Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,495
    Faleminderit
    18
    195 falenderime nė 169 postime

    Lufta nė valixhen e pagjumėsisė

    Elena Jovanova rimerr makthet gjatė luftės nė Maqedoni, nė njė stacion autobusėsh nė Tiranė

    Lufta nė valixhen e pagjumėsisė


    Alma Mile


    Nė njė ambient ku asnjėherė nuk do tė shkoje pa patur punė, qė ditėn shėrben njėkohėsisht si stacion autobusash pėr linjat Tiranė-Jug dhe si treg shumice fruta-perimesh, ku erėrat e naftės, perimeve tė kalbura dhe urinės, krijojnė njė pėrzierje tė padurueshme, nuk ėshtė fort e zakonshme tė shohėsh njė vajzė me kėmishė nate e me njė valixhe tė madhe nė dorė. Aq mė tepėr tė ēudit fakti qė ajo hap valixhen, futet nė tė dhe rri e ngrirė. I ngul sytė nė hapėsirė dhe qėndron ashtu pėr minuta tė tėra, derisa njė zė ta thėrrasė, e ajo ashtu po aq e pėrhumbur tė vėrtitet brenda valixhes. Njė grup policėsh, qė ndodhen jo rastėsisht nė atė kapanon tė braktisur nė tė rėnė tė muzgut, qeshin dhe i hedhin hoka njėri-tjetrit, ndėrsa fėmijėt e lagjes aty pranė kacavirren nėpėr mure pėr tė parė mė mirė. Ēuditėrisht asaj nuk i bėn pėrshtypje asgjė nga kėto. Vėrtitet brenda shtėpisė-valixhe, nė njė situatė tė ndėrmjetme mes gjumit dhe gjendjes zgjuar. Eshtė njė gjendje sonambul, ku ajo e veshur pėr gjumė, bėn veprime tė komanduara nga njė zė i brendshėm. Pas performancave nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Angli, artistja maqedonase, Elena Jovanova, ka sjellė mbrėmjen e sė enjtes performancėn e saj “Insomnia” edhe nė Tiranė. Si ēdo performancė tjetėr e projektit “Vende rebele”, edhe kėtė herė u zgjodh njė vend jo i zakonshėm pėr tė performuar, stacioni i autobusėve, pranė “21 Dhjetorit”. Por ndryshe nga ē’ishte njoftuar prej kuratorėve tė kėsaj performance, artistja nuk ka performuar nudo, por me njė veshje qė mė tepėr ngjan me njė veshje karakteristike ballkanase prej lini, sesa njė kėmishė nate. Sipas saj, bėhet fjal vetėm pėr njė keqkuptim.
    Pasi ka pėrjetuar vetė tmerret e luftės e pasi ka vuajtur gjatė nga makthet qė i la si kujtim lufta nė Maqedoni, Jovanova, vendosi t’u tregojė edhe tė tjerėve se ē’do tė thotė tė pėrjetosh situata tė tilla, tė vuash trauma, tė humbasėsh njerėz dhe objekte tė dashura. Ajo e nxit publikun tė mendojė mė shumė pėr jetėn dhe pėr ēdo gjė qė i rrethon. I nxit tė rendisin, jo thjesht me mendje, por t’i shkruajnė dhjetė gjėrat mė tė rėndėsishme qė do tė merrnin me vete, nėse duhet tė arratiseshin nga shtėpia e tyre. Dhe nė tė vėrtetė, ndėrsa ajo qėndron brenda valixhes, njerėzit qė ndoqėn kėtė shfaqje nuk ndenjėn indiferentė, por shkruan dhjetė gjėrat qė do tė merrnin me vete. Disa do tė merrnin telefonin, bllokun e telefonave dhe adresave, paratė, fotografitė, tė tjerė do tė merrnin kujtimet, tolerancėn, mirėkuptimin… Tė gjitha kėto, nė fund tė performancės, Jovanova i mblodhi dhe i futi brenda valixhes sė pagjumėsisė sė saj.

    Jeni shprehur se kjo performancė ka lindur nga pėrjetime personale, mė konkretisht cila ėshtė origjina e saj?
    Kjo ėshtė njė performancė qė ka lindur si pasojė e luftėrave nė Ballkan. Kur nisi lufta nė Maqedoni dhe u detyrova tė largohesha shihja vazhdimisht njė ėndėrr, sikur isha e futur nė njė valixhe dhe duhej tė ikja. Ishte njė situatė qė u bė tepėr e lodhshme dhe traumatike. Kjo ėndėrr artikulon traumėn qė kalova si njė person i shpėrngulur gjatė Luftės nė Maqedoni nė vitin 2002. Eshtė pėrkujtim i vazhdueshėm i mendimeve qė kam humbur dhe kam fituar duke qenė refugjate. Qė atėherė kam udhėtuar shumė, kryesisht pėr qėllime edukimi apo artistike, por ende mė shqetėson e njėjta ėndėrr. Dhe vazhdoj tė kem akoma ndiesinė e njė humbjeje tė thellė nė ėndrrat e mia. Njė ndjenjė se diēka shumė e rėndėsishme ėshtė marrė dhe se nuk do rikthehet mė kurrė. Sė fundi, vendosa ta pėrdor atė nė njė performancė, pėr tė treguar tragjedinė e njerėzve qė janė tė detyruar tė ikin, tė gjėrave qė humbasin, traumat personale… Kjo performancė ėshtė shumė simbolike dhe pėr kėtė arsye ėshtė gjetur edhe ky vend, i cili tė krijon idenė e largimit tė pėrhershėm, tė njė situate tė paharrueshme…
    Ju sikur kėrkoni t’i imponoheni publikut. Pėrgjithėsisht si ka reaguar ai?
    Kėrkoj qė njerėzit tė mendojnė mė shumė pėr gjėrat e dashura, pėr ato qė duhet t’i marrin gjithmonė me vete. Ato gjėra qė nuk i vlerėsojmė tani, por qė bėhen tė tilla kur ndryshojnė situatat, sistemet… Kjo ėshtė njė thirrje pėr reflektim pėr jetėn dhe ekzistencėn kėtu. Ideja ime ishte qė tė pėrfshija edhe audiencėn nė kėtė projekt, duke i bėrė ata qė tė shkruajnė se cilat janė gjėrat e tyre mė tė dashura qė do t’i merrnin me vete nė rast largimi nga shtėpia. Nė performancat qė kam bėrė nė SHBA dhe Angli, ato kanė qenė shumė personale dhe lidhen me kujtime, me gjėra qė ata duan t’i kenė pranė, kudo qė tė shkojnė. Pėrgjithėsisht reagimet kanė qenė shumė pozitive, pasi njerėzit, kolegėt, artistėt, kanė pasur mundėsi tė reflektojnė e tė rivlerėsojnė gjėra qė mund t’i kishin harruar, apo qė i kishin humbur.
    Po gjėrat mė tė dashura qė ju do tė merrnit me vete, cilat janė?
    Disa nga gjėrat e mia mė tė dashura, qė nuk do t’i harroja kurrė janė mjetet pėr tė pikturuar, fotografitė familjare, bizhuteritė e sime mėje, ditari, qentė e mi…
    Sipas njoftimeve tė bėra nga kuratorėt, ju duhej tė performonit nudo, madje edhe nė faqen tuaj tė internetit, “Insomnia” prezantohet nga njė foto nudo. Pse ky ndryshim?
    Ajo ēka keni parė ėshtė pjesė nga njė video instalacion, tė cilin e kam realizuar tė shtyrė nga miqtė e mi. Aty vėrtetė unė jam lakuriq. Por bėhet fjalė pėr njė video dokumentar, mė simbolike e qė flet pėr luftėrat nė Ballkan dhe unė pėr kėtė jam zhveshur.
    Ndoshta jeni trembur nga Shqipėria…
    Jo, jo, nuk jam trembur nga Shqipėria, por kėtė projekt nuk e kam performuar asnjėherė nudo. Ka qenė thjesht njė keqkuptim pėr shkak tė distancės.
    Pėr ku do tė udhėtojė mė tej ky projekt?
    Momentalisht qėllimi im ėshtė tė vazhdoj tė performoj nė vende tė ndryshme tė Ballkanit. Ndėrkohė jam duke punuar pėr njė projekt tė ri, tė cilin mendoj ta realizoj nė vende tė braktisura e tė shkatėrruara nga lufta nė Maqedoni, nė Sarajevė, apo Prishtinė, nė vende qė kanė kaluar dhe ende vazhdojnė tė pėrjetojnė traumat e luftės.
    Sa e lehtė apo e vėshtirė ėshtė tė shprehni idetė tuaja nė Maqedoni?
    Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh njerėz qė tė mbėshtesin e tė kuptojnė artin tim, por kam dy vjet qė jam larguar nga Maqedonia. Kam qenė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku kam kryer edhe njė master. Jam kthyer vetėm nė qershor dhe ndihem shumė e freskėt, pėr tė punuar nė Ballkan, madje jam shumė e lumtur, qė mund tė shpreh artin tim kėtu.

    Projekti

    Pushime edhe pėr “Vendet rebele”

    Performanca e artistes maqedonase Elena Jovanova, “Insomnia” mbylli sezonin e parė tė projektit “Vende rebele”, kuruar nga artisti italian, Stefano Romano. Ky projekt zgjati nėntė muaj dhe ka zhvilluar njė sėrė performancash nė vende tė ndryshme urbane, por qė kanė lėnė pas njė histori. Kėshtu janė zhvilluar performanca nė Qytetin Studenti, tek piramida, ish-Kombinati i Tekstileve “Stalin”, kinema “Agimi”, tregu industrial, Kinostudioja…, etj. Nė tė kanė marrė pjesė njė numėr i madh artistėsh shqiptarė e tė huaj, tė ardhur nga vende tė ndryshme, si Suedia, Italia, etj. Sipas kuratorit Romano, sė shpejti do tė botohet edhe njė katalog me pamje nga tė gjitha performancat e kėtij projekti. Sipas tij, “Vendet rebele” do tė vijojnė sėrish nė muajin nėntor, pas pėrfundimit tė Bienales sė Tiranės, me tė tjera vende urbane, por konceptuar ndryshe nga sezoni i parė.

    23/07/2005
    KATEGORIA: Kulture.shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Mosha
    38
    Postime
    397
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Biennalja

    Edhe kete vit te mbrapshte,ne Shqiperi,me saktesisht ne kryeqytetin e zhurmshem,u ēel edicioni i trete i kesaj ekspozite qe hapet nje here ne dy vjet.Sivjet,per dreq perkoi me situaten e nxhehte te gushtit poltik,ku shqiptaret ishin ftuar nga politika per te votuar edhe nje here,per te shnderruar fatin e tyre ne nje pasqyre ku te gjithe do te kene lehtesira per tu krehur dhe per te rregulluar floket sepse asnjehere nuk do te kete erera te ftohta,por zhvillim dhe shqyrtim i se kaluares.Artistet e perzgjedhur ne kete edicion,te frymezuar dhe nga "rilindja" e nje qyteti qe nga nje fshat i rendomte ne te kaluaren,vetem me nje xhami apo dhe jne treg te vogel,sot,mbledh ajken;jo te qumshtit,por te inteligjences shqiptare dhe te huaj.
    Tabute,kjo ishte dhe tema e kuratoreve te talentuar Z.Edi Muka dhe Z.Gezim Qendro.ēdo artist kishte punuar mbi tabute.Une,per fatin e mire nuk e vizitova kete ekspozite pasi nuk ishte aspak praktike per nga ana e organizimit sepse ishte e ndare ne tre pjese dhe zgjaste plot tridhjet dite.Ndersa biennalet e tjera zgjasin pak me shume,per te na dhene mundesine qe edhe te punojme per te siguruar jetesen jashte artit,ne Shqiperi kuratoret,sikur kishin menduar vetem per artistet e njomur ekonomikisht dhe ato me vendqendrim ne shpellat e shqiponjave.Por,mund te kete ndonje qe e ka pare,edhe pse nuk mund te shprehi mendime personale ne lidhje me krijimtarine qe kishin sjellur artistet,te pakten te na pershkruaje pritjen qe qytetaret e gjendur perballe nje ndertese,kur ato ishin te ftuar per nje ekspozite,e,ne vend qe te drejtoheshin tek galeria kombetare,kembet i kane ēuar ne nje rruge te Tiranes,prane nje ndertese:Gold.Flori.

    Por,perveē bienales,qe kete vit perkoi per fat te zi me nderrimin e pushtetit nga nje politikan i zi tek nje politikan gri,ne Shqiperi ka dhe te tjera mundesi,siē eshte ajo per te bere nje shetitje neper rruget e rregulluara,por plot makina qe nuk jane pajisur me frena dhe fanare per te ndriēuar rruget e per te lene kembesoret qe te kalojne nje udhekryq.A thua se poltika e re ka per te shpetuar kete pengese?Arti ne Shqiperi duhet te kaloje shume udhekryqe,pastaj duhet te presi drite dhe oferta.

    peolples.

  3. #23
    luledele
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Mosha
    39
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nuk shoh asgje te keqe ne faktin qe bienalja kete vit (pothuajse) nuk zhvillohet brenda mureve te galerise kombetare(sepse aktualisht aty eshte pozicionuar)......ska arsye pse arti bashkekohor te ekspozohet krahas ikonave dhe sallave me pune te realizmit socialist...sidomos kur punet nderthuren, si ne bienalen e kaluar ku ca video ishin vendosur ne mes te busteve te enverit dhe heronjve...nje mish mash i vertete kuratorial.......ose duhet te zbrazet galeria per ti lene vend bienales ....ose sic eshte dhe me e drejta bienalja ti beje vend vetes.........Ne nje vend si shqiperia me nivelin egzistues kulturor, aktivitetet si bienalja mund te jene vetem underground dhe jane te destinuara te kene nje publik te limituar (ne numer)...kjo eshte mire...duke e futur ne galeri synohet nje publik me i gjere qe mer mua eshte artificiale....arti bashkekohor nuk eshte per popullin....dmth vendndodhja nuk i luan vizibilitetin...te interesuarit qofshin keta 2 apo 5 nuk do ta humbin

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 07:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpėrfilli Festėn e Pavarėsisė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 05:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •