Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    bienale e tiranes

    BIENALE E Tirane-s.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne fillimin e muajit Qershor ne Tirane organizohet
    nje aktivitet i plote persa i perket Arteve Figurative;
    Zhvillohet Bienalja e Tiranes.
    Ne kete ekspozite e nje gjeresie te madhe nga pjesmarrja e artisteve do prezantojne krijimtarine e
    tyre shume artiste te njohur ne nivel-nderkombetar:-te
    zgjedhur nga kurator dhe kritike po aq te njohur.
    Eshte nje organizim(Artistik)i nevojshem per situaten
    artistike ne Tirane(Shqiperi),duke patur parasysh mby-
    lljen 50-vjeēare te sistemit politik aktiv ne Shqiperi.
    Nje Bienale qe pritet me shume interes nga kritika e huaj dhe nga personat qe organizojne prezantime te
    tilla.
    Shpresoj(nga ana ime),qe te jete nje mundesi per ata
    artiste shqipetare qe do marrin pjese,nje okazion pozi
    tiv per hyrjen ne nivelin e Artit nderkombetar.
    Pershendetje S.

    Alban People
    Artdashes
    Posts: 29
    (6/8/01 4:27:20 am)
    Reply | Edit | Del B.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Siartisti....bienalja e Tiranes ne kete fillim Qershori nuk
    u hap,shpresojme dhe mendoj se do te hapet ne fund
    te muajit Qershor,te pakten keshtu me informuan ne Galerine Kombetare.

    respekte.

    siartisti
    Anetar i respektuar
    Posts: 61
    (6/22/01 3:03:09 am)
    Reply | Edit | Del Shtator
    --------------------------------------------------------------------------------
    Bienalja e Tiranes do te hapet ne 15 Shtator.Ky eshte lajmi final.(flashart ,giugno-luglio italy).

    Alban People
    Artdashes
    Posts: 54
    (11/12/01 3:10:32 am)
    Reply | Edit | Del Bienalja e tiranes.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Bienalja e Tiranes u zhvillua ne mesin e muajit shtator.Deri me 15 tetor ajo qendroi e hapur per publikun shqiptar.Nese duhet ta marrim si nje eveniment mjaft te rendesishem,duhet edhe te pranojme qe ajo "perkoi"edhe me 11 shtatorin e zi per mbare boten,e si pasoje dhe vemendja s'duhet te kete aene edhe aq e madhe(duke patur parasysh pershkrimet e shtypit mbi Bienalen).
    Une i jap te interesuarve adresen ku mund te gjejne me teper informacion,e sigurisht,ky,nje informacion me i detajuar dhe profesional!
    www.tiranabiennale.org

    pershendetje.

    shkodra13
    Moderator
    Posts: 209
    (1/15/02 2:48:19 pm)
    Reply | Edit | Del Tirane
    --------------------------------------------------------------------------------
    S K A N D A L
    Tirane,
    Nga Alba Malltezi

    E Martė, Janar 15, 2002
    Mashtrim nė Bienalen e Tiranės


    Toscani: "Nuk i kam sjellė unė 4 artistėt qė morėn pjesė me foto nudo dhe pedofilie nė Tiranė. Askush nuk mė ka kontaktuar nga organizatorėt"

    Nė ekspozitė piktorė qė s'ekzistojnė. Nis procesi !
    Foto porno nga interneti "u shitėn" si vepra arti
    Ju kujtohet Bienalja e Tiranės e zhvilluar nė shtatorin e kaluar nė kryeqytet? Po njė polemikė e hapur nga gazetat mbi disa foto porno-pedofilie tė ekspozuara nė "Galerinė e Arteve" dhe ish-ekspozitėn "Shqipėria sot" (ku u organizua ky aktivitet me pėrmasa ndėrkombėtare)? Shpresojmė se po.
    Kur nė media u hap debati, koordinatorėt e kėtij aktiviteti, nxituan tė sqarojnė se "fotot porno, tė cilat u pėrkisnin autorėve me "famė botėrore", do t'i vinin nė njė kėnd disi mė tė izoluar tė Galerisė, por, gjithėsesi - theksuan - ai ėshtė art i mirėfilltė, pavarėsisht nga debati qė mund tė provokojnė disa. Pastaj… kanė mbėrritur nėn kujdesin e fotografit mė tė madh nė botė, Oliviero Toscani".

    Tre muaj mė vonė plas skandali: Tė gjitha punėt e paraqitura nė kėtė Bienale nėn kujdesin e fotografit tė famshėm Oliviero Toscani janė false; janė kryekėput njė mashtrim ordiner maniakėsh interneti, tė cilėt me njė lehtėsi gjeniale mundėn tė futeshin nė katalogun dhe nė ekspozitėn mė tė rėndėsishme pėr Tiranėn me foto nudo fėmijėsh dhe foto tė tjera pornografike tė nxjerra nga interneti e tė ekspozuara nė mes tė Tiranės. Kėshtu, Oliviero Toscani - kėtė herė i vėrteti - pasi merr nė dorė katalogun shumėfaqėsh e luksoz "Tirana Biennale 1", i tmerruar, nuk i ngelet gjė tjetėr veēse tė hapė ēėshtje penale. "Kur shfletova katalogun nuk u besoja dot syve", tregon Toscani i vėrtetė pėr revistėn italiane "L'Espresso" nė numrin e kėsaj jave. "Askush nuk mė kishte thėnė gjė", vazhdon ai. "As Politi (Giancarlo Politi ishte drejtor i kėsaj Bienale, Edi Rama President, Edi Muka dhe Gėzim Qendro koordinatorė) dhe askush tjetėr nuk mė ka kontaktuar direkt. Eshtė njė gjetje gjeniale, por imazhi im ėshtė dėmtuar". Kėshtu, fotografi ekstravagant i "Benetton"-it, me anė tė avokatit tė tij Pier Matteo Lucibello, ka ngritur ēėshtje penale.

    Po si ka nisur mashtrimi? Me anė tė njė e-mail (posta elektronike) tė thjeshtė, njė i ashtuquajtur "Oliviero Toscani", (njė mashtrim qė mund ta bėjė dhe njė fėmijė qė sot luan nė internet)vihet nė kontakt me drejtorin e revistės sė artit "Flash art" Giancarlo Politi, i cili do tė organizonte dhe "Biennale Tirana 1". "Oliviero Toscani" (jo i vėrteti) i rekomandon Politit 4 artistė "me famė botėrore" pėr tė marrė pjesė nė aktivitetin qė do tė zhvillohej nė Shqipėri. Bėhet fjalė pėr nigerianen Bola Ecua, arabin Hamid Piccardo, italianin Carmelo Gavotta dhe sllavin Dimitri Bioy (tė gjithė emra tė shpikur). Kėta dy tė fundit, tė prezantuar me foto tė mirėfillta pedofilie dhe pornografie, ngjallėn dhe polemika jo vetėm nė shtyp, por dhe mes shoqatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve. Ajo qė ėshtė "pėr tė vėnė duart nė kokė", paraqitet jo mė shumė nga "mashtrimi" qė njė maniak interneti i ka bėrė organizatorėve tė kėsaj Bienaleje, por nga "krenaria" e kėtyre tė fundit pėr pjesėmarrjen e Oliviero Toscanit (jo tė vėrtetit) nė kėtė aktivitet, kur askush prej tyre nuk kishte kontaktuar qoftė dhe njė herė tė vetme me fotografin me famė botėrore. "Shkruajeni - do tė shprehej njė nga kuratorėt italianė tė ekspozitės pak ditė para inaugurimit - Dimitri Bioy, i sjellė nė kėtė Biennale nga i madhi Toscani, ėshtė njė nga fotografėt mė tė famshėm nė botė, por qė ėshtė i kritikuar pėr tendenca pedofilie. Edhe ju e dini qė dhe vetė Toscani ėshtė pak i ēuditshėm". Koordinatorėt "panė vėngėr" ata gazetarė qė hapėn polemikėn, duke thėnė me keqardhje "eh, ku marrin vesh nga arti kėta" dhe "trumbetuan" me forcė pjesėmarrjen e disa individėve qė u paraqitėn me foto tė nxjerra nga site pornografike. Kėshtu, jo vetėm qė fotot porno e nudo nuk ishin tė ndonjė "artisti" trasgresiv e me famė (pėrkundrazi), por tani askush nuk na e heq tė drejtėn tė na lindin dyshime dhe pėr autorė tė tjerė qė mbushėn Tiranėn dhe qė sot (bashkė me biografinė e tyre) janė dhe nė katalogun shumėfaqėsh e luksoz.

    Bienalja e Tiranės kishte njė "1" nga pas, qė do tė thotė organizime tė tjera nė tė ardhmen. Sigurisht, pas suksesit tė tė parit.
    __________________________________________________ _____________



    Ne faqen e Bienales ne internet jepet dhe bio e dy prej tyre:



    Carmelo Gavotta

    Bardonecchia, Torino, 1958. Live in Moiola, Cuneo.
    " Selected Shows:
    2000 mi vida loca , Museo temporaneo Carlos Truco,
    Cartagena;
    1998 Eye Spy, videonight at Vortex, Perugia;
    Breve insonorizzazione, Malore Disco Club, Bologna;
    1991 Dalmane vs Dormicum, Roche Basel Institute for Immunology, Basel.



    Hamid Piccardo

    Menton, 1965. Lives and works in Ouarzazate.
    " Selected Shows:
    1999 Il a dit l'heure, la Maison Hamed Marrakech;
    1998 Les enfants de Osama II, la Maison Hamed Marrakech 1998 Les enfants de Osama, le Palace, Algeri.




    Edited by: shkodra13 at: 1/15/02 3:08:40 pm

    Alban People
    Artdashes
    Posts: 66
    (1/16/02 3:40:51 am)
    Reply | Edit | Del Nuk kuptoj?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Shkodra 13,ma shpjegon pak te lutem se kush ishte shkaku ose me mire qellimi qe pikerisht kete aspekt pak problematik(i gjithe arti a nuk eshte nje problematike?);more per te shprehur nje opinion mbi Bienalen e Tiranes apo per te dhene nje panorame shume profesionale te shtypit shqiptar mbi kete aktivitet?
    Une kam konsultuar shtypin e huaj dhe s'jam ngaterruar me mendimin e mediave shqiptare,per mungese profesionalizmi apo edhe per tematika jo shume te vlefshme per nje transmetim opinionesh ne publik te mirinformuar ne boten e Artit.
    E kam lexuar ate "skandal" qe ju pikerisht keni kapur si nje detaj qe eshte "ndoshta" edhe i rende per opinionin shqiptar...por,une jam i mendimit qe duhet t'i leme skandalet dhe te arrijme te shohim disa vlera qe Arti i permban.Mund te jete nje shkrim me i spikatur,e,une te ftoj te japesh ndonje informacion te tille.Nese keni mundesi.
    alban.

    shkodra13
    Moderator
    Posts: 220
    (1/19/02 10:34:00 am)
    Reply | Edit | Del Alban People
    --------------------------------------------------------------------------------
    Rasti i Biennales se Tiranes me kujtoi nje ndodhi te disa viteve me pare:

    Disa studente italiane gdhenden disa koka ne stilin e Modigliani-t,i hodhen ne nje lum e bene qe te gjindeshin si disa vepra te artistit te madh.Menjehere kritika derdhi fjalet lume per keto kryevepra te mjeshtrit e per vlerat e medha te tyre.Studiuesit "e pagabueshem",ato njohes te artit,rane viktima te nje shakaje te disa studenteve.

    Keshtu edhe rasti i Tiranes (ne se eshte sic e sjell shtypi).

    E kjo per mua nuk ngelet vetem brenda kufijve te kuriozitetit e te humorit.
    Ky rast (e perseris,ne se eshte i tille) ngre disa probleme.

    A jemi sot ne gjendje te njohim vlerat e nje vepre?
    A jemi ne gjendje te mendojme me koken tone (se paku kush merret me kete pune),apo mjafton qe dikush te thote se i pelqejne Toscani-t dhe ne automatikisht marrim qendrimin tone e bile quajme te pagdhendur ato qe shfaqin lekundje,qe s'jane "moderne"?
    A do te futeshin foto te atij niveli ne se e dinin se nuk prezantoheshin nga Toscani?


    ReEdD
    Moderator
    Posts: 761
    (1/21/02 6:26:03 pm)
    Reply | Edit | Del Re: BIENALE E Tirane-s.
    --------------------------------------------------------------------------------
    "...Unė doja ta ktheja Tiranėn njė nga kryeqytetet e kulturės sė re, por kjo nuk i pėlqen askujt, as miqve dhe bashkėpunėtorėve tė mi shqiptarė..."

    Flet Giancarlo Politi, drejtor i "Tirana Biennale 1"

    Politi: Tirana s'meriton njė Bienale
    tjetėr


    Alba Malltezi

    Skandal nė bienalen e shtatorit? Nuk e ku-ptoj se si ju gazetarėt e Tiranės sulmoni vetėm se njė hacker, (pirat i internetit) duke u shtirur si Oliviero Toscani (mė mashtroi vetėm mua) solli katėr artistė inekzistentė, por me vepra (te realizuara nga ai vetė) tė mrekullueshme, ndėr mė intensivet, interesantet dhe origjinalet e "Tirana Biennale 1".

    Giancarlo Politi, drejtori italian i takimit ndėrkombėtar tė arteve figurative nė kryeqytetin tonė shtatorin e shkuar, pra njė nga organizatorėt e kėsaj bienaleje, tregon pėr "Gazetėn Shqiptare" se si njė artist anonim italian mundi tė futej nė kėtė aktivitet tė rėndėsishėm duke pėrdorur emrin e fotografit me famė botėrore Oliviero Toscani. Politi, nuk e konsideron skandal njė mashtrim tė tillė, pėrkundrazi… "mė duket - shprehet drejtori i bienales - se ndonjė gazetar nė Tiranė, me qėllime tė dyfishta bėn thirrje pėr njė moral qė nuk ekziston dhe hipokrit, qė bėn tė qeshė gjithė botėn, duke u shtirur si i skandalizuar para fotove tė adoleshenteve engjėllore, tė zhveshura apo me breēka (bėhet fjalė pėr fotot nudo tė autorit inekzistent Dimitri Bioy). Nuk e kuptoj se ku qėndron polemika, pasi ato imazhe nuk mund t'i konsideroni pornografike" shprehet Politi i kontaktuar nga "Gazeta".

    Kujtojmė lexuesin se fotografi italian Oliviero Toscani ka bėrė padi penale ndaj organizatorėve tė "Tirana Biennale 1" pėr vendosjen e emrit tė tij si kurator i 4 artistėve inekzistentė, dy prej tė cilėve u paraqitėn nė kėtė ekspozitė me foto porno dhe tė adoleshenteve tė zhveshura. Toscani i vėrtetė ka quajtur "gjeniale" mėnyrėn si njė njeri i ēfarėdoshėm ka mundur t'ua hedhė organizatorėve tė kėtij aktiviteti, por konsideron tė rėndė faktin qė emri i tij tė lidhet me "foto porno tė shkarkuara nga interneti", tė cilat Politi insiston t'i quajė "vepra arti tė admirueshme". Meqė kėtė histori, pėr ta ilustruar, e kemi lidhur herė tjetėr me Nexho Shabanin, "piktorin e njohur" shkodran tė zbuluar nga "Shkruaje nė Akull" e TNSH-sė, ngulim kėmbė edhe kėtė herė tė themi: ėshtė gjeniale gjetja e autorėve tė "Shkruaje nė Akull", por figura qė bėnė politikanėt me "konsideratat" mbi Nexho Shabanin, nuk ishte pėr t'u pasur zili.

    "Tirana s'meriton tjetėr Bienale"
    "Mendoj, se pas kėsaj eksperience tė jashtėzakonshme, bienalja e Tiranės do tė vazhdojė. Por jo nė Tiranė. Jo, Tirana nuk meriton mundin dhe entuziazmin tim (pėr kėtė aktivitet kam shpenzuar nga xhepi im rreth 70 mijė dollarė), shpjegon Politi. "Jam i kėnaqur nga rezultatet, por pak i zhgėnjyer. Kėshtu, them se "Biennale Tirana 2" (do ta ruaj emrin) tė mbahet nė Sofje ose nė Moskė. Unė doja ta ktheja Tiranėn njė nga kryeqytetet e kulturės sė re, por kjo nuk i pėlqen askujt, as miqve dhe bashkėpunėtorėve tė mi shqiptarė (kujtojmė se Edi Rama ishte President i kėsaj Bienaleje, Edi Muka dhe Gėzim Qendro koordinatorė). Mbase ju pėlqen njė qytet larg nga gjithēka dhe tė gjithė, nė pritje tė ndihmave humanitare", shprehet Drejtori i "Biennale Tirana 1", Giancarlo Politi, i kontaktuar pėr tė komentuar polemikėn mbi 4 autorėt falsė.

    Kush ėshtė mashtruesi "gjeni"
    Qė "Oliviero Toscani" fals ėshtė njė mashtrues-gjeni, nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u kuptuar, por kjo nuk heq asnjė pikė nga mendimi qė ne kemi krijuar pėr organizatorėt mbi kėtė ēėshtje: "inkompetentė dhe tė sipėrfaqshėm". Sipas Politit, "Toscani" fals ka komunikuar drejtpėrdrejtė me tė me anė tė adresės olivierotoscani@hotmail.com dhe vetėm pėrmes e-mail-it. Gjithnjė sipas Politit, "mashtruesi" ėshtė njė artist i ri qė jeton nė Liguria (Italia veriperėndimore)… "mė thonė se ėshtė inteligjent dhe i mbyllur. Artist i ri qė nuk arrin tė ketė sukses, edhe pse ka tentuar shpesh. Si artist ėshtė anonim dhe modest, por duke u fshehur pas emrit tė Oliviero Toscanit, pra duke vėnė njė maskė, ka mundur tė krijojė 4 artistė tė ndryshėm dhe shumė interesantė (janė 4 pjesėmarrėsit fantazmė nė bienalen e Tiranės: Dimitri Bioy, Bola Ecua, Carmelo Gavotta, Hamid Piccardo)". Kėshtu e pėrshkruan Politi "mashtruesin-gjeni" duke treguar dhe inicialet e tij L.M. "Jam i lumtur qė u mashtrova prej njė njeriu tė tillė", deklaron Politi.

    Ne tė "Gazetės", respektojmė pikė pėr pikė, punėn, pasionin e organizatorėve dhe vlerat e "Tirana Biennale 1", por nuk "na rrihet" pa vėnė re njė tjetėr kontradiktė nė pėrkufizimin e "mashtruesit-gjeni" L.M., nga Liguria italiane: "Artist modest", nga njėra anė, dhe "punime tė mrekullueshme", nga ana tjetėr. Janė dy pėrkufizime qė nuk shkojnė shumė dakord me njėri-tjetrin.

    Alban People
    Artdashes
    Posts: 71
    (1/22/02 2:12:49 pm)
    Reply | Edit | Del Gazeta Shqiptare?
    --------------------------------------------------------------------------------
    Apo me mire "Gazeta e politizuar Shqiptare"?

    Une nuk di qe te kete thene Politi se Tirana(shqiperia) s'meriton nje bienale tjeter.
    Qorrimet e gazetareve te tille qe disinformojne pa piken e profesionalizmit qe,per merite te nje politike artistike qe
    artistete duhet te jene ato qe prodhojne nje art per te gjithe dhe jo ato qe te nderfutur neper realitetet e kesaj bote,te kushtezuar nga nje faktor teper i njohur,por qe gazetaret shqiptare akoma s'kane arritur ta njohin...qe arti ecen perpara me gjithe deshperimet e brezave qe te lene jashte dhe ne pamundesi per tu futur ne nje histori mundohen qe per Shqiperine kjo histori te mos shkruhet kurre:Historia e nje brezi postkomunist qe prodhon dhe studion nje art te globalizuar.

    Mugesat e nje arti te ri dhe bashkohor ne Shqiperi ekzistojne dhe nuk besoj se gazetarja ka shume faj,pasi po te kishte vizituar ndonje galeri si Moma(new York),Tate gallery(London)ku pornografia eshte e pranishme...sepse edhe Sexyshop jane jo larg nga aty,atehere kontekstin e pornografise ne Art do ta kuptonte me mire dhe do arsyetonte me kthjellet.

    Po une ve re se asnje person nuk arriti te gjeje nje ane pozitive te kesaj ekspozite,sepse nuk merrte pjese vetem "il falso O.Toscani"?-Por me sa duket shqiptaret kane mungesa te theksuara dhe nuk do te arrijne kurre te japin anen pozitive por vetem perjashtimin e vlerave dhe individeve qe kane teper kredi per aspektin profesional kur behet fjale per organizime te tilla te nevojshme.(Ne ekspozite kishte rreth 200 artiste te kalibrit boteror,dhe gati dhjete kurator nder me te degjuarit ne rrethin e galerive me te rendesishme)

    al.people.

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Biennale 2

    kete ma dergoi dikush me email ne anglisht dhe spo mundem te gjej press release ne shqip per sa i perket Bienales e Tiranes 2.
    do tu njoftoj per cdo te re

    Utopos

    Tirana BIENNALE 2
    Shtator 2003


    Organizatoret : Instituti i Bienaljes Tirane nen kujdestarine e Bashkise se Qytetit te Tiranes.

    President : Edi Rama, Kryetar Bashkie
    Drejtor: Edi Muka, Gėzim Qėndro.


    Bienale e Tiranes perbehet pak a shume nga nje prezantim i arteve internacionale bashkekohore si dhe nje sere aktivitetesh. Kete vit do te hapet ne Shtator 2003, Tirane.

    Bienaleja e pare qe u organizua ne Tirane, ishte nje prezantim i suksesshem i bashkekohores ne nderthurje me jeten e vete qytetit te Tiranes.

    The fall of the last big Utopia, Communism, and the establishing of Capitalism as the only World Order, made Fukuyama proclaim the end of History. What has occurred recently has seriously questioned his thesis while the end of history is not yet in sight.

    The fall of universal and monolithic ideologies has dematerialised making it an impossible topos (place), while claiming that the only true topos is U-Topos, it is YOU and yourself as THE TOPOS, it is your personal realm where your dreams and hopes come true. Is there a Utopia today, and if so, is it more a personal or a collective one? How does today's artist deal with imagination and memory; how does he get access to both private and collective memory, in its static and dynamic forms? In these times of great structural changes of the collective mind and rapid globalisation, the artist's task is to make people aware of such changes and create the new decors and sensory experiences connected to them and discover the suitable metaphorical artistic language. On the other hand, are we living in a world where laic or religious messianic message is outdated? Is the art of today able to convey such messages and is our society really interested in them?

    Art today is not anymore a reflection of any utopian reality but the only topos where still exists a possibility of dreaming; the only possible topos which reflects the inner beliefs, truths and doubts; the land of impossible promises or the promise of the impossible, the unreachable realm of unrealistic social and political projects, together with its collective dreams and universal beliefs.

    The first Biennale already took place, with its many problems and excitements. Organizing the second one is again a reason to generate the same disbelief, the same doubts and the same reactions, many of which proved to be wrong already. Tirana, together with its lack of hope, disgrace and intolerance, abnormality and provincialism, and its Biennale too, seem to be the U -Topos, the place that best fits the desire and the need to dream.



    EXHIBITION STRUCTURE

    Tirana Biennale 2, shall be structured according to the aims, function and development of this event. The structure shall mirror the complexity and the many layers of today art system and art praxis, as seen and perceived from many viewpoints. For this reason, the TB2 shall be divided in four main sections:


    First section: 6 international curators shall be invited to elaborate on the concept of "U-Topos", finalizing with a proposal of a group of 5-6 artists each. The selection of the participating artists shall not be based on a specific national participation, rather on a broad reflection of the curatorial concept and approach toward the show. The curators shall work independently from each other.
    Second section: 6 international artists shall be invited to elaborate on the concept of "U-Topos", finalizing with a proposal of a group of 5-6 artists each. Inviting the artists to act as curators, aims at offering a different perspective on the curatorial approach, as well as challenging the curator's role and the power relations in today's art system.
    Third section: Free proposals from individuals, groups of artists, curators or individual artists are to be received. Out of the whole of the free proposals, the TB2 shall make a selection that shall constitute different group or individual shows within the framework of the Biennale.
    Fourth section: The Tirana Biennale 2 shall offer the possibility of presentation to non-institutional initiatives and artist run spaces. This section shall also consider the free applications and proposals that shall arrive to the organizers of TB2. These proposals shall be put on display in one venue, on a shift of 5 days per group, in order to give the possibility to as many groups of artists as possible.

    "U-topos" will provide the neccessary organizational, presentation and production layer for the development of art work and of the many discussions going on within the contemporary art world. As such the Tirana Biennale offers wide possibilities for participation and research of the creation process and its impact or relationships with the society and different social groups or individuals. The focus of the exhibition will again be young artists, curators and art professionals and the communication process between them.

    Tirana Biennale 2, is scheduled to open in September 2003. "U-topos" will present works and concepts that deal with exhibition space in new alternative ways, reflecting the high potential for presentation that the media and techniques used by contemporary artists offer.

    Finally, Tirana Biennale 2, will represent another important meeting point of cultures, free expression, and exchange. "U-topos" is open for participation on all levels.


    Vjeshta e 2003 do tė jetė koha mė perfekte pėr tė shkuar dhe vizituar Tiranėn.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 18-04-2003 mė 02:47
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    ...e mrekullueshme...

    ...te lexosh per shume Biennle neper bote,dhe te arrish te gjesh se edhe ne Shqiperi ekziston nje e tille,eshte me te vertete nje emocion;shpresoj qe edhe une te kem mundesi te tregoj dicka nga krijimtaria ime dhe te paraqitem ne kete aktivitet.
    Shtatori mund dhe duhet te jete nje moment i pershtatshem per te gjithe artistet aktive shqiptare dhe per ata te huaj,per te prezantuar krijmtarine dhe detyrimin e tyre ndaj sistemit artistik.
    Shkrimin,apo intervisten per prezantimin e struktures organizative une e kam lexuar edhe ne shqip,Katana;ne nje artikull para nje jave tek-hapesira per kulturen-ne Gazeta Koha Jone.

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Uomo Albano, mė fal se asnjė herė s'e kam kuptuar, ēfarė lloji Arti bėn ti? Merresh me piktura? Jam shumė kurjoz tė shoh pjesė tė krijimtarisė tėnde. A ke ndonjė mundėsi me na sjell ndonjė gjė kėtu?

    Gjithėsesi, gjithė tė mirat!
    sinqerisht
    drini.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    ...e mrekullueshme...te jesh shqiptar...

    ..arti im ngrihet mbi shume pervoja dhe teknika.Gjuha ime ne Art eshte shume e panevojshme per ato qe kuptojne gjuhet e ketij forumi;e kane shprehur duke thene se duhet nje fjalor Alban People-Shqip.Pra mendoj se eshte pak ofenduese per punen time te vendoset per persona qe nuk kane asnje lloj respekti per mua dhe per ato qe une mundohem te shpreh.
    Me vjen keq por interesi im per forumin e artit,edhe pse me sforcime te medha eshte ne renie,e si rrjedhoje dhe niveli i shkrimeve te mia eshte inekzistent.Kthehem rralle per te ndjekur ndonje personazh serioz dhe qe e dashuron deshiren per te jetuar me,dhe per artin.
    ...shume respekte per ty dhe per Katanen.
    Ap.

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Alban People me vjen keq qe ti merr vendimin per te gjithe vizitoret e forumit Shqiptar duke menduar se arti juaj eshte i panevojshem per ne. Do thoja se eshte publiku ai i cili vendos per keto lloj nevojshmerish dhe vete artisti duhet te jete i hapur per nje vleresim te tille, jo i ndrydhur. Gjithsesi jetojme ne nje bote te "lire" dhe secili ka te drejten ti shikoje gjerat sic i pelqejne.
    Nuk mund te presesh shume nga forumi i Artit kur vete artistet si puna jote humbasin interesin. Une dhe shume te tjere ketu jemi thjesht amatore te cilet mundohemi te mesojme nga njerez me te rritur artistikisht dhe me mė shume pervoje (si ty ne kete rast). Duhet te kuptosh se artisti eshte bregu ku dallgė si opinionet me shume ngjyra te njerzve perplasen, bregu nuk jep doreheqjen por mesohet dhe meson ne lidhje me keto perplasje idesh.

    Per Bienalen e Tiranes me behet shume qejfi, por duke qene se vete kam 5se vjet pa shkuar ne Shqiperi kam shume pak njohuri (per te mos thene aspak) ne lidhje me aktivitete te tilla apo dhe vete artistet bashkohorė shqiptarė.


    Pershendetje!

    Fioralba K.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Arti.

    ...deshira ime ka qene gjithnje qe te komunikoj me ane te shkrimit dhe jo me ane te imazheve per te prezantuar veten time ketu.Imazhi im eshte teper "i vecante" dhe si rrjedhoje dhe interesi im eshte relativisht "i vecante" per kete forum.Ngritje dhe zbritje,sic te gjithe ju besoj.
    Edhe pse jam keqkuptuar,ofenduar,braktisur,ne veteveten time kam superuar kete bllok dhe kam vazhduar te shkruaj per cdo gje;per deshirat dhe pasionet e nje te riu qe te ngreje diskutime mbi Mendimin Artistik;mbi pervojen qe njeriu gjithnje duhet te percjelli tek publiku nje mesazh te thjeshte,por qe ky publik ketu nuk ekziston,eshte "virtual",si vete jeta jone qe eshte teper perverse,teknikisht e tranSformuar ne nje pjese makinerie:e,...ketu rrjedh dhe mos kuptimi dhe depertimi i te tjereve per artin dhe persosmerine e komunikimit per te.
    "Arti duhet te jetoje",eshte nje shkrim qe une kam nisur thjesht per faktin se te gjithe kane te shkruajne dicka,te kujtojne dicka nga ato qe kane lexuar dhe t'i hedhin ne keto faqe;pra nje lirshmeri ne te shprehur dhe pasurim kulture me kulturen e tjetrit dhe anasjelltas.Ky ishte qellimi dhe vemendja ime per Artin qe duhet te jetoje,sepse ai ben pjese e jetes sone...dhe duke jetuar sben gje tjeter vecse jeton;siē dhe ne s'bejme gje tjeter veēse perserisim mendimet tona dhe i kthejme ne Art per te tjeret me ane te shkronjave(...)
    Pershendetje!!
    Alban People...

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Secili ben zgjedhjet e veta. Per mendimin tim nuk ka art pa art. Pra ne qofte se njeriu nuk zhvillon artin, fjalet mbeten te teperta. Kulturimi eshte tjeter gje nga ana tjeter, nuk mund te kulturosh dhe te kulturohesh me zor, njerzit e shikojne kulturen (sic do gje tjeter) nga vendi ku ata qendrojne. Si rrjedhoje ka mospėrputhshmėri dhe "ofendim" mendimesh. Gje qe duhet te pritej nga dikush qe cėnon te hape nje teme te tille. Njeriu duhet te jete i hapur te diskutoje pikat e tij te qendrimit, jo te "mbyllet ne vete" sepse jo e gjithe bota qendron ne te njejten pike.

    Gjithsesi po e mbyll ketu kete diskutim. Sic e thashe dhe me lart secili ben zgjedhje, dhe une jam nė tė paret qe "mundohem" te respektoj zgjedhjet e secilit.

    Shpresoj se shpejti te kemi me shume informacione dhe kopjime te puneve konkrete nga Bienalja e ketij viti ne Tiranė.


    Fiori

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    arti...

    ...per te respektuar te gjithe ata qe marrin pjese me shkrimet e tyre te pakontestueshme,mundohem te mos ngushtoj piken e tyre te shikimit dhe te mos rendoj te tjeret me fjale boshe,por vetem me fjale qe kane deshire te jene gjithnje nen nje presion jo konformist po te lire si vete fjala qe ka nevoje per liri.Por me duket se ketu ka persona qe peshperisin dhe nuk arrijne te thojne asgje,ketu qendron ndryshimi dhe dyshimi im per kete "mbyllje ne vetevehte"!



    alban people.

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Alban,
    Dukesh qė je piktorė :).
    Kam folur edhe unė me piktorė tė ndryshėm, dhe shumė prej tyre thonė tė njėjtėn gjė. Gjithnjė, nėse intuita ime s'gabon pėr ty, kam dėgjuar se kur fillon tė pikturosh dhe e lė vėmėndjen tė endet vetė nė livizjen e dorės dhe tė penelit, bota fillon tė tė dalė vetė pėrpara syve me atė ēka je duke pikturar. Kjo botė s'harrinė dot tė pėrshkruhet me fjalė sepse ėshtė shumė e brėndshme. Jam gjė gabim unė?

    Alban shpresoj tė kuptosh se disa tė kuptojnė,
    pėrshėndejte tė sinqerta
    drini.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •