Shkruan: Sheradin BERISHA

Siē dihet Lufta e parė Ballkanike shpėrtheu ne tetor 1912 nga shtetet e “Aleancės Ballkanike”qė e pėrbėnin Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia.Dhe shqiptarėt akoma pa u ēliruar pėrfundimisht nga pushtuesit shekullor osman,u detyruan t“i kthenin armėt kundėr pushtuesve tė ri e tė luftonin kundėr tyre nė kushte jashtėzakonisht tė disfavorshme.

Nė gjysmėn e dytė tė tetorit 1912,ndėrsa vazhdonin operacionet pushtuese tė ushtrisė serbe mbi tokat shqiptare nė Kosovė e gjetiu,nė krahinat e Lumės, tė Opojės, Vėrrinit, Gorės, Hasit, Dibrės etj, u organizuan kuvende tė shumta dhe nė saje tė kushtrimit tė lėshuar nga mbledhja e jashtėzakonshme e komitetit ”Shpėtimi” tė mbajtur nė Shkup,me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i pėrgjithshėm pėr t“i pėrballuar agresionit sllav. Nė javėn e parė tė nėntorit, armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovės dhe atė tė Dukagjinit, synonte pushtimin e Shqipėrisė Veriore dhe atė tė Mesme pėr tė dalur nė brigjet e Adriatikut.

Qysh mė 5 nėntor 1912 kur gjenerali Bozhidar Jankoviq hyri nė Prizren me regjimentet e Divizionit”Shumadia-1”,nisi rigrupimin e forcave tė tij,pėr operacionet drejt Adriatikut.Pėr tė realizuar kėtė plan ushtarak,komanda serbe,kishte krijuar dy njėsi tė veēanta,qė morėn emrin”njėsitė e bregdetit”dhe repartet e kėtyre njėsive u pėrzgjodhėn nga divizionet ”Shumadia-1” dhe “Drina-2” tė dislokuara nė Prizren e Gjakovė.Njėherit,pėr tė evituar ēdo rrezik qė mund tė kėrcnonte tė ashtuquajturit”njėsitė e bregdetit”qė do tė operonin nė drejtim tė Adriatikut, nėpėrmjet Luginės sė Drinit(Lumės),komanda e armatės sė tretė krijoi ”repartin e Lumės”, i cili mori pėr detyrė tė pushtonte kėtė krahinė dhe krahinėn e Hasit, Vėrrinit, Opojės, Gorės, tė ēarmatoste banorėt dhe tė godiste pa mėshirė ēdo rezistencė tė tyre.

Nė repartet ushtarake pėr pushtimin e Lumės u angazhuan rreth 16 mijė trupa, pasi sipas tė dhėnave tė komandės serbe, pa “pėruljen e Lumės”dhe zotrimin e brigjeve tė Drinit nuk mund tė realizoheshin planet strategjike tė proklamuara nga qeveria serbe. Pėrballė operacioneve pushtuese tė ushtrisė serbe,u gjendėn mijėra luftėtarė shqiptarė tė krahinave tė Lumės, Hasit, Vėrrinit, Opojės e Gorės,si dhe tė atyre qė ishin tėrhequr nga thellėsitė e Kosovės-pas pushtimit tė saj.

Me kėtė rast malet e larta tė Pashtrikut, (ku shtrihej krahina e Hasit dhe Malėsia e Gjakovės), si dhe degėzimet natyrore tė Sharrit-(malet e Gjalicės dhe tė Koretnikut, matanė Drinit tė Bardhė), ku gravitojnė fshatrat e trevės sė Vėrrinit, tė Opojės dhe tė Gorės,nga fortesa natyrore u shndėrruan nė fortesa lufte.Duke pas parasysh kėto pozita gjeostrategjike,forcat shqiptare u pozicionuan nė vijėn frontalealėsia e Gjakovės (Qafa e Morinės - Qafa e Prushit) — Has (Planej-Gorozhup) — Qafa e Zhurit — Vėrri (Billushė-Jeshkovė - Lybeqevė-Lez) — Sharr (pjerrėsira perėndimore tė Gurit i Zi— Opojė(Gryka e Llapushnikut).

Nė organizimin e qėndresės shqiptare u shquan krerėt: Ramadan Zaskoci, Ramadan Ēeku, Qazim Lika, Islam e Sali Spahia, Hoxhė Mehmeti, Osman Lita, Cen Daci, Bajram Gjana, Dervish e Nezir Bajraktari, Myftar Nika, Nexhip agė Bilali, Sylė Elezi, Ahmet Ilaz Qehaja, Jemin Gjana tė gjithė nga Luma, Elez Isufi, Cuf Xhelili e Xhafer Doda nga Dibra, Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės, Rexhė Ali Bajraktari nga Hasi, sheh Hasani nga Prizreni, Jahja Sait Sahiti nga Kuki i Opojės, Kapllan Opoja, Nail Hyseni-Dani i Rapēės sė Gorės, Esat Berisha, Abdyl Osmani, Arif Krusha e shumė tė tjerė.

Qendrat komanduese tė luftės u vendosėn:1. Nė Llapushnik (Brez) tė Opojės, nė krye me Qazim Likėn 2. Nė Krumė tė Hasit,nė krye me Rexhė Ali Bajraktarin,3. ndėrsa Kėshilli Qėndror i Luftės nė krye me Ramadan Zaskocin u vendos nė Qafė tė Kolesjanit,nė majėn e quajtur Tabe,nga ku shihej qartė Rrafshi i Lumės. Pėr tė mos lejuar kalimin e trupave serbe matan lumit, pėrgjatė Drinit tė Bardhė, kėshilli i luftės, organizoi me kohė prita nė fshatrat: Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita tė tilla u ngritėn edhe nė brigjet perėndimore tė Drinit tė Zi si: nė Kolsh, Mamėz, Surroj , Tejdrinė...

Nė kėto pozicione ishin forcat mbrojtėse shqiptare, kur mė 9 e 10 nėntor 1912 filluan operacionet e armatės III serbe nė drejtim tė Lumės. Beteja e parė e pėrgjakshme nė kufijtė e Lumės u zhvillua nė “Qafėn e Zhurit” dhe vijoi deri nė grykėn e Morinės.Nė kėtė lokalitet ushtria serbe pėr 2-3 ditė rresht pėsoi goditje tė rėndė,duke lėnė nė fushėbeteja shumė tė vrarė e tė plagosur dhe mjaftė armė.Pas kėtij dėshtimi ushtria serbe nė shenjė hakmarrje,nė fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarė ,tė cilėt mė pas i dėrguan nė Prizren me qėllim qė tė ushtrohet presion nė popull,pėr tė mos e pėrkrahur edhe mėtutje qėndresėn e tyre.

Ushtria serbe pas njė riorganizimi me reparte tė reja u nisė sėrish nė drejtim tė Lumės.
Forcat shqiptare,tashmė duke pasur pėrballė 12 batalione dhe njė repart kalorėsish serbė, pėr tė mos u dėmtuar u tėrhoqėn me luftime sporadike ,pėrgjatė brigjeve tė Drinit tė Bardhė dhe shpateve tė Koretnikut e tė Gjallicės,nė mėnyrė qė tė bėhej njė pėrgaditje sa mė e mirė pėr njė qėndresė tė fuqishme.Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme qė i bėnin luftėtarėve lumjanė,nga fusha e Morinės e deri nė Pėrbreg, hap pas hapi u futėn nė brendėsi tė Lumės-deri nė Bicaj dhe u dislokuan nė hapsirat fushore tė kėtij fshati. Tėrheqja e luftėtarėve shqiptarė u bė jo vetėm pėr shkak tė epėrsisė serbe nė numėr tė ushtarėve dhe nė armatim tė rėndė, por me kėtė rast u pėrdorė procesi luftarak taktikėndresa-thyerja-tėrheqja, si ligje objektive tė luftės, pėr ta futur armikun nėpėr kurthe nė mėnyrė qė ta ndėshkonin mė pas me mėnyrat e tyre origjinale tė luftimit.

Kėshilli komandues i luftės i pėrqėndruar nė Tabe (Qafė tė Kolesjanit),me kohė kishte siguruar prapavijėn edhe nė tėrthoren: Pėrbreg-Gjegjėn-Bardhoc-Morinė-Vėrmicė-Shkozė-Dobrusht-Zhur-Vėrri(Billushė-Jeshkovė-Lez...),e cila njėkohsisht luante rol tė dyfishtė: 1.mbėshtetje tė sulmit mbi forcat armike dhe 2.mbrojtje tė shpinės sė luftėtarėve nė Lumė.

Nė mėngjesin e 15 nėntorit 1912 ,Kėshilli i Luftės dha urdhėr pėr tė sulmuar repartet serbe nga disa drejtime tė frontit. Falė konfiguracionit tė terrenit malor, motit tė keq (me shi e bubullimė) edhe pse tė varfėr nė mjete lufte, lumjanėt tė lėshuar si ortek mbi forcat armike, nė kodrat e Kolesjanit arritėn t'i asgjėsojnė qindra ushtarė serbė, ndėrsa nga radhėt e tyre ranė dėshmorė: Ibrahim H.Zeqiri,bajraktar i Radomirės,Nexhip Dullė Visha nga Kolesjani ,Rexhep Jonuz Taci,Selman Asllan Nėrguti,Halim Shehu e Daut Basha nga Shtiqni etj. Ndėrkoh, pėr shkak tė rezistencės sė fuqishme,forcat serbe u tėrhoqėn nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricės dhe u pozicionuan nė brigjet jugore tė Shejės dhe nė brigjet lindore tė Drinit tė Zi,ndėrsa forcat shqiptare kaluan nė vijėn: fshati Mustafaj-Osmanaj-Bushat(Kodra e Bushatit).

Kėshilli i luftės,pas njė rigrupimi tė forcave shqiptare nė teren,mė 16 nėntor pa ndėrpre vazhdoi mėsymjen drejt forcave serbe dhe pėrleshjet gjakosėse u zhvilluan kryesisht nė krahun e majtė tė pėrroit tė Shejės. Pikėrisht nė kėto ēaste kritike pėr kurorėzimin e suksesit, Lumės i erdhėn nė ndihmė qindra dibranė nė krye me udhėheqėsit e shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodėn etj,tė cilėt nė fushat e betejės sollėn edhe 2-3 topa qė dikur ua kishin zėnė turqve. Ushtria serbe e sulmuar nga tė gjitha anėt,nė panik braktisi fushėbetejėn, duke lėnė edhe shumė tė vrarė e tė mbytur nė Dri dhe nė pėrroin e Shejės.

Pėr tė pėrfituar nga situata e krijuar, Kėshilli i luftės tashmė nga Kolesjani ishte zhvendosur nė fushėn e Zborit-Nangė, dhe aty pėrcaktoi dy drejtime sulmuese (me 3 grupe) pėr ndjekjen e mėtejshme tė pushtuesve serbė:

-Grupi i parė: u drejtua, nė krahun e majtė nėpėr rrugėn kėmbėsore qė tė shpiente nga Nanga nė Gostilė-pėr nė Kullė tė Lumės;

-Grupi i dytė:nė rrugėn kėmbėsore qė tė ēonte nga Nanga nė Shtiqėn,Pėrbreg e deri nė Morinė,

-Grupi i tretėnė rolin e rezervės) u pėrdorė si mbėshtetje pėr tė dy krahėt (grupet) e sulmit.Ndėrkaq forca tjetėr goditėse qė kishte tė bėnte me fatin e Betejės sė Lumės,ishte organizimi i qendresės nė tė dy krahėt e Drinit tė Bardhė: -Nė tėrthoren Pėrbreg-Gjegjėn-Bardhoc-Morinė-Qafa e Zhurit-Vėrri(Billushė)-Guri i Zi(Opojė)-Sharr dhe nė krahun tjetėr Has(Pashtrik)-Malėsi e Gjakovės.

Pėr tė penguar shkuarjen e forcave tė reja serbe nga Prizreni nė drejtim tė Lumės,luftime tė ashpra u zhvilluan edhe nė trevėn e Vėrrinit.Nė vijėn Dobrusht-Qafa e Zhurit-Billushė-Lez-Leskovec,pati luftime ballore dhe anėsore. Repartet serbe nė kėto luftime pėrpiqeshin qė tė shpėrthejn vijėn frontale nė Vėrri,me qėllim tė depėrtimit nė Opojė e Gorė prej nga mendohej tė sulmoheshin nga prapa lumjanėt, mirėpo nuk patėn sukses.

Nė kulmin e qėndresės pėr vdekje a liri, Kėshilli Komandues i Luftės qė pėrbėhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhė Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan Ēeku, Ramadan Kovaēi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj, sipas vendimeve tė marra nė njė mbledhje, mė 17 nėntor 1912 nisėn operacionet goditėse nė tė gjitha frontet e luftės. Malėsorėt lumjanė, tė ngujuar nėpėr kullat e fshatrave: Nangė, Gostil, Shtiqėn, Pėrbreg dhe nė shpatet lindore tė Gjallicės e Pikllimės si dhe nė brigjet e tė dy Drinave(tė Ziut e tė Bardhit), e tė ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafės sė Kolesjanit, forcat e armikut i sulmuan nga tė dy krahėt (lindje-perėndim) dhe e ndoqėn kėmba kėmbės.

Repartet ushtarake serbe u pėrpoqėn tė rigrupohen e tė pozicionohen sėrish nė Kodrėn e Galipės e nė Zbor tė Nangėve, por kėto pėrpjekje gjithashtu dėshtuan keq.Repartet shpartalluese serbe pasi humbėn edhe nė kėtė fushėbetejė qindra ushtarė tė tjerė, braktisėn edhe vijėn mbrojtėse Shtiqėn-Drini i Zi. Nė kėto sulme lumjanėt trima veprojnė rrufeshėm,dhe gjatė luftimeve bien dėshmorė: Abaz Zezi,Baftjar Tahiraj, Baki Maliq Domi, Bektash Gjoka, Dervish Trota, Dullė Dema, Halil Dema, Halil Himaj, Hasan Shabani, Ismail Neziri, Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani, Muharrem Mema, Mustafė Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu, Shaqir Basha, Shaqir Dauti, Tahir Smajli, Zenel Mema, Haziz Xhaferi, e shumė tė tjerė.Luftimet pėrfudnimtare u zhvilluan nė brigjet e lumenjve Drini i Bardhė-Drini i Zi ,ndėrsa ato me tė pėrgjakshmet nė Kullė Lumė.Kėtu iu dha grushti pėrfundimtar forcave pushtuese serbe tė cilat pas kapitullimit u tėrhoqėn nga Luma nė drejtim tė Prizrenit.Sipas disa burimeve arkivore dhe kėngėve popullore,dėshmohet se nė Betejėn e pėrgjakshme tė Lumės (14-18 nėntor 1912) i patėn lėnė eshtrat e tyre 12 mijė ushtarė serbė, ndonėse flitet edhe pėr mė tepėr 16-18 mijė.

Ndonėse nė mėngjesin e 18 nėntorit 1912 mori fund beteja e Lumės,ku forcat shqiptare triumfuan kundėr armatės III serbe, nė Manastir zhvillohej njė betejė tjetėr ndėrmjet forcave shqiptare dhe reparteve tė armatės I serbe,qė nė histori njihet si Beteja e Manastirit. Nė kėtė kuadėr vlerėsojmė se Beteja e Lumės, Beteja e Manastirit,si dhe qėndresa shqiptare nė veri (Shkodėr) dhe nė jug (Janinė) kanė rėndėsi tė madhe historike pėr faktin se nė njė mėnyrė apo tjetėr, mundėsuan mbajtjen e Kuvendit Kombėtar nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, ku u shpall Pavarėsia e Shqipėrisė

Marre nga revista pasqyra