All-llahu-(Zoti)
Ka qenė kjo kaherė, nuk mė kujtohet se kur, ndoshta kam pasur dymbėdhjetė deri nė katėrmbėdhjetė vjet, e ndoshta edhe mė pak. Kam qenė afėr moshės madhore kur paturpshėm kam pyetur:
- Po pohoni se si All-llahu e ka krijuar botėn, se tė gjitha krijesat duhet medoemos ta kenė Krijuesin, se ēdo vepėr duhet ta ketė krijuesin (trajtuesin), ēdo gjė qė ekziston filluesin e vet. Mirė! - do tė besoj! - por mė thoni ju kush e krijoi All-llahun apo Ai u krijua vetė.?! Nėse ėshtė krijuar vetė dhe ju kėtė e pranoni si tė vėrtetė, pėrse imagjinata juaj nuk do ta pranonte se edhe bota ėshtė krijuar vetvetiu, se ajo nuk ka Krijues dhe ēėshtja nuk do tė ishte kontestuese. Kur e flitja kėtė, fytyrat e njerėzve tė cilėve u drejtohesha, zbeheshin dhe gjuhėt e tyre mė mbushnin me rrebesh mallkimesh. Garonin, nga tė gjitha anėt, se kush mė shumė do tė mė qortojė, e njerėzit me zemėr tė devotshme mė dėshironin falje prej Zotit dhe tė mė udhėzojė nė rrugė tė drejtė. Konservatorėt mė kanė refuzuar, e rebelėt rreth meje janė tubuar dhe pafundėsisht kanė diskutuar mbi ēėshtjet filozofiko -
fetare. Krenaria nė njohjen time tė atėhershme e cila mori pėrpjesėtime tė gjera dhe elokuenca ime gjatė tė ekspozuarit me tė cilėn jam dalluar, kėto kanė qenė motive qė tė sillem kėshtu, e jo dėshira qė ta mėsoj tė vėrtetėn dhe ta zbuloj realitetin. Pastaj, harrova se shkaku i parė duhet tė jetė qenie medoemos
ekzistuese (vāxhibu-l-vuxhud), e jo kontingjent, nė raport me ekzistencėn aksidentale, tė mundshme (mumkin). Nė tė kundėrtėn, do ta fitoja zinxhirin e pafund tė shkaqeve, pa parafillim. nė tė vėrtetė, e kam prekur pyetjen e kauzalitetit1, shqyrtimit tė njohur filozofik i cili Aristotelin e solli nė pohimin
mbi parafillimin dhe shkakun e parė. Atėherė asgjė s'kam ditur mbi Aristotelin2 as nuk i kam ditur fundamentet e ligjėsisė sė logjikės dhe dialektikės. Ėshtė dashur tė kalojnė shume vjet pune tė etshme me libra dhe mijėra net nė vetmi, pėrsiatje e diskutime me vetveten dhe qė pėrsėri ta pėrmirėsoj atė qė tashmė sa herė a kam korrigjuar. E kam kundruar idenė nga tė gjitha pikėpamjet dhe jam orvatur tė kaloj rrugė tė mundimshme prej Zotit dhe njeriut deri te enigma e jetės dhe vdekjes, deri te
tė besuarit e fortė, tė cilin, ja, tash, po e ekspozoj. Fatkeqėsisht atėherė nuk e kam ditur se ky ėshtė ai motivacion. Pėr kėtė kam refuzuar tė besoj nė Zotin, sepse kam besuar nė vetveten. Kam qenė i verbuar me dritėn e idesė sime personale dhe zgjimit, i cili
ka filluar ta shquajė periudhėn e fėmijėrisė sime.
Kjo kryesisht, ka qenė gjendja ime psikike kur kam hyrė nė diskutimin e pėrditshėm oratorik dhe ideor. Kam qenė aq I verbuar saqė nuk i kam vėrejtur edhe bazat e logjikės nė tė cilėn pikėrisht jam mbėshtetur. Nuk kam qenė i vetėdijshėm se po e kontradiktoj vetveten kur them: E kush e krijoi Krijuesin; - me
1 Kauzaliteti (causalitas), shkathtėsia, lidhja shkakore, lidhja objektive, e domosdoshme ndėrmjet shkakut e pasojės. Parimi i kauzalitetit ėshtė: Ēdo ndryshim medoemos duhet ta ketė shkakun e vet.2 Aristoteli (Aristoteles, 384 - 322 p.e.r.) ėshtė filozofi mė i madh grek, nxėnėsi i Platonit, mėsuesi i Aleksandrit tė Madh. Themelues i shkollės peripatetike, i pari ka hulumtuar lėvizėsin e parė me anė tė shkaqeve.
Filozofinė e tij e karakterizon luhatshmėria ndėrmjet idealizmit dhe materializmit. Me tė drejtė e mban ofiqin magister primus. ēka kam rėnė nė sofizėm3, sepse Krijuesin e kam radhitur nė krijesa edhe pse po e quaj Krijues. Tė njihet, mėsohet e vėrteta nuk ka qenė aspak punė e lehtė, sepse nuk kam dėshiruar qė ēėshtjes t'i hyj superficialisht dhe lehtazi. Mirėpo, po ta kisha dėgjuar zėrin e natyrės dhe po tė mė kishte udhėhequr intuita, do t'i shmangesha diskutimit tė
mundimshėm dhe intuita ime do tė mė shpiente kah All-llahu. Por, rasti ka dashur tė jem lindur nė kohėn, nė tė cilėn zėri I thirrjes natyrale ėshtė i ngjirur (shterur) dhe mezi dėgjohet. Atė e ngadhėnjeu zėri i arsyes, i cili, me disa kėmbėngulje dhe abuzime, kaloi nė mashtrime. Me fjalė tjera, dėshira qė me arsye ēdo gjė tė kuptohet, deri diku mund tė arsyetohet, sepse intelekti njerėzor e sheh vetveten mbi piramidėn e tė arriturave tė veta tė mėdha; tė dhėnė pas tė arriturave kulturale nė industri,
elektricitet, raketa, avionė, nėndetėse. Shkurtimisht, njeriu ka dominuar nė det, tokė, ajėr, nėnujė, e vetveten e ka ngritur se ėshtė i gjithmundshėm dhe ėshtė bėrė arbitėr nė suazat e arritshme dhe tė paaritshme.
Qė ta shpjegoj me arsye kėtė botė nė tė cilėn jetojmė, qysh si i ri iu drejtova shkencės. Kam lexuar ēdo gjė: prej Shibli Shumejlit e Selame Musaut deri tė Frojdin e Darvinin. E pėlqeva kiminė, fizikėn dhe biologjinė. Nė dhomėn time tė vogėl kam pasur laboratoriumin miniaturial, nė tė cilin i kam pėrgatitur 3Sofizmi (sophisma), arsyetim ose pėrfundim logjik qė duket i drejtė nga ana e jashtme, por qė nė thelb ėshtė i gabuar dhe pėrdoret me qėllim tė paramenduar pėr tė shtrembėruar tė vėrtetėn. - Pėr dallim nga sofizmi (grek) nė tekst shpesh ndeshemi me termin sufizėm
(sufya), e kjo ėshtė doktrinė religjioze nė Islamizėm, e cila nė perioda tė ndryshme historike ka marrė kahje tė ndryshme. Tesawufi Islam (siē preferohet tė thuhet, shkruhet) s'ėshtė asketizmi krishter, as budistik... qė tė abstenohet nga ēdo gjė, tė jetojmė nė askezė, tė mos posedojmė asgjė, pėrkatėsisht s'ėshtė tė mos posedojmė asgjė, por neve mos tė na posedojė
asgjė, askush. Me fjalė tjera, sendet, veglat tė jenė mjet e jo qėllim. acidet karbonike, me klor i kam mbytur insektet dhe i kam autopsuar bretkosat. Tė gjitha bindjet e mia kanė filluar dhe kanė mbaruar nė bazat shkencore. Njohja objektive ėshtė rruga e
vetme kah e vėrteta. E kam refuzuar ēdo teori metafizike. Kam menduar; kush po na i jep tanket dhe avionėt, ndėrsa po i merr prej nesh fetė orientale dhe ritualet? Lajmet shkencore perėndimore na kanė verbuar dhe prej Perėndimit e kemi pranuar ēdo gjė qė na ka ofruar: librat, ilaēet, veshjen, pėlhurat,
lokomotivat dhe automobilėt, e madje edhe konservat, lapsat, paramanat dhe gjilpėrat. Prej tyre i kemi pranuar edhe format e hulumtimit letrar dhe i pėrvetėsuam format e tyre tė tregimeve, romaneve dhe veprave dramatike. Kemi ėndėrruar mbi Pasterin,
Markonin, Rentgenin dhe Edisonin dhe nė ta i kemi parė idealet tona. Shkurtimisht, ēdo gjė qė ėshtė nga Perėndimi e kam konsideruar pėrparimtare, e ēdo gjė qė ka ardhur nga Orienti islamik, prapanike, dekadenciale. Orienti ka qenė i venitur,
dobėsuar dhe nėn thundrėn e kolonizatorit.
Ka qenė kjo, deri diku, edhe e natyrshme, duke i marrė nė konsiderim kushtet e atėhershme tė tė kuptuarit tim, se ēdo gjė qė na e servon Pėrėndimi ėshtė pozitive dhe e vėrtetė dhe se pėrvetėsimi i mėnyrės sė tillė evropiane tė jetesės, ėshtė rruga e
vetme e fuqisė dhe shpėtimit.
Jam regjistruar nė Fakultetin e Mjekėsisė qė atje t'i ndjek ligjėratat nė gjuhėn angleze, qė ta studioj anatominė nga burimet angleze dhe nė spital me profesorėt e mi tė flas nė gjuhėn angleze. Jo pėr atė pse anglezėt kanė qenė nė Kanalin e Suezit, por pėr arsye se medicina e re, si shkencė, tash ka qenė product ekskluziv i Pėrėndimit. Atė qė e kanė dhėnė arabėt dhe popujt islamikė nė kohėn e Ibni Sinasė (Avicennės)4,. ato kanė qenė konceptet, nocionet elementare tė pamjaftueshme pėr nevojat bashkėkohore tė njerėzisė. Me fjalė tjera, evropianėt e kapėn fijen atje ku e lėshuan Ibni Sināa dhe mjekėt tjerė arabė dhe e vazhduan me mundėsitė zhvilluese qė ta pėrparojnė shkencėn e medicinės, krijuan laboratoriume, deponuan me miliona funta nė
hulumtime dhe i tejkaluan arabėt, persianėt e tė tjerėt dhe e krijuan medicinėn bashkėkohore, fiziologjinė, anatominė dhe patologjinė dhe me tė drejtė nė kėtė shkencė e zunė vendin e parė.
Kėshtu kam hyrė nė botėn e medicinės dhe teorive
shkencore dhe kam ardhur deri te mendimi e bindja se mbi asgjė nuk duhet gjykuar pa eksperiment dhe pa fakte e dėshmi. Shkenca zė fill nė empirizėm5, qė shifet dhe dėshmohet. Ajo qė me shqisa nuk mund tė argumentohet, pėr shkencėn nuk ekziston. Kuptimeve metafizike botės transcendentale (gajbit) nuk i kushtohet kurrfarė kujdesi nė botėn shkencore.
Kėshtu nė botėn e njohurive dhe bindjeve tė mia fetare e fillova rrugėn time prej tė kuptuarit tim tė pastėr shkencor, materialist. Mirėpo, pėrkundėr rrebeshit materialist dhe empiric tė kėsaj bote, tė cilėt mohojnė ēdo gjė qė ėshtė transcendentale, nuk kam arritur ta mohoj dhe mėnjanoj fuqinė hyjnore.
Me fjalė tjera, shkenca mua ma prezentoi gjithėsinė si diē qė ekziston nė rendin e pėrkryer, ēdo gjė: prej gjethit nė dru deri te krahu i fluturės dhe rėra e rėrishtes - ēdo gjė ėshtė nė marrėdhėnie, rend dhe bukuri tė pėrkryer. Tėrė kozmosi ekziston mbi ekuilibrin dhe ligjėsitė precize. Prej grimcės sė atomit e deri te sistemi qiellor, deri te gallaksia qė pėrmban miliarda sisteme qiellore tė pakufishme mbi tė cilat na flet astronomia - tė gjitha kėto lėvizin nė rregullin e pacenuar dhe llogarinė precize. Mbarė kjo botė e paskajshme, prej elektronit tė imėt deri te trupi mė i
madh qiellor, i ngjan aries (melodisė) sė shkėlqyeshme harmonike, akordet e sė cilės janė jashtėzakonisht tė harmonizuara mirė, si njė trup i tėrėsishėm, i cili ka shpirt... Shkenca, tash mė ka dhėnė mundėsi ta pėrfytyroj All-llahun nė
mėnyrėn materialiste. Atėbotė, nė epokėn time tė atėhershme ideore zhvilluese, kam pėrfytyruar se All-llahu ėshtė fuqia e brendshme e gjithėsisė, e cila drejton tė gjallėt e jotėgjallėt. Tokėn e Kozmosin. E kam pėrfytyruar Atė nė tė lėvizurit atomik, tė cilat
shkenca i pat zbuluar nė protoplazmė, nė gjithėsi, se Ai ėshtė ajo fuqi e brendshme krijuese nė ēdo gjė ose, siē e ka thėnė kėtė Shėn Toma Akuini6:... proces i cili ka filluar tė zhvillohet nė mikrob qė prej tij tė krijohet njeriu. Ky proces edhe mė tej po zhvillohet dhe do tė zhvillohet nė infinit (pafundėsi).
Ekzistenca7, ēdo gjė qė ekziston, sipas tė kuptuarit tim tė atėhershėm, nuk ka pasur fillim as fund, sepse ekzistencės ka mundur t'i kundėrvihet vetėm joekzistenca, e kėtė logjikisht nuk kam mundur ta sqaroj sepse do tė gjendesha para pyetjes: e kush e krijoi botėn!? Me fjalė tjera, nėse do ta pranoja supozimin se dikur bota nuk ka qenė, si ta shpjegoj se diē ėshtė krijuar prej asgjėsė? Pėr kėtė kam konkluduar: ēdo gjė qė sot ekziston, ka ekzistuar kaherė, do tė ekzistojė pėrherė, e pakufizuar hapėsinėrisht dhe kohėrisht. Kėshtu duke e kuptuar tė ekzistuarit e kėsaj bote e pranova hipotezėn se All-llah ėshtė ēdo gjė qė ėshtė rreth nesh dhe se ne
jemi vetėm emancion, manifestim i Tij. Ai ėshtė ekzistencė materiale, e pafillim e pambarim, i pėrhershėm. Nė kėtė mėnyrė ia kam pėrfytyruar vetvetes teorinė e cila ėshtė kufizuar nė ekzistencė dhe All-llahun e ka identifikuar me ekzistencėn. Mė nuk kam pasur nevojė tė shėrbehem me metafizikė dhe tė gjej strehim te e padukshmja, transcedentalja.
Pėr kėtė arsye pata rėnė nė grackėn e idesė sė monizmit ekzistencial, panteizmit indian dhe filozofisė panteiste tė Spinozės8, ose nė grackėn e filozofisė sė Bergsonit mbi fuqinė e brendshme krijuese, e tė gjitha kėto janė filozofi tė cilat janė
nisur prej Tokės, prej pesė shqisave dhe nuk kanė pranuar kurrfarė metafizike - sekreti, manifestimi tė kuptimit logjik.
7Ekzistenca (existentia), Qenia nė jetė, tė qenėt e dikujt e tė diēkahit, gjykim sintetik i cili tregon se diē ekziston. 8Spinoza (Baruh de Spinoza, 1632 - 1677), filozofia e tė cilit karakterizohet me idenė se Zoti dhe natyra ėshtė e njėjtė, njė (dens sive natura), e sendet dhe fenomenet nė botė janė vetėm ēaste tė Gjithėjetesės sė Zotit, sipas sė cilės, pra, Zoti dhe bota nuk qėndrojnė nė relacion si krijues dhe send i krijuar. Me fjalė tjera, nė filozofinė e vet e rekomandon tezėn mbi autonominė e natyrės
dhe bashkimin e botės (wahdetu-l-wuxhud), pėrkatėsisht determinizmin monist, apo monizmin ekzistencial. Filozofia indiane shkon edhe mė tej prej kėsaj dhe e mohon dualizmin ndėrmjet Krijuesit dhe tė krijuarės. Sipas saj, krijesat janė vetėm emanacion i Krijuesit. Sepse, nė librat Upanishad9 zoti Brahma, i cili e banon qendrėn e botės, pėshpėrit: Nėse dorasi (vrasėsi) mendon se ėshtė doras, e i vrari se ėshtė i vrarė, ata nuk i dinė metodat e mia sekrete, sepse tė
vdekurin e pranoj nė mbrojtjen time, si edhe armėn e vrasėsit dhe krahun e fluturakes. Nė mbrojtje e pranoj edhe atė kush dyshon nė ekzistencėn time - ēdo gjė e pranoj, e madje edhe vetė dyshimin, e pranoj atje ku unė jam i vetmi. Unė jam ēdo gjė.
Ky ėshtė zoti i cili i ngjan dritės sė bardhė... njė dhe i
natyrshėm, por nė vete pėrmban shtatė ngjyrat (spektrale) tė ylberit.
Me vite kam jetuar nė kėtė mjegull indiane dhe bufoneri sofistike. E kam praktikuar jogi-n10, dhe pėr tė kam lexuar burimisht dhe kam studiuar te profesorėt indianė. Gjatė mė ka preokupuar dhe pėrvetėsuar ideja mbi inkarnimin e shpirtit,11, e
madje edhe ėshtė manifestuar nė disa krijime tė mia letrare, siē ėshtė Marimanga dhe Dalja prej arkivolit. Pas kėsaj, pak nga pak, fillova tė vij nė vete, sepse nuk isha i bindur se shpirti mund tė kalojė prej trupit nė trup. Ia pranova vetvetes se botėkuptimi im i kėtillė mbi Zotin nuk ėshtė bindės dhe se ėshtė konfuz i turbullt. Pėr herė tė dytė iu ktheva shkencės si udhėheqėsit dhe shpėtuesit tim. Ajo nėpėrmjet autopsisė biologjike dhe nėn mikroskop mė tha diē tjetėr. Me fjalė tjera, monizmi ekzistencial indian ėshtė shpjerė nė kėngėt liturgjike sofistike, por ireale, tė pavėrteta, deri sa sheknca ma konfirmoi vetėm
unitetin, identifikimin nė materien fundamentale (tė botės), nė lėndėn e parė, uniteti nė fundamentin themelor dhe ligjėsitė themelore, uniteti nė materien origjinale, fillestare prej sė cilės ēdo gjė ėshtė ndėrtuar. Ēdo gjė qė jeton: flora (bimėt), fauna
(shtazėt), njerėzit, janė formuar prej kombinimit tė karbonit me hidrogjenin dhe oksigjenin. Pėr kėtė ata me tė djegur shndėrrohen nė thėngjill. Sė kėndejmi dimė se tė gjitha llojet e jetave janė me prejardhje nga njė qelizė.
Duke u shėrbyer me shkencė mėsojmė nga astronomia, kimia dhe atomistika se vetė karboni, si edhe tė gjitha elementet tjera, ėshtė produkt i njė elementi tė caktuar, i cili ėshtė zier
shumė nė stufat e mėdha tė yllėzuara, e ky ėshtė hidrogjeni. Me fjalė tjera, hidrogjeni nė brendėsi tė stufave yjore shndėrrohet nė helium, karbon, sicilium, kobalt, nikėl, hekur ose nė elemente tjera varėsisht prej ndarjes dhe bashkėdyzimit tė tyre tė sėrishėm nė shkallėt e caktuara tė temperaturės dhe fuqisė sė shtypjes. Thėnė me fjalė tė tjera, tė gjitha llojet e krijesave rrjedhin prej materies unike, fijėzės unike tė mėndafshit, prej tė cilės ėshtė ndėrtuar gjithėsia, nė format, detajet, figurat e saj tė ndryshme e tjera. Dallimi ndėrmjet njėrit dhe tjetrit lloj, ndėrmjet njėrės dhe tjetrės krijesė shpjeret vetėm nė raportin, marrėdhėniet e kualitetit dhe kuantitetit, nė pėrpjesėtime dhe tė modeluarit e tyre, por lėnda e parė ėshtė e njėjtė. Kjo ėshtė fshehtėsia e cila
na zbulon krushqinė, afėrsinė, ngjashmėrinė ndėrmjet njeriut dhe shtazėve, zbutėsit tė kafshėve dhe kafshės sė egėr, ndėrmjet hundės qė nuhat dhe lules aromatike, ndėrmjet syrit dhe pamjes sė shkėlqyeshme tė diellit duke perėnduar. Kėtu qėndron sekreti i kėsaj harmonie dhe rregullit tė gjithėsisė. Ēdo gjė qė ekziston janė anėtarė tė njė familjeje, kanė rrjedhur prej njė Krijuesi.
Natyrisht se konkludimi i kėtillė nuk pretendon qė tė
konfirmojmė se si All-llahu ėshtė identifikim njėsoj, ēka edhe ekzistenca ose se ēdo gjė qė ekziston njėsoj ėshtė ēka edhe Krijuesi, sepse kėto janė ngatėrrime tė rėndomta mistike, tė cilat nuk mund tė pėrvetėsohen. Thėnė ndryshe, nėse kėtė botė do tė dėshiroja tė tregoj, nė mėnyrė plastike do t'ia krahasoja pėrjetimit
tė kritikut (artistik) figurativ tė entuziazmuar, i cili e ka vizituar ekspozitėn pikturale dhe ka zbuluar se tė gjitha eksponatet janė pikturuar me shprehjen e njėjtė artistike, prej materialit dhe ngjyrėrave tė njėjta. E natyrshme ėshtė qė kritiku, nė kėtė rast, tė mendojė se tė gjitha pikturat janė prej penelit (furēės) tė
artistit tė njėjtė dhe se kjo ėshtė vepėr e njė Pikaso, Shagali ose Modilani. Uniteti i tė krijuarės tregon edhe nė unitetin e Krijuesit, por kjo njėkohėsishtė nuk do tė thotė se krijesat janė ēka edhe
autori i tyre, pėrkatėsisht se krijimet e artistit (pikturat e tij) janė ēka edhe vetė piktori.
Prandaj, teoria indiane mbi unitetin e botės ėshtė
mashtrimi, paragjykimi mė i thjeshtė mistik, i cili shkencėrisht nuk mund tė jetė i konfirmuar as qė mendja e shėndoshė mund ta pranojė. Mirėpo, shikimi studioz shkencor mbi manifestimet e
krijimit dhe tė krijuarės, na drejton nė lidhshmėrinė dhe unifikimin e tė gjitha krijesave. Forma, stili i tyre i njėjtė, ligjėsitė e njėjta tė tyre, uniteti i lėndės sė parė (materies) tė tyre prej sė cilės janė tė ndėrtuara, tė gjitha kėto dėshmojnė se kėtu ka tė bėjė me njė
Krijues, se nuk ka shok, kompanjon, sepse, pėrndryshe, edhe stili i krijimit do tė ishtė i ndryshėm.
Vėshtrimet e kėtilla na udhėzojnė nė atė se ky Krijues ėshtė intelekti universal (akl-un kul-lijj-un), se Ai ua jep inspirimin krijesave tė veta dhe i drejton nė rrugėn e tyre zhvillimore, dhe se Ai i furnizon me mjetet pėr tė ekzistuar nė kėtė botė. Ai ėshtė
i cili i dhuron krahė farės sė drurit shkretinor nė mėnyrė qė tė fluturojnė shkretėtirėn e shkretė e tė arrijė nė oaza ku do tė gjejė kushte tė pėrshtatshme pėr shumėzimin e vet. Ai ėshtė i cili e krijoi vezėn e mushkajės me dy cipa nė mėnyrė qė tė notojė mbi
ujė dhe tė mos fundoset. Dhe, po mos tė ishte Ai, mushkaja nuk do tė mund ta dinte ligjin e Arkimedit dhe t'ia vendosė mbėshtjellėsin dystrajcor vezės sė vet. Pra, All-llahu ėshtė ajo Arsyeja e Gjithdijshme dhe Gjithpėrfshirėse, ai intelekti Universal, i cili secilės krijesė ia jep kushtet e jetės, Krijues i cili ėshtė mbi krijesat e veta, di ēka ato nuk dinė, mundet ēka ato nuk munden, sheh ēka ato nuk shohin. Ai ėshtė Njė, i Vetmi, i Gjithfuqishmi, i Gjithdijshmi,
Gjithdėgjuesi, Gjithinkuadruesi, Githpamėsi, Gjithlajmėtari. Ai ėshtė i cili jep atribute, ndėrsa Ai ėshtė i paatribuar. E pandėrprerė dhe e vazhdueshme ėshtė lidhja ndėrmjet kėtij Krijuesi dhe krijesave tė Tij; Ai u ėshtė mė i afėrt sesa gjaku i tyre personal i cili nėpėr ta qarkullon. Ai e ka krijuar dhe harmonizuar kėtė kėngė shumė tė bukur kozmike. Ai ėshtė I Drejti i cili i ka krijuar ligjėsitė kozmike dhe deri nė detaje i ka bėrė tė sakta e tė pagabueshme.
Ja, kėtė pasqyrė tė plotė, mė vonė, mbi All-llahun ma dha shkenca.
Ēdo gjė qė ekziston nė gjithėsi, ka ndodhur. Nė kėtė na udhėzon leksikoni shkencor i cili kėtė na e shpjegon nė tė ashtuquajturin ligjin e dytė tė dinamikės termike. Me fjalė tjera, ky ligj e pėrkufizon ngrohtėsinė dhe ndryshimet e saj prej tė
ngrohtės nė tė ftohtė, prej ngrohtėsisė sė lartė nė tė ultėn deri sa dy nivelet nuk barazohen dhe pushon ndryshimi termik.
Nė bazė tė kėtij ligji shkencor nxjerrim pėrfundim logjik: nėse kohėn nuk e kufizojmė dhe nėse gjithėsia do tė ishte permanente pa fillim, alternativiteti i ngrohtėsisė dhe ftohtėsisė kaherė do tė merrte fund, e me kėtė edhe tė gjitha format e jetės. Tė gjithė trupat qiellorė do tė ngriheshin dhe me kėtė ēdo
mundėsi e jetės do tė merrte fund.
Pikėrishtė kėtu, pra, na qėndron dėshmia mbi tė zėnėt fill (krijuershmėrinė) e gjithėsisė, respektivisht e tėrė asaj qė ekziston.
Nga ana tjetėr, zhdukjet alternative nga faqja e Tokės
dėshmitarė tė sė cilės jemi: zhdukja e kulturės, vdekja e individėve, zhdukja e trupave qiellorė, bimėve dhe shtazėve, kalueshmėria kohore, ajo rrugė e domosdoshme e ēdo gjėsė qė ekziston dėshmon se gjithėsia do tė pėrfundojė nė shkatėrrimin e madh, nė ringjalljen e madhe. Shkenca e vėrtetė, jotendencioze kurrė nuk ka qenė nė kundėrshtim me fenė. Pėrkundrazi, e ka pėrmbajtur dhe e ka argumentuar. Gabimi ėshtė nė kėtė se dituria sipėrfaqėsore,
gjysmė shkenca e shpie arsyen e shėndoshė nė dyshim dhe josiguri. Posaēėrisht kjo manifestohet kur ka tė bėjė me arsyen e cila ėshtė vetėmohuese dhe krenare dhe kur zhvillohet diskutimi nė kohėn kur arsyeja kundrohet si qėllim dhe synim i ēdo gjėje. E
kjo ėshtė pikėrisht epoka e sotme, koha nė tė cilėn kultura materiale i ka bėrė hije ēdo gjėje tjetėr, koha nė tė cilėn njeriu ėshtė i rrethuar me avionė, satelitė, dhe anije kozmike, dhe tėrė kjo me zė tė lartė bėrtet:
Unė jam materia, unė jam ēdo gjė!
__________________
Krijoni Kontakt