Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Muhamedi a.s në Bibël

    Dihet boterisht se per Profetin Jezus .a. s flitet ne kuran atehere lind pyetja po profeti Muhamed a.s gjendet emri i tij ne bibel perderisa bibla ka shume profeci per te ardhmen si ka mundesi qe ajo ska profetizuar per profetin Muahmed .as kur solli nje ndryshim te madh ne bote per sa i perket besimit ne Zotin dhe konceptin e vertetesise per Jezusin (paqa dhe meshira e Zotit qofte mbi te).

    Ne si muslimane gjykojme per biblen per te vetmen arsye sepse ne kuran gjendet se cka i ka zbritur jezusit por kjo nuk ben Kuranin kopje te bibles por thjesht libri i cili erdhi me te verteten te pakonstestueshme kunder disa shtremebrimve qe kane bere kristianet ne bibel.Ne si muslimane besojme qe jo e gjithe bibla eshte e ndryshuar por nje pjese e mire e saj ka pesuar ndryshime duke u bazuar ne vete fjalet e saj.
    Ne kuran lajmerohemi

    "Eshte shkatarrim per ata qe me duart e veta shkrujaten librin edhe thane-Ky liber eshte prej Zotit e per te arritur me te nje fitim te pakte ,pra eshte shkatarrim i madh per ata qe fitojne(el bekare 79)

    Ne bibel lajmerohet

    (Jeremiah 8:8)Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter.

    .[Galataseve-1 6-76 Cuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,

    7 i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.


    Tani shikojme po ne bibel pse Kurani nuk eshte kopje e bibles.

    16 Askush nuk vë një copë prej stofi të ri mbi një petk të vjetër, sepse kështu arna bie dhe grisja bëhet më e madhe..(Mateu 9/16 )

    Pra shikoni kete profeci per ato qe thojne kurani eshte kopja e bibles pra prej copes se vjeter dhe te ndryshuar nuk mund te dale nje e re dhe e pagabueshme sepse difektet behen me te medha kur behet kopja e saj.

    Tani shikojme lajmerimin qe Jezusi ka then per profetin Muhamed .as i cili gjendet dhe ne bibla por ne shume prej tyre jane hequr por ju siguroj se ne biblat e biblotekes se vatikanit eshte pikerisht emri Ahmed por kjo do te thote humbje pushteti te papave dhe kaos per to dhe besimin e tyre nese do ta publikojne prandaj e kane hequr nga bibla sikurse kane hequr shume gjera sipas fjales se vete bibles.

    30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër (gjoni 20)

    Ne kuran

    61:6.
    Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët".


    Fjala Muhamed ose Ahmed perkthehet ne gjuhen shqipe i Lavderuar ose i Falenderuar.Ne bibel permendet fjala Parakletos ne gjuhen greke qe ka te njeten kuptim kurse ne gjuhen aramike permndet me emrin Mahmed por ne shqip e kane perkthyer Ngushelluesi ose shpirti i se vertetes.

    Tani le te shikojme faktet biblike

    16 Dhe unë do t'i lutem Atit dhe ai do t'ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
    17 Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. John 14:16



    Tani le te shikojme nj fakt tjeter ne bibel

    7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
    8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
    9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
    10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
    11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.
    12 Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.
    13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.
    14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë.
    15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë.[joni 16]



    Shiko sa madheshtor eshte ky argument per njerzit te cilet duan te kuptojne.

    Jezusi u thote dishpujve "eshte me mire per ju qe une te shkoj" sepse po nuk shkova une nuk vjen Ngushelluesi.
    Atehere lind pyetja pse qeka me mire per nxenesit e Jezusit te shkoj Jezusi dhe te vika Ngushelluesi, Kush eshte Ngushelluesi ? Pa dyshim eshte Muhamedi >a s kete e saqron vete Jezusi ne bibel .

    8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.

    A nuk qe Muhamedi a.s ai qe hodhi bazat e mekatit me ane te kuranit duke thene akoma dhe ne sot kjo eshte haram kjo eshte hallall.

    9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;

    A nuk ua ka terhequr veretjetejn Profeti Muhamed .a s kristianeve sepse e besojne Jezusin si Zot ose bir te tij dhe jo si profet te thjeshte ose te derguar te Zotit. A nuk jemi ne muslimanet qe e besojme Jezusin.


    13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.


    A nuk ishte profeti a.s qe fliste me shpallje nga engjelli xhibril.

    Shikoni ne kuran si thuhet

    53. Nexhm 1. Pasha yllin kur bie (prej së larti poshtë)!
    2. Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar(nga e vërteta)
    3. Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij.
    4. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.
    5. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili)



    Fjala e bibles

    14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë.
    15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë.[joni 16]


    Dihet se nje pjese e inxhillit eshte treguar ne kuran dhe iu eshte kumtuar muslimaneve sepse ato qe ka bere dhe thene jezusi nuk jane prone e kristianeve por jane shpallje e Zotit dhe pikerisht profeti Muhamed a.s i ka shpallur Zoti ne kuran shume ceshtje per Jezusin Per nene e tij ka zbritur nje sure e vecante me emerin Merjem.

    Per shume fakte biblike rreth profecise biblike per profetin Muahmed ne bibel do te tregojme me vone dhe pse kristianet pse nuk e besojne Pejgamberin e fundit Muhamedin a.s.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 21-05-2004 më 05:39
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    19 Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: ''Kush je ti?''.
    20 Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: ''Unë nuk jam Mesia'.
    21 Atëherë ata e pyetën: ''Kush je, pra? A je Elia?''. Ai tha: ''Nuk jam!''. ''Je ti profeti?''. Dhe ai përgjigjej: ''Jo!''.....

    25 ata e pyetën dhe i thanë: ''Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Mesia, as Elia, as Profeti?''.[gjoni1
    ]

    Atehere me vone do te shikoni nga bibla se Elia ishte Gjoni dhe Mesia ishte Jezusi por profeti kush ishte qe pritej te vinte dhe ishte lajmeruar me pare tek populli israelit.Sigurisht ishte profeti Muhamed .as.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  3. #3
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Jeremia 28:9:"Profeti i cili predikon paqen (Islamin)dhe profetesia e tij plotesohet do ta njihet si profeti i derguar me te vertete nga i Plotfuqishmi (Zoti)."

    Kush eshte profeti qe predikoi paqen sigurisht profeti Muhamed .as.
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Fjala e pare qe Zoti i tha Muhammedit permes engjellit Gabriel ishte fjala "Ikra" qe do te thote "Lexo", (Suren 96: 1-5.) Muhammedi, duke qene qe ishte analfabet iu pergjigj: "Une nuk mundem te lexoj". Kjo shpallje e pare e Zotit profetizohet edhe ne bibel
    Isajan 29:12:" Dhe libri dot'i jepet atij qe nuk eshte i mesuar me fjalet : Lexoje kete: Vetem ty te lutem dhe ai do te thote: Une nuk jam i mesuar. "


    Ne Kuran

    -96. 'Alek 1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). 2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
    3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
    4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
    5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 21-05-2004 më 05:23
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Pyetje per kristianet
    Si mendoni ju a ke me profeci biblike per pejgamberin Muhamed .a s ne bibel sikurse ndodhet per profetin Jezus ne kuran.?
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Altin!

    Ai ngushellues qe flet Jezusi, sikurse e thone edhe vete fjalet e tij eshte Fryma e Shenjte, Personi i Trete i Trinise. Dhe Fryma e Shenjte erdhi 50 dite pas ketyre fjaleve te Jezusit, ne diten e Rreshajave (Vep. 2). Dhe Fryma e Shenjte eshte Ai qe ndodhet ne cdo te krishtere te vertete te rilindur dhe nepermjet Tij ne kuptojme Fjalen e Perendise, Biblen dhe me ane te Tij ne shpallim te verteten.

    Bibla nuk ka ndryshuar aspak dhe nuk mund te ndryshoje. Tek Mateu, Jezusi tha: "Qielli dhe toka do te kalojne, por fjalet e mija nuk do te kalojne."

    Jezusi erdhi ne bote heren e pare si sherbetor, dhe Ai i ben thirrje cdo njeriu te pendohet dhe te pajtohet me Perendine me ane te besimit tek Ai.
    Heren e dyte, Ai do te rikthehet per gjykim. Akoma ka kohe per t'u penduar, sa jemi akoma gjalle dhe pa ardhur Jezusi, kur te vije Ai do te jete teper vone dhe ata qe s'jane penduar do t'u vije keq qe nuk shfrytezuan rastet kur ju dha mundesia. Leri papat dhe prifterinjte, sepse edhe ata po nuk paten besuar do te gjykohen, por shiko Jezusin dhe fjalet e Tij.

    Vetem Jezu Krishti mund te te shpetoje nga mekatet e tua, ja fjalet e Tij:

    37 Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,
    38 sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.
    39 Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t’i ringjall në ditën e fundit.
    40 Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit”.


    Dita e fundit po afrohet, ose ne do te vdesim, ose Jezusi do te rikthehet, ne rast se duam jeten duhet te besojme tek Biri.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  7. #7
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Me fal si thate Ngushelluesi eshte fryma e shenjte .

    A e di ti kush eshte fryme e shenjte dhe se aty thote parakletos ne greqisht me vone ju e keni bere fryma shenjte sepse aty thuhet shpirti i se vertetes.

    1 Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë.
    2 Ju jeni prej Perëndisë, o djem të rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë.
    3 Ata janë nga bota; prandaj flasin për gjërat e botës dhe bota i dëgjon.

    4 Ne jemi prej Perëndisë; kush njeh Perëndinë na dëgjon; kush nuk është prej Perëndisë nuk na dëgjon; nga kjo njohim Frymën e së vërtetës dhe frymën e gabimit. (1 John 4:1-3)


    Lexoje kete se si thote cdo fryme qe nuk rrefen se jezusi nuk ka ardhur prej mishi nuk eshte nga perendia .Pra dhe ketu quhet fryme.A nuk ishte profeti Muhamed a.s qe thote se Jezusi u krijua nga fjala e Zotit "Behu" dhe Jezusi ishte shpirt i krijuar prej Zotit qe ia solli me ane te engjellit ne barkun e Maries sikurse kjo gje ndodhi dhe me elizabeten te shoqen e zekerias per lindjen e gjon pagezorit.

    Pra Bibla quan fryme ate person qe rrefen per jezusi nuk erdhi nga mishi .Ateher kush ishte Ai person qe foli per jezusin dhe se tha se ai u krijua pa baba por me ane te engjlleit gabriel Zoti i solli shpirtin.

    2:253.
    Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait,(jezusin) birit të Merjemës i dhamë argumente dhe e përfocuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin)


    16:102.
    Thuaj; "Atë (Kur'anin) e solli "Ruhul Kudus" (xhibrili)- shpirti i shenjtë - plot vërtetësi nga Zoti yt, për t'i përforcuar edhe më ata që besuan, dhe për të qenë udhërrëfyes e myzhde për myslimanët.
    -

    10 Sapo arritën atje në kodër, një grup profetësh i doli përpara; atëherë ai u ngarkua nga Fryma e Perëndisë dhe filloi të bëjë profeci në mes tyre. 1 Samuel 10:10
    -

    11 Atëherë populli i tij kujtoi ditët e lashta të Moisiut. Ku është ai që i nxori nga deti me bariun e kopesë së tij? Ku është ai që vinte në mes tyre Frymën e tij të shenjtë, (Isaiah 63:11)-


    13 Por engjëlli i tha: ''Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t'ia vësh emrin Gjon.
    14 Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.
    15 Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s'ëmës. (Luke 1:15)
    -


    34 Dhe Maria i tha engjëllit: ''Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?''.
    35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ''Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet bir i Perëndisë.(luka1)
    -


    41 Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,42 dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: ''Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd. (Luke 1 -4142]-


    67 Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:
    68 Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet; Luke 1:67)



    Pra kuptimi fryma e shenjte shpesh here ne bibel permendet si udhezim per profetet qe kane qene ose o vijne ose frymezim nga Zoti e disa here i atribohet engjjleit gabriel ose me thenien shpirti i shenjte.Pra je i qarte tani se fryma e shenjte nuk eshte Ngushelluesi por Vete Ngushelluesi eshte profeti Muhamed .Pastaj shume bibla e kane perkthyer gabim fjalen parakletos duke thene fryma e shenjte .
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 21-05-2004 më 06:35
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  8. #8
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    E di pse ju se besoni Muhamedin sepse shikoni pak si thuhet per ato qe shikuan mrekullite jezusit dhe ishin prezent ne ngjarje dhe kur vjen puna si besuan kurse ne muslimanet ebesojme cdo gje qe ka vepruar profeti Jezus pavrsisht se skemi qene ne ngjarje por kjo eshte prej besimit tone Islam qe i besojme te derguarit e Zotit i lavderojme nuk i hyjnizojme i nderojme dhe nuk i shajme sikurse bene cifutet dhe ......,


    26 Por ai u tha atyre: ''Pse keni frikë, o njerëz besimpakë?''. Dhe, pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe.
    27 Atëherë njërëzit u mrekulluan dhe thoshnin: ''Kush është ky, të cilit po i binden deti dhe erërat?''. (Matthew 8:26)

    30 Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: ''O Zot, shpëtomë!''.
    31 Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: ''O njeri besimpak, pse dyshove?''. (Matthew 14:31)

    36 Pastaj i mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës. (Matthew 15:36)

    8 Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: ''O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush që nuk keni marrë bukë?9 Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni të pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur? (Matthew 16:8)



    24 Atëherë ata iu afruan, e zgjuan dhe i thanë: ''Mësues, Mësues, po mbytemi!''. Dhe ai u zgjua, i bërtiti erës dhe tërbimit të ujit; dhe këto u qetësuan dhe u bë bunacë.
    25 Dhe Jezusi u tha dishepujve të vet: ''Ku është besimi juaj?''. Dhe ata, të frikësuar, mrekulloheshin dhe i thoshnin njeri tjetrit: ''Vallë, kush është ky, që urdhëron edhe erën dhe ujin, dhe ata i binden?''. (Luke 8:25)

    12 Atëherë dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''A e di se farisenjtë, kur i dëgjuan këto fjalë u skandalizuan?''.
    13 Por ai duke u përgjigjur u tha: ''Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë.
    14 Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në gropë''.
    15 Atëherë Pjetri iu përgjigj dhe i tha: ''Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë''.
    16 Dhe Jezusi tha: ''As juve s'keni kuptuar akoma? (Matthew 15:16)

    41 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t'ju duroj? Sille këtu djalin tënd''. (Luke 9:41)

    11 Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan, (John 1:11)
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #9
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Rradha e revelacioneve te bera nga Allahu nuk perputhet rne rradhitjen e tyre ne Kur'an. Me fjale te tjera shpallja e pare nuk jepet ne faqen e pare dhe shpallja e fundit nuk jepet ne faqen e fundit. Menyra e rradhitjes sa ketyre shpalljeve na Kur'an eshte vendosur nga Allahu dhe kjo jepet madje edhe ne

    [B]Isaja 28:10-11 :"Pasi aio duhet te jete mendimi mbi mendimin, mendirni mbi mendim; rreshti mbi rresht. pak ketu e pak atje: me buze te dridhura e me nje gjuhe te huaj ai do'tu drejtohet njerezve."[/B]

    Gjuha e huaj ka katu kuptimin e nje te foluri tjeter qe nuk eshte as Hebraisht e as aremaike, por arabishtja.

    Shiko ne kuran si thuhet per kete profeci te bibles

    25:32.
    E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit (dalëngadalë).
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  10. #10
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Citim Postuar më parë nga altini55
    E di pse ju se besoni Muhamedin sepse shikoni pak si thuhet per ato qe shikuan mrekullite jezusit dhe ishin prezent ne ngjarje dhe kur vjen puna si besuan kurse ne muslimanet ebesojme cdo gje qe ka vepruar profeti Jezus pavrsisht se skemi qene ne ngjarje por kjo eshte prej besimit tone Islam qe i besojme te derguarit e Zotit i lavderojme nuk i hyjnizojme i nderojme dhe nuk i shajme sikurse bene cifutet dhe ......,
    A beson ti Altin se Jezusi vdiq ne kryq per mekatet e tua, u varros dhe te treten dite u ringjall?

    A beson ti Altin qe je krijuar ne shembelltyren e Perendise qe per Perendine ti ke shume rendesi, aq shume sa Ai vete zbriti nga qielli per te na ngritur prane Vetes se Tij dhe kete e beri nga dashuria qe ka per ne?

    A beson ti Altin se shpetimi eshte dhurate prej Perendise dhe se ne nuk e meritojme ate sipas drejtesise, por per shkak te meshires dhe hirit te Perendise?

    Jezusi erdhi te kerkonte dhe te gjente ate qe kishte humbur dhe Ai dha gjithshka qe ne te mund te hyjme ne prezencen e Perendise?

    Ky eshte ungjilli i vertete apo lajmi i mire, dhe kushdo qe nuk pranon se Jezu Krishti ka ardhur ne mish nuk eshte prej Perendise, me kete apostulli Gjon na thote se kush nuk beson se Perendia u misherua eshte genjeshtar, dhe i tille eshte djalli, qe perpiqet me cdo kusht te sulmoje vepren e Perendise, duke perhapur mashtrime dhe genjeshtra.

    Perendia do qe cdo njeri te pendohet dhe te kthehet tek Ai, dhe askush nuk mund te vije ne prani te Perendise pa pranuar Jezu Krishtin si Zot dhe Shpetimtar.

    Me respekt, Astriti!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Mësime të përgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •