kthyem vetėm pas pak javėve nga kjo ngjarje, na befasoi njė dekorim i lartė i tij me urdhrin e trimėrisė. Jam ulur me tė edhe mė vonė, kur ishte larguar nga aviacioni, po asnjėherė nuk kam dėgjuar prej tij ndonjė kontribut tė veēantė qė kishte demonstruar nė vitet kur ishte pilot.
    Ylli Poloska: Drejtuesit e lartė i besuan Esatit misionin sekret dhe ai e pėrmbushi me sukses
    Tetėdhjetėvjeēari, Ylli Poloska, ėshtė ndėr njerėzit e rrallė qė ka pasur mundėsi ta njohė tė plotė ngjarjen e bujshme me avionin luftarak grek. Ka qenė nga miqtė e afėrt tė Esat Tetovės, ndėrkohė qė ka punuar me tė rreth 25 vjet nė Berat, ku shėrbenin si ushtarakė. Ka ndarė me pilotin e larguar nga aviacioni nė mėnyrė misterioze gėzimet dhe shqetėsimet e kohės dhe ka pėrjetuar me tė ēastet mė tė bukura dhe mė vėshtira tė jetės. Kjo miqėsi e sinqertė ėshtė bėrė shkak qė Esat Tetova t'i besonte nė vitet e pleqėrisė tė fshehtėn mė tė madhe tė jetės sė tij. Tė fshehtėn pėr tė cilėn kishte nėnshkruar se do ta ruante tė pazbardhur nė ēdo mėnyrė. Tė fshehtėn qė ishte betuar se nė jetė tė jetėve do ta ruante tė parrėfyer. Piloti i larguar herėt nga arma e tij e dashur, nė njė moment dobėsie, nė njė ēast delikat, do t'ia tregonte mikut tė afėrt atė qė kishte vendosur t'ia ēonte vetėm varrit. Ylli Poloska qė ėshtė njohur me ngjarjen e rrallė ėshtė ndjerė i tronditur, por edhe krenar nga ajo qė ka dėgjuar nga Esat Tetova. Tani qė miku i tij ka ndėrruar jetė, dhe ndodhia nuk pėrbėn mė penalitet, Ylli Poloska mendon se ajo qė ka bėrė Esat Tetova nė vitin `49 ia vlen tė zbardhet, jo thjeshtė pėr kėrshėri, por nė respekt tė njė tė vėrtete historike...
    "Esat Tetova u lajmėrua nė mėnyrė tė fshehtė nė BS, ku ishte duke pėrfunduar studimet e larta pėr aviacion dhe mbėrriti nė Tiranė. Dikush nga autoritetet e larta e thirri nė zyrė dhe e njohu me njė kėrkesė speciale tė kreut tė udhėheqjes. Ishte pėrzgjedhur ndėr mė tė besuarit pėr tė realizuar njė operacion sekret nė Greqi. Ishte koha kur vendi ynė pėrjetonte provokacionet e shovinistėve grek nė zonėn e juglindjes.
    "Nė bazėn X tė aviacionit nė Athinė do tė merrni njė avion luftarak dhe do ta sillni nė Shqipėri! Si thua, e bėn dot? E merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė tė beson Partia?" Njė sfidė dhe njė aventurė e ēuditshme shpalosej para tij. Tė tėrhiqej, tė mos e pranonte, do tė ishte dezertor. Sė paku frikacak. Ta pranonte apriori, do tė ishte marrėzia vet. Ndenji mendueshėm disa ēaste. Vrau mendjen pėr qėllimin e asaj qė i kėrkohej. Kujtoi angazhimin e drejtpėrdrejtė tė udhėheqjes sė lartė dhe filloi tė reagojė. Pyeti pėr sfondin e operacionit, pėr pėrkthyesit qė do t'i duheshin, pėr njeriun e zbulimit shqiptar nė bazėn greke, pėr mbėshtetjen logjistike tė veprimeve, pėr kohėn qė do ta kryenin dhe, kur u bind se gjėrat ishin sinkronizuar mė sė miri, dha "fjalėn e nderit" se do ta bėnte patjetėr, edhe sikur t'i rrezikohej jeta. E tha dhe e bėri Esat Tetova. Kaloi kufirin me pėrkthyesin e besuar, veshur me uniformėn e monarkofashistit grek, dhe nė momentin e caktuar u paraqit te baza ajrore. Mori kontakt me njeriun qė punonte nė radhėt e ushtarakėve grekė pėr llogari tė zbulimit tonė. Pastaj gjėrat rrodhėn sipas skenarit tė Tiranės. Hipi nė avionin qė ishte caktuar pėr t'u bėrė "mysafir" i shqiptarėve dhe u nis drejt Shqipėrisė. Drejt Shqipėrisė, po edhe drejt vdekjes! Nga ēasti nė ēast pritej vetėm njė njoftim dhe kundėrajrorėt grekė me pak punė mund ta rrėzonin pėrdhe. Pėr fat asgjė nuk e ndėrpreu fluturimin e "gjahut" tė zbuluesve shqiptarė. Pas qindra kilometrave rrugėtim, do tė vinte triumfi. Do tė kalohej pa vėshtirėsi kufiri shtetėror, po avioni do tė rrezikonte fluturimin drejt Tiranės nga harxhimi i karburantit. Ishte diēka qė ishte menduar. Ata do tė drejtonin uljen e tij nė aeroportin e improvizuar tė Vrinės, nė afėrsi tė Sarandės dhe sakaq gjėrat do tė rridhnin lehtėsisht. Zbritja u mbajt sekret. Po kėshtu edhe mėnyra e mbėrritjes sė avionit nė Shqipėri u sekretua nė dosjet e rėndėsisė sė veēantė "Tepėr sekret!" Duhej tė mbyllte gojėn pėr kėtė edhe njeriu qė mundi tė pėrballonte sfidėn e jashtėzakonshme. Madje, duhej izoluar diku pėr tė qenė larg kėrshėrisė sė njerėzve..." Ndėrkaq, Ylli Poloska kujton se njerėz si Esati ishin tė rrallė pėr nga pėrkushtimi, ndėrshmėria dhe solidariteti. "Po me njė "dobėsi" tė madhe: asnjėherė nuk e rrahėn gjosin pėr ato qė bėnė nė emėr tė detyrės dhe Atdheut", pėrfundon miku i protagonistit tė ngjarjes sė rrallė...
    Mendu Tetova: Im vėlla asnjėherė nuk e tregoi historinė e avionit grek
    Esat Tetova, njeriu i aventurės qė guxoi tė kapėrcejė kufirin shtetėror dhe tė pėrballojė sfidėn e operacionit special pėr tė sjellė nė Shqipėri njė avion luftarak tė ushtrisė greke, nuk e pėrmendi kėtė asnjėherė gjatė jetės sė tij. Madje edhe nė njė rast kur pėr arsye subjektive e kėrcėnuan me masa ndėshkimore pėr cenim tė besnikėrisė, nuk pranoi tu kujtonte tė deleguarėve se dikur kishte vėnė jetėn nė rrezik pėr interes tė tė atdheut. Mendu Tetova, vėllai i tij, thotė se nė asnjė rast Esati nuk foli pėr ngjarjen e bujėshme pėr tė cilėn ishte dekoruar me njė medalje tė veēantė. Ėshtė gati e pabesueshme, por i vėllai, sikundėr edhe familiarėt e tjerė pėrbetohen se historinė e operacionit pėr depėrtimin e avionit nga shteti fqinj, ata e kanė njohur vetėm para dy vjetėsh, nė kohėn kur Esati ndėrroi jetė. "Vetėm atėherė dėgjuam diēka si nėn zė, shton Menduja, ndėrkohė qė mė vonė pak nga pak u njohėm me tėrė ndodhinė. Po Esati na kishte lėnė..." Pėr tė dhe tė afėrmit e tjerė, fakti qė nė ngjallje nuk patėn mundėsi tė shkėmbenin qoftė edhe njė bisedė tė vetme rreth operacionit enigmatik, vazhdon tė pėrjetohet si njė peng qė me sa duket do tė vazhdojė ti lėndojė shpirtėrisht...
    Pengu i ministrit Janopollos pėr avionin e rrėmbyer
    Ajo qė ka ndodhur me avionin grek tė rrėmbyer nga shqiptarėt nė vitin `49, nė shtetin helen ėshtė pėrjetuar me shqetėsim jo tė zakonshėm. Pėr shumė vite autoritet vendase nuk kanė reshtur nė kėrkesat e tyre pėr riatdhesimin e "gjahut" tė inventarizuar nga shqiptarėt. Nga mė kėmbėngulėset kanė qenė sidomos pėrpjekjet disavjeēare tė qeverisė sė Papandreut. Njėri nga ministrat e tij, kėtė peng e ka shfaqur deri vonė.
    Ka pasur rastin tė njihet me tė regjisori i mirėnjohur, Kiēo Londo, i cili nė fillimet e viteve `90 ka qenė akredituar nė Athinė me statusin e gazetarit shqiptar. "Ministri i Punės, Janopollos, - thotė Londo, - duke shfaqur respektin pėr shqiptarėt dhe traditat e tyre, herė pas here nuk nguronte tė kujtonte merakun pėr historinė dhe misterin e rrėmbimit tė avionit nė vitin `49. Mė shumė se njė peng pėr ēka kishte ndodhur, ministri grek kėmbėngulte pėr tė bėrė njė gjest mirėsjelljeje, siē e quante ai riatdhesimin sė paku tė relikeve tė avionit..." Londo kujton se ministri helen dinte shumė gjėra rreth ndodhive me avionin pas rrėmbimit. "Madje, - shton regjisori, - Janopollos mė thoshte se me atė avion ka udhėtuar disa herė Enveri dhe shpura tjetėr e liderėve komunistė". Londo, i befasuar nga kjo histori e panjohur nė vendin e tij mundohej tė tregohej i sjellshėm me mikun VIP, qė gjithsesi nuk mundi ta ndihmonte pėr atė qė interesohej.



    Avioni i parė i VIP-ave tė Shqipėrisė

    Ndėrkohė qė nuk dinė me saktėsi mėnyrėn si mbėrriti nė vendin tonė avioni grek, pilotėt e parė kujtojnė se me tė janė bėrė qindra orė fluturimi. Gati tė gjithė veteranėt e armės sė aviacionit kanė provuar tė manovrojnė me tė nė ajėr. Ka qenė shumė i preferuar ky lloj avioni pėr inkursione tė ndryshme. Konstruksioni i kabinės dyvendėshe krijonte mundėsinė pėr aftėsimin e brezave qė futeshin rishtas nė rrugėn e profesionit tė vėshtirė tė pilotit. "Kjo, - shton Edip Ohri, ish-drejtuesi kryesor i aviacionit shqiptar pėr shumė vite, - kishte edhe njė avantazh tjetėr, pasi siguronte udhėtimin e shpejtė tė udhėheqėsve kryesorė nėpėr rrethet e ndryshme tė vendit". Sipas tij, udhėtarėt e parė qė kanė fluturuar me tė kanė qenė ushtarakėt me mision nė Shqipėri. Ndėrkaq, avioni grek ishte i preferuari i shtatmadhorėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pėr tė inspektuar territoret e ndryshme nė zona tė skajshme tė vendit. Po "mysafiri" i ardhur nė rrugė misterioze do tė shėrbente nė atė periudhė edhe pėr transportin e drejtuesve VIP. Nė kujtimet e pilotėve tė parė thuhet se me tė kanė udhėtuar disa herė edhe Enver Hoxha e Mehmet Shehu. Madje ata saktėsojnė se nė kėto raste ka pilotuar Babaēe Faiku, qė asokohe ishte komandat i skuadriljes sė parė.



    Kėrkimet
    "Eshtrat" e avionit qė pushojnė nė Maliq

    Nė perėndim tė qytetit tė Maliqit, diku nė skaj tė njė kodre tė vogėl, kanė qenė deri vonė pjesėt e avionit grek tė rrėzuar nė vitin 1953. Shumėkush nga banorėt e moshuar mbante mend historinė e tij. Madje kishte syresh qė dinte diēka edhe pėr mėnyrėn si ishte gjendur nė Shqipėri ky "mysafir" jo i zakonshėm. Gjithsesi, ngjarja do tė freskohej nė kujtesėn e vendasve pas viteve `90, kur njerėz nga toka helene do tė kėrkonin pėr tė riatdhesuar "eshtrat" e avionit tė rrėzuar pėr ta rivarrosur bashkė me historinė e tij. Po tė zotėt e shtėpisė tė zėnė ngushtė nga pasiguria pėr atė qė posedonin rreth ngjarjes, do tė hezitonin. Dhe pėrfundimisht reliket e avionit do tė pushonin nė Maliq, aty ku do tė rrėzohej me tė piloti i talentuar, djalė i kėtyre viseve Vasal Trasha.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    ky i degjeneruari Musta-i shkruan se ato jane mite e legjenda..
    ateher.. le te tregon Musta-i me krejt llojin e tij degjenerues se qysh mitet e legjendat e ndaluan dhe e perzun ushtrine greke nga Shqiperia?
    Me siguri greket kane ikur vete, sepse nuk donin me shume territore shiptare. Ju mjaftonin ato qe kishin marre (?)...
    Perseri tentuan greket me vone qe te aneksonin pjese te vendit tone, por ...paten frike se mos shqiptaret do e pinin kafen ne Athine?


    *********

    Kur grekėt propagandonin pėr miqėsi tė sinqertė Greqi-Shqipėri


    (Monday, 26 November 2007) - gazeta sot

    Nga Arben LLALLA

    Periudha mė e ngrohtė midis dy vendeve ka qenė nė fillim tė viteve 1980 e deri nga fundi i vitit 1990.
    Nga dokumentet historike tė kėtij dhjetėvjeēari (1980-1990) tė gjetura janė interesante faktet se disa intelektualė grekė nė
    shkurt tė vitit 1980 morėn pėrgjigje pozitive nga gjykata e Athinės pėr aprovimin e kėrkesės sė tyre pėr themelimin e
    shoqatės miqėsi Greqi-Shqipėri.
    Marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė kanė njohur periudha tė luftėrave tė heshtura, tė miqėsisė sė mirė dhe tė
    marrėdhėnieve tė ngrira. Janė ende tė freskėta marrėdhėniet e ngrira tė dy vendeve nė vitet 1994-1995 pas provokimeve
    greke nė jugun e Shqipėrisė dhe arrestimet e pesė minoritarėve grekė nga policia e Shqipėrisė me akuzat pėr tradhti nė dėm
    tė shtetit shqiptar. Nė vitin 1949 ushtria e Greqisė afroi forcat e saja pėr tė hyrė nė Shqipėri, atėherė pati shumė provokacione
    me tė vrarė nga tė dy palėt dhe nė historinė shqiptare kėto ngjarje njihen si provokacionet e gushtit tė 1949. Nė vitin 1967
    marrėdhėniet midis Tiranės dhe Athinės arritėn deri nė njė luftė tė hapur pas pretendimeve greke pėr aneksimin e jugut tė
    Shqipėrisė. Atė vit Greqia grumbulloi forca tė mėdha ushtarake nė kufi pėr tė sulmuar, por pėrgjigjja e Tiranės nuk vonoi,
    kryeministri Mehmet Shehu u tha grekėve se pėr pak orė ushtria shqiptare do tė pijė kafenė nė Janinė, prandaj bėjuni gati tu
    shėrbeni shqiptarėve. Periudha mė e ngrohtė midis dy vendeve ka qenė nė fillim tė viteve 1980 e deri nga fundi i vitit 1990.
    Nga dokumentet historike tė kėtij dhjetėvjeēari (1980-1990) tė gjetura janė interesante faktet se disa intelektualė grekė nė
    shkurt tė vitit 1980 morėn pėrgjigje pozitive nga gjykata e Athinės pėr aprovimin e kėrkesės sė tyre pėr themelimin e
    shoqatės miqėsi Greqi-Shqipėri. Nė kryesinė e kėsaj shoqate bėnin pjesė Pandeli P. Pandeleon kryetar, dhe anėtarėt tė
    kryesisė Kosta J. Dhrosaqi, Jani Gj. Glikofridhi, etj. Nėnshkrimet pėr themelimin Shoqatės e Miqėsisė Greqi-Shqipėri e
    kishin hedhur edhe shumė personalitet tė mėdha tė jetės politike dhe kulturore tė Greqisė sė viteve 1980. Kėshtu figuronte
    firma e deputetes sė PASOK-t me origjinė shqiptare Melina Merkurit, ministre e Kulturės, kryetarit tė Bashkisė sė Pireos G.
    Kiriaharakos, Kryetari i Bashkisė sė Thivės K. Kurkutis, Aristidh Kola, e shumė ministra dhe kryetarė tė Bashkive tė Greqisė.
    Nėnshkrimet pėr themelimin e kėsaj shoqate miqėsore mbajnė datėn e 28 marsit tė vitit 1980. Themelimin e shoqatės e
    pėrshėndeti edhe Kryetari i Federatės sė Pėrgjithshme tė Punėtorėve tė Greqisė Jorgos Ravdopulos. Nė qershor tė vitit 1984
    kjo shoqatė nxori nė qarkullim edhe numrin e parė tė revistės sė saj me emrin “Shqipėria e Re”(I NEA ALLVANIA), e cila u
    botua deri nė numrin e katėr tė saj. Nisma e parė e shoqatės miqėsore Greqi-Shqipėri ishte kėrkesa pėr heqjen e ligjit
    famėkeq tė luftės midis Greqisė dhe Shqipėrisė qė ishte miratuar nga Kuvendi i Greqisė mė 10.11.1940 dhe vazhdonte tė
    ishte ende nė fuqi. Ēudia ishte se shumica e nėnshkruesve pėr themelimin e shoqatės dhe kėrkuesit pėr heqjen e ligjit tė
    luftės kur bėheshin ministra e harronin shoqatėn dhe kėrkesėn e parė tė tyre pėr heqjen e ligjit tė luftės midis dy vendeve, ligj
    qė ende ėshtė nė fuqi dhe qėndron mbi kokat e marrėveshjeve tė shumta miqėsore midis Greqisė dhe Shqipėrisė qė firmosen
    formalisht nga qeveritė e kėtyre shteteve fqinje. Kryetari i shoqatės Pandeli P. Pandeleon pėr tė arritur qėllimet e shoqatės
    trokiste nė ēdo derė qeveritari deri tek kryeministri i Greqisė tė atyre viteve Andrea Papandreu. Bashkėpunėtorėt mė tė
    ngushtė pėr botimin e revistės Shqipėria e Re ishin arvanitasi Jorgo Maruga kryetar i Lidhjes sė Arvanitasve tė Greqisė dhe
    shqiptari nga Voskopoja i cili nė vitet 1950 ishte arratisur nga Shqipėria pėr nė Greqi Kristo Zhakarlliu dhe shkruante me
    pseudonimin VOSKOPOJARI. Kjo revistė bėnte njė propagandė tė madhe nė tė mirė tė Shqipėrisė. Ndėr to ajo reklamonte
    edhe librat qė lexuesi grek duhet tė lexonte nė lidhje me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, veēojmė reklama pėr librin me titull:
    “Shqipėria vendi i trimave” i autorit Ilia Hroni. Kur doli numri i parė i kėsaj reviste mė 1 qershor tė vitit 1984 Pandeli P.
    Pandeleon shkoi nė ambasadėn e Shqipėrisė nė Athinė pėr tu dhuruar disa kopje. Punonjėsit e ambasadės shqiptare pasi
    lexuan revistėn mbetėn tė kėnaqur nga shkrimet qė ishin botuar dhe diplomati shqiptar Ksenofon Nushi i premtoi se pėr ēdo
    numėr do mund tė blinin 200 kopje me dy dollarė copėn. Ato vite shpenzimet e pėr botimin e ēdo numri tė revistės Shqipėria
    e Re kushtonte vetėm 200 dollarė. Pas pak ditėsh ambasada e Shqipėrisė nė Athinė nė shenjė mirėnjohje e ftuan Pandeli P.
    Pandeleon tė bėjė njė vizitė 15 ditore nė Shqipėri. Nga vizita 15 ditore qė bėri nėpėr vendet mė tė bukura tė atyre viteve nė
    Shqipėri Pandeli P. Pandeleon mbeti shumė i gėzuar dhe kur u kthye nė Athinė nxitoi tė botonte numrin e dytė tė revistės qė
    drejtonte nė emėr tė shoqatės sė Miqėsisė Greqi-Shqipėri. Pas daljes sė numrit tė dytė Pandeli P. Pandeleon me 200 copėt e
    revistės vrapoi pėr nė ambasadėn e Shqipėrisė pėr t’i dhėnė revistat sipas premtimit qė kishte marrė nga diplomatėt shqiptar.
    Por kėtė herė diplomatėt shqiptar refuzuan blerjen e revistės duke i thėnė se nuk mund tė blinim kėtė revistė. Pas kėsaj
    befasie tė papritur Pandeli P. Pandeleon u largua nga ambasada i zhgėnjyer dhe i pashpresė. Por zhgėnjimin mė tė madh
    e mori kur nga Ministria e Kulturės greke mori refuzimin pėr mos financimin e revistės me pretekstin se njė botim i tillė nuk
    ishte brenda kuadrit Kushtetues. Borxhet e shumta tė shoqatės dhe tė revistės bėnė qė shoqata e Miqėsisė Greqi-Shqipėri tė
    mbyllej dhe tė mos dėgjohej mė pėr tė dhe njeriun miqėsor Pandeli P. Pandeleon. Megjithėse jetėn e shkurtėr Shoqata e
    Miqėsisė Greqi-Shqipėri dhe revista Shqipėria e Re hynė nė historinė e pėrpjekjeve tė disa njerėzve pėr tė ndėrtuar njė miqėsi
    tė mirė dhe tė vėrtetė midis dy vendeve fqinje.
    Kush ishte iniciatori i themelit tė shoqatės miqėsi Greqi-Shqipėri
    Iniciatori pėr themelimin e Shoqatės sė Miqėsisė Greqi-Shqipėri ishte Pandeli P. Pandeleon, njė arvanitas i cili nuk kishte
    ndonjė arsimim tė lartė. I lindur nė fshatin Perahora qė banohet nga arvanitasit tė krahinės sė Korinthit ishte krenarė pėr
    prejardhjen e tij shqiptare dhe ndiente njė dashuri tė madhe pėr Shqipėrinė. Ai mori pjesė nė luftėn antifashiste dhe luftoi pėr
    ēlirimin e Greqisė disa vjet nėpėr male. Pas ēlirimit pėr idetė e tij majtiste u internua pėr 20 vite me radhė duke bredhur nga
    njeri ishull nė tjetrin. Sipas shėnimeve tė Kristo Zharkalliut, Pandeliu sa mė shumė e rrihnin aq mė i urtė dhe i vendosur
    bėhej dhe kur e qėllonin nė kokė me ndonjė dru, i kujtoheshin gjėrat qė kishte harruar prej kohėsh. Ndėrsa arvanitasi Jorgo
    Maruga pėr Pandeliun thoshte: Pandeliu kishte ngrėnė kaq dru, se sa bukė nė jetėn e tij. Me rėnien e diktaturės sė
    kolonelėve nė vitin 1973 Pandeliu filloi aktivitet e tija pėr afrimin e dy popujve fqinjė me njėri-tjetrin duke themeluar
    Shoqatėn Miqėsi Greqi-Shqipėri dhe revistėn Shqipėria e Re. Iniciatori i kėtyre pėrpjekjeve Pandeli P. Pandeleon vdiq nė
    vitin 1999 nė harresė dhe nė varfėri tė plotė, por ai tashmė kishte lėnė gjurmė nė historinė e dy vendeve. Historia e themelimit
    tė Shoqatės Miqėsi Greqi-Shqipėri dhe botimi i revistės Shqipėria e Re sot na duket diēka e ēuditshme kur dihen marrėdhėniet
    midis Greqisė dhe Shqipėrisė, marrėdhėnie qė shpeshherė nxehen nga njė dashuri e zjarrtė dhe shpeshherė ftohen, ngrijnė, pėr tė arritur mė tej deri nė hakmarrje tė grekėve ndaj emigrantėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė prej disa vitesh nė Greqi
    duke u grisur pasaportat dhe lejet e qėndrimit.
    Sistemi i Enver Hoxhės promovon miqėsi me grekėt
    Diktatori i Shqipėrisė Enver Hoxha pėr tė treguar njė afrim tė mirė me Greqinė nė vitin 1978 kishte bėrė edhe njė vizitė nė
    Dropull, zonė ku banon minoriteti grek. Nė fshatin Grapsh ai foli greqisht dhe u shpreh pėr afrim tė dy vendeve. Po ashtu
    pak vite mė vonė shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm i Ushtrisė tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė u emėrua njė
    minoritar grek i quajtur Kiēo Mustaqi, i cili nė vitin 1990 u bė edhe ministėr i Mbrojtjes.
    Ndėrsa kryeministri i Shqipėrisė nė vitin 1983 Adil Ēarēani do tė deklaronte nė Kuvendin e Republikės Popullore Socialiste tė
    Shqipėrisė mė 15.1.1983 pėr miqėsinė e dy vendeve fqinje: “Gėzohem nga lajmi se edhe Qeveria dhe populli grek dėshirojnė
    forcimin e miqėsisė me vendin tonė”. Po ashtu u hap edhe pika e re kufitare midis Greqisė dhe Shqipėri nė Kakavijė, shiritin
    e hapjes sė kėsaj pike doganore e prenė ministri i jashtėm grek Karolos Papulias dhe ai shqiptar Muhamed Kapllani tė
    shoqėruar atėherė me manifestime tė pėrbashkėta festive shqiptaro-greke nė dy anėt e kufirit. (Vetėm pak ditė mė parė me
    propozimi tė kryetarit tė Bashkisė sė Gjirokastrės, Flamur Bime Kryetari i Republikės Greke Karolos Papuliasi u shpall
    “Qytetar nderi” i Gjirokastrės me motivacionin: “Personalitet i shquar dhe politikan qė i ka shėrbyer harmonisė sė
    marrėdhėnieve midis dy vende fqinjė”. Duhet thėnė se Kryetari Karolos Papuliasi ėshtė me origjinė ēame nga fshati Voshtian e
    krahinės sė Ēamėrisė). Pak kohė para se tė vdiste udhėheqėsi i Shqipėrisė Enver Hoxha botoi librin “Dy popuj miq’, njė vepėr qė
    u botua nė vitin 1985 nga shtėpia botuese “8 nėntori”, Tiranė. Me kėto veprime tė afrimit tė miqėsisė me Greqinė, qeveria qė
    drejtohej nga Enver Hoxha ndoshta donte tė tregonte se rreziku grek pėr Shqipėrinė nuk ekzistonte, por Shqipėria mund tė
    rrezikohej nga Serbia.

  8. #8
    angelfire Maska e ardit 2
    Anėtarėsuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    where I wasn't before
    Postime
    31
    Citim Postuar mė parė nga skipetar Lexo Postimin
    a ka moderator te qyteteruar ky forum?..

    pse i lejoni shkrimet e njerezve te degjeneruar.. qe nuk e dojne vetveten.. qe shkruajne kunder popullit te vet.. pra.. kunder vetvetes..

    pse i lejoni shkrimet e njerezve qe perhapin defetizem.. shkrimet ku cdo histori qe eshte e lavdishme per Shqiptaret.. pra.. qe i ben Shqiptaret me e ndi veten mire se jane Shqiptare.. shtremberohet me ju pershtat historise te armiqeve..

    merrni keto shkrime e gjuani ne nje nenforum "per te degjeneruarit"..

    ne shkrimin qe e solli ardit 2 behet fjale per nje lufte te te pareve.. per shume prej nesh.. behet fjale per prinderit e gjysherit.. une ate histori e di prej njerezve qe i kane pas prinderit e gjysherit ushtare ne ate kohe.. dhe e verteta eshte se ata ushtare kane qene te gatshem me shku me e kall Atinen po mos te ju kishte shku urdheri me u ndal..

    ky i degjeneruari Musta-i shkruan se ato jane mite e legjenda..
    ateher.. le te tregon Musta-i me krejt llojin e tij degjenerues se qysh mitet e legjendat e ndaluan dhe e perzun ushtrine greke nga Shqiperia?

    ore skipetar.
    ne rradhe te pare ki kujdes me fjalor qe perdor.kujt i thua te degjeneruar ,qe sduan vetveten edhe kombit ???

    une te solla vetem nje citim te shkruar ne gazeten TEMA qe shpjegon me shume shkaqet e provokacioneve te gushtit sesa luften e shqipetareve.sa per dijenine tende edhe gjyshi im ka qene partizan deri ne jugosllavi dhe mbas perfundimit te luftes gati sa su pushkatua nga komunistet sepse nuk ishte dakort me politikat serbe qe e kishin vene enverin ne duart e veta.
    di paska me shume nga ty ne lidhje me lufterat.por ti je nga ato qe ecen sipas historise se partise.
    per sa i perket provokacioneve te gushtit ne si ushtri nuk mund te haheshim me ushtrine anglo-amerikane (jo greke ta perserish edhe nje here) qe ndihmonte greket ne ate kohe per ti shpetuar nga kthetrat bolshevike te moskes.

    prandaj o ik lexo pak me shume ose mund te vazhdosh me perrallat e pksh dhe bemat e tyre gjate LANCSH.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga ardit 2 Lexo Postimin
    ore skipetar.
    ne rradhe te pare ki kujdes me fjalor qe perdor.kujt i thua te degjeneruar ,qe sduan vetveten edhe kombit ???

    une te solla vetem nje citim te shkruar ne gazeten TEMA qe shpjegon me shume shkaqet e provokacioneve te gushtit sesa luften e shqipetareve.sa per dijenine tende edhe gjyshi im ka qene partizan deri ne jugosllavi dhe mbas perfundimit te luftes gati sa su pushkatua nga komunistet sepse nuk ishte dakort me politikat serbe qe e kishin vene enverin ne duart e veta.
    di paska me shume nga ty ne lidhje me lufterat.por ti je nga ato qe ecen sipas historise se partise.
    per sa i perket provokacioneve te gushtit ne si ushtri nuk mund te haheshim me ushtrine anglo-amerikane (jo greke ta perserish edhe nje here) qe ndihmonte greket ne ate kohe per ti shpetuar nga kthetrat bolshevike te moskes.

    prandaj o ik lexo pak me shume ose mund te vazhdosh me perrallat e pksh dhe bemat e tyre gjate LANCSH.
    ardit 2..

    ne shkrim ju permenda vetem kur ju drejtova shkrimit qe e sollet ju.. megjithate.. ne shkrimin e fundit ju po e mbroni ate shkrim..

    ai shkrim eshte i gabueshem.. sepse sipas shkrimit te Musait.. ne ate lufte.. te cilen ju parapelqeni me e paraqite ne shkalle aq te ulte sa qe me i thene provokacion.. Greket ishin fitues se ushtria Greke i kishte "[...] plotėsuar objektivat e saj (shkatėrrimi i bazave tė furnizimit tė EAM-it)[...]"..

    nese dikush e bombardon shtepine tende.. besoj se nuk kishe me e quajte ate vetem "provokacion"..

    sidoqofte.. eshte si me besu ne perralla nese besoni se ai ishte provokacion.. kur e verteta eshte se 1949-ta ishte vazhdim i luftes agresore Greke per pushtimin e tokave Shqiptare.. kjo e vertet mbeshtetet ne ate se kesaj lufte i ka parapri lufta e ushtrise Greke kunder Shqiptareve te paarmatosur ne Ēamėri.. ndryshe prej Ēamėrisė.. Greket hasen ne Shqiptare te armatosur e te organizuar ne ushtri me 1949.. dhe Greket iken si qente..

    agresioni Grek ende vazhdon.. sidoqofte.. lufta per Shqiptare nuk ka me perfundu deri sa nuk vihet drejtesia ne vend.. deri sa gjendja pronesore nuk kthehet ne ate te para luftes se II Boterore.. sikur qe eshte kthy per Jevrejte e te tjeret qe kane pesu prej asaj lufte.. deri sa nuk kthehet toka Shqiptare.. Ēamėria..

    asnje arsye nuk paten Greket me i masakru dhe debu Shqiptaret e pafajshem.. megjithate.. degjeneruesit shkruajne se Greket paten te drejte per me u hakmarre.. cfare hakmarrje?.. kur ishin Italianet ata qe e sulmuan Greqine e jo Shqiptaret.. pse Greket nuk u hakmorren kunder Italianeve?.. pse Greket nuk e sulmuan Italine?..

    pra.. qellimi i vertet i Grekeve ishte dhe mbetet pushtimi i tokave Shqiptare.. perralla jane kur Greket i arsyetojne veprimet e tyre me genjeshtra qe as vete nuk u besojne.. kurse te degjeneruarit Shqiptare i perhapin ato genjeshtra..

    ja ku eshte dallimi mes defetizmit te te degjeneruareve dhe qendrimit tim..

    duke i fale fitore Grekut te degjeneruarit ua lehtesojne luften Grekeve per me pushtu toka tjera Shqiptare se me kete defetizem e shtypin moralin e Shqiptareve..

    perderisa qendrimi i im eshte se Ēamėria eshte humbje e perkohshme.. por fitorja e 1949-tes eshte burim per ngritje te moralit dhe te vetebesimit nder Shqiptare per fitore kunder Grekeve..

    Lavdi per gjyshin tend si luftetar i lirise.. shpresoj se ju se paku e keni kry sherbimin ushtarak.. dhe ate dijeni qe e keni per luftera e perdorni ne drejtim te duhur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 10-01-2008 mė 00:28
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Muslimanėt e Greqisė nga forca dominante nė pakice tė dobėt
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 15:11
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Perla arbėrishte tė Greqisė, mė nė fund nė steré
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •