Artistėt e artizanatit ankohen se mungojnė menaxherėt e artit qė tė afrojnė vlerat etnografike shqiptare me turizmin e huaj dhe me tė rinjtė shqiptarė, qė nuk e njohin traditėn. Kėto lloj ekspozitash kalojnė nė heshtje dhe nuk tėrheqin vėmendjen e kryeqytetit e nuk shfrytėzohen gjatė sezonit turistik pėr turizėm

Qė turistėt tė njohin Zadrimoren


Belina Budini

TIRANĖ – Njė ekspozitė e vetmuar tradicionale nė njė sallė tė QNK-sė ka impakt minimal nė jetėn kulturore tė kryeqytetit kėto ditė tė tollovitura dimri. Njė stinė turistike do tė kishte qenė ide mė e mirė. Por protagonistja e kėsaj ekspozite, Besnike Zelka, ėshtė e lumtur. Pėr herė tė parė ajo ka arritur t’i nxjerrė 71 kostumet e saj tė traditės nga shtėpia e ngushtė, njė dhomė e kuzhinė, ku i mban me shumė vėshtirėsi, pėr t’i parė tė ekspozuar nė njė nga sallat e QNK-sė sė ftohtė. Ajo nuk do tė kishte mundur ta shihte kėtė ėndėrr t’i realizohej sikur kjo sallė tė mos i ofrohej falas pėr ekspozim. Kėsisoj koleksioni i saj i pasur etnografik pati fat. Tė paktėn mė tepėr se shumė veshje tė tjera tė traditės, qė ekspozohen nė panaire, ku kalojnė edhe me mė pak vėmendje. Plot vlera etnografike shqiptare kalojnė parada tė tilla nė heshtje. Menaxherėt e artit dhe ata tė institucioneve kulturore, tė cilėt presupozohet se duhet tė qėmtojnė raste tė tilla, pėr t’i pėrfshirė nė evenimente mė tė rėndėsishme dhe mė tė organizuara, nuk duken gjėkundi. Nga ana tjetėr vėmendja e publikut ndaj kėtyre ekspozitave ėshtė minimale. Megjithė vlerat qė mbartin. Ndėrsa turistėt, qė kryesisht e vizitojnė Shqipėrinė gjatė verės, nuk kanė patur shansin tė njihen me kėto vlera, pasi kanė munguar idetė dhe pėrpjekjet pėr t’i ēuar kėto ekspozita nė bregdet dhe nė vendet turistike. Pėrtej kėtyre rrethanave, Besnike Zelka mbetet e kėnaqur me kaq: hapjen e njė ekspozite tė parė pėr koleksionin e saj tė veshjeve tradicionale nga shumė krahina shqiptare. Ndėrsa ėshtė e detyruar nė shumė raste t’i kėrkojė me telefon tė ftuarit, VIP -at vizitojnė ekspozitėn e saj etnografike. Megjithatė, tė paktė kanė qenė VIP-at qė e kanė vizituar kėtė ekspozitė etnografike, megjithėse ftesat u kanė mbėrritur, ndėrsa nė ekspozimin e mirorganizuar tė veshjeve tė koleksionit “Vestire Italiano” (me veshje tė rrobaqepėsive tė vjetra italiane) nė Galerinė e Arteve, nuk munguan shumė prej tyre. Veshjet tradicionale shqiptare kanė nisur megjithatė tė vlerėsohen edhe nga stilistėt shqiptarė, sidomos ato tė Zadrimės. Ndėrsa albumet e realizuara nga Instituti i Kulturės Popullore me fotografi tė kostumeve nga krahinat shqiptare janė njė mėnyrė e mirė promovimi e veshjes shqiptare. Por ekspozitat e artizanatit shqiptar nuk kanė shėrbyer pėr tė tėrhequr dhe njohur turistėt me vlerat etnografike shqiptare, mision i cili i takon Ministrisė sė Turizmit por edhe institucioneve kulturore shqiptare.


Koleksioni
Kostumet e traditės shqiptare, pas 200 vjetėsh, sėrish modernė. Nė njė koleksion tė Besnike Zelkės, i ekspozuar kėto ditė nė QNK

Koleksionistja e xhubletave dhe dimitėve tė mermerit

Xhubleta, fustanella, jelekė tė fisnikėrisė shqiptare, tirqe tė malėsisė, dimit mermeri tė Tiranės... Koleksioni ėshtė origjinal dhe i pasur. Peripecitė pėr grumbullimin e tyre e kanė shpėrblyer Besnike Zelkan, autoren e kėtij koleksioni. Garderobiere nė Teatrin e Operas dhe Baletit pėr 20 vjet me radhė, tashmė nė pension, 60 -vjeēarja nga Tirana nuk e ka patur tė lehtė t’i sigurojė ato dhe as t’i ruajė e ta zmadhojė koleksionin. Nuk ka mė shumė se pesė vjet qė ajo koleksionon kostume tradicionale shqiptare. Ėshtė pasioni i saj i vonė. Ndėrsa pasioni i saj i herėt ishte tė bėhej balerinė. U bė garderobiere e balerinave dhe kėngėtareve tė TOB. Por nuk koleksionoi veshje klasike me tė cilat ka punuar nė TOB. E dashuruar pas muzikės popullore shqiptare, ajo thotė se kjo muzikė e afroi me kostumet popullore, tė cilat i siguron nga individėt qė i ruajnė ende nėpėr shtėpitė e tyre. Look-u i saj i preferuar ėshtė ai i Zadrimės, sidomos xhubleta. Ka dy tė tilla nė koleksionin e saj tė ekspozuar edhe pėr disa ditė nė QNK. Kėto veshje origjinale janė tė vjetra shpesh 100 ose 200 -vjeēare. 40 prej kostumeve janė femėrore dhe 31 pėr burra. Veshjet janė tė krahinave si Malėsi e Madhe, Shkodėr, Mat, Krujė, Gjirokastėr, Korēė, etj. Gjatė tregimit tė tyre, Besnikja nuk mėnon t’u shpjegojė vizitorėve edhe domethėnien e detajeve tė ndryshme nga veshjet. Kėshtu pėr shembull, shamitė e vendosura nė tė dy anėt e belit tė femrės sipas saj, njėra i dhurohet nuses nga nėna dhe tjetra nga vjehrra. Tė dyja mbahen nga gratė nė krahinėn e Zadrimės. Ndėrsa shton se minifundi shqiptar e ka origjinėn pikėrisht nė veshjen zadrimore. Fustanella e burrave, veshje e lavdėruar edhe nga Bajroni, ėshtė gjithashtu ndėr tė preferuarat e saj. Sakaq njė pjesė e veshjeve, pėr nga ngjyrat dhe tisuti, megjithė moshėn, janė tepėr elegante dhe moderne. Spikat xhubleta e Zadrimės por edhe jelekėt e fisnikėve si edhe kostumi i Tropojės.

Nga ekspozita e Moskės e viteve 1940 deri tek ato tė Torinos, Mynihut, Romės, Vollos, Oslos, etj. pėr tė huajt, ekspozitat etnografike shqiptare kanė qenė njė zbulim befasues. Gjithēka ėshtė sponsorizuar prej tyre nė gjithė kėto ekspozita, asnjė lekė i derdhur nga pala shqiptare, megjithėse bėhet fjalė pėr popullarizimin e traditave shqiptare nė botė, detyrė kjo e Institutit tė Kulturės Popullore. Arsyeja? Shteti nuk jep fonde. Fatmirėsisht kjo nuk e ka penguar krejtėsisht udhėtimin e sendeve me vlerė (nė kushte tė larta sigurie) drejt muzeve tė botės. Vėthėt e argjentė e tė florinjtė tė Zadrimės, Shkodrės, brezat, jelekėt e fisnikėve, lavjerrėsat e praruar tė sahateve, kostumet me motive tė sofistikuara, madje edhe ēanta qė nuk i lėnė asgjė mangut njė prodhimi “firmato”, kryqe nga ato qė aktualisht janė mė nė modė se kurrė, byzlykė, janė disa nga objektet e shumta elegante tė prodhuara nė Shqipėrinė e Vjetėr, por qė sot sipas specialisteve, riprodhohen shumė dobėt. Nuk pėrdoren mė tė njėjtat teknika (megjithėse primitive, mė tė imėta), as tė njėjtat materiale. “Shajaku i sotėm nuk ėshtė mė si shajaku i motmotshėm”, - thotė njė etnolog i IKP-sė. As muzika popullore. Mos ndoshta do tė ishte mė mirė qė licencimi i shtėpive diskografike pėr muzikėn popullore tė bėhej nga ekspertėt shqiptarė tė etnofolkut?
Asnjė gjurmė nuk ka mbetur as prej shtėpive tė kahershme tė kulturės. Objektet e rralla tė traditės janė vjedhur dhe ngrehinat ku ruheshin janė rrėnuar. Ndėrsa nė ndonjė shtėpi fshati mund tė gjesh ndonjė thes me kėsi objektesh, etnologėt e kanė shumė tė vėshtirė tė ndėrtojnė sfondin e duhur gjatė ekspeditave tė tyre nė krahinat shqiptare. Kostumet, tekstilet e qendisjet popullore, punimet e argjendit, gdhendjet e drurit e tė gurit, pra trashėgimitė popullore, ato qė deri para pak vitesh, i gjeje ende nė pėrdorim, nė ēdo shtėpi fshati, kanė pėrfunduar kryesisht jashtė vendit ose nė tregjet e lira tė pakontrolluara tė objekteve etnografike origjinale nė pazaret e Krujės, Shkodrės, dyqaneve tė suvenireve, edhe pse sipas zv/drejtorit tė Institutit tė Kulturės Popullore, Agim Bidos, “shumė prej tyre nuk pėrsėriten dot mė dhe ato duhet tė jenė vlera pėr arkiva e muze”.



16/01/2004